Arsimtarë Të Mi Të Nderuar

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Arsimtarë të mi të nderuar!

Dikur edhe ju keni vijuar shkollimin, ne këtë e dijmë. Ju jeni shkolluar dhe po na shkolloni në
mënyrë që ne, nesër ti shkollojmë gjeneratat që na vijnë pas. Por, na tregoni ju lutemi, sa prej
jush e pyesni veten se nëpër çka po kalon gjenerata jonë?

O Sistem shkollor, si ti bëj 8 orë gjumë, kur në shtëpi më presin 7 lëndë me 7 palë detyra të
ndryshme shtëpie? Ma spjego, të lutem, si të socializohem, si të krijoj shoqëri të re, si të qëndroj
me familjen time, të mësoj, nëse shkoj në shkollë në ora 12.00, e kthehem në ora 19.00? Apo,më
tregoni si ta ha një kaftjall të shëndetshëm dhe të plotë në mëngjes, si të fle 8 orë, nëse bëj detyra
deri në mesnatë, e pastaj më duhet të zgjohem në ora 6.30 për të arritur në kohë në shkollë dhe
ate duke ecur? Si mund të pohoni se ne si nxënës jemi individë të veçantë secili për vete, e pastaj
të na fusni nëpër grupe prej 30 personash në klasë dhe të na mësoni gjëra të njejta me tempo të
njejtë? Si mund unë ta dalloj gabimin prej mossuksesit nëse ju si arsimtarë na mësoni se ato janë
gjëra të njejta?

O Sistem shkollor, unë mund ta tregoj dallimin mes epiforës dhe anaforës, poashtu e dalloj edhe
masën prej peshës, mund të ti them përmendësh edhe datat më të rëndësishme historike të ndonjë
perandorie, e di edhe dallimin mes bakterieve dhe virusëve, mund të ti diktoj të gjitha formulat
për llogaritje të sipërfaqes dhe vëllimit të secilës figurë apo trupi gjeometrik. Por, a mundesh ti,
si sitem shkollor të ma skjarosh dallimin mes shëndetit tim psikik dhe përparimit tim? Si të
zhvillohem unë në një person normal dhe asertiv, kur ti më dikton se kur unë mund (apo nuk
mund) të pi ujë, se kur guxoj (apo nuk guxoj) të shkoj në toalet? Nuk është normale që nxënësi
të thotë se nuk e ka kuptuar një pjesë të lëndës mësimore, sepse arsimtari nuk e ka spjeguar si
duhet, por më se normale është që p.sh. arsimtari i historisë ti quaj "torollakë" nxënësit të cilët
nuk ditën mjaftueshëm në test. Nuk është normale kur një nxënëse nuk merr pjesë në orë të
edukatës fizike, sepse e ndjen veten keq përpara një arsimtari të çuditshëm, i cili i vlerëson më
shumë djelmoshat se vajzat. Por, normale është kur ai asaj i thotë se nuk do t'ia rrisë notën, pa
marrë parasysh se ajo e shkreta e kishte vullnetin të mundohej të arrinte një gjë të tillë, por nuk e
kishte të kjartë se pse djelmoshat mund të luanin të veshur në tuta (trenerka), e për vajzat
insistonte të (xh)visheshin në brekë dhe maica të shkurtëra. Gjërat që ju nuk i shihni, në të
vërtetë janë gjëra të cilat ne nxënësit i përjetojmë si të rënda, e ju si arsimtarë, nuk jeni të
vetëdijshëm se çfarë represioni jeni duke ushtruar në nxënës. Askush nuk ju ka detyruar ta
punoni këtë punë 40 vite. Pra, aty janë 40 vite tregimesh të njejta. Nëse nuk e keni ditur se kjo do
t'ju presë dhe se këto gjëra ndodhin gjithkah, pse pra e zgjodhët këtë punë? Kush ju ka zgjedhur
ta bëni këtë punë?

You might also like