Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Udhëzues Turistik – Qyteti i Përmetit

Është quajtur qyteti i trëndafilave dhe jo pa arsye. Përmeti është një ndër qytetet
shqiptare që ia vlen ta vizitosh në çdo stinë të vitit, por në pranverë është edhe më i
bukur.

Me njerëzit më paqësorë në Shqipëri, Përmeti ruan një sërë vlerash si historia,


trashëgimia kulturore e fetare, dhe shquhet edhe për qetësinë publike. Në raportet e
Prokurorisë së Përgjithshme për nivelin e kriminalitetit ndër vite thuhet se Përmeti është
ndër qytetet me përqindjen më të ulët të procedimeve penale.

Eshtë 70 km larg nga qendra e Qarkut dhe Prefekturës së Gjirokastrës ku bën pjesë si
dhe 230 km larg Tiranës. Lumi Vjosa, që përshkon 58 km brenda rrethit, është lumi i
dytë në Shqipëri për rezervat hidrike që përmban dhe krijon një luginë shumë të bukur
që fillon me hyrjen e tij në Shqipëri në Çarshovë dhe e mbyll përkatësinë përmetare në
kufi me rrethin e Tepelenës.

Nëse do t’ju qëllojë ta merrni ftesën në këtë qytet në pranverë, mos e refuzoni. E nëse
do të kishit dëshirë ta shijonit plotësisht bukurinë e tij, duhet ta vizitoni në maj në muajin
e trëndafilave. Aroma e tyre e parezistueshme, ndjehet sapo kaloni urën e Vjosës dhe
hyni në qytet, mbretëron në çdo rrugë e rrugicë, derdhet nga dritaret e shtëpive dhe nga
ballkonet e mbushura plot prej amvisave përmetare, nëpër lulishtet që shpërthejnë nga
ngjyrat.

Duket se nuk kishte ku të lindte tjetër një poet si Naim Frashëri, veçse në një zonë si
Përmeti, për të krijuarpoemën e tij të famshme “Bagëti e Bujqësia”. – “Do këndoj
bagëtinë që mbani ju e ushqeni/O vendëthit e bekuar ju mëndjen ma dëfreni”, shkruan
Naimi, dhe me këtë ka parasysh përmetarët e mrekullueshëm dhe natyrën e rrallë të
vendit, ku kurora e gjelbër zbukuron kryet e qytetit të vogël, ndërsa “Guri i Qytetit” është
kthyer në simbol identifikues. Ndoshta jo vetëm prej bukurisë së natyrës por edhe për
bukurinë e këtyre njerëzve, numri i turistëve të huaj që vizitojnë Përmetin, sidomos nga
pranvera deri në vjeshtë, është shumë i lartë

Punoi Melodi Pacani


Klasa VIIe
Shkolla Edith Durham
Udhëzues Turistik – Qyteti i Përmetit

Punoi Melodi Pacani


Klasa VIIe
Shkolla Edith Durham

You might also like