Numrat e Thjeshtë Dhe Të Përberë, Zberthimi I Numrave Natyror Në Faktor Të Thjeshtë

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 5

Numrat e thjeshtë dhe të përberë ,zberthimi i numrave natyror në faktor të thjeshtë

Numri plotë p i tillë që p >1 quhet i thjeshtë nëse të vetmit pjesëtues të tij janë numrat e

plotë 1 dhe p. Çdo numër i plote që nuk është i thjeshtë quhet i përbërë.
Eshtë e qartë se nëse p është një numër i thjeshtë, atëherë edhe -p është i thjeshtë.

Numrat 1 kane si pjesëtues vetëm 1, prandaj ata nuk jane as te thjeshtë dhe as te përbërë.
Një numër i thjeshtë që është pjesëtues i një numri të plotë a quhet pjesëtues i thjeshtë i a-
së.
Çdo numër i plotë a1 ka të paktën një pjesëtues të thjeshtë.
Bashkësia enumrave të thjeshtë është e pafundme.
Për çdo numër natyror n , n numrat e natyrorë të njëpasnjëshëm (n+1)!+2; (n+1)!+3;
.......(n+1)!+n+1 janë numra të përbërë.
Vërtetë për çdo k=2,3,4....n+1 kemi 1<k<(n+1)! prandaj (n+1)!:k. Atëherë dhe (n+1)!+k
:k, që tregon se të gjithë këta numra janë të përbërë.
Pohimi i mësipërm tregon se ekzistojnë intervale numrash natyrorë të njëpasnjëshëm sa të
duam të mëdha që nuk përmbajnë numra të thjeshtë. Nga ana tjetër ekzistojnë çifte numrash
të thjeshtë të formës (p;p+2), pra në këtë rast intervali i numrave të njëpasnjëshëm që nuk
përmbajnë numra të thjeshtë është i vogël. Kjo tregon se shpërndarja e numrave të thjeshtë
është shumë e çrregullt.
Çdo numër natyror a>1 mund të shkruhet si një prodhim i një sasie të fundme numrash të
thjeshtë jo detyrimisht të ndryshëm midis tyre.
Nëse p është numër i thjeshtë dhe ab:p, atëherë a:p ose b:p.

Nese an:p dhe p eshte numer i thjeshte atehere a:p.


Çdo numër natyror n >1 zbërthehet në mënyrë të vetme si prodhim faktorësh të thjeshtë.

1. a  n dhe b  n atëherë (a+b)  n ; (a-b)  n dhe k·a  n :


Me anë të kundërshembujve mund të tregoni se pohimet e anasjellta nuk janë të verteta
2. a  m dhe b  n atëherë a·b  m·n
3. a·b  c dhe b me c nuk kanë pjesëtues të përbashkët atëherë a  c
4. a  m ; a  n dhe m dhe n nuk kanë pjesëtues të përbashkët atëherë a  m·n
5. an  p dhe p është numër i thjeshtë (që është më i madh se 1 ka pjesëtues vetëm 1 dhe vetveten) atëherë
a  p.

(Pse duhen keto veti te plotpjestmit dhe ku gabojne nxenesit)

Pas kesaj pjese teorike kalojme tek matematika shkollore.


Pas perkufizimit te numrit te thjeshte natyrisht vine shembujt me ekzistencen e tyre.
Nxenesit duhet te praktikohen me gjetjen e numrave te thjeshte. Numrat e pare te thjeshte
evidentohen shpejt pasi i ndihmon tabela e shumezimit dhe pjestimit. Per numra me te
medhenje se 100 duhen perdorur kriteret e plotpjestimit . Megjithate ekziston nje pohim qe
ndihmon per gjetjen e numrave te thjeshte jo te medhenj: Nëse numri natyror a>1 nuk
plotpjesëtohet nga asnjë numër i thjeshtë p më i vogël se a , atëherë ai është i thjeshtë.

Shembuj
Numri 583 ka si rrënjë katrore të përafërt me të tepërt numrin 25. Marrim tani numrat e
thjeshtë nga 2 deri në 25. Ata janë 2;3;5;7;11;13;17;19 dhe 23. Vërejmë se 583=11∙53, pra
numri i thjeshtë 11 më i vogël se 25 është pjesëtues i 583, pra 583 është numër i përbërë.

Numri 643 ka si rrënjë katrore të përafërt me të tepërt një njësi numrin 26. Vëmë re se
asnjëri nga numrat e thjeshtë më të vegjël se 26 nuk është pjesëtues i 643, prandaj 643 është
numër i thjeshtë.
Siç mund te verehet gjetja e numrave te tille te theshte kerkon edhe njohjen e katroreve te
plote (mund te perdoret tabela e 20 katroreve te pare) prandaj edhe mund te jete detyre e
veshtire per nxenesit e fillores
Zberthimi i nje numri natyror ne faktore te thjeshte mund te behet ne kete ecuri metodike
Le te zberthejeme numri 210 ne faktore te thjeshte
Numri 210 eshte çift prandaj pjestohet me 2:
210=1052
Faktori 105 nga kriteret e plotpjestimit pjestohet me 3, prandaj 105=335 dhe 210=2335
Faktori 35 pjestohet me 5, pra 35=57 dhe 210=2357
Faktoret 5 dhe 7 jane numra te thjeshte , pra ata nuk pjestohen me numra te tjere. Keshtu
numri 210 u zberhtye ne prodhimin 2357 ku çdo faktor eshte i thjeshte
Per telehtesuar zberthimin e nje numri ne faktor te thjeshte mund te veprojme si me poshte:
5390 2
2695 5 Tani kerkojme pjestuesin me te thjeshte me te vogel te 2695
539 7 Vazhdojme me te njejten procedure
77 7
11 11
1

Atehere 5390=257711
Provojme te zberthejme ne kete menyre disa fuqi te dhjetes
10=25
1000 2
100 2 500 2
50 2 250 2
25 5 125 5
5 5 25 5
1 5 5
1

Pra 10=101=25; 100=102=2252 ; 1000=103 =2353


Pra çdo fuqi e dhjetes ka si faktore te thjeshte vetem numrat 2 dhe 5

Ushtrime
5.6. Cilët nga numrat e mëposhtëm plotpjesetohen me 3. A pjesëtohen këto numra edhe me 9?
279, 456, 3462, 133, 239, 300, 1110001101, 3405, 121, 350, 45098, 105678, 300405

5.7. Cilët nga numrat e mëposhtëm plotpjestohen me 4:


24,4068, 3500, 4562, 280, 400, 2024, 2346, 24056, 20084, 20128, 27890, 260, 20408

5.8. Cilët nga numrat e mëposhtëm plotpjesëtohen me 5:


150, 245, 3590, 234, 458, 356, 200, 20005, 6706, 25000, 200000, 205735, 45608, 205

5.9. Cilët nga numrat e mëposhtëm plotpjesëtohen me 9. A pjesëtohen këta numra edhe me 3?
258, 450, 2781, 345, 468, 124, 98901, 657, 8901, 9000, 3682, 6786, 222222222, 207

5.10. Cilët nga numrat e mëposhtëm plotpjesëtohen me 7


175; 194; 3192; 4600; 17199; 2028; 14315; 14549; 87192; 245679.

5.11. Cilët nga numrat e mëposhtëm plotpjesëtohen me 11


1353, 4990, 38265, 25795, 4983, 25802, 38258, 1360.

5.12. Përdorni kriteret e plotpjesëtimit të numrave natyrorë si dhe pohimin e mësipërm 4 për të gjetur
pjesëtues të tjerë të përbërë të numrave 96; 60; 120; 84; 90.

5.13. Sa numra nga 1 deri në 213 pjesëtohen me 3 ose 5.

5.14. Dyfishi i një numri natyror plotpjesëtohet me 5. Çfarë mund të thuhet për këtë numër.

5.15. Çfarë shifre duhet të jetë në vend të * në mënyrë qe 37*0 të: plotpjesëtohet me:
a) 3 b) 4 c) 12 d) 18

5.16. Provoni se 35+10n plotpjesëtohet me 45 për çdo numër natyror n.

5.35. Tregoni se 27 +29 + 212:37

5.36. Tregoni se 26+28+29:13

5.37. Provoni se 817-279-913 pjesëtohet me 135

5.38. Tregoni se 3+32+33+.....399:39.

5.39. Tregoni se 3100-2100+398-298:10

Zbërtheni në faktorë të thjeshtë numrat e mëposhtëm:


124, 144, 360, 351, 400, 3800, 2400, 676; 1575; 1155

You might also like