2 5280989386551333034

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 28

1

Në vend të parathënies

Ideja për me shkru këtë libër ka nisë në mënyrë shumë spontane. Edhe titulli
është spontan dhe ka simbolikën e vet. Alimët e hershëm, për shkrimet e tyre, është
dasht me ngjy penën në bojë, e ne po provojmë me ngjy pak arabisht për një
ushqim sa ma t’lezeçëm. Ndihem shumë i lumtur që m’u dha mundësia me ua ofru
gjithë opinionit disa njohuri të dobishme e interesante lidhur me arabishten, me një
gjuhë të thjeshtë, të natyrshme, e me pak humor. Krejt kjo, me qëllim që ta
largojmë paragjykimin e fobinë se arabishtja është e zahmetshme dhe është veç për
elitën, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Është aq e lehtë si me hangër akullore
verës!

Në këtë libër, lexuesi do të gjejë udhëzime e nasihate t’çmueme të cilat janë


produkt i përvojës sime në mësimdhënie, e të cilat me shumë kënaqësi i ndaj me
opinionin, ku një pjesë e tyre publikohen këtu për herë të parë.

Shpresoj me ju pëlqy libri e me ia pa hajrin të gjithë ju. Ky është vëllimi i tij i


parë. Më vonë, me kismet, do të publikohet edhe vëllimi i tij i dytë, me titull
“T’ngjyjmë edhe pak arabisht”. Rrini t’lidhun me arabishten!

Kur ngjyn arabisht, fiton njerzillëk (sipas Umerit radijallahu anhu);

Kur ngjyn arabisht, fiton karakter t’butë (sipas Shafiut rahimehullah);

Kur ngjyn arabisht, bëhesh më fetar, më intelegjent, më vigjilent, më i kfilltë


(sipas ulemave);

A je gati me ia nis me ngjy pak arabisht?

2
“Arabishtja është mision e vizion para se të jetë profesion”. Këtë llaf ma ka
thënë moti një mik imi egjiptian, me të cilin kam punu një kohë. Dhe që atëherë,
mundohem ta aplikoj këtë parim personalisht gjatë mësimdhënies sime dhe t’i
këshilloj të gjithë që dëshirojnë të merren me arabishten që atë ta shohin gjithherë
si "‫"رسالة قبل التعليم‬. Mision e vizion për të përçuar tek të tjerët si një vlerë e
jashtëzakonshme, e herë-herë edhe si domosdoshmëri në jetën tonë.

Kjo ishte pjesa hyrëse dhe mesazhi i parë i librit të cilin kisha dëshirë me nda
me ju, lexues të nderuar! Mesazhe të tjera, shpresoj të dobishme për ju, do t’i
ofrojmë në faqet vijuese të librit.

Sikur po e dëgjoj dikë që duke lexu këta rreshta, i parashtron ato pyetje
njëmiliondollarëshe:

1. Sa kohë m’vyn mu për me mësu arabishten?


2. Cila është mënyra më e mirë për me arrit këtë qëllim?
3. Sarfin e nahvin po i kam shumë problem me i përvetësu. Çka me bo?
4. A mësohet arabishtja këtu a duhet patjetër jashtë me shku n’vendet arabe?
5. A po na i thjeshtëson pak, ustaz, se krejt po m’pshtillen?

Mund të ketë edhe shumë pyetje të tjera të cilat i dëgjojmë herë pas here. Në
vijim do të japim disa nasihate konkrete me disa shembuj lidhur me këto pyetje
e dilema të cilat sillen vazhdimisht në kokën tonë.

3
E para, largoje fobinë dhe paragjykimin. Dije se faktori kyç në përvetësimin e
arabishtes dhe suksesin në të është botëkuptimi yt se si e sheh ti këtë proces. Bën
mirë që me ia përsërit shpesh vetes tënde: “Unë kam vendos me arrit qëllimin,
prandaj ose do të kem sukses ose do të kem sukses”. Gjithashtu, mbaje në mend:
“Ai që thotë se arabishtja është e vështirë, mirë e ka! Ai që thotë se arabishtja është
e lehtë, mirë e ka!” Krejt varet nga këndvështrimi dhe bindja jote që e ke formuar
apo e formon.

E dyta, rruga prej një mijë milje, fillon me një hap. Mbaje në mend: “As Roma
nuk u ndërtu për një ditë”. Prandaj, ti veç vazhdo me ngjy përditë ngapak dhe do t’i
shohësh rezultatet konkrete pas një kohe relativisht të shkurtë.

E treta, mënyrat më të mira që të ndihmojnë në arritjen e këtij qëllimi janë:

- përsëritja e shpeshtë e fjalëve, sipas rregullit të njohur: “Çka përsëritet, ngulitet”


(‫;)ما تكرر تقرر‬

- dëgjo dhe kumto (‫;)اسم ْع وأ ْس ِم ْع‬


ْ

- nga kompleksja tek e thjeshta (këtë do ta përmendim më vonë);

- materiale të cilat do të të shërbejnë në arritjen e objektivit tënd;

- një ustaz që ta largon mjegullën para syve;

E katërta, sarfin e nahvin ma s’miri e ke me e mësu me Kur’an (më vonë e


sjellim një rast për këtë);

E pesta, nuk është patjetër me shku jashtë, në vendet arabe për me mësu
arabisht (veç paraprakisht duhesh me specifiku për çfarë lloji të arabishtes ke
interesim). Njerëzit kanë arritur dhe arrijnë me mësu goxha mirë arabisht edhe në
vendin e vet.

E gjashta (dhe e fundit për këtë pjesë se ju lodha), po de, po jua thjeshtësoj “e
ke mësu gjermanishten, e s’pe mëson arabishten?” A e keni ni atë llaf “Life is too
short to learn German!” Gramatika e arabishtes, në krahasim me atë të
gjermanishtes, është shumë herë më e lehtë, e kapshme dhe e logjikshme.

4
Kjo deri këtu ishte një nxemje para lojës. Tash po fillojmë me dhënien e disa
shpjegimeve t’shkurtra për të kuptu se si funksionon arabishtja, ashtu që “me pak
ngjymje arrin shumë”.

Në arabisht, duhesh me pasë shumë kujdes gjatë shqiptimit të fjalëve, meqë një
lëvizje a ndryshim i një zanoreje e bashkëtingëlloreje sjell një kuptim krejt tjetër.

Mbaje në mend gjithnjë parimin gjuhësor "‫( "كلام تغري مبنى الكلمة تغري معناها‬Sa herë që
ndryshon struktura e fjalës, ndryshon edhe kuptimi). A mundesh me na dhënë disa
shembuj? Gjithsesi.

shpresë - ‫أم ٌل‬ sure - ‫ُسور ٌة‬ shpatë - ‫سيْ ٌف‬ zemër - ‫ْب‬
ٌ ‫قل‬

punë - ‫عم ٌل‬ fotografi - ‫صور ٌة‬


ُ verë - ‫ص ْي ٌف‬ qen - ‫ْب‬
ٌ ‫كل‬

Mund të të duket pak e pakapshme, por është e vërtetë. Në arabisht, shumë


shpesh, “më pak është është më shumë” (Less is more). Këtë e gjejmë në parimin e
njohur gjuhësor "‫( "إذا اتسع املعنى ضاقت العبارة‬Kur zgjerohet kuptimi, fjalët pakësohen).

Në shumë ajete të Kur’anit, hadithe të pejgamberit alejhissalatu vesselam, poezi


e proverba arabe gjejmë dëshmi të këtij parimi gjuhësor, ku fjalët e pakta
përfshijnë mesazhe shumë të thella e domethënëse, siç është, bie fjala, pjesa e ajetit
të Kur’anit:

]179[ ‫البقرة‬

Apo, hadithi i pejgamberit alejhissalatu vesselam: “‫( ”م ْن صمت نجا‬Ai që hesht,


shpëton).

ْ ‫( ” ِع‬Kush jeton gjatë, sheh çudira).


Ose, thënia e njohur arabe: “‫ش رج ًبا تر عج ًبا‬

Poezia arabe, po ashtu, sidomos ajo e xhahilijetit, është e mbushur me fjalë të


pakta e kuptime të thella.

ِ ‫( ”الشِّ ْع ُر ِديوا ُن الْعر‬Poezia është


Jo më kot, Ibn Abasi (radijallahu anhu) ka thënë: “‫ب‬
ditari i arabëve).

5
A ka sinonime në arabisht? Kjo është një pyetje e cila parashtrohet herë pas
here. Lidhur me këtë çështje, është me interes të përmendim një rregull mjaft
interesant: "‫"املرادفات إذا اجتمعت افرتقت وإذا افرتقت اجتمعت‬

Sinonimet, kur bashkohen, ndahen; e kur ndahen, bashkohen!

Çka domethënë kjo? Domethënë që fjalë të tilla kur vijnë së bashku, në një fjali
kanë kuptime të ndryshme, e kur përdoret njëra prej tyre shpjegohet a “bashkohet”
me fjalën tjetër, sikur rasti i fjalëve vijuese:

‫إسال ٌم‬
ْ -‫إميا ٌن‬

‫فطر‬-‫خلق‬

‫منْز ٌِل‬- ٌ‫بيْت‬

E përmendëm pak më herët që në arabisht “më pak është më shumë”. Është fort
interesant që gjuha arabe nuk ka fare foljen ndihmëse “jam”, prandaj aty ku në
gjuhën shqipe e në gjuhë të tjera do të të duhen tri fjalë për të formuar një fjali të
thjeshtë, në arabisht të mjaftojnë vetëm dy:

Unë jam mjek - ‫يب‬


ٌ ‫أنا ط ِب‬

ٌ ِ‫أنْت طال‬
Ti je student - ‫ب‬

Ai është mësues - ‫ُهو ُمعلِّ ٌم‬

6
Rrënja e foljes

Përderisa për turqishten është thënë se “ai që i përvetëson prapashtesat, e ka


përvetësuar turqishten”, atëherë për arabishten vlen rregulli: “Ai që e përvetëson
sistemin foljor, e ka përvetësuar arabishten”.

A ju kujtohet kur përmendëm pak më herët “Nga kompleksja tek e thjeshta”?

Eh, mirë, pra! Mbaje në mend këtë rregull! Arabishtja funksionon sipas një
sistemi të mahnitshëm dhe një strukture të jashtëzakonshme që duhet t’i kushtojë
secili një vëmendje të posaçme që në fillim të mësimit.

Struktura e gjuhës arabe

Imagjinoni sikur të nxirni një copë letër dhe të vizatoni një vijë horizontale afër
fundit. Pastaj, vizatoni një trekëndësh të madh të kuq afër majës. Dhe një
drejtkëndësh të kaltër me madhësi të mesme në mes. Pastaj, edhe dy linja vertikale
pranë anëve të letrës. I hutuar?
Kështu është kur ne bëjmë gabimin e madh në studimin e arabishtes. Kur
mësojmë nga e thjeshta te kompleksja, ndjehemi sikur po marrim udhëzime të
rastit që nuk përshtaten në asnjë mënyrë. Nuk është për t'u habitur fakti që shumë
shpejt zhytemi, ngatërrohemi dhe heqim dorë nga çdo gjë që kemi mësuar.
Tani, supozoni se përpara se t’ju thoja të nxirni atë copë letre, së pari ju them se
do të vizatojmë një shtëpi me çati të kuqe dhe derë blu. Më mirë, apo jo?
Kjo është ajo që dua të them kur flas për fillimin e parë me fotografinë e madhe.
Tani, çdo gjë e re që mësoni pas kësaj do të ketë një vend të bukur për t’u
përshtatur. Do ta mbani mend më gjatë sepse keni kontekstin për ta vendosur atë.
Dhe gjithashtu do të keni dëshirë të mësoni edhe më shumë sepse mund të
shihni përherë se ku do të mbërrijmë.
Kjo është fuqia e fillimit me fotografinë e madhe. Është ndërtimi i kodit që
shtron themelet për të gjitha gjërat fascinuese që do të mësoni më vonë.

7
(Një ilustrim rreth strukturës së gjuhës arabe)

Para se të vazhdojmë tutje me një kapitull të ri të librit, një nasihat i çmuem për
ty, lexues i dashtun që po ki qef shumë me fol arabisht e me komuniku me të tjerët.
Merre fuqishëm këtë nasihat dhe aplikoje tekteri t’dhez.
Cili është nasihati?
"‫"لن تكون متكلام جيدا إال إذا كنت مستمعا جيدا‬
“Nuk do të mund të jesh folës i mirë përderisa të jesh dëgjues i mirë”.

Gjithashtu, mos u tut prej gabimeve që mundesh me i bë gjatë të folurit. Sa më


shumë gabime që bën, aq më mirë drejt avancimit tënd gjuhësor. Mbaje në mend
gjithnjë rregullin: Ai që hesht, gjithnjë gabon!

8
KËTË MA MËSOI PËRVOJA!

Rreshtat që do t’i lexoni në vazhdim të librit janë copëza nga përvoja ime mbi
pesëmbëdhjetëvjeçare në mësimdhënien e arabishtes. Për herë të parë po i
grumbulloj në një vend dhe me shumë kënaqësi po i ndaj me lexuesit e mi.

Allahu i Lartësuar m’ka nderu me qenë adresë e konsultimeve për mësimin e


arabishtes tash e një kohë. Shpesh m’vijnë pyetje të ndryshme që kanë të bëjnë me
metodat e përvetësimit të gjuhës arabe nga persona me profile të ndryshme. Në
vijim, me shumë kënaqësi do t’ju ofroj disa nasihate fort t’çmueme të cilat mbase
nuk keni me i pa dhe as me i gjet dikund tjetër, e as nuk janë të shkruara në ndonjë
libër. Unë i kam mësuar nga përvoja dhe me shumë qejf po i ndaj me ju.

1. Më me rëndësi është me ta dasht se me dit! Dashuria/pasioni për gjuhë arabe


bën çudira. Kur them dashuria, kam për qëllim pikërisht ‘dashuri’, e jo ‘dëshirë’.
Është mirë me i dallu këto dyja!

2. Para se me ia nis me mësu gjuhën arabe, përcaktoje qart targetin: “Përse do


me mësu arabisht?” Përgjigjja, që duhesh me dhënë ti vetë, ta lehtëson mjaft shumë
procesin tutje.

3. Sikurse çdo qëllim tjetër në jetë, edhe përvetësimi i arabishtes, për t'u arritur
tamam mirë e për të pasë sukses në të, ka nevojë për durim e vazhdimësi në këtë
rrugëtim.

4. Nëse je për sprint, leje krejt e mos u lodh kot. Këtu duhesh m’u bo gati
psikikisht për maratonë, prandaj gjeji do patika që qëndrojnë ma gjatë!

5. Vijimi yt i mësimit të gjuhës në fakultet a kurs, shpjegimet e ustazit,


shpenzimet tua në këtë rrugëtim, munden me shku kollaj krejt huq nëse jashtë
fakultetit a kursit “ti nuk e nxeh karrigën mirë”.

6. Fakulteti dhe kursi nuk të mësojnë “me fol arabisht” (po flas për vendet
shqipfolëse), por t'i japin disa çelësa të mëdha të cilat do të të duhen më vonë me i
përdor mençur pasi të kesh përfundu fakultetin a kursin.

9
7. Mos e vendos qëllimin kryesor në mësimin tënd të arabishtes “komunikimin,
me mësu me fol”. Gënjen ai kurs që thotë “Ne jua mësojmë edhe komunikimin”.
Por, ama, nëse t’u ka tek, atëherë “këtë qëllim madhor” mundesh me arrit me nja
tre muaj qëndrim në Egjipt, Katar a Saudi!

8. Mos u ngut! Merre mësimin si ushqimin, përtype mirë dhe lëre një kohë të
tretet!

9. Hapi sytë! Me përfundimin e fakultetit a kursit të gjuhës, nuk bëhesh ekspert.


Në fakt, është një fillim i ri; nëse ia ke dhënë hakun periudhës së mësimit/studimit,
do të mund t’i lidhësh vetë edhe copëzat më të ngatërruara të puzzles!

10. “E pakta e vazhdueshme është më e mirë se e shumta me shkëputje”. Bëje


këtë moto tënde të përditshme të mësimit/studimit, jo vetëm për arabisht, por
përgjithësisht edhe në qëllimet e tjera të jetës tënde.

11. Kur’anin përqafoje fort, çdo ditë!

10
MË PAK ËSHTË MË SHUMË!

Se vërtet në gjuhën arabe “më pak është më shumë” (Less is more) e dëshmojnë
mjaft bukur edhe këto shkëputje në vijim:

1.

Në xhahilijet, fisi arab e ndizte zjarrin në tendat e tij për tri net radhazi kur
dikush u sillte myzhde se po vinte një poet! Fisi arab magjepsej nga poemat
(‫ )القصائد‬dhe ngazëllehej për retorikën (‫)البالغة‬.
Abdul-kahir el-Xhurxhani (400-471/1009-1078), babai i retorikës arabe, thotë:
"‫( "البالغة يف اإليجاز‬Retorika është në stilin lakonik).

2.

Arabët ia dhanë stilit lakonik (‫ )اإليجاز‬një pozitë që nuk ia dhanë asnjë gjinie
tjetër letrare. Njëri nga halifët, kur deshi ta pushonte nga puna valiun e tij në Kum,
i tha sekretarit të tij: “Shkruaji vendimin e pushimit nga puna në mënyrë lakonike!”
Sekretari mori lapsin dhe shkroi: “Valiut të Kumit! Ne të emëruam e tani të
pushuam, prandaj largohu!”

3.

Haxhaxh ibn Jusuf eth-Thekafi vendosi ta shkurorëzojë gruan e tij, Hind, e cila
dallohej për bukuri të rrallë ndër gratë arabe. Asaj nuk i pëlqente Haxhaxhi, dhe në
një rast, duke e shikuar veten në pasqyrë, ajo recitoi disa vargje fyese për të, gjë që
e shtyri atë të marrë një vendim të tillë (tregimi është i gjatë dhe me plot humor e
mendjemprehtësi të arabëve të asaj kohe). T'i biem shkurt, Haxhaxhi e thirri
sekretarin e tij dhe i tha: “Shko tek Hindi dhe kumtoja vendimin tim për
shkurorëzimin e saj me vetëm dy fjalë. Nëse i përdor tri fjalë, të shkon koka!”
ِ ‫ "كُ ْن‬- Ti ishe (gruaja e tij), e tani s’je
Sekretari shkoi tek ajo dhe i tha asaj: "ِ‫ت ف ِب ْنت‬
më!

4.

11
Twitter-i, mbase e ka vjedhur idenë e të shprehurit me pak fjalë nga arabët e
lashtë, kur e kushtëzoi shkruesin me 140 shkronja që mund t’i përdor në një
mesazh.

5.

Mbani në mend! Në gjuhën arabe, nëse diçka mund ta shprehësh me dy fjalë,


atëherë mos i përdor tri! Pikërisht, për këtë arsye, në gjuhën arabe, siç përmendëm
më herët, nuk ekziston folja ndihmëse “jam”.
Arabishtja është e kollajshme, veç të duhet pak kondicion

PSE MËSOHET ARABISHTJA?

Kjo është gjithashtu një pyetje e shpeshtë në të cilën do të mundohem të jap një
përgjigje dhe një mendim personal.
Nga përvoja ime në mësimdhënie, këtu po i ndaj me ju disa nga arsyetimet që i
kam dëgju deri sot nga studentët e mi, se pse dëshirojnë me mësu arabishten:
1. Me mësu me fol arabisht që me shku n’Dubai e Doha me bo plot pare;
2. Me marr 5’she n’shkollë t’mesme n’lëndën e gjuhës arabe apo 10’she
n’fakultet n’lëndën morfologji&sintaksë;
3. Veç për pikë qefi;
4. Me mësu gramatikë për m’u përgatit me shku jashtë (n’Saudi për studime);
5. Me lexu libra arabisht (Ibn Tejmijen);
6. Me marr vesh kur ngoj ligjërata/derse n’YouTube;
7. Me dit me lexu libra/materiale pa hareke/zanore;
8. Me kuptu çka po thotë hoxha n’hutbe;
9. Edhe një gjuhë ekstra, pse jo;
10. Me kuptu Kur’anin n’origjinal, ashtu që kur fal namaz me u thellu më
shumë, apo kur e dëgjoj a lexoj vetë, me dit çka po thotë teksti. Me arrit shkallën e
meditimit;
Gjatë përvojës sime si mësimdhënës, zakonisht këto i kam dëgju nga ‘xhemati’.
Prandaj, dëshiroj me i dhënë secilit nasihat që me u përcaktu qart qysh në fillim, se
çfarë lloji t’arabishtes dëshiron. "‫"استفت قلبك‬. Pyete zemrën tënde!
Këtë e them me të vetmin qëllim se në dyqanin e Apple nuk shitet Samsung
Dhe, po ashtu, të mos i ndodh dikujt që të hip në aeroplan me qëllim
destinacion Londrën, e në fund të udhëtimit ta gjejë veten në Stamboll

12
SIKURSE LOJA PUZZLES!

Shpeshherë e kam krahasu mësimin e arabishtes me lojën Puzzles. Sipas meje, ka


ngjashmëri të madhe mes të dyjave. Kjo ndërlidhet me strukturën e gjuhës arabe
dhe rrënjën e foljes, që e kemi përmendur më herët.
Mësimi i gjuhës arabe i ngjan mjaft shumë lojës së puzzles. Në fillim duhet të
ngjiten pjesët e mëdha, e pastaj vetvetiu vijnë edhe pjesët e vogla në vendet e
duhura. Kështu formohet fotografia në tërësi më shpejt e më lehtë. Çdo tentativë
ndryshe me ngjitjen e pjesëve të vogla në fillim rezulton me humbje kohe dhe
dështim”.

ASHTU SI E SHEH TI!

Për gjuhën arabe, shpeshherë dëgjoj të flasin se është gjuhë e ndërlikuar, e


vështirë, “e rëndë”, gati e paarritshme dhe “veç për elitën”.
Në fakt, krejt varet nga perceptimi yt apo se si e sheh “TI” këtë çështje. Nëse
“TY” të duket gjuha arabe si “e ndërlikuar, e vështirë, e rëndë dhe gati e
paarritshme”, atëherë “TI” ke plotësisht të drejtë. Ashtu edhe do të jetë!
Nëse “TY” të duket gjuha arabe si “e lehtë, e kollajshme dhe krejt e arritshme”,
atëherë “TI” ke plotësisht të drejtë. Ashtu edhe do të jetë!
E njëjta formulë aplikohet në gjithçka tjetër në jetë. Perceptimi yt ka një ndikim
të fuqishëm në realizimin e synimeve tua jetësore. Thuaja vetes shpesh: “Kjo është
e lehtë! Kjo bëhet! Është e realizueshme!” Me lejen e Allahut, suksesi do të jetë i
garantuar.

13
GJUHA ARABE - VETË FEJA!

Arabishtja, ndër të tjera, është simbol i fesë islame. Element dallues dhe e
pandarë prej saj. Shkurtimisht, është si mish e asht. Ngjarja në vijim e përforcon
edhe më tepër këtë pohim.
Ebu Amr ibnul-'Ala (68-154 sipas hixhretit), është njëri nga shtatë recituesit
kryesorë të Kur’anit (el-kurra es-seb’a). Si një filolog i thellë, konsiderohej njeriu
më i ditur për Kur’an, gjuhë arabe dhe poezi.
Shpeshherë thoshte: “Pa dyshim, gjuha arabe është vetë feja!” Kur pati dëgjuar
këtë Abdullah ibnul-Mubarek (Allahu e mëshiroftë) kishte thënë: “E vërtetë! I kam
parë të krishterët duke adhuruar Isain alejhisselam pikërisht për shkak të
mosnjohjes së gjuhës. Allahu i Lartësuar ka thënë në Inxhil: “O Isa, Unë kam bërë
që ti të lindësh (َ‫ )ول ْدتُك‬nga Merjemi dhe ti je pejgamberi im (‫”)ن ِب ِّيي‬.
Ata menduan se thotë: “Unë të linda ty (َ‫ )ول ْدتُك‬dhe ti je biri im (‫”)بُن ِّيي‬, duke ia
hequr teshdidin shkronjës 'lam' (vel-ledtuke-veledtuke) dhe duke zëvendësuar
pozitën e shkronjës 'b' me kesre, duke e bërë me damme (nebijji-bunejji). Në këtë
mënyrë, ata shtrembëruan fenë dhe devijuan nga udha. (Shih: Mu'xhemul-udeba,
1:10)

USTA I MINBERIT!

Për shejh Kishkun (rahimehullah) kam aq shumë për me fol e me shkru sa kam
frikë se më pushtojnë ndjenjat dhe libri devijon nga qëllimi i tij. Mbase në të
ardhmen do të hartoj një libër të veçantë për jetën dhe veprën e këtij alimi t’madh.
Shejh Abdulhamid Kishk (1933-1996), ligjërues sypatrembur, orator i shkëlqyer
dhe njohës i jashtëzakonshëm i gjuhës arabe. Autor i tefsirit të madh në 30 vëllime,
me titull: "‫"يف رحاب التفسري‬.

1.

Këtë storie po e nisi me një bisedë që e kisha me një student timin, i cili, mes
tjerash më bëri edhe disa pyetje.
Pyetja e parë: A është i përkthyer në shqip ky tefsir, shejh?
Jo, nuk është i përkthyer - u përgjigja.
Pyetja e dytë: A ki me përkthy ti në shqip, shejh?
Jo, nuk kam me përkthy - i thashë.

14
Pyetja e tretë: E qysh me ja ba ne për me kuptu këtë tefsir?
Kollaj, mësoni arabisht!

2.

Për shejhun, ligjëruesin më të njohur në mbarë botën arabe, Abdulhamid Kishk,


kisha dëgjuar për herë të parë gjatë kohës së studimeve të mia në Rijad, në vitin
2002, nga një shok imi etiopian, me emrin Abdurrahman. Kujtoj se ma kishte
dhuru një kasetë të shejhut (vakti i kasetave ).
Ishte një hutbe me titull: "‫( "وفاة شاه إيران‬Vdekja e shahut të Iranit). Hutbeja kishte
qenë e jashtëzakonshme dhe kishte lënë gjurmë të thellë në zemrën time. Prej asaj
kohe e deri më sot (rreth 20 vjet) unë jam i lidhur me shejh Kishkun si mishi me
ashtin. Rreth 500 derse/hutbe të tij (secila rreth një orë apo më shumë) i kam
dëgjuar deri tani së paku tri herë. Këtë vjeshtë i kam hy rend edhe një herë dëgjimit
të katërt të tyre.
Meqë ra fjala, a e dini se Kishku është i vetmi ligjërues në botën arabe i cili në
të gjitha fjalimet e tij në xhuma, gjithnjë përdorte arabishten fus’ha dhe kurrë nuk
kishte bërë as më të voglin gabim gjuhësor!

3.

Kishku është shkollë në vete. Në jetën e tij private, në dije, në shkrimin e


librave, në njohjen e tij të shkëlqyer të gjuhës arabe, në zuhd, në humorin e tij të
gjallë, në luftën e tij të pakompromis kundër të kotës e të keqes... deri te vdekja e
tij në sexhde (Allahu e mëshiroftë dhe me xhenet e gradoftë ). Për shejhun tim të
zemrës edhe një libër të tërë me e shkru pak është.

4.

Cili është qëllimi i përmendjes së shejh Kishkut këtu? Dijeni se përfitim të


madh sjell dëgjimi i shumtë/shpeshtë në gjuhën arabe, duke zbatuar gjithnjë
rregullin: "‫( "اسمع وأسمع‬Dëgjo dhe kumto!) Të gjithë ju t’dashtun lexues që keni vakt
e qef t’madh për me kap arabishten me veshë, mos u lodhni me turli-turli ligjërues.
Shejh Kishku është i pazëvendësueshëm. Është e vërtetë se inçizimet janë pak
të vjetra, me pak zhurmë dhe tjetra, shejhu bërtet pak si shumë , por bani gajret se
vAllahi pa u mundu pak, s’bojke. N’daçi arabishte t’pastër, shtrëngojini e përqafni
fort dy msusa t’mi: Kur’anin dhe Kishkun

15
A BËN PAK RELAX

Nuk më kujtohet emri i tij. Kurrsesi s’më bie ndërmend. Me m’vra, s’më
kujtohet si quhej. Vetëmse më kujtohet fort mirë veshja e tij saudiane me atë
shaminë karakteristike dhe me atë rreth të zi përmbi. Normalisht që ishte pak
trashaluq Ky ishte prej saudianëve të paktë që na jepnin mësim n’atë vakt (2002-
2004) në institutin e gjuhës arabe (‫ )معهد اللغة العربية‬në universitetin e mbretit Su'ud
(‫)جامعة امللك سعود‬.
Na jepte lëndën e sintaksës (‫ )النحو‬në nivelin e katërt (‫)املستوى الرابع‬. Sqarimet i
kishte fenomenale. Të kuptueshme e fort të kapshme. Një pedagog nga i cili kam
mësuar shumë. Njeri pa komplekse. Tepër i afërt me ne. Më kujtohet se shpesh ulej
mbi tavolinë që të jetë më pranë nesh duke thyer kështu atë barrierë të hekurt
nxënës-mësues. Njeri xhentëllmen. Sikur edhe sot po e dëgjoj zërin e tij duke
përsëritur shpeshherë në ligjëratat e tij: "‫"اللغة العربية كأكل آيس كريم يف الصيف‬. “Gjuha
arabe është si me ngrënë akullore verës”.

MA SHUMË KONDICION, MA SHUMË ARABISHT!

Ai që bëhet gati për staza t’gata, përgatitet fillimisht mirë psikikisht dhe i hyn
garës duke vrapu ngadalë e me mjeshtëri. Nuk i jep hëz (hëz është arabisht ) e me
dështu që në start sepse e di që e pret maratona, e për të arritur te finishi, duhet me
ngâ plot 42.195 km. Prandaj, lidhni patikat fort!

JANË DISA TAKTIKA ...

ِ ‫ م ْس‬-
Mbase keni mësuar më parë fjalë të ndryshme të gjuhës arabe, të tilla si: ‫ج ٌد‬
xhami ٌ‫ ب ْيت‬- shtëpi ‫ ول ٌد‬- fëmijë apo ndonjë tjetër. Por, a e keni pyetur veten si
formohen këto fjalë? Gjuha arabe ka një strukturë mjaft interesante dhe tërheqëse.
Ajo ka një “maqinë” nga e cila prodhohen me dhjetëra fjalë të ndryshme
nëpërmjet një baze/rrënje.

16
PËR SA MUNDEM ME MËSU GJUHËN, USTA?

Kjo është pyetja ndoshta më e zakonshme që i bëhet një mësuesi të gjuhës.


Patjetër që janë shumë faktorë që ndikojnë në përvetësimin e gjuhës arabe, por
xhemati do shifra t’sakta. Atëherë ...

A. Për gjashtë muj


B. Për ni vjet
C. Për dy vjet
Përgjigjja e saktë është D

E cila është D-ja? Varet prej teje!

PYETJA NJËMILIONDOLLARËSHE

Leximi i fjalive e teksteve pa hareke (zanore) është një sfidë gjatë mësimit të
arabishtes. Këtu vjen edhe pyetja e natyrshme që e parashtrojnë shumica:
“E pse usta, nuk po i vendos zanoret kur po i shkrun fjalët arabisht”
Këtë e bëj qëllimisht në mënyrë që të fiksohet rregulli i zanoreve të gjata. Aty
ku kemi ‫( ا‬elif) do të kemi përpara fet’ha; aty ku kemi ‫( و‬waw), përpara do të kemi
damme; dhe aty ku kemi ‫( ي‬j), përpara do të kemi kesrah.
Prandaj, nuk i vendos këto zanore në këto raste sepse kjo gjë nënkuptohet.
Ky është hapi i parë për të përvetësuar leximin e fjalës pa zanore .

17
NJË LIBËR FORT I MIRË

Ka një kohë (disa vjet) që ua rekomandoj fuqishëm, ama shumë fuqishëm, jo


thjesht fuqishëm, studentëve të mi librin “‫( ”قصص النبيني‬Rrëfimet e pejgamberëve).
Ky qetap, me pak fjalë âsht njëlloj abetare e gjuhës arabe. Ata që e kanë k’nu
këtë qetap ma herët, e dinë mirë çka po du me thanë. E ju tjer’t që s’keni nî për to,
ngoni pak qet ustaz
Qetapi i ka pesë veçori:
1. Krejt âsht me hareke;
2. Fjalitë e thjeshta, fort t’kapshme e t’kuptueshme;
3. Përsëritja e leksikut;
4. Lidhshmëria e madhe e teksteve të qetapit me Kur’an;
5. Përmbajtja tërheqëse (rrëfimet e pejgamberëve);

ARABISHTJA - GJUHA MË E PASUR N’BOTË

Cila është dëshmia për këtë?


Janë dy gjana (n’mesin e shumë të tjerave):
1. Format jashtëzakonisht t’pasuna t’sarfit që mund të prodhojnë non-stop fjalë
t’reja;
2. Parashtesa shumë prodhuese (bleta punëtore ) - ‫ حرف امليم‬e cila kur vendoset
para rrënjës, turlifarë mjalti qet
S’është rastësi që në Lisanul-‘arab (një fjalor shumëvëllimor arabisht-arabisht),
një vëllim i tërë i është kushtuar fjalëve me ‫( م‬mim).
Nejse, ai numër prej 12 milionë e kusur fjalëve se kinse i ka arabishtja, shifër që
qarkullon nëpër rrjete sociale, nuk është i saktë, për vetë faktin se arabishtja
gjithmonë rrin “gatitu” për të prodhu fjalët e reja me “maqinat e saj”.
Pra, numri i fjalëve nuk mund të jetë fiks asnjëherë. Mund të jetë edhe më i
madh!

18
ÇKA PO NA KALLZON, O MORIS!

Që kur kam filluar të ligjëroj lëndën e gjuhës arabe (2004), një numër i
konsiderueshëm i atyre që dëshironin ta mësonin këtë gjuhë, ma parashtronin atë
pyetje të moçme: “Për sa kohë muj me msu unë arabisht?”
Maurice Bucaille, autor i librit të përkthyer edhe në shqip “Bibla, Kur’ani dhe
shkenca”, rrëfen: “Pasi e pranova Islamin, desha ta mësoj gjuhën arabe në mënyrë
që ta kuptoj Kur’anin në origjinal. E gjeta një mësues dhe për plot dy vite, duke
përfshirë edhe vikendet (730 ditë), mësoja nga dy orë në ditë dhe arrita njohje të
kënaqshme në gjuhë arabe”.
Janë, pra, dy gjëra: Dëshira/vullneti dhe kontinuiteti/vazhdimësia.
(Ky është një postim që e kam shkruar diku në vitin 2015 dhe pas gjashtë vitesh
terapia vazhdon të jetë e njëjtë

KAM QEF ME TA MËSU EDHE NI RREGULL GJUHËSOR T’ARABISHTES?

Gjuha arabe, në mesin e rregullave t’saj, ka edhe diçka që njihet si emri i


zvogëluar (‫ )اسم التصغري‬me disa forma (‫ )األوزان‬për të ndërtuar emra të ndryshëm.
Prej këtyre formave është edhe ‫ فُعيْ ِعل‬për emrat me katër bashkëtingëllore, si
p.sh.:
‫دُريْهِم‬-‫ِد ْرهم‬
‫ ُمل ْي ِعب‬-‫ملْعب‬
‫كُت ِّيب‬-‫كِتاب‬
Kjo e fundit është pak “e parregullt”, por avash-avash, i mëson dalëkadale edhe
ato t’parregulltat.
Nashta, edhe këto i keni t’njohuna nga librat e sarfit që i ki knu
Por, nga edebi, fjalët:
‫ م ْسجِد‬- xhami
‫صحف‬
ْ ‫ ُم‬-Mus'haf
nuk është mirë të thuhen:
‫ ُمسيْجِد‬- xhami e vogël
ِ ْ‫ ُمصي‬- Mus’haf i vogël
‫حف‬

19
A PO DO ME AVANCU N’ARABISHT?

Kam dëshirë me t’i dhënë tri nasihate fort t’çmueme për me avancu n’arabisht:
1. Ngo shumë arabisht!
.....
.....
.....
.....
.....
.....
.....
.....
.....
.....
2. Ngo shumë arabisht!
.....
.....
.....
.....
.....
.....
.....
.....
.....
.....
3. Ngo shumë arabisht!

DIÇKA PËR USHTRIMET

Më shumë ushtrime, të vazhdueshme, në baza ditore, aq më shumë avancim në


gjuhë arabe.
“Übung macht den Meister” - “Ushtrimet të bëjnë Mjeshtër!”
Këtë nasihat gjermançe ma ka mësu një studente imja, Fitorja nga Gjermania, të
cilën e falenderoj publikisht këtu.

20
BANU FMI!

Pse duhet me u ba fmi për me mësu arabishten


Për me mësu një gjuhë të huaj (lexo: arabishten) duhet me u përpjek
maksimalisht me u bâ fmi.
Natyrisht se i rrituri s’bâhet mâ fmi, por n’këtë rast, besoj se po m’kuptoni, fjala
është me i bâ veprimet që i bân fmija. Dakord?
Shkojmë, pra.
Gjithnjë, sipas ekspertizës sime në këtë drejtim, fmija praktikon katër gjana që
janë shumë të nevojshme në procesin e mësimit, e të cilat i rrituri me siklet dhe
rrallëherë i bân.
1. Fëmija tregon gatishmëri t’jashtëzakonshme për me dëgju me vëmendje.
Krejt çka sheh dhe dëgjon në pajisje teknologjike, ai i përjeton me shumë
emocione, bashkëndjen fort dhe futet n’atë botë dhe siç thuhet “bëhet i tëri vesh”.
E veshi, mbase e dini, është mjet tepër tepër, ama tepër i nevojshëm gjatë
përvetësimit të gjuhës.
2. Për krejt atë çfarë sheh dhe dëgjon, ai mundohet ta shpreh nëpërmjet
komunikimit pa pardon. Imiton, shkruan, përsërit... Madje, edhe atëherë, kur i thua:
“Pusho pak!”, s’ka kush e nal gjatë “zbrazjes së brendshme”. I rrituri, kur duhet të
komunikojë/të shpreh atë çfarë ka dëgjuar, ta bon “skip” (lermë rehat se s’po muj
diçka)
3. Fëmija gabon që ç’ke me të
Pesë pare s’i jep. Gabon tuj kesh me loçkë t’zemrës. S’ka mësim më të mirë se
me mësu nga gabimet. Mbani mend lexuesit e mi t’dashtun: “Ai që s'gabon gjatë
procesit të mësimit, kurrë s’arrin me fol një gjuhë t’huj”. I rrituri matet e matet, e
tjerr tuj i zgedh fjal’t, e prej tutës s’gabimit, s’flet hiç edhe n’fund “jet muhasere”,
siç thonë te na
4. Fëmija s’ngurron hiç me përsërit atë çka i jep prindi/mësuesi. Ai e zbaton
mrekullisht rregullin e artë t’arabishtes "ْ‫"اسم ْع وأ ْس ِمع‬
ْ (Dëgjo dhe kumto!)
Me përsëritje t’shpeshtë arrihet gdhendja dhe përsosja e gjuhës, siç thotë
gjuhëtari i njohur el-Muberrid: “Njësoj sikurse farkëtari i cili e përsos zanatin e vet
me duar duke goditur hekurin me durim, edhe gjuha përsoset duke lëvizur gjuhën
me shumë durim”.
A po provon m’u ba fmi

21
HAJDE XHORDAN, JEPI!

- A po do me fol arabisht “like water”?


- A po do me lexu tekste pa “hareqe”?
- A po do me i kuptue derset arabisht?
- A po do me shkru arabisht si shqip?
- A po do me kuptu libra t’Ibn Tejmijes?
- A po do ...
Eh, pra, ngo pak çka po thotë Majkëll Xhordani!

22
ÇKA ËSHTË SARFI DHE PSE EMËRTOHET ME KËTË EMËR?

Sarf (‫ )الرصف‬ka të bëjë me morfologjinë.


Bashkë me ‫( النحو‬sintaksën) përbëjnë dy disiplinat ndër më kryesoret të gjuhës
arabe. Sarfi/morfologjia, në radhë të parë, ka të bëjë me pjesët e ligjëratës dhe
ndryshimin e formave të tyre. Tekstualisht, fjala ‫ الرصف‬nënkupton ‘ndryshim’.
Kështu, me fjalën ‫ الرصف‬nënkuptojmë ndryshimin e formave që pëson një fjalë,
e që përbën veçorinë kryesore të fjalëve në gjuhën arabe, duke qenë se ndryshimi i
formave sjell edhe ndryshimin e kuptimit, siç e kemi përmendur edhe më herët.
Sarfi karakterizohet me “kallëpe” jashtëzakonisht të pasura prej nga edhe buron
formimi/prodhimi i fjalëve të reja, me ndryshime/struktura që pësojnë ato.
Ndodh që nga një rrënjë e arabishtes të burojnë me dhjetëra fjalë të ndryshme.

HISTORIKU I SINTAKSËS DHE PSE AJO ËSHTË EMËRTUAR "ُ‫حو‬


ْ ‫"الن‬

Tregimi në vijim kontestohet nga një numër studiuesish, por megjithatë


përmendet në shumë libra të fushës së filologjisë arabe, sidomos në sintaksë.
Ebul-Esved ed-Dueli ishte një tabi’in, fakih, linguist dhe poet i njohur (16-69
sipas hixhri). Themelues i shkencës së sintaksës dhe hartues i pikave në shkronjat
arabe, që më vonë u modifikuan në tri zanore (َ ِ ُ ).
Një mbrëmje, e bija e tij i kishte thënë babait: "‫أجمل السام ِء‬
ُ ‫( "ما‬Çfarë është më e
bukur në qiell?) Ai ishte përgjigjur: "‫( "نجومها‬Yjet e tij). Bija e tij i kishte thënë:
“Nuk e kisha këtë për qëllim, por po mahnitem me bukurinë e qiellit”. Atëherë,
i tha, babai i saj, duhet të thuash: "!‫( "ما أجمل السامء‬Sa i bukur është qielli!)
Pastaj, Ebul-Esved ed-Dueli kishte shkuar tek Aliu (radijallahu anhu) dhe I
kishte rrëfyer atë çka kishte ndodhur. Aliu (radijallahu anhu), gjithnjë sipas kësaj
teorie, i kishte thënë: "‫ فان ُْح هذا النحو‬،‫"اعلم أن الكلمة اسم وفعل وحرف‬.
“Dije se fjala ndahet në: emër, folje dhe parafjalë; pra, ec/vazhdo në këtë
drejtim”.
E ju e dini se "‫حو‬
ْ ‫ "ن‬ka kuptimin “në anën e.../në drejtim të...”.

23
A PO JU PËLQEJNË ANEKDOTAT?

1.

Një shërbëtor i Sibevejhit (gjuhëtar i shquar) kishte parë gomarin e Sibevejhit


me një litar rreth qafës i cili gati ia zinte tërësisht frymën.
Shpejt vrapoi tek ai dhe i tha: “Zotëri, shpejto sepse "‫"تلفلف الحبل يف رقبة الحامر‬.
ِ ْ‫( "لُف الْح ْب ُل ح ْول رقب ِة ال‬U mbështoll
Sibevejhi ia ktheu atij: “O ahmak! Thuaj: "ِ‫حامر‬
litari rreth qafës së gomarit).
“Aman, zotëri, i tha shërbëtori, nxito tek gomari para se të ngordh!”
Sibevejhi i tha: “O ahmak, më mirë të ngordh gomari sesa të vdes gjuha arabe”.

2.

Njëherë, imam Shafiu ishte sëmurë. Erdhi ta vizitojë një grua.


Kur hyri tek ai, duke u lutur, gruaja tha: "َ‫"أ ْسأ ُل الله أ ْن يُشْ ِفيك‬
“E lus Allahun të të afrojë pranë (vdekjes)”.
(Në vend që të thotë: "َ‫“ "أ ْسأ ُل الله أ ْن يشْ ِفيك‬E lus Allahun të të shërojë”).
Shikoni dammen te rasti i parë (‫ )يُشفيك‬dhe fet’han te rasti i dytë (‫)يشفيك‬.
Imam Shafiu e kuptoi qëllimin e saj të mirë dhe tha: "‫( "اللهم بقلبها ال بلسانها‬O Zot,
pranoje atë lutje që e ka në zemër, jo në gjuhë!)
Me një zanore kur ti gabon, krejt manaja devijon

24
NJË SISTEM PERFEKT

Aq sa kam mësu/lexu në fushën e linguistikës/gjuhësisë, nuk kam pa deri sot


ndonjë gjuhë tjetër pos arabishtes e cila aq bukur e ka rregullu sistemin e saj rasor.
Perfekt. Janë tri zanore të shkurtra për të shprehur tri rasa:
Me damme (u) - emërore
Me fet’hah (e) - kallëzore
Me kesrah (i) - gjinore.
Njoh disa arabë të cilët mbaj mend se si “hiqnin të zitë e ullirit” kur i mësonin
rasat e gjuhës shqipe. Sa kam heq edhe unë me ta kur u shpjegoja (pesë rasat tona
me i fut në tri të tyre). Boll zahmet!
Sikur po i dëgjoj disa tek thonë: “Anglishtja e turqishtja edhe ma lehtë, s’kanë
rasa hiç”

NJË NGJARJE PËR FUND

Ngjarja në vijim nuk ka ndodh ende, por pritet të ndodh në çdo moment!
Talibul-ilm (Nxënësi):
“Ja mual-lim (O mësues), cili është libri më i mirë për m’i përforcu rregullat
gramatikore të arabishtes, sarfin (morfologjinë) dhe nahvin (sintaksën)?”
Mual-limi (Mësuesi):
“Po të këshilloj të lexosh sa më shumë Kur’an me meditim!”
Talibul-ilm (Nxënësi):
“Ja mual-lim (O mësues), nuk të pyeta për këtë! Qëllimi im është t’i përforcoj
rregullat gramatikore të gjuhës arabe!”
Mual-limi (Mësuesi):
“Eh, në atë rast të këshilloj të lexosh sa më shumë Kur’an me meditim!”

25
KANË THËNË PËR GJUHËN ARABE:

Imam Shafiu (rahimehullah) thotë:


“Sa herë që pyetem për ndonjë mesele të fikhut, e gjej përgjigjen për të në
rregullat e sintaksës (‫”)قواعد النحو‬. (‫ البن العامد الحنبيل‬,‫)شذرات الذهب‬
Gjithashtu, thotë:
“Nuk kisha qëllim tjetër nga mësimi i arabishtes përveç që t’më ndihmojë në të
kuptuarit e thellë të fesë”. (‫ للذهبي‬,‫)سري أعالم النبالء‬
Po ashtu, ai thotë:
“Kushdo që thellohet në studimin e sintaksës, i lehtësohet kuptimi i të gjitha
dijeve të tjera”. (Kjo e fundit i atribuohet gjithashtu edhe gjuhëtarit me nam, el-
Kisai).

Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Gjuha arabe është pjesë e fesë dhe
njohuria e saj është e obligueshme. Padyshim që kuptimi i Kur’anit dhe Sunetit
është obligim, e këto të dyja nuk mund të kuptohen ndryshe përveç se me kuptimin
e gjuhës arabe. E dihet që, sipas parimeve të fikhut “ajo pa të cilën nuk përmbushet
një vaxhib, është gjithashtu vaxhib”. "‫"ما ال يتم الواجب إال به فهو واجب‬

Ai, po ashtu, thotë: “Gjuhët janë ndër nishanet më të qarta të popujve me të cilët
dallohen; e gjuha arabe është nishan i islamit dhe i pasuesve të tij".

“Me tërë përsosurinë, elasticitetin dhe pasurinë e saj që s’ka fund, kjo gjuhë, që
nga fillet e saj ishte në nivelin e përkryerjes”. Ernest Renan (1823-1892),
orientalist francez

“Me meritën e Kur’anit, gjuha arabe kishte arritur të zgjerohet/pasurohet aq


shumë sa nuk arriti asnjë gjuhë tjetër e botës”. (Carl Brockelmann, orientalist
gjerman)

“Njeriu, vërtet, mbetet pa fjalë nga shumësia e leksikut të gjuhës arabe”.


Theodor Nöldeke (1836-1930), orientalist i njohur gjerman

26
“Si mund t’i rezistojë njeriu bukurisë së gjuhës arabe, rregullave të saj të
përkryera dhe magjisë së saj unike?! Vetë fqinjët e arabëve të cilët i pushtuan tokat
e tyre, ‘u pushtuan’ nga magjia e kësaj gjuhe”.
(Zyghryd Honke 1913-1999), orientaliste gjermane, autore e librit Dielli i
Allahut shkëlqen mbi perëndimin (botuar edhe në shqip).

“Gjuha arabe është gjuha më e harmonishme në botë”.


Gustave Le Bon (1841-1931), psikolog dhe sociolog francez

“Gjuha arabe është gjuha më e lehtë dhe më e qartë në botë. Prandaj, është e
kotë me e lodh veten për me shpik ndonjë metodë të re për me lehtësu t’lehtën dhe
me sqaru t’qartën”. Hellmutt Ritter (1892-1971), profesor i gjuhëve orientale në
universitetin e Stambollit

“Pothuajse s’do të mund të gjesh ndonjë gjuhë tjetër sikur gjuha arabe e cila
përshtatet aq mirë si mjet për të shprehur filozofinë e vjetër dhe urtësinë e brezave
të pare”. Theodor Nöldeke (1836-1930), orientalist i njohur gjerman

Sulejman el-Attar (1945-2020) ishte akademik, përkthyes dhe këshilltar për


kulturë pranë ambasadës së Egjiptit në Spanjë dhe në disa shtete të tjera në
Amerikën Latine. Njohës i thellë i trashëgimisë dhe kulturës andaluziane.
Përkthyes i veprës Njëqind vjet vetmi të Gabriel Garcia Márquez nga spanjshtja
në arabisht.
Sulejman el-Attar, në një rast ishte shprehur: "‫"العربية أم اللغة اإلسبانية‬
(Arabishtja është nëna e gjuhës spanjolle).

27
Jahja Hondozi (fener.shkolla@gmail.com)
- Ka përfunduar studimet themelore për gjuhë dhe
letërsi arabe në degën e Orientalistikës në
Fakultetin e Filologjisë, Prishtinë, 2004
- Ka përfunduar institutin e lartë për gjuhë arabe në
Rijad, Arabi Saudite, 2002-2004
- Ka përfunduar studimet master për linguistikë,
Prishtinë, 2008
- Pranë përfundimit të studimeve të doktoratës për
linguistikë/gjuhësi në Prishtinë.

- Ligjërues i gjuhës dhe letërsisë arabe në degën e Orientalistikës, nga viti 2007
- Ligjërues i gjuhës arabe në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, nga viti
2016
- Ka ligjëruar gjuhë dhe letërsi arabe për një vit (2014) në Universitetin e Tetovës
dhe në degën e tij në Shkup (2015)
- Ka mbajtur leksione për gjuhë arabe në një qendër kursesh në Prishtinë (2012-
2019)
- Merret me përkthime nga gjuha arabe në gjuhën shqipe dhe anasjelltas
- Themelues i shkollës Fener për mësimin e arabishtes së Kur’anit (2019)

28

You might also like