Kalate Dhe Keshtjellat Mesjetare Ne Shqiperi

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Kalate dhe keshtjellat mesjetare ne Shqiperi

Punoi : Klea Jaupllari


Klasa : XIIA
Lenda : Histori
Kështjella e Durrësit
Kështjellë e mesjetës së hershme në jugperëndimore të gadishullit
të Durrësit. U ndërtua në shek. V-VI. Gjatë periudhes së perandorit
Anastasi I të Bizantit që ishte nga Iliria dhe që kishte lindur në këtë
qytet. Muret rrethues shtriheshin në 3.5 km dhe kishin 4 kulla me
lartësi rreth 18 metra. Ruhen rreth 500 metra mure rrethuese. Në
hyrjen e saj gjendej statuja prej bronxi e një kalorësi (sipas
përshkrimit të historianes Ana Komneni). Në vitet 1274-1280
Anzhuinët rindërtuan akropolin dhe ngritën lartësinë e mureve të
kullave. Karl dhe Gjergj Topia në shek. XIV këtu patën selinë e tyre. Kështjella u pushtua nga osmanët më
1501, të cilët, pas një viti ,ndërtuan një mur ndarës, duke e zvogëluar së tepërmi atë dhe duke e kthyer në një
kështjellë granzion.
Kështjella e Gjirokastrës
Kështjella që ngrihet në një kodër të Gjirokastrës dhe që ruhet
relativisht në gjendje të mirë. Nga gërmimet gjologjike del që të jetë e
ngritur qysh në shek IV, por që ka marrë trajte më të plotë më pas,
deri ne shek. VI. Etapa e parë e ndërtimit të saj ka përfunduar nga
gjysma e dytë e shek. XIII. Më 1336, kështjella përmendet me emrin
Argyrokastro. Ka qenë qendër e fedalëve shqiptarë Zenebishë (shek.
XIV) dhe më pas u përfshi nën despotatin e Epirit. Pas një rrethimi të
gjatë u pushtua nga osmanët më 1417. Në kohën e Ali Pashë
Tepelena-ës kështjella pati një periudhe të dytë rindërtimi (1811-1812) dhe mori pamjen që ka sot. Në këtë
pëeriudhë u ngrit edhe ujësjellësi, 10 km I gjatë që e sillte ujin nga Mali I Sopotit dhe e kalonte në disa hare të
larta. Roli mbojtës i kështjellës ra në fillim të këtij shekulli. Ka tri hyrje kryesore dhe një të vogël dhe 7 kulla me
lartëesi deri në 30 metra. Kjo kështjellë është një thesar I kulturës shqiptare, tërheq shumë vizitorë.
Kalaja e Beratit
Kalaja e Beratit eshte ngritur në një kodër 187 metra të lartë, në të
majtë të grykës së lumit Osum. Fillimisht, një vendbanim protourban, në
shekullin e VII-V p.e.s, si një pikë strategjike e rëndesishme, ajo u
shndërrua në qytet kështjellë me mure që arrinin në gjatësi deri në
1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 ha. Burimet historike
deshmojne se prej këtij viti kalaja e Beratit ka qenë objekt i sulmeve të
ndryshme. Në dokumenta të ndryshme historike të kohës gjenden një
sërë emrash. Me emrin e lashte Antipatrea përmendet në vitin 216
p.e.s.. Nga romakët u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arberve). Një nga monumentet më të bukur,
më të mëdha dhe më të rëndësishëm të historisë dhe kulturës shqiptare është padyshim kalaja e Beratit. Me
formën e saj të spikatur në trajtë trekëndëshi ajo ngrihet mbi një kodër të lartë 187 m, e cila ndodhet në
bregun e djathtë të lumit Osum, duke dominuar luginën e tij[1]. Në të kaluarën siguria e kësaj kështjelle ka
qënë maksimale, sepse projektuesit e saj e ndërtuan pikërisht në këtë kodër ku ana jugore bie thikë mbi
Osum, anët lindore dhe perëndimore kanë
pjerrësi të madhe ndërsa në anën veriore kodra ulet ëmbël drejt qafës së Biftës, duke siguruar komunikimin.
Kalaja e Petrelës
Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e
ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I,
në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej
tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë Bizantine.
Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta,
madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë
bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime
ushtarake në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila
ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Kalaja e Petrelës kontrollonte degen e rrugës
Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë.
Në fillim të shek. XIV-të ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues të zonës midis Matit e
Shkumbinit. Në një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve. Ne krahun verior të saj ruhen ende
mbetje tullash, ndofta cisterne apo mbetje të ndërtimi më të hershëm.

You might also like