Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Leksioni nr 1

Nje kompjuter klasik perbehet nga monitori , tastiera, mausi dhe nga njesia qendrore
e perpunimit te te dhenave.
Tek njesia qendrore gjenden piastra qendrore e kompjuterit(motherboard) , memorja e
kompjuterit (RAM dhe ROM), procesori (CPU), harddisku dhe kartat e ndryshme si
karta e monitorit.
Ka edhe shume paisje te tjera periferike(anesore) qe mund te lidhen me kompjuterin
me anen e te cilave mund te kryejme procese te ndryshme. Ne kete menyrë keto paisje
ndahen ne dy kategori: paisje Hyrëse dhe paisje Dalëse .
Paisje hyrese quhen ato paisje te cilat i perdorim per te futur te dhenat ne kompjuter
(psh tastiera, mausi, skaneri) ndersa paisje dalese quajme ato paisje qe perdor
kompjuteri per te paraqitur rezultatet e procesit te punes se tij tek perdoruesi (psh
monitori ose printeri).
Teresia e paisjeve mekanike te kompjuterit ben pjese ne nje kategori te gjere te
quajtur HARDWARE (Materiali).
Por, nje kompjuter nuk mund te funksionoje vetem me paisjet mekanike . Eshte e
nevojshme te instalohen edhe programe te cilat do te perdorin kete material per te
realizuar nje projekte te ndryshme. Programet i ndajme ne tre kategori te medha:

1) Sistemet e operimit,
2) Programe aplikimi dhe
3) Gjuhet e programimit.

Sistemet e operimit jane kategoria themelore e programeve jane si te thuash sistemi


nervor qendror i kompjuterit sepse ata japin komandat fillestare per realizimin e
cfaredo lloj projekti. Sistemet e operimit perkthejne komandat e perdoruesit ne gjuhen
e compjuterit. Kompjuteri perpunon te dhenat dhe pergatit rezultatet. Dhe ne fund
sistemi i operimit perkthen rezultatin ne gjuhen njerezore. Kuptohet qe proceset qe
kryen nga nje sistem operimi jane shume me teper se ato qe permendem me siper,
prandaj sistemi i operimit eshte programi i pare qe duhet instaluar ne nje kompjuter.
Ne se ne nje moment peson difekt sistemi i operimit , kompjuteri nuk do te
funksionoje me sic duhet.

Programet e aplikimit jane ato te cilat jane krijuar prej njeriut per ti dhene kompjuterit
nje komande te caktuar. Tashme ekzistojne programe per cdolloj projekti, sic jane
programet per vizatim e pikture, programe manaxhimi tregtar, lojra te ndryshme,
programe finance, etj.

Gjuhet e programimit te kompjuterit jane programe speciale me ane te te cilave njeriu


krijon programet e aplikimit. Gjuhet e programimit jane programe teper te nderlikuara
, per arsye se perdoruesi duhet te kete njohuri per komandat e posacme dhe menyren e
perpilimit te tyre me qellim qe te dije te flase ne gjuhen e kompjuterit.
Duke i pembledhur te gjitha, teresia e gjithe programeve , pavaresisht se ne ke
kategori bejne pjese quhet SOFTWARE (programacion).
Hyrje ne Windows

Windows eshte nje nga sistemet me te njohura te operimit te krijuara nga firma
Microsoft dhe ben pjese ne kategorine e sistemeve te ashtuquajtura GUI( GraficalUser
Interface) . Perdoruesi jep komandat me anen e nje mjedisi grafik pa qene nevoja te
kete nohuri te vecanta per formulimin e ketyre komandave ne menyre qe te
komunikoje mre kompjuterin. Per kete arsye perdoren nga pjesa me e madhe e
perdoruese ne rang boteror. Edicioni i fundit i tyre eshte windows 7 , por ne do te
njihemi me me klasikun windows XP.
Kur hapim kompjuterin programi i pare qe ngarkon automatikisht ne memorje eshte
sistemi i operimit dhe gjeja e pare me te cilen perballet perdoruesi eshte ekrani i
meposhtem i cili quhet tryeza e punes( Desktop) e cila eshte nje pike kyce per
sistemin e operimit.

Gjate operimit ne windows perdorim treguesin e mausit i cili eshte nje shigjete e
vogel e bardhe e cila shfaqet perhere ne ekran. Duke levizur mausin leviz edhe
shigjeta, dhe duke perdorur butonin e majte te mausit(klik) zgjedhim objektin mbi te
cilin ndodhet dhe duke e shtypur dy here aktivizohet. Kur shtypim start mund te
mbyllim kompjuterin me zgjedhjen e shut down dhe te nderrojme perforuesin me ane
te log off.
Tryeza e punes permban objekte te rendesishme me te cilat duhet te njihemi ne
menyre qe te realizojme projektet tona. Ne anen e majte ndodhen disa figura te vogla
qe quhen ikona (icons) te cilat na ndihmojne te lokalizojme me lehtesi arkiva te
ndryshme apo projekte te depozituara ne memorje.
Ne pjesen e poshtme te ekranit shohim nje shufer e cila luan rolin e nje qendre
kontrolli te aktiviteteve qe kryen . per kete arsye e quajme shufra e aktiviteteve apo
shiriti i aktiviteteve(task bar) . Ne anen e majte te shufres se aktiviteteve ndodhet
butoni Start , e cila na orienton me lehtesi ne kompjuter. Ne te djeathte ndodhet nje
zone e quatur Systray ne te cilen shfaqen informacione te rendesishme si psh data dhe
ora, gjithashtu ceshe disa programe qe instalohen vendosin ikonat e tyre per ti hapur
sa me shpejt. Ne qender te shufres se aktiviteteve shfaqen butona te ndryshme te cilat
perfaqesone programet te cilat jane te hapura ne ate moment. Duke i shtypur shfaqet
ose zhduket ne ekran programi perkates. Po aty ndodhet edhe butoni i gjuhes qe
perdorim nepermjet testjeres .
Kur shtypi butonin Start hapet nje menu me disa perzgjedhje (opsione) ku nga me te
rendesishmit eshte ai i programeve ne te cilin ndodhen te gjitha programet e instaluara
ne kompjuter. Duke i shtypur hapet programi perkates.

Dritaret (Windows)

Te gjitha programet kur hapen shfaqen me nje pamje te vecante te cilen e quajme
dritare. Do te mesojme se si ti manipulojme dritaret ne menyre qe te realizojme me
sukses projektet tona. Do te shohim nje dritare tipike te Windows dhe ato qe do te
permendim me poshte vlen per te gjitha llojet e dritareve.
Nga Destkop aktivizojme My computer. Sic e shohim shfaqet nje dritare e cila
perfaqeson ikonen e “My computer”. Duke u nisur nga lart poshte ,sic duket edhe ne
figure, ne fillim shohim nje shirit blu i cili quhet shiriti i titullit. Ne te paraqitet emri i
dritares per ta daluar nga te tjerat.

You might also like