Leksionet 3 Dhe 4

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 10

SHPËRNDARJA E BARNAVE

Shpërndarje quhet procesi i kalimit të barit nga gjaku në indet e organizmit. Pasi ka hyrë në gjak (në atë
nivel të qarkullimit që i korrespondon vendit të administrimit), bari shpërndahet në të gjithë gjakun
qarkullues. Kuptohet që për atë pjesë të kohës që bari ndodhet vetëm në gjak përqendrimi plazmatik i tij
është i lartë. Më pas, ky përqendrim fillon të ulet me shpejtësi, gjë që tregon se bari ka filluar të largohet
nga gjaku drejt lëngjeve ndërqelizore dhe qelizave (indeve) të organizmit, pra ka filluar të shpërndahet në
inde.

Kalimi i barit nga gjaku drejt indeve vihet në lëvizje nga gradienti i përqendrimit. Shpërndarja përfundon
kur përqendrimi plazmatik dhe përqendrimi në lëngun intersticial dhe brendaqelizor bëhen të barabartë.

Shpërndarja është një proces që nuk kryhet me të njëjtën shpejtësi në të gjithë indet e organizmit. Ajo
ndodh më shpejt tek indet e vaskularizuara mirë (zemra, mëlçia, truri, veshkat) dhe më vonë në indet më
pak të vaskularizuara, që marrin një fraksion të vogël të debitit kardiak, si muskujt, lëkura, indi adipoz.
Gjatë dhe kryesisht pas shpërndarjes ndodh edhe një rishpërndarje e barit, që nënkupton kalimin e tij
nga indet ku ai ndodhet në përqendrime të larta (inde të vaskularizuara mirë) drejt atyre me përqendrime
më të ulëta (më pak të vaskularizuara).
Barnat mund të akumulohen në inde të caktuara në përqendrime më të larta se ato të pritshme nga procesi
i ekuilibrit të difuzionit si pasojë e gradientit të pH, duke u lidhur me përbërës intraqelizorë ose duke u
shpërndarë në përbërësit yndyrorë. Indi, apo organi në të cilin akumulohet bari mund të shërben si
rezervuar indor, i cili zgjat efektin e barit në të njëjtin ind ose në inde apo organe të tjera, në të cilat arrin
nëpërmjet qarkullimit. Një shembull i fenomenit të rishpërndarjes që ka vlerë praktike është tiopentali. Ky
është anestetik intravenoz, që vepron shumë shpejt pasi ka tretshmëri shumë të lartë në yndyra. Meqenëse
fluksi i gjakut në tru është shumë i lartë bari arrin përqendrimin maksimal në SNQ dhe brenda 1 minute
pas fillimit të injektimit intravenoz fillon procesi i narkozës. Pas mbarimit të injektimit të barit
përqendrimet plazmatike të tij bien ndërkohë që tiopentali rishpërndahet në inde të tjera. Kështu, fillimi i
anestezisë është shumë i shpejtë, por po aq i shpejtë është dhe mbarimi i këtij efekti për shkak të
rishpërndarjes. Të dyja këto lidhen drejtpërdrejt me përqendrimin e barit në SNQ. Anestezia e dozës së
parë zgjat 10-15 minuta. Nëse procedura kirurgjikale nuk ka mbaruar dhe duhet të përsërisin injektimin
doza e dytë do ta fillojë efektin shumë shpejt por zgjimi i të sëmurit nuk do të ndodhi pas 15 minutash
pasi bari është akumuluar në indin dhjamor dhe në muskujt, që kanë të depozituar sasi të mëdha të tij. Në
këtë mënyrë këto inde (depo) do të shkaktojnë që ky bar me kohë veprimi të shkurtër në rastin e dozës së
dytë të tregojë veprim afatgjatë. Kjo ndodh kur rezervuarët indore janë të mbushur dhe përfundimi i
efektit të dozës së përsëritur do të varet tashmë krejtësisht nga ritmet e biotransformimit dhe të
ekskretimit të tij.
Shpërndarja e barnave në organizëm ndikohet nga tretshmëria e tyre në yndyra. Një bar që tretet keq në
yndyra zakonisht shpërndahet vetëm në lëngun ndërqelizor (vëllimi i këtij sektori është 14-15 litra),
ndërsa barnat e tretshëm në yndyra përveçse në lëngun intersticial, shpërndahen edhe në atë
brendaqelizor. Në mënyrë tipike, në varësi të shpërndarjes, dallojmë tre grupe barnash:
1. Barnat që mbeten kryesisht në shtratin vaskular (plazmë) sepse kanë molekulë të madhe (heparina,
manitoli) ose janë shumë të lidhur me proteinat plazmatike (warfarina, fenilbutazoni).
2. Barnat që dalin jashtë shtratit vaskular por, që mbeten në lëngjet jashtëqelizore, sepse për shkak të
mungesës së tretshmërisë në yndyra nuk futen dot në qeliza (aminoglukozidët).
3. Barnat që, veçse në lëngjet jashtëqelizore, hyjnë në qeliza, ku mund të arrijnë përqendrime të
konsiderueshme në qoftë se lidhen me trigliceridet e indit adipoz ose në qoftë se kanë një afinitet të lartë
për proteinat indore (digoksina, morfina, propranololi, etj).

Shpërndarja është një proces intensiv që ndodh në nivelin e kapilarëve dhe zhvillohet në të gjithë
organizmin. Muret kapilarë, në përgjithësi, përmbajnë hapësira ndërqelizore me madhësi të tillë që lejojnë
kalimin e molekulave të barit të tretur në plazmë dhe nuk përbëjnë pengesë të rëndësishme për
shpërndarjen e barit.

Skema e farmakokinetikës së barit

Efektet
klinike
Forma e lidhur

Rruga, Receptor
Doza Plazma
mënyra
e dhënies Përqëndrim
i plazmatik Metabolim
Forma e lirë

Melçi, etj
t½ Eliminim
Rendi I
Metabolite Rendi II
Veshka, etj
Rendi III

Faktorët që kufizojnë shpërndarjen e barnave.

Lidhja me proteinat plazmatike


Shumë barna kur futen në gjak lidhen me proteinat plazmatike. Bari lidhet me proteinat plazmatike në
mënyrë të rikthyeshme dhe karakterizohet nga një fraksion që tregon përqindjen e sasisë së përgjithshme
të lidhur. Ky fraksion varet nga përqendrimi i barit në plazmë, nga afiniteti i tij për vendet lidhëse si edhe
nga numri i tyre. Ato me natyrë acide lidhen me albuminat e gjakut, ndërsa të tjerë, me natyrë bazike,
lidhen me alfa1 glukoproteinat acide të gjakut. Kompleksi bar-proteinë plazmatike nuk shpërndahet në
inde pasi molekula e proteinës me të cilën është i lidhur, është tepër e madhe për të dalë nga shtrati
kapilar. Për këtë arsye, është vetëm fraksioni i lirë i barit ai që mund të lërë gjakun dhe të shpërndahet në
inde dhe të veprojë në receptorë. Pra, vetëm fraksioni i lirë është përgjegjës për efektin farmakologjik,
biotransformimin dhe ekskretimin e barit.
Barrierat anatomike
E vetmja barrierë e vërtetë anatomike që kufizon shpërndarjen e shumë barnave është barriera
hematoencefalike. Kjo ndodh për shkak se kapilaret e SNQ i kanë qelizat endoteliale shumë të ngjeshura
me njëra-tjetrën dhe nuk lejojnë kalimin e molekulës së barit me rrugë paracelulare. Megjithatë, barriera
hematoencefalike kalohet nga barnat e tretshëm në yndyra dhe/ose të padisocijuar, të cilët kalojnë nga
gjaku në indin trunor direkt, duke kaluar tejpërtej qelizat endoteliale (me rrugë transcelulare).
Placenta, me përjashtime të pakta, nuk është barrierë dhe fetusi bie në kontakt me shumicën e barnave që
përdor nëna, sidomos me ata që janë të tretshëm në yndyra dhe pak të disocijuar.

Depot indore
Depo indorë quhen të gjithë ato inde që përmbajnë struktura ose komponentë me afinitet kimik të caktuar
për barin e dhënë. Këto komponentë indorë përngjasojnë me receptorët farmakologjikë sepse kanë vetinë
për tu lidhur me barin (zakonisht në mënyrë të rikthyeshme), por ndryshojnë prej tyre sepse lidhja e barit
me to nuk shkakton asnjë efekt farmakologjik.
Proteinat plazmatike janë rezervuarët e lëvizshëm” të shumicës së barnave. Çdo bar lidhet me proteinat
plazmatike në një përqindje të caktuar, tipike për të, nga zero deri në njëqind (por jo njëqind).
Proteinat plazmatike janë niveli i zakonshëm i bashkëveprimit midis dy barnave apo midis barit dhe
substancave endogjene. Si rregull, dhënia e njëkohshme e dy barnave që konkurrojnë për të njëjtat "vende
lidhëse" të proteinave plazmatike bën që përqendrimi i fraksionit të lirë (palidhur) të barit me afinitet më
të vogël të jetë më i madh se sa në rastin kur ai jepet i vetëm, megjithëse sasia e përgjithshme e tij në
organizëm nuk ndryshon.
Proteinat, fosfolipidet dhe nukleoproteinat e qelizave muskulore ose të indeve të tjera, për disa barna
shërbejnë, si depo me kapacitet të madh.
Indi dhjamor shërben si depo për barna që treten mirë në yndyra. Kjo duhet mbajtur mirë parasysh sepse
ky ind përbën nga 10% (tek kahektikët) deri në 50% (tek obezët) të peshës trupore.
Indi kockor shërben si depo për tetraciklinën, metalet e rënda si dhe antidotët e metaleve divalentë.
Ekzistenca e depove indorë me kapacitet të madh dhe që mbushen shpejt kërkon që fillimisht bari të jepet
me sasi të mëdha dhe për një kohë të shkurtër deri sa të bëhet ngopja e tyre. Doza e dhënë për këtë qëllim
quhet "doza e ngopjes".
Prania e depove indore për një bar zgjat kohën e qëndrimin të tij në organizëm dhe, për pasojë, zgjat
kohën e efektit farmakologjik dhe rrit mundësinë për efekte toksike.

Tab. 7 Vëllime fizike (reale) ku mund të shpërndahet bari

Uji total në organizëm 0.6 L/kg


Uji jashtëqelizor 0.2 L/kg
Gjaku 0.08 L/kg
Plazma 0.04 L/kg
Yndyra 0.2–0.35 L/kg

Karakterizimi i shpërndarjes
Vetë shpërndarja është një proces pasiv, me kinetikë rendit të parë, që kryhet në një kohë të caktuar.
Megjithatë, në praktikë më tepër interes paraqet gjerësia apo shtrirja e këtij procesi. Kjo matet nëpërmjet
"vëllimit të shpërndarjes" i cili është një vëllim teorik. Vëllimit të shpërndarjes tregon vëllimin e
nevojshëm që duhet për të përfshirë gjithë sasinë e barit që ndodhet në organizëm me kusht që
përqendrimi i barit në këtë vëllim teorik të jetë sa përqendrimi plazmatik. Vëllimi i shpërndarjes korrelon
sasinë e barit që ndodhet në organizëm përkundrejt përqendrimit të tij në gjak apo plazmë(Cp):
Sasia e barit në organizëm
Vsh =
C

Barnat që treten keq në yndyra kanë një vëllim shpërndarje më të vogël se sa ato që janë të tretshëm në
yndyra. Sa më tepër shpërndahet një bar aq më i madh është vëllimi i tij i shpërndarjes.
BIOTRANSFORMIMI I BARNAVE

Biotransformimi apo transformimi kimik i barit nga sistemet enzimatike të organizmit është pjesë e
mekanizmave mbrojtëse ndaj substancave të huaja. Këto mekanizma lindën dhe u zhvilluan si nevojë e
organizmit për të eliminuar substanca tepër të tretshme në yndyra si flavonet, terpenet, steroidët dhe
alkaloidët, që merreshin nëpërmjet ushqimeve. Barnat tepër të tretshme në yndyra përthithen dhe
shpërndahen shumë mirë, por ekskretohen me shumë vështirësi nga veshka për faktin se molekulat e barit
që dalin në urinën primare nëpërmjet filtrimit glomerular ripërthithen pothuajse të gjitha nga lumeni i
tubulave renale në gjak falë tretshmërisë në yndyra dhe gradientit të përqendrimit lumen tubular–gjak që
krijohet nga ripërthithja e ujit. Në këto kushte, biotransformimi mundëson pakësimin e tretshmërisë në
yndyra të barnave pas hyrjes së tyre në organizëm.

Sistemet enzimatike përgjegjëse për biotransformimin e shumicës së barnave janë të lokalizuar në


retikulin endoplazmatik të lëmuar të hepatociteve (heparit), por enzima biotransformuese për barnat,
ndonëse në sasi më të vogël, gjenden edhe në inde të tjera si veshka, mushkëri, epitel gastrointestinal.
Disa barna mund të biotransformohen edhe nga enzimat plazmatike.
Jo të gjithë barnat i nënshtrohen biotransformimit. Barnat që biotransformohen kanë aftësi të futen në
hepatocit dhe sillen si substrat për sistemet enzimatike biotransformuese.

Reaksionet kimike nëpërmjet të cilave realizohet biotransformimi i barnave klasifikohen në reaksione të


fazës së parë dhe në reaksione të fazës së dytë.
Nga pikëpamja farmakologjike metaboliti zakonisht është më pak aktiv se sa molekula origjinale ose nuk
ka fare efekt farmakologjik. Për pak barna molekula bazë nuk ka ose ka efekt të pakët dhe metaboliti i
rendit të parë që lind nga biotransformimi zotëron efektin farmakologjik. (p.sh. levodopa, enalapril).

Reaksionet e fazës së parë

Reaksionet e fazës së parë e transformojnë barin në një metabolit më pak të tretshëm në yndyrna dhe/ose
më tepër polar se sa molekula origjinale nëpërmjet reaksioneve të oksidimit, reduktimit dhe hidrolizës.

Oksidimi
Oksidimi ndodh kryesisht nga monooksigjenazat e retikulit të lëmuar endoplazmatik të heparit. Në
vetvete, oksidimi konsiston në futjen e një atomi oksigjen në molekulën e barit, e cila në këtë mënyrë
bëhet kimikisht paqëndrueshme dhe zbërthehet në metabolitë përfundimtar. Produkte ndërmjetëse të
këtyre reaksioneve në disa raste janë tepër aktive nga pikëpamja kimike.
Për realizimin e oksidimit është e nevojshme që molekula e oksigjenit atmosferik (O2) të ndahet në dy
atomet përbërës, nga të cilët njëri futet në molekulën e barit ndërsa tjetri bashkohet me dy jone hidrogjen
dhe dy elektrone për të formuar ujë (H2O).
Sistemi që bën të mundur sigurimin e elektroneve dhe joneve hidrogjen (sistemi donor) përbëhet nga një
flavoproteinë (citokrom P450 reduktaza) dhe nikotinamid adenozinë dinokleotid fosfati (NADPH).
Ndarja e oksigjenit molekular në dy atome ndodh pasi ky i fundit lidhet me enzimën kryesore të gjithë
sistemit, citokromin P450 (CYP), e cila përvec oksigjenit lidhet edhe me molekulën e barit. Citokromi
P450 bën të mundur inkorporimin e atomit të oksigjenit në molekulën e barit (shih skemën e mëposhtme).

Reduktimi
Reaksionet e reduktimit kryhen me ndihmën e një grupi enzimash të lokalizuara në retikulin
endoplazmatik dhe citosolin e hepatociteve dhe indeve të tjera. Reduktimi konsiston në futjen e atomeve
hidrogjen në molekulën e barit e cila shpesh bëhet e paqëndrueshme dhe zbërthehet në metabolitët
përfundimtar.

Fig. 6 Reaksionet e oksidimit

Bar O2 H+ e–

CYP

Metabolit H2O

Hidroliza
Hidroliza është një tjetër reaksion i shpeshtë që konsiston në futjen e një molekule uji në molekulën e
barit, proces ky që prish ekuilibrin e brendshëm të molekulës së këtij të fundit dhe që ka si rezultat
përfundimtar zbërthimin e saj. Hidroliza e lidhjeve estere bëhet kryesisht nga esterazat jo specifike të
heparit, plazmës dhe trakti GI, ndërsa hidroliza e lidhjeve amide bëhet nga esterazat e heparit.
Barnat polipeptidikë hidrolizohen nga protezat dhe peptidazat.

Reaksionet e fazës së dytë

Këto reaksione njihen edhe si reaksionet e konjugimit apo të sintezës pasi mundësojnë bashkimin e
molekulës së barit ose të metabolitit të tij me një molekulë tjetër endogjene, që zakonisht mund të jetë
grup glukuronik, acetat, sulfat ose aminoacid.

Glukurokonjugimi
Ndodh kryesisht në hepar (por edhe në veshka dhe në inde të tjera) me ndërmjetësinë e enzimës
glukuroniltransferazë e cila shfrytëzon si burim të grupeve glukuronil UDP-glukuronatin. Glukuronimit i
nënshtrohen kryesisht barnat që kanë në molekulën e tyre grupe fenil, alkol ose karboksil, dhe në
përgjithësi metaboliti i krijuar nuk është aktiv nga pikëpamja farmakologjike. Metabolitet e glukuronuar
ekskretohen me lehtësi nga veshka dhe hepari (me bile) sepse janë molekulare tepër polare.

Konjugimi me një aminoacid


Konjugimi me një aminoacid, zakonisht glicinë është tipik për acidet aromatike karboksile.

Sulfatimi
Grupi sulfat zakonisht i konjugohet komponimeve fenolike.
Acetilimi
Kryhet me ndërmjetësinë e enzimës N-acetiltransferazë e cila shfrytëzon si burim të grupeve acetil acetil
CoA. Acetilimi është tipik për aminat primare dhe hidrazinat,

Faktorët që ndryshojnë ritmin e biotransformimit të barnave

Faktorët gjenetikë
Faktorët gjenetikë janë përgjegjës për variacionin që ekziston në ritmin e metabolizmit të barnave midis
individëve, sidomos në lidhje me reaksionet e oksidimit dhe konjugimit.

Faktorët e jashtëm
Faktorët e jashtëm, sidomos marrja e njëkohshme e disa barnave, është një faktor kryesor që ndikon në
variacionin e ritmit të biotransformimit që vihet re tek individët.
Citokromi P450 është veçanërisht i ndjeshëm ndaj barnave.
Substancat që shtojnë aktivitetin enzimatik të tij njihen me emrin nxitës ose induktorë enzimatikë dhe
ndahen në dy grupe :
 grupi i fenobarbitalit që nxit vetëm citokromin P450 në nivelin hepatik dhe intestinal
 grupi i hidrokarbureve aromatike që nxit citokromet P450 të të gjtha indeve
Substancat që pakësojnë aktivitetin enzimatik të citokromit P450 (alkoli etilik, cimetidina) njihen me
emrin frenues ose inhibitorë enzimatikë.
Përdorimi i njëkohshëm i dy barnave, nga të cilët njëri është induktues i enzimave, mund të shtojë ritmet e
biotransformimit dhe të shkurtojë kohën e veprimit të barit që merret njëkohësisht me të. Për të ruajtur të
njëjtin efekt farmakologjik të këtij bari nevojitet rritja e dozave të tij. E kundërta do të ndodhë nëse jepen
njëkohësisht dy barna njëri prej të cilëve është frenues enzimatik.
Përdorimi i hipericum perforatum(lule basani) nxit një grup citokromesh dhe frenon një tjetër ndërsa
lengu i “grape frutit” ncit citokromin P 450.

Sëmundjet hepatike
Sëmundjet, të cilat dëmtojnë funksionin e parenkimës hepatike apo çrregullojnë qarkullimin hepatik të
gjakut (përfshi edhe barnat e mundshme që pakësojnë fluksin hepatik) kanë ndikim të drejtpërdrejtë në
aftësinë metaboluese të heparit.

Karakteristikat e metabolizmit të barnave tek moshat e ndryshme

Fetusi dhe të porsalindurit


Në këtë grupmoshë aktiviteti enzimatik biotransformues i heparit është i pakët. Sidoqoftë, aftësia
oksiduese e heparit rikoperohet brenda pak muajve (2-5) ndërkohë që rikuperimi i aftësive konjuguese
deri në vlerat e të rriturit arrihet më vonë.

Fëmijët
Fëmijët, veçanërisht për disa barna, kanë aktivitet biotransformues më të madh se i rrituri.

Të moshuarit
Moshat e vjetra kanë si karakteristikë variacionin më të theksuar ndërindividual (në lidhje me
biotransformimin e barnave) se sa çdo grup moshe tjetër.

Për shumë barna sistemet enzimatike biotransformuese të heparit janë praktikisht të pa saturueshme. Në
këto raste, fluksi hepatik i gjakut është faktor kryesor që përcakton sasinë e barit që do ti nënshtrohet
biotransformimit.
EKSKRTIMI (ELIMINIMI) I BARNAVE

Barnat nuk qëndrojnë për gjithë jetën në organizëm, pasi organizmi zotëron mjetet për eliminimin e tyre.
Eliminimi është procesi farmakokinetik që pakëson në mënyrë të parikthyeshme përqendrimin dhe sasinë
e barit në organizëm dhe pasqyrohet me mbarimin e efektit farmakologjik.

Fig. 5 Proceset famakokinetike sipas mbizotërimit të tyre

P = Përthithja, SH = shpërndarja, E = eliminimi

Bari, si molekulë me veprim biologjik, mund të eliminohet ose duke e flakur jashtë organizmit
(ekskretimi) ose duke i ndryshuar strukturën kimike (biotransformimi) dhe pas kësaj ndodh eliminimi.

Të gjithë organet ekskretore, me përjashtim të pulmoneve, eliminojnë më lehtë dhe më shpejt molekulat
polare dhe pak të tretëshme në yndyrna se sa ato jo polare dhe shumë të tretëshme në yndyrna.

Për të karakterizuar shpejtësinë dhe shkallën e eliminimit të barnave zakonisht përdoret gjysmëjeta
plazmatike e eliminimit dhe klirensi sistemik i barit.

Klirensi tregon vëllimin e plazmës që pastrohet nga bari në njësinë e kohës nga një organ i caktuar.
Klirensi hepatik tregon sasinë e plazmës që pastrohet nga bari nën efektin e biotransformimit hepatik në
njësinë e kohës (ml/min). Klirensit renal nënkupton vëllimin e plazmës që pastron veshka nga bari në
njësinë e kohës (ml/min). Klirensi total ose sistemik llogaritet si shumë e klirensave të çdo organi
metabolues/ekskretor, për barin e caktuar.

Studimi i kinetikës së eliminimit të barnave ka treguar se shumica e tyre eliminohen sipas një procesi të
"rendit të parë". Kjo nënkupton që fraksioni i sasisë së barit që eliminohet gjatë një kohe të caktuar është
konstant. Kur si fraksion të eliminuar marrim vlerën 50% atëherë koha e nevojshme për eliminimin e 50%
të sasisë së barit që ndodhet në organizëm quhet gjysmëjetë plazamtike e eliminimit (T1/2). Gjysmëjeta
plazmatike e një bari tregon kohën që i duhet organizmit për të përgjysmuar përqendrimin (sasinë) e këtij
barit. Bari quhet praktikisht i eliminuar kur nga marrja e fundit kanë kaluar 4–5 gjysmëjeta plazmatike.
Gjysmëjeta plazmatike është faktori kryesor që përcakton intervalin midis dy administrimeve të
njëpasnjëshme të një bari. Çdo bar ka gjysmëjetën e tij plazmatike.

Kuptohet që ndërmjet klirensit dhe gjysmëjetës së eliminimit të një bari ka lidhje të dukshme. Klirensi
dhe gjysmëjeta e eliminimit janë karakteristike për një bar, por nuk varet nga përqendrimi i tij. Ato varen
vetëm nga gjendja funksionale e organeve apo sistemeve eliminatore të pacientit.
Ekskretimi me veshka
Veshka është organi kryesor ekskretor për barnat dhe metabolitet e tyre. Sasia e barit / metabolitit që
eliminohet varet nga ndërveprimi i tre proceseve renale: filtrimit glomerular, sekretimit tubular dhe
ripërthithjes tubulare pasive.
Sasia e barit që filtrohet në tubulin proksimal (urinën primare) varet nga përqendrimi i barit në plazmë
dhe nga ritmi i filtrimit glumerular. Vetëm fraksioni i lirë i barit mund të filtrohet. Sasisë së filtruar mund
t’i shtohet një sasi tjetër bari që kalon në tubula nëpërmjet sekretimit aktiv tubular, në rast se bari ka
afinitet për këto sisteme transporti. Barnat organike me natyrë acide (p.sh. penicilina) mund të sekretohen
në mënyrë aktive nga sistemi sekretues për acidet endogjene (acidin urik), ndërsa barnat organike me
natyrë bazike (p.sh tetraetilamoni) sekretohen nga sistemi sekretues për bazat endogjene
(kolinë,histaminë). Sekretimi tubular aktiv i barit nuk varet nga lidhja me proteinat plazmatike
Fati i një molekule të barit apo metabolitit të tij që ka hyrë në tubulin renal me një nga mekanizmat e
mësipërme është ripërthithja në gjak ose ekskretimi. Ripërthithja e barnave mund të ndodhë sepse si
pasojë e përthithjes së Na dhe ujit nga tubulat përqendrimi i barit në lumen rritet dhe e kalon atë të
plazmës (gradient përqendrimi me drejtim nga lumeni tubular në gjak). Nëse bari përthithet ose jo varet
nga vetitë fiziko-kimike të tij, tretshmëria në yndyrna dhe shkalla e jonizimit në pH e urinës. pH urinar
acid favorizon ripërthithjen e barnave acide të dobët dhe ekskretimin e atyre bazik të dobët, ndërsa pH
bazik favorizon përthithjen e barnave bazike të dobëta dhe ekskretimin e atyre acide të dobët. Kjo dukuri
përbën bazën e përdorimit të procedurave alkalinizuese ose acidifikuese të urinës si mjet për të shpejtuar
eliminimin e barnave të ndryshme gjatë intoksikimeve me to.

Ekskretimi i barnave gjatë insuficiencës renale


Insuficienca renale është një sindromë që shkaktohet nga shumë sëmundje dhe që karakterizohet nga një
pakësim progresiv i nefroneve. Fillimisht dëmtohet funksioni glomerular. Pakësimi i filtrimit glomerular
pakëson sasinë e ekskretuar, sidomos për barnat që nuk sekretohen p.sh. aminozidikët. Me përparimin e
sëmundjes dëmtohen edhe funksionet tubulare, përfshirë edhe aftësinë për sekretimin aktiv të barnave.
Insuficienca renale shkakton akumulimin e barit në organizëm, rritjen e përqendrimit plazmatik të tij dhe
shfaqjen e toksicitetit.

Ekskretimi me rrugë biliare dhe fece


Bari që gjendet në feçe mund ta ketë origjinën ose nga pjesa e papërthithur e barit të marrë nga goja ose
nga bari apo metaboliti që ekskretohet me bile dhe që nuk ripërthithet nga zorra.
Shumë metabolite ekskretohen nga hepatociti në bile nëpërmjet sistemeve transportuese për substancat
endogjene:
- sistemi për anionet organike, i cili sekreton edhe glukuronidet
- sistemi për kationet organike
- sistemi për steroidët dhe substancat e ngjashme
Megjithëse hepari ekskreton sasi të mëdha të barit në formën e metabolitit të konjuguar, kjo rrugë nuk
është shumë e efektshme sepse metaboliti i konjuguar në intestin hidrolizohet duke formuar përsëri barin,
i cili pastaj ripërthithet (cikli enterohepatik).

Ekskretimi me pështymë
Ekskretimi me pështymë paraqet rëndësi praktike vetëm për matjen e përqendrimit të atyre barnave të
cilët kanë përqendrime të ngjashme midis plazmës dhe pështymës.

Ekskretimi me qumësht
Ekskretimi me qumësht është i parëndësishëm për nënën, por shumë i rëndësishëm për fëmijën që merr
gjirin e saj, pasi në qumësht barnat e pajonizuara dhe tepër të tretshëm në yndyra arrijnë përqendrime të
ngjashme me ato të plazmës.

Ekskretimi me pulmone
Ka rëndësi për eliminimin e anestetikëve të përgjithshëm të gaztë.

You might also like