Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Masazhi suedez hyn tek masazhet e forta .

I pershtatshem per clirimin e tensioneve dhe kontraktimeve


muskulare. Rrit presionin e gjakut, normalizon tensionin dhe te cliron nga dhimbjet . Persioni qe ushtrohet
per clirimin e kontraktimeve eshte i forte. Masazh ritmik i cili kombinohet dhe me levizjet e artikulacioneve

Eshte delikat per pjesen e muskujve dhe ushtrohet presion i forte ne pikat qe clirojne artikulacionin (trigger
point) Eshte shume i rekomandueshem per qafen , cervikalen dhe artikulacionin e shpatulles. Masazhi
shoqerohet me ushtrime te vazhdueshme te frymemarrjes dhe zgjatimin e muskujve.

Masazhi Limfodrenazh -Masazh i cili trajton trupin tuaj me delikatese dhe butesi. Ndihmon rritjen e
qarkullimit te lengjeve limfatike ne trupin tuaj . Limfa qarkullon ne trajte te lengshme neper kanalin e
posacem te sistemit limfatik. Kushte te ndryshme shendetesore mund te bejne qe ky leng te ngurtesohet.
Nepermjet ketij masazhi i cili perqendrohet ne zonat specifike te limfes , mund te trajtoni lodhjet kronike
dhe fibromialgia

Eshte me prekje te ngadalta nga shputat tek gishtat , fillon nga pjesa poshte e kycit te kembes dhe vazhdon
ne pjesen e siperme. Masazhi perqendrohet me shume e ne pjesen e nyjeve limfatike (rreze kofsheve, fundi
i barkut, pjesa e vitheve , sqetulla dhe qafa. Presioni eshte i ulet , i ngadalte dhe pershkron gjithe lekuren ne
menyre qe te rritet levizja e limfes. Kjo levizje ben te mundur qe te shkarkohen te gjitha toksinat dhe stresi
nga trupi juaj. Qarkullimi i gjakut permiresohet dhe sistemi limfatik riperterihet duke ju rikthyer energjine e
meparshme.

Masazhi relax – Masazh qe fokusohet ne relaximin dhe ne riperteritjen e trupit nga stresi i perditshem .
Eshte i ngadalte, ritmik dhe qeteson muskujt. Presioni qe ushtrohet eshte i ulet dhe pershkron gjithe trupin.

Permireson qarkullimin e gjakut , lekuren dhe tensionin muscular. Nese behet ne baza te rregullta ,
permireson crregullimet gastrointenstinale (mobilitetin e zorreve), normalizon stresin dhe permireson
sistemin imunitar.

Masazhi sportiv - Masazhi sportiv eshte projektuar per te korrigjuar disbalancimin ne indet e buta te cilat
shkaktohen nga aktiviteti fizik i forte i zhvilluar ne baza te rregullta ose trauma te muskujve. Ky masazh
eshte i pershtatshem per personat qe ushtrojne aktivitet fizik te forte dhe te rregullt. Mund te behet pas
stervitjes dhe ndihmon qe muskujt te relaksohen . Nepermjet ketij masazhi mund te parandaloni demtimet
e indeve te buta si rezultat I aktivitetit fizik dhe te permiresoni fleksibilitetin. Permireson levizjet e
artikulacioneve gjate levizjeve, cliron tensionin muscular, ul spazmat e muskujve dhe permireson tensionin
nervor.

Masazhi me Gure Himalaje – Guret kripore te himalajve permbajne 84 gjurme mineralesh te cilat jane
shume te nevojshme per trupin tuaj. Masazhi me keto lloj guresh ndihmon ne absorbimin dhe zevendesimin
e mineraleve te cilat humbasin gjate kohes nga trupi. Ndihmojne ne balancimin e joneve negative dhe
positive duke reduktuar inflamacionin dhe lehtesimin e dhimbjeve. Kripa e himalajeve ka veti
detoksifikuese , kuruese , ushqyese dhe qetesuese per lekuren dhe muskujt. Eshte nje masazh terapeutik
dhe perqendrohet ne zonat e vecanta ku ndodhet tensioni me i madh (trigger point). Guret relaksojne
tensionin dhe lejojne qe energjia te shperndahet natyrshem dhe sa me bute ne trup. Pikat ne te cilat
perqendrohet vendosja e gureve jane shtylla kurrizore, artikulationet dhe pellembet e duarve. Grutet
balancojne energjine trupore dhe nervore me nje frekuence natyrale. Rekomandohet edhe per personat qe
kane probleme me artritin dhe qetesimin e sistemit respirator (ftohje dhe acarim te rrugeve te
frymemarrjes)

You might also like