TEMA4

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 11

TEMA:Hekuri,element me vlera historike, industriale dhe

shëndetësore.

LENDA:KIMI
KLASA:XD
PUNOI:STELINA TIROLLARI
PRANOI:MESUESE ALMA
BURIMAT:INTERNETI
CESHTJET KRYESORE:

Hekuri një element


Hekuri një
kimik me vlera
element kimik i
historike.
tabelës se sistemit
periodik

Hekuri një element


kimik me ndikim
shëndetësor.

Hekuri një
element kimik me
rëndësi
industriale.

Çfarë është hekuri?


Hekuri është një element kimik me simbolin Fe dhe numër atomik 26. Është një metal
në serinë e parë të tranzicionit. Ajo është me masë elementi më i zakonshëm në tokë,
duke formuar shumë nga thelbin e jashtme dhe të brendshme të Tokës.

Hekuri është element kimik. Në trupin e njeriut ai merr pjesë me 0,008 % të masës, dhe
gjendet kryesisht në gjak. Sasia e hekurit në gjakun e njeriut do të mjaftonte për një
gozhdë. Kjo sasi kur lidhet me oksigjenin merr ngjyrë të kuqe, kjo është arsyeja që
gjaku i njeriut të ketë këtë ngjyrë, të përafërt me ngjyrën e ndryshkut (tek hekuri në
natyrë).

Hekuri është një metal me shkëlqim të argjendtë dhe shpejt korrodohet sepse reagon
ndaj oksigjenit. Përdoret në formë të legurave si çelik kur kombinohet me karbonin por
mund të kombinohet me kromin, manganin etj. Ka gjendje agregate te ngurte,ka ngjyre
hiri,dhe dendësia e tij eshte 7.874.

Hekuri i pastërt ka karakteristika mekanike të dobëta dhe kosto të lartë prodhimi. Në


teknikë e në ndërtim përdoren aliazhet e shumta të hekurit. Rëndësi të madhe kanë
aliazhet hekur-karbon, në radhë të parë giza dhe çeliku, të cilat janë aliazhet më të
rëndësishme në industri...

 Symbol: Fe
 Masë atomike: 55,845 u ± 0,002 u
 Elektron konfiguracion: [Ar] 3d64s2
 Numri atomik: 26
 Pika e shkrirjes: 1,538 ° C
 Pika e vlimit: 2862 ° C
 Elektrone për skeletit: 2, 8, 14, 2

Ndikim Negativ Ndikim Pozitiv


HEKURI NJË ELEMENT
KIMIK
ME NDIKIM NË MJEDIS
Kryen shumë funksione duke qenë se është i nevojshëm nga të gjitha industritë dhe
metalurgjitë .Gjithashtu hekuri është një element natyror e kjo i shton përparësitë . Le te
themi që hekuri është një ndër metalet më frytdhënës te momentit me vlera natyrore të
mëdha.

Mbetjet industriale janë shumë të rrezikshme. Ato janë të llojeve të ndryshme, të ngurta
dhe të lëngëta. Ndërmjet tyre mund të përmendim depozitimet në afërsi të minierave të
kromit, të bakrit dhe të hekur-nikelit, në afërsi të minierave të plumbit dhe të zinkut, të
qymyrit, të gurit, mbetjet e industrisë së metalurgjisë, të termocentraleve etj.Sidomos
mbetjet industriale të hekurit janë shumë të dëmshme në natyrë dhe jo vetëm por edhe
tek njerëzimi.
Në qytetin verior egjiptian të Gerzehut në vitin 1911, arkeologët gjetën një varr që
përmbante nëntë rruaza, të cilat duket të jenë prej hekuri. Problemi i vetëm është se ato
i përkasin 2.000 viteve para se sa Egjipti të kishte aftësinë të shkrinte hekurin.

Që atëherë, historianët kanë dyshime se ku egjiptianët e lashtë gjetën hekurin, ose


mësuan ta krijojnë, kaq herët në histori. Në hieroglifet egjiptiane, “hekuri” fjalë për fjalë
përkthehet: “metali nga qielli”, gjë që krijon një ide mjaft të mirë mbi origjinën e tij.

Historiku i Hekurit

Hekuri, element me vlera historike


Për shkak se metali ishte i rrallë, ai ishte i lidhur kryesisht me pasuri dhe pushtet. Ai
është përdorur kryesisht për bizhuteri dhe zbukurime për mbretër, dhe jo për armë, siç
do të përdorej më vonë. Në vitin 1980, analizat kimike treguan nivelet e nikelit, një metal
i lidhur fort me meteorët, por nivelet ishin shumë të ulëta për të konfirmuar teorinë.

NGA KA ARDHUR HEKURI?


Kohët e fundit, megjithatë, testet kanë treguar në mënyrë përfundimtare se
hekuri me të vërtetë ka ardhur nga meteorët e rënë, gjë që shpjegon se pse
metali u shfaq mijëra vjet para se egjiptianët të mësonin ta përpunonin. Dhe kjo
gjë do të shpjegonte edhe misterin e kamës së Mbretit Tut.
Së bashku me një thikë të artë, një kamë misterioze e bërë me sa duket prej
hekurit, është gjetur pranë Mbretit Tut. Duke qenë se Mbreti Tut vdiq shumë kohë
para se të përpunohej hekuri, u hodh teoria se kama e tij ishte krijuar prej
meteorëve të rrëzuar në Tokë. Pas testimeve, u vërtetua më në fund edhe kjo
teori.
imazhe...
RËNDËSIA E HEKURIT NË SHQIPËRI

-Koha e Hekurit karakterizohet me stabilizim, që ka sjellë në zhvillim të tregtisë.

-Nga kjo periudhë datojnë edhe qypat e mëdhenj prej qeramike për drithëra të gjetura
afër fshatit Llërcë

-Nga historografia shqiptare epoka e hekurit në vendin tonë ndahet në tre faza zhvillimi:

-Në fazën e parë e saj bëhet kalimi nga Bronzi në hekur

-Konflikte sollën edhe ndërtimet e fortifikimeve te vendbanimeve, tëcilat ngriheshin në


vende të larta dhe strategjike,kjo përbën fazën e dytë.

-Në fazën e tretë të hekurit në periudhën e shek VII-V pk do të lindin fillesat e qyteteve
të ardhshme.

Rëndësia e hekurit në Shqipëri


Përdorimet e hekurit në industri
Hekuri është materiali me i përdorshëm ne industri. Ne furrnalta ai përpunohet dhe
shndërrohet ne materiale te ndryshme. Hekuri mund te kthehet ne çelik kështu qe i
përmirëson vetitë e tij. Rol të rëndësishëm zë hekuri në industri ,sepse me hekur dhe
çelik ndërtohen: makineritë, godina, kullat, urat etj. Hekuri i pastërt ka karakteristika
mekanike të dobëta dhe kosto të lartë prodhimi. Në teknikë e në ndërtim përdoren
aliazhet e shumta të hekurit. Rëndësi të madhe kanë aliazhet hekur-karbon, në radhë të
parë giza dhe çeliku, të cilat janë aliazhet më të rëndësishme në industri.

Hekuri, element me vlera industriale


Metale të tjera...Hekuri në shqipëri
HEKURI NË SHQIPËRI

Një pjesë e madhe e hekurit që hyn në vendin tonë importohet nga Ukrahina, po jo
vetëm hekuri për ndërtim, por edhe skrapi që përdoret për t`u përpunuar, ka të njëjtën
origjinë. Pikërisht kjo nuk përjashton faktin se hekuri mund të përmbaje lëndë
radioactive, si pasojë e ndotjes nga Termocentrali i Çernobilit, lëndë që janë shumë të
dëmshmë për shëndetin. Nfa ana tjetër, edhe vetë leghislacioni shqiptar nuk ka një ligj
të qartë, që përcaktojnë spektrin e të gjithë rrezatimeve. Çka do të thotë se ka vend për
mjaft abuzime, kryesisht lidhur me produktin e hekurit. Aktualisht , ligji që është në fuqëi
përcakton vetëm hapat që do ndiqen nga rrezet jonizuese. Pra, këtu përfshihen
kryesisht rrezatimet që vijnë si pasojë e përdorimit të aparaturave mjekësore, si grafi
apo edhe skopi. Por përvec ligjit, edhe ristrukturimi që I është bërë stafit të Tnstitutit të
Fizikës Bërthamore ka bërë që ky kontroll të jetë edhe më I kufizuar, pavarësisht punës
që po bëhet në mbajtjen nën kontroll të radioaktivitetit. Matjet që bëhen nga ky Institut
zgjasin nga 10 deri në 20 minuta dhe sipas tyre aparaturat janë shumë modern dhe
rezultet janë të sakta.
Rëndësia e hekurit në organizëm
Hekuri është pjesë mjaft e rëndësishme e ushqimit, pasi që merr pjesë në përbërjen e
hemoglobinës dhe ka rol në lidhjen dhe përcjelljen e oksigjenit nga mushkëritë në gjak.

Në indet dhe organet e njeriut, hekuri lidhet me proteina të ndryshme, siç janë
kromoproteinat, flavoproteinat dhe grupi i tretë ku bëjnë pjesë transferina dhe feritina.

Hekuri merr pjesë edhe në sintezën e ADN-së, në metabolizmin e katekolaminave dhe


shërben si përcjellës i elektroneve në mitokondrie.

Në organizmin e njerëzve të rritur gjenden prej 3 deri në 5 mg hekur. Pjesa më e madhe


gjendet në hemoglobinë dhe mioglobinë. Pjesa e tepërt e hekurit në organizëm gjendet
si rezervë në formë të feritinës dhe hemosiderinës në mëlçi, shpretkë dhe palcën
kockore.

Feritina ka mjaft role në organizëm: pengon grumbullimin e hekurit të lirë; ruan hekurin
për sintezën e hemoglobinës dhe ka rol në përthithjen e hekurit nga zorra. Feritina
është masë më e mirë për të matur edhe sasinë e hekurit në organizëm

Hekuri, element me vlera shëndetësore


BURIMET NATYRORE TË HEKURIT
Përmes ushqimit në organizëm futen rreth 10 deri në 30 miligramë hekur në ditë.
Burimet më të pasura të hekurit janë këto: mishi, mëlçia, vezët, mishi i pulës,
peshku, soja, tërshërë, kungull, bizelja, fiku, etj.
Personat e shëndoshë, pa simptoma të mungesës, absorbojnë nga 0.5 deri në 1
mg hekur, ose 5-10%. Tek personat të cilët kanë mungesë të hekurit në
orgazmën, absorbohet rreth 30% e hekurit nga ushqimi.
Burimet Natyrore të hekurit
MUNGESA E HEKURIT
Mungesa e hekurit në organizëm mund të jetë si pasojë e rritjes së shtuar të tij
(gjakderdhjet kronike, të vogla nga trakti tretës, ulcera, herniet, tumoret e traktit
digjestiv, gjakderdhjet menstruale), absorbimi i dobët, rritja e nevojave për hekur
(puberteti, shtatzënia) dhe mosmarrja e mjaftueshme me anë të ushqimit.
Shenjat tek njerëzit të cilët kanë mungesë të hekurit shfaqen ngadalë, mundimet
fillojnë gjatë ngarkesave, paraqitet mundim, plogështi, frymëmarrje e
vështirësuar, rrahje e zemrës, kokëdhembje, përtypje e vështirësuar. Në dukje të
parë vërehet një zverdhje e lëkurës dhe mukozës, flokët janë të thata, të
thyeshme dhe lehtë bien.
Po thuajse secili person që ka mungesë të hekurit, ka mungesë edhe të
vitaminës A, që mund ta përkeqësojë gjendjen anemike.
Mungesa e hekurit Shërimi
Shërimi nga pasojat e mungesës së hekurit qëndron në marrjen e preparateve perorale
të hekurit ose përmes injeksioneve. Në format e rënda duhet të bëhet edhe transfuzioni
i eritrociteve të koncentruara. Sigurisht, më i mirë është shërimi i shkaktarit të anemisë.

Marrja e tepërt

Preparatet e hekurit tek disa njerëz mund të shkaktojnë dhimbje në bark, mundime,
vjellje, diarre dhe kapsllëk. Efektet e padëshirueshme në traktin digjestiv mund të
zvogëlohen nëse pacienti në fillim të terapisë merr sasi më të vogla të hekurit.

Shërimi me sasi të vogla të hekurit duhet të zgjatë së paku 3 deri në 6 muaj. Arsyeja
është se duhet të mbushen edhe rezervat e hekurit në organizëm.
Tek personat shumë të ndjeshëm, preferohet marrja e preparateve që përmbajnë hekur
së bashku me ushqimin, ose pas ushqimit.

You might also like