Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 73

Hyrje ne teorine e

Edukimit ne Distance dhe


Mesimdhenies nepermjet Kompjuterit

1
1. Sfida dhe mundesi

1.1 Sfidat ne edukim

Edukimi duhet te vleresohet ne lidhjet e tij me zhvillimet mbareboterore ekonomike,


sociale dhe kulturore. Nuk ka dyshim qe ndryshimet me te medha ekonomike te ketyre
koheve kane ndodhur kryesisht per shkak te shtrirjes se madhe te teknologjive te reja ne
lidhje me informacionin. Ne ate qe quhet si shoqeri e bazuar ne njohjen, avantazhet
ekonomike do te rriten ne vendet ne te cilat popullsia fiton kompetenca ne kthimin e
informacionit ne njohuri e venien e tyre ne praktike ne pune dhe ne jeten e perditeshme.
Rendesia e njohurive si nje perberes thelbesor i ekonomise ka ndikuar ne rritjen e interesit te
qeverive ne zhvillimin e burimeve te njohurive njerezore.
Tendendenca ka qene evidente ne vendet ne zhvillim si dhe ne vendet e zhvilluara
pavaresisht se rrethanat, prioritetet dhe sfidat jane te ndryshme. Ne vendet ne zhvillim,
zhvillimi i burimeve te njohurive njerezore nuk shihet vetem si thelbesor per rritjen
ekonomike dhe konkurencen por gjithashtu edhe per nje impakt social largpames.
Burimet e vlefshme per zhvillimin e njohurive nuk jane te shperndara ne menyre te njejte.
Pavaresisht zhvillimeve ekonomike vitet e fundit ka ende pabarazi te patolerueshme ndermjet
e brenda shteteve. Pervec pamjaftueshmerise se mundesive, cilesisia e ulet dhe e pavend e
edukimit jane gjithashtu nje shqetesim i madh. Ndryshimet e menjehereshme ne krahun e
punes, papunesia dhe pasiguria kerkojne ndryshime te shpejta, te vazhdueshme pergjate
gjithe jetes.
Lidhur me shumice e ketyre problemeve eshte problemi financiar. Mungesa e burimeve
ne vendet ne zhvillim eshte e dukshme, dhe behet me akute ndersa tendencat demografike
bejne te rritet nevoja per te zgjeruar pergatitjen mesimore.
Ne keto kushte eshte jorealiste te presesh strukturat tradicionale te edukimit te sigurojne
baza te mjaftueshme per zhvillimin e njohurive. Nje vend ne zhvillim duhet te gjeje metoda te
reja qe do te permiresojne ne menyre te dukshme shkollimin e femijeve dhe sistemin e
edukimit. Metodat e reja kerkojne forma te reja organizimi, te cilat ne vazhdim kerkojne
rishikim te politikave te edukimit dhe trajnimit. Strategjite qe jane rekomanduar perfshijne
zgjerimin e bazes se burimit duke privatizuar disa funksione te edukimit, perdorimi i
donacioneve nga burime private dhe mbledhjen e pagesave nga perdoruesit dhe pjesemarresit.

2
Nje strategji tjeter fokusohet ne rritjen e efektivitetit brenda sistemit, politikat e se
ardhmes do te perfshijne reforma strukturore dhe kufizimin e shpenzimeve ne sektorin
publik. Keshtu qe eshte e rendesishme te shihen jo vetem teknologjite e reja por edhe
perqasjet alternative ne kerkim te rritjes se pranimeve, permiresimin e efektshmerine e
pageses dhe cilesise si dhe te rezultateve te mesimit.
Zhvillimi i nje ekonomie te bazuar ne njohuri dhe te orientuar drejt sherbimeve con ne
ndryshime te rendesishme ne organizimin e punes dhe ne strukturen e aftesive te nevojshme.
Punet e reja kerkojne nivele me te larta aftesish, komunikim te orientuar drejt klientit,
zgjidhje problemesh dhe aftesi sipermarrese. Nje nga sfidat e reja te edukimit eshte se aftesite
te nje niveli te larte nevojiten jo vetem nga nje elite por nga popullsia ne pergjithesi.
Zhvillimet politike, ekonomike dhe teknologjjke krijojne nje levizje te fuqishme drejt
nderkombetarizimit. Rritja e integrimit dhe ndervaresise se ekonomive te kombetare ndiqet
nga perpjekje te integrimit ekonomik ne nivele krahinore psh ne Europe, Azine Juglindore,
Ameriken Veriore dhe Jugore etj. Bashkepunimi nderkombetar dhe krahinor ne edukim dhe
trajnim ben shpesh pjese ne keto perpjekje. Nderkombetarizimi eshte rritur nga zhvillimi i
teknologjise se informinit dhe komunikimit. Keshtu qe po shfaqen tregje nderkombetare dhe
krahinore per edukimin dhe trajnimin. Kjo con jo vetem ne rritjen e informimit nderkombetar
dhe orientimit ne kurikula por gjithashtu lehteson shkembimin dhe ndarjen e mjeshterive dhe
te burimeve njerezore.
Pengesat me te medha per nderkombetarizimin gjenden ne barierat dhe njohjen e kufizuar
te diplomave dhe kualifikimeve pertej kufijve kombetare. Ka gjithashtu aspekte kulturore te
cilat lidhen me nderkombetarizimin. Rritja e komunikimit thekson nevojat per informacion
dhe mirekuptim te ndersjellte te konteksteve kulturore dhe sociale. Ndonjehere forcat
kulturore dhe etnike kundeshtojne nderkombetarizimin duke cuar ne nje rritje te ndergjegjes
kombetare, etnike dhe krahinore dhe ne nje polarizim dhe fragmentarizim ekstrem. Sfida e
edukimit eshte te pergatise qytetare per nje komunitet vertet nderkombetar pa neglizhuar
pasurite dhe vlerat e kulturave te vecanta.

1.2 Potenciali i edukimit te hapur dhe ne distance.

Si ne cdo hap tjeter te jetes moderne pergjigja e sfides per edukim do te perfshije
perdorimin e teknologjive te informacionit dhe komunikimit, i pajisur me ndryshimet e
nevojshme organizative dhe politike mund te implementohet ti beje teknologjite efektive. Nje
sere pajisjesh teknologjike jane te disponueshme gjeresisht dhe relativisht te lira (cd-rom,
3
sherbimet e internetit). Ato jane te pranueshme e shpesh te disponueshme per perdorim ne
shtepi si dhe ne vendin e punes. Qeverite jane te shqetesuara qe institucionet e edukimit te
lidhen me rrjetet e reja, qe kurikulat te perfshijne njohuri me teknologjite e reja dhe qe
mesuesit te pergatiten dhe trajnohen per te perdorur keto burime.
Midis perfitimeve te priteshme te teknologjive te informimit dhe komunikimit jane
permiresimet kualitative sic jane individualizim me i madh i te mesuarit, hyrje me e lehte ne
informacionet, dhe perdorimi me i madh i teknikave simuluese etj. Duke shtuar perdorimi i
formave te reja te teknologjise do te kete nje ndikim ne funksionet e njohjes se femijeve dhe
te rinjve.
Ne perpjekje per te plotesuar nevojat e reja ne ndryshim per edukim dhe trajnim, edukimi
i hapur dhe ai ne distance mund te shikohet si nje perqasje qe eshte te pakten plotesuese dhe
nen kushte te caktuara nje zevendesuese e denje e edukimit te drejtperdrejte (face to face) i
cili akoma dominon sistemet edukative. Ndersa perfitimet e tij mund te vleresohen me kritere
teknike, sociale dhe ekonomike, metodat e mesimdhenies ne distance kane edhe meritat e tyre
pedagogjike, qe te cojne ne rruge te ndryshme te konceptimit te diturise se brezave dhe
pervetesimit.
Per nje nxenes, mesimi i hapur dhe ne distance do te thote me shume liri hyrjeje, dhe ne
lidhje me kete me shume mundesi per te mesuar dhe per tu kualifikuar. Barrierat qe mund te
tejkalohen nga edukimi ne distance perfshijne jo vetem distancen gjeografike por gjithashtu
rrethana te tjera kufizuese, sic jane detyrimet personale, pengesat sociale dhe kulturore dhe
mungesa e infrastruktures mesimore. Per studentet eshte shpesh nje altenative me e lire te
ndjeke nje kurs nepermjet metodave tradicionale. Meqenese shume individe nuk kane
mundesi te lene punen e tyre per te mesuar, eshte e rendesishme qe edukimi ne distance dhe
trajnimi te kombinohet me punen. Edukimi i hapur dhe ne distance gjithashtu mund te thote
nje perqasje e drejtuar rreth nxenesit, duke lejuar me shume fleksibilitet ne zgjedhjen e
permbajtjes dhe me shume organizim personal i programit mesimor.

Per punonjesit, mesimi i hapur dhe ne distance ofron mundesine qe ai te organizoje


mesimin dhe formimin profesional ne vendin e punes, e cila eshte me shume fleksible dhe
kursen kostot e udhetimit, jeteses etj. Perdorimi i edukimit ne distance shpesh fut firmen dhe
punonjesin ne nje investim te perbashket drej qellimeve te perbashketa, bazuar ne vlera dhe
kulturen e perbashket. Kjo rrit produktivitetin dhe mbeshtet zhvillimin e komunikimit dhe
disa aftesi te tjera qe lidhen me punen. Me nje numer te mjaftueshem punetoresh ne trajnim
edukimi i hapur dhe ne distance eshte zakonisht me leverdi. Avantazhe te tjera per punetoret
4
perfshijne rritjen e disponueshmerise e punetorit gjate programit te trajnimit, dhe
levizshmeria e programit dhe proceset.
Keto avantazhe per nxenesit dhe punetoret jane gjithashtu nje tipar i rendesishem nga
pikepamja e qeverisjes. Tradicionalisht qeverite kane prezantuar edukimin ne distance me
qellim te:
o rritjen e mundesive per mesim dhe trajnim;
o te siguroje rritjen e mundesive per permiresim, ritrajnim dhe ngritje
profesionale
o permiresimin e leverdise ekonomike te burimeve te mesimdhenies
o te mbeshtete kualitetin dhe shumellojshmerine e strukturave ekzistuese te
edukimit
o te rrite dhe te konsolidoje kapacitetet

te shikojme disa nga avantazhet e tjera te edukimit ne distance qe kane dale ne pah gjate
eksperiences shume vjecare te ketij sistemi:
1. balancimi i pabarazive ndermjet grup moshave te ndryshme
2. zgjerrimi i hartes gjeografike se mesimdhenies
3. shperndarja e fushatave mesimore per nje audience te madhe
4. sigurimi i nje trajnimi te shpejte dhe eficent per grupet e planifikuar
5. zgjerrimi i kapacitetit te edukimit per lende te reja
6. ofron nje kombinim te mesimit me punen dhe jeten familjare
7. zhvillon kompetenca te shumefishta nepermjet perseritjeve dhe edukimit te
vazhdueshem
8. rrit dimensionin nderkombetar te eksperiencave edukative
9. rrit kualitetin e sherbimeve mesimore ekzistuese.

5
2. Konceptet baze
2.1 Hyrje
Termi mesim i hapur dhe ne distance eshte nje term shume i perdorur sot. Meqenese nuk
jemi te kufizuar vetem ne mesimi por perfshijme edhe aktivitet qe kane drejtimin dhe
mbeshtetjen e mesimdhenies si trajnimet, lehtesuesit e mesimit (teknologjite), konsultimet etc
termi me gjithperfshires dhe me i sakte eshte edukimi ne distance. Shkaku themelor per
edukimin ne distance qe ne fillimet e tij ka qene dhenia e mundesi per nxenesit te studiojne
panveresisht nga pozicioni gjeografik, gjendja social ekonomike dhe kushtezime te tjera.
Perdorimi i termit te hapur eshte perdorur per te nenvizuar kete vecori thelbesore te teorise
dhe praktikes se edukimit ne distance.
Edukim ne distance eshte cdo proces edukativ ne te cilin e gjitha ose pjesa me e madhe e
procesit te mesimdhenies eshte drejtuar nga dikush ne distance (largesi) ne hapesire ose kohe
nga nxenesi, dhe i gjithe ose pjesa me e madhe e komunikimit ndermjet nxenesit edhe
mesuesit eshte nepermjet nje mjeti artificial, qofte elektronik ose i printuar. Me perkufizim,
ne edukimin ne distance mjetet kryesore qe perdoren per komunikim jane ato nepermjet
teknologjise. Natyrisht, mesuesit ne mesimdhenies tradicionale mund te perdorin
teknologjine si dicka shtese ne ndihme te mesimdhenies, por meqe kjo nuk eshte mjeti
kryesor i komunikimit ne klase ky nuk konsiderohet te jete edukim ne distance. Nje pyetje
tjeter per te ndare edukimin ne distance nga programet e tjera te edukimit eshte te shtrohet
pyetja ku jane marre vendimet kryesore mesimore. Kush vendos cfare duhet te mesohet? Kur
dhe si duhet te mesohet? etj. Ne qofte se vendime te tilla jane marre ne klase atehere nuk
kemi te bejme me edukim ne distance. Ne qofte se jane marre diku, dhe jane komunikuar
nepermjet nje teknologjie programi percaktohet si edukim ne distance.
Natyra e hapur e edukimit qe eshte ndermjetesuar nga teknologjite elektronike dhe te
printimit formalisht mund te institutionalizohet me disa politika si pranimet e hapura, liri per
te zgjedhur cfare, kur dhe ku te mesosh. Institucionet e edukimit ne distance mund te duan ta
kufizojne “hapshmerine” e tyre por tradicionalish ato kane shfaqur nje tendence drejt lenies te
lire te nxenesve te vecante per te bere zgjedhjet e tyre per nje ose me shume procese te
mesimdhenies se tyre. Kjo i ndihmon nxenesit te marrin mbi vete pergjegjesi per aspekte sic
jane cfare do te mesojne, si do te mesojne, ku do te mesojne, sa shpejt do te mesojne, kujt ti
kerkojne ndihme, kur dhe ku te vleresohen per mesimin. “Hapshmeria” e edukimit ne
distance mund te shikohet gjithashtu ne strukturen fleksible te organizimit, me modelet e

6
shperndarjes dhe komunikimit dhe ne perdorimi i teknologjive te ndryshme ne mbeshtetje te
mesimdhenies.
Edukimi i hapur dhe ne distance eshte ballafaquar (krahasuar) gjithmone me edukimin
tradicional ose sic quhet ndryshe edukimi i drejperdrejte, balle per balle (face to face), e cila
mund te pershkruhet si forme e edukimit qe zhvillohet ne auditore ose ne klasa. Sidoqofte dy
format e edukimit jane emertime qe mbulojne nje diapazon te gjere variantesh dhe metodash.
Edukimi balle per balle mund te ndryshoje ne vazhdimesi nga mesimi privat nje me nje,
aktivitetet ne grup, seminare dhe mesimet ne klase ne leksione per audienca te gjera. Ne cdo
rast mund te perdoren dhe aplikohen filozofi dhe metoda te ndryshme edukimi. Edukimi balle
per balle mund te mbeshtetet nga media dhe mund te kombinohet me periudha studimesh te
pavarura. Ne menyre te ngjashme, edukimi ne distance ka nje shumllojshmeri formash, sipas
filozofise mbeshtetese te edukimit, perqasjes organizative dhe zgjedhjes se teknologjise dhe
mesuesit ne distance mund te perfshijne ne programet e tyre nje element te edukimit balle per
balle.

Evolucioni historik i edukimit ne distance ka kaluar neper kater faza kryesore, secila me
formen e saj organizative qe rrjedh prej formes kryesore te komunikimit.

- Sistemet e korespondences e kane origjinen ne fund te shekullit te nentembedhjete


dhe jane forma me gjeresisht e perdoreshme e edukimit ne distance ne vendet me pak
te zhvilluara. Bazuar ne nje tekst udhezues te printuar dhe ndonjehere te shoqeruar me
komponente audio dhe video sic jane incizimet dhe slidet. Bashkeveprimi ne metoden
e korespondences behet nepermjet letrave dhe dokumentave te tjera te shkruara ose te
printuara derguar nepermjet sistemeve postare.
- Kanalet televizive edukative dhe radiot perdorin teknologji te ndryshme shperndarjeje
- tokesore, satelitore dhe kabllore – per te shperndare leksione direkt ose te incizuara,
edhe per studentet qe mesojne ne shtepi edhe per grupet e studenteve ne klasat ne
distace ku mund te sigurohet edhe nje mbeshtetje edhe per mesimin e drejperdrejte.
Disa sisteme ofronin lidhje te kufizuara audio dhe video konferenca me lektorin ose
moderatorin ne qender.
- Sistemet multimedia perfshijne tekste, audio, video dhe materiale kompjuterike dhe
zakonisht mbeshtetje per nxenesit ne sistemin balle per balle, qe ju shperndahen
individeve edhe grupeve. Ne kete trajtim qe perdoret nga universitetet e hapura,
mesimi nuk eshte me pune e nje individi por pune e skuadrave te specialisteve –
7
specialiste te mediave, te informacionit, te instruksioneve mesimore dhe specialiste te
mesimdhenies. Programet pergatiten per shperndarje per nje numer te madh nxenesish
zakonisht te shperndare ne te gjithe vendin.
- Sistemet e bazuara ne internet ne te cilat materialet e multimedias (text, audio, video
dhe materiale kompjuterike) ne format eletronik u shperndahen individeve nepermjet
kompjuterave, se bashku me te drejta per hyrje ne bazat e te dhenave dhe bibloteka
elektronike, te cilat bejne te mundur bashkeveprimin mesues – student dhe student-
student, nje me nje , nje me shume dhe shume me shume ne menyre te njekoheshme
dhe jo te njekoheshme nepermjet postes elektronike, konferenceve kompjuterite,
bordeve te buletineve etj.

Si cdo teknologji tjeter e meparshme si korespondenca, shperndarja me menyra te


ndryshme e audios dhe videos dhe sistemet multimedia prodhuan formen e tyre te vecante
te organizimit te edukimit ne distance, keshtu qe shperhapja e Internetit(broadband) sot ne
bote eshte duke stimuluar nje lloj te ri te organizimit te edukimit dhe nderkohe ka vene ne
dyshim efikasitetin e metodave te vjetra. Keshtu qe keto teknologji te reja u perqafuan
menjehere nga universitetet e hapura, shkollat e korespondences, duke themeluar
intitucionet me forma te dyfishta(dual mode) dhe me ane te tyre jane konvertuar me nje
status te dyfishte edhe universitetet me forme mesimore “tradicionale” dhe per me shume
po shfaqen edhe universitetet me nje forme (single mode), qe jane universitete kryesisht
elektronike.
Institucionet me nje forme jane ato ne te cilat edukimi ne distance eshte i vetmi
mision, per te cilin punojne te gjithe mesuesit dhe stafi administrativ. Zhvillimi i kursit,
mesimi, vleresimi dhe procese te tjera edukative jane pershtatur per studentin ne distance.
Ne institucionet me forma te dyfshta mund te kete nje staf administrativ i cili merret
vetem me edukimin ne distance, por zakonisht te njejtet mesues marrin pjese ne te dy
format e edukimit. Ka nje tolerance per metodat e edukimit ne distance ne projektimin e
kursit, instruksionet, vleresimin dhe mesuesit mund te marrin nje trajnim special. Modeli
me i zakonshem per projektimin e edukimit ne distance eshte modeli “ krijues –
redaktor”; secili kurs eshte bazuar ne nje udhezues pergatitur nga nje autor i vetem. Kur
kemi internet te vlefshem udhezuesin mund ta shikojme online.
Shoqerite e edukimit ne distance perbehen nga dy ose me shume instituciones te
edukimit ne distance te cilat kane te perbashketa ose projektimi ose shperndarjen e
programeve ose te dyja.
8
Ne shume vende te botes po rritet tendenca qe mesuesit qe japin mesim ne
institucionet tradicionale mesimore te japin mesim edhe ne edukimin ne distance duke e
pare kete te fundit si nje mundesi shtese. Mesuesit kane pak trajnime per metodat e
edukimit ne distance. Keto programe mund te mos kene mbeshtetjen e duhur
administrative dhe sherbime ndihmese per nxenesit dhe ka pak nivele pershtatshmerie te
planifikimit te kursit, instruksioneve dhe vleresimit drejt te nxenesit ne distance.
Organizata mesimdhenese jo tradicionale perfshire kompani private fitimprurese qe
perpiqen te hyjne ne tregun boteror duke shitur kurse mesimore online vecanerish per
kursante te rritur nga rradhet e puntorise. Disa programe online me pagese po rriten dy
here me shpejt se disa sesa programet e tjera te ofruara nga institucionet me forma te
dyfishta. Disa institucione tradicionale te edukimit jane duke ju pergjigjur nje konkurence
te tille duke pershtatur edhe ata progamet e tyre online me pagese, ndersa koorporatat e
medha kane sisteme te tyre te kurseve online per nevojat e brendeshme per kualifikime.
Nje nga prespektive qe mund te shihet edukimi ne distance eshte ajo “eklektike” dmth
ku perfshihen te gjitha format e edukimit ne distance qe kane elemente te rendesishem.
Ky nuk eshte rasti qe te gjykohen strukturat e ndryshme ne sistemet e ndryshme por te
jemi te ndergjegjeshem per komponentet kryesore te perbashket ne pjesen me te madhe te
sistemeve.

2.2 Komponentet e te sistemeve te edukimit ne distance.

Misioni i edukimit ne distance eshte ai qe percakton rolin e tij brenda kontekstit te


politikes rajonale te secilit vend. Misioni mund te orientohet drejt qellimeve te
paracaktuara, grupeve te planifikuar, krahinave te vecanta, sektore ose nivele te edukimit
apo trajnimit dhe i udhehequr nga vlera e filozofi te caktuara te edukimit dhe
mesimdhenies. Deklarata e misionit ne institucionet shteterore duhet te jete pjese e
politikave kombetare ndersa misioni i institucioneve private mund te kete funksione
plotesuese ne lidhje me intitucionet shteterore. Por ne anen tjeter institucionet private
mund te sigurojne nje sherbim te shpejte dhe eficent persa i perket nevojave te caktuara te
tregut te punes dhe sidomos specializimeve te punonjesve ne sektore perkates.
Kurset dhe kurrikulat percaktojne profilin e sistemit ose institucionit. Ato duhet te
jene te lidhura me misionin dhe me nevojat e paracaktuara ose me tregun. Shume sisteme
te edukimit ne distance sigurojne kurse per te pregatitur per provime dhe tituj te cilat jane

9
ekuivalente ose te ngjashme me ato te ofruara nga intitucionet tradicionale, lende me
permbajtje te njejte ose te ngjashme, dhe menyra pranimi dhe vleresimi te ngjashme.
Strategjite dhe teknikat e mesimdhenies varen pjeserisht nga lloji i programit dhe nga
objektivat e tij, nga filozofia e edukimit dhe vlerat e sistemit te caktuar te mesimdhenies
si dhe nga karakteristikat edukative dhe potenciali i teknologjive te perdorura. Ka
gjithmone nje lidhje midis strategjive te mesimdhenies, ekonomizimit dhe perzgjedhjes se
teknologjise.
Materialet dhe burimet e mesimit jane nje komponent esencial ne sistemet e edukimit
ne distance. Materiale gjithperfshirese dhe te dizenjuar mire mund te stimulojne vete-
drejtimin(self-directed) e te mesuarit, dhe keshtu te influencojne ne kualitetin e sistemit te
mesimdhenies. Projektimi, zhvillimi dhe prodhimi i materialeve jane shpesh konsideruar
si nje nensistem ne organizatat e mesimdhenies ne distance. Materialet e prodhuara me
perpara ose ekzistuese, tekstet shkollore, programet kompjuterike etj, mund te perdoren
gjithashtu por ne shumicen e rasteve secili program mesimor ka materialet e
mesimdhenies te dizenjuara ne menyre specifike per te.
Komunikimi midis mesuesit dhe nxenesit eshte nje komponent i domosdoshem ne
edukimin ne distance. Teknolgjite e komunikimit shperndajne mesazhe ne forme teksti,
figure, video dhe ze. Mesazhet mund ti komunikohen nje numri shume te madh nxenesish
ose ne menyre sinkrone ose asinkrone, te shperndara me transmetime te ndryshme ose
hyrje ne baze te kerkesave ne sistemet audio/video ose ne internet. Te gjitha keto
sherbime jane gjithmone ne ndryshim keshtu qe edhe cilesia dhe natyra e mesazheve do te
ndryshoje.
Keshtu qe zhvillimet e fundit te Internetit bejne te mundur qe ne njeren ane nje numer
shume i madh nxenesish te ndajne nje mjedis te njejte mesimor ne kohe reale dhe ne anen
tjeter lejojne secilin nxenes qe te kete nje komunikim privat dhe te drejperdrejte me
mesuesin ose me ndonje nxenes tjeter, pavaresisht nga pozicioni gjeografik. Shume e
rendesishme eshte te theksohet se keto sherbime tani jane te nje cilesie shume me te larte
se me pare.
Komunikimi ju sherben dy qellimeve. Njeri eshte shperndarja e informacionit. Ky
sistem shperndarjeje perfshin shperndarjen e materialeve te parapergatitur dhe
transmetimet ne menyre asinkrone te programeve ose leksioneve etj. Qellimi i dyte i
komunikimit eshte komponenti me vendimtar i edukimit dhe perfshin komunikimin
ndermjet mesuesit dhe nxenesit, dhe kur eshte e mundur edhe midis nxenesve. Ne disa
forma te edukimit ne distance komunikimi ndermjet nxenesve eshte praktikisht
10
joekzistent, ndersa ne te shumten e rasteve konsiderohet i rendesishem dhe mund te
sigurohet ne disa menyra. Shpesh studentet takohen me njeri-tjetrin fizikish duke formuar
grupe te ndryshme ose te lidhur me mbeshtetjen infrastukturave lokale. Teknologjite e
reja lejojne organizimin e te ashuquajturave grupe “virtuale” dhe ne vendet ku ka Internet
pranueshem, kjo menyre eshte nje trajtim i mesimdhenies ne distance qe po peson nje
zhvillim te madh.
Mbeshteja e ofruar lokalisht eshte nje komponent i zakonshem ne te gjithe
institucionet ne te gjitha institucionet qe ofrojne nje menyre edukimi. Letra, mesazhet
elekronike, telefoni ( lokalisht) jane ne pergjithesi menyra per te mbeshtetur nxenesin ne
institucionet me te dyja format e edukimit. Cfare dua te them ketu eshte, sidoqofte,
mbeshtetje ne nje forme qe lejon ne ndonje menyre komunikimin e drejperdrejte midis
nxenesit dhe mesuesit. Ky komponent mund te behet nepermjet nje komunikimi te
drejperdrejte ose ne kombinim me komunikimin ne distance (telekonferencat). Ndihma
lokale zakonisht jepet ne nje qender studimore etj, qendra mund te lejoje nxenesit te
perdorin pajisjet, materialet e saj.
Nensistemi per administrimin e studenteve dhe stafit eshte shpesh i ndara nga
nensistemi i admnistrimit te materialeve te kursit. Nga nje kendveshtri administarativ ky
nensistem perfshin pranimet, caktimin e kurseve dhe sherbimeve studentore, administrimi
i procedurave te mesimdhenies dhe te mesuarit, caktimin dhe vleresimin, monitorimin e
nxenesve qe e lene kursin dhe atyre qe e perfundojne, dhe provimet. Stafi mund te
kontaktohet ne menyre me kohe te pjeseshme ose me kohe te plote ne rastet e
institucioneve me te dyja menyrat, por ne te dyja rastet ata duhet te rekrutohen, trajnohen
dhe monitorohen. Nje rang me eksperte te tjere me kualifikime te ndryshme eshte
gjithashtu i nevojshem, ose si staf me kohe te plote ose si keshillues te jashtem si
planifikues, dizenjues se mesimit, zhvillues dhe prodhues, kerkues shkencore, eksperte te
medias, eksperte marketingu dhe stafi administarativ.
Nje administrim dhe menaxhim efektiv kerkon jo vetem nje staf te kompletuar por
edhe nje sistem dhe rutine administrative eficiente e te planifikuar mire, sistemet e
planifikimit dhe monitorimit, sistemet per buzhetin dhe financen. Shume nga keto jane
shume te ndryshme nga ato qe kerkohen ne sistemet e koresponsences.
Kerkesat per shtepi dhe pajisje mund te jene shume te ndryshme nga ato te
institucioneve tradiconale te mesimdhenies. Nje intitucion qe ofron vetem edukim ne
distance nuk ka studente me qendrim te perhershem, keshtu qe ka pak nevoja per klasa,
salla leksionesh, amfiteatro ne institucionin qendror. Keto lehtesira mund te ofrohen
11
lokalisht dhe jane shpesh institucionet lokale qe i ofrojne ato. Ne qender mund te kete
nevoje per lehtesim te prodhimit dhe aftesive rezervuese. Ne institucionet ne te dy
menyrat e edukimit lehtesuesit e edukimit ne distance duhet te perfshihen ne hapesirat
dedikuar mesidhenies tradicionale.
Vleresimi duhet patjeter te jete nje komponet i rendesishem me menyre qe te siguroje
informacione te pershtateshme per rregullimin e funksioneve dhe veprimin e
komponenteve te ndryshem te sistemit ne menyre qe te sigurojme nje kontribut maksimal
te tyre. Suksesi ne institucionet e edukimit ne distance, me nje ose dy sisteme qofte, eshte
shume i varur nga efektiviteti i sistemit te monitorimit dhe vleresimit, pa te cilin eshte e
pamundur per administratoret te behen koshiente per problemet e sistemit derisa te kemi
nje bllokim te plote te tij.

12
3. Edukimi ne distance

3.1 Edukimit ne distance

Koncepti i edukimit ne distance perfshin komunikimin jo te vazhdueshem mes


organizates dhe studenteve. Ky komunikim eshte i dy llojeve:
Lloji i pare ose trafiku i njeaneshem perfshin materialet e parapergatitura te kursit te
cilat dergohen nga organizata mbeshtetese dhe i bejne studente te bashkeveprojne me
tekstet. Ky mund te pershkryhet si nje komunikim i stimuluar.
Lloji i dyte ose trafiku i dyaneshem perfshin komunikimn real mes studenteve dhe
organizates mbeshtetese.
Per sa kohe qe ky komunikim eshte jo vazhdueshem duhet te ndermjetesohet.
Zakonisht media qe perdoret per trafikun e njeaneshem jane fjalet e printuara dhe te
incizuara dhe per ate te dyaneshem jane korespondenca dhe telefoni. Sot perdoren
gjeresisht media me te sofistikuara, si interneti.
Edukimi ne distance ka dy elemente perberes shpjegimin e mesuesit e cila ben pjese
ne trafikun e nje aneshem dhe komunikimin real nepermjet te cilit studenteve ju ofrohet
konsultime personale. Duke kuptuar keto dy elemente perberes edukimi ne distance do te
perkufizohej si perfshires i formave te ndryshme te studimit te te gjitha niveleve te cilat
nuk jane nen kontrollin e menjehershem dhe te vazhdueshem te tutoreve sic mund te ishin
ne klasat e mesimit por perfitojne nga planifikimi, udhezimi dhe mesimdhenia e
organizates mbeshtetese.
Termi studim ne distance perdoret ndonjehere ne kuptimin e edukimit ne distance por
duhet te kufizohet te percaktoje veprimtarine e studenteve ne distance ndersa te mesuarit
ne distance percakton veprimtarine e organizates mbeshtetese vecanerisht te autoreve,
botuesve dhe tutoreve.
Te tjere kane shkuar me tej ne perkufizimet pershkruese te edukimit ne distance duke
perfshire rolin e mundeshem te oreve suplementare te mesimdhenies te drejtperdrejte ( ne
klasa) dhe aspektet organizative dhe administrative ( Keegan, 1980a).
Pikesynimi i edukimit ne distance jane studentet qe punojne individualisht megjithese
ndonjehere perdoret edhe mesimi ne grupe nepermjet telekonferencave ose konferencave
ne web.

13
3.2 Evolucioni i edukimit ne distance

Mesimdhenia dhe te mesuarit me korespondence perben origjinen e asaj qe sot quhet


edukim ne distance. Edukimi me korespondence eshte perdorur per gjenerata te tera
kryesisht si pjese e edukimit te te rriturve. Referenca ne lidhje me edukimin me
korespondence na shfaqen qe ne vitet 1720, ndersa ne vitin 1830 kemi qartesisht edukim
me korespondence ( Battenberg 1971).
Edukimi me korespondence perfshin te mesuarit me tekste pa mesues te kombinuara
me shenimet (dmth korespondenca mes studenteve dhe tutoreve).
Mediat e tjera qe u perfshine ne kete sistem pervec fjales se shkruar u bene shume e
perdoreshme dhe shume e rendesidhme dhe termi edukim me korespondence nuk mund ti
perfshinte te gjitha keto. Ne Ameriken e Veriut studimet e pavarura dhe studimet ne
shtepi jane perdorur si terma konkurues. Qe prej viteve 1970 edukimi ne distance eshte
emertimi qe gradualisht eshte adaptuar ne UK dhe Irlande, ne Ameriken e Veriut,
Australi, Zelanden e re pjese te tjera te botes anglishtfolese. Perdorimi ne kete kontekst
mund te shikohet ne periodiket qe flasin per kete lloj edukimi. “Distanca” permendet ne
gazeten e Universitetit te Hapur Britanik, dhe ne gazeten Australiane “Edukimi ne
Distance” si dhe ne Canada ne gazeten “Gazeta e Edukimit ne Distance” dhe USA “
Gazeta Amerikane e Edukimit ne Distance”. Shkalla e njohjes formale te termit Edukim
ne Distance ndodhi ne vitin 1982 kur Keshilli Nderkombetar i Edukimit me
Korespondence (ICCE) ndroi emrin ne keshillin nderkombetar Keshilli Nderkombetar per
Edukimin ne Distance. Ndersa nga fundi i shekullit te nentembedhjete deri ne vitet 1960
organizatat e Mesimdhenies ne Distance kishin qene shkolla private me korespondence-
me pak perjashtime, mes tyre Universiteti i Cikagos nen drejtimin e William Harper dhe
Universiteti i Wisconsin inspiruar nga William Lighty-nje epoke e re i pa keto
Universitete dhe shkolla te beheshin gjithmone e me te rendesishme e te shumta ne numer
nderkohe qe organizatat private vazhduan te zhvillohen duke perdorur gradualisht metoda
dhe media me te sofistikuara. Nje pioner i shquar qe paralajmeroi ndikimin e organizatava
publike te te mesuarit ne distance ishte Universiteti i Afrikes se Jugut. Ai filloj te
zhvilloje edukimin ne distance ne vitin 1946. Universiteti i Afrikes se Jugut u quajt
Universitet i te Mesuarit ne Distance nga nje dekret i qeverise ne 1962. Megjithate ishte
themelimi i Universitetit te Hapur ne mbreterine e Bashkuar 1970 nje shenoi themelimin

14
e nje epoke te re. Ai gradualisht mundesoi njohjen e pergjithshme te publikut me
Edukimin ne Distance. Me pak perjashtime si ne skandinavi, autoritetet Edukative te
deriatehershme kishin qene dyshues per kete lloj edukimi. Imazhi i edukimit ne distance
ne mjaft vende ka ndryshuar nga nje perpjekje e cmuar por pak e respektuar ne nje pranim
publik te ketij tipi edukimi por larg prej te qenit nje premtim inovativ per te ardhmen.

3.3 Edukimi ne distance dhe mesimi i hapur

Mbiemri i “ Hapur” perdoret shpesh ne lidhje me Edukimin ne Distance padyshim per


shkak te ndikimit te fuqishem te Universitetit te Hapur Britanik dhe organizatave te tjera
te mesimdhenies ne distance. I “ Hapur” ne origjine i referohet aksesit dhe shmangies se
disa kufizimeve. Ne vetvete nuk ka te beje me edukimin ne distance, sic ben te qarte
Dewal:
ndersa edukimi ne distance i referohet kryesisht menyres se shpendarjes,
edukimi i hapur u referohet ndryshimeve strukturore. Nje institucion i edukimit ne
distance mund gjithashtu te jete nje institucion i hapur por jo domosdoshmerisht. Edukimi
i hapur u referohet ndryshimeve strukturore per ta bere nje institucion te hapur: i hapur ne
lidhje me vendin, kohen, permbajtjes se te mesuarit menyren e te mesuarit etj. Nje
intitucion i te mesuarit ne distance mundet gjithashtu te jete i mbyllur. ( Dewal 1986. 8)

Kjo eshte ne kontradite me pohimin e Lewis dhe Spenser se te mesuarit ne distance


eshte nje nen kategori e mesimit te hapur, i cili ka derivuar nga perdorimi i shpeshte i
“disa elementeve te te mesuarit ne distance” ne mesimin e hapur. Duke gjykuar nga
perdorimi i termit mesim i hapur ne UK ky duket nje intepretim i zakonshem. Po ti
referohemi Foks (1987):
mesimi i hapur nuk eshte sinonimik i edukimit ne distance; as edukimi ne
distance nuk eshte “pjese” e mesimit te hapur. Edukimi ne distance eshte nje menyre te
mesuari me karakteristika te caktuara qe e dallon ate nga menyra “me klasa” e “konvikte”
te te mesuarit.
Mesimi hapur eshte nje gjendje mendore. Ai eshte nje menyre qe merret me
planifikimin, dizenjimin, pergatitjen dhe prezantimin e kurseve nga edukatoret dhe nje
menyre qe merret me seleksionimin e perdorimin e strategjive te te mesuarit. Kjo menyre
perpiqet tu siguroje studenteve sa me shume zgjedhje dhe kontroll qe te jete e mundur per

15
permbajtjen dhe strategjite e te mesuarit. Cunningam (1987) barazon mesimin e hapur me
mesimin e pavarur.

Ne perdorimin e sotem dallimi mes mesimit te hapur dhe ne distance eshte i turbullt.
Mery Thorpe teston kete zhvillim: padyshim “ edukimi me korespondence “ si term eshte
zevendesuar nga edukimi ne distance dhe ne UK eshte zevendesuar nga mesimi i hapur
Thorpe (1987).
Referencat e fundit te te ashtuquajturave metoda te mesimit te hapur duket se tregojne
nje ndryshim ne kuptim ne kete drejtim megjithese te padeshirueshem nga pikepamja e
qartesise konceptuale. Thrope dhe Grugeon (1987) Keta e pershkruajne mesimin e hapur
si nje cader term i cili i referohet nje serie te tere iniciativash dhe masash edukative.
Perkundrejt ketyre qe thame vihet ne dyshim ndihmesa qe na jep perdorimi i termit
mesim i hapur . Do te ishte me mire po te vinim re dallimet qe bene Dewal dhe Foks. Por
ndoshta paqartesia e tij e ben ate te pranuashem ne perdorimin e perditeshim. Mesueset te
cilet e shohin edukimin ne distance si nje term te ndaluar mund ta zevendesojne ate me
mesimin e hapur.

3.4 Menyrat e te mesuarit dhe mesimit ne Edukimin ne Distance.

Mesimdhenia dhe te mesuarit ne Edukimin ne Distance bazohen ne dy elemente


perberes qe pershkruajne: nje kurs te parapergatitur dhe nje komunikim jo te afert midis
studenteve dhe organizates mbeshtetese me tutoret dhe keshilltaret. Teknikat moderne
kane bere nje numer te konsiderueshem zhvillimesh te dobishme ne keto elemente.

Kurset e parapergatitura jane ndertuar qe te pervetesohen vete nga nxenesit. Ato mund
te jene te printuara dhe zakonisht te shoqeruara me nje material audio dhe video. Disa
here programe radioje ose televizori, video te regjistruara, materiale web-i, etj. Kurset e
parapregatitur mund te pervetesohen vete nga nxenesit ose te sherbejne si nje guide per te
ndihmuar nxenesin te gjeje vete materialet. Zakonisht kurset jane te ndara ne njesi ne
perfundim te te cilave nxenesit jane te ftuar tu pergjigjen pyetjeve, te bejne llogaritje, te
zgjidhin probleme, te shkruajne ese etj, dhe me pas dergojne punen e tyre per korigjime

16
ose komente. Punet qe kerkohet te paraqiten tek organizata mbeshtetese zakonisht quhen
detyra.
Roli i elementit te dyte perberes, komunikimit jo te afert ndermjet tutorit(udheheqesit,
drejtuesit te kursit) dhe nxenesit nepermjet letrave te shkruara, telefonit, kompjuterit ose
mjeteve te tjera qe ndryshojne ne Edukimin ne Distance. Ne disa raste eshte elementi
kryesor ne disa raste eshte zevendesuar pjeserisht nga pyetjet vetevleresuese dhe takimet
e drejtperdrejta. Ndermjet ketyre ekstremeve ka shume pozicione te ndermjetme, duke i
njohur takimet e dretperdrejta si nje procedure suplementare. Per shembull Universiteti i
Hapur i Anglise megjithese ushqen komunikimin ne te dy drejtimet jo te afert,
sistematiksht organizon takime te drejtperdrejta midis nxenesit dhe drejtuesit ne qendrat e
studimeve ose gjate kurseve te veres. Nga ana tjeter shume organizata private te edukimit
ne distance ne Europe, ne USA ose ndonje vend tjeter ofrojne komunikime ne te dy
drejtimet kryesisht jo te aferta por perdorin gjithashtu dhe takime te drejperdrejta te
rastesishme.
Roli i edukimit ne distance brenda organizates qe e ofron dhe rruget qe ajo sigurohet
dhe mbeshtetet ndryshojne. Dy trajtime te ndryshme mund te permendim si me kryesoret
per organizatat e edukimit ne distance. Ato quhen sistemet e Edukimit ne Distance te
shkalles se madhe dhe ato te shkalles se vogel. Ndersa ne te parin zhvillohen kurset per
qindra ose mijera studente, shpesh si rezultat i punes ne grup, dhe pastaj te angazhojne
grupet e drejtuesve te komentojne punen e studenteve dhe te mesojne ne rruge te tjera.
Trajtimi i shkalles se vogel nenkupton qe mesuesit te zhvillojne kurset eskluzivisht per
studentet e tyre, keshtu qe ne kete rast autori i kursit eshte i njejte me drejtuesin.
Organizatat e shkalles se madhe prezantohen ne menyre tipike nga British Open
University, FernUniversitat ne Gjermani etj. Ndersa ato te shkalles se vogel prezantohen
nga Universiteti i New England ne Australi i cili futet ne grupin e Universiteteve
Australiane qe quhen ‘dual mode’ sepse perfshijne te dyja aktivitetet, ato tradicionale me
studentet rezidente ne campuset studentore dhe ato per studentet ne distance.
Paralele largpamese te hequar per keto dy forma jane quajtur te deshirueshme dhe me
efekt. Perioda per te qendruar ne kampus kerkohen edhe per studentet ne distance.
Te dy trajtimet e nenvizuara, ajo e shkalles se vogel dhe ajo e shkalles se madhe,
prezantojne pamje te ndryshme te edukimit ne distance. Kjo e fundit shpesh funksionon
kryesisht si nje forme e shperndarjes, duke zevendesuar kur eshte e nevojshme format
trasicionale te mesimdhenies dhe mesimit.

17
Edukimi ne distance eshte shpesh konsideruar si nje inovacion i cili ju jep studenteve
nje shkalle te madhe lirie. Kjo eshte shprehur nga shume autore midis te cileve, Charles
A. Wedemeyer(1981), nje perfaqesues i denje i studimeve te pavarura Amerikane, ne nje
liste ne qe mund te konsiderohet si permbledhje e deklaratave te qellimit me te cilat mund
te identifikohen shume edukatore te edukimit ne distance:

Instruksionet duhet te jene te vlefshme kudo ku ka studente, edhe nqs eshte nje
student i vetem dhe panvaresisht ka apo jo mesues.
Instruksionet duhet ti vene rendesi te madhe te mesuarit mbi studentet.
Sistemi i instruksioneve duhet ta liroje pegagogun nga detyrat e kujdestarit keshtu qe
nje pjese me e madhe e kohes do ti kushtohet realisht detyrave te mesimdhenies.
Sistemi i instruksioneve duhet tu ofroje nxenesve me shume mundesi zgjedhje per sa
ju perket lendeve, metodologjive, formateve etj.
Sistemi i instruksioneve duhet te perdore sipas mundesive te gjitha mediat dhe
metodat qe kane provuar efikasitet ne procesin e mesimdhenies.
Sistemi i instruksioneve duhet te kombinoje mediat dhe metodat ne menyre qe cdo
lende ose teme brenda lende te mesohet ne menyre efektive.
Media dhe teknologjia e perdorur duhet shqiptuar si projektim dhe perdorim ne
kuptimin: mediat e ndryshem ose teknologjia e perdorur duhet te riforcojne njera-tjetren
dhe strukturen e lendes dhe planin e mesimit.
Sistemi i instruksioneve duhet te ruaje dhe te permiresoje mundesine e pershtatjes me
ndryshimet midis nxenesve te ndryshem dhe gjithashtu edhe midis mesuesve.
Sistemi i instruksioneve duhet te vleresoje arritjet e nxenesit jo duke u nisur nga
barrierat qe mund te ngrihen ne lidhje me vendin ku studenti meson, ritmin me te cilin ai
meson ose metoden me te cilen ai meson por duke vleresuar ne menyre sa me direkte
arritjen e qellimeve te mesimit.
Sistemi i instruksioneve duhet te lejoje nxenesit te fillojne, ndalojne dhe te mesojne
ne vendet perkatese te mesimit.

3.5 Potenciali i Edukimit ne Distance

Shpesh here eshte supozuar se edukimi ne distance eshte i pershtatshem vetem per
lendet qe bazohen kryesisht materiale te printuara. Me perdorimin e audio dhe video,

18
paketave laboratorike, programet kompjuterike, kontaktet telefonike, intenetit, video
konverencat dhe media te tjera nje numer i madh lendesh te tjera jane bere te
shpjegueshme dhe te mesueshme ne distance. Per shembull mesimi i gjuhes se huaj ne
kurset ne distance ka dhene rezultate te shkelqyera, edhe per sa i perket shqiptimit.
Normalisht punet qe kerkojne pajisje speciale qe studenti e distance nuk mund ti kete
ose eksperimente qe kane rrezikshmeri te larte dhe patjeter kerkojne mbikqyrjen e
spesialistit duhet te realizohen ne mejdiset e Institucionit qe ofron edukimin ne distance.
Gjithashtu mund te organizohen edhe sesione te drejperdrejta (face to face) shtese midis
mesuesve dhe studenteve.
Eksperienca ka treguar sidoqofte se nuk eshte e nevojshme te perjashtohen lende nga
aplikimi i tyre ne sistemin e edukimit ne distance. Edhe disa lende ne lidhje e kirurgjine
dhe mjekesine jane provuar te jene te sukseseshem ne edukimin ne distance. Puna me
edukimin ne distance bere nga Center for Medical Education ne Dundee, Skoci deshmon
per kete.
Edukimi ne distance pretendon tu sherbeje studenteve te cilet nuk kane mundesi ose
nuk kane deshire te perfitojne nga sherbimet gjithpershirese te sistemit tradicional te
mesimdhenies te drejperdrejte( face to face). Kjo menyre studimi eshte ne pergjithesi e
pershtatshme per individe te rritur te cilet jane te afte te marrin vete vendime per
menyren se si do te mesojne ose studiojne. Telekonferencat bejne te mundur qe te
krijohen klasa virtuale ku studentet mund te bashkeveprojne jo vetem me mesuesin por
edhe ndermjet njeri tjetrit. Shume mesues e konsiderojne kete si nje avantazh te
konsiderueshem, ndersa shume studente preferojne studimet individuale.
Edukimi ne distance mbi te gjithe terheq individe te rritur te cilet kane detyrime
profesionale dhe jane “pro” edukimit te shpeshte dhe te perhershem. Procedurat e
edukimit ne distance jane futur sot edhe ne shkollat ku studiojne te rinj.
Me poshte po tregojme disa role qe sipas (Ljosa 1992a) edukimi ne distance duhet te
permbushe, per shembull – balancimi i pabarazive midis moshave ne grupe, ofrimi i nje
mundesie te dyte per perditesim, zhvillimi i fushatave te medha per informacion dhe
edukim, ofrimi i edukimit ne fushat e “reja”, trajnimi i shpejte dhe eficent i grupeve te
cilesuar si “key target” duke mos harruar grupet e tjere te lene “menjane”, rritjen e
hapesires gjeografike te mesimit, ndihma per studentet qe te perballojne jo vetem
shkollen por edhe jeten familiare ose punen, krijimi i mundesive per krijimine e aftesive
te shumfishtave dhe ofrimi i studimeve per studente te nacionaliteteve te ndryshme.

19
Pjekuria e studenteve te distances eshte tregues i lirise se tyre ne kete kontekst. Me se
pakti ata jane te lire ne menyren implementimit te programit te tyre te studimit per
shembull: ne caktimin e vendit dhe kohes se mesimit, c’ngarkese mesimore te kete ne nje
moment te caktuar, kohen dhe vendin e pushimit, kur dhe sa here te rishikoje tekstet,
mesimin dhe detyrat etj. Liria e tyre shkon me tej deri ne rrugezimin krejtesisht individual
te programit, zgjedhja e kohes kur do te behen provimet dhe deri e zgjedhjen e
objektivave dhe elementeve te kursit.
Kjo sjell mbi te gjitha mundesine e ushqimit nga edukimi ne distance per
shoqerizimin akademik, e cila i perket te ashtu quajturit te nxeni emocional. Eshte marre
gjithmone si e vertete se komunikimi ne largesi ka me pak influence tek studentet se
takimet e drejtperdrejta. Sidoqofte eksperienca tregon se edukimi ne distance nxit
ndyshimin ne sjellje dhe qendrimin e studenteve. Nje rol te rendesishem ne kete sfere
luajne edhe emisionet e goditura televizive ( Sparkes 1982).
Ndersa eshte ne natyren e edukimit e distance to sherbeje studenteve te vecante ne
studimet e tyre te pavarura, ne sferat e njohjes, emocioneve e psikomotore, kurset e
zhvilluara mund te shfrytezohen edhe nga nje numer i madh studentesh te tjere.
Edukimi ne distance mund te jete, dhe shpesh eshte nje forme e komunikimit ne mase.
Ky bashkim i individualitetit dhe komunikimit ne mase mund te duket si paradoks.
Perqasja individuale dhe stilibashkebisedues perputhen me individualizimin. Ne
pergatitjen e programit te komnikimit ne mase eshte mire te perdoren metoda
“industriale” qe perfshijne planifikimin, racionalizimin e procedures, ndarjen e punes,
mekanizmin, automatizimin, kontrollin dhe verifikimin. (Peters 1983) pershkruan
edukimin ne distance si nje forme industriale e mesimdhenies dhe te mesuarit. Kjo nuk
ndalon qe si baze e efektivitetit te edukimit ne distance te jete bashkebisedimi personal.
Kjo vlen edhe kur perdoret komunikim nepermjet kompjuterit.
Studimi ne distance eshte nje studim i pavarur (self-study) por studenti nuk eshte
vetem ne kuptimin qe ai perfiton nga kursi dhe nga nderveprimi me drejtuesin dhe
institucionin qe ofron edukimin ne distance. Ky lloj bashkebisedimi eshte i dyaneshen me
shkrim ose nepermjet mediave midis studenteve nga njera ane dhe drejtuesve ose
organizates drejtuese nga ana tjeter. Indirekt, bashkebisedimi eshte sjelle nga prezantimi i
lendes dhe pas kesaj studentet bashkebisedojne ndermjet tyre per permbajtjen e lendes.
Ne kete pikepamje bashkebisedimi eshte edhe real edhe i stimuluar. Bashkebisedimi i
stimuluar nuk krijohet vetem nga nje bashkebisedim i brendshem per shkak te studimit te
tekstit por nga nje marredhenie midis zhvilluesve te kursit edhe studenteve, krijuar nga
20
prezantimi i natyrshem dhe i ngrohte dhe atmosfera personale e kursit. Ky lloj prezantimi
stimulon aktivitetin dhe nenkupton arsyetimin, diskutimin pro dhe kundra etj.
Pra sic mund te vihet re karakteri personal ne te dy llojet e bashkebisedimit real dhe i
stimuluar eshte nje karakteristike e rendesishme e edukimit ne distance.
Ne perfundim mund te themi se ka nje potencial te madh jo vetem per studimet e
pavarura te indvideve adulte por mund te konsiderohet edhe si nje forme e edukimit ne
mase. Gjithashtu ky lloj sitemi mund te konsiderohet edhe si shume i pershtatshem per
studime krejtesisht individuale e te thelluara.

3.6 Sfondi i Edukimit ne Distance

Edukimi ne distance nuk eshte as koncept i izoluar as ne parktiken e tij nje krijim i
vecuar. Eshte nje edukim i nje tipi special dhe si te gjithe tipet e edukimit varet dhe
influencohet nga vlerat, opinionet, eksperieneca dhe kushtet e jashtme. Edukimi ne
distance eshte i ndryshem nga shkollimi tradicional dhe ka shume karakteristika te tijat
dhe si nje fushe akademike studimi mund te konsiderohet si nje disipline me te gjitha te
drejtat.

Pyetjet baze ne lidhje me edukimin, mesimdhenien dhe te mesuarin.

Cdo perpjekje edukative ka nje qellim. Mesimdhenia dhe te mesuarit ne distance, si


cdo menyre tjeter e mesimdhenies dhe te mesuarit mund te servire perfundime te
ndryshme. Nuk ka shume sens qe ne baze te qellimit te ndajme edukimin e vertete nga
trajnimi i nje aftesie te caktuar ( Wedemeyer 1981). Cdo mesim mund te jete nje
eksperience edukative. Edukimi ne distance kryesisht u sherben individeve qe nuk
munden ose nuk duan te frekuentojne mesimdhenien ne klasa, kryesisht keta jane individe
te rritur me angazhime shoqerore, profesionale ose familiare.

Nxenie( te mesuarit ) nenkupton me shume se perfitimi i njohurive, per shembull, te


nxjerresh kuptime nga prezantime te komplikuara dhe te interpretosh fenomene dhe
rrethana; nxenia eshte procesi i transforminit te eksperiences ne njohuri, aftesi, sjellje,
vlere, arsye dhe emocion Jarvis (1993).

21
Konsiderimi i te nxenit si fitimi i nje aftesie per tju pergjigjur korrect disa pyetjeve (
shkalla e pare) eshte nje perqasje primitive Perry (1970). Ketij vleresimi i largohen edhe
studentet e rendomte ne Universitete sepse duke studiuar e kuptojne se ne shume raste
nuk ka gjithmone nje zgjidhje ose pergjigje qe te jete absolutisht e vertete. Ky relativizem
(shkalla 2) perfaqeson nje eksperience te rendesishme ne baze te se ciles studenti mund te
arrije konkluzione dhe te marre pozicionet e tij (shkalla 3). Ky studim me tre shkallet e te
kuptuarit dhe zbatim i te mesuarit duhet te jete nje pike referimi per mesuesit e edukimit
ne distance. Ka gjithmone nje risk per edukimin ne distance qe ai te kthehet ne mesim i
mbushur me keshilla dhe instruksione nga mesuesit sa qe nxenesit te mendoje dhe te
arsyetoje per probleme te ndryshme. Berja koshient per problemet dhe njohja me
mundesite e te trajtimeve dhe zgjidhjeve te ndryshme te tyre, gjithashtu edhe inspirimi
ose provokimi i studenteve per te marre qendrimet e tyre eshte nje detyre e rendesidhme
edukative per edukimin akademik ne distance.
Mesimdhenia shpesh eshte konsideruar si nje transferuese e njohurive nga ene ne enen
tjeter (Fox 1983). Ky kendveshtrim konsiderohet si shume i ceket dhe autori i
siperpermendur ka identifikuar edhe disa paraqitje te te mesuarit:
ka nje teori qe e trajton mesimdhenien si nje proces e modelimit ose gdhendies se
studenteve sipas nje forme te paracaktuar. Ka nje teori tjeter qe e trajton nje lende si nje
teritor qe duhet eksploruar me kodra qe duhet te ngjitesh per te permiresuar pamjen... dhe
me mesuesin si nje shok udhetimi ose si nje guide.

Vetem pikepamjet e fundit mund te themi qe mund te plotesojne kerkesat per nje
edukim te kompletuar. Sidoqofte pikepamjet e permendura me siper rreth formezimit dhe
udhetimit jane jo vetem te shtrira mire por ne shume rrethana edhe pikepamje shume te
qarta per mesimdhenien.
Qellimi i edukimit perfshire edhe ate te edukimit ne distance perfshin nje spekter te
gjere qe nga zhvillimi i personalitetit dhe struktures se njohjes me ane te mesimit dhe
zgjidhjes se problemeve, deri e trajnimin e specialisteve adapte dhe te mireiformuar.
Secila nga keto qellime nenkupton me shume se zhvendosje informacioni ose dhenie
njohurie.
Disa autore te tjere tentojne te japin perkufizime te te mesuarit dhe mesimdhenies si te
ndervarura nga njera tjetra. Per shembull (Roger 1969) thote se mesimdhenie do te thote
lehtesim i te mesuarit, qe shikohet si nje aktivitet individual menduar qe ti sherbeje nje
qellimi te caktuar. Keto lloj perkufizimesh jane te rendesishme sepse na drejtojne ne nje
22
kundeshti te bazuar qe trajton mesimdhenien dhe te mesuarit si nje pakete. Kundeshtia
qendron ne faktin se mesimdhenia dhe te mesuarit jane nganjehere pak te lidhura me njera
tjetren. Zakonisht thuhet se kur dicka eshte mesuar ne nje situate mesimdhenieje - te
mesuari, te nxenit mund te jete shkaktuar nga faktore te tjere qe mund te mos kene lidhje
me mesimdhenien. Kur dicka eshte thene ne nuk e dime ose nuk jemi gjithmone te sigurt
se dicka eshte mesuar, dhe nqs dicka eshte mesuar, ne nuk mund ta dime automatikisht se
cfare eshte – ndoshta mund te jete dicka e ndryshme nga ajo qe ne donim tju mesonim
studenteve. Mesimdhenia eshte nje perpjekje, disa here e sukseseshme, per te lehtesuar te
mesuarin drejt disa qelimeve finale. Ne kete kendveshtrim duhet pare edhe edukimi ne
distance, si te gjitha aktivitetet e tjera edukative duhet te perfshije mesindhenien dhe te
mesuarit ne kuptimin e mesiperm.
Qellimi i edukimit ne distance eshte te ofroje lehtesira per mesidhenien dhe te
mesuarit, me pikepamjen qe te mbeshtete qellimet e edukimit si me siper. Ata interesohen
ne mbeshtetja e mendimit prodhues dhe kritik. Edukimi ne distance duhet te mbeshtete
keto qellime me mjete qe jane te dobishme dhe te pranueshme nga studentet, zakonisht te
rritur, te cilet nuk kane mundesi ose nuk duan te perfitojne nga sistemi tradicional ( face
to face).
Ajo qe e ben disi te komplikuar problemin eshte se ne shume raste ne kurset edukimin
ne distance jane shume te strukturuara dhe njohurite mund te perfitohen nga sisteme te
gateshme ( pa situata problemore) ose sic quhen zakonisht metoda e mesimdhenies
“system oriented” ne kontrast me metoden tjeter te mesindhenies “problem oriented” (
Schuemer 1993).
Shihet qarte se paketat mesimore te strukturuara shume mire dhe shume ne detaje
mund ta bejne nxenesin shume te varur nga menyra e mesimdhenies dhe detrimisht
demtojne individualitetin dhe lirine e nxenesit duke demtuar nje nga karakteristikat
kryesore te ketij lloj mesimi.

23
3.7 Hapja e rruges per te mesuarin dhe mesimdhenien.

Cdo individ i lidhur me metodologjine e te mesuarit dhe mesimdhenien duhet ti


pergjigjet pyetjes nese mund te kete nje strukture ose metodologji te pergjithshme ose
secila lende ka karakteristika kaq speciale sa psh kurset e gjuhes mund te kene te bejne
pak me kurset le te themi te matematikes ose fizikes. Eshte e kuptueshme qe kjo pyetje
eshte thellesisht e lidhur me cdo perjekje per te diskutuar trajtime specifike, sic eshte
edukimi ne distance, ne mesimdhenie dhe te mesuarit.
Amos Comeinius, specialist ne fushen e edukimit ne shekullin e 17, ka dhene disa
rekomandime duke u nisur nga shume vrojtime te fenomeneve te natyres te cilat lidhen
me kete kontekst. Ato nenkuptojne se ka struktura te qenesishme per disa permbatje
mesimore te prodhuara nga karakteristika dhe natyra e pandryshushme e realitetit.
Kjo menyre te menduari ka influancuar shume debatin rreth te mesuarit ne Gjermani,
ku fjala didaktike perdoret shpesh per te treguar principet e mesimdhenies vecanerisht
lidhur me permbajtjen si e kundert me metodologjine. Ne Gjermani ka patur shume debat
rreth rolit lider te principeve lidhur me permbajtjen “ content related principles” ne
mesimdhenie.
Te pakten nje perpjekje eshte bere ne debatin e sistemit te edukimit ne distance per te
ndare zonat e teorise se pergjitheshme te mesimdhenies me teorine e mesimdhenies te
bazuar ne lenda (discipline-based) ne lidhje me njera tjetren. Sic thote (Muller, Schneider
and Schulz 1985) ‘ teoria e pergjitheshme e mesimdhenies nuk eshte direkt e interesuar ne
drejtim te aktivitetit pedagogjik ne situaten formale te mesimdhenies dhe te mesuarit por
e kufizon vetveten ne procesin e analizes pedagogjike nga te cilat mund te nxiren
pergjithesime te vlefteshme.’ ndersa qellimi i teorise se mesimdhenies te bazuar ne lenda
eshte ‘ ti jape nje lende te caktuat nje forme konkrete mesimdhenieje ‘ dhe ‘ te gjykoje
per vlerat praktike te koncepteve te percaktuara teorikisht ne situaten konkrete te
mesimdhenies. Keshtu qe tenton te percaktoje formen praktike te sjelljes pedagogjike’.

Pa dyshim qe permbajtja e mjaft lendeve mesimore ka logjiken e saj te brendeshme qe


shkakton nje radhe prezantimesh qe duhet ndjekur. Pyetje eshte nese kjo radhe e kerkuar
perfaqeson nje radhe te disiplinuar te subjektit perkates. Mund te argumentohet se lenda
perkatese qe duhet te shpjegohet dhe mesohet merr radhen e saj logjjike nga kerkesat e

24
mesimdhenies dhe te mesuarit. Te shikojme nje shembull praktik te nje prezantimi
hierarkik qe ka lidhje me te mesuarin e mesimdhenien e matematikes:

Ne fund te diagramit jane njohurite baze qe nxenesi sjell ne detyren mesimore. Pastaj
hapi tjeter jane disa njohuri te thjeshta e te pergjitheshme si psh njohja se 1*x=x. Me siper
ne piramiden e hierarkise jane aftesite per te bere shumezimet e numrave ne radhe. Duke
vazhduar progresivisht siper ne hierarki jane kombinimet me thyesa ne ekuacione dhe
veprimet ne te dy anet e tyre, etc. (Briggs 1968)
Ne mund te pyesim veten nese kjo hierarki kresisht varet ne disiplinen e matematikes
apo nga ajo qe mund ta quajme si e pare nen kendveshtrimin e metodologjise se
mesimdhenies dhe te mesuarit.
Nuk mund te mohohet se ka raste ne logjiken e subjektit qe jane decizive per
strukturen e mesimdhenies dhe te mesuarit. Duhet qe nga ana tjeter te pranojme se
orvatjet per te mesuar nje lende mund te imponojne logjiken e mesimit dhe mesimdhenies
mbi lenden. Ky problem eshte diskutuar nga shume studjuese por diskutimet e vona mbi
te ate qe eshte quajtur gramatike logjike ( psh rregullat per nje perdorim kuptimplote te
termave) qe sfera e njohjes perdor, dhe sekuencen logjike te lendes. Ndersa gramatika
logjike eshte dicka qe eshte dhene dhe nuk mund te behet e panevojshme, nuk mund te
kete vetem nje sekuence logjike ne cdo sfere te njohjes sipas (Hirst, Peters 1970).
Meqe gramatika logjike zbulon elemente e radhes logjike edhe mesimdhenia duhet ti
respektoje barazisht ato, gjithashtu. Cfare jane keto ne nje lende te caktuar, kjo eshte nje
ceshtje e nje analize te detajuar te asaj lende.
Karakteret relative te logjikes se lendes dhe logjikes se mesimdhenies dhe e te
mesuarit jane padyshim nje fakt.
Ka nje situate per diskutimin e metodave dhe formave te edukimit qe kalon kufinjte e
disiplinave te vecanta. Kjo aplikohet ne edukimin ne distance dhe strukturimi e kurseve
ne baze te logjikes se lendes dhe vleresimeve filozofike. Midis trajtimeve me te
pranueshme ne kete kontekst qe lidhen me te mesuarin qe fillon nga zgjidhja e
problemeve specifike sesa nga sistemet e njohurive te vlefshme.

25
3.8 Impakti i teorise ne praktike

Ne diskutimin e mesiperm per mesimdhenien dhe te mesuarin si elemente te edukimit


ne distance, lidhja e ketyre dy elementeve me njera tjetren eshte pershkruar si jo
domosdoshmerisht e tille. Te mesuarit mund te ndodhin pa mesimdhenien dhe
mesimdhenia mund te ndodhe pa te mesuarin.
Si qellim i mesimdhenies eshte te mesuarit dhe si supozimi baze prapa mesimdhenies
eshte qe ai shkakton ose lehteson te mesuarit, cfare u tha eshte e barazvlefteshme me
venien ne pikepyetje te impaktit te teorise, ose te pakten te influencen mbizoteruese te saj
mbi praktike ne kete kontekst.
Si rregull qellimi i mesimdhenies nuk eshte konsideruar si teori. Ne ane tjeter ka teori
qe percaktojne se si duhet te jete mesimdhenia, nen cilat kushte dhe si ajo mund te
sigurohet. Pyetja eshte qe ne cfare shkalle teorite logjiko-deduktive jane menjehere te
aplikueshme ne praktike.
Nje shembull i teorise qe ka patur pasoja te menjehershme dhe direkte per praktiken
eshte behaviourizm, ne formen e kushteve te veprimit te Skinnerit (1968) te aplikuar ne
mesimnxenien e programuar. Teoria dhe aplikimet e tij jane kundeshtuar gjeresisht,
sidoqofte, duke u bazuar ne faktet qe tregojne se te mesuarit njeri me njeri jane te veshtira
dhe se mesimnxenia eshte influencuar nga personaliteti individual dhe deshira e nxenesit.
Ne qofte se marrim si te mireqene deshiren e lire, ka prapseprap mundesi qe praktika
te bazohet gjeresisht nje teoria. Duke e ndjekur dhe thjeshtezuar Herrmann ne duket se
kemi te drejte te lidhim teorine me praktiken ne si me poshte. Ne qofte se ne besojme dhe
gjejme nje logjike dhe lidhje per nje hipoteze te tipit ‘ ne qofte se A atehere B’, kjo mund
te na udheheqe ne praktike. Le te supozojme se ne e bejme te matshem konceptin e
aftersise per te qene i lexueshem (readability) dhe pastaj futim hipotezen: ‘Ne qofte se
stili i kursit te edukimit ne distance karakterizohet nga nje shkalle e larte lexueshmerie,
atehere studenti do te mesoje shpejt’. Kjo do te coje ne nje rregull praktik qe duhet te
ndiqet: ‘ zhvillo kurse me menyre te tille qe te kene shkalle te larte lexueshmerie ne qofte
se do qe nxenesit te mesojne lehte’ Herrmann (1979). Nje numer i madh teorish dhe
hipotezash jane zhvilluar gjithashtu edhe per edukimin ne distance.
Sidoqofte, ka pak shprese ndonje teori ose grumbull teorish nuk mund te jete kurre e
afte te na jape neve detaje dhe pershkrime te mjaftueshme qe te na lejojne te themi, si me
anen e nje rregulli te pranueshem, se te gjithe praktikat e edukimit ne distance mund te

26
drejtohen ne menyre te qendrueshme nga teori si ato me siper. Nje arsye per kete eshte
pamundesia e krijimit te ne lidhjeje te pandryshueshme shkak – pasoje ne sjelljen
njerezore. Kjo pikepamje per teorine si nje guide e limituar per praktiken nuk do te thote
se duhen lene me njeane konsiderimet teorike. Ne te kundert, atyre do tu jepet me shume
mundesi si indikatore te zgjidhjeve te ndryshme. Ndersa testimi i teorise eshte nje
procedure racionale, emergjenca e tyre eshte kryesisht per shkak te vezhgimeve
personale, intuites dhe mendimit krijues.
Kjo influencon pamjen tone per planifikimin mesimor ( instructional design). Eshte
thene se ‘planifikimi mesimor eshte nje shkence dhe nje disipline e ndare ne vetvete’
(Richey 1986). Kjo deklarate eshte hedhur poshte nga Barrow i cili argumenton qe kjo
thenie eshte qe ‘dikush mund te mesoje te planifikoje kurikula sic mund te mesoje dikush
tjeter te beje ski, saldoje etj’, por planifikimi mesimor eshte ‘ me shume si nje dege arti,
... se sa inxhieneri, ... , duke qene se eshte nje teritor i hapur dhe fleksibel per shkak te
pasigurise dhe mosmarveshjeve, per shkak kontestimit te koncepteve kryesore dhe
paqartesive, injoranca jone rreth shkakut dhe efektit ......... ( Barrow 1986).
Sidoqofte, planifikimi mesimor eshte padyshim dhe shpesh i suksesshem, ne lidhje
me kerkimin shkollor, verifikimin e vezhgimeve dhe aplikimet praktike te mesimdhenies
se zbulimeve te bera.
Ne zhvillimin e materialeve te kurseve te edukimit ne distance, planifikimi mesimor
eshte padyshim nje ceshtje e rendesishme, nese interpretohet si nje shkence e bazuar ne
analizen studimore te gjetjeve empirike apo thjesht si nje sistem qe sjell rezultate te
priteshme, eksperience dhe gjetje ne radhen e duhur. Qellimi i tij eshte te perpunoje
rekomandime te vlefteshme per strukturimin e nje mesimdhenieje efektive. Shpesh eshte
kombinuar me te ashtuquajturat ‘system approach’ trajtim i sistemit, te cilat nenkuptojne
konsiderimin e mesimdhenies si nje sistem me nensisteme te nderlidhur (Andrews and
Goodson 1980).

27
3.9 Te dhena te pergjithshme

Format tradicionale te arsimit dhe modelet e mesimit nuk mund te kenaqin


nevojat per sherbime arsimore, te cilat zakonisht jane pjese e qyteteve te medha.
Per sherbimet arsimore ne ditet e sotme kane nevoje:
Te rinjte qe s’kane mundesi te ndjekin format tradicionale te sistemit arsimor, per
shkak te te qenit njekohesisht ne pune e ne shkolle, largesise gjeografike nga Universiteti
ose arsye te tjera.
Ushtarake te liruar nga forcat e armatosura dhe pjestare te familjeve te tyre, persona
me sherbim ne rradhet e ushtrise, oficere dhe ushtarake me sherbim ne Ministrine e
Puneve te Brendshme dhe ne Policine kufitare.
Persona te papune.
Persona te cdo moshe, qe jetojne larg ose ne rajone jo shume te populluara.
Specialiste, te cilet kane arsimim dhe qe deshirojne te marrin njohuri te reja ose te
vazhdojne nje shkolle te dyte.
Persona qe pergatiten per ne Universitet.
Studente, qe njekohesisht duan te ndjekin edhe nje shkolle tjeter.
Persona, te cileve nuk u lejohet te arsimohen ne sistemin arsimor aktual.
Persona qe kane kufizime mjekesore.
Drejtues ne organet drejtuese rajonale dhe te pushtetit.
Mesues ne institucione te ndryshme arsimore dhe kategori te tjera shoqerore.

Askush nuk duhet te privohet nga mundesia qe te mesoje per shkak te varferise,
largesise gjeografike, pamundesise sociale per te ndjekur institucionet arsimore, per shkak
te te metave fizike, puneve shteterore ose puneve personale.

Rruga e zgjidhjes eshte kerkimi i formave te tjera te arsimimit. Nje nga keto
forma eshte edukimi ne distance (ED).

28
3.10 Disa ide per Edukimi ne distance

Edukimii ne distance eshte nje nga menyrat e marrjes se mesimit, ne baze te se ciles
qendrojne teknologjite specifike arsimore, te bazuara ne metodat bashkekohore te
arsimimit, mjetet teknologjike dhe te dhenies se informacionit, teknologjite informative
dhe telekomunikative.
Do te paraqiten disa nga konceptet me te njohura per edukimin ne distance (MD), dhe
paraprakisht do te rikujtohen konceptet mbi mesimin dhe arsimimin.
Mesimi eshte gjitheperfshires, proces i organizuar sistematikisht per marrjen e
njohurive, dijeve.
Arsimimi eshte rezultat i mesimit, edukimit dhe zhvillimit te personalitetit.
Ne konceptin e krijimit dhe zhvillimit te ED, eshte futur dhe percaktimi i meposhtem:
Mesimi ne distance eshte kompleks sherbimesh arsimore, te vena ne dispozicion te
nje nje mase te gjere njerezish ne vend dhe jashte tij, me ndihmen e rrjeteve te
specializuara informative dhe arsimore, te bazuara ne mjetet e shkembimit te
informacionit ne distanca te medha (televizion satelitor, radio, rrjete kompiuterike etj.).
Ne vetvete rrjeti informativo-arsimor i ED paraqet nje teresi mjetesh per transmetimin
e te dhenave, resurseve informative, protokollet per shkembim, metodiken organizative te
sigurimit, te orientuara drejt plotesimit te nevojave arsimore te nxenesve.
Edukimi ne distance eshte nje organizim i ri i procesit arsimor, i bazuar ne parimin e
punes se pavarur te studentit. Ambjenti per mesim karakterizohet nga ajo qe nxenesit jane
larg mesuesit, dhe ne te njejten kohe ata kane mundesi ne nje moment te caktuar te
mbajne lidhje, me ndihmen e mjeteve te telekomunikimit.
Percaktimi i meposhtem ne pjesen me te madhe merr parasysh vecorite karakteristike
dhe variantet e organizimit te ED.
ED mund te shihet si forme e mesimit te shek. XXI, drejt te cilit do te drejtohen
format e mesimi te njohura deri tani.
Arsimi tradicional mbart ne vetvete shume elemente te perbashketa me ED. Perdorimi
i sistemeve kompjuterike transformon formen tradicionale te mesimit gjate viteve te
kaluara.
Mund te themi qe faktoret dhe proceset e meposhtme kane cuar ne domosdoshmerine
dhe mundesine e perdorimit te ED.
kerkesat e reja per arsimim.

29
rritja e numrit te atyre qe deshirojne arsimim me prestigjioz dhe nevoja per te
kualifikuar ushtaraket ne reserve, si dhe persona te tjere.
shfaqja dhe zhvillimi i mjeteve te reja te informacionit.
nevoja per integrim nderkombetar etj.

3.11 Perparesite dhe vecorite e edukimit ne distance

Edukimi ne distance dallon nga format tradicionale te edukimit nga keto tipare
dalluese:
– nxenesi nuk merr pjese rregullisht ne procesin mesimor, si leksione dhe seminare,
dhe ka mundesi te merret me to ne nje kohe dhe vend te pershtatshem per te. Secili mund
te mesoje aq sa e quan te nevojshme per pervetesimin e njohurive te caktuara.
– nxenesi ka mundesi qe nga te gjitha kurset e pavarura mesimore te formoje nje plan
mesimor, qe i pergjigjet nevojave te individit ose grupit.
– mesimi mund te kryhet duke bashkerenduar punen profesionale me ate mesimore.
– numri i nxenesve “nuk eshte i kufizuar” dhe ata kane mundesi per te hyre ne shume
forma te informacionit mesimor (bibliotekat elektronike, database etj.), dhe keshtu mund
te komunikojne me njeri-tjetrin, me mesuesin nepermjet rrjetit elektronik.
– largesia midis vendit te nxenesit dhe institucionit arsimor, nese linja e rrjetit
elektronik eshte cilesore, nuk eshte pengese per nje proces mesimor efektiv.
– zvogelohet siperfaqja e ambjentit mesimor, mjetet teknike, mjetet e transportit,
informacioni mesimor jepet ne menyre te koncentruar dhe te unifikuar per nje numer me
te madh nxenesish.
– perdorimi ne procesin mesimor i arritjeve te reja te teknologjive informative dhe
telekomunikative.
– mundesi te “barabarta” per tu arsimuar pavaresisht nga vendbanimi, gjendja
shendetesore dhe gjendja ekonomike e nxenesit.
– shkembim informacioni per arritjet e fundit te shkences.

3.12 Te metat e edukimit ne distance (ED)

Sigurisht qe sistemi i edukimit ne distance nuk eshte ideal. Bashke me prioritete, ka


edhe disa te meta, te cilat jane te renditura si me poshte:
30
- para se gjithash eshte i veshtire identifikimi i studentit. Njekohesisht ne perpjekjen
per te eleminuar te metat, institucionet arsimore qe praktikojne edukimin me distance
(ED), perfshijne ne kurse dhe sesione te rregullta te detyrueshme, gjate te cilave studentet
paraqiten ne provime.
- nje vecori tjeter, e cila mund te perceptohet negativisht nga studenti, eshte se
zhduket kontakti i drejtperdrejte fizik mesues – student.

Probleme te tjera thelbesore jane:


- problemi i ekuivalentimit te njohjes se nivelit te ED me ate qe merret ne
Universitetet klasike.
- problemi i njohjes se dyanshme te diplomave, certifikatave, programeve mesimore. I
mprehte eshte ky problem vecanerisht ne arsimimin nderkombetar.
- problem jane edhe barrierat gjuhesore per studentet e huaj ne ED.
- problemi i planifikimit strategjik – dhenia zgjidhje e pyetjes: kujt, ku dhe cfare
kursesh duhen paraqitur.
- problemi lidhur me standartet e komunikacionit.
- problemi per cilesine e kurseve dhe sigurimin e programeve.

3.13 Format organizative te mesimdhenies

Ne praktiken pedagogjike te Institucioneve te Larta Arsimore, jane perpunuar mire


format (llojet) e mesimit. Me te perhapurat e tyre jane: leksionet, seminaret, punet
laboratorike, punet e kursit, provimet etj.

Leksionet ne edukimin ne distance (ED), ne ndryshim nga leksionet tradicionale,


perjashtojne komunikimin e drejtperdrejte me mesuesin. Kane nje seri perparesish. Per
rregjistrimin e leksioneve perdoren audio dhe video kaseta, kompakt disqe etj. Perdorimi i
teknologjive te reja te informacionit i ben leksionet te pershkrueshme dhe te lexueshme.
Leksione te tilla mund te degjohen ne cdo kohe dhe ne cdo distance.

Ushtrimet laboratorike ne ED jane te destinuara per pervetesimin praktik te materialit.


Ne sistemin arsimor tradicional ushtrimet laboratorike kerkojne mjete speciale mesimore,
makete, imitues, reaktive kimike etj. Mundesite e ED jane per te thjeshtuar ne menyre te

31
ndjeshme menyren e realizimit te ushtrimeve laboratorike per llogari te perdorimit te
teknologjive multi-mediale, modelim imitues etj. Realiteti virtual lejon ti demonstrohet
nxenesit fenomeni, i cili ne kushte te zakonshme eshte veshtire ose pothuajse e pamundur
te demomstrohet.

Seminaret ne ED shfaqen si forme aktive e lendeve mesimore. Seminaret realizohen


me ndihmen e video-konferencave. Ato lejojne hyrjen ne diskutime ne cdo pike te
zhvillimit te tyre, kthimin disa hapa mbrapa, pas leximit te disa paragrafeve. Mesuesi
mund te vleresoje pervetesimin e materialit sipas shkalles se pjesemarrjes ne diskutim.

Konsultimet ne ED shfaqen si nje nga format e drejtimit me nxenesit dhe per dhenien
e ndihmes per pune te pavarur ne ato lende. Perdoret telefoni, posta elektronike, dhe po
keshtu edhe telekonferencat.

Kontrolli ne ED – ky eshte kontrolli i rezultateve te materialit teorik dhe praktik te


pervetesuar nga nxenesi. Ne ED ka rendesi kontrolli nepermjet testimit. Testi, ne thelb,
permban pyetje te zgjeruara per lenden, ku per secilen pyetje jepen disa variante te
pergjigjes. Testet jane te pershtatura mire per pune te pavarur dhe jane te dobishme per
lendet individuale.

3.14 Koncepte per ndertimin e sistemit te edukimit ne distance (SED).


Do te shikojme principet kryesore per projektimin e sistemeve te edukimit ne distance
(SED).
Me principe kemi parasysh nje sistem te percaktuar qarte te kerkesave kryesore dhe
rrjedhimeve drejt procesit te projektimit dhe mesimit ne SED, i cili duhet te ndertohet
duke marre parasysh edhe keto kerkesa. Ndermjet tyre mund te vecojme: principi i
ndergjegjshmerise, aktivizimit, i te parit te te mesuarit ndryshe, shkences, principi i
kolektivizimit dhe individualitetit, barazi ne formim dhe ne sistemin e edukimit, stimulim
dhe motivim per ta pare te mesuarin pozitivisht etj.
Nga kerkimet e bera jane formuluar keto principe specifike te ED.
Humanizem i te mesuarit. Ky princip paraqitet percaktues ne te mesuarin e
vazhdueshem dhe intensiv dhe rrit efektivitetin e ED. Ai drejton teresisht te mesuarin dhe
prosesin mesimor ne pergjithesi drejt njeriut, ne krijimin e kushteve favorizuese

32
maksimale per pervetesimin e pervojes se grumbulluar shoqerore nga nxenesit, te dhene
ne programet mesimore, per pervetesimin e profesionit te zgjedhur, per zhvillimin e
individualitetit krijues, cilesite morale, intelektuale dhe fizike.
Prioritet i menyres pedagogjike ne projektimin e procesit mesimor ne SED. Teresia e
principeve qendron ne ate qe, projektimi i sistemeve duhet te filloje me perpunimin teorik
te koncepteve, krijimin e modeleve didaktike te atyre dukurive te cilat mendohet se do te
realizohen. Percaktueshmeri ne vendosjen e menyres pedagogjike ne teknologjite e reja
informative. Ky princip kerkon vleresim pedagogjik te efektivitetit ne projektimin dhe
krijimin e SED.
Perzgjedhja e permbledhjes se mesimit. Permbledhja eshte e nevojshme ti pergjigjet
kerkesave normative perkatese te nje shteti te caktuar.
Sigurim i jorrezikshmerise ndaj informacionit qe qarkullon ne SED. E nevojshme
eshte te parashikohen mundesite organizative dhe teknike per sigurine dhe
konfidencialitetin e informacioneve qe jane perdorur ose do te perdoren .
Etapa e pare e mesimit. Mesimi efektiv ne SED kerkon nje formim fillestar te
percaktuar njohurish, dijesh. Per shembull, per nje te mesuar efektiv, kandidati duhet te
njihet me kerkesat shkencore per nje pune te pavarur, te kete njohuri te caktuara te punes
ne kompjuter, internet etj.

Bashkerendim i teknologjive mesimore.


Teknologjite mesimore duhet te jene modele adekuate te ED. Ashtu si ne modelin
tradicional te arsimimit, ne cilesine e formave organizative te te mesuarit, perdoren
leksionet, seminaret dhe ushtrimet praktike, laboratoret, puna e pavarur, praktika
prodhuese, detyra kursi dhe tema diplome, testime etj.

Levizshmeria e te mesuarit.
Kjo perfshin krijimin e rrjeteve informative, baza te dhenash dhe njohurish per ED, qe
e lejojne nxenesin te korrigjoje ose te plotesoje programin mesimor ne drejtimin e
nevojshem ne mungese te sherbimeve tradicionale ne universitetin ku meson.

Joantagonizmi i ED me format aktuale te arsimimit.


Projekti i SED mund te jape efektin e nevojshem social - ekonomik ne qofte se
teknologjite e informacionit te krijuara jane ne bashkerendim me format tradicionale te
arsimimit.
33
4. Zbatimet me te rendesishme te edukimit ne distance

Mesimi i hapur dhe ne distance perdoret per nje game te gjere qellimesh. Me poshte,
permbleshtazi, do te japim disa nga fushat qe sektoret ku edukimi ne distance ka dhene
kontributin me te madh.

4.1 Edukimi i pergjithshem

Edukimi ne distance mund te perdoret ne shkollat 9 vjecare dhe gjimnazet per te


siguruar nje ndihme per programet shkollore dhe jashte shkollore.
Ne shkolle programet e edukimit ne distance perdoren per te ndihmuar mesimdhenien
kur kemi mungesa te materialeve mesimore ose kur kerkohet pasurim programeve
perkatese. Mund te perdoren gjithashtu kur mesuesit nuk kane kualifikimet perkatese ose
te ndihmoje ne lendet kur numri i nxenesve eshte shume i vogel per te zhvilluar format
tradicionale te mesimdhenies. Nje variete me perqasje jane perdorur, perfshire Interactive
Radio Instruction (IRI), radiot e shkollave, televizionin edukativ nepermjet tokesor dhe
satelitor, skemat multimedia te shperndara me satelit, shperndarja nepermjet faqeve te
Web-it etj. Materialet mund te jene projektuar per femije te moshave te caktuara.
Edukimi ne disance mund te perdoret jashte programeve te shkollave tradicionale te
nivelit 9 vjecar dhe te mesem per te mesuar femijet ne moshe per keto shkolla qe nuk
kane mundesi te ndjekin shkollat tradicionale perfshire ata qe jane te paafte, te semure me
semundje kronike, qe ndryshojne vazhdimisht vendbanimin, qe jetojne ne vende te largeta
ose jashte vendeve te tyre te origjines. Keto programe jane programe perdorin metoda te
sistemit te korespondences. Disa programe permbajne mesime qe mund ti perdorin
prinderit per te mesuar pastaj femijet e tyre. Disa programe jane planifikuar te drejtohen
nga mesuesit me mbikqyrjen direkte te prinderve.
Pervec fokusimit ne individe te vecante, programet e edukimit ne distance per keto
nivele mund tju drejtohen gjithashtu edhe grupeve shetites dhe shtegetues. Keto programe
mund tju pershtaten edhe te rinjve ose te rriturve te cilet nuk paten mundesi ta mbaronim
shkollen ne kohe por rikthhen pas disa vitesh per ta vazhduar/filluar dhe mbaruar ate.

34
Shkollat e hapura, te cilat ofrojne perqasje te ndryshme (printime, transmetime, balle per
balle, dhe media te tjera), jane me interes te vecante per vendet me densitet popullsie te
larte. Ato ofrojne per femijet nje kurrikulum, standart dhe kualifikim te njejte si te
shkollave normale tradicionale, gje qe eshte shume e rendesishme per legjitimitetin e tyre.
Programet jashte shkollore per te rritur tentojne te japin edukimin baze nepermejt nje
rangu modelesh. Te dyja shkollat tradicionale dhe shkollat e hapura qe kane ne shenjester
te rriturit, tentojne te sigurojne nje shtese dhe shpesh nje kurrikulum me profesional dhe
social ne dallim nga kurrikulat standarte shteterore te shkollave 9 vjecare.

4.2 Pergatitja e mesuesve

Pergatitja e mesuesve eshte nje fushe e rendesishme ku edukimi ne distance eshte


perdorur gjeresisht per te siguruar pergatitjen e mesuesve para fillimit te punes, rritjen e
kualifikimeve akademike, zhvillim te aftesive profesionale gjate punes ne lende te
caktuara, permbajtjes se fushave dhe metodave te mesimdhenies. Shume shembuj nga
vendet e zhvilluara dhe ne zhvillim tregojne se trajnimi i mesuesve ne distance mund te
arrije grupe te medha mesuesish dhe mund te kete nje impakt te rendesishem ne
zhvillimin e sistemeve te edukimit ne keto vende. Perdorimi i edukimit ne distance dhe
atij te hapur per pergatitjen e mesuesve eshte cilesuar si nje strategji vendimtare kur
kerkohet nje zgjerim ose rritje e cilesise se sistemit arsimor publik.
Edukimi ne distance gjate kesaj dekade mund te luaje nje rol ne rritje per te ndihmuar
mungesat ne rritje te mesuesve, administratoreve te edukimit dhe profesionisteve te tjere
te edukimit qe eshte vene re si ne vendet ne zhvillim dhe ato te zhvilluara. Vendet e
zhvilluara perdorin Internetin si nje mjet kryesor ose dytesor per formimin e mesuesve si
para fillimit te punes ashtu edhe gjate kohes qe japin mesim. Ka nje numer te madh
faqesh profesionale interneti te nje cilesie te larte per kualifikimet profesionale te
mesimdhenesve. Vlen per tu theksuar se numri i Universiteteve Europiane dhe
Amerikano – Veriore qe ofrojne programe Universitare dhe pasuniversitare dhe kurse te
ndryshme per mesues ka ardhur duke rritur eksponencialisht vitet e fundit.
Teknologjite e reja te informacionit qe sa vjen dhe me shume po perfeksionohen
sigurojne nje mundesi unike per vazhdimin e kualifikimeve profesionale per mesuesit dhe
edukatoret e ndryshem. Web–i ju siguron mesuesve nje ambjent te pasur me informacione
dhe instruksione per te rritur nivelin e tyre shkencor e profesional dhe mundesine qe ti

35
kene keto nje te klikuar larg, brenda ambjenteve te shkollave ku japin mesim. Gjithashtu
web-i siguron mundesine qe mesuesit e rinj te kene online mbeshtetje dhe drejtim gjate
vitit te pare te mesimdhenies dhe te zhvillojne online praktikat mesimore. Mjediset
virtuale per mesuesa ne web i ndihmojne ata te kerkojne ndihme nga mesuesit e tjere,
lokalisht, brenda vendit ose globalish per te zgjidhur problemet e klases se tyre, per te
ndare planet mesimore dhe materialet, bashkeveprimi me eksperte te fushave te caktuara
dhe ne planifikimin e projekteve per zhvillimin e kurikulave te perbashketa.
Edukimi ne distance mund te luaje nje rol ne ngritjen e nivelit te mesuesve ne shkollat
e larta dhe ne drejtorite arsimore. Burimet e mesimdhenies ne web mund te ndihmoje
aftesite e mesimdhenies dhe trajnuesit e mesueve per ngritjen e nivelit dhe aftesive te
tyre ne fusha si ato te teknologjive te reja ne mesimdhenie me qellim qe keta ta pershfijne
kete teknologji te re ne kurset qe bejne me mesuesit e ardhshem.

Nje avantazh tjeter i edukimit ne distance eshte fakti qe e ben edukimin e mesuesve
dhe programet per ngritjen profesionale te tyre te kapshme nga mesues te ndryshem
pavaresisht nga vendndodhja e tyre, perfshire edhe zonat rurale ne te cilat nuk ka mundesi
te kihet nje akses i pranueshem ne shkollat e larta dhe ka nje mungese per mesues te
pergatitur dhe specialiste te tjere ne fushen e edukimit. Shpesh kur individet shkojne per
studime nga zonat rurale ne qendrat urbane, ata nuk kthehen ne zonen e tyre kur mbarojne
shkollen. Ne te kundert, edukimi ne distance mund te ndihmoje te formimine mesuesve te
kualifikuar dhe specialisteve te tjere te edukimit midis banoreve te ketyre zonave pa i
zhvendosur ata ne qendrat urbane, gjithshtu ata jane me te miret ne pershtatjen e
kurrikulave te ndryshme me standartet dhe kulturen lokale. Duke formuar edukatore
lokale dhe specialistet e tjere ne fushe e edukimit, edukimi ne distance luan nje rol te
rendesishem ne zhvillimin ekonomik te komuniteteve.
Dihet qe ne shume vende ne zhvillim aksesi ne internet ne te gjitha shkollat lokale
nuk eshte i mundur. Sidoqofte edhe ne keto vende interneti luan nje rol te rendesishem
per drejtorite dhe institucionet qe diplomojne mesues si dhe per qendrat qe zhvillojne
kualifikimet profesionale per mesuesit. Ne vendet me akses te kufizuar ne teknologjite e
reja, radioja, televizioni dhe materialet e printuara perdoren per te permbushur nevojat e
mesimdhenies.
Se fundmi, ‘edukimi ne distance dhe veglat e reja per te mesuarin mund te sherbejne
si nje katalizator per te ndryshuar praktiken e mesimdhenies, rolet e mesuesit dhe nxenesit
si pjese e nje strategjie gjithperfshirese per ndryshimin sistemor te sistemit te edukimit qe
36
te reflektoje arritjet e deritanishme te njerezimit dhe te ndihmoje sistemet edukative te
jene me te pergjegjeshme per nevojat lokale dhe nacionale si dhe ndaj tendencave
globale’(UNESCO 2002).

4.3 Edukimi profesional dhe i vazhdueshem

Ne vitet e fundit edukimi teknik dhe profesional ka luajtur nje rol te rendesishem jo
vetem ne kontributin ne permiresimin e prodhimit dhe te tregut te punes, por gjithashtu
edhe ne asitencen qe ju eshte dhene individeve te ndryshem per te permiresuar
prespektiven e punesimit ne kushtet e nje zhvillimi te shpejte social ekonomik. Ne kete
pikepamje roli i edukimit profesional dhe i vazhdueshem ne distance eshte domethenes.
Ky ka dy funksione kryesore:
a) ti pergjigjet ne menyre efektive kerkesave ne rritje te punetoreve apo te ndonje
kategorie tjeter te cilet nuk mund te trajnohen me sistemet e vjetra tradicionale
per shkak te fleksibilitetit, kohes se kufizuar dhe vendndodhjes se institucionit
qe zhvillon kursin.
b) te ofroje nje mundesi per perforcimin e individeve me te diskriminuar nga
kushtet aktuale – perfshire te papunet, te gjymtuarit etj.

Mesimi i hapur dhe ne distance ne fushen e edukimit tekniko profesional formon nje
figure komplekse. Ky sistem eshte zhvilluar shpesh nga institucionet private dhe
kompanite e medha duke dhene nje ndihmese te madhe ne zhvillimin e burimeve
njerezore. Shpesh eshte e nevojshme ta plotesojme mesimdhenies ne distance me pune
intensive eksperimentale dhe trajnime te vazhdueshme nga shtepite ose shkollat afer tyre.
Edukimi hapur dhe ne distance i mbeshtetur nga elektronika dhe WWW perdoret shume
ne edukimin profesional dhe teknik. Shume vende kane zhvilluar kolegje me cikle te
shkurta profesionale, politeknike apo te ndonje lloji tjeter, qe perfshijne nivelet e shkolles
se mesme ose me tej.
Edukimi dhe trajnimi i vazhdueshem eshte nje fushe e gjere ku edukimi ne distance
perdoret gjeresisht. Nevoja per te rifreskuar dhe per te shtuar njohurite dhe aftesite
vazhdimisht, vleresohet si nje kerkese themelore ne shoqerine ku jetojme. dhe mesimi i
hapur dhe ne distance i ka te gjitha karakteristikat per ta plotesuar me sukses kete kerkese.

37
Institucionet e mesimit te hapur dhe ne distance ofrojne kurse dhe programe per kete
qellim dhe natyrish mund te planifikojne kurse te reja per nevoja te caktuara.

Bashkepunimi dhe bashkepjesemarja e sipermarrjeve, organizatave profesioniste dhe


institucioneve te edukimit ne distance eshte duke u rritur, partnerite dhe institucione per
trajnime speciale me qellim qe tju sherbejne nevojave te profesioneve dhe zanateve te
ndryshme ne kurset e edukimit te vazhdueshem.

4.4 Edukimi jo formal

Megjithese edukimi ne distance eshte perdorur me efekte te konsiderueshme ne


edukimin jo formal dhe ne zhvillimin e sektoreve te edukimit ne komunitete eshte e vertete
te thuhet se potenciali e ketij edukimi akoma nuk eshte vene ne jete.

Ne vitet 1960 dhe 1970 kur teknologjia filloi te perdorej gjithnje edhe me shume ne
edukim u vu re nje entuziazem per rritjen e shkollimit baze te te rriturve. Mediat e
komunikimit ne mase, shpesh te lidhura si me takime ne grupe dhe biseda balle per balle, u
pane si nje rruge per te perhapur ne mase te madhe te rriturish njohurite dhe aftesite ne
mbeshtetje te bujqesise, shendetit, politikave te edukimit dhe ato te zhvillimit etj
Rezultate nga vezhgimet e ndryshme se ne disa raste treguan se audienca ishte shume e
terhequr, projektet shpesh jo te goditur dhe me mungesa ne materiale, elemente te tjere benin
qe keto informacione asnjehere te mos viheshin ne pune. Sidoqofte, disa nga keto disa nga
keto projektet e edukimit jo formal jane zbatuar ne disa vendet afrikane.
Disa nga projektet e pare ishin dizenjuar te lironin kurrikukumin e ketij shkollimi nga
lendet e teperta qe nuk ju duheshin te rriturve dhe ne vend te tyre te prodhonin nje kurikulum
me praktik per audiencen e tyre, por ky vrull nuk dha aq rezultate sa te perballej me disa
gjetje ekonomike te cilat sygjeronin se investimet ne edukimin jo formal nuk ishin aq te
frytdhenese se sa projektet qe merreshin me perhapjes se kurikulumeve formale. Si rezultat
zhvillimi i shpejte i projekteve per edukimin jo formal ne distance u frenuan disi me idene qe
mjetet e komunikimit ne mase duhet te perdoren per zhvillimin, dhe rrjedhimisht edhe
financimet rane.
Keto lloj projektesh jane implementuar nepermjet nje numri te madh organizmash
perfshire sherbime publike te zhvillimit, levizje popullore, institucionet fetare, fondacionet

38
dhe organizatat e bamiresise, institucionet shkollore private dhe ato publike, kolegjet dhe
universitetet – por te gjitha ne esence prodhojne materiale te cilat do te shperndahen me pas
ne vendet nga ku do te perdoren lokalisht per mesimin jo formal te te rriturit. Trajtimet me te
zakonshme perfshijne disa here materialet e printuara te kombinuara me mesimdhenien me
korespondence, disa here te tjera trasmetime ose regjistrime te ndryshme si radio ose ze te
cilat mund te shoqerohen me takime te drejperdrejta. Nxenesit shpesh vijne nga shtresat me te
marginalizuara te shoqerise dhe si rrjedhim asimimi i tyre i meparshem eshte pothuajse zero.
Ne lidhje me kete qe thame me siper ja vlen te theksohet se programet qe ju drejtohen
analfbeteve ose atyre qe sapo kane mesuar shkrim edhe kendim te planifikohen me kujdes ne
menyre qe nxenes te tille te mund te perfitojne sa me shume nga programi.
Perfundimisht mund te themi se keto projekte mund te jene te sukseseshme dhe me
leverdi ekonomike ne qofte se kemi bashkepunim dhe dialog te komunitetit te interesuar qe te
coje drejt integrimin e ketyre programeve ne zhvillimin dhe plotesimin ne nje shkalle te gjere
te nevojave te shoqerise.

4.5 Edukimi i larte

Kurset e kete nivel perbejne pjesen me te madhe te kurseve te kurseve qe ofron


sistemi i edukimit ne distance. Qe ne fillimet e edukimit ne distance rreth fundit te shekullit te
nentembedhjete kur teknologjia e re (si sistemet hekurudhore kombetare qe mbeshtetnin
sistemin postar) beri te mundur zgjerimin e edukimit te larte ne distance jashte kufinjeve te
kampuseve tradicionale, vecanerisht ne shtetet e medha si SHBA, CANADA, AUSTRALI
etj. Keto vende udhehoqen rrugen per perdorim e teknologjive te reja si perdorimi i radios per
studime ne distance ne nivelin universitar, pastaj televizorit dhe sot internetit. Ne keto shtete
forma organizative me e preferuar ka qene dhe eshte universiteti me te dyja menyrat.
Krijimi i Universitetit te Hapur ne Mbreterine e Bashkuar siguroi nje model per
perqasjen e sistemeve multimediale te integruar ne shperhapjen e edukimit te larte ne distance
nga nje universitet tradicional. Ky model eshte huazuar ne me shume se nje pike nga shume
vende te tjera. Universitetet e Hapura kane gradat e kurikulat e tyre, megjithese ato ngjasojne
shume me kurikulat dhe gradat e universiteteve tradicionale. Ngjashmeria ne strukturen
kurikulave e gradave mund te shihet si nje demostrim i barazise se cilesise, gje qe e ben me te
lehte njohjen e diplomave te Universiteteve te Hapur si diploma te nivelit te trete. Shume nga
keto universitete te hapura jane kthyer ne “mega – universitete” me mbi 100 000 studente.

39
Interneti terhoqi vemendjen e akademikeve universitare te ndryshem ne lidhje me
edukimin ne distance, ne nje menyre qe asnje teknologji tjeter nuk e kishte bere. Konkurenca
per te regjistruar me sa me shume studente, entusiazmi per te perdorur teknologjite e reja
shpjegon faktin e kthimit te shume universiteteve tradicionale ne universitete me status te
dyfishte. Universitetet e tilla ne pergjithesi u mesojne studenteve te sistemit te edukimit ne
distance te njejtat lende dhe programe si ne sistemin e dites dhe e nenshtrojne pothuajse nen
te njejta rregulla rregjistrimi dhe kontrolli.

4.6 Roli i mesimit te hapur dhe ne distance ne permiresimin e edukimit.

Edukimi i hapur dhe ne distance ka impaktin me te madh ne mendimin dhe praktiken


e te gjithe sistemit te edukimit, lidhur me ceshtje te tilla kritike si psh: si mesojne studentet, si
mund te mesohen me mire ata dhe si burimet edukative mund te organizohen me mire per te
shperndare instruksionet e nevojshme. Mesimi i hapur dhe ne distance eshte i lidhur
ngushtesisht me zbulimet ne fushen e teknologjise te informacionit dhe komunikimit, me
identifikimin e nevojave te reja te mesimit dhe me idete e reja se si informacioni mund te
aksesohet dhe te aplikohet ne shoqerine e informacionit. Ne vecanti mesimi i hapur dhe ne
distance ka potencialin te rrite perqasjen drejt nje edukimi me ne qender studentin dhe te
orientuar drejt klientit, gje e cila con ne nje kontakt me te zgjeruar midis institucionit te
edukimit dhe organizatave te komunitetit, bizneseve, industrise etj.
Risia ne menyren se si burimet jane organizuar eshte esenciale, dhe mesimi i hapur
dhe ne distance ka demostruar se si raporti midis punes ( psh mesuesi) dhe kapitalit (psh
teknologjise) mund te permiresohet per te arritur eficence me te larte. Ne ndryshim nga
edukimi i hapur dhe ne distance, shkollat edhe univesitetet tradicionale jane akoma te bazuara
ne supozimin se te mesuarit eshte ne vartesi te nje personi te vetem te mire informuar qe ja
transmeton informacionin me fjale nje grupi te vogel nxenesish ne nje klase. Nje grumbull
individesh te vecuar jane pergjegjes per organizimin dhe kontrollin e informacionit, jane
dizenjues te kurseve te tyre, menaxhojne procesin e mesimdhenies, jane kontrollore,
motivues, konsulente dhe vleresues per studentet e tyre. Mesimdhenia me fjale te tjera mbetet
e organizuar si je zanat jo si nje sistem. Ne mesimin e hapur dhe ne distance ka nje
specializim me te madh te punes dhe investimet ne kapitale dhe teknologji jane duke

40
zevendesuar disa nga aktivitetet e njeriut. Diferenca ne strukture ben te mundur qe
teknologjia te jete me efektive dhe na con ne uljen e kostos me rritjen e aksesit ne te.

Per ta bere te kapshme kete efikasitet te teknologjise se re, politika te reja dhe reforma
regullatore ne sistem nevojiten. Shume vende jane angazhuar ne reforma ne lidhje me
politikat e tyre te telekomunikacionit, vecanerish ne krijimin e rrjetit backbone te intenetit
dhe zbutjen e monopoleve te kompanive shteterore te telekomunikacionit. Ortakerira
internacionale jo vetem ne lidhje me telekomunikacionin por edhe midis universiteteve dhe
institucioneve te trajnimeve, kompanive te pajisjeve, zhvilluesve te programeve
kompjuterike, sherbimeve te ndryshme.
Sidoqofte, sistemi organizativ ne te cilin perdoret teknologjia ne edukim nuk eshte
akoma trajtuar ne menyren radikale te rishikimit si infastruktura e telekomunikacionit.
Shume pune ka per tu bere ne lidhje me vendosjen e politikave te shkembimit nderkombetar
te sherbimeve te edukimit dhe disa ceshtje te lidhura me te si akreditimi dhe vleresimi
instucional, certifikimi i mesimit, te drejtat intelektuale dhe strukturat stimuluese ( ulja e
taksave, suvencionet etj.).
Ndersa teknologjia e informacionit ka aftesine te shperndaje permbajten e lendes me
shpejtesi, cilesi shume te larte dhe me kosto maksimalisht te ulta, as qe mund te mendohet qe
te zevendesoje ndihmen e vlefshme dhe te pershtatsheme te mesuesit ne procesin e te
mesuarit. Ndersa mesuesit behen me pak komunikues te informacionit dhe me shume
perpunues te njohurive, eksperte te te mesuarit sesa te permbajtjes, keshtu qe teknologjia
mund ti ndihmoje te bejne me mire punen e tyre me me efektivitet duke i organizuar ne nje
sistem te integruar mire.
Per shkak se ekonomite e medha te prodhimit bejne te mundur qe te investohet nje
shume e madhe ne prodhimin e dizenjimin e materialeve te edukimit ne distance ne krahasim
me kapacitetet e vogla qe kane institucionet tradicionale te mesimdhenies, cilesia e ketyre
materialeve eshte me e larte dhe kjo ben qe te rritet dhe cilesia dhe standarti i sistemit te
edukimit.
Prezantimi i programeve te edukimit ne distance ne nje universitet tradicional mund te
coje ne nje reforme te kurikulave dhe materialeve mesimore per te njejtat lende qe zhvillojne
studentet e dites. Ne disa projekte edukimi ne distance eshte perdorur sistematikisht per te
mbeshtetur sistemin tradicional ne nivelin e pare dhe te dyte (UNESCO 2001a ). Potenciali i
edukimit ne distance ne rritjen e risive dhe krijueshmerise se edukimit tradicional varet
shume edhe nga shkalla e bashkeveprimit midis ketyre dy sistemeve.
41
Inovacion organizativ nuk do te thote te ngresh nje institucion te ri. Nje model i ri
organizativ eshte qe nje rrjet institucionesh dhe individesh qe se bashku sigurojne te njejta
sherbime si institucionet me nje model, por ne nje menyre me fleksible dhe me te hapur. Nje
skuader e vogel administrimi eshte kerkesa e pare esenciale per nje rrjet, dhe kerkesa e dyte
eshte nje burim financiar i rendesishem qe lejon skuadren e vogel te administrimit te siguroje
burimet cilesore te nevojshme kudo qe te jene. Cfare ky trajtim ofron eshte nje sistem
fleksibel, i gjithaneshem dhe i pergjegjshem qe siguron cilesi te larte pa angazhime dhe
veprime financiare te institucioneve, dhe shperndan me cilesi duke marre elementet me te
mire te secilit institucion ne nje vend ose regjion.
Nje model i dyte inovativ eshte modeli i studimeve te pavarura, i cili i jep nxenesve
kontrollin ne progamet e tyre te studimit nepermjet perdorimit te teknologjise se re. Kjo
kerkon nje lloj te ri organizate sesa ishte e dobishme kur informacioni eshte i ruajtur ne
menyre qendrore ne nje vend ku studenti mund te kerkonte, ose ne nje qender mesimdhenieje
ne distance nga e cila materialet mund te shperndaheshin. Nje organizate e tille mund te beje
mesuesat kudoqofshin te vlefshem per studentet kudoqofshin, dhe mund ti beje kurset e
pregatitura nga cdo institucion te vlefshem per nxenesit kudoqofshin ata. Studentet mund te
mesojne kudo qe te jene nga instruksione kudo qe te ndodhen. Asnje student nuk eshte i
detyruar te mesoje nga nje meuses i vetem dhe studentet mund te kene akses ne cilido mesues
qe do te duan kudo qofte ai, ne cdo kohe dhe ne cdo kombinim te mundeshem, studenti mund
te kete akses ne informacionet e cdo shteti ne cdo kohe. Studente mund te kene gjithashtu te
drejte hyrjeje te pergjitheshme tek keshillimi dhe drejtimi.

42
5. Tendencat per mesimin e hapur dhe ne distance

5.1 Tendencat globale

Duke marre ne konsiderate sfidat e sotme te zhvillimi dhe edukimit, nuk eshte
surprize qe mesimi i hapur dhe ne distance eshte pare shpesh, si ne vendet ne zhvillim ashtu
edhe ne ato te zhvilluara, si nje persiatje e strategji e cila mund te kontriboje ne menyre te
rendesishme ne zgjidhjen e disa problemeve te edukimit si ato te pranimit, cilesine dhe
paanesine. Eshte e natyrshme se kur sistemet tradicionale nuk e zgjidhin do keto probleme te
shikohet per strategjite reja dhe mesimi e hapur dhe ne distance ka provuar veten te jete nje
strategji e tille.
Shembuj te implementimit te sukseseshem te edukimit te hapur dhe ne distance mund
te gjenden ne shume vende. Per shembull eshte rekomanduar qe per nente vende me
popullate te madhe ( Bangladesh, Brasil, Kine, Egjypt, Indonezi, Meksike, Nigeri dhe
Pakistan, qe shpesh referohet si vendet e E-9) edukimi e distance te fokusohet ne ’ zgjerimin
e punes per ekuivalencen e shkollave, per forminin e mesuesve, per edukimin jo formal
vecanerisht ne lidhje me shendetesine, ...... Jane zhvilluar te gjitha strategjite per keto fusha
dhe mund te zbatohen me sukses ne te gjitha vendet e E-9 (UNESCO 2001a).
Komuniteti Europian ne vitet e fundit ne menyre te qendrueshme ka rritur
komponentet e edukimit ne distance ne programet e tij te edukimit dhe gjithashtu e ka
perfshire ne menyre te qarte edukim e hapur dhe ne distance ne Traktatin e Maastricht. Ne
Europen Qendrore dhe Lindore edukimi ne distance eshte pare si nje mjet i fuqishem ne
mbeshtetje te perpjekjeve qe po bejne keto vende per tu demokratizuar dhe per te krijuar
shoqerine e kapitalit. Iniciativa dhe dekrete te ngjashem jane duke u trajtuar ne nje rang te
gjere shtetesh te rajonit si dhe nga organizata dhe agjensi te ndryshme.
Por kjo nuk do te thote se institucionet e edukimit ne distance ju shpetuan te gjithe
problemeve financiare dhe shkurtimeve te ndryshme. Ne vendet ne zhvillim mungesat e
pergjitheshme ne burime financiare shpesh shkaktojne mosmbeshtetjen e programeve te
ndryshme te edukimit ne distance. Gjithashtu qeverite e ndryshme duke mos dashur te japin
shume fonde per kete lloj te edukimi, kerkojne te mbulojne nje pjese te mire te shpenzimeve
te mesimit te hapur dhe ne distance me anen e vendosjes se tarifave per shkollim, qe
normalish duhet te paguhen nga nxenesit.

43
Ne te njejten kohe, rritja e sistemeve te edukimit te orientuara nga tregu, institucionet
tradicionale po perdorin gjithnje dhe me shume disa forma te mesimit te hapur dhe ne
distance me qellim qe te risin tregjet e tyre.
Aleanca te ndryshme po krijohen ndermjet institucionve te edukimit dhe
institucioneve te tjera private te llojeve te ndryshme. Kjo do te thote se ndryshimet e tipeve te
institucioneve qe sigurojne edukimin ( si tradicional – ne distance, shteteror – privat) jane disi
te turbullta, vecanerisht ne edukim e vazhdueshem dhe profesional, si dhe trajnimet.
Zhvillimet e teknologjise lejojne qe paradigmat e reja te pranimit dhe sistemet e reja
te shperndarjes, te lidhen me llojet e reja te kerkesave. Zvogelimi i permasave te pajisjeve,
ulja e kostos, rritja e fleksibilitetit te perdoruesit, transportueshmeria dhe integrimi ofrojne
njese sere mundesish te reja. Keto ndryhsime cojne ne rritjen e efektivitetit te sistemeve
qendrore per zhvillimin e burimeve dhe te shperndarjes se sherbimeve te edukimit dhe
programeve kompjuterike.
Drejtimi i ketij zhvillimi influencohet shume nga deshira e qeverive per te siguruar
nje lidership dhe koordinim ne lidhje me zhvillimin e rrjeteve teknologjike dhe ato te
institucioneve te edukimit si dhe pranimeve. Teknologji e re gjithashtu do te thote qe nxenesit
e edukimit ne distance te mos jene aq te lidhur me paketat e parapregatitura te kurseve ose
programet sic ishin me pare. Teknologjia lejon me shume komunikim midis nxenesve ose
mesuesit dhe nxenesit gje qe con ne nje shkalle te larte te individualitetit te mesimit si dhe ne
aktivizimin me te madh te nxenesve ne krijimin e njohurive.
Sidoqofte cilesia e programeve te mesimdhenies do te varet si nga dizenjimi i
materialeve te mesimit ashtu edhe nga aftesite e mesuesit (drejtuesit) per te ndihmuar ne
formimin e ketyre njohurive. Kjo natyrisht i vendos nje rendesi te madhe perzgjedhjes dhe
trajnimit se mesuesve per metodat e edukimit ne distance.
Ne fund mund te themi se tendencat drejt internnacionalizimit jane te qarta.
Intenacionalizimi i edukimit ne distance eshte rritur nga lidhja e tij me teknologjine e
komunikimit dhe informacionit si dhe nga forcat politike dhe ekonomike. Koncepti i klasave
globale nuk eshte me imagjinar ose dicka qe i takon se ardhmes, ato sot jane bere shume te
prekshme dhe te zakonshme nga zbatimi i shume projekteve nderkombetare.

44
5.2 Tendencat rajonale ne ameriken e veriut dhe europe.

Amerika e Veriut
Historia e edukimit ne distance eshte pothuajse 100 vjecare ne Ameriken e Veriut dhe
tani eshte rrenjosur perfundimisht ne sistemin e edukimit te te dyja vendeve USA dhe
Kanadase. Ka nje varietet te madh institucionesh dhe programesh ne kete zone dhe ka
shembuj per perdorimin e cdo teknologjie te imagjinueshme. Edukimi ne distance eshte
perdorur per ta zgjeruar edukimin ne grupet e popullsise ne levizje, mbeshtetjen e shkollave,
sigurimi i mundesive te trajnimit dhe edukimit per te rritur, kurset profesionale, trajnimet e
koorporatave dhe te ushtrise, edukimin e larte dhe ate te vazhduar, etj. Menyrat me te
perdoreshme jane instruksionet ne Internet, komunikimet me ndermjetes PC, video
telekonferencat, transmesionet satelitore, televizionet dhe kurset ne video dhe edukimi me
korespondence shpesh i plotesuar dhe nga perdorimi i CD-ROM dhe kasetave video.
Ne te dyja shtetet SHBA dhe Kanada edukimi eshte nenvaresine e
shteteve/provincave te vecanta. Ka nje ndryshim ne shkallen me te cilen secili shtet mbeshtet
infrastrukturen dhe burimet per te hyre ne programet e edukimit ne distance. Nje grup
shtetesh ose provincash kane nje iniciative me te madhe ne mbeshtetjen per sigurimin e
sistemeve te videokonferencave per te ndare kurset dhe sigurimin e internetit ne klasa. Keto
perpjekje jane mbeshtetur nga nje program kombetar ne SHBA qe quajtur E-RATE qe
siguron ulje te konsiderueshme per shkollat qe duan te kene akses me te madh ne TIK(
teknologjia e informacionit dhe komunikimit). Nje tjeter program ka si qellim trajnimin e
mesuesve ne perdorimin e teknologjise se re.

Ne te dyja shtetet SHBA dhe Kanada ka nje rritje galopante te numrit te kurseve te
ofruara me anen e WWW sidomos per studentet dhe te diplomuarit. Pervec universiteteve
tradicionale, nje numer universitetesh ‚online’, per qellime fitimi, si Capella University,
Jones International University dhe te tjere jane ngritur, jane akredituar dhe tani ofrojme kurse
diplomimi te ndryshme ne WWW. Kjo tendence pritet te rritet me rritjen e konkurences
dixhitale midis universiteteve ne Ameriken e Veriut dhe globalisht. Perdorimi e
transmetimeve televizive dhe sistemeve te telekonferencave vazhdon edhe sot por vlen te
theksohet se keto jane ciftezuar me sherbimet dhe burimet e web-it.
Midis institucioneve me prestigjoze qe ofrojne sistemin e edukimit ne distance ne
SHBA mund te permendim disa universitete tradicionale, institucione private, institucione

45
trajnimi ushtarake, sherbime transmetimi, disa kompani private dhe se fundmi disa
shoqeri(consortia). Ne Kanada ka disa institucione proviciale te forta qe e ofrojne kete
sherbim ne nivelin e gjimnazit dhe universitetit, ka gjithashtu dhe sherbime mesimore
televizive.

Vlen te theksohet se duket qarte se Amerika e Veriut ka nje eksperience me te gjere se


vendet e tjera te botes ne aplikimin e teknologjive te reja ne edukimin ne distance. Nje
tendence e rendesishme eshte perzierja e sistemeve dhe programeve te edukimit ne distance,
qe perfaqeson nje mix teknologjish sic jane televizionet edukative, videokonferencat,
komunikimi dhe bashkeveprimi nepermjet web-it, mesimet me CD-ROM etj. Pjesa me e
madhe e popullsise mund te punoje me internetin ne shtepi, ne pune, ne shkolla dhe qeverite
po shohim mundsite per zgjerimin aksesit dhe programeve ne web.

Miller (1993) identifikoi kater tendenca afat gjata ne edukimin e larte ne distane per
Ameriken qe kane dale te sakta duke pare ndryshimin e edukimit ne distance ne Ameriken e
Veriut dhe globalisht. Keto perfshijne:

- shumllojshmeria dhe konvergjenca e njekoheshme e teknologjive, me pasoja per


dizenjimine kurseve, planifikimin e kurikules, organizimin e politikave per investime
ne burimet, etj;
- ndryshimi i marrdhenieve me nxenesit duke i kushtuar me shume rendesi grupeve
dhe bashkeveprimit te stundenteve, ndryshim te kontrollit here pas here, ...;
- ndryshimi i marredhenieve midis institucioneve, me zhvillimin e shoqerive per te
ndare burimet, sigurimin e programeve dhe diplomave kombetare dhe madje
specializimin e universiteteve kombetare ose programeve te tyre;
- shfaqja e nje rryme qendrore, qe do te thote se edukimi ne distance eshte nje simtome
e ndryshimit te kufinjve ne modelin e edukimit, ku institucionet kombetare po ju
adaptohen ndryshimeve sociale, infrastruktures se re teknologjike dhe ne ndryshim ne
marredheniet baze te mesimdhenies dhe te mesuarit.

46
Europa

Mesimi i hapur dhe ne distance eshte nje forme e stabilizuar e edukimit ne Europe,
megjithese gjendja e traditat e tij ndryshojne shume nga nje vend te tjetri.
Ne Europen Perendimore ka nje sektor privat te forte qe ju sherben nevojave te te rriturve,
kryesisht nepermjet programeve te edukimit te pergjithshem per shkollat e mesme, nepermjet
formave te ndryshme te edukimit profesional dhe te vazhdueshem dhe nepermjet edukimit jo
formal. Disa vende kane krijuar dhe aplikuar ligje te fuqishme per kontrollin e mesimdhenies
ne institucionet private te edukimit ne distance. Disa vende te tjera kane krijuar institucione te
edukimit ne distance te financuara nga shteti, qe veprojne kryesish ne nivelin e shkollave te
mesme, por ka edhe disa programe per shkollat e larta.
Universiteti i Hapur ne UK vendosi standartet per nje lloj te vecante universiteti, per
Universitetin e Hapur. Universitete te tilla u krijuan gjithashtu ne shume vende te tjera
europiane si Spanje me 2 te tilla, Gjermani, Hollande, Portugali, Greqi etj. Ne disa vende
europiane universitetet me dy menyra jane me te perhapura, dhe ne vitet e fundit shume
modele shoqerish jane prezantuar, duke perfshire universitetet virtuale dhe ato te shperndara.
Vlen te theksohet se edukimi ne distance ne Europe eshte ne shkallen e zhvillimeve te medha
strategjike, ku vlen te theksohet shtrirja e tyre jashte kornizave te shteteve te caktuar.
Ne Europen Qendrore dhe ne ish vendet e Bashkimit Sovjetik zhvillimet dhe
transformimet politiko ekonomike kane patur nje ndikim te madh ne arsim dhe kane luajtur
rol te rendesishem ne reformimin dhe ristrukturimin e sektorit te edukimit. Ne shumicen e
ketyre vendeve mbizoteron sistemi e edukimit ne distance i bazuar ne korespondencen e
kombinuar me konsultimet e drejtperdrejta. Sidoqofte numri i studenteve te ketij lloji ka
ardhur gjithmmone duke u ulur dhe eshte shume i vogel ne krahasim me studentet e edukimit
ne distance ne vendet perendimore. Nje shkak konsiderohet edhe mungesa e mbeshtetjes qe
keto shkolla i japin tregut te punes. Ky lloj sistemi permbush me disa rezerva kerkesat per
cilesi dhe njohje. Edukimi i hapur dhe ne distance eshte nje prijoritet per qeverite e ketyre
vendeve por ka nevoje per me shume reforma ne kete drejtim si dhe per sistemin e edukimit
ne teresi. Padyshim qe edukimi i hapur dhe ne distance ka nje rol te madh ne modernizimin
dhe shtrijen e sistemit te edukimit ne te gjitha keto vende pershij edhe vendin tone.
Diversiteti kulturor, shumllojshmeria e gjuheve dhe ndryshimet ne traditen e edukimit
kane bere qe edukimi i ne distance ne europe te jete nje ceshtje e vendeve te caktuara dhe ka
edhe sot pak shembuj per shtrirjen e ketij sistemi jashte kufijve te shteteve te caktuar. Nje rol
pozitiv ne kete drejtim kane luajtur edhe politikat integruese te EU. Lider ne kete drejtim
47
eshte Univesiteti i Hapur ne UK i cili ka nje numer te madh studentesh nga e gjithe Europa
perfshij nga vende te ish Bashkimit Sovjetik.
Interesimi i EU per te promovuar edukimin ne distance ka qene i madh sidomos ne
aspektin e bashkepunimit te institucioneve te te njejtit lloj brenda vendeve anetare.
Mbeshtetje per edukimin ne distance eshte dhene gjithashtu per vendet e Europes Qendrore
dhe Lindore brenda skeletit te progameve te ndryshme per asistence ekonomike. Kjo
mbeshtejtje e vazhdueshme qe EU ka dhene dhe jep per edukimin ne distance duhet te
ndikoje ne qeverite e vendeve te ndryshme per politikat e tyre ne lidhje me edukimin ne
distance. Shume rrjete rajonale jane formuar qe nga gjysma e viteve 1980, midis te cilave
European Distance Education Network (EDEN) dhe European Association of Distance
Teaching Universities (EADTU).
Roli i frekuetuesve ne pranimin e mesimit ne distance nuk duhet nenvleftesuar,
shembujt e shume trupave profesionale ne UK dhe industria Gjermane e makinave japin
evidenca per kete qellim. Tendenca qe ka ndryshuar nivelin e legjjitimitetit dhe
pranushmerise se mesimit te hapur dhe ne distance ne vitet e fundit ka qene integrimi i
segmenteve te mesimit te hapur dhe ne distance dhe moduleve qe rrjedhin prej tij brenda
edukimit dhe trajnimit tradicional, dhe brenda te mesuarit bazuar ne pune. Ky evoluim eshte
shume i ndryshem ne karakterin e tij sepse jo vetem ka lidhje me mesimin e specializuar ne
distance ose me shoqerite e specializuara, por sepse e con edukimin ne distance brenda ne
berthamen e aktiviteteve te trupave te edukimit dhe trajnimit. Kjo involvon mesuesit dhe
trajneret e ndryshem ne edukim ne distance dhe gjithashtu sjell pervojen e edukimit ne
distance tek nxenesit e sistemit te edukimit ose trajnimit me kohe te plote.
Nje progres substancial kohet e fundit eshte bere ne cilesine e pajisjeve te produkteve
dhe sherbimeve multimedia per edukimin e trajmin. Perhapja e madhe e perdorimit te
internetit dhe rritja e tregut te CD-ROM dhe DVD perfaqesojne nga ana e infrastruktures
teknologjike dy kushtet baze per kete zhvillim. Vlen te theksohet edhe rritja e madhe e
cilesise se produkteve multimedia.
Ne rritje e madhe eshte vene re ne perhapjen e TIK-ve ne te gjithe vendet e Europes
dhe kjo rritje pritet te jete po e fuqishme ne vendet qe per momentin nuk jane shume te
avancuara. Edukimi dhe trajnimi jane pergjegjese per nje te treten e zhvillimit te multimedias.
Autoritetet publike ne vendet kryesore te Europes e kane kuptuar rendesine e edukimit
multimedial dhe numri i iniciativave ne nivele te ndryshme per kete qellim eshte
shumfishuar. Kjo po merr forme nepermjet projekteve te ndryshme te ndihmes financiare dhe
stimujve per zhvillimin e infrastruktures dhe programeve si dhe nepermjet uljes se kostos se
48
pajisjeve per shkollat. Nje fakt i ri jane dhe projektet e ndryshme shume – kombesh qe
mbeshteten nga ministrite e ketyre vendeve ku nje nga objektiva e tyre eshte perfshirja ne
menyre sistematike e sektorit privat ne kete drejtim.
Disa nga ceshtjet qe po shfaqen ne sistemin e edukimit ne distance ne europe sipas
(UNESCO 2002) mund ti permbledhim si me poshte:

- problemi i perputhjes se edukimit ne distance me nevojat e zhvillimeve te


burimeve njerezore ne nivel shteteror dhe rajonal, si dhe integrimi i
zhvillimeve te ardhshme me burimet njerezore dhe politikat e strategjite e
edukimit;
- sfida per te mobilizuar institucionet tradicionale te edukimit ne implementimin
e strategjive te edukimit ne distance si dhe ne te njejten kohe te thithin
eksperiencen dhe burimet e shume institucioneve te specializuara te edukimit
ne distance.
- nevoja per inovacione nga institucionet e edukimit ne distance dhe ato tradicionale ne
lidhje me efektivitetin e TIK-ve te reja, bazuar ne strategjite e tyre te edukimit dhe
kerkimit, mundesine e pranimit te nje teknologjie te tille si dhe kostot e tyre te lidhjes;
- nevoja per nje njohje te vazhdueshme te vendimeve qe rrjedhin nga studimet me
metodat e edukimit ne distance;
- domethena e konkurences ne fushen e edukimit dhe trajnimit me institucione nga vende
jo- Europiane;
- rendesia e krijimit te standarteve te cilesise per sistemet e mesimdhenies elektronike ne
sektorin privat dhe shteteror;
- nevoja per nje balance dhe sinergji te pershtatshme ndermjet zhvillimeve Europiane
dhe kombetare ne lidhje me politiken, infrastrukturen, standartet e cilesise dhe
ekuivalences, projekteve te perbashketa te zhvillimit dhe ndihmen ndaj sistemeve;
- sfida per te asistuar zhvillimin e programeve te edukimit ne distance dhe infrastruktures
ne krahinat qe nuk i kane te zhvilluara.

49
6. Perdorimi i kompjuterit personal ne procesin mesimor
dhe analiza e mjeteve bashkekohore per krijimin e
kurseve mesimore
6.1 Karakteristika te pergjithshme te perdorimit te kompjuterit personal
ne procesin mesimor

Elementi baze i sistemeve bashkekohore te automatizuara mesimore, eshte kompjuteri


personal. Perdorimi i tij zgjeroi ne nje mase te konsiderueshme mundesite per perfshirjen e
metodikave te reja pedagogjike ne nivele te ndryshme arsimore – 9-vjecar, te mesem e te
larte. Kompjuteri perfshin ne vetvete mundesite e mjeteve te ndryshme te vezhgimit, aparatet
trajnuese, mjetet teknike per kontroll dhe vleresim te rezultateve te veprimtarise mesimore ne
nje nivel me te larte.
Perdorimi masiv i teknikes kompjuterike coi ne ndertimin e teknologjive mesimore
bashkekohore. Ato jane ne gjendje:
- Te percjellin fleksibilitet dhe dinamike ne sistemin arsimor.
- Te bejne lidhjen e drejtperdrejte te rezultateve te mesimit ne nje Universitet te
dhene me nevojat e jetes, pasi praktikisht perdoren burime te njejta
informacioni, teknologji te njejta etj.
- Te sigurojne individualizem dhe diferencim ne procesin mesimor.
- Te rritin interesin dhe motivimin e atyre qe mesojne per mesimin.
- Te riperterihen vazhdimisht kriteret dhe treguesit per permbajtjen e mesimit.
- Te cojne ne rritjen e pergatitjes profesionalo-pedagogjike dhe kualifikim te te
gjithe mesuesve.

Perdorimi i kompjuterit personal ne procesin mesimor ka edhe keto karakteristika:


- Disiplinon komunikimin ndermjet njerezve, kurse aftesia per te ndertuar modele
informacioni lehteson ne vazhdimesi modelimin e cdo procesi.
- Procesi i programimit shnderrohet ne nje mase te madhe ne stimul edukativ, metodik
e didaktik.
- rrit kulturen algoritmike te nxenesit.
- rrit nivelin shkencor te kursit te dhene.

50
- kompjuteri personal (PC) behet jo vetem mjet teknik ne procesin mesimor, por
nderkohe afteson ne formimin e nje sfondi te ri intelektual, ne te cilin punon dhe
zhvillohet nxenesi.
- rritje e pergjegjesise personale ne punen me PC.
- zhvillon ndjenjen e besimit, largon friken ndaj te rese e te panjohures, duke i
pergatitur nxenesit per marrjen e informacionit te ri.
- krijon mundesi per forcimin e veprimtarise intelektuale.

Ne procesin mesimor me ane te PC zgjidhen problemet e meposhtme:


- merr vendime.
- perpunon dhe analizon rolin aktual te detyres.
- zbulon dhe tregon gabime.
- paraqet sipas deshires informacionin e nevojshem.
- prezanton zgjidhje optimale.
- kontrollon dhe rregullon procesin sipas programit te dhene.
- kryen llogaritje te nderlikuara matematikore.
- kryen te gjitha operacionet me perpikmeri dhe precizion, pa devijime dhe ndikime
nga rrethana te papritura.
- pranon dhe ruan informacionin per nje kohe te pakufizuar.
- zoteron aftesi per rishikim te vazhdueshem dhe vleresim te nje numeri te madh
variantesh.
- memorizon nje sasi te madhe dhe voluminoze informacioni.
- mundesi te kufizuara per nderhyrjen e mesimdhenesit per eleminimin e gabimeve te
kryera nga nxenesi ne procesin e punes.

Pervoja dhe praktika e grumbulluar tregojne qe PC dhe SMA mund te perdoren ne te


gjitha llojet dhe format e procesit mesimor, ne vete te mesuarit, ne zgjidhjen e detyrave dhe
ushtrimeve, ne ushtrimet laboratorike, ne seminare, ne pergatitjen e puneve te kursit dhe
eseve, ne modelimin e proceseve dhe dukurive, ne perseritjen e materialit mesimor dhe ne
konsultime.
Duke e pare PC si mjet teknik me mundesi te medha mesimore, duhet te dihet qe PC
nuk eshte:
Liber elektronik – libri tradicional dhe teksti mesimor kane perparesite e dickaje te
shtypur.
51
Mesues - PC nuk eshte instance e fundit qe rregullon procesin mesimor. Gjithashtu
nuk mund te zevendesoje dialogun e drejtperdrejte gjate procesit mesimor. PC mund te jete
mjet i mire teknik ne duart e mesimdhenesit.
Panacea (mjeti universal) – kuptim teresisht i gabuar eshte ai, qe PC eshte mjeti
universal, i cili do te kuroje sistemin mesimor dhe arsimin nga pamjaftueshmerite e
grumbulluara deri me tani.
Mjet argetimi – padyshim lojrat kane vendin e tyre ne mesim, vecanerisht tek nxenesit
e vegjel, por perdorimi i tyre te jete i kufizuar dhe i mbushur me elemente mesimore per
arritjen e qellimeve te percaktuara.
Aparat shkrimi – shumica e lidhin perdorimin e PC me makinen e shkrimit. Ky eshte
perdorimi joefektiv i kompjuterit dhe para se gjithash i “mundesive te tij intelektuale” ne
mesimdhenie, nuk do te beje asgje me shume nga ajo qe eshte parashikuar dhe e shkruar ne
programin qe gjendet ne memorien e tij.
Kompjuteri personal eshte ndihmes i mire si i mesimdhenesit, ashtu edhe i
mesimmarresit ne plotesimin e detyrave, puneve te kursit dhe diplomes. Ai kerkon
marredhenie serioze, ne percaktim te vendit te tij ne procesin mesimor.

6.2 Klasifikimi i programeve mesimore kompjuterike

Shumellojshmeria e programeve mesimore kompjuterike mund te klasifikohet ne


menyra te ndryshme.

6.2.1. Nga qellimi i paracaktuar


Programet mesimore kompjuterike mund te jene: drejtuese, diagnostikuese,
demonstruese, gjeneruese, operative, kontrolluese, modeluese.
Programet drejtuese dhe diagnostikuese jane te orientuara ndaj drejtimit te procesit te
te mesuarit ne kohen e detyrave. Ato lejojne qe sistematikisht tu behen nxenesve nje ose me
shume pyetje, te analizohen pergjigjet e tyre, te percaktohet niveli i thithjes se materialit,
mbasi behen te qarta gabimet e bera, dhe rrjedhimisht me kete te behen korrigjimet e
nevojshme ne procesin e te mesuarit.

52
Programet demonstruese japin mundesi te paraqiten ne ekran ilustrime te qarta dhe
dinamike per materialin e dhene mesimor. Mund te demonstrohen dukuri te ndryshme, puna e
aparateve dhe mekanizmave te nderlikuara, teresia e proceseve te ndryshme teknologjike etj.
Programet gjeneruese krijojne permbledhje te detyrave mesimore te nje tipi te dhene
per tema te caktuara. Ato lejojne qe te ushtrohet kontroll i njohurive ose punes se pavarur,
duke siguruar per cdo nxenes detyra individuale.
Paketat operative mesimore u lejojne nxenesve individualisht te bejne, zgjidhin nje
ose me shume ushtrime me ndihmen e kompjuterit, te krijojne nje ose me shume figura ne
ekranin e monitorit, te bejne korrigjimet e nevojshme ne skemat, vizatimet, detalet e punuara.
Programet kontrolluese jane te orientuara pikerisht ne kontrollin e njohurive te
marra. Ato lejojne te behet lidhja e ndersjellte ne procesin e mesimit, mbajne notat, japin
mundesi te ndiqet ne dinamike progresi i cdo mesimmarresi, te bashkerendohet rezultati i
mesimit me veshtiresine e detyrave te dhena, vecorite individuale te nxenesve, tempi i duhur
per mesim, vellimi i materialit, karakteri i tij.
Interes te rendesishem perfaqesojne programet modeluese, te cilat lejojne te imitohet
dhe ndiqet sjellja e sistemeve te nderlikuara dhe te behen eksperimente ne ndryshme.

6.2.2. Ne varesi te menyres se perdorimit

6.2.3. Nga metoda e perdorur per analizen e pergjigjeve


Programet kontrolluese jane: programe qe kryejne kontroll mbi drejtesine e
pergjigjeve, programe qe kryejne analize sintaktike dhe kontroll te pergjigjeve; programe qe
sigurojne analize semantike dhe kontroll; programe qe kryejne diagnostifikim te arsyeve per
gabimet, mbledhes dhe perpunues i te dhenave statistikore.

6.2.4. Ne varesi nga aftesia e pershtatjes


Lidhur me vecorite individuale te nxenesve mund te flasim per programe lineare, te
degezuara dhe adaptuese.

6.3 Kerkesa per krijimin e sistemit kompjuterik per mesim

Futja e kompjuterave personale ne teresine e veprimtarise shkollore kerkon kryerjen e


nje analize serioze semantike te “dijeve dhe njohurive” nga kendveshtrimi i permbajtjes ne to

53
te operacioneve dhe veprimeve mendore. Pikerisht ato jane ne baza kryesore e ketyre “dijeve
dhe njohurive” dhe pikerisht ato duhet te nderthuren ne kurset mesimore kompjuterike. Mund
te rendisim nje sere kerkesash per krijimin e sistemeve mesimore kompjuterike.
Sistemet mesimore kompjuterike duhet te krijohen per perfshirjen ne veprimtarine e
pergjithshme shkollore mbasi te jene llogaritur te gjitha komponentet e saj. Kjo do te beje te
mundur qe te parandalohet deformimi dhe madje edhe nje pjese e shkaterrimit e kesaj
veprimtarie nga perdorimi i sistemeve kompjuterike ne proseset mesimore (sic ndodh
shpesh). Kompjuterat duhet te perdoren jo vetem per formimin e njeriut me nje ose disa dije
dhe njohuri, por edhe per organizimin e veprimtarise shkollore dhe drejtimin e saj.
Sistemet mesimore kompjuterike duhet te krijohen mbi bazen e nje analize thelbesore
paraprake te permbajtjes se njohurive dhe dijeve te caktuara si objekte per tu asimiluar. Ne
permbajtjet e ndryshme mesimore duhet te futen edhe programe per formim kompjuterik.
Secili program kompjuterik krijohet per asimilimin e permbajtjes mesimore, e
paraqitur me gjuhen e disa veprimeve dhe operacioneve te caktuara. Kjo lejon te ndertohet
veprimtaria mesimore sipas parimit per zhvendosjen e mendimit njerezor nga asimilimi i
operacioneve dhe veprimtarive rrjedhese ne pervetesimin e teresise se tyre te nderlikuar. Kjo
e fundit eshte menyre per integrimin e lendeve mesimore.
Sistemet mesimore kompjuterike duhet te perfshijne ne vetvete cilesite e modeleve
shenjuese dhe dinamike. Duke pervetesuar keto modele, njeriu njekohesisht kryen edhe
veprimtarite rrjedhese mesimore, edhe permbajtjen e nje fushe te caktuar. Gjate punes me
sisteme te tilla njeriu nuk adaptohet me to, por vepron me to, duke kryer keshtu riformim te
materialit te dhene te lendes, dhe njekohesisht kontroll te ketyre materialeve nga
kendveshtrimi i detyrave te dhena.
Ne vetvete sistemi kompjuterik nuk eshte “mesuesi”, nuk eshte “aparat
drejtimi”, i cili rregullon procesin mesimor. Kompiuteri luan rolin e mjetit per
organizimin e veprimit te ndersjelle midis mesimdhenesit dhe mesimmarresit.

Organizon format e meposhtme te bashkepunimit:


- ndarje te veprimeve dhe operacioneve gjate zgjidhjes se detyrave shkollore midis
pjesemarresve te ndryshem dhe bashkepunimit te tyre.
- kontroll te ndersjelle dhe vleresim te veprimeve dhe operacioneve te nxenesve gjate
zgjidhjes se detyrave shkollore ne vijimesine e dhene.
- modelim te ndersjelle te skemave te dhena nga mesuesi per riformulim te objektit.
- mundesi per te dhene menyra te ndryshme zgjidhjeje nga nje nxenes te tjetri.
54
Format e organizimit dhe bashkepunimit midis nxenesve i lejojne mesuesit te perdore
kompjuterin per organizim te veprimtarise mesimore ne sistemin e dialogut kolektiv, dmth.
situatat mesimore te projektohen si nje ambient komunikativ dinamik, i cili siguron
bashkepunim te ndersjellte te pjesemarresve ne kete proces.
Llojet e vecanta te sistemeve kompjuterike mesimore duhet te perdoren per
diagnostifikim te nivelit te formimit te pjeseve te verpimtarise mesimore, dhe gjithashtu per
kontroll dhe vleresim te rezultateve nga pervetesimi i permbajtjes se njohurive dhe dijete te
percaktuara.
Gjate perdorimit te SMA duhet te merren parasysh aspektet e moshes ne zhvillimin e
njeriut: ne periudha te ndryshme te moshes duhet te bashkerendohen menyra te ndryshme te
paraqitjes se permbajtjes mesimore ne sistemet mesimore kompjuterike (nga format e
lojerave ne nje moshe shkollore te vogel ne forma me studiuese ne nje moshe me te madhe
dhe mesim ne Universitet).
Krijimi i sistemeve mesimore kompjuterike duhet te behet nepermjet nje studimi te
gjithanshem dhe te plote te perdorimit te tyre ne situata te ndryshme mesimore. Perpunimet
dhe hulumtimet duhet te jene ne baze te studimit te cdo sistemi dhe futjes se tij ne
mesimdhenie te lendeve mesimore.
Sistemet mesimore kompjuterike duhet te ndihmojne ne formimin e nje mendimi baze
reflektivo-teorik, i cili perdor mjete logjiko-matematikore per programim dhe planifikim nga
njeriu te veprimtarive te njohura dhe analize te kryerjes se tyre.

6.4 Multimedia ne mesim

Multimedia eshte koncept qe perfshin nje specter shume te gjere mjetesh, veprimtarish
dhe teknologjish. Lidhur me PC, ajo eshte system qe kombinon te foluren, muziken dhe
efektet e zerit me pamjen me nje aftesi ndarese. Ajo krijon nje platforme shume efektive per
zhvillimin e teknologjive te reja te te mesuarit. Marrja nga nxenesi e informacionit nepermjet
kanaleve te ndryshme permireson ne nje mase te madhe asimilimin e materialit mesimor.
Keshtu psh. (sipas te dhenave te UNESCO-s) njeriu, vetem te degjoje, kujton 15% te
informacionit, neqoftese shikon – 25% te informacionit viziv. Nese shikon dhe degjon
njekohesisht – deri ne 65 % te informacionit qe i serviret.

55
Ne menyre te ngjashme me sistemet e shtypit, koncepti per multimedian u shfaq si ide
marketingu, mbas se ciles shume shpejt u shnderrua ne nje nga drejtimet udheheqese per
zhvillimin e ardhshem te industrise kompjuterike.
Specialistet parashikojne qe ne nje te ardhme te afert sistemet multimediale do te
cojne ne revolucion teknologjik, e krahasuar me daljen e kompjuterave personale. Arsyeja per
kete eshte jo vetem mundesia per lidhjen e videos, audios, tekstit dhe grafikes, por edhe
evolucioni ne teknologjine e tekstit dhe grafikes ne interfeiset e orientuara, te cilat lehtesojne
me natyrshem marrjen e informacionit. Ato sigurojne nje nivel me te larte, duke i shnderruar
nga nje mjet i thjeshte informimi ne mjet per komunikim te plote me nje grade interaktiviteti
te larte, kur perdoruesi i nje forme te dhene ka mundesi ta marre ate ne shkalle detajimi te
ndryshme, ne varesi dhe vazhdimesi ne kohe.
Duke u gjendur ne mes te nje sistemi multimedial autori mund te krijoje kurse
mesimore, qe permbajne pamje me tekst, grafika, muzike, fjalim, levizje te vecanta ose te
kombinuara. Krijuesit e produkteve te tilla mund te jene vete nxenesit.
Jane perpunuar nje shumice sistemesh te tilla, te cilat perdoren ne procesin mesimor.
Shperndahen kryesisht ne mbajtes teknike te tipit CD, DVD per shkak te volumit te madh te
informacionit, i cili mund te ruhet ne to.
Me shume se gjysma e sistemeve multimediale ne bote perdoren per mesim. Ne
SHBA psh. video-sistemet dhe sistemet mesimore komplekse te automatizuara gjejne zbatim
ne procesin e mesimdhenies si ne shkencat natyrore, ashtu eshe ne ato humane. Testi i bere
me 2300 nxenes ne Gjermani tregoi shkalle te larte te thithjes se materialit mesimor, i dhene
me ndihmen e sistemeve multimediale. Nga anketimet e bera shihet se 96% e njesive
shkollore, te ndihmuara me video interaktive, kane qene shume me mire ne pervetesimin e
permbajtjes, sesa me menyren tradicionale klasike te dhenies se mesimit, kurse 97% e
mesuesve te anketuar shohin tek videodisqet nje mjet te fuqishem gjate dhenies se mesimit
dhe nje metode te re efektive ne permiresimin e cilesise se pergatitjes se nxenesve.
Perdorimi i multimedias ne shkollim eshte nje teknologji informative me efektivitet te
larte dhe bashkekohore, e cila mbart ne vetvete perparesite e teknikes televizive, te zerit, te
llogaritjes dhe ne shume raste te komunikimit.

56
7. Mjete programuese dhe aparate per realizimin e SMA

7.1 Rrjetet kompjuterike ne shkolle

Rrjeti kompiuterik (RK) eshte grup i perbere kompjuterash te pavarura, te lidhura


ndermjet tyre me qellim qe te perdoret fuqia llogaritese e perbashket, programet e
perbashketa, baza te dhenash dhe baza njohurish te perbashketa. Zhvillimi i rrjeteve
kompjuterike dhe futja e tyre ne procesin mesimor krijon nje sere mundesish per perdorimin
e kompjuterave personale, gje e cila eshte paresore per krijimin e teknologjive te reja
bashkekohore dhe per automatizimin e mesimdhenies. Pjesemarresit ne procesin mesimor
kane mundesi te perdorin burime te njejta ne nje regjim interaktiv, duke marre keshtu
perparesite e perpunimit te informacionit.

Ne varesi te vendit ku krijohet dhe perpunohet informacioni, dallojme rrjete


kompjuterike lokale dhe globale.
Rrjeti lokal (RL) eshte ambient komunikimi per transmetim te dhenash, i cili bashkon
kompjutera dhe terminale, te vendosur ne distanca te vogla nga njeri-tjetri (jo me shume se 2
km). RL dallohet nga thjeshtesia dhe shpejtesia e madhe gjate transmetimit te te dhenave,
fleksibilitet mjaftueshmerisht te madh, cmim te ulet akses te madh. Per shkak te largesive jo
te medha nuk eshte e nevojshme te perdoren linjat telefonike dhe per kete arsye shpejtesia
dhe cilesia e transmetimit te informacionit mund te rritet. Distancat e vogla ne RL krijojne
mundesi ekonomike dhe teknike te mira. Tek to mund te perdoret rrjet komunikimi i lire.

Rrjeti global paraqet transmetimin e informacionit midis abonenteve, te cilet jane ne


largesi te medha nga njeri-tjetri. Ne varesi te kesaj ata mund te jene nderqytetese,
nderkombetare dhe kontinentale. Shembull per keto lloj rrjetesh jane Internet, Applelink etj.
Gjate perdorimit te rrjeteve kompjuterike ne procesin e mesimit mund te vecojme
perparesite e meposhtme:
- permiresim i operativitetit dhe efektivitetit te menyres se te drejtuarit ne procesin
mesimor ne kuader te Universitetit.
- realizim te ideve per individualizim, fleksibilitet te mesimit ne pergjithesi dhe ne
pjese te kontrollit te njohurive.

57
- realizim te aksesit ndaj bazave informative globale, fondet e bibliotekave, baze te
dhenash enciklopedike per sigurimin ne nivel bashkekohor dhe efektiv te procesit mesimor.
- perdorim te rrjetit te dhene si objekt per pervetesimin e punes dhe bashke me te
edhe njohjen me sherbimet qe ofrohen. Puna ne ambientin e rrjetit kompjuterik behet element
i domosdoshem i veprimtarise se shume specialisteve nga sfera profesionale te ndryshme.
Duke u marre me problemin e rrjeteve kompiuterike ne procesin mesimor nuk duhet
te anashkalohet edhe rrjeti global-Interneti. Per te thuhet qe eshte rrjet i rrjeteve kompjuterike
dhe percaktohet edhe si autostrade per informimin shoqeror. Ne fakt Interneti perfshin rreth
qindra shtete, permbledh ne vetvete qindra mije rrjete te tjera, dhe u sherben miliona
perdoruesve. Ai perdoret ne te gjitha sferat e veprimtarise njerezore, dhe ne kete kuptim edhe
ne procesin mesimor.
Analiza e bere per Internetin dhe perdoruesit e ti, pas disa vitesh, tregoi qe:
- pjesa me e madhe (rreth 70%) e perdoruesve te rrjetit jane te rinj nga mosha 18 deri
ne 22 vjec. Kjo eshte mosha kur njeriu punon intensivisht per grumbullim dijesh dhe
njohurish, si dhe per perfeksionimin e pergatitjes profesionale.
- nje pjese e konsiderueshme nga numri i pergjithshem i perdoruesve te rrjetit global i
perket studenteve te shkollave te larta dhe pedagogeve te universiteteve.
Interneti ofron sherbime te shumellojshme, disa nga te cilat munt te perdoren fare
mire ne procesin mesimor. Te tilla jane:
WWW (World Wide Web)
FTP (File Transfer Protokoll)
Komponent i rendesishem i resurseve te Internetit eshte baza shperndarese e
informacionit. Nje pjese e madhe e saj mund te perdoret ne procesin mesimor ne disiplina dhe
nivele te ndryshme te pergatitjes se nxenesve.

7.2 C`fare eshte dhe si erdhi Interneti

Interneti perfaqeson rrjet boteror per shkembim informacioni.


Fillesat e Internetit jane ne vitin 1969 ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes me futjen
ne pune te rrjetit kompjuterik ARPANET, qe perfshinte atehere vetem kater ne servera ne
universitete te ndryshme amerikane. Nenvizohet se ai ka qene kryesisht per shkembim
operativ te informacionit ne rruge elektronike ndermjet shkencetareve te ketyre
universiteteve, qe punonin mbi projekte studimore te financuara nga Pentagoni. Ne fakt

58
ARPANET-i eshte rezultat i mundit per krijimin e sistemit kompjuterik, i cili te vazhdoje te
funksionoje edhe nese disa nga kompjuterat qe e perbejne te hiqen nga puna si rezultat I
ndonje sulmi berthamor. Gradualisht rrjeti u zgjerua, kurse futja ne vitin 1983 e te
ashtuquajturit protokolli komunikues TCP/IP krijoi mundesi qe net e te futen kompjutera te
cfaredollojshem, madje edhe rrjete te tera kompjuterike, te cilat funksiononin me pare sit e
pavarur. Si rrjedhim ARPANET u zevendesua nga nja shumice rrjetesh te reja shteterore dhe
komerciale kompjuterike ne SHBA. Tek to u lidhen edhe rrjete ne vende te tjera dhe permasa
boterore e fituar ne kete menyre nga kjo lidhje u be e njohur me emertimin Internet. Ne fillim
te viteve ’90 u vu re nje zgjerim shperthues i Internetit. Tani tek ai, ne cdo sekonde, diku ne
bote lidhet nje perdorues i ri.

Faktoret kryesore per rritjen e popullaritetit te Internetit jane:


- rritja e konsiderusehme e volumit te informacionit dhe zgjerimi i tematikes qe ai
mbulon. Tani pothuajse cdo banor i planetit ne moshe aktive mund te gjeje ne Internet
informacion interesant dhe te dobishem per te.
- aplikimi i formave te reja me atraktive per paraqitjen e informacionit. Ne fillim ai ka
qene vetem i shkruar, ndersa tani eshte rritur volume i informacionit multimedial, dmth
perfshin grafike, animacion, video dhe ze, web 2.0 qe perfshin rrjetet sociale, blogjet,
aplikimet ne web e deri tek web-i kuptimor, semantic web.
- lehtesimi i perdorimit nepermjet programeve, ne baze te te cilave qendron
Windows-i.
- rritja e shpejtesise se transmetimit te te dhenave, por me ritme me te ngadalta nga
rritja e volumit, keshtu qe shpesh ajo vazhdon te jete e pamjaftueshme.
.
7.3 Ndertimi strukturor i rrjetit boteror

Interneti ka strukture hierarkike ne kater nivele, e cila i ngjet nje rrjete merimange. Ne
qender te saj (dmth ne nivelin e pare) gjendet i ashtuquajturi rrjeti mbeshtetes (backbone) me
nyjet kryesore. Ato realizohen ne baze te kompjuterave super te fuqishem
(superkompiuterave), te lidhur ndermjet tyre me linja autostradale me kapacitet maksimal
leshues. Ne rrezen e “rrjetes” linjat autostradale lidhin me rrjetin mbeshtetes rrjete globale
kompjuterike (WAN) me permasa rajonale, nacionale dhe nderkombetare, te cilat formojne
nivelin e dyte.

59
Nivelin e trete e perfaqesojne rrjetet locale (LAN) qe futen ne kuadrin e WAN. Nje
rrjet lokal bashkon kompjutera te instaluar ne nje ndertese ose kompleks ndertesash.
Ne nivelin e fundit, te katert, bejne pjese kompjutera te vecante ne kuader te rrjeteve
locale ose direct te lidhura me WAN. Kur keta kompjutera kane funksione qe u sherbejne
perdoruesve te Internetit, atehere ato quhen servera ose host. Qe te kene mundesi te kryejne
keto funksione, serverat duhet te kene adrese dhe te jene te lidhur panderprerje.
Interneti perfshin edhe te ashtuquajturit udherrefyes (routers). Ata jane pajisje
speciale qe ndjekin dhe drejtojne trafikun e te dhenave ne rrjet. Ata drejtojne te dhenat e
transmetuara ne rrugen me te pershatshme te lire per momentin, qe te arrijne shpejtesi me te
madhe dhe te zvogelojne ne minimum trafikun.

7.4. Bazat e Software

Me nje rendesi te madhe per funksionimin e Internetit eshte protokolli i


komunikacionit TCP/IP. Ai perfaqeson realizimin ne rruge programore nje teresi rregullash
dhe kushtesh, te cilet sigurojne shkembimin e te dhenave midis cdo kompiuteri me metoden e
paketes komutuese. Ne saje te TCP/IP kompjuterat qe futen ne internet, mund te
komunikojne ndermjet tyre pavaresisht nga ndryshimet ne lidhje me klasin, marken, sistemin
operativ dhe karakteristikat e tjera.
Softet i aplikuar qe perdoren ne Internet jane ndertuar ne baze te modelit
“klient/server” per te organizuar sherbimin ndaj perdoruesve. Perkatesisht ky model eshte i
ndare ne dy pjese – per klientin (kompjuteri qe kerkon informacionin) dhe per server-in, dmth
kompjuteri sherbyes (shpesh i quajtur host).
Software klient ose shkurt klienti “perkthen” kerkesen e perdoruesit ne nje menyre te
kuptueshme per server-in dhe realizon lidhjen me te. Software i serverit drejton burimet
informacionit te serverit dhe u pergjigjet kerkesave te drejtuara drejt tij.

7.5 Web – server-a dhe adresimi

Si pjese e sistemit klient/server ne Web shfaqet Web – serveri. Ne World Wide Web
serveri ruan dokumentat dhe pas kerkeses se klientit ben te mundur aksesin e tyre.
Web – serverat jo vetem vene ne dispozicion ne pergjigje te kerkesave te browser
teksteve dhe dokumentave multimediale, por edhe krijojne mundesi per realizimin e

60
programeve speciale, si rezultat i te cilave Web-serverat shnderrohen ne kanalizime per akses
ne aplikime dhe burime te tjera informacioni.
Adresa e serverit – ne varesi te llojit te simboleve te perdorur ajo mund te jete me
germa ose shifra. Adresa me germa qendron ne baze te DNS (Domain Name System) –
system hierarkik i perbere nga emra vendndodhjesh (domain), qe lejon te identifikohet
serveri. Kjo adrese perfshin me shpesh kater elemente (qe perfaqesojne shenjat kuptimore me
germa te medha ose te vogla nga anglishtja), te ndara me pika nga njera-tjetra dhe te
vendosura sipas renditjes se meposhtme:
= Emertimi i serverit;
= Nenrajon ne nivel hierarkik te ulet (psh zyre, kateder);
= Nenrajon ne nivel te mesem (organizate, universitet);
= Rajon: kodi me dy germa i vendit ne te cilin gjendet serveri, ndersa per SHBA –
kod me tre germa per llojin e organizates ne te cilen eshte i instaluar.
Kodi i vendit eshte ai, i cili eshte i pranuar
nderkombetarisht. Per Shqiperine eshte al, per Gjermanine – de, per Britanine e Madhe – uk,
per Francen – fr, per Rusine – ru, per Austrine – at, per Australine – au.
Kodet kryesore per organizatat amerikane jane: net – per organizma te rrjetit ne fjale;
edu – arsimore (me shpesh universitete); com – firme komerciale; mil – ushtarake; org –
tjeter.
Adresa shifrore (IP adresa) ka te njejtet elemente si ajo me germa, por ato jane ne
trajten e numrave natyrore, 4 numra me te vegjel se 256 te ndara me pike, psh 192.168.1.1
Qe te krijohet lidhja me nje server te caktuar per te perdorur sherbimet e tij, duhet te
dihet dhe te jepet adresa e tij me shifra, mbasi adresa me germa eshte e panjohur per
kompjuterat. Adresat me shifra nderkohe jane te veshtire per tu mbajtur mend, dhe per kete
arsye, per te lehtesuar perdoruesit, jane vendosur adresat me germa. Kjo nderkohe ka bere te
detyrueshme futjen e serverave speciale (DNS – servers), te cilet automatikisht kthejne
adresen e dhene me germa ne analogen e saj me shifra, nepermjet te cileve krijohet lidhja. Ne
qofte se dihet adresa me shifra, atehere e parapelqyeshme eshte qe ajo te perdoret, pasi nuk
eshte me e nevojshme sherbimi i DNS – serverave dhe lidhja krijohet me shpejt.
- Adresa e e-mail -it (klientit) – nuk eshte e detyrueshme, por pa te nuk mund te
perdoren te gjitha sherbimet e Internetit. Jepet nga administratori i rrjetit, nepermjet te cilit ka
akses ne Internet. Perbehet nga dy pjese, te ndara me @ :
1. User name; identifikon perdoruesin (mbiemri ose
iniciale);
61
2. Adrese me germa (dmth DNS) e serverit perkates.
Shembull: student@unkorce.edu.al Username eshte student ndersa adresa e serverit eshte
unkorce.edu.al
Ne adresat e dhena ne Internet ( te serverave, perdoruesve dhe burimeve te
informacionit) nuk ka ndryshim midis germave te medha ose te vogla.
- URL Adrese – ajo sherben si identifikator i cdonjerit nga dokumentet ne Internet,
por eshte e nje rendesie te vecante tek WWW. Emertimi i saj eshte shkurtim i Uniform
Resource Locator – “Identifikues unik i burimit”. Perbehet nga keto pjese:
= emri i protokollit per lidhje me serverin perkates – http per WWW, ndersa per
sherbimet e tjera – FTP, news (per UseNet), etj. Emri i protokollit ndiqet nga dy pika dhe dy
vizat - ://.
= Adresa e serverit ne Internet – fillon me www, ne qofte se eshte Web-server.
= Emri i serverit, mbajtes te dokumentit. Psh www.unkorce.edu.al
= Emri i file-s qe ruan dokumentin, ne direktorine perkatese. Ne qofte se kjo eshte
faqe Web, eshte ndertuar me HTML te zgjeruar (XHTML). Ne qofte se emri i fajlit nuk eshte
vendosur, atehere behet fjale per dicka qe nenkuptohet, gje e cila tek shume servera eshte me
emrin index.html (nganjehere eshte default.html). Nese faqja eshte krijuar ne kompjuter nen
drejtimin e Windows 3.x, atehere ajo eshte me te zgjeruar htm, pasi ky system operativ nuk
lejon qe te jete ne e gjate se tre shenja.

7.6 Web – browser

Ne baze te World Wide Web qendron arkitektura klient/server. Klienti ne World


Wide Web quhet browser. Web-browser-i pranon pyetje (kerkesa) nga perdoruesi (ne trajten
e URL), mbas kesaj dergon dokumentin ne Web-serverin perkates, ku ai perpunohet dhe
dergohet mbrapsht tek browser-i. mbas marrjes se dokumentit, browser-i interpreton
permbajtjen e tij dhe ja paraqet perdoruesit ne forme te pershtatshme per te. Protokolli me ane
te te cilit komunikojne Web-browser-at dhe Web-serverat eshte i tipit HTTP. Informacioni i
interpretuar nga browser-i dhe i paracaktuar per klientin e fundit, paraqitet ne trajten e
formatit me ndihmen e perdorimit te gjuhes per pershkrimin e hipertekstit HTML. Ne fillesat
e tyre, Web – browser-at mundeshin te interpretonin vetem informacionin e shkruar. Me
zhvillimin dhe perfeksionimin e HTTP dhe HTML, mundesite e browser-ave u rriten disa
here. U shfaqen browser-a qe perdorin interfeis grafik. U rriten mundesite per interpretimin e

62
informacionit multimedial – grafike, ze, animim, mbajtjen e video konferencave etj. Sot,
kompanite udheheqese ne perpunimin e softuerit bashkekohor per navigim (dhe jo vetem per
kete) ne Internet jane firmat Microsoft, Netscape Communications, Google Inc. Kuptohet qe
ekzistojne edhe shume browser-a te tjere, te cilet ofrojne nje ose me shume mundesi, qe
perdorin grafika interfeisi te ndryshme dhe koncepte te ndryshme per punen me perdoruesin.
E perbashketa e tyre eshte se mekanizmi i funksionimit eshte i njejte.
Eshte e natyrshme qe firmat prodhuese te softuereve te tille te kerkojne rruge e
mundesi per realizimin e teknologjive me te reja e me te perfeksionuara, qe perdoren nga
browser-at me qellim punen e thjeshtuar dhe efektive nga ana e perdoruesit. Jane prodhuar
shume mjete, te cilat e bejne terheqes perdorimin e World Wide Web per nje specter te gjere
veprimtarish. Jane perpunuar koncepte te tera per pune me baze te dhenash dhe perpunimin e
tyre nepermjet softuerit browser ne Web. Per shembull, firma Microsoft ka bere te mundur
perpunimin e teknologjise ActiveX. Me ndihmen e saj, perdoruesit mund te disponojne
objekte te ndryshme kontrolli ne Web-dokumentat e tyre, dhe ne kete menyre te mund te
kryejne nje numer te madh veprimesh te lidhura me administrimin e bazes se te dhenave,
funksionimin e makinerive per kerkim ne Web, plotesimin e procedurave te largeta, kontroll
per viruse dhe shume pune te tjera te dobishme. Jane krijuar edhe gjuhe per programim ne
Web – per shembull gjuha Java dhe JavaScript e Sun Microsystems, Visual Basic dhe Visual
Basic Script e Microsoft. Jane krijuar gjuhe per programim qe funksionojne jo vetem ne
Windows.

Internet Explorer (IE)

Ky browser eshte krijuar nga Microsoft. Edhe tek ai, me disa perjashtime te vogla,
jane perdorur modulet plotesuese programore plug-ins. Per zgjerimin e mundesive futen te
ashtuquajturat ActiveX controls, te punuara nga Microsoft. Keto “kontrolle” lejojne midis te
tjerave te shohim direct ne ekran dokumente, te krijuara me programe te tjera te Microsoft-it,
si psh Word of Windows, pa u dashur te startohet programi perkates. Ka edhe aplete te Java-
s.
Ne mbyllje mund te themi se Internet Explorer eshte product shume i ngjashem me
Mozilla Firefox, por permban edhe disa karakteristika dhe mundesi universale. Disa faqe
Web jane krijuar posacerisht me ndihmen e ketyre mundesive, keshtu qe nuk mund te

63
perdoren totalisht nga Mozilla. Ja perse perdoruesit serioze te Internetit i kombinojne disa
browsera, se bashku me Google Chrome.
Funksionet kryesore te browser-ave jane:
- navigim ne WWW nepermjet dhenies se URL adreses te dokumentit dhe perdorim i
superlidhjeve (links);
- vizualizim te Web - faqeve (HTML dokumenteve) dhe levizshmeri ne to;
- sigurim te faqeve dhe ruajtjen e tyre.
Pervec kesaj, shume browser-a lejojne perdorimin e postes elektronike, pjesemarrje ne
grupe diskutimi, rrjete sociale, luajne video etj.

7.7 Gjuhe per programim ne Web

7.7.1 Java dhe Java Script


Keto jane gjuhe programesh, te cilat ngjasojne me gjuhen popullore C dhe jane te
punuara posacerisht per Internet nga firma amerikane Sun Microsystems. Java eshte e krijuar
per te shkruar programe te vecanta e te medha. JavaScript permban vetem pjese te
komandave te Java-s, por eshte me e lehte dhe me praktike per tu perdorur. Ne JavaScript
krijohen programe te vogla (applets), te cilat nderfuten ne Web faqe. Keto aplete sherbejne qe
te bejne Web faqet me terheqese dhe te zgjerojne mundesite per dialog me perdoruesin. Ja
disa nga mundesite qe sigurojne ato:
- lidhje dinamike me bazen e te dhenave, dmth perdoruesi automatikisht merr
informacion per te dhenat qe e interesojne
- kontroll per plotesimin drejt te formulareve dhe dhenien e ndihmes per kete.
- dhenie forme e anes se jashtme te faqes (ngjyre e sfondit, tekstit dhe lidhjeve) dhe
efekte te ndryshme (me shume animacione).

8. Standarte ne Internet

64
8.1. IETF standarte

Organizata kryesore, e cila provon standartet ne Internet, eshte Organizata e


Inxhiniereve te Internetit (Internet Engineering Task Force, IETF). Megjithe ermin e saj
pompoz, IETF eshte nje grup njerezish teresisht me strukture te pavarur, te cilet koordinojne
veprimet e tyre kryesisht nepermjet postes elektronike dhe qe takohen vetem tre here ne vit.
Standartet e IETF publokohen ne formen e dokumenteve te tipit “pyetje per tu diskutuar”
(Request for Comments, RFC). Nje menyre e tille daton qe nga krijimi I ARPANET – rrjetit
pararendes te Internetit, i cili u ideua nga departamenti amerikan i mbrojtjes ne vitin 1969.
Ekzistojne dokumente RFC per te gjitha standartet teknike, te lidhura me Internetin,
perfshire ketu formen dhe menyren per transmetimin e mesazheve me poste elektronike, si
edhe sherbime te ndryshme si protokolli per transferim te faileve (File Transfer Protocol,
FTP) dhe protokolli per transferim te hipertekstit (HyperText Transfer Protocol, HTTP).
Ekzistojne gjithashtu standarte per sistemin e emrave te domeneve (Domain Name System,
DNS), skema per itinerarin e paketave, protokolleve te nivelit te ulet te transmetimit
(Transmission Control Protocol, TCP), protokolli i Internetit (Internet Protocol, IP), si edhe
dokumente te cilet pershkruajne me imtesi mekanizmat per transmetim te dhenash ne IP
nepermjet rrjeteve fizike si Ethernet dhe lidhje me modem.

8.2. ANSI standarte


Ne bote ka nje numur te madh organizmash standartizuese, shumica e te cilave kane
statut zyrtar ose gjysem zyrtar. Organizata kryesore, e cila drejton te gjitha llojet e
standarteve ne SHBA, eshte Instituti Kombetar Amerikan per Standartet (American Nation
Standards Institute, ANSI), i cili kontrollon lloje te ndryshme standartesh si ato per permasat
e kartave te kreditit etj. ANSI eshte aktiv ne standartet kompjuterike prej shume kohesh,
vecanerisht ne fushen e gjuhes se programimeve si C dhe Fortran. Ne shumicen e vendeve
ekzistojne organizma standartizuese te ngjashme me ANSI. Pjesa me e madhe e tyre eshte
anetare e Organizates Boterore per Standartet (International Organization for
Standardization,e cila perdoret ne trajten e shkurtuar ISO) me baze ne Gjeneve, Zvicer.

8.3. ITU, OSI standarte

65
Gjithashtu ne Gjeneve eshte vendosur Unioni Nderkombetar i telekomunikacioneve
(International Telecommunications Union, ITU), i cili kontrollon standartet per transmetimet
radio televizive dhe telekomunikacioneve ( ne lidhje me telefonat dhe aparatet e faksit). ITU
zyrtarisht eshte pjese e Kombeve te Bashkuara, ndersa hallka e saj telekomunikative, ITU/T
(e cila ne te kaluaren ishte e njohur si CCITT, shkurtuar nga frengjishtja), vepron si central
koordinues per te gjithe kompanite telefonike ne bote. Gjate viteve `80 ITU/T vendos rregulla
konkurruese standartesh per rrjete kompjuterike, te quajtura OSI, nga i cili pritej te
zevendesonte ligjet jozyrtare te krijuara nga IETF. Perpjekjet e ISO jane shembulli i nje lufte
te vazhdueshme per te balancuar hapjen e teknikes me avantazhet e konkurences se lire.
Per nje prodhues te vecante pajisjesh rrjeti eshte normale qe ai te zhvilloje
teknologjine e tij ne menyre qe te tjeret nuk mund ta kopjojne ose te bashkeveprojne me te.
Sistemet e mbyllur (private) lejojne konkurencene e lire por lejojne gjithashtu edhe kembimin
e teknologjise perkundrejt tarifave te caktuara.
Sidoqofte keto sisteme mund ta komplikojne shume punen e nje administratori rrjeti
duke e bere ate te lidhur vetem me nje shites, gje qe i jep atij pak mundesi per te zgjeruar
njohurite dhe per tu krahasuar me administratore te tjere. Gjithashtu nqs shitesi falimenton ka
gjasa qe te falimentoje edhe teknologjia qe ai ka perdorur.
Nje alternative e ketyre sistemeve jane sistemet e hapur per te cilat organizmat e
standarteve si IEEE (Institute of Elecrical and Electronic Enginiers) ose ISO percaktojne
teknologjite. Ethernet, TCP/IP (Transmission Control Protocol/Internet Protocol) jane
shembuj te teknologjise se standartizuar.
Modeli OSI eshte nje perpjekje per te siguruar nje model ne te cilin standartet per
sistemet e hapur mund te bashkeveprojne me njeri-tjetrin dhe me sistemet mbyllur.

8.4. IEEE standarte

Instituti i inxhinierve elektronike (Institute of Electrical and Electronics Engineers,


IEEE) perfaqeson nje organizate profesionale , ne e cilen jane anetare shumica e inxhiniereve
elektronike ne SHBA. Qe prej shume kohesh IEEE gjithashtu zhvillon dhe publikon
standarte, psh kodeksi elektrik kombetar (National Electric Code). IEEE eshte kryesisht
organizate amerikane, e cila krijon standarte ne fushen e harduereve kompjuterike. Grupi
kryesor i standarteve, qe kane lidhje me internetin, eshte seria 802, e cila definon lloje te

66
ndryshme rrjetash si LAN dhe MAN. IEEE bashkepunon ngushte me ANSI dhe shume
standarte te prezantuara nga IEEE, jane pranuar nga ANSI.

8.5 W3C (World Wide Web Consortium)

World Wide Web Consortium (W3C) eshte nje “komunitet” nderkombetare, ku


organizatat Anetare, nje staf me kohe te plote, dhe publiku punojne se bashku per te zhvilluar
standartet e Web. Drejtuar nga Tim Berners-Lee (shpikesi i Web) dhe CEO Jeffrey Jaffe,
misioni i W3C eshte te drejtoje Web drejt potencialit te tij te plote.

67
9. Sistemi i informacionit World Wide Web (WWW)

Informacion i pergjithshem

WWW eshte perpunuar ne Qendren Europiane te Studimeve Berthamore CERN ne


Gjeneve ne fillim te viteve `90. Hyri ne qarkullim gjate vitit 1992 dhe qe atehere e deri me
sot po zhvillohet ne menyre shume dinamike. Nga mesi i vitit 1996 numri i Web faqeve
arrinte ne 230 mije, ndersa burimet e informacionit ne WWW ne fund te vitit 1997
vleresoheshin ne 300 milion Web faqe.
Shperndarja e numrit të perdoruesve te internetit ne bote sipas regjioneve, viti 2019:

68
Penetrimi i internetit sipas regjioneve në vitin 2011 dhe 2019:

69
WWW paraqet nje sistem per transmetim informacioni multimedial nepermjet nje
rrjeti kompjuterash qe jane pjese e Internetit, te quajtur Web-servera. Me informacion
multimedial kemi parasysh qe dokumentet e shperndara nepermjet WWW permbajne jo
vetem tekst, por ne shume raste - edhe video klipe, rregjistrime me ze dhe/ose animim. Per
kete arsye WWW dominon sherbimet e tjera te informacionit ne Internet, te cilat zakonisht
transmetojne vetem tekst te shkruar. Vecori tjeter e WWW eshte perdorimi i hipertekstit, i cili
lejon qe te merret lehte informacion plotesues.

70
9.2 Hiperteksti ne WWW

Per te pare dokumentin me ane te WWW duhet te klikojme ne disa fjale dhe
togfjalesha. Keto quhen lidhje hiperteksti. Mundet qe rolin e lidhjeve ta luajne jo elementet e
tekstit, por nga objekte te tjere si grafika ose simbole videosh dhe rregjistrim zeri. Ne kete
rast lidhjet quhen hipermediale.
Perparesi e hiperlidhjeve eshte qe ne nje menyre te shpejte dhe te dukshme krijojme
idene se cfare informacioni plotesues mund te marrim. Kjo lejon te mos humbasim kohe ne
kerkim te informacionit qe mungon.
Dokumentet e shperndara nepermjet WWW quhen Web faqe. Keto ne fakt jane faile
teksti, qe kane lidhje hiperteksti dhe qe jane shkruar ne gjuhen speciale HTML. Paraqitja e
tyre si faqe eshte e kushtezuar. Volumi i tyre mund te jete shpesh here me i madh se nje faqe
ne kuptimin tradicional te fjales, dhe nuk permblidhet ne ekranin e kompjuterit, prandaj
nevojitet “te shfletojme”. Grafikat dhe objektet e tjera, qe shoqerojne tekstin ne Web faqe,
perfaqesojne faile te pavarura.
Teresia e te gjitha Web faqeve te individeve te vecante ose organizatave qe ka nje
server, formon te ashtuquajturin Web-site (nga anglishtja site-vend). Ne kete “permbledhje”
faqesh, ka nje te tille te quajtur kryesore ose e fillimit – ne anglisht Home Page. Nepermjet
hiperlidhjeve qe ajo permban, sherben si pike nisje per faqet e tjera. Individi qe posedon nje
Web-site te caktuar quhet Webmaster.

9.3 Protokolli per punen me WWW – HTTP

Protokolli per transmetimin e hipertekstit eshte protokoll ne nje nivel te caktuar.


HTTP siguron nje mekanizem te larte prodhues per akses ne informacionin multimedial,
pavaresisht nga menyra e paraqitjes se te dhenave. Protokolli eshte i ndertuar me ndihmen e
teknologjive me te reja objekto – orientuese dhe mund te perdoret per zgjidhjen e problemave
te ndryshme. WWW perbehet nga kompjutera, te cilet te japin akses ne informacionin qe
ruhet ne ta. Aftesia per ruajtjen e informacionit multimedial e ben WWW mjet unikal per
perhapjen e informacionit. WWW – serveri perfaqeson nje kompjuter, tek i cili punon nje
program ruajtes i caktuar, dhe qe u jep mundesi perdoruesve te Internetit te perdorin
sherbimet e WWW dhe burimet qe ai paraqet.

71
Protokolli HTTP lejon te merret akses ne burimet dhe sherbimet e WWW – serverave.
Per unifikim te aksesit ndaj burimeve multifunksionale te rrjetit, WWW – serverat mbajne
disa komplekse interfeisi, te cilat lejojne te strukturohen nivelet dhe metodat e punes me
burime te ndryshme rrjeti. Per kete qellim eshte krijuar sherbimi URL (Uniform Resource
Locator), qe sherben per identifikimin e tipeve, metodave te punes dhe kompjuterave, ne te
cilet gjenden burime te caktuara, te mundura nepermjet Internetit. Ky sherbim perbehet nga
tre pjese:
- skema – percakton llojin e sherbimit, nepermjet te cilit mund te merret akses ne nje
sherbim tjeter – psh FTP ose WWW – server;
- adresa – percakton adresen e sherbimit ose nyjen e kerkuar;
- rruga per akses – percakton rrugen e plote drejt burimeve te nyjes se caktuar.
Eshte krijuar edhe nje gjuhe per pershkrimin e permbajtjes se informacionit ne
dokumentet e tipit WWW, e quajtur HTML (Нурег Техt Магкup Language).

Faili HTML paraqet nje tekst te zakonshem ASCII, qe permban nje kod special, i cili
ka te beje me bashkimin ne fail te grafikes, videos, audios, informacionit audio ose kod
mbushes (JavaScript, Java Classes etj.) me aparatet per shikim te informacionit – te
ashtuquajturat Web browsers. I gjithe ky informacion ruhet ne failet e WWW-severit. Kur
browser-i fiton akses per keto faile, ai interpreton informacionin e koduar ne failin HTML,
dhe pikerisht mbas kesaj i jep perdoruesit gjithe informacionin ne pamje grafike ose teksti ne
formen e Web faqeve.
Shkurtimi HT i HTML do te thote Hyper Text. Ai paraqet konceptin baze per
drejtimin e informacionit ne WWW. Hyper Text ose Hyper Links (hiper – lidhje), permbajne
URL, te cilat u lejojne perdoruesve te kalojne ne nje kohe te shkurter nga njera pjese e
dokumentit tek tjetra, ose ne dokument tjeter. WWW perdor konceptin e faileve me
hiperlidhje, duke bere te mundur ne kete menyre komunikimin midis Web faqeve dhe nyjeve
Web te caktuara ne Internet. Kjo krijon mundesi per navigim ne Internet, dicka e pamundur
kjo perpara daljes se Web – serverave.

72
9.4 Krijimi i nje Web-site me ndihmen e HTML

Kjo nuk eshte gjuhe programimi, por teresi komandash te ndryshueshme, e destinuar
per strukturimin dhe krijimin e Web faqeve. Perparesia kryesore e HTML (Hyper Text
Markup Language) eshte se lejon futjen ne te te hiperlidhjeve, si edhe te elementeve
multimediale – grafika, foto, animacione, video dhe klipe me ze. Ai eshte i pavarur nga
hardueri dhe softueri, dmth i njejte per klasa dhe marka te ndryshme kompjuterash dhe
sisteme operative. Sot varianti i fundit i HTML qe eshte ne perdorim eshte HTML5.
Teknologji te web-it qe perdoren sot janë CSS3, Javascrist, Node.js, MySQL, MongoDB,
PHP, Asp.net dhe teknologji te tjera.
Aplikimi i programeve speciale rrit ndjeshem dhe lehteson krijimin e Web faqeve.
Nderkohe qe gjate perdorimit te drejtperdrejte te HTML komandat i japim me tastiere,
nepermjet ketyre programeve komandat i japim me maus permes menyve dhe ikonave.
Pervec kesaj perdoren edhe shabllone (Templates) per lloje kryesore faqesh.
Perfaqesuesit me popullore te programeve te specializuara per krijimin e Web faqeve
jane FrontPage, Expression Web te firmes Microsoft, DreamWeaver, Drupal, Yoomla,
Angular, React etj. Ato japin shume mundesi dhe jane te paracaktuara kryesisht per dizainere
profesionale faqesh. Perdorimi i tyre kerkon kualifikim me te larte.

73

You might also like