Hyrje Ne Ekononi. Teza Kolegiumi Te Zgjidhura

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 28

Hyrje në Ekonomi – Seanca tezash për kolegiumin (Seanca 1) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

TEZA 1
Ushtrimi 2. Jepen të dhënat lidhur me dobitë e përfituara nga konsumi i dy mallrave A dhe B. Të ardhurat e
konsumatorit janë 10 lekë, ndërsa çmimet janë përkatësisht 2 dhe 1.
Q 1 2 3 4 5 6
𝑇𝑈𝐴 11 19 25 29.5 32.5 35.5
𝑇𝑈𝐵 8 15 21.5 26.5 31 35
a) Për ç’sasi të mallrave konsumatori gjendjet në ekujlibër (dmth maksimizon dobinë)? Sa është niveli i
dobisë për shportën optimale?
b) A mund të themi se shportat (1A;5B), (2A,6B),(3A,4B) gjenden në të njëjtën kurbë indiference? Po në të
njëjtën vijë buxheti?
c) Nëse çmimi i të mirës A bëhet 1, aludoni për ekujlibrin e ri të konsumatorit.
Zgjidhje:
Dobia Totale (TU) maksimizohet kur Dobia Marxhinale për një lekë të shpenzuar për të mirën e parë është e
barabartë me dobinë marxhinale për një lekë të shpenzuar pë të mirën e dytë. Shporta optimale duhet të
përmbushë gjithashtu edhe kufizimin buxhetor. Shkurt mund të themi që:
Kushti i ekujlibrit të konsumatorit është:
𝑀𝑈𝐴 𝑀𝑈𝐵 ∆𝑇𝑈 ∆𝑇𝑈
= ku 𝑀𝑈𝐴 = ∆𝑄 dhe 𝑀𝑈𝐵 = ∆𝑄
𝑃𝐴 𝑃𝐵 𝐴 𝐵

Në tabelën më poshtë janë llogaritur dobitë marxhinale dhe dobitë marxhinale për 1 lekë të shpenzuar për
secilën të mirë. Në provim leni një rrjesht ose kolonë bosh për secilën nga të mirat sepse jepet shpesh si
kërkesë që ndryshon çmimi i njërës prej të mirave dhe ju do rillogarisni dobinë marxhinale për një lekë të
shpenzuar me çmimin e ri.
Q 1 2 3 4 5 6
𝑇𝑈𝐴 11 19 25 29.5 32.5 34.5
𝑇𝑈𝐵 8 15 21.5 26.5 31 35
∆𝑇𝑈 11 8 6 4.5 3 2
𝑀𝑈𝐴 =
∆𝑄
𝑀𝑈𝐴 5.5 4 3 2.25 1.5 1
𝑃𝐴
𝑀𝑈𝐴 11 8 6 4.5 3 2

𝑃𝐴
𝑀𝑈𝐵 8 7 6.5 5 4.5 4
𝑀𝑈𝐵 8 7 6.5 5 4.5 4
𝑃𝐵

Shporta që plotëson kushtin e ekujlibrit përmban (2A; 6B)


Shporta gjithashtu duhet të përmbushë kufizimin buxhetor që jepet: 𝑝𝑎 ∗ 𝑞𝑎 + 𝑝𝑏 ∗ 𝑞𝑏 = 𝑚
Shpenzimi për shportën është=2𝐴 ∗ 2 𝑙𝑒𝑘/𝑛𝑗 + 6𝐵 ∗ 1 𝑙𝑒𝑘𝑒/𝑛𝑗 = 10 lekë
Përgjigjje: Shporta është gjithashtu e përballueshme dhe maksimizon dobinë totale të konsumatorit.
1
Hyrje në Ekonomi – Seanca tezash për kolegiumin (Seanca 1) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC
Dobia totale që merret nga shporta:
𝑇𝑈(2𝐴;6𝐵 ) = 𝑇𝑈2𝐴 + 𝑇𝑈6𝐵 = 19 + 35 = 54

Pika b
 Shporat ndodhen në të njëjtën kurbë indiference nëse japin të njëjtën dobi totale:
𝑇𝑈(1𝐴;5𝐵 ) = 11 + 31 = 42

𝑇𝑈(2𝐴;6𝐵 ) = 19 + 35 = 54 e llogaritëm dhe më lart

𝑇𝑈(3𝐴;4𝐵 ) = 25 + 26.5 = 31.5

Shportat nuk ndodhen në të njëjtën kurbë indiference sepse nuk japin të njëtën dobi totale.
 Shporat ndodhen në të njëjtën vijë buxheti nëse përmbushin kufizimin buxhetor 𝑝𝑎 ∗ 𝑞𝑎 + 𝑝𝑏 ∗ 𝑞𝑏 = 𝑚
Shporta (1𝐴 ; 5𝐵 )= 1𝐴 ∗ 2 + 5𝐵 ∗ 1 = 7 lekë
Shporta (2𝐴 ; 6𝐵 ) = 2𝐴 ∗ 2 + 6𝐵 ∗ 1 = 12 lekë
Shporta (3𝐴 ; 4𝐵 ) = 3𝐴 ∗ 2 + 6𝐵 ∗ 1 = 12 lekë
Vetëm shporta e dytë dhe e tretë përmbushin kufizimin buxhetor.
Pika c)
𝑀𝑈𝐴
Kur çmimi i të mirës A bie, ju duhet të rillogarisni raportin dhe të shikoni se ku barazohet me raportin
𝑃𝐴′
𝑀𝑈𝐵
. Llogaritjet janë bërë tek tabela fillestare.
𝑃𝐵

Nga llogaritjet janë dy shporta që plotësojnë kushtin e ekujlibrit:


 Shporta (2𝐴 ; 1𝐵 ) dhe
 Shporta (4𝐴 ; 5𝐵 )
Duke neglizhuar shportën e parë për shkak se ka më pak sasi nga të dy të mirat mund të merrni në konsideratë
vetëm shportën e dytë (4𝐴 ; 5𝐵 ) e cila ka koston=4𝐴 ∗ 1+5𝐵 ∗ 1=9
Shporta është e përballueshme por konsumaori nuk arrin kënaqësinë maksimale pasi nuk harxhon të gjithë
buxhetin. Për ta provuar këtë ju mund të llogarisni dobinë totale të kësaj shporte që është
𝑇𝑈(4𝐴;5𝐵 ) = 29.5 + 31 = 60.5

Po të marrim një shportë tjetër që konsumon të gjithë buxhetin Psh shporta (5𝐴 ; 5𝐵 ) sjell një dobi totale më të
lartë.
𝑇𝑈(5𝐴;5𝐵 ) = 32.5 + 31 = 63.5

(Këshillë: Në provim mos u zgjasni shumë me komente dhe fjalë për shkak se nuk keni kohë. )

2
Hyrje në Ekonomi – Seanca tezash për kolegiumin (Seanca 1) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC
TEZA 2
Ushtrimi 1 .Supozojmë se një konsumator i shpenzon të ardhurat e tij prej 140 njësi monetare për të blerë dy
mallra X dhe Y. Çmimi i mallit X është 10 njësi monetare, ndërsa çmimi i mallit Y është 50 njësi monetare.
Tabela e mëposhtme paraqet dobitë totale që përfiton konsumatori i të dy mallrave:
Sasia 𝑇𝑈𝑋 𝑇𝑈𝑌
1 70 210
2 130 410
3 180 590
4 220 740
a) Sa do të blejë konsumatori nga secili mall me qëllim që të maksimizojë dobinë e tij totale? (2 pikë)
b) Llogarisni normën marxhinale të zëvëndësimit në nivelin e ekujlibrit konsumator. Sa është dobia totale që
përfiton konsumatori në këtë rast? (1.5 pikë)
c) A ndodhen në të njëjtën kurbë indiference shportat (2X,1Y) dhe (4X,2Y)? Po në të njëjtën vijë buxheti?
(1.5 pikë)
d) Nëse çmimi i mallit X rritet në 20 njësi monetare, ndërsa çmimi i mallit Y dhe të ardhurat mbahen të
pandryshuara, atëherë: ç’sasi duhet të blejë konsumatori nga secili mall me qëllim që të maksimizojë
dobinë e tij totale. Derivoni kurbën e kërkesës për mallin X. (1.5 pikë)
e) Supozojmë se oferta e mallit X është plotësisht elastike dhe qeveria vendos një taksë prej 5 lekë për njësi
mbi shitjen e mallit X. Tregoni analitikisht dhe grafikisht efektin e taksës në tregun e mallit X. Si do të
ndahet barra e taksës ndërmjet konsumatorit dhe prodhuesit? Çfarë ndodh me ekujlibrin e konsumatorit
dhe çfare rekomandoni që ai të arrijë përsëri në ekujlibër? (2.5 pikë)
Zgjidhje
Pika a)
Kushti i ekujlibrit të kosnumatorit është:
𝑀𝑈𝑋 𝑀𝑈𝑌 ∆𝑇𝑈
= ku 𝑀𝑈 =
𝑃𝑋 𝑃𝑌 ∆𝑄

Sasia 𝑇𝑈𝑋 𝑀𝑈𝑥 𝑀𝑈𝑋 𝑀𝑈𝑋 𝑇𝑈𝑌 𝑀𝑈𝑦 𝑀𝑈𝑦


𝑃𝑥 𝑃𝑥′ 𝑃𝑦
1 70 70 − 0 70 3.5 210 210 − 0 210
=7 = 210 = 4.2
1−0 10 1−0 50
= 70
2 130 60 6 3 410 200 4
3 180 50 5 2.5 590 180 3.6
4 220 40 4 2 740 150 3

Shporta që plotëson kushtin e ekujlibrit është (4𝑥 ; 2𝑦 )

Kufizimi buxhetor: 𝑝𝑥 ∗ 𝑞𝑥 + 𝑝𝑦 ∗ 𝑞𝑦 = 𝑚

Kosto e shportës = 4𝑥 ∗ 10 + 2𝑦 ∗ 50 = 140

Shporta (4𝑥 ; 2𝑦 ) është shporta më e mirë (maksimizon dobinë totale) dhe e përballueshme (plotëson
kufizimin buxhetor.

3
Hyrje në Ekonomi – Seanca tezash për kolegiumin (Seanca 1) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC
Pika b)
Në pikën e ekujlibrit konsumator MRS mund të llogaritet me dy mënyra që japin të njëjtën përgjigje:
𝑀𝑈𝑥 40 (𝑑𝑜𝑏𝑖𝑎 𝑚𝑎𝑟𝑥ℎ𝑖𝑛𝑎𝑙𝑒 𝑒 𝑛𝑗𝑤𝑠𝑖𝑠𝑤 𝑠𝑤 4 − 𝑡𝑤𝑟𝑡)
𝑀𝑅𝑆𝑥 𝑝𝑒𝑟 𝑦 = = = 0.2
𝑀𝑈𝑦 200 (𝑑𝑜𝑏𝑖𝑎 𝑚𝑎𝑟𝑥ℎ𝑖𝑛𝑎𝑙𝑒 𝑒 𝑛𝑗𝑤𝑠𝑖𝑠𝑤 𝑠𝑤 2 − 𝑡𝑤)
𝑃𝑥 10
𝑀𝑅𝑆𝑥 𝑝𝑤𝑟 𝑦 = = = 0.2
𝑃𝑦 50

𝑇𝑈(4𝑥 ;2𝑦 ) = 220 + 410 = 630

Pika c)
𝑇𝑈(2𝑥 ;1𝑦 ) = 130 + 210 = 340

𝑇𝑈(4𝑥 ;2𝑦 ) = 220 + 410 = 630

Dy shporrta nuk janë në të njëjtën kurbë indiferencë sepse dobitë totale janë të ndryshme.
Pika d)
Pas ndryshimit të çmimit shporta që plotëson kushtin e ekujlibrit është (2𝑥 ; 4𝑦 ) (llogaritjet janë dhënë tek
tabela më lart)
Kosto e shportës = 2𝑥 ∗ 20 + 4𝑦 ∗ 50 = 280

Kjo shportë nuk është e përballueshme dhe nuk përbën zgjedhje për konsumatorin. Nëse të ardhurat e
konsumatorit rriten në 280 kjo do jetë shporta që do zgjidhet.
Kurba e kërkesës: Për të gjetur kurbën e kërkesës bazohuni tek sasia që konsumohej nga malli X kur çmimi
ishte 10 ( që ishte 4 njësi) dhe sasia që konsumohet kur çmimi është 20 (që është 2 njësi)

Pika e)
 Taksa mbi shitësin bën që shitësi të ofrojë më pak nga malli X për çfarëdolloj çmimi. Do kemi një ulje të
kurbës së ofertës në S’

4
Hyrje në Ekonomi – Seanca tezash për kolegiumin (Seanca 1) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC
 Taksa bën që çmimi që paguan konsumatori 𝑃𝐷 të mos jetë i njëjtë me çmimin që merr ofruesi 𝑃𝑆 . Ku
lidhja midis tyrë është që 𝑃𝑆 = 𝑃𝐷 − 𝑡
 Çmimi që merr ofruesi pas taksës është i njëjtë me atë që merrtë para taksës. E gjithë barra e taksës
paguhet nga konsumatori kjo sepse oferta është plotësisht elastike.
Efekti i taksës në ekujlibrin e konsumatorit
Për shkak të rritjes së çmimit të mallit X, dobia marxhinale për një lekë të shpenzuar tek ky mall bie. Ekujlibri
𝑀𝑈𝑥 𝑀𝑈𝑦
i kojnsumatorit prishet sepse < . Në përgjigjje të kësaj, me qëllim që të rivendoset sërish në
𝑃𝑥 𝑃𝑦
ekujlibër, konsumatori do ulë konsumin e këtij malli nga Q* në Q’ (si në grafik). Kjo do rrisë dobinë
marxhinale dhe raportin e dobisë marxhinale për një lekë të shpenzuar tek malli X duke arritur një ekujlibër të
𝑀𝑈𝑥 𝑀𝑈𝑦
ri ku =
𝑃𝑥′ 𝑃𝑦

Shkurtimisht kemi:
𝑀𝑈𝑋 𝑀𝑈𝑦
Efekti i taksës: ↑ 𝑃𝑋 ⇒↓ < konsumatori nuk është në ekujlibër.
𝑃𝑥′ 𝑃𝑦

𝑀𝑈𝑥 𝑀𝑈𝑥 𝑀𝑈𝑦


Reagimi i konsumatorit: ↓ 𝑄𝑥 ⇒↑ 𝑀𝑈𝑥 ⇒↑ konsumatori rivendoset në ekujlibër. Ku =
𝑃𝑥′ 𝑃𝑥1 𝑃𝑦

TEZA 3
Ushtrim. Në tabelën e mëposhtme prezantohen dobitë totale të përfituara gjatë konsumit të dy mallrave, malli
A dhe malli B. 𝑃𝐴 = 2 lekë 𝑃𝐵 = 1 lekë ndërsa të ardhurat e konsumatorit = 12 lekë.
Sasia 𝑇𝑈𝐴 𝑇𝑈𝐵
1 24 19
2 42 37
3 54 45
4 62 49

5
Hyrje në Ekonomi – Seanca tezash për kolegiumin (Seanca 1) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC
1) Sa është çmimi relativ i mallit B në lidhje me mallin A? (1 pikë)
2) Sa duhet të blejë konsumatori nga secili mall që të maksimizojë dobinë e tij totale ose të jetë në ekujlibër?
(3 pikë)
3) Sa është dobia totale në ekujlibër? (1 pikë)
4) Sa është raporti MU/1 lekë të ardhura (ose MU/1 lekë të shpenzuar) në ekujlibër? (1 pikë)
5) Nëse konsumatori vendos të ndryshojë strukturën e blerjeve dhe konkretisht vendos të blejë 2 njësi nga
malli A dhe 4 njësi nga malli B. A e maksimizon dobinë e tij totale konsumatori në këtë rast? Nëse jo,
atëherë për të maksimizuar dobinë ai duhet të:
 Blejë më shumë nga malli A dhe më pak nga malli B
 Blejë të njëjtën sasi të mallit A por më pak nga malli B
 Blejë më shumë nga malli A dhe të njëjtën sasi nga malli B.
Argumentoni secilin nga rastet e mësipërme duke treguar se pse është apo pse s’është i vërtetë duke përfshirë
në analizë edhe viën e buxhetit. (3 pikë)
6) A mund të themi që shportat (1𝑚𝑎𝑙𝑙𝑖 𝐴 ; 4𝑚𝑎𝑙𝑙𝑖 𝐵 ), (4𝑚𝑎𝑙𝑙𝑖 𝐴 ; 1𝑚𝑎𝑙𝑙𝑖 𝐵 ) gjenden në të njëjtën kurbë
indiference? Po në të njëjtën vijë buxheti? Pse? (2 pikë)
7) Nëse çmimi i mallit B rritet në 𝑃𝐵 = 3 lekë atëherë sa duhet të blejë konsumatori nga secili mall që të
maksimizojë dobinë e tij totale ose të jetë në ekujlibër? (3 pikë)
8) Derivoni kurbën e kërkesës për Mallin B duke u nisur nga situata e mësipërme (1.5 pikë)
9) Çmund të themi për tepricën konsumatore pas ndryshimit të çmimit të mallit B (nga 𝑃𝐵 = 1 lek në 𝑃′𝐵 =
3 lek) dhe pse. Shpjegoni grafikisht situatën. (1.5 pikë)
10) Jemi në tregun e mallit B. Një rritje në ofertën e mallit B, ndryshon çmimin me 30%. Sa (në ç’përqindje
do ndryshojë) dhe në çkah do ndryshojë sasia ekujlibër e mallit B nëse elasticiteti i kërkesës në lidhje me
çmimin e mallit B është 𝐸𝐷 = −0.3 ndërsa elasticiteti i ofertës në lidhje me çmimin e mallit B do jetë
𝐸𝑆 = 3 (3 pikë)
Zgjidhje:
Pika 1)
Çmimi relativ i mallit B në lidhje me A është raporti i çmimeve.
𝑃𝐵 1
𝑃 𝑟𝑒𝑙𝑎𝑡𝑖𝑣 = =
𝑃𝐴 2
Kuptimi:
- Një njësi e mallit B kushton sa ½ njësi të mallit A
- Konsumatori duhet të sakrifikoje ½ njësi nga malli A për të konsumuar një njësi më shumë nga malli
B (sakrifica është kosto oprortune e konsumit të një njësie më shumë nga malli B)
Pika 2)
Kushti i ekujlibrit të konsumatorit është:
𝑀𝑈𝐴 𝑀𝑈𝐵 ∆𝑇𝑈
= ku 𝑀𝑈 =
𝑃𝐴 𝑃𝐵 ∆𝑄

6
Hyrje në Ekonomi – Seanca tezash për kolegiumin (Seanca 1) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC
Sasia 𝑇𝑈𝐴 𝑀𝑈𝐴 𝑀𝑈𝐴 𝑇𝑈𝐵 𝑀𝑈𝐵 𝑀𝑈𝐵 𝑀𝑈𝐵
𝑃𝐴 𝑃𝐵 𝑃𝐵′
1 24 24 12 19 19 19 6.33
2 42 18 9 37 18 18 6
3 54 12 6 45 8 8 2.33
4 62 8 4 49 4 4 1.33

Shporta që plotëson kushtin e ekujlibrit është (4𝐴 ; 4𝐵 )


Kufizimi buxhetor: 𝑃𝐴 ∗ 𝑄𝐴 + 𝑃𝐵 ∗ 𝑄𝐵 = 𝑚
Shpenzimi për shportën= 4𝐴 ∗ 2 + 4𝐵 ∗ 1 = 12
Shporta maksimizon dobinë totale të konsumatorit dhe është gjithashtu e përballueshme. Kjo do jetë zgjedhja
e konsumatorit.
Pika 3
𝑇𝑈(4𝐴:4𝐵 ) = 62 + 49 = 11

Pika 4
𝑀𝑈𝐴 𝑀𝑈𝐵
Nga tabela më lart mund të gjeni të gatshme raportin = 4 dhe =4
𝑃𝐴 𝑃𝐵

Pika 5
Për të parë nëse konsumatori ndodhet në ekujlibër shohim raportin e dobive marxhinale për një lekë të
shpenzuar tek e mira A dhe B, kur konsumohet shporta (2𝐴 ; 4𝐵 ). Llogaritjet i keni të gatshme tek tabela
𝑀𝑈𝐴 𝑀𝑈𝐵
=9≠ = 4 konsumatori nuk është në ekujlibër
𝑃𝐴 𝑃𝐵

Kufizimi buxhetor= 2𝐴 ∗ 2 + 4𝐵 ∗ 1 = 8 Shporta ështe përballueshme por jo e preferuar sepse konsumatori


nuk e shpenzon të gjithë buxhetin prej 12 lekë.
Rivendosja në ekujlibër:
 Rasti 1: Blen më shumë nga A dhe më pak nga B
𝑀𝑈𝐴
↑ 𝑄𝐴 ⇒↓ 𝑀𝑈𝐴 ⇒↓
𝑃𝐴
𝑀𝑈𝐵
↓ 𝑄𝐵 ⇒↑ 𝑀𝑈𝐵 ⇒↑
𝑃𝐵
Analitikisht konsumatori mund të rivendoset sërish në ekujlibër. Shporta që përmban më shumë nga të dy të
mirat ku rritet sasia e A dhe ulet ajo e B-së është (4𝐴 ; 3𝐵 ). Dmth sasia e A-së është rritur në maksimum dhe
ajo e B-së është ulur në minimum. Kjo shportë nuk e plotëson kushtin e ekujlibrit.
Kufizimi buxhetor= 4𝐴 ∗ 2 + 3𝐵 ∗ 1 = 11 shporta është e përballueshme por e padëshiruar.
 Rasti 2: Blejë të njëjtën sasi nga malli A por më pak nga Malli B.
𝑀𝑈𝐵
↓ 𝑄𝐵 ⇒↑ 𝑀𝑈𝐵 ⇒↑
𝑃𝐵

7
Hyrje në Ekonomi – Seanca tezash për kolegiumin (Seanca 1) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC
Analitikisht konsumatori mund të rivendoset në ekujlibër. Shporta që përban më shumë nga të dy të mirat
duke mbajtur të pandryshuar A-në dhe duke ulur B-në është (2𝐴 ; 3𝐵 ). Kjo shportë nuk e plotëson kushtin e
𝑀𝑈𝐴 𝑀𝑈𝐵
ekujlibrit me një diferencë të vogël =9 ≠ =8
𝑃𝐴 𝑃𝐵

Kufizimi buxhetor= 2𝐴 ∗ 2 + 3𝐵 ∗ 1 = 7 shporta është e përballueshme por e padëshiruar.


 Rasti 3: Të blejë më shumë nga Malli A dhe të njëjtën sasi nga malli B.
Shporta që ka më shumë nga të dy të mirat duke rritur sasinë e A-së dhe mbatur të pandryshuar atë të B-së
është (4𝐴 ; 4𝐵 )
Shporta plotëson kushtin e ekujlibrit dhe kufizimin buxhetor dhe maksimizon dobinë totale të
konsumatorit, siç treguam tek llogaritjet e mëparshme të pikës 2.

Pika 6
𝑇𝑈(1𝐴;4𝐵 ) = 24 + 49 = 73

𝑇𝑈(4𝐴;1𝐵 ) = 62 + 19 = 81

Shportat nuk janë në të njëjtën kurbë indiference sepse nuk kanë dobi totale të njëjtë.
Kosto e shportës (1𝐴 ; 4𝐵 ) = 1𝐴 ∗ 2 + 4𝐵 ∗ 1 = 6 shporta është e përballueshme por e padëshiruar
Kosto e shportës (4𝐴 ; 1𝐵 ) = 4𝐴 ∗ 2 + 1𝐵 ∗ 1 = 9 shporta është e përballueshme por e padëshiruar.
Pika 7) (llogaritjet i gjeni tek tabela fillestare)
Shporta që plotëson kushtin e ekujlibrit pas ndryshimit të çmimit të malllit B është (3𝐴 ; 2𝐵 )
Kufizimi buxhetor= 3𝐴 ∗ 2 + 2𝐵 ∗ 3 = 12 shporta është gjithashtu e përballueshme dhe maksimizon dobinë
totale të konsumatorit.
Pika 8) Koment: Kur çmimi i mallit B ishte 1, konsumatori blinte 4 njësi tek shporta optimale ndërsa kur
çmimi i mallit B bëhet 3, konsumatori blen 2 njësi tek shporta optimale.

Pika 9)
Teprica e konsumatorit reduktohet. Filimisht ishte sipërfaqja e trekëndësiht ABC dhe pastaj është sipërfaqja e
trekëndëshit DEC të paraqitura si tek grafiku më poshtë:
8
Hyrje në Ekonomi – Seanca tezash për kolegiumin (Seanca 1) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

Teprica e konsumatorit mund të llogaritet edhe analitikisht, ku teprica është diferenca midis dobisë
marxhinale që merret nga konsumi i një të mire dhe çmimit që paguhet:
Teprica e konsumatorit për mallin B para rritjes së çmimit:
𝑇𝐾1 = 𝑀𝑈1 − 𝑃 = 19 − 1 = 18
𝑇𝐾2 = 𝑀𝑈2 − 𝑃 = 18 − 1 = 17
𝑇𝐾3 = 𝑀𝑈3 − 𝑃 = 8 − 1 = 7
𝑇𝐾4 = 𝑀𝑈4 − 𝑃 = 4 − 1 = 3
Teprica totale 45

Teprica e konsumatorit për mallin B pas rritjes së çmimit:


𝑇𝐾1 = 𝑀𝑈1 − 𝑃 = 19 − 3 = 16
𝑇𝐾2 = 𝑀𝑈2 − 𝑃 = 18 − 3 = 15
Teprica totale 31

Gjithashtu nëse shikoni me kujdes rritja e çmimit të mallit B, ka ulur konsumin për mallin A nga 4 në 3 njësi.
Mallrat duhet të jenë bashkëplotësuese në një farë mase (ose ulja e konsimit të A-së është për shak të efektit të
të ardhurave që ka rritja e çmimit të mallit B e cila redukton të ardhurat reale të konsumatorit). Nëse doni ju
mund të llogarisni sa është pakësuar teprica e konsumatorit nga konsumi i një njësie më pak nga malli A.
𝑇𝐾4 = 8 − 2 = 6 Njësia e 4-tërt e A-së e cila nuk konsumohet më jepte tepricën 6.
(Këshillë: Mos u zgjasni shumë në provim. Analizat që janë dhënë këtu janë që ju ta kuptoni zgjidhen, por në
provim duhet të punoni shpejt dhe gjerat kryesore)

9
Hyrje në Ekonomi – Seanca tezash për kolegiumin (Seanca 1) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC
Pika 10)
Rritja e ofertës së mallit B, do të ulë çmimin me 30%. Megjithatë sasia e kërkuar do rritet pak për shak se
kërkesa është inelastike. Rritja në sasinë e kërkuar është=0.3*30%=9%. Meqënëse kjo pikë ka 3 pikë po jap
dhe një paraqitje grafike. Siç mund të shihni edhe grafikisht ndryshimi në sasinë e kërkuar është më i vogël se
ndryshimi në çmim, kjo sepse kërkesa ndodhet në pjesën inelastike. (Elasticiteti i ofertës që ju jepet tek
ushtrimi nuk ju duhet për qëllim të këtij rasti)

10
Hyrje në Ekonomi – Seanca tezash për kolegiumin (Seanca 2) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

TEZA 4
Ushtrimi 1. Një konsumator i shpenzon të gjitha të ardhurat e tij për të mirën A dhe të mirën B. Çmimi i të
mirës A është 2, ndërsa i të mirës B është 4. Të ardhurat e konsumatorit janë 8. Të dhënat mbi dobitë totale
jepen si më poshtë:
Sasia Dobia totale e A Dobia totale e B
1 20 36
2 38 68
3 54 88
4 62 104
a) Gjeni dobinë marxhinale për të dy të mirat.
b) Gjej ekujlibrin e konsumatorit dhe gjej dobinë totale për shportën ekujlibër.
c) Nëse të ardhurat e konsumatorit bëhen 24, cilën shportë do të zgjidhte konsumatori.
d) Llogarit elasticitetin e kërkesës në lidhje me të ardhurat për të mirën A. Çfarë e mire konsiderohet.

Zgjidhje
Pika a) dhe b)
Sasia 𝑇𝑈𝐴 ∆𝑇𝑈 𝑀𝑈𝐴 𝑇𝑈𝐵 𝑀𝑈𝐵 𝑀𝑈𝐵
𝑀𝑈𝐴 =
∆𝑄 𝑃𝐴 𝑃𝐵
1 20 20 10 36 36 9
2 38 18 9 68 32 8
3 54 16 8 88 20 5
4 62 8 4 104 16 4

 Ekujlibri i konsumatorit arrihet kur:


𝑀𝑈𝐴 𝑀𝑈𝐵
=
𝑃𝐴 𝑃𝐵
 Shporta optimale duhet të përmbushe edhe kufizimin buxhetor: 𝑃𝐴 ∗ 𝑄𝐴 + 𝑃𝐵 ∗ 𝑄𝐵 = 𝑀
 Kushtin e ekujlibrit e përmbushin 3 shporta dhe për secilën do provojmë nëse është e përballueshme:
 Shporta 1 (2𝐴 ; 1𝐵 ) = 2𝐴 ∗ 2 ∗ 1𝐵 ∗ 4 = 8 shporta është e përballueshme dhe e preferuar pasi
maksimizon dobinë totale të konsumatorit me buxhetin që ai ka.
 Shporta 2 (3𝐴 ; 2𝐵 ) = 3𝐴 ∗ 2 + 2𝐵 ∗ 4 = 14 shorta nuk është përballueshme
 Shporta 3 (4𝐴 ; 4𝐵 ) = 4𝐴 ∗ 2 + 4𝐵 ∗ 4 = 24 shporta nuk është e përballueshme
Shportat 2 dhe 3 janë më të preferuara se shporta e parë, pasi përmbajnë më shumë nga të dy të mirat. Kjo
është veti e preferencave normale ku sa më shumë të konsumojë një konsumator aq më mirë ndihet.
Megjihtatë janë shporta që nuk përballohen me buxhetin aktual.
 Dobia totale që merr konsumatori kur konsumon shportën optimale:
𝑇𝑈(2𝐴;1𝐵 ) = 𝑇𝑈2𝐴 + 𝑇𝑈1𝐵 = 38 + 36 = 74
Pika c) Me të ardhurat 24 konsumatori do konsumojë shportën e tretë.
Pika d)
24 + 8
∆𝑞 𝑦 ̅ 4−2 2 16 2
𝜀𝑌 = ∗ = ∗ 2 = ∗ =
∆𝑦 𝑞̅ 24 − 8 4 + 2 16 3 3
2
Intepretime:
 E mira A është e mirë normale sepse rritja e të ardhurave rrit kërkesën për të (elasticiteti në lidhje me të
ardhurat është pozitiv)
 E mira A është e mirë e domosdoshme sepse kërkesa është inelastike ndaj të ardhurave (𝜀𝑌 < 1)

1
Hyrje në Ekonomi – Seanca tezash për kolegiumin (Seanca 2) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

Ushtrimi 2. Kërkesa dhe oferta për një mall paraqiten më poshtë:


Çmimi Sasia e kërkuar Sasia e ofruar
1 12 1
2 10 5
3 8 8
4 2 12
5 0 22
a) Cili është ekujlibri për këtë treg (çmimi dhe sasia ekujlibër)
b) Gjej elasticitetin e ofertës midis çmimeve 4 dhe 5.
c) Konsumatorët ndryshojnë sjellje për shkak të ndryshimit të rrethanave të tregut. Si pasojë do ulet sasia e
kërkuar me 5 njësi për çdo çmim të dhënë. Trego analitikisht dhe grafikisht ekujlibrin e ri.
d) Nëse shteti ndërhyn duke vendosur një çmim tavan prej 2 lekësh si do të paraqitej situata e tregut?
e) Nëse vendoset një taksë mbi ofruesin, a do të thotë kjo se taksën e mbart të gjithën ai (ofruesi)?

Zgjidhje
Pika a)
Në ekujlibër sasia e kërkuar dhe sasia e ofruar janë të barabarta dhe çmimi që paguan konsumatori dhe çmimi
që merr ofruesi janë të të njëjtë. Tek të dhënat e tabelës ekujlibri arrihet tek sasia 8 njësi dhe tek çmimi 3.
𝑄𝐷 = 𝑄𝑆 = 8 𝑑ℎ𝑒 𝑃𝐷 = 𝑃𝑆 = 3
Pika b)
(5 + 4)
∆𝑞 𝑝̅ 22 − 12 2
𝐸𝑆 = ∗ = ∗ = 10 ∗ 0.265 = 2.65
∆𝑝 𝑞̅ 5−4 22 + 12
2
Interpretimi: Tek ky interval çmimi oferta është elastike. Një ndryshim në çmim do çojë në një ndryshim 2.6
herë më të madh në sasinë e ofruar.
Pika c)
Analitikisht do të kishim
𝑃 𝑄𝐷 𝑄𝐷′ = 𝑄𝐷 − 5 𝑄𝑆
1 12 7 1
2 10 5 5
3 8 3 8
4 2 0 12
5 0 0 22

2
Hyrje në Ekonomi – Seanca tezash për kolegiumin (Seanca 2) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

Pika d)

Komente:
 Për çmimin 2, sasia e kërkuar është 10 njësi (shikoni tabelën) dhe sasia e ofruar është 5 njësi. Kemi një
mungesë prej 5 njësi (10-5).
 Mungesa do çojë në krijimin e rradhëve, ku vetëm një pjesë e konsumatorëve do arrijnë të plotësojnë
kërkesën e tyre.
 Shpërdarja e aparatamenteve nuk është optimale sepse një pjesë e konsumatorëve që janë të gatshëm të
paguajnë 3 lekë/njësi nuk arrijnë të marrin produktin. Një treg dytësor zhvillohet zakonisht në këtë rast, ku
konsumatorët që janë të gatshëm të paguajnë 3 lekë për të pasur një njësi produkti blejnë produktet tëk ato
që i kanë blerë me 2 lekë. Këto tranksasionë në tregun dytësor çojnë në riekujlibrimin e tregut. (Ps. Në
provim mjafton komenti i parë)
Pika e)
 Taksa mbi ofruesin do bëjë që oferta të ulet. Barra e taksës do mbaret pjesërisht nga konsumatorët dhe
pjesërisht nga ofruesit.
 Vetëm në rastin kur oferta është plotësisht inelastike (vertikale) barra do mbartet plotësisht nga ofruesit.

TEZA 5
Ushtrimi 1. Jemi në tregun e shitjes së sheqerit. Kërkesa dhe oferta për sheqer praqitet si më poshtë:
Çmimi Sasia e kërkuar Sasia e ofruar
60 1 7
50 2 6
40 3 5
30 4 4
20 5 3
Në milion ton
a. Ndërtoni kurbat e kërkesës dhe ofertës së tregut dhe përcaktoni ekujlibrin e tregut. (2 pikë)
b. Sa është teprica konsumatore që përfitohet nga blerja e mallit me çmimin e tregut. (2 pikë)
c. Supozojmë që çmimi i pritshëm i sheqerit do të rritet. Si rrjedhim për çdo çmim të dhënë sasia e ofruar do
të ndryshojë me një njësi dhe sasia e kërkuar do të ndryshojë po me 1 njësi. Përcaktoni ekujlibrin e ri të
tregut duke argumentuar teorikisht dhe grafikisht ndryshimet që ndodhin në tregun e sheqerit. (rastin a dhe c
duhet ta paraqisni tek i njëjti grafik). (4 pikë)
d. Nëqoftëse tabela e mësipër prezanton një treg të konkurencës së plotë, ndërtoni strukturën grafike të një
firme që operon në këtë treg të konkurencës së plotë. A ndryshon kjo strukturë e firmës pas ndryshimit të
çmimit të pritshëm të sheqerit? (4 pikë)
3
Hyrje në Ekonomi – Seanca tezash për kolegiumin (Seanca 2) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

Zgjidhje
Pika a), b) dhe c)

Komente:
 Ekujlibri fillestar arrihet në pikën 𝐸0 , ku sasia e kërkuar dhe ajo e ofruar është 4 mijë ton dhe çmimi
ekujlibër 30.
 Teprica e konsumatorit është sipërfaqja e trekëndëshit nën kurbën e kërkesës deri tek çmimi ekujllibër. Ju
mund të llogarisni tepricën që realizon konsumatori për secilën nga sasitë që ai blen si diferencë mes çmimit
që ai është i gatshëm të paguajë (MU) dhe çmimit që paguan (P).
 Llogaritjet e tepricës fillestare të konsumatorit.
𝑇𝐾1 = 𝑀𝑈1 − 𝑃 = 60 − 30 = 30
𝑇𝐾2 = 𝑀𝑈2 − 𝑃 = 50 − 30 = 20
𝑇𝐾3 = 𝑀𝑈3 − 𝑃 = 40 − 30 = 10
𝑇𝐾4 = 𝑀𝑈4 − 𝑃 = 30 − 30 = 0
𝑻𝑲𝑻𝒐𝒕𝒂𝒍𝒆 60

 Për qëllim të kërkesës c, lexoni me kujdes të dhënat. Thuhet që do ndryshojë çmimi në të ardhmen (çmimi
i pritshëm). Kjo do çojë në:
- Rritjen e kërkesës aktuale sepse konsumatorët do synojnë që të shpenzojnë sot me qëllim që të mos
ekspozohen ndaj rritjes së çmimit në të ardhmen.
- Ndërsa Oferta do ulet sepse ofruesit kanë kosto oportune që është humbja nga mosshitja me çmim më
të lartë në të ardhmen. Grafikisht është paraqitur një rritje e kurbës së kërkesës nga D në D’ dhe një ulje
e ofertës nga S në S’
- Analitikisht do të kishim:
𝑃 𝑄𝐷 𝑄𝐷′ = 𝑄𝐷 + 1 𝑄𝑆 𝑄𝑆′ = 𝑄𝑆 − 1
60 1 2 7 6
50 2 3 6 5
40 3 4 5 4
30 4 5 4 3
20 5 6 3 2
- Ekujlibri i ri arrihet tek sasia 4 mijë ton (e cila mbetet e pandryshuar nga ekujlibri fillestar) dhe tek
çmimi 40 (që është rritur me 10 krahasuar me çmimin fillestar).

Pika d)

4
Hyrje në Ekonomi – Seanca tezash për kolegiumin (Seanca 2) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

Firma që operon në konkurencë të plotë do të përballojë një kurbë oferte plotësisht elastike. Rritja e kostove
oportune për firmën do bëjë që kurba e kostos marxhinale të zhvendoset në të majtë duke ulur jofertën.
Njëkohësisht kemi edhe një rritje në çmimin e tregut nga 30 në 40 që përfaqsohet nga kurba e re e kërkesës
që ndesh firma. Sasia e re që do ofrohet nga firma përcaktohet nga kushti P=MC, kjo sasi është më e ulët
sesa sasia fillestare e ofruar përpara ndryshimeve.

TEZA 6
Ushtrimi 1
Në tabelën e mëposhtme paraqitet gadishmëria dhe aftësia për të paguar për kosnumatorët dhe ofruar për
ofruesit (prodhues) të tregut të ndërtimeve në qytetin e Tiranës.
Çmimi 10 20 30 40 50 60
𝑄𝑑 6 5 4 3 2 1
𝑄𝑠 3 5 6 7 8 9
a) Paraqitini në mënyrë grafike situatën e tregut për ndërtime dhe përcaktoni çmimin dhe sasinë ekujlibër të
tregut. (2 pikë)
b) Sa do të jetë teprica konsumatore e përfituar nga konsumatorët në këtë situatë? (2 pikë)
c) Supozojmë se çmimi i mallrave që përdoren për ndërtim rritet, duke shkaktuar një ndryshim në sasinë e
ofruar të tregut të ndërtimeve me 2 njësi për çdo çmim të dhënë. Analizoni teorikisht dhe grafikisht çfarë
ndodh me situatën ekujlibër të tregut? Çfarë ndodh me tepricën konsumatore? (3 pikë)
d) Si kanë ndryshuar të ardhurat e prodhuesve nga shitja e produktit pas ndryshimit të ekujlibrit të tregut?
Shpjegoni pse (3 pikë).
Zgjidhje: Pika a)

5
Hyrje në Ekonomi – Seanca tezash për kolegiumin (Seanca 2) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

Pika b)
Llogaritja e tepricës së konsumatorit
𝑇𝐾1 = 𝑀𝑈1 − 𝑃 = 60 − 20 = 40
𝑇𝐾2 = 𝑀𝑈2 − 𝑃 = 50 − 20 = 30
𝑇𝐾3 = 𝑀𝑈3 − 𝑃 = 40 − 20 = 20
𝑇𝐾4 = 𝑀𝑈4 − 𝑃 = 30 − 20 = 10
𝑇𝐾5 = 𝑀𝑈5 − 𝑃 = 20 − 20 = 0
𝑻𝑲𝑻𝒐𝒕𝒂𝒍𝒆 100
Pika c)
Rritja e çmimit të materialeve do rrisë kostot e prodhuesit (kostot marxhinale) duke bërë që kurba e kostos
marxhinale të zhvendoset në të majtë, dhe kjo është ulje e ofertës pasi siç kemi thënë kurba e kostos marxhinale
përfaqson dhe kurbën e ofertës së firmës. Ulja e ofertës do çojë në rritjen e çmimeve dhe konsumatorët do
reagojnë duke ulur sasinë e kërkuar.
Teprica e konsumatorit do paskësohet sepse konsumatorët do blejnë një sasi më të ulët dhe do paguajnë një
çmim më të lartë sesa ai që paguanin përpar ndryshimit të çmimit.

Shkurtimisht kemi:
↑ 𝐾𝑜𝑠𝑡𝑜 𝑒 𝑚𝑎𝑡𝑒𝑟𝑖𝑎𝑙𝑒𝑣𝑒 ⇒↑ 𝑀𝐶 ⇒↓ 𝑆 ⇒↑ 𝑃 𝑒𝑘𝑢𝑗𝑙𝑖𝑏𝑒𝑟; ↓ 𝑄 𝑒𝑘𝑢𝑗𝑙𝑖𝑏𝑤𝑟
Analitikisht kemi:
𝑃 𝑄𝐷 𝑄𝑆 𝑄𝑆′ = 𝑄𝑆 − 2
10 6 3 1
20 5 5 3
30 4 6 4
40 3 7 5
50 2 8 6
60 1 9 7

Ekujlibri i ri arrihet tek çmimi 30, dhe sasia që shitet është 4.


Teprica e re e konsumatorit
Llogaritja e tepricës së konsumatorit
𝑇𝐾1 = 𝑀𝑈1 − 𝑃 = 60 − 30 = 30
𝑇𝐾2 = 𝑀𝑈2 − 𝑃 = 50 − 30 = 20
𝑇𝐾3 = 𝑀𝑈3 − 𝑃 = 40 − 30 = 10
𝑇𝐾4 = 𝑀𝑈4 − 𝑃 = 30 − 30 = 0
𝑻𝑲𝑻𝒐𝒕𝒂𝒍𝒆 60

Pakësimi në tepricën e konsumatorit = 100 – 60 = 40


Grafiku

6
Hyrje në Ekonomi – Seanca tezash për kolegiumin (Seanca 2) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

Pika d)
TR e prodhuesve para ndrysimit të çmimit 5 ∗ 20 = 100
TR e prodhuesve pas ndryshmit të çmimit 4 ∗ 30 = 120
Rritja në të ardhura 20

Koment: Të ardhurat janë rritur pasi kërkesa është joelastike.(rritja në çmim është më e madhe se ulja në sasinë
e kërkuar)
TEZA 7
Ushtrimi 1 (10 pikë)
Jemi në tregun e ndërtimeve në një zonë urbane. Rritet çmimi i tullave për ndërtim?
a. Duke supozuar se tregu është në ekujlibër, pasqyroni grafikisht dhe analizoni teorikisht ndryshimin në
ekujlibrin e tregut të ndërtesave në këtë zonë.
b. Nëse kërkesa e tregut të ndërtimeve është joelastike, si do të ndryshojnë të ardhurat e prodhuesve pas rritjes
së çmimit të tullave?
c. Si ndikon kjo situatë në kërkesën për punë të një firme nëse supozojmë se ato janë çmimpranuese në tregun
e punës dhe në tregun e produkteve? A do të ndryshojë paga dhe sasia e punës në ekujlibër?
Zgjidhje:
↑ 𝐾𝑜𝑠𝑡𝑜 𝑒 𝑚𝑎𝑡𝑒𝑟𝑖𝑎𝑙𝑒𝑣𝑒 ⇒↑ 𝑀𝐶 ⇒↓ 𝑆 ⇒↑ 𝑃 𝑒𝑘𝑢𝑗𝑙𝑖𝑏𝑒𝑟; ↓ 𝑄 𝑒𝑘𝑢𝑗𝑙𝑖𝑏𝑤𝑟

Rritja e kostove të materialeve do rrisë koston marxhinale të prodhuesve duke ulur ofertën për produktet. Ulja e
ofertës rrit çmimin ekujlibër dhe sasia ekujlibër do ulet.
Pika b)
Kur kërkesa është joelastike të ardhurat e prodhuesve do rriten kur rritet çmimi i produkteve sepse kërkesa
reagon më pak sesa rritja në çmimin e produktit.
Pika c) Ulja e ofertës do bëjë që firma të kërkojë më pak inpute përfshirë këtu edhe inputin punë. Vetë firma
nuk mund ta ndikojë çmimin e punës megjithatë nëse kërkesa për punë në tregun e punës do bie, për shkak të
uljes së ofertës në tregun e produktit, do kemi ulje të pagave dhe më pak punonjës të punësuar.

TEZA 8
Ushtrimi 2 (10 pikë)
Gjatë konsumit të dy mallrave A dhe B konsumatori maksimizon dobinë e tij totale dhe ndodhet në ekujlibër.
a. Supozojmë se në tregun e mallit B ndodh një ndryshinm: rritet qeraja e ndërtesës ku firma prodhon
mallin B. A ndryshon ekujlibri i konsumatorit në këtë rast? Pse? Si vepron kosumatori për tu kthyer
sërish në ekujlibër ose për të maksimizuar dobinë e tij totale?
b. Duke ditur që koefiçienti i elasticitetit të kërkesës në lidhje me çmimin për mallin B është Ed>1, çfarë
ndodh me të ardhurat e prodhuesve të këtij malli pas ndryshimit të qerasë.
c. Ç’ndodh me tepricën konsumatore të mallit B pas ndryshimit të qerasë?
Shënim: Shpjegimet të bëhen teorikisht dhe grafikisht.

7
Hyrje në Ekonomi – Seanca tezash për kolegiumin (Seanca 2) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

Zgjidhje
Pika a)
 Rritja e kostos së qirasë
Rritja e qirasë rrit kostot fikse të biznesit. Në periudhë afatshkurtër oferta e firmës nuk do ndikohet (kostot
marxhinale nuk ndryshojnë kur rriten kostot fikse). Megjithatë rritja në kosto fikse bën që firma të dalë me
humbje dhe në afatgjatë kostot e qirasë duhet të ulen duke reduktuar nivelin e aktivitetit ose firma do duhet
të dalë nga industria për shkak të humbjeve.
Në të dyja rastet më lart, kur firma redukton nivelin e aktivitetit ose kur del nga industria oferta e tregut do
të ulet dukë çuar në rritjen e çmimeve.

 Reagimi i konsumatorit ndaj ndryshimit të çmimit


Rritja në çmimin e produktit B, bën që ekujlibri i konsumatorit të prishet. Konsumatori duhet të ulë
konsumin e mallit B për tu rivendosur sërish në një ekujlibër të ri. Analitikisht kemi:
𝑀𝑈𝐵 𝑀𝑈𝐴
𝐸𝑓𝑒𝑘𝑡𝑖 𝑖 ↑ 𝑃𝐵 ⇒↓ 𝑀𝑈𝐵 ⇒↓ ′ < 𝑘𝑜𝑛𝑠𝑢𝑚𝑎𝑡𝑜𝑟𝑖 𝑛𝑢𝑘 𝑒𝑠ℎ𝑡𝑤 𝑚𝑒 𝑛𝑤 𝑒𝑘𝑢𝑗𝑙𝑖𝑏𝑤𝑟
𝑃𝐵 𝑃𝐴
𝑀𝑈𝐵 𝑀𝑈𝐴
Reagimi i konsumatorit: ↓ 𝑄𝐵 ⇒↑ 𝑀𝑈𝐵 ⇒↑ = 𝑘𝑜𝑛𝑠𝑢𝑚𝑎𝑡𝑜𝑟𝑖 𝑟𝑖𝑣𝑒𝑛𝑑𝑜𝑠𝑒𝑡 𝑛𝑤 𝑛𝑗𝑒 𝑒𝑘𝑢𝑗𝑙𝑖𝑏𝑒𝑟 𝑡𝑒 𝑟𝑖
𝑃𝐵′ 𝑃𝐴
Pika b) Të ardhurat do ulen sepse kërkesa është elastike. Rritja në çmim do çojë në një ulje më të madhe në
sasinë e kërkuar.

Pika c) Teprica e konsumatorit do të pakësohet për shkak se konsumatorët blejnë një sasi më të ulët mbas rritjes
së çmimit dhe paguajnë një çmim më të lartë duke realizuar më pak kursim nga blerja.

Grafik ilustrues

8
Hyrje në Ekonomi – Seanca Tezash për Kolegiumin (seanca 3) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

TEZA 1
Ushtrimi 1 Në tabelën e mëposhtme jepet informacioni në lidhje me aktivitetin e një firme e cila operon në një
treg monopolistik.
Q AR TC ATC AVC MC MR
0 50 40
1 45 50
2 40 70
3 35 95
4 30 125
5 25 165
6 20 225

a) Plotësoni tabelën duke treguar llogaritjet përkatëse


b) Përcatoni nivelin e outputit dhe çmimin ku maksimizohet fitimi i monopolistit. Paratini grafikisht.
c) Vlerësoni tepricën konsumatore. A është e njëjtë teprica si në tregun konkurencial.
Zgjidhje
Q 𝑇𝑅 𝑇𝐶 𝑇𝐹𝐶 𝑇𝑉𝐶 𝑇𝐶 𝑇𝑉𝐶 ∆𝑇𝐶 𝑇𝑅 = 𝑃 ∗ 𝑄 ∆𝑇𝑅
𝐴𝑅 = 𝐴𝑇𝐶 = 𝐴𝑉𝐶 = 𝑀𝐶 = 𝑀𝑅 =
𝑄 = 𝑇𝐶 𝑄 𝑄 ∆𝑄 ∆𝑄
𝑃∗𝑄 − 𝑇𝐹𝐶
= =𝑃
𝑄
0 50 40 40 - - - - - -
1 45 50 40 10 50 10 10 45 45
2 40 70 40 30 35 15 20 80 35
3 35 95 40 55 31.67 18.3 25 105 25
4 30 125 40 85 31.25 21.25 30 120 15
5 25 165 40 125 33 25 40 125 5
6 20 225 40 185 37.5 30.8 60 120 -5

Komente: Për t’ju lehtësuar kuptimin e llogaritjeve janë shtuar tre kolona nga kërkesat origjinale
1. TFC- është kosto totale fikse, që është e njëjtë për çdo nivel prodhimi. Koston fikse e keni edhe kur
njësia prodhon zero njësi dhe është 40. Ekzistenca e kostove fikse tregon se firma operon në periudhë
afatshkurtër.
2. TVC- Është kosto totale variabël dhe llogaritet si diferencë mes kostos totale dhe kostos totale fikse
(𝑇𝑉𝐶 = 𝑇𝐶 − 𝑇𝐹𝐶)
3. TR – Kërkohen për të llogaritur të ardhurën marxhinale.
Pika b dhe c)
 Monopolisti do maksimizojë fitimin kur plotësohet kushti MR=MC. Ky kusht plotësohet kur Q=3, dhe
MR=MC=25. Në këtë pikë monopolisti realizon një fitim prej: 𝜋 = 𝑇𝑅 − 𝑇𝐶 = 3 ∗ 35 − 95 = 10
Ose një mënyrë e dytë për llogaritjen e fitimit është 𝜋 = 𝑄 ∗ (𝑃 − 𝐴𝑇𝐶) = 3 ∗ (35 − 31.67) ≅ 10

 Tek monopoli sasia që ofrohet është më e ulët dhe çmimi është më i lartë sesa në konkurencën e plotë.
Rrjedhimisht teprica e konsumatorit do jetë më e ulët.

1
Hyrje në Ekonomi – Seanca Tezash për Kolegiumin (seanca 3) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

 Në të dyja rastet sasia që ofrohet nga firma përcaktohet nga kushti MR=MC, POR në rastin e monopolit
kurba e MR ndodhet poshtë kurbës së kërkesës, duke bërë që pikëprerja me kurbën e MC-së të jetë për një
sasi më të ulët dhe çmim më të lartë sesa në konkurencën e plotë.

TEZA 2
Ushtrimi 2
Q=1,000 njësi, TR=4,000, TC=5,000, ATC=min; MR=3
a) Përshkruani situatën në të cilën gjendjet firma dhe jepni rekomandimet përkatëse. Ndërtoni grafikisht
strukturën e tregut me të dhënat përkatëse. (6 pikë)
b) A përfiton monopoli nga ulja e kostove fikse? Si ndikon kjo në kosto dhe në fitimin në periudhë
afatshkurtër? (Teorikisht duhet të jepni ndikimin, pra nëse ulen, rriten apo nuk ndryshojnë dhe pse: TFC,
TVC, TC, MC, AFC, AVC, ATC dhe fitimi i firmës). (5 pikë)
Zgjidhje:
Pika a) Në pikën aktuale të operimit firma është me humbje pasi kostot totale tejkalojnë të ardhurat.
𝑇𝑅 4,000
Ju mund të llogarisni çmimin aktual të shitjes që është = 1,000 = 4𝑙/𝑛𝑗 dhe gjithashtu koston mestare që ju
𝑄
𝑇𝐶 5,000
thuhet është në minimum që është = 1,000 = 5 𝑙/𝑛𝑗.
𝑄

Tek ushtrimi ju thuhet që ATC është në min dhe rrjedhimisht MC=ATC min=5. Ndërkohë që keni të dhënë që
MR aktualisht është 3. Fakti që MR<MC do të thotë që firma nuk po operon në pikën optimale ku maksimizon
fitimin ose minimizon humbjen.
Paraqitja grafike do ishte si më poshtë:

2
Hyrje në Ekonomi – Seanca Tezash për Kolegiumin (seanca 3) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

Mundet që monopoli të jetë duke operuar në nivelin aktual jo rastësisht por për shkak të një organizimi
kontrollues qeveritar i cili i kërkon të operojë në pikën ku kosto totale mestare është në minimum. Megjithatë në
këtë pikë humbja është më e madhe sesa nëse do operonte në sasinë ku MR=MC. Kjo nga ana tjetër do ishte një
nivel më pak efiçent për firmën monopoliste, sasi më e ulët e ofruar për konsumatorët dhe një çmim më i lartë.
Monopolisti mund të rimbursohet nga shteti për nivelin e humbjeve në mënyrë që të vazhdojë të operojë në
nivelin e ATC min (njëlloj si në konkurencë të plotë)
Pika b)
Ulja e kostove fikse, do ulë kostot totale dhe kurba e ATC do zhvendoset paralelisht poshtë. Kjo e aplikuar në
rastin konkret do ulte humbjen ose mund të çonte edhe në fitim. Kosto marxhinale nuk do ndikohet në
afatshkurtër sepse nuk kemi ndryshim në kostot variabile dhe sasia fitimmaksimizuese/kostominimizuese do
jetë e njëjtë.
Efekti i uljes së kostove fikse në zërat e mëposhtëm është:
 TFC – do të ulet
 TVC – nuk do të ndryshojë
 TC – do të ulet sepse ulen kostot totale fikse (TC = TFC + TVC)
 MC – Nuk do të ndryshojë sepse nuk ndryshojnë kostot variabël
 AFC – Do të ulet sepse ulen kostot fikse (AFC = TFC/Q)
 AVC – Nuk do të ndryshojë sepse nuk ndryshojnë kostot totale variabile (AVC=TVC/Q)
 ATC – Do të ulet sepse ulet Kosto totale (ATC = TC/Q)
Grafikisht kemi

3
Hyrje në Ekonomi – Seanca Tezash për Kolegiumin (seanca 3) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

Shpjegim për grafikun:


Kurba e ATC është zhvendosur poshtë në ATC’ që jepet me vija të ndërprera. Tek ky grafik Niveli i ATC min
takon kurbën e kërkesës dhe nëse monopolisti është i detyruar të operojë në këtë nivel atëherë fitimi ose humbja
do jetë zero në këtë rast. Kjo do ishte edhe pika optimale në kushtet që monopoli kontrollohet nga një
organizëm qeveritar, ku fitimi ekonomik nuk lejohet dhe humbja do ishte në dëm të Firmës.
TEZA 4
Ushtrimi 3. Për një firmë që operon në një treg monopol jepen të dhënat më poshtë:
Sasia 0 1 2 3 4 5 6
Çmimi 40 35 30 25 20 15 5
Kostot 30 40 50 65 115 155 160
a) A ka kosto fikse kjo firmë? Argumento shkurt përgjigjjen.
b) Gjej çmimin dhe sasinë ekujlibër për këtë firmë.
c) Sa është fitimi i firmës?
d) Gjej vlerën e ATC duke u nisur nga metoda e gjetjes së fitimit.
Zgjidhje
Pika a) Firma ka kosto fikse sepse për nivelin e prodhimit prej zero njësi kosto totale është 30. Ndërkohë që
kosto totale TC = TFC + TVC dhe tek niveli zero TVC=0. Rrjedhimisht kosto totale tek ky nivel përbëhet nga
kosto fikse TC=TFC=30.
Pika b)
𝑄 𝑃 𝑇𝐶 𝑇𝑅 = 𝑃 ∗ 𝑄 ∆𝑇𝐶 ∆𝑇𝑅
𝑀𝐶 = 𝑀𝑅 =
∆𝑄 ∆𝑄
0 40 30 - -
1 35 40 35 10 35
2 30 50 60 10 25
3 25 65 75 15 15
4 20 105 80 40 5
5 15 155 75 50 -5
6 5 215 30 60 -45

4
Hyrje në Ekonomi – Seanca Tezash për Kolegiumin (seanca 3) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

Shënim: Dy shifrat të TC për q=4 dhe q=6 janë ndryshuar për ti nxjerrë pak me kuptim llogaritjet e kostos
marxhinale.

Sasia ku maksimizohet fitimi është 3 njësi. Për këtë sasi MR=MC=15

Pika c dhe d)
Fitimi mund të llogaritet me dy mënyra:

Mënyra 1: 𝜋 = 𝑇𝑅 − 𝑇𝐶 = 3 ∗ 25 − 65 = 10
Mënyra 2: 𝜋 = 𝑄 ∗ (𝑃 − 𝐴𝑇𝐶) = 3 ∗ (25 − 21.67) = 10

𝑇𝐶 65
𝐴𝑇𝐶 = = = 21.67
𝑄 3

Paraqitja grafike

TEZA 6
Ushtrimi 2
Një firmë e cila merret me prodhimin e duhanit vepron në kushtet e konkurencës së plotë. Gjatë këtij viti firma
mori vendimin të rrisë pagat e punonjësve të përpunimit dhe paketimit të duhanit. Çfarë ndikimi do të ketë ky
vendim i saj në parametrat e mëposhtëm ekonomik të firmës nëse kapitali i përdorur nga firma mbahet konstant
gjatë kësaj periudhe? TVC, TFC, TC, ATC, AVC, MC, TR, MR dhe në fitimin e firmës? (10 pikë)
Zgjidhje
Rritja e pagave është një rritje në kostot variabël dhe për rrjedhojë do kemi zhvledosje majtas të kurbës së
kostove marxhinale. Kostot fikse nuk ndryshojnë. Kostot totale do rriten për shkak të rritjes së kostove variabël
dhe kurba e kostove totale do zhvendoset lart.

Efekti tek secili nga zërat është:


5
Hyrje në Ekonomi – Seanca Tezash për Kolegiumin (seanca 3) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

 TVC do të rritet sepse pagat janë kosto variabël.


 TFC nuk do ndryshojë
 TC do të rritet për shkak të rritjes së TVC
 ATC do të rritet për shkak të rritjes së TC
 AVC do të rritet për shkak të rritjes së TVC
∆𝑇𝐶 ∆𝑇𝑉𝐶
 MC do të rritet për shkak të rritjes së TVC (kujtoni që 𝑀𝐶 = 𝑜𝑠𝑒 𝑀𝐶 =
∆𝑄 ∆𝑄
 TR do ulen sepse rritja e MC do bëjë që sasia optimale ku MR=MC të ulet.
 MR nuk do ndikohet
Paraqitja grafike:

Grafiku më lart është ilustrativ. Në Ekujlibrin fillesar fitimi është zero (është marrë si ekujlibër afatgjatë). Rritja
e pagave ka çuar në zhvendosjen e kurbës së MC në MC’ dhe të ATC në ATC’. Firma në këtë rast ka reduktuar
sasinë nga 𝑄0 në 𝑄1 sipas kushtit të maksimizimit të fitimi P=MC (në konkurencë të plotë).
Në ekujlibrin e ri firma rezulton me humbje sepse P<ATC. Në afatgjatë firma duhet të ulë kostot ose do dalë
nga industria. Kujtoni që në konkurencën e plotë në afatgjatë firmat mund të operojnë vetëm në nivelin minimal
të kurbës së kostos mestare (ATC min), dhe nëse janë me humbje ato dalin nga industria.
TEZA 7
Ushtrimi 2 (10 pikë)
Jepen këto të dhëna për një firmë që vepron në konkurencën e plotë: çmimi i produktit p=55 lekë, q=40;
TFC=1,000; TVC=1,200; ATC=min.
a. A plotësohet kushti i maksimizimit të fitimit nga kjo firmë? Paraqisni grafikisht situatën.
b. Sa është fitimi apo humbja në këtë rast e llogaritur me të dy mënyrat? Në çfarë periudhe vepron firma
afatshkurtër apo afatgjatë dhe pse?
c. Nëse vendoset një taksë mbi prodhuesin, kush e mbart barrën e taksës në këtë rast dhe pse?
d. Sa është teprica konsumatore për çmimin p=55?
e. A plotësohet kushti i efiçencës alokative dhe efiçencës prodhuese në këtë rast?
Zgjidhje:
6
Hyrje në Ekonomi – Seanca Tezash për Kolegiumin (seanca 3) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

Pika a) Kushti i maksimizimit të fitimit për një firmë është MR=MC. Në konkurencën e plotë kurba e kërkesës
është horizontale dhe MR=P, ndryshe themi që oferta e firmës në konkurencë të plotë përcaktohet nga kushti
P=MC (meqënese MR=P).
Nga të dhënat thuhet që ATC është në nivelin minimal të saj. Kurba e kostos marxhinale MC pret kurbën e
kostos totale mestare ATC në minimumin e saj. Pra kemi MC=ATC min
𝑇𝐶 𝑇𝐹𝐶+𝑇𝑉𝐶 1,000+1,200
Koston totale mestare është: 𝐴𝑇𝐶 = = = = 55
𝑄 𝑄 40

𝑀𝐶 = 𝐴𝑇𝐶𝑚𝑖𝑛 = 55
Plotësohet kushti i maksimizimit të fitimit në konkurencë të plotë: 𝑃 = 𝑀𝐶 = 55
Pika b)
Fitimi/(humbja) mund të llogaritet si diferencë e të ardhurave me shpenzimet ose si prodhim i sasisë së shitur
me fitimin/(humbjen) për njësi
𝜋 = 𝑇𝑅 − 𝑇𝐶 = 40 ∗ 55 − 40 ∗ 55 = 0
𝜋 = 𝑄 ∗ (𝑃 − 𝐴𝑇𝐶) = 40 ∗ (55 − 55) = 0
Firma po operon në periudhë afatgjatë sepse fitimi ekonomik është zero P=ATCmin. (Dua të theksoj se fitimi
ekonomik zero nuk nënkupton fitim kontabël zero. Pronarët marrin fitim për kapitalin e investuar tek biznesi,
për rrikun e marrë përsipër dhe për inovacionet që sjellin por ky fitim nuk konsiderohet fitim ekonomik. Psh.
Nëse një pronar investon 10 mln Euro në një biznes dhe merr një fitim kontabël prej 20% ose 2mln euro dhe ky
është kthimi i kërkuar për paratë e investuara dhe për rriskun e marrë përsipër, por ky nuk konsiderohet fitim
ekonomik)

Pika c)
Kërkesa që përballon prodhuesi është plotësisht elastike dhe konsumatorët nuk do paguajnë më shumë në rastin
e vendosjes së taksës. Kjo do të thotë që barra e taksës do mbartet e gjitha nga prodhuesi.
7
Hyrje në Ekonomi – Seanca Tezash për Kolegiumin (seanca 3) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

Efekti i taksës tek prodhuesi


Taksa rrit koston marxhinale për çdo njësi të prodhuar dhe kurba e kostos marxhinale do të zhvendoset lart.
Gjithashtu kurba e kostos totale do zhvendoset lart për shkak të rritjes së kostove variabël të prodhimit. Oferta
do të ulet dhe biznesi do rezultojë me humbje në afatshkurtër. Ulja e ofertës nga prodhuesit do çojë në uljen e
ofertës së degës duke sjellë rritjen e çmimit në afatgjatë. Si rezultat në afatgjatë pritet që barra e takës të mbartet
plotësisht nga konsumatorët.
Grafik ilustrues:

Pika d)
Teprica konsumatore është zero pasi konsumatorët nuk janë të gatshëm të paguajnë më shumë sesa çmimi
ekujlibër. Këtu i referohemi vetëm kurbës së kërkesës që ndesh firma pasi është horizontale. Nëse do ti
referoheshim kërkesës së degës e cila është me pjerrësi rënëse sigurisht që kemi tepricë konsumatori.
Pika e)
PO, në konkurencë të plotë kemi efiçencë alokative sepse MRS e një konsumatori është e barabartë me MRS e
një konsumatori tjetër për sa kohë që ato paguajnë të njëjtin çmim për mallrat që blejnë. Gjithashtu plotësohet
edhe efiçenca prodhuese sepse TRS e një prodhuesi është e barabartë me TRS e një prodhuesi tjetër për sa kohë
që ato kanë kosto të njëjta për burimet që përdorin.
TEZA 8
Ushtrimi 1 (10 pikë)
Supozojmë se një firmë monopol prodhon outputin me kosto totale TC = 4,500 $ nga të cilat TFC = 1,000$.
Supozojmë gjithashtu se firma është duke maksimizuar fitimin për P=50$ dhe saisinë Q=100 njësi dhe të
ardhurat marxhinale për këtë nivel outputi MR=30.
a. Paraqitni grafikisht situatën në të cilën ndodhet firma. Sa është fitimi ose humbja në pikën
fitimmaksimizuese e llogaritur me të dy mënyrat? Në çfarë periudhe ndodhet firma afatshkurtër apo
afatgjatë, pse?
b. Supozojmë se kostot fikse të firmës bëhen 2,000$. Si ndikon kjo me sasinë dhe çmimin fitim maksimizues?
Llogaritni fitimin dhe paraqitni grafikisht situatën në të cilën ndodhet firma .
Çfarë i rekomandoni në këtë rast?
8
Hyrje në Ekonomi – Seanca Tezash për Kolegiumin (seanca 3) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

Zgjidhje:

Pika a)
Përpara se të ndërtoni grafikun duhet të llogarisni koston mesatare dhe ta krahasoni me çmimin e shitjes për të
verifikuar nëse firma po operon me fitim apo humbje.

𝑇𝐶 4,500
Kosto mesatare totale është 𝐴𝑇𝐶 = = = 45
𝑄 100

Firma aktualisht po shet me një çmim më të lartë se kosto mestare duke rezultuar në një fitim prej 100nj*(50-
45)=500 lekë.

Kërkohet që ju ta llogarisni fitimin me dy mënyra:

Mënyra 1: Fitimi = Të ardhura totale minus Kosto totale


𝜋 = 𝑇𝑅 − 𝑇𝐶 = 100 ∗ 50 − 100 ∗ 45 = 500

Mënyra 2: Fitimi = Sasi e shitur*(Çmim shitje – Kosto mestare)


𝜋 = 𝑃 ∗ (𝑄 − 𝐴𝑇𝐶) = 100 ∗ (50 − 45) = 500

Grafiku për rastin kur firma rezulton me fitim

Pika b) Rritja në kostot fikse, nuk do ndryshojë koston marxhinale të firmës dhe sasia optimale që do prodhohet
𝑇𝐹𝐶+𝑇𝑉𝐶 2,000+3,500
do jetë e njëjta. Megjithatë kosto mestare do rritet. Kosto mestare bëhet 𝐴𝑇𝐶 = = = 55
𝑄 100
Firma do të rezultojë me humbje prej: 𝜋 = 100𝑛𝑗 ∗ (50 − 55) = −500

9
Hyrje në Ekonomi – Seanca Tezash për Kolegiumin (seanca 3) Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

Grafiku për rastin kur firma rezulton me humbje:

Rekomandim: Në afagjatë firma nuk mund të vazhdojë të operojë me humbje. Për këtë arsye duhet të reduktojë
aktivitetin, duke ulur kostot por dhe nivelin e prodhimit. Ulja në sasinë e prodhuar do çojë në çmim më të lartë
për konsumatorët.

10

You might also like