CelsihartografikHT25 200

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 40

See discussions, stats, and author profiles for this publication at: https://www.researchgate.

net/publication/279962875

SHENJAT HARTOGRAFIKE TË HARTAVE TOPOGRAFIKE NË SHKALLËT


1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000 SIPAS STANDARDEVE TË ISH
FEDERATËS JUGOSLAVE Përpunuar dhe adaptuar nga: Prof.As...

Book · January 2010


DOI: 10.13140/RG.2.1.5178.7360

CITATIONS READS

0 4,538

1 author:

Bashkim Idrizi
University of Prishtina
71 PUBLICATIONS   42 CITATIONS   

SEE PROFILE

Some of the authors of this publication are also working on these related projects:

Digital Protvino: Smart City in Russia View project

Create new project "https://www.fig.net/fig2018/technical_program.htm" View project

All content following this page was uploaded by Bashkim Idrizi on 10 July 2015.

The user has requested enhancement of the downloaded file.


SHENJAT HARTOGRAFIKE TË HARTAVE TOPOGRAFIKE NË SHKALLËT
1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000
SIPAS STANDARDEVE TË ISH FEDERATËS JUGOSLAVE

Përpunuar dhe adaptuar nga: Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI

Shkup, 2010
Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

1/38

PJESA E PARË

PAMJA GRAFIKE E SHENJAVE HARTOGRAFIKE TË HARTAVE


TOPOGRAFIKE NË SHKALLËT 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe
1:200.000 SIPAS STANDARDEVE TË ISH FEDERATËS JUGOSLAVE

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

1. QENDRAT E BANUARA 2/38

1.1. Paraqitja e objekteve të veçanta të vendbanimeve

Nr. Shenja hartografike Sqarimi i shenjës


ndërtesë:
1. a) paraqitur me shenjë joshkallore
b) paraqitur në mënyrë shkallore
rrokaqiell:
2. a) paraqitur me shenjë joshkallore
b) paraqitur në mënyrë shkallore
objekt ( shoqëror,ekonomik e të ngjashëm)
3. šk. – shkollë; bl. – spital;
pl.d. – shtëpi alpiniste (malore) dhe të ngjashme.
ndërtesë e lëshuar (nuk është në përdorim),
4.
gërmadhë e ndërtesës
5. barakë; kamp-shtëpizë
6. kolibe ; vathë; stan; koshare etj.
7. kishë
8. kishë me dy ose më shumë kambana
9. xhami
10. sinagogë
11. manastir
12. kishë e vogël
13. tyrbe
varre: a) paraqitur me shenjë joshkallore
b) paraqitur në mënyrë shkallore
- krishtere
14.
- islame
- hebraike
a). b). - varre – përkujtimore
15. kështjellë
stadium ose terren sportiv
16 a) paraqitur me shenjë joshkallore
b) paraqitur në mënyrë shkallore
kala
17. a) paraqitur me shenjë joshkallore
b) paraqitur në mënyrë shkallore
gërmadhë
18 a) paraqitur me shenjë joshkallore
b) paraqitur në mënyrë shkallore

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

1.2. Variante-shembuj të paraqitjes së vendbanimeve 3/38

Nr. Shenja hartografike Sqarimi i shenjës

19 vendbanim urban

20 bllok ndërtesash
21 grup ndërtesash
22 Ndërtesa në rend

2. OBJEKTE EKONOMIKE DHE PUBLIKE

2.1. Objekte industriale dhe energjetike

Nr. Shenja hartografike Sqarimi i shenjës


Fabrikë; fabrikë për tulla – paraqitur në mënyrë
23
shkallore

Fabrikë më e vogël; fabrikë për tulla më e vogël –


paraqitur në mënyrë joshkallore:
24 a). a) me oxhak
b) pa oxhak
fbr. – fabrikë; tv – uzinë; cg – fabrikë tullash
b).

a). Rafineri dhe objekte të tjera specifike të fabrikës:


25 a) joshkallore
b) shkallore
b).
Depo drithi:
a). a) joshkallore
26
b) shkallore
b). (vlera numerike paraqet numrin e qelive)
27 Sallë fabrike: magazinë; hangar
28 Shirit transportues i materialeve të ndryshme
a). Termoelektranë ; elektranë nukleare
29 a) joshkallore
b). b) shkallore
30 Hidroelektranë
Largpërçues :
a) shtyllë këndore ose markante
б) transformator
31 в) shenja e llojit të materialit të shtyllës
B.- beton ; D – dru ; H – hekur
г) stacion i vogël shpërndarës
д) shenjë e tensionit në kilovolt

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

ѓ) stacion i madh shpërndarës


e) transformator i largpërçuesit nëntokësor 4/38
Puse nafte ose gazi
32 a). a) me kulla
b). b) pa kulla
Depo karburanti
33
N – naftë; Bz – benzinë; Pl – gaz
34 Stacion gazi (prodhimi i gazit)
Gazsjellës
a).
35 a) mbitokësor
b).
b) nëntokësor
Naftësjellës
a). a) mbitokësor
36
b). b) nëntokësor

Miniera
37 thëngjill (pranë shenjës duhet të shënohet dhënë edhe emri i llojit
të xehes)
38 Minierë që nuk shfrytëzohet

Minierë - xeherore
39
K – gur: M – mermer ; P – rërë, Š - çakall

40 Sharrë – punishte ku nxjerrin qereste nga drurët e pyllit


41 Furrë për djegien e gëlqeres

2.2. Objekte të tjera ekonomike dhe publike

Nr. Shenja hartografike Sqarimi i shenjës


Shtyllë antene për radiostacion dhe stacion televiziv
a). a) për HT 25 dhe HT 50
42
b) për HT 100 dhe HT 200
b). (numri paraqet lartësinë e shtyllës në metra)
43 Stacion meteorologjik
44 Kullë: a) për vrojtim
b) për qëllime të tjera
45 Mulli me erë
46 Përmendore
47 Pllakë përkujtimore
48 Shenjë fetare
49 Varr i veçuar
Konstruksion linjor e vertikal prej druri për tharjen e
50
barit për kafshë

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

5/38
3. RRJETI I KOMUNIKACIONIT

3.1. Rrjeti hekurudhor dhe teleferiku

Nr. Shenja hartografike Sqarimi i shenjës


Hekurudhë me binare të zakonshme, me dy linja
51
(gjerësia e binarëve 1,435m)
Hekurudhë me binarë të zakonshme, me një linjë
52
(gjerësia e binarëve 1,435m)
53 Hekurudhë me binarë të zakonshme, me rrymë
54 Hekurudhë me binarë të zakonshme, në ndërtim
Hekurudhë me binarë të ngushtë (numri paraqet
55
gjerësinë e binarëve në metra)
56 Hekurudhë me binarë të ngushtë, në ndërtim
57 Hekurudhë jofunksionale (që nuk është në përdorim)
58 Hekurudhë tramvaji
59 Teleferik

3.2. Rrugët e HT 50, HT 100 dhe HT 200 , botime deri më 1980 dhe të gjitha botimet e HT 25

a) HT 25 dhe HT 50
Nr. Shenja hartografike Sqarimi i shenjës
60 Autostradë
(11 – gjerësia e njërit drejtim të rrugës; 4 – gjerësia e
brezit të ndarë; 11 – gjerësia e drejtimit tjetër të rrugës;
A- asfalt)
61 Autostradë me një drejtim të ndërtuar
(A – asfalt; 11 – gjerësia e drejtimit të ndërtuar)
62 Rrugë dedikuar enkas për mjete automobilistike
(8 – gjerësia e njërit drejtim; A – asfalt; 9 – gjerësia e
planumit)
63 Rrugë bashkëkohore
(7 – gjerësia e linjës; B – beton; 8 – gjerësia e planumit)
64 Rrugë me shtresë të hollë asfalti
(5.5 – gjerësi e rrugës; P – penetrimi me asfalt;
6 – gjerësia e plenumit)
65 Rrugë makadami me gjerësi prej 3-4 m. (4 dhe 3.5 –
gjerësia e linjës ; M – makadam ; P –penetrimi me
asfalt; 5.5 dhe 6 – gjerësia e plenumit)
66 Rrugë qerresh (e mirëmbajtur)
VËREJTJE :
Në disa botime të HT50, përveç shenjës për rrugë nuk paraqiten të dhënat alfa-numerike.

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

b) HT 100 6/38
Nr. Shenja hartografike Sqarimi i shenjës
67 Autostradë
68 Rrugë dedikuar enkas për makina automobilistike
( A – asfalt ; 9 – gjerësia e rrugës)
69 Rrugë moderne
(A – asfalt ; 8 – gjerësia e rrugës)
70 Rrugë me makadam
(M – makadam ; 4- gjerësia e rrugës)
71 Rrugë qerresh (e mirëmbajtur)

c) HT 200
Nr. Shenja hartografike Sqarimi i shenjës
72 Autostradë
(A – asfalt ; 2/12 – numri i drejtimeve/gjerësia e njërit
drejtim)
73 Autostradë me një linjë të ndërtuar
(A – asfalt; 12 – gjerësia e linjës së ndërtuar)
74 Rrugë enkas për komunikacion të makinave
automobilistike
(A – asfalt; 8 –gjerësia e rrugës)
75 Rrugë moderne
(A – asfalt; B- beton; K – kalldrëme ; P – penetrimi me
asfalt ; 6 –gjerësia e rrugës)
76 Rrugë me makadam
(M- makadam ; 4 – gjerësia e rrugës)
77 Rrugë qerresh (e mirëmbajtur)

3.3 .Rrugë të HT 50 , HT 100 dhe HT 200, botime pas vitit 1980

Nr. Shenja hartografike Sqarimi i shenjës


78 Autostradë
(A – asfalt ; 12 – gjerësia e njërit drejtim)
79 Autostradë me drejtime të ndara
(shigjeta tregon drejtimin e komunikacionit)
80 Autostradë me një linjë të ndërtuar
(A – asfalt ; 12 – gjerësi e rrugës)
81 Rrugë bashkëkohore
(8- gjerësia e plenumit ; A- asfalt; 7- gjerësia e rrugës)
82 Rrugë bashkëkohore më e ngushtë
(5 – gjerësia e plenumit; A – asfalt ; 4- gjerësia e rrugës)
83 Rrugë me makadam
(5 – gjerësia e plenumit ; M – makadam ; 3.5 – gjerësia
e rrugës)
84 Rrugë qerresh (e mirëmbajtur)

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

7/38
3.4 .Rrugë në ndërtim, rrugë fshati dhe rrugica

Nr. Shenja hartografike Sqarimi i shenjës


85 Autostradë në ndërtim
86 Rrugë në ndërtim
87 Rrugë jofunksionale (që nuk përdoret)
88 Rrugë të rëndomta qerresh
89 Rrugë të këqija qerresh
90 Rrugicë kuajsh
91 Rrugicë këmbësorësh
92 Rrugicë këmbësorësh – pjesërisht e pashënuar

3.5 .Objekte të hekurudhave dhe rrugëve

Nr. Shenja hartografike Sqarimi i shenjës


93 Stacion hekurudhor
a) joshkallore
б) shkallore

94 Urë:
a) joshkallore
б) shkallore
95 Urë në shtylla; viadukt
96 Urë për komunikacion alternativ hekurudhor dhe rrugor
97 Urë për komunikacion të njëkohshëm hekurudhor dhe
rrugor
98 Urra të afërta dhe paralele
99 Urë e objekteve lundruese
VËREJTJE:
Në HT 25, në afërsi të shenjave prej 94 deri 99 përdoren shkurtesa për materialet e
konstruksionit të urës: B- beton, C – tulla, D – dru, G – hekur, K – gur; ndërsa për urat e
rrugëve edhe vlera numerike si 30/8 – që nënkuptojnë bartës në tone/gjerësia e urës
100 Urë e ngushtë këmbësorësh dhe kafshësh, urë e varur
101 Tra (gredë)
102 Nënkalim hekurudhe ose rruge
103 Tunel:
a).
a) joshkallor
b).
b) shkallor
104 Galeri:
a).
a) joshkallore
b).
b) shkallore
105 Zgjerimi i rrugës

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

106 Ngushtimi i rrugës


8/38
107 Serpentinë
(pikat paraqesin kthesë të cilën makinat më të mëdha
nuk mund ta kalojnë menjëherë; vizat paraqesin
pjerrtësi më të madhe se 10%)
108 Mur mbrojtës
(numri paraqet lartësinë e murit në metra)
109 Mur mbështetës
(numri paraqet lartësinë e murit në metra)
110 Mbushje:
a) më e madhe (numri paraqit lartësinë e mbushjes
a). në metra)
b). b) më e vogël (numri paraqet lartësinë e mbushjes
në metra)
111 Prerje e pjerrët
(numri paraqet thellësinë e prerjes (gërmimit) në metra)
112 Hekurudhë ose rrugë mbi mbushje
(numri paraqet lartësinë e mbushjes në metra)
113 Hekurudhë ose rrugë në pjesë të gërmuar
(numri paraqet thellësinë e gërmimit në metra)
114 Kryqëzim direkt i rrugës me hekurudhë në lartësi të
barabartë (shembull)

115 Kryqëzimi i rrugëve me hekurudhë në lartësi të


ndryshme (shembull)
a) mbikalim (objekte mbi relievin)
б) nënkalim (objekte në nivelin e relievit)

116 Pamja e rrugëve nëpër vendbanime (shembuj)


bashkërisht me objektet e vendbanimeve

3.6 .Objekte të komunikacionit ajror

Nr. Shenja hartografike Sqarimi i shenjës


117 Aeroport:
a).
a) paraqitur me shenjë hartografike (joshkallore)
b). b) paraqitur nëpërmjet shenjës së pistës së
fluturim-aterrimit dhe shenjës hartografike
c) paraqitje shkallore bashkërisht me shenjën
c). hartografike

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

118 Dritë aviacioni


9/38

4. SHENJA PËR PARAQITJEN E RELIEVIT

4.1. Izohipse dhe kuota

Nr. Shenja hartografike Sqarimi


Izohipsë themelore.
ekuidistanca: 10m në HT 25
119 20m në HT 50
20m në HT 100
100m në HT 200
Izohipsë kryesore
120
(numri paraqet lartësinë mbidetare)

Izohipsë ndihmëse:
a)
121 a) gjysma e ekuidistancës
b)
b) çereku i ekuidistancës

Kuotë terreni
122
(numri paraqet lartësinë mbidetare të pikës)
Kuotë qafe
123
(numri paraqet lartësinë mbidetare të pikës)
Kuotë objekti
124
(numri paraqet lartësinë mbidetare të rrëzës së objektit)
VËREJTJE:
Lartësitë mbidetare të majeve dominante paraqiten me numra diç më të mëdha.

4.2. Detaje të relievit të tokës

Nr. Shenja hartografike Sqarimi


Brez me rënie të dyanshme , detaj i butë, i cili nuk
125
mund të paraqitet me izohipse në ekuidistancën e hartës
Rënie e relievit, që nuk mund të paraqitet me izohipse
126
në ekuidistancën e hartës
Treguesit e drejtimit të rënies së relievit (paraqesin
127
drejtimin e pjerrtësisë-rënies së relievit të tokës)
a) Gropë
128 a) e paraqitur në mënyrë joshkallore
b) e paraqitur në formë shkallore
b)
Gropë në terren rrafshinor, e cila nuk mund të paraqitet
129
me izohipse në ekuidistancën e hartës
Ngrehinë (kodër, boka) në terren rrafshinor, e cila nuk
130
mund të paraqitet me izohipse në ekuidistancën e hartës
131 Rrëzime natyrore

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

Rrëzime natyrore të dyanshme në terren rrafshinor , me


132 10/38
anë të gdhendura

133 Gremina shkëmbore në formë rrjeti

VËREJTJE:
Thellësirat e mbyllura karstike në HT50 dhe HT100 paraqiten në ngjyrë gri me tonalitet më të hapur.

134 Gremina në formë brinjore

Ujëmbledhëse, luginë e thatë:


a) e madhe
135
б) e vogël
(numrat paraqesin thellësinë në metra)

Shtresa të shkëmbinjve:
a) horizontale,
136
b) të pjerrëta,
c) vertikale.

137 Shembje gurore-argjilore

138 Greminë shkëmbore

Shkëmb (gur) i vetmuar i paraqitur në formë


139
joshkallore

140 Qafë mali

141 Masiv shkëmbor

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

11/38

142 Shkëmbinj, akullnaja dhe sipërfaqe shembjesh

Shpellë:
143 a) a) me ujë
b) b) pa ujë
144 Greminë, humnerë
145 Gropë e thatë-hendek

146 Gërmime dheu, ku numri paraqet thellësinë e gropimit

Sipërfaqe (deponi) me plehra


a). b).
147 a) joshkallore
b) shkallore
148 Grumbull gurësh; tumbë (ngritje) gurësh
Brezare (teraca) në terrene karstike dhe me erozion të
149
madh

5. SHENJA TË UJËRAVE SIPËRFAQËSORE DHE OBJEKTEVE HIDROTEKNIKE

5.1. Ujërat në rrjedhje dhe ujërat e qeta

Nr. Shenja hartografike Sqarimi

Lum me gjerësi mbi: 10 m (në HT 25)


25 m (në HT 50)
150 50 m (në HT 100)
100 m (në HT 200)
(vijat e brigjeve paraqiten në mënyrë shkallore)

Lum me gjerësi: 5-10m (në HT25)


10-25m (në HT 50)
20-50m (në HT 100)
151
40-100m (në HT 200)
(vijat e brigjeve paraqiten me distancë konstante
ndërmjet vete (vija paralele) - në mënyrë joshkallore)
Lum me gjerësi: deri 5m (në HT 25)
deri 10m (në HT 50)
152
deri 20m (në HT 100)
deri 40m (në HT 200)

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

Kanal me gjerësi mbi: 10m (në HT 25)


20m (në HT50) 12/38
153 50m (në HT 100)
100 m (në HT 200)
(vijat e brigjeve paraqiten në mënyrë shkallore)
Kanal me gjerësi: 5-10m (në HT 25)
10-25m (në HT 50)
20-50m (HT 100)
154
40-100m (HT 200)
(vijat e brigjeve paraqiten me distancë konstante
ndërmjet vete (vija paralele) - në mënyrë joshkallore)
Kanal me gjerësi: deri 5m (në HT 25)
deri 10m (në HT 50)
155
deri 20m (në HT 100)
deri 40m (në HT 200)
Lum ose kanal, përkohësisht pa ujë, me gjerësi mbi:
5m (në HT25)
156 10m (në HT 50)
20m (në HT 100)
40m (në HT 200)
Lum, përrua, kanal ose vijë uji, përkohësisht me-pa ujë,
me gjerësi prej: 5m (në HT 25)
157 10m (në HT 50)
20m (në HT 100)
40m (në HT 200)
Lumë që hyn në tokë (kalon prej mbitokësor në
158
nëntokësor)
Kanal i gërmuar, në dy anët e saj me pjerrtësi (rrëzim)
159
të madhe (numri paraqet thellësinë në metra)
Kanal me prerje (rrëzim) betoni ose me mbrojtje betoni
160 ose pllaka guri
(numri paraqit thellësinë në metra)
161 Kanal sistemi nëntokësor për ujitje
Kanal me beton, mbi tokë ose në shtylla deri në 1.5m
162
lartësi
163 Akuedukt
Kanal me mbushje (ngritje) të mëdha
(numrat paraqesin: 6 – thellësi e prerjes nga maja e
164
mbushjes deri në fund të kanalit; 4 – lartësinë e ngritjes
në metra)
Kanal me mbushje (ngritje) të vogla
(numrat paraqesin: 3- thellësinë e prerjes nga maja e
165
mbushjes deri në fundin e kanalit; 2- lartësinë e ngritjes
në metra)
Kanal ose vijë uji në mbushje (ngritje)
166
(numri paraqit lartësinë e mbushjes në metra)

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

Sifon, kalime kanalesh dhe kalime të tjera të ujërave


167 13/38
nën rrugë, hekurudhë ose objekte të tjera

a). Liqe, kënetë ose vorbull


168 a) me sipërfaqe më të vogël
b). b) me sipërfaqe më të madhe

169 Basen peshqish me ngritje dhe mbrojtëse

5.2 Brigjet e ujërave në rrjedhje dhe të qetë

Nr. Shenja hartografike Sqarimi


Breg:
170 a) i përcaktuar
б). i papërcaktuar

171 Breg me rërë

172 Breg shkëmbor


Breg me rrëzim vertikal
173 a). përgjatë vijës bregore
б). në distancë nga vija bregore
174 Brez me gropëza
Breg i rregulluar: a) me gur ose beton
175
б) me dru
176 Skele
Brigje të pjerrëta të prruit-prroskës në terren kodrinor
177
ose malor (numri paraqit thellësinë e bregut në metra)

Brigje të pjerrëta të prruit-prroskës në terren rrafshinor


178
(numri paraqit thellësinë e bregut në metra)

5.3 .Objekte dhe detaje ujërave në rrjedhje

Nr. Shenja hartografike Sqarimi i shenjës


179 Liman me urë për ndaljen e anijeve

180 Skele e motorizuar (trajekt) me urë për ndalesë

181 Skele për transportin e automobilave

182 Skele për transportin e kafshëve dhe njerëzve

183 Skele për transportin e njerëzve

184 Gaz
(numri paraqit thellësinë gazit në metra, ndërsa
shkronjat llojin e fundit: G – guror ; R – ranore ;

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

B – baltore)
185 Digë (pendë) e betonit ose me gurë, 14/38
paraqitur në mënyrë shkallore
186 Digë (pendë) e betonit ose me gurë, me kalim të
makinave mbi te, paraqitur në mënyrë shkallore
187 Digë prej trualli, paraqitur në mënyrë shkallore

188 Digë prej trualli, me kalim të makinave mbi te,


paraqitur në mënyrë shkallore

189 Digë, e paraqitur me shenjë joshkallore

190 Digë nga guri i radhitur ose i hedhur, nga thupra ose
drunj
191 Ndërprerës:
a) prej druri
б) prej betoni, guri ose metali
192 Ujëvarë:
a) mbi lum të madh
б) mbi lum të vogël
193 Kaskadë:
a) në lum të paraqitur me dy vija
б) në lum ose burim të paraqitur me një vijë
194 Lum i lundrueshëm për anije të mëdha

195 a). b). Lum i lundrueshëm për anije të vogla:


a) në dy drejtime
b) vetëm në një drejtim
196 I lundrueshëm për barka

197 Mbrojtës nga akulli në urë

198 Refuzues-largues uji:


a) prej betoni ose gurit
a). b). b) prej druri
199 Mulli

200 Mulli në barkë

201 Tregues kilometrik në bregun e lumit (numri paraqit


vlerën e shënuar në treguesin kilometrik)
202 Ishull

203 Ishull me rërë të akumuluar në rrjedhë të lumit

204 Drejtimi i rrjedhës së ujit të lumit

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

5.4 .Objekte të ujit 15/38

205 Burim me kapacitet më të madh


206 Burim me kapacitet më të vogël
207 Çeshmë me kapacitet më të madh
208 Çeshmë me kapacitet më të vogël
209 Pus
210 Pus me pompë të dorës
211 Pus me marrje të drejtpërdrejt të ujit
212 Cisternë me ujë të përhershëm
213 Cisternë me ujë të përkohshëm
214 Rezervuar uji në formë kulle
215 Basen për ujë
216 Pompë uji
217 Dollap me ujë
218 Ujësjellës
219 Rezervuar i ujësjellësit
220 Tunel me ujë; kanal i mbuluar
221 Tubë ujësjellësi mbi tokë

6. SHENJA PËR PARAQITJEN E RELIEVIT NËNUJOR (DETAR DHE NËNDETAR)

6.1. Llojet e brigjeve dhe thellësitë afër tyre

Nr. Shenja hartografike Sqarim


a) b) Vijë bregdetare
222 a) e përcaktuar
b) e papërcaktuar
223 Breg me rërë

224 Breg guror ose me çakall

225 Breg shkëmbor

226 Breg me pjerrtësi të madhe

227 Breg grykor


Breg i papërshtatshëm për qëndrim, i ndërtuar në formë
228
të pjerrtë
229 Sipërfaqe e thatë në periudhën e zbaticave, prej lymi

230 Sipërfaqe e thatë në periudhën e zbaticave, me rërë

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

231 Sipërfaqe e thatë në periudhën e zbaticave, me zhavorre 16/38


232
Sipërfaqe e thatë në periudhën e zbaticave, me gurë

6.2. Thellësitë dhe izobatet

Thellësia e relievit nënujor (numrat paraqesin thellësinë


233
e detit nën nivelin zero të ujit)
234 Izobate të thellësisë 2m
235 Izobate të thellësisë 5m
236 Izobate të thellësisë 10m

237 Izobate të thellësisë 20m


238 Izobate të thellësisë 50m
239 Izobate të thellësisë 100m

6.3. Rreziqe për lundrim

240 Shkëmb në nivelin zero të ujit

Shkëmb mbi ujë


a)
241 a) joshkallor
b) b) shkallor

242 Shkëmb që shihet në rastet e zbaticave


Shkëmb qe është çdo herë nën ujë në thellësi më pak se
243
2m
Shkëmb qe është çdo herë nën ujë në thellësi më shumë
244
se 2m, ku numri paraqit thellësinë e tij

245 Kufi i sipërfaqeve të rrezikshme nënujore

246 Mbeturinë nënujore e dukshme mbi sipërfaqen e ujit

247 Mbeturinë nënujore me rrezik të lartë


Mbeturinë nënujore me thellësi të përcaktuar, ku numri
248 paraqit thellësinë ndërsa shenja “Wk” rrjedh nga fjala
angleze wreck (nënujore).

6.4. Elemente të tjera detare dhe bregdetare

Nr. Shenja hartografike Sqarim


249 Port

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

250 Dallgëthyes 17/38


Mole dhe bankina: a) e ndërtuar fortë, б) prej gurëve të
radhitur, в) prej gurëve të hudhur, г) prej druri,
251
д) e paraqitur në formë joshkallore

b)
252 Mur deti: a) në ujë, b) në tokë

253 Ndriçues, dritë


254 Hidrant
255 Shenja të ndërtuara në det

256 Shenja të mbjella në det


257 Shtyllë; shkop; latë
258 Notuese që shërbejnë si tregues
259 Notuese për lidhje
260 Notuese që ndriçojnë
261 Vendi për lëshimin e spirancës për anije të mëdha
262 Vendi për lëshimin e spirancës për anije të vogla
263 Ndalohet lëshimi i spirancave
264 Shtëpizë për kabllo
Kabllo nënujor
265
(TT – telegrafo–telefonik; el – elektrik)
266 Tërheqës i shinave
267 Trajekt për makina hekurudhore me urë për ndalesë
268 Trajekt për automobila me urë për ndalesë
269 Skele
Urë rrotulluese:
270 a) joshkallore
б) shkallore
271 Kufi i zonës së ndaluar, përkatësisht kufiri i lundrimit
272 Kanal, rrugë lundruese

273 Kripore

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

7. SHENJA PËR BIMË DHE LLOJET E TOKËS 18/38

7.1.Bimë

Nr. Shenja hartografike Sqarim

Sipërfaqe të pyllëzuara me rasate të reja deri në 1,5 m


274
lartësi

Pyll:
a) me kufi i përcaktuar
б) me kufi i papërcaktuar
275 -gjetherënës. – gjelbër, - përzier
(vetëm në HT25: G- i dendur R- i rrallë, SG –pyll
mesatarisht i dendur, S- i shpeshtë , 20/0,03 – lartësi
mesatare e drunjve/ trashësi mesatare e trungjeve)

276 Pyll me hapësira ndërmjet sipërfaqeve

277 Plantash plepash

Terren vështirë e kalueshme me kaçube


278 (të dhëna për lartësinë mesatare të kaçubave shënohen
vetëm në HT25)

279 Pyll i paraqitur me shenjë joshkallore

280 Zonë e ngushtë pyjore e mbrojtur

Sipërfaqe me kaçube - e dendur:


a) me kufi të përcaktuar
281 б) me kufi të papërcaktuar
(numrat paraqesin lartësinë mesatare të kaçubave në
metra)

Sipërfaqe me kaçubore me dendësi të ndryshme


282 a) me kufi të përcaktuar
б) me kufi të papërcaktuar

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

283 Park 19/38

284 Pemishte

285 Vreshta

Vreshta me rrethoja nga gurë të radhitur dhe me teraca


286
(tip bregdetar)

287 Vreshta - plantash

288 Sipërfaqe të mbjella me kulpër

289 Orizore (Fushë orizi)

290 Livadh; kullotë; djerrinë

291 Dru
Një dru i vetëm (veçuar) dhe karakteristik:
292 a). a) gjetherënës
b). b) gjethegjilpërës
293 Më shumë drurë, grupe drunjësh
294 Breza drunjësh
Drunj pranë rrugës:
a).
295 a) të vetëm
b). b) në breza

7.2. Shenjave në HT50,HT100 dhe HT200, botime pas vitit 1980

Nr. Shenja hartografike Sqarim

296 Pyll

297 Pyll me hapësira ndërmjet sipërfaqeve

298 Sipërfaqe vështirë e kalueshme me kaçuba gjembore

299 Fidanishte; rasate të reja

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

a). b). Kaçuba:


a) të dendura 20/38
300 b) me dendësi të ndryshueshme
(dendësia e shenjave është në raport me dendësinë e
kaçubave në natyrë)

7.3. Lloje të tokës

Nr. Shenja hartografike Sqarim


Kënetë e kalueshme:
a) b) a) pa kallama
301 b) me kallama
(vlerësimi i kalueshmërisë vlen për lëvizjen e
këmbësorëve)
a) b) Kënetë vështirë e kalueshme:
302 a) pa kallama
b) me kallama
a) b) Kënetë e pakalueshme:
303 a) pa kallama
b) me kallama

304 Sipërfaqe periodikisht të vërshuara

305 Sipërfaqe me gurë

306 Turbëtore, Xeherore thëngjilli

8. SHENJA PËR KUFIJ, OBJEKTE KUFITARE DHE RRETHOJA

8.1.Kufij dhe objekte kufitare

Nr. Shenja hartografike Sqarim


307 Kufi shtetëror
308 Karaullë kufitare (kazermë ushtarake në zonën kufitare)
309 Gur kufitar
310 Tabelë kufitare
311 Shenjë e kufirit e shënuar në shkëmb ose pllakë

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

82. Rrethoja 21/38

Nr. Shenja hartografike Sqarim


312 Rrethojë prej muri ose guri të radhitur

313 Rrethojë prej teli

314 Gardh; rrethojë me dërrasa; kufi qartë i definuar

315 Rrethojë e gjallë

9. SHENJA PËR PIKA GJEODEZIKE

9.1. Pika trigonometrike dhe të rrjetit të nivelimit

Nr. Shenja hartografike Sqarim


Pikë trigonometrike
(numri paraqet lartësinë mbidetare. Në majat
316
dominante, numrat paraqiten me dimensione më të
mëdhenj)
Pikë trigonometrike e stabilizuar me shenjë, me lartësi
317
mbi 1 metër
Pikë e rrjetit të nivelimit; reper
318
(numri paraqet lartësinë mbidetare të reperit)

9.2. Objekte si pika trigonometrike

Nr. Shenja hartografike Sqarim


319 Kishë si pikë trigonometrike
320 Xhami si pikë trigonometrike
321 Sinagogë si pikë trigonometrike
322 Manastir si pikë trigonometrike

323 Shtylla telekomunikacioni si pikë trigonometrike

324 Stacion meteorologjik si pikë trigonometrike


325 Gur kufiri si pikë trigonometrike
326 Përmendore si pikë trigonometrike
327 Oxhak fabrike si pikë trigonometrike
Shenjë kilometrike – tabelë e bregut të lumit,
328
si pikë trigonometrike

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

10. EMËRTIMET DHE EMRAT GJEOGRAFIK 22/38

10.1. Emrat e vendbanimeve në HT 25


Vendbanim Numri i banorëve Lloji dhe dimensionet e shkronjave
mbi 25.000 banorë
Qytet prej 10.000 deri 25.000 banorë
deri 10.000 banorë
mbi 2.000 banorë
Fshat prej 1.000 deri 2.000 banorë
prej 100 deri 1.000 banorë
Fshat i vogël deri 100 banorë

10.2. Emrat e vendbanimeve në HT 50

Vendbanim Numri i banorëve Lloji dhe dimensionet e shkronjave

mbi 100.000 banorë

prej 50.000 deri 100.000 banorë


Qytet
prej 10.000 deri 50.000 banorë

deri 10.000 banorë

mbi 2.000 banorë

Fshat prej 1.000 deri 2.000 banorë


deri 1.000 banorë
Fshat i vogël deri 100 banorë
Objekte të veçanta

10.3. Emrat dhe emërtimet e hidrografisë


Objekti hidrografik Lloji dhe dimensionet e shkronjave
Det
Lum me gjatësi të përgjithshme mbi
500km
Lum me gjatësi të përgjithshme prej
300km mbi 500km
Lum me gjatësi të përgjithshme prej
100km mbi 300km
Lum me gjatësi të përgjithshme prej
50km mbi 100km
Lum me gjatësi të përgjithshme deri
50km

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

Lum, prockë me gjatësi të përgjithshme


të vogël 23/38
Burim, pus, çeshmë
Gji deti – i madh
Kanal deti ose gji deti
Liqe
Gji deti – i vogël
Kënetë ose kanal i madh
Kanal i vogël
Ultësirë e vogël e detit

10.4. Emrat dhe emërtimet e formave të tokës (relievit)

Forma e relievit Lloji dhe dimensionet e shkronjave

Kurorë mali, mal, qafë, luginë, grykë,


greminë, shpat dhe maje

Maje, qafë, shkëmb, shpellë dhe


greminë

10.5. Emrat e regjioneve, njësive administrative dhe pjesëve të territoreve

Territori Lloji dhe dimensionet e shkronjave

Shtet, krahine dhe njësi administrative

Pjesë e një territori

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

10.6. Emrat dhe emërtimet e ishujve, shkëmbinjve dhe greminave 24/38

Objekte gjeografike në ujë Lloji dhe dimensionet e shkronjave

Ishull i madh

Ishull

Ishull i vogël, shkëmb, greminë, dhe


sipërfaqe e cektë detare

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

25/38

PJESA E DYTË

KOMENTE, PËRSHKRIME, SQARIME DHE INTERPRETIME TË SHENJAVE


HARTOGRAFIKE TË HARTAVE TOPOGRAFIKE NË SHKALLËT 1:25.000,
1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000 SIPAS STANDARDEVE TË ISH
FEDERATËS JUGOSLAVE

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

HYRJE 26/38

Në përmbajtjen e brendshme të hartave topografike paraqiten objektet dhe dukuritë


gjeografike të dukshme në sipërfaqen e terrenit, që janë me dimensione të barabarta ose më të
mëdha me madhësitë minimale konform shkallës së hartës dhe që janë të përcaktuara me
shenja përkatëse hartografike në kuadër të çelësit hartografik.
Objektet dhe dukuritë gjeohapësinore që paraqiten në hartat topografike në varësi nga
tiparet e tyre natyrore klasifikohen në kategori të veçanta. Kategoritë formohen prej objekteve
me karakteristika identike konform karakteristikave të përgjithshme të hartave topografike,
respektivisht kriteret për formimin e grupeve dhe kategorive varen nga shkalla e hartës
topografike. Kategorizimi bëhet në kuadër të një shkalle të caktuar dhe vlen për të gjitha hartat e
shkallës së njëjtë për gjithë territorin që hartohet.
Hartat ekzistuese topografike të Kosovës që janë përpiluar në ish federatën Jugosllave
nga IUGJ-ja e që janë në përdorim e sipër edhe këto ditë në Kosovë, i përmbajnë këto grupe të
dhënash:
1. Qendrat e banuara
2. Objektet ekonomike e publike
3. Rrjeti i komunikacionit
4. Relievi
5. Ujërat sipërfaqësore dhe objektet hidroteknike
6. Relievi nënujor
7. Bimësia dhe llojet e tokës
8. Kufijtë, objektet kufitare dhe thurjet, dhe
9. Pikat gjeodezike.

Krahas nëntë grupeve të lartshënuara që përbëjnë përmbajtjen e brendshme të hartave


topografike, ekziston edhe një element matematikor që paraqitet në hartat topografike të të
gjitha shkallëve e që nuk bën pjesë në asnjërin prej grupeve të lartshënuara. Ata janë vijat e
sistemit të rrjetit të koordinatave ortogonale, të cilat paraqiten në sipërfaqen e brendshme të
hartës topografike, duke i bashkuar vlerat e koordinatave ortogonale të shënuara në sipërfaqen
interkornizë. Dendësia e vijave të rrjetit të sistemit të koordinatave ortogonale varet nga shkalla
e hartës topografike, pikërisht te hartat e shkallës 1:25.000 ata paraqiten në çdo 1km, në
shkallën 1:50.000 në çdo 2km, në shkallën 1:100.000 në çdo 4km dhe në shkallën 1:200.000 në
çdo 10km.

1. QENDRAT E BANUARA

Në kuadër të këtij grupi të dhënat kryesisht ndahen dy kategori, edhe atë: objekte të
veçanta (tabela 1.1) dhe grupe objektesh (1.2).
Në kuadër të objekteve të veçanta (tabela 1.1) paraqiten:
- objektet e banimit/ekonomike/shoqërore
o ndërtesë
o rrokaqiell
o objekte shoqërore, ekonomike
o barakë, kamp shtëpizë
o kolibe, vathë, stan, koshare
- objektet fetare,
o kishë
Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu
Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

o xhami
o sinagogë 27/38
o manastir
o tyrbe
- varreza
o krishtere
o islame
o hebraike
o vare-përkujtimore
- objektet tjera karakteristike të vendbanimeve
o kështjellë,
o kala,
o stadium
o gërmadhë.
- Ndërtesat dhe rrokaqiejt paraqiten si poligone të mbushura dhe varësisht nga dimensionet e
objektit dhe shkallës së hartës ato paraqiten në mënyrë shkallore ose joshkallore. Pikërisht
përcaktimi i një objekti se do të paraqitet me shenjë shkallore apo joshkallore bëhet duke
shumëzuar vlerën minimale të lejuar 0.4mm me faktorin e zvogëlimit. Sipas këtij parimi, te hartat
topografike të shkallës 1:25.000 me shenjë shkallore mund të paraqiten vetëm ata objekte me
dimensione mbi 10m, ndërsa të gjitha të tjerat më të vogla se ajo paraqiten me shenjë
joshkallore. Parimi i njëjtë për vlerësimin e paraqitjes së objekteve në mënyrë shkallore apo joshkallore
vlen për të gjitha objektet për të cilat në kuadër të çelësit hartografik ekzistojnë të dy mundësitë.
- Objekteve që kanë rëndësi të veçantë në kuadër të qendrave të banimit si shkollat, spitalet,
stacionet e policisë, shtëpitë malore etj, në afërsi të shenjës hartografike në mënyrë tekstuale u
shënohen dy shkronjat e para të llojit të objektit.
- Objektet e rrënuara që kanë mbetur si gërmadhë duhet të paraqiten me shenjë që do ti veçon
ata prej ndërtesave në përdorim e sipër.
- Objektet fetare si pjesë e qendrave të banuara paraqiten në varësi të konfesionit fetar që i
takon ai, respektivisht si kishë, xhami sinagogë, manastir, kishë e vogël, tyrbe, si dhe si vare
krishtere, islame, hebraike dhe vare-përkujtimore. Karakteristikë për këto shenja është se të
gjithë përveç varrezave paraqiten me shenja joshkallore, ndërkaq varrezat paraqiten në varësi
të dimensioneve të tyre si shkallore ose joshkallore shenja e të cilës varet nga lloji i vareve
(krishtere, islame, hebraike ose varre-përkujtimore).
- Nëse objekti fetar (kisha, xhamia, sinagoga ose manastiri) shërben si pikë gjeodezike dhe
është pjesë e rrjetit gjeodezik ngjyroset me ngjyrë të kuqe, në të kundërt pjesa e brendshme e
rrethit mbetet e pambushur.
- Numri i kambanave dhe dimensionet e kishës luajnë rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e
shenjës me të cilën do të paraqitet ajo.
- Për dallim nga kishat, xhamitë në këtë çelës nuk janë paraparë të paraqiten me shenja të
veçanta në varësi të numrit të minareve, edhe pse paraqet realitet objektiv në terren.
Në kuadër të grupeve të objekteve (tabela 1.2) paraqiten:
- vendbanimet si tërësi urbane,
- blloqet e ndërtesave,
- grupe ndërtesash dhe
- ndërtesa të vendosura në radhë.
- Gjatë paraqitjes së vendbanimeve urbane si një tërësi e qendrës së banimit objektet e veçanta
bashkohen duke krijuar tërësi të përbashkëta si poligone të ngjyrosura, të cilat ndërmjet vete
ndahen me rrugë.

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

- Blloqet e ndërtesave formohen duke i bashkuar disa ndërtesa të cilat janë në afërsi më të
vogël se distanca e lejuar, duke i eliminuar të gjitha vijat konturore të objekteve ndërmjet tyre 28/38
dhe duke lënë vetëm vijën kufitare si vijë konturore e bllokut të krijuar.
- Grupi i ndërtesave paraqitet si bashkim i disa objekteve të cilat janë në distancë mes vete, por
që krijojnë një tërësi, p.sh. krijojnë një lagje ose fshat.
- Në rastet e vendeve të urbanizuara, ndërtesat në rend ndërtohen në afërsi të rrugëve ose
objekteve tjera linear duke i rreshtuar-vendosur paralelisht me ta.

2. OBJEKTET EKONOMIKE DHE PUBLIKE

Në kuadër të këtij grupi të dhënash bëjnë pjesë objektet industriale dhe energjetike
(tabela 2.1), si dhe objektet tjera ekonomike e publike (tabela 2.2).
Si objekte industriale dhe energjetike në kuadër të hartave topografike (tabela 2.1)
paraqiten:
- fabrikat e llojeve të ndryshme,
- rafineritë,
- shiritat e transportit,
- termoelektranat,
- hidroelektranat,
- largpërçuesit,
- puset e naftës e të gazit,
- gaz dhe naftësjellësit,
- minierat e ndryshme dhe
- furrat për gëlqere.
- Varësisht nga mënyra e punës, fabrikat paraqiten si objekte me dhe pa oxhak. Në afërsi të
shenjës së fabrikës vendoset teksti përshkrues i destinimit të fabrikës. Sallat e fabrikave,
magazinat, hangarët, si dhe shiritat transportues të materialeve paraqiten si objekte të veçanta
të fabrikave.
- Te paraqitja shkallore e depove të drithit, shenja shoqërohet me vlerë numerike që paraqet
numrin e qelive.
- Shenja e termoelektranës shoqërohet me shkronjat “TE”, ajo e elektranës nukleare me “NE”,
ndërkaq ajo e hidroelektranës me “HE”.
- Largpërçuesit paraqiten me vija të plota dhe shigjeta që tregojnë drejtimin e përçimit të rrymës
elektrike. Përgjatë vijave sipas pozitës hapësinore vendosen shenjat e shtyllave, transformatorit,
stacionit të vogël/madh shpërndarës dhe shenjën e tensionit në kilovolt. Materiali i shtyllës
paraqitet me shkronjat B (beton), D (dru) dhe H (hekur).
- Puset e naftës dhe të gazit paraqiten në varësi se janë me kullë apo pa kullë.
- Shenja e depove të karburanteve në varësi nga lloji i karburanteve shoqërohet me shkronjën
adekuate N (naftë), Pl (gaz) ose Bz (benzinë).
- Gazësjellësit dhe naftësjellësit paraqiten në varësi nga pozita e tyre mbi ose nëntokësore.
- Shenja e minierave shoqërohet me përshkrimin e llojit të minierës-xeherores, edhe atë si emër
i plotë (thëngjilli) ose vetëm shkronjën e parë (K-gur, M-mermer, P-rërë, Š-çakall).
Në kuadër të objekteve tjera ekonomike e publike (tabela 2.2) paraqiten:
- shtyllat e antenave për radiostacion dhe stacion televiziv,
- stacionet meteorologjike,
- kullat për vrojtime dhe qëllime të ndryshme,
- mullinjtë me erë, përmendoret,
- pllakat përkujtimore,
- shenjat fetare, varet e veçuara dhe
Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu
Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

- konstruksionet vertikale për tharjen e barit.


- Në rastet kur shtyllat e antenave të radiostacioneve dhe stacioneve televizive në të njëjtën 29/38
kohë janë pika gjeodezike në kuadër të rrjetit gjeodezik, brendia e trekëndëshit të shenjës së
tyre mbushet me ngjyrë të kuqe, ndërsa numri që shënohet në afërsi të shenjës paraqet
lartësinë e shtyllës.

3. RRJETI I KOMUNIKACIONIT NË HARTAT TOPOGRAFIKE

Në grupin e shenjave të rrjetit të komunikacionit paraqiten rrejti hekurudhor dhe


teleferiku (tabela 3.1), rrjeti rrugor (tabelat 3.2 deri 3.4), si dhe objektet e hekurudhave, rrugëve
dhe komunikacionit ajror (tabela 3.5-3.6).
Në kuadër të rrjetit hekurudhor dhe teleferikut paraqiten që të gjitha tipet e hekurudhave
që mund të hasen në trojet tona, hekurudhat e tramvajit si dhe teleferiku. Hekurudhat
kategorizohen në bazë të disa kritereve:
- Sipas gjerësisë së binareve
o Binare të zakonshme (1.435m)
o Binare të ngushta
o Hekurudhë tramvaji
- Sipas numrit të linjave
o Me një linjë
o Me dy linja
- Sipas elektrifikimit
o Me rrymë
o Pa rrymë
- Sipas shfrytëzimit
o Në përdorim e sipër
o Në ndërtim
o Jofunksionale
o Teleferik
- Te shenja e hekurudhave me binare të ngushtë, duhet të shënohet numri që paraqet gjerësinë
e binarëve.
- Ta rastet e hekurudhave jofunksionale, ekzistojnë dy shenja që janë në përdorim paralel.
Shenja e parë me ndihmën e “X”-it përdoret kur hekurudha ka qenë e paraqitur në hartë, ndërsa
shenja e dytë me dy vija paralele përdoret kur gjatë përpilimit të hartës së re, pikërisht gjatë
rilevimit ose deshifrimit të terrenit është evidentuar se hekurudha përkatëse nuk përdoret.
Në kuadër të rrjetit rrugor paraqiten që të gjitha tipet e rrugëve që mund të hasen në
trojet tona. Kategorizimi i tyre bëhet sipas kritereve të mëposhtme:
- Kategorisë së rrugës
o Autostradë
o Rrugë enkas për mjete automobilistike
o Rrugë bashkëkohore
o Rrugë makadami
o Rrugë qerresh
o Rrugica kuajsh
o Rrugica këmbësorësh
- Materialit
o Asfalt
o Beton
o Makadam
Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu
Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

o Pasfaltuar
- Sipas shfrytëzimit 30/38
o Funksionale
o Në ndërtim
o Me një drejtim të ndërtuar
o Jofunksionale
- Pjesa më e madhe e rrugëve automobilistike krahas shenjës adekuate shënohen edhe me
pjesë alfanumerike, ku shkronjat paraqesin materialin e rrugës, ndërsa numrat paraqesin
gjerësinë e një elementi rrugor. Kuptimi i vlerave numerike mund të shihet në shenjat përkatëse
në tabelat 3.2-3.4.
- Paraqitja e rrugëve dallon në shkallë të ndryshme të hartave topografike. Në hartat topografike
të shkallëve 1:25.000 dhe 1:5.000 paraqiten me shenja të njëjta (tabela 3.2,a), ndërsa në hartat
topografike me shkallë 1:100.000 dhe 1:200.000 me shenja tjera (tabelat 3.2,b dhe 3.2,c).
- Shenjat për paraqitjen e rrjetit rrugor automobilistik për hartat në shkallët 1:50.000, 1:100.000
dhe 1:200.000 dallojnë në varësi të periudhës së botimit të tyre, ku viti 1980 paraqitet si vit
kufitar. Shenjat që janë përdorur për botimet para vitit 1980 janë dhënë në tabelën 3.2, ndërsa
ata pas 1980 në tabelën 3.3.
Në kuadër të objekteve të rrjetit të komunikacionit bëjnë pjesë objektet e hekurudhave,
rrugëve (tabela 3.5) dhe aeroporteve (3.6), të cilat klasifikohen si më poshtë:
- Stacion
- Urë
- Nënkalim
- Tunel
- Galeri
- Zgjerim-ngushtim i rrugës
- Serpentina
- Muret mbrojtëse e mbështetëse
- Mbushjet e prerjet,
- Kryqëzimet të rrugëve
- Aeroportet dhe dritat e aviacionit.
- Urat gjatë paraqitjes në hartat topografike paraqiten me shenja të veçanta si viadukte, ura për
komunikacion alternativ ose të njëkohshëm hekurudhor e rrugor, urë e objekteve lundruese,
këmbësorësh si dhe dy ura të afërta e paralele.
- Gjatë kryqëzimit të rrugëve me hekurudhat me kuotë të ndryshme, ajo që mbikalon paraqitet si
shenjë linjore në vazhdimësi, ndërsa ajo që mbikalohet ndërkrehet në vendtakimin dhe vazhdon
në anën tjetër.
- Gjatë paraqitjes së rrugëve në vendbanime bashkë me objektet e banimit, kujdes të veçantë
duhet ti kushtohet identifikimit të lehtë dhe të drejtë të tyre, si dhe eliminimin e mbivendosjeve
eventuale të objekteve tjera fqinje (ndërtesave, shtëpive, lumenjve etj.) me rrugët/hekurudhat.
- Aeroportet në varësi të dimensioneve paraqiten me shenjë joshkallore, kombinim të shenjës
dhe dimensioneve të pistës ose në mënyrë shkallore. Prej objekteve të aeroportit si me rëndësi
të veçantë paraqiten edhe dritat e aviacionit.

4. RELIEVI

Në kuadër të grupit të shenjave hartografike për paraqitjen e relievit në hartat topografike


bëjnë pjesë izohipsat dhe kuotat (tabela 4.1) si dhe shenjat që paraqesin detajet e ndryshme të
relievit të tokës (tabela 4.2).

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

Në kuadër të shenjave për paraqitje gjeometrike të relievit, përdoret klasifikimi i


mëppshtëm: 31/38
- Izohipsa
o Themelore
o Kryesore
o Ndihmëse
- Kuota
o Të relievit
o Të objektit
- Paraqitja e izohipsave bëhet konform ekuidistancës së hartës që varet nga shkalla e hartës
topografike (shënuar në sqarimin e shenjës 119), edhe atë si izohipse kryesore (me trashësi
0.3mm), izohipse themelore (me trashësi 0.1mm) dhe izohipse ndihmëse (me trashësi 0.1mm).
Mbi izohipsat kryesore shënohet numri që paraqet vlerën e lartësisë mbidetare të izohipsës.
Izohipsat ndihmëse që i përgjigjen gjysmës së ekuidistancës paraqiten me vija të ndërprera,
ndërsa ata që i përgjigjen çerekut të ekuidistancës paraqiten me vija në formë pikash.
- Kuotat mund të paraqesin lartësinë mbidetare të një pike të veçantë të terrenit, të qafës së
malit ose të ndonjë objekti. Numri i kuotave paraqet lartësinë mbidetare të terrenit, që
nënkupton se në rastet e kuotave të objekteve, numri përfaqëson lartësinë mbidetare të pikës
bashkimit ndërmjet objektit dhe tokës.
Në kuadër të shenjave për paraqitjen e detajeve të terrenit, që munden të shënohen
edhe si elemente karakteristike të terrenit, paraqiten:
- Rëniet e terrenit,
- Gropat,
- Ngrehinë
- Rrëzimet natyrore
- Greminat
- Ujëmbledhësit
- Shkëmbinjtë
- Shembjet
- Qafat e maleve
- Akullnajat
- Shpellat dhe humnerat
- Sipërfaqet e gërmuara
- Depozitë me plehra dhe
- Teracat.
- Shenja minus (-) paraqet pjesën më të ulët të terrenit.
- Shenjat në formë vijash të shkurtra të veçuara e të vendosura perpendikulare me izohipsat
dhe në kthesa të izohipsave, paraqesin tregues të drejtimit të rënies së relievit.
- Rëniet e terrenit në varësi të formës dhe dimensioneve mund të paraqitet në formë të brezave
të rënies, me ndihmën e shenjës minus si dhe me vijat e shkurtra të veçuara të vendosura
perpendikulare me izohipsat.
- Gropat në varësi të dimensioneve paraqiten si shkallore ose joshkallore, ndërsa në varësi të
karakteristikave gjeografike të terrenit mund të jenë si gropa në terrene rrafshinore si sipërfaqe
(poligon) ose gropë e thatë-hendek në formë objekti linjor.
- Rrëzimet natyrore mund të paraqiten si një ose dyanëshe.
- Greminat mund të paraqiten si shkëmbore, shkëmbore në formë rrjeti ose formë brinjore.
- Vijat e ujëmbledhësave dhe luginave të thata paraqiten në varësi të dimensioneve të tyre të
shoqëruar me numër që paraqet thellësinë e tyre.

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

- Varësisht nga dimensionet e tyre, shkëmbinjtë mund të paraqiten si shkallore ose joshkallore
(shkëmbinj të vetmuar). Në varësi nga shtresa e shkëmbinjve, ata mund të jenë horizontale, 32/38
vertikale ose të pjerrëta.
- Gjatë paraqitjes së shembjeve, duhet të përcaktohet sipërfaqja që përfshihet me materialet e
shembura gurore-argjilore

5. UJËRAT SIPËRFAQËSORE DHE OBJEKTET HIDROTEKNIKE

Në kuadër të këtij grupi të dhënat kryesisht ndahen në katër kategori, edhe atë: ujërat e
qeta dhe ujërat në rrjedhje (tabela 5.1), brigjet e ujërave (tabela 5.2), objektet dhe detajet e
ujërave në rrjedhje (tabela 5.3) dhe objektet e ujit (tabela 5.4).
Hidrografia (tabela 5.1) gjatë paraqitjes në hartat topografike klasifikohet sipas kritereve
të mëposhtme:
- Sipas rrjedhjes
o Të qeta
o Në rrjedhje
- Sipas llojit të ujërave në rrjedhje
o Lumenj
o Kanale
- Sipas llojit të ujërave të qeta
o Liqe
o Kënetë
o Vorbull
o Basene peshqish
- Sipas formës së shtratit
o Akuedukt
o Në mbushje (ngritje)
o I gërmuar
o Sifon
o Me mbrojtëse
- Sipas prezencës së ujit
o Të përhershme
o Të përkohshme
- Lumenjtë në varësi të gjerësisë së tyre paraqiten me dy vijat natyrore të brigjeve të tyre, me dy
vija paralele ose me një vij.
- Lumenjtë dhe kanalet me rrjedhje të përhershme paraqiten me vija të plota, ndërsa ata me
rrjedhje të përkohshme me vija të ndërprera.
- Gjerësia e lumenjve dhe kanaleve ndikon në mënyrën e paraqitjes në shkallë të caktuar.
Kategorizimi ndryshon në çdo shkallë.
- Varësisht nga mënyra e formimit të kanaleve, ata paraqiten si të gërmuar, me mbrojtëse betoni
ose pllakash, nëntokësore ose mbitokësore, të cilat shoqërohen me numra të cilat paraqesin
vlerën e mbushjes ose gërmimit në metra.
- Basenet e peshqve që janë të ngritur dhe me mbrojtëse, duhet nëndahen me shenjë në formë
poligoni nga pjesa tjetër e akumuluar e ujit që mbetet jashtë basenit.
- Liqenet, kënetat dhe vorbullat paraqiten me vijat e tyre konturore natyrore.
Brigjet e ujërave të qeta dhe në rrjedhje paraqiten si (tabela 5.2):
- Pozicioni hapësinor
o Të përcaktuar
o Të papërcaktuar
Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu
Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

- Materiali i bregut
o Me rërë 33/38
o Shkëmbor
o Skele
o I rregulluar
o Me gropëza
- Sipas pozitës
o Me rrëzim vertikal të vijës bregore
o Brigje të pjerrëta të proskës
Si detaje dhe objekte të ujërave në rrjedhje (tabela 5.3) në hartat topografike paraqiten:
- limanet,
- skelet,
- burimet e gazit,
- digat,
- ndërprerësit,
- ujëvaret,
- kaskadat,
- lundrueshmëria,
- mbrojtëset,
- mullinjtë,
- treguesit kilometrik,
- ishujt dhe
- treguesit e drejtimit të rrjedhës së ujit.
- Skelet paraqiten sipas funksionit të tyre, edhe atë si skele e motorizuar (traekt), për transportin
e automjeteve, kafshëve dhe-ose njerëzve.
- Te burimet e gazit krahas shenjës duhet paraqitur edhe shkronja që sqaron llojin e fundit të
ujit.
- Digat paraqiten në varësi të materialit me të cilin është ndërtuar (betoni, me gurë ose prej
trualli) si dhe kalueshmërinë mbi te (me ose pa kalim).
- Lundrueshmëria e lumenjve duhet të paraqitet në varësi të llojeve të anijeve-barkave që
munden të lundrojnë në te, duke i kategorizuar në lum të lundrueshëm për anije të mëdha, të
vogla dhe barka.
- Mullinjtë mund të jenë në afërsi të rrjedhës ose në ujë si mulli me barkë.
- Ishujt që formohen në pjesën e brendshme të lumit mund të paraqitet vetëm në rastet kur lumi
është i paraqitur me vijat konturore natyrore (në formë shkallore), ku me shenjë të veçantë
duhet të tregohet prezencën apo mosprezencën e rërës në ishull.
Si objekte të ujit (tabela 5.4) te hartat topografike paraqiten:
- burimet,
- çezmet,
- puset,
- cisternat,
- rezervuaret,
- pompat e ujit,
- dolapet,
- ujësjellësit,
- rezervuaret dhe
- tunelet.
- Burimet dhe çezmet klasifikohen sipas kapacitetit të tyre.
- Puset paraqiten si të rëndomta, me pompë dore ose marrje të drejtpërdrejtë të ujit.
Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu
Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

- Cisterant paraqiten të klasifikuara si me ujë të përhershëm dhe të përkohshëm.


34/38
6. RELIEVI NËNUJOR

Relievi nënujor te hartat topografike paraqitet në bazë të brigjeve dhe thellësive të afërta
(tabela 6.1), thellësive (tabela 6.2), rreziqeve potenciale për lundrim (tabela 6.3) dhe
elementeve karakteristike detare e bregdetare (tabela 6.4).
Brigjet the thellësitë afër tyre gjatë paraqitjes kategorizohen si:
- Vija bregdetare
- Brigje
- Sipërfaqe të thata në kohën e zbaticave
- Vija bregdetare mund të paraqitet si e përcaktuar ose e papërcaktuar, në varësi të materialit
burimor dhe procesit të rilevimit të terrenit.
- Brigjet në varësi të materialit me të cilin formohen paraqiten si brigje me rërë, shkëmbor, guror
ose çakall, ndërkaq sipas formës natyrore mund të jenë grykor, me pjerrtësi të madhe ose të
pjerrët dhe të papërshtatshëm për qëndrim.
- Sipërfaqet që mbeten të thata në periudhën e zbaticave paraqiten të klasifikuara në varësi të
materialit që mbetet mbi sipërfaqe, edhe atë si lym, rërë, zhavorr ose gurë.
Thellësitë e relievit nënujor te hartat topografike paraqiten me ndihmën e izobateve dhe
kuotave. Kuotat kanë mënyrën identike të paraqitjes si për relievin, ndërkaq izobatet kanë formë
dhe dimensione të veçanta për vlerat e izobateve me thellësi 2m, 5m, 10m, 20, 50m dhe 100m.
Gjatë paraqitjes së izobateve te hartat topografike nuk shënohet vlera numerike e thellësisë,
pasi që të e paraqet vet forma e izobatit të përdorur.
Si elemente mjaft të rëndësishme gjatë përdorimit të hartave topografike në lundrim, në
ta duhet të paraqiten elementet që e rrezikojnë atë, pikërisht:
- shkëmbinjtë,
- mbeturinat,
- sipërfaqet e rrezikshme nënujore.
- Shkëmbinjtë varësisht nga dimensionet mund të jenë shkallore ose joshkallore, shkëmbinj që
shihen në rast të zbaticave, si dhe shkëmbinj që janë në thellësi më të vogël ose më të madhe
se 2m.
- Në raste të veçanta sipërfaqet e rrezikshme duhet të identifikohen, të përcaktohen dhe të
paraqiten si poligon në hartë.
- Mbeturinat nënujore të cilat po ashtu paraqesin rrezik potencial për lundrim duhet të paraqiten
në hartë duke i identifikuar si të dukshme mbi nivelin e ujit, në thellësi të caktuar dhe ata me
rrezik të lartë mbi sigurinë në lundrim.
Ekziston një numër i konsiderueshëm i elementeve tjera detare dhe bregdetare të cilat
po ashtu janë në interes të paraqitjes së tyre në hartat topografike. Në këtë grup bëjnë objektet
e krijuara nga njeriut për shfrytëzim të detit si pasuri natyrore, si: portet, dallgëthyeset, molet,
bankinat, muret, ndriçuesit, hidrantët, shtyllat, notueset, vendet e lëshimit të spirancave, kabllo
nënujor, trajekte, skele, ura rrotulluese, kufijtë e zonës së ndaluar, kriporet etj. Të gjitha këto të
shoqëruar me shenjat hartografike adekuate janë paraqitur në tabelën 6.4.

7. BIMËSIA DHE LLOJET E TOKËS

Elementet që paraqiten në kuadër të këtij grupi të dhënash kryesisht klasifikohen në


bimësi (tabelat 7.1 dhe 7.2) dhe llojet e tokave (tabela 7.3).
Bimësia në hartat topografike paraqitet e klasifikuar në :
- Pyje
Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu
Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

- Plantazhe plepash
- Kaçubore 35/38
- Parqe
- Pemishte
- Vreshta
- Orizore
- Livadhe dhe
- Drunj.
- Sipërfaqet e pyllëzuara mund të paraqiten edhe në rastet kur nuk është saktë i definuar kufiri i
tij. Në varësi të llojit të drurit ata klasifikohen si gjetherënëse, të gjelbër dhe të përzier, ndërsa si
kategori të veçanta paraqiten sipërfaqet e pyllëzuar me rasate të reja deri 1.5m dhe pyjet me
hapësira ndërmjet sipërfaqeve. Te paraqitja e pyejve afër shenjës që ka formën e drurit
shënohen dy vlera numerike dhe një tekstuale, prej të cilave numri i parë paraqet lartësinë
mesatare të drunjve, numri i dytë trashësinë mesatare të trungjeve dhe pjesa tekstuale paraqet
dendësinë (G- i dendur, R- i rrallë, SG –pyll mesatarisht i dendur, S- i shpeshtë). Në rastet kur kemi
të bëjmë me zona të ngushta pyjore, sipërfaqet paraqiten me breza drunjësh.
- Sipërfaqet me kaçube paraqiten të klasifikuar sipas dendësisë dhe sipas kalueshmërisë.
- Vreshtat paraqiten varësisht në varësi të shtrirjes në natyrë dhe formës së rrethojës, pikërisht
si vreshta, vreshta me rrethoja nga guri, me terca ose plantazhe.
- Drunjtë në hartat topografike paraqiten si të veçuar, grupe ose breza drunjësh.
- Te hartat topografike në shkallët 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000 të botuara pas vitit 1980
ekzistojnë shenja të modifikuara për pyll dhe pyll me hapësira ndërmjet sipërfaqeve, sipërfaqe
vështirë të kalueshme me kaçuba gjembore, fidanishte dhe kaçubet.
Në kuadër të grupit të elementeve që karakterizojnë llojin e tokës, paraqiten kënetat,
sipërfaqet periodikisht të vërshuara, sipërfaqet me gurë dhe xeheroret e thëngjillit. Karakteristike
te ky grup i të dhënave është se kënetat klasifikohen në bazë të dy kritereve, edhe atë sipas
kalueshmërisë në të kalueshme, të pakalueshme dhe vështirë të kalueshme, si dhe në këneta
me dhe pa kallama.

8. KUFIJTË, OBJEKTET KUFITARE DHE RRETHOJAT

Në hartat topografike kufijtë paraqiten dhe trajtohen si elemente mjaft të rëndësishme.


Në këtë grup të dhënash bëjnë pjesë kufijtë dhe objektet kufitare (tabela 8.1) dhe rrethojat
(tabela 8.2). Si kufij dhe objekteve kufitare që paraqiten në hartat topografike janë kufiri
shtetëror, karaullat, gurrët kryesorë kufitarë, tableat kufitare dhe shenjat kufitare të shënuara në
shkëmbinj ose pllaka, ndërkaq rrethojat paraqiten të klasifikuara si rrethoja muri, teli, gardhe ose
të gjalla.

9. PIKAT GJEODEZIKE

Prej pikave gjeodezike si pjesë e rrjeteve gjeodezike, pikat trigonometrike dhe ata të
nivelimit janë pikat të cilat janë objekt i paraqitjes në hartat topografike. Të gjitha pikat
gjeodezike paraqiten të shoqëruara me vlerë numerike e cila paraqet lartësinë mbidetare.
Klasifikimi i përgjithshëm i pikave gjeodezike gjatë paraqitjes është:
- Pika trigonometrike,
- Pika të nivelimit dhe
- Objekte si pika trigonometrike.
- Pikat trigonometrike të vendosura në majat dominante të një territori, paraqiten me numra më
të mëdhenj.
Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu
Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

- Pikat trigonometrike të stabilizuara si piramida me lartësi mbi një metër, paraqiten me


trekëndësh të mbushur me ngjyrë të kuqe. 36/38
- Lartësitë mbidetare te pikave trigonometrike te hartat topografike me shkallë 1:25.000
paraqiten me vlera deri në një decimale pas metrit (deri në decimetër), ndërsa ata të shkallëve
më vogla rrumbullakohen rrumbullakuara në metër.
- Objektet fetare (kishat, xhamitë, sinagogat dhe manastiret), shtyllat e telekomunikacionit,
stacionet meteorologjike, gurët e kufirit, përmendoret, oxhaqet e fabrikave dhe shenjat
kilometrike në brigjet e lumenjve, që shërbejnë si pika gjeodezike dhe që janë pjesë e rrjetit
gjeodezik, paraqiten të shoqëruar me numrin e lartësisë mbidetare dhe si shenjë dykuptimëshe,
pikërisht në të njëjtën kohë paraqet edhe pikë gjeodezike edhe objekt i veçantë në kuadër të
grupit të cilit i takon.

10. EMËRTIMET DHE EMRAT GJEOGRAFIK

Te hartat topografike, emrat gjeografikë dhe emërtimet shkruhen me modele shkrimi


paraprakisht të caktuara e të standardizuara në çelësin hartografik. Gjatë vendosjes së emrave
dhe emërtimeve gjeografike në hartë topografike duhet të kihet kujdes në renditjen dhe
vendosjen e tyre të drejtë ndaj elementeve gjeografike të cilat përshkruhen me ndihmën e tyre.
Pozita dhe renditja e tyre përcaktohet sipas këtyre kritereve të përgjithshme:
- duhet të vendosen ashtu që të mos dyshohet që cilit objekt u dedikohen,
- nuk guxojnë të mbulojnë detaje të rëndësishme në hartë, dhe
- renditja e tyre duhet ta ruajë renditjen e elementeve topografike të terrenit.
Kushti themelor i emrave dhe emërtimeve gjeografike në hartë topografike është
harmonizimi i tyre me elementet tjera të paraqitura në hartë. Emrat dhe emërtimet gjeografike
duhet t'i plotësojnë edhe këto kushte:
- përshtatshmëria e tyre,
- autoktonia,
- qartësia,
- lexueshmëria,
- zënia adekuate e hapësirës së hartës,
- pamja estetike e funksionale,
- stili i të shkruarit, dhe
- përshtatshmëria për reproduksionin e tyre.
Katër kushtet e para plotësohen me zgjedhjen e tyre të drejtë, kontrollimin e autoktonisë së
emrit, paraqitjes së drejtë gjeometrike në hartë ndaj objekteve dhe dukurive që u dedikohen, si
dhe raporti i tyre ndaj elementeve të tjera gjeografike në hartë, ndërsa katër kushtet tjera janë
elemente të standardizuar në çelësin hartografik pasi ata plotësohen me zgjedhjen adekuate të
modelit të shkrimit.
Emrat dhe emërtimet gjeografike mund të vendosen në formë horizontale, linjore ose
areale. Me emërtime të vendosura në menyrë horizontale zakonisht sqarohen elementet e
paraqitura joshkallore, të cilat shkruhen në anën e djathtë paralelisht, përkatësisht në jug ose në
veri nga shenja hartografike të cilës i dedikohet. Emërtimet e vendosura në formë linjore
shfrytëzohen për elementet gjeografike në formë të linjës, të cilat shkruhen përgjatë boshtit të
elementit në formë të linjës ose paralelisht me të. Emërtimet që u dedikohen elementeve
gjeografike në formë të sipërfaqes shkruhen përgjatë boshtit më të gjatë (areal). Gjatë të
shkruarit horizontal dhe linjor, shkronjat duhet të jenë në distancë normale nga elementet
gjeografike, ndërsa te të shkruarit areal për shkak të sipërfaqeve të mëdha të cilëve u dedikohet
emërtimi, distanca ndërmjet shkronjave mund të jetë më e madhe, por jo më e madhe se 4
(katër) deri në 5 (pesë) lartësi të shkronjave. Gjatë të shkruarit linjor dhe areal, emërtimet
Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu
Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

shpesh lakohen në formë të harkut përgjatë boshtit kryesor, ndërsa në raste kur emërtimet janë
relativisht të gjatë, ata mund të shkruhen në dy ose më shumë rende. 37/38
Për shkak të faktit që te hartat topografike gjithmonë veriu paraqitet në pjesën e sipërme
të hartës, të gjitha emrat dhe emërtimet gjeografike, qofshin të linjave ose arealisht të
vendosura, që të plotësohet kushti për qartësi të hartës, shkronjat dhe numrat duhet të jenë të
orientuara kah veriu si në figurën vijuese.

Figura 2.12. Orientimi i emrave dhe emërtimeve gjeografike në drejtim të veriut

Emrat dhe emërtimet gjeografike në hartat topografike shënohen në alfabetin zyrtar të


shtetit duke përdorur metodën zyrtare (etimologjike), ndërsa në raste kur përpilohen harta të
cilat përveç përdorimit të brendshëm janë të destinuara edhe për përdorim në suaza
ndërkombëtare, emërtimet e hartave shkruhen në alfabetin latin duke përdorur metodën
transliterale (transformimi shkronjë për shkronjë). Gjatë përdorimit të shkrimit, duhet të
respektohen të gjitha rregullat gramatikore të gjuhës përkatëse në të cilën shkruhen emërtimet.
Emërtimet që përbëhen prej dy ose më tepër fjalëve, mund të shkruhen si fjalë të përbëra,
gjysmë të përbëra ose ç'do fjalë veç e veç.
Gjatë të shkruarit të emrave të përgjithshëm (si liqen, lumë, mal, etj.) të cilët shpesh
përsëriten në një hartë, që të mënjanohet stërngarkesa e hartës me ta, ata shkruhen me
shkurtesa, sipas parimeve në vijim:
- shkruhet shkronja e parë e fjalës dhe pas shkronjës vihet pikë; shembull: l.-lumë, f.-
fushë, etj.
- bashkëtingëlloret fillestare deri te zanorja e parë; shembull: shk.-shkolla, shp.-shpellë,
etj.
- rrokja e parë me bashketingëllore deri te zanorja tjetër; shembull: kan.-kanali, kën.-
kënetë, etj.
- dy rrokjet e para deri te zanorja e tretë: shembull: koop.-kooperativë; akac.-akacie (gjini
pylli), etj.
- shkronja e parë me një ose më tepër bashkëtingëllore prej mesit të fjalës; shembull:
ngr.-ngrohtore, sp.-spital, etj.
- rrokja e parë me një ose më shumë bashkëtingëllore prej mesit të fjalës; shembull: ujsj.-
ujësjellës, san.-sanatorium, etj.
- shkronja e parë dhe e fundit e fjalës; shembull: PP.-Prilep,
- shkronja e parë dhe pjësa e fundit e fjalës; shembull: rst.-radiostacion, etj.
- prej shkronjave të para të ç'do emri formohet shkurtesë e cila shkruhet me shkronja të
mëdha; p.shembull: TC.-termocentrali; HE.-hidroelektrana, etj.

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu


Shenjat hartografike të hartave topografike të shkallëve 1:25.000, 1:50.000, 1:100.000 dhe 1:200.000

Shkurtesat për hartat topografike standardizohen në çelësin hartografik. Oronimet dhe


hidronimet të cilët përbëhen prej dy fjalëve, në raste kur sipas çelësit hartografik të dyja mund të 38/38
shkurtohen, shkurtohet vetëm emërtimi i përgjithshëm, ndërsa pjesa e dytë mbetet e
pandryshueshme, si për shembull: M. i Sharit. (Mali i Sharit), L. i Zi (Lumi i zi), Liq. i Shkodrës
(Liqeni i Shkodrës) etj., ndërsa te emërtimet e vendbanimeve të cilat janë të formuara prej dy
fjalëve me ç'rast sipas çelësit hartografik të dy mund të shkurtohen, shkurtohet fjala e dytë, si
për shembull: Nerezi i P. (Nerezi i Poshtëm), Vodno e M. (Vodno e Mesme), etj.
Rregullat për kolektimin e emërtimeve, zgjedhja e tyre, përcaktimi i llojit dhe madhësisë
së shkronjave për paraqitjen e tyre, shkruarja e tyre, renditja e tyre, etj., parashihen në
udhëzuesit e veçantë për formimin e listës së emrave dhe emërtimeve gjeografike. Për shkak të
faktit që paraqitja e tyre në hartë luan rol shumë të madh, studimi i tyre bëhet në disiplinë të
veçantë shkencore që quhet toponomastikë, me ç'ka arrihet kualiteti gjegjës i paraqitjes reale të
tyre në hartë. Lista me emra dhe emërtime gjeografike që përdoret për përpilimin e hartave
topografike jepet nga institucioni përgjegjës i shtetit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Prof.As.Dr. Bashkim IDRIZI, bashkim.idrizi@yahoo.com | Departamenti i gjeodezisë; FNA; Prishtinë; www.uni-pr.edu

View publication stats

You might also like