KL.X Projekt Ne Gjuhen Shqipe 2021-2022 KLASA X-AB

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 18

PROJEKT KURRIKULAR (2021-2022)

LËNDA: Gjuhë shqipe KLASA:X-AB


FUSHA : Gjuhët dhe komunikimi
Tema: Zbatimi i normes drejtshkrimore
Gjuha eshte pasuria jone me e madhe dhe, si e   tille, kerkon
vemendje te vazhdueshme.

Viti shkollor :2020-2021 MËSUESI I LËNDËS:ANILA HOXHAJ


Plan projekt për lëndën letërsi të klasës së X, shkalla
V,  me temë””Zbatimi i normes drejtshkrimore
Tema: Zbatimi i normes drejtshkrimore
Koha:Projekti do të zhvillohet brenda tre tremujorëve në tri faza:(tetor-
qershor 2020-2021)

Faza e pare në tremujorin e pare në 1 orë mësimi.


Caktimi i temës.
Faza e dytë në tremujorin e dytë në 1 orë mësimi.
Kontrolli i ecurise se projektit.
Faza e tretë në tremujorin e trete në 1 orë mësimi.
Prezantimi
Klasat pjesëmarrëse : Klasat e dhjeta
Gjimnazi me kohë të shkurtuar”Kostandin Kristoforidhi”
Qëllimi i projektit:
Qellimi i ketij projekt eshte :
• zotërimi i njohurive gramatikore dhe leksikore që mundësojnë nivele të larta arritjeje në
lexim-shkrim;
• analizimi i ndryshimit mes gjuhës së folur dhe të shkruar; mes regjistrave formalë dhe
joformalë, mes dialekteve e shtresave leksikore dhe gjuhës standarde;
• vlerësimi me argumente i pasurinë leksikore të gjuhës shqipe;
• kërkimi materialeve ose botimeve në biblioteka dhe në internet për të gjetur
informacionin e nevojshëm për sistemin gjuhësor të shqipes;
• vlerësimi i zbatimit te rregullave të drejtshkrimit dhe të pikësimit, si të domosdoshme
në çdo profesion dhe veprimtari të jetës njerëzore.
Synimet e projektit:
- perfshihet ne nje veprimtari e cila kurorezohet me nje produkt pune;
meson te menaxhoje veprimtarine;
- zbaton njohurite teorike ne keto veprimtari;
- prezanton në grup një punë të realizuar në PowerPoint ose programe të tjera
prezantimi;
- përforcon njohuritë e marra në lëndën e gjuhës shqipe dhe në fusha të tjera që lidhen
me temat mbi të cilat duhet të punojë;
- zhvillon: aftësitë sipërmarrëse, aftësinë për të punuar në grup e për të marrë përsipër
role, detyra, përgjegjësi; aftësinë për të shkruar bukur; aftësinë digjitale në njohjen dhe
përdorimin e një programi kompjuterik aftësinë e të menduarit në mënyrë kritike e
krijuese dhe shpalos vullnet e kreativitet në realizimin e detyrave të kërkuara;
- Vlerëson rëndësinë e anës estetike e artistike në realizimin e punimeve dhe zhvillon
qëndrime pozitive e vlera, si: bashkëpunimi, dashuria për punën, miqësia etj.
- Kurorezon aftesine vetjake ne nje produkt hulumtues me dobi teorike dhe praktike.
REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE TË FUSHËS/
LËNDËS

Kompetenca: Të folurit për të


komunikuar dhe për të mësuar

Nxënësi:
 Zgjeron gamën e strategjive për mbledhjen e të dhënave të nevojshme që
do të përdorë gjatë prezantimeve;
 zbaton hapat e përgatitjes dhe të mbajtjes së një fjalimi për tema të
ndryshme;
 përzgjedh fjalët dhe shprehjet e përshtatshme, në mënyrë që të ndikojë te
dëgjuesit, si dhe përmirëson zgjedhjen e fjalëve duke përdorur mjete
retorike dhe të figurshme;
 vlerëson rolin e përdorimit të TIK-ut gjatë prezantimeve me gojë dhe
analizon funksionet e këtij përdorimi.

Kompetenca: Të dëgjuarit e
teksteve të ndryshme

Nxënësi:
 reflekton ndaj informacionit të dëgjuar, rikujton përmbajtjen e
informacionit, si dhe analizon mënyrën në të cilën stili dhe struktura e një
fjalie ose e një ligjërate mbështetin qëllimin e saj;
 reflekton mbi informacione të llojeve dhe të fushave të ndryshme, si dhe
përgjigjet në mënyrë të përshtatshme;
 demonstron aftësitë e domosdoshme të të dëgjuarit kritik.

Kompetenca: Të lexuarit e
teksteve të ndryshme
Nxënësi:
 zbulon origjinën e fjalës për të kuptuar domethënien e teksteve,
interpreton kuptimet e dyta si pasuri
gjuhësore brenda tekstit, vlerëson kuptimet e figurshme të fjalëve, si
dhe përdor materiale udhëzuese dhe hulumton fjalët e teksteve të
ndryshme për të pasuruar fjalorin;
 përdor njohuritë dhe aftësitë e tij për të kuptuar dhe për të vlerësuar
tekstin;
 përzgjedh burime të ndryshme informacioni, të përshtatshme për kërkime,
përdor informacionin për të mbajtur qëndrim ndaj një çështjeje të caktuar,
vlerëson dokumente publike për logjikën, argumentet, paraqitjen e
shqetësimeve të të tjerëve dhe për mënyrën se si ia nxitin interesin
lexuesit;
 krahason dy ose më shumë tekste që trajtojnë të njëjtat tema, për të
treguar se si autorët nxjerrin përfundime të njëjta ose të ndryshme.

Kompetenca: Të shkruarit për qëllime


personale dhe funksionale
Nxënësi:
 realizon hapat e përcaktuar dhe të domosdoshëm gjatë të shkruarit, përdor
strategji të ndryshme për
të planifikuar shkrimin e tij, vlerëson cilësinë e informacionit që gjen, si
dhe reflekton ndaj shkrimit duke përcaktuar elementet për përmirësim;
 përshtat shkrimin me qëllimet dhe lexuesit, p.sh.: të përshkruajë, të rrëfejë,
të udhëzojë, të informojë, të
argumentojë;
 përzgjedh dhe organizon fakte, ide, opinione, jep shembuj dhe të dhëna
për të realizuar një produkt shkrimi cilësor;
 ushtrohet në veprimtari praktike dhe paraqet produkte të llojeve të
ndryshme të shkrimit duke respektuar karakteristikat e tyre;
 përzgjedh leksikun e duhur dhe format gramatikore e strukturore gjatë të
shkruarit, si dhe respekton rregullat drejtshkrimore.

Kompetenca: Përvetësimi i rregullave


gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit
Nxënësi:
 zotëron njohuri gramatikore dhe leksikore që mundësojnë nivele të larta
arritjeje në lexim-shkrim;
 analizon ndryshimet mes gjuhës së folur dhe të shkruar; mes regjistrave
formalë dhe joformalë, mes dialekteve e shtresave leksikore dhe gjuhës
standarde;
 vlerëson me argumente pasurinë leksikore të gjuhës shqipe;
 kërkon materiale ose botime në biblioteka dhe në internet për të gjetur
informacionin e nevojshëm për sistemin gjuhësor të shqipes;
 vlerëson zbatimin e rregullave të drejtshkrimin dhe të pikësimit, si të
domosdoshme në çdo profesion dhe veprimtari të jetës njerëzore.
REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE KYÇE:
SHKALLA V
1. Kompetencat kyçe që synohen të realizohen përmes projektit:
A- Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
Nxënësi :
-shpreh para një audience të caktuar mësimore çështjet kryesore të ngritura
në një fjalim ose interpretim të dëgjuar për një temë të caktuar nga fusha të
ndryshme ,përmes të paktën një forme komunikimi (gjuhës ,simboleve
,shenjave ,kodeve ,performancës artistike etj.);
-lexon rrjedhshëm një tekst të panjohur në gjuhën e huaj ,i cili përmban 2-3
faqe (tregim letrar ,tekst argëtues ,artikull gazete ose reviste
etj.),identifikon ngjashmëritë dhe dallimet kryesore në strukturën e fjalive në
gjuhën e huaj dhe në gjuhën amtare,duke nënvizuar dhe duke ilustruar me
shembuj konkret;
-përdor drejt strukturën dhe rregullat standarde të drejtshkrimit të gjuhës
amtare dhe të gjuhës së huaj në një numër të caktuar të konteksteve
,si :ese,e-mail,letër formale,dhe joformale etj.;
-lexon rrjedhshëm një tekst të përbërë prej disa paragrafësh dhe shprehet
në forma të ndryshme të komunukimit për organizimin,qëllimin dhe leksikun
e përdorur ,si dhe argumenton mesazhin që bart çdo paragraph ;prezanton
një temë të caktuar nga arti,shkenca ,nga jeta e përditshme dhe komunikon
në mënyrë efektive me audience duke përdorur TIK-un dhe mediat e tjera të
shkruara dhe elektronike;
-shpreh mendimin e lire ,opinionin dhe qëndrimin për një temë të caktuar
nga jeta ,nga shkenca ,nga profesioni ,nga shoqëria ,nga mjedisi ,duke
përdorur forma të ndryshme të komunikimit me gojë e me shkrim ,të artit
pamor ,muzikor ,skenik ,krijimin letrar etj ;
-angazhohet dhe kontribuon në një diskutim me të tjerët për një temë të
caktuar ,si p.sh.:për edukimin mediatik,duke paraqitur argumente të
bazuara në fakte për rolin dhe ndikimin e televizionit ,radios ,shtypit dhe
mjete të tjera të informimit në shoqëri ,në procesin e përgatitjes së të rinjve
për jetë të pavarur dhe orientim në karrierë ;
-përdor në mënyrë efektive programet e TIK-ut gjatë procesit të të nxënit
dhe kryerjes së detyrave në një fushë të caktuar mësimore;

B- Kompetenca e të menduarit
Nxënësi:
-sqaron ecurinë e zgjidhjes së një problem në klasë apo jashtë saj ,duke e
vërtetuar zgjidhjen përmes metodës së analizës dhe e prezanton para
moshatarëe apo të tjerëve ;
-analizon në mënyrë të pavarur informacionet e marra nga burimet e
ndryshme për një temë ose detyrë të dhënë ,vlerëson cilësinë e tyre dhe
radhit ato sipas rëndësisë dhe qëllimit që kanë (temat mund të jenë
orientimi në karrierë ,integrimi europian ,ndryshimet klimaterike ,rreziqet
nga armatimi bërthamor , rreziqet nga armët konvencionale ,
zhvillimi kulturor -artistik në vend etj);
-hulumton në mënyrë të pavarur për një çështje të caktuar ,duke përcaktuar
fazat dhe procedurat e hulumtimit ,paraqet dhe interpreton rezultatet e
fituara në tabela dhe grafikë ,duke përdorur teknologjinë e informacionit;
-idetinfikon burimet e informacioneve të nevojshme dhe i shfrytëzon ato në
mënyrën e duhur për të zgjidhur një problem ,duke dhënë shembuj
konkretë;
C- Kompetenca e të nxënit 
Nxënësi:
-demostron shkathtësi të përdorimit të TIK-ut në situate të përditshme dhe në
përmbushjen e kërkesave të ndryshme gjatë të nxënit (për ndërtimin e tabelave
,grafikëve apo diagramave ,për përgatitjen e shkresave dhe prezantimeve etj.);
-diskuton në grup për mënyrat e bashkëpunimit me të tjerët për të zgjidhur një
situate mësimore të re ose ose një problem nga jeta e përditshme ,ose për të
menaxhuar konfliktet me bashkëmoshatarë ,tregon mënyrën e shfrytëzimit të
përvojave paraprake për të zhvilluar njohuritë dhe shkathtësitë e reja në zgjidhjen
e situatave dhe problemeve të tilla;
-shfrytëzon në mënyrën e duhur këshillat dhe informacionet e marra për
përkrahje në zgjidhjen e një detyre apo problem të caktuar ,pastaj rezultatet I
paraqet para të tjerëve ;
-përpunon në mënyrë të pavarur dhe efektive informacionet për një temë të
caktuar;
-paraqet një plan studimi (në formë skice ,vizatimi ,shkrimietj.)për ndonjë çështje
rajonit të vet ,për vlerat e edukimit në shoqëri,etj.)duke respektuar të gjithë hapat
e planit të studimit dhe paraqet para të tjerëve;
Përzgjedh punimet kryesore të dosjes së vet dhe masat e zbatuara për të
përmirësuar përparimin në mënyrë të vazhdueshme;
-vlerëson ,në mënyrë kritike ,punën e vet duke iu referuar qëllimeve fillestare të
punës ,p.sh.redakton në mënyrë të pavarur një dorëshkrim të tij për përmirësimin
e organizimit të shkrimit ,qartësisë së mendimit etj.;
-menaxhon në mënyrë produktive burimet që ka në dispozicion (kohën
,njerëzit,mjetet e konkretizimit të punës etj.)gjatë kryerjes së një aktiviteti ose
detyre të caktuar në në fushë mësimore apo në situate të jetës së përditshme;

D- Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin 


Nxënësi:
-paraqet ,nëpërmjet njërës prej formave të shprehjes ,kompetencat e nevojshme
për të përballluar situate të ndryshme jetësore apo për zhvillim të karrierës në një
fushë të caktuar;
-merr nisma të suksesshme për organizimin e veprimtarive të ndryshme që nxisin
bashkëpunimin e ndërrmarjeve me komunitetin ,duke promovuar interesin e
dyanshëm;
E- Kompetenca personale 
Nxënësi:
-tregon shkathtësi në organizimin e lojërave me të tjerët ,garave
sportive,apo veprimtarive kulturore dhe menaxhon me sukses emocionet e
veta në situate të ndryshme gjatë jetës së përditshme .;
-prezanton në forma të ndrysme shprehëse ,mënyrën e zbatimit të planeve
personale të jetës (në shkollim,në karrierë ,në sport ,në shoqëri,në
biznesetj.)vlerëson nivelin e arritjeve të qëllimeve të synuara dhe ilustron
shembuj të veçantë të planeve personale për të ardhmen;
-shpreh në forma të ndryshme qëndrimin e vet të pavarur për përgjegjësinë
e të qenit prind /kujdestar ,për planifikimin e familjes dhe merr vendime të
drejta për të ardhmen e tij;

F- Kompetenca qytetare 
Nxënësi:
-prezanton,në forma të ndryshme ,se si i ushtron të drejtat e veta në shkollë dhe
në jetën e përditshme dhe si I njeh e I respekton të drejtat e të tjerëve ,duke dhënë
shembuj konkretë;
-paraqet,në forma të ndryshme të të shprehurit ,vlerat kryesore të
shumëllojshmërisë në shoqëri apo në mjedisin ku jeton ,I diskuton ato me të tjerët
duke krahasuar me shembuj nga jeta e përditshme që tregojnë tolerance ,respekt
dhe qëndrim të hapur ndaj dallimeve;
-merr pjesë në proceset demokratike të vendimmarrjes në nivele të ndryshme (në
familje ,në shkollë ,në komunitetetj.) ,I diskuton me të tjerët përvojat personale
dhe paraqet propozime të argumentuara se si përmirësohet pjesëmarrja
demokratike dhe vendimmarrja në shoqëri;

G- Kompetenca digjitale
Nxënësi:
-përdor në mënyrë efektive programet e TIK-ut për të komunikuar dhe për të
bashkëpunuar me njëri- tjetrin gjatë procesit të të nxënit ,duke përfshirë edhe të
nxënit në distance;
-vlerëson cilësinë e informacionit të gjetur nga shumëllojshmëri burimesh dhe
mediash;
-është aktiv dhe I pavarur në procesin e të nxënit për gjetjen dhe përdorimin e
metodologjive që lehtësojnë procesin;
Kompetencat e fushës që synohen të realizohen përmes
projektit:
- Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar
- Të lexuarit e teksteve të ndryshme
- Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme
- Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale. Përvetësimi i rregullave
gramatikore dhe drejtshkrimore dhe të pikësimit.
3. Metodat qe do te perdoren ne projekt:
-puna individuale;/-puna ne grup;/-interpretimi;/-mbajtja e shenimeve;/-
lexim njeri pas tjetrit;/-diskutimi;/-vleresimi/-nxjerrja e informacionit nga
teksti/-empatia;/-portretizimi
4. Rezultatet e të nxënit që synohen nëpërmjet punës me projekt me
nxënësit:
- Përfshihen në një veprimtari e cila kurorëzohet me një produkt pune;
- Mësojnë të menaxhojnë veprimtarinë;
- Zbatojnë njohuritë teorike në këto veprimtari;
- Kurorëzojnë aftësinë vetjake në një produkt . 
- Qellimi i ketij projekti eshte venia ne levizje e burimeve te ndryshme
fizike ,emocionale dhe mendore,per te ndihmuar nxenesit ne pervetesimin
praktik te kurrikules,si dhe per te zgjuar tek ata kreativitetin lendor ,per te
zhvilluar komunikimin ,per te rritur mundesine e punes individuale dhe ne
grup permes nje aktiviteti te larmishem. Te pajise nxenesin me
kompetencat e mesiperme dhe te perforcojne disa rezultate te te nxenit
sipas kompetenave te fushës.
8.Disa prej aftesive dhe shprehive që fitojnë nxënesit gjatë punes me
projekt:
a.Aftesi:-krijuese;/-prezantuese /-inerpretuese/-bashkëpunuese
b.Shprehi:-te empatise/-te komunikimit/-te interpretimit/-te zbatimit/-te
zgjidhjes se problemeve/-te sintezes/-te vleresimit
9.Lidhja me fusha të tjera te te nxënit: 
Letërsi, Arte, Qytetari, Histori, TIK.Gjeografi,Gjuhë e huaj,Filozofi.
10. Njohuritë kryesore që rimerren:
- Shkrimi i një projekti lëndor;
- Përmbushja e qëllimeve të projektit;
- Integrimi i njohurive në disa fusha të të nxënit;
- Prezantimi dhe menaxhimi i projektit, duke reflektuar kompetencat e
fituara nga të folurit, të dëgjuarit, të shkruarit dhe të vëzhguarit.
11. Fjalë kyçe:
Projekt ,organizim i punes ne grupe ,vepra nga fusha te ndryshme te artit
,analize ,krahasim,fabul,subjekt,opinion,personal,gjuha etj.
12 Mjetet burimore:
Veprat e autorëve ,gazeta,revista,internet,foto,enciklopedi ,fjalor,intervista etj
13.Koha në dispozicion:Projekti do të zhvillohet në 3 orë dhe do të
shtrihet përgjatë gjithë vitit.

14.Metodologjia e veprimtari të nxënësve:

Kërkim dhe mbledhje të dhënash,mbajtje shënimesh,përzgjedhje


informacioni,punë me grupe,strukturim i përmbajtjes,shkrim
përmbledhës,analizë,punë krijuese ,prezantim me gojë,demostrim përmes
shembujsh,Power Point,prezantim,plotësim i Quizz-eve,Tooll-seve etj.

TEMATIKA E OREVE TE PLANIFIKUARA TE PLANIT MESIMOR

FAZA E PARË(Prezantimi i temës së projektit)


FAZA I/ Tremujori I  (1orë)
Ora e parë
Kompetencat që zhvillohen:
Kompetencat kyçe:- Kompetenca e të menduarit/- Kompetenca e të
nxënit /- Kompetenca personale /- Kompetenca digjitale

Kompetencat lëndore:  - Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar/- Të


lexuarit e teksteve të ndryshme/- Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme/- Të
shkruarit për qëllime personale dhe funksionale Përvetësimi i rregullave
gramatikore dhe drejtshkrimore dhe të pikësimit.

Veprimtaritë e nxënësve dhe produktet që përgatiten prej tyre:


A-përzgjedhja e temës së projektit,
Periudha e pare: Njohja me temën e projektit, synimin, qëllimin final, rezultatet e
arritjeve të nxënësve, kohëzgjatjen dhe fazat e punës.
• Bëhet ndarja e grupeve, jepen detyrat e fazës së parë të projektit dhe diskutohet në
çdo grup për ndarjen e detyrave dhe roleve brenda grupit.
-jepen keshilla per punen me projekt;
-jepen dhe shpjegohen disa njohuri per temën;
-behet i ditur qellimi i projektit;
-ndarja e grupeve të punës .
- zgjedhja e kryetarëve brenda grupeve,
- jepen udhëzime për planet e grupit dhe planet individuale të nxënësve
-përgatitja e një relacioni ku tregohen cilat janë detyrat që nxënësi ka
brenda grupit si dhe hapat e punës që ka realizuar deri tani apo që do të
realizojë.
B.Secili grup orientohet të organizojë punën e tij:
-duke mbledhur materialet për kontekstin historiko-letrar të periudhës
;përzgjedhjen e veprave të artit ;tendencën e modes;sjellje e prirje sociale e
kulturore;veçori të zhvillimit letrar ;
-duke zbuluar mesazhet ,qëllimin dhe funksionet e artit në përgjithësi;
-duke zbërthyer karakteristikat e llojit ,strukturës,përmbajtjes së tekstit në
përputhje me llojin dhe veprave të tjera të artit;
-duke vlerësuar stilin e autorit në realizimin e veprës;
-duke krahasuar vepra të ndryshme të artit me njëra –tjetrën;
-duke mbajtur një qëndrim kritik ndaj temave ,motiveve,personazheve
,prirjeve,tendencave,ideologjisë së periudhës;
-duke shprehur talentin përmes krijmtarisë së tij/saj;
Grupet do ta prezantojnë punën e tyre përmes:
-diskutimeve;/-shkrimeve kritike në ese
(argumentuese,përshkruese,informuese etj.)/-prezantimet e punimeve në
Power Point/-formave të tjera origjinale të prezantimit;/-nxënësit
prezantojnë kërkimet e tyre dhe rezultatet e studimit.Grupet kanë
punuar,sipas orientimeve të mësuesit dhe sipas ndarjes së punëve Brenda
grupit.
Faza I: njohja ma temen e projektit, ndarja e grupeve te punes sipas tematikave,
zgjedhja e kryetareve brenda grupeve, jepen udhezimet per planet e grupit dhe planet
individuale te nxenesve. Pergatitja e nje relacioni ku tregohen cilat jane detyrat qe
nxenesi ka brenda grupit si dhe hapat e punes qe ka realizuar deri tani apo qe do te
realizoje.

FAZA E DYTE (Kontrolli i projektit)


Ora e dytë                                             

FAZA II / Tremujori II

Kompetencat që zhvillohen:
Kompetencat kyçe:- Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit/-
Kompetenca e të menduarit/- Kompetenca e të nxënit /- Kompetenca për
jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin /- Kompetenca personale /- Kompetenca
qytetare /- Kompetenca digjitale
Kompetencat lëndore:  - Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar/- Të
lexuarit e teksteve të ndryshme/- Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme/- Të
shkruarit për qëllime personale dhe funksionale. Përvetësimi i rregullave
gramatikore dhe drejtshkrimore dhe të pikësimit
Veprimtaritë e nxënësve gjate fazes se dyte eshte proces vazhdimesie dhe
nenkupton nje pune sistematikee individuale të secilit nxënës.
A.Gjate kesaj kohe nxenesit:
. Paraqitja në grup e materialeve të fazes se dyte
• Paraqitja e fotove dokumentuese të punës në grup dhe arkivimi i tyre.
• Vlerësimi individual dhe i punës në grup i materialeve të punuara nga nxënësit.
• Këshillime, sugjerime.
-Kjo faze vjen pasi jane bere me pare disa mbledhje ne grupe pune dyshe
,ose me te medha .
Ne kete mbledhje:-duhet te jene te gjithe te pranishem ,pasi qellimi nuk
eshte te degjosh vetem veten,por edhe te tjeret dhe sidomos ata;
-behen korrigjime te drejtperdrejta dhe kerkohet permiresimi i
menjehershem i tyre;
-diskutohet pakenaqesite per veten dhe te tjeret
-sqarohet puna dhe ecuria e gjithesecilit;
-diskutohet ne parim dhe me fakte
-ruhet etika;
-behen pergjithesime ,dallime dhe specifikime ;
-ne fund arrihet nje perfundim i pergjithshem dhe reflektohet mbi gabimet.
-Prezantimi i punes individuale:
-behet prezantimi individual ,i ulur nga vendi ose ne kembe ,perballe te
tjereve ose ne rreth.
-prezantimi behet me leter perpara dhe mbahen shenime
-prezantimi konsidorehohet nje prove qe duhet kaluar.
-prezantimi individual fillon pas shpjegimit qe secili jep per punen qe ka
bere;
-Sugjerime dhe verejtje:
-verejtejet behen direkt pas fjales se secilit ose si permbyllje per gjerat qe u
perkasin te gjitheve :
-vërejtjet bëhen me radhë;
-vërejtjet shënohen dhe reflektohen
-kjo ndodh pas diskutimeve ne mbledhjen e grupit ;
-përmes saj nxenesi mësohet me modelet me të mira ,por mesohet te
konstatoje edhe gabime te ndryshme.
Detyra plotesuese per projektin ,percaktimi i materialeve ndihmese
dhe detajeve .
-Materialet ndihmese(ne zgjedhjen e materialeve ndihmese
Faza II:diskutohet me grupet e punes mbi kerkimet e bera, nxjerrjen e shenimeve,
klasifikimin e materialeve,etj. cdo nxenes ka vjele material sipas pematikes se vet dhe
ka klasifikuar problematikat e hasura.

FAZA E TRETE
FAZA III / tremujori III
Ora e tretë
Kompetencat që zhvillohen
Kompetencat kyçe:- Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit/-
Kompetenca e të menduarit/- Kompetenca e të nxënit /- Kompetenca për
jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin /- Kompetenca personale /- Kompetenca
qytetare /- Kompetenca digjitale
Kompetencat lëndore: 
- Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar/- Të lexuarit e teksteve të
ndryshme/- Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme/- Të shkruarit për qëllime
personale dhe funksionale Përvetësimi i rregullave gramatikore dhe
drejtshkrimore dhe të pikësimit.
-Nxënësit diskutojnë në grupe për mënyrën e prezantimit të materialit
studimor ,por edhe atij mbështetës ,mbi formën e paraqitjes së projektit ,si
dhe mënyrën e vlerësimit dhe vetëvlerësimit .
-Shikohet ecuria e punës me projekt sipas pozicionit dhe detyrës që ka secili
në grup.
Gjate fazes se trete takimet jane me te shpeshta,kjo faze realizohet mbi
reflektimet e diskutimet ne séance e kontrollit te ecurise dhe konkretizon
rritjen profesionale te te gjithe pjesemarresve ne projekt.
A.Reflektimi:
-behet i plote ,i teresishem ose i pjesshem/-kerkon shpjetesi dhe guxim/-
perkushtim maksimal vemendja duhet te jete active,besimi duhet te jete
reciprok,gjendja emocionale duhet te karakterizohet nga pozitiviteti dhe
vete besimi. -reklama para prezantimit behet me nje poster ose
fletepalosje
Prezantimi i punës së grupeve(faza finale)
1.Paraqesin material informativ e shpjegues
-Ekspozimi i ideve krijuese në forma të ndryshme
2.Zgjedhin forma mbështetëse nga lloje të tjera të artit
(picture.foto,muzikë,kostumografi,modë,pikturë)
Për t’u mbajtur mend :
Nxënësit do të mbështesin prezantimin me aktivitete të tjera që do të bëjnë
dallimin mes grupeve të punës :
3.Improvizimi i një ekspozites mësimore;
4.Materiali eshte organizuar me skema , eshte paraqitur ne menyre te sakte dhe
estetike (broshura, cd).
PËRFITUESIT: 1.NXËNËSIT 2 .KOMUNITETI 3.MËSUESIT

Kriteret e vlerësimit të nxënësve :- Realizimi i planit të projektit ;/- Zbatimin


e tij nga secili individ;/- Etikën e punës në grup;/- Përvetësimi i
kompetencave kyçe dhe lëndore nga nxënësit/ -Interpretimin e pjeses;

R E ZU LTATE T E PR ITU RA :
Produkti perfundimtar i projektit: nje broshure dhe nje CD
me hulumtimet e nxenesve ne lidhje me gabimet
drejtshkrimore dhe ato te pikesimit si dhe korrigjimin e tyre
duke cituar rregullat perkatese.Botimi i një libri me
gabimet drejtshkrimore ne tabelat e qytrtit të Tiranës.

VLERËSIMI I NXËNËSVE
Hapat Keq Dobët mjaftueshëm mirë Sh.mirë shkëlqyeshëm

Zbulimi i
referentëve
Çkodifikimi i
mesazheve

Organizimi i
strukturës së
brendshme dhe të
jashtme
Përzgjedhja e
materialeve për
prezantim
Teknikat e
shkrimit
Analizë e
elementeve
artistike në
veprat nga fusha
të ndryshme të
artit
Shkalla e
prezantimit(terhe
qjq e vëmendjes

auditorit).Përfshir
ja e shumë llojeve
të artit apo
shkencës gjatë
prezantimit.

- Vlerësimi i nxënesve do të behet duke patur parasysh planin e paraqitur ,


zbatimin e planit, menaxhimin e informacionit dhe etiken e punes ne grup.
– Vleresimi i nxenesve do te kombinoje vleresimin e punes ne grup (note
me peshe 60%) me vleresimin individual (note me peshe 40 %).

Nota do llogaritet me formulen: N = 0,5Ng + 0,5Ni


- Vleresimi individual do te bazohet jo vetem me paraqitjen e materialit por
edhe meinterpretimin e tij,në diskutimet,shpjegimete analizat me gojë ,ndërtimin
e pyetjeve brenda grupit dhe për ato pë grupet kundërshtare ,si dhe
përmbledhjet individuale me shkrim.

You might also like