Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 10

ZANAFILA DHE TEMATIKA E ROMANIT ‘’ PALLATI I ËNDRRAVE’’

1. Poezia që lindi një cikël romanesh

Pallati i Ëndrrave është një nga romanet më domethënëse dhe romani i parë i Ismail Kadaresë që
mbart në vete një porosi të qartë kundër sistemit totalitar që ishte instaluar në Shqipëri për më
shumë se tri dekada, deri në kohën e botimit të romanit më 1981, e që zgjati edhe një dekadë pas
botimit të tij. Ky roman mbart në vete një histori interesante të krijimit e po ashtu edhe një histori
akoma më interesante të botimit dhe të pritjes si nga lexuesit e po ashtu edhe nga kritika shterore e
kohës. Bërthama krijuese e romanit është poezia me titull ironik dhe ngacmues ‘’ Në mesditë Byroja
Politike u mblodh’’ e njohur më tepër me titullin ‘’ Pashallarët e kuq’’ që u shkrua në vitin 1975 dhe iu
dorëzua për botim gazetës ‘’ Drita’’, nga vetë autori. Poezisë në fjalë iu ndalua botimi dhe çështja
rreth saj u bë politike, ndërsa teksti u dërgua në strukturat udhëheqëse të partisë për vlerësim. Ato e
ndaluan poezinë para daljes në qarkullim ndërsa ajo u lexua vetëm nga zyrtarët specialistë dhe nga
udhëheqja dhe u konsiderua e papërshtatshme për faktin se bënte analogjinë mes pashallarëve dhe
udhëheqësisë së re. Poezia shkaktoi tronditje të udheheqësisë komuniste , ndërsa për të u organizuan
disa mbledhje, u shkruan qindra faqe kritikë kundërshtuese , kurse autori i saj Ismail Kadare, kaloi
çaste nga më të rëndat e krijimtarisë së tij.

Poezia ‘’ Në mesditë Byroja Politike u mblodh’’ , e cila i shërbeu Ismail Kadaresë si burim kryesor për
krijimin e romanit ‘’ Pallati i Ëndrrave’’, por edhe të romaneve ‘’ Pashallaqët e mëdha/ Kamarja e
turpit’’ dhe Qorrfermani ( brenda këtyre dy të fundit përmendet shpesh institucioni i Pallatit të
ëndrrave e herë pas here përmenden edhe personazh dhe tregohen ngjarje që janë të pranishme edhe
te romani Pallati i Ëndrrave), për njëzet e shtatë vite me rradhë qëndroi e fshehur në arkivat
shtetëror , pa patur mundësinë që të komunikoj me publikun e gjerë. Por duket se ndalja dhe fshehja
e saj në arkiv ka pasur ndikim pozitiv tek autori, ngase nga aty i ‘’ dërgonte’’ ide dhe frymëzim për
krijimtarinë artistike dhe u ‘’ tregua’’ më e fuqishme se pluhuri dhe errësira e sallave të arkivit të egër
shtetror.

Poezia ‘’ Në mesditë Byroja Politike u mblodh’’ është një krijim i guximshëm për kohën kur u shkrua.
Vargjet e saj nuk dihet se kënd e godasin dhe kënd e vënë në lojë më tepër, pasi që në lexim të parë
duket se në thumbin e saj nuk vihet udhëheqësi i lartë, sepse në pjesën e gjashtë të poezisë ai na
paraqitet si një njeri largpamës dhe si njeriu i parë që hetoi shkeljet e vartësve të tij ndaj sistemit, por
përderisa vartësit e tij nuk funksionojnë si duhet, patjetër se në mënyrë të tërthorët goditet edhe ai si
krijues dhe udhëheqës i atij sistemi. Në vargjet e kësaj poezie gjejmë edhe shprehje të ashpra për
sistemin si: diktaturë e proletariatit, ish klasat e mëdha sunduese, prishja e shteteve nga themelet,
fakt ky që nuk mund t’i bëj bisht as shteti socialist etj. Për më tepër koha atmosferike kur ndodhin
ngjarjet në poezi eshtë dimër dhe qielli është me re, kohë që bie në kundërshtim të plotë me
ndriçimin dhe kthjelltësinë që kërkonte doktrina e kohës.

2. Historia e botimit të romanit ‘’ Pallati i Ëndrrave’’

Duke patur si bazë të krijimit një poezi ‘’problematike’’ dhe të ndaluar, mund të merret me mend
7

se edhe romani ‘’ Pallati i Ëndrrave’’, do të kishte probleme dhe pengesa në rrugën e botimit dhe nuk
do t’i shpëtonte syrit vigjilentë të kritikës zyrtare. Autori duke e parandje faktin se romani me të cilin
ai do ta godiste në mënyrë të drejtëpërdrejtë shtetin totalitar do të haste në kundërshtime të mëdha,
i boton fillimisht dy kapitujt e parë në përmbledhjen me tregime ‘’ Emblema e dikurshme’’ në vitin
1977. Këta dy kapituj u botuan nën titullin ‘’ Nëpunësi i pallatit të ëndrrave’’, ndërsa në ribotimin e
përmbledhjes që u bë tri vite më vonë, më 1981, Kadare e futi gjithë tekstin e romanit.

Ndonëse përdori një strategji të mirë menduar , që romani të mos dal si botim në vete dhe në
njëfarë mënyre ta fsheh atë prapa një libri tjetër, prapëseprapë ai nuk shpëtoi pa u vënë re. Kështu që
në shkurt të vitit 1982 në një plenum të veçantë të Lidhjes së shkrimtarëve romani u kritikua rëndë
për aluzion kundër regjimit. Në këtë plenum autori i romanit ‘’ ishte nën tehun e kritikës më të
mprehtë. Praktikisht ai ishte midis Skillës së Kryesisë së Lidhjes së shkrimtarëve dhe Karibdes së
Byrosë Politike, dhe nëpërmjet tyre edhe përballë mërisë së papërmbajtshme të turmës së të
indoktrinuarve , në të cilën ndërfuteshin , për të humbur gjurmët edhe të gjithë ambiciozët arrivistë
që i shinin vlerat e veprës së Kadaresë si humbje të rëndësisë së vetës’’ 7

Të gjitha këto kritika dhe të gjitha këto kundërshti bënë që vepra të ndalohet . Seria prej 12 vëllimesh
e ‘’veprës letrare të Kadaresë u botua pa vëllimin e 11-të, sepse brenda këtij vëllimi ishte romani ‘’
Nëpunësi i pallatit të ëndrrave’’ i cili nuk arriti të marr pëlqimin e politikës as pasi kishin kaluar disa
vite nga botimi i parë dhe ndalimi i tij. Kështu edhe romani ‘’ Pallati i Ëndrrave’’, sikurse shume vepra
të tjera të Kadaresë kanë mbetur pezull: gjysmë të pranuara e gjysmë të dënuara, gjysmë të fshehta e
gjysmë të lejuara’’8 , andaj mund të thuhet se romani ‘’ Nëpunësi i pallatit të ëndrrave’’ i Ismail
Kadaresë , ndonëse i botuar mbeti i panjohur për publikun e gjerë për më tepër se dy dekada. Romani
u botua si libër më vete vetëm pas rënies së komunizmit me titullin ‘’ Pallati i Ëndrrave’’.

3. Një paralajmërim i hershëm i romanit

Pallati i Ëndrrave si emërtim ishta lajmëruar edhe më herët nga autori. Emri i këtij instucioni
imagjinar zë vend edhe te romanet ‘’ Pashallaqet e mëdha/ Kamarja e turpit ’’ dhe ‘’Qorrfermani’’. Të
dy këta romane, së bashku edhe me romanin ‘’Pallati i Ëndrrave’’ , mund të futen në ‘’grupin e
romaneve osmane’’.

Romani ‘’ Pashallaqet e mëdha/ Kamarja e turpit’’ është roman për prijësin e Shqipërisë Ali Pashë
Tepelenën i cili brenda territorit administrativ të Perandorisë Osmane kishte krijuar shtetin e tij, por ‘’
këtë shtet nuk e kishte krijuar për shqiptarët por për vetën e tij prandaj Shqipëria

------------------------------
7.
Kuçuku, Bashkim, Kryevepra e fshehur , Tiranë, 2009
8.
Sinani, Shaban, Një dosje për Kadarenë, OMSCA-1, Tiranë, 2005, f.134
8

nuk e donte atë’’9 , dhe kjo mund të jetë arsyeja që , sipas romanit, të gjithë hoqën dorë shumë lehtë
nga ai , kur koka e tij u pre në Janinë dhe u dërgua në ‘’ kamarën e turpit ‘’ në Stamboll. Te romani ‘’
Pashallaqet e mëdha’’ Ismail Kadare e përmend 12 herë emërtimin ‘’ Pallati i Ëndrrave’’ apo
emërtimin ‘’ Tabir Saraj’’ , duke e paraqitur atë si një nga institucionet më të rëndësishme të
Perandorisë, madje duke e vendosur edhe në një nga pozicionet më të rëndësishme të kryeqytetit
perandorak, përballë Katedralës së Shën Sofisë, Varreve të Sulltanëve Perandor si dhe Bankës
Perandorake e Arkivit Qendror. Vetë shtrirja e tij në këto hapsira tregon për rëndësinë e madhe të
këtij institucion imagjinar, të cilin në një rast autori,po në këtë roman, e paraqet edhe formën dhe
ngjyrën e objektit ,’’ të largëta dhe të ngrira në një gri të pavdekshëm , filluan të shfaqeshin rresht
sipas hirearkisë së lartësisë kubeja metalike e Tempullit të Shpirtit Osman, majat e minareve të Shën
Sofisë, Shtylla e Tokmakhanit, kupola e Arkivit Qendror të Shtetit, Porta e Lavdisë, Kolonat e Bankës
perandorake, kupolat e kaltra të zbehta të Pallatit të Ëndrrave’’ 10, ndërsa në një rast tjetër tregon për
pozitën e lartë që gëzonte drejtori i Tabir Sarajit ( Pallatit të ëndrrave), ‘’ ai nuk e kuptonte se përse
drejtori i Tabir Sarajit megjithëse funksionar i shkallës së katërt, bile pa titullin Pasha ,por thjesht
drejtor, ishte i vetmi që kishte të drejtën të mos përkulej përpara Shehulislamit të fuqishëm përpara
të cilit dridheshin të gjithë vezirët’’.11

Si emërtim dhe si institucion Pallatin e ënddrave e hasim edhe te romani ‘’ Qorrfermani’’, madje te
ky roman na del edhe emri i personazhit kryesor të romanit ‘’ Pallati i Ëndrrave’’, Mark- Alemit, për të
cilin jepet edhe sqarimi se është nip i familjes së njohur të Qyprilinjëve. Këtu Mark- Alemi na del si një
fëmijë i zbehtë, i paafrueshëm dhe i pa interesuar të dëgjoj legjenda të dhimbshme. ‘’Qysh se ishte
martuar ajo nuk kishte parë asnjë nga anëtarët e familjes së famshme, përveç një nipi të tyre, një
djalë i zbehtë dhjetë-dymbëdhjetë vjeçar që kishte ardhur për vizitë një vit e ca më parë me të ëmën.
Djali quhej Mark-Alem, ishte i paafrueshëm dhe kur Aleksi i kishte vizatuar një urë triharkëshe që
ndodhej diku në Shqipërinë Qendroredhe në të cilën ishte bërë dikur një flijim djali kishte tundur
kryet në mënyrë mohuese duke thënë: nuk dua të dëgjoj gjëra të frikshme’’ 12

Në këtë mënyrë Ismail Kadare përdor parimin e personazhëve që rikthehen në romane të ndryshme
bashkë me lidhjet e tyre fisnore, i lajmëron që herët personazhët e tij duke i paraqitur si të mitur, për
t’i futur më vonë si protagonist kryesor në një roman tjetër. Ngjashëm vepron edhe me ngjarje të
ndryshme të cilat i paralajmëron shkurtimisht diku tjetër dhe i bën çështje thelbësore në një vepër
pasardhëse.

--------------------------------
9.
Aliu, Gëzim, Romanet e Ismail Kadaresë1963-1990, Instituti Albanalogjik,Prishtinë ,2016, f. 177
10.
Kadare, Ismail, Pashallaqet e mëdha, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 46
11.
Po aty f. 82
12.
Kadare, Ismail, Qorrfermani, Onufri, Tiranë, 1999, f.28

4. Pallati i Ëndrrave, një shkim sipërfaqësor

Si roman më vete dhe me titullin që e njohim sot ‘’ Pallati i Ëndrrave u botua vetëm pas rënies së
komunizmit në Shqipëri. Fillimisht autori nxorri skicë-romanin ‘’ Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave’’ të
cilin e përfshiu në vëllimin me proza ‘’ Gjakftohtësia’’ më 1980. Ky skicë- roman për nga platforma
ideore, personazhet, linjat dhe mjediset ishte i ngjashëm me tekstin që e ka sot romani. Një vit më
vonë Kadare nxori motërzimin e plotë dhe e futi atë në ribotimin e vëllimit me proza ‘’Emblema e
dikurshme’’.

Pallati i Ëndrrave është nja nga kryeveprat e Ismail Kadaresë. Ngjarja që zhvillohet në këtë roman
është vendosur në hapsirat e Perandorisë Osmane. Romani hapet në një mëngjes të ftohtë dimri në
një rrugicë të kryeqytetit duke na e dhënë që në rreshtat e parë protagonistin kryesor Mark-Alemin i
cili caktohet me punë në Tabir Sarajin e famshëm dhe të tmerrshëm që merrej me studimin dhe
zbërthimin e ëndrrave. Ai ishte pinjoll i një familje të njohur nëpunësish shtetror, ndërsa detyra e tij
parësore në Tabir Saraj ishte shqyrtimi dhe grupimi i ëndrrave të shtetasve të Perandorisë, të cilat më
pas interpretoheshin sa më saktë që ishte e mundur, për tu dhënë mundësi autoriteteve të ndalin që
në fillim çdo lloj rebelimi si dhe të parandalojnë aktet kriminale.

Si një pinjoll i afërt i familjes së njohur Ura e cila me kohë kishte përkthyer mbiemrin e vetë nga
gjuha shqipe në atë osmane, duke u quajtur Qyprillinjë, mund të hamendsojme se jo pa një arsye
shumë të fortë, Mark –Alemi orientohet nga fisi që të punoj në institucionin e ëndrrave , ndonëse vetë
e ëma e tij, siç kuptojmë më vonë kishte dyshime nëse i biri do të duhej të punonte ose jo në këtë
institucion. Brenda Pallatit Mark- Alemit i fillojnë ankthet që në ditën e parë. Ndikimet farefisnore i
bëjnë të mundur që mënjëherë të filloj punën në sektorin e Përzgjedhjes që ishte një sektor shumë i
rëndësishëm, ndonëse sektori nga e nisnin punën fillestaret ishte sektori i Grumbullimit ose
Kopisteria.

Pallati i Ëndrrave ishte organ i veçantë i shtetit që kishte për detyrë të grumbullonte të gjitha
ëndrrat e banorëve të perandorisë së stërmadhe e më pas t’i sistemonte dhe t’i ndante sipas
rëndësisë që kishin. Nëpunësit e këtij pallati ballafaqohen për çdo ditë me leximin e ëndrrave nga më
të ndryshmet si : ëndrra fatsjellëse, ëndrra rrezikndjellëse, ëndrra kolektive, ëndrra individuale,
ëndrra të rëndomta, bash- ëndrra etj. Puna e tyre, ndonëse në shikim të parë mund të duket
argëtuese, ngase kanë rastin të lexojnë lloj-lloj gjërash që mendja njerëzore arrin t’i ‘’shoh’’ vetëm në
ëndrra, thellë-thellë, puna e tyre nuk është aspak e tillë ngase ata duhet të analizojnë me përpikmëri
çdo ëndërr , ngase mund të ndodh që nga fati i njërës prej tyre, qoftë ajo edhe më e përçudnuara apo
qoftë ajo e parë edhe nga banori më i humbur, të mvarej fati i gjithë perandorisë. E këta nëpunës
fenomenin misterioz dhe pak a shumë të pashpjegueshëm që njeriut i sillnin ëndrrën, pra gjumin, nuk
arrinin ta bënin siq duhej e kjo i ndodh edhe Mark-Alemit që nga dita e parë e fillimit të punës në
Tabir Saraj, ‘’ kishte qenë nata e tij e fundit kur kishte shijuar gjumin e mirëfilltë njerëzor. Këndej e
tutje, gjithçka do të ishte ndryshe.’’13

Interpretimi i ëndrrave sipas romanit në shtetin perandorak kishte shumë rëndësi dhe kjo nuk

-------------------------------
13.
Kadare, Ismail, Pallati i Ëndrrave, Onufri, Tiranë, 2011, f.39

10

duket si një risi, sepse me gjëra të tilla ishin marr edhe popujt e lashtë duke shpjeguar dhe
interpretuar ëndrrat , por Perandoria Osmane mund të ‘’krenohej’’ për një risi sepse e para e kishte
futur ëndrrën si institucion. Për më tepër vetë sulltani kërkon që të regjistrohet, të kontrollohet e të
hulumtohet secila ëndër e secilit shtetas duke krijuar kështu Tabir Totalin, që nënkupton një kontroll
të plotë të njeriut jo vetëm si qenie fizike , por edhe si qenie shpirtërore, pra jo vetëm një kontroll i
plotë mbi veprën e tij, mbi punën që ai bën, por edhe mbi atë që ai e mendon dhe ëndërron.

5. Një titull dhe shtatë kapituj

Romani ‘’ Pallati i Ëndrrave’’ ndahet në shtatë kapituj të cilët autori i emerton thjeshtë: Mëngjesi,
Seleksionimi, Interpretimi, Dita e pushimit, Arkivi, Darka dhe Afrimi i pranverës. Tre nga këta kapituj
për nga titulli lidhen në mënyrë të drejtëpërdrejtë me punën dhe aktivitetin që zhvillohet në Pallatin e
Ëndrrave, dy nga kapitujt emërtojnë një pjesë përbërëse të ditës , kapitulli i mesit përcakton një ditë
pushimi, ndërsa ai i fundit ardhjen e pranverës e cila si stinë figurativisht përdoret për të treguar
lëvizjet dhe ndryshimet e mëdha që ndodhin.

Që në rreshtat e parë të kapitullit të parë ‘’ Mëngjesi’’, autori na zbulon protagonistin kryesor të


romanit , Mark –Alemin i cili në një mëngjes të ftohtë dimri ishte nisur për në punën e tij të re, të cilës
ja dinte vetëm vendndodhjen, por nuk e kishte as idenë më të vogël se çka do të punonte dhe çka e
priste aty. I gjithë kapitulli është i mbushur me ecejakët e shumta të Mark-Alemit nëpër koridoret e
shumta të Pallatit të Ëndrrave si dhe me dyshimet dhe hezitimin që e kishte në lidhje me punën e re.
Ato vinin duke ju shtuar pas takimit me secilin njeri brenda pallatit, të cilët në fakt nuk shfaqnin asgjë
njerzore në sjelljet e tyre. Në pjesën e dytë të kapitullit njihemi edhe me punën që do ta kryekj Mark
Alemi, kuptojmë për lidhjen e tij familjare me Qyprillinjtë, për mënyrën e funksionimit të Pallatit të
Ëndrrave, për sektorët e tij etj.

Kapitulli i dytë ‘’ Seleksionimi’’ ka për titull një nga sektorët e Pallatit të Ëndrrrave, në të cilin Mark-
Alemi fillon punën. Në këtë kapitull njihemi më për së afërmi me punën që kryhet në sektorin e
seleksionimit, që ishte një sektor shumë i rëndësishëm në kuadër të pallatit dhe një nëpunës fillestar
nuk e kishte aspak të lehtë të fillonte me punë drejt e në seleksionim, por për Mark-Alemin dhe
familjen e tij të fuqishme kjo nuk ishte shumë problem. Madje Mark-Alemi hynte në rradhët e
nëpunësve që parapëlqehej prej drejtorisë së Pallatit. Shprehjen ‘’ ti pëlqehesh nga ne’’ ai do ta
dëgjonte fare shpesh nga eprorët e tij, e arsyeja e këtij pëlqimi padyshim lidhej me faktin se ai ishte
nip i Qyprillinjëve. Me përfaqësuesit kryesorë të kësaj familje, po ashtu, njihemi në këtë kapitull, gjatë
një darke që shtrohet në shtëpinë e Mark-Alemit.

Kapitulli i tretë ‘’ Interpretimi’’ po ashtu ka për titull një nga sektorët e Pallatit të Ëndrrave. Ky madje
ishte sektori më i rëndësishëm i këtij institucioni imagjinar, ku Mark – Alemi, ndonëse nëpunës i ri,
arrin të futet shpejtë brenda tij. Futja në këtë sektor për të mbetet makth dhe enigmë në vete. Ai
ftohet në drejtori për tu njoftuar me poziten e re të punës, ndonëse nuk e di arsyen e ftesës, për më
tepër kur është para njeriut që ja jep këtë njoftim atij në ankth të plotë i duhet të pres minuta të tërë.
Sikur ta ndjnte se puna në interpretim ishte shumë e vështirë, ndonëse lakmohej nga të gjithë, Mark-
Alemi nuk di a duhet të gëzohet për lajmin që dëgjon apo duhet t’i vie keq. Në kapitull paraqiten
hollësisht vështirësitë që i has interpretuesi i ri në shpjegimin e

11

ëndrrave , përmbajtja e të cilave i shkakton trazime psiqike. Kapitulli përfundon me një makth-ëndërr
të cilën drejtoria e Pallatit ja jep Mark-Alemit ta lexoj dhe ta interpretoj, madje jashtë orarit të punës
dhe me një ngjarje interesante që një ënërrçues tregon për atë që i kishte ndodhur me dosjen e
ëndrrave që i duhej ta sillte nga Jenishehiri.

Dita e pushimit titullohet kapitulli i katërt, ngjarja e të cilit fillon që në mëngjesin e hershëm .
Ndonëse në një ditë pushimiMark-Alemi ndjehet jashtëzakonisht i lodhur, ngase ishte dita e parë e
pushimit që kur ai kishte filluar punën. Kafen e ditës së pushimit ai e pi në kafenenë ‘‘’Haxhilelekët’’,
vend ku kishte qëndruar shumë gjatë para se të fillonte punën. Aty ai sjellë nëpër mend gjëra të
çuditshme, kujton gjëra të çuditshme dhe sheh gjëra të çuditshme. Puna me ëndrra e kishte futur në
një botë të çuditshme , botë që sillej rreth gjumit dhe kohës kur njeriu nuk është në gjumë, madje kjo
e kishte zhytur edhe më thellë mes jojetës dhe jetës. Në kafene kujton edhe takimin me Vezirin e
madh nga i cili mëson shumë gjëra për Pallatin e Ëndrrave, vend ku Mark-Alemi punonte ,por nuk i
kishte të njohura atë gjëra. Megjithatë Mark-Alemi nuk kishte arritur ta kuptonte saktë biseden me
Vezirin, për të cilen më vona do ta fajsonte vetën shpesh. Në këtë kapitull autori vë theksin edhe te të
verbërit që qëndronin në kafene, të cilët në mënyrë vullnetare kishin pranuar tu hiqeshin sytë sipas
një dekreti të nxjerur nga Sulltani, ngjarje që Kadare e trajton te romani ‘’Qorrfermani’’.

Kapitulli i pestë titullohet ‘’ Arkiva’’ dhe nisë me një vizitë që Mark –Alemi është i detyruar ta bëj në
këtë sektor të çuditshëm dhe misterioz të Pallatit të Ëndrrave. Ky kapitull sikur paralajmëron një
gjakderdhje të mundshme e cila do të nis së shpejti, me vetë faktin se Mark-Alemi kërkon dosjen e
ëndrrave që ishin rrëfyer në prag të gjakderdhjeve të mëdha, e ky paralajmërim më së shumti lidhet
me Kosovën ngase ai kërkon ekskluzivisht dosjen e Luftës së Kosovës zhvilluar mes Perandorisë
Osmane dhe Aleancës Ballkanike në vitin 1389. Kapitulli paralajmëron edhe ngjarje dhe lëvizje të
çuditshme që ndodhin në kryeqytet, lëvizje që i shohin të gjithë, por askush nuk e di pse ndodhin.

Kapitulli i gjashtë titullohet ‘’ Darka’’ dhe nga titulli mund të mendohet si një kapitull i qetë , por
është pikërisht ai që tregon gjëmën e madhe që ndodh e që ka lidhje të drejtëpërdrejtë me familjen e
madhe të Qyprillinjëve dhe me eposin që këndohej për ta, gjëmë që pothuajse e paralizon kryeqytetin
e perandorisë. Në këtë kapitull i gjejmë zbuluar disa nga ngjarjet e parathëna nga autori si: ëndrra me
urën, instrumentin muzikor dhe demin e tërbuar e cila bëhet shkak për vrasjen e rapsodëve të ardhur
nga Shqipëria në pallatin e Qyprilinjëve si dhe për arrestimin e Kurt Qyprilliut si ftues i rapsodëve. Për
të qenë ngjarja më trishtuese, ishte vetë Mark –Alemi ai i cili e kishte kaluar këtë ëndërr në sektor më
të lartë, përderisa , noshta, kishte mundësi ta zhdukte që në gjenezë dhe ta shpëtonte familjen e
dajave të tij nga kjo goditje e tmerrshme. Në këtët kapitull na bëhet e qartë edhe biseda që Mark-
Alemi kishte bërë me vezirin, i cili i kishte kërkuar kujdes dhe vëmendje maksimale gjatë punës në
Pallat.

Kapitulli i fundit është ‘’ Fillimi i pranverës’’, titull që lidhet në mënyrë simbolike me ndryshimet e
shumta që ndodhin në karrierën e Mark-Alemit dhe me jetën në kryeqytet. Pas trazirave që prekin
familjen e Qyprilinjëve dhe nëpunësit e shumtë të Pallatit, Mark-Alemin e shohim fillimisht në krye të
bashëndërrorëve e më pas edhe si zëvendsdrejtor i parë i Pallatit të Ëndrrave. Detyra e

12

lartë e ndryshon në mënyrë të pavullnetshme duke i dhënë hijen e një zyrtari të ftohtë. Emrimi i tij si
zëvendës drejtor vlerësohet si një fitore e rradhës e Qyprillinjëve , por si çdo fitoere e tyre ajo përcillet
edhe me humbja nga ana tjetër ( Kurti, i cili kishte miqësi me djalin e konsullit austriak dhe që është
simbol i një mënyre të të jetuarit dhe të të menduarit ndryshe ,denohet me prerje koke). Një
paralajmërim simbolik është edhe pagjumësia që e mbërthen Shqipërinë në këtë fillim pranvere.

6. Alegoria e një romani

Në pjesën paraprake kam bërë një vështrim sipërfaqësor dhe përgjithsues rreth asaj që tregohet në
romanin Pallati i Ëndrrave, kapitull pas kapitulli, ngjarjen e të cilit Ismail Kadare e vendos në
kryeqendrën e Perandorisë Osmane, ndërsa koha e zhvillimit të ngjarjeve mund të përcaktohet diku
ka fundi i shekullit XIX, ngase kur Mark-Alemi në arkiv lexon dosjen e ëndrrave për Luftën e Kosovës të
zhvilluar në vitin 1389 ndjehej i ngazëllyer sepse ‘’ ishte hera e parë që lexonte shkrime kaq të moçme.
Dhe s’ishte një vjetërsi dosido , por gati pesëshekullore’’. 14

Duhet cekur se një pallat i tillë ëndrrash nuk ka ekzistuar asnjëherë në Perandorinë Osmane, kështu
që ngjarja, koha, hapsira, pallati me kube të larta e me ngjyrë të kaltër, koridoret, kthinat, galeritë e
shkallët labirintike të tij, pastaj sektorët, detyrat, ndarjet e nënndarjet e ëndrrave vendosja e tyre
sipas gjërave që parathonin e shumë elemente të tjera dalin si imagjinatë e pasur e autorit dhe na
krijojnë një aluzion. Kështu që edhe romani duhet lexuar dhe vështruar si ‘’ një tekst alegorik për
sistemin e një tiranie me gjithë aparatin e t’i shtypës, dëftuar përmes historisë së kallzimit të ëndrrave
dhe realitetit në të cilin aludojnë këto ëndrra’’.15

Alegoria hyn në grupin e figurave të fjalës që ndryshe quhen edhe trope dhe rrjedh prej fjalës greke
allos që do të thotë tjetër dhe agoreu që do të thotë flas. ‘’ Është figurë e afërt me metaforën dhe
mund të konsiderohet si trajtë e saj e zgjeruar. Te alegoria nuk kemi ndryshim të kuptimit të fjalës ,
mirpo gjatë leximit e ndiejmë që kuptimi i pjesës ose i tërë veprës zhvillohet edhe në një vijë tjetër
kuptimore e cila përbën kuptimin kryesor të veprës.’’ 16 Pikërisht këtë figurë e zgjedh Ismail Kadare që
të sulmoj sistemin politik që ishte instaluar në Shqipëri që nga pas Lufta e Dytë Botërore dhe që
vazhdonte edhe në kohën kur u shkrua dhe u botua romani Pallati i Ëndrrave. Në këtë roman kemi një
komunikim të plotë dhe efektiv të figurës së alegorisë me realitetin jetsor.

I gjithë romani ‘’ Pallati i Ëndrrave’’ është një figurë e fuqishme kundër jetës në diktaturë dhe kundër
sistemit politik. Këtu Kadare arrin të projektojë më së miri labirintin e izolimit shqiptar gjatë shekujve
e sidomos në periudhën e komunizmit. Ky roman , së bashku me romanet

----------------------------
14.
Kadare, Ismail, Pallati i Ëndrrave, Onufri, Tiranë, 2011, f.171
15.
Rrahmani, Kujtim, Letërsia bashkëkohere, Albas, 2012, f. 52
16.
Rrahmani, Zejnullah, Teoria e letërsisë, Prishtinë, 1996, f. 81

13

‘’ Pashallaqet e mëdha’’ dhe ‘’Qorrfermani’’ bëjnë një analogji krahasuese midis sistemit totalitar
komunist dhe atij osman duke filluar kështu atë që Gilles Banderier e quan ‘’letërsia perandorake e
Kadaresë e ndërtuar mbi analogjinë alegorike të Perandorisë Osmane’’.

Në këtë kohë Kadare tashmë kishte krijuar një përvojë në përdorimin e trajtave analogjike dhe
alegorike me romanet’’ Komisioni i festës’’ (1978), ‘’ Pashallaqet e mëdha/Kamarja e turpit’’ (1978),
përvojë të cilen e ngriti në nivelin e përsosmërisë me romanin ‘’Pallati i Ëndrrave’’, ku sipërfaqësisht
sulmon Portën e Lartë të Perandorisë Osmane, kurse tërthorazi godet çdo sistem totalitar që provon
të ushtroj pushtet absolut mbi qytetarët e vet. Pra thelbi i këtij romani është alegoria politike anti-
totalitariste , duke përdorur mënyrën e funksionimit të perandorisë osmane, por duke pasur si qëllim
kryesor nxjerrjen sheshit të të metave të diktaturës komuniste në Shqipëri, arsye për të cilen edhe
krijohet objekti i Pallatit të Ëndrrave i romanit, por që në fakt, ‘’ identifikon fshehtas Komitetin
Qendror të P.P.SH.’’17

Shpërfaqja e ambientit shqiptar nën diktaturen e egër komuniste jepet që në faqet e para të
romanit përmes përshkrimit të itinerarit të Mark-Alemit nga shtëpia për në vendin e punës përmes
shprehjeve: zyrat qendrore, Banka Qendrore, ministri, sqotë, ngjyrë e hirt etj. , përshkrime që
përputhen me kryeqytetin shqiptar Tiranën. Më të afërt këtë alegori me ambientin shqiptar e bën
edhe fati i mirë i nëpunësit Mark-Alemi i cili ngritet shpejtë në karrier dhe fati i keq i Kurt Qyprilliut i
cili denohet me prerje koke, ndonëse vinin nga e njëjta familje. Jemi kështu në ambientet e errta të
diktatorëve , kur vartësit e tij, ndonëse të të njëjtës familje, përkdhelen apo goditen për vdekje,
mënyrë e cila është konsideruar si më efektivja për të përhapur frikë.

Në romanin ‘’ Pallati i Ëndrrave’’ Ismail Kadare nëpërmjet alegorisë ka arritur që të shfaq mendime
shumë të gdhendura artistike të cilat jo vetëm që i rezistuan zbulimit të kritikës zyrtare të kohës kur u
botua, por ato i rezistojnë edhe kohës tonë duke u shfaqur me një finesë të shkëlqyer artistike, duke
na lënë të hapur mundësinë e interpretimit figurativ, kur shkrimtari për t’i ikur censurës, veprës së vet
ja hedh velin e një figuracioni të përkryer, ngase kjo ishte mënyra e vetme për ta mbajtur në ‘’jetë’’
veprën e ndoshta edhe frymën e vet.

7. Analogjia

Ismail Kadare romanin ‘’Pallati i Ëndrrave’’ e realizon përmes aplikimit të analogjisë ku përfshinë një
numër të madh gjykimesh e vlerësimesh për totalitarizmin në përgjithësi me theks të veçantë për
diktaturen komuniste në Shqipëri. Në roman ngjarjet integrohen, fare mirë, midis tyre përmes
analogjisë, duke u bërë secila prej tyre pjesë e një hirearkie. Lidhja shpjeguese midis ngjarjes dhe
kuptimit bëhet përmes analogjisë dhe koncepteve që rrjedhin prej saj si : ngjashmëria, përsëritja,
dallimi etj. Përmes paraqitjes së absolotizmit në Perandorinë Osmane nënkuptohet regjimi komunist
në Shqipëeri, përshkrimi që i bëhet Tabir Sarajit nënkupton ndërtesen e Komitetit qëndror apo të
sigurimit të shtetit, interpretimi i ëndrrave nënkupton mbikqyrjen dhe

---------------------
17.
Sinani, Shaban, Një dosje për kadarenë, OMSCA-1,Tiranë, 2005, f.162

14

kontrollin total që i bëhej njeriut në diktaturë etj. Një ngjashmëri e tillë e përsëritur shpesh në letërsi ,
ku shquhen dallimet dhe specifikat e secilës kohë na shpie tek arketipi i totalitarizmit, si fenomen në
historinë njerëzore ku nga njëra anë kemi dhunën që ushtron shteti totalitar dhe synimin që ka ai për
të kontrolluar gjithçka, madje edhe botën e ëndrrave, e në anën tjetër shfaqet mundësia e individit,
për të bërë karrierë në nivelet shtetërore për të cilën: duhej të kishe një biografi të përshtatshme ,
duhej të ishe i tillë që të shkelje pa mëshirë mbi ëndrrat e njerzve, por edhe mund të ndodhte që
përfundoje fare lehtë në dënimet më të rënda.

Procedimi analogjik që përdorë Kadare të romani ‘’ Pallati i Ëndrrave’’, por edhe te romanet e tjera
si : ‘’Piramida’’, ‘’ Ura me tri harqe’’. ‘’ Kush e soli Doruntinen’’ etj., i jep mundësinë atij që të largohet
sa më shumë nga skema e realizmit socialist dhe në këtë mënyrë të jap kontributin e tij të madh për
shfaqjen e romanit modern në letërsinë shqipe. Këtë kriter ai e plotëson edhe me romanin ‘’ Pallati i
Ëndrrave’’ i cili është i dominuar nga teksti përshkrues qoftë ai i jashtëm ku përshkruhet me imtësi
Pallati i Ëndrrave, pamja e tij, arkitektura, mënyra e funksionimit , e qoftë nga ai i brendshëm ku
zbulohen mendimet e Mark -Alemit si analiza psikologjike apo komentime të kujteses. Përshkrimet që
jepen për Pallatin e Ëndrrave dhe psikologjia e personazhit bashkohen me komentimin e ëndrrave sa
që në momente të caktuara nuk dihet se ku mbaron ëndrra e ku fillon psikologjia e personazhit. Fuqia
e ëndrrës dhe e pallatit shfaqet njësoj edhe jashtë mureve të tij , sa që e bën Mark – Alemin të mos e
dalloj të vërtetën nga ëndrra.

Përmes romanit ‘’ Pallati i Ëndrrave’’ Kadare arrinë të realizoj edhe analogjinë midis botës së trillimit
letrar dhe regjimit totalitar. Vepra letrare në funksionin e saj shpërfaq përjetueshmërinë si një botë e
ëndrrave dhe dëshirave njerëzore, kurse regjimi përmes devijimit synon ta bëjë të vëzhgueshme
përjetueshmërinë me qëllim manipulimin e njeriut.

You might also like