Plani Edukativ Individual PEI Plan Mesimor

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 6

Plan edukativ individual

Emer mbiemer:
Ditëlindja:
Shkolla: Shkolla 9-vjecare “Deshmorët e Shkodrës”
Data/Muaji/Viti I vlerësimit:

Sintezë e situatës së personit në çastin e vlerësimit

Nxënës në klasën e shtatë, në moshën 14 vjecare, por jo si moshatarët e tij. Djali shoqërohet
nga një vlerësim mjekësor, ku sipas rekomandimit nga komisioni mjeko-ligjor, fëmija është
diagnostifikuar me epilepsi dhe prapambetje mendore

Pedagogji zhvillimi
Terapi individuale

Fëmija ka aftësi të mira në disa fusha të zhvillimit (pavarësi praktike, psikomotricitet, zhvillim
shqisor). Ka qëndrim pozitiv ndaj fësmijëve të tjerë. Ka aftësi të mira në aspektin akademik, ka
ecur mirë sipas programmit edukativ shkollor. Fëmija vazhdon të hasë vështirësi në
përqëndrim, vështirësi për tu shprehur perms të folurit të lidhur.

Përmbledhje e pikave të forta:


Nxënësi ka dëshirë të punojë dhe të përfshihet në detyrat që jep mësuesja, kopjon i ndihmuar
dhe i orientuar, por me nxitje nga ana e mësuesit ndihmës, të ndjed me sy dhe e ruan kontaktin
kur i flet apo e ndihmon në kryerjen e detyrave. Është i qetë, i dashur, dhe ka interesimin e
prindërve sidommos të nënës në frekuentimin e shkollës. Flet dhe komunikon pa ndrojtje,
punon me mësues ndihmës gjatë orës se mësimit. Nuk praqet vështirësi në kopjimet globale
apo mbajtjen e rreshtit drejt, pasi këto janë mësuar gjatë viteve të mëparshme.

Në lëndën e abetares njeh disa shkronja dhe i shqipton ato. Kopjon me vështirësi fjalët dy
rrokshe, i orientuar nga mësuesja ndihmëse. Bën renditjen mekanike të nunrave dhe njeh
numrat që nuk i njihte më parë, po ashtu ka përmirësim në vepriet me mbledhje e zbritje me dy
shifra. Merr komanda duke u përfshirë në aktivitete të klasës si: Mbledhjen e letrave, fshirjen e
tabelës. Herë pas here, ka dëshirë të jetë i përfshirë në grupë pune me fëmijët e tjerë të klasës.

Njeh nocionet hapësinore: Lart, poshtë, afër, larg, në, mbi, para dhe pas. Ka dëshirë të
përfshihedt në detyra specifjike dhe t’i realizojë ato. Lëviz lirshëm në ambientet e shkollës që
dikur nuk e realizonte. Ka realizuar një siguri në vetvete, por akoma paraqet vështirësi në
shoqërimin me të tjerët.

Përmbledhje e pikave të dobëta


Është fëmija i parë, ndërkohë që fëimja i dytë që është vajzë dhe nuk paraqet probleme të të
nxënit në shkollë.
Tashmë njeh numrat apo germat, por paraqet vështirësi në të lexuar dhe në krijimin e fjalive,
pasi mbas orës se mësimit ai harron ato që ka mësuar. Ka ulje të vetëvlerësimit, shmanget nga
të tjerët, edhe pse ka dëshirë të jetë pjesë e grupit, përsëri has vështirësi të shoqërohet me to.
Flet pak, vetëm me nxitjen e vazhdueshme dhe gjatë orës mësimore mungon përqëndrimi dhe
për këtë duhet mbikqyrja e vazhdueshme e mësuesit ndihmës.

Për hartimin e këtij plani edukativ, individual janë fokusuar në ato fusha ku djali paraqet më
shumë vështirësin dhe ka nëvojë për zhvillimin e kompetencave të tij, pa lënë mënjanë edhe
realizimin e aktiviteteve në fushat e socializimit dhe integrimit me shokët e shoqet ku i duhet të
respektohet dhe të ndihet mirë me bashkëmoshatarët.

PEI do të përqëndrohet në tre fusha kryesore:


Fushat ku do të ndërhyhet për realizimin e planit edukativ individual:

I Fusha e komunikimit verbal, gjuhës së foljur dhe gjuhës së shkruar;


II.Fusha e aktiviteteve shkollore logjike-matematike;
III.Fusha e shoqërizmit.
Aktivitete për zhvillimibn e gjuhës së folur dhe të shkruar
Objektivat: Zhvillimi I kapaciteteve konmunikuese, gjuhësore , njohja e gërmave të alfabetit

Gjuha e folur
Shqiptimi i rrokjeve;
Bashkimi i dy rrokjeve;
Shrimi dhe shqiptimi i fjalës së plotë;
Njohja e personazheve të tekstit.

Gjuha e shkuar
I. Shruarja e rrokjeve të ndryshme me shkronja shtypi dhe dorë duke u diktuar nga
mësuesi;
II. Të shkrujaë rrokjet dukie i kopjuar nga tabela e zezë;
III. SHkruarja e rrokjeve dhe fjalëve duke kopjuaer nga teksti;
IV. Shkruarja në fletore e rrokjeve duke u diktuar nga mësuesi dhe duke i ndjekur nga
libri dhe me ndihmë deri në rreshta;
V. Orientimi saktë në fletore.

Aktivitete të tipit logjiko-matematik


Objektivat: Stimulimi i arsyetimit logjik njohja e numrave deri në numrin 20
Përgatitja për punën dhe jetën sociale.

• Të rendisë numrat nga 10 deri 100 siaps redit të tyre, pa ndihmë


• Të realizojë veprime brenda numrit 10 deri 50, me dhe pa ndihmë
• Të dijë të rendisë numrat nga 50 deri në 0 me zbritje sipas rradhës
• Të oordinojë numrin e figurave apo objekteve me problem e dhënë.
• Të numrojë me objekte konkrete.
Aktivitete shoqërizuese
Objektivat: Favorizimi i sjelljeve sociale, favorizimi ië dëshirës dhe kënaqësisë

• Mbajtja pastër e ambientit të klasës dhe bashkëpunimi me shokët për mblehjen e


letrave
• Mbajtja pastër dhe me rregull e bankës me shoqen
• Sistemimi imjeteve, librave, fletoreve
• Lojëra të dryshme shoqërizuese në klasë
• Lojra të ndryshme shoqërizuese në oborrin e shkollës
• Shëtitje të herëpashershme në natyrë.
• Pjesmarrje në eskursione.
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE I NXËSVE ME AK
Dt…….
Lënda……
Emri…….

Tema mësimoere: Punimi i tingullit dhe i shkonjës M


Klasa…..

Objektiv i përgjithshëm për lëndën: Abetare


I.Të tregojë një detaj nga figura e tekstit
II.Të shqiptojë germën e re M
III.Ta dallojë atë midis fjalëve.

Fjalët kyçe: Shkronja M, mami, macja, makina


Burimet, mjetet: Ditari I nxënësit

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësit me AK


Punë individuale me ndihmën e mësuesit ndihmës.

Organizimi i orës së mësimit:


Hapi i parë: Kontrolloj detyrat e shtëpisë duke i stimuluar në vlerësim. Bëjmë së bashku
diskutim rreth tyre.
Hapi i dytë: Përsërisim shkronjat e mësuara deri tani, shqiptimin e tingujve, ku ata hasin
vështirësi dhe punoj për leximin e rkjeve dhe fjalëve.
Hapi i tretë: Në fletoren e klasës punoj për modelimin e grafikëve të shkronjave të mësuara dhe
aty ku has vështirësi ua përsëris shkronjat sërish.
Pëfundimi i orës: Përgëzoj nxënësit duke i stimuluar ato në vlerësim dhe e udhëzoj për detyrat e
shtëpië duke ua konkretizuar me shembuj

You might also like