Procedura Administrative

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 45

1 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Procedura Administrative

Shënimet nga ligjëratat

Java e 1 / 25.02.2020 (E Martë)

Kuptimi i procedurës administrative

1. Çka është procedura administrative?


2. Historiku i zhvillimit të procedurave administrative.
3. Cilat janë elementet e procedurës administrative?
4. Llojet e procedurës administrative.
5. Dallimi i procedurës administrative me procedura të tjera?
6. Legjislacioni në fuqi që rregullon procedurën administrative.

1.Procedura administrative paraqet një tërësi të dispozitave formalo-juridike apo proceduralo-juridike


të cilat i zbaton organi i administratës me qëllim që të nxirret një vendim i ligjshëm dhe i rregullt.

Procedura administrative është një tërësi e veprimeve procedurale që i ndërmerr organi i administratës
për të shkaktuar pasoja juridike me ç’rast vjen deri tek lindja, ndryshimi apo shuarja e një marrëdhënie
juridike administrative.

2.Së pari janë paraqitur normat materialo-juridike e më vonë normat e karakterit procedural.

Kodifikimi i parë i procedurës administrative është bërë në Austri në vitin 1925 ku për herë të parë është
nxjerrë ligji i procedurës administrative dhe bazë kryesore për nxirjen e këtij ligji ka qenë përvoja e
rëndësishme e gjyqësisë administrative që ishte zhvilluar gjerë në atë kohë në Austri.

E njëjta praktikë filloi të zbatohej edhe në vendet tjera Evropiane.

Në shtetet e bashkuara të Amerikës ky kodifikim është bërë më vonë në vitin 1946

Në të drejtën tonë si ligj bazë që e ka rregulluar procedurën administrative deri në vitin 2006 ka qenë
ligji i procedurës së përgjithshme i ish-RSFJ që ka qenë një ligj i vitit 1986.

3.Çdo procedurë administrative ka 3 elemente kryesorë:

A. Subjektet e procedurës;
B. Objekti i procedurës;
C. Qëllimi i procedurës.

Punoi: Florian Murseli


2 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Subjektet e procedurës administrative - Marrëdhënia juridike administrative krijohet në mes të


shtetit në njërën anë dhe një personi fizik ose juridik në anën tjetër.

Pra këto janë subjektet e procedurës administrative

Ne marrëdhënie administrative palët janë të pabarabarta dhe njëra palë urdhëron, tjetra zbaton.

Organi i administratës është i obliguar të veproj vetëm në bazë të suazave të ligjit dhe të mos i tejkaloj
autorizimet ligjore në mënyrë që të evitohet arbitrariteti dhe të mos cenohet parimi i ligjshmërisë

Në fushën administrative ekziston vetëm një përjashtim nga raporti i pabarazisë në mes të palëve dhe
kjo na paraqitet me rastin e lidhjes së kontratave administrative.

Objekti i procedurës asnjë procedurë administrative nuk mund të zhvillohet pa ekzistuar një objekt.

Objekt i procedurës administrative është çështja administrative.

Çështja administrative - Ligji hungarez në vitin 1956 i jep një definicion të shkurtër.

Sipas dispozitave të këtij ligji, çështja administrative është ajo lëndë për të cilën e vendos administrate
gjatë zhvillimit të procedurës administrative.

Në të drejtën tone nuk ka ndonjë dispozitë për definicionin e çështjes administrative.

Një nocion të çështjes administrative e ka dhënë Ligji për konfliktet administrative neni 3.

Sipas këtij ligji, çështja administrative konsiderohet çështje e veçantë, e pakontestueshme dhe në
interes publik ku në mënyrë të drejtpërdrejtë përcaktohet se sjellja e ardhshme duhet të rregullohet
sipas dispozitave juridike.

Shembuj të çështjeve administrative: kërkesa për regjistrim semestri, aplikimi për vize, nxirja
e letërnjoftimit, pasaportës etj.

Çështja administrative mund të jetë:

A. Një paleshe
B. Shumëpalëshe

Çështja administrative njëpalëshe - të këto çështje çdo here na paraqitet një subjekt që e inicion
procedurën administrative që zakonisht identifikohet me emër, mbiemër dhe të dhëna të tjera
personale.

Të çështja shumëpalëshe na paraqiten me shumë subjekte të së drejtës P.SH një grup i studentëve,
zakonisht nuk identifikohen me emër, por si grup.

Qëllimi i procedurës është nxjerrja e vendimit administrative të ligjshëm dhe të rregullt, të drejtë.
Për këtë arsye, vetë vendimi administrative konsiderohet si kurora e procedurës administrative.

Punoi: Florian Murseli


3 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

4.Dallojmë dy lloje kryesore të procedurës administrative:

A. Procedurën e përgjithshme
B. Procedurën e veçantë (posaçme)

Procedura e përgjithshme zhvillohet nga pjesa më e madhe e organeve.


Quhen kështu sepse me rastin e zhvillimit të tyre zbatohet ligji i përgjithshëm i procedurës
administrative.

Procedurat në të cilat zbatohen ligjet e veçanta quhen procedura të veçanta.

Të gjitha zbrastirat e ligjit te veçantë plotësohen me ligjin e përgjithshëm.

5.Dallimet në mes procedurës administrative dhe procedurave te tjera, si dallime esenciale


konsiderohen:

 Legjislacioni në përgjithësi që është ne fuqi


 Organet e para të cilave zhvillohen këto procedura
 Palët në procedurë
 Çështjet për të cilat zhvillohet procedura (objekti)
 Sanksionet
 Raporti në mes të palëve (marrëdhëniet juridike që krijohet mes palëve).

6.Në Kosovën e pasluftës deri në vitin 2006 si ligj i aplikueshëm për procedurën administrative ka qenë
ligji i procedurës së përgjithshme administrative i ish-RSFJ 1986.

Ky ligj ka qenë shumë i plotësuar.

Ne vitin 2005 Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin e ri që është quajtur ligji i procedurës administrative.

Ky ligj ka hyrë në fuqi në vitin 2006. Ky ligj thekson se e shfuqizon ligjin e vjetër vetëm për normat
kontradiktore.

Pra, kemi pasur në fuqi 2 ligje.

Ky ligj nuk ka qenë aspak i plotësuar.

Në qershor te vitit 2017 është miratuar ligji i ri i procedurës së përgjithshme administrative i cili sot
është ligj i aplikueshëm qe e rregullon procedurën administrative.

Ne momentin që ka hyrë në fuqi ky ligj, ka shfuqizuar të dy ligjet e mëparshme.

Punoi: Florian Murseli


4 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Java e 2 / 03.03.2020 (E Martë)


Parimet procedurës administrative

1. Çka janë parimet e procedurës administrative


2. Ndarja e parimeve të procedurës administrative

Parimet e procedurës administrative janë rregulla apo udhëzime të cilat zbatohen nga ana e palëve në
procedurë me qëllim te nxirët një vendim i ligjshëm dhe i rregullt.

Parimet e procedurës administrative ndahen në dy grupe:

1. Parimet e përgjithshme;
2. Parimet e veçanta.

Parimet e përgjithshme: janë ato të cilat vlejnë pothuajse në çdo procedurë (procedurë penale, civile,
kundërvajtës etj).

Parimet e përgjithshme janë të shumta.

Ligji i ri ka përcaktuar vetëm 10 parime dhe nuk i përfshin disa parime shumë të rëndësishme.

Si një ndër parimet më të rëndësishme të përgjithshme të çdo procedure janë:

1. Parimi i ligjshmërisë
2. Parimi i joformalitetit dhe efikasitetit
3. Parimi i proporcionalitetit
4. Parimi i barazisë dhe mos diskriminimit
5. Parimi i paanshmërisë dhe objektivitetit
6. Parimi i pritshmërisë së ligjshme dhe të arsyeshme
7. Parimi i administratës se hapur apo transparente
8. Parimi i informimit dhe ndihmës së palës
9. Parimi i përdorimit të mjeteve juridike
10. Parimi i mospagesës të procedurës administrative
11. Parimi i dëgjimit të palëve në procedurë
12. Parimi i së vërtetës materiale
13. Parimi i çmuarjes së lire të provave
14. Parimi i gjuhëve në procedurë

Parimi i ligjshmërisë - është pajtueshmëria e akteve juridike më të ulta me aktet juridike me të larta.
Në anën tjetër, parimi i ligjshmërisë ka të bëj me faktin se çdo veprim procedural që ndërmerret nga
administrate duhet të jetë i ligjshëm.

Kemi shkelje:

Materiale dhe procedurale.

Shkeljet materiale janë shkelje të ligjit dhe të drejtave materiale, ndërsa shkeljet procedurale janë
shkeljet e ligjit procedural dhe të drejtave që i ka pala në procedurë.

Punoi: Florian Murseli


5 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Parimi i joformalitetit dhe efikasitetit - nuk ekziston ndonjë formë apo formalitet i caktuar për
zhvillimin e procedurës, ndërsa për efikasitet organet që e zhvillojnë procedurën duhet te jenë sa më
efikase në mënyrë që procedura të mos zvarritet pa arsye.

Parimi i proporcionalitetit - sipas këtij parimi, veprimet procedurale duhen te jenë veprime
proporcionale. Veprimet janë proporcionale atëherë kur janë të domosdoshme dhe të përshtatshme për
të realizuar qëllimin e caktuar.

Parimi i barazisë dhe mos diskriminimit - : zyrtari i cili zhvillon procedurën administrative duhet të
respektojë këtë parim duke konsideruar se të gjitha palët në procedurë janë të barabarta.

Kemi forma të ndryshme të diskriminimit.

Diskriminimi mund të bëhet në bazë gjinore, moshës, hierarkisë, gjendjes shëndetësore, gjendjes
ekonomike, vendbanimit.

Pra kemi forma të ndryshme të diskriminimit që mund të zbatohen gjatë zhvillimit të procedurës
administrative dhe për këtë arsye të gjitha këto forma të diskriminimit duhet të evitohen me qëllim që
të bëhet respektimi i këtij parimi.

Parimi i paanshmërisë dhe objektivitetit - veprimet të cilat janë të përcaktuara me ligj vepronin në
mënyrë objektive duke evituar çdo formë të ndikimit të jashtëm. Mund të kemi ndikime politike,
familjare, shoqërore etj.

Ne duhet ti evitojmë të gjitha këto ndikime me qëllim që vendimmarrja të jetë e paanshme dhe të jetë
objektive.

Vendimmarrja administrative duhet të bëhet vetëm në bazë të këtyre parimeve.

Parimi i pritshmërisë së ligjshme dhe të arsyeshme - çdo here kur nxirret një vendim administrative,
një zyrtar i administratës duhet të ketë një parashikim lidhur me vendimin që duhet të nxirret.

Dhe ky parashikim ka të bëj më një pritshmëri që duhet të jetë e bazuar me ligj dhe duhet të jetë e
mundshme

Parimi i administratës se hapur apo transparente - sipas këtij parimi, njoftohen qytetarët për të gjitha
veprimet dhe vendimet të cilat ndërmerren brenda një institucioni të caktuar.

Poashtu palës i lejohet qasja në dokumente dhe pala duhet të merr çdo informacion nga zyrtari i
administratës lidhur me fazat e zhvillimit të procedurës.

Parimi i informimit dhe ndihmës së palës – Shpesh here palët në procedurë nuk e njohin rrjedhën e
procedurës, nuk njohin veprimet procedurale që duhet të ndërmirren.

Për këtë arsye ekziston obligimi i personit zyrtar që palës ti jep sa me shumë informacione dhe ta
ndihmojë atë sa i përket zhvillimit të veprimeve procedurale.

Punoi: Florian Murseli


6 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Parimi i përdorimit të mjeteve juridike - në bazë të këtij parimi pala e cila është e pakënaqur me një
vendim administrativ ka të drejtë që të përdorë mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike.

Parimi i mospagesës të procedurës administrative - në bazë të këtij parimi pala nuk është e detyruar të
paguaj asgjë lidhur me zhvillimin e procedurës administrative përveç nëse kjo përcaktohet me ligj.

Parimi i dëgjimit të palëve në procedurë - çdo here një organ i administratës duhet t’i jep mundësi palës
që të deklarohet lidhur me faktet apo rrethanat e ndryshme të cilat janë të nevojshme për të vendosur
lidhur me të drejtat e palës në procedurë.

Parimi i së vërtetës materiale - ky parim vie në shprehje në fazën e dytë të procedurës, në fazën e
shqyrtimit të provave që ndryshe quhet faza hetimore.

Personi zyrtar që e zhvillon procedurën administrative është i obliguar t’i mbledh të gjitha provat me
qëllim të konstatohet gjendja faktike.

Parimi i çmuarjes së lire të provave - në bazë të këtij parimi, zyrtari i administratës është i lire për të
vendosur se cilat fakte duhet të vërtetohen dhe cilat fakte duhet të konsiderohen si të provuara.

Parimi i gjuhëve në procedurë - palës duhet çdo herë ti mundësohet e drejta që ta përcjellë procedurën
në gjuhën e saj/tij.

Prandaj organi i administratës është i obliguar që të sigurojë një përkthyes që ti përkthehet e gjithë
procedura.

Parimet e veçanta - Në procedurën administrative përveç zbatimit të parimeve të përgjithshme gjejnë


zbatim edhe disa parime të veçanta të cilat janë karakteristikë vetëm për procedurën administrative.

Në radhën e këtyre parimeve hyjnë:

1. Parimi privat dhe zyrtar


2. Parimi inkuizitor dhe disponibilitetit
3. Parime verbal dhe i shkruar
4. Parimi i publicitetit

Parimi privat dhe zyrtar - kjo ndarje bëhet duke u nisur nga fakti se cila palë mund ta iniciojë
procedurën administrative.

Sipas mënyrës zyrtare e drejta e inicimit i takon organit.

Sipas parimit privat kjo e drejtë i takon secilës palë që synon realizimin e së drejtës të caktuar.

Parimi inkuizitor dhe disponibilitetit - cila është ajo palë që mund të vejë paraqitjen e provave në
procedurë?

Sipas parimit inkuizitor kjo ë drejtë i ka takuar organit të administratës, kurse sipas parimit të
disponibilitetit e drejta e prezentimit të provave i ka takuar palës.

Punoi: Florian Murseli


7 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Parime verbal dhe i shkruar - kjo ndarje bëhet lidhur me faktin se si i zhvillon personi zyrtar veprimet në
procedurë.

Sipas parimit verbal çdo veprim që ndërmerret bëhet në mënyrë verbale, ndërsa sipas parimit të
shkruar çdo veprim duhet të shkruhet.

Organi i administratës është i obliguar që palës t’i jap mundësinë të deklarohet verbalisht në procedurë
sepse pala shpeshherë nuk dëshiron që vetëm ta dorëzoje deklaratën e shkruar mirëpo dëshiron që të
ketë mundësi qe të dëgjohet drejtpërdrejtë dhe verbalisht në procedurë mirëpo në anën tjetër të gjitha
veprimet procedurale që merren verbalisht duhet të dokumentohen në formë të shkruar përmes
procesverbalit që të mbrohet nga procesmbajtësi.

Parimi i publicitetit - sipas këtij parimi procedurat administrative janë procedura të hapura, pra çdo
qytetar ka të drejtë të merr pjesë me rastin e zhvillimit të një procedure administrative.

Ka raste kur nuk duhet të zbatohet ky parim, në ato çështje që janë konfidenciale apo çështje që lidhen
me ruajtjen e një sekreti zyrtar.

Në këto raste personi zyrtar duhet të shmang parimin e publicitetit dhe duhet të largojë publikun nga
salla.

Java e 3 / 10.03.2020 (E Martë)


Subjektet/pjesëmarrësit në procedurë administrative

1. Kush mund të jetë palë në procedurën administrative?


2. Kategoritë/llojet e pjesëmarrësve në procedurën administrative?
3. Cila palë e zhvillon procedurën administrative?
4. Ndaj cilës palë mund të zhvillohet procedura administrative?
5. Prezumimet procedurale të palës?
6. Përjashtimit të personit zyrtar nga procedura administrative?
7. Përfaqësimi i palës në procedurën administrative?

1.Palë në procedurë administrative mund të jetë ai subjekt me iniciativën e të cilit iniciohet procedura
administrative apo ai subjekt ndaj të cilit iniciohet procedura administrative.

Në procedurën administrative na paraqiten tre (3) lloje të palëve:

A. Pala Aktive
B. Pala Pasive
C. Pala Sekondare

A. Pala Aktive – Është ajo palë që vet e inicion procedurën administrative.


B. Pala Pasive – Është pala ndaj së cilës iniciohet procedura (procedurat qe iniciohen nga
administrata tatimore ose administrata doganore).
C. Pala Sekondare - në një proces administrative mund të jetë ai person i cili merr pjesë në një
procedurë ngase është i interesuar për çështjen për të cilën zhvillohet procedura administrative.

Punoi: Florian Murseli


8 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

2.Këtu nuk merr pjesë vetëm pala aktive dhe pala pasive por në faza të ndryshme të procedurës marrin
pjesë edhe subjekte të tjera.

Këta pjesëmarrës ndahen në katër (4) kategori:

A. Pjesëmarrësit kryesore në kategorinë e pare


B. Pjesëmarrësit e tjerë në kategorinë e dytë
C. Pjesëmarrësit e veçantë
D. Pjesëmarrësit e rastit

Në kategorinë e parë (Pjesëmarrësit kryesor) hyjnë organi i administratës, personi fizik apo juridik dhe
përfaqësuesit e palës.

Në kategorinë e dytë (Pjesëmarrësit e tjerë) hyjnë dëshmitarët, ekspertët, interpretët, përkthyesit,


ndihmësit profesional etj.

Në kategorinë e tretë (Pjesëmarrësit e veçantë) hyjnë prokurori i shtetit dhe avokati publik. Këta janë të
veçantë sepse nuk anojnë nga asnjëra palë dhe janë laik dhe kanë për qëllim mbrojtjen e interesave të
përgjithshme.

Pjesëmarrësit e rastit janë familjarët e palës, miqtë, të afërmit etj.

3/4. Sipas ligjit në emër të organit të administratës procedurën administrative është i autorizuar ta
zhvillojë eprori i organit të administratës.

Personi zyrtar qe zhvillon procedurën në emër të administratës është i obliguar që çështjen


administrative ta vendosë në mënyrë objektive dhe në mënyrë të paanshme duke respektuar parimet e
procedurës administrative dhe në çdo rast kur konstatohet që personi zyrtar është i anshëm apo
subjektiv në vendosje të çështjes konsiderohet qe na paraqiten disa elemente qe lidhen me konfliktin e
interesit.

Në të gjitha ato raste kur konstatohet se kemi konflikt të interesit atëherë na vie në shprehje instituti i
përjashtimit të personit zyrtar nga procedura administrative.

Në të gjitha ato raste kur konstatohet se kemi konflikt të interesit atëherë na vie në shprehje instituti i
përjashtimit të personit zyrtar nga procedura administrative.

5.Në këtë drejtim kemi tre (3) kushte kryesore që ndryshe këto kushte quhen prezumime procedurale

A. Zotësia apo aftësia juridike


B. Zotësia apo aftësia e veprimit
C. Legjitimacioni i palës

Punoi: Florian Murseli


9 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Zotësia juridike - Aftësia për të qenë bartës i të drejtave dhe obligimeve dhe fitohet në momentin e
lindjes.

Zotësia e veprimit - nënkuptojmë zotësinë e një subjekti për të ndërmarrë veprimet procedurale me
rastin e vendosjes lidhur me një çështje administrative respektivisht nënkuptojmë zotësinë e një individi
për të lidhur punë apo marrëdhënie juridike administrative.

Kjo zotësi fitohet në moshën 18 vjeçare por edhe me emancipimin në moshën 16 me lejen e organit
kompetent.

Legjitimacioni i palës - nënkuptojmë lidhjen kauzale apo lidhjen e drejtpërdrejtë që ekziston në mes të
palës në njërën anë dhe çështjes për të cilën zhvillohet procedura në anën tjetër.

Kemi dy lloje të legjitimacionit

 Legjitimacion aktiv (kur procedurën e inicion pala)


 Legjitimacion pasiv (kur procedurën e inicion organi i administratës)

5.Kur jemi te përjashtimi në procedurë administrative mund të jetë:

 Përjashtim i detyrueshëm
 Përjashtim fakultativ.

Ligji parasheh vetëm raste të përjashtimit të detyrueshëm.

Në çoftëse ekziston ndonjë shkak të përjashtimit të detyrueshëm dhe në çoftëse nxirret ndonjë vendim
nga zyrtari që nuk e paraqet rastin, ai vendim do të konsiderohet si një vendim i ulët, vendimi duke
pasur shkelje të rënda, apo shkelje flagrante të procedurës administrative.

Shkaqet e përjashtimit të detyrueshëm - Përjashtimi i detyrusheshëm duhet të bëhet në ato rastet kur
zyrtari është vetë pale në procedurë, apo në çoftëse zyrtari me palën apo përfaqësuesin e palës është në
lidhje gjaku në një të drejtë deri në pakufi, në një të tërthortë deri në shkallë të katërt, dhe në vije të
krushqisë deri në shkallë të dytë.

Po ashtu përjashtimi duhet të bëhet në çoftëse në mes zyrtarit të administratës dhe palës ekziston
raporti kreditor dhe debitor ose në çoftëse në mes të palëve ekziston raporti i adoptimit, kujdestarisë,
birësimit.

Ose në çoftëse i njëjti zyrtar që ka vendosur çështjen në shkallën e pare, vendos edhe në shkallën e dytë
lidhur me ankesën.

Në të gjitha shkaqet e tilla, themi se janë shkaqe ligjore për përjashtimin e detyrueshëm të zyrtarit.
Vetë zyrtari duhet ta njoftojë eprorin për shkaqet e tilla, të cilat e bëjnë të padenje atë zyrtar ta vendos
çështjen administrative.

Por edhe vetë pala duhet ta njoftoj administratën se nj zyrtar nuk mund ta vendos çështjen për shkak të
konfliktit të interesit.

Punoi: Florian Murseli


10 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Përjashtimi fakultativ na paraqitet në ato raste kur në mes të zyrtarit të çështjes dhe palës më parë ka
ekzistuar ndonjë konflikt verbal, mosmarrëveshje apo ndonjë raport armiqësor dhe në rastin e tillë pala
është skeptike në vendimmarrjen e personit zyrtar pasi qe dyshon që mund ti hakmerret në vendosjen e
çështjes.

Në këtë rast pala parashtron ankesën për përjashtimin e personit zyrtar.

7.Përfaqësuesi është ai person që ndërmerr veprime në emër dhe në llogari të palës

Në procedurë administrative na paraqiten disa lloje të përfaqësuesve:

A. Përfaqësuesi ligjor
B. Përfaqësuesi i përbashkët
C. Përfaqësuesi i përkohshëm
D. Përfaqësuesin me prokurë (autorizim)

Përfaqësuesi ligjor i personit të mitur në procedurë administrative është prindi, nëse fëmiu ska prind
është kujdestari.

Përfaqësuesi i përbashkët kur në procedurë marrin pjesë disa palë që kanë interesa të përbashkëta. Psh
banorët e një lagje. Në këtë rast banorët e caktojnë përfaqësuesin e tyre të përbashkët.

Përfaqësuesi i përkohshëm: gjatë zhvillimit të procedurës administrative duhet të kryhet ndonjë veprim
urgjent, andaj mund të ndodhë që pala të mos mund të thirrët në procedurë për çfarëdo arsye.

Ky përfaqësues i përkohshëm e përfaqëson palën deri sa pala të shfaqet në procedurë.

Përfaqësuesi me prokurë: pala e autorizon përfaqësuesin për të marrë disa veprime specifike.

Punoi: Florian Murseli


11 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Java e 4 / 24.03.2020 (E Martë)


Kompetenca Administrative

1. Çka kuptojmë me kompetencë administrative?


2. Cilat janë llojet e kompetencës administrative?
3. Çka kuptojmë me konflikt për kompetencë?
4. Çka është delegimi i kompetencës?
5. Çka është substitucioni i kompetencës?
6. Rekfizicioni i kompetencës administrative?

Me kompetencë administrative nënkuptojmë të drejtat dhe detyrimet e një organi të administratës


publike apo shtetërore për të vendosur një çështje të caktuar administrative.

Kompetenca na paraqitet si një kusht i domosdoshëm për tu nxjerrë një vendim i ligjshëm dhe i rregullt
në procedurën administrative sepse shkelja e kompetencës mund të shkaktoj nulitet të vendimit.

Dallojmë 2 lloje kryesore:

 Kompetenca territoriale;
 Kompetenca lëndore

Kompetenca territoriale nënkuptojmë të drejta dhe obligime të një organi të administratës për ta
vendosur çështjen administrative brenda territorit në të cilin ai organ ushtron veprimtarinë apo
funksionin e tij.

Kompetenca territoriale përcaktohet në mënyra të ndryshme.

Në qoftë se është në fjalë sendi i paluajtshëm kompetenca caktohet duke u bazuar në vendin e sendit të
paluajtshëm.

Kompetenca lëndore nënkuptojmë të drejtat dhe detyrimet e organit administrativ për ta vendosur
çështjen duke u nisur nga natyra e lëndës për të cilën zhvillohet procedura, apo duke u nisur nga vetë
lënda. Psh: studenti dëshiron të c’regjistrohet nga fakulteti, kompetent është administrata e fakultetit.
Dëshirojmë të hapim një barnatore, kompetente është ministria e shëndetësisë.

Në kuadër të kompetencës lëndore na paraqitet një nënlloj i kësaj kompetence që quhet kompetenca
funksionale.

Me kompetencë funksionale në mënyrë precize përcaktohen funksionet e organit i cili e vendos


çështjen administrative.

Psh: Konflikti për kompetencë na paraqitet në ato raste kur dy apo më shumë organe të
administratës e konsiderojnë vetën si kompetente ose jo kompetente për ta vendosur një
çështje të caktuar administrative

Punoi: Florian Murseli


12 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Na paraqiten 2 lloje:

konflikti pozitiv dhe konflikti negativ.

Konflikti pozitiv është ai konflikt kur dy apo më shumë organe e konsiderojnë vetën kompetente.

Konflikti negativ është ai konflikt kur dy apo më shumë organe e konsiderojnë veten jo kompetente për
ta vendosur një çështje.

Konflikti për kompetencë çdo herë zgjidhet në bazë të hierarkisë, pra, nga eprori i një organi.

Psh: Nëse lind konflikt në mes dy ministrive, konfliktin e zgjedh qeveria.

Me ligjin e ri parashihet se nëse nuk mund të zgjidhet një konflikt i kompetencës sipas mënyrës
hierarkike, atëherë, këtë e zgjedh departamenti për çështje administrative në gjykatën themelore.

Me delegim nënkuptojmë bartjen e punëve apo autorizimeve prej organit më të lartë tek organi më i
ulët.

Nuk lejohet nëndelegimi i kompetencës, është i ndaluar me ligj.

Substitucioni i kompetencës është e kundërta e delegimit. Pra, nënkuptojmë marrjen e punëve nga
organi më i lartë i administratës nëse konstaton se organi më i ulët të cilit i është deleguar kompetenca,
nuk i ushtron punët me mirëbesim.

Në bazë të rekvizicionit të kompetencës organi më i lartë i administratës bart apo delegon tek organi
më i ulët kryerjen e disa veprimeve procedurale, kurse vendimmarrja i takon vet organit më të lartë, pra,
nuk e bart edhe vendimmarrjen.

Komunikimi i paleve ne proceduren administrative

Ky komunikim është i dyanshëm:

 Komunikimi palë – organ i administratës;


 Komunikimi organ i administratës – palë.

Kur pala i qaset administratës, kjo formë e komunikimit realizohet përmes parashtresave.

Ndërsa komunikimi i organit tek pala bëhet përmes shkresave zyrtare.

Parashtresa është një emërtim i përbashkët i çdo forme të komunikimit që pala bën me organin e
administratës.
Këtu hyjnë: kërkesat e palës, kundërshtimi i palës, peticioni, ankesa e palës etj.

Shkresa zyrtare quajmë atë formë të komunikimit që administrata e bën me palën.


Pra, emërtim i përbashkët i gjitha formave të komunikimit që administrata komunikon me palën.
Këtu hyjnë: vendimi, një përgjigje, thirrja, një konkluzion, njoftimi etj.

Punoi: Florian Murseli


13 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Shkresën zyrtarë mund ta nxjerrë vetëm organi i administratës, ndërsa parashtresën mund ta
përpiloj çdo qytetarë.

Kemi dy llojet e formave:

 formën e shkruar dhe


 formën verbale të komunikimit (parashtresave).

Në rastin kur dorëzohet parashtresa në formë verbale, organi para të cilit komunikohet kërkesa verbale
është i obliguar të mbaj një shënim zyrtar në formë të një procesverbali lidhur me kërkesën e palës
sepse ai procesverbal do të shërbej për të shqyrtuar objektin për të cilin konsiderohet se duhet të
inicohet një procedurë.

Në çoftëse pala ka përpiluar parashtresën në formë të shkruar, këtë parashtresë mund ta dorëzoje
organi kompetent i administratës në disa forma psh përmes postës, postës elektronike, telefonit, mund
të dorëzohet drejtpërsëdrejti te organi i administratës i cili është i obliguar të bëj regjistrimin e
parashtresës duke e vendosur një numër të references i cili numër i shërben palës për të përcjellur
statusin e çështjes për të cilen zhvillohet procedura.

Dorëzimi i parashtresës: dorëzimi personal, përmes postës, përmes telefonit, përmes postës
elektronike. Këtu është me rëndësi të respektohen afatet.

Dorëzimi i shkresave zyrtare mund të bëhet në disa mënyra:

1. Dorëzimi direkt,
2. Dorëzimi indirekt,
3. Format e veçanta të dorëzimit,
4. Dorëzimi elektronik (me ligjin e ri).

Dorëzimi direkt është ajo formë e dorëzimit të shkresave zyrtare ku një shkresë duhet ti dorëzohet
drejtpërsëdrejti palës, e jo personave të tretë (p.sh: familjarëve, kolegëve të punë).

Dorëzimi indirekt është kur nuk është e domosdoshme që shkresa zyrtare ti dorëzohet drejtpërdrejt
palës, por, mund ti dorëzohet edhe anëtarëve të familjes ose kolegëve të punës.

Format e veçanta të dorëzimit: nëse pala është në një shtet tjetër, këtë dërgesë e quajmë të veçantë
sepse bëhet përmes ambasadave apo delegacioneve.
Dorëzimi mund të bëhet edhe përmes shpalljeve publike kur pala ndërron vendbanimin dhe nuk e
njofton administratën.

Formë tjetër e veçantë është dorëzimi përmes përfaqësuesit të veçantë për pranimin e shkresave.

Dorëzimi elektronik: duhet të konfirmohet përmes serverit të organit të administratës.


Organi i administratës bën përpjekje të dorëzojë shkresën zyrtare përmes formës elektronike por duhet
që serveri të konfirmojë se pala e ka shkarkuar shkresën.

Nëse nuk funksionon kjo, organi vazhdon me dorëzimin manual

Punoi: Florian Murseli


14 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Java e 5 / 31.03.2020 (E Martë)

Afatet në procedurën administrative

1. Çka nënkuptojmë me afat?


2. Cilat janë llojet e afateve dhe kuptimi i tyre?

Me afat nënkuptojmë periudhën kohore brenda të cilës palët në procedurë do të thotë organi që e
zhvillon procedurën dhe pjesëmarrësit e tjerë duhet të ndërmarrin ato veprime procedurale sepse në të
kundërten në çoftëse veprimi ndërmirret jasht afatit atëherë kjo konsiderohet si shkelje e karakterit
procedural.

Kur jemi te llogaritja e afateve, afatet llogariten në ditë, muaj dhe vite.

Në llogaritjen e afateve kuptohet se nuk paraqitet si pengesë tash me ligjin e ri, do të thotë në çoftëse
llogaritet gjatë fundjavës apo ditëve të festës dhe nëse dita e fundit e afatit bie në ditë të fundjavës, apo
në ditë të festës zyrtare atëherë ajo ditë do të shtyhet deri në ditën e ardhshme.

Afatet mund të jenë të ndryshme. Sikurse në procedurat e tjera, edhe në procedurën administrative
dallojme disa lloje të afateve:

 Afatet ligjore
 Afatet zyrtare

Ndarja e afateve në afate ligjore dhe zyrtare bëhet duke u nisur nga fakti se një afat a është i përcaktuar
eksluzivisht me ligj apo është afat të cilin e përcakton personi zyrtar.

Afatet ligjore janë ato afate të cilat shprehimisht janë të përcaktuara me ligj. Afatet ligjore janë afate të
ngurta, joelastike apo jofleksibile sepse si të këtilla këto afate nuk mund të shtyhen apo nuk mund të
ndryshohen me marrëveshje të palës. Në çoftëse pala e humb afatin ligjor, pala nuk mund të merr
veprim procedural.

P.sh. në çoftëse pala nuk e ushtron ankesën për 30 ditë, në ditën e 31, pala e humb të drejtën e ankesës.

Afatet zyrtare janë afate të përcaktuara nga vetë personi zyrtar. Këto afate janë me elastike, me
fleksibile sepse në marrëveshje me palën, zyrtari mund të vendosë që afati të shtyhet nëse pala nuk ka
mundësi të ndërmerr veprimin brenda afatit.

Ndarja tjetër e afateve në:

 Afate materiale
 Afate formale (procedurale)

Si kriter kryesor për këtë ndarje të afateve është fakti se afatet a janë të përcaktuara me norma
materialo-juridike apo janë të përcaktuara me norma formalo-juridike.

Afatet materiale përcaktohen me norma materialo-juridike.

Punoi: Florian Murseli


15 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

P.sh. afatet të cilat janë të përcaktuara për zyrtarët që duhet të bëjnë deklarimin e pasurisë deri me 31
mars për secilin vit kalendarik, këto afate janë afate materiale.

Afatet procedurale – çdo afat që e përmban ligji i procedurës së përgjithshme administrative është afat
procedural.

P.sh. pala ka të drejtë të kërkojë rivendosjen e afatit prej 15 ditëve që është afat subjektiv, dhe brenda
afatit objektiv prej 1 viti. Ky afat është afat procedural.

Ndarja tjetër e afateve në:

 Afate prekluzive
 Afate instruktive

Kjo ndarje bëhet duke u nisur nga fakti se cila pale është e obliguar të respektojë një afat.

Afatet prekluzive janë afate të cilat i përkasin palës, do të thotë se pala obligohet ta respektoj një afat
në procedurë.

P.sh. afati për ankesë.

Afatet instruktive janë afate të cilat i përkasin organit që e zhvillon procedurën për ta respektuar atë
afat.

P.sh. afati brenda të cilit administrate duhet ta përfundoj procedurën, pra ta nxjerr vendimin
administrative brenda afatit 45 ditë.

Ndarja tjetër e afateve në:

 Afatet absolute
 Afatet relative

Kjo ndarje bëhet duke u nisur nga fakti se një afat a është i përcaktuar në forme absolute dhe nuk varet
nga ndonje rrethane e jashtme apo përcaktimi i afatit varet nga një rrethanë tjetër.

Afatet absolute nuk ndryshohen sepse përcaktohet data

P.sh Pala duhet te ushtroje ankes Brenda 30 diteve, kuptohet se nje afat i tille eshte absolute.

Afatet relative mund të përcaktohen sepse mund të varet nga një rrethanë tjetër, pra nuk përcaktohet
data saktësisht lidhur me këtë afat.

P.sh Pala ka te drejte ta ndryshoje kerkesene saj te parashtruar ne administrat qe nga momenti qe eka
dorzuar ankeses e deri para nxerrjes se vendimit.

Punoi: Florian Murseli


16 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Ndarja tjetër e afateve në:

 Afatet subjektive
 Afatet objektive

Kjo ndarje bëhet duke u nisur nga fakti se caktimi i afateve a varet nga një rrethanë e jashtme që nuk
është lidhur me palën apo varet nga një rrethanë subjektive që lidhet me palën.

Për këtë arsye afatet objektive çdo here janë shumë me të gjata sesa afatet subjektive, që do të thotë se
afatet subjektive hyjnë në kuadër të afatit objektiv

Afati objektiv varet nga një rrethanë e jashtme. Si rrethanë e jashtme mund të konsiderohet momenti i
dorëzimit të vendimit, që nuk varet nga pala për nga vet administrate.

Afati objektiv varet nga moment kur palës i është dorëzuar një vendim,

Kurse afati subjektiv caktohet nga moment kur shohim disa rrethana të cilat e kan shtyer palën për të
mos respektuar afatin.

Rikthimi në gjendjen e mëparshme

Një pale në procedurë e cila ka qenë e obliguar të ndërmarr një veprim procedural, për shkaqe
subjektive apo objektive të humb afatin.

Edhe në procedurën administrative sikurse në procedurat e tjera, ekziston mundësia që pala të


parashtrojë kërkesën për rikthim në gjendjen e mëparshme.

Institute i rikthimit në gjendje të mëparshme apo ndryshe quhet rivendosja e afatit i jep mundësi palës e
cila për shkaqe subjektive apo objektive nuk ka pasur mundësi të përmbush apo të kryej një veprim
procedural, në rastin e tillë pala ka të drejtë që të parashtrojë një kërkesë tek organi para të cilit
zhvillohet procedura administrative për të kërkuar rikthimin në gjendje të mëparshme.

Rrethanat për të cilat mund të parashtrohet kërkesa për gjendjen e mëparshme, mund të jenë rrethana
objektive apo subjektive

Në çoftëse palës i është dorëzuar një vendim dhe pala nuk është e kënaqur me atë vendim, pala ka të
drejtë të ushtrojë ankesë.

Në bazë të dispozitave të ligjit pala ka të drejtë të ushtroj ankesë brenda afatit prej 30 ditëve. Pala ka
vendosur ta dorëzoj ankesën në ditën e 10. Mirëpo ndërkohe keqësohet gjendja shëndetsore e palës
dhe pamundson palën që ta dorëzojë ankesën brenda afatit ligjor.

Kjo rrethanë është subjektive që është e lidhur drejtpërdrejtë me individin.

Në ndërkohë mund të paraqitet një rrethanë objektive që është e lidhur me një force madhore

p.sh. ndodh ndonjë tërmet, vërshim, zjarr, që e pamundson ndërmarrjen e veprimit procedural.

Punoi: Florian Murseli


17 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Kjo rrethanë është objektive që nuk është e lidhur me palën dhe që nuk e ka lejuar palën që ta ndërmerr
veprimin brenda afatit ligjor.

Pala në bazë të ligjit të procedurës së përgjithshme administrative ka të drejtë ta parashtroj kërkesën e


rivendosjes së afatit, brenda afatit objektiv prej 1 viti, dhe brenda afatit subjektiv prej 15 ditëve.

Afati objektiv llogaritet duke mos u varur nga një rrethanë që lidhet me individin, fillon të rrjedh nga
moment kur është paraqitur ndonjë shkak që e ka pengur palën për të ndërmarrë veprimin procedural.

Afati subjektiv fillon të rrjedhë që nga moment kur kanë pushuar shkaqet subjektive për të cilat pala
është penguar për ta ndërmarrur veprimin procedural.

Organi para të cilit zhvillohet procedura administrative në bazë të dispozitave ligjore të ligjit të ri është i
obliguar të vendosë lidhur me kërkesën e palës për rikthim në gjendjen e mëparshme brenda afatit prej
10 ditëve.

Në rastin e tillë organi ka të drejtë të aprovoj kërkesën e palës dh eta refuzojë kërkesën e palës.

Në çoftëse organi i administratës e aprovon kërkesën e palës për rikthim në gjendjen e mëparshme
atëherë procedura do të kthehet në gjendjen që ka ekzistuar para se të ndodh lëshimi i afatit
procedural.

Në çoftëse refuzohet kjo kërkesë, atëherë pala nuk ka mundësi të ndërmerr veprim procedural.

Ekzistojnë dy sisteme në bazë të cilave mund të ushtrohet kërkesa për rikthim në gjendjen e
mëparshme:

 Sistemi francez është me fleksibil në raport me sistemin austriak sipas këtij sistemi mjafton që
pala vetëm ta njoftojë përmes kërkesës organin e administratës se për shkaqe subjektive apo
objektive e ka lëshuar ndërmarrjen e veprimit procedural, dhe nuk është e domosdoshme që
kërkesa të jetë shumë e specifikuar dhe shumë e argumentuar.

 Sistemi austriak është një system me rigoroz sepse kërkon që pala e cila ka humbur afatin
procedural ta argumentojë në formë shum të specifikuar shkaqet e humbjes së afatit.

Punoi: Florian Murseli


18 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Fazat e zhvillimit të procedurës administrative


Faza e inicimit dhe fillimit të procedurës administrative

1. Cilat jane fazat e zhvillimit te procedures administrative?


2. Si behet inicimi/fillimi i procedures administrative?
3. Format e ndryshimit procedural dhe sqarimi i tyre?

E tërë procedura administrative zhvillohet në 5 faza kryesore:

1. Faza e inicimit dhe fillimit të procedurës administrative


2. Faza hetimore – faza e shqyrtimit të provave
3. Faza e vendimarrjes
4. Faza e përdorimit të mjeteve juridike
5. Faza e ekzekutimit të vendimit

Faza e inicimit dhe fillimit të procedurës administrative

Inicimi i procedurës administrative bëhet duke u nisur nga:

 Parimi privat dhe


 Parimi zyrtar

Çdo qytetar i cili mendon se mund të realizoj një të drejtë, përmes shqyrtimit të një çështje
administrative nga ana e administratës ka të drejtë që ta inicojë procedurën administrative sipas parimit
privat.

Në rastin e tillë pala parashtron kërkesën apo parashtresën tek organi i administratës dhe kërkon
inicimin e procedurës administrative.

Përveq inicimit privat, procedura administrative mund ta inicojë ex-officio edhe vet organi para të cilit
zhvillohet procedura administrative do të thotë vetë organi shtetëror në ato raste kur qytetari ka një
obligim që duhet ta përmbush ndaj administratës në veçanti apo ndaj shetit në përgjithësi dhe në rastin
e tillë themi se inicohet procedura ex-officio.

Dallimi në mes momentit të inicimit të procedurës dhe fillimit të procedurës qëndrore në faktin se
inicimin e procedurës mund ta bëjë çdo pale çoftë person fizik apo juridik, ndërkaq fillimin e procedurës
mund ta bëjë vetëm organi ompetent për të ndërmarr veprime procedurale.

Andaj që nga momenti i inicimit të procedurës, organi i administratës është i obliguar që të ndërmarr të
gjitha veprimet procedurale për të shqyrtuar çështjen administrative.

Që nga momenti kur fillohet procedura administrative e deri në momentin para se të nxirret vendimi
administrative mund të ndodhin disa ndryshime të cilat quhen ndryshime procedurale.

Punoi: Florian Murseli


19 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Pala e cila e ka inicuar procedurën administrative ka të drejtë që deri në momentin para se të nxirret
vendimi ta ndryshoj kërkesën apo ta plotësojë kërkesën.

Kjo do të thotë se ndryshimi apo plotësimi i kërkesës na paraqitet si formë e ndryshimeve procedurale.
Pastaj si ndryshim procedural mund të jetë:

 Ndryshimi i kerkeses se pales,


 Tërheqja e palës
 Bashkimi i çështjeve administrative dhe
 Ujdia apo akti i pajtimit që mund të lidhet në mes të palëve.

Pala e cila bënë ndryshimin apo plotësimin e kërkesës duhet ti bëjë këto ndryshime apo plotësime
vetëm lidhur me objektin e zhvillimit të procedurës administrative pra nuk mund që në këto plotësime
të bëj ndryshimin e objektit për të cilin zhvillohet procedura administrative.

Tërheqja e palës - pala e cila ka inicuar procedurën administrative me kërkesë e saj sipas parimit privat,
ndërkohe mund të humb interesimin për vazhdimin e mëtutjeshëm të procedurës andaj deri para të
nxirret vendimi ka mundësi të tërhiqet nga procedura.

Pala mund të tërhiqet nga procedura në dy forma:

 Shprehimisht dhe në
 Formë të heshtur

Pala tërhiqet shprehimisht në rast se parashtron një njoftim në formë të shkruar apo verbalisht e
njofton organin e administratës se nuk është interesuar për vazhdim të mëtutjeshëm të rrjedhës
procedurale.

Para tërhiqet në formë të heshtur në rastet kur pala nuk ndërmerr kurrfarë veprimi procedural që
kërkohet nga administrata, pala nuk i përgjigjet thirrjes se administratës, pala nuk e bënë dorëzimin e
dokumenteve që kërkohen nga administrata.

Në rastet kur objekti i shqyrtimit të kërkesës të cilën pala vet e ka inicuar është ndonje çështje që ka të
bëjë me interesat e përgjithshme shoqërore nuk bëhet pezullimi i çështjes por organi i administratës
sipas parimit zyrtar e vazhdon procedurën administrative.

Kurse në rastet kur objekti i shqyrtimit është i lidhur vetëm me një subject atëherë bëhet pezullimi i
procedurës administrative menjëherë.

Organi i administratës mund të bëj pezullimin e një çështje në rast se vdes njëra pale në procedurë dhe
trashëgimtarët nuk janë të interesuar që ta vazhdojnë atë, ose ne rastet kur shkatërrohet objekti për të
cilin është inicuar procedura.

Bashkimi i çështjeve administrative - shpeshherë mund të ndodhë që brenda të njejtit organ të


administratës në të njejtën kohe inicohen disa procedura që janë të lidhura me të njejtën çështje
administrative, ku ajo çështje ka të njejtën bazë faktike dhe të njejtën bazë juridike. Në këtë rast bëhet
bashkimi i këtyre çështjeve.

Punoi: Florian Murseli


20 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Qëllimi kryesor i bashkimit të këtyre çështjeve ka të bëjë me moszvarritjen e paarsyshme të procedurave


dhe zhvillimin e një procedurë të përbashkët, me qëllim që të respektohet parimi i efikasitetit dhe
parimi i ekonomizimit.

Ujdia apo akti i pajtimit - kjo mund të konsiderohet si një zbrasëtirë juridike sepse gjithmonë në
procedurë palëve që kan interesa të kundërta duhet t’i ipet mundësia që të arrije një marrëveshje apo
një ujdi në mes tyre.

Marrëveshja që arrihet në mes palëve mund të jetë:

 Marrëveshje e plotë
 Marrëveshje e pjesërishme

Palët themi se kanë arritur një marrëveshje të plotë në rast se kanë arritur të dakordohen lidhur me të
gjitha pikat e çështjes për të cilën zhvillohet procedura administrative.

Kjo marrëveshje e plotë që arrihet në mes të palëve e ka fuqinë e një vendimi të ekzekutushëm.

Marrëveshje e pjesërishme - palët nuk arrijnë të dakordohen për të gjitha pikat e çështjes por
dakordohen për disa pika të veçanta, kurse për pikat tjera vazhdohet edhe me tutje procedura
administrative.

Punoi: Florian Murseli


21 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Java e 6 / 07.04.2020 (E Martë)

Faza e shqyrtimit të provave (faza hetimore)

Faza hetimore paraqet një ndë fazat më të rëndësishme të procedurës administrative, ku në këtë faze
organi i administratës para të vilit zhvillohet procedura është i obliguar që të bëjë administrimin e
provave me qëllim që të vërtetohet gjendja faktike apo gjendja e çështjes që ndryshe quhet e vërteta
materiale.

Gjatë zhvillimit të kësaj faze të procedurës, na vien në shprehje një numer i madh i parimeve të
procedurës: parimi i të vërtetes materiale, çmuarjes së lire të provave, degjimi i palëve.

Në procedurën administrative duke u nisur nga fakti se a duhet të bëhet administrimi i të gjitha mjeteve
provuese apo procedura mund të zhvillohet edhe në formë më të shkurtër në bazë të disa provave të
mjaftueshme që disponon administrata, dallojmë dy forma kryesore të procedurave:

 Procedura e shkurtër e shqyrtimit


 Procedura e veçantë e shqyrtimit

Procedura e shkurtër e shqyrtimit është përjashtim dhe vie në shprehje vetëm nëse shtrohen disa
kritere të caktuara ndërkaq si rregull na paraqitet procedura e veçantë e shqyrtimit.

Duhet ditur se gjatë zhvillimit të procedurës administrative kur të nxirret një vendim i ligjshëm dhe i
drejtë, organi që e zhvillon procedurën është i obliguar që të bëj vërtetimin e të gjtha fakteve.

Mirëpo në disa raste procedura që zhvillohet para një organi mund të jetë procedurë e shkurtër kur nuk
është e domosdoshme që të administrohet të gjitha mjetet e proves, në këtë rast procedura zhvillohet
brenda një periudhe të shkurtër kohore në krahasim me procedurën e veçantë të shqyrtimit.

Meqenëse procedura e shkurtër e shqyrtimit është përjashtim, kjo procedurë mund të zhvillohet vetëm
nëse plotësohen disa kushte.

Këto kushte janë:

Organi i administratës disponon prova të mjaftueshme në mënyrë që të nxirret një vendim në


procedurën administrative, ose pala ka ofruar prova të mjaftueshme për vërtetimin e gjendjes faktike
ose në rastin kur prova me të cilën disponon organi i administratës nuk janë vërtetuar në tërësi por janë
bërë të besueshme për organin e administratës por në rastin e tillë personi që zhvillon proceduren
duhet të jetë i bindur që vendimi do të jetë pozitiv apo do të jetë në favor të palës dhe poashtu një
procedurë e shkurtër mund të zhvillohet edhe në raste urgjente, kur duhet të ndërmerret një veprim
urgjent me kusht që pala të mos dëmtohet nga veprimet e tilla

Këtë procedurë e quajmë si përjashtim sepse personi zytar duhet të jetë si kujdesshëm që duke mos
vërtetuar në tërësi gjendjen faktike të mos cenojë apo dëmtoj interesat në procedurë.

Procedura e veçantë e shqyrtimit si rregull, çdo procedurë administrative duhet të konsiderohet si


procedurë e veçantë që duhet të kalojë në fazën hetimore, ku bëhet vërtetimi i gjendjes faktike në
formë të plotë përmes administrimit të mjeteve të ndryshme provuese.

Punoi: Florian Murseli


22 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Çështja paraprake është ajo çështje që nuk është në kompetencën e organit para të cilit zhvillohet
procedura.

Në momentin kur paraqitet çështja paraprake, procedura duhet të ndërpritet derisa të zgjidhet çështja
paraprake.

Çështja paraprake mund të jetë çështje që i takon ndonje ndonje organi tjetër, apo organeve gjyqësore
ose gjykatave të specializuara.

Në rast se procedurën e ka inicuar pala, organi i administratës duhet ta njoftojë palën se çështjen
paraprake duhet ta paraqes para organit kompetent i cili obligohet që ta zgjidhë çështjen paraprake dhe
vetëm kur ekziston aktvendimi apo aktgjykimi i atij organi mund të vazhdohet procedura.

Ndërkaq nëse procedurën e ka inicuar zyrtarisht administrata drejtpërdrejtë i drejtohet organit i cili
është kompetent për zgjidhjen e çështjes paraprake. Dhe vetëm atëherë kur administrata siguron
vendimin përkatës lidhur me çështjen paraprake atëherë mund të vazhdohet procedura për të vendosur
çështjen kryesore.

Kemi dy sisteme me zgjidhjen e çështjes paraprake:

 Sistemi francez - është system më rigoroz sepse bazohet në parimin e ndarjeve të pushteteve në
mes të pushtetit gjyqësor, ligjvënës dhe ekzekutiv. Sipas këtij sistemi në momentin kur paraqitet
çështja paraprake automatikisht ndërpritet procedura derisa çështja paraprake zgjidhet nga
gjykata apo ndonje organ tjetër shtetëror.

 Sistemi austriak - në disa situate urgjente ky system paraqitet me fleksibil. Edhe ky system
respekton parimin e ndarjeve të pushteteve por në disa raste nëse konstatohet se duhet të
merret një veprim urgjent për zgjidhjen e çështjes paraprake që është në kompetenc të një
organi tjetër administratës por jo gjyqësor atëherë vet organi i cili vendos për çështjen kryesore,
përjashtimisht zgjidh edhe çështjen paraprake.

Ligji i ri për procedurën administrative më shumë bazohet ne sistemin francez

Organi i administratës në momentin kur ndërmerr veprime procedurale për të vendosur lidhur me një
çështje të caktuar administrative mund të vendos se a duhet të caktohet një seancë verbale për
shqyrtimin e çështjeve

Në procedurën administrative seancat verbale mund të jenë séance:

 Fakultative
 Obligative

Seancat fakultative - vetë termi seancë fakultative i lë në dispozicion personin zyrtar që e zhvillon
procedurën që në bazë të diskrecionit të konstatojë se a do të caktohet një seancë verbale për
shqyrtimin e çështjes administrative apo jo. Në rastin e tillë caktimi i séances verbale nuk bëhet në
formë obligative siç ndodh në rastet e caktuara.

Punoi: Florian Murseli


23 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Personi zyrtar është i obliguar të caktojë një seancë verbale në formë të detyrueshme në të gjitha rastet
kur në procedurën administrative paraqitet pale me interesa të kundërta ku në rastin e tillë është e
domosdoshme që palëve t’u ipet mundësia që të deklarohet verbalisht lidhur me faktet dhe rrethana të
cilat janë të rëndësishme për vendosjen e çështjes dhe një deklarim të tillë palët e bëjnë në seancën
verbale obligative dhe poashtu caktimi i séances duhet të bëhet edhe ne ato raste kur caktohet shiqimi
në vendin e ngjarjes si një mjet provues që duhet të administrohet nga ana e organit të administratës.

Për një çështje administrative, në procedurën administrative mund të vendos një:

organ individual apo një organ kolegjial.

Në çoftëse një procedurë zhvillohet para një organi individual, ajo procedurë do të jetë procedurë më e
thjeshtë, procedurë me e shpejt në krahasim me procedurën që zhvillohet nga ana e një organi
kolegjial, sepse organi kolegjial është një organ që në përbërjen e tij ka një numer të konsiderueshëm
të antarëve dhe në krye te organit kolegjial gjendet kryesuesi apo kryetari i organit kolegjial.

Organi kolegjial mund të jetë në formë të komisioneve, në formë të komiteteve, këshillore, të bordeve,
të agjensive etj.

Një organ kolegjial sipas L.P.P.A është i obliguar për të inicuar procedurën për vendosjen e një çështje
administrative në çoftëse ekziston kërkesa të paktën të 1/3 të anëtarëve të organit kolegjial.

Anëtarët e organeve kolegjiale mund të marrin pjesë fizikisht por pjesëmarrja e tyre mund të jetë edhe
përmes konferencave.

Votimi për një çështje administrative mund të jetë pro dhe kundër, ndërkaq ashtu siç e përcakton ligji në
çoftëse një anëtar i organit kolegjial abstenon atëhere vota e tij do të konsiderohet si kundër. Zakonisht
përcaktohet që votimi mund të jetë : votim i hapur në përjashtim të rasteve kur duhet të bëhet zgjedhja
e funksionarëve brenda një organi administrative.

Çdo herë kur zhvillohet një procedurë caktohet një seancë verbale, çdo herë duhet të mbahet
procesverbali.

Procesverbali është një dokument shumë i rëndësishëm ku bëhet regjistrimi i të gjitha veprimeve
procedurale që i ndërmerr një organ i administratës në rastin e vendosjes të çështjes së caktuar
administrative.

Procesverbali kur i komunikohet të gjithë anëtarëve të cilët kanë të drejtë të japin vërejtje dhe
rekomandime të tyre dhe në fund procesverbali nënshkruhet nga ana e kryesuesit të një organi
kolegjiaal apo nga ana e personit zyrtar që e zhvillon procedurën, dhe nga ana e procesmbajtësit.

Procesverbali ka karakterin e një akti material sepse nuk krijon pasoja juridike por vetëm e ndihmon
administratën.
Personi zyrtar që e zhvillon procedurën administrative dhe bën administrimin e provave duhet të
vërtetoj vetëm fakte të cilat janë relevante dhe fakte të cilat janë të kontestueshme.

Faktet relevante janë ato fakte të cilat janë të lidhura drejtpërdrejtë me çështjen për të cilën zhvillohet
procedura administrative.

Punoi: Florian Murseli


24 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Ekzistojnë disa fakte të cilat janë të njohura botërisht apo prezumime ligjore të cilat nuk duhet të
vërtetohen. Nuk duhet të vërtetohen faktet notore, fakte që janë të pakontestueshme, prezumimet
ligjore.

Objekti i të provuarit

Në procedurën administrative nuk duhet rë vërtetohet çdo fakt por duhet të vërtetohen vetëm faktet
relevante dhe faktet të cilat janë të kontestueshme.

Fakti relevant - është ai fakt që është i lidhur drejtpërdrejtë me një çështje për të cilën zhvillohet
procedura. p.sh. pjesmarrja në ligjerata dhe listat e studenteve që kanë të drejtë të hynë në kollokfium.
Fakt relevant është lista e studenteve kurse fakte të kontestueshem është gabimi në numerin e ID,
emer, mbiemer etj.

Fakte notore - nuk duhet të vërtetohen sepse janë fakte të njohura botërisht

p.sh. nëse lëshohet një document nga Kryetari i Kosovës, kryeministri, janë fakte të cilat janë të njohura
nga pjesa madhore e popullsisë dhe në këtë rast nuk kanë nevojë të vërtetohen.

Fakte të cila janë të pakontestueshme - p.sh. dikush aplikon për master dhe dorëzohet diploma e
fakultetit e nivelit bachelor, ky është fakt i pakontestueshëm.

Nuk duhet të vërtetohen as prezumimet ligjore.

Janë fakte të cilat burojnë nga ligji.

Prezumimet ligjore mund të jenë të rrëzueshme dhe të parrëzueshme.

Një prezumim ligjor mund të jetë i rrëzueshem nëse vërtetohet e kundërta, dhe një prezumim ligjor
mund të jetë i parrëzueshem kur nuk mund të vërtetohet e kundërta.

Të gjitha faktet që janë relevante dhe të kontestueshme vërtetohen përmes provave.

Mjetet e proves

Mjetet e proves apo provat në procedurë mund të jenë të ndryshme duke filluar nga dokumentet,
ekspertët, dëshmitarët, interpretët, shiqimi në vendin e ngjarjes dhe deklarata e palës.

Një ndër mjetet më të shpeshta për vërtetimin e gjendjes faktike janë dokumentet, pra në momentin
kur zhvillohet një procedurë administrative, organi para të cilit zhvillohet procedura më së shumti
merret me administrimin e dokumenteve të ndryshme për të vërtetuar një gjendje faktike. Dokumentet
mund të jenë

 Dokumente publike
 Dokumente private

Punoi: Florian Murseli


25 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Një dokument publik e lëshon një institucion ose një organ publik, kurse dokumentin privat e lëshon një
institucion privat. Supozohet se të gjitha të dhënat që i përmban një dokument publik janë të vërteta
por mund të vërtetohet edhe e kundërta.

Dokumente publike relevante janë: diploma, çertifikata e lindjes, çertifikata e marteses etj që janë
dokumente me ane të te cilave vërtetohet gjendja faktike.

Java e 7 / 14.04.2020 (E Martë)

VAZHDIMI I JAVES SE GJASHTE

Dëshmitarët - janë persona të cilët e kanë vëzhguar drejtpërsëdrejti një ngjarje me shqisat e tyre dhe
janë në gjendje që atë ngjarje ta transmetojnë para organit të administratës.

Dëshmitarët në procedurë administrative sikurse edhe në çdo procedurë tjetër kanë disa detyrime por
kanë edhe të drejta.

Obligimet e dëshmitarit – dëshmitari është i obliguar ti përgjigjet thirrjes së administratës, sepse nëse
pa ndonjë arsye nuk i përgjigjet thirrjes mund të shoqërohet me dhunë ose mund të gjobitet.

Dëshmitari është i obliguar të dëshmojë të vërteten, sepse ai do të njoftohet se dhënia e dëshmisë së


rrejshme është vepër penale.

Mund të kemi një apo më shumë dëshmitarë. Dëshmitarët mund të propozohen nga administrata apo
edhe nga vetë pala.

Te drejtat e dëshmitarit - Dëshmitarët kanë të drejtë në kompensimin e shpenzimeve të cilat ata mund
ti bëjnë për tu paraqitur në një seancë.

Ata kanë të drejtë edhe në disa raste mund të lirohen nga detyra për të dëshmuar në ato raste kur
dëshmitari përmes dëshmisë do ta vënte veten ne rrezik apo familjarët e tij.

Rast vjetër është kur përmes dhënies së dëshmisë së tyre do të zbulonin një sekret zyrtar apo shtetëror.

Rast tjetër, kur pala ja ka besuar dëshmitarit një informacion të tillë si një predikues fetar.

Ekspertët – janë profesionist të fushave të ndryshme të cilët përmes ekspertizës së tyre profesionale i
ndihmojnë organit të administratës për ta vërtetuar gjendjen faktike.

Ata mund të jenë të fushave të ndryshme: psh: ekspert të komunikacionit, të forenzikës, mjekësisë,
ndertimit etj.

Edhe ekspertët kanë disa obligime dhe disa të drejta

Obligimet e ekspertit - Eksperti është i obliguar ti përgjigjet thirrjes të organit të administratës, mirëpo
nëse eksperti është i ngarkuar me çështje të tjera, ai mund ta informoj administratën se nuk ka mundësi
të paraqitet.

Punoi: Florian Murseli


26 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Eksperti nuk është i obliguar që të betohet para dhënies së mendimit profesional, por është i obliguar që
të përpiloj ekspertizën në mënyrë shumë profesionale dhe ajo ekspertizë duhet të jetë shume e detajuar
dhe të jetë e arsyetuar mirë që të vërtetohet gjendja faktike.

Nëse eksperti e dorëzon ekspertizën e tij dhe zyrtari konstaton se ekspertiza është e paqartë,
kontradiktore, ka kundërthënie atëherë caktohet një ekspert tjetër.

Nëse ekspertiza 1 dhe 2 nuk përputhen duhet angazhuar një super ekspertizë nga institucionet e
specializuara

Te drejtat e ekspertit - Eksperti ka të njëjtat të drejta sikur dëshmitari. Ka të drejtë të kërkojë


kompensimin e shpenzimeve, transportin, akomodimin, meditjen ditore si dhe një lloj të kompenzimit
që merr eksperit për dhënien e mendimit të tij apo ekspertizën

Interpretët - janë një mjet shumë i rëndësishem i proves që ndryshe quhen edhe ekspert gjuhësor të
cilët ndihmojnë palën e cila nuk e njeh gjuhën zyrtare në të cilën zhvillohet procedura administrative,
dhe interpretët e ndihmojnë këtë palë për të ndërmarr veprime procedurale në gjuhën e saj.

Shiqimi në vendin e ngjarjes - shpesh herë organi para të cilit zhvillohet procedura administrative nuk
mund ta vërtetojë gjendjen faktike nëpërmes mjeteve të tjera andaj është e domosdoshme që të bëhet
shiqimi në vendin e ngjarjes.

Zyrtari përgjegjës për zhvillimin e procedurës në rastin e tillë nxjerr një përfundim përmes të cilit
përcakton se duhet të bëhet shqimi i vendit të caktuar me qëllim të përcaktohet e vërteta materiale.

Çdo herë kur kemi të bëjmë me shiqimin në vendin e ngjarjes duhet të bëhet edhe caktimi obligativ i
séances.

Kur përcaktohet shiqimi në vendin e ngjarjes aty merr pjesë personi përgjegjës para të cilit zhvillohet
procedura si dhe procesmbajtësi, poashtu në çoftëse në procedurë është angazhuar ndonje ekspert,
gjatë shiqimit në vendin e ngjarjes mund të marrin pjesë edhe ekspertët.

Deklarata e palës - konsiderohet si një mjet me karakter subsidiar apo plotësues që vie në shprehje
nëse mungojnë mjetet e tjera të proves. Deklarata e palës ka karakter subsidiari sepse pala çdo herë
është subjektive sepse synon në realizimin e një të drejtë dhe për këtë arsye është e domosdoshme që
në fillim të administrohen mjetet e tjera të proves dhe në fund t’ merret parasysh deklarata e pale në
rast se mungojnë mjetet e tjera të proves.

Pa marrë parasysh që deklarata e palës ka karakter subsidiary, palës asnjëherë nuk guxon t’i mohohet e
drejta për t’u dëgjuar sepse do të konsiderohej shkelje e rendë procedurale.

Shpeshherë gjatë zhvillimit të procedurës administrative ekziston rreziku që një prove të zhduket, të
shkatërrohet, të kemi ndonjë dëshmitarë që është i sëmurë ndodh që ai të vdes në rastin e tillë është
paraqitur nevoja për sigurimin e provave do të thotë organi para të cilit zhvillohet procedura do ta bëjë
sigurimin paraprak të provave në çoftëse ekziston rreziku që një mjet i proves të mos mund të
administrohet në fund dhe për këtë arsye nxirret një përfundim i veçantë përmes të cilit sigurohen
provat ku kuptohet se pala ka të drejtë të ushtroje ankesë për një vendim të tillë

Punoi: Florian Murseli


27 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Java e 8 / 21.04.2020 (E Martë)


Faza e vendimmarrjes – nxërja e vendimit/aktit administrativ

Në fazën e tretë synohet të realizohet edhe vetë qëllimi i procedurës administrative, që konsiston në
nxjerrjen e një vendimi të ligjshëm dhe të rregullt.

Kuptimi i aktit administrative

Akt administrative eshte manifestimi i vullnetit të organit të administratës me ç’rast vjen deri tek lindja,
ndryshimi apo shuarja e një marrëdhënie juridike administrative.

Nga një aspekt më i përgjithshëm akt administrativ quajmë çdo sjellje, çdo urdher, veprim apo vendim
te organit te administratës qe mund te shkaktoje pasoja juridike.

Termi akt administrative është një term relativisht i ri që ka filluar të zbatohet në vitin 2006 kur ka hyrë
në fuqi ligji i procedurës administrative, i huazuar nga Kodi i procedurave administrative të Shqipërisë.

Në sistemin evropian, termi akt administrative buron nga e drejta franceze, dhe pastaj ky term fillon të
përdoret edhe në vendet e tjera evropiane.

Karakteristikat e akteve administrative

1. Aktet administrative jane akte juridike (Cdo here prodhojne nje pasoje juridike)
2. Aktet administrative jane akte nenligjore (Duhet te jene ne harmonizim me ligjin)
3. Aktet administrative jane akte te cilat nxirren nga organet juridike-shteterore por mund te
nxirren edhe organe tjera shteterore (Veprimet nuk kryjne vetem organet e administrates por
kryjen edhe organe tjera te pushtetit shteteror).

Aktet administrative mund te klasifikohen/kategori te ndryshme:

Aktet ndahen në:

 Akte juridike
 Akte materiale (reale)

Kjo ndarje bëhet duke u nisur nga fakti se a shkakton apo jo pasoja juridike.

Aktet juridike - janë ato akte të cilat çdo herë shkaktojnë pasoja juridike cofshin pozitive apo negative.
Aktet materiale - janë ato akte të cilat nuk shkaktojnë pasoja juridike por i ndihmojnë organit të
administratës për ta nxjerrur një akt i cili konsiderohet si akt juridik (Psh: njoftimet, lajmërimet,
konkurset).

Shembull: Ne qoftse nje institucion ka shpallur nje konkurs dhe kerkon nje zyrtar ligjor, ne rastin e tille
konkursi a eshte akt juridik apo material? – AKT MATERIAL

Shembull: Nese profesori i njofton studentet per konsultime atehere kemi akt – MATERIAL

Punoi: Florian Murseli


28 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Aktet ndahen edhe në:

 Akte e përgjithshme
 Akte individuale (konkrete)
 Akte kolektive

Kjo ndarje bëhet duke u nisur nga fakti se kujt i referohet akti apo kujt i adresohet akti administrativ.

Akte e përgjithshme - nënkupton ato akte të cilat përmbajnë një normë të përgjithshme e cila
konsiderohet si normë abstrakte që do të thotë se aktet e këtilla i referohen të gjitha subjekteve të së
drejtë apo një kategorie më të gjëre të subjekteve të së drejtës.

Si akte te pergjithshme mund te jene statutet, rregullore, portokolle, urdheresave etj.

Akte individuale - janë ato akte të cilat i referohen një individi apo një subjekti të caktuar.

Kur jemi tek aktet konkrete, në çoftëse akti i referohet vetëm një individi, në aktin e tillë shënohet emri,
mbiemri, të dhënat që kanë të bëjne me palën që i adresohet akti.

Aktet kolektive – i referohen vetem nje kategorie te caktuar te subjekteve te se drejtes.

Ndersa tek aktet kolektive në çoftëse akti i referohet një grupi të caktuar atëherë subjektet e së drejtës
identifikohen vetëm si grup.

Ndarje tjetër të akteve:

 Akte pozitive
 Akte negative

Kjo ndarje bëhet duke u nisur nga fakti se çfarë efekti i prodhon akti për palën.

Akt pozitiv - vetë termi akt pozitiv nënkupton ato akte ku realizohet kërkesa e palës pra është në favor
të palës.

Akt negative - janë ato akte të cilat janë në disfavor të palës, pra më të cilat refuzohet kërkesa e palës.

Ndarje tjetër akteve është në:

 Akte të thjeshta
 Akte të përbëra

Kjo ndarje bëhet duke u nisur nga fakti se akti a nxirret nga një organ individual apo kolegjial.

Akt i thjeshtë - nënkupton ato akte të cilat nxirren nga organet individuale

Punoi: Florian Murseli


29 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Quhen akte t thjeshta sepse vetë procedura e nxjerrjes së këtyre akteve është më i thjeshtë dhe nuk
është shumë komplekse edhe e ndërlikuar. Sepse e nxjerr një organ individual dhe në momentin kur ai
organ individual, personi zyrtar e nënshkruan aktin, ai akt fillon të shkaktojë pasoja juridike. P.sh.
drejtori i një departamenti në komune nxjerr aktin apo një minister.

Akt i përbërë - nënkupton ato akte të cilat nxirren nga organet kolegjiale.

Sa i përket akteve të përbëra, janë akte më komplekse sepse vetë procedura për nxjerrjen e këtyre
akteve është më komplekse dhe më e ndërlikuar, sepse akti nxirret kur anëtarët e organit kolegjial
votojnë.

Pra se pari bëhet mbledhja e organit kolegjial, duhet të verifikohet a ekziston kourumi, pastaj duhet të
merret pëlqimi i të gjithë anëtarëve të organit kolegjial.

Organe kolegjiale që mund të nxjerrin akte të përbëra janë asambletë komunale, bordet, agjencitë,
senati i UP-së etj.

Ndarje tjetër në:

 Akte konstituive
 Akte deklarative

Kjo ndarje bëhet duke u nisur nga fakti se përmes aktit administrative a lind, ndryshohet apo shuhet
një marrëdhënie juridike administrative ose vetëm vërtetohet ekzistimi i marrëdhënies që është krijuar
më pare.

Akte konstituive - janë ato akte përmes të cilave një marrëdhënie juridike lind, ndryshohet apo shuhet.

Akte deklarative - janë ato akte përmes të cilave vetëm vërtetohet ekzistimi i një marrëdhënie që është
krijuar më pare.

Ndarje tjetër e akteve në:

 Akte juridikisht të lidhura


 Akte sipas çmuarjes së lire

Kjo ndarje bëhet duke u nisur nga shkalla e diskrecionit të personit zyrtar në vendosjen e çështjes
administrative.

Akte juridikisht të lidhura - janë ato akte për të cilat organi i administratës që në momentin kur pala
parashtron kërkesën e din se ai vendim a do të jetë pozitiv apo negative për palën, sepse personi zyrtar
është i lidhur për një normë juridike dhe nuk ka mundësinë e përzgjedhjes në mes dy apo më shumë
alternativave.

Akte sipas çmuarjes së lire - janë ato akte të cilat i japin personit zyrtar një shkallë më lartë të
diskrecionit. Personi zyrtar ka mundësinë që në mesin e dy apo më shumë alternativave të zgjedh
alternativën më të përshtatshme për palën në procedurë.

Punoi: Florian Murseli


30 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Java e 9 / 28.04.2020 (E Martë)


VAZHDIMI I JAVES SË 8

Ndarje tjetër e akteve në:

 Akte të plota
 Akte të pjesërishme
 Akte plotësuese

Kjo ndarje bëhet duke u nisur nga vëllimi i vendosjes së çështjes

Akte të plota - janë ato akte përmes të cilave vendoset çështja administrative ne përgjithësi do të thotë
se përfundon procesi i vendimmarrjes lidhur me kërkesën e palës.

Akte të pjesërishme - janë ato akte përmes të cilave vetëm pjesërisht realizohet një kërkesë e palës.

Ndarje tjetër e akteve në:

 Akte të kundërligjshme
 Akte jo-oportune
 Akte me gabime teknike

Kjo ndarje bëhet duke u nisur nga fakti se për çfarë lloj të gabimeve bëhet fjalë në një akt që e ka
nxjerrur organi i administratës sepse këto gabime mund të jenë thjeshtë gabime teknike por mund të
këtë edhe shkelje të rënda

Akte të kundërligjshme - janë ato akte të cilat janë nxjerrur në kundërshtim me parimin e ligjshmërisë
dhe shkeljet e tilla që mund t’i këtë një akt ato mund të jenë absolute dhe shkelje reaktive.

Por mund të jenë edhe shkelje materiale dhe shkelje procedurale.

Shkeljet materiale na paraqiten në ato raste kur shkelet ligji material ose ajo dispozitë nuk zbatohet fare
apo zbatohet në formë të gabuar.

Shkeljet procedurale paraqiten në ato raste kur gjatë procedurës administrative shkelen parimet e
përgjithshme të procedurës administrative p.sh. palës i shkelet e drejta e dëgjimit në procedurë, gjendja
faktike nuk vërtetohet fare, shkelen aftet procedurale, vendimin e nxjerr nje organ jo-kompetent.

Aktet jo oportune - janë ato akte tek të cilat nuk kemi shkelje të parimit të ligjshmërisë, mirëpo te aktet
e këtilla nuk realizohet qëllimi i aktit ose ndodh që shkelet një interes publik.

Personi zyrtar qe nxjerr nje vendim jo-oportun ai vepron ne harmoni me dispozitat ligjore, mirëpo nuk e
zbaton diskrecionit e tij ne menyre te duhur.

Shembull: Eshte shpallur nje konkurs dhe ne rastin e tille kane aplikuar disa kandidat, dhe duhet ditur se
ne kete konkurs 2 apo me shume kanditat i kane plotesuar kriteret ne menyre te barabarte mirëpo

Punoi: Florian Murseli


31 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

personi zyrtar i cili ka qene pergjegjes ne rastin e tille ne vend te kanditatit i cili ka pasur kritere me te
larte qe eshte percaktur me konkurs ka përzgjedhur nje kandidat tjeter.

Akte me gabime teknike - shpeshherë një akt administrative mund të ketë gabime.

Gabimet mund të jenë gabime në emër, mbiemër, date të lindjes, muaj, vit dhe gabime tjera të cilat nuk
janë gabime përmbajtësore por janë vetëm gabime teknike. Dhe gabimet e tilla mund të evitohen në
çdo kohë pra nuk kanë ndonjë afat të caktuar.

Ndarja më e rëndësishme e akteve si dhe ndarja e rëndësishme për procedurën e konfliktit


administrative ndarja e akteve në:

 Akte përfundimtare
 Akte plotëfuqishme apo të formës së prere
 Aktet e ekzekutueshme

Kjo ndarje bëhet duke u nisur nga efekti qe prodhon nje akt

Akt përfundimtar të administratës - eshte ai akt te cilin e ka nxjerrur organi i shkalles se dyte i
administratës ndaj të cilit pala nuk ka të drejtë të ushtrojë ankesë por ka të drejtë të inicioje (fillojë)
konfliktin administrative.

Akti do të konsiderohet përfundimtar par afatit prej 30 ditëve sepse e drejta për të hapur konfliktin
administrative është vetëm 30 ditë, në ditën e 31 në çoftëse pala nuk e ushtron padin atëherë akti bëhet
përfundimtar.

Akt i plotfuqishëm - është ai vendim ndaj të cilit pala as nuk ka të drejtë të ushtrojë ankesë as nuk ka të
drejtë të hap konfliktin administrative por pala ka të drejtë t’i përdor mjetet e jashtzakonshme juridike.

Në momentin kur kalon afati prej 30 ditëve dhe pala nuk e ushtron të drejtën e padisë atëherë vendimi
bëhet i plotëfuqishëm që do të thotë pala tani vetëm ka të drejtën e përdorimit të mjeteve të
jashtëzakonshme juridike. Mjete këto që nuk ndalojnë ekzekutimin e vendimit.

Në momentin kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm, automatikisht vendimi bëhet i ekzekutueshëm.

Aktet e ekzekutueshme - një vendim bëhet i ekzekutueshëm kur kalon afati për ankesë ndaj një vendimi
/pala ka ushtruar ankesë por ankesa është refuzuar dhe poashtu vendimi bëhet i ekzekutueshëm edhe
në ato raste kur pala nuk ka pasur të drejtë të ushtroj ankesë.

Dallimi mes vendimit dhe përfundimit

Me vendim apo aktvendim vendoset çdo herë çështja kryesore.

Përfundim ndryshe quhet konkluzion vendosen çështjet sekondare që ndryshe quhen çështje
procedurale.

P.sh. lidhur me kërkesën e palës për kthim në gjendjen e mëparshme organi i administratës nxjerr
përfundim sepse rikthimi është çështje procedurale që lidhet me çështjen kryesore.

Punoi: Florian Murseli


32 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Java e 10 / 05.05.2020 (E Martë)


Elementet e aktit administrativ

Çdo shmangie e këtyre elementeve e bëjnë aktin e kundërligjshem dhe në këtë mënyrë akti
administrative nuk do të shkaktojë pasoja juridike.

Çdo akt administrative ka dy elemente:

 Elemente themelore (përmbajtsore)


 Elemente teknike

Elementet themelore të aktit janë:

 Hyrja,
 Dispozitivi,
 Arysetimi, dhe
 Këshilla juridike

Hyrja - pjesa hyrëse ka disa nënelemente:

1. Pjesa hyrëse e aktit administrative duhet të përmbajë si element apo nënelement të pare
emërtimin e organit të administratës që nxjerr aktin administrative.

2. Pjesa hyrëse duhet të përmbajë bazën juridike do të thotë dispozitën juridike apo normën në
bazë të së cilës përcaktohet kompetenca lëndore dhe territorial e organit për vendojsen e
çështjes administrative.

3. Pjesa hyrëse e aktit administrative duhet të përmbajë çështjen administrative do të thotë se


për çfarë çështje është fjala.

4. Palët që marrin pjesë në procedurë,

5. Data e nxjerrjes së vendimit.

Shembull: Këshilli Shtetëror i Cilësis, sipas ligjit XY neni XY, lidhur më kërkesën e palës Fakulteti Juridik
për akreditim, të datës 05.05.2020 nxjerr këtë:

Shembull tjeter: Ministria e drejtësis, komisioni përkatës sipas ligjit XY neni XY, lidhur me kërkesën e
palës N.N. për t’iu nënshtruar provimit të jurisprudensës me date 24.04.2018 nxjerr:

Punoi: Florian Murseli


33 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Dispozitivi - paraqet një ndër elementet më të rëndësishme të aktit administrative sepse në bazë të
dispozitivit mund të përcaktohet dhe konstatohet se a po aprovohet apo refuzohet kërkesa e palës,

Dispozitivin në disa raste mund të këtë një element por në disa çështje shënohen me numra romak.

Dispozitivi duhet të përmbajë:

I. Informacionin e palës mbi aprovimin apo refuzimin e kërkesës së palës,

II. Në çoftëse pala ka një detyrim që duhet ta përmbush para administratës, ky detyrim duhet te
potencohet në pikën II, duke përfshirë edhe afatin kohor për përmbushen e detyrimit,

III. Moment i hyrjes së vendimit kur përcaktohet se kur hynë në fuqi vendimi. A hyn në fuqi me
rastin e nënshkrimit të personit zyrtar, apo hyn në fuqi me një efekt më të vonuar.

IV. Permban informacionin mbi shpenzimet procedurale që duhet të mbulohen pse në këtë pike
pala njoftohet lidhur me shpenzimet procedurale do të nxjerret një përfundim apo konkluzion i
veçantë.

Shembull: Vendimi i pjeserishem

I. Refuzohet kërkesa e Fakultetit Juridik për akreditim institucional


II. Brenda afatit 1 viti,obligohet për ndryshimin e planprogrameve mësimore,
III. Ky vendim hynë në fuqi më rastin e nënshkrimit.
IV. Nëse ndonje pike nuk lidhet më ndonje çështje atëherë nuk ka nevoje të potencohet si në
shembullin për Fakultetin Juridik.

Shembull tjeter:

I. Aprovohet kërkesa e palës N.N. për t’iu parashtruar provimit të juridprudencës.


II. Brenda afatit deri më 20 maj 2018, pala N.N. obligohet të bëjë nostrifikimin e diplomës në
Ministrin e Arsimit.
III. Ky vendim hynë në fuqi me rastin e nënshkrimit nga personi zyrtar ose kryetari i komisionit.
IV. Pala obligohet që të paguaj taksën më shumën prej 50€ dhe të dorëzoj dëshminë mbi pagesën e
bërë.

Punoi: Florian Murseli


34 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Arsyetimi - arsyetimi i vendimit paraqet një ndër elementet më të rëndesishmë të aktit administrative,
ku në bazë të arsyetimit mund të konstatohet se pse është aprovuar apo pse është refuzuar kërkesa e
palës në bazë të gjendjes së konstatuar faktike gjatë administrimit të provave.

Arsyetimit i vendimit duhet të jetë i qartë, shumë kompleks shumë i deleguar ku duhet këtë një
përputhshmëri në mes gjendjes së konstatur faktike dhe gjendjes juridike.

Arsyetimi i ka disa nënelemente:

1. Kërkesën e palës e cila i drejtohet organit të administratës,

2. Baza faktike apo gjendja faktike (Nderlidhet me provat te cilat i ka administruar organi i
administratës per ta vërtetuar gjendjen faktike, ne rastin e tille duhet analizohet cdo prove e
analizuar).

Kjo është pjesa më e rëndësishme e arsyetimit sepse tek kjo pjesë organi i administratës
respektivisht personi zyrtar duhet të jetë shumë i detajuar në paraqitjen e të gjitha provave të
cilat i ka administruar për t’iu vërtetuar gjendja faktike.
Në çoftëse gjendja faktike është vërtetuar përmes dokumenteve, duhet të potencohet se cilat
dokumente janë shqyrtuar gjendja e çështjes.
Në çoftëse ka dëshmuar një dëshmitar duhet të ceket se cili ka qenë ai dëshmitar.

3. Baza ligjore apo baza juridike – çdo veprim që ndërmirret lidhur me gjendjen faktike duhet ta
këtë mbështetjen në bazën juridike që do të thotë se administrimi i provave duke u nisur nga
dëshmitarët, ekspertët, dokumentet, të gjitha këto janë veprime që mbështeten në bazën
përkatëse juridike.

Shembull:

I. Pala N.N. me datën 24.04.2018 ka parashtruar kërkesën në Ministrinë e drejtësisë që t’i lejohet
hyrja në provimin e jurisprudences.
II. Me rastin e shqyrtimit të kërkesës së palës, pala N.N. ka përfunduar fakultetin në shtetin e huaj
dhe është konstatuar se diploma të cilën e ka ofruar pala është e panostrifikuar andaj pala është
e obliguar që të bëj nostrifikimin e diplomës brenda afatit prej 15 ditëve e cekur në dispozitiv.
Pala po ashtu ka ofruar çertifikatën e shtetësisë në këtë datë… për vërtetimin që është shtetas i
Kosovës. Pala N.N. ka të përfunduar praktikën tek Ministria e Drejtësisë e leshuar vertetimin nga
Ministria e Drejtësisë.
III. Duke u bazuar në nenin XY të Ligjit XY, kandidati N.N. ka plotësuar të gjitha kushtet siq janë të
caktuara me ligj.

Punoi: Florian Murseli


35 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Këshilla juridike - Çdo herë duhet të shënohet këshillë juridike.

Keshilla Juridike ka disa nenelemente:

1. Pala duhet të njoftohet se a ka të drejtë të përdorë një mjet juridik,

2. Duhet të njoftohet mbi llojin e mjetit juridik sepse kemi mjete të ndryshme çoftë të rregullta apo
të jashtëzakoshme.

3. Kjo pike përmban afatin kohor brenda të cilit mund të ushtrohet mjeti juridik.

4. Pala duhet të dijë se cilit organ të administratës duhet t’ia adresoj ankesën.

5. Duhet të përmbajë informacionin se nëpërmes cilit organ dorëzohet ankesa.

Shembull:

Pala e pakënaqur me këtë vendim ka të drejtën e përdorimit të mjetit juridik ankesën (ka të drejtë të
ushtrojë ankesë) brenda afatit prej 30 ditëve. Ankesa i drejtohet komisionit të ankesave përmes
komisionit të shqyrtimit të dokumentacionit.

Shembull tjeter:

Pala e pakënaqur ka të drejtë të ushtrojë ankesë, brenda afatit prei 30 ditëve, nga momenti i pranimit të
vendimit.

Ankesa i dorzohet komisionit të ankesave përmes këtij organi që e ka nxjerrur vendimin.

Elementet teknike të procedurës administrative

 Logoja (çdo institucion e ka logon e vet),


 Numrin e references (N/2018),
 Emrin dhe mbiemri i personit zyrtar, pozicioni publik që mban ai zyrtar,
 Nënshkrimi i personit zyrtar
 Vula i institucionit
 Datën dhe vendin e nxjerrjes së vendimit,

Punoi: Florian Murseli


36 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Java e 11 / 19.05.2020 (E Martë)


Faza e perdorimit te mjeteve juridike ne proceduren administrative

Mjetet juridike në Procedurë administrative - janë ato mjete demokratike me të cilat mund t’i ushtroje
pala ndaj një vendimi që ka nxjerr një organi i administratës në çoftëse pala nuk është e kënaqur me
vendimin e këtillë duke pretenduar se ky vendim është vendim i kundërligjshëm.\

Mjetet juridike ndahen në dy kategori:

 Mjete të rregullta
 Mjete të jashtëzakonshme (me ligjin e ri përdoret termi mjet përjashtimor)

Si mjete të rregullta janë

 Ankesa
 Kundërshtimi

Si mjete të jashtëzakonshem është: Kërkesa për rihapjen e procedurës administrative.

Ankesa në procedurën administrative - është një mjet i rregullt juridik të cilin pala mund ta ushtrojë
ndaj një vendimi që ka nxjerr një organ i administratës nëse pala pretendon që ai akt është i
kundërligjshëm dhe me atë akt është shkelur një e drejtë e palës në procedurë. Andaj qëllimi kryesor i
ankesës është që të bëhet evitimi, korigjimi apo përmirsimi i të gjitha gabimeve procedurale apo
materiale që mund të bëj një organ i shkallës së pare me rastin e vendimmarrjes lidhur me një çështje të
caktuar administrative.

Ankesa ka karakter:

 Suspenziv (pezullues)
 Devolutiv

Në efekt suspenziv nënkuptojmë me faktin se ankesa e shtyen ekzekutimin e vendimit. Në çoftëse pala e
pakënaqur me një vendim që ka nxjerr një organ i shkallës së pare, ushtron ankesë derisa organi i
shkallës së dytë të vendos lidhur me ankesën, ai vendim nuk mund të ekzekutohet. Për këtë arsye themi
se ankesa ka efekt suspenziv (pezullues) dhe shtyrës pasi që shtyen ekzekutimin e vendimit.

Fakti kur ankesa nuk ka efekt suspenziv (pezullues), një element i tillë shhënohet tek pjesa keshilles
juridike ngase pala duhet të dijë se edhe nëse ka ushtruar ankesë, ankesa nuk do të shtyej ekzekutimin e
vendimit.

Ne çoftëse organi i administratës vendos që ankesa të mos ketë efekt suspenziv dhe pala është e
pakënaqur me këtë vendim atëherë pala ka të drejtë të caktojë këtë vendim mbi mospezullimin e
ekzekutimit të vendimit brenda afatit prej 5 ditëve dhe për këtë ankese vendos gjykata kompetente që
zgjidh konflikt administrative d.m.th department për çështje administrative këtë vendim duhet ta merr

Punoi: Florian Murseli


37 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

brenda një afati shumë të shkurtër prej 5 ditëve, afat ky i cili është përcaktuar me Ligjin e Procedurës së
Përgjithshme Administrative.

Efekti devolutiv - vendimmarrja lidhur me ankesën e ushtruar kalon tek organi i shkallës më të lartë, tek
organi që ushtron kontrolle ndaj organit që ka nxjerr vendimin, dhe ky është pra karakteri devolutiv i
ankesës që d.m.th se për ankesë nuk vendose i njejti organ që e ka nxjerrë vendimin por vendos një
organ që gjendet në shkallë me të lartë të hierarkisë.

Ankesa duhet te permebaj:

 Emertimin organit qe i referohet ankesa


 Emertimin e organit permes te cilit dorëzohet ankesa
 Ankesa duhet te përmbaj disa te dhena mbi aktin administrativ qe atakohet permes ankeses,
duke pontecuar se: cili akt eka nxjerr ate akt, daten dhe vendin, numrin e references
 Ankesa duhet te përmbaj edhe cdo prentedim te paraqitur nga pala qofte saperket shkelje
marteriale apo procedurale.

Ankesa e perpliuar i dorëzohet organit te administratës apo edhe permes postes.

Ankesa i dorzohet shkalles se pare qe ka nxjerrur vendimin.

Organi i shkallës së pare duhet të verifikoj se ankesa a i plotëson disa kushte formale të cilat janë:

 Se pari duhet të verifikohet se a është ankesa e paraqitur brenda afatit ligjor


 A është ushtruar ankesa nga ana e personave të autorizuaar, pra personat qe kanë legjitimacion
të palës (lidhja e palës me çështjen për të cilën zhvillohet procedura)
 A ka pasur pala të drejtë të ushtroje ankesë.

Nëse organi i shkallës së parë konstaton se nuk është plotësuar ndonjë kusht, atëherë organ i shkallës së
parë ka të drejtë ta hudh poshtë ankesën.

Nëse shkalla e parë konstaton se janë plotësuar këto 3 kushte sipas ligjit organi i shkallës së parë
konstaton se janë plotësuar 3 kushte, atëherë ka të drejtë që fillimisht vetë të shoh se cilat jane ato
pretendime të cilat pala i ka paraqitur në ankese. Në rastin e tillë vetë organi i shkallës të parë ka të
drejtë që t’i korigjojë gabimet që i ka bërë vetë në procedurë duke e anuluar aktin që e ka nxjerrë vetë
përmes një akti të ri, dhe duke e nxjerrë një akt të ri në bazë të pretendimeve që pala i ka paraqitur në
ankesë.

Në çoftëse shkalla e dytë gjenë që ankesa e palës nuk është e bazuar dhe nuk qëndrojnë fare
pretendimet e palës lidhur me shkeljet e mundshme atëherë shkalla e dytë do ta refuzojë ankesën

Në të kundertën, nëse shkalla e dytë gjenë që ankesa është bazuar edhe gjen që ai organ ka bërë shkelje
çoftë materiale, çoftë procedurale, organi i shkallës të dytë ka të drejtë ta anulojë në tërësi apo
pjesërisht vendimin e shkallës së parë dhe ka mundësi që vetë të nxjerrë një vendim të ri ose ka mundësi

Punoi: Florian Murseli


38 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

që çështjen t’ia ktheje prap organit të shkallës së parë duke i dhënë këshilla dhe rekomandime lidhur me
vendimin e ligjshëm që duhet të nxjerrë ky organ.

Në anën tjetër mund të ndodhe që organi i shkallës së dytë mund të konstatojë që vendimi i organit të
shkallës të parë sa i përket dispozitivit është në rregull, mirëpo mund të konstatojë që arsyetimi nuk
është shumë i plotë dhe i detajuar. Në rastin e këtillë sipas ligjit të ri ky organ ka të drejtë që vetë ta
plotësojë pjesën e arsyetimit të vendimit, përmes një vendimi plotësues. Pra nuk anulohet akti
administrative por vetëm bëhet plotësimi i arsyetimit nga organi i shkallës së dytë.

Sipas L.P.A. afati i palës për të ushtruar ankesë është afat prej 30 ditëve nga momenti kur palës i
dorëzohet vendimi ndërkaq ky moment në ligjin e ri të Procedurës Administrative konsiderohet si
moment i njoftimit të palës me aktin administrativ (afati i përgjithshëm).

Ndërkaq me rastin e heshtjes administrative, pala ka të drejtë të ushtrojë ankesë brenda afatit i cili nuk
mund të jetë më i shkurtës se 7 ditë dhe më i gjatë se 60 ditë.

Ndodh që një vendim nuk ka pasur këshillë juridike edhe pse është dashur të ketë, në rastin e këtillë në
çoftëse pala nuk ka marre informacionin e duhur mbi mjetin juridik që duhet të ushtrojë ndaj një
vendimi ose pala fare nuk ka qenë e informuar atëherë pala ka të drejtë të ushtrojë ankesë brenda afatit
prej 3 muajve.

Ne rast te mosnjoftimit te pales atehere afati per te ushtruar ankese eshte 6 muaj.

Kundërshtimi - eshte mjet i rregullt me te cilen mund të ushtrohet vetëm ndaj akteve reale apo akteve
materiale. Aktet reale apo materiale janë ato akte të cilat nuk prodhojnë efekt juridik, por vetëm i
ndihmojnë organit të administrates për ta nxjerrë një akt juridik. Kundërshtimi mund të ushtrohet
brenda afatit prej 15 ditëve deri në afatin prej 6 muajve kur është kryer akti real.

Kundershtimi nuk e ka efektin suspenziv apo pezullues si ne rastin e ankeses.

Për kundërshtim nuk vendos organi i shkallës më të lartë sipas karakterit devolutiv por p.sh. në kuadër
të Drejtorise së shëndetësisë është bërë një shpallje apo është nxjerrë një akt tjetër real, kemi një
process verbal që kundërshtohet, atëherë për kundërshtim nuk vendos ministria e shëndetësisë por
brenda drejtorisë formohet një komision që quhet komision i ankesave që vendos lidhur me
kundërshtimin.

Kemi edhe mjete të jashtëzakonshme juridike që janë mjete përjashtimore.

Si mjet përjashtimor është: kërkesa për rihapjen e procedurës administrative.

Nëse e shqyrtojme ligjin e mëparshëm të procedurës administrative, ai ligj ka pasur të meta sa i përket
mjeteve të jashtëzakonshme.

Kërkesa për rihapjen e procedurës administrative - kjo kërkese bëhet brenda afatit subjektiv prej 90
ditëve dhe brenda afatit objektiv prej 3 viteve. Ky mjet ushtrohet ndaj vendimit të plotëfuqishëm apo të
formës së prere. Në çoftëse pala e humb afatin e ankesës, kalon në afatin prej 30 ditëve, pala ka të

Punoi: Florian Murseli


39 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

drejtë të fillojë konfliktin administrative. Por nëse pala e humbet edhe afatin e konfliktit administrative,
pala ka një afat shumë më të gjatë 90 ditor apo edhe afatin prej 3 viteve për të refuzuar të drejtën e saj
që është kërkesa për rihapjen e procedurës administrative në çoftëse ndër to, pas nxjerrjes së vendimit
paraqiten fakte apo rrethana të reja, të cilat nuk kanë ekzistuar në momentin e nxjerrjes së vendimit që
d.m.th nëse ato fakte do të ishin të njohura do t kishim një vendim tjetër. Ose në çoftëse konsiderohet
se vendimi është bazuar në një deklaratë të rrejshem të dëshmitarit, ose vendimi është i bazuar në një
ekspertizë të rrejshme të ekspertit. Ose në procedurë ka marrë pjesë zyrtari i cili është dashur të
përjashtohet. Në të gjitha rastet e tilla, pala ka të drejtë të paraqesë kërkesën për rihapjen e procedurës
administrative.

Kërkesa për rihapjen e procedurës administrative i drejtohet organit që ka nxjerr vendimin e fundit që
mund të jetë organi i shkallës të pare; të dytë.

Faza e ekzekutimit të vendimit

Kjo fazë është faza në të cilën bëhet ekzekutimi apo përmbarimi i aktit administrative.

Një vendim bëhet i ekzekutueshëm në çoftëse ka kaluar afati ligjor për të ushtruar ankese ndaj ndonjë
vendimi d.m.th pala nuk e ka ushtruar ankesën. Ose në çoftëse pala ka ushtruar ankesë por është
hudhur poshtë apo është refuzuar dhe poashtu vendimi bëhet i ekzekutueshem edhe në ato raste kur
pala nuk ka pasur të drejtë të ushtrojë ankesë.

Vendimet duhet të ekzekutohen në dy mënyra:

 Në rrugë administrative
 Në rrugë gjyqësore

Detyrimet jofinanciare ekzekutohen në rrugë administrative ndërsa detyrimet financiare ekzekutohen


në rrugë gjyqësore.

Në rrugë administrative, ekzekutimin duhet ta bëjë vetë organi që e ka nxjerrë vendimin me përjashtim
të rasteve të tjera nëse ligji parasheh ndryshe.

Ndërkaq sa i përket obligimeve monetare në rastin e këtille ekzekutimin e bënë gjykata kompetente,
kuptohet se tash ekzekutimi bëhet përmes përmbaruesve privat. D.m.th në çdo rast kur njëra palë ka një
detyrim financiar ndaj palës tjetër, këtë ekzekutim nuk mund ta bëjë administrata, por pala udhëzohet
që t’i drejtohet gjykatës.

Në anën tjetër kur jemi tek mënyrat e ekzekutimit dhe ndalemi tek ekzekutimi në mënyrë
administrative, duhet ditur se ekziston mundësia e ekzekutimit përmes personave të tretë

Duhet ditur se çdo palë është e obliguar që ta bëjë ekzekutimin e vullnetshëm të vendimit, pa marrë
parasysh se ekzekutimi a do të prodhojë pasoja positive apo negative për palën.

Punoi: Florian Murseli


40 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Mirëpo në çoftëse pala nuk e bën ekzekutimin e vullnetshëm dhe njëri kundërshton ekzekutimin e
vendimit atëherë kuptohet se ekzekutimi i vendimit mund të bëhet edhe përmes përdorimit të forces
shtrënguese por mund të bëhet edhe përmes personave të tretë.

Çdo herë para se të bëhet ekzekutimi, organi i administratës nxjerr urdhërin për ekzekutim. Ky urdhër
është paraparë me ligjin e ri, kurse me ligjin e mëparshëm shkruan përfundimi apo konkluzioni për
ekzekutimin e vendimit.

Pala e pakënaqur me urdhërin për ekzekutim ka të drejtë të ushtroj ankesë por jot ë atakoj vetë
ekzekutimin por mund të atakojë kohën, vendin apo mënyren e ekzekutimit. Ankesa ndaj urdhërit për
ekzsekutim nuk ka efekt suspenziv, d.m.th nuk e ndal ekzekutimin e vendimit.

Shpeshherë mund të ndodhe që ekzekutimi i vendimit të pezullohet apo të ndërprehet. Në disa raste
organi i administratës mund të vendos shtyrjen apo pezullimin e ekzekutimit të vendimit nëse
konstatohet se ekzekutimi i vendimit mund të shkaktonte pasoja apo dëme të medha çoftë për interesin
e përgjithshëm, interesin e personit të tretë apo interesin e palës në procedurë. Dhe pasi të pushojnë
këto shkaqe mund të vazhdohet me ekzekutimin e vendimit.

Ekzekutimi ndërpritet në çoftëse përmbushet detyrimi, çoftë detyrimi financiar, apo jofinanciar. Poashtu
ndërprerja do të bëhet nëçoftëse është anuluar apo shfuqizuar vendimi i administratës ose edhe në ato
raste të cilat janë të përcaktuara shprehimisht me ligj nëse konstatohet se ekzekutimi nuk mund të
bëhet.

Ekzekutimi i parakohshëm - mund të bëhet në ato raste kur ekziston frika që nëse shtyhet ekzekutimi
do të mund të shkatërrohen objektet e ekzekutimit që d.m.th se nuk do të mund të realizohet fare
ekzekutimi i vendimit andaj mund të nxirret një urdhër për ekzekutimin e parakohshëm. Kuptohet se
pala ka të drejtë ta atakojë me ankesë edhe këtë urdher mirëpo edhe në rastin e këtillë ankesa nuk e ka
efektin suspenziv apo pezullues.

Punoi: Florian Murseli


41 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Java e 12 / 26.05.2020 (E Martë)


Konflikti administrative

Konflikti administrative mund të definohet si vazhdim i procedurës administrative në rrugë gjyqësore,


ku pala e cila është e pakënaqur me vendimin përfundimtar qe ka nxjerrë organi i shkallës së dytë të
administratës e në disa raste edhe organi i shkallës së parë, ku pala nuk ka pasur të drejtë ankesë, ajo
palë përmes padisë inicon konfliktin administrative me qëllim që të kërkoje mbrojtjen e të drejtave të
saja në procedurë.

Qëllimet kryesor qe ngritet procedura e konfliktit administrativ:

 Shqyrtimi i ligjshmërisë ,
 Mbrojtja të drejtave të palës ,
 Anulimi i aktit te kunderligjeshem.

Sa i përket zhvillimit të konfliktit administrative duhet ditur se në botë ekzistojnë dy sisteme:

 Sistemi Evropian
 Sistemi Anglosakson

Duhet ditur se në vendet të cilat i takojnë sistemit evropian konflikti administrative zhvillohet nga ana e
gjykatave të specializuara të cilat quhen gjykata administrative.

Ky sistem quhet sistem evropian apo francez sepse Franca është vend ii parë kur për herë të parë është
themeluar gjykata e parë administrative në vitin 1881 për të vazhduar më tej një traditë të këtillë ne
Gjermani, Austri dhe në vendet e tjera.

Në sistemin evropian, gjykatat e administratës janë gjykatat të cilat eksluzivisht merren vetëm me
zhvillimin e procedurave të konfliktit administrative.

Sa i përket sistemit anglosakson, në këtë sistem hyjnë shtetet të cilat nuk kanë themeluar gjykata
administrative si gjykata të specializuara. Mirëpo në kuadër të këtyre shteteve këto procedura te
konfliktit administrative zgjidhen nga ana e gjykatave të kompetencës së përgjithshme.

Në Kosovë si gjykata kompetente për zgjidhjen e konfliktit administrative është Gjykata Themelore me
seli në Prishtinë, respektivisht departamenti për Çështje administrative.

D.m.th jemi në mes të Sistemit Evropian dhe Sistemit Anglosakson ngase në njerën anë nuk kemi gjykatë
të specializuar mirëpo në anën tjetër në kuadër të Gjykatës Themelore e kemi një department i cili është
i specializuar në mënyrë eksluzive merret me zgjidhjen e konfliktit administrative.

Ndaj cilave akte mund të inicohet konflikti administrativ?

Në kosovë konflikti administrativ nuk mund të fillojë ndaj çdo akti administrativ. Andaj ligji shprehimisht
përcakton rastet apo aktet ndaj të cilave nuk mund të inicohet konflikti administrativ.

Punoi: Florian Murseli


42 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Andaj tek ne në Kosovë nuk vlen klauzola e përgjithshme apo parimi i përgjithshëm, por tek ne vlen
klauzola e enumracionit negative.

Aktet ndaj të cilave mund të inicohet konflikti administrativ:

1. Akti administrativ duhet të jetë akt përfundimtar


2. Akti duhet të jetë akt individual (konkret)
3. Akti administrativ duhet të jetë akt që e ka nxjerrë një organ i administratës shtetërore apo
publike,
4. Akti duhet të jetë akt juridik.

Këto janë karakteristikat që duhet t’i ketë një akt në mënyrë që të trajtohet si objek i konfliktit
administrativ.

Konflikti administrativ nuk mund të inicohet ndaj:

 Akteve që kanë karakter të përgjithshëm


 Akteve që i nxjerrë presidenti i Republikës
 Akteve që i nxjerrë Kuvendi apo Parlamenti

Ndaj këtyre akteve nuk mund të inicohet konflikti administrativ, pra ndaj këtyre akteve qytetarët nuk
mund të ushtrojnë padi për inicimin e konfliktit administrativ.

Legjislacioni i aplikueshëm për zgjidhjen e konfliktit administrativ - procedura e konfliktit administrativ


rregullohet me ligjin për konfliktin administrativ që është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës
dhe ka hyrë në fuqi në vitin 2010. Tërë procedura e konfliktit administrativ që nga moment kur inicohet
përmes padisë e deri në momentin kur nxirret aktgjykimi i plotëfuqishëm rregullohet përmes dispozitave
të këtij ligji.

Llojet e konfliktit administrativ

Në teorinë administrative na paraqiten disa lloje të konfliktit administrativ, dallojmë:

1. Konfliktin objektiv dhe subjektiv


2. Konfliktin e ligjshmërise dhe juridiksionit të plotë.

Qëllimi kryesor i konfliktit objektiv është mbrojtja e të drejtave objektive apo mbrojtja e interesave të
përgjithshme shoqërore.

Qëllimi i konfliktit subjektiv është mbrojtja e të drejtave subjektive apo individuale.

Ne si qytetar nuk kemi të drejtë ta inicojme konfliktin objektiv, por këtë konflikt mund ta inicojnë vetëm
organet shtetërore ose kompetente të cilat mbrojnë interesin e përgjithshëm p.sh. prokurori i shtetit,
avokati i popullit.

Punoi: Florian Murseli


43 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

Kurse konflikti subjektiv mund ta inicojë çdo qytetar i cili konsideron se me një vendim i është shkelur
ndonjë e drejtë apo interesi i drejtpërdrejtë i vazhduar në ligj.

Si palë në konfliktin administrativ janë:

 Paditësi
 Pala e paditur
 Pala e interesuar

Paditësi - është ai person që çdoherë e konstaton ligjshmërinë e ekzekutimit dhe kërkon njëherish edhe
anulimin e atij vendimi.

Pala e paditur - është organi i administratës i shkallës së dytë e në disa raste edhe i shkallës së parë, për
shkak të vendimit që ka nxjerrë në procedurën administrative.

Personi i interesuar - në procedurën e konfliktit administrativ, person i interesuar është ai person që çdo
herë ka interes të kundërt me paditësin. Paditësi në konflikt kërkon anulimin e vendimit. Personi i
interesuar kërkon që vendimi të mbetet në fuqi, sepse me atë vendim ka realizuar ndonjë interes
ndoshta edhe në mënyrë të kundërligjshme.

Padia në konfliktin administrativ dhe efektet e saj

I vetmi mjet juridik për të inicuar procedurën e konfliktit administrativ është padia.

Padia mund të paraqitet brenda afatit prej 30 ditëve nga dita kur palës i dorëzohet vendimi
përfundimtar. Pala e pakënaqur me vendimin përfundimtar ndaj të cilit nuk ka të drejtë ankese, mund të
inicojë konfliktin administrativ përmes padisë brenda afatiti prej 30 ditëve nga dita kur i dorëzohet
vendimi përfundimtar. Afati prej 60 ditëve ka të bëjë me paditësin të cilit nuk i është dorëzuar vendimi.

Padia nuk ka efekt suspenziv që d.m.th se padia nuk ndal ekzekutimin e vendimit.

Ligji ka paraparë mundësinë që pala të kërkojë vendosjen e një mase të përkohshme me qëllim që padia
të ndal ekzekutimin e vendimit, nëse konsiderohet se ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit do të
shkaktonte pasoja çoftë për interesin e përgjithshëm çoftë për palën.

Konflikti administrativ asnjëherë nuk inicohet ex-officio, por vetëm përmes padisë së palës paditëse. Në
momentin kur pala i drejtohet me padi gjykatës, padia shqyrtohet nga gjyqtari individual që d.m.th
gjyqtari vendos në shkallën e parë lidhur me konfliktin administrativ. Ky gjyqtar së pari duhet të
konstatoj se a është padia e afatshme dhe a është paraqitur padia nga ana e personit të interesuar, ka
legjitimacionin e palës paditëse dhe a ka pasur të drejtë pala të ushtrojë padi. Nëçoftëse nuk është
plotësuar ndonjëra nga kushtet, gjyqtari do të nxjerrë një vendim në formë të aktvendimit që d.m.th me
aktvendim, padia hudhet poshtë.

Kur inicohet konflikti administrativ, së pari fillon një procedurë paraprake. Në këtë procedurë shqyrtohet
aspketi formal i padisë. Në disa raste gjyqtari nuk ka nevojë fare të shqyrtojë aspektin përmbajtësor të
padisë, por menjëherë mund të nxjerrë aktgjykim mbi anulimin e aktit administrativ. Kjo mund të

Punoi: Florian Murseli


44 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

ndodhë në ato raste kur vendimi i organit administrativ është i panënshkruar. Në momentin kur pala
paraqet padi dhe padisë ia bashkangjitet edhe vendimi i administratës, në momentin kur gjyqtarit i
dorëzohet padia dhe konstaton që vendimi nuk është nënshkruar automatikisht, do të anulojë atë
vendim pa e shqyrtuar fare padinë.

Nënshkrimi është element teknik por që ndikon në efektin që mund të prodhojë padia, pastaj anulimi i
menjëhershëm i aktit në procedurën paraprake mund të bëhet edhe kur vendimi nuk ka arsyetim kur
refuzohet kërkesa e palës mirëpo akti nuk përmban arsyetimin fare ose është i paqartë. Vendimi mund të
anulohet kur i mungon data edhe është fjala për një akt konstituiv që fillon të prodhojë pasoja nga
moment i nxjerrjes. Pra kjo është procedura paraprake ku gjykata fillimisht duhet të bëjë anulimin e aktit
administrativ në rastet e përmendura.

Mirëpo nëse nuk ndodh njëra nga këto shkaqe atëherë kalohet në procedurën e rregullt. Quhet
procedurë e rregullt sepse në këtë procedurë shqyrtohet aspekti përmbajtësor i padisë dhe në
procedurën e rregullt padia mund të refuzohet ose mund të aprovohet.

Padia refuzohet nëse është e pabazë d.m.th nuk qëndrojnë pretendimet e palës mbi shkeljet që ka bërë
administrata ose padia aprovohet nëse është bazuar. Padia aprovohet apo refuzohet me aktgjykim
d.m.th në konfliktin administrativ nxirren dy lloje të vendimeve. Vendime në formë të aktvendimit dhe
aktgjykimit. Aktvendim hudhet poshtë padia, kurse aktgjykim padia rezufohet ose aprovohet. Nëse
refuzohet padia, mbetet në fuqi vendimi i organit të administratës, por pala ka mundësi të përdorë
mjete juridike. Kurse nëçoftëse padia aprovohet atëherë vjen deri tek anulimi i vendimit që ka nxjerrë
organi i administratës.

Konflikti i ligjshmërisë - është ai konflikt ku gjykata vetëm konstaton ligjshmërinë e aktit administrativ
dhe nëse konstaton se akti është i kundërligjshëm e anulon atë akt dhe çështjen e kthen për rivendosje
apo rishqyrtim tek organi i shkallës së dytë në disa raste dhe i shkallës së parë të organit të
administratës duke i dhënë instruksioe se si duhet ta vendos çështjen. Pra konflikti i ligjshmërisë nuk jep
kompetencë të plotë gjykatës për ta vendosur çështjen in meritum, por gjykata kompetente vetëm të
shqyrtojë ligjshmërinë e vendimit.

Konflikti i juridiksionit të plotë - është ai konflikt ku gjykata jo vetëm që vlerëson ligjshmërinë e


vendimit por në mënyrë meritore vendos për çështjen administrative d.m.th tash gjykata do t’i
ndërmerr të gjitha veprimet procedurale provuese me qëllim që të vërtetohet gjendja faktike.

Në procedurën e konfliktit administrativ kemi dy lloje të mjeteve juridike. Të rregullta dhe të


jashtzakonshme. Mjet i rregullt në këtë procedurë është ankesa.

Ankesa - ushtrohet brenda afatit prej 15 ditëve nga dita kur palës i dorëzohet aktgjykimi i gjykatës
themelore.

Për ankese vendos Gjykata e Apelit. Në këtë gjykatë vendimmarrja lidhur me ankesën bëhet nga
kolegjiali i përbërë prej 3 gjyqtarëve dhe kuptohet se ankesa nëse është e bazuar aprovohet, nëse nuk
është e bazuar do të refuzohet. Edhe ankesa në konfliktin administrativ ka efekt suspenziv dhe ka efekt

Punoi: Florian Murseli


45 Procedura Administrative – Mirlinda BATALLI

devolutiv d.m.th ankesa e shtyen ekzekutimin e aktgjykimit të Gjykatës Themelore si dhe në anën tjetër
për ankesë vendos instance më e lartë.

Si mjete të jashtëzakonshme juridike janë:

1. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërise (parashtrohet brenda afatit 90 ditëve)


2. Kërkesa për rishqyrtimin e jashtëzakonshëm të vendimit (brenda afatit 30 ditëve)
3. Kërkesa për rishikim (brenda afatit objektiv prej 3 viteve).

Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë - ka të drejtë ta parashtrojë prokurori i shtetit nëse konsideron që
aktgjykimi i nxjerrë në konflik administrativ është i kundërligjshëm. Dhe për këtë kërkesë vendos Gjykata
Supreme e Kosovës.

Sa i përket kërkesës për rishqyrtim të jashtëzakonshem të vendimit, këtë kërkesë mund ta parashtrojë
pala e pakënaqur e cila konsideron se me aktgjykimin e gjykatës janë bërë shkelje materiale apo
procedurale. Edhe për këtë mjet vendos Gjykata Supreme.

Sa i përket kërkesës për rishikim, për këtë kërkesë nuk vendos Gjykata Supreme por vendos e njëjta
gjykatë që ka njerrë aktgjykimin që mund të jetë Gjykata Themelore apo ajo e Apelit. Kërkesa për
rishikim mund të paraqitet nëse pas nxjerrjes së aktgjykimit paraqiten prova të reja të cilat nuk kanë
qenë të njohura në kohën e nxjerrjes së aktgjykimit ose konstatohet se në procedurë ka vendosur
gjyqtari që është dashur të përjashtohet ose aktgjykimi është në një dokument të rrejshëm d.m.th për
këto arsye pala brenda afatit subjektiv 30 ditë, apo afatit objektiv 3 vite mund të kërkojë që të bëhet
përseritja e procedurës.

Dallimi mes procedurës administrative dhe konfliktit administrativ

Subjektet në procedurë - tek procedura administrative kemi palën aktive dhe pasive ku njerën anë na
paraqitet organi i administratës dhe anën tjetër personi fizik apo juridik, kurse te konflikti administrativ
na paraqiten paditësi, i padituri dhe pala e interesuar.

Objekt i procedurës administrative - është çështja administrative, ndërsa i konfliktit administrativ


shqyrtimi i ligjshmërisë se aktit administrativ.

Ligji i aplikueshëm - procedura administrative rregullohet me Ligjin e Procedurës së Përgjithshme


Administrative, ndërsa konflikti administrativ rregullohet me Ligjin për Konflikt Administrativ.

Punoi: Florian Murseli

You might also like