Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 16

qwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqw

ertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwert
yuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyui
opasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopa
E Drejta e Procedurës Penale
sdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdf
Teste nga afatet e kaluara
Prof.Dr.Rexhep MURATI

ghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghj
Përgaditi: Donit BAHTIRI

klzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklz
xcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcv
bnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbn
mqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmq
wertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwe
rtyuiopasdfghjklzxcvbnmqwerty
uiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuio
pasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopas
dfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfg
Donit BAHTIRI____________________________________________UP, Fakulteti Juridik, Prishtinë 2018

TESTI 1

1.Shpjegoni ndervarshmerine e te drejtes penale material dhe te drejtes procedurale?


Varshmeria ndermjetet procedures penale materiale qendron ne ate se ne te drejten penale
materiale ekzistojne dispozita juridike te cilat e percaktojne kuptimin e veprave penale,
sanksioneve penale si dhe kushtet juridike parimore dhe te vecanta sipas te cilave mund te
zbatohen sanksionet penale, ndersa permes procedures penale kryhen veprime te tersishme te
cilat i nderrmerr organi i shteti lidhur me ceshtjen e saksionit penal

2.Cka e karakterizon raportin e te drejtes se procedures penale dhe te drejtes se procedures


civile?
Ky raport karakterizohet nga fakti se ne procedure penale gjykata duhet ta zbardh dhe ta zgjidhe
ceshtjen penale duke shqiptuar sanksion penal ndaj kryesit te vepres penale, ndersa ne procedure
civile apo kontestimore gjykata vendos per kontestet nga marredheniet personale e familjare, nga
mardhenjet pasurore juridike dhe kontestet tjera te personave fizik dhe juridik. Ne ted y
procedurat per vertetimin e fakteve perdoren mjete provuese te njejta dhe perafersisht parime
procedural te njejta.

3.Cka kuptojme me dorezani, kush e cakton dhe ne cilat raste?


Dorzania eshte mase per sigurimin e te pandehurit ne procedure penale, kjo mase konsiston me
dorezimin e shumes se parave nga i pandehuri. Kete mase e cakton gjykata ne rastet kur ekziston
dyshim i bazuar se i pandehuri ka kryher veper penale.

4.Ankesa kunder aktvendimit me te cilin caktohet vecimi i procedures ose refuzohet propozimi
per vecim te procedures?
Eshte e lejuar

5.Cka kuptojme me parimin e oportunitetit te ndjekjes penale dhe kur vjen ne shprehje?
Parimi i oportunitetit eshte parim i arsyeshmerise ne proceduren per te mitur, ai vjen ne shprehje
kur prokurori i shtetit perkunder faktit se ka prova te mjaftushme se i mituri ka kryer veper
penale, vendos ta zbatoje parimin e oportunitetit.

6.Ne cka konsiston kerkesa pasurore juridike?


Me rastin e kryerjes se vepres penale personit te demtuar mund t’i shkaktohet demi i caktuar. I
demtuari ka mundesi qe ne procedure te paraqes kerkesen pasurore juridike, me propozim qe
gjykata penale ta zgjidhe me procedura per zgjidhjen e kerkeses pasurore juridike. Quhet
procedure e bashkangjitur dhe i bashkangjitet procedures penale

7.Cka kuptojme me parimin akuzator?


Donit BAHTIRI____________________________________________UP, Fakulteti Juridik, Prishtinë 2018

Parimi akuzator zgjidh ceshtjen e fillimit te procedures penale dhe me pranine e tij siguron
zhvillimin e procedures deri ne zgjidhjen definitive te ceshtjes penale. Sipas parimit akuzator
procedura penale mund te fillohet dhe te zhvillohet vetem nese per kete ekziston kerkersa e
paditesit te autorizuar. Funksionin e gjykimit e ushtron gjykata dhe nuk mund te zhvilloj
procedure penale pa akuze te paraqitur nga paditesi i autorizuar.

8.Cka kuptojme me prove ne procedure penale?


Me prove ne procedure penale kuptojme qdo te dhene e cila ne procedure gjyqesore flet per
saktesine e ndonje efekti relevant. Prova eshte burim njohurish per faktet qe vertetohen ne
procedure penale, te cilat i perdor organi qe i verteton ato.

9.Cilat jane provat juridiksht te pavlefshme dhe si vepron gjykata ne keto prova?
Ne qofte se gjykata ka marre deklarimin e te pandehurit ne forme te dhunes, ne deklarim te tyre
nuk mund te mbeshtetet vendimi gjyqesor, nga keto dispozita del se ne deklarimet e marra
kesisoj nga i pandehuri, deshmitari ose eksperti juridikisht jane prova te pavlefshme

10.Ne cilat raste nje persone nuk mund te shpallet deshmitar bashkepunues?
Nje person nuk mund te shpallet deshmitar bashkepunues atehere kur deshmia e tij vertetohet si e
rreme ne ndonje pjese te saj ose kur deshmitari bashkepunues nuk tregon te verteten e plote

TESTI 2

1.Cka kuptojme me te drejten penale ne kuptim te gjere dhe cka me te drejten penale ne kuptimin
e ngushte?
Ne kuptimin e gjete kuptojme zbatimin e sanksionit penal ndaj kryesit te vepres penale ne
njeren ane dhe edukimin e qytetareve per respektimin e ligjeve ne anen tjeter. Ndersa ne
kuptimin e ngushte kuptojme te drejten penale materiale e cila permbane dispozita juridike me te
cilat percaktohet kuptimi i veprave penale, te sanksioneve penale si dhe te kushteve juridike
parimore dhe te vecanta

2.Cilat jane anet positive te tipit-formes akuzatore ne procedure penale?


Anet positive ne tipin akuzator ne procedure penale konsiderohet pozita mjaft e favorshme e te
pandehurit ne procedure, ushtrimi i funksioneve themelore nga ana e subjekteve te vecanta dhe
zhvillimi i procedures sipas parimeve te sipermendura.

3.Cka kuptojme me parimin e oficialitetit te ndjekjes panale?


Donit BAHTIRI____________________________________________UP, Fakulteti Juridik, Prishtinë 2018

Me parimin e oficialitetit kuptojme se ndjekjen e procedures penale e bene prokurori i shtetit


sipas detyres zyrtare duke u mbeshtetur ne interesin e pergjithshem shoqeror, interes i cili kerkon
qe ndjekja e ketyre veprave te behet pavaresisht nga deshira e te demtuarit.

4.Theksoni parimet e rregullimit dhe organizimit te gjykatave?


Parimi i zgjedhjes-emertimit dhe revokimit te gjyqtarevem parimi i kolegjialitetit, parimi i
pjesmarrjes se qytetareve joprofesionist ne realizimin e gjykimit, parimi i pavarsise dhe i
paanshmerise, parimi shumeshkallesh, parimi i cmuarjes se provave sipas bindjes se lire te
gjykates.

5.Si perkufizohet kuptimi i kompetences lendore (cka hyne ne kompetencen lendore te gjykates
themelore)?
Kompetenca lendore eshte e drejte dhe detyre e percaktuar me ligj e nje kategorie gjykatash qe
ne procedure panale ndermarrin veprime procedurale konkrete dhe te gjykojne per disa vepra
penale varesisht nga natyra dhe rendesia e tyre.
Ne kompetence lendore te gjykates hyne; te gjykojne ne shkalle te pare te gjitha veprat penale si
dhe te ofrojne ndihmen juridike nderkombetare dhe te vendos per pranimin e vendimeve te
gjykatave te huaja

TESTI 3

1.Cka kuptojme me tendencen per efikastitet te procedures penale dhe tendencen per mbrojtjen e
te drejtave dhe lirive te njeriut ne procedure penale bashkohese (cili eshte qendrimi i ketyre
legjislacioneve perkitazi me keto dy tendenca)?
Tendenca per efikasitet duhet kuptuar ashtu qe ndaj te gjithe kryesve te njohur te veprave penale
duhet filluar procedura penale ne menyre qe at ate denihen, duke eliminuar mundesine qe ti
shmangen shqiptimit dhe ekzekutimit te sanksionit. Tendenca per mbrojtjen e te drejtave dhe
lirive te njeriut konsiston qe sa me shume te mbrohen lirite dhe te drejtat e qytetareve te
pandehur, perkatsisht te pandehurit t’i jepen te drejta dhe gjera ne mbrojtje ne menyre qe te
evitohet mundesia e denimit te personit te pafajshem dhe te pengohen keqperdorimet e organeve
shteterore.

2.Cilat jane procedurat e tjera ndeshkuese dhe qka e karakterizon raportin e procedures penale
me procedurat e tjera ndeshkuese?
Procedurat e tjera ndeshkuese jane: deliktet ekonomike, kundervajtja dhe deliktet disiplinore.
Elementi i perbashket i te gjitha ketyre procedurave eshte se ato kane per qellim konstatimin se a
ekziston vepra ndeshkuese (penale).

3.Numero rastet e mbajtjes se detyruar?


a.Marrja ne pyetje kur i pandehuri eshte shurdhememec, i verber apo pa aftesi mendore
Donit BAHTIRI____________________________________________UP, Fakulteti Juridik, Prishtinë 2018

b.Gjate séances per caktimin e paraburgimit dhe gjate kohes sa ai gjindet ne paraburgim
c.Nga ngritja e aktakuzes, kur aktakuza eshte ngritur kunder tij per vepren penale te denushme
me se paku 10 vite burgim.

4.Cka kuptojme me parimin e legalitetit te ndjekja penale dhe cilat jane perjashtimet nga parimi i
legalitetit?
Me parimin e legalitetit te ndjekjes penale kuptojme detyren e prokurorit publik i cili fillon
ndjekjen penale. Perjashtimet nga parimi i legalitetit jane rastet kur nevojitet propozimi i te
demtuarit, kur prokurori publik mbeshtetet ne parimin e arsyeshmerise.

5.Llojet e publicitetit ne procedure penale – rastet e publicitetit te kufizuar?


Llojet e publicitetit: publiciteti i pergjithshem, i paleve dhe i kufizuar. Rastet e publicitetit te
kufizuar jane kur ne shqyrtim gjyqesor pervec personave pa te cilet nuk mund te mbahet
shqyrtimi gjyqesor, merr pjese edhe nje numer i kufizuar i personave te trete.

6.Gjykata perkitazi me kompetencen lendore kujdeset?


Gjate tere procedures penale

7.Cilat jane instrumentet me anen e te cilave arrihet interpretimi i njesuar?


Masat me te cilat arrihet interpretimi i njesuar, parashihen me kushtetute dhe ligje te shtetit si
mase ose instrument per instrumentimin e njesuar te dispozitave ligjore eshte interpretimi
autentik dhe gjyqesor.

8.Cilat kushte duhet t’i plotesoj nje person per te ushtruar funksionin gjyqesor?
-Te kete te kryer fakultetin juridik
-Te kete te dhene provimin e judikatures
-Te kete vlera te larta morale
-Te mos kete dosje penale
-Te mos jete i regjistruar ne ndonje parti politike, si dhe
-Te kete ndonje pervoj pune!

9.Cilat fakte nuk eshte e nevojshme te provohen?


Faktet e qarta, faktet notare dhe rezunimet

10.Cka kuptojme me deshmitare te privilegjuar perkatsisht deshmitaret e liruar nga detyra e


deshmimit dhe cilet persona bejne pjese ne grupin e ketyre deshmitareve?
Me deshmitare te privilegjuar kuptojme disa kategori personash te cilet ne disa ceshtje penale
nuk mund te deshmojne. Ne grupin e deshmitareve te privilegjuar bejne pjese; personi i cili me
deklarimin e vet do te shkelte detyren e ruajtjes se fshetesise zyrtare ose ushtarake, mbrojtesi i te
pandehurit dhe i bashkepandehuri derisa zbatohet procedure e perbashket.
Donit BAHTIRI____________________________________________UP, Fakulteti Juridik, Prishtinë 2018

TESTI 4

1.Dallimi i nocionit te procedures enale dhe nocionit te se drejtes se procedures penale?


Dallimi qendron se permes procedures penale krijohen mardhenje shoqerore, ndersa e drejta e
procedures penale percakton formen e veprimeve procedurale apo formen e mardhenjeve
procedurale.

2.Cka kuptojme me keqyrjen dhe rikonstruksionin, kush i urdheron dhe kush i zbaton keqyrjen
dhe rikonstruksionin?
Keqyrja dhe rikonstruksioni jane dalja dhe shikimi i vendit te ngjarjes si dhe mbledhja e provave
ne vendin e ngjarjes. Keqyrjen mund ta urdheroj prokurori i shtetit kurse rikonstruksionin
prokurori i shtetit ose gjykata, ndersa zbatohen nga prokurori i shtetit ose policia.

3.Shpjegoni nese perjashtohet ose nuk perjashtohet mundesia e zhvillimit te procedures penale
ose nje ceshtje penale per te cilen me pare eshte zhvilluar procedure ndeshkimore (kundervajtese,
disiplinore)?
Nese ne forme te pare eshte perfunduar procedura per kundervajtje, kur veprimtaria ndeshkuese
permbane tiparet e vepres penale mund te zhvillohet edhe procedure penale.

4.Cka kuptojme me parimin e drejtperdrejte dhe ne cilat raste mund te perjashtohet parimi i
drejtperdrejte?
Ky parim manifestohet permes kontaktit te drejtperdrejte te gjykates me palet proceduralo-penale
dhe me burimet personale te provave si dhe provat materiale. Ky parim mund te perjashtohet ne
rastet kur peronat e marre ne pyetje kane vdekur, kane c’rregullime ose paaftesi mendore, ose
kur nuk mund te paraqiten ne gjykate per arsye te tjera, kur dPeshmitari ose eksperti pa shkak
ligjor nuk deshiron te jap deklarimin ne shqyrtimin gjyqesor dhe kur palet pajtohen qe te lexohet
procesverbali mbi marrjen ne pyetje te deshmitarit ose ekspertit i cili nuk eshte i pranishem.

5.Per kompetencen e deleguar vendos?


Gjykata e shkalles se njejte.

6.Ne baze te cilave kritere caktohet kompetenca e gjykatave?


Nga lloji dhe rendesia e vepres penale, nga vendi ne te cilin gjykata ushtron funksionin e
gjykimit, cilesia e kryesir te vepres dhe lloji i veprimeve proceduralo-penale.

7.Kush vendos per perjashtimin e policise?


Per perjashtimin e policise vendos prokurori i shtetit

8.Cilat jane vendimet gjyqesore dhe kur i ndermerr ato gjykata?


Aktgjykimi, aktvendimi dhe urdhera. Aktgjykimi jepet kur zgjedhet ceshtja penale, ndersa
akvendimi dhe urdhera sherbejne per drejtimin e procedures penale.
Donit BAHTIRI____________________________________________UP, Fakulteti Juridik, Prishtinë 2018

9.Cilat jane masat e fshehta dhe teknik te vezhgimit dhe hetimit parimisht nuk mund te cakohet
per komunikimet ndemjet te dyshuarit dhe mbrojtesit te tij?
Masat e fshehta dhe teknike te vezhgimit dhe hetimit perfshijne; vezhgimin e fshehte te
fotografive ose videove, monitorimin e fshehte te bisedave, kontrollimin e dergesave postare,
pergjimin e telekomunikimit etj.

10.Shpjegoni nese qendrimet parimore juridike te gjykates supreme te Kosoves obligojne ose
nuk obligojne gjykatat e instancave me te uleta?
Sipas Kushtetutes se Kosoves, organizimi, funksionimi dhe juridiksioni i Gjykates Supreme dhe
gjykatat e instancave me te uleta rregullohet me ligj. Ne shkalle te pare vepron Gjykata
Themelore, ne shkalle te dyte Gjykata e Apelit dhe ne shkalle te trete dhe me te larte dhe e cila i
obligon gjykatat e instancave me te uleta, vepron Gjykata Supreme.

TESTI 5

1.Cilat vendime i ndermerr gjykata perkitazi me kerkese pasurore juridike?


Vendimet te cilat i merr gjykata me keto raste jane: ne qofte se kerkesa pasurore zvarrit
procedure penale ne menyre te konsiderushme e ne anen tjeter ceshtja penale eshte e ndritur,
atehere gjykata vendos per ceshtjen penale ndersa te demtuarin e drejton ne kontestin civil.

2.Cka kuptojme me shpenzimet e procedures penale (cka perfshijne keto shpenzime)?


Me shpenzime procedures penale kuptojme te gjitha hargjimet e jurisprudences penale, keto
shpenzime perfshijne: shpenzimet per deshmitar, ekspert, perkthyes, specialist, stenografim,
regjistrime teknike dhe per keqyrjen e vendit si dhe te gjitha shpenzimet e transportit per
personat zyrtar te procedures dhe te pandehurin apo edhe mjekimin e tij.

3.Per cilat ceshtje dhe ne cfare perberje vendos gjykata themelore?


Gjykata Themelore jane kompetente te gjykojne ne shkalle te pare te gjitha veprat penale, nese
me ligj nuk parashihet ndryshe, te afroje ndihme juridike nderkombetare dhe te vendos per
pranimin e vendimeve te gjyaktave te huaja. Gjykata Themelore vepron ne perberje individuale
(gjykqar gjykues) dhe kolegjiale (trupi gjykues).

4.Cka kuptojme me pjesemarrjen e qytetareve jo profesionist ne realizimin e funksionit gjyqesor


(theksioni format themelore te pjesmarrjes se qyteteareve ne gjykim)?
Forma e pare nenkupton gjykimin nga nje trup gjykues i posaqem, i cili perbehet prej gjyqtareve
porote, ndersa forma e dyte nenupton pjesemarrjen e qytetareve ne cilesine e gjyqatarit porote
dhe te gjyqtareve joprofesional ne nje trup gjykues te perbashket.

5.Cka kuptojme me pyetje te terthorta (kryqezore) dhe kur gjate procedures penale vjen ne
Donit BAHTIRI____________________________________________UP, Fakulteti Juridik, Prishtinë 2018

shprehje?
Me pyetje te therthorta kuptojme kur deshmitari merret ne pyetje nga palet. Prokurori merr ne
pyetje deshmitaret qe i ka propozuar vete, ndersa mbrojtja merr ne pyetje ata qe ajo i ka caktuar.
Pyetjen e therthorta vjen ne shprehje gjate procedures se pyetjes se deshmitarit

6.Nje i pandehur ne procedure penale mund?


Te angazhoje deri ne tre mbrojtes.

7.Cka kuptojme me urdherin e prokurit te shtetit per ngrirje te perkohshme te aseteve?


Me urdherin e prokurorit te shtetit per ngrirje te perkoheshme te aseteve pershkruhen ndertesat,
pasuria e paluajtshme, llogaria financiare, shkembimin e pasurise ose terheqjen nga llogaria 72
ore nga koha e leshimit te urdherit.

8.Cka kuptojme me perfaqesues ligjor ne procedure penale (kush mund te jete perfaqesues
ligjor)?
Me perfaqesues ligjor ne procedure penale kuptojme perfaqeuesin i cili vepron ne emer te
personit te perfaqesuar me te drejten qe ne procedure te jep te gjitha deklaratat dhe te kryej te
gjitha veprimet per te cilat eshte i autorizuar.
Perfaqesues ligjor mund te jete prindi i te miturit ose kujdestari i personit pa zotesi per te vepruar

9.Theksoni llojet e kompetences se gjykatave ne ceshtjet penale?


Kompetenca lendore, territoriale, personale dhe funksionale

TESTI 6

1.Si perkufizohet kuptimi i procedures penale dhe te drejtes se procedures penale?


Procedura penale eshte teresi e veprimeve juridikisht te rregulluara qe kryhen ne menyre
sistematike nga organet e caktuara shteterore dhe personat e tjere te cilat ndermerren me rastin e
supozimit konkret se eshte kryer nje veper penale, qellimi i te cilave eshte konstatimi se a eshte
kryer nje veper penale dhe ne rast se vertetohet se eshte kryer atehere ndaj kryesit te saj te
zbatohet denimi ose masa e marre te cilen e percakton e drejta penale materiale. E drejta e
procedures penale eshte sistemi i dispozitave juridike i cili rregullon formen e mardhenieve
juridiko-penale ndermet cilave zhvillohen veprimet proedurale.

2.Te drejte per te parashtruar kerkese per rivendosje te afatit per shkakt te afatit te paraqitur
ankese kane?
Vetem i pandehurit.

3.Cka kuptojme me qendrimet parimore dhe mendimet juridike, cili organ i merr dhe per cfare
arsye?
Donit BAHTIRI____________________________________________UP, Fakulteti Juridik, Prishtinë 2018

Me qendrime parimore dhe mendime juridike kuptojme interpretimin gjyqesor qe realizohet


nepermjet aktivitetit te gjykates, qe nuk eshte i motivuar per te zgjidhur rastin konkret, por eshte
i motivuar per te interpretuar dispozitat juridike ne menyre unike. Ato merren ne seancat e
pergjithshme te Gjykates Supreme per ceshtjet qe kane rendesi zbatimin unik te ligjerve nga
gjykatat.

4.Kush vendos per perjashtimin e eksperteve, perkthyesit, specialistit, etj?


Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari i vetem gjykues, gjyqtari i procedures paraprake ose kryetari i
kolegjit shqyrtues apo kolegji ankimor.

5.Cka kuptojme me koneksitetin (lidhjen) e ceshtjes panale?


Me koneksitetin e ceshtjes penale kuptojme bashkimin e disa lendeve dhe zhvillimin e nje
procedure per marrjen e nje vendimi te perbashket per te gjitha ceshtjet e perfshira.

6.Cka kuptojme me mbrojtjen materiale dhe cka me mbrojtjen formale?


Mbrojtja materiale eshte ne baze te ekzaminimeve te ndryshme si p.sh: traseologjike, fotografike,
balistike, ekzaminimin e dokumenteve etj, realisht mundesohet perdorimi i disa provave
materiale. Ndersa mbrojtja formale eshte mbrojtja qe behet me ane te deshmive te marra nga
deshmitaret.

7.Me cilat parime udhehiqet gjykata me rastin e caktimit te masave per sigurimin e pranise se te
pandehurit ne proceduren penale?
Parimin i ligjshmerise, parimin i gradualitetit, parimin e proporcionalitetit dhe parimin e
kontrollit gjyqesor.

8.Cka kuptojme me parimin e barazise se armeve?


Parimi i barazise se armeve eshte parim procedural themelor i cili i mundeson paleve pozite
juridike te barabarte me rastin e ushtrimit te funksionit te tyre dhe perfaqesimit te interesave te
tyre legjitime.

9.Kush e urdheron sipas rregullit kontrollin si veprim hetues dhe kur megjithate kontrolli i
shtepise ose lokaleve te tjera dhe kontrolli ndaj personit mund te behet pa urdher ose pa praninin
e deshmitareve?
Kontrollin e urdheron gjyqtari i procedures paraprake me kerkese te prokurorit. Nderesa kontrolli
pa urdher ose pa pranine deshmitareve mund te behet kur policia bene arrestimin e personit me
dyshimin se mbane arme apo ndonje mjet per sulm ose me dyshimin se mund te fshehe sendet te
cilat duhet te merren si prove ne procedure penale.

10.Cka kuptojme me provat personale (theksioni provat personale) dhe cka merret si prove
(theksoni provat)?
Prove personale jane njohurite e drejteperdrejta ose te terrthorta te individit ose te shume
Donit BAHTIRI____________________________________________UP, Fakulteti Juridik, Prishtinë 2018

personave.

TESTI 7

1.Cilat jane anet positive te tipit inkuizitor te procedures penale?


Ndjekja e kryeseve te vepres behej me detyre zyrtare, zbatimi i fazes se hetimeve, shfaqja e
mundesive te apelimit te vendimit gjyqesor, manifestimi i tendencies se efikasitetit te procedures
penale.

2.Cilat jane masat per sigurimin e provave materiale?


Kontrollimi (i shtepise dhe personit), masat e fshehta dhe teknike te vezhgimit dhe hetimit,
sekuesitrimi i sendeve, keqyrja dhe rikonstruksioni, masat e sekuestrimit te pasurise, sendet te
cilat mund te sherbejne si prove ne procedure penale, ngrirja e aseteve, sigurimi i pasurise, etj.

3.Cka eshte objekti i procedures penale dhe si ndahet (te specifikohet objekti)
Objekti i procedures penale eshte material e cila shqyrtohet ne procedure dhe per te cilen duhet
marre vendim, kjo ndahet ne objekt themelor dhe sekondar te procedures penale.

4.Konflikti ne mes gjykatavee zgjidhe?


Gjykata drejteperdrejte me e larte.

5.Cka kuptojme me parimin e prezumis te pafajsise dhe cka mundeson ky parim te pandehurit ne
procedure penale?
Parimi i pafajsise eshte parapare ne te mire te pandehurit dhe sherben si kunderpeshe per
barbarsine e tij me prokurorin e shtetit, ky parim heq barren e provave nga i pandehuri.

6.Cka kuptojme me diversionin?


Diversioni eshte mase per sigurimin e pranise se te pandehurit ne procedure penale. Diversioni
me teper ka karakter ten je procedure alternative se sa te mases per sigurimin e pranise se te
pandehurit ne procedure penale.
7.Cilet persona gezojne imunitet sipas drejtes se brendshme?
Imunitet proceduralo-penal gezojne pjestare te caktuar te institucioneve shteterore dhe pjetare te
personelit nderkombetar qe veprojne ne Kosove.

8.Cka kuptojme me barren e proves (onus probandi)?


Me barre te proves nenkuptohet e drejte dhe obligimi i subjektit procedural qe ti paraqese provat
me te cilat vertetohen faktet relevante ne te cilat bazohet vendimi gjyqesor.

9.Teroria e cmurjes se provave nenkupton?


Donit BAHTIRI____________________________________________UP, Fakulteti Juridik, Prishtinë 2018

C’muarjen e lire te provave.

10.Cilat lloje te eksperimentimit me se shpeshti vijne ne shprehje ne procedure penale?


Eksperimentimi i lendimeve, eksperimentimi toksologjik, eksperimentimi psikiatrik, ekzaminimi
molecular dhe gjenetik dhe analiza e ADN-se dhe kontrolli financiar

TESTI 8

1.Cka kutojme me absolution ab instantia?


Sipas teorise legale negative gjykata nuk mund te denonte te akuzuarin pa mbledhur numer dhe
kualitet te duhur te provave, gjykata ka bere mbledhjen dhe zbritjen e provave dhe ka marre
aktgjykimin sipas ndonje rezultatit matematikor, zbatimi i kesaj teorie ka nxjerre te
ashtuquajturin absolution ab instantia.

2.Cka hyne ne kompetence funksionale te kryetarit te gjykates?


Gjyqtari i procedures paraprake dhe kolegji gjyqesor prej tre gjyqtaresh veprojne ne procedure
paraprake, mandej Gjykata Themelore veprojne ne shkalle te pare, Gjykata e Apelit ne shkalle te
dyte dhe Gjykata Supreme ne shkalle te trete.

3.Kur kerkohet perjashtimi i kryetarit te Gjykates Supreme te Kosoves dhe kush vendos perkitazi
per perjashtimin e tij?
Per perjashtimin e kryetarit te Gjykates Supreme te Kosoves, vendos keshilli i pergjithshem i
Gjykates Supreme ne seance te pergjithshme, ndersa perjashtimi i tij kerkohet ne rast se
ekzistojne arsyetimet per perjashtimin e tij.

4.Ne nje procedure penale mbrojtesi?


Nuk mund te mbroje dy ose me teper te pandehur ne te njejten ceshtje penale.

5.Cilat jane parimet e rregullimit dhe te organizimit te gjykatave?


Parimi i zgjedhjes dhe revokimi i gjyqtarit, parimi i kolegjialitetit, parimi i pjesemarrjes se
qytetareve jo profesionist ne realizimin e gjykimit, parimi i paanshmerise dhe pavaresise, parimi
shumeshkallesh dhe parimi i cmuarjes se provave sipas bindjes se lire te gjykates.

6.Cka kuptojme me parimin e devolucionit dhe substitucionit dhe kur vjen ne shprehje?
Parimi i devolucionit nenkupton te drejten e prokurorit te shtetit me te larte qe te ndermerr dhe
drejteperdrejte vet t’i ushtroje punet nga kompetenca e prokurorit te shtetit me te ulet.
Parimi i substitucionit poashtu paraqet te drejten e prokurorit te shtetit te rangut me te larte qe
ushtrimin e funksionit te ndjekjes ose kryerjen e disa veprimeve ne nje ceshtje penale konkrete te
barte prej nje rokurorie te shtetit te rangut me te ulet ne nje prokuror tjeter te shtetit te rangut te
Donit BAHTIRI____________________________________________UP, Fakulteti Juridik, Prishtinë 2018

njejt.

7.Cka eshte objekt sekondar i procedures penale?


Objekt sekondar i procedures penale eshte: kerkesa pasurore juridike, ceshtjet prejudikuese dhe
shpenzimet e procedures penale.

8.Cili subjekt procedural ngarkohet me shpenzimet procedurale?


Subjekti i cili ngarohet me shpenzimet procedurale eshte pala apo personi i cili i ka shkaktuar me
fajin e vet.

9.Ne cilat pyetje deshmitari nuk detyrohet te pergjigjet?


Deshmitari nuk detyrohet te pergjigjet ne pyetjet kur ka gjasa me kete te ve veten ose ndonje
person te aferem te tij para turpit te rende, para demit te konsiderushem material ose ndjekjes
penale.

TESTI 9

1.Ne cfare kushtesh keqyrja dhe rikonstruksioni i kryer nga prokurori i shtetit dhe policia jane
prove e pranushme per gjykaten?
Per t’u konsideruar valid keqyrja dhe rikonstruksioni i vendit te ngjarjes i kryer nga prokurori i
shtetit, duhet qe i dyshuari, i pandehuri ose mbrojtesi i tij te njoftohen per ushtrimin e veprimit te
tille.

2.Cilat jane dallimet dhe pikat e perbashkta ndermjet te drejtes se procedures penale dhe te
drejtes se procedures civile?
Derisa ne procedure penale gjykata duhet te zbardhe dhe ta zgjidhe ceshtjen penale duke e
shqiptuar sanksionin penal ndaj kryesit te vepres penale, ne procedure civile gjykata vendos per
kontestet nga mardheniet personale e familjare, nga mardheniet pasurore juridike dhe kontestet e
tjera. E perbashket e tyre eshte se per vertetimin e fakteve perdorin mjete provuese te njejta dhe
perafersisht parime procedurale te njejta.

3.Shpjegoni dallimet ndermjet parimit te oficialitetit dhe legalitetit te ndjekjes penale?


Sipas parimit te oficialitetit ndjekjen e bene prokurori i shtetit sipas detyres zyrtare duke u
mbeshtetur ne interesin e pergjithshem shoqeror, ndersa sipas parimit te legalitetit prokurori i
shtetit mund te filloj procedure penale pas marrjes se informacionit nga subjekti i ndryshem.

4.Kur kerkohet perjashtimi i kryeprokurorit te shtetit gjate procedures penale, kush vendos per
perjashtimin e tij?
Donit BAHTIRI____________________________________________UP, Fakulteti Juridik, Prishtinë 2018

Perjashtimi i kryeprokurorit te shtetit kerkohet kur mund te kete ndonje raport ekzistues
(personal, familjar, pasuror, etj). Per perjashtimin e tij vendos Keshilli Prokurial i Kosoves.

5.Cka kuptojme me kompetencen e urdheruar dhe cila gjykate e cakton (forum ordinatum)?
Sipas dispozitave te KPK kur nuk mund te caktohet cila gjykate ka kompetence territoriale per
zgjidhjen e nje ceshtje penale, atehere vjen ne shprehje kompetenca e urdheruar. Ne raste te tilla
Gjykata Supreme e Kosoves percakton njeren prej gjykatave me kompetence lendore e cila duhet
te zhvilloj lenden.

6.Cili subjekt e percakton paraburgimin, me cfare vendimi dhe sa mund te zgjas me se shumti
paraburgimi para ngritjes se aktakuzes?
Paraburgimin e percakton gjyqtatri i procedures paraprake ne baze te kerkeses se prokurorit te
shtetit. Paraburgimi para ngritjes se aktakuzes nuk mund te zgjase me shume se 4 muaj.

7.Si manifestohet gjate zhvillimit historic te procedures penale tendenca per efikasitet te
procedures penale dhe tendenca per mbrojtje te lirive dhe te drejtave te njeriut?
Tendenca per efikasitetin ka per qellim mbrojtjen e shoqerise sa me shume qe eshte e
mundeshme nga kriminaliteti, ndersa tendenca per mbrojtje te lirive dhe te drejtave te njeriut
koniston qe sa me shume te mbrohen lirite dhe te drejtat e qytetareve te pandehur, perkatesisht t’i
jipen te drejta te gjera ne mbrojtje ne menyre qe te evitohert mundesia e denimit te personit te
pafajshem dhe te pengohet arbitrazhi dhe keqperdorimet e organeve tjera.

8.Ndaj te paraburgosurit denim disiplinor mund te shqiptoje?


Gjyqtari i procedures paraprake ose kryetari i trupit gjykues.

9.Ne cilat raste revokohet deshmia e deshmitarit bashkepunues dhe kush e bene revokimin?
Deshmia e deshmitarit bashkepunues revokohet kur ajo vertetohet si e rreme ne ndonje pjese te
rendesishme te saj, ose kur deshmitari bashkepunues nuk tregon te verteten e plote. Revokimin e
saj e bene kolegji shqyrtues me kerkese te prokurorit te shtetit.

10.Cili subjekt e cakton ekspertin (perkatsisht mund te kerkoj caktimin dhe si zhvillohet
procedura e ekspertimit)?
Caktimi i ekspertit eshte kompetence e gjykates me autorzime te paleve. Para fillimit te
ekspertimit thirret eksperti qe lenden e ekspertimit ta shqyrtoje me kujdes ne menyre qe
mendimin e vet ta parashtroje objektivisht dhe ne pajtim me rregullat e shkences dhe
profesionalizimit.

TESTI 10

1.Cilat subjekte i ushtrojne funksionet themelore te procedures penale ne formen akuzatore te


Donit BAHTIRI____________________________________________UP, Fakulteti Juridik, Prishtinë 2018

procedures penale?
Bazuar ne formen akuzatore funksionet themelore te procedures penale jane te ndara dhe secili
prej tyre e ushtron subjekti i posaqem. Funksionin e ndjekjes e ushtron prokurori i shtetit. I
pandehuri konsiderohet pale e barabarte me paditsin, ai funksionin e mbrojtjes e ushtron vet ose
me ndihmen e mbrojtsit. Funksionin e gjykates e ushtron gjykata.

2.Per cilat te drejta i pandehuri duhet te informohet para se te merret ne pyetje?


Vepren penale per te cilen akuzohet, faktin se aim und te kerkoj marrjen e provave per mbrotjen
e tij, te drejten per te heshtur dhe te mos pergjigjet ne asnje pyetje veq atyre qe kane te bejne me
informacionin lidhur me identitetin e tij.

3.Kerkesa per kthimin ne gjendje te meparshme nuk mund te paraqitet?


Kur kane kaluar 3 muaj nga dita e skadimit te afatit per ankese

4.Kush mund te kerkoj perjashtimin e gjyqtarit dhe kush vendos perkitazi per perjashtimin e tij?
Kerkesen per perjashtimin e gjyqtarit mund ta beje vet gjyqtari sipas detyres zyrtare, gjyqtari
porot ne procedure per te mitur, por mund te behet edhe e inciativen e pales. Per perjashtimin e
gjyqrarit vendos kryetari i gjykates.

5.Cka kuptojme me parimin kontradiktor dhe kur vjen me se shpeshti ne shprehje gjate zhvillimit
te procedures penale?
Parimi kontradiktor mundeson qe me verejtjet e paleve te kontrollohen provat dhe kesisoj
kontribuon per sqarimin e ceshtjes juridike dhe vertetimin e drejte e te plote te gjendjes faktike.
Ky parim eshte i pranishem gjate gjithe procedures penale ndonese jo me intensitet te njejte.

6.Ne cfare parimesh bazohet rregullimi i prokurorise se shtetit?


Parimi i hierarkise, parimi i devolucionit, parimi i substitucionit dhe parimi i vendosjes ne
menyre monarke.

7.Cfare pozite procedurale kishte i pandehuri gjate zhvillimit historik dhe qfare ka sot?
Ne proceduren akuzatore i pandehuri konsiderohej pale e barabarte me paditesin, kurse ne
proceduren inkuizitore humbi cilsine e pales procedurale dhe behet objekt ndaj te cilit zhvillohet
procedura penale. Ne tipin miks serish konsiderohet subjekt procedural dhe pale e barabarte me
paditesin. Ne te drejten tone i pandehuri eshte subjekt i barabarte me paditesin.

8.Cka kuptojme me perfaqesues te autorizuar ne procedure penale dhe cili subjekt proceduralo-
penal vepron me perfaqesues te autorizuar?
Perfaqesues i autorizuar eshte personi te cilin per kryerjen e veprimeve procedurale e ka
angazhuar pala proceduralisht e afte, ose perfaqesuesi ligjor i pales procedurale te pa afte, te cilet
deshirojne te perfaqesohen ne menyre profesionale. Perfaqesues i autorizuar mund te jete personi
me kualifikime juridike, i cili eshte antar i Odes se Avokateve te Kosoves.
Donit BAHTIRI____________________________________________UP, Fakulteti Juridik, Prishtinë 2018

9.Cka kuptojme me parimin e gjykimit te drejte dhe ne kohe te arsyshme?


Konventa Europiane mbi te Drejtat e Njeriut, parasheh qe cdo njeri ne percaktimin e te drejtave
dhe detyrimeve civile ose ndonje akuze penale kunder tij, ka te drejte per nje process te hapur
dhe te drejte brenda nje afati te arsyshem nga nje gjykate e pavarur dhe e paanshme e krijuar
sipas ligjit.

10.Kuptimi, llojet, caktimi dhe zbatimi i masave te fshehta dhe teknike te vezhgimit dhe hetimit?
Hartimi i ketyre dispozitave qendron ne domosdoshmerine shoqerore per shtim te efikasitetit
procedural ne luftimin e kriminalitetit te rende, te krimit te organizuar dhe te korrupsionit. Llojet
e tyre jane: vazhgimi i fshehte fotografik ose me video, monitorimin e fshehte te bisedave,
kontrollin e dergesave postare, pergjimin e telekomunikimeve etj. I cakton gjytqari i procedures
parabrake me kerkese te prokurorit te shtetit. Zbatohen para ose gjate zbatimit te hetimit formal.

TESTI 11

1.Cka kuptojme me imunitetin proceduralo-penal?


Imuniteti proceduralo-penal eshte institute me ndihmen e te cilit behet perkufizimi i vlefshmerise
se ligjeve proceduralo-penale ne lidhje me personat. Imuniteti proceduralo-penal sillet prej
ndalimit te fllimit dhe zhvillimit te procedures penale ndaj nje personi deri te ndalesa e
ndermarrjes se masave te heqjes se lirise.

2.Kunder aktvendimit me te cilin lejohet kthimi ne gjendjen e meparshme?


Lejohet ankese.

3.Si perkufizohet kuptimi i shkresave penale dhe si ndahen ato?


Shkresat penale jane gjurme me shkrim te veprimeve procedurale penale te kryera ne procedure
dhe perpilohen sipas ligjit dhe kerkesave te procedures penale. Ato ndahen ne akte akuzuese, ne
vendime gjyqesore dhe ne mjete juridike dhe parashtresa te tjera.

4.Per cilat ceshtje vendos gjykata vendos ne permberje individuale?


Gjykata ne perberje individuale vendos ne departamentin e pergjithshem, ku bejne pjese vepra
penale te krimeve te pergjithshme. Ne perberje individuale vepron gjyqtari i procedures
paraprake te gjykates themelore, gjyqtari i vetem gjykues ose kryetari i trupit gjykues te gjykates
themelore.

5.Theksoni kriteret kryesore per caktimin e kompetences se rregullt territoritale?


Kompetenca sipas vendit te kryerjes te vepres penale, kompetenca sipas vendbanimit ose
vendqendrimi te te pandehurit, sipas vendit te arrestimit ose te dorezimit te te pandehurit.
Donit BAHTIRI____________________________________________UP, Fakulteti Juridik, Prishtinë 2018

You might also like