Pqwrwefsdfatgvbfd

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 4

4.

PROBABILITETI

4.1. Hapësirat probabilitare

Pyetje teorike

4.1.1. Të tregohet se prerja e dy  -algjebrave është  -algjebër.


4.1.2. Tregoni se P( A + B ) = P( A ) + P( B ) , në qoftë se A , B të papajtueshme.

4.1.3. Të tregohet se kur A  B , atëherë P( A )  P( B ) .

4.1.4. Tregoni se P( A + B ) = P( A ) + P( B ) − P( AB ) , ku A , B ngjarje.

4.1.5. Formuloni dhe vërtetoni teoremat mbi pavarësinë e ngjarjeve.


4.1.6. Formula e probabilitetit të plotë dhe e Bejesit.

Ushtrime dhe problema

4.1.7. Të kryen veprimet:


(a) ( A + B )( A + B )( A + B )( A + B ) . (b) ( A + B )( B + C ) .

4.1.8. P( ) = 0 , P( ) = 0 , P( ) = 0 janë tre ngjarje të rastit. Tregoni se kur kanë vend barazimet:
(a) ABC = A . (b) A + B + C = A .
4.1.9. Gjeni probabilitetin që gjatë dy hedhjeve të dy zareve njëkohësisht, shuma e pikëve 7 të ndodhë:
(a) Një herë. (b) Të paktën një herë.
(c) Dy herë.
4.1.10. 10 libra matematike, 4 libra fizike dhe 6 kimie janë vendosur në një raft. Gjeni probabilitetin që:
(a) Librat të jenë vendosur sipas lëndëve.
(b) Librat e matematikës së bashku.
(c) Librat e matematikës dhe fizikës së bashku.
4.1.11. Sa herë duhen hedhur një çift zaresh, në mënyrë që rënia e 12 pikëve të paktën një herë të ketë
probabilitet më të madh se 0.5 .
4.1.12. Një familje ka dy fëmijë. Sa është probabiliteti që të dy të jenë djem kur dihet se të paktën njëri prej
tyre është djalë.

1
Fondi i pyetjeve dhe ushtrimeve të Matematikës

4.1.13. Kutia ka 9 topa të rinj. Për lojë marrim tre prej tyre dhe pas lojës i kthejmë në kuti. Topat e përdorur
nuk dallohen nga ata të përdorurit. Të gjendet probabiliteti që pas tre lojësh:
(a) Janë përdorur të gjithë topat. (b) Dy prej tyre kanë mbetur të papërdorur.
4.1.14. Dy qitësa pavarësisht njëri nga tjetri kryejnë nga dy të shtëna (secili mbi shenjën e vet).
Probabilitetet e goditjes me një të shtënë janë për të parin p1 dhe për të dytin p 2 . Fitues quhet ai që ka më
shumë goditje në shenjë. Të gjendet probabiliteti që fiton qitësi i parë.
4.1.15. Të tregohet se nga kondita PA ( B ) = PA ( B ) , rrjedh pavarësia e ngjarjeve A dhe B .

4.1.16. Të vërtetohet se:


P( A ) + P( B ) − 1
PB ( A )  .
P( B )
4.1.17. Katër detale janë me difekt. Njëri prej tyre ka të dëmtuar ngjyrosjen, i dyti ka një shtypje, i treti
gërvishtje dhe i katërti i ka të tre difektet. Ndërtojmë ngjarjet:
A = {detali ka dëmtim ngjyrosjen} , B = {detali ka shtypje} , C = {detali ka gërvishje} .
Të tregohet se ngjarjet A , B dhe C janë dy e nga dy të pavarura, por, jo të pavarura në tërësi. Pranojmë se
difektet janë njëlloj të mundshme.
4.1.18. Janë dhënë ngjarjet A dhe B , të tilla që P( A )  0 dhe P( B )  0 . Tregoni se:
(a) Në qoftë se ngjarjet A dhe B janë të papajtueshme, ato nuk mund të jenë të pavarura.
(b) Në qoftë se ngjarjet A dhe B janë të pavarura, ato nuk mund të jenë të papajtueshme.
4.1.19. Në qoftë se ngjarjet A1 , A2 , A3 janë të pavarura, atëherë dhe ngjarja A1 është e pavarur nga ngjarjet:
(a) A2 + A3 . (b) A2 A3 . (c) A2 − A3 .

4.1.20. Në qoftë se ngjarja A1 është e pavarur me ngjarjet A2 , A3 , A2 + A3 dhe ngjarja A2 A3 nuk është
ngjarje e pamundur, atëherë ngjarja A1 është e pavarur me ngjarjen A2 A3 .
4.1.21. Kutia e parë ka 2 sfera të bardha dhe 3 të zeza, kutia e dytë ka 4 sfera të bardha dhe 1 të zeza,
ndërsa kutia e tretë ka 3 sfera të bardha dhe 4 të zeza. Zgjidhet rastësisht një kuti dhe nga ajo zgjidhet një
sferë. Të gjendet probabiliteti që sfera rezulton e bardhë. Në qoftë se ajo ka rezultuar e zezë, gjeni
probabilitetin që ajo është zgjedhur nga kutia e tretë.
4.1.22. Nga kutia që ka 3 lëmshe të bardhë dhe 2 të zinj, kalohen 2 lëmshe në kutinë që ka 4 të bardhë
dhe 4 të zinj. Të gjendet probabiliteti që lëmshi i marrë rastësisht nga kutia e dytë është i bardhë. Në qoftë
se ky lëmsh ka rezultuar i zi, të gjendet probabiliteti që nga kutia e parë kaluan në kutinë e dytë një lëmsh i
bardhë dhe një i zi.
4.1.23. Në kutinë e parë ka 2 lëmshe të bardhë dhe 3 të zinj, në kutinë e dytë ka 2 lëmshe të bardhë dhe
2 të zinj, ndërsa në kutinë e tretë ka 3 lëmshe të bardhë dhe 1 të zi. Nga kutia e parë kalohet një lëmsh në
kutinë e dytë dhe më pas, nga kutia e dytë kalohet një lëmsh në kutinë e tretë. Të gjendet probabiliteti që
lëmshi i nxjerrë nga kutia e tretë të jetë i bardhë.
4.1.24. Në kutinë e parë ka 3 lëmshe të bardhe dhe 2 të zinj, ndërsa në kutinë e dytë ka 7 lëmshe të bardhë
dhe 2 të zinj. Nga kutia e parë merren rastësisht dy lëmshe dhe nga e dyta një. Nga këta tre lëmsha zgjidhet
një lëmsh. Të gjendet probabiliteti që lëmshi i zgjedhur të jetë i bardhë.

2
Probabiliteti

4.2. Ndryshoret e rastit

Pyetje teorike

4.2.1. Le të jetë F funksioni i shpërndarjes së ndryshores së rastit X . Tregoni se F është monoton


jozvogëlues.
4.2.2. Tregoni se në qoftë se ndryshoret e rastit X dhe Y kanë pritje matematike të fundme, atëherë
E ( X + Y ) = E ( X ) + E (Y ) , në qoftë se:
(a) Janë ndryshore të rastit diskrete.
(b) Janë ndryshore të rastit të vazhdueshme.
4.2.3. Kovarianca. Vetitë e saj.
4.2.4. Koeficienti i korrelacionit. Vetitë e tij.

Ushtrime dhe problema

4.2.5. Dy qitësa shtien secili mbi shenjën e vet pavarësisht njëri tjetrit. Probabilitetet e goditjes janë
përkatësisht p1 dhe p 2 . Të gjendet ligji i shpërndarjes dhe pritja matematike e ndryshores së rastit që tregon:
(a) Shumën e goditjeve të realizuara.
(b) Diferencën e goditjeve të realizuara.
c
4.2.6. Ndryshorja e rastit X ka ligj shpërndarjeje P{ X = n} = , për n  .
3n
(a) Gjeni konstanten c .
(b) Gjeni P{2  X  5} , P{ X  3} .

4.2.7. Ndryshorja e rastit X ka densitet f ( x ) = ce−3 x , për x  0 .


(a) Gjeni konstanten c .
(b) Gjeni P{1  X  2} , P{ X  3} , P{ X = 2} .

4.2.8. Ndryshorja e rastit X ka ligj si në tabelë:

x −1 0 2
p 0.3 0.5 0.2

(a) Gjeni ligjin e X − 1 , X 2 .


(b) Gjeni P{ X  0} , E ( X ) , Var ( X ) .

4.2.9. Ndryshorja e rastit X ka densitet:


1
 për − 1  x  1
f ( x) =  2 .

0 për x të tjera

Gjeni ligjin e Y = 3 X − 2 , Y = X 3 + 1 .

3
Fondi i pyetjeve dhe ushtrimeve të Matematikës

4.2.10. Gjeni E ( X ) dhe Var ( X ) , në qoftë se:

E[( X − 1)2 ] = 10 dhe E[( X − 2)2 ] = 6 .


4.2.11. Densiteti i ndryshores së rastit X ka densitet:
  
 a cos x për − x
f ( x) =  2 2.

 0 për x të tjera

Gjeni E ( X ) dhe Var ( X ) .

4.2.12. Densiteti i ndryshores së rastit X ka densitet:


 3x 2 për 0  x  1
f ( x) =  .
 0 për x të tjera

Gjeni E ( X ) , Var ( X ) , E ( 2X − 1) dhe Var ( 2X − 1) .

4.2.13. Për çiftin ( X , Y ) kemi E ( X ) = 2 , E (Y ) = 2 , Var ( X ) = 2 , Var (Y ) = 1 . Koeficienti i korrelacionit


1
është  ( X , Y ) = − . Gjeni E (Z ) dhe Var (Z ) , në qoftë se Z = 2 X − 3Y .
2

4.2.14. Gjeni kovariancën dhe koeficientin e korrelacionit, në qoftë se E ( X ) = 2 , E (Y ) = 3 , E( X 2 ) = 9 ,


E(Y 2 ) = 16 dhe E ( XY ) = 10 .

You might also like