Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 18

Prevencioni dentar në grupmoshën

parashkollore (3 – 6 vjec)
Dr. Shk. Enida Petro
Fakulteti i Mjekesise Dentare
Departamenti i Terapise Stomatologjike
• Mosha parashkollore përfshin fëmijët nga mosha
3 – 6 vjeç me sistem dhëmbor të
përkohshëm.

• Në këtë grupmoshë rëndësi të veçantë ka


mënyra e të ushqyerit.

• Fëmijët e kësaj mosha preferojnë ushqime të


buta dhe të përpunuara me disa anë negative.
• Ushqimet e buta ngjiten në sipërfaqet e
dhëmbëve duke favorizuar fermentimin e tyre.

• Përdorimi i tyre eviton stimulimin e pështymës


duke ulur sasinë e saj dhe favorizuar kariesin.

• Përdorimi i tyre pengon dhe frenon zhvillimin


e muskulaturës përtypëse dhe këta fëmijë kanë
fytyrë të vogël të pazhvilluar.
• Në studimet epidemiologjike të bëra nga autorë
të huaj rezulton se prekshmëria nga kariesi i
dhëmbëve të kësaj grupmoshe është i lartë.

• Kariesi i dhëmbëve të përkohshëm është jo


vetëm i dhimbshëm për fëmijën, por nëse nuk
trajtohet, ndërlikimet e tij ndikojnë negativisht
në folikulat e dhëmbëve të përhershëm që
janë në stade të veçanta zhvillimi.
• Një sistem dhëmbor i përkohshëm i shëndoshë
është një profilaksi efikase për sistemin
dhëmbor të përhershëm.

• Heqja e parakohshme e dhëmbëve të


përkohshëm ndikon negativisht në zhvillimin
e nofullave dhe krijon çrregullime në daljen e
dhëmbëve të përhershëm.
Në studimet epidemiologjike autorët
kanë arritur në përfundimin se rritja e
qëndrueshmërisë ndaj kariesit në dhëmbët
e përkohshëm bëhet e mundur nëpërmjet:

Profilaksisë prenatale dhe postnatale


Duke pasur parasysh faktin që formimi i smaltit
të dhëmbëve të përhershëm përfundon në
moshën 6 vjeç është e nevojshme që fëmija të
marrë preparate fluori të përditshme doza e te
cileve percaktohet nga:

•mosha e fëmijëve

•pesha e fëmijëve

•niveli i fluorit në ujin e pijshëm sipas vendbnimit


• Tabletat e fluorit duhet të merren me rregull
pa ndërprerje çdo ditë për një periudhë të
përcaktuar nga mjeku sipas riskut për karies.

• Duhet të mbahen në gojë deri sa të shkrihen,


të mos gëlltiten, duke krijuar një emulsion në
pështymën e gojës për të bërë efektin e tyre mbi
smaltin e dhëmbëve.
• Tek fëmijët e moshës 3 – 6 vjeç fluori i dhënë
me anë të tabletave ka efekt parandalues edhe
për kariesin e dhëmbëve të përhershëm duke
frenuar sidomos kariesin e pikave dhe fisurave
të dhëmballës së parë te perhershme.

• Efikas është dhe perdorimi i xheleve fluorike


me lugë individuale sipas moshës së pacientit.
• Higjiena e dhëmbëve është një problem
shumë i rëndësishëm në moshat parashkollore.

• Në fëmjët me higjienë të keqe të gojës, pllaka e


dhëmbëve e krijuar për një kohë të gjatë mund të
invadohet nga mikrobe kromatogjene duke
formuar një pllakë të verdhë ose ngjyrë portokalli.
Në dhëmbët e përkohshëm vërehen shpesh
njollat e zeza të cilat ndjekin konturet gingivale,
në pjesën cervikale të dhëmbëve, të holla dhe
shumë të vështira për tu hequr.
• Etiologjia e tyre është e panjohur por shumë
autorë theksojnë kryesisht gjenezën bakteriale
të shkaktuar nga actinomycet ose bakteret
melanogjenike.

• Pigmentimi mendohet të jetë derivat i hematinës.

• Këto njolla nuk hiqen me anën e furçës së


dhëmbëve por duhet të pastrohen në klinikë.
• Përdorimi i pastave të fluorizuara është i
rëndësishëm për fëmijët parashkollorë.

• Këto pasta duhet të jenë të aromatizuara dhe


të përmbajnë 0,025 % (250 ppm) Fluor
kryesisht për fëmijët deri në moshën 5 vjeç.
Në fëmijët mbi 3 vjec mund të perdoret pasta
me amin fluorid dhe xilitol që zotëron:

•veprim specifik mbi higjienen orale

•përmban përqindje të nevojshme të fluorit duke


eleminuar rrezikun e fluorozës

•forcon smaltin e dhëmbëve

•ka shije të mirë


Nga te gjithe perbersit e fluorit ne permbajtjen
e pastes se dhembeve Aminofluoridi permban
nivelin me te larte te kapacitetit per te qendruar
ne goje per nje kohe me te gjate se cdo
perberes tjeter, duke bere te mundur
zgjatjen e efekteve pozitive
ne kontrollin dhe parandalimin
e kariesit dentar.
Higjienistet dentare mbajne lidhje me femijet
dhe prinderit e tyre mbahen te informuar Koha:
me ane te fletpalosjeve rreth aktiviteteve 1–2
Femijet ore
te profilaksise ne ambjentet parashkollore.
(3-6 vjec) Higjienisti perpiqet ti aktivizoje femijet dhe

Sherbim mesuesit sipas Sistemit te Birnit, sipas te


cilit behen aktivitete ne grup per kariesin
Publik dentar dhe parandalimin. Higjienisti viziton
ambjentet parashkollore 4 here ne vit.
Ne cdo vizite organizohet nje shfaqje per
kujdesin dentar sipas moshes se femijeve.
Femijeve u jepen udhezime individuale ne
lidhje me perdorimin e furces ne larjen e
dhembeve. Personeli parashkollor i ndihmon
femijet ne praktikimin e perditshem te
larjes se dhembeve me furce.
Prinderit dhe femijet udhezohen te takohen
Femijet me nje higjienist 3 - 4 jave para se te filloje Koha:
konsultat e rregullta me stomatologun. Ai i 30 - 45
(3-6 vjec)
informon ata me ane te fletepalosjeve dhe min
Sherbim modeleve. per
Pataj femijes i lyhen dhembet me boje ne femje
Privat
menyre qe ti vihet ne dukje pllaka dentare
dhe pastaj udhezohet se si ti pastroje ne
menyre te duhur me ane te furces. Nese
femja refuzon atehere ai kerkohet serish
pas dy muajsh.
Te gjithe femijet trajtohen me xhel fluori si
gjate seancave informative nga higjienisti
ashtu edhe kur fillon vizitat e rregullta me
stomatologun.
Faleminderit
per vemendjen tuaj!

You might also like