Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 10

Gazeta: “Bota rreth nesh”

MJEDISI

Mjedis mjedis i paster


Ti gjithmone keshtu ji
Po qte bejm ne qe njere zit
Jane te pashpirt
Ngado e kudo mbeturina hedhin
Lulet shtypin nje me nje
E pemet pa ngurruar i presin

Un si njeri qdo te mir do te bej


Mbeturinat do ti mbledh
E te tjera sdo te hedh
Me pelqen natyra mua
Dhe te paster ta mbaj
Eshte pergjegjesia ime

T'gjithve do u them
MJEDISI ESHTE JETA JUAJ
KUJDESUNI PER TE
NËNA NATYRË

Shumë e bukur
NËNA NATYRË
në çdo milimetër
ka tjetër ngjyrë.

Pranvera me lule
vjeshta mollë e dardhë
dimrin me dëborë
sheqer të bardhë.

Në çdo stinë
paraqitet Ylberi
kënaqen fëmijët
dhe në mal dreri.
Natyra dhe kujdesi ndaj saj

Ngjyrat e natyrës, janë buzëqeshja e saj. E nëse e ndotim atë ia kemi


hequr të drejtën e buzëqeshjes. Toka është djepi i jetës dhe shtëpia e
përbashkët e të gjithë njerëzimit. Nga natyra ne marrim shumë të mira.
Në të gjitha aspektet e jetës sonë. Kujdesi për të është një mision i
pakthyeshëm i secilit nga ne. Ne fakt vitet e fundit natyra është ajo që po
na dërgon pafund mesazhe në lidhje me shfrytëzimin e gabuar dhe
moskujdesje ndaj saj. Në kërkim të një jete më të qetë ne e gjejmë më të
thjeshtë të dëmtojmë natyrën në favor të mirëqenies sonë. Kështu, me
anë të arritjeve në fushën e modernizimit të teknikës dhe teknologjisë,
pothuajse kemi harruar të veproj në parandalimin e ndotjes mjedisore,
efekte të cilat tashmë janë duke paguar brezat e sotëm. Duke iu
nënshtruar rrezikimit të shëndetit të tonë nga llojet e ndryshme të ndotjes
si të ujit, ajrit, ushqimit, etj. Ndotjet të cilat lënë prapa pasoja
shkatërrimtare, si për botën bimore ashtu edhe shtazore. Duhet të
besojmë se nuk ka shëndet të mirë pa ujë të pastër, ajër të pastër dhe
ushqim të shëndetshëm. Natyrisht, në një mjedis të pastër do të
kontribuojmë në mënyrë të thjeshtë gjatë daljes në shëtitje, piknikë, në
qoftë se ne konsumojmë ushqime më e pakta është të marrim një shishe,
ndonjë kuti letre të cilën e konsumuam pije apo ushqim duhet të
edukohemi, por edhe t’i edukojmë fëmijët që t’i marrim përsëri mbetjet
me vete, ose t’i depozitojmë në kosha. Ne e neglizhojmë shumë kujdesin
për natyrën edhe pse jemi te vetëdijshëm rreth këtij problem, mirëpo nuk
veprojmë thuajse asgjë rreth zgjidhjes së këtij problemi. Te gjithë e dimë
se një pjesë shumë e madhe e fajit për ndotjen e mjedisit nga mbeturinat
e ndryshme bie mbi ne, që po vazhdojmë të ‘’kontribuojmë’’
negativisht. Prandaj do te ishte shumë mirë t’i japim fund kësaj dukurie
që po vazhdon të jetë prezent dhe që të ndihmojmë sadopak duke e nisur
thirrjen nga secili nga ne. Mjedisi jonë është i sulmuar nga shumë
ndotës. Këta ndotës ndikojnë në të gjitha pjesët e mjedisit dhe në të
gjithë botën e gjallë dhe jo të gjallë, duke lënë ndonjëherë pasoja shumë
të mëdha. Qeniet e gjalla si njeriu, shtazët dhe bimët shumë më vështirë
lirohen nga këto ndotje se sa ajri, uji apo toka. Nga ana tjetër, edhe vet
njeriu e ndihmon në masë të madhe përkeqësimin e kësaj situate me
përdorimin e duhanit, alkoolit, drogës dhe helmeve tjera, si dhe me
aktivitete të ndryshme që i ndërmerr për nevojat e veta personale apo
kolektive. Për të parandaluar këtë, dhe për të ndihmuar që gjeneratat e
ardhme t’i luftojnë këto dukuri barrën duhet ta bartin prindërit, mësuesit,
mjekët, por gjithashtu një pjesë të barrës duhet ta bartin edhe mediat
tona, shtypi dhe televizioni, duke krijuar një hapësirë më të madhe për
programe edukativo-arsimore e mjedisore.
Kuriozitete per Floren dhe Faunen
Kur ndodhen ne ujera te turbullta ,delfinet e lumenjve e
heqin zvarre njeren nga pendet notuese pergjate shtratit te
lumit.Keshtu ata “ ndjejne “ rrugen.
Peshkaqeni gepard mund te notoje me nje shpejtesi deri 50
km/ore shpejtesi kjo qe e ndihmon qe te gjuaje edhe
peshkun ton i cili mbahet si nje nga peshqit me te shpejte
ne bote.
Kaktuset rriten shume ngadale ,por mundte jetojne deri ne
200 vjet.
Ka dy grupe kaktusesh : ata qe rriten ne shkretetire
(Zakonisht te mbuluar me gjemba)dhe kaktuset qe rriten ne
pyje te lageshta (shpesh pa gjemba)
~Librat më të bukur të vitit 2021~

Libri “Bota rreth nesh” i njeh fëmijët me gjithçka që ndodhet


në Tokë: qytetin e zhurmshëm dhe fermën e gëzueshme, pyjet e
gjelbra, savanat dhe xhunglat, detet dhe oqeanet, malet, polet…
Duke shtypur butonat zanorë që gjenden pranë figurave, fëmijët
njihen dhe argëtohen me zërat e kafshëve dhe tingujt e natyrës
në skajet më të largëta të botës.
Zbuloni botën e gjallë në këtë libër interesant që flet për natyrën.
Mësoni se si zhvillohen farat, përse disa insekte janë vija-vija, si
jetojnë pinguinët, pse kameleonët ndryshojnë ngjyrë dhe shumë
kuriozitete të tjera që do t’ju habitin.

M I
L I N G O N
A F
K Ë R M I L L V
A V B U B U R R E C
R Ë B T M
K L U J
A K R E P R E
L R T
E I Ë Z H A P I K
C M E R I M A N G Ë
B H A R D H U C Ë
Horizontalisht
1. Kandërr e vogël me ngjyrë të zezë, që rron me shumicë nëpër
drurë, në fole të bëra në dhe etj.; mizë dheu, mizë
përdhese. (milingon)
4. Emërtim i përgjithshëm për disa lloje kandrrash fluturuese,
me katër krahë të mbuluar me luspa të imëta si pluhur, me
ngjyra të ndryshme, me feçkë e brirth për të thithur dhe për të
ndier, disa prej të cilave dëmtojnë bimët. (Flutur)
5. Kafshë e vogël me trup të butë, pa skelet, të përjargur e
zakonisht të mbuluar me një guaskë, në trajtë spiraleje dhe me
dy palë brirthë përpara, që jeton në toka me lagështirë dhe
ushqehet me bar. (Kermill)
9. Kandërr me krahë të fortë e me brirthë të gjatë, zakonisht me
ngjyrë të zezë a të errët të ndritshme, që rron në plehra, në mure
etj.; emër i përgjithshëm për disa kandrra të vogla pa krahë dhe
që dëmtojnë bimët. (Buburrec)
10. Larva e disa kandrrave, që ka trajtën e një krimbi me disa
unaza; larva leshtore e disa fluturave, që dëmton pemët dhe
barishtet. (Vemje)
11. Lloj hardhuce, me trup të madh dhe me shpinë të blertë, me
pika të bardha dhe të murrme; hardhuca e blertë. (Zhapik)
12. Kafshë e vogël helmuese me ngjyrë të zezë, me këmbë nyja-
nyja, me dy përpara dhe me një thumb të përkulshëm nga
pas. (Akrep)
13. Zvarranik i vogël, me trup të zgjatur e në ngjyrë të murrme,
me katër këmbë të shkurtra dhe me bisht të gjatë. (Hardhuce)
14. Kafshë me trup të vogël e me ngjyra të ndryshme, me katër
palë këmbë të holla e të gjata, që rron nëpër vende të errëta
(nëpër bodrume, në qoshet e dhomave etj.) ku end rrjeta të
dendura prej fijesh të holla. (Merimangë)

Vertikalisht 
2. Kafshë e ujërave të ëmbla e të kripura, që e ka trupin të
mbuluar me një guaskë të fortë, me dhjetë këmbë të nyjëzuara e
me kthetra në majë, të cilat i japin mundësi të ecë në të gjitha
drejtimet. (Gaforre)
3. Kafshë e vogël pa skelet, me trup të zgjatur, të rrumbullakët,
unazor e të butë, pa këmbë, që zvarritet me gjithë trupin e tij dhe
që rron në tokë, në pleh, nën gurë etj. (Krimb)
5. Kandërr  me trup të madh e me krahë, zakonisht në ngjyrë si
të gjelbër, me këmbë të gjata, që kërcen me shkathtësi dhe
fluturon larg dhe që dëmton rëndë të lashtat. Të tillë ka edhe
deti. (Karkalec)
6. Trajtë fillestare e kandrave, e krimbave, e bretkosave dhe e
disa kafshëve të ujit, që sapo ka dalë nga veza dhe jeton më vete;
vemje. (Larvë)
7. Kandërr me ngjyrë të murrme, me kokë të gjerë e të shtypur,
me sy të dalë e me krahë të mëdhenj e të tejdukshëm, që lëshon
në vapë një zë të zgjatur e gumëzhitës; cinxër. 

8. Mizë me krahë, me trup të vogël e të murrmë, të mbuluar me


push të verdhë, e cila mbledh nektarin e polenin e luleve dhe bën
mjaltin e dyllin. (Bletë)

You might also like