Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Degët e fizikës[

Fushat e teorive fizike

Edhe pse fizika përfshin një kategori të gjerë fenomenesh, degët themelore të fizikës
janë mekanika klasike, elektromagnetizmi (i cili përfshin optikën), relativiteti, termodinamika,
dhe mekanika kuantike. Seicila nga këto teori është testuar nga eksperimente të shumta dhe
është provuar si e saktë në fushën e aplikimit të saj. Për shembull, mekanika klasike përshkuan
në mënyrë korrekte lëvizjen e trupave në jetën e përditshme, megjithatë ajo nuk mund të
aplikohet në shkallën atomike, atje ajo zëvendesohet nga mekanika kuantike, ndërsa për
shpejtësi të krahasueshme me shpejtësinë e dritës, efektet relativistike bëhen më të
rëndësishme. Edhe pse këto teori kuptohen shume mirë ato vazhdojnë të jenë fusha kërkimore
— për shembull, një aspekt i rëndësishëm i mekanikës klasike e njohur si teoria e kaosit u
zhvillua në shekullin e 20-te, tre shekuj pas formulimt origjinal të mekanikës nga Isak Njutoni
(1642–1727). Teoritë themelore formojnë një bazë per studimin dhe kërkimin e temave më të
specializuara. Një tabelë me këto teori, së bashku me konceptet që ato përdorin, mund të
gjendet këtu.

You might also like