Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 93

Bujar H.

DURMISHI

Kimia 7

2009
Kimia 7
Libër i kimisë për klasën VII
të shkollave fillore

2009
PËRMBAJTJA:

I.KIMIA SI SHKENCË............................................................................................................10
1.Kimia është shkencë natyrore............................................................................................10
2.Zanafilla e kimisë................................................................................................................12
3.Pajisjet laboratorike............................................................................................................13
4.Disa rregulla themelore gjatë kryerjes së eksperimenteve................................................17
5.Eksperimentimi dhe hulumtimi në kimi...............................................................................20

II.SUBSTANCAT....................................................................................................................22
1.Substancat dhe vetitë e tyre...............................................................................................22
2.Shndërrimet e substancave................................................................................................24
3.Reaksionet kimike..............................................................................................................26
4.Reaksioni i zëvendësimit dhe i fundërrimit.........................................................................28
5.Substancat e pastra dhe paërzierjet...................................................................................30
6.Elementet dhe përbërjet kimike..........................................................................................32
7.Tretësirat.............................................................................................................................34
8.Dekantimi dhe filtrimi..........................................................................................................36
9.Distilimi...............................................................................................................................38
10.Kristalizimi dhe sublimimi.................................................................................................40
11.Atomi.................................................................................................................................42
12.Molekulat..........................................................................................................................44
13.Simbolet kimike................................................................................................................46
14.Formulat kimike................................................................................................................48
15.Valenca e elementeve......................................................................................................50
16.Gjetja e valencave të elementeve në një përbërje...........................................................52
17.Barazimi kimik..................................................................................................................54

III.STRUKTURA E ATOMIT, SISTEMI PERIODIK DHE LIDHJET KIMIKE...........................56


1.Struktura e atomit...............................................................................................................56
2.Numri atomik (rendor), numri i masës dhe izotopet...........................................................58
3.Masa atomike relative dhe masa molekulare relative........................................................60
4.Radhitja e elementeve në sistemin periodik.......................................................................62
5.Struktura e sistemit periodik të elementeve.......................................................................64
6.Ndryshimi i vetive të elementeve në grupe dhe në perioda...............................................66
7.Lidhjet kimike......................................................................................................................69
8.Lidhja jonike........................................................................................................................70
9.Lidhja kovalente..................................................................................................................72
IV.OKSIDET...........................................................................................................................74
1.Oksidet dhe llojet e tyre......................................................................................................74
2.Emërtimi i oksideve. Dëftuesit............................................................................................76
3.Oksidi i karbonit(IV)............................................................................................................77

V.ACIDET...............................................................................................................................78
1.Përbërja e acideve.............................................................................................................78
2.Ndarja, emërtimi dhe përftimi i acideve..............................................................................80
3.Vetitë e acideve..................................................................................................................82
4.Lidhja gjinore ndërmjet jometalit, oksidit të jometalit dhe acidit.........................................83

VI.HIDROKSIDET..................................................................................................................84
1.Hidroksidet..........................................................................................................................84
2.Hidroksidet më të rëndësishme: NaOH, Ca(OH)2 dhe NH4OH.........................................86
3.Lidhja gjinore ndërmjet metaleve, oksideve të metaleve dhe hidroksideve.......................89

VII.KRIPËRAT........................................................................................................................90
1.Kripërat...............................................................................................................................90
2.Emërtimi i kripërave............................................................................................................92
3.Kripërat në jetën e përditshme...........................................................................................93
FJALOR TERMINOLOGJIK..................................................................................................96
1. KIMIA ËSHTË SHKENCË NATYRORE
KIMIA 7

Kimia është shkencë natyrore


Fizika, kimia dhe biologjia janë tri shkenca natyrore. Quhen shkenca
natyrore meqë studiojnë natyrën d.m.th., botën që na rrethon me të
gjitha pasuritë e saj dhe dukuritë e shumta që ndodhin në të. Natyrën e
përbëjnë Toka, Dielli, planetët, ajri, uji, mikrogjallesat, bimët, shtazët dhe
njeriu. Objekt studimi i kimisë është natyra bashkë me dukuritë që
ndodhin në të. Ç'është natyra?

Natyra është e gjithë ajo që na rrethon, që është rreth nesh por edhe
larg nesh; e gjithë ajo që e shohim por edhe që s’e shohim...

Natyra është materiale


Gjithçka që ekziston në natyrë paraqet forma të ndryshme të materies
(lëndës). Me materie në përgjithësi do të kuptojmë gjithçka që ka një
farë mase edhe zë një vëllim të caktuar. Ajo nuk mund të krijohet as të
zhduket, ajo vetëm e ndërron formën e vet dhe kalon prej një forme në
tjetrën. Materia karakterizohet përveç tjerash me masën dhe me lëviz-
jen e saj.

Fig. 1. Uji në natyrë Cilësi kryesore të materies është lëvizja. Me lëvizjen e materies nënkup-
tohen të gjitha ndryshimet në natyrë, si p.sh., ndryshimi i vendndodhjes
së trupit në hapësirë, shkrirja e akullit, djegia e drurit, e pastaj proceset
më të ndërlikuara, siç janë p.sh.: përcjellja e vetive trashëguese te pasard-
hësit, procesi i të menduarit të njeriut etj.

Në natyrë gjithçka lëviz dhe ndryshon


Dielli lind dhe perëndon, ndërrohen stinët e vitit, nga fara mbin bima e
re, nga sipërfaqet e lumenjve, deteve dhe oqeaneve avullohen sasi të më-
dha të ujit, të cilat më vonë kondensohen në shtresat e larta të atmosfe-
rës dhe kthehen përsëri në Tokë në formë të shiut ose dëborës (Fig. 1).

Të gjithë trupat që gjenden në natyrë, përbëhen prej materies. Trupa


janë p.sh.: gozhda, pika e shiut, gota, lapsi etj. Ato dallohen njëri nga
tjetri nga: forma, madhësia, masa si dhe nga lloji i materies prej të cilës
janë përbërë. Kështu gozhda përbëhet prej hekurit, pika e shiut prej ujit,
gota prej qelqit, lapsi prej drurit dhe grafitit etj. Hekuri, uji, qelqi, druri,
grafiti janë forma të ndryshme të materies, të cilat në kimi i quajmë sub-
stanca. Disa prej tyre gjenden në natyrë, si p.sh.: uji, kripa e gjellës, mer-
meri, squfuri, qymyri, oksigjeni, ari etj. Disa substanca prodhohen artifi-
cialisht si p.sh.: gëlqerja, amoniaku, acidi klorhidrik, sheqeri etj.

10
KIMIA SI SHKENCË
Kimia dhe shkencat tjera
Shkencat natyrore si lëndë studimi kanë natyrën dhe dukuritë që ndodhin
në të, dhe kryesisht materien, e cila vazhdimisht gjendet në lëvizje. Qëllimi i
të gjitha shkencave natyrore është zbulimi dhe njohja e ligjeve të natyrës.

Çdo shkencë natyrore bën studime të veçanta të lëvizjes së materies. Kjo e


mundëson dallimin ndërmjet tyre. Kimia është shkenca që studion mate-
rien dhe shndërrimet e saj.

Kimia i studion format e lëvizjes kimike të materies, d.m.th. ato që çojnë


deri te bashkimi i atomeve në molekula. Në këtë rast formohen substan-
ca të reja.
Fig. 2. Fotosinteza
Shkencat natyrore janë të lidhura ngushtë me njëra-
tjetrën dhe midis tyre nuk ekziston ndonjë kufi i
prerë. Dukuri të shumta kimike mund të sqaro-
hen me ndihmën e njohurive nga fizika p.sh.,
shkrirja, valimi, tretshmëria etj; ose nga
biologjia, pasi shumë procese biologjike
sqarohen me ndihmën e ndryshimeve
kimike. Kështu p.sh., rritja e bimëve
është proces shumë i ndërlikuar
biologjiko-kimik, gjatë të cilit bimët,
nga: uji, kripërat minerale dhe dioksidi i
karbonit, nën veprimin e dritës së Diellit
dhe klorofilit, formojnë përbërje të ndër-
likuara organike (sheqerna). Ky proces
quhet fotosintezë.

Kimia ndihmohet nga mateatika, pasi


njehsimet kimike mund të kryhen me ndihmën
e saj. Ligjet e kimisë pëshkruhen dhe paraqiten
përmes shprehjeve matematikore, kurse detyrat e
shumta në kimi zgjidhen me ndihmën e njohurive
mate-matikore. Bashkëpunimi i kimisë me shken-
cat tjera është dhënë në figurën 3.

Fig. 3. Lidhja
e kimisë me
shkencat
tjera

PYETJE:
1. Pse kimia, fizika dhe biologjia quhen shkenca natyrore?
2. Cila është karakteristika kryesore e materies? Jepni shembuj.
3. Kemi substanca natyrore dhe artificiale. Nga se dallojnë ato?
4. Ç’është kimia dhe ç’studion ajo?

DETYRË:
Analizoni figurën 3. Jepni shembuj konkretë të lidhjes së kimisë
me shkencat e tjera. 11
2. ZANAFILLA E KIMISË
KIMIA 7

Proceset e para kimike njeriu ka filluar t'i përdorë atëherë kur zbuloi
zjarrin.

Prejardhja e fjalës kimi


Fjala kimi rrjedh nga fjalët "hem" ose "ham" të gjuhës së vjetër
egjiptiane që do të thotë Egjipt. Me këto fjalë egjiptianët e vjetër,
kanë emërtuar edhe zejet e ndryshme të asaj kohe si p.sh.: për-
punimin e metaleve, të gurit të çmueshëm, përgatitjen e barnave,
bojërave etj. Në Egjipt, në atë kohë, këto ishin zeje mjaft të zhvillu-
ara. Pas egjiptianëve të vjetër me këto zeje filluan të merren arabët
(shek. 7 i erës sonë). Këta, fjalës kimi ia shtuan parashtesën al dhe
e quajtën alkimi. Arabët pas pushtimit të Spanjës e bartën alkiminë
në Evropë.
Fig. 4. Zjarri
Në shekullin 17 me grumbullimin e aftësive dhe përvojave të arritura në
zeje të ndryshme, filloi faza e parë e zhvillimit të kimisë. Në këtë mënyrë
alkimia u bë pararendëse e kimisë. Zanafilla e kimisë është tejet e lashtë,
gjë të cilën e dëshmojnë këto të dhëna:

Kinezët qysh para erës sonë e përpunonin qeramikën dhe e njihnin baru-
tin.
Egjiptianët dinin të pastronin disa metale dhe të prodhonin lidhje metalike
(aliazhe).
Indianët i njihnin proceset e ngjyrosjes dhe kalitjen e çelikut.
Te grekët dhe romakët e vjetër ka qenë e zhvilluar industria kimike në
formë të zejeve. Ata shfrytëzonin minierat e bakrit dhe të hekurit. Roma-
kët prodhonin sende prej qelqi, sapunë, etj.; ata njihnin squfurin, arse-
nikun, merkurin dhe përdornin plehërat, sheqerin, amidonin, gomën etj.
Ilirët, paraardhësit tanë, kanë qenë mjeshtër të mirë të përpunimit të
argjendit, arit dhe të bronzit (aliazh).

Çfarë shkence është kimia dhe çka studion ajo?


Siç u përmend më lartë, kimia është shkencë natyrore pasi studion
Fig. 5. Alkimisti duke punuar
natyrën. Ajo është shkencë eksperimentale, pasi përdor eksperimentin për
të vërtetuar dukuri të ndryshme.

Kimia është shkencë natyrore që studion substancat, ndërtimin e tyre,


vetitë, ndryshimet që shkaktojnë shndërrimin e një substance në një
substancë tjetër, si dhe ligjet sipas të cilave bëhen këto ndryshime.

Falë kimisë, njeriu mund të shfrytëzojë prodhime të shumta për të jetuar si


p.sh.: për ushqim, pastrim dhe higjienë, veshmbathje, ndërtim, për t’u
shëruar nga sëmundje të ndryshme, transport, mësim etj. (Fig. 6).
12
KIMIA SI SHKENCË
Me ndihmën e kimisë sot mund të sqarohen dukuri të shumta si p.sh.:
djegia, kalbja e bimëve, ndryshimi i strukturës së tokës etj. Kimia është
shkencë e domosdoshme për njerëzimin dhe ka rëndësi tejet të madhe.
Shkenca e kimisë sa vjen e modernizohet, në shërbim të njerëzimit.

Zhvillimi i madh i kimisë dhe industrisë ki-


mike, krahas të mirave shtoi edhe rreziqe të
shumta, si p.sh.: automjetet, termocentralet
dhe fabrikat e industrisë kimike, që janë
ndotës të mëdhenj të mjedisit jetësor, kurse
përdorimi i pakontrolluar i pesticideve, ilaçe-
ve dhe narkotikëve të ndryshëm, rrezikojnë
jetën tonë. Duke e njohur natyrën, proceset
natyrore dhe duke ruajtur mjedisin jetësor që
na rrethon, ne duhet të ndihmojmë për të
shmangur dukuritë negative. Në këtë mënyrë
brezave që do të vijnë do t'ju sigurojmë një
të ardhme më të sigurt.

Fig. 6. Prodhimet e industrisë kimike kanë


mundësuar jetë më të mirë për njerëzimin

Fig. 7. Puna e kimistit sot Fig. 8. Fabrikë kimike

PYETJE:
1. Jepni disa shembuj të përpunimit të lëndës qysh në lashtësi?
2. Pse alkimia nuk është shkencë e vërtetë?
3. Ç’farë dukurish natyrore mund të shpjegohen me ndihmën e kimisë?

DETYRË:
Trego pse kimia është shkencë natyrore dhe eksperimentale.
13
3. PAJISJET LABORATORIKE
KIMIA 7

Gjatë mësimit të kimisë do të kryhen shumë prova kimike, prandaj duhet


1 të njiheni me pajisjet kryesore laboratorike dhe kujdesin që duhet të keni
gjatë zhvillimit të eksperimenteve të ndryshme.
3
Për kryerjen e eksperimenteve kimike nevojiten pajisje të shumta labora-
torike. Për këtë qëllim përdoren enë të ndryshme prej: qelqi, porcelani,
mjete metalike, pajisje për ngrohje e ftohje etj.
2
Pajisjet laboratorike janë mjetet, me të cilat kryhen eksperimentet në labo-
rator.

Pajisjet kryesore laboratorike janë: (1) mashë metalike, (2) kapëse druri,
(3) trekëmbësh metalik, (4) rrjetë azbesti, (5) lugë kimike (metalike, plas-
4 tike), (6) mbajtëse provëzash, (7) provëzat , (8) mbajtës metalik, (9) gota
kimike, (10) poç konik - erlenmajeri, (11) poç, (12) cilindër i shkallëzuar,
5
(13) llambë alkoholi, (14) hinkë, (15) hinkë ndarëse, (16) kupshore (havan)
me shtypës, (17) gotë porcelani, (18) xham ore, (19) beku i gazit, (20)
syzet mbrojtëse etj.

Provëzat (epruvetat) - janë enë qelqi që përdoren gjatë eksperimenteve.


Ato kanë përmasa të ndryshme. Në provëza substancat e ngurta dhe të
lëngëta mund të nxehen në flakën e llambës alkoolike.
6
Gotat kimike - janë prej qelqi me madhësi dhe përmasa të ndryshme.
Gotat kimike nuk duhet të nxehen drejtëpërdrejt në flakën e llambës, por
mbi rrjetën e azbestit. Ato përdoren për shumë qëllime si p.sh.: për
dekantim, shpëlarjen dhe nxehjen e fundërrinave, për tretjen e substan-
7 cave, gjatë filtrimit etj.

Hinka - është prej qelqi, me përmasa të ndryshme. Përdoret gjatë filtrim-


8 it si dhe për hedhjen e lëngjeve nga një ene në tjetrën.

Poçi konik (erlenmaeri) - është enë qelqi më formë konike, fund të


rrafshtë dhe me grykë të ngushtë ose më të gjerë. Përdoret për ngrohjen
e lëngjeve, tretjen e gazeve në tretësira etj. Poçet kimike nuk duhet të nxe-
hen drejpërdrejt në flakë.

14
KIMIA SI SHKENCË
Poçi (baloni) - është enë qelqi me përmasa të ndryshme dhe formë të
rrumbullakët. Shërben për nxehjen e lëngjeve dhe tretësirave, si dhe gjatë 9
distilimit. Nuk duhet të nxehet drejtpërdrejt në flakë.

Cilindri i shkallëzuar (menzura) - është enë qelqi cilindrike që shërben


për matjen e vëllimit të lëngjeve. Ka madhësi të ndryshme. Në të është i
shënuar vëllimi në cm3 dhe nënnjësi të tij.

Gotë porcelani - përdoret për avullimin e substancave, për kryerjen e


reaksioneve kimike që zhvillohen në temperatura të larta. 10
Havani i porcelanit me shtypës - përdoret për imtësimin e substancave
të ngurta. Në havan nuk duhet të nxehen substanca.

Mbajtësja e provëzave - është prej druri, metali ose plastike. Në të mba-


hen provëzat.

Furça e provëzave - përdoret për pastrimin e provëzave, sepse ato nuk


mund të pastrohen me dorë pasi janë të ngushta.
11
Kapësja prej druri - shërben për mbajtjen e provëzës gjatë eksperimentit.

Rrjeta e azbestit - përdoret gjatë nxehjes së enëve prej qelqi, që ato të


mos thyhen.

Trekëmbëshi metalik - mbi të vihet rrjeta e azbesti dhe enët që për-


doren gjatë nxehjes.

Mbajtësja metalike - shërben për mbajtjen e mjeteve ndihmëse si p.sh.:


kapësen prej hekuri, unazën metalike etj.
12
Luga kimike - është metalike ose plastike. Përdoret për marrjen e
substancave të ngurta.

Llamba alkoolike - është prej qelqi ose metali. Mbushet me alkool dhe
përdoret për ngrohje.

Flakëdhënësi i Bunzenit - është prej metali dhe si lëndë djegëse përdor


butanin e gaztë. Përdoret për nxehje nëse kërkohet
temperaturë e lartë.

13

15
Masat për kujdesin dhe mbrojtja gjatë kryerjes së
KIMIA 7

eksperimentevetaniöÿû÷ÿû÷ÿù÷ÿùõÿøóÿúöÿû÷ÿúöÿûøÿýúÿü÷ÿûøòçåƒxzûôîÿüùÿûøÿýûÿûùÿüùÿ•ÿõòÿøõÿúö
ÿúöÿøõÿùöÿùÿøòÿøöÿöóĵ´Ž•€ÿ÷óÿùøÿùöÿùõÿýùÿûøÿúøÿûøÿøôÿû÷ÿùõÿøòÿúöþ÷ô¤•–’•ÿ÷õ÷ÿýþÿÿ
14
1. Gjatë kryerjes së eksperimenteve në kabinetin e kimisë ose në
laborator kërkohet që çdo nxënës të jetë i kujdesshëm, i vetëdijshëm
dhe i saktë.

2. Gjatë nxehjes së provëzës me substanca, gryka e saj nuk duhet të


drejtohet nga vetja ose nga të tjerët, por në drejtim të kundërt.

15 3. Substancat (reaktivët) që përdoren për kryerjen e eksperimenteve nuk


duhet të merren me dorë, por me ndihmën e lugëve kimike ose
pincetave.

4. Asnjëherë nuk duhet të provohet shija e substancave ose tretësirave.

5. Era e substancave përcaktohet në këtë mënyrë: me ndihmën e njërës


16 dorë afrohen avujt e substancës deri te hunda. Era e substancës nuk
përcaktohet drejtëpërsëdrejti prej shishes së substancës.

Kabineti ose laboratori i kimisë duhet të jetë i pajisur edhe me "barna-


toren e vogël". Kjo është një kuti ku gjenden barnat dhe mjetet për
dhënien e ndihmës së parë, kur gjatë zhvillimit të eksperimenteve
17 ndodhin aksidente, helmime, djegie, prerje etj.

19
18

20

DETYRË:
Fig. 9. Pajisjet Shihni fotografitë e mjeteve laboratorike. Gjeni emrat e mjeteve labora-
laboratorike
torike me numrat: 2, 6, 10, 14, 16 dhe 20. Tregoni përse përdoren ato
gjatë eksperimenteve.

16
KIMIA SI SHKENCË
4. DISA RREGULLA THEMELORE GJATË
KRYERJES SË EKSPERIMENTEVE

Eksperimentin mund
ta kryeni pasi ta
mësoni udhëzimin
dhe pasi t’i keni për-
gatitur mjetet dhe
substancat.

Erën e gazeve e
provoni ashtu që me
dorë i afroni avujt prej
shishes kah hunda.

Gjatë eksperimentit
përdorni sa më pak
substanca dhe ato
gjithmonë i merrni
vetëm me lugë
kimike.

17
KIMIA 7

Pasi ta përdorni sub-


stancën, shishen
mbylleni menjëherë
me kapak. Në të
kundërtën kapakët do
t’i ngatërroni dhe sub-
stancat do të ndoten.

Nëse lëngun në
provëzë duhet ta
përzieni, atë e bëni
vetëm pasi ta mbyllni
me kapak (ose tapë),
e jo me gishtin e
madh.

Gjatë qitjes së lëngut


prej provëze në gotë
dhe anasjelltas,
kujdesuni që të mos
vijë deri te spërkatja.

Në shumicën e eksper-
imenteve përdorni
syzet mbrojtëse, kurse
sipas kërkesave edhe
dorëzat mbrojtëse.

18
KIMIA SI SHKENCË
Kimikatet që u
teprojnë, kurrë mos i
ktheni në shishe, por
ato i largoni sipas
udhëzimit të arsimtarit.

Gjatë nxehjes së sub-


stancave në provëza,
grykën e saj e drejtoni
andej ku nuk ka njeri.

Enët e nxehta mos i


kapni me duar, por
vetëm me mashë
metalike ose me leckë
të lagur.

Pasi t’i kryeni eksperi-


mentet, enët duhet t’i
pastroni, ndërsa
mjetet laboratorike
dhe shishet e sub-
stancave ktheni në
vendin e duhur.

19
5. EKSPERIMENTIMI DHE HULUMTIMI
KIMIA 7

NË KIMI

Kimia si shkencë natyrore, eksperimentale dhe e saktë kërkon që një


dukuri, proces apo substancë kimike të studiohet me anë të eksperimen-
tit. Në raste të tjera njohuritë kimike mund të fitohen dhe vërtetohen
duke hulumtuar. Eksperimentimi dhe hulumtimi janë dy elemente
shumë të rëndësishme të metodës shkencore, me të cilat arrihen rezul-
tate më të mira në lëndën e kimisë. Të gjitha arritjet në fushën e kimisë
janë rezultat i hulumtimeve dhe i eksperimentimeve që bëhen nga
shkencëtarët - kimistët.

Ç`është eksperimentimi?

Veprimi i kryerjes së një eksperimenti quhet eksperimentim.

Eksperimentimi në kimi bëhet për të kontrolluar apo vërtetuar nëse janë


të drejta dhe të sakta dukuritë, proceset, mendimet etj.

Eksperimenti është rikrijimi artificial i dukurive natyrore në


laborator me pajisje të caktuara.

Gjatë orëve të kimisë ju do të kryeni shpesh eksperimente. Ato duhet t’i


realizoni sipas rregullave dhe udhëzimevet të mëposhtme.

Udhëzimet për kryerjen e eksperimenteve


1. Para se ta kryeni eksperimentin duhet ta njihni atë
mirë teoretikisht. Ju duhet të dini ecurinë e tij dhe duhet
të keni në laborator mjete dhe substanca për realizimin
e eksperimentit.
2. Çdo eksperiment kërkon kushte të caktuara për t`u
kryer, p.sh.: me ngrohje, me ftohje, me djegie, me tharje,
me çlirim gazesh të dëmshme etj.
3. Nëse do të jeni të pakujdesshëm, të padisiplinuar dhe
pa njohuri të mjaftueshme gjatë eksperimentimit kjo
mund të rrezikojë jetën tuaj dhe të shokëve.
4. Nga pakujdesia ose mungesa e vëmendjes dhe njo-
hurive mund të ndodhin shpërthime, ndezje, plasje të
enëve prej qelqi, spërkatje, helmime etj. Pasojat në këto
raste mund të jenë të rrezikshme, si: verbimi, djegia e
trupit, prerja me qelq, spërkatja me acide, baza apo
Fig. 10. Hulumtimi lëngje të nxehta.
5. Gjatë kryerjes së eksperimentit duhet të bëhet shumë
kujdes për veten dhe të tjerët.
20
KIMIA SI SHKENCË
Si të hulumtoni në kimi?
Kimisti hulumtimin e fillon me kërkimin, gjetjen, mbledhjen e të dhënave nga literatura shkencore e
në veçanti nga literatura kimike. Që të hulumtojë ndonjë problem kimik, kimisti-hulumtues e vrojton
atë, duke marrë shënime për vëzhgimin përkatës.

Vëzhgimi paraqet të shikuarin e dukurive (proceseve), reaksioneve dhe substancave


me vëmendje të madhe.

Më pas hulumtuesi i krahason të dhënat e vëzhgimit me të dhënat e tjera ekzistuese. Këto të dhëna
kimisti hulumtues i rregullon dhe i radhit në formë të atillë që t'i gjejë më lehtë ngjashmëritë dhe
dallimet ndërmjet tyre dhe së fundit t'i analizojë rezultatet e hulumtimit.

Gjatë hulumtimit në kimi pothuajse gjithmonë është i nevojshëm eksperimenti. Të dhënat dhe rezul-
tatet e eksperimentit kanë rëndësi të veçantë, sepse me përsëritjen e tij fitohen rezultate më të sakta.
Me ndihmën e tyre krahasohet p.sh. një proces kimik me procese të tjera të ngjashme ose të
ndryshme që i kanë kryer hulumtues të tjerë. Me krahasimin e të dhënave dhe rezultateve të këtilla,
hulumtuesi arrin në përfundime të sakta dhe të drejta për atë që e hulumton.

Që hulumtimi të jetë shkencor ai duhet të bazohet në metodën shkencore, e cila përfshin aktivitete
dhe veprime të menduara e të qëlluara, efikase dhe të renditura mirë, me qëllim që të zbulohet dhe të
njihet e vërteta shkencore.

Ç'është metoda shkencore?


Metoda shkencore përbëhet nga disa etapa (aktivitete). Ajo fillon
me vëzhgimin, nga rezultatet e të cilit lindin shumë pyetje, si p.sh.:
pse substanca e vështruar është e ngurtë dhe me ngjyrë përkatëse;
pse ajo tretet në ujë e nuk tretet në ndonjë tretës tjetër; ç’ndodh
gjatë tretjes së saj në ujë; a do të veprojë ajo me ndonjë acid etj.

Fazat e një hulumtimi shkollor janë këto:


1) Vëzhgimi,
2) Mendimi,
3) Hipoteza,
4) Hipoteza ndihmëse,
5) Eksperimenti,
6) Prezentimi i rezultateve (vizatimi, tabela, grafiku,
skema etj.) dhe
7) Konkluzionet (përfundimet).
Fig. 11. Nxënësja duke
eksperimentuar
PYETJE:
1.Tregoni rëndësinë e eksperimentimit.
2.Pse bëhen eksperimentet në kimi?
3.Tregoni ndonjë rregull, sipas së cilës bëhet eksperimenti.
4.Ç'është metoda shkencore?
DETYRË:
Përgatitni planin për hulumtimin tuaj të parë dhe tregoni aktivitetet. 21
1. SUBSTANCAT DHE VETITË E TYRE
KIMIA 7

Gjatë jetës, punës, mësimit, lojës etj., përdoren sende ose trupa të ndry-
A e dini se... shëm si p.sh.: banka, tavolina, gota, stilografë, shishe, pjata, libra, fletore,
etj. Shtrohet pyetja ç'janë trupat?
...deri më sot njihen mbi
16 milionë substanca dhe Trupat janë sende që kanë formë, masë dhe zënë një vend të caktuar
ky numër është në hapësirë.
vazhdimisht në rritje. Çdo
vit në laboratorët e mbarë Çdo trup përbëhet prej një materiali të caktuar. Kështu fletorja përbëhet
botës zbulohen dhe prod- prej letrës; shtëpia prej betonit, drurit, hekurit; vetura prej hekurit, qelqit,
hohen mbi 100.000 sub- gomës, plastikës; topi prej gomës; lapsi prej drurit dhe grafitit etj.
stanca të reja. Sa për
ilustrim, të përmendim se
ekzistojnë mbi 2.000 lloje Si quhet materiali prej të cilit janë ndërtuar trupat e ndryshëm? Ky mate-
të çelikut. rial quhet materie ose lëndë.
Materia është lënda prej të cilës ndërtohen trupat. Materia është gjith-
monë në lëvizje. Ajo nuk zhduket.
Materie janë p.sh.: qelqi, porcelani, letra, plastika, çeliku, benzina, alumini,
uji, hekuri, kripa, sheqeri, vaji, alkooli, etj. Ekzistojnë lloje të ndryshme të
materies, të cilat quhen substanca. Lëndët e pastra janë substanca.
Substanca është lloji veçantë i materies nga e cila ndërtohen trupat.
Substanca janë: uji, letra, qelqi, alumini, hekuri, çeliku, bakri, druri, she-
qeri, kripa, plastika, goma, hidrogjeni, oksigjeni, gurkali, alkooli, uthulla
etj. Numri i substancave është shumë i madh.

Vetitë e substancave
Fig. 12. Gjendja e lëndës Një ndër detyrat kryesore të kimisë është studimi i vetive të substancave.
Po të vëzhgojmë: shkumësin, ujin, oksigjenin, gur kalin, vajin, sheqerin,
azotin do të arrijmë në përfundim se këto substanca kanë gjendje të
ndryshme. Format e ndryshme të shfaqjes së lëndës, marrin emrin
gjendjet e lëndës (gjendje agregate) që mund të jenë: e ngurtë, e
lëngët, e gaztë.

Eksperiment. Disa veti të substancave

Në 8 provëza veç e veç hidhni nga pak squfur,


uthull, bakër, gurkali, sheqer, kripë, vaj dhe
pluhur shkumësi. Në fillim vështroni si duken
ato, ç'ngjyrë dhe erë kanë. Pastaj me lugë
provoni mbi llambën e alkoolit cila prej substan-
cave digjet e cila jo. Të dhëna shënoni në
tabelë.

Fig. 13. Disa veti të substancave: 1-squfuri, 2-uthulla, 3-bakri,


4-gurkali, 5-sheqeri, 6-kripa, 7-vaji dhe 8-shkumësi
22
Pra disa nga substancat janë të ngurta, disa janë të lëngëta; disa kanë

SUBSTANCAT
ngjyrë e disa jo; disa kanë erë e disa jo, disa digjen e disa jo.

Edhe tretshmëria e substancave në ujë ose në ndonjë tretës tjetër është


veti e substancave.
Krahasoni vetitë e ujit dhe sheqerit. Çfarë vetie të përbashkët kanë uji
dhe sheqeri? Cilat veti i kanë të ndryshme e cilat të njëjta?

FIZIKE Fig. 14. Veprimi i hekurit me oksigje-


nin është veti kimike

VETITË E SUBSTANCAVE

KIMIKE

Skema 1. Vetitë e substancave

Substancat dallohen nga vetitë karakteristike të tyre, që mundësojnë njo-


hjen e tyre.

Vetitë e substancave janë karakteristika me të cilat përcaktohet


ngjashmëria ose dallimi i substancave.

Vetitë e substancave mund të jenë: fizike dhe kimike.

Vetitë fizike janë: gjendja e lëndës, era, shija, dendësia, ngjyra, përcjellsh-
mëria e rrymës elektrike dhe nxehtësisë, temperatura e shkrirjes dhe
ngrirjes, temperatura e valimit etj. Vetitë fizike të substancave vërehen
me shqisa dhe me instrumente.

Vetitë kimike janë: shdërrimi i substancave në ajër, veprimi i ujit ndaj


substancave, djegia e substancave, bashkëveprimi i substancave etj. Vetitë
kimike të substancave vërehen kur substancat marrin pjesë në proceset
kimike.

Njohja e vetive të substancave ka rëndësi shumë të madhe për indus- Fig. 15. Veprimi i natriumit me klorin
trinë, teknikën dhe jetën e përditshme. është veti kimike

PYETJE:
1.Cekni dy substanca dhe tregoni përse përdoren ato.
2.Shënoni 4 substanca dhe caktoni gjendjet e lëndës.

DETYRË:
Merrni si shembull një substancë dhe tregoni vetitë fizike dhe kimike të
saj.
23
2. SHNDËRRIMET E SUBSTANCAVE
KIMIA 7

Që të mësoni se ç'janë shndërrimet e substancave, eksperimentoni:

Eksperiment. Ngrohja, avullimi i ujit dhe


lëngëzimi i avullit të ujit
Në një gotë kimike hidhni pak ujë, dhe montoni
aparaturën si në figurën 16. Ngroheni ujin dhe mbi gypin
e hinkës vendosni një gotë të thatë. Vëre se çfarë do të
ndodhë gjatë ngrohjes së ujit. Përfundimet e
eksperimentit shënoni në fletore.

Nga eksperimenti dhe nga jeta e përditshme keni vënë re se uji


kur ngrohet dhe arrin temperaturën 100 0C vlon, dhe avujt që
formohen kur takohen me faqet e ftohta të gotës lëngëzohen
dhe shndërrohen në pika uji. Përcaktoni nëse ky shndërrim është
fizik apo kimik.
Fig. 16. Ngrohja, avullimi
dhe lëngëzimi i ujit
Eksperiment. Lakimi i telit të bakrit

Një tel bakri mbështilleni në formë spiraleje rreth


lapsit, pastaj hiqeni lapsin. Çfarë ka ndryshuar? A
është përftuar prej bakrit diçka tjetër? A është teli
ende prej bakri?

Nga eksperimentet e bëra arrini në përfundimin se: uji dhe teli i bakrit
Fig. 17. Lakimi i telit prej bakri
nuk janë shndërruar në substanca të reja. Teli i bakrit e ndërroi vetëm
formën; uji e ndryshoi gjendjen fizike. Të gjitha këto janë shndërrime
fizike ose dukuri fizike.

Shndërrimet gjatë të cilave, vetitë karakteristike të substancave


ruhen, quhen shndërrime fizike. Këto dukuri i studion fizika.

Eksperiment. Djegia e shiritit të magnezit

Këputni një copë të shiritit të magnezit, kapeni me një


pincetë metalike dhe afrojeni mbi flakën e llambës alkoo-
like (Fig. 18). Është mirë mos ta shikoni drejtpërdrejt
Fig. 18. Djegia e shiritit flakën, sepse dëmtoni sytë. Në këtë rast përdorni syzet
të magnezit është mbrojtëse! Ç`përfundoni?
shndërrim kimik.
24
Magnezi do të digjet me një flakë të bardhë verbuese dhe do të përfitohet

SUBSTANCAT
një pluhur i bardhë. Ky shndërrim i substancës, dallon nga shndërrimet
fizike që u përmendën më sipër? A krijohet substancë e re? A ka veti të
njëjta shiriti i magnezit me pluhurin e bardhë (oksidin e magnezit) që për-
fitohet?
Ky shndërrim shprehet në këtë mënyrë:
magnez + oksigjen oksid magnezi

Po kështu ndodh edhe gjatë djegjes së sheqerit dhe substancave të tjera.


Në këto raste substancat nistore kanë ndryshuar, kanë kaluar në sub-
stanca të tjera me veti të reja. Substancat e përftuara quhen produkte.
Shndërrimet që ndodhin gjatë dukurive kimike, quhen shndërrime
kimike ose reaksione kimike.

Dukuritë që shoqërohen me shndërrime të substancave në substanca


të tjera, quhen dukuri kimike.

Shndërrime kimike janë: shndërrimet që ndodhin gjatë djegjes së substan-


cave, frymëmarrja, tretja e ushqimit, fermentimi i bukës, ndryshkja e
hekurit etj. Dukuritë ose shndërrimet kimike i studion kimia.

Tabela 1. Shndërrimet e substancave


Substancat Shndërrimet fizike Shndërrimet kimike
molla prerja e mollës ngrënia e mollës
letra grisja e letrës djegia e letrës
bakri lakimi i telit të bakrit djegia e telit të hollë prej
sheqeri tretja e sheqerit bakrit
uji avullimi, lëngësimi, ngrirja e djegia e sheqerit
magnezi ujit elektroliza e ujit
qumështi këputja e shiritit të magnezit djegia e shiritit të magnezit
filtrimi i qumështit fermentimi i qumështit
Skema 2. Shndërrimet e substancave

PYETJE:
1.Sa lloje të shndërrimeve të substancave njihni?
2.Ç’farë ndryshon te substanca gjatë shndërrimit fizik?
3.Në çfarë shndërrohet substanca nistore gjatë shndërrimeve kimike?
4.Pse djegia e shiritit të magnezit është shndërrim kimik?
5.Jepni një shembull të shndërrim kimik.

DETYRË:
Shihni tabelën në fund të mësimit. Përpiloni një tabelë të ngjashme me
shembuj të tjerë të shndërrimeve fizike dhe kimike.
25
3. REAKSIONET KIMIKE
KIMIA 7

Në kimi njihen lloje të shumta të reaksioneve kimike. Këtu do të mësoni


për reaksionin e bashkimit, reaksionin e shpërbërjes, reaksionin e
zëvendësimit dhe reaksionin e fundërrimit.

Reaksioni i bashkimit - sinteza


oksid
sulfuri(IV)
Eksperiment. Sinteza e oksidit të sulfurit(IV)

squfur
Në një lugë metalike vendosni pak squfur dhe digjeni
atë në flakën e llambës alkoolike. Gjatë këtij reaksioni
squfuri bashkëvepron me oksigjenin e ajrit (Fig. 19).

Eksperiment. Sinteza e sulfurit të hekurit(II)

Në një gotë porcelani hidhni një lugë pluhur hekuri


Fig. 19. Djegia e squfurit dhe një lugë squfur. Përzieni ato derisa të
homogjenizohet masa. Pastaj gotën e porcelanit
nxeheni ngadalë si në figurën 20. Pastaj ftoheni
gotën dhe vështroni produktin që u përftua. Dalloni
produkti nga substancat nistore? Cila substancë
përftohet? Vështroni shndërrimet dhe nxirrni për-
fundime!

Substanca që përftohet ka ngjyrë të zezë dhe në të nuk mund të dallo-


Fe dhe S hen më thërrmijat e hekurit dhe të squfurit. Substancën e përftuar nuk e
tërheq magneti. Pra, hekuri dhe squfuri janë bashkuar gjatë nxehjes dhe
kanë dhënë një substancë të re - sulfurin e hekurit(II), i cili me vetitë e
tij dallohet dukshëm nga hekuri dhe squfuri. Reaksionet nga dy
eksperimentet në formë skematike mund t’i shkruani:
FeS squfur + oksigjen oksid sulfuri(IV)
hekur + squfur sulfur hekuri(II)

Këto reaksione kanë të përbashkët këtë: nga dy substanca nistore u përfitua


një substancë e re. Këto reaksione quhen reaksione bashkimit ose të sin-
tezës.
Fig. 20. Sinteza e sulfurit
të hekurit(II) Reaksion bashkimi është ai proces kimik kur prej dy ose më shumë
substancave krijohet një substancë e re.
(greqisht synthesis = bashkim)

substanca 1 + substanca 2 substancë e re


Shembuj të tjerë të reaksioneve të bashkimit janë edhe këto:
magnez + oksigjen oksid magnezi
plumb + jod jodur plumbi(II)
hidrogjen + oksigjen ujë
26 karbon + oksigjen oksid karboni(IV)
SUBSTANCAT
Reaksioni i shpërbërjes-analiza
Përkujtoni provën e ngrohjes së gurkalit. Tani kryeni këtë eksperiment: merkuri oksigjeni

oksid
Eksperiment. Shpërbërja e oksidit të merkurit(II) merkuri(II)

Përgatiteni aparaturën si në figurën 21. Në provëz shtoni


pak oksid merkuri(II) që ka ngjyrë të zezë dhe pastaj ngro-
heni atë. Në grykën e provëzës vendoseni një ashkël të
ndezur (pa flakë). Çka përfundoni nga ky eksperiment?

Reaksioni kimik gjatë të cilit nga substanca nistore përftohen dy ose


më shumë substanca të reja quhet reaksion i shpërbërjes ose analizë. Fig. 21. Shpërbërja e
oksidit të merkurit
(greqisht analysis = shpërbërje)

Vutë re se gjatë nxehjes oksidi i merkurit(II) shpërbëhet në


merkur dhe në oksigjen.
gurkali sulfat bakri(II) + ujë
oksid merkuri(II) merkur + oksigjen

Këto dy reaksione kanë diçka të përbashkët: një substancë nis-


tore zbërthehet në dy substanca të tjera të reja. Reaksionet e
tilla quhen reaksione të shpërbërjes ose analizë.

substancë substanca 1 + substanca 2 + . . .

Ja disa shembuj të reaksioneve të shpërbërjes:


uji hidrogjen + oksigjen
klorur alumini alumin + klor
sheqeri karbon + ujë + gaze
klorur natriumit natrium + klor

PYETJE:
1.Krahasoni reaksionin e bashkimit me atë të shpërbërjes. Ku ndryshojnë dhe ku ngjajnë?
2.Sa substanca përftohen gjatë reaksionit të bashkimit? Përgjigjen argumentoeni me shembull.
3.Sa substanca marrin pjesë në reaksionin e shpërbërjes? Përgjigjen argumentoeni me shembull.
4.Jepen këto reaksione kimike:
hekur + squfur sulfur hekuri(II)
klorur alumini alumin + klor
Përgjigjuni këtyre pyetjeve:
- Ç’lloj reaksionesh janë?
- Cilat substanca janë nistore dhe cilat produkte të reaksionit.
- Përpiquni të shkruani formulat kimike të substancave.

DETYRË:
Para reaksioneve të sintezës shëno S dhe para reaksioneve të analizës shëno A.
a) sulfur zinku zink + squfur
b) fosfor + oksigjen oksid fosfori(III)
c) oksid magnezi + oksid karboni(IV) karbonat magnezi
27
4. REAKSIONI I ZËVENDËSIMIT DHE
KIMIA 7

I FUNDËRRIMIT

Reaksioni i zëvendësimit

Eksperiment. Zëvendësimi i bakrit me hekur

Në një gotë me tretësirë sulfat bakri(II) vemë një teneqe prej


hekuri. Reaksionin do ta ndjekim për një kohë më të gjatë.

Fig. 22. Reaksioni i zëvendësimit


të bakrit me hekur

Reaksioni paraqitet me fjalë kështu:


sulfat bakri(II) + hekur = sulfat hekuri(II) + bakër

Nga eksperimenti përfundojmë se në këtë reaksion kimik hekuri e ka


zëvendësuar bakrin nga kripa e tij dhe si rezultat i kësaj janë përftuar sul-
fati i hekurit(II) dhe bakri. Kjo shihet edhe nga ngjyra e tretësirës në gotë,
e cila prej ngjyrës së kaltër ka kalura në ngjyrë të vedhë-kafe, ndërsa në
pllakën e hekurit është shtresuar bakri elementar. Dihet se gjatë reaksion-
eve kimike gjithnjë metali më aktiv e zëvendëson metalin më pak aktiv prej
kripërave të tij. Në këtë rast hekuri e zëvendësoi bakrin.

Reaksioni, tek i cili bëhet zëvendësimi i atomeve ose i grupeve atom-


ike me njëri-tjetrin, quhet reaksion i zëvendësimit.

Ja edhe disa shembuj të reaksionit të zëvendësimit:


zink + oksid bakri(II) = oksid zinku + bakër
hekur + oksid bakri(II) = oksid hekuri(II) + bakër
28 natrium + klorur hekuri(II) = klorur natriumi + hekur
SUBSTANCAT
Reaksioni i fundërrimit
Një reaksion kimik mund të dallohet kur përftohet një fundërrinë.

Eksperiment. Fundërrimi i klorurit të argjendit

Në një provëz vemë 2 cm3 tretësirë të klorurit të


natriumit. Asaj i shtojmë 2 cm3 tretësirë të nitratit
të argjendit. Ndiqni ndryshimet që ngjajnë me
këtë rast!

Reaksioni paraqitet me fjalë kështu:


klorur natriumi + nitrat argjendi = klorur argjendi + nitrat natriumi

Nga eksperimenti vërejmë se gjatë këtij reaksioni kimik janë zhvilluar


transformime të atilla që janë pasojë e zëvendësimit të dyfishtë të substan-
cave që marrin pjesë në reaksion. Pra, natriumi e ka zëvendësuar argje- Fig. 23. Kur kloruri i natriumit
ndin, ndërsa klori e ka zëvendësuar grupin nitrat. Shenjë e dukshme e vepron me nitratin e argjendit
zhvillimit të këtij reaksioni është formimi i funërrinës së klorurit të argjen- përftohet fundërrina e bardhë i
klorurit të argjendit
dit me ngjyrë të bardhë, ndërsa substancat e tjera pjesëmarrëse në reaksion
janë pa ngjyrë.

Reaksioni i fundërrimit është reaksioni tek i cili përftohet një


fundërrinë me ngjyrë të caktuar.

Ja edhe disa shembuj të reaksionit të fundërrimit:


jodur kalimi + nitrat argjendi = jodur argjendi + nitrat kaliumi
klorur hekuri(III) + hidroksid natriumi = hidroksid hekuri(III) + klorur natriumi

PYETJE:
1.Shënoni me fjalë një reaksion kimik të zëvendësimit.
2.Shënoni me fjalë një reaksion kimik të fundërrimit.
3.Çka ndodh gjatë reaksionit të zëvendësimit?
4.Si e hetoni një reaksion të fundërrimit?

29
5. SUBSTANCAT E PASTRA DHE PËRZIERJET
KIMIA 7

Substancat në natyrë janë të shumta. Ato mund të jenë: substanca të


pastra ose përzierje. Në natyrë më tepër ka përzierje se sa substanca të
pastra. Një nga qëllimet e kimistëve është që prej përzierjeve, të fitojnë sa
më shumë substanca të pastra, por edhe prej substancave të pastra të fito-
jnë substanca të përbëra.

Substanca të pastra, që përdoren shpesh janë p.sh.: hekuri, bakri, sheqeri,


kripa e gjellës, uji, squfuri etj. Këto zakonisht janë të papërziera me ndon-
jë substancë tjetër. Në këtë rast ato janë substanca të pastra.

Përzierje janë p.sh., ajri, uji i detit, tretësirat e ndryshe, mineralet e hekurit,
bakrit dhe kromit; bronzi dhe lidhjet tjera metalike, etj.

Fig. 24. Paraqitja ske-


matike e substancave të substanca e pastër A përzierja e substancave substanca e pastër B
pastra dhe e përzierjeve A dhe B

Eksperiment. Vështrimi i squfurit

Në një copë letër vendos-


ni pak squfur. Vështrojeni
atë me sy dhe me lupë.
Afrojeni magnetin te squ-
Fig. 25. Squfuri
furi. Hidhni pak squfur në
është substancë e
pastër një gotë kimike me ujë.
Ç’far vini re?

Eksperiment. Vështrimi i hekurit

Në një copë letër


vendosni pak ta-
llash hekuri (pluhur
hekuri). Veproni si
Fig. 26. Hekuri
në rastin e squfurit.
është substancë
e pastër Ç’far vini re?

Hekuri ka ngjyrë të përhimtë të errët, edhe thërrmijat e tij janë të njëlloj-


ta. Magneti e tërheq hekurin. Ai bie në fund të gotës me ujë, sepse nuk
tretet në të.
30
Eksperiment. Vështrimi i përzierjes së squfurit dhe hekurit

SUBSTANCAT
Në një copë letër përzieni përzierje e squfurit dhe hekurit
pak squfur dhe pak tallash pluhur hekuri
squfur
hekuri. Edhe në këtë
provë kryeni të gjitha
veprimet si në ekperi-
mentin paraprak. Nxirrni
përfundime.
Fig. 27. Nga bashkimi i squfurit
Te përzierja e hekurit me squfurin thërrmijat nuk janë të njëllojta. Në gotën me hekurin formohet një përzierje
me ujë hekuri bie në fund, kurse squfuri noton në sipërfaqe, sepse hekuri dhe
squfuri kanë dendësi të ndryshme. Hekuri është më i rëndë, kurse squfuri më i
lehtë. Nga kjo përzierje magneti tërheq vetëm grimcat e hekurit (Fig. 28)
Substancat që në të gjitha pjesët e tyre kanë veti të njëjta, quhen sub-
stanca të pastra.

Përzierje quhet bashkimi i dy ose më shumë substancave.

Gjatë përzierjes së substancave nuk fitohet substancë e re. Kur përzihen


substancat, ndërmjet tyre nuk zhvillohet reaksion kimik. përzierja hekuri
e squfurit
squfuri
Përzierjet, te të cilat përbërësit mund të dallohen me sy, lupë ose dhe
mikroskop quhen përzierje heterogjene. hekurit

Përzierjet, te të cilat përbërësit e saj nuk mund të dallohen me sy, lupë


ose mikroskop quhen përzierje homogjene.

Substancat e pastra mund të ndahen nga përzierja me veprime të thjeshta Fig. 28. Ndarja e squfurit
fizike si p.sh.: me magnet, me ujë, dekantim, filtrim, fundërrim, distilim, dhe e hekurit nga përzierja
me magnet dhe me ujë
avullim, kristalizim, sublimim etj.

Skema 3. Llojet e
përzierjeve

PYETJE:
1.Pse bakri është substancë e pastër?
2.Ajri është përzierje homogjene apo heterogjene?
3.Ç'është substanca e pastër e ç’është përzierja? Jepni shembuj!
4.Cili është dallimi ndërmjet përzierjes heterogjene nga përzierja
homogjene?
5.Jepni shembuj përzierjesh heterogjene!

DETYRË:
Në një gotë keni ujë dhe kripë. Si do ta ndani kripën nga uji? Përgjigjuni
pasi ta kryeni provën. 31
6. ELEMENTET DHE KOMPONIMET KIMIKE
KIMIA 7

Le të marrim dy substanca të pastra: gurkalin dhe ujin. Le të analizojmë a


janë këto substanca të thjeshta apo të përbëra? A mund të shpërbëhen
më tej në substanca të tjera më të thjeshta? Kryeni provat e nxehjes së
gurkalit dhe të elektrolizës së ujit.

Eksperiment. Nxehja e gurkalit

Rregulloni aparaturën si në figurën


29. Përshkruani ndryshimet që ndod-
hin gjatë reaksionit. Ç’ngjyrë ka në fil-
lim gurkali dhe ç’ngjyrë merr ai pas
kryerjes së reaksionit? A përftohen
substanca të reja?

Fig. 29. Shpërbërja e gurkalit Gjatë nxehjes së gurkalit fitohen dy substanca të reja: sulfati i bakrit(II)
me nxehje
me ngjyrë të bardhë dhe uji. Ky reaksion kimik paraqitet me fjalë kështu:
gurkali sulfati i bakrit(II) + ujë

kurse lexohet: prej gurkalit fitohet sulfati i bakrit dy dhe uji. Shigjeta
tregon drejtimin e reaksionit.

Eksperiment. Elektroliza e ujit


hidrogjeni
oksigjeni
Në një vaskë pneumatike hidhni ujë të distiluar dhe pak
acid sulfurik. Nga kjo tretësirë mbushni dy provëza dhe
mbyllni ato me gishtin e madh, përmbysni dhe zhytni në
vaskë dhe pastaj hiqeni gishtin, në mënyrë që nga
provëzat të mos rrjedhë uji. Monto aparaturën si në fig-
urën 30. Pllakat prej plumbi quhen elektroda; ajo që lidhet
me polin pozitiv (+) të baterisë quhet anodë, kurse ajo që
lidhet me polin negativ (-) quhet katodë. Çfarë fitohet
gjatë shpërbërjes së ujit? Shënoni përfundimet në fletore.

Nën veprimin e rrymës elektrike uji shpërbëhet në dy gaze të ndryshëm:


Fig. 30. Elektroliza hidrogjen dhe oksigjen në raporte vëllimore 2:1 (vëreni provëzat ku
e ujit mblidhen gazet e përmendur). Ky reaksion shprehet edhe me fjalë:
ujë hidrogjen + oksigjen

Shpërbërja e subst ancave me ndihmën e rrymës elektrike quhet elek-


trolizë.

Nëse në sulfatin e bakrit me ngjyrë të bardhë pikëloni pak ujë, ai bashko-


het me ujin dhe përsëri e jep gur kalin me ngjyrë të kaltër.
32
Hidrogjeni që fitohet nga elektroliza e ujit, në kushte të caktuara bashkohet A e dini se...

SUBSTANCAT
me oksigjenin e ajrit për të dhënë ujin. Pra gurkali dhe uji janë substanca
të përbëra, pasi ato shpërbëhen në substanca më të thjeshta ose mund të Më 9 shkurt 1996 një grup studi-
fitohen prej substancave më të thjeshta. uesish që punonin me reaksione
bërthamore të joneve të rënda, në
Edhe sulfati i bakrit(II) është substancë e përbërë, sepse me reaksione të tjera Darmshtat (Gjermani) zbuluan
elementin kimik të 112.
po ashtu mund të shpërbëhet deri në bakër, squfur dhe oksigjen. Ndryshe nga
gurkali, sulfati i bakrit(II) dhe uji, ekzistojnë substanca si: hidrogjeni, oksigjeni,
bakri, squfuri etj., të cilat më tej me asnjë reaksion kimik nuk mund të shpër-
bëhen në substanca më të thjeshta. Këto janë substanca të thjeshta.

Komponime kimike quhen substancat që mund të shpërbëhen në dy ose


më tepër substanca të thjeshta, gjithashtu që mund të fitohen nga
bashkimi i dy ose më tepër substancave të thjeshta të pastra. A e dini se...

Shkencëtarët që merren me
Elemente quhen substancat e thjeshta që me veprime të thjeshta fizike reaksionet bërthamore hulum-
dhe kimike nuk mund të shpërbëhen në substanca më të thjeshta dhe tojnë për zbulimin e elementit
nuk mund të fitohen nga substanca të tjera të thjeshta. të 114, i cili sipas vetive është i
afërt me plumbin. Kërkimet
vazhdojnë.
Nga kjo mësuat se ekzistojnë dy lloje substancash kimike të pastra:
substanca të thjeshta dhe substanca të përbëra. Të parat quhen
elemente, kurse të dytat quhen përbërje kimike.

Komponime kimike janë si: oksidi i merku-


rit(II), sulfuri i hekurit(II), sheqeri, oksidi i
karbonit(IV), kloruri i aluminit, alkooli, acidi
sulfurik, amoniaku, hidroksidi i natriumit etj.
Elemente janë si: merkuri, alumini, magnezi,
karboni, klori, azoti etj. Përbërjet kanë në
përbërje të tyre elementet. Deri më sot njihen
114 elemente kimike Elementet grupohen
në:
a) metale - që përbëjnë rreth 75 % dhe
b) jometale - që përbëjnë rreth 25 % të ele-
menteve kimike.
Skema 4. Ndarja e substancave
të pastra

PYETJE:
1.Cila prej substancave është e thjeshtë: komponimi apo elementi?
2.A është i vërtetë gjykimi se përbërjet shpërbëhen në substanca më të
thjeshta dhe në elemente?
3.A shpërbëhen elementet në substanca të tjera më të thjeshta gjatë
një reaksion kimik?
4.Prej cilave elemente përbëhet komponimi kloruri i aluminit?

DETYRË:
Tani njihni më shumë metale dhe jometale. Shkruani:
a) dy metale b) dy jometale dhe
c) komponim kimik, nga metalet dhe jometalet e përmendura.
33
7. TRETËSIRAT
KIMIA 7

Mësuat se kripa e gjellës dhe sheqeri treten mirë në ujë. Grimcat e këtyre
substancave në ujë nuk mund të shihen me sy, e as me mikroskopin më të
përsosur. Mund të mendoni se sheqeri dhe kripa u zhdukën në ujë. Por,
ato gjenden në ujë dhe prania e tyre shumë lehtë mund të vërtetohet, nëse
provohet shija e ujit, ose nëse sasi të vogla të këtyre tretësirave i avullojmë
në një xham ore. Pas avullimit të ujit, në xham do të mbeten kripa dhe
sheqeri.

Tretësirat janë përzierje homogjene


Çdo tretësirë përbëhet prej tretësit dhe substancës së tretur.

Tretësi dhe substanca e tretur formojnë një tërësi homogjene që quhet


tretësirë.

Uji më shpesh përdoret si tretës, por ka edhe tretës të


tjerë që përdoren për tretjen e substancave, të cilat nuk
treten në ujë. Kështu për shembull benzina është tretës.
Ajo tret vajin dhe yndyrat; disulfuri i karbonit tret squ-
substanca furin etj.
e tretur tretësi tretësira
Në ujë treten shumë substanca p.sh.: gurkali, kloruri i
kaliumit, nitrati i natriumit, kloruri i zinkut, amoniaku,
dioksidi i karbonit, alkooli, uthulla etj. Tretësirat, ku uji
Fig. 31. Përbërja e tretësirës është tretës, quhen tretësira ujore, kurse tretësirat ku
si tretës përdoret ndonjë tretës tjetër, quhen tretësira
joujore.

Tretshmëria dhe lloji i tretësirave


Tretshmëria e substancave në ujë është e kufizuar dhe e ndryshme. Ajo
varet nga temperatura. Kështu për shembull në 100 g ujë me temperaturë
20 ºC mund të treten 204 gram sheqer; 20,7 gram gurkali dhe 0,2 gram
gjips.

Tretësira mund të jetë:

1. Tretësirë e holluar e cila përmban shumë tretës dhe pak substancë të


tretur p.sh. tretësira me 20 cm3 ujë dhe 1 gram gurkali (Fig. 32.a).

2. Tretësirë e përqendruar e cila përmban pak tretës dhe shumë sub-


stancë të tretur p.sh. tretësira me 20 cm3 ujë dhe 4 gram gurkali. (Fig. 32.b).

3. Tretësirë e tejpërqendruar e cila përmban pak tretës dhe më shumë sub-


stancë të tretur p.sh. tretësira me 20 cm3 ujë dhe 6 gram gurkali.(Fig. 32.c).

34
Eksperiment. Pëgatitja e tretësirave

SUBSTANCAT
a) b) c)
Përgatitni tretësirë të holluar, tretësirë të
përqendruar dhe tretësirë të tejpërqendruar të
gurkalit në ujë. Me peshore kimike, peshoni
masat e gurkalit për të tri tretësirat (1 g, 4 g
dhe 6 g). Tretni ato në tri gota të ndryshme, ku
paraprakisht keni shtuar 20 cm3 ujë.

Fig. 32. Llojet e tretësirave


Tretësira e gurkalit ka ngjyrë të kaltër. Nga intensiteti i ngjyrës
shpeshherë mund të dalloni nëse tretësira e gurkalit është e holluar, e
përqendruar apo e tejpërqëndruar (Fig. 32).

Në kimi, për të qenë të sigurt se një tretësirë është e përqendruar apo e


holluar, përdoret një madhësi e re, që quhet përqendrim molar. Ajo
shënohet me c dhe shprehet me njësinë mol/dm3 me këtë formulë:
n é mol ù
c= me njësinë êë dm 3 úû
V

ku:
c - është përqëndrimi molar i shprehur në mol/dm3,
n - sasia e substancës së tretur e shprehur në mol,
V-vëllimi i tretësirës i shprehur në dm3.

Për sasinë e substancës dhe për molin do të mësoni më tepër në


klasën e tetë.

Në tretësira të ndryshme përqendrimi është i ndryshëm p.sh.:


a) te tretësira e holluar c është i vogël
b) te tretësira e përqendruar c është i madh dhe Fig. 33. Tretësira të ndryshme
c) te tretësira e tejpërqendruar c është shumë i madh.

Tretësirat mund të formohen nga:


a) lëng dhe substancë e ngurtë p.sh., ujë dhe kripë.
b) dy lëngje p.sh., ujë dhe alkool, ujë dhe uthull etj.
c) lëng dhe substancë e g aztë p.sh., ujë dhe dioksid karboni.

PYETJE:
1.Çfarë përzierje është tretësira?
2.Ngase dallohen tretësirat ujore prej atyre joujore?
3.Jepni një shembull të zbatimit të tretësirave në jetën e përdit shme.
4.Sipas sasisë së substancës së tretur dhe tretësit, sa lloje tretësirash
njihen?
5.Ç'është përqendrimi molar? Shënoni formulën e tij dhe njësinë
përkatëse!

35
8. DEKANTIMI DHE FILTRIMI
KIMIA 7

Nga përzierjet dhe tretësirat, substancat e pastra mund të ndahen nga


njëra-tjetra me veprime fizike siç janë: dekantimi, filtrimi, distilimi, krista-
lizimi, sublimimi etj.

Dekantimi
Nëse në ujë kemi një substancë të patretshme, më të rëndë se ai, shpesh-
herë kemi nevojë ta ndajmë atë prej ujit. Si do ta kryeni ndarjen?

Eksperiment. Dekantimi i ujit dhe rërës

Në një gotë kimike me ujë hidhni pak rërë. Përzieni atë


me shufër qelqi dhe lëreni të qetësohet. A tretet rëra në
ujë? Cila nga këto dy substanca është më e rëndë? Tani
merr një gotë tjetër të pastër dhe ngadalë derdhe në të
vetëm ujin. Mundohuni që rëra mos të kalojë me ujin në
gotën tjetër. Fig. 34.

Pra kështu ndani rërën nga uji shpejt, por jo shumë saktë. Ky veprim
quhet dekantim.

Dekantim quhet veprimi me të cilin bëhet ndarja jo e plotë dhe e shpe-


jtë e substancës së ngurtë dhe të patretshme prej lëngut.

Fig. 35. Dekantimi i


ujit dhe vajit
Fig. 34. Dekantimi i rërës dhe ujit

Me dekantim mund të ndahen edhe dy lëngje që nuk treten në njëri-


tjetrin p.sh., dekantimi i ujit dhe vajit (Fig. 35). Dekantimi bazohet në
dendësitë e ndryshme të substancave: njëra substancë është më e lehtë e
tjetra më e rëndë. Prandaj dekantimi quhet edhe dendësim.

Filtrimi
Ndarja e rërës dhe ujit me dekantim nuk ishte e plotë dhe e saktë. Si do
të kryhet më mirë ndarja? Filtrimi është veprimi që përdoret për këtë që-
llim, të cilin po e përshkruajmë më poshtë.
36
Eksperiment. Filtrimi i shkumësit dhe ujit

SUBSTANCAT
Në një gotë porcelani, me ndihmën e thikës thërrmoni një
copë shkumës. Pluhurin e shkumësit hidheni në një gotë
me ujë. Pastaj përgatitni letrën filtruese si në Fig. 36.
Letra filtruese duhet të jetë 0,5 cm më poshtë se buzët e
hinkës. Letrën filtruese lageni me pak ujë dhe vendoseni
në hinkë. Montoni aparaturën si në Fig. 37. Tani me ndih-
mën e shufrës së qelqtë derdheni me kujdes përzierjen e
ujit dhe shkumësit në letrën filtruese. Cila substancë do të
mbetet në letrën filtruese dhe cila do kalojë nëpër të?

Nga prova patë se gjatë filtrimit të ujit dhe shkumësit, uji kalon nëpër
letrën filtruese dhe i pastër mblidhet në gotën nën hinkë. Ky lëng quhet
Fig. 36. Përgatitja e letrës filtruese
filtrat dhe nuk përmban më as grimcën më të imët të shkumësit. Në
letrën filtruese mbetet shkumësi, sepse thërrmijat e shkumësit, janë më të
mëdha se poret e letrës filtruese. Shkumësi është fundërrinë. Letra fil-
truese luan rolin e filtërit, i cili nuk lejon kalimin e grimcave të shkumësit.
Filtrimi është veprimi që përdoret për ndarjen e plotë të
substancave të ngurta dhe të patretshme nga lëngu (përzierja).

Filtrimi mund të bëhet në shtëpi, natyrë, laborator dhe në industri. Ai për-


doret shumë në laboratorët kimikë si operacion për ndarjen e substancave
të pastra nga lëngjet. Në industri si filtra përdoren: pëlhura, qymyri i dru- fundërrina
rit, rëra etj.

A do të mundni të ndani sheqerin, gurkalin, kripën e gjellës nga tretësirat


e tyre me anë të filtrimit? Sigurisht që jo, sepse këto substanca treten në filtrati
ujë. Ato mund të ndahen nga uji me ndihmën e veprimeve të tjera.

Fig. 37. Aparatura për filtrim

PYETJE:
1.Ç’veti duhet të ketë substanca që dekantohet prej ndonjë lëngu?
2.A mund të bëhet dekantimi i dy lëngjeve? Jepni një shembull?
3.Pse dekantimi quhet edhe dendësim?
4.Ç'është filtrimi?
5.Ç'është fundërrina dhe ç’është filtrati?

DETYRË:
Bëni filtrimin e tallashit të drurit dhe ujit me mjete shtëpiake. Bëni viza-
timin e pajisjes dhe përfundimet shënojini në fletore.
37
9. DISTILIMI
KIMIA 7

Dekantimi dhe filtrimi janë veprime me të cilat bëhet ndarja e substan-


cave të patretshme nga lëngu. Si mund të ndahen substancat e tretshme
nga tretësi? Ndarja mund të bëhet me disa veprime siç janë: distilimi,
kristalizimi etj.

Distilimi është metodë me të cilën bëhet ndarja e një ose më shumë sub-
stancave të tretshme nga tretësi. Substancat që ndahen me distilim mund
të jenë të ngurta ose të lëngëta si p.sh., distilimi i ujit nga gurkali; distilimi
i alkoolit nga uji etj. Kryeni eksperimentin më poshtë.

Eksperiment. Distilimi i ujit nga tretësira


ujore e gurkalit

Përgatitni tretësirë gurkali në një gotë kimike.


tretësirë e
Merrni 3-4 cm3 nga kjo tretësirë dhe i hidhni
gurkalit
në një provëz të pastër. Nxeheni provëzën si
në figurën 38. Ç’vëreni në provëzën e dytë?

distilati
(uji)

Fig. 38. Distilimi


i thjeshtë Gjatë nxehjes së tretësirës ujore të gurkalit, në temperaturë 100 ºC uji
fillon të valojë. Avujt e ujit përmes gypit të lakuar prej qelqi kalojnë në
provezën e futur në një gotë me ujë të ftohtë. Avujt e ujit ndeshen me
muret e ftohta të provëzës dhe kondensohen, pra shndërrohen përsëri
në ujë. Në këtë mënyrë gurkali mbetet në provëzën e parë, kurse uji dis-
tilon. Uji i përftuar me distilim quhet ujë i distiluar. Substancat e lëngë-
ta që ndahen me distilim quhen distilate. Ky është një distilim i
thjeshtë.

Distilimi bazohet në veçimin e përbërësve të tretur nga përzierja për shkak


të temperaturave të ndryshme të avullimit të tyre.

Distilimi është shndërrim i një lëngu në avull dhe më pas kondensimi i


avullit me anë të ftohjes.

38
Procesi i distilimit vështirësohet kur përzierja përbëhet nga lëngje me tem-

SUBSTANCAT
peratura të afërta valimi. Për ta realizuar këtë, përdoret si veprim distilimi
i thyesuar (distilimi fraksional), me anën e të cilit synohet shkallë-
shkallë pasurimi i vazhdueshëm i përbërësit. Kjo teknikë përdoret gjërë-
sisht në industrinë kimike. Ja një aparaturë që përdoret për të kryer distilim
të thyesuar në laborator.

përzierje e ujit, alkoolit


dhe etërit

distilati

Fig. 39. Aparatura për distilimin thyesor

PYETJE:
1.Ç’është distilimi dhe ku bazohet ai?
2.Cilat janë pajisjet që duhen për të realizuar procesin e distilimit?
3.Cilat substanca mund të ndahen nga tretësi me distilim?
4.Bëni dallimin ndërmjet distilimit të thjeshtë dhe atij të thyesuar?
5.Ç’farë roli luan kondensatori (ftohësi) gjatë distilimit të thyesuar?

DETYRË:
Në një enë keni ujë, kripë gjelle, vaj, alkool dhe tallash hekuri. Cila
substancë nuk mund të ndahet me distilim? Si do të veproni për ndar-
jen e këtyre substancave prej përzierjes deri sa të fitoni substanca të
pastra?
39
10. KRISTALIZIMI DHE SUBLIMIMI
KIMIA 7

Kristalizimi
Edhe kristalizimi është veprim që shërben për ndarjen e substancave të
ngurta e të tretshme nga tretësi, por jo në trajtë të distilateve, por në
trajtë të kristaleve. Prandaj, e ka marë emrin kristalizim.

Kristalizim quhet veprimi me të cilën bëhet ndarja e substancës së tret-


shme nga tretësi në trajtë të kristaleve të pastra.

Kristalet (substancat kristalore) janë substanca të cilat nga pamja e


jashtme kanë formë të rregullt gjeometrike si p.sh., kristalet e kripës së
gjellës, sheqerit, gurkalit, klorurit të kaliumit etj. Disiplina e veçantë që
merret me studimin e kristaleve quhet kristalografi.

Eksperiment. Kristalizimi i gurkalit

Në gotën kimike përgatitni tretësirë të tejpërqendru-


ar të gurkalit. Pastaj merrni një kristal të vogël
gurkali dhe lidheni me një pe te një shufër qelqi ose
te një laps. Kristalin e përgatitur kështu futeni në
gotën me tretësirë të tejpërqendruar dhe të nxehtë
të gurkalit. Kristali duhet të qëndrojë i varur në mes
të gotës. Gota duhet të mbulohet mirë me letër, që
të mos hyjë pluhur, i cili ndikon negativisht në
pastërtinë e kristalit që do të fitohet. Gotën lëreni të
qëndrojë për një kohë të gjatë p.sh., një natë apo
më shumë. Do të vëreni se do të formohen kristale
Fig. 40. Kristalizimi i gurkalit shumë të bukura të gurkalit (Fig. 40).

Kristalizimi kryhet vetëm në tretësirat e tejpërqendruara.

Fig. 41. Kristali i rërës kuarcore


40
Sublimimi

SUBSTANCAT
ujë i ftohtë që
Eksperiment. Ndarja e jodit nga qarkullon
kloruri i natriumit

Përzieni pak kristale të jodit dhe pak kristale të jodi


klorurit të natriumit. Pastaj montoni aparaturën
si në figurën 42 dhe nxeheni gotën.
Përshkruani çfarë keni parë. jod dhe klorur
natriumi

Gjatë nxehjes së përzierjes së jodit dhe klorurit të natriumit,


jodi shndërrohet në avuj me ngjyrë vjollce të errët. Këta avuj,
kur ndeshen me muret e ftohta të poçit, ku qarkullon uji i ftohtë,
kondensohen dhe përnjëherë shndërrohen në kristale të jodit,
pa kaluar në gjendje të lëngët. Kjo dukuri quhet sublimim.
Fig. 42. Ndarja e jodit nga kloruri
Pra, gjatë nxehjes jodi sublimon, kurse kloruri i natriumit nuk e ka këtë i natriumit me sublimim
veti. Prandaj me sublimim bëhet ndarja e jodit nga kloruri i natriumit.

Kalimi i një substance nga gjendja e ngurtë në gjendje të gaztë dhe


anasjelltas, nga gjendja e gaztë në të ngurtë pa kaluar në të lëngët,
quhet sublimim.

Skema 5. Ndryshimi i gjendjes gjatë sublimimit të substancës

PYETJE:
1.Ç’është kristalizimi dhe përse shërben ai?
2.Prej cilës tretësirë bëhet kristalizimi i një substance?
3.Paraqitni skemën e ndryshimit të gjendjes të substancës që sublimon.
4.Në cilën gjendje nuk kalon substanca gjatë sublimimit?

DETYRË:
Kryeni kristalizimin e gurkalit në shtëpi. Kristalin silleni në shkollë.
41
11. ATOMI
KIMIA 7

Kimia është njëra nga shkencat natyrore, që merret edhe me studimin e


grimcave shumë të vogla, prej të cilave përbëhen materia, substanca apo
elementi kimik.

Struktura e atomit
Nga lënda e fizikës dini se ç'është atomi, por tani do të hyni thellë në
brendësitë e tij.

Atomi është grimca më e imët e një elementi kimik që ende i ruan vetitë e tij.
Fig. 43. Atome të ndryshme

Për herë të parë fjalën atom e përdori filozofi grek Demokriti në sh. IV
p.e.s., atomos në greqisht do të thotë i pandashëm. Shkencëtarë të shumtë
janë marrë me studimin e atomit si p.sh. Daltoni, Raderfordi, Bori etj.

Deri në fund të shek. 19 mendohej se atomet


janë grimca të pandashme dhe grimcat më të
vogla të një substance të thjeshtë. Por me për-
dorimin e mjeteve e metodave të reja, është
vërtetuar se atomet janë të ndashme dhe se
ato përbëhen nga grimca edhe më të vogla.
Të gjitha substancat janë të ndërtuara prej
atomeve. Atomet e subtancave të ndryshme
ndryshojnë nga njëri tjetri (Fig. 43). Po cilat
janë pjesët kryesore të atomit?

Fig. 44. Pjesët e atomit


Pjesët e atomit
Të gjitha atomet përbëhen nga: bërthama dhe mbështjella elektronike.
Në bërthamën e atomit gjenden dy grimca edhe më të vogla: protonet-p
mbështjella me ngarkesë elektrike pozitive, dhe neutronet-n, pa ngarkesë elektrike, janë
elektronike
elektroasnjanëse. Kurse në mbështjellën elektronike qarkullojnë (lëvizin)
grimca shumë të vogla që quhen elektrone-e, (Fig. 44 dhe 45). Këto kanë
ngarkesë elektrike negative.

Atomi mund të përshkruhet dhe të sqarohet më mirë duke i vërejtur mod-


elet e atomeve në rrafsh ose në hapësirë. Atomet mund t'i mendoni si sfe-
rëza ose toptha të vegjël. Në atomin e vërtetë elektronet qarkullojnë rreth
bërthamës dhe nuk gjenden në një vend të caktuar, siç tregohet në model
ose figurë, ato lëvizin vazhdimisht.
Fig. 45. Modeli i atomit: p-protoni,
n-neutroni dhe e-elektroni Numri i protoneve në bërthamën e atomit është i barabartë me numrin
e ngarkesave pozitive.
42
Mbështjella elektronike përbëhet prej elektroneve. Masa e elektronit është

SUBSTANCAT
1836 herë më e vogël se masa e protonit, prandaj masa e elektronit mund
të mos përfillet. Thuhet se masa e elektronit është zero. Çdo elektron ka
ngarkesë elektrike negative (-1).

Numri i elektroneve në mbështjellën elektronike është i barabartë me


numrin e protoneve në bërthamë d.m.th. N(e)=N(p).

Tabela 2. Numri i protoneve dhe i elektroneve në atom është i barabartë

atomi i hidrogjenit ka 1 proton në atomi i natriumit ka 11 protone në


bërthamë dhe 1 elektron në mbësht- bërthamë dhe 11 elektron në mbësht-
jellën elektronike jellën elektronike
Fig. 46. Modeli i atomit të azotit.
Në bërthamë ky atom ka
Numri i përgjithshëm i ngarkesave pozitive në bërthamë është i barabartë me 7 protone dhe 7 neutrone,
numrin e ngarkesave negative në mbështjellën elektronike. Kuptohet se atomi ndërsa në mbështjellën
elektronike ka 7 elektrone
nuk ka ngarkesë elektrike, pra atomi është elektroneutral.

Tabela 3. Grimcat kryesore elementare


Grimca elementare Masa relative Ngarkesa elektrike
protoni 1 +1
neutroni 1 0
elektroni 0 -1

Elementet përbëhen prej atomeve të njëjta, ndërsa përbërjet kimike për-


bëhen prej atomeve të ndryshme. Gjithçka që mësuat deri tani për ndër-
timin e atomit mund ta tregohet me këtë skemë:

ATOMI

BËRTHAMA MBËSHTJELLA ELEKTRONIKE

PROTONET
ELEKTRONET

Skema 6.
NEUTRONET Struktura e
atomit.

PYETJE:
1.Ç'është atomi?
2.Atomi i azotit ka 7 protone. Sa është ngarkesa pozitive e bërthamës
së tij, e sa ngarkesa negative e mbështjellës elektronike?
3.A është i saktë gjykimi se: numri e protoneve dhe elektroneve në një
atom është e barabartë?

DETYRË:
Vizatoni modelin e një atomi dhe shënoni grimcat që e përbëjnë atë. 43
12. MOLEKULAT
KIMIA 7

Dihet se të gjitha substancat ndërtohen prej atomeve. Në natyrë ekzisto-


jnë rreth 90 lloje atomesh. Si është e mundur që një numër kaq i vogël i
atomeve të elementeve të formojnë një numër shumë të madh kompo-
nimesh kimike? Substancat ndërtohen vetëm prej atomesh të veçanta apo
edhe prej grimcash të tjera? Përgjigjet do t'i mësoni duke e analizuar
ndërtimin e molekulave të disa elementeve dhe komponimeve (Fig. 47
dhe 48).

molekula e
molekula e azotit
molekula e oksigjenit
hidrogjenit

molekula e molekula e
fosforit squfurit
Fig. 47. Ndërtimi i molekulave të disa elementeve me ndihmën e modeleve

molekula e molekula e
molekula e
klorhidrikut amoniakut
ujit

Fig. 48. Ndërtim i molekulave të disa komponimeve kimike me ndihmën e modeleve

Nga krahasimi i modeleve në figurat del se:

Elementet përbëhen prej atomesh të të njëjtit element, kurse kom-


ponimet kimike formohen prej atomeve të elementeve të ndryshme.

Vetëm disa elemente dhe të gjitha komponimet kimike përbëhen prej dy


ose më tepër atomesh, që quhen molekula.

Grimcat që përbëhen prej dy ose më shumë atomesh quhen molekula.

Molekulat e elementeve përbëhen prej atomeve të njëjta, kurse moleku-


lat e komponimeve janë prej atomesh të ndryshme.

Lëvizja e molekulave
Sikurse atomet, edhe molekulat janë në lëvizje të përhershme. Meqë sub-
stancat gjenden në tri gjendje: të ngurtë, të lëngët dhe të gaztë, lëvizja e
molekulave ekziston te të trija këto gjendje.
44
Te substancat e ngurta, lëvizja e molekulave është më e vogël, edhe pse

SUBSTANCAT
për ne ajo është e padukshme. Te kjo gjendje, hapësira ndërmjet
molekulave - hapësira ndërmolekulare, është më e vogël se te lëngjet e
gazet. Këtu mbizotërojnë forcat tërheqëse midis molekulave, gjë që pen-
gon lëvizjen e lirë të molekulave.

Te lëngjet, hapësira ndërmolekulare është më e madhe, prandaj edhe for-


cat tërheqëse midis molekulave janë më të dobëta. Lëvizja e molekulave
është më e shprehur se te substancat e ngurta. Lëngjet e marrin formën e
enës në të cilën ndodhen.

Gazet karakterizohen nga hapsira ndërmolekulare shumë më të madhe,


ku forcat tërheqëse janë shumë më të dobëta se te gjendja e ngurtë dhe e
lëngët e subtancave. Kjo gazeve u mundëson lëvizshmëri të vazh-
dueshme. Gazet kanë vëllim të ndryshëm. Që të bindeni për lëvizjen e
molekulave, eksperimentoni.

Eksperiment. Shpërhapja e molekulave të parfumit

Në laborator hapeni një shishe me parfum.


Ç’farë do të ndjeni pas pak?

Eksperiment. Shpërhapja e permanganatit të kaliumit në ujë

Mbusheni gotën kimike me ujë dhe pastaj me kujdes lëshoni një


kokërr të permanganatit të kaliumit. Vërejtjet nga prova i diskutoni
me shokët e grupit dhe shënoni në fletore.

Pra ekzistojnë molekula të elementeve p.sh. molekula e oksigjenit dhe


molekula të komponimeve p.sh. molekulat e ujit.

PYETJE:
1.A është i vërtetë përfundimi se: molekulat formojnë elemente dhe
komponime.
2.Tregoni ndryshimin ndërmjet molekulës së një elementi kimik dhe një
komponimi kimik.
3.Cila është karakteristika kryesore e molekulave?
4. Skiconi modelin e molekulës së fosforit, që përbëhet prej 4 atomesh
fosfori.

DETYRË:
Para vetes keni dy enë me vëllime të njëjta. Njëra është e mbushur me
gaz, kurse tjetra me lëng. Enët janë të mbyllura dhe nxehen në temper-
aturë të njëjtë. Mendoni (supozoni) sikur molekulat e gazit dhe lëngut të
jenë topa ping-pongu. Në muret e cilës enë do të ketë më shumë godit-
je? Shpjegoni dukurinë duke arsyetuar.
45
KIMIA 7

13. SIMBOLET KIMIKE

Çdo ditë hasni, takoni shenja apo simbole të


ndryshme si p.sh.: shenjat e rreziqeve, shenjat
matematikore, shenjat e pikësimit etj. Në figurën
49 janë dhënë disa nga këto shenja.

Kimistët, qysh në mesjetë kanë filluar të përdorin


simbole të ndryshme, për substanca të ndryshme.
Kështu, shtatë metalet e njohura në atë kohë janë
shënuar me ndihmën e shenjave të planeteve të
njohur.

Fig. 49. Shenja të ndryshme

Më 1813 kimisti i njohur suedez Jons Jakob Berzelius, propozoi që si simbole të


elementeve kimike të merret shkronja e parë e emrit të tyre në latinisht. Kur dy ele-
mente fillojnë me të njejtën shkronjë, shënohen me shkronjën e parë dhe me një
shkronjë tjetër që pasohet prej saj. Ky sistem i simboleve të elementeve në kimi për-
doret edhe sot. Në tabelën 4 jepen disa elemente kimike në gjuhën shqipe dhe
latine, si dhe simbolet përkatëse.

Shenjat me të cilat shënohen elementet kimike quhen simbole kimike.

Leximi i simboleve kimike


Simbolet kimike lexohen duke shqiptuar çdo shkronjë të simbolit veç e
veç. P.sh. simboli i hidrogjenit H hë, simboli i merkurit Hg hë-gë, simboli
i oksigjenit O o, He hë-e, S së, N në, Na në-a, C cë, Cl cë-lë, Ca cë-a etj.

Kuptimi i simboleve kimike


Meqë elementi kimik paraqet një lloj atomi, simboli kimik përkatës është
shenjë e atij atomi. Çdo simbol kimik ka kuptim të dyfishtë:
1. Kuptimi cilësor, tregon llojin e atomit, përkatësisht elementin kimik.
2. Kuptimi sasior, tregon 1 atom të atij elementi kimik (Tabela 5).

Të shënuarit e më shumë atomeve


Kur duam të shkruajmë më shumë se 1 atom, para simbolit të elementit
kimik, shënohet një numër i cakuar i atomeve. Ky numër para simbolit
kimik quhet koeficient. Shihni tabelën 6.

46
SUBSTANCAT
Tabela4.6.Emrat
Tabela Emrat dhe
dhe simbolet
simbolet kimike
kimike të disa
të disa elementeve
elementeve
Emri i elementit në Emri i elementit në Simboli kimik i
gjuhën shqipe gjuhën latine elementit
Hidrogjeni Hydrogenium H
Merkuri Hydragyrum Hg
Oksigjeni Oxygenium O
Squfuri Sulphur S
Azoti (Nitrogjeni) Nytrogenium N
Karboni Carboneum C
Klori Chlorum Cl
Kalciumi Calcium Ca

Tabela5.7.Kuptimi
Tabela Kuptimi i simbolit
i simbolit kimikkimik
Simboli kimik Kuptimi cilësor Kuptimi sasior
Mg magnez tregon 1 atom magnez
Li litium tregon 1 atom litium
K kalium tregon 1 atom kalium

Tabela6.8.Paraqitja
Tabela Paraqitja e më
e më shumë
shumë atomeve
atomeve të aluminit
të aluminit me modele
me modele dhesimbole
dhe me simbole.
Numri i atomeve Paraqitja me model Paraqitja me simbol
1 atom alumin Al ose 1 Al

2 atome alumin koeficient 2 Al

3 atome alumin 3 Al

PYETJE:
1.Simbolet kimike të cilit kimist përdoren sot në kimi?
2.Shkruani emrat e elementeve kimike që kanë këto simbole: H, O, N,
C.Mg, Na, Fe, Cu, Zn, Ag, Au dhe Cl.
3.Shkruani simbolet e këtyre elementeve kimike: merkur, natrium, azot
dhe klor.
4.Ç’kuptim cilësor dhe sasior ka simboli Ca?

DETYRË:
Me ndihmën e simboleve kimike shkruani:
a) 3 atome bakër,
b) 7 atome hekur,
c) 1 atom karbon.
47
14. FORMULAT KIMIKE
KIMIA 7

Elementet kimike shënohen me simbole kimike, po si do t'i shënoni molekulat


e elementeve dhe molekulat e komponimeve?

Paraqitja e molekulave
Molekulat shënohen me formula kimike, që janë simbole kimike të ele-
menteve të shoqëruara me një numër të vendosur në të djathtë, poshtë sim-
bolit. Këta numra quhen indeksa. P.sh.: H2, O2, P4 etj. Numri 2 për hidrogje-
Fig. 50. Përdorimi i simboleve
nin ose oksigjenin, numri 4 për fosforin, janë indeksat. Molekulat e kompon-
dhe formulave për shënimin e imeve kimike paraqiten me grupime simbolesh. P.sh.: uji shënohet me for-
substancave mulën H2O, acidi sulfurik shënohet me formulën H2SO4 etj. (Fig. 51).

Shprehjet me të cilat shënohen molekulat quhen formula kimike.

simbolet e elementeve kimike

formula kimike

Fig. 51. Formula


e acidit sulfurik indeksa

Ç’kuptim ka formula kimike?


Edhe formula kimike ka dy kuptime: kuptimin cilësor dhe kuptimin sasior.
Kuptimi cilësor i një formule kimike tregon se molekula e elementit apo kom-
ponimit kimik prej cilave elemente përbëhet. P.sh.: O2 tregon oksigjenin dhe se
molekula e oksigjenit përbëhet prej elementit oksigjen; H2 tregon hidrogjenin
dhe se molekula e tij përbëhet prej elementit hidrogjen; NH3 tregon amoni-
akun dhe se molekula e tij përbëhet prej dy elementeve: azotit dhe hidrogjenit
etj.

Kuptimi sasior i një formule kimike tregon se molekula e elementit apo kom-
ponimit kimik prej sa atomeve të secilit element përbëhet, p.sh.: N2 tregon se
molekula e azotit përbëhet prej 2 atomesh azot; formula H2SO4 tregon se
molekula e acidit sulfurik përbëhet prej 2 atomesh hidrogjen, 1 atomi squfur
dhe 4 atomesh oksigjen.

Llojet e formulave kimike


Ekzistojnë lloje të shumta të formulave kimike si p.sh.: formula: empirike,
molekulare, strukturore, racionale, elektronike etj. Këtu do të sqarohen vetëm
formulat empirike, molekulare dhe strukturore, kurse te lidhjet kimike do t'i
mësoni për formulat elektronike të Luisit.

Formula empirike (formula e thjeshtë), e tregon raportin më të vogël të


atomeve të elementeve në molekulën e një komponimi kimik.
48
Tabela 7. Modelet dhe formulat e disa elementeve dhe komponimeve

SUBSTANCAT
Lloji i Modeli i Formula Lloji i molekulës Formula kimike Modeli i
molekulës molekulës kimike molekulës

hidrogjen H2 ujë H2O

oksigjen O2 acid klorhidrik HCl

azot N2 oksidi i magnezit MgO

klor Cl2 oksidi i CO2


karbonit(IV)

Formulë molekulare është formula që e tregon vetëm përbërjen cilësore dhe


sasiore të molekulës së elementit apo komponimit kimik p.sh., H2O, H2SO4,
HNO3, Na2SO4, SO2, CO2, SO3 etj. (Fig. 52). Kjo formulë e tregon vetëm
përbërjen, por jo edhe ndërtimin (strukturën) e molekulës.

Formula strukturore e tregon strukturën e molekulës së një elementi apo


komponimit. Thënë më ndryshe, formula strukturore tregon se si janë të lidhu-
ra mes vete të gjitha atomet e një molekule në hapësirë (Fig. 52).

Formula molekulare HCl H 2O SO2 HNO3 Na2SO4

Na O O
H S O
Formula strukturore H Cl O H O S
O O N
H Na O O
O
Fig. 52. Formulat molekulare
dhe formulat strukturore

PYETJE:
1.Çka shënohet me ndihmën e formulave kimike?
2.Ç’kuptoni me formulën kimike të një substance? Përgjigjen argumen-
tojeni me shembuj.
3.Te formulat: H2SO4, MgSO4, N2O5 caktoni treguesit, cilit element i tako-
jnë ato dhe elementet përbërëse të këtyre komponimeve.
4.Sqaroni dallimin midis formulës molekulare dhe strukturore.

DETYRË:
Shkruani formulat e komponimeve kimike:
a) uji
b) oksidi i magnezit
c) acidi sulfurik. 49
15. VALENCA E ELEMENTEVE
KIMIA 7

Ç`është valenca?
Valenca e elementit në Në figurën 53 tregohen modelet e molekulave të disa komponimeve. Çka
gjendje elementare është mund të përfundoni nga lidhja e atomeve në ato molekula?
zero, p.sh.:
Në modelet e molekulave të acidit klorhidrik, ujit, amoniakut dhe metanit
vërejmë se atomi i klorit lidhet me 1 atom hidrogjen, atomi i oksigjenit li-
0 0 0 0 0
H2, O2, Cl2, Al, Cu etj.
dhet me 2 atome hidrogjen, atomi i azotit lidhet me 3 atome hidrogjen dhe
atomi i karbonit lidhet me 4 atome hidrogjen. Kurse atomi i hidrogjenit në
të katër rastet lidhet vetëm me 1 atom të elementeve të tjera.
Valenca e hidrogjenit
gjithmonë është 1,
ndërsa ajo e oksigjenit 2. ujë amoniak metan

acid
Fig. 53. Modelet e klorhidrik
molekulave të. acidit
klorhidrik, ujit, amoniakut
dhe metanit

Vetia e një atomit për t’u lidhur me një numër të caktuar atomesh të tjera,
quhet valencë.

Tabela8.11.
Tabela Valencat
Valencat e disa
e disa elementeve.
elementeve Atomi me valencë më të vogël është atomi i hidrogjenit. Valenca e
Elementi Valenca tij pranohet 1 dhe merret si njësi valence. Elementet, atomet e të
H, Na, K, Li, F I cilëve lidhen me dy atome të ndonjë elementi njëvalentor, janë
Cu, Hg I, II dyvalentor, me tre atome janë trevalentor, me katër atome katërva-
Au I, III lentor etj.
Cl, Br, I I, V, VII,
Mg, Ca, Zn, O II Në tabelën 8 shikoni se disa elemente si p.sh.: hidrogjeni, natriumi, kali-
C, Pb II, IV umi, litiumi, magnezi, kalciumi, zinku, oksigjeni dhe alumini në të gjitha
S II, III, IV, VI përbërjet kanë valencë të njëjtë. Këto quhen valenca të përhershme.
N, P III, V Kurse elemente të tjera si p.sh.: hekuri, squfuri, fosfori, klori, bromi,
Al III jodi etj., formojnë komponime në të cilat ndryshojnë valencat e tyre.
Fe II, III Këto janë valenca të ndryshueshme.

Valencat e elementeve shënohen me numra arab ose romakë mbi


Tabela 9. Valencat e disa elementeve në simbolet përkatëse. P.sh.:
komponimet e tyre. I II IV II II II
Komponimet Valenca e elementit H2O, CO2 , CO etj.
MgO magnezi 2 valentor
SO3 squluri 6 valentor Emërtimi i komponimeve në bazë të valencës së
CO2 karboni 4 valentor elementit
Ca(OH)2 kalciumi 2 valentor Nëse një element në komponimet e tij ka valenca të ndryshme,
AlCl3 alumini 3 valentor atëherë në emrin e komponimit theksohet edhe valenca e elementit.
FeCl2 hekuri 2 valentor
Fe(NO3)3 hekuri 3 valentor Kjo shënohet pas emrit me numra romakë dhe në kllapa të vogla.
Shihni tabelën 10.
Tabela
Tabela10.
13.Emrat
Emrate oksideve të të
e oksideve azotit
azotit.
Formula e Valenca e Emri i oksidit Leximi i emrit
oksidit azotit të oksidit
N2 O I oksidi i azotit(I) oksidi i azotit një
NO II oksidi i azotit(II) oksidi i azotit dy
N2 O3 III oksidi i azotit(III) oksidi i azotit tre
50 NO2 IV oksidi i azotit(IV) oksidi i azotit katër
N2 O5 V oksidi i azotit(V) oksidi i azotit pesë
Gjetja e formulës kimike nga valenca e elementit

SUBSTANCAT
Në figurën 54 janë treguar formulat kimike të acidit klorhidrik (HCl), ujit
(H2O), oksidit të aluminit (Al2O3) dhe oksidit të hekurit(III) (Fe2O3, si dhe
shuma e valencave të elementeve në këto komponime. Krahasoni shumën e
valencave të secilit element dhe tregoni se ç'është e përbashkët te të katër
rastet.

Nga paraqitja grafike në figurë përfundojmë:

Në formulën e një komponimi shuma e njësive të valencës së atomeve të


njërit element është e barabartë me shumën e njësive të valencës së
atomeve të elementit tjetër.

Ky rregull zbatohet në shkrimin e formulave kimike të komponimeve që


formohen prej dy elementesh dhe që quhen komponime dyjare. Si do ta
shkruani formulën e një komponimi kur i dini valencat e elementeve të saj?

Shembulli 1. Oksidi i hekurit(III) është komponim i hekurit dhe oksi-


gjenit. Në këtë komponim hekuri është trevalentor, kurse oksigjeni dyvalen-
tor. Cila është formula e tij?

Që të shkruani formulën e oksidit të hekurit(III), së pari duhet të caktoni


numrin e atomeve të hekurit dhe numrin e atomeve të oksigjenit, në mënyrë
të tillë që numri i njësive të valencës së hekurit të jetë i barabartë me numrin
e njësive të valencës së oksigjenit.

Pra shuma e valencave të 2 atomeve të hekurit është e barabartë me


shumën e valencave të 3 atomeve të oksigjenit. Nga kjo rrjedh se raporti i
atomeve të hekurit dhe oksigjenit në oksidin e hekurit(III) është 2:3, prandaj
formula do të jetë Fe2O3.

Arritëm në këtë përfundim: duke pjesëtuar shumëfishin më të vogël të për-


bashkët për 2 dhe 3, që është 6, me valencën e hekurit 6 : 3 = 2, d.m.th. 2
atome hekurit dhe me valencën e oksigjenit 6 : 2 = 3 d.m.th. 3 atome oksi-
gjen. Pra formula është Fe2O3.

PYETJE:
1.Çfarë shpreh formula kimike e një substance?
2.Pse atomi i karbonit te metani CH4 është katërvalentor?
3.Shihni tabelën 8. Cilat elemente kanë valencë të përhershme e cilat të
ndryshueshme?
4.Shihni tabelën 10. Shkruani formulën e oksidit të azotit ku azoti është
4 valentor.
5.Valenca e cilit element merret si njësi valence? Fig. 54. Paraqitja grafike e shumës
së valencave të elementeve në
DETYRË: komponimet kimike: HCl, H2O, Al2O3
Shkruani formulën e oksidit të azotit, nëse azoti është 5 valentor kurse dhe Fe2O3
oksigjeni 2 valentor.
51
16. GJETJA E VALENCAVE
KIMIA 7

TË ELEMENTEVE NË NJË KOMPONIM

Gjetja e valencave të elementeve në komponimet dyjare


Në komponimet dyjare, mund të gjendet valenca e njërit element nëse nji-
het valenca e elementit tjetër.

Shembulli 1. Një nga oksidet e fosforit e ka formulën P2O5. Sa është


valenca e fosforit në këtë oksid, nëse oksigjeni në të gjitha komponimet e
tij është dyvalentor?

Duke ditur valencën e oksigjenit, e vendosim atë mbi simbolin përkatës në


formulën P2O5 (Fig. 55).

Arsyetojmë: numri i njësive të valencës së elementit oksigjen është: 5 atome


x 2 njësi valence = 10 njësi valence.

valenca e oksigjenit

valenca e fosforit V II

P2O5
Fig. 55. Valenca e fosforit dhe e oksigjenit në komponimin kimik P2O5.

Gjithashtu të dy atomet e fosforit do të kenë 10 njësi valence. Atëherë


valenca e 1 atomi fosfor do të jetë: 10 : 2 = 5 njësi valence.

Gjetja e valencave të elementeve në komponimet trijare


Nga formula e komponimeve trijare (komponime prej tre elementeve)
mund të gjendet valenca e njërit element nëse janë të njohura valencat e
dy elementeve të tjera.

Shembulli 2. Sa është valenca e squfurit te acidi sulfurik (H2SO4), nëse


valenca e hidrogjenit është gjithmonë 1 dhe valenca e oksigjenit është gjith-
monë 2?

Së pari shkruajmë formulën kimike të acidit sulfurik. Mbi simbolet shëno-


jmë valencat që i njohim.

I ? II

52
H2SO4
Fillimisht shumëzojmë numrin e atomeve të elementit me valencë më të

SUBSTANCAT
madhe me valencën e tij (4 x 2 = 8 për oksigjenin). Po kështu veprojmë
edhe me elementin me valencë më të vogël (2 x 1 = 2 për hidrogjenin).
Kështu fitojmë dy numra (8 dhe 2). Prej numrit më të madh (8) zbresim
numrin më të vogël (2) : 8 - 2 = 6, dhe ky numër i fituar (6) është valenca
e elementit që kërkohet. Pra, valenca e squfurit në acidin sulfurik është 6
dhe numrin VI e shënojmë mbi simbolin e squfurit:

I VI II
H2SO4

Kështu mund të gjenden valencat e panjohura të elementeve te acidi sul-


furor, acidi nitrik, acidi nitror, acidi karbonik, acidi fosforik. Shini tabelën
vijuese.

Tabela 11. Llogaritja e valencës së elementit të panjohur te disa komponime trijare


acidi sulfurik acidi sulfuror acidi nitrik acidi nitror acidi karbonik acidi fosforik
I ? II I ? II I ? II I ? II I ? II I ? II
H2SO4 H2SO3 HNO3 HNO2 H2CO3 H3PO4
4x2=8 3x2=6 3x2=6 2x2=4 3x2=6 4x2=8
2x1=2 2x1=2 1x1=1 1x1=1 2x1=2 3x1=3
8 -2 = 6 6 -2 = 4 6 -1 = 5 4–1=3 6–2=4 8–3=5
I VI II I IV II I V II I III II I IV II I V II
H2SO4 H2SO3 HNO3 HNO2 H2CO3 H3PO4

DETYRË:
Gjeni valencat e elementeve te këto komponime:
a) H2S, PH3, CO2, SiO2, K2O, CaO, Fe2O3, PbO2, Al2O3
b) H3PO3, CaCO3, Na2SO4, AlPO4 dhe Al(NO3)3.
53
17. BARAZIMI KIMIK
KIMIA 7

Shndërrimin kimik të substancave e kemi quajtur reaksion kimik dhe e kemi për-
shkruar me fjalë. P.sh.

hidrogjen + oksigjen ujë

Tani që njihni simbolet dhe formulat kimike, mund të zëvendësoni fjalët me formu-
lat përkatëse, kështu përftoni skemën e reaksionit kimik:

Skema 7. Skema e
reaksionit kimik

Skema e reaksionit kimik përbëhet nga dy anë të lidhura me shigjetë. Në


anën e majtë shënohen formulat e substancave nistore që mund të jenë
një, dy ose më shumë. Në anën e djathtë shënohen formulat e produk-
teve të reaksionit që edhe këto mund të jenë një, dy ose më shumë.

Skema e reaksionit e tregon përmbajtjen cilësore të reaksionit kimik,


d.m.th., tregon se atomet e elementeve që ndodhen në anën e majtë të
skemës, ndodhen patjetër edhe në anën e djathtë të saj.

Në reaksionin kimik, numri i atomeve të elementeve ruhet plotësisht.


Nëse vëreni skemën e reaksionit të më sipërm, numri i atomeve të hidro-
gjenit në anën e majtë dhe të djathtë është i njëjtë 2=2, kurse numri i
atomeve të oksigjenit nuk është i njëjtë në të dy anët, 2 ¹ 1 d.m.th., 2
atome oksigjen në anën e majtë dhe 1 atom oksigjen në anën e djathtë.
Pra skema e reaksionit nuk e tregon përmbajtjen sasiore të reaksionit
kimik.

Për t’i barazuar numrin e atomeve të oksigjenit, në të dyja anët përdoren


koeficientët. Këta janë numra të plotë pozitivë, që vendosen para for-
mulave dhe tregojnë numrin e molekulave të substancës përkatëse. Duke e
shumëzuar koeficientin me treguesin e çdo elementi del numri i atomeve
të elementit në atë substancë. Pra, përpara molekulës së ujit, në anën e
djathtë vendoseni koeficientin 2 dhe do të keni 2H2O. Nëse e shumëzon
koeficientin 2 me treguesin 1 të oksigjenit, del numri 2 që është numri i
atomeve të oksigjenit në 2 molekula uji:
H2 + O2 2H2O
54
Me këtë barazuam numrin e atomeve të oksigjenit të anës së majtë me atë
të djathtë, mirëpo tani, në anën e djathtë rritet numri i atomeve të hidro-

SUBSTANCAT
gjenit pasi në 2H2O ka gjithsej 4 atome hidrogjen, sepse koeficienti 2 i
shumëzuar me treguesin 2 të hidrogjenit jep 4, d.m.th. në anën e djathtë
ka 4 atome hidrogjen. Ky numër nuk është i barabartë me numrin e ato-
meve të hidrogjenit në anën e majtë ku ka vetëm 2 atome hidrogjen, pran-
daj edhe para H2 në anën e majtë duhet të vendosim keficientin 2, me të
cilin edhe në anën e majtë, numri i atomeve të hidrogjenit bëhet 4.
2H2 + O2 2H2O

Nëse tani e provojmë edhe një herë numrin e atomeve të hidrogjenit dhe
oksigjenit në anën e majtë dhe të djathtë, do të vërejmë se ai është i
barabartë. Kështu barazohet numri i atomeve të hidrogjenit dhe oksigjenit
në të dy anët. Thënë ndryshe, e fituam barazimin e reaksionit kimik. Si
rrjedhim, shigjeta në skemën e reaksionit zëvendësohet me shenjën e
barazimit (=) dhe shprehja skemë e reaksionit zëvendësohet me shprehjen
barazim kimik.
2H2 + O2 = 2H2O

Shprehja, me të cilën shënohet një raksion kimik, quhet barazim kimik.

2H2 + O2 = 2H2O
2 molekula hidrogjen 1 molekulë oksigjen 2 molekula ujë
4 atome hidrogjen 2 atome oksigjen 4 atome H dhe 2 atome O

Skema 8. Përmbajtja cilësore dhe sasiore e barazimit kimik

Barazimi kimik shpreh përmbajtjen cilësore dhe sasiore të reaksionit kimik.


Barazimi kimik është në përputhje me ligjin e ruajtjes së atomeve edhe ligjin
e ruajtjes së masës.

PYETJE:
1.Çfarë shpreh skema për reaksionin kimik?
2.Çfarë shpreh barazimi për reaksionin kimik? Pse barazimi është më i
plotë nga skema?
3.Te skema e reaksionit kimik: NH3 + O2 N2 + H2O caktoni:
a) anën e majtë
b) anën e djathtë
c) substancat nistore
ç) produktet e reaksionit
d) kuptimin e shigjetës dhe
dh) a është i njëjtë numri i atomeve në të dy anët.

DETYRË:
Skemat e këtyre reaksioneve kimike kthejini në barazime kimike:
K + O2 K2O
Al + Cl2 AlCl3
Zn + HCl ZnCl2 + H2
55
1. STRUKTURA E ATOMIT
KIMIA 7

Përkujtoni atë që mësuat për atomin. Tani ato njohuri do t'i zgjëroni edhe
më tepër.

Atomet janë thërrmija elektroneutrale, që i ruajnë vetitë e një ele-


menti kimik.

Prej çka përbëhet atomi?


Atomi përbëhet prej bërthamës dhe mbështjellës elektronike që për-
Fig. 56. Paraqitja skematike e
atomit bëhet prej një numri të caktuar të elektroneve (e). Në mbështjellën elek-
tronike gjenden dy lloje të elektroneve: elektronet e brendshme që janë
më afër bërthamës dhe elektronet e jashtme ose elektronet valentore që
janë më larg prej bërthamës dhe prej të cilave varen vetitë kimike të një ele-
menti kimik.
E gjithë masa e atomit ëshët e përqendruar në bërthamën e tij.

Ku lëvizin elektronet në atom?


Elektronet në atom mund të lëvizin në 7 nivele energjetike (shtresa elek-
Energjia

7 ose Q
6 ose P
tronike). Këto nivele gjenden në largësi të ndryshme prej bërthamës së
5 ose O atomit. Kështu niveli i parë është më afër bërthamës dhe ka energji më të
4 ose N ulët, i dyti më larg, i treti edhe më larg e kështu me rradhë. Së pari
mbushet me elektrone niveli i parë, pastaj i dyti, i treti, i katërti, i pesti, i
3 ose M gjashti dhe në fund i shtati që ka energji më të lartë.

2 ose L Nivelet energjetike shënohen me numra: 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7 ose me shkronja


të mëdha: K, L, M, N, O, P dhe Q. Secili nivel energjetik mund të ketë
1 ose K maksimalisht numër të caktuar elektronesh. Kështu niveli K përmban mak-
simalisht 2 elektrone, ai L përmban 8, M përmban 8, N përmban 18, O
Fig. 57. Paraqitja skematike e përmban 18, P përmban 32 dhe Q përmban 32 elektrone maksimalisht.
niveleve energjetike
Elektronet që gjenden në nivelin e jashtëm elektronik quhen elek-
trone valentore, kurse elektronet e niveleve të tjera quhen elektrone
të brendshme.

niveli (shtresa) M
_
_
_
_ _
niveli (shtresa) L
_
11 p _
12 n niveli (shtresa) K
_ _ _

56 Fig. 58. Modeli i atomit të natriumit


hidrogjeni

ATOMI, SISTEMI PERIODIK DHE LIDHJET KIMIKE


Modelet e atomeve

_
Për të pasur kuptim më të qartë për strukturën dhe ndërtimin e atomeve,

+
përdoren modelet e atomeve. Më poshtë do të jepen modelet e atomeve a)hidrogjeni
për disa elemente.

Atomi i hidrogjenit është atomi më i vogël prej të gjitha atomeve të tjera.

_
heliumi
Ai në bërthamë ka vetëm 1 proton, kurse neutrone nuk ka. Në mbështjel-

+
+
lën elektronike ky atom ka 1 elektron që lëviz vazhdimisht rreth

_
bërthamës, në nivelin e parë energjetik (K). b)heliumi

Atomi i heliumit në bërthamë ka 2 protone dhe 2 neutrone, kurse në


mbështjellën elektronike ka 2 elektrone. Këto 2 elektrone kanë energji të

_
njëjtë, prandaj ato lëvizin në nivelin K.

litiumi
+
Atoni i litiumit në bërthamë ka 3 protone dhe 4 neutrone, kurse në

_
+
+
mbështjellën elektronike ka 3 elektrone, 2 prej tyre lëvizin në nivelin e
parë, kurse elektroni i tretë qarkullon në nivelin e dytë energjetik (L).

_
Atomi i berliumit në bërthamë ka 4 protone dhe 5 neutrone, kurse në c)beriliumi
mbështjellën elektronike ka 4 elektrone. Dy prej këtyre elektroneve gjen-
bori
den në nivelin e parë, kurse 2 elektronet tjera gjenden në nivelin e dytë _
ç)bori
energjetik.

_
Atomi i borit në bërthamë ka 5 protone dhe 6 neutrone, kurse në mbësht-

beriliumi
+ +
jellën elektronike ka 5 elektrone. Dy prej tyre gjenden në nivelin e parë, +

_
+ +

+
_ _ _
_

kurse 3 elektronet e tjera gjenden në nivelin e dytë.

+
_ _
+ +

Atomi i karbonit ka 6 protone, 6 neutrone dhe 6 elektrone. Dy elektrone


gjenden në nivelin e parë, kurse 4 tjerat gjenden në nivelin e dytë elektron- _
_
ik.
bori karboni
d)karboni
Në këtë mënyrë, nëse vazhdohet më tej do të fitohen modelet_ e ele- _

menteve të tjera, te të cilat vazhdimisht rritet numri i elektroneve në


mbështjellën elektronike. Te atomet me më shumë elektrone, rritet edhe
numri i niveleve energjetike në të cilat lëvizin elektronet. +
_ _ + + _
_ _ + + +
_ _
+ + + + +

PYETJE:
1.Cilat janë pjesët kryesore të atomit? _ _
2.Atomi i oksigjenit ka 8 protone. Sa ngarkesa pozitive ka në
bërthamën e këtij atomi?
3.Cilat thërrmija e përcaktojnë masën e atomit? Fig. 59. Modelet e atomeve:a)
hidrogjeni, b) heliumi, c) beriliumi,
4.Pse atomi është thërrmijë elektroneutrale? ç) bori dhe d) karboni
5.Ç'janë elektronet valentore e çka elektronet e brendshme?
DETYRË:
Atomi i magnezit ka 12 protone 12 neutrone. Vizatoni modelin e këtij
atomi dhe paraqitni me model plotësimin e niveleve energjetike me
elektrone sipas radhës.
57
2. NUMRI ATOMIK (RENDOR) (Z), NUMRI
I MASËS (A) DHE IZOTOPET
KIMIA 7

Ç`është numri atomik (rendor)?


Atomi i elementit kimik karakterizohet me numrin e atomik (Z) dhe num-
rin e masës (A).
Numri i protoneve në bërthamën e atomit quhet numër atomik (ren-
dor) dhe shënohet me Z.

Z = Nr(p)
P.sh.:
Z (H) = 1, pasi atomi i hidrogjenit në bërthamë ka 1 proton.
Z (N) = 7, pasi atomi i azotit në bërthamë ka 7 protone.
Z (O) = 8, pasi atomi i oksigjenit ka në bërthamë 8 protone.
Z (U) = 92, pasi atomi i uranit në bërthamë ka 92 protone.

Nga kjo del se numri atomik i hidrogjenit është 1, i azotit 7, i oksigjenit 8, i


uranit 92 etj.

Ç´është numri i masës?


Përveç numrit atomik atomi i elementit kimik ka edhe numrin e masës, që
shënohet me A.
Numri i masës paraqet shumën e numrit të protoneve dhe numrit të
neutroneve në bërthamën e një atomi.

A = Nr(p) + Nr(n)
Fig. 60. Kështu shënohet numri
atomik dhe numri i masës për
atomin e fosforit Për shembull numri i masës së atomit të natriumit është 23, d.m.th. A(Na)
= 11 + 12 = 23. Nga kjo kuptuat se atomi i natriumit në bërthamë ka 11
protone dhe 12 neutrone. Nëse e dini numrin e masës dhe numrin e pro-
toneve mund ta gjeni numrin e neutroneve të një elementi kimik.

Nr(n) = A - Nr(p)

Për shembull tek atomi i natriumit numri i neutroneve gjendet në këtë


mënyrë:
Numri i masës ( A ) ¬ Nr(n) = 23 - 11 = 12

Numri atomik ( Z ) ¬
E që don të thotë se atomi i natriumit në bërthamë ka 12 protone.
Fig. 61. Të shënuarit e
izotopeve Ç'janë izotopet?

Izotope quhen atomet me numër atomik të njëjtë, por me numër


mase të ndryshëm. (greq. isos = njëjtë, topos = vend)

Izotopet shënohen ashtu që pranë simbolit kimik të elementit në anën e


majtë poshtë shënohet numri atomik, kurse në anën e majtë lartë shënohet
58 numri i masës.
ATOMI, SISTEMI PERIODIK DHE LIDHJET KIMIKE
P.sh. hidrogjeni ka 3 izotope:
1. Hidrogjeni 2. Deuteriumi 3. Tritiumi
1 2 3
1 H 1 H 1 H

Fig. 62.
Izotopet e
hidrogjenit

Edhe oksigjeni ka 3 izotope: izotopin 16, 17 dhe 18. Ato shënohen kësh-
tu:
16 17
8 O, 8 O dhe 188 O . Fig. 63. Të shënuarit e izotopeve
të oksigjenit

Izotopet kanë veti të njëjta sepse janë elemente të njëjta.

LEXIM SHTESË: Izotopet e hidrogjenit


Numri atomik i një atomi tregon numrin e protoneve në bërthamën e tij. Ky numër
mbetet i pandryshuar për një element të dhënë kimik. Numri i neutroneve, megjithatë,
mund të jetë i ndryshueshëm, me ç’rast formohen izotopet, të cilat kanë veti të njëjta
kimike, por masë të ndryshme. Hidrogjeni gjithmonë ka një proton në bërthamën e tij,
i cili është në ekuilibër me një elektron. Izotopet e hidrogjenit janë: protiumi (pa neu-
tron), deuteriumi (me një neutron) dhe tritiumi (me dy neutrone). Këto modele të izo-
topeve të hidrogjenit janë paraqitje skematike të atomit. Në të vërtetë bërthama atom-
ike është 10 000 herë më e vogël se i gjithë atomi, ndërsa elektroni është për një milion
herë më i vogël se bërthama atomike. Përmasa e atomit përcaktohet me lëvizjen e
eleketronit, e cila bëhet në zona të hapësirës që quhen orbitale atomike.

PYETJE:
1.Atomi i një elementi e ka numrin atomik 15. Çka mund të përfun-
doni nga kjo?
2.Atomi i borit në bërthamë ka 5 protone dhe 6 neutrone. Sa është
numri i masës së tij?
3.Në bërthamën e atomit të aluminit ka 13 protone. Sa është numri
atomik dhe numri i elektroneve?
4.Atomi i klorit ka 18 protone dhe numrin e masës A = 35. Gjeni num-
rin e neutroneve tek atomi i klorit.
5.A është i saktë gjykimi: numri i protoneve dhe neutroneve në një
atom është githmonë i njëjtë?
DETYRË:
Vizatoni modelet e 3 izotopeve të oksigjenit. 59
3. MASA ATOMIKE RELATIVE (Ar) DHE
MASA MOLEKULARE RELATIVE (Mr)
KIMIA 7

Mësuat se atomet dhe molekulat janë grimca shumë të imëta që nuk mund
të shihen me sy dhe me mikroskop më bashkëkohor. Po atëherë çfarë
mase ka atomi?

Ngase atomi është i padukshëm me sy dhe tepër i vogël, masa e tij nuk
mund të përcaktohet as me ndonjë peshore super të ndijshme. Po a mund
të matet masa e më tepër atomeve? Po. Masa e 6,022·1023 atomeve mund
të matet. Ky është një numër shumë i madh d.m.th. pas numrit 6 ka 23
zero. Ky numër quhet numri i Avogadros që shënohet me NA. Numri i
Avogadros i atomeve ose i molekulave paraqet 1 mol të elementit, përkatë-
sisht përbërjes kimike. Për molin do të mësoni më pas.

Masa e 1 mol atomeve hidrogjen mund të matet me peshore. Kështu 1


Fig. 64. Amedeo Avogadro
mol atome (6,022·1023) hidrogjen peshojnë 1g. Nëse pjesëtohet masa prej
I lindur në Turin të Italisë, 1g e 1 mol atomeve të hdirogjenit me numrin e atomeve që gjenden në 1
Amedeo Avogadro do të jetë mol (6.022·1023) gjendet masa në gram e 1 atomi të hidrogjenit dhe ajo
fizikant dhe kimist i respektuar. është 1,67·10–24 g ose 0,00 000 000 000 000 000 000 000 167 g.
Ai e formuloi hipotezën, tani
ligji i emëruar sipas emrit të tij
që thotë se: dy vëllime të njëjta Masa e atomit e shprehur në gramë quhet masë atomike absolute.
gazesh në temperaturë dhe
trysni të njëjtë përmbajnë
numër të njëjtë molekulash të Masa atomike absolute të elementeve janë të ndryshme. Kështu atomi i
gazit. hidrogjenit, si më i vogël, e ka masë atomike absolute më të vogël nga të
gjitha elementet - 1,67·10-24 g. Numrat e këtillë janë shumë të ve-gjël dhe
nuk kanë përdorim praktik, prandaj në kimi përdoret një njësi tjetër për
matjen e masave atomike. Kjo njësi quhet njësia karbonike që shënohet
me u.
Njësia karbonike është 1/12 pjesë e masës absolute atomike të
atomit të karbonit 12.

Masat atomike të elementeve gjenden duke i krahasuar ato me 1/12


e masës së atomit të karbonit ose me njësinë karbonike. Këto masa trego-
jnë se sa herë është më e madhe masa e atomit të elementit, në krahasim
me njësinë karbonike.

Masa atomike e një elementi e shprehur në njësi karbonike quhet


masë atomike e krahasuar ose masë atomike relative dhe shënohet
me Ar.

Kështu masa atomike relative e hidrogjenit është një. Ar(H)=1. Masa


absolute e atomit të oksigjenit është 16 herë më e madhe se njësia kar-
bonike, ndërsa masa atomike relative e oksigjenit është 16, Ar(O) = 16.
60 Shihni tabelën 12.
ATOMI, SISTEMI PERIODIK DHE LIDHJET KIMIKE
Tabela
Tabela12.
2. Masat
Masat atomike
atomiketërelative
disa elementeve
të disa elementeve
Elementi Simboli kimik Masa atomike Elementi Simboli Masa atomike
relative kimik relative
Hidrogjeni H 1 Squfuri S 32
Karboni C 12 Klori Cl 35,5
Azoti N 14 Kaliumi K 39
Oksigjeni O 16 Kalciumi Ca 40
Fluori F 19 Hekuri Fe 56
Natriumi Na 23 Bakri Cu 64
Magnezi Mg 24 Zinku Zn 65
Alumini Al 27 Bromi Br 80
Silici Si 28 Argjendi Ag 108
Fosfori P 31 Merkuri Hg 201

Masa absolute e molekulës


Dihet se atomet kur lidhen në mes tyre, formojnë molekula, si p.sh. H2,
H2O, CO2, NH3 etj. Sa e ka masën një molekulë hidrogjeni (H2)? Masa
absolute e molekulës është poashtu një numër shumë i vogël dhe
jopraktik. Kjo masë është masa "e vërtetë" e molekulës. Ajo caktohet duke
i mbledhur masat atomike absolute të atomeve që e përbëjnë molekulën
përkatëse. P.sh. masa molekulare absolute e hidrogjenit është:
2· masa absolute (H) = 2·1,67·10-24 g = 3,3·10-24 g

Masa molekulare relative


Kjo gjendet duke i mbledhur masat atomike relative të atomeve që e për-
bëjnë molekulën. Kjo masë tregon se sa herë është më e madhe masa
absolute e molekulës në krahasim me njësinë karbonike. Masën moleku-
lare relative e shënojmëme Mr, p.sh. masa molekulare relative e molekulës
së hidrogjenit është: Fig. 65. Modeli i molekulës së
Mr(H2) = 2 · Ar(H) = 2 · 1 = 2 acidit sulfurik

Masa molekulare relative është masa e molekulës e krahasuar me


njësinë karbonike.

Shembull. Si njehsohet masa molekulare relative e acidit sulfurik


H2SO4?
Mr(H2SO4) = 2·Ar(H) + 1·Ar(S) + 4·Ar(O)
Mr(H2SO4) = 2·1 + 1·32 + 4·16 = 2 + 32 + 64 = 98

PYETJE:
1.Bëni dallimin midis masës atomike absolute dhe masës atomike rel-
ative?
2.Bëni dallimin midis masës molekulare absolute dhe masës moleku-
lare relative?
3.Cila njësi krahasuese përdoret për caktimin e masave atomike rela-
tive dhe molekulare?
5.Një element kimik e ka masën atomike relative 24. Ç'tregon ajo? 61
4. RADHITJA E ELEMENTEVE NË
SISTEMIN PERIODIK
KIMIA 7

Ç'është sistemi periodik i elementeve?


Elementet kimike janë të vendosura në tabelën që quhet sistemi periodik i
elementeve. Në këtë tabelë elementet janë të shënuara me simbole kimike
dhe janë të radhitura në bazë të numrit atomik, prej më të voglit kah më i
madhi. Numri atomik i elementit gjendet mbi simbolin kimik (shihni sis-
temin periodik në figurën 67 në faqen 64).

Sistemi periodik është mjeti kryesor ndihmës për çdo kimist. Nga pozita e
elementit në sistemin periodik mund të caktohen vetitë kryesore dhe
struktura e atomit të elementit. Sistemin periodik do ta përdorni pandër-
prerë dhe njëherit do t'i zgjëroni njohuritë mbi të.
Fig. 66. Dimitri
Mendelejev (1834 -1907), Si u zbulua tabela e sistemit periodik të elementeve?
është kimist rus që e krijoi
Klasifikimi i parë i elementeve kimike rrjedh nga shek. 19, kur njiheshin
tabelën e sistemit periodik
të elementeve kimike
63 elemente. Këto ishin të ndara në dy grupe: në metale dhe jometale. Ky
klasifikim kishte shumë dobësi, sepse kishte dallime të mëdha në vetitë e
metaleve të caktuara, por edhe midis jometaleve. P.sh. jodi si jometal ka
shkëlqim metalik dhe tregon përcjellshmëri të dobët të rrymës elektrike,
kurse disa metale si p.sh. zinku dhe alumini tregojnë disa veti të jomet-
aleve. Prandaj kishte nevojë për një klasifikim të ri të elementeve.

U bënë shumë tentime dhe mundime. Deri në vitin 1869 të gjitha ishin të
pasuksesshme. Në këtë vit kimisti rus Dimtrij Ivanoviç Mendelejev
erdhi deri në idenë përa radhitjen e elementeve sipas masës atomike. Ai
ishte i bindur se masa atomike është karakteristikë themelore dhe kryesore
e pandryshueshme e çdo elementi kimik, e cila i cakton vetitë e tij.
Mendelejevi i radhiti elementet sipas rritjes së masës atomike. Gjatë kësaj
çdo elementi i dha një numër të cilin e quajti numër rendor.

Ligji periodik
Pas radhitjes së 63 elementeve të njohura në atë kohë në një varg horizon-
tal dhe duke i krahasuar vetitë e tyre, Mendelejevi vërejti se vetitë e ele-
menteve përsëriteshin në mënyrë periodike: pas numrit të caktuar të ele-
menteve pasonte elementi që kishte veti shumë të ngjashme me elementin
e parë. Me fjalë të tjera vetitë e elementeve përsëriteshin pas një periode të
caktuar d.m.th. periodikisht (greq.: periodos = përsëritje pas një distance
të caktuar). Kështu p.sh. elementi litium (Li) ka veti të ngjashme me natri-
umin (Na), i cili gjendet 8 vende pas litiumit, kurse elementi fluor (F)
është i ngjashëm me klorin (Cl), i cili poashtu gjendet 8 vende pas fluorit.
Këtë ligjshmëri, që paraqet një ligj natyror, Mendelejevi e quajti ligj peri-
odik dhe e formuloi në këtë mënyrë:

Vetitë e elementeve kimike janë në varshmëri periodike me masat


atomike të tyre.
62
ATOMI, SISTEMI PERIODIK DHE LIDHJET KIMIKE
Elementet me veti të ngjashme, Mendelejevi i vendosi njëri nën tjetrin
duke e formuar tabelën e sistemit periodik të elementeve. Shumë ele-
menteve nuk u ishin caktuar saktë masat atomike, prandaj ishte shumë
vështirë të gjehej vendi i vërtetë i elementit gjatë radhitjes. Mendelejevi
guximisht ua përmirësoi masat atomike disa elementeve sepse mendonte
se masa atomike ishte mesatare e masave atomike të elementeve fqinj.
Hulumtimet e mëvonshme treguan se ai kishte pasur shumë të drejtë.

Disa mangësi të sistemit periodik të Mendelejevit


Gjatë radhitjes Mendelejevi hasi në shumë vështirësi që rezultuan në disa
paregullsi në sistemin e tij periodik. Ai ishte i bindur se ato rrjedhin nga
elementet që akoma nuk ishin zbuluar. Në tabelë bëri lëvizje të elementeve
nga vendi i tyre, ashtu që elementet me veti të njëjta të qëndronin njëri
nën tjetrin. Gjatë kësaj ai la disa vende të zbrazta për elementet e pazbulu-
ara, të cilëve ua parapërcaktoi masat atomike dhe i parashikoi vetitë e tyre
duke u bazuar në vetitë e elementeve fqinje. Kështu ende pa vdekur
Mendelejevi, u zbuluan tre elemente kimike (galiumi, germaniumi dhe
skandiumi), vetitë e të cilëve shkëlqyeshëm pajtoheshin me vetitë që i
parashikoi ai.

Ligji periodik sipas Mozlit


Më 1913 Mozli zbuloi se numrat rendor të elementeve në sistemin peri-
odik ishin të njëjtë me numrat atomikë (Z), që paraqesin numrin e proton-
eve në bërthamën e atomit. Nga kjo doli se numri atomik është karakteris-
tikë më kryesore e elementeve dhe se ky duhet përfillur gjatë radhitjes së
elementeve, e jo masa atomike sipas Mendelejevit. Megjithatë, logjika e
thellë mendjelejeviane e sqaroi bukur lidhshmërinë e sistemit periodik me
ndërtimin e atomit. Kjo e tregon zbulimin epokal të Mendelejevit, kurse
zbulimi i numrit atomik nuk i ndryshoi gjërat themelore dhe nuk e përm-
bysi sistemin periodik të tij. Sot, duke u bazuar në zbulimin e Mozlit, ligji
periodik formulohet kështu:

Vetitë e elementeve kimike janë në varshmëri periodike me numrat


atomikë të tyre.

Radhitja e elementeve sipas numrit atomik bëri të mundur mënjanimin e


jorregullsive të teluri dhe jodi, te kobalti dhe nikeli, që më parë nuk mund
të sqarohej ndryshe.

PYETJE:
1.Çka mori për bazë Mendelejevi gjatë radhitjes së elementeve në
sistemin periodik?
2.Si thotë ligji periodik i Mendelejevit?
3.Cili shkencëtar e përmirësoi ligjin periodik të Mendelejevit. Cilën
fjalë e zëvendësoi ai te përkufizimi i Mendelejevit për ligjin periodik?

DETYRË:
Tregoni ndonjë dukuri nga jeta e përditshme që përsëritet perodikisht.
63
5. STRUKTURA E SISTEMIT PERIODIK
KIMIA 7

TË ELEMENTEVE

Llojet (variantet) e sistemit periodik të elementeve


Ekzistojnë variante të ndryshme të sistemit periodik p.sh. sistemi periodik
me perioda të shkurtëra dhe sistmmi periodik me perioda të gjata. Më
tepër do të përdoret sistemi periodik me perioda të gjata. Shihni fig. 16.
Çdo element kimik në sistemin periodik e ka emrin e tij, simbolin kimik,
numrin atomik (rendor) dhe masën atomike relative. Për shembull:

19 Numri atomik (rendor)

K Simboli kimik
Fig. 67. Legjenda e ele-
mentit kimik kaliumit (K) në Kalium Emri i elementit kimik
tabelën e sistemit periodik 39.1 Masa atomike relative

Periodat dhe grupet


Sistemi periodik i elementeve përbëhet prej vargjeve horizontale që quhen
perioda dhe vargjeve vertikale që quhen grupe. Elementet e një periodë
nuk kanë veti të ngjashme. Elementet e gupit të njëjtë kanë veti të
ngjashme.

Sistemi periodik përbëhet prej gjithsej 9 grupeve, që shënohen me numra


romakë: I, II, III, IV, V, VI, VII, VIII dhe grupi 0. Çdo grup (përveç
grupit VIII dhe grupit 0) përbëhet prej dy nëngrupeve: nëngrupi A - parë-
sor dhe nëngrupi B - dytësor. Më poshtë jepen nëngrupet me elementet
që i përmbajnë. Sistemi periodik më bashkëkohor përbëhet prej 18 gru-
peve.

g r upe t g r upe t
IA 0 1 18
1 IIA IIIB IVB VB VI B VIIB 1 2 13 14 15 16 17
2 2
periodat

pe r i odat

VIIIA
3 IIIA IVA VA VIA VIIA IB IIB 3 3 4 5 6 7 8 9 10 1112
4 4
5 5
6 6
7 7

Fig. 68. Sistemi periodik - periodat dhe grupet

Sistemi periodik përbëhet prej 7 periodave dhe këto shënohen me numra


arabë: 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 7.
64
ATOMI, SISTEMI PERIODIK DHE LIDHJET KIMIKE
Perioda e parë përmban 2 elemente

Perioda e dytë përmban 8 elemente quhen perioda të vogla

Perioda e tretë përmban 8 elemente

Perioda e katërt përmban 18 elemente

Perioda e pestë përmban 18 elemente quhen perioda të mëdha

Perioda e gjashtë përmban 32 elemente

Perioda e shtatë përmban tani për tani 24 elemente quhet perioda e pambaruar

Në fund të tabelës së sistemit periodik të elementeve janë vendosur edhe


dy vargje të ndara veçmas, me nga 14 elemente: lantanidet dhe aktinidet.

Lantanidet
Lantanidet janë elementet me Z = 58 deri Z = 71, prej ceriumit (Ce) deti
te luteci (Lu) dhe i përkasin periodës së gjashtë. Emërtohen ashtu pasi
kanë veti të ngjashme me lantanin (La), prandaj edhe vijnë menjëherë pas
tij. Këto elemente ndryshe quhen edhe elemente kalimtare të brendshme
të periodës së gjashtë.

Aktinidet
Aktinidet janë elementet me Z = 90 deri Z = 103, prej toriumit (Th) deri
te lorenciumi (Lr) dhe i përkasin periodës së shtatë. Emërtohen ashtu pasi
kanë veti të ngjashme me aktiniumin (Ac), prandaj edhe vijnë menjëherë
pas tij. Këto elemente ndryshe quhen edhe elemente kalimtare të brend-
shme të periodës së shtatë.

PYETJE:
1.Gjeni aluminin në sistemin periodik dhe nxirrni të dhënat për të.
2.Ç'janë periodat, sa janë ato dhe si shënohen?
3.Ç'jnaë grupet, sa janë ato dhe si shënohen?
4.Përmendni një element kimik që është lanatnid.
5.Përmendni një element kimik që është aktinid.
DETYRË:
Në sistemin periodik të elementeve gjeni të gjitha elementet e grupit
zero (ose grupit 18). Shkruani emrat, simbolet e tyre dhe si quhen
me emër të përbashkët?

65
6. NDRYSHIMI I VETIVE TË ELEMENTEVE
KIMIA 7

NË GRUPE DHE NË PERIODA

Ndryshimi i vetive të elementeve në grupe


Le të marrim si shembull nëngrupin e IA, ku gjenden metalet me reak-
tivitet më të shprehur kimik. Nëse shkohet prej lartë - poshtë në grup, prej
Li kah Fr rriten numrat atomikë të elementeve, rriten vetitë metalike dhe
në fund të grupit gjenden metalet më të theksuara, të cilat kanë afinitet të
madh të reagojnë me jometalet. Po kështu ndodh edhe me nëngrupin IIA.

Te jometalet që gjenden në anën e djathtë të sistemit periodik, nëse shko-


het prej lartë - poshtë në grup bien vetitë e jometaleve. Këtu në fillim të
grupit gjenden jometali më tipik, kurse teposhtë vetitë jometalikë zvogëlo-
hen (prej fluorit kah jodi në grupin e VIIB). Këto grupe mbarojnë me
metale shumë të dobëta.

brenda
brenda
vo grupa një grupivetitë e
njëmetalnite
grupi brenda njënemetalnite
grupi vetitë e
brenda
vo grupa një grupi vetitë e
vetitë e metaleve
svojstva
metaleve zajaknuvaat
përforcohen jometaleve
svoj zvogëlohen
stva oslabnuvaat
jometaleve dobësohen
rriten
od gore
prej prej
lartë lartë poshtë
nadolu
poshtë. prej
od lartë
gore poshtë
nadolu
prej lartë poshtë.

Fig. 69. Ndryshimi i


vetive të elementeve në
sistemin periodik

Elementet që gjenden në një grup kanë veti të ngjashme pasi të


gjitha ato në nivelin e fundit energjetik kanë numër të njëjtë elek-
tronesh (elektrone valentore).

Kështu të gjitha elementet e grupit I në shtresën eleketronike kanë 1 elek-


tron valentor, elementet e grupit II kanë 2 elektrone valentore, elementet
e grupit III kanë 3 elektrone valentore, elementet e grupit IV kanë 4 elek-
trone valentore, elementet e grupit V kanë 5 elektrone valentore etj.

Ndryshimi i vetive të elementeve në perioda


Në fillim të çdo periode gjendet metali më i shprehur (p.sh. Na te perioda
e tretë). Duke shkuar në të djathtë të periodave rritet numri atomik i ele-
menteve, bie karakteri metalik, kurse rritet karakteri jometalik i ele-
menteve. Në mes të periodave gjenden metaloidet, kurse në fundin e tyre
gjenden jometalet më tipike (p.sh. F në periodën e dytë). Të gjitha perio-
dat (përveç periodës së shtatë) mbarojnë me gaze të plogëta (inerte) p.sh.,
66 heliumi, neoni, argoni, kriptoni, radoni dhe ksenoni.
vonë periodënemetalnite
perioda vetitë e jometaleve
svojstvapërforcohe n
zajaknuvaat

ATOMI, SISTEMI PERIODIK DHE LIDHJET KIMIKE


në periodë vetitë e jometaleve rriten Fig. 70. Ndryshimi i
vetive të elementeve
në perioda

në periodë vetitë e metaleve zvogëlohen

vonë periodëmetalnite
perioda vetitë e metaleve dobësohe
svojstva n
oslabnuvaat
Metalet dhe jometalet në sistemin periodik
Zakonisht në anën e majtë gjenden metalet, kurse në të djathtën jometalet.
Metalet më të theksuara gjenden nën anën e majtë poshtë në sistemin peri-
odik, kurse jometalet më të theksuara gjenden në anën e djathtë lartë. Në
tabelën e sistemit periodik metalet dallohen prej jometaleve për nga ngjyra
e tabelës. Shpeshherë numri i grupit të elementeve në sistemin periodik na PYETJE:
jepë të dhëna orientuese për valencat e elementeve. Për shembull ele- 1.Gjeni aluminin në sistemin
periodik. Nxirrni të dhënat nga
mentet e grupi I janë 1 valentor, të grupit II janë 2 valentor, grupit të III
sistemi periodik.
janë 3 valentor e kështu me radhë. 2.Gjeni periodën e tretë dhe
shënoni cilët elemente gjenden
në të.
3.Gjeni grupin IIA. Shënoni
emrat dhe simbolet e ele-
menteve të këtij grupi.
jometale
naj më
reaktivni 4.Gjeni elementet me numra
vepruese
nemetali rendorë 63 dhe 92. Shënoi
emrat e tyre. Si quhen vargjet e
metale
naj më
reaktivni elementeve ku janë vendosura
vepruese
metali këto dy elemente.
5.Pse elementet brenda një
grupi kanë veti të ngjashme? A
kanë veti të njëjta elementet
Fig. 71. Ndryshimi i vetive të metalet brenda një periode dhe pse?
dhe jometalet në sistemin periodik
DETYRË:
Gjeni në sistemin periodik ele-
mentet e rgupit IA dhe tregoni:
a) elementet dhe simbolet
kimike të tyre
b) sa elektrone valentore ka
secili element

67
KIMIA 7

68
grupet Sistemi periodik i elementeve
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18
1 2

1 H He
Hidrogjen Helium
1.0 4.0
3 4 5 6 7 8 9 10

Li Be B C N O F Ne

periodat
2 Litium Berilium Bor Karbon Azot Oksigjen Fluor Neon
6.9 9.0 10.8 12.0 14.0 16.0 19.0 20.2
11 12 13 14 15 16 17 18

Na Mg Al Si P S Cl Ar
3 Natrium Magnez Alumin Silic Fosfor Sulfur Klor Argon
23.0 24.31 27.0 28.1 31.0 32.1 35.5 40.0
19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36

K Ca Sc Ti V Cr Mn Fe Co Ni Cu Zn Ga Ge As Se Br Kr
4 Kalium Kalcium Skandium Titan Vanad Krom Mangan Hekur Kobalt Nikel Bakër Zink Galium Germanium Arsenik Selen Brom Kripton
39.1 40.2 45.0 47.9 50.9 52.0 54.9 55.9 58.9 58.7 63.5 65.4 69.7 72.6 74.9 79.0 79.9 83.8
37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54

5 Rb Sr Y Zr Nb Mo Tc Ru Rh Pd Ag Cd In Sn Sb Te I Xe
Rubid Stroncium Yitrium Zirkon Niob Molibden Tehnec Ruten Rodium Palad Argjend Kadmium Indium Kallaj Antimon Telur Iod Ksenon
85.5 87.6 88.9 91.2 92.9 95.9 99 101.0 102.9 106.4 107.9 112.4 114.8 118.7 121.8 127.6 126.9 131.3
55 56 57-71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86

Cs Ba Hf Ta W Re Os Ir Pt Au Hg Tl Pb Bi Po At Rn
Cesium Barium Hafnium Tantal Volfram Renium Osmium Irid Platin Ar Merkur Talium Plumb Bismuth Polonium Astat Radon
6 132.9 137.4 178.5 181.0 183.9 186.2 190.2 192.2 195.1 197.0 200.6 204.4 207.2 209.0 210.0 210.0 222.0
87 88 89-103 104 105 106 107 108 109 110

Fr Ra Rf Db Sg Bh Hs Mt Uun
7 Francium Radium Rutherfordium Dubnium Seaborgium Bor Hasium Meitnerium Ununnilium
223.0 226.0 261 262 263 262 265 266 272

57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71

LANTANIDET La Ce Pr Nd Pm Sm Eu Gd Tb Dy Ho Er Tm Yb Lu
Lantan Cerium Praseodymium Neodymium Promethium Samarium Europium Gadolinium Terbium Disprosium Holmium Erbium Tulium Ytterbium Lutec
138.9 140.1 140.9 144.2 147.0 150.4 152.0 157.3 158.9 162.5 164.9 167.3 168.9 173.0 175.0

89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103

AKTINIDET Ac Th Pa U Np Pu Am Cm Bk Cf Es Fm Md No Lr
Aktin Torium Protactinium Uranium Neptunium Plutonium Americium Kyrium Berkelium Kalifornium Ajnshtajnium Fermium Mendelevium Nobelium Lorencium
132.9 232.0 231.0 238.0 237.0 242.0 243.0 247.0 247.0 251.0 254.0 253.0 256.0 254.0 257.0
ATOMI, SISTEMI PERIODIK DHE LIDHJET KIMIKE
7. LIDHJET KIMIKE

Dubleti dhe okteti elektronik


Elektronet e shtresës së fundit quhen elektrone valentore. Numri i tyre,
në atomin e një elementi varet përveç tjerash nga numri i përgjithshëm i
elektroneve në të si dhe nga numri i grupit ku është i vendosur elementi
në sistemin periodik. P.sh. litiumi, i cili ka gjithsej 3 elektrone, gjendet në
grupin IA, në nivelin e jashtëm ka 1 elektron valentor etj.

Numri i elektroneve valente në nivelin e jashtëm energjetik ka rëndësi të


madhe sepse ky e cakton stabilitetin dhe reaktivitetin e atomit, gjegjësisht
elementit. Niveli i jashtëm energjetik mund të jetë i plotësuar me dy elek-
trone - dublet, si p.sh. te heliumi dhe me 8 elektrone - oktet elektronik
që është i pranishëm te të gjitha gazrat fisnike. Në këto raste atomi është
më stabil dhe është i paaftë të reagojë me elementet e tjera.

Ç`janë lidhjet kimike?


Kur atomet e elementeve veprojnë kimikisht, formojnë lidhje kimike.
Atomet e elementeve para reaksionit kimik janë jostabile dhe gjithmonë
tentojnë të arrijnë dubletin ose oktetin elektronik të gazrave fisnike më të
afërta, për t'u bërë më stabil. Kjo rregull quhet rregulla e oktetit elek-
tronik (greq. okto = tetë).

Forcat, që i mbajnë atomet të lidhura në molekulë, quhen lidhje


kimike.

Llojet e lidhjeve kimike?


Llojet e lidhjeve kimike janë të ndryshme, varësisht se në çfarë mënyre do
të arrihet dubleti ose okteti elektronik. Njihen shumë lloje të lidhjeve
kimike si p.sh.: lidhja jonike, kovalente, metalike, koordinative, hidrogje- PYETJE:
nore etj. Për ju, këtu, me interes do të jenë vetëm lidhja jonike dhe lidhja 1.Ç'është dubleti dhe okteti elek-
kovalente. tronik?
2.Çka duhet të respektohet që të
Simbolet e Luisit formohet lidhja kimike?
3.Cilat janë llojet e lidhjeve
Gjatë sqarimit të lidhjeve kimike, zakonisht përdoren të ashtuquajturat
kimike?
simbole elektronike të Luis-it. Këto e paraqesin simbolin e elementit, 4.Cilat elemente kimike e kanë
që nënkupton bërthamën dhe të gjitha elektronet e brendshme të atomit të plotësuar dubletin gjegjësisht
të elementit. Rreth këtij simboli, me pika shënohen vetëm elektronet oktetin elektronik?
valentore, të cilat edhe marrin pjesë në lidhjen kimike, p.sh.: 5.Ç'janë lidhjet kimike?

DETYRË:
Shënoni simbolet elektronike të
Luis-it për këto elemente: Na,
Mg, Al, Si, P, S, Cl dhe Ar.
Fig. 72. Simbolet elektronike të Luis-it
për: Li, Be, B, C, N, O, F dhe Ne
69
8. LIDHJA JONIKE
KIMIA 7

Lidhja jonike
Një mundësi e realizimit të oktetit elektronik është kur njëri element
lëshon elektrone, kurse tjetri i pranon ato, duke formuar jone. Jonet
tërhiqen me forca jonike dhe në këtë mënyrë formohet lidhja jonike.

Lidhja jonke formohet midis joneve, me lëshim dhe me pran-


im të elektroneve valentore.

Që ta kuptoni sa më thjeshtë lidhjen jonike, do të shqyrtohet shembulli i


formimit të klorurit të natriumit. Për t'u formuar kjo kripë, duhet të
bashkëveprojnë: natriumi, i cili është metal tipik dhe klori, i cili është
Fig. 73. Reaksioni i jometal tipik. Si zhvillohet ky reaksion?
natriumit me klor 2Na + Cl2 = 2NaCl

Skema 9. Formimi i lidhjes jonike Shihni modelin e atomit të natriumit (Na) te fig. 58. Formimi i lidhjes
te kloruri i natriumit (NaCl) jonike të klorurit të natriumit sqarohet skematikisht si më poshtë:

Na lëshon 1 e- Cl pranon 1 e-
Si formohen jonet?
Kur atomi lëshon elektrone formohet joni
K L M K L M pozitiv, e nëse pranon elektrone, formohet joni
11Na (11 e- ): 2 8 1 17 Cl (17 e-): 2 8 7
negativ. Jonet pozitive quhen katione, kurse
ato negative anione.

K L K L M
11Na (10 e-): 2 8 17Cl (18 e-): 2 8 8 Atomet ose grupet atomike të elek-
trizuara, quhen jone. (greq. ion = që
formon oktet elektronik formon oktet elektronik lëviz, që udhëton)
dhe formohet joni pozitiv dhe formohet joni negativ
i natriumit (Na + ) i klorit ( Cl– )
Ngarkesa e jonit pozitiv varet nga
numri i elektroneve që lëshon atomi.
Ngarkesa e jonit negativ varet nga
numri i elektroneve që pranon atomi.

Lidhjen jonike te kloruri i natriumit e paraqesim me këto barazime:

atomi i natriumit lëshon 1 elektron jon pozitiv i natriumit

atomi i klorit pranon 1 elektron jon negativ i klorit ose:

joni pozitiv i natriumit + joni negativ i klorit klorur natriumi.


Fig. 74. Kristali
i klorurit të natriumit
70
ATOMI, SISTEMI PERIODIK DHE LIDHJET KIMIKE
Kationi i natriumit dhe anioni i klorit tërhiqen me forca shumë të
fuqishme elektrostatike dhe formojnë klorurin e natriumit.

Fig. 75. Paraqitja e lidhjes jonike te kloruri i natriumit me anë të simboleve të Luisit

Me lidhje jonike lidhen kryesisht vetëm metalet me jometalet. Sa më aktiv Fig. 76. Rrjeta kristalore e
të jetë metali dhe jometali, aq më e fortë do të jetë lidhja jonike. Pra, me- klorurit të natriumit
talet dhe jometalet tipike formojnë lidhje jonike shumë të fuqishme.

Tani lidhja jonike përkufizohet kështu:


Lidhja kimike, e cila krijohet gjatë tërheqjes së joneve me
ngarkesa elektrike të kundërta, quhet lidhje jonike, kurse
komponimet e krijuara me këtë lidhje, quhen komponime
jonike.

Komponimet jonike zakonisht janë në gjendje të ngurtë, sepse jonet for-


mojnë rrjeta kristalore jonike, siç është rrjeta kristalore e klorurit të
natriumit (Fig. 76). Kristalet e kripës së gjellës quhen edhe kristale
jonike. Aty shihet se çdo jon i klorit (Cl-) është i rrethuar nga 6 jone të
natriumit (Na+) dhe anasjelltas. Komponimet jonike, shpesh i shënojmë
me formula, ku afër simboleve të elementeve shënohen ngarkesat e joneve
p.sh. Na+Cl-.
Fig. 77. Hamfri Dejvi
Gjatë formimit të lidhjes jonike, metalet që kanë 1-3 elektrone valentore (1778-1829)
gjithmonë lëshojnë elektrone, kurse jometalet, të cilat kanë 5-7 elektrone Dejvi është kimist britanik
valentore, pranojnë elektrone. Kështu që, në fund, metalet dhe jometalet, shumë i njohur për hulum-
në nivelin e fundit elektronik kanë strukturë stabile prej 8 elektronesh. timet e tij pioniere në fushën
e kimisë, që quhet elektroki-
mi. Ai e gjeti shprehjen që e
lidh energjinë elektrike me
reaksionin kimik. Në vitin
1800 e përdori metodën e
PYETJE: elektrolizës për izolimin
1.Si plotësohet rregulla e oktetit elektronik gjatë formimit të lidhjes (ekstraktimin) e elementeve:
jonike? natrium, kalium, barium, bor,
2.Cilat elemente formojnë lidhje jonike në komponimet e tyre? kalcium dhe magnez.
3.Ç'janë jonet dhe si ndahen ato?
4.Shihni fig. 75. Cilat atome bëhen jone pozitive e cilat jone nega-
tive?
5.Çfarë rrjetash formojnë komponimet jonike?
DETYRË:
Prej njohurive të fituara te lidhja jonike mundohuni të sqaroni ske-
matikisht formimin e lidhjes jonike te kloruri i magnezit (MgCl2).
71
9. LIDHJA KOVALENTE
KIMIA 7

Ç'është lidhja kovalente?


Që ta mësojmë se ç'është lidhja kovalente le të shohim se si formohet
molekula e hidrogjenit. Atomi i hidrogjenit ka një elektron në shtresën e
jashtme. Atij i duhet edhe një elektron që kjo shtresë të formojë dyshen
elektronike (pasi shtresa K plotësohet me 2 elektrone). Nëse dy atome të
hidrogjenit afrohen midis tyre, secili përpiqet të formojë dyshen elektron-
ike. Elektroni i njërit atom tërhiqet nga bërthama e atomit tjetër dhe anas-
jelltas. Meqenëse atomet e hidrogjenit (H) janë të njëllojta, elektronet
tërhiqen në mënyrë të njëllojtë nga të dyja bërthamat e atomeve. Prandaj,
të dy elektronet e të dy atomeve të hidrogjenit bashkohen dhe formojnë
një çift elektronik të përbashkët, i cili u takon njëkohësisht të dy atom-
eve. Kështu, ato formojnë dyshen elektronike (shtresë elektronike e qën-
drueshme). Në këtë moment të dy atomet e hidrogjenit bashkohen në një
grimcë të vetme, që është molekula e hidrogjenit.

Fig. 78. Molekula e hidrogjenit


formohet me bashkimin e dy
atomeve hidrogjen.

Lidhja e atomeve të hidrogjenit në molekulë me simbolet e Luisit


paraqitet kështu:

Fig. 79. Në molekulën e


hidrogjenit, atomet e H li-
dhen me anë të një çifti të
përbashkët elektronik.

Lidhja kovalente njëfishe është ajo që formohet me një çift


Fig. 80. Molekula e oksigjenit for- të përbashkët elektronik.
mohet me 2 çifte elektronike të
përbashkëta (ajo është një lidhje
kovalente dyfishe).
Ngjashëm formohen edhe molekula e oksigjenit dhe ajo e azotit.

Fig. 81. Molekula e azotit formohet me 3 çifte elektronike të përbashkëta


(ajo është një lidhje kovalente trefishe).
72
ATOMI, SISTEMI PERIODIK DHE LIDHJET KIMIKE
Lidhja që formohet ndërmjet atomeve me ndihmën e çifteve
të përbashkëta elektronike quhet lidhje kovalente.

U shqyrtua formimi i molekulave me atomet e njëjta si te molekula e


hidrogjenit, klorit dhe azotit. Këtu çiftet elektronike u përkasin njësoj të dy
atomeve, d.m.th., elektronet nuk janë të zhvendosura ndaj ndonjë atomi. a)

Lidhja kovalente mund të formohet edhe ndërmjet atomeve të elementeve


të ndryshme si p.sh. te molekula e klorhidrikut (HCl), fluorhidrikut (HF),
ujit (H2O), amonikut (NH3) etj. Kështu në molekulën e klorhidrikut,
hidrogjeni dhe klori bashkohen me lidhje kovalente, por te kjo molekulë
çifti i përbëshkët elektronik është i zhvendosur më tepër ndaj atomit të
klorit, pasi ky ka aftësi ta tërheq më shumë atë. Kjo paraqet një kuptim të b)
ri në kimi që quhet elektronegativitet.

Aftësia e atomeve të një molekule për ta tërhequr çiftin e për-


bashkët elektronik quhet elektronegativitet.

c)
Te molekula e klorhidrikut, afër klorit krijohet një ngarkesë e pjesëshme
(parciale) negative, kurse afër hidrogjenit krijohet një ngarkesë e pjesëshme
Fig. 82. Llojet e lidhjes kovalente:
pozitive. Themi se në molekulën e klorhidrikut formohen dy pole: një pol a) njëfishe (te molekula e fluorit),
pozitiv, afër bërthamës së hidrogjenit, dhe një pol negativ, afër bërthamës b) dyfishe (te molekula e oksigjenit)
së klorit. dhe c) trefishe (te molekula e azotit)

Molekula që përbëhet prej dy poleve, njërit pozitiv dhe tjetrit


negativ, quhet molekulë polare ose dipol (+ - ).

Lidhjet e këtilla kovalente që karakterizohen me formimin e


molekulave polare quhen lidhje kovalente polare.

Molekulat kovalente të thjeshta te molekula e hidrogjenit, klorit dhe azotit


nuk janë polare, sepse çifti elektronik është midis dy atomeve.

H Cl

PYETJE:
1.Si formohet okteti elektronik te lidhja kovalente?
2.Cilat elemente kimike lidhen me lidhje kovalente? Fig. 83. Molekula polare
3.Sa lloje të lidhjes kovalente ka? e klorhidrikut
4.Bëni dallimin e lidhjes kovalente jopolare dhe polare.
5.Ç'është elektronegativiteti? Më elektronegativ është karboni apo
oksigjeni?
DETYRË:
Sqaroni formimin e liodhjes kovalente dyfishe te molekula e oksigjenit
(O2) me simbole të Luis-it. 73
1. OKSIDET DHE LLOJET E TYRE
KIMIA 7

Ç`janë oksidet?
Mësuat se produktet e reaksionit të oksidimit janë oksidet. P.sh., kur bakri
vepron me oksigjenin, formohet një pluhur i zi - oksidi i bakrit(II) (CuO).
Magnezi gjatë djegies formon oksidin e magnezit (MgO). Ekzistojnë
okside të shumta dhe disa prej tyre do t'i mësoni në vazhdim.
Fig. 84. Oksidi i karbonit(IV) - CO2
Oksidet janë komponime dyjare të oksigjenit me një element tjetër.

Formulat e disa oksideve janë: CO2, SO3, CaO, NO3, P4O10, CuO, HgO,
Fe2O3, ZnO, Al2O3, PbO2 etj. Kur shkruhen formulat e oksideve, së pari
shkruhet simboli kimik i elementit që lidhet me oksigjenin, pastaj simboli
i oksigjenit, me treguesit e tyre përkatës. Ekzistojnë katër lloje oksidesh:
1. okside të metaleve (okside bazike)
2. okside të jometaleve (okside acidike)
3. okside neurale dhe
4. okside amfotere.
Fig. 85. Oksidi i sulfurit(IV) - SO2
Oksidet e metaleve
Nëse një metal lidhet me oksigjenin, oksidi i fituar do të quhet oksid i
metalit, p.sh.: MgO, CaO, ZnO, HgO, Fe2O3, Al2O3, HgO, MgO, CuO
etj. Kujtoni djegien e shiritit të magnezit. Cili oksid u formua? Shkruani
barazimin kimik të atij reaksioni:
2Mg + O2 2MgO

Oksidi i magnezit ka ngjyrë të bardhë. Ç'ndodh po ta tretni atë në ujë?

Fig. 86. Oksidi i sulfurit(VI) - SO3 Eksperiment. Tretja e MgO në ujë

Në një gotë kimike me ujë hidhni pak pluhur të MgO.


Përzieni me shufër qelqi që tretja të bëhet më shpejt. Në
tretësirën e përftuar zhytni një letër lakmusi të kuqe.
Ç’ngjyrë merr letra e lakmusit? Nëse në tretësirë pikloni 2-3
pika fenolftaleinë, ngjyra e tretësirës ndryshon. Ç’ngjyrë
merr tretësira në këtë rast?

Oksidi i magnezit tretet mirë në ujë dhe formohet komponim të ri që


quhet hidroksidi i magnezit -Mg(OH)2. Në këtë tretësirë vëreni se lak-
musi merr ngjyrë të kaltër, kurse fenolftaleini merr ngjyrë të kuqe. Oksidet
e tretshme të metaleve me ujin japin baza. Barazimi kimik është:
Fig. 87. Oksidi i magnezit (MgO)
MgO + H2O = Mg(OH)2
oksidi baza
74 bazik
Oksidet e jometaleve

OKSIDET
Nëse jometali lidhet me oksigjenin përftohet oksidi i jometalit. Për
shembull: CO2, SO2, SO3, NO2, P4O10 etj. Këto okside shpeshherë
quhen edhe okside acidike sepse kur veprojnë me ujin, japin acide.

Eksperiment. Përfitimi i oksidit të fosforit(V) P4O10


dhe tretja e tij në ujë

Nxehni një copë fosfori të kuq sa


kokrra e shkrepëses si në figurën
88.a. Hinkën dhe provëzën e
mbushur me oksid fosfori(V)
shpëlajeni ngadalë me ujë të dis-
tiluar. Oksidi i fosforit(V) me këtë
rast tretet në ujë dhe formohet një
tretësirë, në të cilën pikloni 2 pika
metiloranzh. Çfarë ngjyre kishte
tretësira dhe çfarë ngjyre mori?
Fig. 88. b) tretja e P4O 10 nº ujº (Fig. 88b).

Fig. 88. a) përftimi i P4O10


Me djegien e fosforit krijohet oksidi i fosforit(V) sipas barazimit kimik:
P4 + 5O2 = P4O10

Me tretjen e P4O10 në ujë formohet një tretësirë në të cilën metiloranzhi e


ndërron ngjyrën portokalle, në ngjyrë të kuqe. Është formuar acidi
fosforik - H3PO4. Me këtë eksperiment vërtetojmë se oksidet acidike kur
treten në ujë japin acide. Barazimit kimik është:
P4O10 + 6H2O = 4H3PO4
oksidi acidi
acidik
Oksidet e tretshme të metaleve me ujin japin baza, kurse oksidet e tret-
shme të jometaleve japin acide.

Disa okside si p.sh., oksidi i azotit(II) (NO) dhe oksidi i karbonit(II) (CO) Fig. 89. Modeli i molekulës së
nuk veprojnë me ujin dhe në tretësira ujore nuk e ndërrojnë ngjyrën e oksidit të fosforit(V) - P4O10
letrës së lakmusit. Këto okside quhen okside neutrale.
Njihen okside që kanë veti edhe të oksideve bazike edhe të oksideve
acidike, në varësi të substancës me të cilën veprojnë. Këto okside quhen
okside amfoterne si p.sh., ZnO dhe Al2O3.

PYETJE:
1. Ç’komponime kimike janë oksidet dhe si ndahen ato?
2. Shkruani formulat kimike të 4 oksideve që njihni.
3. Cili prej këtyre oksideve është acidik e cili bazik: K2O dhe CO2.
4. Pse oksidet e metaleve quhen okside bazike?
75
2. EMËRTIMI I OKSIDEVE. INDIKATORËT
KIMIA 7

Oksidet janë klasa më e thjeshtë e komponimeve inorganike. Çdo klasë e


komponimeve kimike emërtohet në mënyrë të veçantë.

Emërtimi tek oksidet bëhet sipas kësaj rregulle: së pari shqiptohet fjala
oksid, pastaj shtohet emri i elementit p.sh.: CaO - oksidi i kalciumit, Na2O
Fig. 90. Modeli i molekulës së - oksidi i natriumit, Al2O3 - oksidi i aluminit etj.
oksidit të karbonit(IV) - CO2

Nëse elementi formon më shumë se një oksid, atëherë shtohet edhe


valenca e elementit me numra romakë në fund, në kllapa të vogla. Kjo tre-
gon se elementi përkatës në komponimet e tij paraqitet me valenca të
ndryshme. (Tabela 13).

Tabela 13. Emërtimi i oksideve


Emërtimi i oksideve të metaleve Emërtimi i oksideve të jometaleve
FeO – oksidi i hekurit(II) CO – oksidi i karbonit(II) NO2 – oksidi i azotit(IV)
Fe2O3 – oksidi i hekurit(III) CO2 – oksidi i karbonit(IV) N2O – oksidi i azotit(I)
Cu2O – oksisi i bakrit(I) SO2 – oksidi i sulfurit(IV) N2O5 – oksidi i azotit(V)
CuO – oksidi i bakrit(II) SO3 –oksidi i sulfurit(VI) Cl2O7 – oksidi i klorit(VII)

Indikatorët
Te eksperimentet e fundit përveç të tjerash përdorët edhe lakmusin,
metiloranzhin dhe fenolftalinën. Me ndihmën e tyre përcaktuat se një
lëng ose tretësirë është acid apo bazë. Këto substanca kimike quhen
indikatorë (dëftues). Indikatorët më të njohur janë: letra e lakmusit,
metiloranzhi dhe fenolftaleina. Indikatorët në acide kanë një ngjyrë, ndër-
sa në baza ngjyrë tjetër. Me këtë mundësohet përcaktimi i acideve dhe i
bazave.
Fig. 91. Oksidi i hekurit(III) - Fe2O3

Indikatorët janë substanca të cilat e ndryshojnë ngjyrën në tretësirat e


acideve dhe të bazave.

lakmuesi metiloranzhi fenolftaleina lakmuesi metiloranzhi fenolftaleina

acid acid acid acid acid bazë bazë bazë bazë

Fig. 92. Ndryshimi i ngjyrës së indikatorëve

76
3. OKSIDI I KARBONIT(IV)

OKSIDET
Në gazet që formohen nga djegia e letrës, drurit, plastikës etj., gjendet
dioksid i karbonit ose oksid karboni(IV), me formulë kimike CO2.

Për këtë gaz është folur dhe në lëndën e biologjisë te frymëmarrja e kafshëve
dhe njeriut dhe te fotosinteza e bimëve. Është e madhe rëndësia e CO2 për
jetën në Tokë. Sasia e tij në atmosferë mbetet përafërsisht e pa-
ndryshueshme. CO2 përbën rreth 0,04% të masës së ajrit.

Përftimi i oksidit të karbonit(IV)


Oksidit i karbonit(IV) në laborator përftohet me shumë
mënyra. copa mermeri
dhe HCl CO2

Eksperiment. Përftimi laboratorik i oksidit të


karbonit (IV) ujë
gëlqeror

Montoni aparaturën si në figurën 93. Në një


provëz hidhni ca copa mermeri ose guri gëlqeror
(CaCO3) dhe shtoni acid klorhidrik (HCl) të hollu-
ar. A turbullohet uji gëlqeror? Fig. 93. Përftimi i CO2 prej mermerit

Gjatë këtij reaksioni formohet një gaz i cili është oksidi i karbonit(IV).
CaCO3 + 2HCl = CaCl2 + H2O + CO2

Në industri dioksidi i karbonit gatitet duke nxehur gurin gëlqeror-karbon-


atin e kalciumit (CaCO3). Reaksioni paraqitet në këtë mënyrë:
CaCO3 = CaO + CO2

Vetitë e oksidit të karbonit(IV)


Është gaz pa ngjyrë, pa erë dhe pa shije. Nuk digjet, por e shuan zjarrin.
Është më i rëndë se ajri dhe tretet në ujë, veçanërisht në temperatura të
ulëta dhe trysni të lartë. P.sh. uji i ftohtë mineral, është më i thartë, sepse
ka më shumë CO2. Gjatë tretjes së CO2 në ujë përftohet acidi karbonik DETYRË
(H2CO3): a) Shënoi formulat e oksideve:
oksidi i bariumit
CO2 + H2O = H2CO3 oksidi i karbonit(II)
oksidi i plumbit(IV)
Përdorimi i oksidit të karbonit(IV)
Ky oksid përdoret për shumë qëllime. P.sh., për përgatitjen e ujit të b) Emërtoi këto okside:
gazuar, limonatës dhe pijeve të gazuara joalkoolike. Përdoret edhe për Al2O3
shuarjen e zjarrit, sepse e izolon oksigjenin kështu që zjarri shuhet. CO2 Na2O
SO3..
është i përshtatshëm për shuarjen e zjarreve në instalimet elektrike,
lëndëve të djegshme, të gazta e të lëngëta. Aparati për shuarjen e zjarrit,
gjatë aktivizimit nxjerr CO2, i cili e shuan zjarrin. 77
1. PËRBËRJA E ACIDEVE
KIMIA 7

Ç’gjë të përbashkët ka shija e limonit, portokallit, mollës, uthullës, kosit,


turshisë etj?

Të gjitha këto produkte ushqimore kanë shije të


thartë, për shkak të acideve që përmbajnë. Fjala
acid rrjedh nga latinishtja: acidum = thartirë. Te
limoni gjendet acidi citrik (acidi i limonit), te molla
është acidi malik (acidi i mollës), te uthulla është
acidi acetik (acidi etanoik) etj. Të gjitha acidet kanë
shije të thartë.

Fig. 94. Acidet në fruta dhe në Ekziston një numër i madh acidesh si p.sh., acidi sulfurik (H2SO4), acidi
perime klorhidrik (HCl), acidi nitrik (HNO3), acidi fosforik (H3PO4) etj. Acidet e
pastra rrallë përdoren. Më shumë përdoren në trajtë tretësirash. Acidet
mund të jenë të holluara dhe të përqendruara. Nëse tretësira e acidit përm-
ban shumë acid të tretur në ujë, quhet acid i përqendruar. Nëse tretësira e
acidit përmban pak acid të tretur në ujë, quhet acid i holluar.

Përbërja e acideve
Analizoji formulat kimike të acideve më kryesore në tabelën 14. Prej se
përbëhen acidet? Cilin element kimik e përmbajnë të gjitha acidet? A kanë
të gjitha acidet oksigjen? Te çdo acid ndajeni veçmas hidrogjenin dhe pjesën
tjetër që mbetet në formulën e acidit përkatës!

Të gjitha acidet përmbajnë hidrogjen. Ky shënohet i pari në formulën e


acidit. Po qe se një acidi i hiqet hidrogjeni, fitohet mbetja acidike.

Fig. 95. Modeli i molekulës së acidit Të gjitha acidet përbëhen prej hidrogjenit dhe mbetjes acidike.
sulfurik

Tabela 14. Acidet më kryesore


Acidi Emri i acidit Mbetja acidike Emri i mbetjes acidike
HCl acidi klorhidrik Cl– KLORURE
H2S acidi sulfhidrik S2– SULFURE
HF acidi fluorhidrik F– FLUORURE
H2SO4 acidi sulfurik SO42– SULFATE
H2SO3 acidi sulfuror SO32– SULFITE
HNO3 acidi nitrik NO3– NITRATE
HNO2 acidi nitror NO2– NITRITE
H2CO3 acidi karbonik CO32– KARBONATE
H3PO4 acidi fosforik PO43– FOSFATE
H3PO3 acidi fosforor PO33– FOSFITE

Mbetja acidike mund të jetë vetëm një element, por mund të jetë edhe
grup atomesh, p.sh., te acidi klorhidrik mbetja acidike është joni i klorit
(Cl–), kurse te acidi sulfurik, mbetja acidike është grupi atomik sulfat
78 (SO42–).
Eksperiment. Përcjellshmëria e rrymës elektrike te acidet

ACIDET
Provoni përcjellshmërinë e rrymës
elektrike të ujit të distiluar dhe te
acideve sipas radhës (Fig. 96).
Ndezja e llambës në aparat tregon
se lëngu përkatës e përcjell
elektricitetin. Te cilat raste llamba
ndizet, e te cilat jo?

Fig. 96. Tretësirat ujore të acideve e


përcjellin rrymën elektrike
Prova tregon se tretësirat ujore të acideve e përcjellin elektricitetin. Kjo
bëhet me anë të kationeve të hidrogjenit dhe anioneve të mbetjes acidike.
Shpërbashkimi i acideve
Tretësirat ujore të acideve e përcjellin rrymën elektrike me anë të joneve. -
HCl H+ + Cl
2-
H2S 2H+ + S
2-
Shpërbashkimi elektrolitik i acideve H2SO4 2H+ + SO4
Si krijohen jonet te acidet? Gjatë tretjes së acidit klorhidrik (HCl) në ujë, 2-
H2SO3 2H+ + SO3
molekulat e tij rrethohen prej molekulave të ujit. Këto i copëtojnë -
molekulat e HCl deri në katione të hidrogjenit dhe anione të klorit. Ky HNO3 H+ + NO3
proces quhet shpërbashkim (disocijim) elektrolitik dhe shprehet me HNO2 H+ + NO2
-

ndihmën e barazimeve kimike. P.sh. Shpërbashkimi elektrolitik i HCl 2-

shprehet me këtë barazim: H2CO3 2H+ + CO3


3-
HCl H
+ –
+ Cl H3PO4 3H+ + PO4
3-
H3PO3 3H+ + PO3
Meqë acidet e përcjellin rrymën elektrike janë elektrolite.

Substancat që e përcjellin elektricitetin në tretësira ujore quhen


elektrolite. H2O H2SO4

Vetitë e përgjithshme të acideve


Të gjitha acidet kanë disa veti të përbashkëta: shumica janë lëngje,
janë të tharta, të gjitha përmbajnë hidrogjen, treten në ujë, shpër-
H2SO4 H2O
bashkohen në jone, janë elektrolite, letrën e kaltër të lakmusit e
ngjyrosin në të kuqe, janë të helmët dhe të rrezikshëm. Këto veti
rrjedhin nga hidrogjeni. Fig. 97. Rregulla e hollimit të
acideve

PYETJE:
1.Cili element kimik gjendet në të gjitha acidet?
2.Cilat janë vetitë e përgjithshme të acideve?
3.Pse tretësirat ujore të acideve janë elektrolite?
U A
4.Cilat prej këtyre komponimeve kimike: NaCl, CaCO3, ZnSO4, H2SO3,
HBr, SO3, H3PO4, MgCl2 janë acide?
5.Klasifikoni acidet sipas kritereve që njihni.
DETYRË:
Caktoni valencat e elementeve në komponimet kimike që tregohen në
pyetjen 4. A U 79
2. NDARJA, EMËTIMI DHE PËRFTIMI
KIMIA 7

I ACIDEVE

Ndarja e acideve
Studioni me kujdes tabelën 14. Do të vini re se disa acide, si acidi
klorhidrik (HCl), acidi sulfhidrik (H2S) etj., përbëhet nga hidrogjeni dhe
një elemnt tjetër jometal. Këta quhen hidracide. Acidet e tjera, përveç
hidrogjenit dhe një elemnti tjetër jometal, përmbajnë dhe oksigjen, si acidi
sulfurik (H2SO4), acidi nitrik (HNO3) etj. Këta quhen oksiacide.

Acidet mund të ndahen edhe sipas numrit të kationeve të hidrogjenit që


fitohen gjatë shpërbashkimit elektrolitik. Sipas kësaj acidet ndahen në:
Fig. 98. Modeli i molekulës së acid- 1) acide njëprotonike p.sh., HCl, HNO3 etj.
it nitrik (HNO3) 2) acide dyprotonike p.sh., H2SO4, H2CO3 etj dhe
3) acide treprotonike p.sh., H3PO4, H3PO3.

Emërtimi i acideve
Acidet emërtohen sipas një rregulle të caktuar.
a) Oksiacidet - emërtohen kështu: së pari ceket fjala acid, pastaj emri i
elementit dhe prapashtesa - ik. Për shembull:
H2SO4 - acidi sulfurik
HNO3 - acid nitrik
H3PO4 - acidi fosforik
H2CO3 - acidi karbonik.
Nëse prej një jometali mund të krijohen dy oksiacide, acidi që përmban
më pak atome oksigjen merr prapashtesën - or. Për shembull:
H2SO3 - acid sulfuror
Fig. 99. Modeli i molekulës së acid- HNO2 - acid nitror
it fosforik (H3PO4)
H3PO3 - acidi fosforor.
b) Hidracidet - emërtohen kështu: që së pari lexohet fjala acid, pastaj
emri i jometalit dhe shtohet prapashtesa - hidrik. Për shembull:
HCl - acid klorhidrik
HF - acidi fluorhidrik

Përftimi i acideve
Mënyrat kryesore të përfimit të acideve janë:
1) Me tretjen e oksideve acidike në ujë:
SO3 + H2O = H2SO4
CO2 + H2O = H2CO3
2) Me bashkëveprimin e një kripe me një acid:
2NaNO3 + H2SO4 = 2HNO3 + Na2SO4
Fig. 100. Acidit fosforik (H3PO4)
është substancë kristalore 3) Me bashkëveprimin e hidrogjenit me një jometal:
H2 + Cl2 = 2HCl
H2 + S = H2S

80
Eksperiment. Përftimi laboratorik i HCl

ACIDET
H2SO4
Montoni aparaturën si në figurën 101! Në poç hidhni
pak NaCl. Hinkën ndarëse mbushe me H2SO4 të
përqendruar, pastaj lësho ngadalë acidin mbi kripë!
Poçi do të nxehet nga reaksioni, prej të cilit çlirohet
kloruri i hidrogjenit, i cili tretet në enën me H2O të dis-
tiluar. Zhyteni në të letrën e kaltër të lakmusit! NaCl HCl

Fig. 101. Përftimi laboratorik i acidit


Lakmusi merr me ngjyrë të kuqe, gjë që tregon se është përftuar acidi klorhidrik
klorhidrik. Reaksioni është:
2NaCl + H2SO4 = 2HCl + Na2SO4

Përdorimi i acidit sulfurik


H2SO4 është produkti kryesor i industrisë kimike. Në shumë degë të
industrisë kimike përdoret acidi sulfurik. Ai përdoret për prodhimin e
plehrave artificialë, bojërave, barnave, lëndëve plasëse dhe acideve të tjera.
Po ashtu përdoret për prodhimin e mëndafshit artificial, për mbushjen e
akumulatorëve si dhe për tharjen e gazeve në industrinë kimike, sepse
acidi sulfurik është substancë shumë higroskopike.

Fig. 102. Fabrikë për prodhimin e


acidit sulfurik

PYETJE:
1.Shkruani formulën molekulare dhe strukturore të acidit sulfurik.
2.Sa llojesh mund të jenë acidet?
3.Ç´janë accidet njëprotonike, dyprotonike dhe treprotonike?
4.Shkruani formulat e disa acideve dhe emërtoni ata.
5.Cilat janë mënyrat e pëftimit të acideve? Jepni nga një shembull.
DETYRË:
Shkruani barazimet kimike për reaksionet e acidit sulfurik me:
a) kalcium
b) oksid magnezi dhe
c) klorur natriumi.
81
3. VETITË E ACIDEVE
KIMIA 7

teneqe zinku
Eksperiment. Veprimi i HCl me Zn

H2 - gaz Në gotën me acid klorhidrik të holluar (HCl) vendosni


me kujdes një teneqe prej zinku (Zn). Vështrojeni zhvil-
limin e reaksionit kimik. Cili gaz do të çlirohet?

HCl
Nga eksperimenti përfundojmë se zinku vepron me acidin klorhidrik dhe
si rezultat i këtij reaksioni kimik çlirohet hidrogjeni si gaz dhe në tretësirë
Fig. 103. Reaksioni i Zn dhe HCl do të fitohet kloruri i zinkut. Me barazim kimik reaksionin e shprehim
kështu:
Zn + 2HCl = ZnCl2 + H2

Eksperiment. Veprimi i H2SO4 me metale

Në tri provëza hidhni nga 5 cm3 H2SO4 të holluar


10%. Në provëzn e parë hidhni një gozhdë hekuri.
Në të dytën dy kokrra zinku. Në të tretën një copë
shirit magnezi. Vëreni me kujdes reaksionet që
Fig. 104.
zhvillohen dhe shënoni vërejtjet tuaja në fletore.
Veprimi i H2SO4
me Mg

Nga eksperimenti vërejtët se H2SO4 i holluar vepron me hekurin, zinkun dhe


magnezin duke çliruar në të tri rastet hidrogjen dhe kripëra përkatëse. Kripë-
rat e acidit sulfurik quhe sulfate. Reaksionet që zhvillohen paraqiten kështu:
Fe + H2SO4 = H2 + FeSO4
Zn + H2SO4 = H2 + ZnSO4
Mg + H2SO4 = H2 + MgSO4

Të gjitha sulfatet p.sh.: FeSO4, ZnSO4, MgSO4 etj., përbëhen prej metalit
dhe grupit sulfat (SO42-).

Eksperiment. Veprimi i H2SO4 me substanca organike

Në një qelq ore më të madh vendosni ndaras pak sheqer, një


copë letër, një copë druri, dhe një copë pëlhure. Mbi to hidhni
Fig. 105. Veprimi i acidit sulfurik me kujdes disa pika acid sulfurik të përqendruar. Vështroni me
me sheqerin, letrën, drurin dhe kujde, se çfarë do të ndodh!
pëlhurën

Nga eksperimenti përfundojmë se acidi sulfurik e karbonizon sheqerin,


letrën, drurin dhe pëlhurën, prandaj ato shndërrohen në një masë të zezë.
Ky eksperiment tregon se në këto produkte ka karbon.
82
Eksperiment. Veprimi i HNO3 të përqendruar me metale

ACIDET
Në një gotë kimike vendosni një teneqe prej bakri. Pastaj me
kujdes shumë të madh shtoni në gotë pak acid nitrik të përqen-
druar. Nëse reaksioni është i ngadalshëm nxeheni gotën.Ç`farë
do të vëreni?

Në këtë rast fitohet nitrati i bakrit(II), uji dhe çlirohet gazi i murrmë NO2
dhe:
Cu + 4HNO3 = Cu(NO3)2 + 2H2O + 2NO2

4. LIDHJA GJINORE NDËRMJET JOMETALIT,


Fig. 106. Reaksioni i acidit
OKSIDIT TË JOMETALIT DHE ACIDIT nitrik të përqendruar me
bakrin.

Mësuat për jometalet, oksidet e jometaleve dhe për acidet. Ç’lidhje gjinore
kanë ata? Vërejtët se prej një klase të përbërjeve kimike fitohet klasë tjetër
komponimesh. Kjo lidhje quhet lidhje gjinore. Lidhja gjinore ndërmjet
jometalit, oksidit të jometalit dhe acidit tregohet në skemën 10.

Nga skema shihet se jometali duke vepruar me oksigjenin jep oksidin e


jometalit, i cili me ujin jep acidin përkatës. Për shembull, squfuri oksido-
het, dhe prej tij fitohet oksidi i sulfurit(IV), i cili kur tretet në ujë sajon
acidin sulfuror. Këto reaksione kimike të njëpasnjëshme paraqiten me
këtë skemë:
S ¾¾®
O2
SO 2 ¾H¾
¾
2O
® H 2SO 3
Ndërsa barazimet kimike për këto dy reaksione janë:
S + O2 = SO2 dhe
SO2 + H2O = H2SO3

Skema 10. Lidhja Fig. 107. Modeli i molekulës së acidit


jometal S gjinore ndërmjet sulfuror (H2SO3)
jometalit, oksidit të
+ + jometalit dhe acidit

oksigjen O2

oksid jometali SO2


+ + DETYRË:
Tregoni me skemë dhe me
ujë H2O barazime kimike lidhjen gjinore
të karbonit (C) deri te
formimi i acidit karbonik
(H2CO3)!

acid H2SO3 83
1. HIDROKSIDET
KIMIA 7

Ç´janë hidroksidet?
Hidroksidet janë komponime kimike shumë të rëndësishme. Formulat
kimike të disa hidroksideve jepen në tabelën 15.

Tabela 15. Hidroksidet më kryesore


Formula e hidroksidit Emri i hidroksidit
NaOH hidroksidi i natriumit
KOH hidroksidi i kaliumit
Ca(OH)2 hidroksidi i kalciumit
Mg(OH)2 hidroksidi i magnezit
Zn(OH)2 hidroksidi i zinkut
Fig. 108. Tretësira e hidroksidit të
Fe(OH)3 hidroksidi i hekurit(III)
natriumit (NaOH) Al(OH)3 hidroksidi i aluminit

Pra siç e shikoni në tabelë, çdo hidroksid përmban grupin hidroksid


(OH–). Ky grup quhet grupi hidroksid dhe është njëvalent. Te formula e
çdo hidroksidi në fillim vendoset metali e pastaj grupi hidroksid.

Hidroksidet janë komponime kimike që përbëhen nga metale dhe grupe


hidrokside.

Vetitë e hidroksideve
Hidroksidet zakonisht janë substanca të ngurta, por ka raste kur ato janë
Fig. 109. Hidroksidi i natriumit edhe tretësira. Letrën e kuqe të lakmusit hidroksidet e ngjyrosin në të
është substancë e ngurtë
kaltër. Po t’i prekësh me gishtërinj rrëshqasin si sapuni, kanë shije të
mykut etj. Bartësit e vetive të hidroksideve janë grupet OH–.

Hidroksidet e tretshme në ujë quhen baza.

Shpërbashkimi elektrolitik i bazave


Kujtoni provën e përcjellshmërisë elektrike të acideve. Kryeni të njëjtën provë
edhe më tretësira të hidroksideve (bazave). Çfarë rezultatesh do të fitoni?

Edhe tretësirat ujore të bazave e përcjellin rrymën elektrike, prandaj edhe


bazat janë elektrolite. Përcjellshmëria elektrike e bazave është si pasojë e
shpërbashkimit elektrolitik të tyre në ujë.
Fig. 110. Shpërbashkimi elektrolitik i
NaOH
Bazat, gjatë shpërbashkimit elektrolitik shpërbashkohen në katione të
metalit dhe në anione të grupit hidroksid. Këto dy lloje jonesh e përcjellin
rrymën elektrike, prandaj poçi ndriçon.
84
Llojet e hidroksideve Shpërbashkimi elektrolitik

HIDROKSIDET
Hidroksidet mund të jenë: i bazave:
1. hidrokside njëacidike - që përmbajnë 1 grup OH p.sh. NaOH,
LiOH, MH4OH, KOH etj; NaOH = Na+ + OH–
KOH = K+ + OH–
2. dyacidike - që përmbajnë 2 grupe OH p.sh. Ca(OH)2, Mg(OH)2; Mg(OH)2 = Mg2+ + 2OH–
3. treacidike - që përmbajnë 3 grupe OH p.sh. Al(OH)3, Fe(OH)3, Ca(OH)2 = Ca2+ + 2OH–
Ni(OH)3.

Emërtimi i hidroksideve
Për emërtimin e tyre theksojmë se së pari thuhet fjala hidroksid e pastaj
emri i metalit. Nëse ndonjë metal formon më shumë hidrokside, atëherë
pas emrit të hidroksidit duhet të theksohet edhe valenca e metalit në klla- Nga këto barazime
pa të vogla. P.sh.: konstatojmë se:
NH4OH - hidroksidi i amonit
NaOH - hidroksidi i natriumit Bazat në tretësirat ujore
Fe(OH)2 - hidroksidi i hekurit(II) shpërbashkohen në katione
të metalit dhe anione të
Fe(OH)3 - hidroksidi i hekurit(III) grupit hidroksid.

Përftimi i hidroksideve
Hidroksidet mund të përftohen në disa mënyra:

1. Nga bashkëveprimi i oksideve të metaleve me ujin:


CaO + H2O = Ca(OH)2
MgO + H2O = Mg(OH)2

2. Nga bashkëveprimi i disa metaleve me ujin:


2Na + 2H2O = 2NaOH + H2
Ca + 2H2O = Ca(OH)2 + H2

3. Nga bashkëveprimi i hidroksideve me një kripë:


2NaOH + CuSO4 = Cu(OH)2 + Na2SO4

Fig. 111. Hidroksidi i kaliumit - KOH

PYETJE:
1.Cilat janë pjesët kryesore të molekulës së hidroksideve?
2.Ç’veti të përbashkëta kanë hidroksidet?
3.Si e ndryshojnë ngjyrën dëftuesit në hidroksidet?
4.Ç’jone formohen gjatë shpërbashkimit të hidroksideve?

DETYRË:
a) Emërtoni hidroksidet: NaOH, Ca(OH)2 dhe Fe(OH)3
b) Shkruani formulat e:
hidroksidi i kaliumit, hidroksidi i bakrit(II) dhe hidroksidi i aluminit.
85
2. HIDROKSIDET MË KRYESORE: NaOH,
KIMIA 7

Ca(OH)2 DHE NH4OH

HIDROKSIDI I NATRIUMIT - NaOH

Hidroksidi i natriumit njihet si "sod kaustike". Ai vepron mbi proteinat


e lëkurës dhe mishit dhe i shkatërron ato, pra duhet të kemi shumë
kujdes dhe të ruhemi nga ai. Është i ngjashëm me sapunin. Në atë rast
ai fillon të dëmtojë strukturën e lëkurës, prandaj pjesën e dëmtuar të
Cl2 lëkurës duhet ta shpërlani vazhdimisht me ujë të ftohtë.
NaCl
NaOH
Hidroksidi i natriumit përftohet nga bashkëveprimi i natriumit metalik
me ujin:
2Na + 2H2O = 2NaOH + H2

Gjithashtu përftohet dhe gjatë elektrolizës së tretësirës ujore të klorurit


të natriumit (NaCl).

Vetitë e hidroksidit të natriumit


NaOH është i ngurtë, me ngjyrë të bardhë dhe zbërthehet në temper-
aturë prej 1300 ºC:
2NaOH = 2Na2O + H2O

NaOH është bazë e fortë, që d.t.th se në ujë ai plotësisht shpërbashko-


Fig. 112. Nga elektroliza e NaCl het në jone:
përftohet edhe NaOH. NaOH = Na+ + OH-

NaOH i ngurtë është shumë higroskopik, pra thith lagështinë e ajrit dhe
tretet në të. Tretësira ujore e NaOH thith CO2 nga ajri dhe formon
karbonatin e natriumit (Na2CO3), i cili është i patretshëm në tretësirën e
përqendruar të NaOH:
2NaOH + CO2 = Na2CO3 + H2O

H2

Na
Na

uji

Fig. 113. Hidroksiti i natriumit nga ajri shum Fig. 114. Natriumi reagon vrullshëm me
shpejt e thith lagështinë ujin duke dhënë hidroksit natriumi dhe
duke çliruar hidrogjenin i cili vetvetiu
ndizet me flakë
86
HIDROKSIDET
HIDROKSIDI I KALCIUMIT - Ca(OH)2

Fig. 115. Veprimi i


gëlqeres së pashuar
me ujë është reaksion
egzotermik me çrast
përftohet hidroksidi i
kalciumit

Hidroksidi i kalciumit përftohet gjatë veprimit të oksidit të kalciumit


(CaO) me ujin sipas këtij barazimi kimik:
gëlqere e pashuar gëlqere e shuar
CaO + H2O = Ca(OH)2
oksid kalciumi hidrooksid kalciumi

Ky hidroksid pak tretet në ujë (në 1 dm3 H2O treten 1.7 g). Tretësia e
përqendruar e hidroksidit të kalciumit quhet ujë gëlqeror, ndërsa përzierja Fig. 116. Oksidi i kalciumit (CaO)
e patretshme e tij dhe ujit quhet qumësht gëlqeror dhe ka ngjyrë të bar-
dhë.

Fig. 117. Gëlqerja e


pashuar përveç
tjerash përdoret
edhe për prodhimin
e çimentos

Përdorimi
Hidroksidi i kalciumit përdoret për shumë qëllime, p.sh.: në ndërtimtari
për gatitjen e malterit etj. Malteri është përzierje e gëlqeres së shuar, rërës
Fig. 118. Karbonati i kalciumit (CaCO3)
dhe ujit. Gjatë tharjes së malterit në mure, ndodh ky reaksion kimik:
Ca(OH)2 + CO2 = CaCO3 + H2O

Pra, malteri ngurtësohet dhe shndërohet në karbonat kalciumi (CaCO3),


i cili i lidh grimcat e rërës.
87
HIDROKSIDI I AMONIT - NH4OH
KIMIA 7

Fig. 119. Amoniaku


përftohet gjatë reaksion-
it të azotit dhe hidrogjenit
në temperaturë të lartë

Hidroksidi i amonit është tretësirë ujore e amoniakut (NH3), që përftohet


gjatë tretjes së amoniakut në ujë:
NH3 + H2O = NH4OH

Vetitë e hidroksidit të amonit


Nëse amoniaku tretet në ujë, ai formon një bazë të dobët:
NH3 + H2O = NH4+ + OH-

Tretësira e NH4OH është bazë e dobët. Jonet e amonit NH4+ me acidet


formojnë të kripëra ngjashme sikurse jonet e metaleve të tjera. P.sh.:
NH4OH + HCl = H2O + NH4Cl (kloruri i amonit)
Fig. 120. Modeli i molekulës së amoni-
akut (NH3) Vetitë e tjera të NH4OH janë të ngjashme me vetitë e amoniakut. Në
prani të shkëndijës elektrike amoniaku shpërbëhet deri në azot dhe
hidrogjen:
2NH3 = N2 + 3H2

Amoniaku nuk digjet në ajër, por digjet në oksigjen me flakë të gjelbër në


të verdhë:
4NH3 + 3O2 = 6H2O + 2N2

Fig. 121. Prova e fontanës - tretshmëria e NH3 në ujë Fig. 122. Përftimi i klorurit të amonit
88
HIDROKSIDET
3. LIDHJA GJINORE NDËRMJET METALEVE,OKSIDEVE
TË METALEVE DHE HIDROKSIDEVE

Kemi folur për metalet, oksidet e metaleve dhe për hidroksidet.


Mundohuni të gjeni lidhjen që ekziston ndërmjet tyre (Skema 11).

Duket se metali me oksigjenin formon oksidin e metalit. Oksidi në


reaksion me ujin formon hidroksidin përkatës. P.sh. kalciumi vepron me
oksigjenin dhe formon oksidin e kalciumit, i cili gjatë reaksionit me ujin
formon hidroksidin e kalciumit.
Fig. 123. Kalciumi (Ca)

metal

oksigjen Skema 11. Lidhja gjinore


ndërmjet metalit, oksidit
të metalit dhe hidroksidit

oksid metali

ujë

hidroksid

Lidhja gjinore në këtë rast jepet me skemën:


Ca ¾¾®
O2
CaO ¾H¾
¾
2O
® Ca(OH) 2

Ndërsa barazimet kimike janë:


2Ca + O2 = 2CaO Fig. 124. Reaksioni ndërmjet kalciumit
CaO + H2O = Ca(OH)2 dhe ujit

PYETJE:
1.Pse hidroksidi i natrium është bazë e fortë?
2.Çfarë përftohet gjatë reaksionit të NaOH me CO2?
3.Shkruani barazimin kimik të përftimit të hidroksidit të kalciumit!
4.Shënoni formulat kimike të amoniakut dhe hidroksidit të amonit!
5.Ç'farë baze është hidroksidi i amonit?

DETYRË:
Shkruani barazimet kimike të lidhjes gjinore për shembullin e dhënë me
skemën:
Mg ¾¾® MgO ¾H¾
¾ ®Mg(OH)2.
2 O 2O

89
1. KRIPËRAT
KIMIA 7

Reaksioni i neutralizimit
Vetitë e përbashkëta të acideve rrjedhin nga prania e joneve H+, kurse
vetitë e përbashkëta të bazave nga prania e joneve OH–. Shqyrtoni reak-
sionin ndërmjet një acidi dhe një baze. Ç’far ndodh?
Eksperiment. Neutralizimi i HCl me NaOH

Shikoni fig. 125. Në një poç konik hidhni 20 cm3 NaOH.


Shtoni 2-3 pika fenolftaleinë. Tretësira e NaOH ngjyroset
me ngjyrë vjollce. Tani me ndihmën e një burete hidhni
me pika ngadalë HCl në poçin konik me NaOH. Poçin
vazhdimisht lëvizni në formë rrethore.

Në një çast të caktuar fenolfaleina e humb ngjyrën. Kjo tregon se në


poçin konik më nuk ka as acid e as bazë. Ndryshe thuhet acidi dhe baza
janë neutralizuar, formohet kripa kloruri i natriumit. Reaksioni kimik
jepet me barazimin kimik:
NaOH + HCl = NaCl + H2O
bazë acid kripë ujë

Reaksionet kimike midis bazave dhe acideve, nga të cilat formohet kripë
dhe ujë quhen reaksione të neutralizimit.

Fig. 125. Neutralizimi i HCl me NaOH Reaksioni i neutralizimit më shkurt paraqitet kështu:
H+ + OH– = H2O.

Kryesisht nga barazimi i fundit vërehet se jonet hidrokside të bazës neu-


tralizohen me jonet e hidrogjenit, duke dhënë molekulën e ujit. Prandaj
tretësira në poçin konik pas neutralizimit nuk ka as veti të bazës e as veti
të acidit. Mjedisi i këtillë është neutral (pH=7), andaj edhe lakmusi nuk ka
ngjyrë të kuqe e as ngjyrë të kaltër.

Tabela 16. Formimi i kripërave prej metaleve dhe acideve


Metali Acidi Kripa
Na HCl NaCl – kloruri i natriumit
Zn H2SO4 ZnSO4 – sulfati i zinkut
K HNO3 KNO3 – nitrati i kaliumit
Ca H2CO3 CaCO3 – karbonati i kalciumit

Prej çka përbëhen kripërat?


Kripërat mund të mendohen si produkt i zëvendësimit të kationeve
hidrogjen të acidit me katione metal.
90
Kripërat janë komponime kimike, molekulat e të cilave përbëhen prej

KRIPËRAT
kationeve të metalit dhe anioneve të mbetjes acidike.

Kripërat janë të ndërtuara nga jonet e metalit me ngarkesë pozitive dhe


jonet e mbetjes acidike me ngarkesë negative.

Shbërbashkimi elektrolitik i kripërave


Kripërat shpërbashkohen në ujë në jone pozitive të metalit dhe jone neg-
ative të mbetjes acidike. Tretësirat ujore të kripërave përcjellin rrymën
Fig. 126. Sulfati i natriumit (Na2SO4)
elektrike. Kripërat janë elektrolite. Shpërbashkimi elektrolitik i kripërave
jepet me barazimetmë poshtë:
NaCl Na+ + Cl-
-
KNO3 K+ + NO3
-
Na2SO4 2Na+ + SO42

Llojet e kripërave
Sipas përbërjes së tyre kripërat mund të jenë: neutrale, acidike dhe
bazike. Nëse të gjitha jonet e hidrogjenit të një acid zëvendësohen me
jonet të metalit, kripa që fitohet është kripë neutrale p.sh., NaCl, KNO3,
Na2SO4, CaCO3 etj.
Nëse tek acidi, të gjitha jonet hidrogjen me jometal nuk zëvendësohen
plotësisht dhe në molekulën e kripës mbeten akoma atome hidrogjen
kripa është acidike p.sh., KHSO4, NaHCO3 etj.
Fig. 127. Nitrati i kaliumit (KNO3)
Kripërat fitohen edhe gjatë reaksionit të asnjanësimit. Në rast se te kripa e përdoret si pleh artificial në bujqësi
përftuar me asnjanësim nuk zëvendësohen të gjitha jonet hidrokside me
mbetje acidike, kemi të bëjmë kripë bazike p.sh., Mg(OH)Cl, Ca(OH)NO3
etj. PYETJE:
1.Shkruani formulat e disa
Përftimi i kripërave kripërave.
2. A janë kripërat komponime
Kripërat përftohen sipas disa mënyrave: elektrolite dhe pse?
3. Shkruani barazimin kimik të
1. Me neutralizimin e një baze me një acid p.sh.: shpërbashkimit elektrolitik të
kripës K2CO3!
2KOH + H2SO4 = K2SO4 + 2H2O
4. Cilat janë llojet kryesore të
kripërave? Jepni shembuj!
2. Nga bashkëveprimi i një metali me një jometal p.sh.: 5. Si quhen kripërat e acidit
Fe + S = FeS klorhidrik, sulfurik dhe nitrik?
2Na + Cl2 = 2NaCl
DETYRË:
Cilat nga këto janë kripëra:
3. Nga bashkëveprimi i një oksidi bazik me një acid, p.sh.: a) neutrale, b) acidike dhe
ZnO + 2HCl = ZnCl2 + H2O c) bazike
Na2SO4, KNO2, KNO3,
4. Gjatë veprimit të kripës me acid p.sh.: NaHCO3, AlPO4 dhe
2NaNO3 + H2SO4 = Na2SO4 + 2HNO3 Al(OH)2NO3.

91
2. EMËRTIMI I KRIPËRAVE
KIMIA 7

Emërtimi i kripërave
Bëhet duke lexuar më parë emrin e mbetjes acidik dhe pastaj emri i
metalit të kripës.

a) Ja emërtimi i disa kripërave që formohen nga hidracidet: emrit të


jometalit i shtohet prapashtesa – ur dhe në fund emri i metalit p.sh.:
NaCl - kloruri i natriumit
KBr - bromuri i kaliumit
ZnS - sulfuri i zinkut

Nëse metali formon kripëra, ku valenca e tij mund të ndryshojë, në atë


Fig. 128. Bromuri i kaliumit (KBr) rast për t'i dalluar kripërat e të njëjtit metal, pas emrit shënohet edhe
valenca në kllapa të vogla me numra romakë si p.sh.:
Pbl2 – joduri i plumbit(II).

Tabela 17. Emërtimi i kripërave


Acidi Emri i acidit Kripërat e acidit Shembuj Emri i kripës
HCl acidi klorhidrik KLORURE NaCl kloruri i natriumit
H2S acidi sulfhidrik SULFURE FeS sulfuri i hekurit(II)
HF acidi fluorhidrik FLUORURE CaF2 fluoruri i kalciumit
H2SO4 acidi sulfurik SULFATE CuSO4 sulfati i bakrit(II)
H2SO3 acidi sulfuror SULFITE K2SO3 sulfiti i kaliumit
HNO3 acidi nitrik NITRATE Zn(NO3)2 nitrati i zinkut
HNO2 acidi nitror NITRITE LiNO2 nitriti i litiumit
H2CO3 acidi karbonik KARBONATE MgCO3 karbonati i magnezit
H3PO4 acidi fosforik FOSFATE AlPO4 fosfati i aluminit
H3PO3 acidi fosforor FOSFITE Na3PO3 fosfiti i natriumit

b) Ja emërtimi i disa kripërave që formohen nga oksiacidet; së pari


ceket emri i jometalit, shtohet prapashtesa –at dhe pastaj vjen emri i met-
alit p.sh.:
Na2SO4 - sulfati i natriumit
Ca3(PO4)2 - fosfati i kalciumit
KNO3 - nitrati i kaliumit
Na2CO3 - karbonati i natriumit
CuSO4 - sulfati i bakrit(II).
Fig. 129. Joduri i plumbit(II) - PbI2
Emërtimi i kripërave acidike dhe i kripërave bazike
Edhe këto emërtohen ngjashëm. Në fillim thuhet fjala hidrogjen e pastaj
emri i kripës (te kripërat acide). Te kripërat bazike thuhet fjala hidroksid e
DETYRË: pastaj emri i kripës p.sh.:
Emërtoni kripërat vijuese:
Na2SO4, KNO2, KNO3, NaHCO3 - hidrogjen karbonati i natriumit
NaHCO3, AlPO4 dhe Mg(OH)NO3 - hidroksid nitrati i magnezit
Al(OH)2NO3. NaH2PO4 - dihidrogjen fosfati i natriumit
Al(OH)2NO3 - dihidroksid nitrati i aluminit.
92
3. KRIPËRAT NË JETËN E PËRDITSHME

KRIPËRAT
KLORURI I NATRIUMIT (NaCl)

Kloruri i natriumit është kloruri më i rëndësishëm. Në natyrë gjendet në


thellësi të tokës si kripë guri dhe në ujin e detit si kripë deti.
NaCl
Kloruri i natriumit është substancë kristalore me ngjyrë të bardhë, e tret-
shme në ujë.

Përftohet gjatë reaksionit të natriumit dhe klorit. Ai prodhohet nga avulli-


Cl2
mi i ujit prej ujit të detit dhe nxirret nga thellësitë e Tokës. Na

Prej klorurit të natriumit prodhohen kimikate tjera të shumëta, si p.sh.: nga Fig. 130 Gjatë reaksionit të
natriumit dhe klorit, përfthotet
elektroliza e klorurit të natriumit përftohet natriumi dhe klori; nga elek- kloruri i natriumit
troliza e ujit të detit përftohet: hidroksidi i natriumit, klori dhe hidrogjeni;
prej klorurit të natriumit përftohen hidrogjen karbonati i natriumit
(NaHCO3) dhe karbonati i natriumit (Na2CO3) etj.

Kloruri i natriumit përdoret çdo ditë si kripë gjelle për përmirësimin shijes
së ushqimit. Kripa e gjellës furnizon trupin me jone të Na+ dhe të Cl- që
janë mjaft të rëndësishme. Megjithatë, mjekët këshillojnë se përdorimi i
tepruar i kripës mund të shkaktojë tension të lartë të gjakut. Tretësira ujore
5% e NaCl përdoret si tretësirë fiziologjike te të sëmurët.

Kloruri i natriumit përdoret edhe për shkrirjen e akullit dhe borës në


rrugë. Ky veprim ndihmon për çastin por është shumë i dëmshëm për
automjetet. NaCl përdoret mjaft në: industrinë ushqimore (si konservans),
në industrinë e lëkurës, të sapunit, të porcelanit të qelqit etj. Gjithashtu
përdoret për prodhimin e përbërjeve tjera të natriumit, për përftimin e:
acidit klorhidrik, klorit; si reagjent në kiminë analitike etj.

Fig. 131. Kristali i NaCl

Fig. 132. NaCl e shkrin borën

93
2. SULFATI I BAKRIT(II) PESËHIDRAT (CuSO4·5H2O)
KIMIA 7

Në popull njihet me emrin gurkali, ose me emrin e vjetër vitriol.

Vetitë e sulfatit të bakrit(II) pesëhidrat


Është substancë kristalore me ngjyrë të kaltër, tretet në ujë, dhe është i
helmët. Kjo kripë e bakrit është prej kristalesh të kaltra. Me nxehje mbi
400 °C kalon në sulfat bakri(II) me ngjyrë të bardhë, duke humbur ujin
hidrat.

Përftimi i sulfatit të bakrit(II) pesëhidrat


Kjo kripë përftohet prej xeherorëve të bakrit, që përmbajnë squfur, me
oksidim, ose nga mbeturinat e bakrit me shtesë të acidit sulfurik të hollu-
ar. Reaksioni kimik jepet me këtë barazim:
Cu2S + 4O2 + S + 5H2O = 2CuSO4 · 5H2O

Përdorimi i sulfatit të bakrit(II) pesëhidrat


Sulfati i bakrit(II) në trajtë tretësire përdoret si insekticid për spërkatjen e
Fig. 133. Krisalet e CuSO4 · 5H2O
drurëve frutorë. Përdoret edhe në galvanoteknikë dhe për përftimin e
komponimeve të tjera kimike.

Fig. 134. CuSO4 me ujin jep sër-


isht

Fig. 135. Tretësira e Fig. 136 . Me nxemjen


CuSO4·5H2O e CuSO4·5H2O përfto-
het CuSO4 (i bardhë)

94
HIDROGJEN KARBONATI I NATRIUMIT (NaHCO3)

KRIPËRAT
Hidrogjenkarbonati i natriumit është kripë acidike, e cila në popull
njihet me emrin sodë buke.

Vetitë e hidrogjenkarbonatit të natriumit


Është substancë e bardhë kristalore, e cila tretet në sasi të kufizuar uji .
Në 50 °C fillon ta çlirojë oksidin e karbonit(IV) (CO2), kurse në
(100 -150) °C shndërrohet plotësisht në karbonat natriumi (Na2CO3).
Fig. 137. Hidrogjen karbonati i
Përftimi natriumit
Prodhohet zakonisht me tretjen e oksidit të karbonit(IV) në tretësirë
ujore të karbonatit të natriumit, sipas këtij barazimi kimik:
Na2CO3 + H2O + CO2 = 2NaHCO3

Përftohet po ashtu edhe me procesin e Solvejit:


NaCl + NH3 + CO2 + H2O = NaHCO3 + NH4Cl

Përdorimi
Hidrogjen karbonati i natriumit përdoret për gatitjen e ëmbëlsirave dhe
tortave në formën e pluhurit. Meqenëse e çliron lehtë CO2, përdoret për
prodhimin e "tabletave shkummëzuese". Përdoret për prodhimin e
ujërave minerale artificile, në mjekësi, për prodhimin e aparateve të
zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit etj.

Fig. 138. Hidrogjen karbonati i natriumit


(soda bikarbone) përdoret për gatimin e
ëmbëlsitrave

PYETJE:
1.Kripë e cilit acid është kloruri i natriumit?
2.Cilat janë vetitë kryesore fizike të klorurit të natriumit?
3.Përse përdoret klorur i natriumit?
4.Si përftohet gurkali dhe sulfati i bakrit(II)?
5.Cilat janë vetitë kryesore të hidrogjen karbonatit të natriumit?

DETYRË:
Pse përdoret soda bikarbonate për përgatitjen e ëmbëlsirave dhe tortave
Ç’veti ka ajo në këtë përdorim?
95
FJALOR TERMINOLOGJIK

A Distilim fraksional është distilimi gjatë të cilit ndahen nga distili-


Acid dyprotonik është acidi që përmban dy atome (protone) mi shumë përbërës.
hidrogjen. Djegie është oksidimi i shpejtë i substancave, po ashtu është
Acid dytësor është acidi që në molekulën e tij ka një atom reaksion i substancës me oksigjenin.
oksigjeni më pak se acidi kryesor.
Acid i dobët është acidi i cili ne tretësirë ujore shpërbashkohet E
shumë pak në kation të hidrogjenit dhe anion të mbetjes Eksperiment është riprodhimi artificial i dukurive natyrore, në
acidike. laborator ose kabinet me mjete të caktuara.
Acid i fortë është acidi i cili në tretësirë ujore shpërbashkohet Elektrodë është pllaka metalike që përdoret gjatë elektrolizës,
plotësisht në kation hidrogjen dhe anion të mbetjes acidike. nëpër të cilën kalojnë elektronet dhe ku ndahen gazet ose met-
Acid i holluar është tretësira e acidit që përmban më tepër ujë alet.
se acid. Elektrolite janë përbërjet kimike që në tretsira ujore e përcjellin
Acid i përqendruar është tretësira ujore e acidit që përmban më rrymën elektrike.
pak ujë se acid. Elektrolizë është shpërbërja e substacave me rrymë elektrike.
Acid nitrik tymues është acidi nitrik i përqendruar, që çliron Elektron është grimca elementare e atomit që lëviz në mbësht-
okside të azotit. jellën elektronike dhe ka ngarkesë negative.
Acid njëprotonik është acidi që përmban vetëm një atom Element kimik quhet susbtanca e thjeshtë e cila me veprime të
hidrogjen. rëndomta fizike dhe kimike nuk mund të shpërbëhet në sub-
Acid triprotonik është acidi që përmban tre atome hidrogjen. stanca më të thjeshta dhe nuk mund të fitohet prej substancave
Acide janë përbërje inorganike që përbëhen prej hidrogjenit tjera të thjeshta.
dhe mbetjes acide. Elemente amfotere janë elementet kimike që kanë njëkohësisht
Acide oksigjenore janë acidet që përmbajnë oksigjen. veti të metaleve dhe të jometaleve.
Alkimia, përfshin njohuritë dhe mjeshtritë e vjetra kimike.
Rrjedh prej Egjiptianëve të vjetër, e zhvilluan Arabët dhe e F
bartën në Evropë. Alkimia përfshin kohën prej shek. IV deri në Filtrat është lëngu i pastër që fitohet gjatë filtrimit.
shek. XVIII. Mund të merret si pararendëse e kimisë moderne. Filtrim është veprimi për ndarjen e plotë të substancës së
Analiza kimike është një reaksion kimik, gjatë të cilit prej një ngurtë dhe të patretshme nga lëngu (përzierja).
substance fitohen dy ose më shumë substanca të reja. Ajo Forcat ndërmolekulare janë forcat që veprojnë ndërmjet
ëshë reaksion me të cilin përcaktohet përbërja e substancës. molekulave. Janë tërhjekëse dhe shtytëse.
Anion është joni me ngarkesë negative. Formula kimike është shprehje me të cilën shënohet molekula
Anoda është elektroda pozitive. e një elementi apo e një përbërjeje.
Atomi është grimca më e imët e një elementi kimik, e cila ruan Formula molekulare është formula që e tregon përmbajtjen
vetitë e tij. cilësore dhe sasiore të molekulës së një elementi apo përbër-
Atomistika është disiplinë e veçantë e kimisë, e cila merret me jes kimike.
atomin. Formula strukturore e tregon strukturën e molekulës së një ele-
Avullim quhet kalimi i substancës nga gjendja e lëngët në të menti apo përbërjes. Ajo tregon se si në hapsirë lidhen në mes
gaztë. tyre të gjitha atomet në molekulë.
Fosfate quhen kripërat e acidit fosforik.
B Fotosinteza është proces i ndërlikuar tek bimët, ku prej oksidit
Barazim kimik është shprehja me të cilën shënohet një reak- të karbonit(IV) dhe ujit fitohet glukoza (sheqer) dhe oksigjeni,
sion kimik. në prani të klorofilës dhe energjisë diellore.
Baza triacidike është ajo bazë që përmban në molekulë tre Formula empirike (formula e thjeshtë) është formula që e tre-
grupe hidrokside. gon raportin më të thjeshtë të atomeve të elementeve në
Bazë e dobët është baza e cila në tretësirë ujore, shpër- molekulën e një përbërje.
bashkohet shumë pak në katione të metalit dhe anione të
grupit hidroksid. G
Bazë e fortë është baza që në tretësirë ujore shpërbashkohet Gaz plasës (shpërthyes) është përzierja e hidrogjenit me
plotësisht në katione të metalit dhe anione të grupit hidroksid. oksigjen në raporet vëllimore 2:1, e cila shpërthen nëse ajo i
Bazë quhet hidroksidi i tretshëm në ujë. afrohet zjarrit.
Bërthama atomike është pjesa qendrore e atomit, që përbëhet Gaze fisnike (inerte) janë elementet kimike në gjendje të gaztë
prej protoneve dhe neutroneve dhe ka ngarkesë pozitive që që nuk veprojnë me elemente të tjera kimike.
rrjedh nga prania e protoneve.

D GJ
Indikator është substanca që ndërron ngjyrën e saj në prani të Gjendja e lëndës (gjendja agregate) është veti kryesore e
tretësirës së acideve dhe bazave. materies (lëndës) dhe e substancave. Kjo varet nga hapësira
Dekantim quhet veprimi me të cilin ndahen shpejtë dhe joplotë- ndërmolekulare dhe nga forcat tërhjekëse ndërmjet të thërrmi-
sisht substancat e ngurta dhe të patretshme nga lëngu. jave të substancës. Ajo varet edhe nga faktorët tjerë si p.sh.,
Dipol molekulë (dipol) është molekula që përbëhet prej dy temperatura, trysnia etj.
poleve, njërit pozitiv dhe tjetrit negativ. Grup hidroksid është grupi atomik (OH–) i përbërë prej hidrog-
Distilat është lëngu i pastër që ndahet me distilim. jenit dhe oksigjenit, që është bartës i vetive bazike. Si grup
Distilim quhet veprimi me të cilën ndahen substancat e tret- është njëvalent, ndërsa si jon është një negativ.
shme prej tretësirave duke u bazuar në temperaturat e Grupi fosfat është mbetja (PO43–) që hyn në përbërjen e acidit
ndryshme të valimit të tyre. fosforik dhe fosfateve.

96
Grupi i amonit është grup atomik (NH4+) që përbëhet nga një M
atom të azotit dhe katër atome hidrogjen. Si grup është njëva- Materie (lëndë) është materiali prej të cilit ndërtohen (për-
lent dhe ka ngarkesë pozitive, d.m.th. është kation. bëhen) trupat. Materia është vazhdimisht në lëvizje dhe ajo nuk
Grupi nitrat është mbetja (NO3–) që hyn në përbërjen e acidit zhduket.
nitrik dhe nitrateve. Mbështjella elektronike është pjesa e atomit ku lëvizin elek-
tronet dhe është e ngarkuar negativisht.
Grupi sulfat është mbetja (SO42–) që hyn në përbërjen e acidit Mbetje acidike është pjesa e molekulës së acidit që mbetet pas
sulfurik dhe sulfateve. largimit të hidrogjenit.
Metale fisnike janë metalet që kanë reaktivitet të dobët kimik
H dhe gjenden në fund të vargut elektrokimik. Të tillë janë ari,
Hidracide janë acidet në përbërjen e të cilëve nuk ka oksigjen. argjendi, merkuri, platini etj.
Hidroksid njëbazik është hidroksidi që përmban një grup Metale janë 4/5 e elementeve kimike të njohura në natyrë.
hidroksid (OH–). Vendosen në anën e majtë dhe në mes të tabelës së sistemit
Hidrokside dibazike janë hidroksidet që përmbajnë dy grupe periodik të elementeve. Metalet kanë veti të posaçme me të
hidrokside. cilat dallohen prej jometaleve.
Hidrokside janë komponimet kimike inorganike që përbëhen Molekulë e elementit është molekula që përbëhet prej atomeve
prej metalit dhe grupit hidroksid. të njëjta të ndonjë elementi kimik.
Molekulë e komponimit është molekula e substancës që për-
J bëhet prej atomesh të ndryshme të elementeve kimike.
Jometale janë rreth ¼ e elementeve kimike natyrore dhe kanë Molekulë është grimca që përbëhet prej dy ose më shumë
veti të posaçme me të cilat dallohen prej metaleve. Janë të atomeve.
vendosura në anën e djathtë të tabelës së sistemit periodik të
elementeve. N
Jon është atomi ose grupi atomik i elektrizuar. Jonet mund të Natyra është e gjithë ajo që na rrethon, ajo është afër nesh
jenë: pozitive dhe negative. dhe larg nesh; e gjithë ajo që e shohim por edhe që nuk e
Jon i hidratuar është joni që është i lidhur me molekula të ujit. shohim…
Neutralizimi është reaksioni kimik në mes të ndonjë acidi dhe
K ndonjë baze me ç’rast sajohet kripa dhe uji.
Karbonate quhen kripërat e acidit karbonik. Neutron është grimca elementare e bërthamë së atomit, që ka
Kation është joni pozitiv. masë dhe nuk ka ngarkesë.
Kimia është shkencë që studion substancat, ndërtimin e tyre, Nitrate janë kripërat e acidit nitrik.
vetitë, ndryshimet që shkaktojnë kalimin e një substance në një
tjetër, si dhe ligjet sipas të cilave bëhen këto ndryshime. O
Kimia inorganike është disiplinë e kimisë që i studion vetëm Oksidi acidik është oksidi i jometalit i cili me ujin jep acidin
komponimet inorganike. përkatës.
Klorure quhen kripërat e acidit klorhidrik. Oksid asnjanës (neutral) është oksidi që nuk vepron me ujin
Koeficient stekiometrik është koeficienti me të cilin barazohet dhe nuk e ndërron ngjyrën e dëftuesit.
një barazim kimik. Ai vendoset para simboleve dhe formulave Oksid bazik është oksidi i metalit i cili me ujin jep bazën
kimike. përkatëse.
Kondensim është kalimi i substancës nga gjendja e gaztë në Oksid jometali është oksidi që përbëhet prej jometalit dhe
gjendje të lëngët, me anën e ftohjes. oksigjenit.
Kripë acidike është kripa e cila në përbërjen e saj ka hidrogjen, Oksid metali është oksidi që përbëhet prej metalit përkatës dhe
i cili i jep veti acidike. oksigjenit.
Kripë neutrale është kripa që fithet me reaksionin e as- Okside amfotere janë oksidet, të cilat veprojnë edhe me acide
njanësimit të acidit dhe bazës, gjatë së cilës të gjithë atomet e edhe me baza, d.m.th. njëkohësisht sillen edhe si baza edhe si
hidrogjenit (jonet) zëvendësohen me atome (jone) të metalit. acide.
Kripë bazike është kripa që përmban grupe hidrokside, që i Oksidim i qetë është oksidimi që kryhet shumë ngadalë dhe pa
japin veti bazike. çlirim nxehtësie dhe drite.
Kripërat janë komponime inorganike që formohen prej metalit Oksidim i shpejtë është oksidimi që kryhet shpejt dhe me çlirim
dhe jometalit. Fitohen gjatë reaksioneve të ndryshme kimike si të nxehtësisë dhe dritës. Ndryshe quhet edhe djegie.
p.sh.: kur metali vepron me jometal, metali vepron me acid, baza Oksidimi është bashkëveprimi i ndonjë elementi me oksigjenin.
vepron me oksid acid etj.
Kristal (substancë kristalore) është ajo substancë, e cila sipas P
pamjes së jashtme ka formë të rregullt gjeometrike. Pajisje laboratorike janë mjete, vegla dhe enë që përdoren për
Kristal i hidratuar është substanca kristalore që përmban kryerjen e një eksperimenti (prove).
molekula uji. Komponime kimike quhet substanca e përbërë që mund të
Kristalizim quhet veprimi i ndarjes së substancës së tretur nga shpërbëhet në dy ose më tepër substanca të thjeshta.
tretësi në trajtë kristalesh të pastra. Komponime amfotere janë komponimet kimke që kanë njëko-
Kristalografia është disiplinë speciale që merret me studimin e hësisht veti të veprojnë edhe me acide edhe me baza.
kristaleve. Komponim dyjar është komponimi kimik që formohet vetëm
prej dy elementeve kimike.
L Komponime inorganike janë të gjitha komponimet kimike që
Letra filtruese është letër speciale me të cilën kryhet filtrimi. gjenden në botën mineralogjike.
Ligji i ruajtjes së masës (ligji i Lavuazjerit) është ligj themelor Komponim trijar është komponimi kimik që formohet vetëm prej
në kimi. Ky ligj thotë: masa e substancave gjatë rekasionive tre elementeve kimike.
kimike nuk ndryshon, por ajo mbetet e njëjtë. Ose masa e sub- Përqendrim quhet madhësia fizike që shprehet me raportin e
stancave nistore në një reaksion kimik gjithmonë është e sasisë së substancës mbi vëllimin e tretësirës.
barabartë me masën e produkteve të reaksionit.

97
Përzierje heterogjene është perzierja, te e cila përbërësit mund Tretësira është përzierje homogjene që përbëhet prej tretësit
të dallohen me sy, lupë ose mikroskop. dhe substancës së tretur.
Përzierje homogjene është perzierja, tek e cila përbërësit nuk Tretësira fiziologjike është tretësira të cilën e merr personi i
mund të dallohen me sy, lupë ose mikroskop. sëmurë nëmpërmjet venës së gjakut. Ajo është tretësirë 5% e
Përzierje quhet bashkimi (përzierja) i dy ose më tepër substan- klorurit të natriumit ose tretësirë 5% e glukozës (sheqerit të
cave. rrushit).
Piroliza (shpërbërje termike) është shpërbërje e substancës me Tretësirë e holluar është tretësira që përmban pak substancë të
nxehtësi. tretur.
Produkt i reaksionit kimik është një ose më shumë substanca Tretësirë e përqendruar është tretësira që përmban shumë sub-
kimike, që fitohen gjatë zhvillimit të reaksionit kimik. stancë të tretur.
Proton është grimca elementare në bërthamën e atomit, që ka Tretësirë e tejpërqendruar është tretësira e tejngopur.
masë relative 1 dhe ngarkesë pozitive +1. Tretësirë joujore është tretësira, te e cila si tretës nuk është uji,
por ndonjë tretës tjetër.
R Tretësirë ujore është ajo tretësirë, te e cila si tretës është uji.
Reaksion ekzotermik është reaksioni kimik që shoqërohet me Tretja është proces gjatë të cilit një substancë tretet në ndonjë
çlirim të nxehtësisë. tretës.
Reaksion endotermik është reaksioni kimik që shoqërohet me Tretshmëria është sasia më e madhe e masës së ndonjë sub-
përthithje të nxehtësisë. stance, që mund të tretet në temperaturë të dhënë.
Reaksion i kthyeshëm është reaksioni kimik, kur kushtet e Trup është sendi që ka formë, masë, madhësi dhe zë një vend
reaksionit, përqëndrueshmëria e substancave dhe përqen- të caktuar në hapësirë.
drimet e tyre, kushtëzojnë që prej produkteve, të fitohen përsëri
substancat nistore. V
Reaksion kimik (shih) shndrrim kimik. Valencë është aftësia e atomit të një elementi që të lidhet me
Reaktant është substanca kimike që hyn në reaksion kimik. numër të caktuar atomesh të një elementi tjetër.
Veti fizike është vetia që vështrohet me shqisa dhe me instru-
Sh mente.
Shkrirje është kalimi i substancës prej gjendjes agregate të Veti kimike është ajo veti e substancës që vrojtohet kur substan-
ngurtë në gjendje agregate të lëngët. ca merr pjesë në reaksionet kimike.
Shndërrim fizik është shndrrimi gjatë të cilit nuk fitohen sub- Vështrim është ndjekja e dukurive dhe proceseve, reaksioneve
stanca të reja, por ndryshon vetëm forma, madhësia ose gjend- dhe substancave me kujdes të caktuar.
ja agregate e substancës.
Shndërrim kimik është procesi gjatë të cilit shndërrohet përbër-
ja kimike e substancës. Si rezultat prej substancës fitohen sub-
stanca të reja me veti të reja.
Shpërbashkim elektrolitik (disocijim) është shpërbërja e sub-
stancës kimike nga molekulat e ujit deri në jone.

S
Simboli kimik është shenja me të cilën shënohet elementi
kimik.
Sistemi peiodik i elementeve është tabela e ndërtuar nga
Mendelejevi, pas zbulimit prej tij të ligjit periodik. Në të janë të
renditura elementet kimike sipas numrit të protoneve në
bërthamën e atomit të elementit.
Sublimimi është kalimi i një substanca prej gjendjes agregate
të ngurtë në gjendje agregate të gaztë dhe anasjelltas, pa kalu-
ar në gjendje të lëngët.
Substanca elementare janë substancat kimike në gjendje të
lirë.
Substancë e pastër është substanca e cila gjithmonë në të
gjitha pjesët e saj ka veti të njëjta, sipas të cilave dallohet prej
substancave tjera.
Substancë është lloji i veçantë i materies nga e cila përbëhen
(ndërtohen) trupat.
Substancë higroskopike, është substanca që e thith lagështia
prej ajrit.
Sulfate quhen kripërat e acidit sulfurik.

T
Temperatura e shkrirjes është ajo temperaturë në të cilën sub-
stanca shkrin.
Temperatura e valimit është ajo temperaturë në të cilën sub-
stanca valon.
Temperatura është madhësi fizike që e shpreh gjendjen termod-
inamike të trupave që varet përpjestimisht prej energjisë kinetike
të molekulave ose atomeve të një trupi.
Indeksi është numri që shënohet në formulën kimike, në anën e
djathtë poshtë të simbolit kimik dhe tregon numrin e atomeve të
elementeve.
Tretës është lëngu që e tret substancën e tretur. Zakonisht ai
është në tepricë.

98

You might also like