Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 72

SISTEME SHENDETESORE

LLOJET & KARAKTERISTIKAT

Cili është modeli më i


mirë?
Struktura e prezantimit
A. Modelet e sistemeve shëndetësore;
Sistemi Shëndetësor Gjerman;
A. Sistemi Shëndetësor Britanik;
B. Sistemi Shëndetësor Kanadez;
C. Sistemi Shëndetësor i SHBA-se

2
Sistemi
• Një grup pjesësh qe veprojnë ne
mënyrë te koordinuar për te
arritur qëllime te përbashkëta.

3
Qëllimet baze te një sistemi
shëndetësor
1. Ruajtja e shëndetit te njerëzve –
parandalimi i sëmundjeve;
2. Trajtimi i sëmundjes;
3. Mbrojtja financiare e popullatës nga
shpenzimet mjekësore me ane te
sigurimeve shëndetësore –
solidariteti.
4
Sistemet e Kujdesit Shëndetësor

5
Pasqyre Krahasimore
Shteti Jete Vdekshm. Mjeke Infermie Shpenzime % e GDP % e kostos
r e
paguar
gjatësia foshnjore / 1000 / 1000b. / b. USD për shëndet. nga
b. Qeveri
a
Australia 81.4 4.2 2.8 9.7 3,137 8.7 67.7

Kanadaja 80.7 5 2.2 9 3,895 10.1 69.8

Franca 81 4 3.4 7.7 3,601 11 79

Gjermani 79.8 3.8 3.5 9.9 3,588 10.4 76.9

Japonia 82.6 2.6 2.1 9.4 2,581 8.1 81.3

Norvegjia 80 3 3.8 16.2 5,910 9 83.6

Suedia 81 2.5 3.6 10.8 3,323 9.1 81.7

Britania 79.1 4.8 2.5 10 2,992 8.4 81.7

SHBA 78.1 6.7 2.4 10.6 7,290 16 45.4

6
Modelet e Sistemeve Shëndetësore
A. Modeli Beveridge
B. Modeli Bismarck
C. Modeli i Sigurimit Shëndetësor
Kombëtar (NHI)
D. Modeli me pagese nga xhepi (Out – of –
Pocket)

7
Modeli Bismarck - 1
• I quajtur kështu sipas Kancelarit te Prusisë Otto
von Bismarck, i cili aplikoi welfare – in ne
shekullin e 19th.
• Thelbi i këtij modeli është: financimi publik dhe
dhënia e shërbimeve shëndetësore kryesisht
private.

8
Modeli Bismarck - 2
• Skemat e sigurimeve shëndetësore quhen “ fonde
te sëmundjes” dhe financohen bashkërisht nga
punedhenesit dhe punëmarrësit zakonisht ne
raportin 50%:50% nëpërmjet zbritjes nga
pagesat.
• Skemat e sigurimit tip Bismarck duhet te
mbulojnë te gjithë popullatën pa diskriminim,
dhe nuk janë për te fituar.

9
Modeli Bismarck - 3
• Megjithëse ky është një model me shume pagues,
Gjermania ka me shume se 200 fonde te
ndryshme, rregullimi shume strikt i jep shtetit
shume kontroll.
• Mjeket e shërbimit ambulator, dentistet
farmacistet dhe spitalet kane prirje te jene private
ne vendet me sigurim Bismarck.

10
Modeli Bismarck - 4
• Modeli Bismarck ndeshet ne Gjermani, France,
Belgjike, Holande, Japoni, Zvicër, shumicën e
vendeve ish socialiste (Ceki, Hungari, Sllovaki,
Slloveni, Kroaci, etj.) dhe ne disa vende te
Amerikës Latine.
• Edhe sistemi shëndetësor shqiptar është i tipit
Bismark.

11
Modeli Beveridge - 1
• Është quajtur kështu sipas emrit teWilliam
Beveridge, një ekonomist anglez i cili, ne 1943,
projektoi Shërbimin Kombëtar Shëndetësor
(NHS) te Britanisë.
• Ne këtë sistem, kujdesi shëndetësor jepet dhe
financohet nga Qeveria nëpërmjet taksës, pra ky
model ka financim publik dhe dhënie publike te
shërbimit shëndetësor.

12
Modeli Beveridge - 2
• Karakteristike e këtij modeli është edhe kostua e ulet e
shërbimit shëndetësor për fryme, sepse qeveria, si
paguesi i vetëm, kontrollon çfarë bëjnë e llogaritin
mjeket .
• Shume spitale, por jo te gjitha, janë prone e Qeverise;
disa mjeke janë nëpunës te Qeverise, por ka edhe mjeke
private qe paguhen me fee nga Qeveria. Ne Britani,
pacienti asnjëherë nuk merr një fature nga mjeku.

13
Modeli Beveridge - 3
• Vende qe përdorin modelin Beveridge ose
variacione te tij janë Britania e Madhe
si vendlindja, Spanja, shumica e
vendeve Skandinave, Zelanda e Re,
Hong Kong-u.

14
Modeli i Sigurimit Shëndetësor Kombëtar
(NHI) - 1
• Ky sistem ka elemente te te dy sistemeve, Beveridge dhe
Bismarck.
• Thelbi i këtij modeli është financimi publik dhe dhënia
private e shërbimit shëndetësor, pra përdor dhënësit
private, por pagesa vjen nga një program sigurimi qe
drejtohet nga Qeveria ku çdo qytetar paguan.
• Meqenëse nuk ka nevoje për marketing, nuk ka motive
financiare për te refuzuar pretendimet dhe nuk ka fitim,
këto programe universale sigurimi janë me te lira dhe
me te thjeshta nga ana administrative.

15
Modeli i Sigurimit Shëndetësor Kombëtar
(NHI) - 2
• Skema e sigurimit shëndetësor, duke qene pagues i vetëm i
shërbimit shëndetësor, ka fuqi te konsiderueshme tregu për
te negociuar për çmime me te ulëta si me dhënësit e
shërbimeve shëndetësore (mjeket, dentistet, etj.) edhe me
prodhuesit e barnave. Sistemi Kanadez p.sh. ka negociuar
çmime te tilla te ulëta me kompanitë farmaceutike qe i ka
bere Amerikanet te anashkalojnë farmacitë e tyre dhe te
blejnë ilaçe ne kufirin verior.

16
Modeli i Sigurimit Shëndetësor Kombëtar
(NHI) - 3
• Avantazhi qe kane skemat e sigurimit shëndetësor ne këtë
model te kontrollojnë kostot duke kufizuar shërbimet
shëndetësore qe ato do te paguajnë, ka çuar edhe ne lindjen e
problemeve te listave te pritjeve, pra duke i bere pacientet te
presin për tu trajtuar.
• Sistemi klasik NHI gjendet ne Kanada, por disa vende te
industrializuara si – Taiwani dhe Korea e Jugut – kane
adoptuar me shume sukses modelin e Sigurimit Shëndetësor
Kombëtar (NHI).

17
Modeli me pagese nga xhepi (Out – of –
Pocket) - 1
• Ky është modeli me vjetër i sistemeve shëndetësore e ka
ne thelb financimin privat e dhënien private te shërbimit
shëndetësor; pra nëse do shërbim shëndetësor paguaj me
para ne dore.
• Sisteme shëndetësore te organizuara, financuara dhe
rregulluara kane ndërtuar vetëm vendet e zhvilluara e te
industrializuara te botes. Shumica e vendeve ne planet
janë shume te varfër dhe te paorganizuar për te dhënë
çdo kujdes shëndetësor masiv. Rregulli baze ne vende te
tilla është qe te pasurit marrin kujdes shëndetësor; te
varfrit rrinë te sëmurë ose vdesin.

18
Modeli me pagese nga xhepi (Out – of
– Pocket) - 2
• Ne rajonet rurale te Afrikës, Indisë, Kinës dhe Amerikës se
Jugut, qindra milionë njerëz e kalojnë jetën e tyre pa u pare
kurrë nga një mjek. Ata mund te kenë akses te një xherah
fshati qe përdor ilaçe popullore te cilat mund te bëjnë ose jo
efekt ndaj sëmundjes.
• Ne boten e varfër jo rralle pacientet paguajnë ne natyre
mjekun për shërbimin qe marrin. Nëse nuk kane gjë, atëherë
mbeten pa shërbim mjekësor. P. sh. Ne Etiopi, një vend
afrikan me rreth 70 milionë banore ka një spital për rreth
gjysme milioni banore. Ne këtë vend, për shumicën e
popullsisë rurale, te vizitohesh te një mjek është pothuajse e
pamundur.

19
GJERMANIA

MODELI BISMARCK
Historia
• Gjermania është vendi i pare ne bote qe aplikoi një
sistem te detyrueshëm te sigurimeve shoqërore (Sistemi
Bismark 1883).
• Ky sistem u zgjerua me vone (1884) edhe për rreziqet
nga aksidentet ne pune dhe invaliditetin.

21
Struktura e Organizimit
• Themeli kryesor i sistemit politik dhe po
ashtu shëndetësor Gjerman është – ndarja e
fuqive vendim – marrëse midis Landeve dhe
qeverise federale, me delegim te qeverisjes
statutore te skemave te sigurimeve ne
organizmat joqeveritare korporatiste.
• Ka tri nivele: federal, landet dhe korporatat

22
Niveli federal
Ministria e Shendetesise është e ndare ne 5 divizione me 2
nëndivizione secila:
1. Administrimi dhe lidhjet ndërkombëtare;
2. Prodhimet farmaceutike/mjekësore dhe kujdesi afat gjate;
3. Kujdesi shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore statutore;
4. Mbrojtja e shëndetit dhe luftimi i sëmundjeve;
5. Mbrojtja e konsumatorit (kryesisht e lidhur me ushqimet)
dhe mjekësia veterinare.

23
Institutet Kombëtare
a. Instituti Federal për Farmaceutiken dhe Pajisjet Mjekësore;
b. Instituti Gjerman për Dokumentacionin Mjekësor dhe
Informacionin;
c. Instituti Federal për Sëmundjet ngjitëse dhe jo – ngjitëse (Robert
– Koch – Institute);
d. Instituti Federal për serumet dhe vaksinat (Paul – Ehrlrich –
Institute);
e. Qendra Federale për Edukimin Shëndetësor ruajtjen dhe
promocionin e shëndetit;
f. Instituti Federal për Mbrojtjen e Shëndetit te Konsumatoreve dhe
Veterinarisë;

24
Niveli i Landit
Ministritë e Landeve janë te kombinuara me ceshtjet sociale e
punën. Kane nga një divizion te shëndetit i cili është i ndare
ne shume njësi si:
Y shërbimet e shëndetit publik dhe higjiena ambientale;
Y promocioni shëndetësore, parandalimi dhe kujdesi për AIDS;
Y spitalet ne pronësi te shtetit, planifikimi spitalor ;
Y mbikëqyrja e profesioneve shëndetësore dhe institucioneve te
tyre profesionale;
Y farmaceutika dhe mbikëqyrja e farmacisteve;

25
Niveli i korporatave
Korporatat përfaqësohen nga shoqatat ligjore te
“mjekeve” dhe te “dentisteve” si dhënës (te shërbimit)
dhe fondet e sëmundjes (sigurimeve shëndetësore) dhe
bashkimeve te tyre si blerës (te shërbimeve). Çdo land
ka disa shoqata mjekesh por është një shoqate federale
(ne Keln).
Çdo mjek qe trajton te sëmurë te siguruar është i detyruar
te jete anëtar i shoqatës respektive. Spitalet nuk
përfaqësohen nga institucione korporatiste ligjore por
nga organizata qe bazohen ne ligjin privat te cilat kane
organizim ne Lande dhe federale (ne Dyseldorf).

26
Dhomat Profesionale
• Ka edhe dhomat profesionale për mjeket, dentistet,
farmacistet dhe veterineret ku sipas ligjit te gjithë duhet te
jene anëtarë.
• Infermieret, mamitë, fizioterapistet dhe grupet e tjerat nuk
konsiderohen profesioniste ne kuptimin ligjor dhe nuk janë
organizuar ne dhoma.
• Aktore te tjere:
• Organizatat vullnetare si shoqatat shkencore (mbi 100) etj.

27
Planifikimi, rregullimi dhe menaxhimi 1
• Niveli federal: rregullon ceshtjet e
barazisë, gjitheperfshirjes dhe rregullat e
dhënies dhe financimit te shërbimeve
sociale.
• Libri i Kodit Social (SGB) është guri i
themelit te legjislacionit te sigurimit social
ku futet edhe sigurimi shëndetësor statutor.

28
Planifikimi, rregullimi dhe menaxhimi 2
• Ministria e Shendetesise është përgjegjëse për
mbikëqyrjen e bashkëpunimit te shoqatave federale te
mjekeve dhe fondeve te sëmundjes si edhe kujdesit
afatgjate (long – term care).
• Mbikëqyrja e fondeve te sëmundjes qe veprojnë ne te
gjithë vendin është përgjegjësi e Zyrës Federale te
Siguracioneve e cila përgjigjet edhe për llogaritjen e
mekanizmit te kompensimit te riskut te strukturuar
midis te gjithë fondeve te sëmundjes

29
Niveli i Landit
Qeveritë e landeve përgjigjen për:
Y mirëmbajtjen e infrastrukturës spitalore nëpërmjet
planeve spitalore dhe financimit te investimeve,
Y shërbimet e shëndetit publik (me disa përjashtime ne
nivelin federal);
Y përgjigjen për edukimin e mjekeve, dentisteve dhe
farmacisteve;
Y mbikëqyrjen e dhomave te mjekeve te rajonit, si edhe te
shoqatave te mjekeve te rajonit dhe fondeve te
sëmundjes qe veprojnë ne atë rajon;

30
Niveli i korporatave
Kane pozite qendrore brenda sistemit te sigurimit shëndetësor;
• Fondet e sëmundjes, si blerës te shërbimit kane te drejte dhe
detyrim te mbledhin kontribute nga anëtaret e tyre dhe te
përcaktojnë masën e kontributit te nevojshëm për te mbuluar
shpenzimet.
• Institucionet e korporatës (shoqatat e mjekeve dhe dentisteve) si
dhënës te shërbimeve kane për detyre te japin te gjithë shërbimet
personale te kujdesit shëndetësor akut.
• Shoqatat e mjekeve dhe dentisteve kane monopol te korporatës qe
do te thotë se spitalet nuk kane te drejte te ofrojnë kujdes
shëndetësor ambulator.

31
Komiteti Federal i Mjekeve
dhe Fondit te Sëmundjes
• Është trupi me i larte negociator midis mjekeve
dhe fondeve te sëmundjes, i krijuar me 1923 e
përbehet nga 9 anëtarë nga secila plus 1 anëtar
neutral i propozuar nga secila dhe një kryetar
neutral i pranuar nga te dyja.
• Spitalet kontraktojnë individualisht me fondet e
sëmundjes kur kane me shume se 5% te tregut.

32
Decentralizimi
Sistemi shëndetësor gjerman është shume i decentralizuar me
delegim te shumicës se fuqisë nga shteti ne korporatat
• privatizimi është një tjetër tregues i rendesishem i sistemit
shëndetësor gjerman: shërbimi ambulator, dentar,
farmaceutik dhe pjesërisht spitalor (private non – for – profit
dhe private for – profit).
• dekoncentrimi ka pak rendësi vetëm ne fushën e shëndetit
publik Kjo për shkak te faktit qe shumica e niveleve te
administrimit nuk kane ndonjë zyre administrative nen –
nivel pasi te gjitha njësite politike nga niveli lokal e lart kane
qeveritë dhe përfaqësuesit e tyre te zgjedhur e autonom.

33
Sistemi kryesor i financimit 1
• Sistemi kryesor i financimit te kujdesit shëndetësor është
sigurimi shëndetësor statutor (SHI) me fondet e sëmundjes.
• anëtarësia ne fondin e sëmundjes është e detyrueshme për
punonjësit me te ardhura vjetore nen 40 000 Euro ne vit ne
perëndim dhe nen 32 000 Euro ne vit ne lindje dhe është
vullnetare për ata mbi ketë nivel;
• 88% e popullsisë mbulohen nga SHI me 74 % te detyrueshëm dhe
14% vullnetare;
• 9% mbulohen nga skemat private, 2% nga qeveria (policet,
ushtaret etj.) dhe vetëm 0.1% janë te pasiguruar

34
Sistemi kryesor i financimit 2
• Kontributet mbështeten vetëm ne te ardhurat (jo kursimet
apo pronat) dhe mbulojnë fëmijët apo bashkëshortin (kur
është pa te ardhura). Shuma totale e kontributit është deri ne
një nivel te sipërm;
• kontributet pjesëtohen ne mënyre te barabarte midis
punedhenesve dhe punëmarrësve p.sh. 13.5% ndahet ne
6.75% dhe 6.75%;
• për te punësuarit me te ardhura nen një prag, paguan
vetëm punedhenesi;
• për te papunët dhe pensionistet paguajnë fondet e
papunësisë dhe te pensionit;

35
Përfitimet Shëndetësore
Tipet e përfitimeve te përfshira ne pakete janë:
. / parandalim sëmundjesh;
. / screening për sëmundje;
. / trajtim te sëmundjes (kujdes ambulator, dentar, barna,
kujdes jo – mjekësor, pajisje mjekësore, kujdes spitalor,
kujdes infermjeristik, ne shtëpi, dhe kujdes rehabilitues ne
fusha te caktuara);
. / transport;
. / pagese për sëmundjen pas 6 javëve te para (qe paguan
punedhenesi) ne masën 80% deri ne 78 jave;

36
Burimet plotësuese te financimeve
• Sigurimi shëndetësor statutor – 68.2%
• Taksat – 10%;
• Pagesat private (out of pocket) – 10.8% te totalit;
• Sigurimet shëndetësore private – 6.6%;
• Te tjera 4.4%
Sistemi shëndetësor gjerman është i shtrenjte. Shpenzimet zëne
me shume se 10% te GDP-se;
• shpenzimet ne kujdesin ambulator janë te larta;
• ne kujdesin spitalor dhe investime janë rritur shume ne vitet
e fundit.

37
Shërbimet e Shëndetit Publik
Shërbimi jepet nga 360 zyrat e shëndetit publik ne te gjithë vendin:
. / mbikëqyrje e punonjësve ne institucionet e kujdesit shëndetësor;
. / parandalim dhe monitorim i sëmundjeve ngjitëse;
. / mbikëqyrje e aktiviteteve komerciale si ushqimet, farmaceutiken
dhe barnat;
. / fusha te caktuara te higjienës ambientale;
. / këshillim ne ceshtje shëndetësore dhe sociale;
. / dhënie e shërbimeve psikiatrike (sociale) te orientuar ne komunitet;
. / edukim dhe promocion shëndetësor;
. / ekzaminim fizik te fëmijëve te shkollës dhe te grupeve te tjera.

38
Kujdesi Shëndetësor Parësor
• Praktikat solo zëne 75%;
• Vetëm 5% e tyre kane te drejte te trajtojnë pacientet
brenda spitalit;
• Rreth 11 000 mjeke janë akredituar te trajtojnë pacientet
ambulatore. Këta janë kryesisht shefat e shërbimeve te
cilët e bëjnë ketë aktivitet ne kohe te caktuar p.sh. kur
praktikat janë mbyllur;
• Pacienti e zgjedh vete mjekun e familjes dhe shpesh edhe
specialistin.

39
Shërbimi i Kujdesit Spitalor
• 2260 spitale me 572 000 shtretër (6.97 shtretër për 1000
banore);
• spitalet publike zëne 55% te shtretërve;
• spitalet private jo – fitimprurëse zëne 38% te shtretërve;
• spitalet private fitimprurëse zëne 7% te shtretërve;
• shfrytëzimi i shtratit është rreth 80%;
• vetëm spitalet universitare kane departament për outpatients
• 87.5% e shtretërve te spitaleve janë kontraktuar nga fondet e
sëmundjes;
• 2.7% janë kontraktuar nga fondet private;
• 1.5 % janë pa kontrate;

40
Shërbimi i Kujdesit Spitalor 2
• 1400 institucione me 190 000 shtretër (2.32 shtretër për
1000 banore) janë për kujdes parandalues dhe rehabilitues;
• pronësia është publike – 15%, jo – fitimprurëse 16% dhe
fitim – prurës 68%;
• kirurgjia ditore është rritur shume ne vitet e fundit

41
Burimet Njerëzore
• Mjeket janë 3.5 mjeke për 1000 banore me rritje rreth 2%;
• Dentistet janë 0.8 për 1000 banore;
• Farmacistet janë 0.6 për 1000 banore;
• Infermieria me ligj nuk konsiderohet profesion, pra nuk
regjistrohen. Ka 9.6 infermiere për 1000 banore

42
Burimet Njerëzore - Trajnimi
• Trajnimi është përgjegjësi e ndare midis edukimit,
shendetesise, vete - rregullimit profesional dhe qeverise.
• Dhomat e mjekeve rregullojnë specializimet dhe edukimin e
vazhdueshëm.
• Landet janë përgjegjëse për rregullimin dhe financimin e
edukimit si edhe për regjistrimin dhe mbikëqyrjen e
profesioneve duke përfshire edhe profesionet shëndetësore.

43
SISTEMI SHENDETESOR BRITANIK

MODELI BEVERIDGE

4
Te përgjithshme
• I themeluar ne vitin 1948, sistemi shëndetësor i financuar
vetëm publikisht i quajtur Shërbimi Kombëtar Shëndetësor
(NHS) ofron kujdes shëndetësor universal për rezidentet ne
UK.
• Ne secilin vend perberes te UK (Anglisë, Irlandës seVeriut,
Skocisë, Uellsit), departamenti kombëtar i shëndetit është
përgjegjës për te marre vendimet politike dhe caktimin e
buxhetit, ndërsa blerja e shërbimeve shëndetësore i
delegohet institucioneve rajonale dhe dhënia e shërbimeve
shëndetësore dhënësve lokale publike.
Te përgjithshme
• Karakteristikat dalluese te NHS janë një
kombinim i mbulimit universal dhe aksesit, kosto
e vogël dhe kontroll i rrepte i saj.
• E krahasuar me vendet e tjera Europiane dhe
SHBA, shpenzimi totale i NHS është relativisht i
ulet (8.4% te GDP dhe 2,760 USD për fryme ne
2006).
Te përgjithshme
• Ne treguesit e gjendjes shëndetësore te popullatës, treguesit
e UK janë te përafërta me vendet e tjera te zhvilluara.
• WHO e renditi UK te 18-ten ne një krahasim te sistemeve
shëndetësore te botes.
• Pergjegjesite janë decentralizuar ne secilin nga vendet
perberes te UK (Anglisë, Irlandës seVeriut, Skocisë,
Uellsit), qe ka rezultuar ne drejtime te ndryshme ne
reforme neper UK.
Te përgjithshme
• Sistemi shëndetësor Anglez ka pësuar shume ndryshime
organizative nga rregullimet konkurruese drejt tregut gjate
qeverisjes konservative te MargaretThatcher-it, ne nxitjen e
bashkëpunimit midis blerësve dhe dhënësve te shërbimeve
shëndetësore gjate qeverisjes laburiste teTony Blair-it.
• Qeverisja Brown i vuri theksin parandalimit duke krijuar
mundësinë qe klinikat shëndetësore te jene te hapura ne
orare te përshtatshme, pra pasditeve dhe ditët e Shtuna, për
te mundësuar qytetareve te konsultohen pa dëmtuar punën.
Aksesi
• Kujdesi mjekësor parësor jepet pa pagese ne piket e
përdorimit, duke përfshirë shërbime parandaluese, kujdes
shëndetësor spitalor dhe outpatient, shërbime mjeku, kujdes
shëndetësor mendor dhe rehabilitim.
• Mbulim shëndetësor u jepet te gjithë rezidenteve te
Mbretërisë se Bashkuar, rezidenteve te Komunitetit
Ekonomik Europian, dhe qytetareve te vendeve te tjera me
marrëveshje reciproke nëpërmjet NHS.
Aksesi
• Bashkepagesat për shërbimet shëndetësore janë te pakta
kryesisht për shërbimet dentare dhe disa barna me
recete. Fëmijët, te moshuarit, gratë shtatzëna, njerëzit
me gjendje te caktuara mjekësore dhe te paaftët dhe ata
me te ardhura te ulëta shpesh janë përjashtuar nga këto
bashkepagesa. Pagesat Out-of-pocket u llogariten
afërsisht 12% e shpenzimeve totale te shëndetit ne 2005.
Aksesi
• Karakteristike interesante është fakti qe ne
Britani, shumica e popullsisë mbështetet ne NHS
për kujdes shëndetësor dhe vetëm pak njerëz
zgjedhin te blejnë sigurim shëndetësor shtese
privat (vetëm 11.5% e popullsisë ne 2001).
• Ky është jo thjesht një vazhdim i prirjes
tradicionale por është i cilësisë se shërbimit
shëndetësor qe te ofruar.
Aksesi
• Anglia ka arritur sukses relativ ne zvogëlimin e
kohëve te gjata te pritjes për kujdes shëndetësor,
një ceshtje e vjetër me sistemin shëndetësor te
UK, duke rritur kapacitetet dhe stafet e spitaleve,
duke vendosur target me te shkurtër te
maksimumit te pritjes (18 jave) dhe menaxhimin
me strikt te performances se dhënësve te
shërbimit. Për me tepër, u fut një lloj tregu, ku
pacientet mund te zgjedhin dhënësit me kohe me
te shkurtër pritje ne piken e referimit.
Financimi
• Qeveria britanike vendos një buxhet te caktuar
(capped) për NHS ne një cikël tri vjeçar.
Administratat ne pjesët e tjera te UK vendosin
buxhetet e tyre te veçanta.
• NHS financohet para se gjithash nga taksimi i
përgjithshëm (taksat direkte, taksat e vlerës se
shtuar, kontributet e te ardhurave te punonjësve,
dhe taksimi lokal).
Financimi
• Afërsisht 87% e shpenzimeve totale te NHS
financohet publikisht, i përberë nga taksimi i
përgjithshëm (76%), kontributet e sigurimit
kombëtar (19%) dhe nga detyrimet e
përdoruesve (5%). Pjesa e mbetur e fondeve vjen
nga pagesat out-of-pocket dhe pagesat për ata qe
zgjedhin te blejnë sigurim suplementar privat.
Dhënia e shërbimit
• Mbretëria e Bashkuar ka një sistem shëndetësor te
mbështetur ne mjekun e përgjithshëm, kujdesi shëndetësor
parësor i dhënë nga mjeket e përgjithshëm (GP) bazuar ne
vendndodhjen e banese se tyre.
• GP kane dy role kyç: 1. te japin kujdes parësor; 2. te
veprojnë si gatekeeper (roje e portës) për akses ne
kujdesin e kujdesit te specializuar. Një individ nuk mund
te kërkojë shërbim te specializuar pa një referim nga GP
i tij.
Dhënia e shërbimit
• Shumica e GP janë teknikisht te vetëpunësuar qe japin
shërbim ne NHS me kontrate, kështu qe ata paguhen
direkt nga institucionet lokale (Trustet e Kujdesit
Parësor ne Angli, partnershipi i Kujdesit Primar ne
Irlandën eVeriut, Bordet e Kujdesit ne Skoci dhe Bordet
Lokale te Shëndetit ne Uells) nëpërmjet një kombinimi
te metodave qe konsistojnë ne rroge, banore dhe fee-
for-service.
Dhënia e shërbimit
• Dhënësit private caktojnë vete pagesat për
shërbim dhe përgjithësisht nuk reimbursohen nga
sistemi publik.
• Sidoqoftë, me vetëm 2.5 mjeke për 1,000 banore
ne 2006, pra mangësi për mjeke te përgjithshëm
dhe specialiste ka çuar ne shqetësim për cilësinë
dhe kohet e pritjes.
Modeli i Sigurimit Shëndetësor
Kombëtar
KANADAJA
Te përgjithshme
• Kanadaja ka një sistem shëndetësor te financuar
publikisht qe jep mbulim universal te te gjithë
rezidenteve kryesisht nëpërmjet dhënësve private.
• Qeveria federale vendos standardet kombëtare për
kujdesin shëndetësor, jep mbështetje financiare për
programet provinciale dhe te territoreve dhe jep
shërbim direkt për shtresa te caktuara si ushtaraket,
veteranet, njerëzit qe jetojnë ne rezervate dhe te
dënuarit ne burgjet federale.
Te përgjithshme
• Qeveritë e dhjete provincave dhe tri territoreve
administrojnë dhe financojnë shërbimet
shëndetësore.
• Skemat e sigurimit shëndetësor duhet te plotësojnë
pese parimet e vendosura ne Aktin Kanadez te
Shendetesise, qe janë:
a. te disponueshem për te gjithë rezidentet kanadeze,
b. gjithë përfshirës ne mbulim,
c. te arritshëm për popullsinë,
d. te transferueshem midis provincave, dhe
e. te administrohen publikisht.
Aksesi
• Nen sistemin kanadez te shendetesise, te njohur si
“Medicare” mbulimi universal jepet për çdo
rezident legal. Ky sigurim mbulon shërbimet e
domosdoshme mjekësore spitalore, për mjeke,
dhe diagnostik, duke i bere ato pa pagese ne piken
e përdorimit.
• Shumica e kujdesit dentar, kujdesit për shikimin
(optika), pajisjet mjekësore dhe barnat me recete
nuk mbulohen nga Medicare-i.
Aksesi
• Shume kanadeze (65%) fitojnë mbulim shtese nga planet e
sigurimit shëndetësor privat, kryesisht nëpërmjet
punedhenesve te tyre, për te plotësuar kujdesin qe nuk
mbulohet ose mbulohet pjesërisht nga Medicare. Për fëmijët,
pleqtë dhe marrësit e asistencës sociale, shume nga këto
shërbime jepen nga programe te tjera publike.
• Megjithëse aksesi ndaj një varieteti te gjere te shërbimeve
shëndetësore është i mundur nen Medicare, koha e pritjes për
kujdes te specializuar mbetet një problem sistemik,
veçanërisht për shkak te disponueshmerise se teknologjisë
mjekësore dhe mungesave te profesionisteve te shendetesise.
Aksesi
• Ne vitet e fundit, shqetësimet publike mbi kohet e
pritjes dhe problemet e aksesit kane vene ne lëvizje
komitetet qeveritare për te gjetur strategji për te
zgjidhur këto probleme dhe nxiten investimin e 4.5
miliardë USD për gjashte vitet e ardhshme nga qeveria
federale.
• Një studim ne vitin 2005 tregoi se 57% e kanadezeve me
probleme shëndetësore raportuan te kenë pritur për me
shume se katër jave për te takuar specialistin.
Financimi
• Sistemi kanadez i Medicare – it financohet para se gjithash
nëpërmjet një kombinimi te taksave federale, provinciale dhe
te territoriale. Qeveria federale transferon fonde te
mbledhura nga taksat e te ardhurave federale ne provinca.
Fondet federale llogariten deri afërsisht një te treten e
shpenzimeve për kujdesin shëndetësor.
• Qeveria federale impon ndëshkime financiare mbi
provincat nëse nuk ndjekin parimet ne Aktin Kanadez te
Shendetesise, por detyrimi është i kufizuar ne këto
ndëshkime dhe bindjet politike.
Financimi
• Qeveritë provinciale dhe te territoreve administrojnë skemat
e sigurimeve shëndetësore dhe negociojnë pagat e
profesionisteve te shendetesise qe punojnë për sistemin dhe
vendosin pagesat për shërbimet e mjekeve. Si rezultat, planet
e sigurimit ndryshojnë lehtësisht midis provincave.
• 74% e financimit për kujdesin shëndetësor ne Kanada vjen
nga burime publike. Pjesa e mbetur ndahet midis
shpenzimeve nga xhepi (out-of-pocket) (15%), pagesat nga
sigurimet shëndetësore private (12%), dhe fondet e
sigurimeve sociale për kompensimin e punonjësve dhe
kërkimet (3%).
P
Financimi
• Ne Kanada, shpenzimet për shendetesine llogariten 10% e GDP-
se dhe kushtojnë 3,678 USD për fryme ne vitin 2006, midis UK
dhe USA. Shpenzimet ne spitale dhe mjeket (43% ne 2005) zënë
pjesën me te madhe te shpenzimeve totale.
• Gjate disa dekadave, pjesa federale e pagesës për provincat është
ulur nder vite. Si qeveria federale ashtu edhe qeveritë provinciale
janë përballur me deficite financiare dhe po zvogëlojnë shpenzimet
ne shërbimet shëndetësore.
• Kjo ka shkaktuar shkurtim te forcës se punës mjekësore dhe rritje
te listave te pritjes për pacientet si pasoje e kufizimit te
regjistrimit te studenteve te mjekësisë, blerjes te teknologjisë
mjekësore dhe mbylljes ose shkrirjes se shume spitaleve.
Dhënia e shërbimit
• Shërbimi parësor jepet nga mjeket e përgjithshëm
dhe te familjes, te cilët janë te punësuar privatisht
përgjithësisht punojnë ne grupe te vogla praktike.
• Ata paguhen ne baze te pagese për shërbim (fee-
for-service) dhe i drejtojnë faturat e tyre për kujdes
shëndetësor direkt ne planin e sigurimit provincial
ose territorial për te marre pagesën.
• Tarifat e pagesës negociohen midis provincave dhe
grupeve te mjekeve.
Dhënia e shërbimit
• Kujdesi shëndetësor primar i shërben dy qëllimeve
kryesore:
1. dhënien direkte te shërbimeve si parandalim, trajtim te
sëmundjeve dhe dëmtime te zakonshme, dhe kujdes
emergjent;
2. te koordinoje kujdesin shëndetësor te pacientit dhe te
japë referimet për specialiste.
Kanadezet mund te zgjedhin mjekun e tyre dhe
megjithëse nuk kërkohen referim për te takuar një
specialist, ka stimuj për te dekurajuar vete-referimin.
Dhënia e shërbimit
• Shumica e spitaleve drejtohen nga bordet
komunitare te trusteve, organizata vullnetare,
ose komunat si institucione jo fitimprurëse.
• Spitalet janë relativisht autonome ne veprimet
e tyre te përditshme, me kontroll mbi burimet
dhe shpenzimet, por duhet te zbatojnë
buxhetet vjetore globale operative te
vendosura nga qeveritë provinciale ose
territoriale.
• Mjeket e spitaleve janë private te kontraktuar.
Modeli i SHBA- se
• Sistemi aktual shëndetësor amerikan është një përzierje e
te katër modeleve te mësipërme pasi ne sistemin e tyre
shëndetësor te fragmentuar, ndeshen elemente te te
katërve.
• Ne SHBA, veteranet trajtohen sipas modelit Beveridge,
pensioniste me skemën e Medicare – it, trajtohen sipas
modelit kanadez te Sigurimit Shëndetësor Kombëtar.
Për ata punonjës qe kane sigurim shëndetësor ne pune
ndeshim modelin Bismarck.

70
Modeli i SHBA- se
• Për 15 perqind te popullsisë qe nuk kane siguracion
shëndetësor, (42 milionë banore), ndeshim modelin e
pagese nga xhepi. Ne këto raste, SHBA ngjan me vendet
e varfra te botes ku dera e një mjeku te hapet veten nëse
mund te paguash faturën nga xhepi ne kohen e trajtimit
ose nëse je shume i sëmurë për tu pranuar ne urgjencën
e spitalit publik.
• Kjo ka shkaktuar tregues jo te mire te gjendjes
shëndetësore te popullatës dhe pakënaqësi te mëdha.

71
Modeli i SHBA- se
• Përpjekje për reformimin e sistemit shëndetësor ne
SHBA janë bere qe ne vitet 1930 nga Presidenti Rusvelt,
e me vone nga shume presidente te tjerë por pa rezultat.
• Reforma shëndetësore e Presidentit Bama synon
pikërisht ndryshimin e organizimit te sistemit
shëndetësor Amerikan për ti dhënë mundësi edhe atyre
qe nuk kane mundësi financiare te jene te siguruar.

72

You might also like