Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 11

I.

Përkufizoni institutet apo konceptet juridike te mëposhtme:

1. E drejta private - Teresia e normave juridike qe rregullonte marredheniet mes shtetasve.

2. E drejta publike - Teresia e normave juridike qe rregullonte marredheniet mes shtetasve dhe shtetit.

3. E drejta familjare - Teresia e rregullave juridike qe rregullojne poziten juridike te personave te ndryshem
brenda familjes romake.

4. E drejta pronesore (Iura in Re) - Teresia e normave juridike qe rregullojne marredheniet pronesore midis
subjekteve te se drejtes

5. E drejta trashegimore - Teresia e normave juridike mbi trashegimine.

6. E drejta detyrimore - Teresia e normave juridike qe i jepnin te drejte disa subjekteve te kerkonin prej te
tjereve kryerjen e veprimeve ose mosveprimeve me vlera ekonomike.

7. E drejta kontraktore -

8. E drejta jashtekontraktore -

9. Marredhenie juridiko-pronesore - Marredheniet qe lindnin nga raportet juridike qe krijoheshin midis


subjekteve te se drejtes, me qellim realizimin e te drejtave te tyre.

10. Marredhenie juridiko-detyrimore - Marredhenia qe lindte ndermjet subjekteve te se drejtes me qellim


realizimin e interesave te tyre 1aterial apo personale.

11. Marredhenie juridike jashtekontraktore - Marredhenie qe krijojne detyrime te pabazuara ne nje


marreveshje ndermjet paleve. Marredhenie qe krijoheshin ne baze te pajtimit te supozuar te vullnetit te
paleve ne marredhenien e detyrimit.

12. Marredhenie bashkedetyrimore - Marredhenie qe lindin ndermjet disa debitoreve dhe nje kreditori, ose
ndermjet disa kreditoreve dhe nje debitori, ose ndermjet disa debitoreve dhe disa kreditoreve.

13. Subjekt i se drejtes - Subjekte te se drejtes ishin personat fizike dhe personat juridike, qe gezonin dhe
ushtronin te drejta brenda kufijve te caktuar nga ligji.

14. Subjekt 1t e drejtes familjare - Subjekte te se drejtes familjare jane personat fizike me lidhje gjaku ose jo.

15. Subjekt 1t e drejtes personale - Subjektet e te drejtes personale ishin personat fizike ose personat juridike.

16. Subjektet e se drejtes detyrimore - Te gjithe ata, ne ngarkim te te cileve qendronte nje detyrim (debitor)
ose te gjithe ata, ne favor te te cileve (kreditor) ekzistonte nje detyrim, i lindur nga ligji ose vullneti i tyre.

17. Subjekt i se drejtes te trashegimise - Subjekt i kesaj te drejte ishte trashegimlenesi dhe trashegimtari qe
permbushte kushtet per te qene i tille.
18. Trashegimlenes - Subjekti i cili ishte titullari 2t e drejtave dhe detyrimeve pronesore.

19. Trashegimtar - Ai qe trashegon pasurine a dicka tjeter pas vdekjes se pronarit te pasurise ne fjale.

20. Testator - Personi qe kishte lene testamentin (testamentlenesi)

21. Legatar - I nderuar me leg ishte trashegimtari, ne favor te te cilit testatori urdheronte marrjen e nje
aktiviteti pasuroror.

22. Objekt i se drejtes personale -

23. Objekt i se drejtes familjare - Marredheniet bashkeshortore, ato te sui iuris me alieni iuris dhe raportet
juridike mes tutorit/kujdestarit dhe pupilit.

24. Objekt i se drejtes pronesore - Jane persona fizike te ndryshem nga sklleverit.

25. Objekt i se drejtes trashegimore - Kompleksiteti i raporteve juridike per te cilat ishte tiutllar i ndjeri.

26. Objekt i se drejtes detyrimore - Veprimet ose mosveprimet te cilat konsistonin ne berjen apo mosberjen e
dickaje, ne dhenien e dickaje ose ne zhdemtimin dhe shumefishimin e dickaje.

27. Zotesia juridike - Cilesia e nje personi te caktuar per te qene titullar i te drejtave dhe detyrimeve.

28. Zotesia per te vepruar - Me zotesi per te vepruar juristet romake kuptonin zotesine juridike qe i njihet
subjektit te se drejtes qe te dale i pavarur ne jeten private juridike, te perdore te drejtat e njohura dhe te
plotesoje te gjitha detyrimet e marra.

29. Person fizik - Sot, eshte njeriu si qenie njerezore, i cili konsiderohet si i tille vetem per shkak te cilesive te
tij natyrore. Ne te drejten romake, person fizik quhej vetem njeriu i lire, i cili konsiderohej s ii tille per
shkak te cilesive natyrore dhe cilesive ligjore.

30. Person juridik - Person artificial qe nuk ekzistonte natyralisht. Ai krijohej nepermjet ligjit, i cili percaktonte
dhe personalitetin e tij juridik.

31. Sui iuris - Nenkuptonte cdo person qe ishte i lire ndaj pushtetit te te tjereve.

32. Alieni iuris - Te gjithe personat qe gjendeshin nen pushtetin e atit ose burrit te tyre.

33. Vdekje civile - Nenkuptonte humbjen e zotesise juridike te personit per shkaqe te percaktuara me ligj.

34. Comorienca - Kur me shume se dy persona te familjes kishin vdekur ne te njejten kohe, prezumoheshin se
kishin vdekur ne te njejten kohe. Kur vdisnin bashke at e bir, prezumohej se nese femije ishte i mitur,
kishte vdekur para atit. E kunderta prezumohej nese biri ishte madhor.

35. Cilesia ligjore per te qene subjekt - Qe nje person te ishte subjekt i se drejtes, dmth qe te mundej te
gezonte te drejta dhe t’i ushtronte ato vete, nevojitej zoterimi i disa cilesive natyrore dhe ligjore.

36. Status libertatus - Lidhej me cilesine e te qenit i lire. Per shkak te kesaj pozite, njerezit ndaheshin ne te lire
dhe jo te lire.
37. Status familiae - Lidhej me poziten juridike te subjektit brenda familjes. Prej ketij statusi, personat
ndaheshin ne sui dhe alieni iuris.

38. Status civitatis - Lidhej me cilesine e te qenurit qytetare romake. Prej kesaj pozite, te liret ndaheshin ne
shtetas romake dhe shtetas te huaj.

39. Ius naturalisatio -Natyralizimi ishte menyre per fitimin e statusit te qytetarit romak, per ata qe nuk lindnin
te tille. Ishte public dhe privat.

40. Ius suffragi - E drejta aktive e votimit, dmth e drejta per te votuar.

41. Ius honorum - E drejta pasive e votimit, dmth e drejta per t’u votuar.

42. Legitimatio activa - E drejta per te ngritur padi dhe per te qene padites ne nje process civil.

43. Legitimatio passiva - E drejta per te qene i padur, pra te ngrihej nje padi ndaj teje.

44. Ius post limnium - Ishte instituti qe rregullonte statusin e personit, pasi i kthehej liria.

45. Skllaveria - Qenie njerezore qe nuk konsideroheshin si subjekte te se drejtes dhe nuk gezonin zotesi
juridike.

46. Familja - Perbej nga grupi i personave qe gjendeshin nen nje pushtet familjar te perbashket, kishin lidhje
gjaku ose adoptimi dhe jetonin nen nje strehe te perbashket.

47. Consortium - Kooperativat familjare te agnateve, te cilat perbeheshin nga te afermit e lire dhe te
barabarte agnate.

48. Pater familiasi - I vetmi person sui iuris ne familje. Ushtronte pushtetin manus mbi gruan e tij dhe grate e
bijve te tij, patria potestas mbi bijte dhe pushtetin dominium potestas mbi sklleverit.

49. Gjinia agnante - Lidhje ne vije mashkullore midis personave qe jetonin se bashku per shkak te lidhjeve
gjinore dhe ekonomike, qe ishin te vendosur nen pushtetin e pater familiasit.

50. Gjinia cognante - Lidhje gjaku mes personave qe kishin nje paraardhers te perbashket. Te afermit e gjakut
ndaheshin ne linea recta dhe linea collateralis. Te aferm prej babait dhe nenes quheshin germani, prej
babait consaguinis, dhe uterini nga nena.

51. Martesa - Akt juridik, ku gruaja e sapo martuar dilte nga familja e femijerise dhe hynte nen pushtetin
manus te burrit te saj/apo paterfamiliasit te burrit.

52. Konkubinati - Forme bashkejetese ndermjet nje mashkulli dhe nje femre, pa qellime reciproke per te
lidhur martese.

53. Adoptio - Adoptimi i te miturve. Dhenia e atesise ne kete forme adoptimi realizohej nepermjet vullnetit te
adoptuesit dhe atit te te adoptuarit. Shkaqet ishin pergjithesisht ekonomike.

54. Adrogatio - Biresimi i nje mashkulli madhor prej nje adroguesi mbi 60 vjec. Dhenia e atesise realizohej
nepermjet vullnetit te adoptuesit dhe te te adoptuarit. Shkaqet ishin natyrore.
55. Manumissio - Forma te fitimit te statusit te qytetarit romak nepermjet clirimit nga skllaveria me vullnetin e
padronit.

56. Affectio maritalis - Nenkuptonte pelqimin per martese, qe jepej nga eterit ose pater familiasit respective
te bashkeshorteve te ardhshem (ne periudhen e lashte), ose nga dy bashkeshortet (ne periudhat e
mevonshme). Ky kusht duhet te ekzistonte pergjate gjithe kohes se lidhjes martesore, ne te kundert
martesa nderpritej.

57. Ius connubium - E drejta per te krijuar nje lidhje juridike te njohur me emrin martese/ nenkuptonte te
drejten per te formuar nje lidhje bashkeshortore, juridikisht te vlefshme.

58. Patria potestas - Ishte pushteti qe kishte paterfamiliasi mbi bijte e tij.

59. Manus - Pushteti qe paterfamiliasi kishte mbi gruan e vet, dhe grate e bijve te tij.

60. Confarreatio - Forme ceremoniale e marteses, pergjithesisht ndermjet te pasurve. Ne kete forme, mund te
lidhnin martese vetem patricet. Me vone, filloi te behej edhe me pranine e perfaqesuesve te fese. Ne
ceremoni merrnin pjese bashkeshortet dhe dhjete deshmitare ne moshe madhore.

61. Coemptio - Menyra e shprehjes se pelqimit reciprok ne kete lidhje nenkuptonte qe ati i nuses/
paterfamiliasi i saj jepte vajzen te familja e dhendrit dhe ne kembim merrte nje cmim simbolik.

62. Divortium - Divorci bilateral. Zgjidhja e marteses ne kete forme ishte per shkak te vullnetit nga te dyja
palet. Pra, kishte nje marreveshje te drejte dhe me mirebesim midis bashkeshorteve. Ky divorc behej per
disa arsye qe nuk vareshin nga morali i burrit dhe gruas, por nga shkaqe te tjera, te cilat e benin te
pamundur vazhdimin e marteses.

63. Tutoria - Ishte institucion me te cilin plotesohej mungesa e zotesise se veprimit te kategorive te personave
qe per shkak te moshes ose gjinise nuk ishin ne gjendje te merrnin pjese ne jeten ekonomike personalisht.

64. Kujdestaria - Ishte institucion me te cilin plotesohej mungesa e zotesise se veprimit tek personat qe nga
vete natyra duhet te kishin zotesi te plote veprimi, mirepo nuk e kishin per shkak te te metave personale.

65. Prone - Teresia e elementeve pasurore qe zoteron sipas ligjit nje person fizik ose juridik.

66. Pronar - Ishte vetem ai person qe vetem ne menyren e parashikuar juridike kishte vendosur pushtetin
juridik mbi nje send.

67. Bashkepronar - Personi qe eshte pronar i nje prone se bashku me nje person tjeter.

68. Pronesi - Nenkuptonte te drejten e perdorimit, gezimit dhe disponimit lirisht te sendit.

69. Fakt juridik - Cdo fakt qe prodhonte pasoja juridike te caktuara per subjektet e lidhura me te.

70. Marredhenie juridike - Marredheniet shoqerore te cilat rregullohen me normat e se drejtes e qe kane si
karakteristike se ato para se gjithash jane marredhenie fakti.

71. Akt juridik - Eshte shprehje e vullnetit qe permban normen juridike apo paraqet kushtin per zbatimin e
ndonje norme juridike.
72. Bashkepronesi - Kur disa persona jane pronare te te njejtin send, midis tyre vertetohet nje gjendje
bashkepronesie.

73. Posedim - Posedimi eshte nje gjendje ose raport i njeriut me sendin.

74. Ius utendi - E drejta per te poseduar e perdorur sendin.

75. Ius fruendi - E drejta per te mbledhur te mirat natyrore dhe civile te sendit.

76. Ius abutendi - E drejta per ta asgjesuar sendin perfundimisht apo poer ta tjetersuar ate.

77. Dominium - Pushteti i paterfamiliasit mbi sendet. Ky term perfshinte te drejtat pronesore dhe te drejtat
me karakter personal.

78. Pushtet juridik mbi sendin -

79. Pushtet fizik mbi sendin - Institut juridik qe paraqet pushtet faktik ndaj sendit. Sundimi efektiv i nje
personi mbi nje send dhe mbi te drejtat reale mbi ate qe ushtrohet drejtperdrejte ose nga nje person qe e
mban sendin.

80. Iura in Re - E drejta reale eshte teresia e normave qe i jepnin te drejta direkte titullarit te se drejtes
pronesore te perdorte sendin plotesisht apo pjeserisht sipas interesit te tij.

81. Iura in Re Aliena - Ishin te drejta reale mbi sendin e huaj dhe ndaheshin ne tre grupe. Ne grupin e pare,
benin pjese te drejtat reale qe lidheshim me gezimin dhe perdorimin e nje sendi ne funksion te nje tjetri.
Ne grupin e dyte, te drejtat reale te gezimit te prones se tjetrit dhe ne grupin e trete, te drejtat reale te
garancise qe sherbenin per sigurimin e kreditorit nga ana e debitorit.

82. Prone publike -

83. Prone private -

84. Prone peregrine - Prone e te huajve qe fitohej nepermjet menyrave te fitimit te pronesise sipas ius
gentium. Rendesia e kesaj prone u zbeh me daljen e ediktit te perandorit Caracallas ne vitin 212.

85. Prone kuirite - Te drejten per ta fituar kete lloj prone e kishin qytetaret romake, sui iuris, personat juridike
te themeluar sipas dispozitave te se drejtes dhe banoret e lire qe kishin ius commercii. Objekt i saj ishin te
gjithe sendet e gatshme per te qene objekt i fitimit privat, pervec tokave dhe sendeve qe u ishin marre
padrejtesisht pronareve.

86. Actio reivendicato - Padia e pronareve kuirite te cileve u ishte marre posedimi i sendit. Qellimi i saj eshte
kthimi i objektit ne posedim te pronarit. Kjo padi mund te ngrihej vetem nga pronari kuriti.

87. Actio negatoria - Padia qe ngrihej prej pronarit kur i dilnin pengesa per te gezuar te drejten e pronesise.
Qellimi i kesaj padie ishte refuzimi i kerkesave te paarsyeshme te atyre personave qe pretendonin se mbi
objektin e prones kishin ndonje te drejte reale.
88. Eviksion - Gjendje juridike, e cila lidhej me poseduesin e sendit, te cilit i mungonte pushteti juridik mbi
sendin. Ishte “rrezik” per bleresin, pasi lidhej me te drejten e kerkimit te sendit nga pronari i vertete.
Bleresi nese do te gjendej perballe nje situate te tille, ishte i detyruar te dorezonte sendin.

89. Send i patrupezuar - Res incorporales ishin sendet e krijuara nga dispozitat ligjore per te plotesuar
interesat ekonomike te njerezve. Ishin objekt i se drejtes reale dhe asaj detyrimore.

90. Send i trupezuar - Res corporals ishin sendet qe perceptoheshin, prekeshin dhe ishin objekte te botes
fizike. Keto sende ekzistonin pavaresisht dispozitave ligjore. Objekt i te drejtes reale dhe asaj detyrimore.

91. Res immobile - Ishin ato sende qe nuk mund te nderronin pozicionin pa e ndryshuar natyren. Sende te
paluajtshme ishin toka dhe cdo gje e lidhur me te.

92. Res mobile - Ishin ato sende qe mund ta nderronin pozicionin pa zvogeluar vleren dhe pa ndryshuar
natyren e tyre.

93. Send i zevendesueshem - Res fungibilis ishin objekt i marredhenieve qe kane si qellim perdorimin dhe
kthimin e sendit. Ne marredheniet juridike me keto sende, palet kishin detyrimin e kthimit ten je sendi
identik me te ose te vleres se tij.

94. Send i pazevendesueshem - Res nonfungibilis ishin objekt jo vetem i marredhenieve qe kishin per qellim
perdorimin dhe kthimin e sendit, por edhe pjese e marredhenieve te tjera. Ne marredhenie juridike me to,
palet kishin detyrim jo vetem kthimin e sendit, por edhe ruajtjen dhe mirembajtjen e tij.

95. Res mancipi - Te gjitha ato sende per te cilat qarkullimi civil behet ne forma solemne nga qytetaret
romake, duke u bazuar ne ius civile.

96. Res nec mancipi - Sendet e gatshme per qarkullim civil, qarkullimi juridik i te cilave behej ne forma me pak
solemne nga qytetaret romake dhe te huajt.

97. Res in commercio - Te gjitha sendet qe ishin pjese e qarkullimit civil, sipas te drejtes civile dhe qe
gjendeshin ne pervetesimin privat, dhe qe mund te ishin objekt i raporteve pronesore.

98. Res extra commercium - Nuk perbenin objekt te se drejtes pronesore, por ishin pjese e nje regjimi pozitiv,
sepse mbi to mund te krijoheshin marredhenie juridike.

Cdo send extra commercium eshte extra patrimonium (jashte pronesise private: pronat publike, res delicate
dhe res nullius). Jo cdo send extra patrimonium eshte extra commercium (psh: res delicate, res nullius jane
pjese e extra commercium).

99. Res singularis - Sende te perbera nga nje pjese e vetme. Ato perbeheshin nga nje unitet organik i pavarur.

100. Sende aksesore - konsideroheshin pjeset perberese pa te cilat sendi kryesor s’do te ishte ai qe eshte ne
te vertete.

101. Send kryesor - konsiderohej ajo pjese e sendit qe permbante ne vetvete karakteristikat e tij
102. Res divisibiles - sende te pjesetueshme ishin ato sende, qe mund te ndaheshin ne pjese te tilla, ku
secila prej tyre, pas pjesetimit ruante funksionin e se teres.

103. Res indivisibiles - sende te papjesetueshme ishin ato sende, qe po te ndaheshin ne pjese, asnjera prej
tyre nuk kishte vlerat e meparshme te perdorimit dhe dobishmerise per subjektet.

104. Sende frytdhenese - send frytdhenes konsiderohej cdo objekt qe per nga natyra ose sipas dispozitave
juridike kishte mundesi te krijonte vlera te reja ekonomike qe quheshin fryte. Ato i takonin pronarit te
sendit.

105. Occupatio - Fitimi i pronesise me ane te pushtimit ose te pervetesimit te sendeve res nullius, si edhe te
sendeve, zoteruesit e te cileve gezonin mbrojtje pronesore sipas te drejtes romake. Dy ishin kriteret e
fitimit te pronesise sipas kesaj menyre: a. sendi te ishte res apta dhe b. corpus + anima (zoterim fizik +
qellim te shprehur qarte)

106. Thesari (tesorus) - Thesare konsideroheshin gjerat me vlere te fshehura nga persona ne kohet e
hershme, identiteti i te cileve nuk mund te percaktohej. Pra, sende qe kane pasur pronar, por pronesia mbi
to eshte shuar.

107. Shtimi (accession) - Menyre e fitimit te pronesise per shkak te bashkimit ne menyre te pandashme te
sendeve te ndryshme. Ka tre raste shtimi: a. 2sp, b. 2sl, c. 1sp+1sl

108. Specificatio (Perpunimi) - Ishte rast i vecante i shtimit. Me ane te tij behej bashkimi i objektit te huaj te
punes dhe zotesive punuese te vete punuesit.

109. Usucapio - Menyre e fitimit te pronesise kuirite nga ato persona qe ushtronin pushtetin mbi sendet qe
nuk ishin prone e tyre, nese i plotesonin kushtet e parashikuara ne dispozitat ligjore.

110. Parashkrimi i gjate - Ky institute do te aplikohej vetem per tokat ne province dhe kishte per qellim te
mbronte punuesit afatgjate te tokes.

111. Mancipatio - Akt juridik, sipas ius civile qe mund te kryhej vetem nga qytetaret romake dhe ata qe
gezonin ius commercii. Qe kjo menyre te ishte e rregullt duhej te permbusheshin tri kerkesa: a. zotesia
juridike e subjekteve, b. sendi te ishte i pershtatshem, c. te respektohej forma juridike.

112. In iure cessio - menyre e fitimit te pronesise sipas gjykimit formal midis pronarit dhe fituesit te sendit.
Qe kjo menyre te ishte e rregullt duhej te permbusheshin po ato kerkesa si ne rastin e mancipimit. Objekt
fitimi mund te ishin res mancipi dhe res nec mancipi.

113. Traditio - Menyre e transferimit te pronesise per res mancipi dhe res nec mancipi. Konsistonte ne
dorezimin real te sendit. Sendi vihej ne dispozicion te bleresit nga ana e shitesit, me qellim zhveshjen e
ketij te fundit nga zoterimi i sendit.

114. Servituti - institute i se drejtes relae. Servituti ishte nje kufizim i caktuar, i vendosur ndaj pronesise se
nje prone (prona sherbyese) ne favor te nje prone tjeter (prona dominuese).
115. Uzufrukti - Nenkuptonte te drejten e perdorimit dhe te nxjerrjes se te mirave nga perdorimi i sendit te
tjetrit. Uzufrukti ishte nje servitut personal, ne baze te te cilit personi i autorizuar fitonte te drejten qe te
perdorte sendin e huaj dhe te mblidhte gjithe frytet, duke u detyruar qe sendin ta kthente tek zoteruesi.

116. Enfiteoza - Ishte institute i te drejtes reale mbi sendin e huaj, ne baze te se ciles nje subjekt
enfiteozmarresi mundej te gezonte dhe dispononte, ne menyre te plote, per nje periudhe te gjate kohore,
token bujqesore ne pronesi te nje subjekti tjeter, i cili ishte enifeozdhenesi.

117. Superficia - Ishte nje e drejte reale absolute, ne baze te se ciles, nje subjekt superficmarresi mund te
ndertonte dhe te mbante ne token e dikujt, perjetesisht ose per nje kohe te gjate, nje ndertese, me te
drejten per ta mbrojtur gezimin e saj, por edhe me detyrimin per t’i paguar pronarit te tokes nje qira
periodike, te quajtur solarium.

118. Kreditor - Subjektet aktive te se drejtes detyrimore, ne favor te te cileve qendronte kryerja e nje
veprimi juridik me vlera ekonomike apo perfitimi nga shlyerja e nje detyrimi te caktuar.

119. Debitor - Subjektet pasive te se drejtes detyrimore, ne ngarkim te te cileve rendonte kryerja e
veprimeve te caktuara.

120. Detyrim - Element i marredhenies juridike qe qendron ne faktin se subjekti i se drejtes si pjesemarres,
duhet te veproje ne nje menyre te caktuar, te kryeje veprime te caktuara dhe te abstenoje nga kryerja e
tyre./ Konsistonte ne ate qe debitorit i duhej te bente, ose te mos bente dicka ne favor te kreditorit,
debitori duhet te jepte dicka ne favor te kreditorit, debitori duhej te shumefishonte apo zhdemtonte.

121. Cedim aktiv - Nderrimi i kreditorit te meparshem ne nje kreditor te meparshem me nje kreditor te ri.

122. Cedim pasiv - Nderrimi i debitorit te meparshem me nje debitor te ri.

123. Kontrate - Veprimi juridik mes se paku dy subjekteve, me qellim ardhjen e pasojave juridike te
caktuara. Kontrata lindte per shkak te vullnetit te plote te paleve qe gezonin zotesi juridike dhe zotesi per
te vepruar.

124. Simulimi - Nenkuptonte qe palet ishin marre vesh te deklaronin dicka, qe ne te vertete nuk e donin,
por kete e benin, pasi qellimi i tyre ishte arritja e nje qellimi tjeter juridik. Doktrina juridike e perkufizoi
simulimin si nje menyre te vetedijshme te veprimeve, te cilat, sipas vleresimit objektiv, konsideroheshin si
shfaqje e jashtme e nje vullneti te caktuar, ndersa subjekti, ne menyre te vetedijshme, nuk nenkuptonte
formimin e ndonje kontrate te caktuar.

125. Reservation mentalis - Kur palet shfaqnin vullnetin, i cili nuk ishte vullneti i vertete i tyre, duke ia
mbajtur te fshehte njera-tjetres kete fak. Ne nje rast te tille, nuk ndryshonin efektet e kontrates, pasi ajo
konsiderohej e vlefshme per shkak te fuqise qe kishte vullneti i deklaruar.

126. Mashtrimi (dolus) - Shtremberimi i fakteve, me veprime direkte dhe te qellimshme nga njera pale, te
cilat ndikonin tek pala tjeter ne shprehjen e vullnetit te saj. Ndryshe njihet si ndryshimi artificial i se
vertetes mbi faktet.
127. Afat kontraktor - Ngjarje e sigurt e se ardhmes, nga ndodhja e se ciles varej fillimi ose nderprerja e nje
marredhenieje kontraktore.

128. Kontrata formale - Ishin ato kontrata kur marreveshja e paleve per te lidhur kontrate duhej te
manifestohej publikisht me fjale solemne dhe veprime simbolike.

129. Kontrata verbale - Kontrata qe lidheshin ne menyre solemne me ane te shqiptimit te fjaleve solemne.
Sponsio ishte nje betim dhe si e tille kishte forme verbale.

130. Kontrata reale - Forma reale e lidhjes se kontratave ishte dorezimi i sendit, qe ishte e vetmja shenje se
kontraktuesit jane te mendimit qe ta lidhin kontraten.

131. Kontrata literale - Keto kontrata ishin kontratat e lidhura me menyren e mbajtjes se regjistrit te
llogarive nga ana e paterfamiliasit.

Kontrata tipike literale ishin: huaja, huaperdorja, depozita dhe pengu.

132. Huaja - Kontrate reale qe konsistonte ne dorezimin e sendeve te zevendesueshme ne pronesi te


debitorit. Debitori kishte detyrimin qe, me kerkesen e kreditorit ose ne afatin e caktuar, te kthente te
njejten sasi te sendeve te marra hua.

133. Huaperdorja - Ishte nje kontrate reale, e cila konsistonte ne dorezimin e sendit ne duart e debitorit nga
ana e kreditorit. Kjo kontrate ishte e dyanshme dhe jo e barabarte, pasi per huamarresin mund te lindnin
detyrime, ne rastet kur sendi kishte te meta, por ai nuk mund te shpenzonte per mbajtjen e objekteve me
shume sesa perfitonte prej tyre.

134. Depozita - Ishte nje kontrate qe lidhej me faktin e dorezimit ten je sendi te pazevendesueshem nga
depozitelenesi tek depozitemarresi, i cili zotohej se do ta ruante sendin, pa pagese dhe do ta kthente ate
me kerkesen e depozitelenesit.

135. Pengu - Konsistonte ne dorezimin e nje sendi te pazevendesueshem kreditorit, i cili kishte te drejte ta
posedonte sendin, ta shiste dhe nga vlera e perfituar nga shitja, te mbante vleren e detyrimit primar qe i
kishte debitori, gjithnje nese ky i fundit nuk e permbushte kete detyrim.

136. Kontrata shit blerjes - Konsiderohej si nje kontrate konsensuale e dyanshme, qe lindte me
marreveshjen e thjeshte te shitesit dhe bleresit, nepermjet se ciles shitesi detyrohej t’i kalonte posedimin
e nje sendi bleresit, i cili detyrohej te paguante cmimin.

137. Consensus - Nenkuptonte qe palet duhet te merreshin vesh per te gjitha kushtet thelbesore apo te
domosdosshme te kontrates, ne menyre te shprehur apo te heshtur.

138. Kapari - Konsistonte ne nje paradhenie te plote ose te pjesshme bleresi i ardhshem i jepte shitesit te
ardhshem, per t’u angazhuar ne kontrate.

139. Kontrata e qirase - Ishte kontrata qe bente te mundur lindjen e nje raporti juridik ndermjet pronarit
ten je sendi, qe e jepte ne perdorim te te tjereve dhe subjektit, qe jepte shperblim ndaj ketij perdorimi nje
vlere ne te holla.
140. Kontrata e shoqerise - Kontrata qe lindte mes dy ose me shume ortakeve, me qellim krijimin e nje
entiteti te qarte dhe te perbashket mbi sendet, me qellim realizimin dhe permbushjen e nje ose disa
operacioneve ekonomike.

141. Delict - Cdo veprim antiligjor qe denohej ose shoqerohej me pasoja negative per autoret e tyre. Sipas
sanksionit kunder delikuentit, deliktet ndaheshin ne publike dhe private.

142. Quasidelictet - Te gjitha ato veprime antiligjore, te cilat ekzistonin, edhe kur ende nuk kishte ardhur
pasoja, por ekzistonte rreziku i ardhjes se saj.

143. Quasikontratat - Burim detyrimesh qe krijoheshin ne baze te pajtimit te supozuar te vullnetit te paleve
ne marredhenien e detyrimit.

144. Furtum - Vjedhja ishte delikt qe kishte te bente me cenimin e pasurise se tjetrit, cenim qe shoqerohej
me nxjerrjen e dobive per delikuentin. Objekt i sulmit ishte pasuria e tjetrit ndersa qellimi ishte perfitimi
material.

145. Injura - Cdo cenim i vlerave materiale dhe personale te tjetrit qe nuk ishte sanksionuar me ndonje
dispozite te vecante.

146. Rapina - Grabitja ishte pervetesimi apo cenimi i vlerave pasurore te tjetrit dhe nxjerrja e nje
dobishmerie te caktuar prej tyre, me ane te forces fizike.

147. Negatorium gestio - Ose inkompetenca per te kryer punet e huaja ishte nje kuazikontrate qe lindte
mes te paaftit ose perfaqesuesit te paautorizuar dhe personave, puna e te cileve ishte bere pa
marreveshje paraprake, pra, ishte kryer me iniciative te inkompetentit, por qe ishte e dobishme per ta. /
Mungesa e nje marreveshjeje te autorizuar per te kryer nje pune ne favor te dikujt tjeter.

148. Condicione sine causa - Ishin quasikontratat qe konsistonin ne pasurimin pa baza juridike qe
shoqeroheshin me padi me te cilat kerkohej kthimi i sendeve nga personat qe i mbanin ato pa baze
juridike.

149. Indebiti solution (Pagimi i padetyruar) - Dikush, duke besuar se ishte debitor ne nje marredhenie me
nje person te caktuar, kalonte ne dobi te tij, nje shume ose dicka tjeter dhe kreditori i supozuar e pranonte
ne mirebesim.

150. Testament - Ishte akti juridik, perms te cilit nje subjekt percaktonte ne forma te ndryshme
trashegimtarin e tij, duke percaktuar, me vullneti e tij, destinimin e te gjitha te mirave te tij, ose te nje
pjese te tyre.

151. Legu - Legu perfaqesonte urdherimin e bere prej testatorit ne testament, ose ne nje codicil
bashkangjitur atij, me ane te te cilit i jepej nje personi te percaktuar, pa i dhene titullin e trashegimitar, nje
entitet i caktuar pasuror, qe perfshihej ne masen e trashegimise dhe mund te perbehej nga nje send i
vetem i caktuar trashegimtarit ose nje te treti.

152. Te paslindurit (postumi) - Sipas Ligjit te XII Tabelave, ishte i ligjshem biri qe kishte lindur 10 muaj pas
vdekjes se atit. Nese do te kishte lindur gjate jetes se trashegimlenesit, do ishte pjesemarres ne suksedim.
153. Testament ushtarak - Testamenti militar qe mund te behej nga momenti i fillimit te sherbimit deri ne
ate te lenies se tij dhe kishte fuqi edhe pas nje viti nga mbarimi i sherbimit, nese nuk ishte ndryshuar gjate
kesaj kohe prej ushtarit.

154. Fideicomeisi - Manifestimi i vullnetit ne menyre joformale, me ane te te cilit nje testator i kerkonte
trashegimtareve, ose atyre qe do te trashegonin pasuri, duke iu lutur dhe duke u mbeshtetur ne
ndershmerine e drejtesine e tyre, qe te permbushnin pas vdekjes se tij, nje veprim te caktuar ne favor te
nje personi te trete.

155. Kodicilet - Cdo lloj shkrimi, me te cilin nje subjekt, jashte testamentit bente disponime te karakterit
pasuror, te cilat do te kishin vlere pas vdekjes se tij.

156. Heqja dore nga testamenti - Revokimi nga testament behej ne cdo kohe permes nje testament te ri,
duke deklaruar, para organeve kompetente, ose tre deshmitareve se ai e terhiqte ate si dhe pasi kishin
kaluar 10 vite nga hartimi i testamentit.

157. Padenjesia - Institut i krijuar me qellim qe trashegimlenesi te perjashtonte nga trashegimia, perfituesit
e mundshem te saj. Ky institut aplikohej ne raste si: vrasja me dashje e trashegimlenesit etj.

158. Rezerva ligjore - Instituti qe u krijua me qellim mbrojtjen e te femijeve te mitur/trashegimtareve te


mitur dhe atyre te paafte nga perjashtimi i mundshem i testatorit.

KC: Trashëgimlënësi nuk mund të përjashtojë nga trashëgimia ligjore fëmijët e tij të mitur ose trashëgimtarë të tjerë
të mitur që trashëgojnë me zëvendësim (neni 361, paragrafi i dytë), si dhe trashëgimtarët e tij të tjerë të paaftë për
punë në qoftë se thirren në trashëgim, dhe as të cenojë me testament në çdo mënyrë qoftë, pjesën që u takon këtyre
trashëgimtarëve në bazë të trashëgimisë ligjore, përveç kur këta janë bërë të padenjë për të trashëguar.

You might also like