Libri Njeriu Dhe Pylli Mesdhetar

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Libri “Njeriu dhe Pylli Mesdhetar”, tinguj te nje  

kembane per veshe te shurdher

(Thirgood,J.V.1981.  Man and the Mediterranean Forest, a History of resource Depletion)

Nga Enkeleda Pjetri, Haki Kola

Deri ne pranveren e vitit 1997, libri “Njeriu dhe Pylli Mesdhetar” i


autorit Thirgood, JV,  ishte pjese e fondit te pasur te bibliotekes se Universitetit
Bujqesor te Tiranes. Autori eshte nje pylltar profesionist, i cili ka nje experience
shume te madhe te ne ishullin e Qipros. Ai e ka botuar librin ne  vitin 1981 ne
formen e nje vepre klasike.  Me kete botim, bazuar dhe ne literaturen e perdorur 
ai deshmon  se eshte gjithashtu edhe nje historian i zoti, me njohuri te gjera mbi
literaturen moderne dhe antike te bazenit mesdhetar. Ne shume  vende te
mesdheut  ai rekomandohet si liber  shkollor, pasi eshte i shkruar mire dhe
lexohet me lehtesi per me shume eshte koncentruar ne me pak se 200 faqe.

Sic duket ky liber eshte vleresuar edhe per faktin se, duke treguar te kaluaren
dhe pesimet e shume fqinjeve mesdhetare, keto te fundit mund te sherbejne si
mesim per gjeneratat e ardheshme. E vecanta e tij eshte ndjekja hap pasi hapi e
bashkejeteses se njeriut me pyllin mesdhetar dhe evoluimin e shoqerise njerezore
ne kurriz te zvogelimit te pyllit dhe ne avancimin e tokave te shkretuara. Libri
deshmon se rreth 10 000 vite me pare, bazeni mesdhetar ishte i mbuluar me pyje,
duke nisur nga Oqeani Atlantik, deri te lumenjte Tiger dhe Eufrat.  Drejt Veriut,
pyjet shtriheshin deri ne akullnajat e Skandinavise; ne Jug nga bregu detit deri
thelle aty ku tani eshte shkretetira e Saharase. Ne Lindje, pyje te dendur me
drure gjigande shtriheshin nga bregu verior i Izraelit neper Liban e Siri, Turqi e
pastaj poshte deri ne Irak.  Klima ishte e bute, lumenjte rridhnin rrjedhshem
pergjate gjithe vitit, dhe toka ishte shume pjellore.

Banoret autoktone ishin gjuetare dhe grumbullues te produkteve nga  burime


natyrore, e per to pylli perbente njekohesisht sfide, strehe e burim te pasur
ushqimi: Quid est agricola, silvae adversaries. Bujqesia kerkonte pastrimin e
pyjeve per ti kthyer ata ne fusha. Popullsia po rritej dhe fshatrat u ndertuan duke
perdorur lenden drusore, e me pas do shnderroheshin ne qyteza e qytete. Me
rritjen e nevojave, pyjet u prene per lende drusore e dru zjarri, toka e tyre u
kthye ne fusha per bujqesi e kullotje,. Keshtu civilizimi dhe shpyllzimet u rriten
se bashku.

Civilizimi dhe shpyllezimi ishin te lidhur ne menyre simbiotike. Pylli ishte


burimi i vetem i druve te zjarrit, per gatim, ngrohje dhe ndertim. Lenda drusore
u kthye ne burimin paresor strategjik per qytetet dhe mbreterite qe u rriten prej
tij. Ajo ishte e nevojshme per te ndertuar anije qe benin te mundur tregtine me
zona te largeta; ishte lende e pare e duhur per te punuar qeramiken dhe bere
shkrirjen e metalit. Keshtu qe pyjet orfuan jo vetem mjetet per te realizuar
tregtine, por edhe per te tregtuar te mirat qe vinin prej tyre. Pyjet e medha u bene
trofete e perandorive te medha.

Rritja dhe zhvillimi i qyteterimit ne Bazenin Mesdhetar ishte i lidhur me


tatepjeten e pyjeve. Kjo nuk mund te thuhet per te gjitha vendet e Mesdheut. Ne
disa pjese te tij trashegimia pyjore u eshte pasuar gjeneratave deri ne kohet
moderne. Ashtu si Romaket I dhuruan Evropes geshtenjen e huazuar nga Turqia,
kohe pas kohe   mbreterit dhe qeveritaret, njohen rendesine e pyllit, dhe nevojen
per te mbrojtur ate, si nje burim te vlefshem dhe strategjik. Ripyllezimet, po
ashtu dhe shpyllezimet ndodhen ne kohet e lashta; druret u prene por nen
rregulla te rrepta, pyjet nuk u plackiten.

Autori konkludon se eshte kombinimi i tre faktoreve qe  mundi te shkaterronte


pyjet ne Mesdhe: 1) Lufta (ne te cilen pyjet u prene per arsye strategjike, por ne te
cilen edhe u dogjen per te privuar armikun nga nje burim i tille); 2) Qeveri te
dobeta (te pa afta per te ndaluar prerjet dhe shfrytezimin e tepruar ); dhe 3)
Triumfin e kullotave dhe kullotjes natyrore mbi bujqesine ( gje e cila filloi me
pushtimin e zones nga feja  Islame (632 – 732 AD).

Duke patur parasysh tre faktoret e shpyllezimit, autori vecon si me te demshmin


ne Mesdhe kullotjen  e dhive. Dhite jo vetem ngjiten ne drure per te ngrene
gjethet, por ato hane druret dhe filizat e rinj, duke ndaluar riperteritjen e  pyjeve
dhe shkretuar shpate te tera malore. Se bashku me delet, ato hane edhe barin,
duke shkaktuar zhveshjen e tokes. Te gjitha malet ne laberine tone, vazhdojne te
jene nje skene e gjalle ku ky process eshte ne kulmin e tij. Dhia, delja prerja e
zjarri po e bejne ate qe para mijra vitesh ndodhi ne sahara.

Rritje e shkalles se degradimit te pyjeve dhe shpyllezimit u shoqerua edhe me


ndryshimin e regjimit  klimatik.  Shiu qe depozitohej e ruhej ne pyll, tani rrjedh
lirshem shpateve te cveshura, duke marre me vete edhe token. Burimet u
mbushen me balte dhe pastaj u thane; fushat u zhduken.  Qytetet qe u ndertuan
perreth fushave pjellore ne mes te pyjeve, tanime u shkaterruan dhe u kthyen
rrenoja ne mes te rrafsheve sterile. Duke folur per qindra qytete te vdekura ne
veri te Sirise, Thirgood veren: evidencat  arkeologjike tregojne qe, ne te gjithe
rajonin, nga nje deri ne dy meter,  trashesia e tokes eshte pakesuar.” (p.103)

Nese u referohemi ritmeve aktuale te erozionit ne Shqiperi  prej humbjes nga


erozioni te 40 ton toke per hektar e kthyer ne nje shtrese toke 2.5 deri 3 mm ne
vit, ne 10 mije vjetet e fundit vendi yne ka humbur 25000 deri 30000 mm qe
perkthehet ne nje trashesi disa here me te madhe te shtreses tokesore te
pakesuar. Nese trashesia e tokes se humbur do te mbetet enigme, deshmitari, qe
jane shkembenjte e zbuluar anekend vendit, mjaftojne per te kujtuar sepse ato
qendrojne sot e kesaj dite te zbuluar.

Ne Turqi, e njohur ne kohet Bizantine (300AD-1000AD) si “vendi i njemije e nje


kishave”, verehet se ne shekullin e shtate, asnje kishe e re nuk eshte ndertuar dhe
ato ekzistueset u shkaterruan.(p24) Pergjate bregut jugor te Mesdheut, pyjet u
zevendesuan me shkretetiren e krijuar nga dora e njeriut. “Menaxheret e sotem te
Tokave te Mesdheut” besojne qe degradimi i peisazhit dhe tharja e pergjithshme
e tokes nuk ka ardhur si pasoje e ndryshimeve klimatike sic pretendon
Huntington , por si rezultat i keqperdorimit te tokes nga njeriu.” (25)

Thirgood eshte realist dhe jo nje romantik. Ai pranon qe civilizimi  nuk do te


kishte evoluar pa perdorimin e burimeve pyjore, por kjo  imponon edhe
pergjegjesine per te ruajtur dhe plotesuar keto te fundit. Pagesat per sherbime
mjedisore po aplikohen sot ne shume vende te civilizuara, per ta larguar
popullsine locale nga degradimi i mjedisit dhe per ta bere ate pjese te
rehabilitimit te pyllit e kullotes.

Ka pak  gjera qe nuk shkojne ne kete liber: eshte publikuar para 30 vjetesh,
ndoshta ka nevoje te shtohen disa fakte vecanerisht nga perllogaritja e vlerave
ekonomike dhe mjedisore e pyjeve mesdhetar, perdorimi i blegtorise per
sherbime mjedisore apo mbrotje nga zjarret. Duhet permendur me kryesorja:
libri mungon se tepermi, pra ka nevoje te jete i pranishem ne biblioteka e librari,
perse jo te futet edhe ne kurikulat e shkollave  tona, vecanerisht tu
rekomandohet studenteve te bujqesire apo pyjeve.  Ne me pak se 200 faqe ai te
shoqeron ne nje udhetim shume te gjate kohor e  mjaft te gjere gjeografik e
problematik, ndoshta te ben edhe te reflektosh, ku po shkon Shqiperia jone, me
relievin e brishte dhe me ritmet aktuale te erozionit. Eshte nje liber i
jashtezakonshem, qe i ngjan nje kembane qe bie pa pushim, per te na treguar se
si ishte dhe se ku mund te shkojme ne mesdhetaret nese nuk ndryshojme sjelljen
me kullotjen dhe pyjet. Libri mbulon me mjeshteri nje ceshtje te madhe ne nje
kohe te shkurter….

Ne anglisht:

 
From forest green to desert brown in 10,000 years,

The Book “ Man and the Mediterranean Forest” , a bell for deaf ear  (Thirgood,J.V.1981).  

By Enkeleda Pjetri, Haki Kola

There are three factors combined to destroy the Mediterranean forests: 1) War
( in which trees were cut for strategic purposes, but in which forests also were
burned to deprive enemies of those very resources); 2) Weak governments ( who
were unable to keep wholesale clearing or excessive exploitation from occuring);
and 3) The triumph of pastoralization over agriculture ( which he dates from the
conquest of the area by Islam [632-732AD]).

Of the three key factors of deforestation, the most damaging has been
pastoralization, particularly the herding of goats. Goats not only climb trees to
eat the leaves, they also eat all of the new trees, preventing reforestation.
Together with sheep, they eat all of the grasses as well, thus denuding the land.

As deforestation became widespread the climate began to be affected. Rain that


had been stored by the forests now ran off, carrying with it the soil. Streams
silted up and then dried up. Fields were washed away. Cities that had been built
surrounded by fertile fields in the midst of forests now became ruins in the midst
of sterile plains. Speaking of hundreds of dead cities in northern Syria Thirgood
notes: "These ruins stand on rock. The archaeological evidence indicates that,
over the whole region, from three to six feet of soil has been removed." (p.103)

"Present-day Mediterranean land managers believe that the landscape decay and


general desiccation of the Mediterranean region is not a consequence of adverse
climatic conditions as [Ellsworth] Huntington claimed, but as a result of man's
misuse of the land." (p.25)

You might also like