Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

SPORTE

Gjatë dekadave të fundit, Tirana ka përqafuar të gjitha llojet e sporteve. Nëse ju pëlqen të ngjiteni në
mal, të notoni, të luani tenis ose të bëni hipizëm në Tiranë do të gjeni vendin e duhur. Edhe pse ka
shumë pak klube të organizuara, të apasionuarit pas sportit do t’a gjejnë gjithmonë një zgjidhje. Dhe
ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.

Dajti Adventure Park është hapur në Korrik 2017 dhe është bërë mjaft popullor. Ju mund të shkoni
me makinë, ose me teleferik. Udhëtimi me teleferik është akoma më magjepsës, pasi mund të
shijoni pamjen e mahnitshme mbi fshatrat dhe kodrat e Tiranës. Dhe më e mira është se çmimi i
udhëtimit me teleferik është i përfshirë në çmimin e biletës për në Parkun e Aventurave në Dajt.
Hyrja në parkun e aventurës kushton 10 euro (1400 leke) për të rriturit dhe për fëmijët 8 euro (1000
leke) (përfshirë udhëtimin me teleferik).
Ky park është për të gjitha moshat. Për fëmijët deri në moshën 7 vjeç janë lojërat dhe shtigjet e
lehta. Lojërat e tjera për fëmijët mbi 8 vjeç dhe për të rriturit. Nuk duhen teknika të veçanta ngjitje, as
përgatitije fizike. Është një vend për t'u argëtuar, për të provuar guximin, për të kapërcyer frikën tuaj
dhe për të shijuar natyrën e bukur në pyll. Niveli i vështirësisë fillon në një nivel të ulët, shënuar me
ngjyrë të verdhë dhe përparon në një nivel shumë sfidues i shënuar me ngjyrë të kuqe.  Fëmijët janë
ata që e duan dhe shijojnë më shumë Parkun e Aventurave. Në park ata mund të veprojnë në
mënyrë të pavarur, të përpiqen dhe të dështojnë dhe të përpiqen përsëri, të kapërcejnë frikën e tyre
pa asnjë rrezik. Çdo shteg përfundon me rrëshqitje në litar, ku njerëzit ulen me shpejtësi nga lart-
poshtë. Kjo është një përvojë fantastike, dhe gjithkush do të donte ta përsëriste shumë herë. Shumë
të huaj apo turistë po e frekuentojnë këtë park që kur u hap. Kjo është një arsye tjetër për të vizituar
Malin e Dajtit, nga i cili pamja është spektakolare.
Dajti Mini Golf është fusha e vetme e mini golfit në Tiranë. Kjo pistë në mes të ajrit të freskët në
malin e Dajtit është kthyer tashmë ndër argëtimet e preferuara në Dajti Ekspres. Fusha e Mini Golfit
u hap në Tetor 2018, një vit pas hapjes së Dajti Adventure Park. Pista është e strukturuar me 18
gropa si për të rritur dhe fëmijë.
Rock Tirana Climbing Center është një palestër fantastike malore, ku alpinistët mund të sfidojnë
limitet e tyre fizike dhe të mësojnë rreth këtij sporti aventure. Kjo palestër është krijuar nga një grup
të rinjsh, disa vite më parë. Gjendet diku prapa Qytetit Studenti në Tiranë.
Është e vetmja palestër e këtij lloji në Tiranë. Shumë fëmijë përdorin këtë vend për të mësuar rreth
këtij sporti, por gjithashtu organizojnë dhe ditëlindje apo aktivitete shkollore. Gjithashtu kjo qender
organizon dhe kurse trajnimi duke praktikuar ngjitjen në zonën malore rreth Tiranës.
Keni menduar si është të udhëtosh me balonë? Atëherë mos ëndërroni më, por përjetojeni me Hot
Air Balloon Albania. Udhëtimi zgjat zakonisht 1 orë e 30 minuta dhe do të mrekulloheni nga ndjesia e
fluturimit me balonë, saqë do të donit ta përsërisni sërish.

You might also like