Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Tema:Roli i diasporës në zgjimin e ndërgjegjes shqiptare

Shqiptarët në Bullgari

Punoi:Adis Huqi
Klasa:XI-B
Pranoi:Aida Dunisha
Ishte, pra, 1 janari i 1893-shit. Ky veprim do të ishte hapi i parë drejt shndrrimit të kryeqytetit bullgar në një nga qëndrat e
rëndësishme të lëvizjes nacionalçlirimtare dhe të ideve rilindëse, deri në krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Trajtimi me përparësi në
këtë kumtesë i gjithçkaje që lidhet me „Dëshirën” shpjegohet me faktin se kjo shoqëri ngërthen e zbërthen nga çdo këndvështrim krejt
problematikën, të shkuarën, të tashmen e bazat e të ardhmes së bashkësisë së shqiptarëve në Bullgari. „Dëshira” u bë sinonimi i
veprimtarisë së mirëfilltë atdhetare shqiptare në Bullgari, duke e shndrruar këtë vend e sidomos kryeqytein Sofje në një nga qëndrat
më të mëdha botuese të emigracionit shqiptar. Pavarësisht se formalisht antarësia në shoqërinë „Dëshira” u rezervohej ortodoksëve,
në të vërtetë, nënvizimi i faktit që „shoqëria kishte karakter të theksuar kulturor” dhe përbëhej nga ata që flasin shqip, pasqyrohej edhe
në statut: „Çdo shqiptar, që dëshiron lulëzimin e gjuhës së kombit shqiptar, konsiderohet antar”, përderisa shoqëria në fjalë
synonte „të shpërndajë dije dhe të hapë shkolla shqipe në Shqipëri”. „Dëshira” ishte e pavarur nga shteti bullgar, prej të cilit vetëm
mbështetej financiarisht. Ajo filloi mësimdhënien e shqipes për të mitur e të rritur, sidhe botonte organin e vet të shtypit, „Kalendarin
kombiar”. Aty botoheshin me shumicë materiale letrare-artistike dhe fare pak artikuj me karakter politik. Me rëndësi të posaçme ishte
fakti që „Kalendari kombiar” u bënte thirrje shqiptarëve të kishin besim e të mbështeteshin në forcat e veta, jo në të huajt dhe të ishin
të vllazëruar. Duke vënë në dukje se midis myslimanëve dhe të krishterëve nuk ka dallime, theksohej: „Zoti na ka krijuar të gjithë –
shqiptarë, prej kaq kohe flasim këtë gjuhë dhe kemi një gjak. Feja është diçka që ndryshon. Më parë se të krishterë e myslimanë,
jemi shqiptarë”. Ndër bashkëpuntorët më në zë të „Kalendarit kombiar” , të botuar qysh më 1897 nga Kosta Jani Trebicka dhe Kristo
Nini Luarasi, shquhej Lumo Skëndua (pseudonimi i Mithat Frashërit).

Por organi më i njohur e më i rregullt i „Dëshirës” ishte e përdyjavshmja demokratike e përparimtare „Drita”, që doli në periudhën
1901-1908 dhe kishte kryeredaktor Shahin Kolonjën. Në materialet e „Dritës” përvijoheshin detyra për emigracionin shqiptar, jo vetëm në
Bullgari, por edhe më gjerë, duke i parë problemet në lidhje të ngushtë me zhvillimet në Shqipëri. Shtypshkronja e Kristo Luarasit
„Mbrothtësia” shtypi 50 libra të ofruara nga „Dëshira” , të cilat u dërguan në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare. Gjithashtu, „Dëshira” punoi
shumë për të përhapur krijimet e Sami Frashërit. „Dëshira” dhe „Mbrothtësia” u bënë furnizueset kryesore të shkollave të sapoçelura në
Shqipëri, me materiale didaktike dhe me gazeta. Veprimtaria teatrore e „Dëshirës” ishte, po ashtu, e gjerë. Të hollat e mbledhura nga pjesët e
vëna në skenë, dërgoheshin në Shqipëri.

Nuk mund të lemë pa përmendur ndihmesën e madhe që ka dhënë në ato vite shqiptari katolik Josif Bagëri me botimin e gazetës demokratike
„Shqypeja e Shqypnisë”.

Në dhjetëvjecarin e fundit të shekullit XIX, në vazhdën e pararendësve të tyre të hershëm, arbënashëve, – që i dhanë emrin një fshati të tërë,
kur u ngulitën në Bullgari, – mijëra shqiptarë, kryesisht nga trevat jugore të Shqipërisë, emigruan në Bullgari për shkaqe ekonomike. Ata
zunë punë dhe u strehuan në qytetet Sofje, Plovdiv, Varnë, Plevnë, sidhe në katundin Rilë, i famshëm për manastirin ortodoks. Vlen të
theksohet se qënia pranë njëri-tjetrit, pa dallim feje, e të mërguarve, ishte jo vetëm dëshmi dhe konkretizim i thënies së famshme „Feja e
shqyptarit asht shqyptaria”, por edhe garanci për zhvillimin e një veprimtarie të gjithanshme atdhetare. Pas mbledhjeve te dyqani i
Dhimitër Moles, te kafeneja „Shqypria” e Spiro Goros apo te lokali i Adem Shkabës, pasonte lëçitja dhe shpërndarja e librave shqip dhe
rrahja e shkëmbimi i mendimeve për rrugën që duhej ndjekur deri në çlirimin e trevave shqiptare nga robëria shumëshekullore otomane. Në
këtë atmosferë të shëndetshme lindi ideja e themelimit të një shoqërie atdhetare, që të shërbente si vatër për të gjithë emigrantët shqiptarë.
Bëhet fjalë për shoqërinë „Dëshira”, që, siç do të thoshte kënga, „Që më një të kollozhekut / u formua shoqëria, / u formua brenda mu
në Sofje/ për lirin’ e Shqipërisë”.

 Shpërngulja e shqiptarëve në trojet e Bullgarisë së sotme ka një histori të gjatë. Ekzistojnë burime që tregojnë se shqiptarët kanë
jetuar në Bullgari që në kohën e mesjetës.Disa nga ardhësit e parë shqiptarë në Bullgarinë moderne ishin të besimit romak katolik
ose ishin minatorë në Kopilovtsi, Montana Province, një fshat në afërsi të një qendre të madhe minierash Chiprovtsi. Kopilovtsi u
krijua midis shekullit të 15 dhe të 17, kjo bazuar në të dhënat mbi një kishë katolike të ndërtuar në fillim të shekullit te 17.
Ndryshe nga popullata katolike në fshatrat e tjerë të rajonit, vendasit nga Kopilovtsi kanë qënë me origjine shqiptare.
 Në një raport tjetër të vitit 1647, Petar Bogdan gjithashtu rreshton 1.200 shqiptar katolike në Kopilovtsi, por shënon se ata kanë
nisur të përdorin sllavishten. Në vitin 1658, Petar Bogdan shkruan se janë mbi 1.500 shqiptare në Kopilovtsi që flisnin bullgarisht
dhe u kishin mbetur disa gjurme të gjuhës së tyre të origjinës. Kopilovtsi, se bashku me Chiprovtsi, u shpopullua me shkatërrimin
e Kryengritja e Chiprovtsi në 1688.Banorët e parë shqiptarë në veri të Bullgarisë nuk ishin vetëm katolikë. Në një letër të vitit
1595 dërguar Princit të Transilvanisë

 Mbas Pavarësie së Bullgarisë nga sundimi Perandorisë Otomane në 1878, mbërritën shumë shqiptare si emigrantë politik. Një
organizatë patriotike e shqiptarëve në Bullgari, Longing, u krijua më 1 janar 1893 në Sofje dhe si fillimi kishte 53 anëtare. Një
shtyp në gjuhën shqipe u krijua menjëherë pas saj; përmes kalendarëve dhe gazetave, shtëpia botuese publikoi vepra të
rëndësishme patriotike të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, përfshirë dhe botimet e vëllezërve Naim Frashëri dhe Sami Frashëri.

You might also like