Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 43

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHINA”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI : GJUHË DHE LETËRSI GJERMANE

Tema: ``Das Parfum – Die Geschichte eines Mörders``


(Modeli postmodern)

PUNIM SEMINARIK

Profesoresha e lëndës: Studentja :

Prof. ass. dr. Albulena Blakaj Albane Ibrahimi

Tetor 2021, Prishtinë

1
2
Abstrakti

“ Das Parfum - Die Geschichte eines Mörders ” është vepra më e njohur e shkrimtarit
Patrick Süskind. Personazhi kryesor Jean - Baptiste Grenouille u lind në Paris, në vitin 1738,
prapa një tezge peshku të nënës së tij. Dhe kur flitet për postmodernen, shpesh e lidhim edhe me
këtë roman. Një roman me një ngjarje ndryshe, ku personazhi është i pazakontë, i cili bën
perceptimin e botës përmes shqisës së të nuhaturit. Një mjeshtër i pashoq i aromave, por jo edhe
i aromës së vetvetes. Dhe pikërisht mungesa e aromës së tij shënon kthesën e ngjarjes së gjithë
romanit.

Për mbledhjen e të dhënave është realizuar edhe një pyetësor, në të cilin pjesëmarrësit
kanë dhënë mendimet e tyre lidhur me ngjarjen dhe personazhin kryesor dhe po të njëjtit janë
përzgjedhur në mënyrë rastësore. Pra, pyetësori është realizuar përmes platformës online, në të
cilin kanë marrë pjesë rreth N= 21 pjesëmarrës. Duke ditur rëndësinë e këtij romani, sidomos
gjatë periudhës së postmodernes, nga ky pyetësor janë nxjerrë rezultate se si e kanë parë
pjesëmarrësit Grenuijin dhe çfarë përshtypjesh u ka lënë leximi i këtij romani, shpeshherë i
cilësuar me një tematikë ndryshe ngaqë jemi mësuar të lexojmë nëpër romanet tjera.

Fjalët kyçe: parfumi, postmoderne, shqisa e të nuhaturit, mjeshtër i aromave, pa identitet etj.

3
Abstract

"Das Parfum - Die Geschichte eines Mörders" is the most famous work of the writer
Patrick Süskind. The main character Jean - Baptiste Grenouille was born in Paris, in 1738,
behind a fish stall of his mother. And when it comes to the postmodern, we often associate it
with this novel as well. A novel with a different story, where the character is unusual, who makes
the perception of the world through the sense of smell. An incomparable master of fragrances,
but not of the fragrance itself. And it is precisely its lack of fragrance that marks the turning
point of the whole novel story.
A questionnaire was also collected for data collection, in which participants gave their
opinions about the story and the main character and the same were randomly selected. So, the
questionnaire was conducted through the online platform, in which about N = 21 participants
participated. Knowing the importance of this novel, especially during the postmodern period,
from this questionnaire were obtained results of how the participants saw Grenuj and what
impressions left by reading this novel, often described with a different theme because we are
used to reading through other novels.

Keywords: perfume, postmodern, sense of smell, master of fragrances, no identity, etc.

4
Përmbajtja
Abstrakti..........................................................................................................................................3

Abstract............................................................................................................................................4

Lista e grafikëve..............................................................................................................................7

Hyrja................................................................................................................................................8

KAPITULLI I..................................................................................................................................9

1. Pjesa teorike..........................................................................................................................9

1.1. Bazat teorike për epokën e postmodernes.....................................................................9

1.2. Autorët e postmodernizmit mbi postmodernizmin.........................................................10

1.3. Patrick Süskind – Autor i postmodernes.........................................................................11

1.3.1. “Das Parfum – Die Geschichte eines Mörders”......................................................11

1.4. Pasqyrimi i ngjarjeve historike përmes ngjarjeve në roman...........................................12

KAPITULLI II...............................................................................................................................14

2. Shumëllojshmëria e zhanreve.................................................................................................14

2.1. Përmbledhje e shkurtë e ngjarjes....................................................................................14

2.2. Shumëllojshmëria e zhanreve.........................................................................................15

2.2.1. “Das Parfum” si roman udhëtimesh.......................................................................15

2.2.2. “Das Parfum” si roman zhvillimor..........................................................................16

2.2.3. “Das Parfum” si roman kriminalistik dhe horrori....................................................18

2.2.4. “Das Parfum” si roman historik dhe artistik............................................................19

2.3. Tehuajësimi në romanin “Das Parfum”..........................................................................20

KAPITULLI III.............................................................................................................................22

3. Metodologjia e hulumtimit.....................................................................................................22

3.1. Metodat e hulumtimit......................................................................................................22

3.2. Pyetjet kërkimore dhe hipotezat......................................................................................22

5
3.3. Instrumentet matëse........................................................................................................23

3.4. Mënyra e mbledhjes së të dhënave.................................................................................24

3.5. Analiza e të dhënave dhe etika e hulumtimit..................................................................24

KAPITULLI IV.............................................................................................................................26

4. Rezultatet e pyetësorit............................................................................................................26

4.1. Prezantimi i gjetjeve kryesore të pyetësorit....................................................................26

4.1.1. Të dhënat demografike të pjesëmarrësve................................................................26

KAPITULLI V...............................................................................................................................35

5. Diskutime...............................................................................................................................35

5.1. Diskutimi mbi shpërndarjen demografike të pjesëmarrësve...........................................35

5.2. Diskutimi mbi pyetjet rreth romanit dhe personazhit kryesor........................................36

5.3. Përfundime......................................................................................................................37

6. Literatura................................................................................................................................39

SHTOJCË......................................................................................................................................40

Shtojca 1- Pyetësori.......................................................................................................................40

6
Lista e grafikëve

Grafiku 1 Përqindja e gjinisë së pjesëmarrësve


Grafiku 2 Përqindja e moshës së pjesëmarrësve
Grafiku 3. Shkollimi i përfunduar nga pjesëmarrësit
Grafiku 4. Çfarë ju ka shtyrë ta lexoni këtë vepër?
Grafiku 5. Me çfarë shkalle do ta vlerësonit gjuhën e përdorur në këtë vepër nga autori?
Grafiku 6. Sa mendoni që fëmijëria e Grenuijit ka ndikuar në formimin e tij të mëvonshëm?
Grafiku 7. Çfarë ju ka tërhequr më së shumti gjatë leximit të kësaj vepre?
Grafiku 8. A ka pasur momente gjatë leximit të veprës kur e keni gjetur vetën në anën e
Grenuijit?
Grafiku 9.Kur keni arritur te përfundimi i ngjarjes, çfarë keni ndjerë për fatin e Grenuijit?
Grafiku 10. Si përfundim, nga ana e lexuesit, si e konsideroni Grenuijin?

7
Hyrja

Për ta realizuar një punim seminarik rreth veprës “ Das Parfum- Die Geschichte eines
Mörders” të autorit Patrick Süskind është realizuar një pyetësor, si dhe është bërë një shqyrtim i
literaturës për të sjellur informacione dhe të dhëna të sakta rreth këtij romani, si dhe ndikimit që
ka pasur në periudhën e postmodernes. Ky punim seminarik ka pasur për qëllim të hulumtojë
përgjigjen e lexuesve ndaj personazhit joheroik postmodern.
Një roman i tillë, i cili është përkthyer në më shumë se 33 gjuhë të ndryshme dhe i cili,
është i njohur në përmasa botërore, natyrisht që ka sjellur një frymë të re në letërsinë gjermane,
njëherazi dhe në atë botërore. Ky roman na tregon fuqishëm që ndonjëherë bota e aromës mund
të na i drejtojë ose qeverisë vendimet dhe ndjenjat tona më shumë se që mund të mendojmë.
Gjatë këtij punimi seminarik do të paraqitet pjesa teorike, e cila më pastaj do të ndiqet nga pjesa
praktike. Në pjesën praktike, siç u tha edhe më lart, do të paraqiten të dhënat e pyetësorit si dhe
rezultatet e nxjerra nga ky pyetësor. Ky pyetësor na ka ndihmuar që të njihemi me mendimet si
dhe përshtypjet që kanë lexuesit rreth këtij romani. Po ashtu, këtu do të pasqyrohet çfarë ndikimi
ka pasur ky roman tek periudha e postmodernes dhe pse ky roman merret edhe si model kur flitet
për këtë periudhë. Krejt në fund është bërë komentimi i pjesës teorike, po ashtu edhe të asaj
praktike. Ky komentim na ka sjellur në një përfundim se si cilësohet ky roman nga njohës të
ndryshëm të letërsisë, çfarë elementesh përmban, që e bëjnë të shquhet edhe për zhanre të
ndryshme që sjellë me vete.
Ky roman, ose thënë më saktë, personazhi kryesor i ngjarjes na bën të kuptojmë që në
epokën e postmodernizmit, ndryshe nga epokat tjera, nuk ka personazh kryesor simpatik dhe
heroik. Si dhe është vënë re, që perspektiva narrative ndryshohet shpeshherë, gjë që e bën këtë
vepër të personifikohet shumë me epokën e postmodernes.

8
KAPITULLI I
1. Pjesa teorike
1.1. Bazat teorike për epokën e postmodernes

Debatet për epokën e postmodernizmit filluan që në vitet e 50-ta dhe të 60-ta në SHBA
dhe u soll në Francë permes filozofëve siç ishin Jean Francois Lyotard dhe Michel Foucault.
Ndërsa, në Gjermani për herë të parë këto debate rreth epokës së postmodernizmit filluan tek në
vitet e 80-ta. Deri më sot nuk ka ndonjë definicion të përgjithshëm, i cili do të ishte i vlefshëm
për ta përkufizuar këtë epokë, dhe për këtë shpesh përkufizohet si një fenomen vështirë i
kapshëm dhe shumë i diskutueshëm. Disa studiues të letërsisë madje mohojnë se ka pasur
ndonjëherë ndryshime në epokën e modernes, të cilët mundoheshin të justifikonin futjen e këtij
termi të ri, derisa studiues të tjerë, e pranonin këtë fakt dhe të cilët, tashmë flisnin për fundin e
postmodernizmit dhe fillimit të një epoke të re.
Pavarësisht të gjitha diskutimeve ky term me kohë u bë i kapshem, i cili përshkruan një
ndryshim të paradigmës, që do të thotë një ndryshim në të menduar dhe në të vepruar duke filluar
nga koha e modernes në fusha të ndryshme si në art, letërsi e arkitekturë.
Sipas Florian Grimm-it, postmodernja është njohje, të cilën, kur përpiqet njeriu që ta
kuptojë në tërësi të vërteten, pikërisht aty fillojnë të lindin kontradiktat. Dhe këto kontradikta nuk
vërtetojnë se dikush ishte i gabuar, por përkundrazi korrespondojnë me natyrën e realitetit. Për t'i
dhënë drejtësi këtij realiteti kompleks, pjesërisht të paqartë edhe në letërsi, autorë si Süskind
fillojnë të refuzojnë çdo referencë të qartë për një pamje të caktuar të realitetit.
Nëse dëshirojmë të dijmë se cfarë kanë nënkuptuar studiuesit letrarë për këtë epokë dhe
karakteristikat e saj, na e përshkruan këtë më poshtë Paul Michael Lützeler në vitin 1990:

9
Mund të thuhet që epoka e postmodernizmit është më pak e zellshme dhe ambicioze, më pak e
varur nga tërësia ose i orientuar drejt mitit, më pak e fiksuar drejt utopisë si dhe manifestimit,
më pak unifikuese dhe eurocentrike, më pak ideologjike dhe vendimtare, më pak hermetike dhe e
errët, më pak referenciale dhe përfaqësuese, më pak elegante se në letërsinë e modernizmit. Në
të kundërtën, këtu kemi të bëjmë me lozonjarën, paradoksin, citimet dhe kolazhet ndërtekstuale,
metamorfozat e gjinive letrare, përzierjen e kulturës së lartë me atë të përditshmen, përkatësisht
kodimin e shumëfisht kuptimor dhe shoqëror (...), autobiografinë, historinë, lokalen (...).
(Plumpe G. , 1995)

1.2. Autorët e postmodernizmit mbi postmodernizmin

Autorët e postmodernizmit përpunojnë idenë se njerëzit nuk kanë vend në botën


moderne. Sipas mendimit të tyre, ajo epokë po kërkon role dhe modele jetësore. Bota me shumë
shtresa, jo konsistente dhe komplekse me një realitet që nuk është i perceptueshëm, objektivisht
vështirë i kuptueshëm dhe si rrjedhojë njerëzit nuk e gjejnë vendin e tyre.
Motivet e epokës janë pakuptimësia e botës dhe kjo krijon një perspektivë pesimiste mbi të. Një
perceptim objektiv përjashtohet kategorikisht. Në postmodernizëm gjejnë vend idetë dhe temat e
vjetra, të cilat ndryshohen nga autorët dhe ripërdoren. Çështjet e mëparshme të mëdha si
dashuria, këtu bëhen më pak të rëndësishme.
Postmodernizmi është një periudhë letrare, e cila luan me traditat e vjetra. Ne gjejmë shumë
ndërtekstualitet në punimet e autorëve të kësaj epoke. Kjo do të thotë që shpesh ka referenca për
ngjarje historike ose referenca që u bëhen veprave të tjera.
Ndryshe nga shumë epoka të tjera, në këtë epokë nuk ka personazh kryesor simpatik dhe heroik.
Në vend të kësaj, lexuesi zakonisht nuk mund të identifikohet me të sepse është diçka që nuk e
perceptojnë si normë shoqërore. Këto tipare shpesh negative të karakterit shihen si të
pandryshueshme dhe kështu një zhvillim pozitiv i karakterit përjashtohet kategorikisht.
Në epokën e postmodernes, rrëfyesi shpesh ndërhyn në rrëfim dhe e kontrollon atë. Në
përgjithësi, tregimtari është ironik dhe i largët nga ajo që po ndodhë në vepër. Kjo do të thotë që
rrëfyesi shpeshherë e rrëfen ngjarjen me gjakftohtësi dhe pa u përfshirë emocionalisht. Pra,
autorët e kësaj epoke bëjnë një kthim në tregimin tek narratori autoritar, tek aventura dhe

10
komploti emocionues. Ndoshta ajo që vlen të përmendet ishte me autorin Patrick Süskind dhe
romanin e tij më të suksesshëm “Parfumi- Historia e një vrasësi” (Kovar, 2015).
Shpesh historitë janë joreale dhe ky karakter i trilluar zakonisht theksohet qartë. Sidoqoftë,
trillimi dhe realiteti bëhen të paqarta. Kufiri këtu nuk është gjithmonë i njohur, sidomos nga
lexuesi. Ajo që bie në sy në lidhje me rrëfimin është se nuk ka vetëm një fije rrëfimi. Rrëfimi
nuk është linear në kohë dhe vend. Në vend të kësaj, pjesët tregohen pa pushim, ka hapa të gjatë,
zgjatje të kohës dhe humbje kohe. Perspektiva narrative gjithashtu shpesh ndryshohet. Dhe
shpeshherë ky narrator quhet një narrator jo i besueshëm.
Gjuha e epokës postmoderne është shumë efektive. Autorët përdorin mjete stilistike dhe
formulime emocionuese. Kur lexohen veprat postmoderne, shpesh vihet re një gjuhë shumë
estetike dhe ritmike. Autorët e epokës i kushtojnë vëmendje një "forme të bukur" të modelit
gjuhësor.

1.3. Patrick Süskind – Autor i postmodernes


1.3.1. “Das Parfum – Die Geschichte eines Mörders”

Patrick Suskind është një shkrimtar i njohur i letërsisë gjermane, i cili u bë i njohur me
veprën e tij “ Das Parfum - Die Geschichte eines Mörders ”. Ai u lind më 26 mars 1949 në
Ambach, buzë liqenit Starnberg në jug të Gjermanisë. Suksesi i tij i parë letrar ishte drama “ Der
Kontrabass ” e shkruar në vitin 1983 dhe u pasua me romanin e jashtëza.konshëm “ Das Parfum
” , i shkruar në vitin 1985. Së bashku me Helmut Dietl-in, ai shkroi skenarin e serialit të
famshëm televiziv që u shfaq në Mynih, “ Kir Royal ” dhe filmin “ Rossini ” (1997). Vdiq në
moshën 67 vjeçare.
Në vitin 1985, Süskind pati një sukses botëror me veprën e tij “Das Parfum”. Një histori e
trilluar, fantastike, madje e pamundur, e vendosur në Parisin e shekullit të XVIII-të, të cilën
Süskind e tregon si një roman realist historik ose biografik (Kovar, 2015). Kjo vepër mund të
cilësohet si kryevepër, sepse ai këtu nuk është vetëm një virtuoz postmodern, por cilësohet edhe
si “kanibalist” për stilet e historisë letrare, ku ai gjithashtu përshkruan mungesën e
marrëdhënieve, artificialitetin dhe fizikitetin e tepërt të viteve 80-ta përmes anonimitetit në

11
roman. Pra, personazhet e tij trilluese jetojnë pranë njëri-tjetrit nga njëra anë, dhe nga ana tjetër
ata madje ndahen në përbërësit e tyre më të paqëndrueshëm - aromat e tyre - në mënyrë që të
jenë në gjendje t'i imponojnë ato te Grenuiji në një përzierje anonime të aromave njerëzore. Pra,
ketu shohim anonimitetin qe Süskind ka trajtuar përmes kësaj vepre kaq interesante.
Bota e aromës në këtë roman arrin t’i qeverisë veprimet e personazhit kryesor më shumë
se sa mund të supozohet. Kjo e ka shtyrë lexuesin në mendime, nëse aroma e perceptuar në
mënyrë të veëdijshme ose të pavetëdijshme nga të tjerët është arsyeja se si të tjerët mund të
veprojnë kundrejt njerëzve të tjerë. Ky roman arrin të zbulojë diçka nga irracionaliteti i sjelljes
njerëzore.

Në kohën kur ne besojmë në faktin që mund ti marrim shumicën e vendimeve tona kundrejt të
tjerëve duke përdorur arsyen, ekzistenca e paragjykimeve, të bazuara në aromat e perceptuara në
mënyrë të pavetëdijshme hedhë poshtë këtë pikëpamje. Ky edhe cilësohet një ndër tiparet e
fuqishme të kësaj vepre. Në këtë roman vërtetohet që aroma e një personi, siç ishte rasti me
Grenuijin, mund të ndikojë në mendimet dhe veprimet e të tjerëve më shumë se çdo perceptim
tjetër ndijor. Me anë të kësaj ngjarjeje, Süskind u dhuron parfumierive tekinakt e prodhimit të
parfumit perfekt, duke përfshirë metoda më superiore se vetë destilimi.
Dhe pikërisht në këtë vepër Patrick S. shfaqë shumë elemente të të shkruarit posmodern. Ndër ta,
si tregues të shkrimit letrar postmodern, të cilët janë të zhvendosur edhe në pamje, janë kryesisht
tiparet strukturoro-kompozicional, por njëkohësisht edhe ata përmbajtësoro-tematik. (Horstkotte
& Herrmann, 2013)

1.4. Pasqyrimi i ngjarjeve historike përmes ngjarjeve në roman

Ky roman erdhi pikërisht pas ngjarjeve të shumta dhe njëherazi shumë të rëndësishme, të
cilat kapluan jo vetëm Gjermaninë, por gjithë Europën. Qysh në fillim, autori përmend
personazhe, që kanë ekzistuar vërtetë dhe kjo të jepë përshtypjen që historia ka ndodhur me të
vërtetë. Edhe pse fillimisht në Gjermani, termi i postmodernes në të vërtetë nuk la shenjë si një
fenomen i shumëanshëm deri në vitet e 1980-ta (Plumpe G. , 1995).

12
Ngjarjen e qon në Francën e shek. të 18-të dhe kjo nuk ndodhë rastësisht. Kjo edhe ka
ndodhur me të vërtetë në atë periudhë, kur Parisi cilësohej si qyteti me kundërmimin më të keq
për shkak të mungesës së kanalizimeve. Përkundër hulumtimin që bëri për aromën e keqe në
Francë, prapë nuk arriti të shpikte asgjë.

Pastaj, ngjarja tjetër që pasohet në roman është zbulimi që Grenuiji është një foshnjë, e
cila nuk ka aromë të veten. Dhe nëna e Grenuijit, edhe pse e kishte djalë Grenuijin, kishte thënë
që shpresonte të martohej e të lindte fëmijë të vërtetë. Kjo do të thotë që ajo Grenuijin nuk e
konsideronte fare si fëmijë. Dhe kjo na tregon një ide mbizotëruese që ekzistonte mes njerëzve të
Parisit në kohën e lindjes së Grenuijit, të cilët foshnjat nuk i konsideronin si qenie njerëzore. Po
ashtu ndër ta ishte edhe At Terrieri, i cili e argumentonte këtë çështje nga pozicioni teologjik, i
cili duke u treguar mjaft mizor ndaj foshnjave, thoshte që foshnjat edhe kur pagëzohen nuk janë
shpirta të plotë. Kjo do të thoshte, që foshnjat siç ishte edhe Grenuiji, u jepeshin gjithkujt dhe
detyroheshin të punonin tërë jetën e tyre deri në vdekje. Me këtë bindje që kishin njerëzit atë
kohë ndaj foshnjave, mund edhe t’i vrisnin, siç bënë me të ëmën e Grenuijit, por në atë kohë
shteti kishte në sërë ligjesh, të cilat i mbronin foshnjat nga vrasjet.

Meqë Aristoteli kishte shkruar shumë rreth shqisave dhe i cili, shqisën e të pamurit e
vendosi në hiearkinë e shqisave në vendin më të lartë, shqisa e të nuhaturit pastaj, ka pasur
shumë më pak vëmendje në krahasim me shikimin.

Pastaj, ngjarjet në Francë e përshkruanin shumë mirë Francën e shekullit të tetëmbëdhjetë


dhe ku në atë kohë në Francë mungonte sistemi gjyqësor. Këtu paraqitej një luftë, nëpër të cilën
kalonte shoqëria, mes mënyrave të reja të të menduarit dhe institucioneve të vjetra të pushtetit.
Kjo pasqyrohet shumë bukur me trajtimin që merr Grenuiji nga shoqëria, të cilët asnjëherë nuk
bënin diçka nga dashuria për të. Ngjarja më tutje e paraqet Francën në fazat fillestare të
revolucionit borgjez. Edhe pse aristrokatët kishin fuqi të madhe, ata nuk ishin kontrolluesit
kryesor të shtetit. Kontrollues të shtetit nuk ishin as mbreti, as kisha por klasma e mesme,
zejtaria, si dhe tregtarët ishin ata që rregullonin politikën e tregtisë.

13
KAPITULLI II

2. Shumëllojshmëria e zhanreve
2.1. Përmbledhje e shkurtë e ngjarjes

Është historia e Grenuijit, njeriut me hundën më të hollë në gjithë Parisin, i cili jeton në
Francë e shekullit të tetëmbëdhjetë. Që nga fillimi i ngjarjes çdo gjë e keqe lidhet me Grenuijin,
madje edhe vetë autori e quan atë si përbindësh. Vetë Grenuiji e kupton që kjo është si rezultat i
mungesës së aromës së tij.

“ Das Parfum - Die Geschichte eines Mörders ” është vepra më e njohur e shkrimtarit
Patrick Süskind. Personazhi kryesor Jean - Baptiste Grenouille u lind në Paris, në vitin 1738,
prapa një tezge peshku të nënës së tij. Nëna e tij akuzohet për vrasje të fëmiut nga kalimtarët.
Grenouille dërgohet në një manastir, ku mëndeshat refuzojnë ta ushqejnë atë, sepse ai nuk
përmbante ndonjë aromë personale, gjë e cila i frikësonte ato. Ai dërgohet te zonja Gaillard, e
cila e drejtonte një jetimore. Grenouille rritet për të kuptuar që ai posedonte një aftësi të
jashtëzakonshme për të nuhatur. Në moshën 9 vjeçare ai i ndihmon një njeriu në regjjen e
lëkurave. Në moshën 13 vjeçare, ai e mbyt një vajzë në Paris, sepse ai dehet nga aroma e saj. Po
atë natë, ai vendos të bëhet një parfumier. Grenouille takon Baldinin, një mjeshtër i parfumierisë,

14
i cili ishte i impresionuar nga ndjenja e jashtëzakonshme e nuhatjes së aromave nga Grenouille.
Për pesë vite, Grenouille punon për Baldinin, por Grenouille sëmuret rëndë në përpjekjet e tij për
të zbuluar aromën e tij. Pas shërimit, Grenouille largohet nga Baldini dhe vendosë për të zbuluar
parfumin e vetes së tij. Gjatë udhëtimit të tij, Grenouille zbulon se ai nuk mund ta durojë aromën
e njerëzve dhe kështu ai shkon në malin më të lartë dhe më të largët në Francë, Plomb du Cantal.
Ai aty jeton një jetë të vetmuar në një shpellë malore. Këtu, ai zbulon mungesën e aromës së tij
personale. Kështu, ai pas 7 vitesh, kthehet në botë për të bërë një aromë, me të cilën do t’i dehte
njerëzit. Në Grasse, ai zbulon aromën e vajzës, të cilën ai e kishte vrarë dhe mëson si ta kapë atë.
Ai i distilon trupat e 25 vajzave të vrara për aromat e tyre, por ai kapet pasi vret të bijën
adoleshente të një zyrtari të lartë të qytetit. Atë duan ta ekzekutojnë në shesh, ku mblidhen
shumë njerëz. Por, ai përdorë aromën e tij të sapo formuluar, dhe e kthen entuziazmin në një
krizë erotike dhe ndodh një orgji masive. Kështu, ai shpëton Mirëpo duke u kthyer në Paris,
Grenouille bën vetëvrasje duke e hedhur tërë parfumin e tij tek ai, i cili i bën njerëzit të çmenden
pas tij dhe kështu e vrasin.

2.2. Shumëllojshmëria e zhanreve

Në këtë roman ndërthuret një numër i madh i zhanreve të ndryshme. Kjo larshmëri
zhanresh pa dyshim që romanin e bën të jetë më tërheqës si për lexuesit, ashtu edhe kritikët
letrar. Përveç kësaj, cka është më e rëndësishmja, kjo shumëllojshmëri e zhanreve dhe
tehuajësimi janë ndër karakteristikat kryesore të letërsisë postmoderne dhe se janë pikërisht këto
karakteristika që e bëjnë këtë vepër roman postmodern. Po ashtu kjo shumëllojshmëri zhanresh i
shton një vlerë të lartë letrare e artistike këtij romani. Ndër këto zhanre me anë të të cilave
identifikohet ky roman janë, roman udhëtimesh, roman historik, roman i zhvilimit, roman i
krimit dhe horrorit si dhe roman artistik. Të gjitha këto zhanre do të shtjellohen në vazhdim dhe
do të ilustrohen me shembuj përkatës, si në gjuhën gjermane, po ashtu edhe në atë shqipe.

2.2.1. “Das Parfum” si roman udhëtimesh

15
"Das Parfum" është një roman udhëtimesh dhe na çon nga kryeqyteti i Francës në Massif
Central, në Montpellier dhe në qytetin e aromave dhe parfumerëve, Grasse, dhe më në fund
përsëri në Paris. Disa nga shembujt e shkëputura nga romani na e vërtetojnë që përveq tjerash, ky
roman cilësohet edhe si roman udhëtimesh.

Këto janë disa nga shembujt:

(1) Im achtzehnten Jahrhundert lebte in Frankreich... . (Süskind, Das Parfum - Die


Geschichte eines Mörders, 1985, S. 4)
(1. a) Në shekullin e tetëmbëdhjetë jetonte në Francë... . (Süskind, Parfumi - Historia e një
vrasësi, f. 7)

(2) Einen solchen habe er im Speicher seines Stadtpalais in Montpellier stehen... . (Süskind,
1985, S. 171)
(2. a) Një aparat të tillë ai e kishte mbyllur në depon e pallatit të vet në Monpelie... .
(Süskind, f. 148)

(3) Das Duftwesen hatte alte Tradition in Montpellier, und obwohl es in jüngster Zeit im
Vergleich zur Konkurrenzstadt Grasse etwas heruntergekommen war, lebten doch noch
etliche gute Parfumeur- und Handschuhmachermeister in der Stadt. (Süskind, 1985, S.
180)
(3. a) Parfumeria kishte tradita të vjetra në Monpelie, e megjithëse kohët e fundit pati
pësuar njëfarë rënieje në krahasim me qytetin konkurues Grase, prapëseprapë aty
jetonin një dorë parfumatorësh dhe mjeshrish dorashkash mjaft të mirë. (Süskind, f. 156)

(4) Für einen Augenblick, für einen Atemzug lang, für die Ewigkeit schien ihm, als sei die
Zeit verdoppelt oder radikal verschwunden, denn er wußte nicht mehr, war jetzt jetzt und
war hier hier, oder war nicht vielmehr jetzt damals und hier dort, nämlich Rue des
Marais in Paris, September 1753. (Süskind, 1985, S. 205)
(4. a) Për një çast, gjatë një frymëmarrjeje, përjetësisht iu duk sikur koha u dyfishua ose u
zhduk rrënjësisht, sepse nuk po orientohej më nëse tani ishte ‘tani’, aty qe ‘aty’ apo mos

16
ndoshta tani ishte ‘atëherë’, kurse këtu ishte ‘aty’, pikërisht Rruga e Mareve në Paris,
1753. (Süskind, f. 178)

Pra, shembujt më lart na tregojnë se si autori ka sjellur në veprën e tij vende të ndryshme, në
të cilat ka udhëtuar personazhi i tij.

2.2.2. “Das Parfum” si roman zhvillimor

Para se të fokusohet vëmendja tek shembujt konkretë që na i sjellë Patrick S. të elementeve të


këtij zhanri, është me rëndësi të dihet që shpeshherë romani i ndërtimit(Bildungsroman) si dhe ai
i zhvillimit (Entwicklungsroman) janë shumë të ngjashëm,dhe janë vetëm disa tipare dalluese që
bëjnë që këto dy zhanre të dallojnë mes vete.

Pra, në mënyrë që të përcaktohet romani i zhvillimit si një dallim prej Bildungsroman, është
e nevojshme të izolohen elementet thelbësore nga grupi i tipareve të Bildungsroman, në mënyrë
që të vazhdohet prej tyre në hartimin e një stili të ri, i cili mund të emërohet me termin "roman
zhvillimor". (Sassenhausen, 2007)

Puna e Süskind në këtë roman na tregon gjithashtu edhe elemente të Entwicklungsroman,


sepse ne ndjekim karrierën e brendshme dhe të jashtme të Grenouille që nga lindja deri në
vdekje. Pra, autori na sjellë një zhvillim të personazhit të tij që nga lindja e tij deri te vdekja, jo
vetëm zhvillimin e personalitetit të tij, por gjithashtu edhe zhvillimin e karrierës së tij, tashmë siç
e dimë, si një mjeshtër i parfumeve.

Më poshtë do t’i paraqesë disa shembuj, të cilat dëshmojnë pse ky roman cilësohet edhe si
roman i zhvillimit.

(5) Hier nun, am allerstinkendsten Ort des gesamten Königreichs, wurde am 17. Juli 1738
Jean-Baptiste Grenouille geboren. (Süskind, 1985, S. 6)

17
(5. a) Pra këtu, në truallin më erën më të qelbur të Perandorisë, më 17 korrik 1738 lindi
Zhan-Baptist Grenuiji. (Süskind, f. 9)

(6) In kürzester Zeit war der Engel in dreißig Teile zerlegt, und ein jedes Mitglied der Rotte
grapschte sich ein Stück, zog sich, von wollüstiger Gier getrieben, zurück und fraß es
auf. Eine halbe Stunde später war Jean-Baptiste Grenouille in jeder Faser vom
Erdboden verschwunden. (Süskind, 1985, S. 305)
(6. a) Brenda pak çastesh engjëlli qe shqyer tridhjetë sopash dhe çdo pjesëtar i lukunisë
kishte përlarë nga një copë trupi dhe, nën ndikimin e ekstazës epshore, qe tërhequr
mënjanë e po e hante me rrëmbim. Gjysmë ore më vonë Zhan – Baptist Grenuiji u zhduk
nga faqja e dheut në çdo grimë e fije të tij. (Süskind, f. 265)

Pra, përmes shembujve më lart shihet se si autori e fillon ngjarjen e këtij romani me ardhjen
në jetë të personazhit kryesor të veprës së tij dhe po ashtu e përfundon këtë ngjarje me vdekjen e
po këtij personazhi. Kjo do të thotë që autori përmes këtij romani përcjellë tek lexuesi gjithë
zhvillimin e Grenuijit, që nga lindja deri në vdekjen fatale të tij.

2.2.3. “Das Parfum” si roman kriminalistik dhe horrori

Siç edhe u tha në fillim të këtij kapitulli, ky roman përmban elemente të shumta, të cilat e
bëjnë këtë roman të ketë gërshetim të madh zhanresh. Përveq zhanreve të cekura më lart, ky
roman përmban edhe elemente të krimit dhe të horrorit. Vetëm fakti që personazhi kryesor vret
vajza të virgjëra për të gjetur aromën e tij na e bën mjaft të qartë, që ky roman patjetër që
përmban elemente të krimit dhe të horrorit.

Sipas Alewyn, një roman kriminalistik tregon historinë e një vrarësi. (Götting, 2000) Këtë më së
miri na e vërteton edhe titulli i këtij romani dhe pastaj vazhdimi i tërë rrëfimit.

Disa nga shembujt e shkëputur nga romani janë:

18
(7) Ihr feines sommersprossenübersprenkeltes Gesicht, den roten Mund, die großen funkelnd
grünen Augen sah er nicht, denn er hielt seine Augen fest geschlossen, während er sie
würgte, und hatte nur die eine Sorge, von ihrem Duft nicht das geringste zu verlieren.
(Süskind, 1985, S. 53)
(7. a) Nuk ia pa atë fytyrëzë fine plot quka të njoma, atë gojëzë të kuqe, ata sy të mëdhenj
përshkënditës, të gjelbër, sepse i mbylli sytë shtrëngueshëm teksa po e mbyste vajzën dhe
kishte veç një merak: të mos humbiste asnjë grimcë nga aroma e saj. (Süskind, f. 48)

(8) Im Mai desselben Jahres fand man in einem Rosenfeld, halben Wegs zwischen Grasse
und dem östlich gelegenen Flecken Opio, die nackte Leiche eines fünfzehnjährigen
Mädchens. Es war mit einem Knüppelhieb auf den Hinterkopf erschlagen worden.
(Süskind, 1985, f. 234)
(8. a) Në maj të po atij viti në një fushë trëndafilash, në mes të udhës midis Grases dhe
vendit të quajtur Opio, më në lindje, u gjet kufoma e një vajze pesëmbëdhjetëvjeçare.
Ishte goditur pas koke me një shkop të trashë. (Süskind, f. 202)

(9) Als sich die Kannibalen nach gehabter Mahlzeit wieder am Feuer zusammenfanden,
sprach keiner ein Wort. Der eine oder andere stieß ein wenig auf, spie ein Knöchelchen
aus, schnalzte leise mit der Zunge, stupste mit dem Fuß einen übriggebliebenen Fetzen
des blauen Rocks in die Flammen. (Süskind, 1985, p. 305)
(9. a) Kur kanibalët u grumbulluan sërish te zjarri pas ngrënies së gjahut, askush s’foli.
Ndonjëri përtypej ende, pështynte ndonjë rrasht nga goja, kërciste gjuhën ngadalë,
shtynte në flakë me këmbë ndonjë rreckë që kishte tepruar nga xhaketa blu. (Süskind, f.
266)

2.2.4. “Das Parfum” si roman historik dhe artistik

19
Ndër tjerash ky roman klasifikohet edhe në grupin e romaneve historike dhe artisitke. Pra, autori
na sjellë përmes rrëfimit të tij edhe ngjarje të ndryshme historike, duke i ilustruar ato me vlera
arti. Kjo do të thotë që autori përmes kësaj ngjarjeje sjellë edhe ngjarjet më të rëndësishme
historike të asaj periudhe.

Definicioni i një romani specifik historik bazohet në disa komponentë të caktur, ndër më
kryesorët është që autori nuk duhet të shkruajë vetëm teorikisht, por edhe shkencërisht. (Rüden,
2018)

Më poshtë do të paraqiten disa nga shembuj të shkëputur nga romani, të cilat na ilustrojnë pse ky
roman cilësohet edhe si roman historik e artistik.

(10) Mixte Kräuselflüssigkeit für das Perückenhaar und Warzentropfen für die Hühneraugen,
Sommersprossenbleiche für die Haut und Belladonnaauszug für die Augen, Spanischfliegensalbe
für die Herren und Hygieneessig für die Damen. (Süskind, 1985, S. 117)

(10. a) Përziente lëng bari për parukë, pika për lythat e për kallot, për qukat e për lëkurën e
fytyrës, si dhe ekstrakte belladoni për sytë, pomadë mizash për burrat dhe uthull higjienike për
gratë. (Süskind, f. 102)

Pra, në shembullin më lart, tregohet që vepra e Süskind është një roman historik që shpalos
detaje të mjeshtërisë së lëkurëpunuesve dhe parfumierëve ashtu siç na tregohet në Epokën e
Iluminizmit, megjithëse me elemente të pagabueshme parodike. Dhe autori na jep një pasqyrë të
kushteve higjienike të shekullit të 18-të.

Meqënëse Süskind pasqyron fatin e një artisti në veprën e tij , Parfumi mund të radhitet edhe te
zhanri "Künstlerroman" . Rrënjët e tij janë qysh në "Sturm und Drang" , sepse në këtë epokë
artisti ishte rebel, i cili kundërshtonte çdo ligj i revoltuar, referuar jo vetëm si gjeni por edhe si
krijues.

20
Që nga fillimi, Süskind nuk lë vend për dyshim se protagonisti i tij është një gjeni. Ai e quan atë
një përbindësh dhe një vrasës, por ai thekson shprehimisht aftësitë e tij dhe për këtë arsye e
përshkruan atë si të zgjuar.

Referenca kryesore që ky roman është një roman artistik është miti i Prometeut, d.m.th. artisti
është perëndia e vërtetë. Grenuiji, pasi krijoi aromën e tij të parë, e njohu gjenialitetin në vetvete
dhe dukej se lartësohej si krijues. Këtë mund ta ilustrojmë përmes këtij shembulli:

(11) Er wollte der omnipotente Gott des Duftes sein, so wie er es in seinen Phantasien
gewesen war, aber nun in der wirklichen Welt und über wirkliche Menschen. Und er
wußte, daß dies in seiner Macht stand. (Süskind, 1985, S. 189)

(11.a) Ai duhej të ishte i zoti i gjithpushtetshëm i aromës, ashtu siç kishte qenë në
fantazinë e vet, por tashmë në botën reale dhe me njerëz të vërtetë. Dhe e dinte se për këtë
kishte fuqi. (Süskind, f. 163)

2.3. Tehuajësimi në romanin “Das Parfum”

Një ndër elementet kryesore që na paraqitet te ky romani është tehuajësimi. Një mënyrë për të
shkruar libra tërheqës është të bësh diçka misterioze sepse mosnjohja tërheq me magji
vëmendjen e lexuesit. Me këto fjalë, Süskind përshkruan protagonistin, i cili për shkak të
karakteristikave dhe vetive të tij në botën tonë vjen si diçka shumë e çuditshme dhe e frikshme:

(12) Er war von Beginn an ein Scheusal. Er entschied sich für das Leben aus reinem
Trotz und aus reiner Boshaftigkeit. Selbstverständlich entschied er sich nicht, wie ein
erwachsener Mensch sich entscheidet, der seine mehr oder weniger große Vernunft und
Erfahrung gebraucht, um zwischen verschiedenen Optionen zu wählen. Aber er entschied
sich doch vegetativ, so wie eine weggeworfene Bohne entscheidet, ob sie nun keimen soll
oder ob sie es besser bleiben läßt. (Süskind, 1985, S. 27)

(12. a) Qysh nga fillimi ai ishe përbindësh: vendosi për jetën thjesht nga kokëfortësia dhe
ligësia. Vetëkuptohet, nuk vendosi siç vendos një njeri i rritur, i cili përdor pak a shumë

21
arsyen dhe përvojën e vet të madhe për të zgjedhur midis alternative të ndryshme, por ai
vendosi në mënyrë vegjetative, ashtu siç vendos një fasule e flakur tutje, që të mbijë apo
më mirë të mbetet siç është. (Süskind, f. 26)

Por, zhvillimi i këtij përbindëshi është pjesë e recetës për sukses, sepse gjithçka që është
veçanërisht e pazakontë, ekzotike dhe e jashtëzakonshme, kjo menjëherë zgjon interesin e
njerëzve. Lexuesi i do personazhet letrarë që nuk janë të zakonshëm.

Shumë gjëra misterioze na presin në këtë roman, sepse paradoksalisht ajo e zotëron atë qenien e
çuditshme të quajtur Grenuijin qe nuk ka erë të veten, por që nga lindja ai e ka aftësinë e
mbinatyrshme për të perceptuar aromat me shumë detaje nga një distancë e madhe. Ai jo vetëm
që i percepton, por ai i ndan në çdo detaj dhe më pas i kthen ato për t’i ruajtur në kujtesën e tij.
Ky fakt nuk është vetëm i frikshëm, por edhe i pakonceptueshëm për një lexues me mendje të
shëndoshë - duket si i jashtëm dhe i huaj për ne si mishërim i iracionaleve në epokën e sotme të
racionalitetit.

KAPITULLI III

3. Metodologjia e hulumtimit

Ky kapitull prezanton një përshkrim të metodologjisë së përdorur në këtë hulumtim, i cili është
përshkruar në mënyrë të detajuar. Në këtë kapitull përfshihen metodat e përdorura në këtë
hulumtim, instrumentet, popullatën, grumbullimin e të dhënave të hulumtimit, aspektet e
besueshmërisë dhe vlefshmërisë së instrumenteve matëse dhe etikën e hulumtimit.

3.1. Metodat e hulumtimit

22
Për realizimin e këtij hulumtimi është përdorur metoda sasiore, gjithashtu që tregeon edhe qasjen
e metodës sasiore nëpërmjet teknikës së anketimit apo pyetësorit me pjesëmarrësit përmes
platformës online.

3.2. Pyetjet kërkimore dhe hipotezat

Pyetjet kërkimore

1. Sa ka ndikuar fëmijëria e Grenuijit në formimin e tij të mëvonshëm?

2. A e mbajnë lexuesit anën e Grenuijit apo janë kundër tij?

3. A ndjejnë dhembshuri apo drejtësi për personazhin kryesor?

4. A cilësohet Grenuiji si vrasës apo viktimë e fatit të tij?

Hipotezat

1. Fëmijëria e Grenuijit ka ndikuar shumë në formimin e mëvonshëm të personalitetit të tij,


kjo edhe e ka bërë Grenuijin të dëshirojë të qëndrojë i vetëm në të shumtën e kohës.

2. Një masë e konsiderueshme e lexuesëve janë kundër veprimeve të tij, pavarësisht që ai


kërkonte identitetin e tij.

3. Për personazhin kryesor ndjejnë drejtësi, sepse nuk mund të kërkosh të gjesh identitetin
tënd, duke sakrifikuar identitete të tjera.

4. Grenuiji konsiderohet si vrasës, sepse ai vrau shumë jetë njerëzish, të cilat ishin jetë
vajzash te reja, për të gjetur aromën e tij.

3.3. Instrumentet matëse

23
Bazuar në pyetjet kërkimore dhe hipotezat e studimit, janë ndërtuar edhe instrumentet matëse
përmes të cilave pritet të mblidhen informacionet e nevojshme për realizimin e qëllimit.
Mbledhja e të dhënave është realizuar përmes instrumenteve të ndryshme kërkimore të cilat do të
shpjegohen në vazhdim:

1) Pyetësori, përmes të cilave janë mbledhur të dhëna sasiore që ndërlidhen me


pyetjet hulumtuese dhe me hipotezat e ngritura të hulumtimit.

1) Pyetësori, përmes të cilave janë mbledhur të dhënat sasiore që ndërlidhen me


pyetjet hulumtuese dhe me hipotezat e ngritura të hulumtimit

Ky pyetësor ka për qëllim të ofrojë të dhëna se si e kanë parë lexuesit personazhin kryesor gjatë
leximit të romanit.

Faqja e parë e pyetësorit prezanton të dhënat e përgjithshme, qëllimin, arsyeshmërinë dhe


ruajtjen e konfidencialitetit dhe kontaktet e hulumtuesit.

Sesioni A: Të dhënat demografike.

Sesioni B: Perceptimet e lexuesve mbi romanin dhe mbi personazhin kryesor.

Ky sesion përmban 10 pyetje të cilat kanë për qëllim të përshkruajnë dhe vlerësojnë efektin që ka
pasur ky roman. Pyetjet janë të ndërtuara përmes aplikimit të shkallës Likert me pesë
përshkallëzime duke filluar nga: 1). Shumë, 2). Jo dhe aq shumë, 3). Shumë pak, 4). Aspak.

Po ashtu pyetësori përmban edhe pyetje me alternativa të shumëfishta. Qëllimi i një ndërtimi të
tillë është që të arrijmë të nxjerrim përvojat më të mira nga prindërit.

3.4. Mënyra e mbledhjes së të dhënave

Realizimi i pyetësorit është zhvilluar përmes platformës online, e cila u zhvillua në mënyrë të
drejtpërdrejtë nga hulumtuesja. Ndërkohë, përzgjedhja e pjesëmarrësve është bërë po ashtu nga
hulumtuesja, e cila ka zhvilluar bisedat me pjesëmarrësit dhe ka sqaruar qëllimin e hulumtimit,

24
aspektin etik dhe mënyrën e plotësimit të pyetësorëve. Pjesëmarrësit janë njoftuar gjithashtu
edhe për dakordimin e profesoreshës për zhvillim të hulumtimit. Pjesëmarrësit kanë plotësuar
pyetësorin nëpërmjet link-ut që iu është dërguar nga hulumtuesja dhe ajo ka pranuar përgjigjet e
tyre në formën online. Janë plotësuar gjithsej 21 pyetësorë.

3.5. Analiza e të dhënave dhe etika e hulumtimit

Duke qenë se struktura e punimit i takon metodologjisë mikse, janë përdorur edhe metoda
sasiore dhe metoda cilësore. Për analizën e të dhënave janë përdorur metoda që përshtatën me
natyrën e tyre. Për të dhënat sasiore, u përdorën analizat deskriptive siç janë përqindjet. Ndërsa
për të dhënat cilësore, u bë procesi i pasqyrimit të shembujve.

Gjatë të gjitha fazave të hulumtimit, është marrë parasysh respektimi i të gjitha kritereve që kanë
të bëjnë me ndershmërinë dhe ruajtjen e konfidencialitetit. Që të dhënat e mbledhura të jenë sa
më të sakta, pjesëmarrësve iu bë e qartë që të dhënat do të mblidhen për qëllime hulumtimi dhe
se anonimiteti i tyre do të jetë i garantuar. Po ashtu të dhënat do të trajtohen në tërësi dhe do ta
pasqyrojnë realitetin aktual lidhur me romanin dhe rrëfimin që trajton. Në të njëjtën kohë u
respektua edhe vullneti për pjesëmarrjen dhe koha gjatë plotësimit të pyetësorëve. Respektimi i
etikës gjatë këtij hulumtimi është pjesë e pandashme, që nga fazat e para e deri në fund të tij.

25
KAPITULLI IV

4. Rezultatet e pyetësorit

Në këtë kapitull janë paraqitur rezultatet kryesore të hulumtimit, të cilat janë të ndërlidhura me
qëllimin kryesor të këtij hulumtimi. Fillimisht do të prezantohen informacionet e përgjithshme të
pjesëmarrësve në këtë hulumtim më pas do të vazhdojmë me interpretimin e pyetësorit për
pjesëmarrës ku kemi synuar të mbledhim të dhëna që lidhen me romain, por edhe me
personazhin kryesor. Ky pyetësor është realizuar me 21 pjesëmarrës. Pyetësori është publikuar
në rrjetet sociale dhe pjesëmarrësit që kanë marrë pjesë janë zgjedhur rastësisht. Pyetësori
përmban gjithsej 10 pyetje, të cilat janë të parashtruara në gjuhën shqipe. Pas shqyrtimit të
teorive përkatëse, përdorimit të metodave dhe punës në terren, kemi arritur gjetjet, të cilat do t’i
prezantojmë në vazhdim.

26
4.1. Prezantimi i gjetjeve kryesore të pyetësorit
4.1.1. Të dhënat demografike të pjesëmarrësve

Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë N=21 pjesëmarrës, të cilët e kanë lexuar këtë roman dhe mbi
të cilin kanë krijuar mendimet e tyre.

Gjinia
19%

F
M

81%

Grafiku 1 Përqindja e gjinisë së pjesëmarrësve

Duke u bazuar në grafikun 1, konstatojmë që 81% e pjesëmarrësve i takojnë gjinisë femërore,


ndërsa pjesa prej 19% e pjesëmarrësve i takojnë gjinisë mashkullore. Kjo do të thotë që shumica
e pjesëmarrësve kanë qenë të gjinisë femërore, ndërsa pakica i takon gjinisë mashkullore.

27
Mosha

Nën 15
48%
15 - 25
52% 25 - 35
Mbi 35

Grafiku 2 Përqindja e moshës së pjesëmarrësve

Në grafikun 2, konstatohet që mosha e pjesëmarrësve është e ndarë pothuajse në masë të


barabartë në mes moshës 15-25 dhe 25-35, përkatësisht 48% e pjesëmarrësve i takojnë moshës
15 deri 25 vjeç, ndërsa 52% prej tyre i takojnë moshës 25 deri 35 vjeç. Interesante është fakti që
gjatë këtij pyetësori nuk kemi pasur pjesëmarrës, të cilët i kanë takuar grupmoshës nën 15 vjeç
ose të grupmoshës mbi 35 vjeç.

Shkollimi
100
90
90.5
80
70
60 Bildung
50
40
30
20
10 14.3
0 4.8
Shkollimin fillor Shkollimin e mesëm Shkollimin e lartë

Grafiku 3. Shkollimi i përfunduar nga pjesëmarrësit

28
Nga grafiku i mësipërm, konstatojmë që shumica e pjesëmarrësve rreth 90.5% kanë të
përfunduar shkollimin e lartë. Derisa 14.3% e pjesëmarrësve kanë deklaruar që kanë të
përfunduar shkollimin e mesëm, ndërsa vetëm 4.8% prej tyre kanë deklaruar që kanë të
përfunduar shkollimin fillor.

Mendimet rreth romanit dhe personazhit kryesor

24%
38%

E kam marrë si rekomandim nga


të tjerët
E kam pasur në planprogram
gjatë studimeve
Më ka intriguar titulli i veprës
E kam hasur rastësisht
38%

Grafiku 4. Çfarë ju ka shtyrë ta lexoni këtë vepër?

29
Nga rezultatet e pyetësorit, të cilat edhe janë paraqitur në grafikun 4, tregohet që një numër i
njëjtë i pjesëmarrësve janë përgjigjur që arsyeja që i ka shtyrë që ta lexojnë këtë vepër janë dy
më së shumti. Pra, 38.1% prej tyre janë deklaruar që këtë roman e kanë marrë si rekomandim nga
të tjerët, derisa me përqindje të njëjtë prej 38.1% janë përgjigjur që arsyeja që i ka shtyrë ta
lexonin të këtë vepër është se e kanë pasur në planprogram gjatë studimeve. 24% e
pjesëmarrësve janë përgjigjur që këtë vepër e kanë lexuar pasi i ka intriguar titulli i veprës.
Ndërkaq, nuk ka pasur pjesëmarrës, të cilët kanë deklaruar se kanë hasur rastësisht në këtë vepër.

24%

Shumë të vështirë
Të vështirë
E lehtë
14% 62% Shume e kuptueshme

Grafiku 5. Me çfarë shkalle do ta vlerësonit gjuhën e përdorur në këtë vepër nga autori?

Bazuar në grafikun 5, konstatojmë që shumica e pjesëmarrësve, diku rreth 61.9% janë të pajtimit
që gjuha e përdorur në këtë vepër nga autori është e vështirë. 23.8% e pjesëmarrësve kanë
deklaruar që gjuha e përdorur në këtë vepër ka qenë shumë e kuptueshme, derisa 14.3% prej tyre
janë përgjigjur që gjuha në këtë vepër ka qenë kryesisht e lehtë. Ndërkaq, asnjë prej
pjesëmarrësve nuk është përgjigjur që gjuha në këtë vepër ka mundur të jetë shumë e vështirë.

30
14%

Shumë
Jo dhe aq shumë
Shumë pak
Aspak

86%

Grafiku 6. Sa mendoni që fëmijëria e Grenuijit ka ndikuar në formimin e tij të mëvonshëm?

Rezultatet e pyetësorit kanë treguar që shumica me një përqindje prej 85.7% janë pajtuar që
fëmijëria e Grenuijit ka ndikuar shumë në formimin e tij të mëvonshëm, siç edhe është paraqitur
në grafikun 6. Ka pasur edhe pjesëmarrës rreth 14.3%, të cilët janë përgjigjur që fëmijëria e tij
nuk ka ndikuar aq shumë në formimin e tij të mëvonshëm. Ndërkaq, asnjëri prej pjesëmarrësve
nuk ështu përgjigjur me shumë pak ose aspak.

5%
14%

Perceptimi i botës përmes


shqisës së të nuhaturit
Grenuiji si personazh negativ i
14% ngjarjes
Grenuiji që cilësohej si ''Zot'' nga
të tjerët, por ishte ''askush për
vetveten
67% Tjetër

Grafiku 7. Çfarë ju ka tërhequr më së shumti gjatë leximit të kësaj vepre?

31
Duke u bazuar në grafikun 7, konstatojmë që 66.7% e pjesëmarrësve kanë deklaruar që ajo çfarë
i ka tërhequr më së shumti gjatë leximit të kësaj vepre ka qenë perceptimi i botës përmes shqisës
së të nuhaturit. Me një përqindje të njëjtë prej 14.3% janë përgjigjur që ajo çfarë i ka shtyrë më
së shumti për të lexuar këtë vepër janë Grenuiji si personazh negativ i ngjarjes, si dhe Grenuiji që
cilësohej si ‘Zot’ nga të tjerët, por ishte ‘askush’ për vetveten. Ndërsa, tek opsioni ‘Tjetër’, njëri
prej pjesëmarrësve është përgjigjur që ajo çfarë e ka shtyrë ta lexonte këtë vepër ka qenë Grenuiji
si antihero në rolin e heroit, i përjashtuar nga shoqëria.

19%

Po, ka pasur shumë momente


48%
Jo, në të gjitha momentet kam
qenë kundër veprimeve të tij
Në të gjitha momentet kam qenë
në anën e tij, duke i arsyetuar
veprimet e tij me qëllimin që
kishte
33%

Grafiku 8. A ka pasur momente gjatë leximit të veprës kur e keni gjetur vetën në anën e Grenuijit?

Duke u bazuar në statistikat e paraqitura në grafikun 8, konstatojmë që 47.6 e pjesëmarrësve janë


përgjigjur që ka pasur shumë momente gjatë leximit të veprës kur e kanë gjetur vetën në anën e
Grenuijit. Rreth 33.3% e pjesëmarrësve janë deklaruar që gjithmonë kanë qenë kundër Grenuijit
dhe veprimeve të tija, ndërsa 19% e tyre janë përgjigjur që në të gjitha momentet kanë qenë në
anën e tij, duke i arsyetuar veprimet e tij me qëllimin që kishte.

32
5%
5%

29%
Dhembshuri
Më në fund drejtësi
Përçmim
Inatosje
62%

Grafiku 9.Kur keni arritur te përfundimi i ngjarjes, çfarë keni ndjerë për fatin e Grenuijit?

Duke u bazuar në grafikun 9, konstatojmë se një shumicë e pjesëmarrësve prej 61.9% kanë
deklaruar që kanë ndjerë dhembshuri për fatin e personazhit kryesor.28.6% e pjesëmarrësve janë
përgjigjur që për fatin e Grenuijit kanë ndjerë që më në fund është arritur drejtësia. Me një numër
të njëjtë prej 4.8% të pjesëmarrësve janë përgjigjur që kanë ndjerë përçmim, si dhe inatosje për
fatin e Grenuijit.

5% 29%

Vrasës
Viktimë e fatit të tij
Tjetër

67%

33
Grafiku 10. Si përfundim, nga ana e lexuesit, si e konsideroni Grenuijin?

Bazuar në grafikun 10, në pyetjen se si e konsideruar lexuesit Grenuijin, është konstatuar që një
shumicë e pjesëmarrësve, prej 66.7%, janë përgjigjur që e konsiderojnë Grenuijin si viktimë e
fatit të tij. Ndërsa, 28.6% e pjesëmarrësve kanë deklaruar që Grenuijin e konsiderojnë si viktimë
të fatit të tij. Tek opsioni i zgjedhjes ‘Tjetër’, një pjesëmarrës është përgjigjur që Grenuijin e
konsideron si hero të antagonizuar.

34
KAPITULLI V

5. Diskutime

Në këtë kapitull janë paraqitur gjetjet kryesore të hulumtimit. Organizimi i gjetjeve kryesore të
hulumtimit është bërë në ndërlidhje me analizën e literaturës së huaj dhe vendore, hulumtimet e
ngjashme me këtë fushë, duke arritur që të marrim përgjigje për pyetjet kërkimore dhe hipotezat
e ngritura të këtij hulumtimi.

Hulumtimi kishte për qëllim kryesor: “Mendimet e lexuesve rreth romanit Das Parfum, si dhe të
personazhit kryesor”.

Për të përmbushur qëllimin e hulumtimit u përdor metoda sasiore dhe cilësore për mbledhjen e të
dhënave. Ndërsa rezultatet që janë marrë përmes pyetësorit nga pjesëmarrësit do të diskutohen
shkurtimisht në këtë kapitull.

5.1. Diskutimi mbi shpërndarjen demografike të pjesëmarrësve

Ky pyetësor është realizuar me një mostër prej N=21 pjesëmarrësve, të cilët u janë përgjigjur
pyetjeve në mënyrë vullnetare. Pyetësori u realizua përmes platformës online, duke u shpërndarë
link-u i pyetësorit. Nga mostra prej N= pjesëmarrës 81% prej tyre janë të gjinisë femërore dhe
19% të gjinisë mashkullore. Sa i përket përfshirjes së pjesëmarrësve sipas grupmoshave rreth
52.4% prej tyre janë të moshës rreth 25 deri 35 vjeç, ndërsa rreth 47.6% prej tyre i takojnë
grupmoshës prej 15 deri 25 vjeç. Sipas të dhënave që kemi prezantuar më lart shihet që rezulatet
për shkollimin janë si vijon: rreth 4.8% e pjesëmarrësve kanë të përfunduar shkollimin fillor,
14.3% prej tyre e kanë të përfunduar shkollimin e mesëmm. Me përqindjen më të madhe, rreth
90.5% të pjesëmarrësve, kanë të përfunduar shkollimin e lartë.

35
5.2. Diskutimi mbi pyetjet rreth romanit dhe personazhit kryesor

Të dhënat, të cilat u paraqitën në kapitullin më lartë, na tregojnë që arsyet që i kanë shtyrë këta
pjesëmarrës ta lexojnë këtë roman ndahen në dy: arsyeja e parë është që pjesëmarrësit e kanë
marrë si rekomandim nga të tjerët. Kjo mund të ndodhë se në këtë roman trajtohet një ngjarje
shumë ndryshe dhe kjo i ka shtyrë edhe njerëzit t’ua rekomandojnë tjerëve. Në shoqëri zakonisht
ajo që është ndryshe, ka një lloj tërheqjeje të vëmendjes nga të tjerët dhe si duket edhe kjo ndikoi
me këtë roman, i cili trajton një temë, një perceptim dhe perspektivë ndryshe. Ndërsa, si arsye e
dytë, shihet të jetë planprogrami gjatë studimeve, ku këta pjesëmarrës e kanë pasur si obligim
leximin e kësaj vepre. Është e nevojshme që edhe gjatë studimeve që studentët të rekomandohen
të lexojnë romane të këtij niveli, siç ka ndodhur me këtë roman. Meqë ky roman shquhet për një
gërshetim të madh të elementeve të ndryshme, kjo edhe e bën shpeshherë gjuhën e këtij romani
jo shumë të lehtë për ta kuptuar, sidomos jo me leximin e parë. Kjo edhe ka rezultuar me një
përqindje të lartë të pjesëmarrësve, rreth 61.9%, të cilët kanë deklaruar që gjuha e përdorur në
këtë vepër ka qenë e një kategorie të vështirë. Kjo ka mundur të ndodhë për shkak të gjuhës së
lartë që ka përdorur autori, duke treguar që nuk kemi të bëjmë me një autor të zakonshëm, por
me një autor që mund të hyjë thellë në imagjinatën e lexuesit përmes gjuhës së tij. Interesante
është fakti që një shumicë e lartë e pjesëmarrësve, rreth 85.7%, kanë qenë të të njëjtit mendim,
lidhur me atë se sa ka ndikuar fëmijëria e Grenuijit në formimin e mëvonshëm të karakterit dhe
personalitetit të tij. Pra, këta kanë deklaruar që fëmijëria ka qenë ndoshta faktori kryesor që ka
ndikuar në formësimin e Grenuijit si personazh. Kjo tregon që shumë rrethana mund të ndikojnë
në formimin e personalitetit të njeriut gjatë fëmijërisë së vet dhe kjo gjë më vonë mund të ketë
vendim thelbësor në jetën e atij personi. Duke u bazuar në të dhënat që i kemi nxjerrë nga
pyetësori, në pyetjen se çfarë i kishte tërhequr më së shumti lexuesit gjatë leximit të kësaj vepre,
një shumicë prej 66.7% janë përgjigjur se ajo çfarë i kishte tërhequr më së shumti ka qenë
perceptimi i botës përmes shqisës së të nuhaturit nga ana e Grenuijit. Kjo është për shkak se
gjithë njerëzit e perceptojnë botën përmes shqisës së të pamurit dhe jo përmes shqisës së të
nuhaturit, siç ishte rasti me Grenuijin. Kjo ishte edhe diçka e re për lexuesit, të cilët më gjasë nuk
kanë hasur më parë në një temë të tillë, që autori të sjellë tek ta një botë që perceptohet
krejtësisht nga shqisa e të nuhaturit dhe jo si rëndom, nga ajo e të pamurit. Tek pyetja për
lexuesit, nëse ka pasur momente gjatë leximit të veprës kur ata e kanë gjetur veten në anën e

36
Grenuijit, duke ditur që Grenuiji nuk ka qenë i dashur për shkak të vrasjeve që kryente, një
përqindje prej 47.6 % janë përgjigjur që kanë pasur shumë momente, në të cilat e kanë gjetur
vetën në anën e tij. Kjo mund të ndodhë për shkak se Grenuiji ishte i detyruar t’i bënte ato
veprime për të gjetur identitetin e tij dhe kjo mund ta ketë shtyrë lexuesin që në disa momente
gjatë veprës të mishërohej me qenien e tij të pafat. Kjo edhe ka bërë që lexuesit shpeshherë të
ndahen në dy grupe për personazhin joheroik të tyre dhe i ka bërë që të vazhdojnë leximin e këtij
rrëfimi, i cili i ka sjellur shumë të papritura dhe ndoshta shpeshherë nuk kanë ditur të dijnë nëse
janë në anën e tij apo kundër tij. Pra, gjatë këtij romani, lexuesit nuk kanë parë një kufi të qartë
në mes të asaj, nëse e duan apo e urrejnë personazhin e tyre. Gjithmonë duke u bazuar në të
dhënat e pyetësorit, rreth 61.9% e pjesëmarrësve, kanë deklaruar që kanë ndjerë dhembshuri për
fatin e Grenuijit, i cili përfundoi i shqyer nga vetë njerëzit. Një ndër pyetjet thelbësore të këtij
pyetësori ka qenë se si lexuesit e konsiderojnë Grenuijin. Intersante ishte fakti të dihej që një
përqindje e lartë prej 66.7% e pjesëmarrësve kanë deklaruar që Grenuijin e konsiderojnë si
viktimë të fatit të tij dhe jo si një vrasës, i cili pashpirt vriste vajza të reja të virgjëra, për të gjetur
aromën e tij, të cilit i mungoi gjatë gjithë jetës.

5.3. Përfundime

Gjatë gjithë këtij punimi seminarik u bë një punë rreth kësaj teme, duke filluar me periudhën, së
cilës i përket ky roman, për të vazhduar më pas me shembuj konkret, të shkëputur nga romani,
për të ilustruar të gjitha zhanret që gërshetohen te ky roman.

Kjo e vërteton pse ky roman është roman i përmasave botërore dhe i përkthyer në më shumë se
33 gjuhë të ndryshme të botës.

Pyetësori vërtetoi që shumica e pjesëmarrësve ndanin pothuajse të njëjtat mendime dhe ide rreth
pikave të caktuara.

Gjetjet e këtij pyetësori kanë konfirmuar dy pikat e para të hipotezave, të cilat kanë vërtetuar që
fëmijëria e Grenuijit ka pasur shumë ndikim në formimin e tij të mëvonshëm, si dhe shumica e
lexuesve e kanë gjetur vetën kundër personazhit kryesor të romanit.

Ndërsa, me gjetjet e këtij pyetësori, kanë rënë poshtë dy pikat e fundit të hipotezave, në të cilat
është supozuar që lexuesit do të ndjenin më në fund drejtësi për përfundimin e jetës së Grenuijit.

37
Por, të dhënat e pyetësorit e treguan të kundërtën, ku lexuesit kishin deklaruar që ndjenin
dhembshuri për fatin e tij. Ndërsa, pika e fundit e hipotezës, e cila ra poshtë gjithashtu, pas
gjetjeve të pyetësorit, ishte që lexuesit do ta konsideronin Grenuijin si vrasës, por çuditërisht
shumica e lexuesve e konsideronin atë jo si vrasës, por si viktimë e fatit të tij.

38
6. Literatura

Götting, U. (2000). Der deutsche Kriminalroman zwischen 1945 und 1970. Marburg: Tectum
Verlag.

Horstkotte, S., & Herrmann, H. (2013). Poetiken der Gegenwart. Berlin/Boston: Walter de
Gruyter GmbH.

Kovar, J. (2015). Deutschsprachige Literatur seit 1933 bis zur Gegenwart. Masarykova
univerzita.

Plumpe, G. (1995). Epochen moderner Literatur. Opladen: Springer Fachmedien Wiesbaden.

Plumpe, G. (1995). Epochen moderner Literatur. Wiesbaden: Springer Fachmedien.

Rüden, S. (2018). Die Geschichtsbilder historischer Romane. Berlin: Logos Verlag Berlin
GmbH.

Sassenhausen, R. (2007). Wolframs von Eschenbach ''Parzival'' als Entwicklungsroman. Köln:


Böhlau Verlag.

Süskind, P. (n.d.).

Süskind, P. (1985). Das Parfum - Die Geschichte eines Mörders. Zürich: Diogenes Verlag AG.

Süskind, P. (n.d.). Parfumi - Historia e një vrasësi. Tiranë: Guttenberg.

39
SHTOJCË

Shtojca 1- Pyetësori

Ky pyetësor zhvillohet nga studentja e Fakultetit të Filologjisë, dega Gjuhë dhe Letërsi
Gjermane, në nivelin Master, në Universitetin e Prishtinës ''Hasan Prishtina''. Të dhënat dhe
përgjigjet e juaja janë plotësisht anonime dhe rezultati i nxjerrë nga ky pyetësor do të përdoret
vetëm për qëllime studimore. Ky pyetësor ju drejtohet vetëm atyre, të cilët e kanë lexuar veprën
''Parfumi- Historia e një vrasësi'' e autorit Patrick Süskind.

I mirëpres përgjigjet e sinqerta dhe të qëndrueshme nga ana juaj.

Përzemërsisht falenderuese për gjithë kontributin tuaj!

Ibrahimi A.

40
A. Të dhënat demografike

1. Gjinia:
a) M
b) F

2. Mosha:
a) Nën 15
b) 15- 25
c) 25- 35
d) Mbi 35

3. Shkollimin që keni përfunduar:


a) Shkollimin fillor
b) Shkollimin e mesëm
c) Shkollimin e lartë

41
B. Pyetjet lidhur me romanin dhe personazhin

4. Çfarë ju ka shtyrë ta lexoni këtë vepër:


a) E kam marrë si rekomandim nga të tjerët
b) E kam pasur në planprogram gjatë studimeve
c) Më ka intriguar titulli i veprës
d) E kam hasur rastësisht

5. Me çfarë shkalle do ta vlerësonit gjuhën e përdorur në këtë vepër nga autori:


a) Shumë të vështirë
b) Të vështirë
c) E lehtë
d) Shumë e kuptueshme

6. Sa mendoni që fëmijëria e Grenuijit ka ndikuar në formimin e tij të mëvonshëm?


a) Shumë
b) Jo dhe aq shumë
c) Shumë pak
d) Aspak

7. Çfarë ju ka tërhequr më së shumti gjatë leximit të kësaj vepre?


a) Perceptimi i botës përmes shqisës së të nuhaturit
b) Grenuiji si personazh negativ i ngjarjes
c) Grenuiji që cilësohej si ‘Zot’ nga të tjerët, por ishte ‘askush’ për vetveten
d) Tjetër

8. A keni pasur momente gjatë leximit të veprës kur e keni gjetur veten në anën e Grenuijit?
a) Po, ka pasur shumë momente.
b) Jo, në të gjitha momentet kam qenë kundër veprimeve të tij.
c) Në të gjitha momentet kam qenë në anën e tij, duke i arsyetuar veprimet e tij me
qëllimin që kishte.

42
9. Kur keni arritur te përfundimi i ngjarjes, çfarë keni ndjerë për fatin e Grenuijit?
a) Dhembshuri
b) Më në fund drejtësi
c) Përçmim
d) Inatosje

10. Si përfundim, nga ana e lexuesit, si e konsideroni Grenuijin?


a) Vrasës
b) Viktimë e fatit të tij
c) Tjetër

43

You might also like