Hyrje Ne Menaxhimin e Operacioneve

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 9

Kreu 1 Hyrje në Menaxhimin e Operacioneve Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

Kreu 1 Hyrje në Menaxhimin e operacioneve

Pyetje e vërtetë e gabuar

1. Menaxherët e operacioneve janë përgjegjës për vlerësimin kërkesave dhe nevojave të konsumatorëve,
dhe shitjen e promovimin e të mirat dhe shërbimeve të organizatës.
E GABUAR
Menaxherët e operacioneve nuk janë përgjegjës për promovimin e të mirave/shërbimeve
2. Shpesh, suksesi kolektiv ose dështimi i funksionit të operacacioneve të një kompanie do të ndikojë
aftësinë e një vendi për të konkuruar me vendet e tjera.
E VËRTETË
Një vend është zakonisht aq konkurues sa janë dhe kompanitë e tij.
3. Kompanitë ose prodhojnë produkte ose ofrojnë shërbime. Kjo do të thotë se vetëm një nga dy llojet e
strategjive të menaxhimit të operacioneve përdoret.
E GABUAR
Shumica e sistemeve përfshijnë një miks të produkteve dhe shërbimeve.
4. Operacionet, marketingu, dhe financa funksionojnë në mënyrë të pavarur nga njëra tjetra në shumicën e
organizatave.
E GABUAR
Operacionet, marketingu dhe financa janë të varura/të ndërlidhura nga njëra tjetra.
5. Sa më e madhe të jetë shkalla e përfshirjes së klientit, aq më shumë është sfidues dizenjimi dhe
menaxhimi i operacioneve.
E VËRTETË
Përfshirja më e madhe e klientit çon në më shumë kompleksitet në dizenjimin dhe menaxhimin e
operacioneve.
6. Organizatat që prodhojnë produkte nuk përfshihen në aktivitetet e shërbimit.
E GABUAR
Shumica e sistemeve ofrojnë një miks të produkteve dhe shërbimeve.
7. Operacionet e shërbimeve kërkojnë inventar shtesë për shkak të paparashikueshmërisë të kërkesës së
klientit.
E GABUAR
Operacionet e shërbimeve nuk mund të përdorin inventarin si mbrojtje kundrejt kërkesës së paparashikuar.
8. Vlera e autputit matet me çmimin që klientët janë të gatshëm të paguajnë për produktet dhe shërbimet.
E VËRTETË
Gatishmëria e klientëve për të paguar për produktet dhe shërbimet vendos vlerën e këtyre autputeve.
9. Përdorimi i modeleve do të garantojë vendimet më të mira të mundëshëme.
E GABUAR
Modelet janë të përdorshëm, por përdorimi i tyre nuk garanton vendimet më të mira.
10. Personat/ato që punojnë në fushën e operacioneve duhet të kenë aftësi që përfshijnë njohuritë dhë
aftësitë e komunikimit efektiv.
E VËRTETË
Menaxherët e opracioneve kërkojnë një miks njohurish dhe aftësish komunikuese.
11. Linjat e asemblimit (linjat e bashkimit të pjesëve) kanë arrirë produktivitet por duke ulur standardin e
jetesës.
E GABUAR
Produktiviteti dhe standardi i jetesës kanë lidhje të drejtë midis tyre.

Kurse në Menaxhim Operacionesh


Erjon Skordha 1-1
069 23 45 948
Kreu 1 Hyrje në Menaxhimin e Operacioneve Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

12. Menaxheri i ooperacioneve ka përgjegjësi kryesore për të marrë vendimet e dizenjimit të sistemit të
operaconeve, të tilla si kapaciteti i sistemit dhe dislokimi i fabrikave..
E GABUAR
Menaxheri i operacioneve luan një rol në këto vendime por nuk ka përgjegjësi kryesor për to.
13. Fjala “teknologji” përdoret për t’ju referuar “teknologjisë së informaciont”
E GABUAR
Teknologjia i referohet gjithashtu teknologjisë së përdorur në transformimin e burimeve.
14. ‘Vlera e shtuar’ sipas përkufizimit është gjithamonë një numër pozitiv meqënëse ‘e shtuar’ nënkupton
rritje.
E GABUAR
Disa transformime rezultojnë në një autput që është më pak i vlefshëm se inputet.
15. Shërbimet shpesh kanë më shumë përmbajtje pune, ndërsa prodhimi kërkon shumë ivenstime kapitale.
E VËRTETË
Operacionet e shërbimeve kërkojnë intesitet më të lartë pune sesa prodhimi.
16. Matja e produktivitetit në shërbime është më i thjeshtë sesa në prodhim menqënëse nuk është e
nevojshme për të marrë në llogari koston e materialeve.
E GABUAR
Kosto e materialevce duhet të konsiderohet te shërbimet po aq mirë.
17. Teknologjia për një qëllim të veçantë është një mënyrë e zakonshme për të ofruar përshtatje më të lartë
me kërkesat e klientit në prodhim ose në shëribime pa marrë në konsideratë kostot shtesë të punës.
E GABUAR
Tekonlogjia për një qëllim të veçantë redukton kostot nëpërmjet standardizimit.
18. Një shqetësim/problem në dizenjimin e sistemeve të prodhimit është shkalla e standardizimit.
E VËRTETË
Sa i standardizuar është produktit do të jetë një konsideratë kritike në procesin e dizenjimit të sistemit.
19. Shumica e njerëzve hasin operacionet vetëm në organizata fitimprurëse.
E GABUAR
Operacionet janë relevante për organizatat jo fitimprurëse të tilla si kryqi i kuq. 20. Shërbiet ofrojnë një
shkallë më të lartë të kontaktit me klientin sesa prodhimi..
E VËRTETË
Kontakti me klientin tenton të jetë më i lartë tek shërbimet.
21. Një metodë sistemi vendos theksin në ndërlidhjet e nënsistemeve, principi kryesor i saj është se totali
është më i madh se shuma e pjesëve individuale të saj.
E VËRTETË
Optizimi i performancës së nënsistemeve individuale nuk garanton performancë opetimale nga pikpamja e
të gjithë sistemit.
22. Fenomeni Pareto është nga konceptet më të rëndësishëm dhe të përhapur që mund të aplikohet në të
gjtha nivelet e menaxhimt.
E VËRTETË
Fenomeni pareto mund të vëzhgohet në një shkallë/varitet të gjerë të gjendjes së organizatave.
23. Menaxherët e operacioneve, të cilët zakonisht përdorin metoda sasiore, nuk shqetësohen realisht për një
vendimarrje etike.
E GABUAR
Çështjet e etikës po prekin të gjithë pjesët e menaxhimit, duke përfshirë operacionet..
24. Zgjidhjet optimale të prodhuara nga teknikat sasiore duhet të vlerësohen gjithamonë nën termat/kushtet
e një kuadri më të gjerë.
E VËRTETË
Teksnikat sasiore kanë kufizime që duhet të merren në konsideratë.
Kurse në Menaxhim Operacionesh
Erjon Skordha 1-2
069 23 45 948
Kreu 1 Hyrje në Menaxhimin e Operacioneve Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

25. Menaxherët duhet që në shumicën e rasteve të besojnë në teknikat sasiore për vendime të rëndësishme
meqënëse teknikat sasiore japin rezultate më të sakta.
E GABUAR
Ashtu si edhe teknikat e tjera, teknikat sasiore kanë kufizime.
26. Shume vendime të menaxhimnit mund të përshkruhen si marrdhënje e zhdrejtë. (Trade of =përmirëson
diçka përkeqsohet dikça tjetër)
E VËRTETË
Menaxhmi marrdhënjeve të zhdrejta (Trade off ) është thelbi i menaxhimit të operacioneve.
27. Një metodë sistemi do të thotë se ne përqëndrohemi në efiçencë brenda një nënsistemi dhe kështu që
sigurojnë efiçencën e përgjithshme.
E GABUAR
Efiçenca e nënsistemit nuk përkthehet medoemos në efiçencë të përgjithshme.
28. Përpara revolucionit industrial, produktet prodhoheshin krysisht nga zejtarët ose nga nxënësit e tyre
duke përdorur pjesë të bëra me porosi.
E VËRTETË
Mbas revolucionit industrial, metoda më të standardizuara u bënë të përhapura.
29. Elton Mayo’s “Eksperimeti i Hëothorne” ishte pika kryesore në ndryshimet në marrdhënjet humane, të
cilat theksuan rëndësinë e elementit human në dizenjimin e punës.
E VËRTETË
Eksperimeti i Haëthorne ishte në fillesat e ndryshimeve në marrdhënjet humane.
30. Një ndër shumë kontribute të dhëna nga Fordi, ishte futja prodhimit masiv, duke përdorur konceptin e
pjesëve të këmbyeshme dhe ndarjen e punës.
E VËRTETË
Fordi e bëri prohdimin masiv një sukses praktik.
31. Menaxhimii operacioneve dhe marketingu janë dy fusha funksionale që ekzistojnë për të
suportuar/mbështetur aktivitete në funksione të tjera të tillla si kontabiliteti, financa, IT dhe burimet
njerëzore.
E GABUAR
Menaxhimi i operacioneve dhe marketingu mbështeten nga këto funksione.
32. Sistemet e prodhimit Lean përfshijnë avantazhet e prodhmit maziv dhe prodhimit artizanal.
E VËRTETË
Prodhimi lean bashkon më të mirën e të dy botëve.
33. Si një abstraksion i realitetit, një model është një version i thjeshtuar i një fenomeni real.
E VËRTETË
Modelet janë abstraksione dhe thjeshtime të fenomeneve reale komplekse.
34. Sistemet e prodhimit lean përdorin një fuqi punëtore shumë të kualifikuar dhe paisje fleksibël.
E VËRTETË
Lean varët nga fuqia punëtore e kualifikuar.
35. Filozofia e prodhimit Lean është adoptuar pak në industrinë e shërbimeve.
E GABUAR
Konceptet e Lean aplikohen shumë mirë inë industrinë e shërbimeve.
36. Aktivitetet e menaxhmit të operacioneve do të jenë më pak të rëndësishme në të ardhmen për shkak se
shumë firma po bëhen të orjentuara nga operacionet e shërbimeve sesa operacionet e orjentuara nga
prodhimi i produkteve.
E GABUAR
Menaxhmi i operacioneve është po aq i rëndësishëm edhe në firmat e shërbimeve.

Kurse në Menaxhim Operacionesh


Erjon Skordha 1-3
069 23 45 948
Kreu 1 Hyrje në Menaxhimin e Operacioneve Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

37. Një firmë moderne ka dy konsiderata për zinxhirin e furnizimit-lidhjet e jashtme me furnitorët dhe
klientët, dhe një lidhje e rrjetit të brendëshëm të lëvizjeve te dhe ndërmjet funksonit të operaconeve në
vetvete.
E VËRTETË
Konsideratat për zinxhirin e furnizimit janë në fokus (janë në lojë) në firmën moderne dhe përtej saj.

Pyetje me alternativa
38. Menaxhimi i operacioneve përfshin vendimarrjen e vazhduar, duke shpresuar që shumica e vendimeve
të marra do të jetnë:
A. Të tepërata
B. Të vogla/të parëndësishme në natyrë
C. Të informuara (në kushtet e informacionit)
D. sasiore
E. asnjë nga të mësipërmet
Vedimet e informuara përfshijnë të gjitha çështjet relevante.
39. Një ‘paketë produkti’ konsiston në:
A. Ambalazhn e jashtëm
B. Kontenjerin e transportit
C. Një kombinim të produkteve dhe shërbimeve
D. Produketet, nëse është një organizatë prodhuese
E. Marrdhënjet me klientin nëse është një organizatë shërbimi
Shumica e firmave nuk janë vetëm firma shërbimi ose prodhimi, ato prodhojnë një kombinim të
produkteve me shërbimet.
40. Organizatat e shërbimit konsistojnë në tre funksione kryesore, të cilat në mënyrë ideale:
A. Mbështesin njëri tjetrin
B. Janë përjashtuese të njëra tjetrës
C. Ekzistojnë në mënyrë të pavarur nga njëra tjetra
D. Funksionojnë në mënyrë të pavarur nga njëra tjetra
E. Nuk ndërlidhen me njëra tjetrën
Financa, Marketingu dhe Operacionet jën tre funksione kryesore.
41. Cila nga të mëposhtmet nuk është një lloj operacioneve?
A. Prodhimi i produkteve
B. Magazinimi/transportimi
C. Zbavitje/argëtim
D. Komunikimi
E. Të gjitha të mësipërmet përfshijnë operacione
Të gjitha këto përfshijnë marrjen e inputeve dhe transformimin e tyre.
42. Zgjedhja e teknologjisë rrallë ndikon:
A. Kostot
B. Produktivitetin
C. Aktivitetin i unionit
D. Cilësinë.
E. Fleksibilitetin.
Aktiviteti i unionit mund të ndikojë zgjedhjet e firmës për teknologjinë por jo e anasjellta.

Kurse në Menaxhim Operacionesh


Erjon Skordha 1-4
069 23 45 948
Kreu 1 Hyrje në Menaxhimin e Operacioneve Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

43. Matjet e marra në stade të ndryshme të procesit të transformimit për qëllime kontrolli quhen:
A. Plane
B. Drejtime
C. Kontrolle
D. Feedback
E. Buxhete
Feedback përdoret për të monitoruar dhe përmirësuar proceset.
44. Buxhetimi, analiza e propozimeve për investime dhe sigurimi i fondeve janë aktivitete të lidhura me
funksionin e _______
A. Operacioneve
B. Marketingut
C. Blerjes
D. Financës
E. Auditimit të brendëshëm
Këto janë detyrat kryesore për funksinin e financës.

45. Cila nga të mëposhtmet nuk do të klasifikohej përgjithësisht si transformim?


A. Asemblimit (bashkimi i pjesëve)
B. Mësimdhënja
C. Marrja në punë e personelit
D. Punimi i tokës
E. Konsulenca
Marrja në punë e personelit nuk përfshin shumë transformimin e burimeve pasi ky proces ka të bëjë më
shumë me sigurimim/blerjen e burimeve.
46. Puna prodhuese e dërguar në një vend tjetër quhet:
A. Zvogëlim e kapaciteteve prodhuese
B. E nënëkontraktuar
C. Ndërkombëtarizm
D. Integrim vertikal
E. Transferim sipërmarrës
Nënkontraktimi është gjerësish pjesë e menaxhimit të operacioneve.
47. Dizenjimi i produktit dhe zgjedhja e procesit janë shembuj të vendimeve_______.
A. Financiare
B. Taktike
C. Të dizenjimit të sistemit
D. Operimit të sistemit
E. Parashikimit
Këto vendime kryesore ndikojnë vendimet e marra nga nivele më të ulëta.
48. Përgjegjësitë e menaxherëve të operacioneve janë:
A. Planifikimi, organizimi, marrja e stafit, prokurimi, dhe rishikimi (kontroll)
B. Planifikimi, organizim, marrja/zgjedhja e stafit, drejtim dhe kontrolli.
C. Parashikimi, dizenjimi, organizimi dhe kontroll.
D. parashikimi, dizenjimi, operimi, prokurimi, dhe rishikimi.
E. dizenjimi dhe operimi.
Objekti i menaxhimit të operacioneve shtrihet nëpër të gjithë organizatën.

Kurse në Menaxhim Operacionesh


Erjon Skordha 1-5
069 23 45 948
Kreu 1 Hyrje në Menaxhimin e Operacioneve Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

49. Njohuritë zakonisht nuk përfshijnë:


A. Njohjen e procesit
B. Aftësitë në kontabilitet
C. Aftësitë komunikuese
D. njohuritë globale
E. Të gjitha të mësipërmet all
Aftësitë komunikuese përgjithësisht konsiderohen si pjesë e aftësive e komunikimit eferktiv (anglisht
people skills)
50. Cila nga të mëposhtmet nuk është e vërtetë për metodën e sistemeve?
A. Pikëpamja e sistemit është pothuajse gjithmonë me përfitim në vendimarrje.
B. Metoda e sistemeve thekson ndërlidhjet ndërmjet nënsistemeve.
C. Një metodë sistemesh përqëndrohet në efiçencën brenda nënsistemeve.
D. Një metodë sistemesh është kryesore kurdoherë që diçka ridizenjohet ose përmirësohet.
E. Të gjitha të mësipërmet janë të vërteta.
Efiçenca e nënsistemeve nuk përkthehet medoemos në efiçencën e përgjithshme të sistemit.
51. Cila besohet/ka meritën se ka sjellë fitime në produktivitetin industrial, rritje në standartin e jetesës dhe
produkte të përballueshme?
A. Kompjuterat personal
B. Interneti
C. Transporti masiv
D. linjat e asemblimit
E. Marketingu me shumë nivele
Prodhimi masiv, ka luajtur një rol rë rëndësishëm në rritjen e standardit të jetesës.
52. Sistemet e prodhimit me produkte te konstumizuara (të bëra sipas dëshirave të klientëve) në mënyrë
tipike kanë relativisht:
A. Volume të larta prodhimi
B. Kosto të ulëta për njësi
C. Sasi të madhe paisjesh të specializuara
D. lëvizjen e shpejtë të punës
E. punonjës të kualifikuar
Punonjës të kualifikuar janë të nevojshëm për të akomoduar ndryshimet që janë të natyrshme në produktin
e prodhuar sipas nevojave klientëve.
53. Cila nuk është një diferencë e rëndësishme ndërmjet operacioneve të prodhimit dhe atyre të shërbimit?
A. Kosto për njësi
B. Uniformiteti i autputit
C. Puna e kërkuar për porositë
D. kontakti me klientin
E. matja e produktivitetit
Operacionet e prodhimit nuk janë medoemos më shumë ose më pa efiçente se operacionet e shërbimit.
54. Cila nga të mëposhtmet nuk është një karakteristikë e operacioneve të shërbimit?
A. Produkti jo i prekshëm
B. Kontakti i lartë me klientin
C. Përqindja e lartë e punës
D. Matja e lehtë e produktivitetit
E. Uniformitet u ulët i produktit/autputit
Produktiviteti i organizatave të shërbimit është shpesh i vështirë për tu matur.

Kurse në Menaxhim Operacionesh


Erjon Skordha 1-6
069 23 45 948
Kreu 1 Hyrje në Menaxhimin e Operacioneve Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

55. Cila nga të mëposhtmet është trend aktual te bizneset?


A. Kontrolli i ndotjes
B. Menaxhimi total i cilësisë
C. Menaxhmi i zinxhirit të furnizimit
D. konkurenca nga prodhuesit e huaj
E. ndryshimi teknologjik
Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit përfshin një pikëpamje më të gjerë të sistemit të operacioneve.
56. Punimi i tokës/fermës është shembull i:
A. Një aktiviteti pa vlerë
B. Një organizate virtuale
C. Produkteve jo të prodhuara në proces prodhimi
D. një industrie në rritje
E. Prodhimit sipas nevojave të klientit
Operacionet e Fermave nuk janë operacione prodhimi.
57. Të marrësh në konsideratë faktin se aspekte të caktuara të çdo situate menaxhimi janë më shumë të
rëndësishme se të tjerat është quajtur:
A. Analiza e marrdhënjeve të zhdrjeta (analysis of tradeoffs)
B. Analiza e ndjeshmërisë
C. Njohja e prioriteteve
D. anailza e variancës
E. analiza e tabelës së vendimeve
Zgjidhjet tentojnë të jënë targetuar te aspektet me prioritet më të lartë te një situatë.
58. Fakti që pak përmirësime në pak zona të operacioneve do të kenë më shumë imppakt se shumë
përmirësime në shumë zona është konsistent/përputhet me:
A. Fenomenin Irëin
B. Fenomenin Paret
C. Fenomenin Panariti
D. Fenomenin Tellier
E. Fenomenin Adam Smith
Fenomeni Pareto drejton vemendjen tonë në diferencën ndërmjet “të rëndësishmes pak” dhe”të
parëndësishmes shumë”
59. Procesi i krahasimit të autputeve me standardet e vendosura më përpara për të përcaktuar nëse veprime
korrektuese janë të nevojshme është quajtur:
A. Planifikim
B. Drejtim
C. Kontroll
D. buxhetim
E. disiplinim
Kontrollet përdoren për të mbrajtur nivelin e performancës.
60. Cila nga të mëposhtmet nuk lidhet me dizenjimin e sistemit?
A. Alterimi i kapacitetit të sistemit
B. Dislokimi i fabrikave
C. Menaxhimi i inventarit
D. Zgjedhja dhe blerja e paisjes
E. Renditja fizike e departamenteve
Menaxhimi i inventarit është një vendim i fushës së menaxhimit të sistemit të operacionit.

Kurse në Menaxhim Operacionesh


Erjon Skordha 1-7
069 23 45 948
Kreu 1 Hyrje në Menaxhimin e Operacioneve Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

61. Duke marrë një pikpamje e sistemi, përsa i përket operacioneve në mjedisin e sotëm, gjithnjë e më
shumë vendimarrësit po konsiderojnë ______________ në përgjigjje të ______________ .
A. Fleksibiliteti, presiooni për të qënë më efiçent
B. Operacionet jashtë vcendit, nevojën për të promovuar produktet prodhuara në vend
C. Qëndrueshmërinë; kërcënimin e ngrohjes globale
D. Teknologjinë; impaktin e ndryshimit të rastësishëm
E. Parashikimin, stabilizimin e kërkesës
Qëndryeshmëria është relativisht një konsideratë e menaxhmit të operacionevce që ka hyrë koohet e fundit.
62. Disa kompani përpiqen të maksimizojnë të ardhurat që ato marrin nga kapaciteti operues fiks duke
influencuar kërkesat nëpërmjet manipulimmit të çmimit. Ky është një shembull i __________________:
A. Diskrimimimit të paligjshëm të çmimit
B. Marrveshjeve të fshehta
C. Analizës së volumit
D. Menaxhmit të të ardhurave
E. Nënkontraktimit
Menaxhmi i të ardhurave përdoret për të siguruar që është shitur maksimumi i mundëshëm nga kapaciteti i
“prishshëm” (shënim: termi ‘i prishshëm’ i referohet kapacitetit në industrinë e shërbimeve i cili nuk mund
të ruhet për tu përdorur në periudha të mëvonshme)
63. Cila nga të mëposhtmet nuk është një trend aktual në industrinë e prodhimit?
A. Gglobalizimi
B. Përmirësimi i cilësisë
C. Fleksibiliteti dhe zhdërvjellësia
D. Prodhimi masiv për ekonomi më të mëdha të shkallës
E. Avancimet teknologjike
Prodhuesit po heqin dorë nga prodhimi masiv për të fituar ekonomi të shkallës..
64. Cila nga të mëposhtmet nuk është një përfitim i përdorimit të modeleve në vendimarrje?
A. Ato ofrojnë një format të standardizuar për analizën e një problemi.
B. Ato shërbejnë si një mjet i qëndrueshëm për verësim..
C. Ato janë të letë për tu përdorur dhe më pak të shtrenjtë sesa të merresh me situatën aktuale.
D. Të gjtha të mësipërmet janë të përfitime.
E. Asnjë nga të mësipërmet nuk është një përfitim.
Modelet janë mjete të dobishëm për marrjen e vendimeve pa u ballafaquar situatën aktuale me gjthë
komplekstetin e tij.

65. Firmat modernen gjithnjë e më shumë po mbështeten te firmat e tjera për të tu furnizuar me produkte
dhe shërbime e në vend që ti prodhojnë ato vetë. Kjo rritje e nivelit të_____________po çon në një rritje të
theksit në menaxhimin e _____________.
A. Nënkontraktimit; zinxhirit të furnizimit
B. Dislokimi jashtë vendit; sistemet e prodhimit lean
C. Zvogëlimi i kapacitetit; cilësia totale
D. optimizimi; inventarët
E. ndërkombëtarizimi; ndërkulturor
Menazhimi i zinxhirit të furnizimit merr një pikpamje më të plotë të firmës, operacioneve të saj, dhe
furnitorëve të saj..

Kurse në Menaxhim Operacionesh


Erjon Skordha 1-8
069 23 45 948
Kreu 1 Hyrje në Menaxhimin e Operacioneve Punoi: Erjon Skordha ACCA,MCP,MSC

66. Operacionet dhe shitjet janë dy funksione ________ te bizneset.


A. Strategjike
B. Taktike
C. Mbështetëse
D. Shtuese vlere
E. Primare
Të tjerat janë funksione mbështetëse.
67. Marketigu varet nga operacionet për informacione që kanë të bëjnë me ___________.
A. Produktivitetin
B. Kohën e lëvrimit
C. Flukset e mjeteve monetare
D. buxhetimit
E. inteligjencën e korporatës
Marketingu përdor informaconin e kohës së lëvrimit për të bërë premtime për klientët.
68. Dy matësa të përdorur gjerësisht për variancën janë __________ dhe __________ .
A. Mesatarja; devijimi standard
B. Raporti i produktivitetit; korrelacioni
C. Mesatarja e standardizuar; devijimi i caktueshëm
D. Mesatarja e rastit; devijimi standard
E. Shpërndarja normale; variana e rastit.
Mesatarja dhe devijimi standard tregojnë aspekte të rëndësishme përsa i përket variancës në një proces..
69. Cila nga deklaratat e mëposhtme për variancën është e GABUAR?
A. Varianca pengon një proces prodhimi nga të qënit efiçent aq sa mund të jetë.
B. Disa varianca mund të parandalohen
C. Variacionet mund të jenë ose të caktueshme ose të rastit.
D. Çdo variancë e bën procesin e prodhimit më pak produktiv
E. Variancat e rastit përgjithësisht nuk mund të influencohen nga menaxherët.
Zgjedhja për të ofruar klinetëve varietet më të lartë mund të rrisë variancat por mund të rrisë edhe më
shumë produktivitetin.
70. Cila nga të mëposhtmet është kryesorë për tu marrë në konsideratë kur menaxhohet një proces për të
përmbushur kërkesën?
A. Strategjia
B. Parashikimi i kërkesës
C. Kapaciteti
D. Ndryshueshmëria e rastit
E. Të gjitha të mësipërmet
Të gjitha këto luajnë një rol përckatues ndëse një proces mund të përmbushë kërkesën.

Kurse në Menaxhim Operacionesh


Erjon Skordha 1-9
069 23 45 948

You might also like