Untitled 2

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 74

TEMA

C. KOMUNIKIMI KOMPJUTERIK

Në këtë njësi tematike, nxënësi


mund të njihet me:

■ aplikimi i paketës programore Auto CAD në


vizatimin teknik;
■ nisja e programit;
■ hapja e vizatimeve të përhershme dhe të
reja;
■ vendosja e profilit shfrytëzues;
■ funksionet themelore të Osnap Seting;
■ vizatimi i vijave në raport të ndryshëm
ndërmjet veti;
■ vizatimi i figurave gjeometrike;
■ shkrimi i tekstit;
■ nocioni “nivel” (Layer), krijimi dhe
përdorimi i tij;
■ aplikimi praktik e Auto CAD – it në
vizatimet teknike dhe
■ shtypja e vizatimeve.

C
Komunikimi kompjuterik

NJËSIA TEMATIKE
C. Komunikim kompjuterik

11. Hyrje në komunikimin kompjuterik


12. Nisja e paketës programore Auto CAD
13. Vendosja e parametrave themelore në Auto CAD
14. Vizatimi i vijave
15. Vizatimi i figurave gjeometrike
16. Shkrimi i tekstit
17. Niveli (Layer)
17.1. Kyçja dhe shkyçja e niveleve
17.2. Ngrirja dhe shkrirja e niveleve
18. Aplikimi praktik i përmbajtjeve shkencore
19. Shtypja e vizatimit (Scaled to fit)

106
Komunikimi kompjuterik

Konvencionet

Numër më i madh i urdhrave mund të udhëzohen në kompjuterin me ndihmë të miut


ose tastierës. Nëse është shkruar “shtypet pulla X” kjo do të thotë se duhet të shtypet pulla
X e tastierës. Nëse është shkruar “klikojmë pullën X”, kjo do të thotë se duhet me miun të
klikohet në pullën X e cila paraqitet në dritaret dialog ose në shiritat me vegla. Urdhrat, po-
rositë dhe terminët janë në gjuhën angleze të cilët do të përkthehen, por duhet të mësohen
në origjinal, po për atë do të jenë të shënuara pjerrtas (Italic) që më lehtë të bien në sy.
Për ta mësuar paketën programore Auto CAD nevojitet që të sqarohen procedurat për
realizimin e urdhrit të caktuar nëpërmjet një ose më tepër hapave. Për atë qëllim, do të për-
doren shenja dhe simbole të caktuara të cilët këtu do të sqarohen.
 kalimi nga një hap në tjetrin
simbol për sustën Enter
Në libër do të shfrytëzohen simbole të cilët do të ndihmojnë për njohje të shpejtë të in-
formacioneve të shkurta si koncepte ose këshilla:

këshilla të shkurta dhe informacione për elementin ose aksionin i cili sqarohet


107
Komunikimi kompjuterik

Vizatime të vizatuara nëpërmjet


kompjuterit

108
Komunikimi kompjuterik

11. Hyrje në komunikimin kompjuterik


Për ndjekje të suksesshme të teknikave bashkëkohore për
përpunimin e vizatimeve teknike të cilët gjithnjë e më tepër
shfrytëzohen në arsimimin dhe praktikën do të mësohet paketa
programore AutoCAD 2007. Niveli themelor i studimit do të
mundësojë njohje me veglat bazike, urdhra dhe procedura për
të vizatuar vizatime teknike dydimensionale (2D).
Paketë më e përhapur programore për komunikim grafik
është programi Auto CAD prodhim i ndërmarrjes Autodesk prej
ku rrjedh pjesa e parë e emrit. Pjesa e dytë e emrit, akronimi
CAD – vizatim me ndihmë të kompjuterit (eng. Computer Aided
Design) e thekson qëllimin e paketës softuerike.
Auto CAD-i përdoret për të vizatuar lloje të ndryshme të vi-
zatimeve në të gjitha drejtimet teknike si: ndërtimtari, gjeodezi-
ke, makinerike dhe elektroteknike ose gjithkund ku përdoret
vizatimi si pajisje për komunikim dhe prezantim të ideve dhe
mendimeve. Me ndihmë të këtij programi krijohen vizatime me
precizitet të madh, mundësi teknike dhe estetike me çka rritet
cilësia e projekteve.
Me këtë paketë programore është mundësuar vizatim i th-
jeshtë i elementeve të vizatimit teknik: pika, vija, harqe, rrathë,
shumëkëndësh, elipsa, varg vijash, vija me trashësi të caktuar
dhe elemente të tjera themelore grafike. Është mundësuar vijë-
zim me numër të madh të modeleve të gatshme. Vizatimi mund
të kuotohet me matje automatike të dimensioneve të objekte-
ve, me mundësi për definim të stileve të ndryshme të kuotimit.
Teksti për të shkruar në vizatimet është me fonte të ndryshme
dhe madhësi të shkronjave. Mundësohet modifikim (rregullim)
i elementeve tani më të vizatuara-zhvendosje, kopjim, rrotullim,
zmadhim, zvogëlim, vazhdim etj.
Me të gjitha mundësitë dhe zgjidhjet teknike që i ofron kjo
paketë programore, shkurtohet koha e vizatimit si vizatimeve
të rëndomta ashtu edhe të atyre të komplikuara, ndërsa rritet
cilësia.

109
Komunikimi kompjuterik

12. Nisja e paketës programore AutoCAD 2007


Versioni i AutoCAD 2007, i cili do të mësohet, punon me për-
krahje të sistemit operativ Windows, me çka aplikimi i kësaj pa-
kete programore është më i thjeshtë për dallim nga versionet e
vjetra kur shfrytëzohej sistemi operativ DOS.
Nisja e programit mund të realizohet në dy mënyra:
Fig. 150 1. Nëpërmjet ikonës për programin AutoCad e cila gjendet
në sipërfaqen punuese të ekranit (Desktop) (fig. 150)
2. Nëse ikona për programin AutoCad nuk gjendet në sipër-
faqen punuese të ekranit, atëherë klikohet në sustën
START e cila gjendet në shiritin e poshtëm me vegla të
ekranit dhe nëpërmjet asaj qasemi deri te programi.

Hapja e vizatimit të ri dhe të përhershëm


Meqenëse AutoCAD-i ka synim të vizatuarit në dy (2D dhe/
ose tre dimensione (3D), gjatë nisjes së programit paraqitet dri-
tare për dialog në të cilin duhet të zgjidhet mënyra e punës:
— 3D Modeling ose
— AutoCAD Classic (do të thotë vizatim në 2D) siç është tre-
guar në figurën 151.
Nëse nuk doni kjo dritare të paraqitet gjatë nisjes së Auto-
CAD-i, atëherë duhet të selektohet opsioni Don’t Show me this
again në pjesën e poshtme të majtë të dritares.

Fig. 151

110
Komunikimi kompjuterik

Pasi të zgjidhet mënyra e punës klikohet susta OK e dritares


dhe paraqitet dritarja Startup (fig. 152) prej ku mund të hapet
vizatim i ri (Start from Scratch), vizatim i ri si shabllon (Usa a Tem-
plate) ose të shfrytëzohet magjistar (Use a Wizard) për të defi-
nuar elementet e vizatimit si njësi masë për dimensionet dhe
këndet, hapësirë pune etj.

Fig. 152 Fig. 153

Nga dritarja e njëjtë mund të hapet vizatim i ekzistues nëse


klikohet në sustën me dosar të verdhë (Open a Drawing)(fig.
153). Në seksioninSelect a File: selektohet emri i vizatimit të vi-
zatuar ose nëse nuk është në listën me vizatimet e vizatuara,
klikohet në sustën Browse... dhe kërkohet lokacioni ku është
incizuar vizatimi i vizatuar.

Gjatë hapjes së vizatimit të ri nga dri-


tarja:
Start up  Start from Scratch
vizatim ekzistues
vizatim i ri
Duhet të selektohet sistemi matës i
cili do të shfrytëzohet:
Metric OK
Mënyrë tjetër e hapjes së vizatimit
është nëpërmjet ikonës New në shiritin
standard me vegla (fig. 154). Nga shiriti
i njëjtë i veglave mund të hapet edhe
vizatim ekzistues ose:
File  Open – për vizatim ekzistues.
File  New – për vizatim të ri.

Fig. 154

111
Komunikimi kompjuterik

Incizimi i vizatimit të ri
Gjatë krijimit të dokumentit të ri (vizatim) ky duhet të inci-
zohet në hard-diskun ose në pajisje tjetër të periferuar për ruajt-
je të dokumenteve (USB, CD) nëse duhet të ruhet për përdorim
të mëtutjeshëm.
Incizimi (memorimi) i vizatimit të ri kryhet nëpërmjet urdhrit:
File  Save As (incizo si...)
Me aktivim të këtij urdhri hapet dritare për dialog Save
Drawing As (fig. 155).

Fig. 155

Në seksionin për zgjedhje, Save in... (incizo në...) selsektohet


vedni i hard-diskut ose pajisjes tjetër ku incizohet vizatimi i ri.
Selektohet vendi i dëshiruar, vendoset emri i vizatimit në ses-
kionin File name., në seksionin Save as type: theksohet lloji i
skedarit, në këtë rast kjo është: AutoCAD 2007 Drawing (*.dwg)
dhe klikohet susta Save. Me këtë, vizatimi i ri është incizuar dhe
i është ndarë emri sipas secilit aktivim të programit mund të
gjendet dhe të hapet.
Emri i cili i është ndarë vizatimit të ri do të gjendet i shënuar
në vijën në të cilën është shënuar emri i programit në të cilin
punohet (AutoCAD).

112
Komunikimi kompjuterik

Incizimi i vizatimit ekzistues


Që të mbrohet humbja e vazhdueshme e vizatimeve
të punuara ose pjesë nga vizatimi, rekomandohet gjatë
punës të kryhet incizim i mbrojtur me komandën Save e
vila gjendet në menynë File, ose me klikimin e ikonës së
njëjtë të shiritit standard me vegla (fig. 156). Këtë incizim
mbrojtës shfrytëzuesi duhet ta kryejë në çdo 10-15 minuta.
Në AutoCAD-n ekziston mundësi për definimin e kohës në
të cilën kryhet incizimi automatik i vizatimit.
Dalja nga programi AutoCAD 2007
Pas mbarimit të punës së vizatimit aktual duhet të
mbyllet (close) vizatimi aktiv dhe të dilet (braktiset) pro-
Fig. 156
grami.
Mbyllja e vizatimit kryhet nëpërmjet menysë dhe ur-
dhrit:
File  Close (fig. 157).
Gjatë mbylljes, nëse nuk janë të incizuara të gjitha
ndryshimet e bëra në vizatimin shfrytëzuesi do të jetë i
paralajmëruar ta kryejë atë nëpërmjet dritares për dialog
(fig. 158). Që të incizohen të gjitha ndryshimet, duhet të
klikohet susta Yes (po), ndërsa nëse shfrytëzuesi nuk donë
t’i incizojë ndryshimet duhet të klikohet susta No (jo). Nëse
donë ta anulojë daljen nga programi duhet ta klikojë sus-
tën Cancel (heq dorë) me çka përsëri do të kthehet në vi-
Fig. 157
zatimin aktual.
Dritarja e njëjtë për dialog do të paraqitet nëse shfrytë-
zuesi ka harruar ta incizojë dhe emërojë vizatimin e ri dhe
ka klikuar urdhrin Exit.

Fig. 158

Dalja nga programi kryhet nëpërmjet menysë dhe ur-


dhrit:
File  Exit (fig. 159)
ose me klikimin e sustës X në këndin e djathtë të sipërm
të ekranit.
Fig. 159

113
Komunikimi kompjuterik

13. Vendosja e parametrave themelore të AutoCAD 2007

Elementet themelore të ekranit AutoCAd


Puna në programin AutoCAD 2007, nënkupton dy mënyra të
punës: mënyrë grafike dhe tekstuale e punës. Për arsye të kësaj
edhe ekrani themelor i programit është i ndarë në dy pjesë: gra-
fik dhe tekstual (fig. 160).
Pjesa grafike është e bardhë (ndërsa mundet edhe e zezë)
sipërfaqja e cila e përfshin pjesën më të madhe të ekranit
meqenëse në atë realizohet pjesa më e madhe e punës në vi-
zatimin.
Pjesa tekstuale ose vijë e komandës gjendet në pjesën e
poshtme të ekranit. Është përbërë nga dy vija në të cilët de-
risa punohet, shënohen komandat e dhëna dhe niveli i ko-
mandave aktuale. Për arsye të kësaj, gjatë vizatimit, duhet
vazhdimisht të ndiqet çka shkruan në vijën e komandës. Vija
e komandës më shpesh është e përbërë nga 3 radhë, ndërsa
numri i tyre mund të ndërrohet sipas nevojës së shfrytëzuesit.
Kjo pjesë është e ndarë në vijë horizontale dhe vertikale nga
pjesa grafike e ekranit.

kapitulli i programit vegël me përbërje të


dhe emri i dokumentit shirit standard objekteve
shirit me
menyja rënëse
shirit me vegla

kursor
(tregues i miut)
shirit me
vegla

HAPËSIRË PËR TË VIZATUAR


pjesë grafike

sistem
koordinues vijë komandimi vija e statusit

Fig. 160

Pjesa grafike e ekranit është përbërë nga:


— hapësirë për të vizatuar;
— shirit me vegla - toolbars;
— vija e statusit dhe
— shirit me menynë rënëse.

114
Komunikimi kompjuterik

Hapësira për të vizatuar është sipërfaqja e bardhë (ose


e zezë) e ekranit e cila e përfshin pjesën më të madhe të ekranit.
Kjo është pjesa ku vizatohet vizatimi. Në atë lëviz kursori nga
pika qëndrore – prerje e vijës horizontale dhe vertikale, e cila
lëviz me zhvendosje të miut. Ngjyra e sferës grafike dhe ma-
dhësia e pikës qendrore mund të ndërrohen sipas dëshirës së
shfrytëzuesit.
Shirit me vegla – Toolbars – mund të jenë të vendosur ho-
rizontalisht ose vertikalisht në pjesën grafike të ekranit. Në shi-
ritat me vegla gjenden ikonat me simbole grafike nëpërmjet të
cilave jepen urdhra. Nën shiritin me meny gjenden dy shirita me
vegla të cilët më së shpeshti, paraqiten kur do të nisë programi.
Këto janë shiritat Standard toolbar (shirit standard me vegla)
dhe Format toolbar (shirita me vegla për formatim të përbër-
jes së objekteve). Shiritat me vegla aktivizohen sipas nevojës së
shfrytëzuesit në mënyrën në vijim:
– nga menyja: View  Toolbars  Customize
Këtu mund të gjendet e tëra paleta me vegla nga shëni-
met kryhet me vendosje të shenjës ✓ para shiritit të cilin
duam ta kemi në ekranin.
Nëse fshihet shenja✓ do të mënjanohet edhe shiriti për-
katës me vegla nga ekrani. Nuk duhet të aktivizohen të
gjithë shiritat me vegla, përveç të atyre me të cilët do
të punohet, që të mos ngarkohet pjesa për të vizatuar e
ekranit. Shiritat me vegla vendosen në ekranin në mënyrë
në të cilin nuk do të pengojnë gjatë të vizatuarit.
– shumë shpejtë me kilikuesin e djathtë të miut në ndon-
jë shirit tani më të aktivizuar me vegla, ku në mënyrën e
njëjtë siç është sqaruar më parë, zgjidhet shiriti i nevo-
jshëm me vegla (fig. 161).

 Shiritat me vegla janë lëvizëse dhe në ekranin vendosen me procedurën kliko, maj
dhe tërhiq me miun. Mund të vendosen në mënyrë vertikale ose horizontale.
Shumica e urdhrave aktivizohen me klikim të tastit të majtë të miut në ikonën e
dëshiruar, derisa te ikona të tjera paraqitet meny e shpalosjes me vegla shtesë. Ikona e
këtillë njihet për nga shigjeta e zezë dhe e vogël në këndin e djathtë të poshtëm e cila
nëse klikohet dhe nëse mbahet, hapet menyja.

115
Komunikimi kompjuterik

Shiriti me menytë është horizontal dhe gjendet në pjesën


e sipërme të ekranit menjëherë nën shiritin në të cilin është
shënuar emri i programit dhe emri i vizatimit. Nëse klikohet në
menynë me treguesin e miut, hapet lista me urdhra.
Vija e statusit është shirit në pjesën e poshtme të ekranit,
me susta për funksionet ndihmëse gjatë të vizatuarit ORTHO,
OSNAP, SNAP, GRID etj dhe për koordinate aktuale të kursorit.
Vija e komandës është shirit në pjesën e poshtme të ekra-
nit në të cilin lexohet statusi i programit, përkatësisht a është
ndonjë urdhër në vazhdim ose mund të jepet i ri. Dhënia e ur-
dhrit të ri kryhet nëse në vijën e komandës shkruhet: Comand.
Urdhrat në AutoCAD mund të aktivizohen përveç me ikona ose
nëpërmjet menyve dhe me shënimin e urdhrit në vijën e ko-
mandës. Në vijën e komandës, gjithashtu, ndiqet niveli i opsio-
neve të ofruara të urdhrit aktual.
Pajisja për të treguar-miu më shpesh ka dy taste: tasti i
majtë shfrytëzohet për të shtypur sustat ose zgjedhje të opsio-
neve nga menytë. Klikimi i tastit të djathtë e zëvendëson kliki-
min e sustës ENTER ose hapjen e menysë ndihmëse.
Kur miu zhvendoset majtas-djathtas nëpër bazën (mouse
pad) shkaktohet lëvizje e cross hair nëpër pjesën e ekranit i cili
është i paraparë për të vizatuar (fig. 162). Nëse miu zhvendoset
kah shiritat horizontal dhe vertikal me vegla (ikons) ose menytë,
treguesi i miut do të ketë formë të shigjetës, të cilën nëse e ven-
dosim dhe klikojmë në ikonën e dëshiruar ose në menynë, do ta
Fig. 160 – cross hair aktivizojmë. Treguesi i miut mund të ketë edhe formën në vijim:
 – për selektim me tregim të elementeve
të vizatuara
+ – për selektim me dritare ose definim të
pikës filluese.

 – përsëritja e urdhrit të mëparshëm-shtypet susta ENTER


– ndërprerja e urdhrit aktual – shtypet susta ENTER, klikimi i djathtë ose Esc.

116
Komunikimi kompjuterik

Menaxhimi me shfaqjen e vizatimit


Vizatimet në AutoCAD-in, sipas nevojës, mund të zmad-
Pan Realtime hohen ose të zvogëlohen. Për atë qëllim përdoren një grup Zo-
Zoom Window om-urdhra (fig. 163). Këtu bëjnë pjesë urdhrat në vijim:
■ Zmadhimi ose zvogëlimi i vizatimit të plotë:
– ikona - Zoom Realtime
– meny - View -» Zoom -» Realtime
– vija e komandës - Zoom, Realtime.
Kur kursori do të fitojë formë të thjerrëzës, nëse klikojmë,
Zoom Realtime Zoom Previous mbajmë dhe tërheqim nga poshtë lartë, vizatimi do të zmad-
hohet, ndërsa nëse tërheqim nga lartë teposhtë, vizatimi do të
Fig. 163 zvogëlohet. Që të shkyçet thjerrëza, klikohet susta Esc nga tas-
tiera.
■ Lëvizja e vizatimit djathtas-majtas dhe lartë-poshtë:
– ikona Pan Realtime
Kur kursori do të fitojë formë të dorës, vizatimi “kapet” dhe
lëviz në të gjithë drejtimet.
■ Kthimi i shikimit të vizatimit në ekran të plotë:
– meny - View -> Zoom All
– ikona – e cila ka meny në rënie prej të cilës zgjidhet ikona
Zoom All.
■ Zmadhimi i një pjese të vizatimit:
– meny - View -» Zoom Window
– ikona – e cila ka meny në rënie nga e cila zgjidhet ikona
Zoom Window.
Kur do të klikohet ikona kursori i miut do të fitojë formë të
kryqit (fig. 116). Në vijën e komandës paraqitet porosia Specify
firot corner (defino këndin e parë) – klikohet në vizatimin në
Këndi i parë këndin e parë të dritares dhe paraqitet porosia Specify opposi-
te corner (defino këndin e kundërt). Tërhiqet miu në drejtim të
këndit të dytë (të kundërt) nga dritarja që ta përfshijë pjesën e
dëshiruar të vizatimit (fig. 164). Në ekran do të shihet i zmad-
huar vetëm pjesa e theksuar e vizatimit. Kjo vegël është shumë
Këndi i dytë
e rëndësishme që të mundet në mënyrë precize të punojë vi-
Fig. 164 zatimi.
■ Kthimi i një nga një, një hap mbrapa:
– ikona - Zoom Previous.
Me këtë urdhër mund të kthehet pamja e mëparshme e viza-
timit për disa hapa.

117
Komunikimi kompjuterik

Urdhrat Zoom braktisen me:


– klikim të sustës Esc nga tastiera ose me
– klikim të djathtë të miut gjatë së cilës paraqitet menyja
notuese (fig. 165) prej ku zgjidhet Exit, me çka do të brak-
tiset edhe urdhri.

Mbaje në mend:

✓ AutoCAD niset nëpërmjet ikonës nga sipërfaqja e


Fig. 165 punës ose nëpërmjet sustës START;
✓ AutoCAD është paketë programore që ka për qëllim
vizatimin e vizatimeve teknike me kompjuter;
✓ Ekrani i Auto CAD përbëhet prej
– pjesës grafike dhe
– pjesës tekstuale (vija e komandimit);
✓ Pjesën grafike të ekranit e përbëjnë:
– sipërfaqja grafike;
– shirita me vegla;
– vija e statusit;
– shirit me menytë.
✓ Gjatë punës në pjesën grafike duhet vazhdimisht të
ndiqet teksti në vijën e komandimit;
✓ Vendosja ose largimi i shiritave me vegla kryhet
nëpërmjet menysë View Toolbars;
✓ Përsëritja e komandës - Enter;
✓ Ndërprerja e komandës - Еѕс dhe/ose ENTER;
✓ Hapja e vizatimit ekzistues  Ореn;
✓ Hapja e vizatimit të ri – File  New;
✓ Zmadhimi ose zvogëlimi i vizatimit të plotë kryhet me
urdhrin Zoom Realtime;
✓ Lëvizja e vizatimit kryhet me urdhrin Pan Realtime;
✓ Shqyrtim i plotë në ekran kryhet me urdhrin Zoom All;
✓ Zmadhimi i pjesës së theksuar të vizatimit kryhet me
urdhrin Zoom Window;
✓ Kthimi një hap prapa realizohet me urdhrin Zoom
Previous;
✓ Braktisa e urdhrit Zoom realizohet me klikimin e
djathtë dhe Exit nga menyja lundruese.
✓ Incizimi i vizatimit të ri:
File  Save Drawing As;
✓ Vizatimi i ri incizohet si .dwg file
✓ Incizimi i vizatimit tani më të emëruar:
meni: File  Save
ikona: Save
✓ Dalja nga programi:
meni: File  Close  Exit

118
Komunikimi kompjuterik

 Kontrolloni njohuritë tuaja!

1. Për çka shërben paketa programore AutoCAD ?


____________________________________________________
____________________________________________________
2. Si niset programi AutoCAD?
____________________________________________________
____________________________________________________
3. Cilët janë dy pjesët kryesore të ekranit të AutoCAD?
____________________________________________________
____________________________________________________
4. Prej çka është e përbërë pjesa grafike e ekranit?
____________________________________________________
____________________________________________________
5. Përse shërben vija e komandës?
____________________________________________________
____________________________________________________
6. Prej çka janë të përbërë dhe përse shërbejnë shiritat me vegla?
____________________________________________________
____________________________________________________
7. Për çka shërben shiriti i statusit?
____________________________________________________
____________________________________________________
8. Me cilin urdhër lëshohen ose ndërpriten shiritat me vegla?
____________________________________________________
____________________________________________________
9. Me cilin urdhër hapet vizatimi ekzistues?
____________________________________________________
____________________________________________________
10. Prej çka është i përbërë shiriti me menytë?
____________________________________________________
____________________________________________________
11. Me cilin urdhër hapet vizatimi i ri?
____________________________________________________
____________________________________________________
119
Komunikimi kompjuterik

12. Me cilin urdhër kryhet zmadhimi ose zvogëlimi i vizatimit


të plotë?
____________________________________________________
____________________________________________________
13. Për çka shërben urdhri Pan realtime?
____________________________________________________
____________________________________________________
14. Me cilin urdhër rritet vetëm një pjesë e vizatimit?
____________________________________________________
____________________________________________________
15. Përse shërben urdhri Zoom All?
____________________________________________________
____________________________________________________
16. Përse shërben urdhri Zoom Previous?
____________________________________________________
____________________________________________________
17. Si ndërpritet puna e urdhrit aktual?
____________________________________________________
____________________________________________________
18. Kur niset vizatim i ri me Start from Scrach (fillimi i skicës)?
____________________________________________________
____________________________________________________
19. Me cilin urdhër realizohet incizimi i vizatimit të ri?
____________________________________________________
____________________________________________________
20. Me cilën prapashtesë duhet të incizohet vizatimi i ri?
____________________________________________________
____________________________________________________
21. Me cilin urdhër incizohet vizatimi tani më i emëruar?
____________________________________________________
____________________________________________________
22. Si dilet nga programi AutoCAD?
____________________________________________________
____________________________________________________

120
Komunikimi kompjuterik

14. Vizatimi i vijave dhe figurave gjeometrike

Dhënia e urdhrave nëpërmjet vijës së komandës


Që të mundet me sukses të realizohen urdhrat gjatë mënyrës
grafike të punës, duhet vazhdimisht të ndiqen porositë në vijën
e komandës, përkatësisht pjesën tekstuale nga ekrani. Kur në
radhën e fundit të vijës së komandës paraqitet porosia Comand
kjo do të thotë se mund të japë urdhër të ri për të vizatuar, për-
mirësim, rregullim i parametrave, kërkesë e informacioneve etj
(fig. 166).
Secili urdhër mund të jepet nëpërmjet:
– ikonës;
– meny dhe
– vija e komandës.
Dhënia e urdhrit nëpërmjet vijës së komandës kryhet me
shënimin e urdhrit, për shembull Zoom  . Në vijën e dytë, do
të shënohen të gjithë nën urdhrat të urdhrit Zoom. Nën urdhrat
janë ndërmjet veti të ndara me vizë të pjerrët ( / ). Urdhri i i fun-
dit i cili është i shënuar në ndërtesën (< >) do të thotë se nëse
shtypet në sustën Enter kjo do të realizohet (fig. 167).

Fig. 166

Fig. 167

Por, nëse shfrytëzuesi dëshiron të realizojë nën urdhër tjetër


nga e theksuara, duhet pas shenjës dy pika ( : ) t’i shënojë vetëm
shkronjat e mëdha nga nën urdhri i dëshiruar (w për Window)
dhe të shtypni butonin Enter. Në radhën e fundit, do të jetë e
shënuar porosia për hapin e parë i cili duhet të realizohet, për
shembull: Specify first corner: të definohet këndi i parë nga ur-
dhri Zoom Window. Në disa urdhra është e zmadhuar vetëm sh-
kronja e parë, ndërsa në disa dy shkronjat e para.

121
Komunikimi kompjuterik

Mënjanimi i gabimeve

Fillestarët, por edhe shfrytëzuesit me përvojë gjithmonë


bëjnë nga ndonjë gabim. Mënjanimi i gabimeve mund të reali-
zohet në disa mënyra:
■ Back Space – sustë e cila mund të përdoret nëse bëhet
gabim gjatë shënimit të ndonjë urdhër në vijën e ko-
mandës;
■ Еѕс – susta më e rëndësishme me të cilën mund të zg-
jidhen shumë probleme: me shpejtësi të lirohet urdhri
aktual ose dialogu pa u bërë ndryshime, mbarimi i urdhrit
aktual dhe deselektimi i objekteve të selektuara.
■ U – kthimi i një hapi prapa. Mund të klikohet në ikonën
Undo në shiritin me vegla ose në disa urdhra me klikim
të sustës U nga tastiera kthehet një hap prapa nga urdhri
aktual.
■ Delete – nëse gjatë të vizatuarit bëhet gabim, selektohet
vija e gabuar ose objekt dhe klikohet në sustën Delete
nga tastiera.
■ Erase – ikonë në shiritin për modifikim. Klikohet në ikonën
Fig. 168 (fig. 168) dhe miu do të fitojë formë për selektim (), sele-
ktohet objekti i cili fshihet dhe klikohet butoni Enter.

Metoda për selektim- Pick, Window, Crossing


Kur gjatë të vizatuarit aktivizohen urdhra të caktuara parash-
trohet pyetja Select objects: (zgjidhni elemente). Selektimi i ob-
jekteve mund të jetë në disa mënyra:

■ Pick – zgjidhje pandërmjetme, direkte me miun;

■ Window – me ndihmë të dritares përfshihet grup më i


madh i elementeve të vizatuara dhe

■ Crossing – me ndihmë të dritares pritet grup më i madh i


elementeve.

Zgjidhja e elementeve do të realizohet drejtpërdrejtë kur


në urdhër të caktuar paraqitet porosia Select objects. Atëherë
Fig. 169
treguesi i miut është në lloj të katrorit të vogël (), me të cilin
vetëm klikohet elementi i cili duhet të zgjidhet, selektohet. Në
elementin e selektuar (vijën ose objekt tjetër) paraqiten katrorë
të kaltër, ndërsa objekti është me vijë të ndërprerë (fig. 169).

122
Komunikimi kompjuterik

Mënyrë tjetër e zgjidhjes është me ndihmë të procedurës


Window: klikohet në pikën 1 në këndin e majtë të sipërm të vi-
zatimit dhe tërhiqet me miun kah pika 2 derisa nuk përfshihet
objekti me dritaren (fig. 170). Në këtë mënyrë, do të selek-
tohen vetëm elementet nga vizatimi të cilët janë tërësisht të
përfshirë nga dritarja (prej këtu edhe emri i procedurës, win-
dow=dritare,).
Procedura Crossing (kalim, kryqëzim) është e ngjashme, por
Fig. 170 këtu do të selektohen vetëm elementet të cilët i pret kënddrejti
(fig. 171). Në fillim klikohet pika 1 në këndin e djathtë të posh-
tëm nga vizatimi dhe tërhiqet kah pika 2 derisa nuk priten ele-
mentet e duhura. Kënddrejti i prerë është me vijën e ndërprerë.
Selektimi i objekteve përdoret për fshirje të gabimeve dhe
modifikimit (kopjimi, zhvendosja, zmadhimi, prerja, vazhdimi
etj) i objekteve.

Fig. 171

Elementet grafike në AutoCAD - in siç janë vija, kënddrejtë, shumëkëndësh, hark ose rreth
 quhen objekte.

Të vizatuarit ortogonal - ORTHO


Gjatë të vizatuarit shpesh paraqitet nevojë për vizatim or-
togonal, përkatësisht vizatim i vijave vertikale dhe horizontale.
Kjo është mundësuar me urdhrin Ortho e cila kyçet ose shkyçet
nga vija e statusit me klikimin e ikonës ose klikimit të sustës
F8 nga tastiera. Ky regjim i të vizatuarit është veçmas i rëndë-
sishëm kur vizatohet me ndihmë të miut dhe kur zgjedhja e sa-
ktë e elementeve varet nga preciziteti i shfrytëzuesit. Ky regjim
shfrytëzohet edhe gjatë përdorimit të komandave për kopjim,
zhvendosje dhe operacione të ngjashme për modifikimin.
Zgjidhje precize e pikave - OSNAP
Gjatë të vizatuarit paraqitet nevojë që të lidhet një objekt
me objektin tani më të vizatuar në atë mënyrë që kjo do të jetë
precize, pa gabim dhe mënjanim. Objekti që vizatohet mund të
lidhet ose me fundin e vijës së vizatuar më parë, me prerjen e
dy vijave, me mjedisin e vijës, të tërhiqet tangjenti në rreth dhe
ngjashëm.

123
Komunikimi kompjuterik

Që lidhja të jetë precize, duhet të kryhet me pika për lidhjen


e objekteve. Gjatë aktivizimit të këtij urdhri ata pika janë të shë-
nuara me marker përkatës.

Urdhri Object Snap aktivizohet nga:


meni: Tools  Drafting Settings  Object Snap
shiriti me vegla: Object Snap  Osnap Settings...

Shirit me vegla - Object Snap


Gjatë asaj hapet dritarja për dialog (fig. 172) në të cilën mund
të kyçet ose shkyçet pamja e nevojshme e Osmap me selekti-
min e katrorit të zbrazur, dhe nga ana e majtë e tij, të shihet si
është forma e markerit për secilën pikë.

Fig. 172

Markerët kanë ngjyrë të ndryshme e cila mund të ndërrohet


sipas dëshirës (fig. 173). Selektohen vetëm ato pika për lidhje të
cilët janë të nevojshme për vizatimin aktual. Nëse selektohen
të gjithë pikat mund të paraqiten probleme gjatë vizatimit,
meqenëse objektet “ngjiten” për markerët dhe e vështirësojnë
të vizatuarit. Kyçja dhe shkyçja e pikave tani më të selektuara
për lidhje realizohet nga:
Fig. 173
– vija e statusit me sustën Osnap dhe
– me sustën nga tastiera F3.

124
Komunikimi kompjuterik

Pika më të rëndësishme për lidhje të cilët do të shfrytëzohen


në vitin e I janë me sa vijon:
■ Endpoint – pika e fundit e vijës, poli linja, harku dhe ng-
jashëm.
■ Midpoint – pika e mesme e vijës, poli linja, harku dhe ng-
jashëm.
■ Center – qendra e rrethit
■ Quadrant – pika katrore në rreth
■ Intersection – pika e prerë
■ Perpendicular - normalja e drejtëzave
■ Tangent – tangjent e rrethit
■ Nearest – pika më e afërt e vijës, poli linja, qarku, harku etj.
Menyja Drafting Settings hapet edhe me klikim të djathtë të
Fig. 174 sustës OSNAP  Settings... në vijën e statusit (fig. 174).
Vegla për vizatim dydimensional
Në paketën programore AutoCAD ekzistojnë më tepër ele-
mente themelore grafike pre të cilëve konstruktohet vizatimi,
ndërsa ato janë (fig. 175):

1. Line-vija
2. Multiline – dy vijat paralele
3. Construction line – vija e konstruksionit
(drejtëza)
4. Polyline – vija e përbërë
5. Polygon - shumëkëndësh
6. Rectangle - kënddrejtë
7. Аrс-hark
8. Circle - rrethi
9. Revision Cloud - mjegullon
10. Spline – vijë e gjatë e lakuar
11. Elipse - elipsa
12. Elipse arc- hark nga elipsa
13. Insert block – vendosja e bllokut
14. Make block – krijimi i bllokut
15. Point-pika
16. Hatch - vijëzimi
17. Region - zona
18. Multiline Text – tekst me më tepër vija

Fig. 175
125
Komunikimi kompjuterik

Të gjitha elementet e ngelura grafike që shfrytëzohen në


AutoCAD-in fitohen me kombinimin e elementeve të sipërme
grafike.
Që të mund të vizatohen elementet themelore grafike të vi-
zatimeve dydimensionale duhet të jetë i kyçur shiriti me vegla
(Toolbar) Draw (fig. 175).
Secili objekt në vizatimin, mund të vizatohet me shfrytëzim
të vargut pre vijave të drejta dhe/ose vija të lakuara. Për atë,
këtu do të jenë të sqaruara procedurat për të vizatuar lloje të
ndryshme të objekteve lineare dhe të lakuara të cilët më shpesh
përdoren në nivelin e parë të mësimit të AutoCAD.
Vija - Line

Shiriti me vegla: Draw  Line


Meny: Draw  Line
Vija e komandës: line

Vija mund të jetë e përbërë nga një ose më tepër egemnte


të lidhura kështu që secili segment është objekt i pavarur. Secili
segment nga vija fillon me definimin e pikës së parë (Specify
first point) dhe pika në vijim (Specify next point) të njërit nga
mënyrat në vijim:
Mënyra grafike (vendosje direkte
e distancës)
Për pikën e parë nga vija klikohet me sustën e majtë nga miu
në hapësirën për të vizatuar, zhvendoset miu në drejtim të pikës
në vijim të segmentit të parë (pjesë) nga vija, shënohet dimen-
sioni i dëshiruar dhe klikohet në sustën Enter, dhe kështu derisa
nuk vizatohet vizatimi. Ndërprerja e vizatimit kryhet me shtyp-
jen e sustës Enter ose me klikimin e djathtë të miut. Kur në vend
të pikës në vijim do të shënohet shkronja C (Close), atëherë do
të lidhet pika e fundit e vendosur me pikën e parë të ven-
dosur, gjatë së cilës fitohet vija e mbyllur. Zbatimi i kësaj
metode të vizatimit me regjim Ortho të kyçur në punë
paraqet mënyrë të shpejtë të vizatimit të objekteve me
dimensione të caktuara.
Detyrë: Formën e dhënë gjeometrike në fig. 176 viza-
toje në mënyrën grafike!

Fig. 176

 Nëse keni gabuar gjatë zgjedhjes së pikës në vijim, shënoni U që ta fshini, ndërsa
pastaj në mënyrë precize zgjidhni pikën tjetër.

126
Komunikimi kompjuterik

Koordinate të pikave nga segmentet

Për vizatim më preciz në AutoCAD-in, pikat duhet të jepen


me koordinate. Fillimi i koordinatave shënohet me 0,00 dhe
gjendet në këndin e poshtëm të majtë të hapësirës për të viza-
tuar i shënuar me boshtet x dhe y (fig. 177).
AutoCAD-i shfrytëzon sistem kënddrejtë për përcaktimin e
vendit të pozitës. Secili segment nga vijat është përcaktuar me
pikën fillestare, pika e fundit dhe kahja.
Për atë qëllim përdoren disa lloje të koordinatave:
– koordinate absolute (X,Y); X dhe Yjanë koordinate në ra-
Fig. 177 port të fillimit të koordinatë;
– koordinate relative @(X,Y); X dhe Yjanë koordinate në ra-
port të pikës së fundit të vënë;
– koordinate polare (Х<А); Xështë largësia nga fillimi i ko-
ordinatës deri te pika e caktuar, ndërsa A është këndi në
raport të boshtit –x.
Koordinate absolute janë X dhe Y të cilët vihen nëpërmjet
tastierës.
Vlerat për X dhe Y ndahen me presje. Nëse koordinata ka
vlera decimale, ato ndahen me pikë. Për shembull: nëse pika ka
koordinate (2.5, 5.8): pas boshtit-X distanca nga fillimi i koordi-
natës është 2.5, ndërsa pas boshtit – Y largësia është 5.8.
Shembull: të vizatohet karakter gjeometrik (fig. 178):
1. Zgjidhet ikona Line
2. Shëno 3,2 
3. Shënoj koordinatat e ngelura të pikave:
• shëno 7,2 
• shëno 7,3 
• shëno 4,5 
• shëno 3,5 
• shëno 3,4 
• shëno 4,4 
• shëno 4,3 
• shëno 3,3 
• shëno с 
Fig. 178

127
Komunikimi kompjuterik

Vija shumuese - Multyline

Shirit me vegla: Draw  Multyline


Meny: Draw  Multyline
Vija e komandës: Mline

Vija multi është e përbërë nga dy vija paralele për të cilët,


para se të fillojë me vizatim definohet (fig. 179):
• Scale – largësia ndërmjet vijave;
• Justification – rrafshimi dhe
• Style – stili i multi vijës.

Fig. 179 Pasi të klikoni ikonën Multyline në vijën e komandës paraqi-


ten mundësi të cilët janë të ofruara për definimin e vetive të
vijës (fig. 179). Vendosja e parametrave të nevojshme të vijës
kryhet ashtu që në vijën e komandës do të shënohet S për de-
finimin e largësisë ndërmjet vijave, J për zgjedhje të pikës për
rrafshim dhe atë:
Top – pikë sipër (në fig. 180 katrori i kaltër)
Zero – pikë në mes
Botom – pikë poshtë (fig. 180).

Fig. 180 Pastaj zgjidhet pika e nisjes (start point) në segmentin e parë
të vijës, po pika në vijim (next point) ose pika e fundit e seg-
mentit të parë dhe kështu gjithnjë derisa nuk mbarohet me vi-
zatimin. Vizatimi kryhet me shtypjen e sustës Enter ose Esc. Me
shënimin e shkronjës c (close – mbyllje) bashkohet pika e fundit
e vizatuar me pikën e parë.

128
Komunikimi kompjuterik

Vija e ndërlikuar - Polyline

Shirit me vegla: Draw  Polyline


Meny: Draw  Polyline
Vija e komandës: pline

Poli vija është varg i lidhur i vijave ose segmenteve të cilët


paraqesin objekt, ndërsa jo varg të objekteve të ndara. Përparë-
si e kësaj vije janë:
– poli vija e plotë selektohet me një shtypje të miut;
– secili segment mund të ketë trashësi të ndryshme dhe
– zen më pak memori në kompjuterin.

Në poli vijën mund të definohet: trashësia (width), harku


(arc) dhe gjatësia (length) (fig. 181).
Pasi të klikohet në ikonën Polyline në fillim duhet të defi-
nohet pika e nisjes (start point), gjatë së cilës fitohet porosia për
trashësinë aktuale (current) trashësia e vijës dhe të gjithë ven-
dosjet që janë të ofruara. Për ndryshim të trashësisë së vijës në
vijën e komandës shënohet W  . Definohet trashësia e nisjes
(starting width) dhe fundi (ending width) i segmentit (fig. 182)
Fig. 181

Fig. 182
Shembull: Të vizatohet shigjeta. (fig. 183)
Fillohet me pikën e majtë të shigjetës.
1. Zgjidhet ikona Polyline.
2. Klikohet në fletën e vizatimit dhe miu tërhiqet në të
djathtë.
pika e parë
3. Jepet trashësia e segmentit w  .
4. 0.5  
5. jepet gjatësia e segmentit 3  .
6. jepet trashësia e shigjetës w  .
7. në fillim 1.5  .
8. në fund 0  .
9. dhe gjatësia e shigjetës 3   .
Fig. 183

129
Komunikimi kompjuterik

Shumëkëndësh - Polygon

Shirit me vegla: Draw  Polygon


Meny: Draw  Polygon
Vija e komandës: plygon

Për të vizatuar shumëkëndësh të drejtë përdoret komanda


Polygon. Poligon (në programin AutoCAD) është mbyllur poli
vija e cila ka së paku 3, ndërsa më së shumti 1024 anë të bara-
barta.
Vizatimi i poligoneve kryhet me:
– shënimi i poligonit në qark të imagjinuar (Inscribed in
circle);
– përshkrimi i poligonit rreth qarkut të imagjinuar (Circum-
scribed about circle) dhe
– dhënia e anës së poligonit (Edge) (fig. 184).

Fig. 184
Shembull: Shëno pesëkëndësh me brinjë 100.
1. Zgjidhet ikona Plygon.
2. Në porosinë Enter number of sides <4>vendoset numri i
brinjëve të shumëkëndëshit, vendosni 5  .
3. Specify center of polygon or [Edge], shënoni 5  .
4. Specify first endpoint of edge: 80,30  (ose klikoni kudo
qoftë në ekran).
5. Specify second endpoint of edge: 180,30  (nëse pika
nisëse është zgjedhur në mënyrë arbitrare, atëherë ven-
doset gjatësia e brinjës 100  ). Pesëkëndëshi i dhënë do
të jetë i vizatuar.

Vizato shumëkëndësh me numër të ndryshëm të brinjëve dhe në


mënyrë të ndryshme!

130
Komunikimi kompjuterik

Shembuj:
1. Vizatimi i poligonit me qendër të dhënë të rrethit:
• Comand: Polygon
• Number of sides: 5  – numri i brinjëve
• Edge/<Center of polygon>: 50,150 W  – qendra e poli-
gonit
• Inscribed in circle / Circumscribed about circle
(l/C): I  – e shënuar në rrethin/të përshkruar rreth
qarkut
• Radius of circle: 110

2. Vizatimi i poligonit me brinjën e dhënë


• Comand: Polygon
• Number of sides: 6  – numri i brinjëve
• Edge/<Center of polygon>: E  – brinja e poligonit
• First endpoint of edge: 80,40  – pika e parë nga njëra
brinjë e poligonit
• Second endpoint of edge: 180,40  – pika e dytë e brinjës
së njëjtë të poligonit.

Kënddrejtë - Rectangle

Shirit me vegla: Draw  Rectangle


Meny: Draw  Rectangle
Vija e komandës: rectang

Me urdhrin Rectangle vizatohen kënddrejtë dhe katrorë në


të cilët mund t’u shtohen:
– kënde të katrorit;
– rrumbullakim të këndeve (Fillet);
– prerje e këndeve (Chamfer) dhe
– trashësia e vijave të segmenteve (Width) fig. (185).

Fig. 185
Vizatohet shumëkëndësh me definim të dy kulmeve të cilët
shtrihen në njërën nga diagonalet.
Që të vizatohet shumëkëndësh (katror) me dimensione të
brinjëve përdoren koordinate relative: @ width, height (@ 40,
80 – shumëkëndëshi ka gjerësi prej 40 njësi dhe lartësi prej 80
njësive).

131
Komunikimi kompjuterik

Shembuj
1. Vizatimi i kënddrejtit me definim të dy kulmeve
diagonale

• Comand: Rectang
• Specify first corner point or [Chamfer / Elevation
/ Fillet / Thickness / Width]: - me miun klikohet kudo
qoftë për kulmin e parë.
• Specify other corner point or [Area / Dimensions /
Rotation]: - me miun klikohet në mënyrë arbitrare për
kulmin e dytë, në mënyrë diagonale nga e para. Që të
vizatohet kënddrejtë me dimensione të dhëna në vend
me arbitrare, shënohet: @ 20,40  .

2. Vizatimi i kënddrejtit me kulme të pjerrëta (chamfer).

• Comand: Rectang
• Specify first corner point or [Chamfer / Elevation
/Fillet/Thickness/Width]: C
• Specify first chamfer distance for rectangles
<0.300>: 10
• Specify second chamfer distance for rectangles
<0.3000>:10
• Specify first corner point: - me miun definohet kulmi i
parë
• Specify other corner point: - me miun definohet kulmi i
dytë diagonal.

3. Vizatimi i kënddrejtit me kulme të rrumbullakësuara


(Fillet)

• Comand: Rectang
• Specify first corner point or [Chamfer / Elevation
/ Fillet/Thickness/Width]: F
• Fillet radius for rectangles <0.000>: 10 – rrezja e
rrumbullakimit
• Specify first corner point: - me miun definohet kulmi i
dytë diagonal
• Specify other corner point: - me miun definohet kulmi i
dytë diagonal.

132
Komunikimi kompjuterik

4. Vizatimi i shumëkëndëshit me vijë të trashë (Width)

• Comand: Rectang
• Specify first corner point or [Chamfer / Elevation
/ Fillet / Thickness / Width]: W
• Specify line width for rectangles <0.000>: 2 –trashësia e
vijës së kënddrejtit
• Specify first corner point: - me miun definohet kulmi i
parë
• Specify other corner point: - me miun definohet kulmi i
dytë diagonal.

Ushtrimi: Vizato kornizë për fotografi me përdorim të urdhrit


për kënddrejtë (fig. 186).
1. Zgjidhet ikona Rectangle.
2. Shto rrezën e lakuar:
Fig. 186 – shëno f  ;
– shëno 10 
3. Jepen pikat e këndeve:
– shëno 0,0  për pjesën e majtë të poshtme;
– shëno @ 150,100  për këndin e sipërm të djathtë.
4. Zgjidhet ikona Rectangle që të vizatohet kënddrejti i
brendshëm.
5. Jepe pjerrtësinë e këndeve:
– shëno с  ;
– shëno 5  për largësinë e parë të pjerrtësisë;
– shëno 5  për largësinë e dytë të pjerrtësisë.
6. Shto trashësinë e vijës:
– shëno w  ;
– shëno 2  .
7. Jepen pikat e këndeve:
– shëno 15,15  për këndin e poshtëm të majtë;
– shëno @120,70  për këndin e djathtë të sipërm.
Incizoje ushtrimin me emrin kënddrejti.

133
Komunikimi kompjuterik

Harku - Arc

Shirita me vegla: Draw  Arc!


Meny: Draw  Arc
Vija e komandës: arc

Harqet mund të vizatohen në më tepër mënyra dhe atë: me


përdorim të opsioneve në nën menynë Draw (fig. 187) ose me
zgjidhje të ikonës Arc nga shiriti me vegla Draw.

Gjatë të vizatuarit të harkut nevojitet të jepet pika


e parë dhe së paku dy prej parametrave në vijim:
– qendra;
– pika e fundit;
– pika e mesme arbitrare;
– këndi;
– kahja;
– gjatësia e harkut dhe
– rrezja.

Harqet në AutoCad-in gjithmonë janë të vizatuara


në kahje të kundërt të lëvizjes së shigjetave të orës.
Nëse doni ta vizatoni harkun në kahje të shigjetave
të orës duhet të zbatohet opsioni për mbyllje të tri
pikave ose të shtohet vlera negative e këndit. Nëse
Fig. 187 shfrytëzohet ikona Ars, opsionet për të vizatuar har-
kun janë të kufizuara:

Command: _агс Specify start point of arc or [Center]:


Specify second point of arc or [Center/End]:

1. start point
Prej këtu shihet se harku mund të vizatohet vetëm me
(pika e nisjes) definim të pikës së nisjes dhe qendrës ose fundit të harkut.

Shembull: Konstruksioni i harkut për të vizatuar derën në


projektet nga ndërtimi i lartë (fig. 188).

3. end point
• Comand: Arc
(pika e fundit) • Specify start point of arc or [Center]: - klikohet në pikën
1, pika e parë e harkut.
2. center
• Specify second point of arc or [Center/End]: shëno c  -
(qendra) klikohet në pikën 2, qendra e harkut.
• End point: - klikohet në pikën 3, pika e fundit e harkut.

Fig. 188

134
Komunikimi kompjuterik

Rrethi - Circle

Shirit me vegla: Draw  Circle


Meny: Draw  Circle
Vija e komandës: circle

Vizatimi i rrethit kryhet me ikonën Cirkle nga shiriti me vegla


Draw ose me komandën e njëjtë nga menyja Draw. Nëse viza-
tohet me komandën nga menyja atëherë mund të zgjidhen më
tepër mënyra të ndryshme të vizatimit të rrethit (fig. 189).

Nga nën menyja mund të shihet se qarku mund të


vizatohet me të dhënat:
■ qendra dhe rrezja (Center,Radius);
■ qendra dhe diametri (Center, Diameter);
■ dy pika (2 Points) nga diametri;
■ tri pika (3 Points);
■ dy tangjent dhe rreze (Tan, Tan, Radius);
■ tri tangjentë (Tan, Tan, Tan).

Nëse shfrytëzohet ikona Circle, mundësitë për të vizatuar


rreth janë të kufizuara:

Command: _circle Specify center point for circle or [3P/2P/Ttr (tan tan radius)]:
Specify radius of circle or [Diameter]:

Shembuj:
1. Konstruksioni i rrethit me qendër dhe rreze të dhënë:

• Comand: Circle;
• Specify center point for circle or [3P/2P/Ttr (tan tan
radius)]: 80,30 – kordinate në qendrën e rrethit;
• Specify radius of circle or [Diameter]: 50 - Rreze e rrethit.

2. Konstruksioni i rrethit me qendër dhe diametër të dhënë:

• Comand: Circle.
• Specify center point for circle or [3P/2P/Ttr (tan tan
radius)]: 80,30 – koordinate në qendrën e rrethit.
• Specify radius of circle or [Diameter]: D 
- diametri i rrethit
• shëno 100 .

135
Komunikimi kompjuterik

Ndryshimi i tipit të vijës - LINETYPE


Pamë se për përpunim të vizatimeve teknike përdoren lloje
të ndryshme të vijave sipas pamjes dhe trashësisë. Gjithashtu
edhe në AutoCAD-in mund të zgjidhen dhe përdorenlloje të
ndryshme të vijave. Zgjidhja dhe ndryshimi i llojeve të vijave
është mundësuar nëpërmjet:

– menysë: Format  Linetype...


– shiriti me vegla Properties  Linetype
Fig. 190 Control (fig. 190).

Gjatë asaj aktivizohet dritarja Linetype Manager (fig. 191).

Fig. 191

Klikohet butoni Load... Hapet dritare e re, Load


or Reload Line- types ku mund të zgjidhet lloji i
nevojshëm i vijës nga lista e vijave të ofruara (fig.
192). Gjatë asaj lloji i zgjedhur i vijave do të pa-
raqitet me veglat Properties (fig. 193). Nëse me
urdhrin Line vizatohet vija kjo do të jetë e njëjtë si
e zgjedhura.
Nëpërmjet dritares Linetype Manager mund të
definohet madhësia e vijave të ndërprera -Current
object shale (faktor aktual i zmadhimit).
Nëse përsëri duam të vizatojmë me vijë të plo-
Fig. 192 të, klikohet në shigjetënku është emëruar lloji i ri i
vijave dhe zgjidhet Continuous (vija e plotë), ByLayer ose ByBlo-
ck (fig. 193).

Fig. 193
Lloji i ri i zgjedhur i vijave

136
Komunikimi kompjuterik

Mbaje në mend:

✓ Gjatë mënyrës grafike në punë duhet vazhdimisht të


ndiqet teksti i vijës së komandës.
✓ Shirit me vegla për të vizatuarit dy dimensional - Draw.
✓ Vija është e përbërë nga më tepër segmente.
✓ Segmentet e vijës fillojnë me pikat First point dhe
mbarojnë me Next Point.
✓ Ortho – urdhër për të vizatuar vetëm vija horizontale
dhe vertikale.
✓ Definohen pikat e para dhe në vijim të segmenteve të
vijave:
– grafike (me klikim të miut në hapësirën për të vizatuar);
– me koordinate të pikave.
✓ Ndërprerja e vizatimit kryhet me klik të djathtë, Esc ose
me Enter.
✓ Përsëritje e urdhrit të mëparshëm -Enter.
✓ Nëse shënohet shkronja “c” (close) pas mbarimit me
vizatimin, do të bashkohet pika e fundit me pikën e
parë të vijës.
✓ Koordinate absolute: X,Y.
✓ Koordinate relative: @(X,Y), X dhe Y dhe janë
koordinate në raport të pikës së fundit të vendosur.
✓ Nëse koordinatat janë numra decimal ndahen me pikë.
✓ Multi vija është e përbërë nga dy vija paralele të
vendosura në largësi e cila mund të definohet.
✓ Poli vija është vijë e komplikuar në të cilën mund edhe
të ndërrohen trashësia dhe drejtimi.
✓ Zgjedhje precize e pikave të elementeve të vizatuara
kryhet me urdhrin Оѕnар.
✓ Shirita me vegla - Object Snap.
✓ Me Window selektohen elementet të cilët i përfshin
kënddrejti.
✓ Me Crossing selektohen elementet të cilët do t’i presë
kënddrejti.
✓ Me urdhrin Polygon vizatohen shumëkëndësh të
drejtë.
✓ Me urdhrin Circle vizatohen rrathë.
✓ Me urdhrin Arc vizatohen harqe rrethore.
✓ Tipi i vijave: Format  Linetype  Load...

137
Komunikimi kompjuterik

 Kontrolloni njohuritë tuaja!

1. Çka do të thotë nëse në radhën e komandës është


shënuar porosia Comand: ?
2. Çka do të thotë nëse urdhri është në kllapa (<>)?
3. Në cilin shirit me vegla gjenden urdhrat për të vizatuar
elementet themelore grafike?
4. Me cilët pika është i definuar një segment i vijës?
5. Në sa mënyra janë të definuara pikat e vijës?
6. Sa lloje të koordinatave shfrytëzohen në AutoCAD?
7. Cilët janë koordinatat absolute dhe si vendosen?
8. Çfarë vije është vija e multi plikuar?
9. Përse shërben urdhri Osnap?
10. Si përfshihen llojet e ndryshme të Osnap?
11. Përse shërben procedura Window?
12. Përse shërben procedura Crossing?
13. Në cilën mënyrë tjetër selektohen objektet?
14. Çka vizatohet me urdhrin Polygon?
15. Çka vizatohet me urdhrin Rectang?
16. Me cilin urdhër vizatohen rrathë, ndërsa me cilin harqe?
17. Nëpërmjet cilës Meny zgjidhen llojet e ndryshme të
vijave?
18. Nëpërmjet cilit shirit të veglave zgjidhen llojet e vijave?
19. Çfarë segmentesh mund të përmbajë poli vija?
20. Me cilin urdhër mbyllen vija, multi vija dhe poli vija?

138
Komunikimi kompjuterik

15. Modifikimi i elementeve të vizatuara

Shumë herë gjatë të vizatuarit paraqitet nevojë të realizohen


përmirësime ose ndryshime (modifikime) të pjesëve ose të viza-
timit të plotë. Kjo realizohet me aktivimin e urdhrave në menynë
Modify (modifikim) ose me ndihmë të ikonave në shiritit njësoj
të emëruar shirit me vegla i cili duhet të kyçet në mënyrën e
sqaruar më parë që të vendoset në ekran (fig. 194).

Fig. 194

Opsione të shiritit me vegla Modify janë:


1. Erase - fshrije
2. Copy – kopjim i objektit
3. Mirror – pasqyrë e skicimit
4. Offset – kopjim paralel
5. Array – mbarështimtë objektit(ve)
6. Move – zhvendosja e objektit(ve)
7. Rotate - rrotullimi
8. Scale – zvogëlim ose zmadhim në përpjesëtim
9. Strech - tërheqje
10. Trim – prerje e pjesëve më të gjata
11. Extend – vazhdimi i pjesëve të shkurta
12. Lengthen – vazhdimi i vijës
13. Break at point – ndërprerje në pikë
14. Break - ndërprerje
15. Chamfer – pjerrtësia e kulmeve
16. Fillet – lakimi i kulmeve
17. Expolde – ndarja i objekteve të komplikuara
Këtu do të jenë të sqaruara vetëm urdhrat për modifikimin të
cilët më shpesh përdoren për përpunim të vizatimeve teknike
në vitin e parë.

139
Komunikimi kompjuterik

Fshirja -Erase
Shumë herë, gjatë të vizatuarit, paraqitet nevoja të fshihet
një ose më tepër elemente nga vizatimi. Për atë qëllim, në fillim
selektohen elementet me Window ose Crossing dhe pastaj kli-
kohet në ikonën Erase. Fshirja mund të realizohet nëse në fillim
klikohet ikona Erase. Treguesi i miut do të ketë formë të katro-
rit () me të cilën tregohet ose klikohet në elementet të cilët
duhet të fshihen dhe pastaj shtypet butoni Enter ose klikohet
në tastierën e djathtë të miut. Nëse gabimisht fshihet ndonjë
element ose grup i elementeve, ato mund të kthehen me shëni-
min e nën komandës Oops ose U në vijën e komandës.

Kopjimi - Copy
Me këtë urdhër, kryhet kopjim i elementeve të selektuara
nga një vend në tjetrin gjatë së cilës elementet të cilët kop-
johen mbeten edhe në lokacionin e parë të rëndësishëm. Në
fillim kryhet zgjidhje të elementeve të cilët duhet të kopjohen
(Select objects:) dhe selektimi vërtetohet me shtypje të buto-
nit Enter. Pastaj definohen pika bazë për kopjim (Specify base
point) dhe pika e dytë (Specify second point). Pika e bazës ësh-
të njëra pikë e elementit që kopjohet, ndërsa pika e dytë është
vendi ku duhet të kopjohet elementi. Nëse duhet të kopjohen
më tepër elemente ose i tërë vizatimi, selektimi kryhet me ur-
dhrat Window ose Crossing dhe pastaj zgjidhet urdhri Copy.
Objekti mund të kopjohet aq herë sa është e nevojshme derisa
nuk mbarojmë urdhrin me shtypje të butonit Enter.

Zhvendosje - Move
Gjatë të vizatuarit, paraqitet nevojë e zhvendosjes së një ose
më tepër elemente të vizatuara. Me këtë urdhër, elementet zh-
vendosen nga njëri në vendin tjetër të vizatimit. Në fillim selek-
tohen elementet e një nga mënyrat më të njohura dhe shtypet
susta Enter. Pastaj definohet pika bazë për zhvendosje (Specify
base point) dhe pika e dytë (Specify second point). Si pikë bazë
zgjidhet një pikë nga elementet, ndërsa pika e fundit është ven-
di i zhvendosjes. Mbarimi i këtij urdhri kryhet me shtypje të sus-
tës Enter.

140
Komunikimi kompjuterik

pika e parë e
boshtit Reflektim pasqyror - Mirror
Me këtë urdhër, gjenerohet objekt i ri si fotografi në pasqyrë
të objektit të përhershëm (fig. 195).
Ky urdhër është i ngjashëm me urdhrin Copy, me këtë dallim
që kopjimi i elementeve është (pasqyrë) simetrike në raport të
objekt pika e dytë e boshtit boshtit të dhënë.
themelor
Selektohet objekti i cili si pasqyrë do t’u skicojë (Select ob-
jects:) dhe selektimi vërtetohet me shtypje të sustës Enter. Pas-
Fig. 195
taj definohet pika e parë e boshtit në raport të së cilës do të
kryhet fotografimi (Specify first point of mirror line:) dhe pika e
dytë (Specify second point ofmirror line:). Vijon porosia: Erase
sourceobjects? [Yes / No] (të fshihet objekti themelor?). Nëse
përgjigjet me Y (Yes - po) do të ngelë vetëm fotografim në for-
më të pasqyrës të objektit, pa ngelur objekti themelor. Nëse
përgjigjeni me N (No-jo) atëherë do të ngelin edhe të dy obje-
ktet, objekti themelor dhe objekti i skicuar në formë pasqyre.

Fshirja e vijave më të gjata – Trim


Gjatë të vizatuarit në AutoCAD, paraqitet nevojë të fshihen
vijat më të gjata. Fshirja e vijave më të gjata është në raport të
kufirit të dhënë. Në fillim definohet kufiri deri ku duhet të sh-
kurtohen vijat më të gjata ose elementet e vizatuara. Zgjidhja
e elementeve kufitare vërtetohet me shtypjen e butonit Enter.
Pastaj me treguesin e miut zgjidhen dhe klikohet nëpërmjet
vijave më të gjata. Me këtë pjesa tepër e gjatë e vijës do të
fshihet.

Vazhdimi i vijave - Extend


Shpesh paraqitet nevojë për vazhdimin e vijave të cilët pas
gabimit janë të vizatuara më të shkurta. Në fillim definohet ku-
firi deri ku duhet të vazhdojnë vijat. Zgjidhja e elementeve kufi-
tare vërtetohet me shtypjen e sustës Enter. Pastaj me treguesin
e miut zgjidhen, klikohet nëpërmjet vijave më të shkurta.
Nëse selektohen elemente të cilët nuk mund të vazhdojnë
meqenëse nuk priten, AutoCAD-in do të na lajmërojë për gabi-
min e bërë.

141
Komunikimi kompjuterik

Zmadhimi ose zvogëlimi i elementeve-Scale


Me këtë urdhër, kryhet zmadhimi ose zvogëlimi i objekteve.
Në fillim klikohet në ikonën dhe paraqitet porosia Select ob-
jects: (selekto objektet). Pasi do të selektohen elementet, zg-
jidhja vërtetohet me shtypjen e sustës Enter. Porosia në vijim
është: Specify base point: (përcaktoje pikën bazë). Klikohet me
miun në atë pikë dhe paraqitet porosia në vijim: Specify scale
factor: (përcaktoje faktorin e zmadhimit ose zvogëlimit). Nëse
numri është më i madh se 1, ka domethënien e zmadhimit të
elementit, nëse është më i vogël se 1, ka domethënien e zvo-
gëlimit të elementit.

Zgjatja e elementeve – Stretch


Me këtë urdhër, pjesë nga vizatimi mund sipas nevojës të
tërhiqen pa u ndërprerë lidhjet me pikat tjera ose elementet.
Selektimi i objekteve kryhet me opsionin Crossing. Elementi i
parë gjithmonë duhet të zgjidhet me dritare, ndërsa elementet
në vijim mund të zgjidhen edhe me shfaqje. Elementet të cilët
gjenden plotësisht në dritaren do të tërhiqen dhe nga njëra do
të zhvendosen në pikën tjetër. Elementet të cilët nuk gjenden
në dritaren nuk do të pësojnë asnjë ndryshim. Duhet të për-
mendet se zgjidhja e elementeve gjatë kësaj komande duhet të
kryhet detyrimisht me opsionin Crossing, i cili i tërheq elemen-
tet të cilët priten me dritaren.

Rrumbullakimi i kulmeve - Fillet


Kur ka dy segmente që priten në një pikë, ose ndonjë po-
ligon i rregullt ose jo i rregullt, kulmet e tij (këndet) mund të
rrumbullakohen me harqe qarkore me rrezen e definuar më
parë (fig. 196).
Gjatë aktivimit të këtij urdhri, paraqitet porosi në të cilën për-
gjigjet me shënimin e shkronjës r (të përcaktohet rrezja i rrum-
bullakimit):
Fig. 196 Select first object or [Undo / Polyline / Radius /Trim / Multi-
ple]: r
Specify fillet radius <0.0000>: shënohet radiusi i rrumbullaki-
mit. Selektohen (tregojnë) të dy segmentet të cilët në vend nën
kënd prej 90° do të rrumbullakohen sipas rrezes së dhënë.

142
Komunikimi kompjuterik

Prerja e pjerrtë e kulmeve - Chamfer


Dy segmente të cilët priten nën kënd prej 90°, mund të
bëhen të pjerrëta sipas largësive të definuara (d1 dhe d2) (fig.
197). Pas selektimit të urdhrit paraqitet porosia:
• Current chamfer Distl = 0.0000, Dist2 = 0.0000
(vlera aktuale për d1 dhe d2)
• Select first line or [Undo / Polyline / Distance /
Angle / Trim/mEthod/Multiple]: d (që të ndërrohen
vlerat aktuale)
Fig. 197 • Specify first chamfer distance <0.0000>: 20 (d1)
• Specify second chamfer distance <20.0000>: (d2)
• Select first line or [Undo / Polyline / Distance / Angle /
Trim / mEthod / Multiple]: (selektohet vija e parë nga
kulmi)
• Select second line or shift-select to apply corner:
(selektohet vija e dytë nga kulmi).

Kopjimi paralel -Offset


Me këtë urdhër, është mundësuar kopjim paralele i objektit
të selektuar në largësi të definuar (fig. 198). Përdoret për kop-
jim të vijave, rrathëve, harqeve rrethor, poligoneve dhe objekte
të tjera të cilët paralelisht kopjohen në raport të elementit të
selektuar themelor. Në fillim definohet largësia në të cilën do
të kopjohet objekti origjinal (Specify offset distance). Pastaj tre-
gohet në objektin i cili kopjohet (Select object to offset) dhe ana
e kopjimit në raport të origjinalit (Specify point on side to off-
largësia e kopjimit set). Kopjimi mund të realizohet aq herë sa është e nevojshme,
ndërsa për mbarimin e urdhërit shtypet në tastierën e majtë të
Fig. 198 miut ose në butonin Enter.

Rrotullimi - Rotate
Me këtë urdhër mund të realizohet rrotullim i elementeve në
raport të boshtit të dhënë të rrotacionit dhe këndit të caktuar.
Në porosinë: Select object: selektohet objekt ose objekte të ci-
lët duhet të rrotullohen. Në porosinë: Base point: zgjidhet pika
rreth së cilës do të jetë qendra e rrotullimit. Në porosinë Spe-
cify rotation angle: definohet këndi i rotacionit me shënimin e
vlerës së tij (në shkallë) nga tastiera ose tregimi me miun.

143
Komunikimi kompjuterik

largësia ndërmjet Shumëzimi - Array


kolonave
Me këtë urdhër, është mundësuar krijimi i numrit më të madh
radhët të kopjeve të objektit të zgjedhur. Objekti i selektuar mund të
shumëzohet ose kopjohet në radhë dhe/ose në kolona dhe në
rreth.
Kopjimi realizohet në dy mënyra:
kolonat

■ Rectangular – kopjimi në lloj të kënddrejtit (fig. 199). Pas


klikimit të ikonës hapet dritarja (fig. 200) ku selektohet mënyra
e kopjimit. Për selektim të objektit i cili kopjohet, klikohet në
sustën:
largësia ndërmjet radhëve Select objects. Pastaj, definohet numri i radhëve (Rows) dhe
numri i kolonave (columns). Definohen largësitë ndërmjet ra-
Fig. 199 dhëve dhe kolonave në raport të elementeve (fig. 199). Numri
shënohet në hapësirën: Row offset: i Column offset. Nëse jepet
vlera pozitive, objektet do të zhvendosen përpjetë dhe djathtas
nga elementi origjinal.

Fig. 200

■ Polar – kopjim në rreth ose hark qarkor (fig. 201). Në dri-


taren nga fig. 200 zgjidhet kopjimi në lloj të qarkut ose harkut
(Polar). Ndërrohen përmbajtjet e dritares përkatësisht me llojin
e kopjimit (fig. 202). Për selektim të objektit i cili do të kopjohet
klikohet në butonin: Select objects. Pastaj definohen, me sele-
ktim ose shënim, koordinate të qendrës në raport të cilëve do të
kopjohen objektet (center point) dhe këndit të kopjimi (Angle
to fill:) Përcaktohet numri i elementeve të cilët do të kopjohen
(Total number of items:).

Fig. 201
144
Komunikimi kompjuterik

Pas definimit të parametrave për një prej dy mënyrave të


kopjimit ofrohet mundësi të shihen të gjitha vendosjet para
se të mbarojë urdhri (Preview). Gjatë asaj, hapet dritarja nga
fig. 203, ku mund të pranohet (Accept) vendosja, të bëhen
disa ndryshime plotësuese (Modify) ose të refuzohet urdhri
(Cancel).

Fig. 203
Fig. 202

Mod i modifikimit
Një pjesë e urdhrave për modifikim mund të aktivi-
zohen nëpërmjet modelit të modifikimit ose “pika e nxehtë
(hotspot) (fig. 203). Selektohen elementet e një prej mënyra-
ve të sqaruara më parë. Do të paraqiten katrorë të kaltër-mr-
kerë-në pikat karakteristike të elementit. Nëse klikohet nëpër-
mjet njërit prej katrorëve të kaltër, ky do të bëhet i kuq, që do
të thotë se është në mod të modifikimit. Kjo pikë quhet edhe
“pikë e nxehtë” (hotspot). Atëherë, në radhën e komandimit
do të paraqiten pjesë të urdhrave për modifikim dhe atë:
Stretch, Move, Copy, Rotate, Scale dhe Mirror, por një nga një.
Nga njëri urdhër në tjetrit zbatohet me shtypje të sustës më të
“pika e nxehtë” madhe të tastierës Space. Kur do të zgjidhet urdhri i dëshiruar,
procedura e mëtutjeshme është e njëjtë siç është sqaruar te
secila në veçanti. Cila pikë do të zgjidhet të jetë “pikë e nxeh-
Fig. 203 të”, varet nga nevojat.

145
Komunikimi kompjuterik

Mbaje në mend:

Me urdhrat në menynë Modificy realizohet modifikimi


ose përmirësimi i vizatimit.
Erase-fshirje e objektit/teve.
Copy-kopjim i objektit/teve nga një vend në tjetrin.
Move-zhvendosje e objektit/teve nga një vend në
tjetrin.
Mirror-fotografim në formë pasqyre të objektit/teve në
raport të boshtit të simetrisë.
Trim-fshirje e vijave të gjata të vizatuara.
Extend-vazhdimi i vijave “të shkurta”.
Shale-zmadhimi ose zvogëlimi i objektit/teve).
Strech-tërheqja e objektit/teve.
Fillet-rrumbullakimi i kulmeve.
Chamfer-prerje e shkurtë e kulmeve.
Offset-fotografim paralel i objektit.
Rotate-rotacion i objektit/teve.
Array-shumëzimi i objektit.
Nëse objekti shkon në mod të modifikimit, pjesë e
urdhrave do të mund të zgjidhen me shtypjen e sustës
Space.

 Kontrollo njohuritë tuaja!

1. Me cilët urdhra realizohet modifikimi ose përmirësimi i


vizatimit?
2. Me cilin urdhër realizohet fshirja e elementeve të vizatuara
gabimisht?
3. Me cilin urdhër realizohet kopjimi i elementeve?
4. Me cilin urdhër realizohet zhvendosja e elementeve të
vizatuara?
5. Si vërtetohet zgjidhja e elementeve të cilët duhet të
modifikohen?
6. Me cilin urdhër realizohet fotografimi në formë pasqyre e
objekteve?
7. Me cilin urdhër realizohet fshirja e elementeve të vizatuar
të gjatë?
8. Me cilin urdhër realizohet vazhdimi i elementeve “të
shkurta”?
9. Me cilin urdhër realizohet zvogëlimi ose zmadhimi i
elementeve të vizatuara?
10. Me cilin urdhër realizohet tërheqja e elementeve të
vizatuara?
11. Me cilin urdhra realizohet tërheqja objekteve?
12. Me cilin urdhër realizohet rrumbullakimi i kulmeve?
13. Me cilin urdhër realizohet prerja e shkurtë e kulmeve?

146
Komunikimi kompjuterik

14. Me cilin urdhër krijohet elementet paralele në distancë të


caktuar?
15. Me cilin urdhër realizohet rotacioni i elementeve?
16. Me cilin urdhër realizohet shumëzimi (kopjimi) i objekteve
në lloj të kënddrejtit ose rrethit?
17. Si është shumëzimi Rectangular?
18. Si është shumëzimi Polar?
19. Me cilën urdhër realizohet vazhdimi i pjesëve të vizatimit?
20. Si çohet objekti në mod të modifikimit?
21. Si zgjidhen urdhrat për modifikimin, kur objekti është në
mod të modifikimit?
22. Cilët urdhra për modifikim mund të realizohen kur
elementi është në mod për modifikim?

) Që të zotërohen veglat e mësuara për të vizatuar dhe urdhrat për modifikim duhet të
përpunohen vizatime ku zbatohet e mësuara. Për atë, punoj ushtrimet e propozuara!

Largësia ndërmjet radhëve: 50


Largësia ndërmjet kolonave: 50
Brinja e trekëndëshit: 30
Ofset i harkut të madh është 10, ndërsa e të voglit 5 Ushtrimi nr. 1

147
Komunikimi kompjuterik

Baza e dhomës së ditës


dhe tryeza

Ushtrimi nr. 2

Ushtrimi nr. 3
baza e klasës

148
Komunikimi kompjuterik

16. Shënimi grafik i materialit ndërtimor-vijëzimi-Hatch


Në AutoCAD-in nëse dëshironi ose ka nevojë, pjesë nga vi-
zatimi mund të theksohen me vijëzim. Për shembull, materialet
e zbatuara ndërtimore në vizatimet ose sipërfaqet, mund gra-
fikisht të shënohen me vijëzim dhe/ose me ngjyrë. Me vijëzim
plotësohen sipërfaqet e zgjedhura me modele të ndryshme të
përbëra nga pika, viza dhe forma të ndryshme ose plotësohen
me ngjyrë.
Ky urdhër aktivizohet nëpërmjet:

shirit me vegla: Draw  Hatch


meny: Draw  Hatch
Plotësimi i sipërfaqeve
vija e komandës: bhatch

Për vijëzim në AutoCAD 2007, janë të përgatitura numër i


madh i shembujve me lloje standarde të vijëzimeve. Gjatë akti-
vizimit të këtij urdhri, hapet, hapet dritarja Hatch and Gradient
që do të thotë se prej këtu mund të zgjidhet që të vijëzohen
sipërfaqet (Hatch) dhe/ose të ngjyrosen (gradient) (fig. 204).

Fig. 204 Sipërfaqja e cila vijëzohet duhet të jetë figurë gjeometrike e


mbyllur.
Procedura për vijëzim përfshin zgjedhje të sipërfaqes së
mbyllur dhe model për vijëzim i cili ka cilësi të caktuara: kënd
(Angle) nën të cilin janë të vendosur elementet dhe dendësia e
vijëzimit (Scale).

149
Komunikimi kompjuterik

1. Nga shiriti me vegla Draw zgjidhet ikona Hatch.


2. Nga lista Pattern zgjidhet model për vijëzim:
• që t’i shihni të gjithë modelet e mundshme, me miun kli-
koni në sustën me tri pika (...) ose nëpërmjet modelit i cili
shihet në pjesën Swatch (model) (fig. 205).
• zgjidhni në nga kartelat: ANSI, ISO ose
Other Predefined dhe shtypni OK.
3. Nga lista Angle zgjidhet këndi i vijë-
zimit. Nëse ngelet 0, vijëzimi do të
jetë nën kënd i cili është dhënë në
modelin.
4. Në fushën për tekst Scale, shënohet
largësia ndërmjet elementeve të
vijëzimit. Nëse është numri më i vo-
gël se 1, vijëzimi është më i dendur,
ndërsa nëse është më i madh se 1,
më i rrallë.
5. Zgjidhet në pjesën Boundaries  Pick
points që të theksohet sipërfaqja e
mbyllur e cila vijëzohet. Duhet të zg-
jidhet pika e cila është në sipërfaqe të
mbyllur. Për në fund, shtypet në sus-
tën e djathtë nga miu ose në sustën
Enter.
Fig. 205 6. Nëse doni më parë ta shihni sipërfaqen e vijëzuar, atëherë
zgjidheni Preview. Nëse është e nevojshme, ndryshoni para-
metrat e vijëzimit dhe shtypni në sustën e djathtë të miut.
Nëse kontura nuk është e mbyllur programi jep porosi për
gabim. Vijëzimi duhet të realizohet në fund të vizatimit, kur
vizatimi i plotë është i gatshëm. Mund të vijëzohen më tepër
sipërfaqe përnjëherë dhe këto do të sillen si një objekt.
Gjatë selektimit do të selektohen të gjithë dhe nëse klikohet
Delete, do të fshihen të gjitha. Për atë ndonjëherë është mirë të
bëhet vijëzim në secilën sipërfaqe veçmas.

150
Komunikimi kompjuterik

Rregullimi i vijëzimit të vizatuar


Në sipërfaqen tani më të vijëzuar mund të realizohen
ndryshime të caktuara ose rregullime si: lloji i vijëzimit, kën-
di i largësisë ndërmjet vijave. Kjo realizohet me urdhrin Hat-
Edit Hatch
chedit. Për këtë qëllim, në ekranin duhet të vendoset shiriti
me vegla Modify II (fig. 206), në një nga mënyrat e sqaruara
ose nëpërmjet menysë:
Fig. 206
Modify → Object → hatch.

Kur do të aktivizohet urdhri, treguesi i miut do të fitojë formë


të katrorit të vogël () me të cilën duhet të klikohet sipërfaqja
e vijëzuar. Paraqitet dritarja nga fig. 204, i njëjti sikurse kur niset
me vijëzim, por susta Pick points është i hirtë (nuk është aktiv).
Kjo do të thotë se mund të kryhen përmirësime vetëm në vijë-
zimin, ndërsa jo edhe në sipërfaqen e cila nga më parë është
definuar.

17. Shënimi i tekstit - Multiline Text


Në vizatimet teknike paraqitet nevojë për vendosje të tekstit
që është mundësuar edhe gjatë shfrytëzimit të AutoCAD-it. Te-
ksti mund të shënohet me fonte të ndryshme (alfabete), ma-
dhësi, pjerrtësi për kënd të caktuar, i rotuar për kënd të caktuar,
vertikalisht të shënohet ose në mënyrë pasqyre të vendoset.
Teksti vendoset nëpërmjet tastierës, pasi do të definohen pa-
rametrat themelore për atë. Shënimi i tekstit, fillon nëpërmjet:

shirit me vegla: Draw  Multiline Text


meny: Draw  Multiline Text
vija e komandës: mtext

Në fillim definohet këndi i parë (Specify first corner) dhe kën-


di i kundërt (Specify opposite corner) nga kënddrejti në të cilin
do të vendoset teksti. Pastaj paraqitet dritarja për dialog.
Text Formatting (rregullues i tekstit) (fig. 207).

Fig. 207

151
Komunikimi kompjuterik

Në dritaren definohet fonti i tekstit, madhësia, shkronja të


trasha (Bold), shkronja të pjerrëta (Italic) si dhe ngjyra dhe ra-
dhitja e tekstit (në mes, majtas ose djathtas), vendosja e sim-
bolit si dhe këndi i simbolit si dhe këndi i tekstit. Pasi do të de-
finohen të gjithë përshtatjet, mund të fillohet me shënimin e
tekstit (sipërfaqja e përhimtë në fig. 207). Kur do të mbarohet së
shkruari, klikohet në sustën OK dhe teksti i shkruar do të paraqi-
tet në vizatimin në vendin ku më parë ishte definuar kënddrejti
në të cilin vendoset teksti.
Teksti i shënuar sillet si një objekt pa dallim sa është teksti.
Për arsye të asaj, rregullimi i mëtutjeshëm, zhvendosje, zma-
dhim ose operacione të tjera për ndërrimin e vendosjeve, do të
sillen në tekstin e plotë të shënuar. Shënimi i një rendi të tekstit
ose vendosje direkte e tekstit bëhet nëpërmjet:
• meny: Draw → Text →Single line text
• vija e komandës: dtext ose text
Secili rend i tekstit është objekt i veçantë dhe mund të rre-
gullohet. Pasi do të definohet pika nisëse për tekstin e vizatimit,
lartësinë e shkronjave, këndi dhe rrafshimi, në ekran paraqitet
vendi i vendosjes së tekstit.
Rregullimet e tekstit
Në AutoCAD-in ekziston mundësi të realizohen
ndryshime të caktuara dhe përmirësime të tekstit tani më
të shkruar. Mund të ndërrohet pjesë nga teksti, të për-
mirësohen gabimet gjatë shënimit ose të ndërrohet fonti,
Edit Text madhësia dhe vendosja e shkronjave.
Kjo realizohet nëpërmjet:
Fig. 208 • menyja: Modify → Object →Text →Edit...
• shirit me vegla: Text →Edit text (fig. 208)
Kur do të aktivizohet ky urdhër në një nga mënyrat e lart-
përmendura, treguesi i miut do të fitojë formë në katror të vo-
gël me të cilin duhet të tregohet (të vendoset dhe klikohet) në
tekstin i cili duhet të rregullohet) në tekstin i cili duhet të rre-
gullohet. Atëherë do të aktivizohet dritarja për dialog Text For-
matting (fig. 207) i cili aktivizohet gjatë urdhrit të shënimit të
tekstit. Këtu mund të predefinohen shumë elemente të ndrysh-
me në tekstin, të njëjtat të cilët mundje të definohen edhe gjatë
shënimit të tekstit.

152
Komunikimi kompjuterik

Definimi i stilit të tekstit.


Në AutoCAD-in është definuar i ashtuquajtur stil standard i
tekstit (standard) me font të caktuar dhe madhësi të shkronjave.
Nëse shfrytëzuesi dëshiron, mund ta ndryshojë dhe ta krijojë
stilin e tij për të shënuar tekst i cili do të jetë me fontin e dëshi-
ruar dhe madhësinë e shkronjave. Me definim të stilit shfrytëzu-
es të shkronjave, gjatë shënimit të tekstit me urdhrin Multiline
text, i njëjti tekst do të jetë i shënuar me parametrat e definuar.
Definimi i stilit pronësor të tekstit kryhet me aktivizimin e
dritares për dialog nga
• meny: Format→Text Style (fig. 209).

Fig. 209

Në dritaren për dialog jepet emri i stilit të ri (Style Name 


New...), emri i fontit (Font Name) stili dhe lartësia e shkronjave,
gjerësia e shkronjave (Width Factor), pjerrtësia e shkronjave
(Oblique Angle) dhe efektet e tekstit të shkruar. Kur është
mbaruar vendosja e stilit të ri të shkronjave shtypet susta Apply
 Close.
Fig. 210 Kështu i definuari Stili i ri tekstit, do të paraqitet në shiritin
me vegla për stile (Styles). Nëse gjatë shënimit të tekstit (Multi-
line text dhe Single line Text) selektohet stili shfrytëzues, ky do
t’i ketë parametrat të cilët i ka vendosur shfrytëzuesi (fig. 210).

153
Komunikimi kompjuterik

Mbaje në mend:

Draw  Hatch është urdhri për vijëzim.


Vijëzohen vetëm figurat e mbyllura gjeometrike.
Përmirësimi i vijëzimit realizohet me urdhrin Edit Hatch
0se nëpërmjet menysë Modify  Object  Hatch...
Shënimi i tekstit realizohet nëpërmjet menysë Draw 
Multiline Text.
Definimi i stilit të tekstit realizohet nëpërmjet menysë
Format  Text Style.
Draw  Text  Single line Text është vendosje e
dukshme e tekstit.
Përmirësimi i tekstit realizohet nëpërmjet menysë
Modify  Object  Text  Edit...
Nëse teksti është shënuar me urdhrin Single line Text
mund të rregullohet vetëm përmbajtja e tekstit.
Nëse teksti është shënuar me urdhrin Multiline Text
atëherë mund të rregullohen të gjithë elementet e
definuara më parë.

 Kontrollo njohuritë tuaja!


1. Si aktivizohet urdhri për vijëzim?
2. Ku zgjidhet lloji i vijëzimit (Pattern)?
3. Çka definohet me opsionin Scale?
4. Çka definohet me opsionin Pick Points?
5. Çka definohet me opsionin Select Objects?
6. Me cilin urdhër realizohet përmirësimi i pjesëve të
vijëzuara?
7. Cilët lloje të tekstit shënohen në AutoCAD?
8. Si shënohet teksti me aktivizimin e urdhrit Multiline Text?
9. Cilët janë vetitë e Sinfle line Text?
10. Si definohet stili pronësor i tekstit?
11. Me cilin urdhër realizohet vendosja e dukshme e tekstit?
12. Me cilin urdhër realizohet përmirësimi i tekstit?

154
Komunikimi kompjuterik

18. Kuotimi - Dimension


Vizatimet e vizatuara në AutoCAD mund të shfrytëzohen, të
vendoset teksti, numrat e kuotës dhe informacionet e tjera të
rëndësishme për vizatimet. Gjatë kuotimit në vizatimit vendo-
sen madhësitë e vërteta të rëndësishme për realizimin e objek-
teve. Për atë, vizatimi duhet të jetë në mënyrë precize i vizatuar,
ndërsa kuotimi të jetë në pajtim me standardet projektuese.
Të gjithë urdhrat për kuotim gjenden në:
• shiritin me vegla: Dimension (fig. 211)
• menyja: Dimension

Fig. 211

Nga numri i madh i mënyrave të


ndryshme të kuotimit, këtu do të më-
sohen llojet në vijim:
Numri i kuotës ose 1. Linear Dimension – kuotim linear.
tekstit (label, text)
2. Radius – kuotim i rrezes.
Viza të pjerrëta 3. Diametar – kuotim i diametrit.
(oblique)
4. Angular – kuotim i këndit.
Dimension line-(vijë
kryesore e kuotës) 5. Continue Dimension – kuotim i
kontinuar.
Extension line (vijë 6. Dim Style Control – selektimi i stilit të
ndihmëse e kuotës)
Fig. 212 definuar.
7. Dimension Style... –definimi i stilit të
kuotimit.
largësia e vijës së

Para se të fillohet me kuotimin nevojitet të dihen


kuotës

elementet përbërëse të kuotave dhe emrat e tyre në


AutoCad-in (fig. 212):
■ vija kryesore e kuotës - Dimension line;
■ vija ndihmëse e kuotës - Extension line;
■ viza të pjerrëta - oblique;
largësia e objektit

■ numër i kuotës ose tekst - label, text;


■ distanca e kuotës ndihmëse nga objektit (offset
from origin) (fig. 213);
Fig. 213
■ distanca e numrit të kuotës nga vija e kuotës
(offset from dim line) (fig. 213).

155
Komunikimi kompjuterik

Definimi i stilit të kuotimit


Para së se të fillohet me kuotimin, duhet të definohet stili i
kuotimit, d.m.th. stili i numrave të kuotës dhe elementet e ku-
otave.
Definimi i stilit të numrave të kuotës (tekst) (font dhe lartësi
e tekstit ose numrave) realizohet nëpërmjet dritares për dialog
Text Style nga menyja Format (fig. 209).
Definimi i elementeve të kuotave realizohet nëpërmjet:
• meny: Dimension → Dimension Style...;
• shirit me vegla: Dimension → Dimension Style.
Hapet dritarja Dimension Style Manager (fig. 214) ku shihen
stilet e krijuara dhe karakteristikat e tyre. Në pjesën Styles: është
lista nga të gjithë stilet e krijuara. Në pjesën Preview of: me viza,
mund të shihen vendosjet e bëra të stilit “me viza”. Nëse doni të
krijojmë stil të ri klikohet në sustën New... në anën e djathtë të
dritares. Do të hapet dritare e re (fig. 215) ku hapet dritare e re
(fig. 215) ku definohet emri i stilit New Style Name.
Emri i stilit të ri do të paraqitet
në shiritin me vegla Dimension në
pjesën Dim StyleControl - selektimi
i stilit të definuar, ku secili stil i ri do
të jetë i shënuar. Pasi do të ndahet
emri i stilit të ri klikohet në sustën
Continue.
Paraqitet dritarja New Dimensi-
on Style: stili im (fig. 216) ku nëpër-
mjet kartelave të ndryshme do të
modifikohet stili i ri i kuotimit.
Këtu do të jetë sqaruar krijimi i
stilit për kuotim me viza të pjerrëta
që më së shumti përdoret në ndër-
timtari.
Fig. 214

stili im

Fig. 215

156
Komunikimi kompjuterik

1. Simbole dhe shigjeta (Symbols and Arrows) (shigjeta ose


viza të pjerrëta) (fig. 216):

■ në sektorin Arrowheads de-


finohet forma dhe madhësia
e vizave të pjerrëta. Në fillim,
nga lista me forma të ndrysh-
me zgjidhet kuotimi me viza
të pjerrëta –oblique.
■ në listën Arrow Size: definohet
madhësia e vizave të pjerrëta.

Fig. 216

2. Vija të kuotës (Lines) (fig. 217):

■ sektori Dimension lines ka të


bëjë me vijën kryesore të ku-
otës dhe atë:
- Extend beyond ticks: sa vija
e kuotës do të del jashtë nga
prerja me vijat ndihmëse të
kuotës;
■ sektori Evtension line ka të
bëjë në vijat ndihmës të kuo-
tave dhe atë:
- Extend beyond dim lines: sa
vijat ndihmëse të kuotës do
të jenë të vazhduara nga vija
kryesore e kuotës.
- Offset from origin: largësia
ndërmjet vijave ndihmëse të
kuotës dhe objekti.
Fig. 217

157
Komunikimi kompjuterik

3. Teksti i kuotës (shkronja dhe numra) (Text) (fig. 218):

■ sektori Text appearance ka të bëjë


me:
- Text style: stili i numrave të kuotës
ose teksti i cili mund të zgjidhet nga
stili i krijuar nga më parë nëse kli-
kohet susta
- Text heigh: lartësia e shkronjave dhe
numrave;
■ секторот Text placement ka të bëjë
në pozitën e tekstit në raport të vijës
kryesore të kuotës.
Vendosjet janë me sa vijon:
- Vertical: Above (mbi vijën e kuotës);
- Horizontal: Center (në mesin ndër-
mjet vijave ndihmëse të kuotës);
Fig. 218 - Offset from dim line: largësia ndërmjet numrit të kuotës dhe
vijës kryesore të kuotës (fig. 213).
Procedura për kuotim linear
Pasi të definohet stili i kuotimit fillohet me kuotimin. Më
shpesh do të përdoret kuotim linear (Linear Dimension) i cili pa-
raqet kuotim ortogonal të gjatësive dhe gjerësive të objekteve
(fig. 219).
Kuotimi fillon me klikimin e ikonës Linear Dimension (fig.
211 - ikona 1):
• Comand:_dimlinear;
• Specify first extension line origin: defino pikën e
parë të objektit-kliko në pikën T1;
• Specify second extension line origin: defino pikën e
dytë nga objekti-kliko në pikën T2;
• Specify dimension line location: definohet vendi ku
do të vendoset vija e kuotës.

Nëse objekti i cili kuotohet është përbërë nga më


tepër pjesë, pas kuotimit të anës së parë (fig. 219-pikat
Fig. 219 T1 dhe T2), vazhdohet me kuotim me klikimin e ikonës
Continue Dimension (kuotim i vazhduar) (fig. 211-ikona 5), gjatë
së cilës vija e kuotës do të “ngjitet” në pjesën e parë të kuotuar.
Pastaj klikohet në pikat T3, T4, dhe T5 (fig. 219). Ndërprerja e ku-
otimit realizohet me klikim të sustës Esc. Të gjithë elementet të
kuotave sillen si një objekt.

158
Komunikimi kompjuterik

Përmirësimi i kuotave
Pas mbarimit me kuotim, nëse është e nevojshme të reali-
zohen përmirësime të tekstit (numri i kuotës) ose të dukjes së
të gjitha elementeve të kuotave si vijë kryesore e kuotsë, vija
ndihmëse e kuotës ose viza të kuotës.
Nëse duam ta rregullojmë vetëm tekstin (numri i kuotës)
duhet të klikohet ikona Edit Text (fig. 208) nga shiriti me vegla
Modyify II,selektohet numri i kuotës i cili duhet të rregullohet.
Hapet dritarja Text Formating (fig.207), selektohet teksti dhe
mund të ndërrohet madhësia e tij, font, trashje pjerrtësi etj.
Nëse duam ta rregullojmë pamjen e vijës kryesore dhe
ndihmëse të kuotës, vizat e pjerrëta si dhe në tekstin atëherë
duhet të klikohet në ikonën Properties (fig. 220) nga shiriti
me vegla Standard. Gjatë asaj hapet dritare me mundësi për
ndërrim të më tepër parametrave nga vizatimi (fig. 221). Për
ndërrimin e vendosjeve për kuotim selektohet kuota e cila
Fig. 220 duhet të ndërrohet. Hapet dritarja (fig. 221) ku është treguar
vetëm mundësia për ndërrimin në pjesën Lines & Arrows. Me
hapje të pjesëve të tjera si Text dhe tjera mund të realizohen
përmirësime në të cilën është definuar më parë. Ndërrimi
është shumë i thjeshtë, për shembull: klikohet në fushën ku
është shënuar dimensioni i vizës së pjerrët - Arrow size – dhe
ndërrohet numri. Në të njëjtën kohë, ndryshimi duket edhe
në vizatimin.
Mënyrë tjetër e ndryshimit të vendosjeve është nëpërm-
jet ikonës 7 (Dimension Style...) nga fig. 211. Hapet dritarja
Dimension Style Manager (fig. 214) ku për ndryshime të stilit
të kuotimit klikohet susta Modify. Në mënyrën e njëjtë, si de-
finomi i stilit të ri, do të ndërrohen ato elemente të cilët janë
të nevojshme, dhe atë nëpërmjet vendosjeve të sqaruara në
figurat 216, 217 dhe 218.

Fig. 221

159
Komunikimi kompjuterik

Mbaje në mend:

Kuotimi kryhet me urdhrin Dimension.


Kuotat janë të përbëra nga:
– vija kryesore e kuotës - Dimension line;ù
– vija ndihmëse e kuotës - Extension line;
– viza të pjerrëta - oblique – ose shigjeta;
– numri i kuotës ose tekst - label, text.
Të gjithë elementet e kuotës sillen si një objekt.
Definomi i stilit të tekstit të kuotës ose numrit realizohet
me urdhrin: Format -» Text Style.
Kuotimi lineat fillon me urdhërin Linear Dimension.
Vazhdimi i kuotimit realizohet me urdhrin Continue Di-
mension.
Përmirësimi i tekstit të kuotës ose numrit realizohet me
urdhrin Edit Text.
Përmirësimi i pamjes së elementeve të kuotës dhe të te-
kstit realizohet me urdhrin Properties.
Për kuotimin në gjatës dhe gjerësi zbatohet kuotimi li-
near.

 Kontrollo njohuritë tuaja!


1. Me cilin urdhër realizohet dimensionimi?
2. Prej cilëve elementeve është përbërë kuota?
3. Para se të fillohet me kuotim çka duhet të definohet?
4. Çka definohet nëpërmjet dritares për dialog Text Style?
5. Çka definohet nëpërmjet dritares për dialog Dimension
Style Manager?
6. Me cilin urdhër fillohet me kuotimin?
7. Me cilin urdhër vazhdohet me kuotimin?
8. Me cilën urdhër realizohet përmirësimi vetëm i tekstit ose i
numrit të kuotës?
9. Çka mund të rregullohet te kuotat me urdhrin Properties?
10. Çfarë lloji të kuotimit zbatohet për kuotim të gjatësive dhe
gjerësive?

160
Komunikimi kompjuterik

19. Rrafshet e vizatuara (shtresave) - Layers


sqarimet
kuotat Në AutoCAD-in përdoren rrafshe vizatuese të cilët mundëso-
jnë organizim dhe grupim të informacioneve të ndryshme të
objekti për vizatimin. Rrafshet vizatuese ose shtresat (layer), mund të
mendohen si rrafshe të tejdukshme të cilët kur do të përputhes-
pamja e shtresave hin do ta jepnin pamjen definitive të vizatimit (fig. 222). Muret e
objektit do të vizatohen në një rrafsh, mobilet në rrafshin tjetër,
Fig. 222 kuotimi në rrafshin e tretë, instalimi elektrik i rrafshit të katërt
etj. Kjo do të thotë se vizatohen vizatime të ndryshme në rra-
fshe të ndryshme të cilët përputhen njëri mbi tjetrin dhe e japin
vizatimin definitiv. Secili rrafsh (layers) karakterizohet me emrin
përkatës, ngjyrën dhe llojin e vijës me të cilën vizatohen objek-
tet në atë. Numri i shtresave në një vizatim si dhe numri i objek-
teve në një shtresë është i pakufizuar.
Në këtë mënyrë, lehtësohet pamja e vizatimit si dhe shfaqja
dhe shtypja e objekteve në vizatimin. Gjatë të vizatuarit është
mundësuar manipulim me rrafshet: a të jetë përmbajtja e rra-


Koncepte kryesore:
– Rrafshi aktiv (layer) – rrafshi në të cilin mund të vizatohet. Vetëm një rrafsh mund të jetë
aktiv.
– Ngrirja (Freeze) – nëse rrafshi ngrin, objektet e këtij rrafshi janë të padukshme.
– Shkrirja (Thaw) – objektet e shtresës së ngrirë janë të dukshme.
– Mbyllje (Lock) – objektet nga shtresa e mbyllur nuk mund të selektohen ose ndryshohen.
– Shtresa 0 (Layer 0) – krijohet së bashku me hapjen e vizatimit të ri dhe ka ngjyrë si dhe
hapësira për të vizatuar (e bardhë ose e zezë) dhe tip i kontinuar i vijës. Shtresa 0 nuk
mund të zbatohet.
– Përbërje e shtresës (Layer Properties) – në secilën shtresë mund të ndahet: ngjyra, pamja
dhe trashësia e vijës.

ngjyra e shtresës (Color)


mbyllja e shtresës (Lock/Unlock)

ngrirja e shtresave të reja


ngrirja e të gjitha shtresave (Freeze/Thaw)
kyçja dhe shkyçja e shtresës (On/Off )

Fig. 223
161
Komunikimi kompjuterik

fshit e dukshme, e padukshme, që të mundet në atë të viza-


tohet ose jo etj. (fig. 223).
Krijimi i shtresave (layer)
Krijimi i shtresës së re (layer) realizohet nëpërmjet:

• shiriti me vegla: Layer Properties;


• menyja: Format  Layer;
• vija e komandës: layer.
Që të mundet të shfrytëzohet ikona Layer Properties dhe të
ndiqet gjendja e shtresave, duhet të jetë i vendosur shiriti me
vegla Layers (fig.223).

shtresë e re
fshirje e shtresës
shtresë aktuale

Fig. 224 Pas klikimit të ikonës Layer Properties Manager hapet


dritarja në fig. 224 në të cilën duhet të kryhen hapat në
vijim për krijim të shtresës së re (layer):
1. Zgjidhet opsioni New Layer (shtresë e re)
2. Nën shtresën 0 paraqitet i ri me emrin Layer1.
Nëse klikohet në Layer1mund të ndryshohet emri dhe
të definohet emri tjetër shfrytëzues. Emri nuk guxon të
përmbajë vende të zbrazëta dhe mund të jetë i përbërë
nga më së shumti 31 karaktere. Klikohet në ikonën: sh-
tresë e re, mund të krijohen aq shtresa sa është e nevo-
jshme. Secila shtresë emërohet me emër përkatës të për-
mbajtjes së shtresës.
3. Ngjyra e vijave të shtresës vendoset me klikim të
katrorit me emrin Color dhe zgjidhet ngjyra nga paleta e
Fig. 225
cila do të paraqitet si në fig. 225. Secila shtresë duhet të
ketë ngjyrë të ndryshme në vijat.

162
Komunikimi kompjuterik

4. Tipi i vijës në secilën shtresë të re është Continuous, por


sipas nevojës ndryshohet me klikimin me emrin Linetype. Gjatë
asaj paraqitet dritarja si në fig. 226: Select Linetype-»Load.....
Në dritaren ku, para asaj do të paraqitet
zgjidhet një nga tipat e vijave të ofruara siç
është sqaruar më parë. Pasi të definohet tipi i
vijës më tepër nuk do të qëndrojë Continuous
por emri i tipit të ri të zgjedhur të vijës.
5. Trashësia e vijës ndërrohet nëse kli-
kohet nën emrin Lineweight gjatë së cilës
hapet dritarja në fig. 227 dhe me selektimin
përcaktohet trashësia e vijës për shtresën ak-
tuale.
Fig. 226 Vendosja e shtresës aktuale (layer)
Vizatimi gjithmonë kryhet në leer aktual. Në fillim aktu-
al është gjithmonë leer zero (shtresë). Të gjithë objektet të
cilët vizatohen, e fitojnë ngjyrën dhe tipin e vijës në pajtim
me layerот. Zgjedhje e leer aktuale (leer i ri) kryhet nga lista
e shiritit me vegla Layer (fig. 223). Nëse klikohet shigjeta e
vogël paraqitet “listë” nga të gjithë leerët e krijuar (fig. 228).

Me ikonën Make Object’s Layer Current vendoset


layer në objektin e selektuar për aktual.
Kontrollimi i gjendjes së shtresave
Kontrollimi kryhet nëpërmjet ikonave të shiritit me vegla
Layers (fig. 223), ndërsa ikonat e kanë rëndësinë në vijim:
■ On/Off – kyçje ose shkyçje e shtresës. Kur shtresa është
Fig. 227 e shkyçur ky është i padukshëm dhe nuk shtypet, por
rigjenerohen objektet në atë.
■ Freeze / Thow – kur ka objekt të madh dhe kompleks në
një shtresë, që të përshpejtohet puna e operacioneve
Zoom dhe Pan, për selitim më të lehtë dhe regjenerim të
vizatimit të plotë, disa prej layer, mund të “ngrihen”-Fre-
eze. Në atë rast, layeri i dhënë nuk rigjenerohet, nuk
shtypet dhe është i padukshëm. Për atë qëllim shfrytë-
zohet ikona Freeze/Thaw in all viewports nga lista në
shiritin Layers.

Fig. 228

163
Komunikimi kompjuterik

■ Lock/Unlock – shfrytëzohet nëse kryhet modifikimi i obje-


ktit të dhënë nga ndonjë layer, gjatë asaj të jenë të dukshëm
layer tjerë në të cilët nuk do të realizohen asnjë ndryshim.
Layer i mbyllur është i dukshëm dhe në atë mund të sh-
tohen objekte të reja, por nuk mund të bëhen ndryshime.
Aktivizohet me klikim të ikonës në lloj të katinarit në shiritin
Layers.
Shtresat mund të fshihen derisa vizatohet. Fshirja kryhet me
selektimin e shtresës i cili do të fshihet me klikimin e ikonës De-
lete Layer (fshirje e shtresës) (fig. 224). Mund të fshihet vetëm
layer pa objekte, derisa layer i cili përmban objekte, layeri zero
dhe layeri aktual nuk mund të fshihen.
Transferimi i objekteve nga në shtresë në tjetrën bëhet ashtu
që në fillim selektohet objekti, zgjidhet layer ku do të transfe-
rohet dhe pastaj klikohet susta Esc.

20. Simbole shfrytëzuese-blloqe-Block


Grup prej elementeve të lidhura në tërësi të vetme quhet bllok.
Blloqet bëhen nga elemente të cilët shumë shpesh përdo-
ren dhe do të merr nga koha gjithmonë kur duhen përsëri të
vizatohen. Ata janë të element grafike të gatshme si: dyer, karri-
ge, treulëse, dyulëse, tavolina, gjelbërim etj. Blloqet e krijuara
mund të shfrytëzohen shumë herë. Përpunohen me zgjedhje të
një ose më tepër të objekteve të cilët grupohen që të formohen
bllok i vetëm i emëruar me veti të dhëna.
Blloku sillet si një objekt. Nëse duhet të fshihet ose zhven-
doset pjesë nga blloku, ky duhet të zhvendoset ose të fshihet i
tëri. Blloqet shumë lehtë mund të ridefinohen sipas nevojës të
shfrytëzuesit. Gjatë krijimit të një blloku mund të vizatohet në
rrafshe të ndryshme të vizatimit (layer), me tipa të ndryshme të
vijave dhe ngjyrave.

 Koncepte kryesore:
– Pika bazë (Base Point) – pika referente për futje të blloqeve. Më shpesh kjo është qendra
ose këndi nga objekti.
– Pika e vendosjes (Insertion Point)-pika në të cilën do të vendoset pika bazë e bllokut gjatë
vendosjes.
– Ndarja (Explode) – ndarja e bllokut në elementet përbërëse të cilët janë të shfrytëzuara për
krijim të tij.

164
Komunikimi kompjuterik

Krijimi i bllokut të ri

• Shirit me vegla: Draw


• meny: Draw  Block Make (fig. 229);
• vija e komandës: block.
Përpunimi i bllokut të ri është në mënyrën në vijim:
1. Klikohet në ikonën Make Block gjatë së cilës hapet dritar-
ja Block Definition (fig. 230);
2. Definohet emri i bllokut –Name. Emri i bllokut mund të
përmbajë deri 32 shenja, duke përfshirë shkronja, numra
dhe shenja të tera (_, -,$), pa vend të zbrazët. Nëse tani më
ka bllok me emër të njëjtë. Programi do të paralajmërojë
se bllok i këtillë ekziston (Block... already exists) dhe pa-
rashtron pyetje a të definohet përsëri <Jo> (Redefine it?
<N>);
3. Definohet pika bazë e bllokut me klikim të Pick Point;
4. Selektohet në Selekt Objekt dhe zgjidhen objektet prej të
cilëve do të jetë përbërë blloku i ri.
5. Klikohet në sustën ОK.

Fig. 229 Fig. 230

165
Komunikimi kompjuterik

Vendosja e blloqeve

Blloqet e krijuara në vizatimin vendosen në një nga mënyrat


në vijim:

• shirit me vegla: Draw


• meny: Insert  Block;
• vija e komandës: insert.
Vendosja e tanimë bllokut të krijuar bëhet në mënyrën në
vijim:
1. Klikohet ikona Insert Block.
2. Në dritaren Insert (fig. 231) klikohet nga lista Name: dhe
nga lista me blloqe të krijuara zgjidhet emri i bllokut i cili
duhet të futet në vizatimin (lavabo). Në këndin e sipërm
të djathtë paraqitet figura e bllokut të selektuar.
3. Nga fusha Insertion Point zgjidhet Specify On-Screan.
4. Nga fusha Scale dhe Rotation selektohet Specify On-
Screan.
5. Klikohet susta OK.
6. Definohet pika e vendosjes (Specify insertion point).
7. Definohet vlera për x dhe y ose pika e dytë e vendosjes
(Enter X scale factor, specify opposite corner).
8. Definohet këndi i rotacionit (Specify rotation
angle <0>:) .

Fig. 231

166
Komunikimi kompjuterik

Mbaje në mend:

Layer është rrafshinë vizatimi ose shtresë e cila


karakterizohet me emër përkatës, ngjyrë dhe tip të
vijave.
Krijimi i Layer të ri kryhet nëpërmjet menysë Format 
Layer.
Krijimi i shtresës së re kryhet nëpërmjet ikonës Layer
në shiritin me vegla Layer.
Secila shtresë karakterizohet me pamje të ndryshme,
trashësi dhe ngjyrë në vijat.
Lista me shtresa në shiritin me vegla Layer shërben për
menaxhim me shtresat.
On/Off-kyçet ose shkyçet niveli.
Leer i shkyçur është i padukshëm, nuk shtypet, por
rigjenerohet.
Freeze/Thaw – “ngrihet” layer i dhënë.
Layer i “ngrirë” nuk rigjenerohet, nuk shtypet dhe është
i padukshëm.
Lock/Unlock-mbyllet layer i dhënë.
Layeri i mbyllur është i dukshëm, mund të shtohen
objekte të reja, por nuk mund të kryhen ndryshime.
Layer fshihet me opsionin Delete nga dritarja Layer
Properties Manager.
Nuk fshihet layer zero, layeri aktual dhe layeri i cili
përmban objekte.
Blloku është përmbledhje nga elementet grafike të
cilët sillen si një objekt.
Blloku mund të shfrytëzohet më shumë herë.
Bllok i ri krijohet nëpërmjet menysë:
Draw  Block  Make.
Në fillim definohet emri i bllokut.
Pastaj definohen elementet e bllokut.
Blloku vendoset në vizatimin nëpërmjet menysë: Insert
 Block.
Blloku mund të ndahet në elementet e përbëra me
urdhrin Explode.
Lista me blloqe të gatshme gjendet në dritaren Insert
 Name e cila paraqitet nëse klikohet ikona Insert
Block.

167
Komunikimi kompjuterik

 Kontrollo njohuritë tuaja!

1. Çfarë rrafshi është Layer-i?


2. Në cilën meny gjendet opsioni për krijim të layerit të ri?
3. Me cilën ikonë krijohet layer?
4. Ku gjendet lista e layerit të krijuar?
5. Si kontrollohen layerët?
6. Me çka karakterizohet secili layer?
7. Me cilin opsion realizohet kyçja dhe shkyçja e layerit?
8. Përse shërben opsioni Freeze/Thow?
9. Përse shërben opsioni Lock/Unlock?
10. Si fshihet layer i dhënë?
11. Cilët layerë nuk mund të fshihen?
12. Çka është blloku?
13. Nga se përbëhet blloku?
14. Si krijohet blloku i ri?
15. Çka definohet për bllokun e ri?
16. Si vendoset blloku i krijuar?
17. Çka definohet gjatë vendosjes së blloqeve?
18. Si sillen elementet në bllokun?
19. Me cilin urdhër blloku ndahet në elemente përbërëse?
20. Ku gjendet lista me blloqet tani më të krijuara të cilët
mund të vendosen?

168
Komunikimi kompjuterik

21. Shtypja e vizatimeve


Kur do të mbarohet me vizatim, objekti i vizatuar duhet të
shtypet në letër nëpërmjet shtypësit ose ploter. Mundësohet
shtypja e të dy pajisjeve, varësisht nga ajo me cilën disponon
shfrytëzuesi.
Në librin do të jetë sqaruar mënyra e bartjes së vizatimit në
letër me ndihmë të shtypësit (printer).

Konceptet vendimtare:
 – Orientimi i vizatimit (Drawing Orientation) – pozita e vizatimit në letër; mund të jetë verti-
kale (portrait) ose horizontale (landscape).
– Orientimi vertikal (Portarait) – vizatimi vendoset dhe shtypet ashtu që ana më e vogël e
letrës të jetë majë e faqes.
– Orientimi horizontal (Landscape) – vizatimi vendoset dhe shtypet ashtu që faqja më e ma-
dhe e letrës është majë e faqes.
– Sipërfaqja për ta shtypur (Printable Area) – sipërfaqja e letrës e cila shfrytëzohet për ta sh-
typur, e bazuar në madhësinë e letrës.

Para se të fillohet me shtypje të vizatimeve definohet ma-


dhësia dhe pozita e letrës në mënyrën në vijim:
1. Nga menyja File  Page Setup Manager  Modify...hapet
dritarja në fig. 232.

pajisje për të shtypur

madhësia e letrës

pjesë e cila shtypet

orientimi i vizatimit

Fig. 232

169
Komunikimi kompjuterik

2. Nga fusha Paper size fitohet madhësia e letrës (A4 ose for-
mat tjetër).
3. Nga fusha Drawing Orientation zgjidhet orientimi ose
vendosja e fletës.
4. Nga fusha Plot Area nga lista zgjidhet pjesa nga vizatimi i
cili do të shtypet.
Pasi do të definohen dimensionet dhe vendosja e letrës fi-
llohet me shtypjen e vizatimeve në një nga mënyrat në vijim:

• shirit me vegla: Standard  Plot


• meny: File  Plot
• vija e komandës: plot
Procedura e shtypjes është me sa vijon:
1. Zgjidhet urdhri Print.
2. Hapet dritarja për dialog Plot (fig. 233) në të cilën defi-
nohet modeli i pajisjes me të cilin do të shtypet vizatimi.

Fig. 233
3. Në fushën Plot scale definohet përmasa në të cilën sh-
typet vizatimi.

170
Komunikimi kompjuterik

Mënyra më e thjeshtë është nëse zgjidhet opsioni Fit to pa-


per (të përgjigjet në letrën), kështu që vizatimi e zen letrën e
plotë. Në këtë rast, përmasa e vizatimit është e panjohur. Që
të shtypet vizatimi në përmasa të caktuara definohet raporti
i milimetrave me njësitë e vizatimit (AutoCad njësitë).
Ploted MM = Drawing Units
milimetra të vizatuara = njësi në vizatimin

Nëse përgjigjet me 5=1, kjo do të thotë se distanca nga 5mm


e letrës do të vendoset 1 ACAD njësia në vizatimin e punuar
në AutoCAD.

Nëse duhet vizatimi të shtypet në përmasa të caktuara


atëherë duhet në fushën Plot area në shtypjen What to plot
të zgjidhet opsioni Window dhe me dritaren të definohet vi-
zatimi i cili duhet të shtypet. Nëse duhet vizatimi të shtypet
në përmasa 1:100, atëherë duhet në hapësirën ku definohet
raporti ndërmjet ACAD njësitë dhe njësitë e vizatuara (mi-
limetrat) të vendoset raporti 0.1=1, ndërsa për përpjesëtim
1:50, duhet të vendoset raporti 0.2 =1. Që të mundet vizatimi
të shtypet në përmasa të dëshiruara nevojitet të vizatohet
në milimetra. Kështu, vizatimi i vizatuar njëherë do të mund
të shtypet në cilën do përmasë, varësisht nga formati i letrës
dhe nga pajisja për ta shtypur.
4. Para se të fillohet me shtypjen duhet të kontrollohet a janë
elementet e definuara të zgjedhura në mënyrë përkatëse
dhe a është i vendosur vizatimi drejtë në fletën në të cilën
do të shtypet me klikimin e sustës Preview.. gjatë së cilës do
të shihet si duhet vizatimi kur do të shtypej me parametrat e
dhënë.

171
Komunikimi kompjuterik

Mbaje në mend:

✓ Urdhri për të shtypur gjendet në shiritin me vegla


Standard  Plot.
✓ Meny: File  Plot.
✓ Në fushën Pen Parameters definohen karakteristikat e
penës për të vizatuar.
✓ Në fushën Plot, Rotation and Origin definohet pozita e
vizatimit në fletën.
✓ Para se të shtypet vizatimi, duhet të kontrollohet
vendosja e tij në fletën me klikim të sustës Preview.
✓ Vizatimi duhet gjithmonë të vizatohet në milimetra
që të mundet më lehtë të shtypet në cilën do qoftë
përmasë.

172
Komunikimi kompjuterik

TEST nga Vizatimi teknik me komunikim kompjuterik; Tema: Auto CAD


Grupi I

Grupi I i pyetjeve me zgjedhje të shumëfishtë:


Udhëzim: Me kujdes lexoje secilën kërkesë. Nëse vlerëson se kërkesa është e saktë rrethoje shkronjën S,
ndërsa vlerëson se kërkesa nuk është e saktë rrethoje shkronjën J.
Përgjigjet e shkarravitura nuk do të kenë pikë..

1. ( 1 ) ( ) Urdhrat Zoom shërbejnë për zhvendosje të vizatimit:


S J
2. ( 1 ) ( ) Selektimi i objekteve kryhet me procedurën Windows.
S J
3. ( 1 ) ( ) Me urdhrin Move zhvendosen elementet nga një vend në tjetrin .
S J
4. ( 1 ) ( ) Urdhri Erase përdoret për të fshirë vetëm të një elementi.
S J
5. ( 1 ) ( ) ORTHO zbatohet për të vizatuar vetëm vija vertikale dhe/ose horizontale.
S J

Grupi i II i pyetjeve me zgjedhje të shumëfishtë:

Udhëzim: Nga përgjigjet e ofruara vetëm një është e saktë. Lexoni me kujdes secilën pyetje dhe vendos
cila përgjigje është e saktë dhe rrethoje përgjigjen e saktë. Përgjigjet e shkarravitura nuk do të kenë
pikë.

1. ( 2 ) ( ) Vazhdimi i vijave tepër të shkurta realizohet me urdhrin:


a) Trim
b) Extend
c) Fillet
2. ( 2 ) ( ) Urdhri aktual ndërpritet me klikimin e sustës:
a) Offset
b) Еѕс
c) Window
3. ( 2 ) ( ) Urdhri Polygon shërben për të vizatuar:
а) trekëndësha
b) vija
c) shumëkëndësh të drejtë
4. ( 2 ) ( ) Zgjedhja precize e pikave të objekteve realizohet me urdhrin:
a) OSNAP
b) Trim
c) Mirror

173
Komunikimi kompjuterik

5. ( 2 ) ( ) Fotografimi paralel i objekteve realizohet me urdhrin:


a) Offset
b) Extend
c) Trim
6. ( 2 ) ( ) Selektimi i objekteve realizohet me procedurën:
a) Polygon
b) Array
c) Crosing
7. ( 2 ) ( ) Vazhdimi i vijave të shkurta realizohet me urdhrin:
a) Break
b) Extend
c) Mirror
8. ( 2 ) ( ) Zmadhimi i vetëm një pjese nga vizatimi realizohet me urdhrin:
a) Zoom window
b) Zoom previous
c) Zoom
9. ( 2 ) ( ) Fotografim pasqyrimi i objekteve realizohet me urdhrin:
a) Polygon
b) Mirror
c) Extend
10. ( 2 ) ( ) Përsëritja e urdhrit të mëparshëm realizohet me:
а) klikim të sustës Ѕраѕе
b) klikim të sustës Enter
c) me ndihmë të miut

Grupi i III i pyetjeve me lidhje:


Udhëzim: Në vijat, afër koncepteve nga kolona e djathtë shëno shkronjat nga nocionet të cilët përgjig-
jen në kolonën e majtë. Përgjigjet e shkarravitura nuk do të kenë pikë.

1. ( 5 ) ( ) А. Polygon _____ fotografim pasqyrues


B. Mirror _____ vazhdimi i vijave të shkurta
C. Extend _____ vizatimi i harkut
Ç. Arc _____ fotografimi paralele
D. Ofset _____ shumëkëndëshi

nota 1 2 3 4 5
pikat 0 - 15 16 - 19 20 - 23 24 - 27 28 - 30

174
Komunikimi kompjuterik

TEST nga Vizatimi teknik me komunikim kompjuterik; Tema: Auto CAD


Grupi II

Grupi i parë i pyetjeve me zgjedhje të shumëfishtë:


Udhëzimi: Me kujdes lexo secilën kërkesë. Nëse vlerëson se kërkesa është e saktë rrethoje shkronjën S,
ndërsa nëse mendon se kërkesa nuk është e saktë rrethoje shkronjën J.
Përgjigjet e shkarravitura nuk do të vlerësohen me pikë.

1. ( 1 ) ( ) Fotografim pasqyrues i objekteve realizohet me urdhrin Mirror:


S J
2. ( 1 ) ( ) Urdhri Offset përdoret për kopjim të objekteve
S J
3. ( 1 ) ( ) Për zhvendosej të objekteve përdoret urdhri Copy.
S J
4. ( 1 ) ( ) Me OSNAP markezët realizohet zgjedhje precize e pikave.
S J
5. ( 1 ) ( ) Urdhri Trim shërben për vazhdimin e elementeve të shkurta.
S J

Grupi i II i pyetjeve me zgjedhje të shumëfishtë


Udhëzimi: Nga përgjigjet e ofruara vetëm njëri është i saktë. Lexo me kujdes secilën pyetje, vendos cila
përgjigje është e saktë dhe rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë. Përgjigjet e shkarravitura nuk
do të kenë pikë.

1. ( 2 ) ( ) Me urdhrin Zoom realtime zmadhohet ose zvogëlohet:


а) vizatimi i plotë
b) vetëm një pjesë nga vizatimi
c) nuk ndërrohet asgjë
2. ( 2 ) ( ) Urdhri Mirror shërben për:
а) fotografimi i objekteve
b) fotografimi pasqyrues i objekteve
c) kopjimi i objekteve
3. ( 2 ) ( ) Prerja e elementeve tepër të gjata realizohet me urdhrin:
a) Rotate
b) Scale
c) Trim
4. ( 2 ) ( ) Vizatimi i rrathëve realizohet me urdhrin:
a) Circle
b) Arc
c) Draw
5. ( 2 ) ( ) Vizatimi i vijave realizohet me urdhrin:

175
Komunikimi kompjuterik

a) Polygon
b) Circle
c) Line
6. ( 2 ) ( ) Urdhri Pan realtime shërben për:
а) lëvizje të vizatimit lartë-poshtë dhe majtas -djathtas
b) zmadhimi i vizatimit
c) zvogëlimi i vizatimit
7. ( 2 ) ( ) Vizatimi i harkut realizohet me urdhrin:
a) Polygon
b) Arc
c) Line
8. ( 2 ) ( ) Selektimi i objekteve realizohet që objekti të:
а) fshihet ose modifikohet
b) zmadhohet
c) zvogëlohet
9. ( 2 ) ( ) Nëse urdhri në radhën e komanduese është në kllapa <> do të thotë se:
а) me klikim të Enter do të realizohet
b) me klikim të Еѕс do të ndërpritet
c) me klikim të klikut të djathtë do të realizohet
10.( 2 ) ( ) Nëse në rendin komandues shënohet Comand: kjo do të thotë se:
а) nuk mundemi të vizatojmë
b) ka urdhër tjetër i cili duhet të realizohet
c) mund të jepet urdhër i ri

Grupi III me lidhje:


Udhëzimi: Në vijat afër nocioneve nga kolona e djathtë shëno shkronjat nga nocionet të cilët përgjigjen
në kolonën e majtë. Përgjigjet e shkarravitura nuk do të kenë pikë.

1. ( 5 ) ( ) А. Arc _____ procedura për selektim të objekteve


B. Copy _____ fshirja e gabimeve të bëra
C. Crossing _____ ndërprerja e urdhrit aktual
Ç. Erase _____ kopjimi i objekteve
D. Еѕс _____ vizatimi i harkut rrethor

nota 1 2 3 4 5
pikat 0 - 15 16 - 19 20 - 23 24 - 27 28 - 30

176
Komunikimi kompjuterik

Literatura e shfrytëzuar:
1. Арх. Гордана Дулиќ: Техничко цртање со читање на проекти - за I година - издавач:
Завод заучебници и наставни сретства, Белград, 1988 година
2. Љубица Гагиќ: Нацртна геометрија - издавач: Завод за учебници и наставни сретства,
Белград, 2004 година
3. Ќирил Колудровиќ: Техничко цртање во слики, со вежби - издавач: Научна книга,
Белград 1985 година
4. Проф. Д-р Коста Мангаровски: Основи на компјутерска техника, Универзитет „Св.
Кирил и Методиј”, Скопје, Архитектонски факултет
5. Раде Кнежевиќ: Auto CAD 2D, прирачник за архитектура и градежништво - издавач:
Завод за учебници и наставни сретства, Белград, 2004 година
6. Вуле Алексиќ: Примена на компјутерите во градежништвото, издавач: Завод за
учебници и наставни сретства, Белград, 2004 година
7. Auto CAD 2000, Прирачник за обука на Autodesk

177

You might also like