PDF 20220208 172454 0000

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 4

PROJEKT :FAZA I -II

EMA BOVARI
GUSTAV FLOBER.

Tea Gjeçi
Klasa:XI-8
EMA BOVARI.

Ema Bovari përfaqëson gjithsecilin prej nesh. Ajo është thjesht një njeri i zakonshëm që do
të donte të kishte bërë diçka në jetën e saj. Të kishte shijuar pak më shumë atë jetë që i
ishte dhënë. Do të donte të kishte jetuar pak më shumë.
Ti mund edhe të thuash se ajo po ëndërronte shumë. Se e teproi me veprimet që bëri.Por,
ajo kishte humbur. Kishte humbur në atë provincialitet, në atë rutinë, në atë vorbull
ëndrrash.
Po vallë pse nuk mund të realizoheshin këto ëndrra të saj? Pse s’mund ta donte njeri aq
fort, aq me pasion sa lulet do të çelnin nga e para. Pse s’mund ta donte dikush si në
përralla? Ose më saktë pse s’interesohej njeri për të. Si ishte, çfarë bënte, çfarë do donte të
bënte?
Pse nuk kishte me kë të thurte ëndrra? Pse duhej t’i thurte e vetme?
Dhe kjo po e çmendte më shumë se çdo gjë tjetër. Që ishte e vetme. Që s’kishte askënd.
U përpoq t’i përkushtohej shtëpisë, e ktheu shtëpinë siç donte. U kthye nga pianoja, as
ajo nuk e shpëtoi. Madje u përpoq të fliste me bashkëshortin e saj, por s’mundi. Po priste
qoftë edhe një shenjë nga ai, por nuk mori asgjë. I dha kaq shumë ëndrra asaj dashurie dhe
në këmbim nuk mori as një “Zemër, më mori shumë malli për ty sot”.
Prandaj kërkoi për ngushëllim diku tjetër, sepse burri i saj i nderuar ishte tepër i zënë
në të qenit naiv, saqë nuk e kuptonte. Burri i saj i nderuar ishte i zënë duke menduar sesa
jetë perfekte kishte, se si çdo gjë ishte në rregull dhe nuk i kuptonte shenjat.Madje as
detyrën si mjek nuk e kreu dot. Nuk vuri re që kishte një paciente të sëmurë në shtëpi. Ema
me të vërtetë ishte e sëmurë. Gjithë ai realitet i hidhur ia theu zemrën, ia copëtoi kockat
një nga një pa mëshirë.
A i vëmë dot faj? Realiteti ia theu krahët. Ai realitet aq i ashpër nuk e la të jetonte në atë
botë ëndrrash. Dhe kështu ajo vdiq. Hodhi poshtë ëndrrat që e shtynin të jetonte dhe vdiq.
A fitoi gjë? Po, fitoi. Sepse përcolli një mesazh. Një mesazh që duhet t’i ngulitet në kokë
çdo burri e çdo gruaje kudo qoftë, që të mos ndjekin fatin e saj.
PROJEKT: FAZA I-II

NORA HELMER
HENRIK IBSEN.

Tea Gjeçi
KLASA :XI-8
NORA HELMER.

Nora Helmer është protagonistja e shfaqjes. Kur prezantohet në fillim të


Aktit I, ajo duket se kënaqet me rehatitë që i lejon jeta e saj në klasën e
mesme. Ajo është e lumtur që ka shumë para dhe nuk duhet të shqetësohet
për asgjë. Sjellja e saj, fillimisht, është fëminore dhe e hijshme, dhe burri i saj e
quan atë zakonisht si "larke" ose "ketri i vogël" - në fakt, Torvald e trajton atë
si një kukull të bukur.
Sidoqoftë, Nora ka një anë më të shkathët. Para ngjarjeve të shfaqjes,
Torvald ishte i sëmurë dhe duhej të udhëtonte në Itali për t'u shëruar. Çifti
nuk kishte para të mjaftueshme, kështu që Nora mori një hua duke falsifikuar
nënshkrimin e babait të saj të vdekur, duke kryer mashtrim në mënyrë
efektive për të shpëtuar shëndetin e burrit të saj.
Kjo anë e Norës shfaqet plotësisht gjatë denoncimit të shfaqjes, kur ajo më
në fund e kupton që martesa e saj bazohej në konventat shoqërore dhe se ajo
është më shumë se një kukull e thjeshtë për t’u kënaqur nga burrat gjatë
kohës së lirë.

You might also like