Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 19

ANALIZA E PASQYRAVE

FINANCIARE
Tema 8: Analiza e treguesve te
kthimit
Prof.As.Dr.Ingrid Shuli

prof.As.Dr.Ingrid Shuli 1
Permbajta
 Rëndësia e matjes së kthimit mbi kapitalin e
investuar
 Matja e efektivitetit të drejtuesve

 Matja e Perfitueshmerise
 Matja e fitimit te parashikuar

 Matja per planifikimin dhe kontrollin


 Përbërësit e kthimit mbi kapitalin e investuar
 Kapitali si “Aktivet totale”
 Kapitali si “Borxhi afatgjatë plus kapitalin aksioner”.
 Kapitali si “Kapitali aksioner

prof.As.Dr.Ingrid Shuli 2
Permbajta
 Analiza e kthimit mbi kapitalin aksioner të
zakonshëm
 Vleresimi i rritjes ne kapitalin aksioner te
zakonshem
 Kthimi mbi Kapitalin Aksioner te zakonshëm
kundrejt Investimit

prof.As.Dr.Ingrid Shuli 3
Ceshtje te rendesishme per t’u
kujtuar
 Kapitali i investuar me vlerë tregu apo me vlerë kontabël?
 Kapitali i investuar i shoqërisë apo i investitorit?
 Llogaritja e kapitalit të investuar për periudhën
 Përkufizimi i Rezultatit
 Rregullimet e kapitalit të investuar dhe rezultatit
 Llogaritja e kthimit mbi kapitalin e investuar
 Kthimi mbi aktivet totale
 Kthimi mbi detyrimet afatgjata plus kapitalin aksioner
 Kthimi mbi kapitalin aksioner të zakonshëm
Analiza e kthimit mbi aktivet
Zbërthimi i kthimit mbi aktivet
Lidhja midis marzhit te fitimit dhe qarkullimit të aktiveve
Analiza e qarkullimit të aktiveve
Zbërthimi i qarkullimit të aktiveve. Faktorët
prof.As.Dr.Ingrid Shuli që ndikojnë në qarkullimin e 4

aktiveve.
Rëndësia e matjes së kthimit mbi
kapitalin e investuar
 Kthimi mbi kapitalin e investuar – mat nivelin e
fitimit të shoqërisë përkundrejt nivelit dhe burimit të
financimit të saj.
 Performanca e një shoqërie mund të analizohet
nëpermjet treguesve:
 të ardhurat,
 fitimi bruto dhe
 fitimi neto,

prof.As.Dr.Ingrid Shuli 5
Rëndësia e matjes së kthimit mbi
kapitalin e investuar
 Analiza e performancës
 Treguesi më i zakonshem -kthimi mbi
kapitalin e investuar ose ndryshe, kthimi mbi
investimet (ROI).
 Mund të krahasojmë shoqëritë në bazë të
suksesit që ato kanë arritur me kapitalin e
tyre të investuar.
 Mund të krahasojmë kthimin e një shoqërie
me riskun e investimeve kapitale të saj.
prof.As.Dr.Ingrid Shuli 6
Rëndësia e matjes së kthimit mbi
kapitalin e investuar
 Investimet më me risk pritet të japin kthim më
të lartë.
 Kthimi mbi kapitalin e investuar krahason
 fitimin e shoqërisë, ose një matës tjetër të
performancës,
 me nivelin dhe burimin e financimit të shoqërisë.
 Ai përcakton aftësinë që ka njësia ekonomike
 për të gjetur financim,
 per te shlyer kreditorët,
 për të paguar pronarët për investimin e tyre.
prof.As.Dr.Ingrid Shuli 7
Rëndësia e matjes së kthimit mbi
kapitalin e investuar
 Kthimi mbi kapitalin e investuar përdoret ne nje
sere analizash duke perfshire:
 1) efektivitetin e drejtuesve,
 2) nivelin e perfitueshmerise,
 3) parashikimin e fitimit dhe
 4) planifikimin dhe kontrollin.

prof.As.Dr.Ingrid Shuli 8
Efektiviteti i drejtuesve
 Niveli i kthimit mbi kapitalin e investuar varet
 nga njohurite dhe nga motivimi i drejtuesve.
 Drejtuesit janë pergjegjes per aktivitetin e shoqërisë.
 Bejnë të mundur financimin, investimet dhe marrin
vendimet operative.
 Përzgjedhin veprimet, planet strategjike dhe ato
ekzekutive.
 Kthimi mbi kapitalin e investuar, kur llogaritet per
periudha mbi nje 1 vit, eshte nje mates i
pershtatshem i efektivitetit drejtues të shoqërisë.

prof.As.Dr.Ingrid Shuli 9
Matja e Perfitueshmerise

 Per te vlerësuar perfitueshmerine, ai perdor:


 elementë te pasqyrës së te ardhurave (fitimin)
 elemente te bilancit kontabël (financimet).
 ROI- ka nje sere avantazhesh ne krahasim me
matesit e tjere afatgjate te fuqisë financiare ose
aftësisë paguese:
 nuk mbeshtetet vetem mbi zerat e bilancit (kujtojme p.sh,
raporti i borxhit ndaj kapitalit, qe llog vetem nisur nga
bilanci).
 ROI - ndihmon ne analizat e likuiditetit.
prof.As.Dr.Ingrid Shuli 10
Matja e fitimit te parashikuar

 ROI - Kthimi mbi kapitalin e investuar, eshte i


dobishem ne parashikimin e fitimit.
 Ky mates lidh në mënyrë efektive
 fitimet e shkuara, te tanishme dhe te ardhshme
 me totalin e kapitalit të investuar.
 bën të mundur vlerësimin e drejtuesve te burimeve
financiare kur parashikimet jane ndryshe nga fakti.

prof.As.Dr.Ingrid Shuli 11
Përbërësit e kthimit mbi
kapitalin e investuar

 ROI - Kthimi mbi kapitalin e investuar


llogaritet me formulën e përgjithshme:
 Rezultati / Kapitalin e investuar

Mund të hasen tregues të kthimit me madhësi


të ndryshme në numërues dhe në emërues.
Keto ndryshime rrjedhin nga perspektivat e
ndryshme te përdoruesve te pasqyrave
financiare.
prof.As.Dr.Ingrid Shuli 12
Kapitali i investuar

 Nuk ekziston ndonje përkufizim universal i


kapitalit të investuar prej te cilit të llogaritet
shkalla e kthimit.
 Kthimi mbi kapitalin e investuar bazohet mbi
konceptet baze te pranuara te te ardhurave
dhe niveleve te financimit.
 Matesit e ndryshem te kapitalit të investuar
që përdoren reflektojne perspektivat e
ndryshme te përdorueseve.
prof.As.Dr.Ingrid Shuli 13
Kapitali si “Aktivet totale”

 Kthimi mbi totalin e aktiveve - mates i eficiencës operative.

 Ajo reflekton kthimin prej te gjitha aktiveve te shoqërisë (ose financimeve) te


besuara asaj.

 Totali i aktiveve si bazë per llogaritjen e kthimit mbi kapitalin e investuar


shpesh është subjekt i rregullimeve.

 Zakonisht behen tre lloje rregullimesh:

 Rregullimi për aktivet joproduktive.


 Rregullimi për aktivet e paprekshme (patrupëzuara).
 Rregullimi për zhvlerësimin e akumuluar

prof.As.Dr.Ingrid Shuli 14
Kapitali si “Borxhi afatgjatë plus
kapitalin aksioner”

 Variant tjetër i llogaritjes së kapitalit të investuar është


ai që evidenton, kapitalin aksioner dhe borxhin
afatgjatë, të cilit i referohemi ndryshe si kapitali total
afatgjatë ose kapitali ekonomik.
 Pra, përjashton detyrimet afatshkurtra nga baza e
kapitalit të investuar.
 Qëllimi i tij është të fokusohet në dy burimet e
financimit afatgjatë – aksionerët dhe kreditorët
afatgjatë të shoqërisë.

prof.As.Dr.Ingrid Shuli 15
Kapitali si “Kapitali aksioner”.

 Nëse si matës të kapitalit të investuar do të përdorim


kapitalin aksioner, do të mund të masim edhe
kthimin mbi kapitalin aksioner.
 Llogaritja e këtij treguesi nënkupton që fokusi i
analizës janë aksionerët e njësisë ekonomike.
 Aksionet e preferuara duhet të përjashtohen nga
llogaritja e kapitalit aksioner, sepse ato shpërblehen
me të ardhura fikse dhe paraqesin vecori të borxhit.

prof.As.Dr.Ingrid Shuli 16
Kapitali i investuar me vlerë tregu
apo me vlerë kontabël?

 Kthimi mbi kapitalin e investuar zakonisht llogaritet me vlerat e


raportuara në pasqyrat financiare të publikuara.

 Në disa raste vlera e tregut është më e përshtatshme për qëllime


të analizës sepse njësia ekonomike ka disa aktive të cilat nuk i
njeh në pasqyrat financiare si p.sh, patentat, markat tregtare,
reputacioni, burimet njerëzore, etj.

 Fitimet e shoqërive vonohen për shkak të kritereve tepër


konservative të njohjes së disa zërave të caktuar në kontabilitet.

 Një rregullim i mundshëm është që të përdoret vlera e tregut të


kapitalit të investuar.

prof.As.Dr.Ingrid Shuli 17
Përkufizimi i Rezultatit.

 Analiza e kthimit mbi kapitalin e investuar kërkon edhe


përcaktimin e një matësi të përshtatshëm për “rezultatin”.
 Përkufizimi i rezultatit, varet nga përkufizimi që i bëhet kapitalit të
investuar.
 Nëse kapitali i investuar përcaktohet si “aktive totale” atëherë
përdoret rezultati para interesave.
 Përjashtimi i interesit behet sepse interesi shihet si shpërblimi i
furnitorëve të kapitalit të huajtur.
 Po keshtu edhe për të përjashtuar dividendët – të cilët shihen si
shpërblimi për furnitorët e kapitalit aksioner.
 Kështu, kur llogaritet kthimi mbi aktivet totale dhe kthimi mbi
detyrimet afatgjata plus kapitalin aksioner përdoret e ardhura
para interesit dhe dividendëve (duke supozuar që shpenzimet e
interesit bëhen totalisht vetëm për borxhin afatgjatë).

prof.As.Dr.Ingrid Shuli 18
 [1] Rezultati i një shoqërie të konsoliduar e cila përfshin një filial të
zotëruar vetëm pjesërisht (që ka pra interesa të pakicës), zakonisht
reflekton një zbritje të pjesës së të ardhurave që i takon interesave të
pakicës.
 Megjithatë, bilanci kontabël i konsoliduar i shoqërisë i përfshin aktivet e
filialit.
 Meqë kapitali i investuar (emëruesi) i përfshin aktivet e shoqërisë së
konsoliduar, të ardhurat (numëruesi) duhet të përfshijnë rezultatin
(fitim/humbje) total të shoqërisë dhe jo vetëm pjesën e shoqërisë prind.
 Për këtë arsye kur llogarisim kthimin mbi kapitalin e investuar të
shoqërive të konsoliduara i shtojmë pjesën e fitim/humbjes së filialit tek
shifra e rezultatit.
 Kur përkufizojmë kapitalin e investuar (numëruesin) si kapitali aksioner
që i përjashton interesat e pakicës, nuk është e nevojshme që të shtojmë
tek të ardhurat pjesën e fitim/humbjes që i takon interesave të pakicës.
prof.As.Dr.Ingrid Shuli 19

You might also like