Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

KARAKTERI UNIVERSAL I VEPRAVE (FIGURA FEMËR) DUKE U NISUR

NGA GJITHË ELEMENTET E PRANISHËM

Margarita e Faustit

 Margarita përvec bukurisë ka një shpirt të thjeshtë dhe të pastër dhe beson te
morali, nderi dhe dashuria. Është një vajzë e thjeshtë, e pashkolluar, besimtare e
devotshme (jo më kot ajo bëhet keq kur Mefistofeli qëndron pranë saj dhe
Faustit). E konsideron veten me fat që Fausti e zgjedh si të dashurën e tij.
 Margarita është simboli i vajzës engjëllore. Dhe në të njëjtën kohë është
shoqërisht po aq fatkeqe. E megjithatë Faustit, këtij dijetari me botë të
ndërlikuar, që nuk gjente kënaqësi me asgjë në jetë, Margarita e thjeshtë e naïve
iu bë si një ëndërr e papërballueshme dashurie.
 Simbol I bukurisë, dlirësisë, e përjetshmja femërore. (simbol i zbutjes,
humanizmit dhe shpëtimit të shpirtrave)
Këngët e Milosaos, Rina

 Rina, mishëron idealin romantik të vajzës së dashuruar, bashkëshortes dhe


nënës, po ka edhe disa tipare reale të fshatares arbëreshe.
 Vajzë e thjeshte fshatare, shumë e ndrojtur për shkak të pozites së saj dhe
kulturës së paket. Ajo shpeshherë bie pre e thashethemeve, por dashurinë nuk
mund të mos e shprehte dhe perfundimisht arrin të jete se bashku me të.

Katedralja Parisit, Esmeralda

 Simbolizon në vetvete gjithçka të mirë, të talentuar, artistike dhe të


shëndetshme që bart në vetvete populli, në kontrast me asketizmin e vrenjtur që
shfaqet nëpërmet fanatikëve. Jo më kot kjo valltare e re që kërcen rrugëve është
kaq e gjallë, kaq me prirje muzikore dge është e dashuaruar pas këngëve dhe
valleve. Ajo është bijë e vërtetë e popullit. Vallet e saj u japin gëzim e kënaqësi
njerëzve të thjeshtë. Me atë dashurohen marrëzisht studentët e varfër dhe
leckamanët e Oborrit të Mrekullive.

You might also like