Ditari Mat 6 Ditaprint Ok

You might also like

You are on page 1of 118

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI

Tematika: Numri Situata e të nxënit:


Tema mësimore: 1 Shkruaj në dërrasë disa numra
natyrorë dhe kërkoj nga nxënësit të
Numri dhe vendvlerat e tyre tregojnë shifrat për secilin nga
numrat.
Ndërtoj paraprakisht një tabelë me
klasat e rendet sipas klasave në një
tabelë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e të nxënit:
Përzgjedh në mënyrë efikase të dhëna nga burime të ndryshme të cilat i
shfrytëzon për të realizuar temën mësimore.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalë kyç:
të fushës, sipas temës mësimore: shifër,
Nxënësi: vendvlerë,
 Lexon dhe shkruan numrat natyrorë deri klasë.
në miliona.
 Tregon se çfarë përfaqëson secila shifër
në një numër të dhënë.
 Shkruan numrat e mëdhenj në trajtë të
zbërthyer.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me historinë kur bëhet fjalë
 Matematika 6+; për sistemet e numërimit në
 tabela me klasat e vendvlerat e numrave; vende të ndryshme të botës në
 kartonë ku janë shkruar shifrat, etj. lashtësi.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme.
Nxënësit kanë njohuri mbi shifrat e numrat natyrorë, ata i njohin këto koncepte që
nga klasa e parë. Në këtë temë nëpërmjet shkrimit të numrave deri në miliona,
paralelisht, është e rëndësishme të theksoj disa karakteristika të sistemit të
numërimit. Këto karakteristika janë:
1. Është me bazë 10.
2. Është apozicional. (Çdo shifër merr vlerë sipas vendit që zë.).
3. Është dhjetor.
Për të realizuar këtë etapë shkruaj në dërrasë numra natyrorë duke u kujdesur që
të përfshihen të gjitha shifrat dhe shtron pyetjen: “Cilat shifra kemi përdorur për të
shkruar të gjithë numrat”? Cilat janë klasat që ju njihni dhe që keni përdorur për të
shkruar numrat. Si kalohet nga një rend në tjetrin? A varet vlera e shifrës nga
pozicioni që ajo kanë numër?
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Vëzhgo ‒ analizo ‒ diskuto.)
 Jap nxënësve një grup më kartonë me vendvlera ose disa grupe kartonësh me
shifra 0-9. Përmend numra më të vegjël se 1 milion dhe u kërkoj nxënësve të
ngrenë kartonët për të treguar atë numër.
 Vizatoj një tabelë vendvlerash në tabelën e klasës. Vendos numra në tabelë
dhe u kërkoj nxënësve t'i thonë me zë. Them një numër dhe u kërkoj nxënësve
të ngrihen dhe ta shkruajnë në tabelë, duke përfshirë edhe milionat.
 Kërkoj nxënësve të përzgjedhin kartonë me shtatë shifra dhe ti rreshtojnë
para tabelës ku pjesa tjetër e klasës mund t'i shohë. Kërkoj nga një nxënës
tjetër ta thotë me të madhe numrin që është formuar.
 U jap një grupi nxënësish një grup me gjashtë ose shtatë kartonë me shifra të
përziera. Kërkoju të organizojnë kartonët për të formuar numrin më të madh
ose më të vogël që munden. A mund të formojnë edhe numra të tjerë? A mund
t'i rendisin numrat që kanë krijuar? Sa numra të ndryshëm mund të formojnë?
 Vizatoj në tabelë një rresht me 6 kuti. Kërkoj nga nxënësit ta kopjojnë në
fletore. U shpjegoj nxënësve që të zgjedhin gjashtë herë një karton te marrë
nga një kuti me kartonë ku janë shkruar shifra 0-9. Secilën herë duhet të
zgjedhin një kuti për ta shkruar numrin në të. Në momentin që shkruhet, numri
nuk mund të lëvizet më. Qëllimi është të krijohet numri më i madh i mundshëm
kur 6 kutitë të jenë plotësuar. Diskutoj me nxënësit për strategjitë që përdorën
për të zgjedhur kutinë ku do ta vendosnin numrin. E përsërisim duke u
përpjekur të formojnë numrin më të vogël.
 Pasi nxënësit kanë përvetësuar mirë shkrimin e leximin e numrave deri në
miliona, shkruaj disa numra në formë të zbërthyer dhe kërkoj edhe nga
nxënësit të shkruajnë 2 prej tyre. Tregohet kujdes në rastin kur ndonjëri prej
rendeve është zero.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë në grupe ‒ në
dyshe ‒ praktikë e pavarur.)
Nxënësit punojnë dhe diskutojnë në klasë ushtrimet 1, 2, 3. Për sa u përket
ushtrimeve 4 e 5 ato janë demonstrim i aktivitetit me kartonët me shifra që u
zhvillua paraprakisht.
Vlerësimi:
Vlerësoj gjatë gjithë kohës, duke u kujdesur për çdo detaj të punës së nxënësve,
që nga plotësime të thjeshta të tabelës së vendvlerave dhe deri tek zbërthimi i
numrave sipas rendeve.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jap faqet përkatëse në fletoren e punës. Kujdes duhet treguar
pasi në fletoren e punës nxënësit duhet të shkruajnë numra në sisteme të lashta të
numërimit, kështu që të jap disa udhëzime.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 2 Për të realizuar këtë orë mësimore,
shkruaj në dërrasë çifte numrash,
Krahasimi dhe renditja e numrave pastaj treshe numrash dhe për çdo
rast shtron pyetjen cili është më i
madhi ose cili është më i vogli. Ose
shkruan gjatësitë e disa lumenjve
më të mëdhenj në botë dhe kërkoj
nga nxënësit që ti rendisin ata.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e të nxënit: Bën lidhjen e temës e së re ose një çështje të dhënë me
njohuritë nga fusha të tjera.
Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç:
kompetencave të fushës, sipas temës
mësimore: rend rritës,
Nxënësi: rend zbritës,
 Krahason dy numra duke i lidhur ata me bosht numerik.
njërin nga simbolet < ose >.
 Rendit numrat natyrorë në rendin rritës
ose zbritës.
 Shkruan numrat që ndodhen midis dy
numrave të dhënë në boshtin numerik.
 Rendit një bashkësi numrash në boshtin
numerik.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
 Matematika 6+; komunikimit,
 kartonë ku janë shkruar numra; me Gjeografinë.
gjashtëshifrorë e shtatë shifrorë.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Ndaj për secilin prej 10 nxënësve nga një karton ku janë shkruar numra 5
shifrorë. I ngrej ata pesëshe-pesëshe në dërrasë dhe kërkoj prej tyre që të
renditen në radhë nga më i madhi tek më i vogli, sipas numrave që kanë.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Vëzhgo ‒ analizo ‒ diskuto.)
 I kërkohet një grupi nxënësish të ngrihen në këmbë.
 I jepet secilit nxënës një karton që tregon më pak se 1 000 000.
 Me pjesën tjetër të klasës orientohet grupi që të qëndrojë njëri pas tjetrit me
kartonët të dukshëm sipas rendit të numrave, nga më i madhi tek më i vogli ose
nga më i vogli tek më i madhi.
 I jap një nxënësi një tjetër karton me numër dhe kërkoj të renditet në radhë
sipas rendit të numrave.
 Pyes nxënësit të thonë një numër që mund të jetë ndërmjet dy numrave në
radhë.
 Kërkoj nga nxënësit që të renditin numrat e ushtrimeve 1 e 2 në libër sipas
rendit rritës e zbritës.
 Duke shpjeguar se si vepruan.
 Para se të plotësohen ushtrimet 3 dhe 4, duhet të kujtojë së pari çfarë është
një bosht numerik dhe se si e nderojmë atë duke treguar hap pas hapi të gjithë
elementet e tij.
Plotësohen në libër ushtrimet 3 dhe 4.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (punë në grupe
dyshe, praktikë e pavarur)
Nxënësit punojnë individualisht dhe plotësojnë ushtrimin 5 në libër. Diskutojnë dhe
arsyetojnë zgjidhjet.
Vlerësimi:
Vlerësoj të gjitha përgjigjet që japin nxënësit ndërsa bëjnë krahasimin dhe
renditjen e numrave natyrorë.
Vlerësoj gjithashtu edhe shpejtësinë me të cilën nxënësit që kanë kartonët me
numrat deri në 7-shifrorë vendosen midis dy numrave të tjerë.
Një vlerësim i veçantë i takon edhe plotësimit të boshtit numerik në ushtrimet 3 e
4.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepet faqja përkatëse në fletoren e punës. Nëse është e
mundur, u kërkoj nxënësve të bëjnë kërkime dhe të zbulojnë se kush janë qytetet
më të mëdha në botë për sa i përket numrit të banorëve dhe t'i rendisin ato sipas
madhësisë.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 3 Sillen situata nga jeta e përditshme
ku përdorim fjalët “rreth 30”, ose
Rrumbullakimi i numrave natyrorë “rreth 400”, ose “rreth 5000”.
Më pas kujtohet mënyra se si e
bëjmë rrumbullakimin e numrave në
dhjetëshen më të afërt.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e të nxënit:
Përdor rrumbullakimin e numrave në situata nga jeta e përditshme.
Kompetenca qytetare:
Përkushtohet ndaj rregullave të mirësjelljes dhe mban qëndrim aktiv ndaj
personave që nuk i respektojnë ato.
Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç:
kompetencave të fushës, sipas temës
mësimore: rrumbullakim,
Nxënësi: dhjetëshja më e afërt
 Rrumbullakon numrat deri në dhjetëshen qindëshja më e afërt,
më të afërt. mijëshja më e afërt.
 Rrumbullakon numrat deri në dhjetëshen
më të afërt.
 Rrumbullakon numrat deri në dhjetëshen
më të afërt.
 Gjen numrat që japin një rrumbullakim të
dhënë.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
 Matematika 6+. komunikimit,
me Gjeografinë.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Kujtojmë bashkërisht se si bëhet rrumbullakimi i numrave deri në dhjetëshen më
të afërt, sillen shembuj dhe bëhen diskutime. Vazhdohet kështu edhe për
rrumbullakimin deri në qindëshen më të afërt si dhe në mijëshen më të afërt.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Vëzhgo ‒ analizo ‒ diskuto.)
 Shkruaj një shumëfish të 10 në tabelë. U tregoj nxënësve nëse jeni duke
menduar për një numër që kur rrumbullakohet afër 10 jep numrin në tabelë.
Ftoj nxënësit të tregojnë se cili mund të jetë numri. E përsërisim me
shumëfishin e 100.
 Kujtoj me nxënësit se si i kanë rrumbullakosur numrat afër qindëshes dhe
mijëshes. Shkruaj një numër gjashtë shifror dhe u kërkoj nxënësve ta
rrumbullakojnë në mijëshen më të afërt, duke sugjeruar se cili numër do të
ishte rrumbullakuar nëse do të ishte rrumbullakosur me qind mijëshen më të
afërt. Pyes nxënësit përse mendojnë se idetë e tyre janë të sakta. Përpiqem
të punoj me idetë e nxënësve për tu shpjeguar që të përdorin të njëjtën
strategji si me numrat më të vegjël, që do të thotë se shohim menjëherë në të
djathtën e shifrës së njëqind mijëshes dhe te përdorin për të përcaktuar nëse
do ta rrumbullakosim duke u shtuar apo duke zbritur.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë në grupe
dyshe, praktikë e pavarur.)
Nxënësit punojnë individualisht dhe plotësojnë ushtrimin 1, 2, 3 në libër.
Diskutojmë dhe arsyetojmë zgjidhjen e ushtrimit 4 në klasë. Për të punuar edhe
për një nivel më të lartë nxënësish shkruaj në dërrasë numrin 300 dhe u them që
ky numër është marrë pasi është bërë një rrumbullakim në të qindtën më të afërt.
Kërkoj nga nxënësit se për cilët numra bëhet fjalë. Cili është më i vogli dhe cili
është më i madhi prej tyre? Synohet që të gjendet një rregull i përgjithshëm se cili
është numri më i madh dhe më i vogël i cili jep këtë rrumbullakim.
Vlerësimi:
Vlerësoj të gjitha përgjigjet që japin nxënësit ndërsa bëjnë rrumbullakimin e
numrave natyrorë.
Vlerësoj gjithashtu edhe shpejtësinë me të cilën nxënësit orientohen për të bërë
rrumbullakimin.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepet faqja përkatëse në fletoren e punës si dhe përzgjidhen
disa ushtrime nga libri i Matematikës 6+, kjo në varësi të nivelit të nxënësve.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 4 Kujtohen disa njohuri të veprimit të
mbledhjes së numrave natyrorë.
“Veprime me mend” Sillen shembuj se ku i përdorim ato,
për të lehtësuar kryerjen e veprimeve.
Disa mënyra mbledhjeje për
numrat natyrorë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e të nxënit: Përdor informacionin që ka lidhur me një koncept të
caktuar për të nxjerrë një informacion të ri.
Kompetenca e të menduarit: Gjatë punës së tij mendon në mënyrë krijuese dhe
konstruktive.
Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç:
kompetencave të fushës, sipas temës
mësimore: mbledhje,
Nxënësi: kufiza të mbledhjes,
 Kryen shpejt veprime me mend duke veti të veprimit të mbledhjes.
përdorur vetit e mbledhjes për veprimet
me mend.
 Njeh dhe zbaton mënyra të ndryshme
të mbledhjes së numrave natyrorë.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
 Matematika 6+. komunikimit,
me situata në treg.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Si fillim nëpërmjet metodës së diskutimit së bashku me nxënësit bëj një
përmbledhje të njohurive që ata kanë lidhur me veprimin e mbledhjes, kufizat e
veprimit të mbledhjes, si dhe vetitë e veprimit të mbledhjes. Sillen shembuj ku
tregohet se si mund t’i përdorim vetitë për kryerjen e veprimeve me mend.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Vëzhgo ‒ analizo ‒ diskuto.)
 Nxënësit kryejnë mbledhjet në ushtrimet 1 e 2 dhe tregojnë për çdo rast si kanë
vepruar dhe se cilën veti të mbledhjes kanë përsosur.
 Një mënyrë argëtuese për të punuar ushtrimin 3 do të ishte, duke ngritur në
dërrasë çifte nxënësish dhe njëri merr një karton ku është shkruar një numër
me presje, p.sh. 0,6 dhe tjetri zgjedh kartonin tjetër në mënyrë që shuma të jetë
1.
 Mund të organizohet në formën e lojës. Fiton çifti më i shpejtë.
 Duke u mbështetur në ushtrimin 3 zgjidhet ushtrimi 4, tek i cili plotësohen
numrat që mungojnë.
 Nxënësit plotësojnë individualisht ushtrimin 5 dhe verifikohen rezultatet.
 Ora e mësimit vazhdon me disa mënyra të kryerjes së veprimit të mbledhjes së
numrave natyrorë. Për secilën nga mënyrat nxënësit vëzhgoj , diskutojmë për
mënyrën se si është vepruar për të kryer veprimin.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (punë në grupe dyshe,
praktikë e pavarur.)
Nxënësit punojnë individualisht dhe zgjidhin ushtrimin 1 në libër.
Diskutoj më pas për mënyrën e cila i është dukur e përshtatshme atyre duke
kërkuar arsyen pse. Gjithashtu një mënyrë për të verifikuar saktësinë e tyre mund
të jetë një punë në çift.
Nxënësit mund të punojnë në çifte me një makinë llogaritëse. Një nxënës
përcakton një pyetje me mbledhje katër shifrore dhe nxënësi tjetër jep përgjigjen.
Nxënësi i parë më pas bën verifikimin me makinë llogaritëse.
Vlerësimi:
Vlerësoj të gjitha përgjigjet që japin nxënësit ndërsa kryejnë veprimet me mend me
numrat natyrorë.
Vlerësoj teknikat e përdorura dhe efikasitetin e tyre.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepet faqja përkatëse në fletoren e punës si dhe përzgjidhen
disa ushtrime nga libri i Matematikës 6+, kjo në varësi të nivelit të nxënësve.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI


Tematika: Numri
Tema mësimore: 5 Situata e të nxënit:
Shkruaj në tabelë:
Ushtrime e problema për 2367 + 4109 + 1863. Poshtë
mbledhjen llogaritjes shkruaj 10 339, 8339 dhe
5339. Kërkoju nxënësve të marrin
me mend se cila është përgjigjja e
saktë. Kërkoj të shpjegojnë se si
arritën tek kjo përgjigje. Bisedoj me
ta se si të përdorin rrumbullakimin
për të vlerësuar dhe kontrolluar
përgjigjet.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e të nxënit:
Përdor informacionet që ka lidhur me rrumbullakimin për të zgjidhur ushtrime e
problema të ndryshme me mbledhje.
Kompetenca e të menduarit:
Gjatë punës së tij mendon në mënyrë krijuese dhe konstruktive.
Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç:
kompetencave të fushës, sipas temës mbledhje,
mësimore: kufiza të mbledhjes,
Nxënësi: veti të veprimit të mbledhjes.
 Gjen shumën e dy a më shumë numrave
natyrorë duke kryer paraprakisht
rrumbullakimin e numrave në një afërsi
të caktuar.
 Zbaton njohuritë mbi mbledhjen e
numrave për të zgjidhur ushtrime e
problema të ndryshme.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
 Matematika 6+. komunikimit,
me situata të ndryshme nga jeta
reale.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Pas situatës për të nxënit , rifreskohen njohuritë mbi rrumbullakimin dhe më pas
nxënësit punojnë ushtrimet 1 dhe 2, tek të cilët nxënësit mbledhin numra të
rrumbullakuar në dhjetëshe të plota e qindëshe të plota.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Lexo ‒ arsyeto ‒ diskuto.)
 Nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet 3, 4, 5.
 Kontrolloj detyrat e tyre duke përdorur këtë për të vlerësuar aftësinë e tyre
për të mbledhur, si dhe për të inkurajuar vetëvlerësimin e tyre.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (punë në grupe dyshe,
praktikë e pavarur)
Nxënësit argëtohen duke plotësuar shifrat që mungojnë në ushtrimin 6.
Ushtrimi diskutohet në klasë duke argumentuar mënyrën se si i gjetën shifrat që
mungojnë.
Vlerësimi: Vlerësoj në mënyrë të vazhdueshme në çdo hap, secilën përgjigje
duke u interesuar edhe për argumentimet përkatëse. Vlerësoj arsyetimin e
përdorur në zgjidhjen e problemave dhe dhënien e përgjigjes së tyre.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jap ushtrime të ngjashme me ato të punuara në klasë ose
përzgjidhen disa ushtrime nga libri i Matematikës 6+, kjo në varësi të nivelit të
nxënësve.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 6 Shkruaj në tabelë 681 - 234.
Në sa mënyra mund ta kryeni
zbritjen? Gjeni ndryshesën në ndonjë
Zbritja e numrave natyror prej tyre dhe sqaroni.
Shkruaj në dërrasë një mbledhje. Sa
zbritje mund të shkruani për të? Pse
zbritja është veprim i kundërt i
mbledhjes? Cilat veti të zbritjes
njihni? I shkruani ato.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e të nxënit:
Përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme të cilat i përdor për realizimin e
temës.
Kompetenca digjitale:
Përdor mjetet multimediale për të bashkëpunuar me persona të tjerë.
Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç:
kompetencave të fushës, sipas temës
mësimore: zbritje,
Nxënësi: kufiza të zbritjes,
 Gjen ndryshesat midis numrave tre veti të veprimit të zbritjes.
shifrorë dhe katër shifrorë.
 Zbaton njohuritë mbi zbritjen e numrave
për të zgjidhur ushtrime të ndryshme.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
 Matematika 6+. komunikimit,
me situata të ndryshme nga jeta
reale.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Pas situatës për të nxënit të sjellë rifreskohen e zgjerohen njohuritë që nxënësit
kanë marrë mbi zbritjen dhe më pas nxënësit gjejnë ndryshesat në ushtrimin 1 dhe
I verifikojnë në çift.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Lexo ‒ arsyeto ‒ diskuto.)
 Nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet 2, 3, 4, 5.
 Kontrolloj detyrat e tyre dhe e përdor këtë për të vlerësuar aftësinë e tyre për
të zbritur, si dhe për të inkurajuar vetëvlerësimin e tyre.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (punë në grupe
dyshe, praktikë e pavarur)
Nxënësit argëtohen duke plotësuar shifrat që mungojnë në ushtrimin 6. Ushtrimi
diskutohet në klasë duke argumentuar mënyrën se si i gjetën shifrat që mungojnë.
Në librin e Matematikës 6+, gjenden shumë ushtrime që kanë të bëjnë me situata
të ndryshme me zbritje numrash natyrorë.
Vlerësimi:
Vlerësoj në mënyrë të vazhdueshme në çdo hap, secilin veprim zbritjeje dhe
secilën përgjigje duke u interesuar edhe për argumentimet përkatëse. Vlerësoj
arsyetimin e përdorur në zgjidhjen e problemave dhe dhënien e përgjigjes së tyre.

Detyrat dhe puna e pavarur:


Për detyrë shtëpie mësuesja jep ushtrime të ngjashme me ato të punuara në klasë
ose përzgjidhen nga mësuesja disa ushtrime nga libri i Matematikës 6+, kjo në
varësi të nivelit të nxënësve.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 7 Kujtohen si fillim njohuritë për
zbritjen.
Ushtrime e problema me zbritjen e Sillen shembuj për çdo rast.
numrave natyrorë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e të nxënit:
Shfrytëzon njohuritë mbi zbritjen për të zgjidhur problema nga jeta e përditshme.
Kompetenca digjitale:
Përdor mjetet multimediale për të bashkëpunuar me persona të tjerë.
Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç:
kompetencave të fushës, sipas temës
mësimore: zbritje,
Nxënësi: prova e zbritjes,
 Zbaton njohuritë mbi zbritjen në veti të veprimit të zbritjes.
zgjidhjen e ushtrimeve dhe problemave
të ndryshme.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
 Matematika 6+. komunikimit,
me situata të ndryshme nga jeta
reale.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
 Përpunimi i njohurive.
Pasi bëhet një përsëritje lidhur me veprimin e zbritjes dhe vetitë e tij, nxënësit
kryejnë zbritjet në fletore dhe bëjnë provën e tyre. Diskutohen rezultatet në klasë.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Lexo ‒ arsyeto ‒ diskuto.)
 Vendos nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur problemën 2.
 Vlerësoj në mënyrë të veçantë zgjidhjen e problemës të bërë me skemë. Nëse
ata nuk kanë bërë një zgjidhje me skemë është mirë që pasi diskutohet zgjidhja
e problemës në dërrasë të behet një skemë.
 Për sa u përket ushtrimeve 3 dhe 4 ato kanë një lidhje ndërmjet tyre. Ushtrimi 4
është vazhdim i ushtrimit 3. Nxënësit i japin përgjigje fillimisht ushtrimit 3 dhe
më pas vazhdojnë me ushtrimin 4. Për ushtrimin 3 nxënësit gjejnë si fillim sa
pjesë kishte gjithsej në të katër kutitë me mbledhje ose më shumëzim. Për të
zgjidhur kërkesën b, nxënësit duhet të kryejnë 4 zbritje dhe në kërkesën c
duhet të mbledhin të katër rezultatet e gjetura në b. Njësoj mbledhim edhe për
t’i dhënë përgjigje kërkesës d. Ushtrimi 4 zgjidhet në mënyrë të pavarur dhe
nxënësit diskutojnë zgjidhjen.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (punë në grupe
dyshe, praktikë e pavarur)
Nxënësit zgjidhin ushtrimin 5 dhe marrin për të shumë përgjigje të mundshme.
Diskutojmë për numrin e zgjidhjeve që ka ky ushtrim duke u dhënë mundësinë për
të diskutuar një mase të madhe nxënësish.
Vlerësimi: Verësoj në mënyrë të vazhdueshme në çdo hap, secilin mënyrë
zgjidhjeje apo dhënie përgjigje për secilën nga problemat.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jap ushtrime të ngjashme me ato të punuara në klasë si dhe
fletën përkatëse në fletoren e punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 8 Shkruaj në dërrasë një shumë me
mbledhorë të barabartë dhe kërkoj
Shumëzimi nga nxënësit që ta shkruajnë
shumën si shumëzim.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e të nxënit: Të përdorin njohuritë për shumëzimin për tu orientuar
drejt në situate nga jeta e përditshme.
Kompetenca qytetare: Të përkushtohen ndaj rregullave të mirësjelljes dhe të
mbjanë qëndrim aktiv ndaj personave që nuk i respektojnë ato.
Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç:
kompetencave të fushës, sipas temës shumëzim,
mësimore: prodhim,
Nxënësi: faktorë,
 Shkruan një shumë si prodhim me mbledhorë të barabartë,
mbledhorë të barabartë. shumëfisha.
 Formulon dhe zbaton vetitë e
shumëzimit.
 Shkruan shumëfishat e një numri me
kufij midis numrave të dhënë.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
 Matematika 6+. komunikimit,
me Gjeografinë.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Pasi shkruaj në dërrasë një shumë me mbledhorë të barabartë , shkruaj në
dërrasë shumëzimin dhe përcaktojmë kufizat e shumëzimit. Më pas shkruaj në
dërrasë vetitë e shumëzimit si dhe punoj shembuj për çdo veti.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Vëzhgo ‒ analizo ‒ diskuto.)
 Nxënësit pasi i kanë dhënë përgjigje ushtrimit 1 ndërtojnë në fletore një tabelë
shumëzimi. (10 x 10)
 Theksohet ideja se kur shumëzojmë dy numra ne marrim një shumëfish të
përbashkët të tyre.
 Në ushtrimin 2 nxënësit shkruajnë 10 shumëfishat e parë të 3-shit. Për të
shkruar 10 shumëfishat e parë të katrës më të mëdhenj se 50 është shumë e
rëndësishme që nxënësit të orientohen drejt duke mos i shkruar të gjithë
shumëfishat deri sat ë shkojnë tek 50-a, ose lihen të punojnë dhe më pas
sugjerohet një udhëzim. Njësoj veprohet edhe për kërkesat c dhe d.
 Nxënësit plotësojnë ushtrimin 3 duke gjetur 5 gabimet në tabelën përbri në të
djathtë.
 Organizoj klasën për të zhvilluar një konkurs duke punuar në dyshe. Njëri
nxënës i jap shumëzimin dhe tjetri thotë rezultatin. Vazhdojmë kështu derisa
njëri nga nxënësit gabon.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (punë në grupe
dyshe, praktikë e pavarur)
Nxënësit plotësojnë individualisht ushtrimin 4 në libër. Nxënësit zbulojnë secilin
prej simboleve. Ata duhet të gjejnë që simbolet kanë vlerat 2, 3, 4, 6.
Punoj këto ushtrime shtesë:
Shkruani shumëfishat e 6-ës më të mëdhenj se 35 dhe më të vegjël se 90.
Shkruani 10 shumëfishat e parë të 3 dhe 4 njëkohësisht.
Vlerësimi: Vlerësoj të gjitha përgjigjet që japin nxënësit ndërsa diskutojnë për
shumëzimin dhe vetitë e tij si dhe shumëfishat e një numri të caktuar.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepet faqja përkatëse në fletoren e punës si dhe përzgjidhen
nga mësuesja disa ushtrime nga libri i Matematikës 6+,
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 9 Për temën e parë situata është dhënë
në libër. Për të dytën krijohet kjo situatë:
Vizatoj në dërrasë një tabelë
“Disa mënyra për të shumëzuar shpejt” vendvlerash dhe vendos në të një numër
Shumëzimi dhe pjesëtimi me 10, 100, 1000. të caktuar. Pyeten nxënësit se cila do të
jetë vendvlera e numrave pas
shumëzimit apo pjesëtimit me 10, 100,
1000.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e të nxënit:
Përdor disa mënyra për të shumëzuar shpejt si dhe shumëzimin dhe pjesëtimin me 10,
100, 1000 në situata të jetës së përditshme .
Kompetenca qytetare:
Përkushtohet ndaj rregullave të mirësjelljes dhe mban qëndrim aktiv ndaj personave që
nuk i respektojnë ato.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalë kyç:
të fushës, sipas temës mësimore:
Nxënësi: prodhim,
 Zbaton teknika të shumëzimit shpejt për të faktorë,
kryer shumëzimin e numrave dyshifrorë me shumëzim me 10,
një numër një shifror. Shumëzon e
pjesëton me 10, 100, 1000 numrat pjesëtim për 10.
natyrorë.
 Zbaton shumëzimin me 10, 100, 1000 në
situate të ndryshme problemore.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
 libri i nxënësit; ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
 Matematika 6+. komunikimit.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Si fillim shkruaj në dërrasën e zezë barazimet që janë shkruar në libër në faqen
14 dhe shpjegojmë bashkërisht me nxënësit mënyrën se si shumëzojmë shpejt
një numër dyshifror me një numër një shifror. Nëpërmjet një situate tjetër sqaroj
faktin që kur shumëzojmë për 10, 100, 1000, vlerat e shifrave bëhen 10, 100, 1000
herë më të mëdha. Me anë shembujsh tregohet se si kanë lëvizur secila nga
shifrat dhe kanë ndryshuar vendvlerat, nxënësit bëjnë konkluzione për mënyrën e
të shumëzuarit shpejt pa u mbështetur në tabelën e vendvlerave.
Po kështu shpjegohet edhe pjesëtimi për 10, 100, 1000 i një numri natyror. Në
këtë orë mësimore punohet me faqet 14 dhe 15 të librit.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Vëzhgo ‒ analizo ‒ diskuto.)
 Pasi nxënësit plotësojnë shumëzimet në ushtrimet 1, 2, të faqes 14 kalohet në
faqen 15, ku nxënësit punojnë ushtrimet 1, 2, 3.
 Ndërhyj duke bërë konkluzionet përkatëse.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (punë në grupe
dyshe, praktikë e pavarur)
Shkruaj në dërrasë shembuj të ndryshëm tek të cilët është dhënë numri dhe
rezultati dhe nxënësit plotësojnë se me sa është shumëzuar apo pjesëtuar numri i
dhënë. Shembuj të ngjashëm mund të sillen edhe për të gjetur veprimin që është
kryer. P.sh. 653 …… 100 = 65300 ose 2569 ….. 100 = 25, 69.
Mund të sajohet gjithashtu një situatë e tillë problemore: “Në një raft janë 100 kuti
me lapsa. Çdo kuti ka nga 10 kuti të vogla dhe në secilën nga kutitë e vogla ka
nga 15 lapsa. Sa lapsa ka në 10 rafte?
Vlerësimi:
Vlerësoj të gjitha përgjigjet që japin nxënësit ndërsa shumëzojnë shpejt apo
shumëzojnë me 10, 100, 1000.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepet faqja përkatëse në fletoren e punës si dhe përzgjidhen
disa ushtrime nga libri i Matematikës 6+, kjo në varësi të nivelit të nxënësve.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri
Tema mësimore: 10
“Mënyra të ndryshme për të kryer
shumëzimin e numrave natyrorë.”
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e të nxënit:
Përdor rrumbullakimin e numrave në situata nga jeta e përditshme.
Kompetenca qytetare:
Përkushtohet ndaj rregullave të mirësjelljes dhe mban qëndrim aktiv ndaj
personave që nuk i respektojnë ato.
Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç:
kompetencave të fushës, sipas temës shumëzim,
mësimore: faktor,
Nxënësi: ndarje,
 Shumëzon në mënyra të ndryshme numra 2, përdasim.
3, ose 4 shifrorë me një numër një shifror.
 Përdor shumëzimin e numrave për të
zgjidhur problema të ndryshme.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
 Matematika 6+. komunikimit, me Gjeografinë.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Kujtojmë bashkërisht me nxënësit cilat janë kufizat e shumëzimit si dhe cilat janë
vetitë e shumëzimit. Ngul këmbë në vetinë e përdasisë së shumëzimit në lidhje
më mbledhjen dhe sqaroj nëpërmjet saj mënyrën e parë të kryerjes së veprimit të
shumëzimit. Sqarohen në formën e bashkëbisedimit të gjitha mënyrat e kryerjes së
shumëzimit që janë paraqitur në libër.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Ushtrohu – vëzhgo – analizo – diskuto.)
 Nxënësit punojnë në fletore ushtrimin 1 dhe verifikojnë rezultatin me shokun e
bankës.
 Në ushtrimin 2 para se nxënësit të fillojnë punën, kujtojmë se si bëhet
rrumbullakimi i numrave në dhjetëshen më të afërt. Nxënësit rrumbullakojnë në
dhjetëshen më të afërt numrat 3 dhe 4-shifrorë dhe pastaj kryejnë shumëzimin
me numrin një shifror.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë në grupe
dyshe, praktikë e pavarur.)
Kërkoj nga nxënësit që të krijojnë një situatë problemore që zgjidhet më
shumëzim dhe t’ia japin atë shokut të bankës. Nxënësit këmbejnë situatat
problemore, i zgjidhin dhe i diskutojnë ato. Vëzhgoj, ndërhyj pyes dhe udhëheq.
Vlerësimi: Vlerësoj të gjitha përgjigjet që japin nxënësit ndërsa kryejnë
shumëzimin e numrave natyrorë. Vlerësoj gjithashtu edhe mënyrën se si nxënësit
krijojnë situatat problemore dhe se si ata i japin zgjidhje atyre.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepen 3 shumëzime dhe kërkohet nga nxënësit që ato të zgjidhen në të
gjitha mënyrat.
-Detyrë: 2 ose 3 situata problemore, të cilat mund të zgjidhen nga Matematika 6+

- Një detyrë për nxenesit e mire: të krijonin dy situata problemore që marrin zgjidhje
nga shumëzimet: 35 x 9 dhe 125 x 7.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 11 Nëpërmjet mënyrave të shumëzimit
me numra një shifrorë, shpjegohet
Ushtrime e problema për shumëzimi i numrave dyshifrorë.
shumëzimin
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e të menduarit:
Demonstron pavarësi në mendime dhe veprime.
Kompetenca digjitale:
Beson në përdorimin e teknologjisë në llogaritjet numerike.
Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç:
kompetencave të fushës, sipas temës shumëzim,
mësimore: faktor,
Nxënësi: ndarje,
 Shumëzon numra natyrorë me numra përdasim.
dyshifrorë .
 Zgjidh problema që shfrytëzojnë
njohuritë për shumëzimin.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
 Matematika 6+. komunikimit,
me teknologjinë.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Nxënësit kujtojnë vetitë e shumëzimit, kryejnë disa shumëzime me mend, më pas i
jap shumëzime me një numër një shifror, kujtojmë bashkarisht mënyrat e
kryerjes së shumëzimit dhe më pas kalohet në 3 mënyra të shumëzimit me
dyshifrorë.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Punë individuale ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Duke u mbështetur në shumëzimet e kryera në pjesën e parë të mësimit,
nxënësit punojnë në fletoren e klasës ushtrimin 1, rezultatet e të cilit i
diskutojnë në çift.
 Nxënësit punojnë gjithashtu edhe problemat 2, 3, 4.
 Për problemën 4 bëhen diskutime në klasë. Vlerësoj ndonjë zgjidhje e cila
kërkesën b të problemit 4 mund ta ketë zgjidhur me shumëzim. Nëse në klasë
nuk ka nxënës që e ka zgjidhur në mënyrë të tillë u kërkoj atyre që ta zgjidhin
me shumëzim dhe më pas diskutojnë zgjidhjen.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
punë dyshe ‒ diskutim.)
Për të parë se si janë përvetësuar njohuritë për shumëzimin shtroj para tyre këtë
situatë problemore:
Ana bleu 45 fletore më 14 lekë fletoren dhe 9 blloqe me 255 lekë bllokun.
Gjeni sa lekë shpenzoi Ana?
Nxënësve iu lihet kohë për zgjidhjen dhe ajo diskutohet në klasë.
Vlerësimi:
Vlerësoj të gjitha përgjigjet që japin nxënësit ndërsa bëjnë zgjidhjen e ushtrimeve dhe
problemave. Vlerësoj sidomos momentet delikate siç janë ato të trajtuara më lart.
Detyrat dhe puna e pavarur: Për detyrë shtëpie jepen situate problemore të cilat
merren të gatshme nga Matematika 6+.
Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 12 Nëpërmjet mënyrave të shumëzimit
Pjesëtimi i numrave natyrorë me numra një shifrorë, shpjegohet
shumëzimi i numrave dyshifrorë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e të menduarit:
Demonstron pavarësi në mendime dhe veprime.
Kompetenca digjitale:
Beson në përdorimin e teknologjisë në llogaritjet numerike.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalë kyç: pjesëtim, kufiza të
të fushës, sipas temës mësimore: pjesëtimit, herësi, mbetja , prova.
Nxënësi:
 Pjesëton numra natyrorë dhe kryen provën
e pjesëtimit.
 Zbaton pjesëtimin me mbetje në situata
problemore.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
 Matematika 6+. komunikimit, me teknologjinë.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Nxënësit kujtojnë pjesëtimin dhe kufizat e tij së bashku me vetitë përkatëse.
Shkruaj në dërrasë si fillim një pjesëtim me mbetje zero.
P.sh. 156 : 12 = 13.
Kujtohen kufizat e pjesëtimit, vetitë e pjesëtimit dhe meqë është veprimi i katërt që
diskutohet bëhet një paralelizëm midis vetive të pjesëtimit dhe atyre të zbritjes,
duke i çiftuar veprimet sipas ngjashmërisë mbi bazën e vetive që gëzojnë dyshe‒
dyshe: mbledhja dhe shumëzimi dhe zbritja dhe pjesëtimi. Kujtohet edhe vetia e
pandryshueshmërisë së pjesëtimit. Sillen shembuj.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Punë individuale ‒ diskuto ‒ konkludo.)
Më pas shkruaj në dërrasë një pjesëtim me mbetje dhe pasi përcaktohen kufizat
e tij (së bashku me mbetjen), bëhet prova e pjesëtimit. Tek mbetja është shumë e
rëndësishme që të përcaktohet fakti që mbetja nuk duhet të jetë më e madhe se
pjesëtuesi.
Krahas theksit që vihet në pjesëtimin me mbetje, i kushtoj kujdes edhe mënyrave
të ndryshme të kryerjes së pjesëtimit. Pasi janë sjellë shembuj të bollshëm në
lidhje me pjesëtimin me mbetje, nxënësit e kanë të thjeshtë për të plotësuar
individualisht ushtrimet e dhëna në libër si dhe të bëjnë provën e pjesëtimit me anë
të shumëzimit në çdo rast.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim.)
Për të parë se si janë përvetësuar njohuritë për pjesëtimin me mbetje u kërkoj
nxënësve që të zgjidhin duke punuar individualisht problemën 3 në libër.
Vlerësimi:
Vlerësoj të gjitha përgjigjet që japin nxënësit gjatë orës së mësimit kur diskutohet
lidhur me pjesëtimin, vetitë e tij, pjesëtimin me mbetje dhe provën e pjesëtimit me
mbetje.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepen faqet përkatëse në fletoren e punës.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 13 Nëpërmjet kllasterit shkruaj në
dërrasën e zezë dy veprimet:
Problema me shumëzim dhe Pjesëtim dhe shumëzim dhe nxënësit
pjesëtim shkruajnë. Brenda tyre fjalë ose
shprehje të cilat kanë të bëjnë me
shumëzimin dhe pjesëtimin.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e të nxënit:
Përdor njohuritë mbi veprimin e shumëzimit dhe të pjesëtimit në situata nga jeta e
përditshme.
Kompetenca digjitale:
Beson në përdorimin e teknologjisë në llogaritjet numerike.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalë kyç:
të fushës, sipas temës mësimore: herë më shumë, dyfishi, trefishi,
Nxënësi: ndaj, pjesëto,
 Zbaton njohuritë mbi veprimet e gjysma, çereku etj...
shumëzimit dhe pjesëtimit në situata nga
jeta e përditshme.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
 libri i nxënësit; ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
 Matematika 6+. komunikimit, me teknologjinë.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Shkruaj në dërrasë dy diagram Veni në të cilat kam shkruar fjalët shumëzim dhe pjesëtim
dhe nxënësit plotësojnë lidhur me to sa më shumë fjalë ose shprehje.
Më pas me anë të një situate problemore që mund të jetë nga libri, nxënësit kujtojnë hapat
për zgjidhjen e një problemi të cilat i evidentojnë në libër. Krahas plotësimit të tabelës
bëhet edhe zgjidhja e situatës problemore.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Punë individuale ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Nxënësit punojnë e diskutojnë ushtrimet nga 1 deri në 6. Në këto ushtrime nxënësit
bëjnë zgjidhjen vetëm me anë ta një veprimi, për rrjedhojë ato janë problema
relativisht të thjeshta.
 Ushtrimi 7. Punohet nga nxënësit si ushtrim për t’u pasqyruar në portofolin e tij.
 Bëj vlerësimin e zgjidhjes së tij.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim.)
Për të vlerësuar se sa nxënësit zbatojnë njohuritë për shumëzimin e pjesëtimin më i ndaj
nxënësit në dy grupe dhe zgjidhin problemën 8 dhe 9. Më pas ushtrimet diskutohen dhe
zgjidhen në klasë. Vlerësohen mënyrat e zgjidhjeve ndryshe, sidomos për problemën 90
kërkesa e dytë. Nëse ndonjë nga nxënësit ka gjetur shumën e dy muajve së bashku duke
shumëzuar 34000 me 4, kjo mënyrë vlerësohet. Në të kundërt, nëse nxënësit nuk kanë
menduar nja zgjidhje të tillë ajo sugjerohet duke rikujtuar edhe njëherë vetinë e përdasisë
së shumëzimit në lidhje me mbledhjen.
Vlerësimi:
vlerësoj të gjitha përgjigjet që japin nxënësit gjatë orës së mësimit në lidhje me zgjidhjen
e problemave dhe me zgjidhjet ndryshe që ata ofrojnë.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie shkruaj në dërrasë disa shumëzime e pjesëtime, midis tyre edhe
pjesëtime me mbetje
P.sh.: 125 x 6; 342 : 9; 245 : 4;
si dhe një situatë për nxënësit e mirë me dy veprime:
P.sh.: (356 : 4) x 5.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 14 Nëpërmjet njohurive për shumëzimin
ndërtohen njohuritë mbi shumëfishat.
Shumëfishat e një numri. Shumëfishi
i përbashkët
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e të menduarit:
Demonstron pavarësi në mendime dhe veprime.
Kompetenca digjitale:
Beson në përdorimin e teknologjisë në llogaritjet numerike.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: shumëfish,
Nxënësi: shumëfish i përbashkët.
 Gjen shumëfishat e një numri, si dhe shumëfishat e
përbashkët të dy a më shumë numrave.
 Zbaton njohuritë për shumëfishat dhe shumëfishat e
përbashkët në zgjidhjen e ushtrimeve dhe problemeve.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera
 libri i nxënësit; ose me temat
 fletorja e punës; ndërkurrikulare
 Matematika 6+. Lidhja me fushën e
historisë dhe atë digjitale.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Shkruaj në dërrasë fjalët: Shumëfishat e 4-rës: Shumëfishat e 6-ës:
Pasi janë shkruar 10 shumëfishat e parë të numrave në dërrasë qarkohen me të kuqe
shumëfishat e përbashkët. Pyetja që vijon është “Cili është më i vogli”. Ç’ lidhje ka midis
më të voglit të shumëfishave me shumëfishat e tjerë të përbashkët.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Punë individuale ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Më pas nxënësit punojnë dhe diskutojnë në çdo rast ushtrimet nga 1 deri në 5.
 Në varësi të nivelit të klasës, mund të shpjegoj edhe mënyrën praktike të gjetjes së
sh.v.p.‒së dy a më shumë numrave e cila bën zbërthimin e njëhershëm në faktorë të
thjeshtë.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim.)
Nxënësit punojnë individualisht ushtrimet 5 dhe 6. Ata krahasojnë rezultatet e punës së
tyre në dyshe dhe më pas ushtrimet diskutohen në dërrasë.
Vlerësimi: vlerësoj të gjitha përgjigjet që japin nxënësit gjatë orës së mësimit kur
diskutohet lidhur gjetjen e sh.v.p.‒së dy numrave si dhe zgjidhjen e ushtrimeve që kanë
për bazë gjetjen e sh.v.p.‒së.
Detyrat dhe puna e pavarur: ushtrime të ngjashme me ushtrimet 4, 5, 6 të librit.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 15 Lidhja e pjesëtuesve me
shumëfishat.
Pjesëtuesit e një numri
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e të menduarit:
Demonstron pavarësi në mendime dhe veprime.
Kompetenca digjitale:
Beson në përdorimin e teknologjisë në llogaritjet numerike.
Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç:
kompetencave të fushës, sipas temës pjesëtues,
mësimore: faktor,
Nxënësi: pjesëtues i përbashkët.
 Gjen pjesëtuesit (faktorët) e numrave të
dhënë.
 Gjen pjesëtuesin e përbashkët të dy
numrave të dhënë dhe gjen më të
madhin prej tyre.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit, temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
 Matematika 6+. komunikimit dhe atë digjitale.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Mësuesja shkruan në dërrasë një rreth brenda të cilit vendos numrin 12 dhe
kërkon nga nxënësit që të shkruajnë të gjithë pjesëtuesit e tij. Paralelisht nxënësit
kujtojnë se cilët numra mund të shërbejnë si pjesëtuesit e një numri.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Punë individuale ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Nxënësit bëjnë lidhjen e termit pjesëtues me termin faktor, duke konkluduar që
janë pjesëtues të një numri të gjithë faktorët e tij. Nxënësit punojnë në libër me
pjesën e parë të tij pa kaluar tek ushtrimet, por është e rëndësishme që pasi
kanë gjetur pjesëtuesit e përbashkët të numrave 12 dhe 20 të gjejnë edhe më
të madhin e përbashkët te tyre.
 Në ushtrimin 1 nxënësit gjejnë pjesëtuesit e secilit prej numrave të dhënë.
 Në ushtrimin 2 nxënësit gjejnë të gjitha çiftet e faktorëve të secilit nga numrat.
Rezultatet mund të jenë të ndryshme. Është mirë që të pyeten sa më shumë
nxënës për të marrë çifte të ndryshme numrash që japin këtë prodhim.
 Për sa i përket ushtrimit 3 është mirë që nxënësit të gjejnë jo vetëm një
pjesëtues të përbashkët të numrave të dhënë, por të gjejnë edhe më të madhin
e përbashkët të tyre.
 Ushtrimet diskutohen në klasë.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim.)
Diskutohen me nxënësit ushtrimet 4, 5, 6. Këto ushtrime janë të thjeshta, prandaj
është mirë që në këtë orë mësimore pasi mësuesja ka mbaruar ushtrimet e librit,
të japë ushtrime të tipit: Gjeni sh.v.p. dhe P.M.P. të numrave: (2 dhe 8); (16 dhe
24); (18 dhe 45). Njësit janë të lirë të gjejnë me cilën mënyrë të duan sh.v.p. dhe
P.M.P. e tyre.
Vlerësimi: Mësuesja vlerëson të gjitha përgjigjet që japin nxënësit gjatë orës së
mësimit kur diskutohet lidhur gjetjen e P.M.P.‒së dy numrave si dhe zgjidhjen e
ushtrimeve që kanë për bazë gjetjen e P.M.P.‒së.
Detyrat dhe puna e pavarur: Për detyrë shtëpie jepen ushtrime e përcaktuar anë
fletoren e punës. Në varësi të nivelit të klasës mësuesja mund të japë ndonjë
ushtrim shtesë.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 16 Lidhja e pjesëtuesve me
shumëfishat.
Numrat e thjeshtë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e të nxënit:
Përdor njohuritë për pjesëtimin për tu orientuar drejt në situata nga jeta e
përditshme.
Kompetenca qytetare:
Përkushtohet ndaj rregullave të mirësjelljes dhe mban qëndrim aktiv ndaj
personave që nuk i respektojnë ato.
Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç:
kompetencave të fushës, sipas temës pjesëtues,
mësimore: faktor,
Nxënësi: pjesëtues i përbashkët.
 Dallon numrat e thjeshtë dhe numrat e
përbërë në një bashkësi numrash.
 Përdor njohuritë për numrat e thjeshtë
në zgjidhjen e ushtrimeve.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
 Matematika 6+. komunikimit dhe atë historisë.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Mësuesja shkruan në dërrasë disa numra të thjeshtë dhe kërkon nga ata të
shkruajnë pjesëtuesit e tyre. Nxënësit vene re që pjesëtuesit e numrave që kanë
shkruar kanë një të veçantë. Ata kanë të gjithë 2 pjesëtues: veten dhe 1-shin.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Punë individuale ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Futet kuptimi i numrave të thjeshtë dhe numrave të përbërë. Në këtë orë
mësimore mësuesja duhet të ketë përgatitur paraprakisht material lidhur me
historinë e numrave të thjeshtë mbi sitën e Eratostenit dhe mënyrën se si ai ka
zbuluar numrat e thjeshtë. Kjo do ta bënte edhe më zbavitëse orën mësimore.
 Pas kësaj mësuesja kujton disa nga kriteret e thjeshta të plotpjesëtimit të cilat
nxënësit i njohin nga klasat e mëparshme dhe i jep kohë nxënësve që të
punojnë ushtrimin 1 të cilin e diskutojnë më pas në klasë.
 Ushtrimi 2 kërkon që nxënësit të gjejnë numrat e thjeshtë në bashkësinë e 31
numrave të parë natyrorë.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim.)
Në këtë fazë të orës mësimore mësuesja heton se si përshtatin nxënësit njohuritë
e marra në lidhje me temën mësimore. Ajo u jep atyre ushtrimin 3 për ta punuar
individualisht dhe më pas nxënësit ballafaqojnë rezultatet në dyshe dhe i
diskutojnë ato në klasë.
Vlerësimi:
Mësuesja vlerëson të gjitha përgjigjet që japin nxënësit gjatë orës së mësimit për
gjetjen e numrave të thjeshtë në bashkësinë e disa numrave të dhënë.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepen ushtrime e përcaktuar anë fletoren e punës.
Në varësi të nivelit të klasës mësuesja mund të japë ndonjë ushtrim shtesë.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 17 Numrat e thjeshtë si faktorë të
thjeshtë të numrave të përbërë.
Faktorët e thjeshtë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e të nxënit:
Përdor njohuritë për numrat e thjeshtë për tu orientuar drejt në situata nga jeta e
përditshme.
Kompetenca qytetare:
Përkushtohet ndaj rregullave të mirësjelljes dhe mban qëndrim aktiv ndaj personave që
nuk i respektojnë ato.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalë kyç:
të fushës, sipas temës mësimore: faktor,
Nxënësi: faktor i thjeshtë,
 Zbërthen numrat në faktorë të thjeshtë numër i thjeshtë,
 Përdor zbërthimin në faktorë të thjeshtë në pema faktor.
zgjidhjen e ushtrimeve.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
komunikimit.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Shkruaj në dërrasë numrat 15, 21, 35 dhe kërkon nga nxënësit ti shkruajnë ata si
prodhim faktorësh numrash të thjeshtë. Në këto raste situate është fare e thjeshtë
pasi ata mund t’i shkruajnë këta numra thjesht si prodhim të dy numrave të
thjeshtë. Më pas shkruaj në dërrasë numrin 12 dhe fillon të shpjegoj mënyrën e
zbërthimit të 12-ës në numra të thjeshtë sipas pemës faktor.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Punë individuale ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Nxënësit sugjerojnë 2 mënyrat e të shkruarit të numrave si prodhim faktorësh
dhe mësuesja i shkruan ato të dyja në dërrasë. Në vijim shpjegohet mënyra e
zbërthimit të numrit 12 në prodhim faktorësh të thjeshtë sipas pemës faktor. Kjo
mënyrë është shkruar edhe në libër.Ppasi bëj zbërthimin e 12-ës në prodhim
faktorësh të thjeshtë, hartoj në dërrasë një bllok skemë me algoritmin e gjetjes
së zbërthimit në faktorë të thjeshtë të një numri të dhënë.
 Duke iu referuar algoritmit të shkruar në dërrasën e zezë u jap nxënësve të
zbërthejnë në faktorë të thjeshtë numrin 36 dhe numrin 48.
 Nëse nxënësit e kanë të vështirë që të bëjnë zbërthimin sipas pemës faktor
mund ta bëjnë zbërthimin sipas mënyrës në shtyllë dhe në fund të shkruajnë të
gjithë faktorët e thjeshtë të numrit.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim.)
Nxënësit zbërthejnë sipas pemës faktor numrat e dhënë në ushtrimin 1.
Mënyrat e zbërthimit, ose forma e pemës faktor mund të jetë e ndryshme, por
rezultati përfundimtar duhet të jetë i njëjtë.
Vlerësimi: Vlerësoj të gjitha përgjigjet që japin nxënësit gjatë orës së mësimit për
zbërthimin e numrave në faktorë të thjeshtë.

Detyrat dhe puna e pavarur: Për detyrë shtëpie jepen numrat: 68, 32, 196, 144,
për tu zbërthyer në faktorë të thjeshtë.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 18 A plotpjesëtohet ky numër me …..?
A ka ndonjë rregull të përgjithshëm
Kriteret e plotpjesëtimit. për ta hetuar këtë?
Kriteret e plotpjesëtimit (Vazhdim)
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e të nxënit:
Përdor njohuritë për plotpjesëtimin për të zgjidhur situata problemore nga jeta e
përditshme.
Kompetenca qytetare:
Përkushtohet ndaj rregullave të mirësjelljes dhe mban qëndrim aktiv ndaj
personave që nuk i respektojnë ato.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës, sipas temës mësimore: plotpjesëtim,
Nxënësi: kritere plotpjesëtimi.
 Zbaton kriteret e plotpjesëtimit për të hetuar
me cilët numra plotpjesëtohet një numër i
caktuar.
 Zgjidh ushtrime që kanë të bëjnë me kriteret
e plotpjesëtimit.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
 etiketa të parapërgatitura me shifrat: komunikimit.
0, 5, 4, 8, 1.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Nxënësit kujtojnë njohuritë të cilat marrë mbi plotpjesëtimin dhe disa kritere të
thjeshta plotpjesëtimi siç janë ato për 2, për 5.
Nxënësit duke u mbështetur në kriteret e plotpjesëtimit plotësojnë tabelën e
ushtrimit 1 dhe më pas, diskutojnë ushtrimet 1, 2, 3 në faqen tjetër. Në këtë fazë të
rëndësishme janë sidomos konkluzionet e pikës d në ushtrimin 2. “Plotpjesëtohen
për 10, të gjithë numrat që plotpjesëtohen njëkohësisht për 2 dhe për 5.
Po kështu për kërkesën c në ushtrimin 3. “Të gjithë numrat që plotpjesëtohen për
10 patjetër plotpjesëtohen për 5.”
Njësoj arsyetohet edhe për kërkesën 3/d. “Plotpjesëtohen për 100, të gjithë numrat
që plotpjesëtohen njëkohësisht për 4 dhe për 25.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim.)
Hetoj përvetësimin e njohuritë të reja nëpërmjet ushtrimit 4 ku nxënësit duhet të
kenë të parapërgatitura etiketa me shifrat 0, 5, 4, 8, 1 dhe pastaj i përdorin ato për
të shkruar numra që plotpjesëtohen me numrat e dhënë.
Vlerësimi: Vlerësoj aktivizimin e nxënësve gjatë orës së mësimit për formulimin e
kritereve të plotpjesëtimit dhe zbatimin e tyre.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jep faqja përkatëse në fletoren e punës .
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 19 A mund të gjeni me mend sa
është vlera e prodhimit:
Shumëzimi me shumëfisha të 10-ës. 4 x 100, 4 x 1000?
Shumëzimi i shumëfishave të 10-ës Si veproni?
ose të 100.
19 (dy tema)
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e të nxënit:
Përdor njohuritë mbi veprimin e shumëzimit me 10, 100, si dhe me shumëfisha të
10-ës, në situata nga jeta e përditshme.
Kompetenca digjitale:
Beson në përdorimin e teknologjisë në llogaritjet numerike.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalë kyç: shumëfisha të 10-ës,
të fushës, sipas temës mësimore: shumëfisha të 100-ës.
Nxënësi:
 Zbaton vetitë e shumëzimit më 10, 100 si
dhe me shumëfisha të 10-ës në situate
nga jeta e përditshme
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
komunikimit.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Këto dy tema mësimore të zhvillohen në një orë, për shkak të nivelit të lehtë
të vështirësisë që kanë.
Këto tema janë tema të njohura paraprakisht nga nxënësit edhe në klasat e
mëparshme.
Vlerësimi:
Vlerësoj aktivizimin e nxënësve gjatë orës së mësimit për formulimin e kritereve të
plotpjesëtimit dhe zbatimin e tyre.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepen faqet përkatëse në fletoren e punës
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 20 Numrat e thjeshtë si faktorë të
thjeshtë të numrave të përbërë.
Mënyra të shpejta për veprimet me
mend
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e të nxënit:
Përdor njohuritë për shumëzimin e numrave dhe shumëzimin me shumëfisha të 10-ës për
të zgjidhur situata nga jeta e përditshme.
Kompetenca qytetare:
Përkushtohet ndaj rregullave të mirësjelljes dhe mban qëndrim aktiv ndaj personave që
nuk i respektojnë ato.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës, sipas temës mësimore: rrumbullakim,
Nxënësi: shumëfish i 10-ës,
 Kryen shpejt me mend veprime me numra që veti përdasimi.
janë afër një shumëfishi të 10-ës me një
numër natyror.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
 makina llogaritëse. komunikimit.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Nxënësit do të përdorin modele për të zhvilluar rregullat e shumëzimit dhe
pjesëtimit me shumëfishat e dhjetës (numra që mbarojnë me zero). Kjo përfshin në
thelb punën me dy koncepte të njohura: shumëzimin dhe pjesëtimin me
10/100/1000 dhe shumëzimin dhe pjesëtimin me numër një shifror. Nxënësit do të
mësojnë të shumëzojnë dhe pjesëtojnë me fuqitë e dhjetës dhe pastaj të bëjnë një
shumëzim ose pjesëtim me numër një shifror për të gjetur zgjidhjen.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Punë individuale ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Shkruaj në dërrasën e zezë prodhimin: 25 x 39. Kërkoj nga nxënësit të
shkruajnë 39 si diferencë të shumëfishit më të afërt të 10-ës me të me numrin
1. Shkruhet në dërrasë: 25 x 39 = 25 x ( 40 – 1 ). Më pas kujtohet vetia e
përdasisë së shumëzimit në lidhje me mbledhjen e zbritjen dhe kryhen
veprimet. Kjo mënyrë pavarësisht se shkruhet në dërrasë, qëllimi është që të
zhvillojë teknika të shpejta të veprimeve me mend. Procedohet kështu për disa
shembuj me radhë.
 Nxënësit kryejnë shumëzimet në ushtrimin 1 e 2 dhe mësuesja në çdo rast
kërkon të argumentojnë mënyrën e kryerjes së veprimeve.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim.)
Nxënësit punojnë individualisht ushtrimin 3 dhe vetëm pasi kanë mbaruar,
verifikojnë rezultatet me anë të makinës llogaritëse. Makinat llogaritëse do të jenë
të dobishme për të zhvilluar modelet dhe për të kontrolluar përfundimin.
Shënim: Pavarësisht se tema mësimore ka të bëjë me veprimet me mend, është
mirë që nxënësit në çdo rast të kryejnë rrumbullakimin, të shkruajnë numrin si
shumë apo si diferencë, më pas të zbatojnë vetinë e përdasimit të shumëzimit në
lidhje me mbledhjen ose zbritjen.
Vlerësimi: Vlerësoj të gjitha përgjigjet që japin nxënësit gjatë orës së mësimit për
mënyrën se si rrumbullakojnë, si kryejnë shumëzimet me shumëfisha të 10-ës si
dhe shumëzimet e një numri një shifror me një numër natyror.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepen ushtrime të ngjashme me ushtrimin 2 në libër
Shënim: Tema 21: “Pjesëtimi për shumëfishat e 10-ës” është një temë e thjeshtë
e cila është e njohur për nxënësit që nga klasat e mëparshme, kështu që në këtë orë
mësuesja është e rëndësishme që të shpjegojë thelbin dhe pastaj ti lerë ata të
zbulojnë vetë rregullën praktike për kryerjen e këtyre pjesëtimeve.
Në fund të kësaj teme mësimore bëhen këto pyetje vlerësuese:
Si mund të shumëzojmë me shpejtësi me një numër që mbaron me zero?
Si mund të pjesëtojmë me shpejtësi me një numër që mbaron me zero?
Cili është prodhimi i 35-ës me 20? 30? 50?
Cili është herësi i 360 pjesëtuar për 20?
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 22 Si mund të shumëzojmë e
pjesëtojmë shpejt numra natyrorë
Ushtrime të përziera për me shumëfisha e fuqi të 10-ës.
shumëzimin dhe pjesëtimin
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e të nxënit:
Përdor njohuritë për shumëzimin dhe pjesëtimin e numrave për të zgjidhur situata
nga jeta e përditshme.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi
(matematikor, gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të
njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç:
kompetencave të fushës, sipas temës shumëzim,
mësimore: shumëfish i 10-ës,
Nxënësi: fuqi e dhjetës,
 Zgjidh ushtrime që kanë të bëjnë me pjesëtim.
shumëzimin e pjesëtimin e numrave
natyrorë me shumëfisha e fuqi të 10-ës.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; . Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
komunikimit, si dhe me teknologjinë.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Nxënësit kujtojnë vetitë e shumëzimit dhe të pjesëtimit si dy veprime të anasjella të
njëri‒tjetrit dhe ndalen kryesisht në vetinë e përdasimit të shumëzimit në lidhje me
mbledhjen e zbritjen. Por para se të kalojnë tek kjo veti,theksoj që mund të
shkruajmë një faktor në mënyrë të përshtatshme, si shumë të një shumëfishi të
dhjetës me një numër natyror, ose si ndryshesë të një shumëfishi të dhjetës me
një numër natyror.
P.sh. 98 = 100 – 2, kështu që 45 x 98 = 45 x (100 – 2 ) = 45 x 100 – 45 x 2.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Punë individuale ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Me anë të një tabele vendvlerash kujtohet gjithashtu mënyra se si zhvendosen
shifrat kur shumëzojmë ose pjesëtojmë me shumëfisha të dhjetës. Kjo bëhet
më tepër për të shpjeguar rastet kur bëjmë pjesëtimin e numrave dhjetorë për
10, 100.
 Nxënësit punojnë individualisht ushtrimet nga 1-3 dhe në ushtrimin 4 ata
zbaviten duke kryer veprimet dhe duke e konsideruar atë si një konkurs: “Kush
i gjen gabimet i pari?”
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim.)
Nxënësit punojnë individualisht ushtrimin 5 ku së pari duhet të kuptojnë që ata
kanë për të pjesëtuar me 10 të gjithë numrat që janë aty. Për zgjidhjen e këtij
ushtrimi si dhe të ushtrimit 6 do ti ndihmojë tabela e vendvlerave.
Vlerësimi: Vlerësoj të gjitha veprimet që kryejnë nxënësit gjatë orës së mësimit
duke argumentuar në çdo rast
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepen ushtrime të ngjashme me ushtrimin 2 në libër .

Matja. Koha dhe matja e saj


Shkathtësitë për realizimin e kompetencave të lëndës në temat që do të vijojnë janë:
1. zbaton njësitë e matjes së kohës (sekonda, minuta, ora, dita, java, muaji, viti,
dekada, shekulli) dhe i këmben ato;
2. lexon orën në formën me akrepa dhe digjitale të saj duke përdorur sistemin
24-orësh.
3. krahason orën në formën e saj me akrepa dhe digjitale;
4. llogarit intervalet e kohës në ditë, muaj dhe vite;
5. kupton se si ndryshon ora në zona të ndryshme kohe nëpër botë;
6. llogarit orën në zona të ndryshme të botës;
7. llogarit kohën në tabelat e orareve me sistemin 24-orësh;
8. përdor kalendarin për të zgjidhur situata të jetës praktike;
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Matja Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 1 Situatë nga jeta e përditshme.

Ditët, javët, muajt, vitet


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në
forma të tjera të komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi
(matematikor, gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të
njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: sistem 12-orësh,
Nxënësi: sistem 24-orësh,
 Njeh dhe kupton njësitë matëse të kohës (sekonda,
minuta, orë, ditë, javë, muaj, vite, dekada, shekuj)
 Këmben njësitë e matjes së kohës.
 Përllogarit intervale të kohës në ditë, muaj ose vite.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera
 libri i nxënësit; ose me temat
 fletorja e punës; ndërkurrikulare
 letra me fjalët e njësive të kohës të shkruara mbi Lidhja me fushën e gjuhës
to: mijëvjeçar, shekull, dekadë, vit, muaj, javë, dhe të komunikimit,
ditë, orë, minutë, sekondë. si dhe me teknologjinë.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Në një kuti janë vendosur të gjitha fishat e njësive të matjes së kohës. Nxënësit
dalin para klasës dhe tërheqin nga një fishë nga kutia. Kërkoj të rreshtohen nga
më i madhi tek më i vogli. Secili nxënës që tërheq një fishë të caktuar pasi thotë
emrin e njësisë tregon se me çfarë është e barabartë ajo. Një nxënës tjetër
shënon në dërrasë kthimet. P.sh. “minuta”. Një minutë përmban 60 sekonda.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Punë individuale ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Nxënësit plotësojnë së pari ushtrimet 1 – 5 në libër dhe më pas i diskutojnë
ato.
 Ndërsa nxënësit punojnë është shumë e rëndësishme që të shtjellojnë me fjalë
punën e tyre. Pyes p.sh.: “Si po e bëni përllogaritjen?”
 Nxis nxënësit që të diskutojnë përgjigjet e tyre me njëri–tjetrin, në mënyrë që
të kontrollojnë nëse janë përgjigje të vlefshme.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë në çift ‒
diskutim)
Punohet ushtrimi 6 i cili më pas diskutohet në klasë.
Vlerësimi: Vlerësoj mënyrën se si nxënësit bëjnë kthimet nga një njësi tek tjetra,
duke bërë argumentimin e tyre.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepen ushtrime të ngjashme me ato të librit.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Matja Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 2 Situata nga jeta e përditshme.

Të punojmë me kalendarin
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në
forma të tjera të komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi
(matematikor, gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të
njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës, sipas temës mësimore: kalendar
Nxënësi:
 Lexon kalendarin dhe përllogarit kohën midis dy
ngjarjeve të caktuara.
 Përcakton datën që do të jetë pas një kohe të
caktuar duke nisur nga data ose dita një ngjarje e
dhënë.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera
 libri i nxënësit; ose me temat
 fletorja e punës; ndërkurrikulare
 kalendarë të vegjël individualë për secilin nxënës; Lidhja me fushën e gjuhës
 kalendar i madh për vitin 2016. dhe të komunikimit,
si dhe me teknologjinë.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Si fillim nxënësit punojnë në dyshe dhe diskutojnë duke iu dhënë përgjigje
pyetjeve të ushtrimit 1 dhe 2. Nxënësit mbajnë shënim pyetjet dhe i japin përgjigje
atyre.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Punë në dyshe ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Nxënësit vazhdojnë t’u drejtojnë pyetje njëri-tjetrit dhe t’i japin përgjigje atyre
duke diskutuar në dyshe.
 Më pas punohen në dyshe ushtrimet 3 e 4 dhe diskutohen ato në dërrasë.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë në çift ‒
diskutim)
Nxënësit diskutojnë dhe u japin përgjigje pyetjeve të ushtrimit 5.
Vlerësimi:
Vlerësoj mënyrën se si nxënësit lexojnë kalendarin dhe si orientohen për të gjetur
data të veçanta kur jepen disa të dhëna.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepet faqja përkatëse në fletoren e punës.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Matja Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 3 Situatë nga jeta e përditshme.
Matja e kohës
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:.
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera
të komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematikor,
gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: sistem 12-orësh,
Nxënësi: sistem 24-orësh.
 Kupton sistemet standarde të matjes së kohës dhe i
përdor ato për të kryer llogaritje të thjeshta.
 Kthen orën e dhënë në sistemin 24‒orësh në atë 12‒
orësh dhe anasjelltas.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
 fletorja e punës; komunikimit, si dhe teknologjinë.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Ftoj nxënësit çifte të dalin para klasës. Kërkoj që një nxënësi të thotë një orar dhe tjetrit ta tregojë
atë në një faqe të madhe ore. Anasjelltas, kërkoj një nxënësi të vendosë orën në një orar të
caktuar dhe i thuaj tjetrit ta lexojë atë. Pyes se si e dinë se koha është paradite apo pasdite.
Prezantoj idenë e kohës 24-orëshe dhe kujtoj si të lexojnë dhe shkruajnë kohë si 16:00.
U tregoj nxënësve ngjarjet e ditës si për shembull, kohën e drekës, mbarimin e ditës së shkollës
dhe u kërkoj t’i vendosin akrepat e orës në kohën kur ngjarja do të ndodhë. Përfshij ngjarje që
mund të jenë të ndryshme nga nxënës të ndryshëm ose të ditëve të ndryshme dhe u kërkoj
nxënësve përgjigjet e tyre të mundshme dhe t’i shpjegojnë ato. Vendos t’i shkruajnë oraret me
ndarjen paradite (a.m) dhe pasdite (p.m) dhe më pas sipas kohës 24-orëshe. OSE
Kërkoj nga nxënësit të shkruajnë dy ngjarje që u kanë ndodhur nga dita e kaluar. P.sh.: ora kur u
zgjuan, ora kur hëngrën mëngjesin, ora kur u kthyen nga shkolla, ora kur mbaruan detyrat e
shtëpisë, ora kur panë një emision të parapëlqyer, etj. Udhëzoj ata që oraret të jenë njëri nga
paraditja dhe tjetri nga pasditja. Kërkoj nga nxënësit që ti lexojnë ata. Këmbëngul në fjalët që
duhet të përdorin në sistemin 12-orësh. Kërkonj nga nxënësit të gjejnë sa orë e minuta kanë
diferencën të dy oraret që ata kanë shkruar.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Punë individuale ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Nxënësit plotësojnë së pari ushtrimin 1 dhe pasi e diskutojnë atë kalojnë në ushtrimet 2, 3 që
mund të plotësohen të dyja njëkohësisht duke ndërtuar një tabelë në dërrasën e zezë ku në
kolonën e parë shkruhen oraret e dhëna në sistemin 24‒orësh në ushtrimin 1 dhe në dy të
tjerat: “20 minuta më vonë”, “10 minuta më herët”. Ngre nxënës në dërrasën e zezë për të
parë se si kryejnë veprimet me njësitë e kohës.
Drejtoj pyetje të tipit: “Sa kohë pas…? Sa kohë ka ndërmjet…?
Këto pyetje bëhen me qëllim që nxënësit të përllogaritin intervalet kohore.
b. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë në çift ‒ diskutim) ushtrimi 4.
Nxënësit shkruajnë diçka lidhur me avantazhet dhe disavantazhet e sistemeve 24-orësh dhe
12-orësh. Diskutohen në klasë.
Vlerësimi: Vlerësoj mënyrën se si nxënësit bëjnë kthimet nga një sistem në tjetrin të orareve të
caktuara, kryen veprimet me njësitë e kohës dhe merr pjesë në diskutimin lidhur me avantazhet e
sistemit 24-orësh.
Detyrat dhe puna e pavarur: Për detyrë shtëpie jepet faqja përkatëse në fletoren e punës.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Matja Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 4 Situatë nga jeta e përditshme.
Përsëri për matjen e kohës
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:.
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të
komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematikor,
gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, sipas Fjalë kyç:
temës mësimore: sistem 12-orësh,
Nxënësi: sistem 24-orësh,
 Kupton sistemet standarde të matjes së kohës dhe i
përdor ato për të kryer llogaritje të thjeshta.
 Kthen nga një njësi matjeje në tjetrën.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; orë muri; ore digjitale. Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
komunikimit, teknologjinë.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Kërkoj nga nxënësit që të vrojtojnë me kujdes orët digjitale të ushtrimit 1. Nxënësit
plotësojnë orët në sistemin 12-orësh. Më pas shtrohet pyetja:
“Cila nga orët mbetet e pandryshuar në të dy sistemet? ”Pse?
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Punë individuale ‒ punë në dyshe ‒ diskuto ‒
konkludo.)
 Në ushtrimin 2, nxënësit punojnë në çifte dhe kontrollojnë punën e njëri tjetrit. Ky ushtrim
është i anasjelltë me ushtrimin 1.
 Diskutohet gjithashtu edhe ushtrimi 3 në libër.
 Edhe ushtrimi 4 ka të njëjtën natyrë. Pasi zgjidhet diskutohet në klasë.
 Para se të kalohet në plotësimin e ushtrimit 5 dhe në diskutimin e tij, kujtojmë
paraprakisht lidhjen që ekziston midis njësive të matjes së kohës duke i’u përgjigjur
pyetjeve:
Cila është njësia bazë për matjen e kohës? Cilat janë lidhjet e saj me minutat, orët?
Sa orë ka një ditë-natë?
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒ diskutim.)
Pasi u janë dhënë përgjigje pyetjeve të mësipërme, udhëzoj nxënësit për zgjidhjen e
ushtrimit 5.
Ky ushtrim mund të korrigjohet dhe të mbahet si material për portofol.
Vlerësimi:
Vlerësoj mënyrën se si nxënësit bëjnë kthimet e nga një sistem në tjetrin të orareve të
caktuara, kryen veprimet me njësitë e kohës dhe merr pjesë në diskutimin lidhur me
avantazhet e sistemit 24-orësh.
Detyrat dhe puna e pavarur: Për detyrë mund tu japë nxënësve një tabelë si kjo:
Koha kur filloi Koha kur Koha që ka Koha në Koha në
ngjarja mbaroi ngjarja kaluar minuta sekonda
12 : 35 14 : 58
13 : 52 18 : 06
21 : 26 23 : 14
18 : 55 21 : 35

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI


Tematika: Matja Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 5 Kohë të ndryshme Situatë problemore mbi oraret televizive
në vende të ndryshme
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të
komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematikor,
gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, sipas Fjalë kyç:
temës mësimore: orë zonale
Nxënësi:
 Kupton se si ndryshon ora në zona të ndryshme kohe nëpër
botë.
 Llogarit orën në zona të ndryshme të botës.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose
 libri i nxënësit; me temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës
 hartë e madhe e botës ku tregohen zonat e kohës, dhe të komunikimit,
 glob. me Gjeografinë.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Punjmë situatën problemore të dhënë në libër, ku nxënësit njihen me faktin se si ndryshon ora në
vende të ndryshme të botës. Kërkoj nga nxënësit që të thonë emrin e shtetit që ata kanë vizituar
apo që kanë dëgjuar të flitet dhe së bashku gjejnë në hartën e madhe të botës ku ndodhen zonat
e kohës se sa është ora në atë moment aty. Të gjitha shtetet që përmenden shënohen në tabelën
e zezë, duke vendosur përbri sa është ora në atë shtet, në kohën që po flasim.
a. Ndërtimi i njohurive të reja. (Punë individuale ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Bëjmë diskutime se, përse ndeshjet e sportit ose ngjarjet që zhvillohen në pjesë të tjera të
botës transmetohen ndonjëherë në orare të çuditshme. Sigurohem që nxënësit të kuptojnë se
vende të ndryshme të botës kanë orar të ndryshëm. Nëse është e mundur përdorim globin
për t’u treguar se si rrotullohet toka dhe se si kjo ndikon se cilat pjesë kanë diell në një
moment të dhënë (këto vende janë në kohë dite).
 Nxënësit punojnë ushtrimet e librit dhe më pas i diskutojnë ato në klasë.
 Në ushtrimin 2 nxënësit diskutojnë në çifte për mënyrën se si kanë vepruar për ta zgjidhur.
 Kujdes duhet të tregohet me gjuhën krahasuese matematikore në komunikimin me nxënësit:
Sa kohë më herët? Sa kohë më vonë? Sa orë përpara? Sa orë prapa?
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë në çift ‒ diskutim)
Nxënësit punojnë në dyshe: Njëri shënon emrin e shtetit dhe orën në atë shtet, kurse tjetri gjen
orën në Shqipëri. Udhëzohen nxënësit që të thonë emra shtetesh të cilat janë të dukshëm në
hartën zonale në librin e nxënësit.
Shtrohen para nxënësve këto pyetje vlerësuese:
A e kanë orarin e drekës njësoj me ne, njerëzit në vende të tjera?
Cilët vende janë në kohë prapa nesh?
Cilët vende janë në kohë para nesh?
Si e zbuloni se çfarë orari do të jetë në një vend tjetër?
Vlerësimi: Vlerësoj mënyrën se si nxënësit gjejnë kohën në vende të ndryshme të botës, si
orientohen në hartë dhe se si bëjnë lidhjen me orën në vendin tonë.
Detyrat dhe puna e pavarur: Për detyrë shtëpie kërkohet nga nxënësit që të përdorin orarin e
kompanive ajrore apo biletat ajrore për të eksploruar të gjitha zonat e kohës. Udhëzohen nxënësit
që gjatë kërkimit të përqendrohen në udhëtimet që arrijnë më herët se zona e nisjes.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Matja Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 6 Situatë nga jeta e përditshme.
Veprime me njësitë e matjes së
kohës (Vazhdim)
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të
tjera të komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematikor,
gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës, sipas temës mësimore: sekonda, minuta,dita, ora, viti,
Nxënësi: mijëvjeçari.
 Kryen veprime me njësitë e matjes së kohës.
 Kthen njësitë e matjes në trajtë të rregullt
duke kryer pjesëtimet përkatëse.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
 libri i nxënësit; ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
komunikimit, me teknologjinë.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Nxënësve u kërkohet paraprakisht të shënojnë orën për fillimin e fundin e një veprimtarie që
kanë kryer a të një filmi që ata kanë parë apo të një ndeshje që kanë luajtur me shokët.
Diskutohet më pas se sa orë ka zgjatur veprimtaria. Nxënësit tregojnë mënyrat e tyre se si
kanë vepruar për ta gjetur këtë.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Punë individuale ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Nxënësit lexojnë dhe më pas shpjegojnë shembujt e ndryshëm që janë trajtuar në 3
situatat në libër.
 Udhëzoj, bëjmë skica dhe diskutojnë bashkërisht rezultatin. Tre shembujt e sjellë në
libër sjellin në fakt 3 mënyra të ndryshme për të gjetur kohën që ka kaluar nga një
ngjarje në tjetrën.
 Nxënësit punojnë në dyshe dhe zgjidhin ushtrimet 1 e 2 dhe ushtrimet 1 e 2 të faqes
tjetër
 Në ushtrimin 3 zgjidh në dërrasë njërin nga rastet dhe nxënësit punojnë me të tjerat.
1
P.sh. , 2 4 orë do të thotë 2 orë e një çerek, pra 2 orë e 15 minuta.
Kështu 2 orë e 15 minuta pas orës 3 e 30 pasdite do të thotë 5 e 45 pasdite
ose 17:45 në sistemin 24-orësh. Në rastet b dhe d nxënësit do të zbresin nga orët e dhëna
përkatësisht 2 orë e 15 minuta dhe 1 orë e 45 minuta. Punojnë e diskutojnë në dyshe
ushtrimet 4 e 6.
C, Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë në çift ‒ diskutim)
Nxënësit punojnë individualisht ushtrimin 7 dhe shpall konkursin “Më i shpejti”.
Nxënësit punojnë dhe 5 nxënësit e parë dorëzojnë punën, i diskutojnë ato dhe vlerësohen
me notë.
Vlerësimi: Vlerësoj mënyrën se si nxënësit kryejnë veprimet me njësitë e kohës dhe si
arsyetojnë zgjidhjen e tyre.
Detyrat : Ushtrimi 5
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Matja Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 7 Situata problemore të dhëna në libër
Tabelat e orareve
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma
të tjera të komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi
(matematikor, gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të njëjtë.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:


fushës, sipas temës mësimore: sistem 12-orësh,
Nxënësi: sistem 24-orësh.
 Lexon dhe përdor sistemin 24-orësh.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
 tabela oraresh. komunikimit, dhe teknologjinë.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Lexojmë me kujdes tabelën e orareve të dhënë në libër. Gjatë kësaj kohe pyes
nxënësit sa është ora kur treni që niset nga A në orën….., ka arritur në stacionin B, C, D.
Qëllimi është që nxënësit të mësohen me mënyrën se si lexohen tabelat e orareve.
c. Ndërtimi i njohurive të reja. (Punë individuale ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Zgjidhen individualisht dhe diskutohen ushtrimet 1 ‒ 4 në libër.
 Bëj kujdes që nxënësit të lexojnë me kujdes tabelën e orareve për t’i dhënë përgjigjen
e saktë ushtrimeve.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë në çift ‒ diskutim)
Nxënësit punojnë dhe kontrollojnë në çift ushtrimin 5, dhe më pas i japin përgjigje
pyetjeve të tij.
Vlerësimi:
Vlerësoj mënyrën se si nxënësit lexojnë tabelat e orareve, i përgjigjen pyetjeve lidhur me
to, japin mendimin e tyre kritik në lidhje me pyetje të caktuara.
Detyrat dhe puna e pavarur:
U kërkohet nxënësve që të hartojnë një tabelë të thjeshtë oraresh autobusësh, të
shkruajnë 3 pyetje që kanë lidhje me të dhe t’u japin përgjigje atyre.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri Situata e të nxënit:Situatë problemore nga
Tema mësimore: 1 jeta e përditshme.
“Duam të ndajmë një çokollatë në mënyrë të
Thyesat barabartë për 4 fëmijë”. Si do të veprojmë?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të
komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematikor, gjuhësor,
shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: emërues,
Nxënësi: numërues,
 Shkruan në trajtë thyesore pjesën e ngjyrosur dhe të pa pjesë të barabarta,
ngjyrosur të një figure të dhënë.
 Shkruan në trajtë thyesore pjesën që zotëron një cilësi të
caktuar karakteristike në një bashkësi të dhënë objektesh
ose figurash.
 Lidh thyesën me njësinë thyesore.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
komunikimit, dhe aftësimin për jetën
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
2 4
a. Përpunimi i njohurive: Shkruaj një thyesë në tabelë, për shembull, 3 ose 7 . Pyes nxënësit nëse
mbajnë mend emrin e saktë të numrit të sipërm të thyesës dhe numrit të poshtëm të thyesës. Sqaroj
se, emëruesi është numri i pjesëve të barabarta të së tërës që është ndarë dhe numëruesi na tregon
se sa pjesë nga këto kemi.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Punë individuale ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Pasi janë rikujtuar edhe njëherë njohuritë e marra për thyesat, kalohet në plotësimin e ushtrimit 1.
 Është e rëndësishme që nxënësit të njihen me njësinë thyesore
P.sh., në kërkesën A, shtrohet pyetja: Në sa pjesë të barabarta është ndarë e tëra? [ 8]
1 1
Ç’ pjesë të figurës tregon secila nga pjesët? 8 Sqarohen nxënësit që njësia thyesore është 8
2
Më pas: “Sa pjesë janë zgjedhur?” [2] Ç’ pjesë të figurës tregon pjesa e ngjyrosur? 8
 Shtrohen pyetje të ngjashme për të gjitha rastet e tjera të ushtrimit 1 dhe 2.
Nxënësit plotësojnë për ushtrimin 1 një tabelë si kjo:
Figura Emëruesi Numëruesi Njësia thyesore Thyesa
A
B
C
D
E
F
G
H

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë në çift ‒ diskutim )


Drejtoj pyetjet :
Ç’pjesë të ditëve të javës janë ditët që kemi mësim?
Ç’pjesë e nxënësve të klasës tuaj janë vajza / djem? Etj.
Vlerësimi: Vlerësoj gjatë gjithë kohës aktivizimin e nxënësve në klasë si dhe mënyrën se si shprehin
numrat thyesorë ,se si plotësojnë tabelën për ushtrimin 1 dhe se si i japin përgjigje pyetjeve në fund të
orës së mësimit.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepet faqja përkatëse në fletoren e punës.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 2 + 3 Sillen situata që kanë të bëjnë me pica të
Numrat e përzier dhe thyesat e plota e pjesë picash.
parregullta.
Kthimi i thyesave në numra të përzier dhe
anasjelltas.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të
komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematikor,
gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: thyesa të barabarta,
Nxënësi: thjeshtim i thyesave,
 Shkruan thyesa të barabarta me një thyes të dhënë. formë e pathjeshtueshme.
 Përfton thyesa të barabarta me një thyesë të dhënë me
shumëzim dhe me pjesëtim.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
komunikimit,
si dhe aftësimin për jetën.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Formuloj një shembull të tillë si: "Unë kam dy torta e gjysmë".
I tregoj nxënësve si të shkruajnë numrat e përzier dhe i mësoj termin "numër i përzier".
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Shpjegoj faktin që një numër i përzier ka pjesën e plotë dhe pjesën thyesore. Gjithashtu
nxënësit duhet të kenë të qartë që një thyesë e parregullt e ka numëruesin më të madh
se emëruesin.
 Shkruaj në dërrasë një numër të përzier. Ftoj një nxënës ta kthejë në thyesë të
parregullt. Shkruaj një thyesë të parregullt dhe kërkoji që nxënësit ta kthejë në numër të
përzier. Inkurajoj nxënësit të bisedojnë se si e bënë këtë.
 Shpjegoj nxënësve mënyrën praktike për të kthyer një thyesë në numër të përzier dhe
anasjelltas. Jap ushtrime që të ushtrohen në të dyja rastet.
 Orën e dytë nxënësit ushtrohen duke punuar të gjitha ushtrimet e librit që gjenden në të
dyja temat së bashku.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë në çift ‒ diskutim)
Këmbëngulë që nxënësit ti kenë përvetësuar mirë:
1. Kthenim e thyesave në numra të përzier
2. Kthenim e numrave të përzier në thyesa.
Vlerësimi: Vlerësoj gjatë gjithë kohës aktivizimin e nxënësve në klasë, si dhe mënyrën se
si konceptojnë dhe bëjnë kthimin e numrave të përzier në thyesa dhe anasjelltas.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie faqja përkatëse në fletoren e punës.

1. Shkruani në bashkësitë e dhëna më poshtë nga 3 thyesa sipas dëshirës.


a. më të vogla se 1; b. më të mëdha se1; c. që tregojnë nr. natyror; d. të barabarta me 1.
{…………………..} {…………………..} {…………………..} {…………………..}.

2 . Përgjigjuni pyetjeve.
20
a. Sa të plota tregon thyesa 4 .
b. Sa të shtata duhen për të bërë një të plotë?
c. Si mund ta shkruajmë në trajtë thyesore numrin 9?
d. Sa të teta duhen për të plotësuar 3 të plota.

3. Vendosni në vend të pikave njërin nga simbolet <, = ose >.


3 7 9 8
1....... 4 ; 1........ 5 ; 1…… 9 ; 1…… 4 .
4. Vendosni në bashkësinë përbri numra të cilët po t’i vendosim në vend të pikave të marrim:
....
a) Thyesa më të vogla se 1. 8 {7,………………..}
....
b) Thyesa të barabarta me 1. 8 {…………………..}
....
c) Thyesa më të mëdha se 1. 8 {…………………..}
....
d) Thyesa që tregojnë numër natyror. 8 {…………………..}
....
e) Thyesa më të mëdha se 1, por më të vogla se 2. 8 {…………………..}
5. Vendosni në bashkësinë përbri numra të cilët po t’i vendosim në vend të pikave të
marrim:
10
a) Thyesa më të vogla se 1. .... { 11,………………..}
10
b) Thyesa të barabarta me 1. .... {…………………..}
10
c) Thyesa më të mëdha se 1. ....
{…………………..}
10
d) Thyesa që tregojnë numër natyror. .... {…………………..}
10
e*) Thyesa më të mëdha se 1, por më të vogla se 2. .... {…………………..}
6. Numrat e mëposhtëm thyesorë kthejini në numra të përzier.
18 21 36 28 55 19
7 = ......, 4 =...... , 8 =...... , 13 =...... , 25 =...... , 9 =...... .

7. Numrat e përzier kthejini në numra thyesorë.


1 1 1 1 3
2 3 5 4 2
4 =......, 6 =......, 2 =......, 17 =......, 31 =....... .
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 4 Sillen situata që kanë të bëjnë me pica të
Numrat e përzier dhe thyesat e parregullta. plota e pjesë picash.
Kthimi i thyesave në numra të përzier dhe
anasjelltas.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të
komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematikor, gjuhësor,
shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës, sipas temës mësimore: thyesa të barabarta,
Nxënësi: thjeshtim i thyesave,
 Shkruan thyesa të barabarta me një thyes të dhënë. formë e pathjeshtueshme.
 Përfton thyesa të barabarta me një thyes të dhënë me
shumëzim dhe me pjesëtim.
 Sjell thyesat në trajtë të pathjeshtueshme.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
 libri i nxënësit; ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
komunikimit dhe aftësimin për jetën.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Vizatoj në tabelë figura të ndara në pjesë të barabarta, për shembull, një figurë e ndarë në
katërsh dhe një kopje e së njëjtës figurë e ndarë në tetë pjesë.
1
Ngjyros njërën prej pjesëve të figurës, për shembull: 4 , dhe pyes nxënësit sa nga figura tjetër
duhet ngjyrosur që diagrami të duket i njëjtë. E përsëris këtë edhe për thyesa të tjera.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
2 3
Shkruaj dy thyesa në tabelë 3 dhe 4 . Kërkoj prej nxënësve të thonë një thyesë që
mund të qëndrojë ndërmjet të dyjave. Motivoj nxënësit të thonë se si e bënë zgjedhjen e
tyre.
2 3
 Shkruaj në tabelë pohime, si 3 janë më shumë se 5 . Pyes nxënësit nëse pohimi është i
saktë apo i gabuar dhe se si arrijnë në këtë përfundim.
1
 Shkruaj thyesën në tabelë, 4 . Kërkoj që nxënësit të përdorin murin e thyesave për të
gjetur një thyesë që është e njëjtë. Kujtojmë me nxënësit që këto thyesa quhen thyesa të
barabarta.. Përdor përgjigjet e nxënësve për të shkuar drejt idesë që, thyesat e barabarta
mund të gjenden duke shumëzuar dhe pjesëtuar numëruesin dhe emëruesin me të njëjtin
numër.
12
 Shkruaj thyesën në tabelë, e cila nuk është në trajtë të thjeshtë, për shembull 16 . U kërkoj
nxënësve të thonë thyesa të barabarta duke përdorur murin e thyesave ose çfarëdo
3 6
metode të zgjedhin ata. Nëse asnjëri nuk thotë 4 ose 8 , shikojmë së bashku murin e
thyesave dhe vendosini ato në listë. Pyes nxënësit se cila prej thyesave është më familjare
3
për ta. Sqaroj se 4 është më e lehtë për ta dhe kjo është arsyeja përse preferojmë t'i
shprehim thyesat në mënyrë të thjeshtë, duke përdorur emëruesin më të vogël të
mundshëm.
10
 Shkruaj thyesën në tabelë, 25 dhe u kërkoj nxënësve ta shprehin në trajtën më të thjeshtë.
Motivoj të thonë se si e gjetën përgjigjen, për shembull: "E pjesëtova numëruesin dhe
16
emëruesin me 5". Më pas u jap nxënësve thyesën, 24 , dhe kërkoj ta thjeshtojnë. Pyes
nxënësit se si e gjetën përgjigjen.
 Shumë nxënës janë të prirur të bëjnë më shumë se një pjesëtim. Për shembull, një herë e
pjesëtojnë me 4 dhe më pas me 2. Diskutoj nëse ndonjëri arriti që ta bëjë vetëm me një
veprim dhe nënvizojmë rëndësinë e kryerjes së ushtrimit vetëm me një pjesëtim. U kërkoj
nxënësve të rendisin faktorët e 16-ës dhe 24-ës dhe të tregojnë se cili është faktori më i
madh i përbashkët . Sqaroj se ky është i njëjtë me numrin e përdorur për të thjeshtuar një
thyesë me një veprim.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒ diskutim.)
Nxënësit punojnë tre ushtrimet e faqes së parë dhe ushtrimin 2 ushtrimet në faqen e dytë.
Kontrolloj dhe diskutoj rezultatin.
Vlerësimi: Vlerësoj gjatë gjithë kohës aktivizimin e nxënësve në klasë, si dhe gjetjen e
thyesave të barabarta si dhe thjeshtimin e thyesave.
Detyrat dhe puna e pavarur: Për detyrë shtëpie jepet faqja përkatëse në fletoren e punës si
dhe ushtrimi 3.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 5 Sillen situata që kanë të bëjnë me
Numrat e përzier dhe thyesat e parregullta. krahasimin e thyesave, siç mund të jenë
pjesë të ndryshme të të njëjtës picë apo
Kthimi i thyesave në numra të përzier dhe pjesë të ndryshme të një bashkësie të
anasjelltas caktuar objektesh.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të
komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematikor, gjuhësor,
shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: thyesa të barabarta,
Nxënësi: emërues i njëjtë,
 Krahason thyesat që kanë emërues të njëjtë. numërues i njëjtë,
 Krahason thyesat me numërues të njëjtë. rend rritës,
 Krahason thyesa me emërues dhe numërues të njëjtë. rend zbritës.
 Rendit thyesat sipas një rendi të caktuar.
 Zgjidh ushtrime e problema që kërkojnë krahasimin thyesave.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
 libri i nxënësit; ndërkurrikulare:
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
komunikimit, dhe aftësimin për jetën.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Nxënësit dinë të krahasojnë dy thyesa nga klasat e mëparshme, nxënësit dine të bëjnë krahasimin në të
gjitha rastet e mundshme dhe të përdorin krahasimin e thyesave për të zgjidhur problema të ndryshme.
c. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
1 2 1 5
 Kërkoj nga nxënësit që të krahasojnë thyesat 2 ; 3 ; 4 ; 6 . Kërkoj nga nxënësit që të gjejnë
paraprakisht sh.v.p. (2,3,4,6 ) = 12 dhe nxënësit kthejnë thyesat të gjitha me emërues 12. Pas kësaj
renditja e thyesave është e thjeshtë. Mjafton që të kujtojmë se si i renditim thyesat me emërues të
njëjtë.
 Për të krahasuar shpejt dy thyesa më e mira është tu mësojmë nxënësve rregullën praktike të
1 2
“shumëzimit kryq”. P.sh. për të krahasuar 2 me 3 shumëzojmë 1 x 3 dhe 2 x 2
1 2
Meqë 1 x 3 < 2 x 2 themi që 2 < 3 .
 Nxënësit punojnë ushtrimet 1 e 2 në të dyja faqet.
Në orën që vijon nxënësit punojnë ushtrimet e fletores së punës.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒ diskutim.)
U jap nxënësve të punojnë problemën: Kur kishte edhe 1 orë për të mbaruar xhiroja çiklistike çiklisti A
2 4 11
kishte bërë 3 e rrugës, çiklisti B kishte bërë 5 e rrugës, çiklisti C kishte bërë 15 e rrugës.
Cili nga çiklistët ishte më afër me finishin.
Udhëzoj që nxënësit të bëjnë një skicë për të zgjidhur problemën.
Diskutohet ushtrimi në dërrasë.

Vlerësimi: Vlerësoj gjatë gjithë kohës aktivizimin e nxënësve në klasë, vlerësoj mënyrën se si
nxënësit krahasojnë thyesat në çdo rast si dhe zgjidhjen e situatave problemore që kanë të bëjnë me të.
Detyrat dhe puna e pavarur: Për detyrë shtëpie ushtrimet 3 në të dyja faqet.

Ushtrime për portofolin e nxënësit, për thyesat.


Ushtrime përsëritjeje për thyesat.

1. Për thyesat e mëposhtme shkruani në kllapa njësitë thyesore.


3 1 2 ...... 5 ......
a. 7 ( 7 ) b. 9 ( ...... ) c. 8 ( ...... )
2. Vizatoni një drejtkëndësh dhe ndajeni në 24 pjesë të barabarta. Shkruani thyesën
që tregon si më poshtë duke ngjyrosur në drejtkëndësh.
...... ......
e. gjysma e treçerekut ( ...... ); f. treçereku i gjysmës ( ...... ).

3. Shkruani 4 thyesa të barabarta me:


5 .... .... .... .... 210 .... .... .... ....
8 = .... = .... = .... = .... ( me shumëzim); 840 = .... = .... = .... = .... ( me
pjesëtim)

4. Plotësoni barazimet.
2 ... 5 45 65 13 .... 12 35 ... 72 9
a. 3 = 18 ; b. ... = 36 ; c. 25 = ... ; d. 8 = 96 ; e. 15 = 3 ; g. 56 = ... ;

4 ... 2 14 5 25 ... 36 24 .. .
h. 24 = 6 ; i. 7 = ... ; j. 11 = .... ; k. 9 = 81 ; l*. 16 = 20 ;

5. Shkruani me thyesa dhe qarkoni rastet kur merren thyesa jo të rregullta.


.... .... ....
a. çerekun e çerekut .... ; b. çerekun e treçerekut .... c. dyfishin e çerekut .... ;
.... .... ....
d. trefishin e gjysmës .... ; e. 4-fishin e treçerekut .... ; f. gjysmën e gjysmës ....
6. Numrat e përzier kthejini në numra thyesorë.
1 5 1 21 19
3 1 8 1 2
a. 4 = .......; b. 16 = ........; c. 7 = ........; d. 38 = .........; e. 23 = .............

7. Ktheni në numra të përzier aty ku mundni. Vendos X aty ku nuk mundesh.


31 15 16 17 35 38
8 = ......., 17 = ......., 7 =......, 9 = ........ , 44 = ........ , 14 = .......... .

8. Ktheni në emërues të përbashkët dhe krahasoni thyesat.


2 4 3 5 4 5 2 5
9 …. 7 ; 11 …. 12 ; 13 …. 9 ; 2 3 …. 2 6 ;

9.Krahasoni pa i kthyer në emërues të përbashkët. Arsyetoni.


1 5 3 14 31 4 5 7
a. 2 2 …. 3 ; b. 7 …. 21 ; c. 9 …. 3 9 ; d. 11 …. 12 ;

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 1 Shkruhen në dërrasë një bashkësi
thyesash nga të cilat disa e kanë
Thyesat dhjetore dhe numrat emëruesin 10, 100, 1000.
dhjetorë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e të nxënit:
Përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme ( libra, revista, udhëzues, fjalorë,
enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së
dhënë dhe i klasifikon ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi
(matematikor, gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të
njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës, sipas temës mësimore: thyesa dhjetore,
Nxënësi: numra dhjetorë,
 Kthen numrat dhjetorë në thyesa të thyesa të pathjeshtueshme,
pathjeshtueshme. numra të përzier.
 Shkruan thyesat si numra dhjetorë.
 Shkruan numrat e përzier si numra dhjetorë.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose
 libri i nxënësit; me temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe
 Matematika 6+. të komunikimit,
si dhe aftësimin për jetën.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
1 2 2 5 13 1 17 1 1
Mësuesja shkruan në dërrasë thyesat: 10 ; 3 ; 100 ; 6 ; 100 ; 9 ; 1000 ; 4 ; 2 dhe
kërkon nga nxënësit që të qarkojnë ato që e kanë emëruesin një fuqi të 10-ës.
Thyesa të tilla janë thyesa dhjetore. Ato mund të shkruhen si numra dhjetorë.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Mësuesja dhe nxënësit me anë të pyetje – përgjigjeve shpjegojnë pjesën
teorike të vendosur në hyrje të temës mësimore. Në këtë moment është e
rëndësishme që nxënësit të fiksojnë dy gjërat kryesore që kanë të bëjnë me
këtë mësim:
Kthejnë thyesën dhjetore në numër dhjetor.
Kthejnë numrin dhjetor në thyesë.
Mëuesja shkruan në dërrasë fjalët:
1
gjysma 2 = 0,5
1
çereku 4 = 0,25
3
treçereku 4 = 0,75
Për secilën nga këto fjalë kërkon që të shkruhen në trajtë thyesore she më pas të
shkruhen si numra dhjetorë. Plotësohen në dërrasën e zezë si më lart.
 Nxënësit punojnë individualisht ushtrimin 1, kontrollojnë në dyshe dhe
diskutojnë në klasë. Për secilin rast është e rëndësishme që nxënësit të
tregojnë mënyrën se si vepruan me qëllim që nxënësit të përvetësojnë mirë
mënyrën se si kthehet një numër dhjetor në thyesë dhjetore.
 Ushtrimi 2 është rasti i thyesave që mund të kthehen në thyesa dhjetore dhe
më pas në numra dhjetorë. Pasi janë bërë kthimet mësuesja kërkon nga
nxënësit që të hetojnë, nëse kanë ndonjë të përbashkët emërueset e këtyre
thyesave që mund të kthehen në thyesa dhjetore dhe më pas në numra
dhjetorë. (Emërueset e tyre zbërthehen në faktorë të thjeshtë 2-sha dhe 5-a).
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim.)
Mësuesja u jep nxënësve të punojnë problemën:
Nxënësit punojnë në klasë ushtrimin 3, më pas diskutojnë në çifte dhe pastaj
diskutohet në klasë. Jepet jo vetëm rezultatet, por edhe sqarohet mënyra e
zgjidhjes. Meqë kemi të bëjmë me numra të përzier, pjesa thyesore është një
numër më i vogël se 1, rrjedhimisht edhe numri dhjetor do ta ketë pjesën e plotë
zero. Kështu ju mund ti udhëzoni nxënësit që të shkruajnë si numër dhjetor
1 1
thyesën dhe më pas t’ia shtojnë atë pjesës së plotë. P.sh. 3 4 = 3 + 4 = 3 + 0,25 =
3,25
Diskutohet ushtrimi në dërrasë.
Vlerësimi:
Mësuesja vlerëson se si punojnë nxënësit për të kthyer numrat thyesorë në
dhjetorë dhe anasjelltas. Vlerësohet sidomos argumentimi që bëhet për çdo rast.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepen ushtrime të ngjashme me ushtrimet 2 e 3. Për nxënësit
me një nivel më të lartë jepen ushtrime nga kapitulli I numrave dhjetorë në
matematikën 6+.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI


Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 2 Vizatohen në dërrasë pjesë nga
boshti numerik dhe kërkohet të
Vendvlerat në numrat me presje vendosen në të dy numra me presje.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e të nxënit:
Përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (libra, revista, udhëzues, fjalorë,
enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së
dhënë dhe i klasifikon ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi
(matematikor, gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të
njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës, sipas temës mësimore: numra dhjetorë,
Nxënësi: vendvlera,
 Shkruan dhe lexon numrat dhjetorë. të dhjeta,
 Përcakton pozicionin e numrave dhjetorë në të qindta.
boshtin numerik.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose
libri i nxënësit; me temat ndërkurrikulare
fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe
tabelë e madhe vendvlerash, të komunikimit, si dhe aftësimin
letra milimetrike të ndara në 100 pjesë të për jetën.
barabarta dhe të ngjyrosura,
Matematika 6+.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Mësuesja ka përgatitur paraprakisht disa letra milimetrike të ndryshme të ndara në
100 pjesë të barabarta dhe të ngjyrosura. Ua shpërndan ato disa nxënësve dhe
kërkon nga ata të shkruajnë numrin dhjetor që ato tregojnë. Nxënësit shkruajnë
numrat në tabelën e vendvlerave të ndërtuar paraprakisht në dërrasë. Ata i
shkruajnë dhe i lexojnë ato në të gjitha rastet.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Jepu nxënësve një grup me kartonë vendvlerash ose disa grupe me kartonë
me shifra 0-9 dhe një karton me presje dhjetore. Thuaj numrat dhjetorë dhe
kërkoju nxënësve të tregojnë atë numër.
 Vizato një tabelë vendvlerash në dërrasë. Vendosi numrat në atë tabelë dhe
ndihmoji nxënësit t'i lexojnë me zë. Thuaj një numër dhe kërkoju nxënësve të
ngrihen dhe ta vendosin atë në tabelë.
 Vizato një tabelë horizontale me gjashtë kuti, duke vendosur një presje
dhjetore përpara dy kutive të fundit. Kërkoju nxënësve ta kopjojnë tabelën në
fletore. Sqaroji nxënësit se do të hidhni një gur zari me shifra 0-6 gjashtë herë.
Në secilën radhë, ata do të zgjedhin një kuti për të vendosur numrin që bie.
Numri nuk mund të lëvizet pasi vendoset. Qëllimi është që, pasi të jenë
mbushur gjashtë kutitë, të keni formuar numrin më të madh. Diskutoni me
nxënësit strategjitë që përdorën për të vendosur se në çfarë kutie do ta
vendosnin numrin. Përsëriteni duke u përpjekur të formoni numrin më të vogël.
 Punohet secili prej ushtrimeve 2 e 3 dhe diskutohen ata në dërrasë. Është mirë
që numrat të vendosen në tabelën e vendvlerave dhe për çdo rast tregohet se
si mund ti vendosim ata në boshtin numerik. Pra tregohet pozicioni i tyre në
bosht.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim.)
Nxënësit njihen me njësitë e matjes së gjatësisë dhe lidhjen që ekziston mes tyre.
Mësuesja rikujton secilën prej tyre dhe më pas udhëzon nxënësit për të plotësuar
ushtrimin 4. Nxënësit punojnë individualisht dhe më pas dikutojnë ushtrimet nga a
në d, kurse kërkesën d dhe f e punojnë bashkërisht me mësuesen. Jepet një
ushtrim i ngjashëm me to për të parë se si është përvetësuar.
Vlerësimi:
Mësuesja vlerëson vendosjen e numrave në tabelën e vendvlerave, vlerëson
gjithashtu mënyrën se i lexojnë numrat dhjetorë që janë shkruar, si dhe zbatimin e
njohurive për ta në situata problemore.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepen ushtrimet e mëposhtme, që janë zgjedhur nga
Matematika 6+.
Këto ushtrime kanë ngarkesë për të gjitha nivelet e nxënësve.
1. Vendosni në tabelën e vendvlerave numrat dhjetorë:
0,65; 11,4; 1,79; 107,4; 195,92.
… Qindëshe Dhjetëshe Njëshe , Të dhjeta Të qindta Numri
2.

Shkruani si numra dhjetorë.


28 74 169 298
10 =……. ; 100 =…….; 100 =…….; 100 =…….;
2 60 750 125900
100 =…….; 100 =…….; 10 =…….; 10000 =…….

3. Shkruani si numra dhjetorë numërorët e zbërthyer.


6 9 3 9
a. 3 • 10 + 3• 1 + 10 + 100 =…….; b. 5• 100 + 2 • 10 + 10 + 100 =…….;
4 4 7
c. 5 • 1000 + 3 • 1 + 100 =…….; d. 6 • 1000 + 7 • 1+ 10 + 100 =…….;

4. Numrat e mëposhtëm dhjetorë kthejini në thyesa dhjetore.

0,85 =…….; 0,09 =…….; 1,14 =…….; 270 =…….; 217,41=……. .

4. Shkruani si numërorë me presje.

a. 52 e 3 të dhjeta =…….; b. 21 e 12 të qindta =…….; c. 25 e 9 të dhjeta =…….;


d. 21 të qindta =…….; e. 65 të dhjeta =…….; f. 3458 të qindta =…….;
g. 1403 të dhjeta =…….; h. 102 të qindta =…….; g. 40 të të qindta =…….

5. Tregoni vlerën e shifrës 5 tek numërorët.


415,32; 6,15; 32,59; 254,73; 5437,42.

6. Lexoni në mënyra të ndryshme numërorët.


11,4; 24,31; 0,19; 2,04; 11,04; 13,01; 207,09.
7. Vendosni në boshtin numerik pikat që u përgjigjen numrave:
0,5; 1,4; 3,6; 1,9; 2,7

8. Vendosni në boshtin numerik pikat që u përgjigjen numrave:


0,12; 0,23; 0,14; 0,32.

9. Tregoni si do vepronit për të përcaktuar në bosht pozicionin e


a. 3,12; b. 0, 04; c. 2,14

10. Me shifrat 4, 6, 0, 5 shkruaj numrin më të vogël dhe më të madh me


a. një shifër pas presjes; b. dy shifra pas presjes.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 3 Diskutim mbi vlera numerike të
vendosur a në një tabelë.
Krahasimi i numrave me presje
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në
forma të tjera të komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi
(matematikor, gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të
njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës, sipas temës mësimore: më i madh,
Nxënësi: më i vogël,
 Krahason dy numra dhjetorë. të dhjeta,
 Rendit numrat dhjetorë sipas një rendi të kërkuar. të qindta, etj.
 Rendit në boshtin numerik numra dhjetorë.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera
 libri i nxënësit; ose me temat
 fletorja e punës; ndërkurrikulare
 Matematika 6+, Lidhja me fushën e gjuhës
 tabelë me numra dhjetorë e natyrorë për të dhe të komunikimit, si dhe
improvizuar situatën e të nxënit, kartonë që aftësimin për jetën.
tregojnë numra dhjetorë të shumëllojshëm,
kartonë me tabelë vendvlere,
 kartonë me shifra 0-9 dhe kartonë me presje
dhjetore,
 zare.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Nxënësit ftohen të vështrojnë tabelën që është në hyrje të temës në libër dhe u
lihet kohë për 5 minuta për të shkruar disa fakte që venë re rreth saj.
Diskutohet me nxënësit rreth atyre që kanë shkruar. Mësuesja pret nga nxënësit
që të kapin këtë fakt kryesor: numrat në çdo kolonë, nga lart poshtë vijnë duke u
zvogëluar 10 herë. Tërhiqet vëmendja për numrat në kutinë e ngjyrosur. Vihet re
që ata kanë të njëjtë pjesën e plotë, por tek numri 0,4 kemi 4 të dhjeta dhe tek
numri 0,05 kemi 5 të qindta , kështu që konkludojmë që 0,4 > 0,05.
Më pas sqarohet edhe pozicioni i numrave në boshtin e dhënë në libër dhe bëhet
krahasimi i tyre.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Kërko nga një grup nxënësish të ngrihen në këmbë. Jepi secilit nxënës të
mbajë një karton me numër dhjetor. Kërkoji klasës të udhëzojnë nxënësit e
grupit, në mënyrë që të rendisin numrat sipas rregullit, nga më i vogli tek më i
madhi ose nga më i madhi tek më i vogli. Jepi një nxënësi tjetër një numër
dhjetor dhe thuaji të vendoset në rresht.
 Pyet nxënësit të thonë një numër dhjetor që mund të vendoset në rresht
ndërmjet dy numrave dhjetorë.
 Nxënësit plotësojnë ushtrimet 1 e 2 në libër.
 Si kërkesë shtesë mësuesja mund të kërkojë që në ushtrimin 2 nxënësit të
bëjnë edhe renditjen e tyre.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim.)
Jepu nxënësve disa kartonë të përzgjedhur që tregojnë numra dhjetorë dhe
thyesa. U thoni t’i rendisin nga më e madhja tek më e vogla ose e anasjella.
Inkurajoni nxënësit të shpjegojnë se si menduan ata dhe si i krahasuan thyesat
dhe numrat dhjetorë.
Më pas nxënësit punojnë ushtrimin 3 dhe korrigjojnë njëri tjetrin. Mësuesja ndjek
nxënësit teksa punojnë, udhëzon ata dhe u jep këshillat përkatëse . Diskutojnë
ushtrimin në klasë.
Vlerësimi:
Mësuesja vlerëson gjatë gjithë kohës aktivizimin e nxënësve në klasë, mënyrën se
si krahasojnë dhe renditin numrat dhjetorë.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepen ushtrime të ngjashme me ato të librit ose ushtrime nga
Matematika 6+, të cilat kanë një nivel më të lartë vështirësie.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 4 Situatë problemore që ka të bëjë me
rrumbullakimin.
Rrumbullakimi i numrave dhjetorë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në
forma të tjera të komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi
(matematikor, gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të
njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës, sipas temës mësimore: më i madh,
Nxënësi: më i vogël,
 Krahason dy numra dhjetorë. të dhjeta,
 Rendit numrat dhjetorë sipas një rendi të të qindta, etj.
kërkuar.
 Rendit në boshtin numerik numra dhjetorë.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose
 libri i nxënësit; me temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe
 Matematika 6+; të komunikimit,
 kartonë që tregojnë numra dhjetorë të si dhe aftësimin për jetën.
shumëllojshëm, kartonë me tabelë vendvlere;
 me shifra 0-9 dhe kartonë me presje dhjetore;
 zare.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Improvizohet kjo situatë problemore: “Një zotëri bleu 1,4 kg mollë dhe tha që
kishte blerë rreth 2 kg mollë. Si mendoni a ka të drejtë zotëria?
Ndërtohet një bosht numerik dhe ndahet njësia nga 1 deri në 2 në dhjetë pjesë të
barabarta. Vendoset aty numri 1,4. Nxënësit shohin që ajo është më afër numrit 1
sesa numrit 2.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Nxënësit orientohen që të studiojnë librin në pjesën sqaruese teorike. Ata
njihen aty me raste kur rrumbullakimi bëhet me të tepërt ose me të metë.
 Pasi janë sjellë e diskutuar shembuj të bollshëm, mësuesja udhëzon nxënësit
që të bëjnë rrumbullakimet e ushtrimeve 1 e 2. Diskutohen ushtrimet në
dërrasë.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
punë në çift ‒ diskutim.)
Më pas nxënësit punojnë ushtrimin 3 dhe e diskutojnë atë me njëri-tjetrin.
Mësuesja ndjek nxënësit teksa punojnë, udhëzon ata dhe u jep këshillat përkatëse
.
Ky ushtrim është një ushtrim i mirë për të hetuar njëkohësisht edhe renditjen e
numrave dhjetorë të marrë në mësimin e kaluar. Nëpërmjet tij hetojmë edhe se si
e kanë përvetësuar nxënësit temën e re. Diskutojnë ushtrimin në klasë.
Vlerësimi:
Mësuesja vlerëson aktivizimin për rrumbullakimin dhe renditjen e numrave
dhjetorë.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepet faqja përkatëse në fletoren e punës si dhe ushtrime nga
Matematika 6+, të cilat kanë një nivel më të lartë vështirësie.
Disa ushtrime referuese detyrë shtëpie për nxënësit e një niveli më të lartë.

1. Rrumbullakoni në numrin natyror më të afërt.


a. 38,57 ≈ .......; b. 12,24 ≈ .......; c. 28,73 ≈ .......; d. 14,99 ≈ .......;

2. Rrumbullakoni në të dhjetën më të afërt.


a. 21,19 ≈ .......; b. 23,74 ≈ .......; c. 325,95 ≈ .......; d. 11,97 ≈ .......;

3. Cilat shifra duhet të vendosni në vend të kutisë, që të kenë vend


rrumbullakimet?
a. 1,6 □ ≈ 1,7; b. 2,2 □ ≈ 2,3; c. 21,□ ≈ 22; d. 24,□ ≈ 24;
{.....................} {.....................} {.....................} {.....................}

4. Vendosni në bashkësi, në rendin rritës, të gjithë numrat me një shifër pas


presjes, që japin rrumbullakimet më poshtë.
a. □ ≈ 28; b. □ ≈ 200;
{..........................................} {..........................................}

5. Vendosni në bashkësi më të voglin dhe më të madhin numër me dy shifra pas


presjes, që kur rrumbullakohen në të dhjetën më të afërt, japin.
a. □ ≈ 11,7; b. □ ≈ 5,8; c. □ ≈ 2,5;
{.....................} {.....................} {.....................}
Vlerësimi:
Nxënësit vlerësohen për mënyrën e shpejtë e të saktë në kryerjen e
rrumbullakimeve.

Ora që vijon është një orë mësimore ushtrimore.


Rezultatet e të nxënit janë po ato të orës që ka kaluar, por nxënësit ushtrohen me
rrumbullakimin dhe zbatimin e tij në ushtrime e problema.
Sugjerohet që nxënësit pasi të kenë punuar në shtëpi ushtrimet e sugjeruara më
lart, ti kushtohet një rëndësi e veçantë teknikave dhe mënyrave se si ata kanë
vepruar për ti zgjidhur ato. Nxënësit punojnë individualisht dhe marrin vlerësimin
përkatës.
Në përmbyllje të kësaj ore mësimore është shumë e rëndësishme që trajtohen edhe
këto pyetje vlerësuese përmbyllëse për këtë pjesë të numrave dhjetorë.
Pyetje vlerësuese
Cila është vlera e shifrës në këtë numër …..?
Si e lexoni këtë numër ……?
Kur rendisni numrat dhjetorë, çfarë shihni në fillim? Më pas çfarë bëni?
Cilët numra janë më të vështirë për t’u renditur për ju? Përse?
A mund të më thoni një numër ndërmjet 3,2 dhe 3,3? Sa përgjigje mendoni se ka kjo
pyetje?
A mund të mësoni dikë se si të rrumbullakojë numrat në të dhjetën dhe të qindtën
më të afërt?

Gabime dhe keqkuptime të zakonshme:


Ka shumë gabime të zakonshme rreth konceptit të numrave dhjetorë. Disa nxënës i
shohin numrat pas presjes dhjetore si pasqyrë të numrave përpara, duke menduar
për 34,56 si “tridhjetë e katër pikë pesëdhjetë e gjashtë”. Kjo çon në krahasime të
pasakta të numrave, si për shembull, në rastin kur nxënësi krahason 34,56 me 34,7
do të mendojë se 34,56 është më e madhe, pasi “pesëdhjetë e gjashta është më e
madhe se shtata”. Për të shmangur këtë është e rëndësishme të përdoret tabela e
vendvlerave ose kartonët e numërimit për të theksuar vlerën e shifrave në numër
dhe për t’u praktikuar për t’i thënë saktë numrat. Një tjetër gabim i zakonshëm ndodh
me vargjet e numrave dhjetorë, për shembull “0,6; 0,7; ...”Kur arrijnë në 0,9, nxënësit
vazhdojnë shpesh me 0,10, duke pasur në mend linjën e mendimit “nëntë të dhjetat
pastaj dhjetë të dhjetat”. Duhet shpenzuar kohë për t’u shpjeguar nxënësve se çfarë
kuptohet me dhjetë të dhjetat dhe diagramet ndihmojnë shumë për këtë. Përdorimi i
tabelës së vendvlerave do të tregojë se si 0,1 është e njëjtë me 0,10.

Trupat gjeometrikë.
 përshkruan dhe përfytyron elementët e trupave gjeometrikë;
 përfytyron trupat gjeometrikë nëpërmjet vizatimit të figurave gjeometrike;
 përfytyron trupat gjeometrikë nëpërmjet vizatimit të figurave gjeometrike;
 lidh trupat gjeometrikë me hapjen e tyre.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Trupat gjeometrikë Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 1 Situatë problemore që ka të bëjë më
trupa gjeometrikë.
Trupat gjeometrikë dhe elementet
e tyre
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në
forma të tjera të komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi
(matematikor, gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të
njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës, sipas temës mësimore: Trup,
Nxënësi: kub,
 Përshkruan dhe përfytyron elementët e trupave forma kubike,
gjeometrikë. piramidë,
 Përfytyron trupat gjeometrikë nëpërmjet prizëm,
vizatimit të figurave gjeometrike. prizëm trekëndor,
cilindër,
faqe,
kulm,
brinjë.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera
 libri i nxënësit; ose me temat
 fletorja e punës; ndërkurrikulare
 Matematika 6+; Lidhja me fushën e vizatimit,
 një numër i madh trupash gjeometrikë të si dhe aftësimin për jetën.
ndryshëm që duhen shqyrtuar: mund të
përfshijmë edhe mjete të përditshme si kutitë e
ushqimit, kartonë që tregojnë emrat e trupave;
 blloqe dhe kuba;
 letra;
 ngjitës;
 gërshërë.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Shfaqni përpara nxënësve një larmi trupash gjeometrikë. Mund të përfshini edhe
mjete të përditshmërisë (kuti të ndryshme). Kërkojuni nxënësve të emërtojnë trupin
që njohin. Vendosni në tavolinë kartonët me emrat e trupave dhe u kërkoni
nxënësve të vendosin kartonin e duhur pranë trupit. Pyesni nxënësit nëse mund të
kujtojnë ndonjë objekt tjetër të zakonshëm që mund t’i shtohet secilit grup trupash.
Ngrini një trup dhe mbajeni që nxënësit ta shohin. Kërkojuni nxënësve të
identifikojnë një brinjë dhe një kulm. Bëni pyetje si: Sa faqe ka ky trup? Çfarë
figure është kjo faqe?
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Fshihni një trup pas një perdeje, si për shembull, një libër të hapur.
Përshkruajeni trupin për fëmijët duke u treguar se sa faqe ka dhe çfarë figurash
janë faqet. Pyesni nxënësit që të marrin me mend se çfarë trupi është?
Përsëriteni duke e bërë të njëjtën gjë me një nxënës që fsheh një trup dhe
nxënësit e tjerë që përpiqen ta gjejnë.
 Si më parë, fshihni një trup. Nxisni nxënësit të pyesin për trupin gjeometrik,
pyetje të cilave mund t’u përgjigjeni me po ose jo, si për shembull, “A ka pesë
faqe”. Pas çdo pyetjeje, nxënësit mund të supozojnë se çfarë trupi është.
Përsëriteni, këtë herë të njëjtën gjë duke e bërë me një nxënës që fsheh trupin
dhe nxënësit e tjerë që përpiqen ta zbulojnë.
 Tregojuni nxënësve një numër formash prizmash dhe piramidash. Kërkojuni t’i
ndajnë figurat në dy kategori dhe t’i emërtojnë ato.
 Pyesni nxënësit të përshkruajnë karakteristikat e përgjithshme të një prizmi, për
shembull; dy faqe të kundërta të barabarta; dhe të një piramide.
 Nxënësit punojnë ushtrimet 1 në të dyja faqet.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
punë në çift ‒ diskutim.)
Nxënësit punojnë ushtrimet nga 2 deri në 8 dhe më pas i diskutojnë ato në çifte
dhe pastaj në klasë. Pasi nxënësit diskutojnë lidhur me trupat gjeometrikë në
ushtrimet përkatëse, bëjnë edhe një klasifikim të tyre sipas llojit, në shumëfaqësha
dhe në trupa rrotullimi.
Vlerësimi:
Mësuesja vlerëson aktivizimin e nxënësve teksa i japin përgjigje pyetjeve lidhur me
trupat gjeometrikë.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepet faqja përkatëse në fletoren e punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI


Tematika: Trupat gjeometrikë Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 2 Situatë problemore që ka të bëjë
më trupa gjeometrikë.
Trupat gjeometrikë dhe hapja e tyre
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në
forma të tjera të komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi
(matematikor, gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të
njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës, sipas temës mësimore: trup,
Nxënësi: kub,
 Përfytyron trupat gjeometrikë nëpërmjet vizatimit forma kubike,
të figurave gjeometrike. piramidë,
 Lidh trupat gjeometrikë me hapjen e tyre prizëm,
prizëm trekëndor,
cilindër,
faqe,
kulm,
brinjë,
hapje trupash.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera


 libri i nxënësit; ose me temat
 fletorja e punës; ndërkurrikulare
 Matematika 6+, Lidhja me fushën e
 një numër i madh trupash gjeometrikë të vizatimit,
ndryshëm që duhen shqyrtuar: mund të përfshijmë si dhe aftësimin për jetën.
edhe mjete të përditshme si kutitë e ushqimit,
kartonë që tregojnë emrat e trupave, blloqe dhe
kuba, letra, ngjitës, gërshërë;
 trupa gjeometrikë të hapur.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Merrni dy kuti identike , njërën nga ato të hapur dhe tjetrën jo të hapur. Tregojini
ato para nxënësve dhe kërkoni nga ata të tregojnë se çlidhje mund të kenë ato.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Pyesni nxënësit se çfarë kuptojnë me “hapjen” e një trupi. Zhvilloni përgjigjet e
tyre deri sa të arrini në një përkufizim përfundimtar.
 Shihni hapjet e trupave të ndryshëm (si ato në faqen përkatëse të Librit të
Nxënësit) dhe kërkojuni nxënësve të emërtojnë trupat që do të formonte secila
hapje. Inkurajoni nxënësit të shpjegojnë se si e kuptojnë se çfarë trupi do të
krijohet.
 Nxënësit lidhin trupat gjeometrikë me hapjen e tyre në ushtrimet 1 e 2.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
punë në çift ‒ diskutim.)
Nxënësit punojnë ushtrimet 1 e 2 në faqen tjetër dhe diskutohen ato në klasë.
Kujtoni nxënësit se hapja është paraqitja në plan e një trupi. Nëse është e
nevojshme, priteni një kub dhe hapeni për t’u treguar hapjen. Diskutoni në klasë
ushtrimet për zgjidhjen e problemave dhe inkurajoni nxënësit të shpjegojnë se si
arritën tek përgjigjet.
Në fund të kësaj ore bëhen edhe këto pyetje vlerësuese:
Pyetjet Vlerësuese:
Si mund t’i klasifikoni këto trupa në grupe? Cilët janë kriteret për secilin nga grupet
tuaja?
Sa faqe/brinjë/kulme ka ky trup?
A mund të ma përshkruani këtë trup?
A mund të më vizatoni një hapje për një prizëm/piramidë trekëndore?
Si do të dukej ky trup i parë nga para? A do të duket i njëjte i parë anash ose nga
prapa?
Përse po ose përse jo?
Vlerësimi:
Mësuesja vlerëson aktivizimin e nxënësve teksa i japin përgjigje pyetjeve lidhur me
trupat gjeometrikë dhe hapjen e tyre.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepet faqja përkatëse në fletoren e punës.

Gabime dhe keqkuptime të zakonshme


Disa nxënës mund ta kenë të vështirë me terminologjinë e përdorur për elementët e
trupave gjeometrikë. Përdorni rregullisht terminologjinë e saktë duke bërë lojëra që i
përfshijnë ato në përshkrimin e trupave ose në dëgjimin e përshkrimeve për të
identifikuar trupat.
Disa nxënës mund ta kenë të vështirë për t’i vizatuar me saktësi hapjet e trupave.
Ndihmoni nxënësit që të përdorin vizoret dhe mjetet e tjera.
Nxënësit vuajnë me pamjet e ndryshme të objekteve, veçanërisht kur janë duke
punuar në letër dhe jo me forma reale. Ndihmojini duke u ofruar forma në mënyrë që
t’i shikojnë nga anë dhe këndshikime të ndryshme . Sa më shumë praktikë të bëjnë
aq më shumë të sigurt do të jenë.

Statistikë
Shkathtësitë për realizimin e kompetencave për këtë tematikë
Nxënësi:
- Grumbullon të dhëna të thjeshta nga jeta reale dhe i paraqet me diagrame të
ndryshme dhe tabela.
- Interpreton të dhëna të thjeshta, të gatshme, të marra nga grafikë të jetës reale.

Zhvillimi i koncepteve dhe njohurive për këtë pjesë të statistikës.


Nxënësit do të përsërisin atë që tashmë e kanë mësuar mbi organizimin e të
dhënave, duke përdorur tabelat e dendurive (me ose pa kolonë për shënjuesit) dhe
duke e zhvilluar këtë për të vizatuar tabela për të dhënat e fshehta të grupuara. Më
pas do të përsërisin grafikët me vijë bazë dhe do të vizatojnë dhe interpretojnë
grafikët me vijë përpara se të kalojnë tek një pjesë më kritike e grafikëve të
pazakonshëm, si ato që përdoren në media për të tërhequr vëmendjen dhe
shpalosur të dhënat e jetës së vërtetë.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Statistikë Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 1 Situatë paraprake studimi i masave
të nxënësve në klasat e gjashta ose
Statistikë në klasën tënde.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në
forma të tjera të komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përdor grafikët për përshkrimin dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme duke e
menduar matematikën si pjesë e kulturës njerëzore.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës, sipas temës mësimore: tabela e dendurive,
Nxënësi: sasia,
 Grumbullon, organizon, paraqit dhe interpreton totali,
të dhënat në tabela, grafikë dhe diagrame denduria e grumbulluar.
 Përdor tabelat e dendurisë për të organizuar të
dhënat e fshehura e të grupuara.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera
libri i nxënësit; ose me temat
fletorja e punës; ndërkurrikulare
Matematika 6+; Lidhja me fushën e gjuhës
Kartonë me informacion. dhe komunikimit.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Nxënësit plotësojnë ushtrimet 1 e 2 në libër duke kujtuar paraprakisht se si mund
të ndërtojnë një tabelë dendurish. Më pas plotësohet faqja përkatëse në fletoren e
punës.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
Mësuesja ka marrë paraprakisht të dhënat për masat e nxënësve të klasave të
gjashta. Ajo i ka shkruar ato në një karton të madh dhe i shfaq para nxënësve
duke kërkuar një ide se si mund t’i grupojnë ato për ti paraqitur vetëm me anë të
një tabele të shkurtër.
Nxënësit japin përgjigje të ndryshme dhe mësuesja udhëzon.
Kërkohet nga nxënësit që të plotësojnë dy tabelat në libër. Është mirë që nxënësit
të ndahen në dy grupe dhe njëri plotëson tabelën e parë dhe tjetri tabelën e dytë.
Pasi nxënësit kanë plotësuar tabelat mësuesja diskuton lidhur me avantazhet dhe
disvantazhet e paraqitjes së të dhënave me tabelën e parë dhe me tabelën e dytë.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
punë në çift ‒ diskutim.)
Nxënësit punojnë ushtrimin 1 në libër dhe e diskutojnë atë në klasë.
Më pas punojnë në çifte duke i drejtuar njëri- tjetrit pyetje dhe duke i dhënë
përgjigjet përkatëse lidhur me këtë ushtrim.
Vlerësimi: Mësuesja vlerëson mënyrën se si bëjnë grupimin e të dhënave në
tabelat e dendurive dhe se si i japin përgjigje pyetjeve lidhur me tabelën e
dendurisë të dhënë në libër.
Detyrat dhe puna e pavarur: Për detyrë shtëpie jepet faqja përkatëse në fletoren
e punës.

Ora që vijon është një orë ushtrimesh. Nxënësit punojnë individualisht ose në dyshe
dhe i japin përgjigje ushtrimeve nga 1 deri në 4.
Për këtë orë mësimore mësuesja ka marrë informacion për gjatësitë e nxënësve në
klasat e gjashta, ose në dy klasa të gjashta nëse janë shumë klasa dhe ua jep të
printuar secilit çift nxënësish. Ata paraqesin të dhënat dhe i drejtojnë pyetje njëri-
tjetrit.
Fusha: Lënda: Matematikë Shkalla: Klasa: VI
Matematikë III
Tematika: Statistikë Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 2 Situatë paraprake studimi i
masave të nxënësve në
Klasifikimi dhe grupimi i të dhënave klasat e gjashta ose në
klasën tënde.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në
forma të tjera të komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përdor grafikët për përshkrimin dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme duke e
menduar matematikën si pjesë e kulturës njerëzore.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës, sipas temës mësimore: tabela e dendurive,
Nxënësi: sasia,
 Grumbullon, organizon, paraqit dhe totali,
interpreton të dhënat në tabela, grafikë dhe denduria e grumbulluar.
diagrame.
 Përdor tabelat e dendurisë për të organizuar
të dhënat e fshehura e të grupuara
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose
 libri i nxënësit; me temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe
 Matematika 6+. komunikimit.
 Kartonë me informacion.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Nxënësit plotësojnë ushtrimet 1 e 2 në libër duke kujtuar paraprakisht se si mund
të ndërtojnë një tabelë dendurish. Më pas plotësohet faqja përkatëse në fletoren e
punës.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Mësuesja ka marrë paraprakisht të dhënat për masat e nxënësve të klasave të
gjashta. Ajo i ka shkruar ato në një karton të madh dhe i shfaq para nxënësve
duke kërkuar një ide se si mund t’i grupojnë ato për ti paraqitur vetëm me anë
të një tabele të shkurtër. Nxënësit japin përgjigje të ndryshme dhe mësuesja
udhëzon.
 Kërkohet nga nxënësit që të plotësojnë dy tabelat në libër. Është mirë që
nxënësit të ndahen në dy grupe dhe njëri plotëson tabelën e parë dhe tjetri
tabelën e dytë. Pasi nxënësit kanë plotësuar tabelat mësuesja diskuton lidhur
me avantazhet dhe disvantazhet e paraqitjes së të dhënave me tabelën e parë
dhe me tabelën e dytë.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
punë në çift ‒ diskutim.)
Nxënësit punojnë ushtrimin 1 në libër dhe e diskutojnë atë në klasë.
Më pas punojnë në çifte duke i drejtuar njëri- tjetrit pyetje dhe duke i dhënë
përgjigjet përkatëse lidhur me këtë ushtrim.
Vlerësimi:
Mësuesja vlerëson mënyrën se si bëjnë grupimin e të dhënave në tabelat e
dendurive dhe se si i japin përgjigje pyetjeve lidhur me tabelën e dendurisë të
dhënë në libër.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepet faqja përkatëse në fletoren e punës.

Shënim: Në orën mësimore që vijon nxënësit punojnë individualisht me ushtrimet që


janë në libër. Materiali lidhur me targat kërkon kohë, kështu që mësuesja, pasi u jep
nxënësve kohën e mjaftueshme për të punuar, diskuton me ata ushtrimet 1-3.
Nxënësit punojnë në dyshe ushtrimin 4,ndërkohë mësuesja shkruan në dërrasë të
dhënat e një studimi statistikor të cilin e ka parapërgatitur, për tua dhënë detyrë
shtëpie.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Statistikë Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 3 Grup revistash apo gazetash për të
numëruar fjalët e një teksti të
Paraqitja grafike e të dhënave në caktuar.
një studim statistikor
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në
forma të tjera të komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi
(matematikor, gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të
njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës, sipas temës mësimore: denduri,
Nxënësi: diagram me shtylla,
 Nxënësi paraqet me histogramë të dhënat e boshti i dendurive,
një studimi statistikor dhe shpjegon mënyrën etj.
se si ka vepruar për ti ndërtuar.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose
 libri i nxënësit; me temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën gjuhës dhe
 Matematika 6+; komunikimit , si dhe aftësimin
 gazeta; për jetën.
 revista.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Ndani klasën në grupe. Jepi secilit grup nga një përzgjedhje të shkurtër tekstesh
nga revistat ose gazetat. Vendosi të numërojnë dhe mbledhin numrin e
shkronjave në çdo fjalë të artikullit dhe më pas vizato një tabelë dendurish të të
grupuara për të treguar të dhënat. Pasi ta keni bërë këtë, vendosi të vizatojnë një
grafik me sshtylla për të treguar të dhënat.
Nëse nxënësit kanë vështirësi me konceptin e dendurisë së grupuar, vijoni me
ushtrime praktike, të tilla si numërimi i shkronjave në emrin e secilit nxënës apo
hedhjen e gurit të zarit disa herë dhe duke shënuar rezultatin.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Njërin nga studimet statistikore së bashku me tabelën përkatëse të dendurive
paraqiteni në dërrasë. Më pas lejoni nxënësit të studiojnë tabelën e dendurive
së bashku me diagramin e të dhënave që kanë në ushtrimin e zgjidhur në
pjesën shpjeguese të librit duke kërkuar nga ata të bëjnë shpjegime
përkatëse.
 Më pas ndërtohet në fletoren e punës grafiku i cili ka lidhje me ushtrimin 1 në
librin e nxënësit.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.(punë individuale,
diskutim)
Nxënësit ndërtojnë grafikun për ushtrimin 2 në fletoren e punës. Diskutojnë të
dhënat e tabelës dhe shpjegojnë se si kanë vepruar.
Vlerësimi:
Mësuesja vlerëson aktivizimin e nxënësve teksa i japin përgjigje pyetjeve lidhur
me ndërtimin e grafikëve për të dhënat statistikore si dhe interpretimin e tyre.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepen ushtrime nga Matematika 6+ që kanë të bëjnë me
statistikën.
Mësuesja udhëzon nxënësit të numërojnë personat që hyjnë në një supermarket
apo kalojnë në rrugë, çdo 10 minuta, për 1 orë. Të dhënat do t’i hedhin në një
tabelë, pasi do të shfrytëzohen orën e ardhshme.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Statistikë Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 4 Të dhëna të regjistruara për një
periudhë të caktuar kohe të cilat
Paraqitja grafike e të dhënave me duhen paraqitur.
vijë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në
forma të tjera të komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi
(matematikor, gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të
njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalë kyç:
të fushës, sipas temës mësimore: denduri,
Nxënësi: diagram me vija,
 Paraqet me vijë ndryshimin e të dhënave ndryshim të dhënash,
për një periudhë të caktuar kohe për një etj.
madhësi të dhënë.
 Lexon dhe jep të dhëna nga grafiku lidhur
me madhësinë të cilës i është bërë matja.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e fizikës, si dhe
 Matematika 6+; aftësimin për jetën.
 tabelë të dhënash të matura për një
periudhë të caktuar kohe.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Mësuesja ka ndërtuar paraprakisht një tabelë e cila mbështet pjesën shpjeguese të
librit dhe më pas ndërton në dërrasë duke u dhënë nxënësve shpjegimet
përkatëse, grafikun me vijë.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Gjatë pjesës shpjeguese mësuesja duhet të ketë kujdes që t’u shpjegojë
nxënësve që periudhat kohore paraqiten përgjatë boshtit të x-ve. Gjatë boshtit
vertikal paraqiten të dhënat që janë matur. Për të ndërtuar grafikun, si fillim
ndërtohen pikat dhe pastaj bashkohen ato. Për sa i përket leximit, ai lexohet
njëlloj si diagram me shtylla. Grafiku pas pjesës shpjeguese është ndërtuar dhe
nxënësit duhet ta lexojnë atë.
 Ata duhet të japin përgjigje pyetjeve nga 1 deri në 4.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim në dyshe ‒ konkluzione.)
Nxënësit punojnë ushtrimin 5, i cili mbështetet gjithashtu tek grafiku i dhënë, e
diskutojnë atë në dyshe dhe më pas japin konkluzionet përkatëse.
Vlerësimi:
Mësuesja vlerëson leximin e saktë të grafikëve me vija që janë paraqitur në libër.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepet faqja përkatëse në fletoren e punës.
Shënim: Në temat “Përsëri me grafikët” dhe “Grafikë të veçantë” ora mësimore
zhvillohet e tëra mbi bazën e diskutimeve në formën: “Pyetje - përgjigje” ndërkohë që
mësuesja ndërhyn për tu dhënë nxënësve mundësinë që të shpjegojnë përgjigjet e
tyre. Përveç grafikëve që jepen në libër mësuesja duhet të parapërgatitë grafikë që
tregojnë një madhësi të caktuar të matur dhe tu japë mundësinë nxënësve që të
lexojnë sa më shumë grafikë.
Duhet të keni parasysh që për realizimin sa më të mirë të këtyre temave duhet që tu
jepni nxënësve mundësinë për të mbledhur të dhëna për veten dhe jetën në shkollë
që t'i paraqesin duke përdorur grafikë.
Lejoni nxënësit të punojnë në grupe për të mbledhur shembuj të grafikëve të veçantë
nga burime të jetës së vërtetë dhe krijoni një poster që i tregon ato. I inkurajoni të
bisedojnë për atë se çfarë tregon grafiku dhe përse është i veçantë.
Tema mbi grafikët e veçantë është një ushtrim argëtues i bazuar në lartësitë e
godinave më të larta në botë (deri në vitin 2012). Pasi t'i keni diskutuar pyetjet, lërini
nxënësit të vizatojnë vetë një grafik të kullave më të gjata të botës në faqen
përkatëse të Fletores së Punës. Jepu shansin t'ia tregojnë njëri-tjetrit grafikët e
plotësuar.

Disa pyetje vlerësuese që mund të bëni teksa jeni duke punuar me këtë pjesë
të statistikës janë këto:
Si mund t'i grupojmë këto të dhëna?
Si mund ta quajmë këtë grafik?
Çfarë emërtimesh duhet t'u vendos boshteve?
A mund të më thoni tre fakte që i dini nga ky grafik?
A mund të ndërtoni një pyetje që mund të marrë përgjigje nga ky grafik?
Cili prej këtyre grafikëve i tregon më mirë të dhënat? Përse?
Çfarë këshillash do t'i jepnit dikujt për të vizatuar këtë grafik?

Gabime dhe keqkuptime të zakonshme:


Nxënësit mund të kenë vështirësi të zgjedhin grupet e përshtatshme dhe me
madhësi të barabartë për të dhënat. Ndihmojini duke u thënë të shikojnë madhësinë
e numrit, për shembull, 1 ‒ 12, dhe më pas ta pjesëtojnë me një faktor për të bërë
grupe të barabartë.
Bëjeni të qartë se nuk doni as shumë pak, as shumë grupe.
Disa nxënës mund të bëjnë gabime në paraqitje kur vizatojnë grafikët. Për shembull,
gabime si mosemërtimi i boshteve apo mosvendosja e titullit të grafikut.
Diskutoni me nxënësit se përse është e rëndësishme t'i plotësojnë ato. Do të ishte e
dobishme sikur të kishit një listë të gjërave që duhen bërë me grafikët e vendosur në
klasë.

Shtyni nxënësit të interpretojnë grafikët në mënyrë kritike dhe të kuptojnë kur ata
janë paraqitur qëllimisht për t'i ngatërruar. Një mënyrë për të mbështetur nxënësit
është tregimi i shembujve të grafikëve që përdoren në gazeta etj., dhe të reflektojmë
mbi ato që na thonë.

Shënim: Pas këtyre orëve plotësohet edhe sasia e orëve mësimore e programuar
për tremujorin e parë.

Në këtë tremujor nxënësit testohen për:


1. shkrimin e leximin e numrave natyrorë;
2. rrumbullakimin dhe krahasimin e numrave natyrorë;
3. veprime me numrat natyrorë;
4. pjesëtuesit e shumëfishat e një numri. kriteret e plotpjesëtimit;
5. njësitë e matjes së kohës dhe veprime e to;
6. numrat thyesorë, renditje krahasim, shkrim t ë numrave të përzier në thyesa
dhe anasjelltas;
7. shkrim, lexim, krahasim dhe rrumbullakim të numrave dhjetorë;
8. trupat gjeometrikë dhe elementet e tyre;
9. ushtrime mbi klasifikimin, grupimin dhe paraqitjen e të dhënave.
Tremujori i dytë.
Numrat dhjetorë dhe veprime me ta.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri. Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 1 Situatë problemore që ka të bëjë
me numrat dhjetorë.
Mbledhja e zbritja e numrave
dhjetorë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Zgjidhja problemore:
Përdor simbole dhe fakte për zgjidhjen problemore që lidhen me numra thyesorë
dhe dhjetorë; demonstron marrëdhëniet ndërmjet numrave; përzgjedh dhe zbaton
strategji të përshtatshme për zgjidhjen e problemave.
Kompetenca e të menduarit:
Organizon lidhjen konceptuale të njohurive.
Kompetenca personale:
Demonstron pavarësi në mendime dhe veprime.
Kompetenca digjitale:
Përdor makina llogaritëse për verifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të
ndërlikuara matematikore.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalë kyç:
të fushës, sipas temës mësimore: mbledhje,
Nxënësi: zbritje,
 Mbledh dhe zbret numra dhjetorë me pjesë dhjetore.
numër të ndryshëm shifrash pas presjes
dhjetore.
 Zbaton njohuritë për mbledhjen e zbritjen e
numrave dhjetorë në zgjidhjen e
problemave.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose
 libri i nxënësit; me temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhë dhe të
 Matematika 6+. komunikimit si dhe aftësimin për
jetën.

Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve


Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Kujtohet veprimi i mbledhjes, kufizat e veprimit, si dhe vetitë e tij në bashkësinë e
numrave natyrorë. Mësuesja shkruan në dërrasë në shtyllë disa mbledhje e zbritje
në shtyllë me numra treshifrorë, 4- shifrorë. Nxënësit kryejnë veprimet.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Për të mbledhur e zbritur numra dhjetorë mësuesja vendos tek veprimet me
numra natyrorë, presje në mënyrë që presja të jetë nën presje dhe i kryen
veprimet me numra me presje.
 Përsërit të njëjtën gjë me numra me presje që nuk kanë të njëjtin numër
shifrash pas presjes. Udhëzon nxënësit që në këtë rast pjesa pas presjes
plotësohet me zero dhe veprimet kryhen njësoj si tek numrat natyrorë. Nxënësit
plotësojnë individualisht ushtrimin 1 e 2 dhe i diskutojnë ato në klasë.
 Ushtrimi 3 kërkon që nxënësit të zgjidhin ekuacionet, pasi tek secili kemi një
numër që mungon. Para se të bëhet zgjidhja e tij nxënësit kujtojnë veprimin e
kundërt të një veprimi të dhënë.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim në dyshe ‒ konkluzione.)
Nxënësit punojnë individualisht, diskutojnë në dyshe dhe japin përgjigjen e
ushtrimit. Udhëzohen nxënësit që të krijojnë ushtrime të ngjashme në çifte dhe ia
japin ato njëri- tjetrit.
Vlerësimi:
Mësuesja vlerëson mbledhjen e zbritjen e saktë të numrave dhjetorë me numër të
ndryshëm shifrash pas presjes.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepet faqja përkatëse në fletoren e punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI


Tematika: Numri. Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 2 Lidhja e veprimeve me shprehje që
tregojnë veprime matematike.
Ushtrime me mbledhje e zbritje
numrash dhjetorë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Zgjidhja problemore:
Përdor simbole dhe fakte për zgjidhjen problemore që lidhen me numra dhjetorë;
demonstron marrëdhëniet ndërmjet numrave; përzgjedh dhe zbaton strategji të
përshtatshme për zgjidhjen e problemave.
Kompetenca e të menduarit:
Organizon lidhjen konceptuale të njohurive.
Kompetenca personale:
Demonstron pavarësi në mendime dhe veprime.
Kompetenca digjitale:
Përdor makina llogaritëse për verifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të
ndërlikuara matematikore.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës, sipas temës mësimore: mbledhje,
Nxënësi: zbritje,
 Mbledh dhe zbret numra dhjetorë me numër të pjesë dhjetore.
ndryshëm shifrash pas presjes dhjetore.
 Zbaton njohuritë për mbledhjen e zbritjen e
numrave dhjetorë në zgjidhjen e problemave.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera
 libri i nxënësit; ose me temat
 fletorja e punës; ndërkurrikulare
 Matematika 6+. Lidhja me fushën e gjuhës
dhe të komunikimit si dhe
aftësimin për jetën.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Kujtohen në fillim të orës lidhja që ekziston midis disa shprehjeve me kuptim
matematik dhe veprimeve përkatëse. Mësuesja shkruan në dërrasë shprehje si “3
më shumë se …” 5 më pak se ….”, “shtoi edhe … “; “zbriti edhe ….” dhe nxënësit
shkruajnë veprimin bashkë me operatorin përkatës.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Nxënësit studiojnë ushtrimet e zgjidhur në tekst dhe zgjidhin ushtrimin 1 tek i
cili paraprakisht i shkruajnë në formën e veprimeve matematike dhe më pas i
kryejnë ato.
 Nxënësit korrigjojnë njëri tjetrin në çift.
 Më pas punojnë individualisht ushtrimin 2 dhe e korrigjojnë atë.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim në dyshe ‒ konkluzione.)
Nxënësit punojnë individualisht, diskutojnë në dyshe dhe japin përgjigjen e
ushtrimit 3. Nxënësit punojnë problemën: “Në një arkë pasi u shitën 12, 3 kg
mollë mbetën aty edhe 4,9 kg. Gjeni sa kg mollë kishte arka.”
Vlerësimi: Mësuesja vlerëson mënyrat e ndryshme të mbledhjes e zbritjes saktë
të numrave dhjetorë me numër të ndryshëm shifrash pas presjes dhe zbatimin e
tyre në problema.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepen 5 mbledhje e 5 zbritje dhe një problemë me zbritje.
Nxënësit e nivelit të lartë punojnë ushtrime nga mat 6+.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri. Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 3 Lidhja e veprimeve me shprehje që
tregojnë veprime matematike.
Problema me mbledhje e zbritje
numrash dhjetorë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Zgjidhja problemore:
Përdor simbole dhe fakte për zgjidhjen problemore që lidhen me numra dhjetorë;
demonstron marrëdhëniet ndërmjet numrave; përzgjedh dhe zbaton strategji të
përshtatshme për zgjidhjen e problemave.
Kompetenca e të menduarit:
Organizon lidhjen konceptuale të njohurive.
Kompetenca personale:
Demonstron pavarësi në mendime dhe veprime.
Kompetenca digjitale:
Përdor makina llogaritëse për verifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të
ndërlikuara matematikore.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës, sipas temës mësimore: mbledhje,
Nxënësi: zbritje,
 Mbledh dhe zbret numra dhjetorë me numër pjesë dhjetore.
të ndryshëm shifrash pas presjes dhjetore.
 Zbaton njohuritë për mbledhjen e zbritjen e
numrave dhjetorë në zgjidhjen e problemave.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose
 libri i nxënësit; me temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe
 Matematika 6+. të komunikimit si dhe aftësimin
për jetën.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Kujtohen në fillim hapat që ndiqen për zgjidhjen e një probleme. Paralelisht me
hapat merret një problem e thjeshtë për ilustrim.
Etapa e dytë dhe e tretë e orës mësimore shkrihen në 1 të vetme.
 Nxënësit ndahen në grupe dyshe dhe pasi kujtojnë hapat që duhen ndjekur për
zgjidhjen e një probleme diskutojnë për strategjitë e zgjidhjes së problemës të
cilën ndonjëherë e shoqërojnë edhe me ndonjë skemë.
 Nxënësit punojnë dhe pas bëjnë zgjidhjen e duhur e diskutojnë atë në klasë.
 Mësuesja duhet të kujdeset që të pyesë nxënësit për problemat përkatëse
sipas nivelit të tyre.
 Është shumë e rëndësishme që kur nxënësit kanë mundësi të bëjnë ndonjë
skemë shoqëruese ta bëjnë atë.
 Nxënësit punojnë ushtrimet nga 1 deri në 8 në libër dhe ushtrimet 9, 10 i marrin
detyrë shtëpie.
Vlerësimi:
Mësuesja vlerëson mënyrat e ndryshme zgjidhjes së problemave të shoqëruara
me arsyetimin përkatës si dhe skemën e zgjidhjes së problemave
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepen problemat 9 e 10. Për nxënësit e nivelit të lartë jepen
ushtrime nga Matematika 6+.

Shënim:
Temat:
“Shumëzimi i e pjesëtimi i numrave dhjetorë me 10, 100”;
“Ushtrime për shumëzimin e pjesëtimin e numrave me presje”;
“Shumëzimi e pjesëtimi i një numri dhjetor me një numër natyror”
zhvillohen në mënyrë të ngjashme me ato të tremujorit të parë.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose
 libri i nxënësit; me temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe
 Matematika 6+. të komunikimit si dhe aftësimin
për jetën.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Mësuesja shkruan në dërrasë fjalën dyfish dhe u kërkon nxënësve që të tregojnë
se çfarë kuptojnë ata me fjalën dyfish. Cili është veprimi matematik që kryejmë kur
kërkohet dyfishimi? Cilat fjalë të tjera kanë kuptimin e fjalës “dyfish”? Nxënësit i
japin përgjigje pyetjeve dhe përsëritet e njëjta procedurë edhe për fjalën
“përgjysmë”.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
Kujtohen hapat për zgjidhjen e një probleme, nxënësit lexojnë me kujdes
problemën e parë, evidentojnë të dhënat e kërkesat, bëjnë një skicë për zgjidhjen e
saj si dhe arsyetojnë për zgjidhjen. Problema kërkon paraprakisht të gjendet
gjatësia e arës, më pas gjejmë perimetrin i cili na tregon edhe gjatësinë e gardhit
dhe së fundmi gjatësinë e telit nëse bëjmë dy rrethime të gardhit. Mësuesja
vlerëson edhe arsyetimet ndryshe për zgjidhjen e kësaj probleme. E rëndësishme
është që të gjitha arsyetimet të çojnë në të njëjtin rezultat.
Për zgjidhjen e ushtrimit 2 mësuesja i lë nxënësit të punojnë të pavarur dhe më pas
kërkon të diskutohet problema në klasë. Në kërkesën a nxënësit duhet të gjejnë
paraprakisht gjatësitë e brinjëve të trekëndëshit dhe më pas të gjejnë perimetrin e
tij. Kërkesa b e problemës kërkon që të përgjysmohet rezultati i arritur në kërkesën
a.
Problema 3 është një problem e thjeshtë menjë veprim, të cilën nxënësit nuk e
kanë të vështirë për ta zgjidhur. Ushtrimi 6 është interesant për faktin që është
ushtrim për të cilin mund të ngjallet diskutim dhe ka një përfundim të bukur.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim në dyshe ‒ konkluzione.)
Nxënësit punojnë individualisht, diskutojnë në dyshe dhe japin përgjigje për
ushtrimet 5 dhe 6.
Para se të zgjidhet ushtrimi 5 mësuesja kujton rrumbullakimin e numrave dhjetorë
dhe më pas gjenden shuma, dyfishi dhe gjysma e rezultatit.
Vlerësimi: Mësuesja vlerëson saktësinë dhe shpejtësinë në gjetjen e dyfishit dhe
gjysmës së numrave dhjetorë. Vlerëson mënyrën e arsyetimit në zgjidhjen e
problemave.
Detyrat dhe puna e pavarur: Për detyrë shtëpie jepet faqja përkatëse në fletoren
e punës. Nxënësit e nivelit të lartë punojnë ushtrime nga mat 6+.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Numri. Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 5 Çfarë numri kam fshehur?

Gjejmë numrin që mungon


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e të menduarit:
Organizon lidhjen konceptuale të njohurive për ti përdorur në situata të
ndryshme në zgjidhjen e ushtrimeve.
Kompetenca personale:
Demonstron pavarësi në mendime dhe veprime.
Kompetenca digjitale:
Përdor makina llogaritëse për verifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të
ndërlikuara matematikore.
Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç:
kompetencave të fushës, sipas temës ndryshore,
mësimore: ekuacion,
Nxënësi: të panjohura.
 Gjen numrin që mungon, kur jepet një
lidhje e tij me numra e veprime të tjera.
 Gjen numrin që mungon në një
ekuacion.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
 Matematika 6+. komunikimit.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Mësimi fillon duke i ndarë nxënësit në dyshe sipas bankave dhe duke qenë ata
protagonist të situatave të thjeshta me të panjohura. Në këtë etapë kanë rëndësi:
a. Mënyra se si shkruajnë nxënësit me simbole atë që i ka hartuar shoku si situatë
problemore.
b. Mënyra se si vepron për ta zgjidhur.
c. Dhënia e përgjigjes.
Nuk ka rëndësi nëse situatat që nxënësit që krijojnë janë me numra natyrorë, me
presje apo thyesorë. E rëndësishme është që ata të kuptojnë drejt konceptin e “
numrit të fshehur” që është edhe e panjohura, e cila mund të shënohet me
shkronja.
b .Ndërtimi i njohurive të reja. ( praktikë e udhëhequr - diskuto - konkludo.)
 Nga disa barazime që mësuesja ka shkruar në dërrasë, tek të cilat mund të
figurojë shkronja x, y, a, b, ose ndonjë kuti, mësuesja merr shkas të përkufizojë
thjesht ekuacionin.
 Punohen individualisht dhe më pas zgjidhen ushtrimet 1 e 2 dhe mësuesja
udhëzon nxënësit që të shkruajnë në trajtën e një barazimi shkronjor dhe të
zgjedhin ekuacionin q formohet me anë të operatorëve të kundërt.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.(punë individuale,
diskutim në dyshe, konkluzione)
Nxënësit udhëzohen për ushtrimin 4, për ta parë shprehjen brenda kllapës si një të
panjohur e cila duhet gjetur paraprakisht dhe më pas të gjejnë vlerën e x-it. Nga ky
këndvështrim ky ushtrim ka një shkallë më të madhe vështirësie se zgjidhja e një
ekuacioni të thjeshtë. Ushtrimi 4/a diskutohet e zgjidhet në klasë dhe ushtrimi 4/b
punohet individualisht nga nxënësit dhe më pas diskutohet në klasë.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI

Tematika: Numri. Situata e të nxënit:


Tema mësimore: 4
Lidhja e fjalës “dyfish” dhe ““gjysmë”
me veprimet përkatëse matematike.

Dyfishojmë dhe përgjysmojmë


numra dhjetorë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Zgjidhja problemore:
Përdor simbole dhe fakte për zgjidhjen problemore që lidhen me numra dhjetorë;
demonstron marrëdhëniet ndërmjet numrave dhe veprimeve me to; përzgjedh dhe
zbaton strategji të përshtatshme për zgjidhjen e problemave.
Kompetenca e të menduarit:
Organizon lidhjen konceptuale të njohurive për ti përdorur në situata të
ndryshme nga jeta reale.
Kompetenca personale:
Demonstron pavarësi në mendime dhe veprime.
Kompetenca digjitale:

Vlerësimi:
Mësuesja vlerëson mënyrën se si nxënësit krijojnë situata problemore me të
panjohura dhe se si veprojnë për ti zgjidhur ato.
Detyrat dhe puna e pavarur: Për detyrë shtëpie jepen disa ekuacione të thjeshta
me një veprim si dhe për nxënësit e nivelit të lartë disa ekuacione me kllapë të
ngjashme me ato të ushtrimit 4.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI


Tematika: Numri. Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 6 Tregoni 2 raste ku ne i përdorim
numrat negativë.
Numrat negativë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Zgjidhja problemore:
Përdor simbole dhe fakte për të treguar numrat e plotë.
Kompetenca e të menduarit:
Organizon lidhjen konceptuale të njohurive për ti përdorur në situata të
ndryshme nga jeta reale.
Kompetenca personale:
Demonstron pavarësi në mendime dhe veprime.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës, sipas temës mësimore: numra negative,
Nxënësi: numra pozitivë,
 Kupton dhe krahason numrat e plotë me anë numra të plotë.
të paraqitjeve konkrete, kryesisht në boshtin
numerik.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose
 libri i nxënësit; me temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe
 termometra, të komunikimit, lidhja me fushën
 Matematika 6+. e fizikës.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Sillet para nxënësve situata problemore e paraqitur në pjesën shpjeguese të librit.
Nxënësit orientohen me anë të termometrit të vendosur horizontalisht duke imituar
boshtin numerik. Si fillim gjejnë diferencat e temperaturave duke u orientuar në
boshtin numerik.
Këshillohet që sasia e shembujve që sillen të jetë sa më e madhe pasi nxënësit
duhet të krijojnë dalëngadalë, shprehitë për gjetjen në mënyra sa më të shpejtë të
diferencës së dy numrave duke marrë shkas nga diferenca e temperaturave.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Në ushtrimin 1 është mirë që nxënësit të ndërtojnë boshet numerike dhe më
pas të orientohen për diferencat midis temperaturave.
 Që nxënësit të orientohen saktë për gjetjen e diferencave midis temperaturave,
duhet që të ushtrohen sa më shumë me shembuj që janë në libër ose që mund
të improvizohen nga mësuesja.
 Më pas nxënësit punojnë në dyshe ushtrime me diferencat e temperaturave.
Njëri nga nxënësit thotë temperaturat dhe tjetri gjen diferencën. Më pas
këmbejnë rolet. Nxënësit punojnë individualisht ushtrimet 2 dhe 3 dhe I
diskutojnë ato në klasë.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒


diskutim në dyshe ‒ konkluzione.)
Nxënësit punojnë individualisht, diskutojnë në dyshe dhe japin përgjigje për
ushtrimin 4.
Mësuesja shkruan në dërrasë ushtrime që kanë të bëjnë me diferencën e numrave
të plotë.
Vlerësimi:
Mësuesja vlerëson mënyrën se si nxënësit kuptojnë dhe krahasojnë numrat e plotë
me anë të paraqitjeve konkrete, kryesisht në boshtin numerik.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie mësuesja jep ushtrime me mbledhjeje dhe zbritje numrash të
plotë nga të cilët një pjese ua kërkon të interpretohen veprimet në boshtin numerik.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: II Klasa: VI


Tematika: Numri. Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 7 Situata problemore që ka të bëjë me
temperaturat dhe diferencat mes tyre.
Diferencat e temperaturave
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Zgjidhja problemore:
Përdor simbole dhe fakte për të treguar numrat e plotë dhe për të zgjidhur situata
nga jeta e përditshme që kanë të bëjnë me numrat e plotë.
Kompetenca e të menduarit:
Organizon lidhjen konceptuale të njohurive për ti përdorur numrat e plotë në
situata të ndryshme nga jeta reale.
Kompetenca personale:
Demonstron pavarësi në mendime dhe veprime.
Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç:
kompetencave të fushës, sipas numra negative,
numra pozitivë,
temës mësimore:
numra të plotë,
Nxënësi:
diferenca e temperaturave.
 Gjen diferencat e numrave të plotë duke
u mbështetur në diferencën e
temperaturave.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e gjuhës dhe të
 termometra; komunikimit,
 Matematika 6+. Lidhja me fushën e Fizikës.

Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve


Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Sillet para nxënësve situata problemore e paraqitur në pjesën shpjeguese të librit.
Nxënësit orientohen me anë të termometrit të vendosur horizontalisht duke imituar
boshtin numerik. Si fillim gjejnë diferencat e temperaturave duke u orientuar në
boshtin numerik. Këshillohet që sasia e shembujve që sillen të jetë sa më e madhe
pasi nxënësit duhet të krijojnë dalëngadalë, shprehitë për gjetjen në mënyra sa më
të shpejtë të diferencës së dy numrave duke marrë shkas nga diferenca e
temperaturave.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Në ushtrimin 1 është mirë që nxënësit të ndërtojnë boshet numerike dhe më
pas të orientohen për diferencat midis temperaturave.
 Që nxënësit të orientohen saktë për gjetjen e diferencave midis temperaturave,
duhet që të ushtrohen sa më shumë me shembuj që janë në libër ose që mund
të improvizohen nga mësuesja. Më pas nxënësit punojnë në dyshe ushtrime me
diferencat e temperaturave. Njëri nga nxënësit thotë temperaturat dhe tjetri gjen
diferencën. Më pas këmbejnë rolet. Nxënësit punojnë individualisht ushtrimet 2
dhe 3 dhe I diskutojnë ato në klasë.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim në dyshe ‒ konkluzione.)
Nxënësit punojnë individualisht, diskutojnë në dyshe dhe japin përgjigje për
ushtrimin 4.
Mësuesja shkruan në dërrasë ushtrime që kanë të bëjnë me diferencën e numrave
të plotë.
Vlerësimi:
Mësuesja vlerëson mënyrën se si nxënësit kuptojnë dhe krahasojnë numrat e plotë
me anë të paraqitjeve konkrete, kryesisht në boshtin numerik.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie mësuesja jep ushtrime me mbledhje edhe zbritje numrash të
plotë nga të cilët një pjesë ua kërkon të interpretohen veprimet në boshtin numerik.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI


Tematika: Matja. Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 1 (fq. 73 + 74) Kujtohen njohuritë për madhësitë
dhe njësitë matëse të tyre.
Njësitë e matjes
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në
forma të tjera të komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi
(matematikor, gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të
njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës, sipas temës mësimore: madhësi,
Nxënësi: gjatësi,
 Përcakton saktë madhësinë dhe njësinë e saj masë,
matëse. vëllim lëngjesh,
 Lidh madhësinë me mjetin që do të përdoret për matje.
ta matur atë.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera
 libri i nxënësit; ose me temat
 fletorja e punës; ndërkurrikulare
 Matematika 6+; Lidhja me fushën e fizikës,
 metër shirit; si dhe atë të Gjuhës dhe të
 enë e milimetruar; Komunikimit.
 peshore.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Mësuesja shkruan në dërrasë në tre diagrame fjalët: “gjatësi”, “masë”, “vëllim” dhe
u kërkon nxënësve të plotësojnë se çfarë dinë për to. Nxënësit plotësojnë dhe
mësuesja bën ndarjen e koncepteve madhësi – njësi matjeje – mjet matës.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Kujtohen edhe lidhjet që ekzistojnë midis njësisë bazë për matjen e madhësive
të mësipërme si dhe lidhjes që ekziston midis tyre.
 Nxënësit diskutojnë mes tyre dhe plotësojnë në libër ushtrimin 1 në faqen 73
dhe në faqen 74.
 Gjithashtu punohen individualisht dhe pastaj diskutohen në dyshe ushtrimet 2 e
3 në faqen 74.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim në dyshe ‒ konkluzione.)
Ushtrimi 4 i takon rubrikës: “Puno me shokun e bankës”, kështu që nxënësit e
punojnë atë në dyshe dhe më pas e diskutojnë në klasë.
Vlerësimi:
Mësuesja vlerëson aktivizimin e nxënësve për të gjetur saktë lidhjen që ekziston
midis madhësive, njësive matëse të tyre si dhe mjetit matës që përdoret për to.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepet faqja përkatëse në fletoren e punës.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Matja Situata e të nxënit:
Kujtohet lidhja që ekziston midis
Tema mësimore: 2
njësisë themelore dhe shumëfishave
dhe nënfishave të saj.
Këmbimi i njësive të matjes
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në
forma të tjera të komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi
(matematikor, gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të
njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas Fjalë kyç:
kompetencave të fushës, sipas temës njësi themelore,
mësimore: shumëfish,
Nxënësi: nënfish,
 Këmben njësitë e matjes nga më me centi,
madhja tek më e vogla dhe anasjelltas. mili, kilo.
 Zbaton njohuritë për shumëfishat dhe
nënfishat në zgjidhjen e ushtrimeve dhe
të problemave.

Vlerësimi:
Mësuesja vlerëson mënyrën se si bëjnë kthimin nga një njësi e madhe matjeje në
një njësi më të vogël matëse si dhe zgjidhjen e problemave që kanë të bëjnë me to.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepet faqja përkatëse në fletoren e punës.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


ndërkurrikulare
 libri i nxënësit; Lidhja me fushën e fizikës,
 fletorja e punës; si dhe atë të Gjuhës dhe të Komunikimit.
 Matematika 6+
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit.
a. Përpunimi i njohurive.
Mësuesja shkruan në dërrasë fjalët: “kilo”, “ mili”, “centi” më të kuqe para fjalës
metër dhe kërkon nga nxënësit shpjegojnë kuptimin e tyre. Ajo mund të shfaqë
një karton ku ka shkruar fjalën metër dhe pastaj i vendos me radhë para tij fjalën
kilo, centi, mili dhe kërkon të shpjegojnë lidhjen që kanë me metrin. Del kështu
kuptimi i tyre. Plotësohen barazimet në pjesën shpjeguese të librit.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Shpjegohet se si bëhet kalimi nga një njësi më e madhe matëse në një njësi
më të vogël matëse dhe anasjelltas.
 Nxënësit plotësojnë barazimet në pjesën shpjeguese të tekstit dhe u përgjigjen
pyetjeve të bëra lidhur me kthimet nga një njësi më e madhe në një njësi më të
vogël matëse.
 Nxënësit punojnë e më pas diskutojnë ushtrimet 1 – 5.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim në dyshe ‒ konkluzione.)
Ushtrimi 6 punohet individualisht nga nxënësit dhe mësuesja i vlerëson ata për
mënyrën se si kanë vepruar për zgjidhjen e kësaj probleme.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI


Tematika: Matja . Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 3 Situatë nga matja e segmenteve

Të punojmë me njësitë e gjatësisë


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në
forma të tjera të komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi
(matematikor, gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të
njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës, sipas temës mësimore: njësi themelore,
Nxënësi: shumëfish,
 Shpreh në mënyra të ndryshme një njësi të nënfish,
caktuar gjatësie. centimetër,
milimetër.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose
 libri i nxënësit; me temat ndërkurrikulare
 vizore e milimetruar; Lidhja me fushën e fizikës,
 raportor fletë me katrore, etj. si dhe atë të Gjuhës dhe të
Komunikimit.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Pyesni nxënësit se sa centimetër ka një metër. Pyesni: "Duke e ditur që centimetri
ka 10 milimetër, sa milimetër mund të ketë një metër? ”Pasi të përcaktoni
përgjigjen, pyesni nxënësit se ç’pjesë e metrit mund të jetë milimetri. Vizatoni në
dërrasë një tabelë vendvlerash që shkon nga metri tek milimetrat. Përdoreni këtë
për të praktikuar shkrimin e milimetrave në metra dhe anasjelltas.
Shkruaj në tabelë 5cm dhe 6mm. Pyesni nxënësit se sa milimetra janë në total.
Inkurajoni nxënësit të thonë se si e gjetën, për shembull, "5cm kanë 50mm, për
këtë 50 + 6 jep 56mm". Përsëriteni në ushtrime të tjera. Kërkojuni nxënësve të
matin gjatësi segmentesh të ndryshme me milimetër. Tregojuni që ta vendosin
vizoren në mënyrën e duhur, në mënyrë që të bëjnë matje të sakta.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Përsërisni me nxënësit duke bërë rrumbullakimin tek dhjetëshja më e afërt.
Vizatoni në tabelë një vijë me numra nga 2,45 deri tek 2,47 me nënndarje një të
mijtat. Thuaju nxënësve numra të tillë si 2,452 dhe kërkoju ta vendosin në vijën
e numrave dhe tregoju se me cilën qindëshe është më afër. Përfshini shembuj
si 2,455 dhe përsëriteni kur rrumbullakosni rregullin që, rrumbullakojmë
gjithmonë sipër kur numri është në mesin e dy pikave.
 Shkruani në tabelë një gjatësi, për shembull 5,6cm. Kërkojuni nxënësve të
bëjnë një vijë të drejtë me gjatësi të përafërt me gjatësinë e dhënë. Pyetini
nxënësit që, pasi ta matin me vizore, të thonë se sa i saktë ishte vlerësimi i tyre.
 Mund t'u jepni pikë sipas saktësisë, si për shembull, 2 pikë nëse gabimi ishte
brenda 5mm, 3 pikë nëse ishte brenda 2mm dhe 5 pikë nëse ishte 1mm. Në
fund shihni kush ka më shumë pikë.
 Plotësohen vendet bosh në pjesën shpjeguese të librit dhe ushtrimi 1.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim në dyshe ‒ konkluzione.)
Nxënësit punojnë individualisht ushtrimin 2 në libër dhe ia tregojnë atë shokut të
klasës.
Vlerësimi: Mësuesja vlerëson mënyrën se si bëjnë kthimin nga një njësi e madhe
matjeje në një njësi më të vogël matëse si dhe zgjidhjen e problemave që kanë të
bëjnë me to.
Detyrat dhe puna e pavarur: Për detyrë shtëpie jepen ushtrime të ngjashme me
ato të librit dhe ushtrime plus nga matematika 6 +.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Matja Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 4 Situatë problemore, me gjatësi
rrugësh të shprehura në km.
Punojmë me kilometrat. Kthimi i
njësive tek njëra tjetra
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në
forma të tjera të komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi
(matematikor, gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të
njëjtë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalë kyç:
të fushës, sipas temës mësimore: kilometri tabelë kilometrazhi.
Nxënësi:
 Zgjidh ushtrime e problema me gjatësi
rrugësh të shprehura në kilometra.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 libri i nxënësit; temat ndërkurrikulare
 tabelë me kilometrat midis dy qyteteve. Lidhja me fushën e fizikës , si dhe
atë të Gjuhës dhe të Komunikimit.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Kujtohet lidhja e metrit me kilometrin.
Plotësohet ushtrimi 1.

b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)


 Paraprakisht është shumë e rëndësishme që nxënësit të lexojnë me kujdes
tabelën e kilometrazhit të paraqitur në libër. Mësuesja nuk duhet ta kalojë këtë
pikë të orës mësimore. Pas leximit të tabelës së kilometrazhit nxënësit punojnë
e diskutojnë ushtrimin 2 e 3 në libër.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim në dyshe ‒ konkluzione.)
Ushtrimi 4 është një lloj tjetër tabele. Ajo shpreh distancën nga qyteti X. Është mirë
që kjo tabelë të shoqërohet me një skicë, për të ndihmuar arsyetimin e nxënësve.
Duke u mbështetur në ushtrimin 4 dhe duke i lidhur njohuritë me ato të fushës së
fizikës, nxënësit zgjidhin dhe diskutojnë ushtrimin 5 në libër.
Vlerësimi:
Mësuesja vlerëson mënyrën se si lexojnë tabelën e kilometrazhit dhe si i zgjidhin
ushtrimet që kanë të bëjnë me veprimet me kilometrat.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepet faqja tjetër që ka të bëjë me kthimin e njësive tek
njëra-tjetra.

Lidhur me këtë nëntematikë të njësive të matjes bëhen këto pyetje vlerësuese.


 Çfarë njësish do të përdornit për të matur këtë largesë? Përse?
 Mund të më jepni një shembull se kur duhet të matim me saktësi duke përdorur
milimetrat/miligramët/mililitrat?
 A mund ta ktheni në metra këtë gjatësi që është në centimetra?
 Sa litra/kilogramë/metra/ ka 2000ml/mg/cm?
 Sacm/mm/m ka në 25 km?

Gabime dhe keqkuptime të zakonshme


 Gabimet kryesore që bëjnë nxënësit në këtë pjesë janë ato të kalimit nga një
njësi tek tjetra. Shumë prej këtyre gabimeve bëhen për shkak të moskuptimit të
vendvlerave dhe presjes dhjetore. Kjo mund të shmanget duke bërë ushtrime dhe
duke u praktikuar me masat, duke bërë biseda të hapura në klasë dhe duke
vendosur masat e gjatësive në një tabelë vendvlere.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI


Tematika: Gjeometri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 1 Përgatit enkas një mozaik figurash
gjeometrike dhe figurash të tjera dhe
Figurat gjeometrike. Trekëndëshat dhe nxënësit ngjyrosin vetëm figurat
vetitë e tyre gjeometrike.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Arsyetimi dhe vërtetimi matematik:
Prezanton të dhëna empirike për figurat 2d.
Të menduarit dhe komunikimi matematik:
Komunikon të menduarin e tij matematik duke përdorur simbole matematike. krijon
paraqitje të koncepteve matematike (p.sh., me mjete konkrete, vizatime) dhe i
zbaton në problema nga situata reale.
Lidhja konceptuale:
integron njohuritë e shprehitë matematike me situata ose dukuri të marra nga
kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet etj.). integron/lidh
konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të
ndryshme.
Përdorimi i teknologjisë në matematikë: paraqet figura të ndryshme, duke përdorur
aftësitë e fituara në fushën e teknologjisë dhe TIK-ut.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës, sipas temës mësimore: shumëkëndëshat,
Nxënësi: trekëndëshat,
 Përkufizon shumëkëndëshin dhe i emërton brinjëndryshëm,
ata në varësi të numrit të brinjëve që ata barabrinjës,
kanë. dybrinjënjëshëm,
 Klasifikon trekëndëshat sipas brinjëve dhe kënddrejtë,
këndeve. këndgjerë,
i lugët i mysët.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose
 libri i nxënësit; me temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e Edukimit
 kartona ku janë vizatuar paraprakisht Figurative, si dhe atë të
shumëkëndësha dhe trekëndësha të të gjitha Gjuhës dhe të Komunikimit.
llojeve.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Mësuesja ka përgatitur paraprakisht disa kartona ku ka skicuar shumëkëndësha të
llojeve të ndryshme. Ajo i paraqet ato para nxënësve dhe shpjegon që
shumëkëndësh do të quajmë pjesën e planit të kufizuar nga një vijë e thyer e
mbyllur bashkë me vijën. Nëpërmjet ushtrimit 1 në faqen e parë nxënësit
klasifikojnë shumëkëndëshat në të lugët dhe të mysët. Është mirë që ky klasifikim
të kërkohet nga mësuesja pasi në tekst kërkohet vetëm emërtimi I tyre dhe
klasifikimi në të rregullt ose jo të rregullt.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Nxënësit kujtojnë llojet e shumëkëndëshave dhe jepet koncepti i
shumëkëndëshit të rregullt. Sillet si kundër shembull rombi dhe drejtkëndëshi
për të treguar që shumëkëndëshi që të jetë i rregullt duhet të ketë edhe brinjët
edhe këndet e barabarta.
 Ora e mësimit vazhdon më tej me këto ushtrime praktike.
Mbani lart një karton që tregon një trekëndësh. Pyesni nxënësit se ç’lloj
trekëndëshi është. Shtyji nxënësit të thonë se si e dinë, për shembull, "është një
trekëndësh barabrinjës, sepse të gjitha brinjët janë të barabarta".
 Kërkoju nxënësve të vizatojnë disa trekëndësha krejtësisht të ndryshëm.
Kërkoju të ngjyrosin trekëndëshat barabrinjës me një ngjyrë, dybrinjënjëshmit
me një ngjyrë tjetër, e kështu me radhë.
 Shkruani në tabelë një kriter, si për shembull, ky këtu: "Përdorni 6 trekëndësha
barabrinjës dhe 4 trekëndësha dybrinjënjëshëm". Kërkojuni nxënësve të
ndërtojnë një strukturë që përputhet me kriterin.
 Fshih një shumëkëndësh pas diçkaje. Lëvize letrën gradualisht duke zbuluar
pjesërisht figurën. Pyesni nxënësit se çfarë figure mund të jetë ajo që keni
fshehur dhe përse mendojnë ashtu. Sa më shumë të zbulohet figura, i nxisni
nxënësit të ndryshojnë përgjigjet. Për shembull, "nuk mund të jetë trekëndësh,
sepse tashmë janë të dukshme tre brinjë. Vazhdoni derisa të zbulohet figura.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim në dyshe ‒ konkluzione.)
Nxënësit punojnë ushtrimet 1 dhe 2 të dhëna në libër dhe i diskutojnë ato.
Vlerësimi:
Mësuesja vlerëson mënyrën se si lexojnë tabelën e kilometrazhit dhe si i zgjidhin
ushtrimet që kanë të bëjnë me veprimet me kilometrat.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie kërkohet nga nxënësit që të kenë skicuar trekëndësha të të
gjitha llojeve dhe ti klasifikojnë ato sipas brinjëve apo këndeve. Ata mund të
përdorin forma atë gatshme, I rëndësishëm është klasifikimi.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI


Tematika: Gjeometri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 2 Lloje të ndryshme katërkëndëshash
që maten e klasifikohen sipas
Veti të katërkëndëshave. vetive.
Emërtimi i katërkëndëshave
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Arsyetimi dhe vërtetimi matematik:
Prezanton të dhëna empirike për figurat 2d
Të menduarit dhe komunikimi matematik:
Komunikon të menduarin e tij matematik duke përdorur simbole matematike. krijon
paraqitje të koncepteve matematike (p.sh., me mjete konkrete, vizatime) dhe i
zbaton në problema nga situata reale.
Lidhja konceptuale:
Integron njohuritë e shprehitë matematike me situata ose dukuri të marra nga
kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet etj.). integron/lidh
konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të
ndryshme.
Përdorimi i teknologjisë në matematikë:
Paraqet figura të ndryshme, duke përdorur aftësitë e fituara në fushën e
teknologjisë dhe TIK-ut.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës, sipas temës mësimore: katërkëndësh,
Nxënësi: katror,
 Përkufizon shumëkëndëshin dhe i emërton drejtkëndësh,
ata në varësi të numrit të brinjëve që ata paralelogram,
kanë. romb,
 Klasifikon trekëndëshat sipas brinjëve dhe balonë,
këndeve. trapez.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose
 libri i nxënësit; me temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e Edukimit
 kartona ku janë vizatuar paraprakisht Figurativ,
shumëkëndësha dhe lloje të ndryshme si dhe atë të Gjuhës dhe të
katërkëndëshash tabela me kunja, Komunikimit.
 shirita elastikë.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Pasi është marrë koncepti i katërkëndëshit të mysët, mësuesja ka përgatitur
kartonë format e të cilëve janë të llojeve të veçanta paralelogram, drejtkëndësh,
katror, romb, trapez, balonë.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
Është mirë që të ketë nga një set katërkëndëshash për secilën nga bankat.
Nxënësit bëjnë matjet që kërkohen në ushtrimet nga 1 deri në 6 në libër në faqen
81 dhe i shënojnë ato.
Në fund të orës mësimore mësuesja ndërton një tabelë të përshtatshme ku
evidenton të gjitha vetitë e brinjëve dhe të këndeve që kanë gjetur nxënësit për
figurat që matën
Tabelë mund të ndërtohet në këtë formë:
Figura Brinjët Këndet Diagonalet
Paralelogram
Drejtkëndësh
Katror
Romb
Trapez
Balonë

Nxënësit mund të përdorin tabelën e ndërtuar si një përmbledhje të vetive të disa


katërkëndëshave kryesorë me të cilët do të merren gjatë të gjithë ciklit shkollor.
Nxënësit mund të shtojnë një kolonë në tabelën që ndërtuan për të hedhur të
dhënat e ushtrimit 1 në faqen tjetër pasi kanë bërë matjet përkatëse. Ose mund të
plotësojnë në fletore si kërkohet në ushtrimin 2.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim në dyshe ‒ konkluzione.)
Duke iu referuar rezultateve të ushtrimit 2 nxënësit kthejnë secilën nga gjatësitë e
brinjëve të dhënë në ushtrimin 2 në cm dhe gjejnë perimetrin e secilës prej
figurave. Përgjigjet i rrumbullakojnë në centimetrin më të afërt. Në këtë rast është
e rëndësishme që mësuesja paraprakisht të sqarojë rrumbullakimin në centimetrin
më të afërt.
Vlerësimi:
Mësuesja vlerëson mënyrën se si bëjnë nxënësit klasifikimin e katërkëndëshave
dhe se si zbulojnë e zbatojnë ata vetitë e tyre për të bërë emërtimin e
katërkëndëshave.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepen faqet përkatëse në fletoren e punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI


Tematika: Gjeometri Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 3 fq. (83+ 84) Thuaj vetinë dhe nxënësi thotë
katërkëndëshin për të cilin bëhet
Llojet e paralelogrameve fjalë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Arsyetimi dhe vërtetimi matematik: prezanton të dhëna empirike për figurat
2d.
Të menduarit dhe komunikimi matematik: komunikon të menduarin e tij matematik
duke përdorur simbole matematike. krijon paraqitje të koncepteve matematike
(p.sh., me mjete konkrete, vizatime) dhe i zbaton në problema nga situata reale.
Lidhja konceptuale: integron njohuritë e shprehitë matematike me situata ose
dukuri të marra nga kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet
etj.). integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë
problema të ndryshme.
Përdorimi i teknologjisë në matematikë: paraqet figura të ndryshme, duke përdorur
aftësitë e fituara në fushën e teknologjisë dhe TIK-ut.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës, sipas temës mësimore: katror,
Nxënësi: romb,
 Ndërton katërkëndësha kur jepen elementet e paralelogram,
mjaftueshëm (brinjë dhe kënde) për t’i tangram, etj.
ndërtuar.
 Përdor një numër të caktuar pjesësh nga
tangrami për të ndërtuar një katërkëndësh të
caktuar.
Burimet: libri i nxënësit; Lidhja me fushat e tjera ose
 fletorja e punës; me temat ndërkurrikulare
 tangram; Lidhja me fushën e Edukimit
 fletë; Figurative,
 vizore; si dhe atë të Gjuhës dhe të
 raportor; Komunikimit.
 kompas.

Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve


Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Në këtë orë mësimore nxënësit në fakt më tepër zbatojnë në praktikë duke
ndërtuar figurat gjeometrike të llojit të paralelogramit ose të trapezit apo balonës
duke përforcuar kështu njohuritë e marra për to.
Si fillim mësuesja thotë figurën dhe nxënësit përsërisin vetitë e saj.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
 Mësuesja udhëzon dhe bashkë me nxënësit ndërtojnë katërkëndëshat b dhe c
në ushtrimin 1.
 Më pas nxënësit punojnë të pavarur ushtrimin 2 e 3 dhe i diskutojnë dhe I
kontrollojnë në klasë.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim në dyshe ‒ konkluzione.)
Mësuesja pyet nxënësit nëse është e nevojshme që ti matin gjatësitë e brinjëve
që mungojnë apo mund t’i gjejnë ato direkt nga figura.
Vlerësimi:
Mësuesja vlerëson saktësinë në ndërtimin e figurave duke u mbështetur në vetitë
e tyre.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepet faqja 84 e librit të nxënësit. Kërkohet gjithashtu që
nxënësit të kërkojnë në internet mbi tangramin dhe origjinën e tij. Punët e sjella
dokumentohen në portofolin e nxënësit.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: III Klasa: VI
Tematika: Matje Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 4 Si do të gjemë se sa metër tel na
duhet për të rrethuar një arë në
Perimetri i figurave formë drejtkëndore.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Arsyetimi dhe vërtetimi matematik:
Prezanton të dhëna empirike për figurat 2d
Të menduarit dhe komunikimi matematik:
Komunikon të menduarin e tij matematik duke përdorur simbole matematike. krijon
paraqitje të koncepteve matematike (p.sh., me mjete konkrete, vizatime) dhe i
zbaton në problema nga situata reale.
Lidhja konceptuale:
Integron njohuritë e shprehitë matematike me situata ose dukuri të marra nga
kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet etj.). integron/lidh
konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të
ndryshme.
Përdorimi i teknologjisë në matematikë:
Paraqet figura të ndryshme, duke përdorur aftësitë e fituara në fushën e
teknologjisë dhe TIK-ut.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës, sipas temës mësimore: perimetër,
Nxënësi: gjatësi,
 Gjen perimetrin e figurës me matje ose me gjerësi.
formulë kur mund të përdorë një formulë për
të.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose
 libri i nxënësit; me temat ndërkurrikulare
 fletorja e punës; Lidhja me fushën e Edukimit
 vizore; Figurative,
 Matematika 6+. si dhe atë të Gjuhës dhe të
Komunikimit.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
a. Përpunimi i njohurive.
Sillet para nxënësve situata problemore dhe nxënësit japin mendimet e tyre për të.
Kujtojmë që për të gjetur perimetrin e një figure ne mbledhim gjatësitë e brinjëve të
tij.
b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Praktikë e udhëhequr ‒ diskuto ‒ konkludo.)
Nxënësit gjejnë perimetrin e figurave dhe pasi I diskutojnë në dyshe, mësuesja
kërkon nga ata të gjejnë mënyrën më të shkurtër. Nxënësit japin përgjigje,
shkruajnë veprimet në formë të shkurtuar dhe shpjegojnë për çdo rast llojin e
figurës, vetitë e brinjëve dhe më pas gjejnë perimetrin.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale ‒
diskutim në dyshe ‒ konkluzione.)
Nxënësit në dyshe i sugjerojnë shokut një figurë përmasat e së cilës ia caktojnë
paraprakisht dhe kërkojnë nga ai ta gjejë. Ndërrojnë rolet. Nxënësve të mirë u
kërkohet të mos të japin gjatësi brinjësh të panevojshme.
Vlerësimi:
Mësuesja vlerëson saktësinë në gjetjen e perimetrit të figurave të ndryshme.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie jepet faqja përkatëse e fletores së punës.

You might also like