Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 20

Iliria

Archonteia Sopotu: Kronologjia dhe funksioni i një kulle bizantine


në kalanë e Sopotit / Archonteia Sopotu : Chronology and
Function of a Byzantine Tower at the Fortress of Sopot
Nevila Molla

Citer ce document / Cite this document :

Molla Nevila. Archonteia Sopotu: Kronologjia dhe funksioni i një kulle bizantine në kalanë e Sopotit / Archonteia Sopotu :
Chronology and Function of a Byzantine Tower at the Fortress of Sopot. In: Iliria, vol. 36, 2012. pp. 253-271;

doi : https://doi.org/10.3406/iliri.2012.2393

https://www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_2012_num_36_1_2393

Fichier pdf généré le 19/03/2019


ILIRIA NR. XXXVI

Nevila MOLLA

ARCHONTEIA SOPOTU: KRONOLOGJIA DHE FUNKSIONI I


NJË KULLE BIZANTINE NË KALANË E SOPOTIT

Hyrje
Sopoti mesjetar qëndron në kreshtën e një kodre me vështrim direkt mbi detin Jon, në të
djathtë të rrugës Sarandë-Vlorë, një linjë tradicionale komunikimi përgjatë bregdetit të Shqipërisë
jugore. Ndonëse për herë të parë ky toponim shfaqet në burimet historike të shek. XIII, kur
përmendet si archonteia Sopotu në lokalitetin Bagenetia1, vendbanimi më i hershëm në
kodër daton të paktën që në shek. IV p.e.s.2, kur këtu lindi dhe u zhvillua gradualisht një qytet
i vogël antik kodrinor. Pas një aktiviteti njerëzor rudimentar në periudhën romake dhe atë të
antikitetit të vonë vendbanimi rishfaqet në mesjetë dhe prej kësaj periudhe zhvillohet në mënyrë
të vazhdueshme duke u kthyer fillimisht në një kështjellë me karakter ushtarak e më pas duke
fituar një rol administrativ në shkalle lokale gjatë sundimit turk. Jeta në vendbanim zgjati deri
në fillimin e shek. XX kur fshati i madh kodrinor me banesa të dendura u braktis, për t’u
zëvendësuar gradualisht nga fshati Borsh, në juglindje të kodrës së Sopotit (Fig. 1)3.
Ndryshimi i vazhdueshëm në fizionominë e këtij vendbanimi nga një periudhë në
tjetrën reflekton një model zhvillimi historik dhe arkeologjik që karakterizon shumë
vendbanime kodrinore në këtë pjesë të Shqipërisë dhe në gjithë Ballkanin jugor.
Megjithatë, pak nga këta vendbanime janë bërë objekt studimi arkeologjik sistematik4.

1
Soustal 1981, f. 262.
2
Koçi 1978, f. 270.
3
Përveç rasteve të specifikuara, të gjitha ilustrimet janë e drejtë e autorit, e Fondacionit Butrinti
dhe e Universitetit të Sienas.
4
Projekte survey intensiv dhe ekstensiv që synojnë evidencimin e materialit arkeologjik të çdo
periudhe prehistorike dhe historike, si ato të ndërmarra në shkallë të gjerë në Greqinë qendrore
dhe jugore që nga vitet 1960 të shekullit të kaluar (shih respektivisht Bintliff dhe Snodgrass
1985, f. 123-161; 1988, f. 175-217; Sigalos 2004, f. 85 dhe bibliografinë; Kourelis 2005, f. 119-122
dhe bibliografinë) janë një praktikë e sjellë në Shqipëri vetëm në mesin e viteve 1990 (shih p.sh.
Davis et al. 2003, f. 41-119; Pluciennik 2004, f. 47-63). Zona përreth Sopotit nuk është bërë ende
objekt i një studimi të tillë gjithëpërfshirës.
254 Archonteia Sopotu: Kronologjia dhe funksioni i një kulle bizantine ...

Fig. 1 Hartë e vendndodhjes së Sopotit.

Në rastin e Sopotit, siç është gati e zakontë në arkeologjinë e rajonit të Mesdheut,


pothuajse të gjitha vëzhgimet dhe studimet e deritanishme janë përqendruar në rrënojat
e periudhave antike / paramesjetare5. I vetmi përjashtim është një studim i fillimit të
viteve 1980, i cili fokusohet gjerësisht mbi muret fortifikuese të periudhës bizantine
dhe osmane6, ndërsa rrënojat e shumta të ndërtesave të dikurshme rezidenciale,
ushtarake dhe religjioze që mbulojnë kodrën si brenda dhe jashtë mureve të kalasë nuk
kanë qenë ndonjëherë objekt studimi (Fig. 2).
Në vitin 2010 u zhvillua një survey arkeologjik dy-javor7, synimi të cilit ishte
dokumentimi dhe analizimi i të gjitha mbetjeve arkitektonike të dukshme mbi sipërfaqen
e kodrës, përcaktimi i sekuencës së tyre kronologjike dhe pozicionimi veçanërisht i të
dhënave nga periudha mesjetare bizantine brenda kuadrit më të gjerë arkeologjik dhe
historik në rajon8. Kjo paraqitje e shkurtër përqendrohet vetëm në një periudhë të
vendbanimit, atë më komplekse dhe më interesante, të përfaqësuar nga një kullë e
vetme shumëfunksionale që përbën të parën strukturë murore të ndërtuar mbi kodër
në epokën e mesjetës.

5
Ugolini 1942; Hammond 1967, f. 122; Anamali 1959 dhe Budina 1962 (cituar në Budina 1971, f. 285);
Budina 1971, f. 284-85; Ceka 1975, f. 43-45; Koçi 1978, f. 269-73; Cabanes et al. 2008, f. 143-45.
6
Karaiskaj 1986, f. 5-20.
7
Projekti u realizua nga Fondacioni Butrinti (Londër), Instituti i Arkeologjisë në bashkëpunim
me Universitetin e Sienas (Itali).
8
Molla në përg.
Nevila MOLLA 255

Fig. 2 Pamje e kalasë së Sopotit nga veriu.

Të dhënat arkitektonike
Pozicioni gjeografik dhe morfologjia e kodrës kanë përcaktuar deri diku konfigurimin
arkitektonik dhe topografik të strukturave të të gjitha kohërave, si në rastin e fortifikimeve,
ashtu dhe në atë të ndërtesave. Kodra ngrihet me 326 m lartësi në këndin verior të
fushës së Borshit, të krijuar nga sedimentet e sjellë nga lumi Çorraj, i cili qarkon anët e
saj veriore dhe perëndimore. Këto janë edhe faqet më të pjerrëta të kodrës; një qafë e
ngushtë e lidh atë me një varg kodrash më të larta në lindje, ndërsa faqja jugore është më
e gjera dhe krahasimisht më pak e thyer. Pavarësisht nga terreni, që për perceptimin e
sotëm duket i papërshtatshëm për banim, komunikimi pamor i drejtpërdrejtë i kodrës në
drejtim të detit dhe të parapatokës i siguron asaj një pozicion strategjik, nga ku mund të
kontrollohet lehtësisht lëvizja përgjatë rrugës bregdetare, dhe nëpërmjet luginës së Çorrajt,
edhe lëvizja në drejtim të zonave fqinje të Himarës dhe Delvinës.
Në shpatet e poshtme të kodrës, sidomos në ata jugor dhe verior, gjenden disa
segmente të shkëputura muresh dhe të dhëna për praninë e kullave, dikur pjesë e
fortifikimit të hershëm antik, konfigurimi topografik i të cilit ka qenë objekt interpretimesh
të ndryshme nga një numër studiuesish9 (Fig. 3).
Gjurmë të varrezës së vendbanimit antik vërehen në fundin e faqes jugore të kodrës,
jo larg zonës ku asaj i afrohet fshati Borsh10. Në formën e saj të tanishme, maja e
kodrës zotërohet nga kalaja, e cila përbëhet nga një mur rrethues kryesor që mbyll një
platformë prej rreth 0.4 ha në pjesën lindore të kreshtës së kodrës dhe nga një rrethim
dytësor prej rreth 0.13 ha në perëndim të saj11. Në pikën më të lartë të kodrës ndodhet

9
Krahaso Budina 1971, f. 285, Ceka 1975, f. 46, Koçi 1978, f. 272 dhe Cabanes et al. 2008, f. 143.
10
Për gërmimet e përqendruara mbi studimin e qytetit antik, shih Koçi 1986, f. 261-2; 1987, f. 137-
146; 1989, f. 273-4; 1990, f. 266.
11
Për një analizë të detajuar të fazave të ndërtimit të kalasë, shih Karaiskaj 1986, 5-20. Krahaso
me Molla në përg.
256 Archonteia Sopotu: Kronologjia dhe funksioni i një kulle bizantine ...

b
Fig. 3. Planimetria dhe kronologji e përgjithshme e mbetjeve arkitektonike mbi sipërfaqen e
kodrës së Sopotit.
Nevila MOLLA 257
një kullë katrore (c), murit perëndimor të së cilës i mbështetet muri kryesor rrethues i
kalasë (duke e përfshirë kullën brenda rrethimit) çka tregon qartë se kulla paraprin
ndërtimin e kësaj të fundit. Si kulla, edhe kalaja karakterizohen nga një teknikë ndërtimi
shumë e ngjashme. Në fazën origjinale që mund të datohet në gjysmën e parë të shek.
XIII, kalaja ishte e pajisur me bedena dhe shteg kalimi dhe përforcohej të paktën nga
dy kulla katrore të tipit pa mur të brendshëm, të vendosura në veri dhe në jug, ndërsa
kulla c (Fig. 3), nga një strukturë e vetme, u shndërrua në kryekullën e fortesës. E
vetmja hyrje në kala në këtë fazë të parë ndërtimi gjendej në pjesën lindore. Të gjitha
këto elemente vënë në dukje karakterin e theksuar fortifikues që i është dhënë kalasë,
megjithëse ajo qëndron në një pozicion pothuajse të paarritshëm. Pas një riparimi të
konsiderueshëm të pjesës veriore të rrethimit, që mund të datojë në fundin e shek.
XIII - shek. XIV, gjatë periudhës osmane ndodhi zgjerimi i sipërpërmendur në zonën
perëndimore dhe një seri riparimesh e modifikimesh të kalasë mesjetare, bashkë me
një numër ndërtimesh graduale brenda dhe jashtë mureve të saj.

Kulla
Struktura më e hershme mesjetare në majën e kodrës është një kullë katrore e
vetme (pa ndonjë ndërtesë tjetër rreth saj) (c) e pozicionuar në pikën më të lartë nga
ku arrihet këndvështrimi më i gjerë si në drejtim të detit në jug dhe perëndim, edhe në
atë të prapatokës në veri dhe lindje. Kaq e rëndësishme ishte zgjedhja e këtij pozicioni,
saqë edhe pse menjëherë në lindje të tij ndodhet një platformë relativisht e sheshtë,
kulla u ndërtua në këtë pikë, megjithëse terreni është i thyer dhe shkëmbor. Për pasojë,
kulla është ndërtuar pa themele, direkt mbi shkëmbinj. Ajo është rreth 6,11x6,32 m dhe
muret kanë një trashësi prej rreth 1,40 m. Kreshtat e të katër mureve të kullës shfaqen
pothuajse në të njëjtën lartësi. Më i ruajtur është muri perëndimor (mbi 2,00 m lartësi),
por ky fillon nga një nivel bazamenti më i ulët se muret veriore e jugore dhe sidomos se
ai lindor. Dy radhët e para (nga fundi) të murit perëndimor dalin pak centimetra jashtë
sipërfaqes së tij në formën e një këmbëze, e cila shërben për të rritur qëndrueshmërinë
e kullës nga kjo anë që ngrihet direkt mbi buzën e shkëmbit, ndërsa një element i tillë
nuk është përdorur në tria anët e tjera të saj (Fig. 4). Nga muri lindor ruhen ende in
situ vetëm pak gurë në gjysmën e tij jugore, ndërsa gjysma veriore përbëhet nga
shkëmbi natyror i kodrës që është përfshirë në ndërtimin e vetë këtij muri.
Ndërtimi i kullës është bërë me gurë gëlqerorë të siguruar nga rrënojat e periudhave
të mëparshme në kodër, të cilët janë prerë në formë të parregullt dhe në përmasa
mesatare, ndërsa për këndet vërehet një kujdes i lehtë për të përdorur blloqe më të
rregullt dhe paksa më të mëdhenj. Teknikisht jo e spikatur, muratura e kullës dallon
vetëm për përdorimin e fragmenteve të vogla prej tulle dhe tjegulle të vendosura në
mënyrë të çrregullt mes gurëve, si dhe për praninë e disa vrimave rrethore, rreth 3-4 cm
në diametër, që dikur ziheshin nga trarë të hollë e të papunuar druri, të vendosur tërthor
258 Archonteia Sopotu: Kronologjia dhe funksioni i një kulle bizantine ...

Fig. 4. Muri perëndimor i kullës.

për të forcuar lidhjen mes faqes së brendshme dhe asaj të jashtme të murit. Llaçi gëlqeror
i përdorur si material lidhës është mjaft kompakt dhe i një cilësie relativisht të lartë.
Në gjendjen e tanishme, në cepin e murit verior shihet një derë me gjerësi 0,80 m,
ndërsa cepit verilindor të vetë kullës, d.m.th. shkëmbit natyror që ka mbetur prej saj në
këtë pikë, i mbështetet një segment muri prej rreth 2,00 m gjatësi, i cili ruhet në një
lartësi prej rreth 1,00 m (Fig. 5).

Fig. 5. Pamje e kullës nga veriu.

Me sa duket ky mur kishte funksionin e një barriere lindore për hyrjen në kullë dhe
së bashku më vetë hyrjen janë të një periudhe të mëvonshme. Kjo bëhet e qartë jo
vetëm nga mungesa e llaçit, por edhe nga teknika më e çrregullt e këtij ndërtimi në
raport me kullën, ndërsa prerja në murin origjinal verior të kullës tregon qartë ndërhyrjen
për të realizuar hapjen e derës në fjalë12.

12
Është propozuar se në të njëjtën kohë me ndërtimin e kullës mund të jetë rindërtuar edhe muri
fortifikues antik, nisur nga një riparim i vërejtur në një segment jugor të këtij fortifikimi (Karaiskaj
Nevila MOLLA 259
Diskutim
Kulla mesjetare e Sopotit më një karakter të izoluar dhe qartësisht rural përbën një
strukturë të panjohur. Datimi i ndërtimit të saj në shek. XII sipas studiuesit Gj. Karaiskaj
e bën edhe më të pazakontë nëse merret parasysh fakti që fortifikimet e periudhës
bizantine të mesme (shek. IX-XII) në përgjithësi, e sidomos kulla të tilla të izoluara në
veçanti, njihen pak. Në fakt, deri më sot nuk zotërojmë asnjë të dhënë të sigurt
arkeologjike për datimin e kullës në këtë periudhë dhe ishte vetëm arsyetimi logjik mbi
të dhëna indirekte historike që e shtyu Karaiskajn të propozonte datën e sipërpërmendur.
Ai argumentoi se fakti që Sopoti nuk përmendet nga Anna Komnene në shtjellimin e
saj të konfliktit normano-bizantin të shek. XI, ndërsa vendbanimet e tjera përgjatë
bregdetit, si Kanina, Himara, Butrinti dhe Mesopotami përmenden, sugjeron se Sopoti
nuk ekzistonte në shek. XI. Përmendja e tij në fillimin e shek. XIII si archonteia
Sopotu në Bagenetia (Vagenetia) nga ana tjetër, shërben si një tregues se jeta duhet
të kishte rilindur mbi kodrën e banuar që në antikitet dhe se ky vendbanim duket të
kishte një strukturë fortifikimi, d.m.th. kullën në fjalë. Për pasojë, Karaiskaj propozoi
se data e ndërtimit të kullës duhet lidhur me shek. XII13.
Por çfarë dihet në fakt për funksionin dhe formën materiale të një archonteia? G.
Prinzing ka propozuar se “archontea ishte ndoshta një njësi administrative e vogël e
krahasueshme me një fshat relativisht të madh”14 dhe se një numër njësish të tilla
dëshmohen nga burimet e shkruara të kenë ekzistuar gjatë periudhës bizantine të
mesme dhe të vonë në Epir15, rajoni mesjetar ku bënte pjesë Sopoti, i cili sot gjendet i
ndarë mes shteteve moderne të Shqipërisë dhe Greqisë16. Megjithatë, një arkonte
mund të përfaqësojë edhe pronën e një arkonti, një element i shtresës elitare në shoqërinë
bizantine i lidhur ngushtë me ambientin urban, por që njihet gjithashtu të ketë gëzuar
privilegje dhe prona jashtë qendrave urbane të dhuruara me autorizim perandorak17.
Partitio Romaniae, pakti i ndarjes së territoreve nënshkruar në vitin 1204 mes latinëve
të kryqëzatës së katërt që pushtuan Kostandinopojen18, përmend provinicia Vagenecie
në mënyrë specifike si pjesë e territoreve veneciane në brigjet e detit Adriatik dhe atij

1986, f. 12). Përveç faktit që segmenti i riparuar është i një teknike të ngjashme me muret e
periudhës osmane (jo me ata të kullës), kjo është e vetmja pikë në fortifikimin antik ku vërehet
një riparim i këtij lloji. Si e tillë, ajo nuk është e mjaftueshme për të sugjeruar se i gjithë fortifikimi
antik që përfshinte një sipërfaqe prej rreth 2,8 ha është rindërtuar, qoftë në kohën e ndërtimit të
kullës, qoftë në ndonjë periudhë të mëvonshme. Për analizën e teknikës së këtij riparimi dhe
qëllimin e mundshëm të kryerjes së tij në këtë pikë të sitit, shih Molla në përg.
13
Karaiskaj 1986, f. 15-16.
14
Prinzing 1997, f. 190. Përkthim i autorit.
15
Po aty.
16
Shih Nicol 1984; Xhufi 2009.
17
Angold 1984, f. 240.
18
Shih Angold 2003, f. 129-135.
260 Archonteia Sopotu: Kronologjia dhe funksioni i një kulle bizantine ...

Jon19. Ky fakt sugjeron se deri në fundin e periudhës bizantine të mesme, brenda


sistemit administrativ rajonal të bazuar në tema, e në këtë rast brenda temës së
Nikopojës20, gjendeshin një numër njësish më të vogla administrative, të cilat në burimet
latine emërtohen si provinca. Kështu pra, me sa duket archonteia Sopotu ishte njësia
më e vogël, pjesë e provincës Vagenetia, shtrirja territoriale e së cilës përfshinte pak a
shumë zonën bregdetare nga Himara në veri, deri në zonën e Margaritit (Greqi) në
jug21. A mund të thuhet atëherë se kulla në diskutim ishte rezidenca e një arkonti të
periudhës bizantine të mesme, prej nga ku ai ushtronte kontroll dhe detyra administrative
mbi zonën rurale rreth kodrës? Nëse përgjigja e kësaj pyetjeje do të ishte pozitive,
atëherë kulla e Sopotit mund të jetë shembulli më i hershëm mesjetar në gjithë Shqipërinë
e jugut që ka mbërritur deri në ditët tona.
Ndërkohë që në Shqipëri mungojnë studime në shkallë të gjerë të territorit rural
mesjetar, shembuj të shumtë kullash të izoluara janë identifikuar dhe studiuar në Greqinë
fqinje22. Por pothuajse të gjithë shembujt e identifikuar datojnë në periudhën mes
shekujve XIII-XV, e cila njihet si periudha franke23. Po kështu, studime që përfshijnë
shembuj kullash nga i gjithë Ballkani vlerësojnë se shumica e rasteve që kanë mbërritur
deri në ditët tona datojnë nga fillimi i shek. XIV (Fig. 6), një kohë kur konfliktet e
vazhdueshme ushtarake shtynë manjatë lokalë të ndërtojnë kulla jo vetëm për qëllime
ushtarake, por edhe si rezidenca të fortifikuara24.
Në rastin e Greqisë, studiuesi P. Lock ka vënë re se kjo panoramë kronologjike
konfirmohet edhe nga burimet e shkruara. Sipas tij, burimi më i hershëm në lidhje me
ekzistencën e një kulle të tillë në rastin e Greqisë daton në vitin 1307 (pra e ndërtuar në
shekullin paraprirës) dhe burimi më i vonë që përmend ndërtimin e një kulle të re i
përket fillimit të shek. XVI25. Për më tepër, pak kulla njihen nga periudha e shekujve
XI dhe XII në të gjitha territoret e Bizantit26, pavarësisht se shpesh raportohet që kulla
me pozicione strategjike dhe pamje të gjerë mbi territorin janë ndërtuar gjerësisht si në
antikitet, edhe në mesjetë, si pjesë e një sistemi të transmetimit të sinjaleve me anë të
zjarrit27. Një shembull i rrallë i një kulle të hershme me këtë funksion (kullë sinjalizimi),
i datuar në shek. IX-X mbi bazë të dhënash epigrafike, është e ashtuquajtura kulla e
Leos28 (perandori Leo VI, 886-912). Kjo kullë e ndodhur në pikën më të lartë të

19
Soustal 2004, f. 23.
20
Chrysos 1997, f. 188-189.
21
Hodges 2008, f. 15, 17-19.
22
Lock 1986, f. 101-123, 1989, f. 139-145.
23
Shih Lock 1995.
24
Cìurcicì 2010, f. 518-527.
25
Lock 1989, 136.
26
Lock 1989; Whittow 1994, f. 61.
27
Rife 2008, f. 286.
28
Rife 2008, f. 281-306.
Nevila MOLLA 261

Fig. 6. Kulla të tipit pa kontrafortë të periudhës bizantine të vonë në Greqinë verilindore dhe
në Maqedoninë lindore (ripunuar sipas Curcic 2010, 525).

Akrokorinthit është 12,70x12,05 m29 dhe vlerësohet se lartësia e saj mund të arrinte
deri 15-25 m, duke gjykuar mbi trashësinë e mureve (2,60-2,85 m në bazament). Pozicioni
dhe përmasat e saj e bënin kullën të kontrollonte një pamje të gjerë mbi “gjithë fushën
e Korinthit, Istmusin, gjirin e Korinthit, gjirin e Saronit dhe distanca të mëdha mbi det
dhe tokë në të gjitha drejtimet”30. E pajisur me cisternë në katin përdhes dhe me
platformë me bedena në krye dhe e ndërtuar me urdhër perandorak për të shërbyer si
kullë lajmërimi për sulmet nga arabët, kulla e Akrokorinthit sigurisht ka pak të
përbashkëta me shembullin tonë modest në Sopot.

29
Rife 2008, f. 291.
30
Rife 2008, f. 297. Përkthim i autorit.
262 Archonteia Sopotu: Kronologjia dhe funksioni i një kulle bizantine ...

Gjendja e dobët e ruajtjes së kullës së Sopotit na ofron pak të dhëna lidhur me


formën dhe funksionin e saj origjinal. Është e vështirë të dihet me saktësi numri i
kateve të saj, por duke gjykuar nga trashësia e mureve mund të supozojmë se ishte të
paktën dykatëshe. Në dy gravura veneciane të shek. XVII31 ajo shfaqet si struktura
më e lartë nga të gjitha ndërtesat e tjera dhe vetë muri i kalasë (Fig. 7).
Nuk mund të thuhet nëse kati përdhes shërbente si sterë (cisternë) apo nëse
dyshemeja e katit të parë ishte me qemer, megjithëse elemente të tilla janë karakteristikë
e qenësishme e ndërtimeve të fazave të mëvonshme në kala32. Po kështu, nuk është e
mundur të dihet me siguri nëse kreu i kullës ishte me çati apo kishte një platformë me
bedena. Në brendësi të katit përdhes, por edhe përreth kullës, nuk vërehen shenja të

Fig. 7. Kalaja e Sopotit gjatë luftërave turko-veneciane: (A) gravurë nga P. Cantarini, shek.
XVII (sipas Karaiskaj 1986, 16); (B) gravurë nga Caroli Leigh, shek. XVII (?) (koleksion
privat).

31
Për identifikimin e gravurës në fig. 7 (B) falënderoj Oliver Gilkes.
32
Shih Karaiskaj 1986, 12-15; Molla në përg.
Nevila MOLLA 263

pranisë së një shkalle prej muri, çka sugjeron se komunikimi mes kateve të ndryshme
të kullës realizohej nëpërmjet një shkalle të lëvizshme (ndoshta prej druri). Nëse
gjykojmë nisur nga gravurat veneciane, kulla duket se kishte çati me aniata dhe se kati
i fundit kishte disa dritare të vogla, çka sugjeron më shumë një karakter rezidencial
sesa ushtarak të kullës. Mirëpo, përveç faktit që këto gravura të mëvonshme nuk janë
të besueshme në mënyrë strikte33, është e mundur që këto tipare të jenë rezultat i
modifikimeve të mëvonshme, sepse është e qartë që në periudhat pasuese, duke filluar
nga shek. XIII, kulla kthehet në kryekullë të kalasë, duke marrë qartë edhe karakter
rezidencial, qoftë edhe sikur deri tani të mos e kishte pasur këtë funksion.
Megjithëse e ruajtur pak, nëse e krahasojmë kullën e Sopotit me kullat rurale të
Greqisë së periudhës franke, një numër paralelizmash dalin në pah (Fig. 8).
Forma katrore, trashësia e mureve dhe dimensionet e saj janë karakteristikë edhe
e shumë prej kullave në Greqinë qendrore34. Gjithashtu, si shumë prej këtyre kullave,
edhe kulla e Sopotit është ndërtuar në një vendbanim të mëparshëm duke përdorur
material ndërtimi nga vetë rrënojat e mëparshme të sitit, në një teknike tipike mesjetare
që konsiston në gurë të papunuar, llaç gëlqeror dhe fragmente tjegullash. Megjithatë,
kjo teknikë e thjeshtë, por efikase që ndeshet gjerësisht në ndërtimet mesjetare të
Shqipërisë jugore35 dhe në mbarë Mesdheun mesjetar36, nëse nuk përforcohet nga të
dhëna të tjera, nuk mund të shërbejë si tregues kronologjik i saktë apo specifik.

Përfundime
Thjeshtësia arkitektonike dhe teknika e ndërtimit që karakterizojnë kullat franke si
në Greqinë kontinentale, edhe në ishujt Euboia dhe Chios37, karakterizojnë gjithashtu
edhe kullën e Sopotit dhe datimi i mundshëm i kësaj të fundit në periudhën bizantine të
mesme e zbret kufirin e poshtëm kronologjik, duke sugjeruar një traditë të hershme të
ndërtimit të kullave në Ballkanin jugor. Nga ana tjetër, rasti ynë përforcon faktin se
teknikat ndërtuese vendase përdoreshin gjerësisht, pavarësisht se kush ishin investuesit
(franket, në rastin e shembujve në Greqi), një fakt që është vënë në dukje edhe nga
Lock38. Në ndryshim nga kullat e Greqisë kontinentale që shërbenin kryesisht për
qëllime administrative dhe agrare39, kulla e Sopotit, siç u përmend, është pozicionuar

33
P.sh. gravura në fig. 7 (A) paraqet një derë të madhe në murin jugor të kullës, një element ky
që në të vërtet nuk ka ekzistuar.
34
Lock 1986, f. 104, 111-123. Gjithashtu, shih rastin e kullës së Panakton (Boeotia, Greqi qendrore)
në Gerstel et al. 2003, f. 153.
35
Molla, Paris dhe Venturini 2012, f. 271; Molla në prëg.
36
Lock 1989, f. 130.
37
Lock 1996, f. 107-26.
38
Lock 1989, f. 131.
39
Lock 1989, f. 138-139; Bintliff 1996, f. 1-18.
264 Archonteia Sopotu: Kronologjia dhe funksioni i një kulle bizantine ...

Fig. 8 (A). Planimetri e katit përdhes të kullës së Sopotit; (B) Planimetri e secilit prej kateve të
kullës së Moulki-t në Haliartos të Boeotia-s, Greqi qendrore (ripunuar sipas Lock 1986, 115).

strategjikisht me pamje mbi detin Jon dhe rrjetin rrugor, në të cilin ajo përbënte një nyjë
mes rrugës kryesore bregdetare dhe degëve që përmes lumit Çorraj të çojnë në
prapatokën e Himarës e më tej. Zgjedhja e pikës më të lartë në kodër, pavarësisht
disavantazhit të saj të përmendur është shumë domethënëse. Në këtë drejtim kulla
është analoge me kullat e shek. XIV-XV të ishullit Euboea40, por në ndryshim nga
këto, ajo ishte modeste si në staturë, dhe në cilësinë e ndërtimit dhe nuk përfaqëson
një rezidencë tipike elitare të fortifikuar41.

40
Lock 1989, f. 140-141; 1996, f. 107-126.
41
Kullat e periudhës bizantine të vonë në Greqinë verilindore, Maqedoni dhe Bullgari, të
diskutuara nga S. Curcic (2010, 519-527), nuk përbëjnë shembuj të përshtatshëm për krahasim:
në shumicën e rasteve këto janë struktura të mëdha dhe të fuqishme, të pajisura me ambiente
Nevila MOLLA 265

Bazuar mbi këtë panoramë komplekse mund të arrihet në përfundimin se në Ballkanin


jugor bizantin, në zonat rurale si ajo e Sopotit, një zonë malore bregdetare e distancuar
nga qendrat urbane, ndërtimi i kullave ndodhte bazuar mbi dy parime të thjeshta,
pavarësisht kontekstit kronologjik: përshtatshmëri gjeografike dhe prakticitet. Kështu,
kodra u zgjodh për ndërtimin e kullës fale pozicionit të saj strategjik në lidhje me
bregdetin dhe prapatokën, por kjo strukturë modeste mund të shërbente për më shumë
se një funksion: si kullë me karakter ushtarak, për dhënien e sinjaleve të rrezikut për
këdo që afrohej nga deti, por me ç’sugjerojnë burimet e shkruara, edhe si një njësi nga
ku një arkont në mënyrë ndoshta sezonale administronte për llogari të prenadorit, të
mirat fiskale dhe agrare të prapatokës së padepërtueshme ose edhe vetë pronat e tij
që mund të përfshinin fushën e Borshit të sotëm dhe luginën e Çorrajt.
Për sa i përket datimit, një ndryshim domethënës mes kullës së Sopotit dhe shumicës
së kullave të përmendura në këtë diskutim është se ajo u transformua nga një kullë e
vetmuar në kryekullën e kalasë, ndërtimi i së cilës shërben si ante quem për kullën.
Por koha ekzakte e ndërtimit të kalasë është gjithashtu vështirë të përcaktohet me
siguri. Karaiskaj, përsëri duke u mbështetur mbi kontekstin historik, propozoi se kalaja
mund të jetë ndërtuar me urdhër nga despoti i Epirit, Mihali II (ca. 1230-1265), ndoshta
gjatë qëndrimit të tij në Korfuz në vitin 123542. Një tregues i mundshëm se maja e
kodrës ishte rrethuar me mure fortifikuese në gjysmën e parë të shek. XIII është fakti
që Sopoti ishte pjesë e pajës së Helenës, vajza e Mihalit II, i cili në vitin 1259 ia dha
Helenën në martesë Manfredit të Sicilisë për të vulosur një aleancë politike me të43.
Po kështu, në vitin 1258 Sopoti përmendet në mënyrë specifike si arx munitissimum44.
Megjithëse duhet të jemi të vetëdijshëm për rrezikun që mbart perceptimi i
monumenteve si reflektim i thjeshtë i ngjarjeve historike, në mungesë të të dhënave
arkeologjike dhe kur teknika e ndërtimit, siç u diskutua më lart, është evazive për sa i
takon datimit, referenca historike e datës 1258 kur Sopoti përmendet si arx
munitissimum mbetet e dhëna më pak e diskutueshme në këtë drejtim. Konteksti
arkeologjik dhe socio-politik i kohës mund të na vijë gjithashtu në ndihmë në këtë rast.
Ekzistojnë të dhëna bindëse se një numër qendrash urbane, të mëdha e të vogla, të
Epirit mesjetar, si Arta, Janina, Kanina, Butrinti, etj., u rigjeneruan në gjysmën e parë
të shek. XIII45. Në Butrint, fortifikimit të periudhës bizantine të mesme iu shtua një
fortesë e vogël me kryekullë në akropol (periudha mesjetare 2)46, ndërsa rindërtimi i

ndihmëse për funksione të ndryshme, përfshi edhe kapela religjioze, dhe karakteri i tyre si
rezidenca të fortifikuara elitare është lehtësisht i identifikueshëm.
42
Karaiskaj 1986, f. 16.
43
Shih Nicol 1984, f. 6-7, 13; Geanakopulos 1953, f. 105.
44
Luka 1975, f. 160-1.
45
Papadopoulou 2007, f. 111-112; Molla në përg.
46
Molla, Paris and Venturini 2012, f. 271.
266 Archonteia Sopotu: Kronologjia dhe funksioni i një kulle bizantine ...

fortifikimit të akropolit në Berat konsiderohet gjithashtu një ndërmarrje e të ashtuquajturit


Despotat i Epirit47. Duket se despotët po silleshin në një mënyrë të ngjashme me
lordët frankë në Greqi, me ardhjen e të cilëve, shumë vendbanimeve të fortifikuara
ekzistuese iu shtuan fortesa dhe kryekulla të tilla për qëllime ushtarake, por edhe
rezidenciale e administrative48. Kështu, kulla e periudhës bizantine të mesme, tashmë
në rolin e kryekullës, vazhdon t’a ruajë karakterin e saj shumëfunksional në shek.
XIII. Por ndërsa në formën e saj origjinale kulla nuk kishte hyrje në katin përdhes për
arsye sigurie, qenia e saj brenda rrethimit të fuqishëm të kalasë ofronte mbrojtje të
mjaftueshme dhe është e qartë se hyrja në fjalë mund të jetë realizuar kurdo që mund
të jetë parë e arsyeshme nga të zotët e kullës pas kohës së ndërtimit të kalasë.

Bibliografi
Anamali, S. 1959. Raport mbi ekspeditën informative në jug (Manuscript, A.S.A. Tiranë).
Angold, M. 1984. ‘Archonts and dynasts: local aristocracies and the cities of the later
Byzantine Empire’ në Angold, M. (përg. nga) The Byzantine aristocracy,
IX to XIII centuries (Oxford: BAR), 236-49.
Angold, M. 2003. The Fourth Crusade: event and context (Pearson Education
Limited).
Bintliff, J.L. 1996. ‘The Frankish Countryside in Central Greece: The Evidence from
Archaeological Field Survey’, në Lock, P. dhe Sanders, G. (përg. nga),
The Archaeology of Medieval Greece, (Oxford), 1-18.
Bintliff, J.L. dhe Snodgrass, A.M. 1985. ‘The Boeotia survey, a preliminary report:
The first four years’, Journal of Field Archaeology 12,123-161.
Bintliff, J. L. dhe Snodgrass, A.M. 1988. ‘Mediterranean survey and the city’, Antiquity
62, 57-71.
Budina, D. 1962. Raport i vitit 1962 (Manuscript. A.S.A. Tiranë).
Budina, D. 1971. ‘Harta arkeologjike e bregdetit Jon dhe e pellgut të Delvinës’, Iliria
1, 284-5.
Cabanes, P., Korkuti, M., Baçe, A. dhe Ceka, N. (2008) Carte Archeologique de
l’Albanie, (Klosi dhe Bezenberg), 143-5.
Ceka, N. 1975. ‘Qendrat e fortifikuara të amanatëve’, Monumentet 10, 43-5.
Chrysos, E. 1997. ‘The foundation of the Themes of Kephallenia, Dyrrachion and
Nikopolis’, në M.B. Sakellariou, (editor) Epirus: 4000 Years of Greek
History and Civilisation, (Athens) 186-89.
Curcic, S. 2010. Architecture in the Balkans: From Diocletian to Suleyman the
Magnificent, 300-1550, (Yale University Press, New Haven/London).
Davis, J. L., Hoti, A., Pojani, I., Stocker, S. R., Wolpert, A. D., Acheson, E. E. dhe
Hayes, J. W. 2003. ‘The Durrës Regional Archaeological Project:
Archaeological Survey in the Territory of Epidamnus/Dyrrachium in
Albania’, Hesperia, Vol. 72, No. 1. (Jan. - Mar.), 41-119.

47
Shih Curcic 2010, f. 510; Molla et al. në përg.
48
Molin 2001, f. 204-205.
Nevila MOLLA 267
Geanakoplos, D. J. 1953. ‘Greco-Latin Relations on the Eve of the Byzantine Restoration:
The Battle of Pelagonia, 1259’, Dumbarton Oaks Papers, 99-141.
Gerstel, S. E. J., Munn, M., Grossman, H. E., Barnes, E., Rohn, A. H., dhe Kiel, M.
2003. ‘A Late Medieval Settlement at Panakton’, Hesperia, Vol. 72, No.
2 (Apr. - Jun.), 147-234.
Hammond, N.G. 1967. Epirus: the geography, the ancient remains, the history
and topography of Epirus and adjacent areas (Oxford).
Hodges, R. 2008. Shkëlqimi dhe rënia e Butrintit bizantin/The Rise and Fall of
Byzantine Butrint (Londër/Tiranë, Butrint Foundation).
Karaiskaj, Gj. 1986. ‘Kështjella mesjetare e Sopotit (Borsh)’, Monumentet 2, 5-20.
Koçi, J. 1978. ‘Qyteti antik në Borsh’, Iliria VII-VIII, 269-273.
Koçi, J. 1986. ‘Gërmimet arkeologjike të vitit 1986 - Borsh (Sarandë)’, Iliria 2, 261-2.
Koçi, J. 1987. ‘Varreza e qytetit antik në Borsh’, Iliria 1, 135-146.
Koçi, J. 1989. ‘Gërmimet arkeologjike të vitit 1989 - Borsh (Sarandë)’, Iliria 2, 273-274.
Koçi, J. 1990. ‘Gërmimet arkeologjike të vitit 1990 - Borsh (Sarandë)’, Iliria 2, 266.
Kourelis, K. 2005. ‘The rural house in the medieval Peloponnese. An archaeological
reassessment of Byzantine domestic architecture’, në Emerick, J.J. dhe
Deiyannis, D.M. (përg. nga) Archaeology in Architecture: Studies in Honor
of Cecil L. Striker (Verlad Philipp Von Zabern, Mainz am Rhein), 119-28.
Lock, P. 1986. ‘The Frankish Towers of Central Greece’, Annual of the British
School at Athens Vol. 81, 101-23.
Lock, P. 1989. ‘The Medieval Towers of Greece: A problem in Chronology and Function’,
në Arbel, B., Hamilton, B. dhe Jacoby, D. (editorë), Latins and Greeks in
the Eastern Mediterranean after 1204 (Frank Cass and Company Limited),
139-145.
Lock, P. 1995. Franks in the Aegean, 1204-1500 (Longman: Londër/New York)
Lock, P. 1996. ‘The tower of Euboea: Lombard or Venetian; Agrarian or strategic?’
në Lock, P. dhe Sanders, G. (përg. nga), The Archaeology of Medieval
Greece (Oxford), 107-126.
Luka, K. 1975. ‘Gjurmime në toponomastikën e mesjetare në trevën e Sopotit’,
Etnografia Shqiptare VIII, 1 (Tiranë), 170.
Molla, N. Në përgatitje. ‘The Despotate of Epirus: the archaeology of a 13th century
Byzantine state’. Temë Doktorature. University of Siena, Itali.
Molla, N. Në përgatitje. ‘Archaeological survey of the ancient, medieval and post-
medieval remains at Sopot. The changing form and function of the hilltop
settlement’. Butrint Foundation.
Molla, N., Paris, M. F. dhe Venturini, F. 2012. ‘Material boundaries: the city walls at
Butrint’, në R. Hodges, I.L. Hansen dhe S. Leppard (përg. nga), Butrint
4. The Archaeology and Histories of an Ionian Town (Oxford), 260-79.
Molla, N., Fichera, G., Paris, M.F. dhe Venturini, F. Në përgatitje. ‘Archaeological
Survey of the City Walls at Berat, Albania’. Butrint Foundation dhe
University of Siena.
Nicol, D. M. 1984. The Despotate of Epirus, 1267-1479. A contribution to the
history of Greece in the Middle Ages (Cambridge University Press).
Papadopoulou, B. 2007. Byzantine Arta and its monuments (Athens).
268 Archonteia Sopotu: Kronologjia dhe funksioni i një kulle bizantine ...

Pluciennik, M. 2004. ‘The environs of Butirnt 2: 1995-96 field survey’. (Me kontribut
nga Kosta Lako, Luan Përzhita dhe Dee Brennan), në Hodges, R.,
Bowden, W. dhe Lako, K. (përg. nga), Byzantine Butrint: Excavations
and Survey 1994-1999 (Oxford) 47-63.
Prinzing, G. 1997. Administrative structure (eleventh-twelfth centuries), në Sakellariou,
M.B. (përg. nga), Epirus: 4000 Years of Greek History and
Civilisation (Athens), 189-91.
Sigalos, E. 2004. Housing in Medieval and Post-Medieval Greece. BAR.
Soustal, P. 2004. ‘The historical sources for Butrint in the Middle Ages’, në Hodges,
R., Bowden, W. dhe Lako, K. (përg. nga), Byzantine Butrint:
Excavations and Survey 1994-1999 (Oxford), 20-26.
Soustal, P. dhe Koder, J. 1981. Nikopolis und Kephallonia. TIB 3. Viena.
Ugolini, L.M. 1942. L’acropoli di Butrinto. Albania antica III (Romë).
Xhufi, P. 2009. Nga Paleologet te Muzakajt. Berati dhe Vlora në shekujt XII-XV
(Tiranë).
Nevila MOLLA 269

ARCHONTEIA SOPOTU: CHRONOLOGY AND FUNCTION OF A


BYZANTINE TOWER AT THE FORTRESS OF SOPOT

The fortress of Sopot stand on the crest of a high, steep hill (326 m), situated at the
north end of the plain of Borsh, a small coastal delta to the right of the modern Saranda-
Vlora road. Although the first historical mentioning of Sopot dates to the early 13th
century, when it was referred to as Archonteia Sobotum located in the region of Vagenetia,
the hill was occupied from at least as early as the 4th century BC, when a settlement first
emerged and grew gradually into a small classical fortified hill town. Following
rudimentary human activity in the Roman and late antique periods, the settlement re-
emerged in the Middle Ages from which time its prosperity grew increasingly, gaining
local administrative importance in the Ottoman period, and turning into a large, densely
inhabited village towards the end this period.
Limited investigations at the hill of Sopot comprise small scale excavations carried
out in the 1980s by J. Koçi, which however, were exclusively focused on the study of the
ancient settlement. Only one major investigation by G. Karaiskaj concerns the prominent
medieval and Ottoman walls of the hilltop fortress. The site’s numerous residential,
utilitarian, military and religious structures that occupy the hilltop and the steep slopes,
particularly the south and north ones, have never been investigated or documented
and the surrounding territory is yet to be subjected to extensive field surveys. A two-
week field survey aimed at a preliminary study of all wall remains visible on the
surface of the hill took place in July 2010. This short paper discusses one of the most
interesting phases, regarding the presence of an isolated square tower that stands
conspicuously at the highest point of the hill, overlooking the Ionian sea, the coastal
road to its south and west, and the immediate hinterland to its north and northeast.
Wall analysis indicates clearly that the construction of the tower took place prior to that
of the fortress. The latter consists of a main fortified area probably built in the first half of the
13th century that occupies an uneven platform of ca. 0.4 hectares in the east, and an additional
area of ca. 0.13 hectares in the west built in the early Ottoman period. The tower is poorly
preserved, standing only a few courses in the east, north and south, whereas its west wall,
which starts from a lower level, stands ca. 2 m tall. Measuring ca. 6.11 m x 6.32 m, all of its
walls were built without foundations, directly on the hill rocks and are ca. 1.40 m thick. At
a later stage the north wall was pierced by a small opening (0.80 m wide), thus enabling
access into the tower’s ground floor, while a kind of fore-wall was built abutting its north-
east corner. The construction of the tower (c) lacks refined stone work, consisting of rubble
limestone bonded with abundant compact lime mortar. It is conspicuous only for the
270 Archonteia Sopotu: Chronology and Function of a Byzantine Tower at ...

presence of small tile fragments inserted between stone joints and beds, and for the presence
of small circular holes of c. 3-4 cm in diameter, the remaining mark of wooden beams that
were inserted during construction to strengthen the bond between the core and the outer
faces of the wall.
The proposed 12th century construction date makes the tower exceptional given that
few such structures are known to pertain to this date. G. Karaiskaj argued that the fact
that Sopot is not mentioned by Anna Comnenne in her narrative of the 11th century
conflict between the Normans and the Byzantines, while all nearby settlements, namely
Kanina, Himara, Butrint and Mesopotam are, means that the settlement did not exist at
that time. Its mentioning in the early 13th century as archontea Sopotu in Vagenetia on the
other hand, would suggest that not only had a settlement re-emerged here by this time,
but that it would have had some kind of fortification, i.e., the free-standing tower. Hence,
he proposed that the construction date of the tower should be sought in the 12th century.
Firstly, several archonteia which, according to G. Prinzing, were probably small
administrative units comparable with a sizable village are attested in the written sources
of the middle and late Byzantine Epirus. It appears that archontea Sopotu was the smallest
unit within the province of Vagenetia, mentioned in the Partition Treaty of 1204 as part of
the Venetian possessions on the Ionian coast. The question posed by this study is whether
the tower at Sopot was hence the residence of a middle Byzantine archon, who resided
(perhaps seasonally) here, to exert his lordship or administrative duties over the
surrounding rural area. If the answer were to be positive, it would mean that this tower
is the earliest surviving example in southern Albania. Furthermore, it would be one of the
earliest examples in the region, for the majority of isolated towers such as this one
throughout Byzantium are known to date to the late Medieval period. Thus is the case
particularly of those of mainland Greece which have been studied extensively by P. Lock.
A significant element is the fact that at a second stage the tower of Sopot was transformed
into the keep of a fortress, the construction of which serves as its ante quem. It has been
suggested that the fortress was built by despot Michael II (1230- ca. 1265) probably while
he was residing in Corfu in 1235. An indication of the fact that the hilltop would have
been enclosed by walls in the first half of the 13th century is the inclusion of Sopot among
the possessions that Michael II passed to Manfred of Sicily in 1259 to seal their political
alliance. Most significantly, in 1258 Sopot is mentioned as arx munitissimum. Although
one should be aware of the risks of perceiving monuments merely as a direct reflection of
historical events and references, in the absence of archaeological evidence and when the
building technique is not a reliable chronologic indicator, the 1258 reference to the fortress
as arx munitissimum remains the less disputable indication of a relative date. It is probable
that the construction of the fortress in the first half of the 13th century indeed occurred
within a larger context of regional development in Epirus, when the fortifications of large
and small urban centres such as Arta, Ioannina, Kanina and Butrint, are known to have
undergone some degree of reconstruction or repair.
Nevila MOLLA 271
The minimal preservation of the tower at Sopot provides little in the way of clues to
its original architectural form and function. Based on the thickness of its walls it could
be suggested that it was at least a two storey structure. There are no indications to
suggest that the ground floor served as a cistern, nor whether it had vaulted ground
and first floors, although such features are extensively present in the later phases of
construction at the site. It is also unknown whether it had a crenulated top or a pitched
roof. However, when compared to the rural towers of Frankish Greece, a number of
parallels emerge. Like almost all of these, it is square shaped with wall thickness and
dimensions that fit within their common range. It was also built in a modest but effective
building technique that involves rubble and tile fragments bonded with plenty of mortar,
a technique that is widely observed in medieval constructions throughout the region.
The architectural simplicity and the masonry style that feature in the towers of both the
mainland and the islands of Euboea and Chios in Greece are characteristic of the tower
at Sopot. This fact highlights both a well established tower-building tradition in the
case of a possible middle Byzantine date for the tower at Sopot, and the use of local
workmanship in the case of the 13th-15th century Frankish towers in Greece, a point
already made by Lock. Unlike the towers of mainland Greece (that served mainly for
agricultural and administrative purposes), the tower of Sopot was strategically
positioned in relation to viewing over the Ionian, the coastal road network and the
hinterland. The choice of the highest location on the hilltop, despite it being uneven
rocky ground, while a flat area is found immediately to its east, is also telling. In this
respect it is analogous with some of the strategically located 14th- 15th century towers
on the island of Euboea, but unlike most of these, it was modest in stature and
construction quality, not particularly resembling an elite fortified residence.
Given this picture, it can be concluded that in rural settings such as the region of
Sopot, tower-building occurred on the basis of two simple criteria irrespective of
chronology: geographic suitability and practicality. Thus, the hilltop was chosen for its
strategic position in relation to the coast and the hinterland, and the unpretentious tower
could serve for multiple purposes: a military post, a signal tower, and as suggested by the
written sources, even a modest residence from where an archon managed the fiscal
administration of the almost impenetrable hinterland, or his own private estate that
could have stretched over the valley of Çorraj and the plain of Borsh, just below Sopot.

You might also like