Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Gjuhë Shqipe Tremujori I Dytë

Jeta e Sokratit
U lind në Athinë (470 – 399 para erës sonë), në një kohë ku
kombi grek pasi kishte kaluar nëpërmes betejave të mëdha të
brendshme dhe të jashtme, kishte humbur besimin tek traditat
dhe kërkonte përgjigjje mbi pyetjet e jetës së përditshme,
ndërsa dekadenca e qytetërimit të lashtë grek kishte filluar të
dukej. Revolucioni Filozofik i Sokratit lind si një nevojë
ndërgjegjësimi etik, në momentin ku besimi fetar dhe zakonet e
vjetra ishin tronditur dhe epoka e pranimit të padyshueshëm të
sistemit kishte tashmë kaluar. Sokrati u mor me elementin i cili
kishte rëndësi vendimtare për qytetërimin e periudhës së tij:
etikën, politikën, dhë rëndësinë e madhe të dijes dhe shkencës.

Thenie nga Sokrati


1- Urtësia fillon në mrekulli.
2- Jam më i dituri ndër të gjallët, se e di një gjë, e di se nuk di asgjë.
3- Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria.
4- Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis
5- Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij.
6- Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten.
7- Nuk jam as athinas, as grek, jam qytetar i botës.
8- Ruaje emrin si thesarin tënd më të shtrenjtë, sepse besueshmëria është si zjarri; po
ta kesh ndezur, e ke të lehtë ta ruash, por, po ta shuash, të bie barra e rëndë ta
ndezësh prapë.
9- Fitimi i emrit përkthehet në përpjekjet për të qenë çka dëshiron.
10- Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë
edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë.
11- Lëviz vetë, përpara se të lëvizësh botën.
12- Për sa i përket martesës ose beqarisë, vendos vetë, o njeri, por ta dish mirë se ke
për t’u penduar.
13- Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do
të bëhesh filozof.
14-I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë.

Punoi:Kristi Memaj

You might also like