Si Ndikon Stili I Jeteses Ne Rritjen Dhe Zhvillimin e Individit

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Si ndikon stili I jeteses ne rritjen dhe zhvillimin e individit.

Adoleshentët
Fëmijët dhe adoleshentët e moshës 5 – 17 vjeç, duhet të kryejnë të paktën 60
minuta aktivitet fizik të moderuar në intensiv, në ditë. Duhet të përfshihen në
aktivitete që forcojnë muskujt dhe kockat, të paktën 3 herë në javë.

Përfitimet e aktivitetit fizik


Aktiviteti fizik i rregullt me intensitet të moderuar si ecje, çiklizëm ose disa
lloje sportesh, ka përfitime të rëndësishme për shëndetin. Për të gjitha moshat,
përfitimet nga të qenët fizikisht aktiv, janë më të mëdha se dëmet e mundshme.
Pak aktivitet fizik, është më mirë sesa aspak. Duke u bërë më aktiv gjatë gjithë
ditës, në mënyra relativisht të thjeshta, njerëzit mund të arrijnë mjaft lehtë
nivelet e rekomanduara të aktivitetit fizik.

Aktiviteti fizik i rregullt përmirëson gjendjen e muskujve dhe frymëmarrjen, si


dhe përmirëson e forcon eshtrat. Po kështu, kryerja e aktivitetit fizik zvogëlon
rrezikun e hipertensionit, të sëmundjeve koronare të zemrës, diabetin, disa lloje
kanceri (duke përfshirë kancerin e gjirit dhe kancerin e zorrës së trashë), si
dhe depresionin. Duke ditur se, rrëzimet te të moshuarit janë një nga
shkaktarët kryesorë të humbjes së jetës, ekspertët këshillojnë kryerjen e
aktivitetit fizik, pasi zvogëlon rrezikun e rrëzimeve.

Rëndësia
Aktiviteti fizik ka mjaft efekte përfituese në drejtim të shëndetit, pavarësisht
nga mosha. Njerëzit të cilët bëjnë jetë të shëndetshme dhe përfshihen
rregullisht në ushtrime, kanë më pak mundësi të zhvillojnë sëmundje kronike,
duke përmendur këtu diabetin joinsulin vartës, sëmundjet kardiovaskulare,
sëmundjet tumorale ose sëmundjet mendore. Gjithashtu, personat me aktivitet
fizik ditor permanent, mund të ruajnë peshë trupore në normat e lejuara, po të
krahasohen me personat më pak aktivë.

NDIKIMI I USHQIMEVE NË ORGANIZMIN TONË

-Për shëndetin dhe mënyrën e të ushqyerit jemi të gjithë të ndjeshëm.Ajo që


duhet të kemi gjithnjë parasysh për të qenë të shëndetshëm e jo të shëndoshë
është t’i japim më shumë përparësi cilësisë se sa sasisë së ushqimit për këtë
arsye dieta jonë e përditshme duhet të jetë sa më e larmishme, të hamë në
mënyrë të rregullt dhe të ekuilibruar duke i dhënë organizmit të gjitha
substancat që ai ka nevojë.

Efektet kryesore pozitive të ushqimit të shëndetshëm në organizmin tonë

Ushqyeshmëria korrekte ka një numër të shumëfishtë të efekteve pozitive në


shëndetin tonë të përgjithshëm. Secili proces që zë vend në organizmin tonë
shfrytëzon energji. Kjo energji sigurohet nga ushqimi të cilin ne e konsumojmë
dhe nga vitaminat dhe mineralet të cilat ne i marrim.
1. Një ushqim i shëndetshëm do të përforcojë mjaft shumë imunitetin tonë, i cili
ripërtërihet çdo 7 ditë. Një imunitet i fortë do të zvogëlojë dukshëm gjasat për
paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme.
2. Ushqimi i balancuar dhe përdorimi i shtesave të ushqimit do të na ndihmojë
shumë të mbajmë peshën tonë ideale të trupit.
3. Një formulë e ushyeshmërisë korrekte do të reduktojë dhe parandalojë një
numër të madh të sëmundjeve të zemrës.
4. Një ushqim i pasur do të na ndihmojë të kemi dhëmbë dhe eshtra të
shëndoshë.
5. Për ta përmirësuar sistemin e tretjes ne kemi nevojë për ushqimet më të
shëndetshme që ekzistojnë. Kjo për arsye se çdo ditë organizmi ynë i prodhon 10
litra lëngje digjestive, për ta kryer tretjen, prandaj ne kemi nevojë për ushqime,
vitamina dhe enzime natyrale për ta mbështetur këtë proces tejet delikat.
6. Një ushqyeshmëri e rregullt do të na ndihmojë të mbajmë nivelin korrekt të
sheqerit në gjak duke na dhënë energjinë e duhur gjatë gjithë ditës.
7. Një ushqim i pasur me antioksidantë do të ngadalësojë dukshëm procesin e
plakjes duke na bërë të dukemi më të rinj dhe plot vitalitet. Kjo është ajo të
cilën ne të gjithë e dëshirojmë, pa marrë parasysh moshën në të cilën jemi.

You might also like