Leksion 6

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 24

Mbi Përbërjen e një PLC-je

Portat Logjike
 Portat kryesore në PLC janë YES, NOT, AND dhe OR. Aktualisht nuk përdorim vetë
portat por ekuivalentet e tyre në PLC. Duhet të dini si lidhen buffer-at dhe
invertuesit në PLC. Buffer-at janë ekuivalent me portat YES. Invertuesit janë
ekuivalent me portat NOT.
 Tashmë ju e dini rregullin Ivory Snow: pothuajse 100% të kohës do të lidhni
sensorët me buffer-a në pjesët e hyrjes. Kjo është diçka që ju zakonisht do ta
zbatoni edhe nëse keni një operacion mjaft të sofistikuar.
 Në përgjithësi, nëse flisni për një fabrikë, duhet të shihni që shumica e sensorëve
të hyrjes janë të lidhur me buffer-a, pëkundrazi po të shkojmë në ambjent
brenda në fabrikë dhe të shihni do të vëreni që shumica e sensorëve të hyrjes
janë të lidhur si me buffer-a dhe me invertues.
 Të zbulosh që pjesa më e madhe e sensorëve të hyrjes janë të lidhur me buffer-a
ju tregon që aty ka shumë mendime dhe pak profesionalizëm që shkojnë në
makinë.
 Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të përdorni invertues. Invertuesit janë të
disponueshëm për ndërtuesit e makinerive dhe zgjidhësit e problemeve,
kryesisht për t'ju bërë të mos keni nevojë të dilni dhe të rivendosni diçka që u lidh
në të kundërt.
Portat Logjike
 Dy portat e tjera kryesore që gjeni në PLC janë portat AND (në shumicën e
programeve PLC, ju do të lidhni gjërat në seri për të imituar një portë AND) dhe
portat OR (në shumicën e programeve PLC, ju do të lidhni gjërat në paralel me
imitimin e një porte OR).

Fig. 2.20 Simbolet e portave logjike


Simbolet në Diagramet e Terminalit
 Diçka tjetër për t’u marrë parasysh, sidomos nëse jeni nga bota e elektronikës,
inxhinierisë, kompjuterave, janë simbolet elektrike dhe çfarë tregojnë ato në
diagramat e terminaleve. Në shtojcë janë vendosur një grup i simboleve më të
përdorshëm dhe çfarë tregojnë ato. Mund të familjarizoheni me to.

Përmbledhje:

o Mos përdorni linjat vertikale

o Një dalje të veçantë përdoreni vetëm një herë si dalje në një kohë në program.

o Buffer-at janë ekuivalent me portat YES.

o Invertuesit janë ekuivalent me portat NOT.

o Lidhja e gjërave në seri është e njëjtë me portën AND.

o Lidhja e gjërave në paralel është e njëjtë me portën OR.


Logjika Bazë
 Ky paragraf është një hyrje në logjikë, veçanërisht përfunksionet kryesore bazë
(AND, OR, NOT, OUT, NAND dhe NOR), që normalisht do ju duhen gjatë punës me
PLC. Do të shohim se si punon ligjoka në të folurën e përditshme dhe si punon në
PLC.
 Gjëja e parë që vihet re kur jeni duke përdorur funksionet logjike është që shumë
probleme mund të kenë zgjidhje të ndryshme. Kjo është rruga tradicionale e
përdorimit të portave, të tilla si ato të përdorura për elektronikën dhe kontrollin e
proceseve.
 Mund të përdorni gjithashtu algjebrën e Bulit. Ndërsa në PLC, në përgjithësi, nuk i
përdorim portat logjike. Kur u zhvilluan PLC-ët në fillim, njerëzit nuk përdornin
terminalet grafike sepse sepse terminalet e tyre ishin shumë të shtrenjtë. Ata
përdornin vetëm simbolet në një sistem të rregullt për të paraqitur logjikën që
ata donin.
 Porta AND dhe portat e tjera që u zhvilluan për PLC-ët ishin vendosur për t’u
familjarizuar me inxhinierët elektrikë, sepse ata donin të punonin me to në
mjediset e fabrikës. Në këtë libër do të trajtojmë logjikën nga pikëpamja e
inxhinjerëve elektrikë, sepse kjo është ajo çka po kërkoni të bëni në fabrikë në
pjesën më të madhe të kohës.
AND dhe OR
 Porta AND është zhvilluar nga qarku elektrik seri. Mund të lidhni dy ose më
shumë terma në seri, siç tregohen në figurë.

Fig. 2.21 Hyrjet e lidhura në një konfigurim AND


 Në qoftë se keni hyrje të shumëfishta dhe doni që ndonjë nga ato të trigerojë të
njëjtën dalje, atëherë duhet të përdorni logjikën OR. Dy ose më shumë hyrje janë
lidhur në paralel për të dhënë daljen e duhur, siç tregohet në figurë

Fig. 2.22 Hyrjet e lidhura në një konfigurim OR


AND dhe OR
 Këto dy situata logjike janë të qarta. Në shembullin e parë (AND) themi nëse Semi
(Sam) dhe Sjuja (Sue) të dy bëjnë këtë gjë të veçantë, atëherë do të kemi këtë
përfundim, si ndezja e dritës në këtë shembull.

Fig. 2.23 Logjika AND: Të dy Semi dhe Sjuja veprojnë në ndezjen e dritës

 Në shembullin e dytë themi diçka


si: në qoftë se Semi ose Xhorxhi (George),
ose sjuja bëjnë disa lloje veprimesh, ne
kemi një dalje, si tingulli I hornit në këtë
shembull:

Fig. 2.23 Logjika OR: Semi ose Sjuja ose Xhorxhi kthehen në dhomë
NOT
 Operatori tjetër logjik është porta NOT, që njihet dhe si NO. Kjo është ilustruar në
figurën më poshtë, ku pajisjet e hyrjes janë sensorët. Në qoftë se Semi është në
dhomë, por Sju nuk është, atëherë ndizet drita.
 Duhet të shënojmë që në këtë
konfiguracion po përdorim të njëjtin plan
si rele-të e kontrollit, ku kishim një kontakt
normalisht të hapur dhe një kontakt
normalisht të mbyllur, ose kemi një sensor
Fig. 2.24 Logjika NOT: Semi, por jo Sju
hyrjeje që vepron si invertues. Në këtë rast
hyrjet nga Semi dhe Sju janë të kundërtat
e njëra tjetrës.
Në parim, rregulli i punës është: në qoftë se jo Sju, por Sem, atëherë drita ndizet.
 Në qoftë se Sju është në dhomë ndërsa Sem është ose jo në dhomë, drita nuk ndizet.
Në të shumtën ne përdorim kontakt normalisht të mbyllur si mënyrë për të shprehur
NOT në PLC; por gjithashtu mund të përdorim me një ekzaminim OFF si një invertues
për të shprehur NOT. Pra ka mundësi të ndryshme.
OUT:
Daljet në PLC quhen OUT, por tani shumica përdorin termin output. Kujtoni që
njerëzit ngatërrojnë daljet me pjesët e daljes. Fomalisht një dalje është quajtur
OUT.
NAND dhe NOR
 Sigurisht ne kemi dhe rregullin ku NOT lidhet me AND. Kjo është forma e logjikës
e njohur si porta NAND

Fig. 2.25 Simboli NAND

 Kemi situatën ku në qoftë se nuk kemi Sem, ose nuk kemi Xhorxh, ose nuk kemi
Sue, atëherë horni ndizet

Fig. 2.26 Porta NAND

 Siç mund të shihet në qoftë se askush nuk ndjehet në këtë program të veçantë,
horni ndizet. Kjo quhet porta NAND dhe ka mënyra të ndryshme për të menduar mbi
këtë, por më e lehta është ta shprehim me fjali dhe pastaj të përkëthehet në PLC
NAND dhe NOR
 NOT lidhet me OR e njohur si porta NOR. Simboli logjik tregohet më poshtë.

Fig. 2.27 Simboli NOR


Në pjesën më poshtë në qoftë se nuk kemi as Sem dhe as Sueatëherë drita ndizet.

Fig. 2.26 Porta NOR

Siç shihet, në pozicionin pa lidhur Sam dhe pa lidhur Sue, drita do të ndizet.
NAND dhe NOR
Një shembull; Në qoftë se Sam ose Xhorxh dhe jo Sue është detektuar në dhomë,
atëherë dua që drita të ndizet. Këtë logjikë duhet ta shkruajmë në logjikën PLC.
Fjalia e saktë që kërkohët të ndërtohet në PLC është Sam ose Xhorxh, por jo Sue

Ne po themi : nëqoftë se Sam ose Xhorxh (në diagramën e PLC-ës kjo do të jetë një
situatë OR), por jo Sue. Kemi një situatë ku kemi nevojë për një NOT dhe
gjithashtu të kemi një dalje.
NAND dhe NOR
Është një situstë e ngjashme me kontrollin e lementëve pneumatik kur për të
kontrolluar drejtimin në një valvol kem operatorët AND dhe OR. Në se në
kontrollin e një valvole kemi një sistem sigurie të dyfisht që përbëhet nga sistemi
elektrik dhe sistemi i ajrit, valvola mund të punojë vetëm nëse funksionojnë të dy
sinjalet, si sinjali elektrik dhe ai i ajrit. Nëse një prej këtyre burimeve të energjisë
ndërpritet , valvola nuk do të punoj në mënyrë absolute.

Ju mund të bëni një qasje të tipit logjik duke përdorur thjesht të folurin e zakonshëm
me vendosjen e duhur të presjeve.
I gjithë çelësi është vendi ku është vendosur presja.
Rregulli i Përgjithshëm Nr.5
 Kini kujdes presjet

 Kam gjetur se përdorimi i të folurës së zakonshme është mënyra më e thjeshtë


për të punuar për shumicën e personelit në vendosjen e situatave logjike në PLC.

 Shumica e personelit janë shumë të frikësuar nga përdorimi i tabelave të


vërtetësisë dhe nuk dinë si punojnë portat logjike.
 Sigurish që shumë njerëz janë të lidhur me algjebrën e Bulit dhe kanë shumë
vështirësi në përkëthimin e kësaj algjebre në logjikën e PLC-ës.

 Pasi janë marrë të gjitha në konsideratë, logjika PLC (e cila në thelb është një
bashkim në seri ose bashkim në paralel me daljen) është ajo që kemi më shumë
nevojë për të bërë një gjë specifke ose përdorim një sensor për të punën e tij në
një situatë të veçantë.

Le të shohim një shembull të përdormit të të folurës së zakonshme.


 Kemi një situatë ku themi; Në qoftë se Semi, dhe Xhorxhi ose Sjuja hyjnë në
dhomë, por jo Grejsi, atëherë fikim dritën.
Rregulli i Përgjithshëm Nr.5
Shohim figurën për të parë nëse ky qark do ta realizojë atë që ne kërkojmë:

 Në pjesën e parë kemi; Semi, dhe Xhorxhi ose Sju do të lidhen në seri, ndërsa
Grejsi do të lidhet në seri me to , dhe kemi një situatë ku drita do të ndizet.

Rasti origjinal thotë që drita do të fiket.


Kështu për të gjetur zgjidhjen përdorim algjebrën e Bulit. Kërkojmë daljen e
invertuar.
Rregulli i Përgjithshëm Nr.5
Do të shprehim me ekuacion algjebrik logjikën që na kërkohet

 Ku:

 Atëherë

 Dhe si përfundim
Rregulli i Përgjithshëm Nr.5
 Ndërtojmë logjikën në PLC nisur nga ekuacioni algjebrik

Tani programi punon si u tha


Rregulli i Përgjithshëm Nr.5
 Zgjidhje tjetër do të ishte përdorimi i një releje kontrolli në një program me dy
linja, si në figurë:
 Puntorët e zakonshëm,
inxhinierët elektrikë dhe ekspertët
në fabrikë mund të marrin logjikë
të sofistikuar duke përdorur të
folurit e zakonshëm dhe lidhjet në
seri dhe paralel me një PLC.

Në shumë raste logjika e përditëshmë punon me qartësi edhe për profesionistët.
ata duhet të dinë si veprojnë portat logjike, por është fakt që shumë PLC kanë lidhje
të thjeshtë seri dhe paralel.
 Duhet që çdo kush të përpiqet për të marrë veprimin që ata duan duke folur një
gjuhë të zakonshme dhe të kuptueshme. Kushdo që duhet të zgjidhë gabimet ose
të bëjë modifikime në një makinë duhet të jetë në gjendje të kuptojë se çfarë po
ndodh.
Relet e Kontrollit
Logjika Shkallë
• Shumica e logjikës shkallë në ekranet e PLC vinjë nga pikëpamja elektrike.
Simbolet janë shfaqur me tipet e kontrollit të sensorëve dhe të daljeve që
përdorin inxhinierët elektrikë.
Relet e Kontrollit
Së pari ato janë rele kontrolli.
Në shembullin e mëposhtëm do të shihni që keni një kontakt me rele kontrolli dhe
një bobinë me rele kontrolli. Të dyja janë pjesë e B3/1 (CR1).

Në figurën e mësipërme, B3 përdoret për rele kontrolli, por PLC nga prodhues të
ndryshëm mund të përdorin sintaksë të ndryshme për një rele kontrolli.
Komponentët e relesë së kontrollit (hyrjet dhe daljet) janë programuar në programin
kompjuterik (software) në pjesën e brendëshme
Relet e Kontrollit
 Faktikisht në PLC-ët bitet e relesë së kontrollit janë në të njëjtën hapësirë të
kujtesës ose zonë të kujtesës si bitet e sekuencialëve.
 Zakonisht biteet në pjesën e sipërme të zonës së kujtesës për reletë e kontrollit
fillojnë me relenë numër një CR1 dhe vazhdojnë ndoshta deri në relenë numër
200 (CR200).
 Bitet në pjesën e poshtme të zonës së kujtesës janë për sekuencialët (do të flasim
më vonë për sekuencialët).
Relet e Kontrollit
 Gjithë prodhuesit kanë një bllok numrash të caktuar për reletë e kontrollit. Këto
numra paraqesin një pjesë të hartës së memories. P.sh, bitet 701 deri 999 mund
të jenë aty ku janë gjithë reletë e brendëshme të kontrollit.

 Reletë e brendëshme janë përdorur në programimin PLC kur nuk doni të përdorni
botën reale fizike të terminaleve të daljes apo të hyrjes PLC ër te bërë logjikën
tuaj.

 Mund të përdorni reletë e kontrollit në pjesën e brendëshme të rack-ut për të


kryer veprime në programin kompjuterik, (software)si në figurën e mëposhtëme
Kontaktorët dhe Startuesit e Motorit
 Siç është theksuar më parë, shumë rrallë gjendemi në një situatë ku PLC-ja
drejton drejtpërdrejt një motor, sepse nuk ka rrymë elektrike të mjaftueshme për
terminalin e daljes të aplikueshme në PLC për ta bërë atë.

 Zakonisht, kartat e hyrjes dhe të daljes (në veçanti në kartat e daljes) kanë një
rrymë maksimale rreth 350 mA të disponueshme për të drejtuar ngarkesën.

 Si e ndez një PLC një motor?


 Startuesi i motorit zakonisht është një kontaktor me një rele të mbingarkuar. PLC-
ja drejton bobinën e startuesit të motorit, në vend që të drejtoj motorin. PLC-ja
mund ta kthejë bobinën e startuesit të motorit ON dhe OFF, megjithatë PLC-ja
nuk mund ta kthejë drejtëpërdrejtë vetë motorin ON dhe OFF. Një bobinë e
startuesit të motorit AC ka një shpejtësi shumë më të ulët se shpejtësia e motorit.

 Por në qoftë se keni një ngarkesë të madhe, si një motor 15 kuaj fuqi ose 20 kuaj
fuqi, nevojiten më shumë rrymë-daljeje se 350 mA për të ndezur bobinën e
startuesit të motorit. Kështu , këtu do të ketë rele të lidhura fort në qarkun e
përdorur për të drejtuar një bobinë të madhe kontaktuese. Releja e lidhur fort
quhet rele e ndërmjetme.
Qarqet e Kontrollit me Dy Tela
 Figura më poshtë tregon një nga mënyrat më të zakonshme për të kontrolluar një
startues motori, kontrollin automatik me dy tela:

 Ky qark ka një sensor që kërkon disa lloj hyrjesh për drejtimin e freskueses (mund të
jetë sensor temperature që kalon në njësiënë e kompresorit, ose njësia e ajrit të
kondicionuar në një ndërtesë ose zonë pune, ose ndoshta një sensor pozicioni). Një
pajisje që ju jep një dalje me një sinjal quhet kontroll automatik me dy tela.
 Quhet kështu sepse ka dy tela në qark ndërmjet sensorit dhe ngarkesës. Problemi me
qarqet e kontrollit automatik me dy tela është siguria.
 Për shembull, ju keni një termostat të lidhur me një ventilator të madh në shtëpi. Në
qoftë se hubisni rrymën elektrike, sigurisht ventilatori ndalon. Termostati thirret për
të ndezur ventilatorin, por meqënëse ju keni humbur rrymën elektrike ventilatori
është i fikur. Në qoftë se dikush punon rreth ventilatorit dhe fuqia kthehet, kur
termostati është i thirrur për të ndezur ventilatorin, ventilatori automatikisht do të
filloj të punojë automatikisht.
 Kjo mund të paraqes një rrezik për njerëzit që punojnë rrotull tij. Pompat e
rezervuarit kanë një qark të ngjashëm
Qarqet e Kontrollit me Tre Tela
 Qarku i kontrollit me tre tela është i sigurtë. Ky qark gjithashtu quhet qark me
mbrojtje të ulët tensioni, një qark pa mbrojtës tensioni, një qark i sigurtë ose qark
star-stop. Ky është një qark i zakonshëm në industri. Është i ngjashëm me atë në
figurën e mëposhtme.

 Në pLC ne mund ta programojmë


qarkun në dy mënyra.

Mënyra e parë është imitim i


drejtëpërdrejt i qarkut me çelësat
shtypës start-stop të lidhur fort
elektrikisht ku një kontaktor i
startuesit të motorit mbyllet vetë.

Programi është i ngjashëm me atë


në figurën e mëposhtëme:
Qarqet e Kontrollit me Tre Tela
 Mënyra e dytë është vendosja e qarkut brenda programit, duke përdorur
funksionet me çelës ose pa çelësnë PLC, siç tregohet në figurën e mëposhtëme.

 Secila mënyrë punon mirë.


Një shkollë mund të zgjedh njërën mënyrë, një shkollë tjetër mund të zgjedh
mënyrën tjetër, por të dyja metodat përdorin PLC për të kontrolluar bobinën e
startuesit të motorit do ta bëjnë punën.

You might also like