Arti Lind Për Të Treguar Të Vërtetën Dhe Të Bukurën Dhe Kurrë Nuk Vdes

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

✦-Arti lind për të treguar të vërtetën dhe të bukurën dhe

kurrë nuk vdes...


Mendoj se arti është pasqyrimi më i vërtetë i botës shpirtërore të një artisti. Është mjeti i transformimit të

pikëllimeve të botës, gëzimit, inatit, frikës, madje dhe pasigurisë, në

diçka të prekshme. Arti i kapërcen të gjitha dallimet kulturore dhe

barrierat gjuhësore duke formuar një lidhje të veçantë midis artistit dhe

marrësit, një harmoni dhe njohje të sinqertë me përvojën e ekzistencës në

botë. Vetëm duhet të ndalemi dhe dëgjojmë zërin tonë të brendshëm..

Kur flas për artin shpesh shoh se lindin debate dhe pyetje shumë
Roland Dyens, virtuoz i kitarës, 1980.
specifike. A mund të ketë dikush pronësi mbi një melodi ose zhanër? Ku

qëndron kufiri midis frymëzimit dhe plagjiaturës? Këto janë pyetje që

lindin në kokën tonë për shkak se jetojmë në një botë materialiste dhe

tashmë teknologjike. Në mendjen time, debatet e të zezës kundër të

bardhës – nëse dikush mund të bëjë 100 dollarë në vit ose 1 milion

dollarë në vit nga arti i tij – janë pa vlerë.

Teknologjia nuk është shpëtimtare. Ne mund të hamë, të flemë, të

shikojmë ekranet, të fitojmë para - të gjitha aspektet e ekzistencës sonë

fizike - por kjo nuk do të thotë asgjë. Arti është pikërisht e kundërta.

Është i pafundëm, dhe pa të, bota nuk do të ekzistonte ashtu siç ekziston.

Ai përfaqëson shpirtin jomaterial:


Erik Satie në shtëpinë e Debussy, 1911.
intuitën, atë që ndiejmë në zemrat

tona. Botës i nevojitet arti sot më shumë se kurrë, sepse ai e kalon

mbulesën e stërmadhe materialiste që është hedhur mbi gjithçka.

Në art, gjejmë një lloj qetësie. Ne shohim tema dhe ide të përsëritura

gjatë shumë jetëve. Këto ide nuk i përkasin asnjë personi, dhe teksa

evolojnë, zhduken dhe rishfaqen, duke na kujtuar se pavarësisht se çfarë


po ndodh tani, jeta jonë në tokë do të jetë gjithmonë pjesë e diçkaje më të madhe. Çdo astronom mund t'ju thotë

se ajo që dimë për universin përbën një pjesë shumë të vogël të asaj që duhet zbuluar. Arti, në të njëjtën mënyrë,

na frymëzon të dalim dhe të gjejmë diçka të re dhe nxjerr në pah atë që nuk dimë.

Një shembull i mirë qëndron tek muzika blues. Ndonëse të lindur në jug të thellë, muzika blues lulëzoi në

Deltën e Mississippi-t, pikërisht në New Orleans. Delta blues shpesh Robert Johnson (me kitarë) dhe Johnny
Shines, 1937.

kishte formatin e një shfaqje me një person, me vokal dhe kitarë. Tekstet kishin tema të ngjashme me këngët e

kënduara nga paraardhësit e tyre të cilët punonin në fushat e pambukut. Muzikantët e Delta blues këndonin për

shpëtimin, mallkimin, udhëtimin, shkatërrimin ekonomik dhe romancën.

Kishim tipa si Robert Johnson, Willie Dixon, Jimmy Reed dhe Howlin

Wolf’. Sot blues shihet si rrënja e të gjitha stileve të njohura të muzikës

perëndimore sot. Jazz u largua herët (më shumë konsiderohet si një vëlla i

muzikës blues), ndërsa R&B (d.m.th. Rhythm and Blues – dhe të gjitha
Stevie Ray Vaughan, duke shpërndarë muzikën stilet e mëvonshme që rrjedhin prej tij), Rock and Roll, Bluegrass dhe
blues shumë vite më pasi kishte dale nga
qarkullimi, 1983.
Country, kanë një borxh të madh kundrejt muzikës blues. Blues kurrë nuk

është zhdukur. I është dhënë jetë e re shumë herë, nga instrumentet, strukturat dhe temat e reja lirike.

Artistët huazojnë pjesë të ndryshme dhe i bëjnë të tyret. Nuk ka asgjë vërtet

të re sepse vjen nga diçka e mëparshme. Claude Debussy dhe Johann

Sebastian Bach mund të tingëllojnë ndryshe, por ajo që ata bënë ishte e

gjitha aty, në njëfarë kuptimi.

Disa vite më parë dëgjova një performancë të Pat Metheny. Loja e tij më

goditi dhe kuptova se më pëlqente të luaja jazz. Jazz duke qenë muzika e

mrekullueshme interpretuese që është, sigurisht, nuk më duhej të tingëlloja

tamam si Metheny.
Lester Young në prapaskena (kapur nga Në jazz ne nuk marrim hua me vetëdije në të njëjtën mënyrë si artistët e
fotografi Gjon Mili), 1943.
tjerë. E bukura e improvizimit është se të lejon të bësh gjithçka. Nuk e di se çfarë do të luash - këtu hyn intuita

dhe arti.

Nëse dua të improvizoj një këngë, fillimisht e mësoj përmendësh. Kjo sepse kur ta performoj, dua ta kem

mendjen plotësisht të lirë. Kënga është në pjesën e prapme të trurit tim, ku ruhen shumë gjëra të tjera, dhe në

këtë mënyrë, ajo bëhet thjesht një artikull tjetër që unë mund ta thërras kur jam duke luajtur. Fryma e artit

shkëlqen në performancë kur ndaloj së menduari - kur e lë muzikën të luajë vetë, jo vetëm një këngë që kam

mësuar përmendësh, por të gjitha këngët dhe përvojat që

kam në mendje. Dhe teksa gjërat më vijnë, të

paplanifikuara, befasoj edhe veten time.

Kur një person krijon art ka shumë gjëra në mendjen e tij

që i ka parë dhe dëgjuar tashmë. I bashkon dhe kjo krijon

stilin e tij. Ju mund të njihni stilin e Louis Armstrong, por

ai është derivat i çdo lloj muzike që ekziston. Çdo përvojë

që ka pasur, ose gjëra që ka luajtur, ai i merr dhe i palos në

vetvete dhe ato bëhen diçka e re. Charlie Parker, Dizzy Chick Corea Akoustic Band (nga e majta në të djathtë) Dave
Weckl, John Patitucci dhe Chick Corea, 1989.

Gillespie, John Coltrane - stilet e tyre përfundimisht përbëhen nga shumë jetë, që shtrihen deri në tingullin e

parë. Dhe ky material është aty për të gjithë muzikantët dhe artistët për t'u përdorur.

Kur shikoj ose dëgjoj një vepër arti, transportohem. Nuk e di si, apo ku, por e di që nuk është pjesë e botës

materiale. Është përtej shpirtit materialist dhe teknologjik të kulturës moderne. Ne nuk jemi këtu për të jetuar

përgjithmonë. Njerëzit dhe materializmi vdesin. Por arti kurrë nuk vdes.
Punoi: Stefani Stefani 12A

You might also like