Kristi

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 12

Marrëdhëniet Shqipëri-BE

Marrëdhëniet e vendit tonë me Bashkimin Evropian, bazuar në objektivin kombëtar të


integrimit në BE, janë strategjike dhe prioritare të politikës sonë të jashtme. Interesi
parësor i Shqipërisë në raport me BE-në është anëtarësimi në BE në të ardhmen.

 Në vitin 1991 Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me Komunitetin


Evropian;
 Në vitin 2000 Shqipëria u njoh zyrtarisht nga Bashkimi Evropian si një vend
kandidat potencial;
 Në vitin 2003 Samiti i Selanikut i krerëve të vendeve të BE-së, miratoi procesin e
Stabilizim-Asociimit, duke konfirmuar kështu perspektivën e anëtarësimit në BE të
vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.
Në po të njëjtin vit nisën negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit (MSA) BE-
Shqipëri;

 Më 12 qershor 2006 u përmbyll procesi i negociatave rreth Marrëveshjes së


Stabilizim-Asociimit me Shqipërinë, e cila u nënshkrua në Këshillin e Çështjeve të
Përgjithshme (GAC), në Luksemburg;
 Më 1 prill 2009 MSA-ja hyri në fuqi. Në po të njëjtin muaj, Shqipëria aplikoi
zyrtarisht për t’u anëtarësuar në BE;
 Në nëntor 2009, bazuar në pyetësorin që Komisioni Evropian i dorëzoi Shqipërisë
në lidhje me përgatitjen e vendit për anëtarësim, filluan dhe negociatat për marrjen
e statusit të vendit kandidat;
 Më 27 qershor 2014 Shqipëria mori statusin e vendit kandidat.
Këshilli përcaktoi pesë përparësi kryesore (administrata publike, sundimi i ligjit, lufta
kundër korrupsionit, krimit të organizuar, të drejtat themelore) që Shqipëria duhej të
përmbushte përpara fillimit të negociatave të anëtarësimit;

 Më 9 nëntor 2016, bazuar në arritjet në këto përparësi kyçe, Komisioni i propozoi


për herë të parë Këshillit fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, në
varësi të një progresi konkret në zbatimin e reformës në drejtësi, në veçati të
“vettingut” të gjyqtarëve dhe prokurorëve;
 Më 17 prill 2018, në Paketën e tij vjetore të Zgjerimit, Komisioni Evropian
rekomandoi që Këshilli të vendosë që negociatat e anëtarësimit të hapen me
Shqipërinë nën dritën e përparimit të shënuar, ruajtjes dhe thellimit të reformave
nga Shqipëria.;
 Më 26 qershor 2018, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së pranoi t’i
përgjigjet pozitivisht progresit të bërë nga Shqipëria dhe të përcaktojë rrugën drejt
hapjes së negociatave të anëtarësimit në qershor 2019;
Rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit
Europian
Procesi i integrimit i Shqipërisë në Bashkimin Europian (BE) është konsideruar si prioriteti
më strategjik kombëtar, i cili udhëheq axhendën qeverisëse të vendit. Që nga qershori i viti
2014, Shqipëria gëzon statusin e vendit kandidat për në BE. Megjithatë kriteret e vendosura
nga Bashkimi Europian për anëtarësim janë parakushte për kalimin e fazës tjetër të procesit, i
cili është ai i hapjes së negociatave. 

Bashkimi Europian mori zotimin për tu zgjeruar në Ballkanin Perëndimor në Samitin e Selanikut
në Qershor të 2003-it, ku Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të rajonit u identifikuan si
vendet kandidate potenciale për anëtarësim.

Në qershor të 2006-tës, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim dhe Asocimit, e cila hyri
në fuqi në prill të vitit 2009. Kjo marrëveshje zëvendësoi marrëveshjen e mëparshme me
Komunitetin Ekonomik Evropian mbi tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik dhe atë tregtar,
nënshkruar në maj të vitit 1992.

Objektivi i kësaj qasje të re politike të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhet me
rritjen e stabilitetit rajonal dhe parapërgatitjen e vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin
Europian.

Në dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi marrëveshja për heqjen e regjimit të vizave, duke lejuar
qytetarët shqiptarë të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen.

Në 2009-tën, Shqipëria gjithashtu paraqiti kërkesën e saj zyrtare për antarësim në Bashkimin
Europian. Komisioni Evropian paraqiti një Opinion (në vitin 2010), me kërkesën e Këshillit
Europian në lidhje me aplikimin për anëtarësim, duke vlerësuar se Shqipëria kishte ende për të
përmbushur 12 prioritetet kyçe, në mënyrë që të arrinte një shkallë të nevojshme të
pajtueshmërisë me kriteret e anëtarësimit .

Në tetor të vitit 2012, Komisioni rekomandoi që Shqipërisë t’i jepej statusi i kandidatit të BE, në
varësi të përfundimit të reformave, veçanërisht në fushat e reformës së gjyqësorit dhe
administratës publike.

Në qershor të vitit 2014, Këshilli Europian i dha Shqipërisë statusin e kandidatit. Marrja e
statusit të vendit kandidat shënon një hap shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit të
Shqipërisë në BE, pasi reflekton ecurinë e reformave të ndërrmara dhe i hap rrugë procesit të
plotë të aderimit të vendit në BE.  
Hapi tjetër i radhës në këtë proces është hapja e negociatave (bisedimeve) për anëtarësimin në
BE, i kushtëzuar nga përmbushja e plotë e 5 prioriteteve kyçe si:

1. Krijimi i një administrate profesioniste dhe të depolitizuar


2. Forcimi i pavarësisë të institucioneve të drejtësisë
3. Lufta kundër korrupsionit
4. Lufta kundër krimit të organizuar
5. Mbrojtja e të drejtave të njeriut

Pas përmbushjes së këtyre 5 prioriteteve, detyra e Shqipërisë gjatë procesit të negociatave bëhet
miratimi dhe vënia në zbatim e të gjithë acquis të BE-së, të cilat ndahen në 35 kapituj, ecuria për
secilën prej tyre monitorohet dhe vlerësohet nga Komisioni Evropian.

Vetëm pasi bisedimet dhe reformat shoqëruese kanë përfunduar në mënyrë të kënaqshme për të
dyja palët (Shqipëri dhe BE), vendi mund t’i bashkohet unionit.
PROJEKT

TEMA: Rendisni arritjet politike dhe ekonomike


te shqiperis si shtet kandidat ne integrimin e BE

LENDA: Qytetari

KLASA:VlllA

PUNOI:Kristian Kushe
PROJEKT

TEMA: Trupat gjeometrik

LENDA: Matematik

KLASA:VlllA

PUNOI:Kristian Kushe
Njohuri historike mbi zhvillimin e
gjeometrisë

Njohuri historike mbi zhvillimin e gjeometrisë

Shkrimi I parë që përmban fakte të thjeshta gjometrike është gjetur në Egjipt dhe është I
shek. XVII p.e.s. Në të përmbanhen rregullat e njehsimit të syprinave të disa figurave dhe
vëllimeve të disa trupave. Këto rregulla ishin marrë me rrugë gjeometrike pa asnjë
vërtetim logjik të vërtetësisë së tyre. Krijimi I gjeometrisë si shkencë matematike ndodhi
më vonë dhe lidhet me emrat dijetarëve grek Tales (625-547 p.e.s ), Pitagora (580-500
p.e.s), Demokriti (460-370 p.e.s) dhe Euklid (shek. III p.e.s) etj. Në veprën e shquar të
Euklidit “Bazat “ ishin sistemuar faktet kryesore gjeometrike që njiheshin në atë kohë.
Më kryesore është se në “Bazat “ u zhvillua mënyra aksiomatike e ndërtimit të
gjeometrisë, e cila konsiston në atë që ne fillim formulohen tezat kryesore (aksiomat) dhe
pastaj mbi bazën e tyre, nëpërmjet arsyetimeve vërtetohen fjalitë e tjera (toremat).
Rezultatet e marra përdoren sin ë praktikë ashtu edhe ne studimet e mëtejshme shkencore.
Disa nga aksimoat e propozuara nga Euklidi përdoren tani në kurset e gjeometrisë disa
kanë formlime të ndryshuara, si p.sh “ Nëpër cdo dy pika kalon një drejtëz dhe vetëm një
“. Kontribut të madh në studimin e mëtejshëm të cështjeve të ndryshme të gjeomterisë
sollën Arkimedi (287-212 p.e.s), Apolloni (shek III p.e.s) dhe dijetarë të tjerë të antikitetit
grek. Një etapë cilsisht e re në zhvillimin e gjeometrisë filloi vetëm shumë shekuj më
vonë, në shek. XVII të erës sonë dhe ishte lidhur me arritjet e deriatëhershme të algjebrës.
Matematikani dhe filozoi I shquar rancez R.Dekart (1596-1650) propozoi një qasje të re
për zgjidhjen e problemeve gjeometrike.

Në veprën e tij “ Gjeometria “ (1637) ai futi metodën e koordinatave duke lidhur


gjeometrinë me algjebrën, gjë që lejoi të zgjidhen shumë problem gjeometrike me metoda
algjebrike.

Në zhvillimin e gjeometrisë një rol të rëndësishëm luajti aksioma, e cila në “Bazat “ e


Euklidit quhej postulate I pestë. Ormulimi I tij tek Euklidi është mjat I ndrelikuar: “ Nëse
drejtëza që prêt dy drejtëza ormon dy kënde të njëanshëm të brendshëm me shumë më të
vogel se 2d, atëher ato drejtëza do të priten në atë anë “. Prandaj zakonisht atë e
zëvendësojmë me një aksiomë ekuivalente të drejtëzave paralele. “Nëper pikën që nu
shtrihet në nje drejtëz të dhënë kalon vetëm një drjetëz paralele me të dhënën” Për shumë
shekuj përpjekjet e një numri të madh shkencëtarësh u drejtuan në vërtetimin e postulatit
të pestë. Kjo shpjegohej me të që numri I aksiomave synohej të cohej në minimum. Duke
u bazuar në aksiomat e tjera. Në fund të shek. XVIII, tek disa gjeometra lindi mendimi
për pamundësinë e vërtetimit të postulatit V. ata e zëvendësuat postulatin V me të
kundërtin e tij; “ Nëpër një pikë qe nuk shtrihet në drejtëz mund të hoqen të paktën dy
drejtëza qe nuk e presin atë”. Gjeometria e ndëruar mbi këtë system të ri aksiomash është
-joeuklidiane. Harutes të saj janë Gauss (1777-1855). Boljai (1802-1860) dhe
Llobacevski (1792-1856). Vërtetësia e njërës apo tjetrës gjeometri mund të përcaktohet
vetëm me rrugë ekspirimentale. Shkenca sot ka treguar që gjeomatria euklidiane vetëm
që na rretho, kurse në përmaza kozmike ajo ka një devijim të dukshëm nga gjeomatria e
hapsirës reale.

Rrethi dhe tangjentja e tij Më e thjeshta nga vijat e lakuara, rrethi, është nga figurat më të
lashta që njihet në gjeometri. Për qindra vjet, deri në shek. XVII, astronomët mendonin
që planetët lebizin rreth Dielit sipas rrathësh, sic mendonte Aristoteli. Babilionasit dhe
indianët e lashtë konsideronin si element më të rëndëishëm të rrethit pikërisht rrezen e tij
(latinisht radius). Grekët e lashtë nuk e përdorin jalën rreze. Euklidi dhe pasuesot e tij
flisnin për “drejtëz nga qendra “. Fjala “rreze “ në trajtën latine “radius “ për herë të parë
haste në veprën “ Gjeometria “ të dijetarit rancez Ramus në vitin 1569; ajo filloi të
përdorej gjerësisht vetëm në fund të shek. XVII. Fjala “kordë” (nga greqishtja e lashtë
“korde-litar I tendosur) filloi të përdorej nga dijetarët europianë në sek. XII-XIII.
Përcaktimi I tangjentes si drejtëz qe ka me rrethin vetëm një pikë të përbashkët haset për
herë të parë në testin “ Elementet të gjeometrisë “, te matematikantit francez Lezhandër
(1752-1833). Në “Bazat “ e Euklidit jepet pëcaktimi që vijon: “Drejtëza është tangjente
me rrethin nëse ajo e takon atë dhe në vazhdimin e saj nuk e pret atë”. Fakti që tangjentja
ndaj rrethit është pingule me rrezen qe kalon në këtë pikë, ishte I njohur për arhitin e
tarentit (430-365 p.e.s), I cili ka qenë një nga matematikanët e astronomët më të shquar të
antikitetit. Vërtetimi I faktit që segmented e tangjenteve të hequra ndaj rrethit nga një
pikë e jashtme janë të barabartë, tek Euklidi mungon. Ai I përket komentatorit të Euklidit,
Heroit të Aleksandrisë
Prizmi i drejtë

Prizëm i drejtë quhet shumëfaqëshi, i cili ka për baza dy


shumëkëndësha kongruentë me brinjë përkatësisht paralele dhe faqet
anësore i ka drejtkëndësha.

Prizmi i drejt katërkëndor, i cili ka bazën drejtkëndësh quhet kuboid. Të


gjitha faqet e kuboidit janë drejtkëndësha.
Kub është kuboidi i cili ka të gjitha faqet katrora kongruentë.
 

Për trupat gjeometrike ndërtojmë tabelën më poshtë me numrin e faqeve,


numrin e brinjëve dhe numrin e kulmeve të tyre.

Num Numri Numri


Shumëfaqë ri i i i
shi faqe brinjë kulme
ve ve ve
Kubi  6 12 8
Kuboidi 6 12 8
Prizmi
5 9 6
trekëndor
Piramida
4 6 4
trekëndore
Piramida
katërkëndo 5 8 5
re
PROJEKT

TEMA: Lojerat Olimpike dhe historiku I saj

LENDA: Ed.Fizik

KLASA:VlllA

PUNOI:Kristian Kushe
Lojërat Olimpike
Lojërat Olimpike moderne ose Olimpiada(anglisht: Olympic Games; frëngjisht: Jeux
Olympiques) janë një ngjarje sportive ndërkombëtare e sporteve verore dhe dimërore në
të cilat mijëra atletë nga e gjithë bota marrin pjesë në një larmi garash. Lojërat Olimpike
konsiderohen garat më të mëdha sportive në botë me më shumë se 200 vende
pjesëmarrëse. Lojërat Olimpike mbahen çdo katër vjet, me Lojërat Verore dhe Lojërat
Dimërore të alternuara çdo katër vjet, me nga dy vjet larg njëra tjetrës.

Historia e Olimpiadës

Krijimi i Lojërave Olimpike Moderne

Sipas legjendës, Lojrat Olimpike të lashta u themeluan nga Heracles (Hercules Romake), një bir i
Zeusit. Sidoqoftë, Lojrat Olimpike të para për të cilat ne ende kemi shënime të shkruara u
mbajtën në vitin 776 pes (megjithëse përgjithësisht besohet se Lojrat po vazhdonin për shumë
vite). Në këtë Olimpike, një konkurrent i zhveshur, Coroebus (një kuzhinier nga Elis) fitoi
ngjarjen e vetme në Olimpiadë, stade - një vrapim prej rreth 192 metra (210 oborre). 

Kjo e bëri Coroebus kampionin e parë olimpik në histori. 

Lojrat Olimpike të lashta u rritën dhe vazhdonin të luanin çdo katër vjet për gati 1200 vjet. Në
vitin 393 të es, perandori romak Theodosius I, një i krishterë, shfuqizoi Lojërat për shkak të
ndikimeve të tyre pagane. 

Pierre de Coubertin propozon lojëra të reja olimpike 

Përafërsisht 1500 vjet më vonë, një francez të rinj të quajtur Pierre de Coubertin filluan
ringjalljen e tyre. Coubertin tani njihet si le Rénovateur. Coubertin ishte një aristokrat francez
i lindur më 1 janar 1863. Ai ishte vetëm shtatë vjeç kur Franca u kapërcye nga gjermanët gjatë
Luftës Franko-Prusiane të vitit 1870. Disa besojnë se Coubertin ia atribuonte disfatën e Francës
jo aftësive ushtarake, por më tepër për shkak të mungesës së fuqisë së ushtarëve francezë. * Pasi
shqyrtoi arsimin e fëmijëve gjermanë, britanikë dhe amerikanë, Coubertin vendosi se ishte
stërvitje, më saktësisht sportive, që bëri një person të harmonishëm dhe të fuqishëm.

Përpjekja e Coubertinit për të tërhequr Francën në sport nuk u prit me entuziazëm. Megjithatë,
Coubertin vazhdoi. Në 1890, ai organizoi dhe themeloi një organizatë sportive, Union des
Sociétés Françaises de Sports Athletics (USFSA). Dy vjet më vonë, Coubertin fillimisht ngriti
idenë e tij për të ringjallur Lojrat Olimpike .

Themelohen Lojërat Olimpike Moderne 


Ndonëse Coubertin nuk ishte i pari që propozonte ringjalljen e Lojrave Olimpike, ai ishte
sigurisht më i lidhur dhe i vazhdueshëm nga ata që e bënin këtë. Dy vjet më vonë, Coubertin
organizoi një takim me 79 delegatë që përfaqësonin nëntë vende. Ai i mblodhi këta delegatë në
një auditor që u dekorua nga muralet neoklasike dhe pikat tjera të ngjashme të ambientit. Në këtë
takim, Coubertin foli në mënyrë elokuente për ringjalljen e Lojërave Olimpike. Këtë herë,
Coubertin ngjalli interes.

Delegatët në konferencë votuan njëzëri për Lojrat Olimpike. Delegatët gjithashtu vendosën që
Coubertin të ndërtojë një komitet ndërkombëtar për organizimin e Lojërave. Ky komitet u bë
Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC; Comité Internationale Olympique) dhe Demetrious
Vikelas nga Greqia u zgjodh për të qenë presidenti i saj i parë. Athina u zgjodh si vendi për
ringjalljen e Lojërave Olimpike dhe planifikimi filloi.

You might also like