Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 16

PROJEKTI LENDOR

Tema:Analize Lasgush Poradeci


Viti-Shkollor:2021-2022
Shkolla:”Naim Frasheri”
Klasa:X-E
Lenda:Letersi
Punoi:Aleksandros Kajo
Pranoi:Johana Rrufa
Projekt faza e dyte
Kete project do ta realizojme me shoket\shoqet
e klases ne do te jemi 5 anetare.Secili ka tem
ate caktuara.
Antaret jane:
Sonja Vreto (Lidere)

Aleksandros Kajo Tema:Veprat e Autorit

Aurora Bicaku

Kristina Kaciqi

Gerti Gjeta
Veprat
"Vallja e Yjeve" Poezi
"Ylli i Zemrës" Poezi

Në vend të parathënies është vjersha “Zog i Qiejve” e cila shpalos programin e ti poetik
vjersha fillon me vargjet:
Këng’ e lasht’ e vjershërisë më pëlqeu aq fare pak...
Do t’ j-a marr që sot e tutje si bilbil parëverak,
Që nga fund’ i vetëvetes do këndoj një mall të ri:
Që në vargjet e para vërehet se si poeti do të këndoi një këngë të re duke e nxjerrur
nga fundi i vetvetes një mall të ri që në këto vargje dalin dy nocione, figura, tema të
poezisë së Lasgushit. “Kënga e lashtësisë” dhe “Malli i ri” të cilat kanë një lidhje të
ndërmjetme dhe nuk kundërshtojnë njëra tjetrën pasi thirrja që do ta bëjë poeti në lirikën
shqipe nuk është shkëputje nga kontinuiteti i poezisë së mëparshme por një kërkim i një
lidhje të fortë me burimin me këngën e lashtësisë për t’u ngritur deri tek malli i ri pra kjo
është thirrja për origjinalitet dhe vjersha vijon duke shtjelluar programin e poetit.

Zog’ i Qiejve
Brenda tufës së junapit që mbleroj me kaq stoli,
Kur po shoh ndaj ryn bilbili e sakaq ze qan nër fletë,
Këng’ e ti më ngjan kulluar posi këng’ e Zotit-Vetë.
E prandaj, dyke filluar, ay Lart i shpije kryet
Dh’ i ngreh sipër-e-më-sipër gjer sa qafa ment i thyet.
Asohere-e ndjej si dridhet më një zë pa shëmbëllim,
Asohere-e ndjej si foli: Tëjam falë,-o Zoti im!
E pastaj i ulet gusha më- përposh-e-më-përposh,
I venitetme-nga-dale syri-i qarë-e bukurosh.
Ay sheh që nëpër fletë me vështrimin e çuditur
Ndaj çkëlqen nër mijë gjyra Vënd’ i ti ku pati zbritur,
E pra ja q’i mbylli sytë, e që gojezën e hapi:
Tungjatjeta! Tungjatjeta! Vënd o Vënd ku çel junapi!

Kjo poezi që është njëra ndër poezitë më të bukura të poetit për shumë arsye është një
hyrje për të kuptuar në tërësi poezinë e Lasgushit në të vërtetë është një këngë për
mënyrën e këngës së poezisë, sepse ngreh në nivel të poezisë vet procesin e krijimit
poetik që shkon nëpër fazat e veta nga frymëzimi deri te krijimi, në fillim Zog’ i Qiejve
është bilbili që simbolizon poetin është në tokë ku merr frymëzimin për këngën ky
frymëzim rritet duke ndier e njohur vendin ku qel junapi, fushat, liqenet, detet, malet,
lulet etj.
Kjo këngë rritet nga zjarri i brendshëm e shkon drejt Diellit e Zotit takon yjet e ndezura
përgjithnjë. Shkroi herët por poezitë i botoi nga fillimi i viteve '20. Lasgushi nuk duronte ti thonin
as simbolist, as modernist me arsyetimin që poezia shpreh shpirtin e njeriut dhe është humaniste. [5]
Vallja e Yjeve (1933) ka këtë strukturë ciklore: I. (Në vend parafjale) Zog i Qiejve, II. Vallja e Qiellit,
III. Vallja e Dherit, IV. Vallja e Yjeve, V.Vallja e Përjetësisë, VI. Vallja e Vdekjes, VII. Kur nuk
ndjehesh fare mirë.[6]
Pas luftës jetoi në vetminë e vet. Krijoi edhe tri vepra të mëdha poetike: Mbi
ta, Kamadeve dhe Eskursioni teologjik i Sokratit.[7]

Lasgush Poradeci u lind më 27 dhjetor 1899 në Pogradec. Në moshën 10-vjeçare vazhdoi


studimet në Manastir dhe më vonë në Athinë, ku mbaroi liceun.
Në vitin 1921 ai shkoi në Rumani, për të ndjekur studimet e larta. Duke qenë pa bursë dhe pa
asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh
me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë
shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në verën e vitit 1924
Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe kështu arriti t`i përfundojë studimet e larta në Grac
(Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane. Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen në
periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të
fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së
Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi
për një përparim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga
lirikët tanë më të mëdhej, i cili u shqua për ndjeshmërinë dhe ëmbëlsinë poetike më të cilën i
këndoi Shqipërisë dhe dashurisë. Me 12 nëntor të vitit 1987, Lasgush Poradeci, vdiq, duke
lënë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesit dhe kishte tërhequr
vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë.

Veprat

"Vallja e Yjeve" Poezi


"Ylli i Zemrës" Poezi
Në vend të parathënies është vjersha “Zog i Qiejve” e cila shpalos programin e ti poetik
vjersha fillon me vargjet:
Këng’ e lasht’ e vjershërisë më pëlqeu aq fare pak...
Do t’ j-a marr që sot e tutje si bilbil parëverak,
Që nga fund’ i vetëvetes do këndoj një mall të ri:
Që në vargjet e para vërehet se si poeti do të këndoi një këngë të re duke e nxjerrur nga
fundi i vetvetes një mall të ri që në këto vargje dalin dy nocione, figura, tema të poezisë së
Lasgushit. “Kënga e lashtësisë” dhe “Malli i ri” të cilat kanë një lidhje të ndërmjetme dhe nuk
kundërshtojnë njëra tjetrën pasi thirrja që do ta bëjë poeti në lirikën shqipe nuk është
shkëputje nga kontinuiteti i poezisë së mëparshme por një kërkim i një lidhje të fortë me
burimin me këngën e lashtësisë për t’u ngritur deri tek malli i ri pra kjo është thirrja për
origjinalitet dhe vjersha vijon duke shtjelluar programin e poetit.

Zog’ i Qiejve
Brenda tufës së junapit që mbleroj me kaq stoli,
Kur po shoh ndaj ryn bilbili e sakaq ze qan nër fletë,
Këng’ e ti më ngjan kulluar posi këng’ e Zotit-Vetë.
E prandaj, dyke filluar, ay Lart i shpije kryet
Dh’ i ngreh sipër-e-më-sipër gjer sa qafa ment i thyet.
Asohere-e ndjej si dridhet më një zë pa shëmbëllim,
Asohere-e ndjej si foli: Tëjam falë,-o Zoti im!
E pastaj i ulet gusha më- përposh-e-më-përposh,
I venitetme-nga-dale syri-i qarë-e bukurosh.
Ay sheh që nëpër fletë me vështrimin e çuditur
Ndaj çkëlqen nër mijë gjyra Vënd’ i ti ku pati zbritur,
E pra ja q’i mbylli sytë, e që gojezën e hapi:
Tungjatjeta! Tungjatjeta! Vënd o Vënd ku çel junapi!
Kjo poezi që është njëra ndër poezitë më të bukura të poetit për shumë arsye është një hyrje
për të kuptuar në tërësi poezinë e Lasgushit në të vërtetë është një këngë për mënyrën e
këngës së poezisë, sepse ngreh në nivel të poezisë vet procesin e krijimit poetik që shkon
nëpër fazat e veta nga frymëzimi deri te krijimi, në fillim Zog’ i Qiejve është bilbili që
simbolizon poetin është në tokë ku merr frymëzimin për këngën ky frymëzim rritet duke
ndier e njohur vendin ku qel junapi, fushat, liqenet, detet, malet, lulet etj.
Kjo këngë rritet nga zjarri i brendshëm e shkon drejt Diellit e Zotit takon yjet e ndezura
përgjithnjë.
Që nga bota njerëzore, ku këndoj me shpirtin plot,
Prit-e, prit! Se po t’afrohet Zog’i Qiejvet, o Zot!
Fal-i Këngëtor-finoshit Gas të Thjeshtë mun në gji:
Posi lot në rreze djalli ndrit-e në Përjetësi!
Katër vargjet e fundit janë lutjet që i drejtohen poetit e Zotit për një bashkim me idealin e
tyre poetik, këtu poeti himnizohet si një zog i qiejve, si një këngëtar finok që ndriçon e jeton
në përjetësi.
Lasgushi krijimin e vet e mbështetë në katër figura elementare:
Qiellin, Dheun, Ajrin e Zjarrin të cilat bëhen edhe temat e përhershme të poezisë së ti
nëpërmjet komunikimit të tyre krijohet lirika e Lasgushit që ka lëvizje poshtë lart e
anasjelltas kështu në nivelin e ndjenjës që është e pa dukshme merr formë piramidale ky
shkallëzim i ndjenjës përcillet me një shkallëzim të formës poetike kështu bëhet përpjekja
për të krijuar formën e përsosur të jashtme të poezisë fillimisht theksohet mundimi i poetit
zbulimi i gjuhës së emocionalitetit të lartë që bëhet gjuhë e zjarrtë.
“O gjuhë e shenjtëruar o mall me shpirt plot
o vetetim e qiellit që fërfëllon me flak
o djell e llaftaruar që ndrit si pik lot”
Janë këto vargjet e poezisë “Gjuha e Zjarrtë” kjo gjuhë ky verb i lar në anë ky zjarr që
përflaket si yll vetmitar kjo fshehtësi i bëhet poetit gjuhë e poezisë gjuhë e dashurisë.
Në poezinë kënga “Pleqërishte” kemi një identifikim të poetit me vendin e ti tashmë kjo
këngë është bërë këngë e re e poetit, është bërë mall psherëtimë lot i zi vaj që buron nga
shpirti.
Edhe në poezinë “Poradeci”, “Drenit liqerit”, “Zemra e liqerit”.
Këto poezi me tu parë duken si poezi pejsazhiste në fakt janë poezi ku luhet drama e
njohjes dhe e vet njohjes poetike.
Dy vargjet e fundit të poezisë “Poradeci” duke nisur rrugëtimin mes për mes për Shqipërinë:
“Drini plak e i përmallshëm po buron prej shëndoumi”

Janë vargjet që shprehin dhembjen e madhe për ndarjen e vendit

VARGJE DASHURIE
Nuk ka lirikë të madhe pa dashurinë në një rast Lasgushi thotë unë besoi te dashuria më
shumë më ka tronditur në jetë dashuria, më shumë më ka gëzuar në jetë dashuria dhe në
poezinë e ti “Lirika” dhe “Dashuria” janë mbizotëruese edhe titulli i blenit “Ylli i Zemrës” ishte
“Vasha e Trimi”
“Ishe vogëlushe, isha mituri,
ishe vashë e bukur, isha trim i ri"
Ja si e kemi pra një këndim të dashurisë në frymën shqiptare.
Poeti i këndon kësaj ndjenje si një fuqi themelore jetësore dashuria për të është Tokësore
dhe Qiellore. E dashura këndohet në nivelin e bukurisë trupore dhe shpirtërore.
Vasha në poezinë e Lasgushit është motër, shoqe, grua.
Te fjala motër poeti i drejtohet së dashurës o motër e ëmbël këtu fjala motër nuk është në
kuptimin që ne e kemi sot për të, por motër prej mater që është emërtim i vjetër i vashës si
grua, nënë si shoqe pra gjithnjë e më i përafërt është koncepti i lasht shqiptar i këndimit të
femrës.
O! Zjarr-e-mall-e-yll-e-emër-pa-emër,
Vashë-edhe-shoqe-e-motër-e-dashurisë,
Nuse-edhe-grua-femër-varr-në-zemër,
Varr-edhe-zjarr-e-flak’-e-perëndisë.
Këto vargje sjellin figurat qendrore të poezisë së Lasgushit.
Zjarri, malli, ylli, varri, flaka. Figura e yllit e cila del në të dy titujt e librave është e lidhur me
dashurinë.
Dashuria për të është mall një ndjenjë e larguar ëndërrim, fshehtësi, dëshpërim dashuria për
të është varr që për të mbetur gjallë për ditë e donë nga një lëndim të ri.
Më tepër se gjysma e poezive të Lasgushit janë këngë për dashurinë kjo dëshmon që poeti
gjatë gjithë shekullit të vet krijues ka shkruar vjersha dashurie që tregon se ky motiv nuk
lidhet me moshën e krijuesit por me thellësinë e motivit personal, pra lirisht mund të themi
se: “Dashuria nuk njeh vite”
VDEKJA E NOSITIT
Është poezia më e realizuar e Lasgushit kjo poezi është shkruar në vetën e parë si monolog
ku subjektiviteti i poetit është transponuar në tekst drejtpërdrejtë ndaj fiton një dramacitet të
lartë këtu figura e i gjithë teksti dalin si klithmë e dhembjeve, vet rrëfimi i Nositit nis me
fjalët:
“Me zjarr ju flas..., me zjarr”
Në vijim dalin konceptet e figurat e Lasgushit dashuri për lloftari, dëshirë, gjakim për
vetëflijim për ushqimin e trashëgimtarëve dhe vdekja vjen me gas vetëm pasi është
mbushur ideali njerëzor vetë atëherë ajo është e pa vajtueshme, dhe vjersha fillon me
vargjet.
Vdekja e Nositit
Me zjarr ju flas..., me zjarr.
Në gjirin tim kam hapur varr...
Që t’i jap shpresë-edhe t’j-a marr...
Un’ ik liqerit zemërak
Fatlum dh’ i pastër si zëmbak,
Po zemra ime kullon gjak:
Se vijnë-urtuar zogjtë-e mi,
Dh’ u jap ushqim me dashuri-
Një dashuri për llaftari:
Pa nis ah! gjirin t’a godas...
Dh’ e hap ah!-gjirin më një ças...,
Dh’ i nginj ah! zogjtë-e vdes me gas!...
Mendimi i Kutelit për Lasgushin
Në hierarkinë e elementeve që përbëjnë vlerën e një vepre poetike, forma ose trajta zë
vendin e parë. Kuptimi ose përmbajtja nuk vijnë përveç se në radhën e dytë. Kjo gjë
shpjegohet e kuptohet lehtë. Sepse, sa e sa nuk mund të kenë mendime të larta e mbase
hyjnore, sa e sa nuk mund të kenë ndjenja të thella e të kthjellta, sa e sa nuk mund të ndjejnë
e të shijojnë shpirtërisht bukuritë e jetës dhe të natyrës, gazin e ditës, magjinë e mbrëmjes
ose fshehtësinë e natës, sa e sa nuk mund të përmbushin vepra të larta, po të gjithë këta
duke mos patur mundësinë e brëndshme t’i shprehin këto ndjenja e mendime të veshura me
veshjen e poezisë, pra, të formës, nuk janë vjershëtorë. Janë e mbeten, ndoshta
mendimtarë, shkencëtarë, shkrimtarë, e mbase heronj, por jo vjershëtorë.
Kjo është arsye, për të cilën në vëzhgimin e veprës poetike të Lasgushit, ne fillojmë me
formë, duke përmbledhur në këtë fjalë fjalorin, përfytyrimet, rimën, ritmin, fonologjinë e stilin
përgjithërisht.
Fillojmë me fjalorin. Zgjedhja e fjalëve, kalitja dhe radhitja e tyre, pasqyrojnë shkallën e
ndjesisë artistike të një shkrimtari. Këtë ndjenjë Lasgush Poradeci e ka të zhvilluar në një
shkallë të lartë, ku nuk ka gjetur të tjera gjurmë, përveç gjurmëve anonime të këngëtarëve
popullorë që janë gjurmët në histori të kolektivitetit shqiptar. Frymëzimi poetike, i cili zbret si
një shkëndijë prej së larti, nga bota "transendentale", Lasgushi e konsideron si një frymëzim
të fjalës:
Sbret një yll prej lartësije,
Një të ndritur shkrepëtime
Posi flakë e posi hije
Ajo ryn në zemër t’i me.
E kuptoj me shpirt të sosur
Si kullon dale nga dale
E si fjalës së palosur
M’i hap kindën e një pale...
Naimin e quan Lasgushi Fjalëtor i mallëngjyer dhe gjuhën e vetë e quan "Verb i Perëndisë",
sipas vargut të Ungjillit të Shën Joanit “Që përpara herësë ishte Fjala”, duke nënvizuar
vëndin që zë fjala si element i parë poetik. Nëpërmjet fjalorit Lasgushi shquhet haptazi nga
gjithë poetët e tjerë të shqipes. Lasgushi ka fjalorin e tij, një fjalor të cilit dalngadal do
ushtrohemi t’i themi lasgushian. Elementet kryesore, tipike të këtij "glosari" janë fjalët e
lashta e të rralla të papërdorura përpara tij në literaturën e kultivuar, fjalët e thurrura dy e tri
bashkë sipas shpirtit të gjuhës shqipe dhe fjalët e reja të nxjerra nga fjalët e vjetra pas
harmonisë së shqipes. Përmjet kësaj trinije e përmjet mënyrës ose stilit të përdorimit të
fjalëve në vargje, Lasgushi ka përtëritur shqipen duke i dhënë ngjyra të reja, ndriçim të ri e
gjallëri të re. Radhisim këtu më poshtë disa fjalë të lashta e të rralla të kuptuara nga vepra e
Lasgush Poradecit.

PROJEKTI LENDOR
Tema: Pogradeci
Viti Shkollor:2021-2022
Shkolla:”Naim Frasheri”
Klasa:X-E
Lenda:Gjuhe Shqipe
Punoi:Aleksandros Kajo
Pranoi:Johana Rrufa

Projekt faza e dyte

Projekti I lendes Gjuhe Shqipe do kryhet nga 5


anetare te 5-te anetare kane temen e vet se cfar do
te bein.
Anetaret jane:

Sonja Vreto (Lidere)

Aleksandros Kajo Tema:Monumente Kulturore

Aurora Bicaku

Kristina Kaciqi

Gerti Gjeta

Në jugperëndim të liqenit të Ohrit, mbi qytetin e Pogradecit, në një kodër


rreth 200 metra të lartë ndodhet Kalaja e Pogradecit e cila është një prej
kalave më të vjetra të Shqipërisë. Ky monument 1400 vjeçar është objekt
me “status monument kulture, kategoria e parë, shpallur me Vendim nr.6,
datë 15.01.1973, të Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tiranës, dhe
Vendim nr.1886, datë 10.06.1973, të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës ”.
Kjo kala e cila sot përdoret si një objekt me destinacion kulturor ka në
gjendje aktuale vetëm një trakt muri, rreth 0.50 m i lartë, në anën
perëndimore të majës së kodrës.
Në lidhje më këtë kala, “Faktoje” u interesua fillimisht pranë bashkisë së
Pogradecit pasi ky objekt ndodhet në territorin e saj dhe kërkuam të dinim
nëse është bërë ndonjë investim apo nëse është parashikuar për të
ardhmen ndonjë projekt mbi këtë monument të trashëgimisë kulturore.
Përgjigja e këtij insitucioni ishte: “Bashkia Pogradec nuk ka një projekt
konkret për rehabilitimin e kalasë pasi si institucion nuk mund të kryejmë
ndërhyrje në ato monumente që janë shpallur monument kulture nga
Ministria e Kulturës ”. Gjithashtu në përgjigjen e Bashkisë theksohet se nuk
ka pasur asnjë investim apo premtim mbi rehabilitimin e Kalasë.
Për të marrë përgjigje më të detajuara, dërguam kërkesë për informacion
edhe tek Ministria e Kulturës e cila si institucioni përgjegjës për këtë kala
1400 vjeçare na konfirmoi gjithashtu se për të dhe në të nuk është bërë
asnjë investim.
Në sqarimin e këtij institucioni thuhet konkretisht: “Instituti i Monumenteve
të Kulturës nuk ka hartuar dhe miratuar asnjë projekt lidhur me rehabilitimin
e Kalasë së Pogradecit ”.
 Cilësuar si monument kulture i kategorisë se parë, Kalaja e Pogradecit
ashtu si edhe shumë monumente të tjera të ngjashme në mbarë vendin,
duhet të ishte në vemendjen e strukturave shtetërore për ta restauruar apo
rijetëzuar atë. Kësisoj këto monumente do t’i shpëtonin degradimit dhe do
të mund të shërbenin jo vetëm si një atraksion turistik por edhe për
studentë të arkitekturës për të kuptuar më mirë dhe më shumë për këto
ndërtime që datojnë mijëra vjet më parë. Shqipëria, cilësuar si një vend me
trashëgimi të pasur kulturore nuk do të duhej të ‘’braktiste’’ të tilla
monumente kulture përsa i përket investimeve për restaurime. Në qindra-
mijëra monumente kulture të kategorisë së parë në vend, fatkeqësisht
vetëm një pjesë kanë qenë në prioritetet e institucioneve përkatëse për
mirëmbajtjen e tyre.

 Qyteti i Pogradecit, i banuar që nga periudha neolitike, ndodhet i shtrirë në një


peisazh mahnitës blu të liqenit dhe pranë kodrave të gjelbëra të rrethuara nga
disa male. Liqeni i Ohrit, liqeni më i thellë në Ballkan, është krijuar para më
shumë se 2 milion vitesh dhe në brigjet e tij ndodhen disa monumente unike
kulturore.Si pjesë e kësaj trashëgimie unike kulturore dhe natyrore njerëzit që
jetojnë në këtë zonë kanë zhvilluar dhe ruajtur tradita e kulinarisë, artizanatit
dhe kanë ofruar mikpritje për vizitorët prej mijëra vjetësh.Nëse pyet një turist
për atraksionet që kanë parë në Pogradec, në rajonin e liqenit të Ohrit ata do
të përmendin Bazilikën në Lin, Kalanë në Pogradec, Gurin e Kamjes, Urën e
Golikës dhe varret e poshtme të Selcës. Nëse do t’i pyesni nëse i kanë
vizituar këto vende, shumë pak veta do të thonë po, si rezultat i mungesës së
infrastrukturës dhe investimeve në këto monumente. Është e vështirë për
vizitorët që të kalojnë dhe të zbulojnë këto vende të mrekullueshme dhe të
mësojnë për historinë që ato mbartin. Këto monumente nuk janë zbuluar
plotësisht nga publiku, në fakt, ato janë harruar dhe braktisur dhe janë
jotërheqëse për vizitorët. Sidoqoftë, sektori i turizmit në Bashkinë e Pogradecit
ka disa ide për zhvillimin e këtyre vendeve dhe t’i kthejnë në atraksione
turistike që duhen parë patjetër.Bazilika e Linit: Gjithë popullsia lokale dhe të
tjerë që jetojnë jashtë kësaj bashkie, e dinë rëndësinë historike të këtij vendi.
Ai duhet të jetë plotësisht ose pjesësrisht i hapur për të gjithë vizitorët.
Aktualisht, vetëm një pjesë e vogël e mozaikut të bazilikës mund të shihet.
Arkitektura në këtë baptister është aq rrallë për territorin e shtetit shqiptar sa
që të ngjashëm në llojin e vet vetëm baptisterin e Butrintit, për këtë arsye
duhet të njihet pasuria e kësaj trashëgimie nga komunititeti dhe vizitorët. Pikat
e informacionit, tabelat, fotografi dhe përshkrime për artefaktet, duke përfshirë
dhe dhomat e bazilikës, janë të nevojshme por duhet të instalohen me kujdes
që të ruajnë ambientin sepse zbulimi i këtij sajti është një eksperiencë unike
dhe e pakrahasueshme me sajtet e tjera të super-promovuara. Një zyrë për
turistët duhet të vendoset që të ofrojë bileta për vizitorët, ndërkohë duhen
punësuar specialistë që të kujdesen për mirëmbajtjen e ambientit dhe ruajtjen
e këtij vendi historik. Guri Kamjes: Shumë pak njerëz mund të shkojnë për
shkak të rrugës. Ky është një vend mjaft i veçantë, një shkëmb i formuar
miliona vjet më parë dhe i ekspozuar ndaj erozionit, ka të gdhendura shkrime
të lashta. Për shkak se ky monument natyror është i vështirë dhe i rrezikshëm
shumë pak njerëz kanë arritur në majë. Nëse rrugët rreth Gurit të Kamjes do
të përmirësoheshin, më shumë njerëz nga të gjitha moshat mund ta shijojnë
pamjen fantastike të të gjithë zonës së Mokrës dhe liqenit. Duhen instaluar
tabelat me informacion për historinë dhe legjendën e këtij monumenti të rrallë
natyror.Kalaja e Pogradecit: Rrënojat e kalasë janë lehtësishme të
aksesueshme. Ajo ndodhet në kodër fare pranë qytetit të Pogradecit, edhe
pse rruga nuk është e gjitha e asfaltuar, udhëtimi zgjat vetëm 20 minuta.
Panorama që të ofrohet është e mrekullueshme, por janë të nevojshme
tabelat që të orientojnë se si të shkosh në kala. Rruga duhet të përmirësohet
për vizitorët që duan ta bëjnë në këmbë ose me biçikletë. Me investime të
vogla kjo kala mund të promovohet si destinacion kulturor dhe për turizëm
ekologjik. Në kala mund të vendosen tabela përshkruese që të informojnë
vizitorët për historinë dhe zonat e banuara. Mund të vendoset një ballkon nga
ku mund të vëzhgohet panorama me një teleskop e gjithë qytetit dhe liqenit.
Këto janë disa rekomandimeqë  janë bërë nga sektori i turizmit në Bashkinë e
Pogradecit, të cilat duhen adresuar në qeveri, meqënëse monumentet e
mbrojtura janë në juridiksionin e tyre dhe askush përveç tyre nuk mund të
restaurojë apo modifikojë këto monumente. Është e rëndësishme të thuhet se
këto monumente nuk janë dëmtuar, por janë ruajtur dhe bërë të aksesueshme
për vizitorët.Pogradeci ka një potencial të madh për turizëm dhe jo vetëm në
sezonin e verës, por gjatë gjithë vitit. Bashkia shprehet e hapur për investime
dhe projekte të reja për t’i kthyer këto asete natyrore, kulturore dhe historike
më të dukshme dhe të prekshme duke i kthyer kështu krenarinë e rajonit të
liqenit të Ohrit. Pogradeci ka një histori të lashtë dhe dokumenta të shumta
kulturore, gjeologjike dhe natyrore. Gërmimet arkeologjike në kodrën mbi
qytet kanë zbuluar një vendbanim ilir të shekullit V para Krishtit, që i përket
fiseve të lashta Desaret dhe mbase Enkelejve. Gjatë shekujve në vazhdim
njerëzit e fshatit zbritën poshtë në rrëzë të kodrës dhe krijuan qytetin e
Pogradecit, përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit.Zbulimet arkeologjike, që
konfirmojnë popullimin në këtë rajon, datojnë nga Periudha Neolitike (6000
vjet para Krishtit), me popullsi dhe ndërtime në rritje gjatë periudhave të
Bakrit, Bronzit dhe Hekurit. 24 monumente natyre dhe 36 monumente të
kulturës janë zyrtarisht të dokumentuara. Disa nga monumentet më
interesante ku vizitori mund të qëndrojë janë:Rrënojat e një vendbanimi ilir
dhe një kishë Kristiane me mozaikë shumëngjyrësh janë gjetur në fshatin
piktoresk të Linit i cili ndodhet në brigjet e Liqenit të Ohrit.
Fshati i Selcës së sipërme i populluar që nga shekulli VI para Krishtit,
kërkonte të bashkohej në betejat e Alexandrit të Madh. Pesë varre të lashtë
monumentalë me hyrje të gdhendura tregojnë famën e qytetit të fuqishëm
antik të Pelionit, ku ka jetuar mbreti ilir,Klit. Rruga Romake “Via Egnatia” kalon
përmes rajonit, nga Ohri, përgjatë fshatrave të Mokrës dhe mbaron në detin
Adriatik në Durrës.
Ura e Golikut (shek. XVII) ndërtuar mbi Lumin Shkumbin është gjurmë e kësaj
rruge të vjetër romake.Burime të shumta ujore përfshi Burimet e Drilonit ku
uji i pastër dhe i kristaltë rrjedh në Lumin Drilon dhe më pas në liqen.Shpella
të shumta dhe një kishë ndodhen pranë Qafe-Thanës dhe kufirit me
Maqedoninë. Pikturat e bëra nga heremitët në mesjetë mund të shihen në
kishë dhe në muret e shpellës.

Project

Topics: Technology

Class: X-E

Case: English

Worked: Aleksandros Kajo


Received: Sara Tagani

In this article, we’ll cover how technology has enhanced the quality of life for
seniors lives in and out of the home. Technology’s advancements have
provided quicker ways to communicate through instant messaging apps and
social media platforms. Seniors are able to keep in touch with loved ones,
while caregivers have new avenues to check in on aging parents or patients.
Technology has also given us brand new devices in recent decades, like
smartwatches, tablets, and voice assistant devices. With these devices, we can
do things like transfer money instantly and make purchases for everything
from clothes, food delivery, groceries, furniture, and more. Technology has
changed how we entertain ourselves, meet each other, and consume all types
of media. It’s made fun advancements, but it’s also made important
advancements in safety when it comes to home security and medical devices.
Those struggling with hearing loss can now benefit from hearing aids, or TV
Listening Devices that allow them to comfortably listen to their favorite
programs with ease.
Especially for seniors, these devices are providing the freedom to age in place,
to live independently, and to continue moving through everyday life with
peace of mind. It opens up new opportunities by helping with safety, mobility
and connectivity. Medical advancements have made it so you can stay
proactive with conditions like diabetes and arthritis. With new medical alert
devices, seniors can also get help at the push of a button and keep in touch
with loved ones no matter where they are in the world.
Since there are so many new technologies to keep track of, it can seem
overwhelming to adapt. However, all of these new technologies are designed
to make your life easier. Even though it may not feel intuitive, learning how to
use smart phones, smartwatches and voice assistants just takes a little bit of
instruction and practice. When it comes to the way we communicate overall,
modern technology has had a powerful influence.
Digital technology has changed what people term as “media.” The influence of
new technology on media is apparent since a media company isn’t necessarily
a news platform anymore. A media company is now any company that helps
pass information across the globe, including social media platforms like
Facebook and Twitter.That is almost half of the world’s population. Every day,
two million smartphones are sold around the world, and the amount of
information we share shared on social media networks is phenomenal. Social
media isn’t the only big statement digital technology has made. Neither is
social media the only way technology has had an impact in everyone’s life.
Before mobile technology, you had to search through a dictionary to
understand the meaning of a word. Now you can look words up in a dictionary
app or quickly search the Internet. Beyond words, you can search for
practically anything on the Internet using search engines like Google and Bing.

You might also like