Projekt Muzique

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Folklori Muzikor

Muzika popullore Shqiptare përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit. Në


përshkrimet e studiuesve të huaj të ardhur në Shqipëri gjatë shekujve XVIII-XIX është
arritur përafërsisht në konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipërisë është folklori
muzikor.
Folklori muzikor bën një jetë aktive edhe sot, ndërkohë që gjurmët e lashtësisë së tij janë
provuar që prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Në objekte të ndryshme arkeologjike – skulptura,
basoreliefe, terrakota, etj. – janë përfiguruar qartë vegla popullore, që përdoren deri në
ditët tona, valltarë, këngëtarë, kostume karakteristike, etj.
Folklori muzikor shqiptar është jashtëzakonisht i pasur , çka dhe shprehet në ekzistencën
e muzikës vokale që nga forma njëzërëshe e deri tek shumëzërëshi; në muzikën me vegla
popullore; muzikën me zë e vegla; muzikën për shoqërimin e valleve popullore, etj. Këtyre
u shtohet dhe një fond i madh veglash popullore të klasifikuara në katër grupet tashmë të
njohura si ideofone, membranofone, kordofone, areofone.
Folklori muzikor shqiptar e bën jetën e vet në një ndarje specifike, që lidhet me format e të
shprehurit muzikor dhe me tipet kryesore të instrumenteve të përdorur. Lumi i
Shkumbinit, që përshkon mes për mes Shqipërinë, përvecse ndan dy dialektet kryesore të
vendit në Gegë në Veri të Shkumbinit dhe në Toskë në Jug të Shkumbinit, shërben edhe si
kufi natyror për klasifikimin e tipologjisë së folklorit muzikor. Në veri të lumit Shkumbin
lokalizohet zona monodike e të shprehurit muzikor, e shoqëruar kjo me shkallët
modalediatonike apo kromatike sëbashku me vegla muzikore specifike për këtë zonë, si
lahuta dhe çiftelia. Ndërkohë, për trevat që shtrihen në jug të lumit Shkumbin është
karakteristik fenomeni i të shprehurit muzikor në iso-polifoni (ang. Poliphonie with
burdon) me përdorimin e shkallëve pentatonike si dhe të instrumenteve specifik si gajde
dhe bicula (fyell i dyfishtë). Krahas muzikës fshatare pa shoqërim me vegla (a capella),
duke nisur nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, lindi dhe u kristalizua muzika
popullore qytetare, që në Jug të Shqipërisë takohet kyesisht në
qytetet Korçe, Vlorë, Sarandë, Delvinë, Përmet, Leskovik, Pogradec, me formacionin
polifonik të Sazeve (të përbërë nga instrumente të importuar si klarineta,violina dhe
fizarmonika, si dhe nga vegla popullore karakteristike si lahuta, dajre, fyell), ndërsa në
Veri në qytetet Shkodër, Durrës, Elbasan, Kavajë, etj., shoqëruar nga ansamble popullore
monodike ose monodi me shoqërim (të përbërë nga vegla të importuara si klarineta,
fizarmonika dhe violina, por edhe nga vegla të traditës popullore, si kemanxhia, fyelli, etj).
Veshja popullore shqipetare
Tipet kryesore të veshjeve popullore shqiptare për burra janë: kostumi me fustanellë,
kostumi me këmishë të gjatë e dollamë (cibun), sipër kostumi me tirq dhe ai me poture
(pantallona të shkurtra deri te gjuri). Pjesët më të zbukuruara ishin jelekët
dhe xhamadanët e kostumit festiv. Burrat shqiptarë mbanin edhe stoli të ndryshme
argjendi, si jastekë gjoksi, sumbulla dekorative tek jelekët, unaza, pipa e kuti cigaresh, por
mbi të gjitha, armët e brezit e të krahut, që ishin gjithnjë të stolisura pasurisht.
Për gra, tipet kryesore të veshjeve, janë: kostumi me xhubletë (një fund në formë
kambane), kostumi me këmishë të gjatë e xhokë shajaku sipër, kostumi me dy futa të
vendosura mbi këmishën e gjatë, njëra përpara e tjetra prapa dhe kostumi me
mbështjellëse (një fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).
Në veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin sipas moshës. Për të vegjëlit e të rinjtë,
kostumi krahinor mund të ishte më i thjeshtë. Ndryshe nga popuj të tjerë të Ballkanit, në
Shqipëri, vajza që kishte arritur moshën e martesës, duhet të vishej thjesht e pa stoli,
flokët t’i mbulonte mirë me një shami dhe të mos vishte rrobë të kuqe. Kostumi i martesës
ishte varianti më i pasur i veshjes së krahinës, si për nuset edhe për dhëndurët. Për nuset,
stolitë metalike ishin të pamungueshme, madje, përdoreshin edhe me tepri, sepse këtu, me
sa duket, kishte rendësi jo vetëm funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik që u
pervishej. Për nuset, rëndësi të veçantë kishte zbukurimi i kokës. Disa vjet pas martesës,
veshja fillonte të lehtësohej nga zbukurimet.
Në veshjet popullore, shenjat e zisë ishin të pakta, gratë mund të vishnin së prapthi ndonjë
nga pjesët më të zbukuruara të kostumit, p.sh.: xhokën a përparësen.
Studimet e deritanishme kanë treguar se pjesët përbërëse të veshjeve tradicionale nuk
kanë të gjitha të njëjtën moshë. Ka pjesë, që të kujtojnë veshjet mesjetare, me ndikime
bizantine e orientale, të tjera që vijnë si një jehonë e kohës antike, por ka edhe elemente,
që mund të lidhen me kulturën ilire. Mund të përmendim kështu analogjitë e vërejtura
midis linjës popullore dhe “simbolikës” ilire, sikurse ndërmjet kapuçeve, strukave
(shalleve), opingave, etj., dhe elementeve respektivë, të përdorura nga ilirët. Falë këtyre
elementeve të trashëguar nga kultura ilire dhe ajo e arbërve të mesjetës, gjatë zhvillimit të
tyre historik, veshjet popullore kanë arritur të fitojnë një varg tiparesh origjinale, që
marrin vlerat e një treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato të popujve të
tjere.
Instrumentet tradicionale shqipetare
Çiftelia Eshte vegel muzikore popullore me dy tela, qe i bie me pende. Njihet
edhe me emrat: dyzen, karadyzen, ne disa raste e quajne edhe me emrin e
tamrres ose tamburase. Ka tri pjese: kupa, kapaku dhe bishti, madhesite dhe
trajtat ndryshojne sipas krahinave. Tipi kryesor i ciftelise eshte me dy tela, ka
edhe nentipa me tre dhe kater tela (1+2, 2+1, 2+2). Bishti eshte i ndare ne 11 deri
13 perde. Zakonisht akordohet ne kuart, perdoret gjithashtu edhe ne sekonde, lart
dhe poshte, kuinte, unison dhe septim. Penda zakonisht nxirret nga lekura e
trungut te qeshise. Loja perqendrohet ne telin e pare, teli i dyte perdoret si
mbeshtjetje ritmike harmonike ne trajten e isos. Ka edhe raste qe teli i dyte i
ciftelise perdoret per kalimet e veshtira melodike, kryesisht nga instrumentist
virtuoze. Ne repertorin e ciftelise perfshihen kenget lirike, shoqerohen dhe vallet.
Me te luhen gjithashtu pjese instrumentale solistike, te krijuara posacerisht per
kete vegel, si dhe pjese te krijuara per vegla te tjera (fyelli, bishnica, zumarja).
Ciftelia kombinohet bukur me vegla popullore te gjinive te ndryshme si gjethi,
zumaraja, bishnica, bilbili, sharkia etj., duke qene se bashku me to pjestare e
formacioneve instrumentale. Ciftelia eshte perdorur tradicionalisht kryesisht ne
Kosove, krahinat e Veriut, Veri-Lindjes, por zbret deri ne krahinat e Shqiperise se
Mesme dhe pjeserisht ne disa krahina te Jug-Lindjes se Shqiperise.
 Zumarja Eshte vegel frymor me gjuhez te njefishte. Perbehet nga tri pjese:
pipeza, trupi dhe briri. Trupi i zumarjas behet prej kocke te krahut te shapkes ose
shqiponjes, prej kallami ose gypi tjeter; pipeza behet me kallama dhe briri (pjesa
e fundit) nga briri i lopes. Ne trupin e vegles hapen 4-6 vrima paralele
(homofonike), ndersa ne zumarjan diafonike ne njerin gyp hapen 4-6 vrima dhe
ne tjetrin nje vrime. Gypi i dyte sherben per te mbeshtetur melodine me iso.
Perftohet nje shkalle perkatesisht penta, hekza dhe heptakordale, si dhe shkalle
te tjera qe i perkasin gjinise tonale. Ne zumarja luhet duke i fryre vazhdimisht,
prandaj kerkohet nje teknike e vecante. Tingulli i zumarjas eshte i fuqishem, me
timber theres dhe pak hundor. Melodite qe luhen me zumarja jane zakonisht te
kufizuare per shkak te diapazonit te vogel. Jane melodi kengesh e vallesh, si dhe
improvizime te lira. Perdoret kryesisht ne krahinat veriore si ne Lezhe, Puke,
Shkoder, Mirdite, etj. Burimet historike deshmojne per perdorimin e kesaj vegle
qe ne shek. VII- VIII te eres sone. 
Ciftelia

Zumarja

You might also like