Bazat e Teorisë Së Tektonikës Së Pllakave

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 8

Data:16/04/202

Detyre shtepie

Tema: Bazat e teorisë së tektonikës së pllakave

Klasa: X-4

Punoi: Erkida Gjuta

Pranoi: Luiza Malaj


Teoria e parë
Teoria e e izostazisë, që do të thotë "pozicione të
barabarta". Izostazia bazohet te parimi i Arkimedit
për pluskimin e trupave në ujë. Një trup që pluskon
mbi ujë, zhvendos masën ujore në varësi të peshës
dhe të masës së tij.
Litosfera pluskon mbi astenosferë, duke krijuar njw
ekuilibwr izostazik. Kur litosfera e rrit masën e vet,
ajo rëndohet dhe zhytet thellë në astenosferë, ndërsa
kur Iitosfera e zvogëlon masën e vet, ajo lehtësohet
dhe ngjitet në sipërfaqe të astenosferës.
Teoria e dytë
Teoria e zhvendosjes së kontinenteve.
Alfred Wegener-i përpunoi hipotezën se korja e
Tokës nuk lëviz vetëm vertikalisht për shkak të
izostazisë, por edhe horizontalisht. Ai provoi se 200
milionë vjet më parë Toka përbëhej nga një
kontinent i madh, i vetëm, që ai quajti Pangea, pra
"e gjithë Toka", dhe kishte vetëm një oqean, që ai e
quajti Panthalasa.
Sipas tij, Pangea filloi të shpërbëhej 180 milionë
vjet më parë duke marrë formën e sotme të
kontinenteve.
Ai ofroi disa prova, të cilat i grupoi
në disa kategori:
Provat
Provat litologjike (të Provat
Provat topografike paleontologjike (të
fosileve) shkëmbinive) paleoktimatike

• Eshtë zbuluar se • Janë zbuluar fosile • Janë zbuluar disa • Janë zbuluar
bregu perëndimor i të disa specieve të lloje të njëjta depozitime
Afrikës përkon njëjta të pranishme shkëmbinjsh të së shkëmbore me
shumë me bregun në kontinente të njëjtës moshë, në 2 origjinë të njëjta
lindor të Amerikës ndryshme. kontinentet, çka bën akullnajore, me
së Jugut, njësoj si të mendohet se moshë 300 milionë
copat e një pazëll-i. këto kontinente vjet, në zona
kanë qenë të aktualisht tropikale
bashkuara dikur. të Afrikës dhe
Amerikës së Jugut.
Kjotregon se të dyja
kontinentet mund
të kenë qenë të
bashkuara dhe
akullzimi i ka
mbuluar të dyja në
të njëjtën kohë.
Teoria e tretë
Teoria e lëvizjeve konvektive
Teoria e Wegener u plotësua kur u hodh hipoteza
se lëvizja e kontinenteve shkaktohej nga lëvizje
konvektive të magmës, të krijuara në mantelin e
sipërm (astenosferë) për shkak të ndryshimit të
nxehtësisë dhe dendësisë në të. Duke qenë se
korja e Tokës pluskonte mbi astenosferë, lëvizjet
e magmës në Tokë bënin që edhe pjesët e kores
të zhvendoseshin në të njëjtin drejtim.
Teoria e zgjerimit të fundit oqeanik
Teoria e katërt ishte hipoteza se fundi oqeanik zgjerohet. U
zbulua se fundi oqeanik ka strukturë të ndryshme. Në qendër te
oqeanit ka pjesë të sheshta, që përshkohen mes për mes nga
vargje "malore" nënoqeanike qe kane përmbajtje magme.
Ndërsa në periferi ka humnera oqeanike shumë të gjata.
Vargmalet nënoqeanike krijohen nga dalja e vazhdueshme e
magmës, në fundin oqeanik.
Kjo sjell zgjerimin e pllakës oqeanike, por pa ndryshuar
përmasat e Tokës, sepse në periferitë e oqeanit litosfera
zvogëlohet, duke u shndërruar në magmë.
Kjo ndodh në zonat e humnerave nënoqeanike ,që ndodhen
në afërsi të të gjithë arkipelagëve në formë harkore.
Humnerat oqeanike janë zonat ku një pjesë e
kores oqeanike zhytet nën pjesën tjetër të korës
oqeanike, duke u rishndërruar në magmë të
mantelit. Kjo është dukuria e subduksionit.
Në vitin 1965 u përpunua hipoteza, sipas së cilës
korja e Tokës nuk ishte një e tëra, por ishte e
përbërë nga copa koreje, kufijtë e të cilave
përfaqësohen nga vargjet nënoqeanike,
humnerat oqeanike dhe nga thyerjet tërthore
nënoqeanike.
Në vitin u përpunua teoria e tektonikës së
pllakave, në saj të cilës mund të shpjegohen të
gjithat dukuritë gjeologjike.

Lëvizje
subduktive

Pllakat
zhvendosen në
raport me njera
tjetrën sipas 3
lëvizjesh
Lëvizje Lëvizje
konvektive tërthore

You might also like