Professional Documents
Culture Documents
Regjimi Komunist
Regjimi Komunist
Dy çështje të rëndësishme për të marrë në konsideratë aspektet pozitive apo negative të shoqërisë shqiptare, janë
mbrojtja ose shkelja e të drejtave të njeriut dhe liria e besimit fetar. Neni 53 i Kushtetutës shqiptare të vitit 1976
garantonte “lirinë e fjalës, shprehjes, organizimit, grumbullimit” etj. Kjo liri në dukje e garantuar nga Kushtetuta,
kufizohej dhe ndoshta anulohej në nenin 39 të saj, i cili thoshte: “Të drejtat dhe liritë e qytetarëve vendosen në bazë të
përshtatjes së interesave të individit me ato të shoqërisë socialiste, ku prioritet i jepet interesit të përgjithshëm. Të drejtat
e qytetarëve janë të pandashme nga plotësimi i detyrave tyre dhe nuk mund të ushtrohen në kundërshtim me rendin
socialist”. Situata e krijuar nga neni 39 në fakt mohon nenin 53 duke i dhënë qeverisë së Hoxhës justifikimin për të
udhëhequr qytetarët drejt linjës së partisë, ose ndryshe të përballeshin me dënime të ashpra. Një mangësi serioze e
Kushtetutës shihet në qartësimin e mëposhtëm: “Lufta e klasave dhe diktatura proletariatit po bëhet gjithnjë e më e fortë
në Shqipëri”. Kjo do të thotë se sipas Kushtetutës, shteti nuk nis dhe as nuk tërhiqet nga qëllimi tradicional i komunizmit
por vetëm merr fuqi, prandaj kushtetuta shpeshherë i referohet shtetit dhe autoritetit të tij të gjerë. Si për shembull “shteti
organizon, menaxhon dhe zhvillon ekonominë dhe jetën shoqërore të vendit me anë të planeve të përgjithshme dhe të
veçanta”. Ky kombinim i kontradiktave kushtetuese dhe i konceptit të drejtësisë së njëanshme është një standard tjetër
nga ato perëndimore dhe krijon një përzierje shumë të paqëndrueshme. Kodi i ri Penal shqiptar u prezantua në 1 tetor
1977 dhe edhe ai merrej kryesisht me objektivat politikë dhe ideologjikë. Neni 1 i Kodit është një reflektim i mungesës
së lirive të qytetarëve gjatë qeverisë së Enver Hoxhës: “Legjislacioni penal i Shqipërisë shpreh vullnetin e klasës
punëtore dhe masave të tjera, si një armë e diktaturës së proletariatit dhe e luftës së klasave. Kodi penal ka për detyrë të
mbrojë shtetin socialist dhe partinë e Punës si forca kryesore drejtuese e shtetit dhe shoqërisë. Një detyrë e rëndësishme
e legjislacionit është lufta kundër burokracisë dhe liberalizimit, si rreziqet kryesore ndaj shtetit dhe diktaturës së
proletariatit”. Një tjetër problem që me shumë gjasa krijohej qëllimisht nga qeveria në këtë mes, është gjuha e mjegullt e
shumë statuteve të kodit penal dhe mungesa e direktivave specifike që lejon që çdo veprim të përfshihet nga
interpretime më të gjera ose të bjerë në kundërshtim me vetë statutin e deklaruar. Për shembull: “Veprimi ose
mosveprimi me qëllim dobësimin e shtetit ose të partisë, të ekonomisë apo të shoqërisë, dënohet me 10 vjet burg ose me
vdekje”.
Sistemi i drejtësisë
Në fjalë të tjera, çdo devijim nga “normat” e caktuara nga Partia e Punës mund të konsiderohej krim. Ky ishte dhe skenari me anë të të cilit kaq shumë
njerëz u arrestuan e u dënuan me punë të detyruar në kampet e përqendrimit. Një aspekt intrigues i jetës në Shqipëri ishte kontrolli i ashpër i vendosur
nga Hoxha në të gjitha fushat. Të gjithë shqiptarët duhet të regjistroheshin në polici nëse zotëronin një makinë shkrimi, në mënyrë që autoritetet të
mund të gjurmonin ndonjë që do të guxonte të qarkullonte literaturë anti-partiake. Funksioni i sistemit të “drejtësisë” në Shqipëri anonin shumë më
tepër nga padrejtësia. Një ish-i burgosur ka thënë se i lejohej të pyeste dëshmitarët dhe se kundërshtimet e tij në gjyq ishin hedhur poshtë nga prokurori
i cili i kishte thënë: “Ulu aty e mbyll e gojën, e dimë ne atë punë”. Dy raste gjyqi të ish-të burgosurve do të diskutohen në detaje për të dhënë një
panoramë të plotë të gjyqeve në sistemin shqiptar të drejtësisë. Aleksandër Dako, një 80- vjeçar që ka studiuar inxhinieri në universitetin e Harvard, ka
kryer shtatë vjet burg pasi është denoncuar si armik vetëm sepse kishte studiuar jashtë vendit. Dako shpjegon eksperiencën e tij si më poshtë: Gjatë
gjykimit gjykatësi më pyeti nëse i pranoja akuzat apo jo. Unë thashë ‘jo’, dhe ai shtoi se kjo do të provohet. Ai solli në sallë një rus që kishte punuar si
kamerier dhe i tha: Na thuaj Nikolla atë që the për Aleksandrin gjatë marrjes në pyetje. Nikolla ishte i dënuar me burgim të përjetshëm dhe kishte
guximin të thoshte: “Aleksandri është i pafajshëm dhe çdo gjë thashë për të nuk është e vërtetë”. Anëtarët e gjykatës e shanë dhe morën duke e nxjerrë
përjashta. Edhe një tjetër person erdhi dhe tha të njëjtën gjë: “Nuk di asgjë për këtë person dhe ato që kam thënë i thashë nga torturat”. Çështja u
ndalua për dy orë. Pas dy orësh erdhi një tjetër dëshmitar që ishte përgatitur të thoshte atë që duhet të thoshte. Ai foli me dënesë ndaj Aleksandrit edhe
nuk ishte takuar asnjëherë me të, por njihej nga dy dëshmitarët e mëhershëm. Një tjetër rast tipik i procedimeve gjyqësore në Shqipëri përshkruhet nga
Nika Stajka: “Në gjykatë të akuzuarit ulen në bankën e të akuzuarve. Salla është plot me njerëz të ashtuquajtur ‘të zgjedhur’ dhe asnjë person tjetër i
paautorizuar nuk mund të hyjë. Të vetmit që mund të hyjnë janë komunistët, simpatizantët e tyre dhe bashkëpunëtorët, të cilët pas njëfarë kohë nisin të
thërrasin: “Pushkatim! Pushkatim! Varini tradhtarët! Te muri!”. Në sallë ka mikrofonë të lidhur në megafonë ose me stacionet e radios, kështu që
njerëzit në rrugë apo në sheshet e qytetit mund të dëgjojnë atë që po ndodh në gjyq. Më pas rojet shoqërojnë të akuzuarin jashtë, teksa turma kërkon ta
godasë apo ta linçojë të burgosurin. “Gjyqi nis në kohën e caktuar dhe prokurori duket se është shefi kryesor i seancës, aq sa ai mund të ndërhyjë edhe
kur flet gjykatësi. Ky i fundit vetëm hap sesionet e prezanton të akuzuarit duke lexuar akuzat e sigurimit ose të prokurorisë. Si dhe jep dënimin. Akuzat
e prokurorisë janë diskutuar dhe studiuar në mënyrat më absurde filozofike. Prokurori ka gjithmonë të drejtë dhe i akuzuari gjithmonë është fajtor,
vetëm nga fakti se është ulur në bankën e të akuzuarve. Pas argumentimit të tij, prokurori i kërkon gjykatësit t’i japë të akuzuarit dënimin e merituar:
Vdekje me skuadër pushkatimi, me varje apo burgim të përjetshëm, 100 vjet, 50 vjet, 25 vjet, 10 vjet apo 5 vjet burgim dhe punë të detyruar. Si dhe
konfiskim të të gjitha pronave të tyre. Këtu mbaron misioni i prokurorit. Gjykatësi më pas i thërret të akuzuarit me emër një nga një dhe pranon akuzat
e bëra nga prokurori për secilin prej tyre dhe vendos nëse njerëzit duhet të kenë mëshirë për t’i ulur dënimin”.
Besimi fetar
Neni 18 i Kushtetutës së Shqipërisë në vitin 1944 thotë se qytetarëve u garantohet liria e opinionit dhe
besimit fetar. Por me gjithë këto garanci komunitetet fetare në fakt sulmoheshin, në fillim në mënyrë të
përmbajtur, e cila me kalimin e kohës u bë gjithnjë e më e hapur, deri në sekuestrimin e provave të kishës
e klerit mysliman, apo burgosjes dhe vrasjes së klerikëve. Partia e Punës argumentonte se përpjekja
kundër fesë lindi prej ideologjisë fetare si armike ndaj socializmit. Partia e konsideronte përpjekjen kundër
fesë dhe paragjykimeve fetare si përpjekje kundër zakoneve të prapambetura dhe si thelbësore për çlirimin
shoqëror të klasës punëtore. Ka një faktor të rëndësishëm që nuk duhet lënë mënjanë mbi lidhjet historike
të fiksimit të Shqipërisë zhdukjen e fesë. Siç kemi thënë më herët Shqipëria ka një histori të trazuar
pushtimesh të shumta dhe shtetesh që e kanë trajtuar atë si vend vasal, gjë që ka lënë mbresa në popullin
shqiptar dhe udhëheqjen e Enver Hoxhës. Historianët shqiptarë Stefanaq Polio dhe Arben Puto besojnë se
Shqipëria është ndarë në dy fe, katolikë dhe ortodoksë në shekullin e 11-të, dhe më pas në tre pas shekullit
të pesëmbëdhjetë me pushtimin otoman turk. Fetë kanë ardhur me ushtritë pushtuese dhe gjithmonë janë
përzier në politikën e vendit në mbështetje të pushtuesve. Ato kanë qenë agjente të përçarjes mes vendeve.