Sistemi I Sigurimeve Shoqerore Ne Shqiperi

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 45

Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi

Fatjon Aliaj

UNIVERSITETI”ALEKSANDER MOISIU DURRES”


FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE
DEPARTAMENTI ADMINISTRIM PUBLIK
MASTËR NË "ADMINISTRIM PUBLIK"

Mikroteza
"Sistemi I Sigurimeve Shoqërore ne Shqipëri"

Punoi : Pedagogu udhëheqës:


Fatjon Aliaj Prof.Dr.Mit’hat Mema

JANAR 2013

1
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

Falenderime

Ky punim është rezultat i nje viti e gjysëm studimi në Universitetin Aleksandër Moisiu
Durres.Dituritë dhe aftësitë analitike të shprehura në këtë punim nuk do të ishin të këtij niveli pa
ndihmën e profesorëve të mi, për të cilët ruaj një mirënjohje të madhe. Në mënyrë të veçantë do
të falenderoja profesorin tim udhëheqës Prof.Dr. Mit’hat Mema për disponibilitetin dhe
ndihmën e madhe që ka dhënë si në ndërtimin e këtij punimi dhe ne aspekte te tjera..

Së fundmi, por sigurisht jo më pak e rëndësishme, do të falenderoja të gjithë familjen time, dhe
veçanërisht prindërit për suportin e pakushtëzuar që më kanë dhënë gjatë viteve të fakultetit dhe
gjatë gjithë jetës sime. Pa to asgjë nuk do të ishte e mundur sot, prandaj ky punim i kushtohet
prindërve të mi.

Fatjon Aliaj

2
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

Abstrakt
Objekt i ketij studimi është analiza e Sistemit te Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi pas viteve '90, ecurinë
e treguesve më te rëndesishem të tij, reformat e ndermarra dhe impaktet e tyre në sistemin e sigurimeve
shoqerore.Sigurisht, pas kesaj analize dalin natyrshem problemet dhe reformimet e mëtejshme qe i duhen
bere sistemit me qellim ruajtjen e qendrueshmerise financiare te tij, mireadministrimin e tij dhe sigurimin
e një sistemi transparent dhe të besueshem për publikun.
Që nga momenti i miratimit dhe i fillimit te zbatimit te ligjit të ri te sigurimeve shoqerore kane kaluar
vetem 19 vjet. Gjate ketij harku kohor relativisht te shkurter, në sistemin e sigurimeve shoqerore kane
ndodhur zhvillime dhe ndryshime te thella e te rendesishme. Nderkaq, kanë dale edhe mjaft probleme e
shqetesime që kerkojne përmiresime dhe zhvillime te metejshme të sistemit të sigurimeve shoqerore.
Ndër reformat parametrike që duhet te ndermerren janë: zbatimi i një skeme te re shumekolloneshe, apo
ulja e ngarkeses tatimore qe mendohet nga ekspertet qe te jete nje nder shkaqet kryesore qe ndikon ne
rritjen e evazionit kontributiv; lidhja e drejte e përfitimeve me kontributet, me qellim rritjen e
transparencës dhe besueshmerise se publikut ndaj sistemit te sigurimeve shoqerore.

ABSTRACT

The object of this study is the analysis of the Social Security System in Albania after the 90s, the progress of its
most important indicators, the reforms undertaken and their impact on the Social Security system. Of course, after
this analysis naturally arise problems and further reforms that should be made to the system in order to maintain its
fi111111nancial stability, its good administration and the provision of a transparent and reliable system for the
public.
Since the moment of the adoption and the enforcement of the new social security law have passed only 19 years.
During this relatively short time frame, in the social security system have occurred deep and important
developments and changes. Meanwhile, have arised many problems and concerns that require improvements and
further developments of the social security system.
Among parametric reforms to be undertaken are: the implementation of a new multi-column scheme, or the
reduction of the tax burden that is thought by experts to be one of the main reasons that affect the growth of
contributory evasion; the right connection of benefits with contributions, in order to increase the transparency and
public confidence against the social security system.

3
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

Qellimi

Qëllimi i ketij studimi është te analizoj sistemin e Sigurimeve Shoqerore pas viteve '90, ecurinë
e treguesve më te rëndesishem të tij, reformat e ndermarra dhe impaktet e tyre në sistemin e
sigurimeve shoqerore.Sigurisht, pas kesaj analize dalin natyrshem problemet dhe reformimet e
mëtejshme qe i duhen bere sistemit me qellim ruajtjen e qendrueshmerise financiare te tij, mire
administrimin e tij dhe sigurimin e një sistemi transparent dhe të besueshem për publikun.

Metodologjia
Metodologjia ka kaluar ne keto faza:
1-Se pari eshte analizuar Historiku i Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi dhe ne Bote
2-Eshte analizuar sistemi aktual i Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
3-Eshte zgjedhur titulli i Temes
4-Materialet jane gjetur ne internet ne faqe te ndryshem dhe ne libra te autoreve Shqiptar dhe te
Huaj per Sigurimet Shoqerore.

4
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

Përmbajtja : Faqe

KAPITULLI I: Sistemi i Sigurimeve Shoqerore ne Europë...................7


Një trajtim teorik i sistemeve te sigurimeve shoqerore…………………………………………………...7

Modelet e sistemeve baze të sigurimeve shoqerore………………………………………....................8

Reforma e sistemit te pensioneve në vendet e Bashkimit Evropian……………………..............10

Europa po plaket ashtu sikurse edhe forcat e punës…………………………………….....................11

Dalja e moshes mesatare nga forcat e punës dhe norma e varesisë ekonomike te
Pensionistëve………………………………………………………………………………………………………………….11

Strategjia Europiane e punësimit…………………………………………………………………………………….13

Reformat në sistemin e pensioneve ……………………………………………………………………………….14

Rezultatet kryesore të reformave te pensioneve……………………………………………………………..15

KAPITULLI II: Sistemi i Sigurimeve Shoqerore ne Shqipëri.................17


Zhvillimi i sistemit te sigurimeve shoqerore 1947 – 1990…………………………..............……......17

Sistemi i ri i sigurimeve shoqerore……………………………………………………………………………………18

Sistemi i pensioneve……………………………………………………………………………………………………….19

Mënyrat e llogaritjes së pensionit te pleqërise…………………………………………….......................20

Pensioni i pjesshem i pleqërise………………………………………………………………………………………..22

Pensionet e invaliditetit…………………………………………………………………………………………………..22

Pensioni familjar…………………………………………………………………………….....................................23

Pensioni i fshatit…………………………………………………………………………....................................…..23

Pensionet e posaçme shteterore…………………………………………………………………………….……….23

Parashikime për sistemin aktual të pensioneve deri në vitin 2020…………………………………...24

Buxheti i sigurimeve shoqërore………………………………………………………………………………………..25

5
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

Ndryshimi i masave dhe përqindjeve kontributive në vite………………………………....................26

Skema e sigurimëve shoqerore per te vetepunesuarit ne bujqësi……………………………………..28

C'perfaqeson kjo skemë!..........................................................................................................29

Përfitimet fermereve të siguruar……………………………………………………..........................….........30

Situata social-ekonomike në zonat rurale…………………………………………..…..............................30

Ndryshimi i masës së kontributeve në vite per te vetepunësuarit në bujqesi………...............31

Realizimi i të ardhurave dhe numri i kontribuesve në vite…………………………….......................32

Bilanci i popullsise në zonat rurale……………………………………………………...................................33

Disa nga mentalitetet që ekzistojne lidhur me sigurimin e fermereve…………………..............33

KAPITULLI III: Reformat e zbatuara........................................................35


Reformat kryesore të zbatuara në harkun kohor 1994 – 2006………………………….................35

Ndryshimet deri në vitin 1998………………………………………………………….........................….......36

Reformat parametrike te vitit 2002………………………………………………………..............................37

Reformat e sistemit ne vitin 2005 dhe reduktimi i kontributeve në vitin 2006………….........38

Konkluzione dhe Rekomandime:……………………………………….......39

TABELA:

Tabela 1: Mosha mesatare e largimit nga forcat e punes (2011)..........................................12

Tabela 2: Koeficientet e varesisë..........................................................................................12

Tabela 3: Normat e çevendesimit.........................................................................................16

Tabela 4 : Parashikime mbi shpenzimet për pensione...............................................................24

Tabela 5 : Numri i kontribuesve dhe përfituesve 1972 —1990............................................27

6
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

Hyrje

Sot sistemi i sigurimeve shoqerore ne Shqiperi mbeshtetet ne modelin pay-as-you-go. Ai


karakterizohet nga shkalla e larte e rishperndarjes dhe e solidaritetit. Sistemi i ri i sigurimeve
shoqerore u vendos me Ligjin nr. 7703, date 11.05.1993. Domosdoshmeria per nje legjislacion te
ri u diktua nga zhvillimet dhe ndryshimet qe ndodhen ne sistemin ekonomik dhe politik pas vitit
1991 si papunesi masive, ulje e numrit te kontribuesve, rritja e numrit te perfituesve, perkeqesimi
i raportit perfituesikontribues, i shkalles se zevendesimit, etj.
Ne kuader te zhvillimeve social - ekonomike dhe ato te flashes se sigurimeve shoqerore ne
vecanti, standartizimit te dispozitave dhe perafrimin e tyre me kuadrin ligjor te BE, por edhe
rritjen e qendrueshmerise financiare, kane bere te nevojshme ndermarrjen e nje sere reformash qe
prej vitit 1998.
Reformimi i sistemit te sigurimeve shoqerore eshte edhe boshti i ketij studimi. Ne kapitullin e
pare jepet nje panorame e pergjithshme per sigurimet shoqerore ne vendet e BE. Ne kapitullin e
dyte jepet evolucioni dhe zhvillimi i sistemit te sigurimeve ne Shqiperi, ndersa ne kapitullin e
trete analizohen reformat dhe efektet e tyre ne sistemin e sigurimeve shoqerore, arsyet e
ndermarrjes se ketyre reformave qe lidhen kryesisht me rritjen e qendrueshmerise financiare te
sistemit dhe permiresimin e lidhjes se perfitimeve me kontributet.

7
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

KAPITULLI I
Sistemi i Sigurimeve Shoqerore ne Europe

1.1. Nje trajtim teorik i sistemeve te sigurimeve shoqerore

Me sigurim shoqeror do te kuptojme mbulimin me sigurime te te gjithe shtetasve ekonomikisht


aktive, ne sektorin shteteror apo ne ate privat si edhe sigurimin e shtetasve jo ekonomikisht
aktive.Sigurimi Shoqeror nepermjet sistemit te tij,behet garant per perfitime te vazhdueshme
financiare,apo lehtsira te tjera me karakter ndimes ne drejtimte personave te pa afte per pune,si
pasoje e moshes ,paaftesise se perhershme,paaftesise se perkohshme,barrelindjes,papunsise!
Perfitimet financiare te sigurimit shoqeror ,perfitohen kur realizohen disa kushte kryesore:
Detyrimi per te paguar % kontriburi,ekszitenca e marredhenies se punes,plotesimi i viteve te
sigurimit(periudha e sigurimit),arritja e moshes se caktuar me ligj

1.1.1 Pak histori


Sigurimi shoqeror ne boten e sotme eshte forma me e zhvilluar e mbrojtjes shoqerore, mbasi ky
eshte nje sistem qe i detyron shtetasit te kujdesen per vetveten, duke marre ne konsiderate te
gjitha nevojat e tyre. Solidariteti social ne keto sisteme rregullisht vlen per pensionet e ulta.
Ne disa vende "sigurimi shoqeror" ka marre kuptimin e "Mbrojtjes qe shoqeria siguron per
anetaret e saj, me nje seri masash publike kunder reduktimit te te ardhurave qe vjen si shkak i
semundjeve, barrelindjeve, demtimeve ne pune, moshes se thyer, vdekjes, parashikimin e
kujdesit mjekesor si dhe sigurimin e mjeteve per familjet me femije".
Sigurimet shoqerore bashkekohore u shqafen fillimisht me zhvillimin e shoqerise kapitaliste qe
shenon shekullin e XIX. Keshtu termi "sigurim shoqeror" eshte perdorur per here te pare ne
Gjermani (1883). Gjithashtu u perdor dhe termi "sigurim popullor" qe nenkuptonte se mbi bazen
e pagesave javore apo mujore pas disa kohesh keta persona kishin te drejte te merrnin perfitimet
e caktuara. Keshtu ne nje shoqeri te mbeshtetur ne ekonomine e tregut, sigurimi mund te blihej
sikurse blihej buka, veshjet, shtepia, etj. Nepermjet sigurimit cdo person pergatitej per te
perballuar risqe sociale. Parate qe i siguruari i paguante ruheshin ne fonde te caktuara derisa te
vinte momenti qe te perdoreshin nqs i siguruari do te ndodhej perballe rrisqeve te tilla si:
semundje, invaliditeti, aksidente ne pune, apo pleqeria. Me shtimin e risqeve sociale, sigurimi
behej me i shtrenjte, prandaj institucionet perkatese te sigurimit kishin nevoje per nderhyrjen e
shtetit, me qellim qe te siguronin edhe shtresat me te ardhura te pakta ndaj risqeve te mundshme
ne jete si dhe per risqe te reja qe sillte jeta moderne. Keshtu arrihet ne idene e sigurimit shoqeror.

8
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

Disa shtete si Gjermania ndihmuan qeverite lokale qe te ndertonin fonde per semundje per
punetoret, ku vete punetoret kontribuonin ne keto fonde, te cilat filluan te aplikoheshin gjeresisht
rreth vitit 1883. Keto lloj sigurimesh, menaxhoheshin nga fonde te perbashketa ekzistuese. Ky
ishte hapi i pare drejt skemes se sigurimeve shoqerore. Me vone ne vitin 1884, u krijua nje tjeter
skeme e iniciuar nga organizatat tregtare, per te gjitha problemet qe kishin te benin me incidentet
ne pune. Ne vitin 1889 u shfaq nje skeme e cila trajtonte sigurimet e invaliditetit dhe per moshat
e thyera. Sigurimi shoqeror per punetoret per here te pare ne forme masive u vendos ne Gjermani
siç vijon:
1. Sigurim per semundje ne vitin 1883.
2. Sigurim per demtimet trupore ne vitin 1884.
3. Sigurim per pleqerine dhe invaliditetin ne vitin 1889.

Sipas modelit gjerman u krijua ne Austri sigurimi per semundje (viti 1888), ne Luksemburg
(1901), Serbi (1910), Rusi (1911), Britani e Madhe (1911), Rumani (1912), Poloni (1920), Greqi
(1922), etj.
Sigurimi per pensione lindi per here te pare ne Austri (per nenpunesit private ne vitin 1907), ne
France (per punetoret 1910), ne Luksemburg (1911), etj.
Ne disa vende sigurimi filloi vetem me sigurimin e nenes pas lindjes, si psh ne Itali (1910) dhe
Spanje (1923).
Sigurimi per te papunet per here te pare u krijua ne Britanine e Madhe (1911), ndersa sistemi i
dhenies se ndihmave per femijet per here te pare lindi ne Belgjike (1929) dhe France (1932).
Perveç funksionit politik dhe social te sigurimeve shoqerore, ne shoqerine bashkekohore rol te
fuqishem ka edhe funksioni ekonomik i perllogaritjes se fondit per sigurimin e pensioneve, i cili
ndikon drejtperdrejt ne aktivitetin ekonomik te shoqerise. Gjate ndarjes se shpenzimeve
organizimi i sigurimeve behet duke patur parasysh si kohen sociale (individi nje pjese te nevojes
se tij e vendos per nje kohe te mevonshme), ashtu edhe hapesiren sociale (solidariteti ndermjet
brezave, ndermjet te semureve dhe te shendosheve, etj.). Sigurimi shoqeror merr nje kuptim te
veçante gjate ekuilibrit ekonomik dhe zhvillimit ekonomik (influenca e tij gjate zhvillimit
ekonomik te Gjermanise pas Luftes se Dyte Boterore eshte e pallogaritshme).
Mbas viteve 1920 ne Evrope u perhap me shpejtesi termi sigurim shoqeror, e kjo si rezultat i
marreveshjes se Organizates Boterore te Punes per sigurimin shoqeror. Ne vitin 1930 sigurimet
shoqerore ishin perhapur edhe ne Ameriken Latine, SHBA dhe Kanada. Ndersa pas Luftes se
Dyte Boterore filloi ne nje shkalle te gjere vendosja e sigurimeve shoqerore edhe per fshataret.

1.1.2 Modelet e sistemeve baze te sigurimeve shoqerore


Ne bote jane zhvilluar pese modele te zhvillimit te sigurimeve shoqerore baze:
1. Modeli i SHBA-se (liberal),
2. Modeli i Britanise se Madhe,

9
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

3. Modeli Gjerman (i bazuar ne sigurimin/insurance),


4. Modeli Francez (gjeneroz),
5. Modeli sovjetik

Modeli liberal eshte ndertuar ne baze te institucioneve sociale private. Shteti ne kete rast, per
sistemin e detyruar te sigurimeve shoqerore jep ndihmen e tij vetem ne nje nivel afer kufirit
minimal social. Si shembull tipik mund te merret sistemi amerikan i sigurimeve shoqerore.
Modeli Beveridge (Beverixh). Vendosja e sistemeve te sigurimeve shoqerore (social insurance)
ne fund te shekullit 19-te u zhvillua me tej ne sisteme te pergjitheshme te mbrojtjes shoqerore
(social security) pas Luftes se Dyte Boterore. Modeli Beveridge eshte model i bazuar mbi
parimet e propozuara nga Eilliam Beveridge, dhe i adoptuar nga Parlamenti Britanik ne vitin
1942 ne nje dokument te quajtur Sigurimet Shoqerore dhe Shebimet e lidhura me to. E
rendesishme per parimin e Beveridge-it eshte se "(jdokush duhet te ndjehet i lire nga nevoja".
Keshtu qe, ne te tille sistem, kujdo personi duhet t'i garantohen nevojat baze per jetese nga shteti,
te financuara nga buxheti i pergjithshem, pavaresisht nga statusi social apo karakteristika te tjera
te tij. Beveridge na ka ofruar nje model koherent te mbrojtjes shoqerore, te bazuar ne kater
parime - universaliteti, thjeshtesia, veçantia ne llojin e vet si dhe uniformiteti dhe centralizimi.
Sigurimi shoqeror sipas modelit te Bismarkut. Ky sistem e ka zanafillen e vet mese nje shekull
me pare dhe eshte perdorur fillimisht ne Gjermani nga ana e kancelarit Bismark. Jo vetem
punemarresit por edhe punedhenesit e shihnin me interes sistemin e ri ku integroheshin skemat e
veçanta sepse ne rastet e paaftesise per pune ju paguanin punetoreve vetem nje perqindje te
caktuar te pages, jo page te plote si me pare.
Pra ne sistemin Bismarkian, perfitimet nga sigurimet paguhen nga nje thesar ose fonde te
veganta, te cilat jane te menaxhuara dhe drejtuara nga partneret sociale nen vezhgimin e Shtetit,
ba2uar ne kontributet e te dy paleve, punedhenesve dhe punemarresve (Borsch-Supan et al,
2004). Element i rendesishem ne sistemin e Bismarkut ishte arritja per here te pare e
kompromisit ndermjet tri paleve: punedhenesve, punetoreve dhe shtetit. Ky model quhet ndryshe
"pay as you go". Ne thelb te tij, eshte parimi "Paguaj per ata qe jane sot ne pension dhe te tjeret
do te paguajne per mua". Pra ky eshte nje sistem i rishperndarjes ose i solidaritetit te brezave.
Keshtu te ardhurat nga kontributet aktuale perdoren per te financuar perfitimet per te moshuarit
aktuale.
Ne sistemet baze te sigurimeve shoqeerore me teper eshte i perdorshem pay-as-you-go. Ky
sistem ka nje avantazh te padiskutueshem, sepse mund te perdoret ne funksionim ne çdo moment
per faktin se ekziston gjithmone mundesia qe pas realizimit te veprimtarise se sistemit mund te
paguhen menjehere pensionet. Nje e mete e ketij sistemi eshte ajo qe ky sistem nuk krijon asnje
kapital qe te mund te investohej ne favor te te siguruarve. E mete tjeter eshte dhe ajo qe ky
sistem me t'u vene ne funksionim do te funksiononte si "perpetum mobile", d.m.th. nuk mund te
nderpritet. Ai nuk mund te nderpritet per faktin se siç u theksua mesiper, mbeshtetet ne
solidaritetin e brezave, brezi aktiv paguan per pensionet e prinderve te tij, nderkohe qe per
pensionin e vet do te prese nga brezi i femijeve te vet.

10
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

Ne baze te nje kompromisi te caktuar eshte vene ne zbatim sistemi i kombinuar i financimit te-
sigurimeve, shoqerore, qe konsiston ne financimin e zakonshem me ane te kontributeve te
paguara nga personat ekonomikisht aktive e perveç kesaj dhe krijimin e nje kapitali reserve
(fondi reserve). Kjo eshte e mundur ne rastet kur vihet ne zbatim nje sistem krejtesisht i ri i
sigurimeve shoqerore.
Modeli i sigurimeve qe aplikohet kryesisht ne Gjermani1 formon nje bashkesi te sistemeve
sociale te sigurimeve, te cilet jane te detyrueshem dhe paraqesin siguri sociale per pjesen me te
madhe te shtetasve me te ardhura te ulta dhe mesatare. Per te pasurit eshte vetem sigurimi
shoqeror baze. Si shembuj tipik te ketij modeli permendim Gjermanine dhe Austrine, por ketu
bejne pjese edhe Italia dhe Greqia dhe shume vende te BE.
Modeli Francez i sigurimeve shoqerore eshte i ngjashem me modelin gjerman. Ky model lindi
ne kohen e inflacionit te larte, kur sigurimet shoqerore nuk ishin te afta, nga pikepamja
financiare, te siguronin ndihmat e duhura e te mos ndikoheshin nga inflacioni. Kjo beri te
mundur krijimin e sistemeve qe kane te njejten forme me ato te sigurimeve, por qe ne baze te
tyre kane shperndarjen e mjeteve te perbashketa ndermjet te shendosheve dhe te semureve, te
rinjve e te moshuarve, etj. Siç u tha, nje shembull tipik i ketyre te fundit eshte Franca.
Modeli Sovjetik i sigurimeve shoqerore eshte nje lloj i veçante dhe rrjedhoje e modelit Francez.
Ai u zhvillua pas Stores se Revolucionit Socialist te Tetorit, qe drejtohej nga ideologjia
marksiste, sikurse filozofia klasike gjermane i jepte pergjegjesi te medha shtetit
Ligji i pare i hartuar ne periudhen e mbreterimit te kancelarit Otto Van Bismark eshte ai i vitit
1883 mbi sigurimet shendetesore ne lidhje me mbrojtjen shoqerore te punetoreve. Prandaj shtetet
e kampit socialist me ne krye Bashkitnin Sovjetik u mbeshteten ne sistemin Bismarkian, por me
nje ndryshim duke hequr dore nga parimi i sigurimit.
Ky sistem u krijua ne kushtet e mungeses dhe krizes financiare, duke patur si qellim forcimin e
industrializimit te vendit. Keshtu nje sistem i tille parashikonte favorizime per puntoret, te
mbeshtetur vetem ne faktin e te qenurit punetor. Kjo do te thoshte se ne kushte te njejta sigurimi,
punetoret do te merrnin perfitime me te medha vetem e vetem se keta puntore i nevojiteshin
shtetit per te 2hvilluar dege te tilla te ekonomise si ndertimi, minierat, energjitika, industria e
rende, etj.

1.2 Reforma e sistemit te pensioneve ne vendet e Bashkimit Evropian


Burimi i rendesishem i presionit per reformimin e sistemit te pensioneve ne vendet e Europes
eshte plakja e popullsise. Sfidat demografike ne vende te ndryshme te BE jane te ndryshme, por
te gjitha keto vende ndeshen me te njejtin problem. Italia, Spanja, Greqia, Portugalia, Gjermania
dhe Austria, perbejne nje grup vendesh ku ka nje plakje te shpejte te popullsise dhe nje norme te
larte te varesise te moshes se thyerç. Ndersa vendet e tjera te BE jane ne nje situate me te
favorshme krahasuar me situaten e viteve 2050 te ketyre vendeve.

11
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

Vendet ne zhvillim pritet te ndeshen me nje rritje te shpejte te popullsise. Vendet e zhvilluara ne
te kundert do te perballen me nje plakje te popullsise pra me nje rritje masive te popullsise mbi
moshen 65 vjeç dhe me shume. Kjo do te thote qe norma e varesise se plakjes do te rritet.
Eshte interesante te thuhet se Suedia e cila ka nderrmare reformen me radikale nder vendet e BE
ka nje trend demografik me te mire po te krahasohet me vendet e tjera anetare. Plakja e
popullsise ne kete vend parashikohet te jete shume e ngadalte, nga 26.4% ne 41% ne vitin 2050.
Plakja e popullsise ka nje impakt direkt ne shpenzimet per pension ne te ardhmen. Rritja e
jetegjatesise dhe gjithashtu tendenca per pensione te parakoheshme ne shume vende zgjat
periudhen mesatare gjate te ciles pensionistet marrin pension.
Megjithate, struktura e moshore nuk tregon gjithçka: shume do te varet nga shkalla e punesimit
ne vende te ndryshme dhe veçanerisht nga shkalla e punesimit te punetoreve te medhenj ne
moshe. Rritja e nivelit te punesimit do te kete nje efekt pozitiv mbi normen e varesise ekonomike
te pensionisteve.
Shkalla e punesimit luan nje rol kryesor ne perballimin e pasojave financiare te shoqerive qe po
plaken ne lidhje me pensionet. Por rritja e saj nuk do te zgjidhe te gjitha problemet te cilat
shfaqen per shkak te fenomenit te plakjes; per me teper, ajo mund te ofroje vetem nje zgjidhje te
perkohshme. Gjithashtu sistemet e pensioneve duhet te jene te tille qe ti bejne balle pasojave te
fenomenit te plakjes, ashtu sikurse edhe aspekteve te tjera te ndryshimeve shoqerore.
Politikat e reformave te pensioneve ndryshojne nga njeri vend ne tjetrin: ato varen nga struktura
e sistemeve, nga konceptet politike te qeverive, sindikatave dhe nga burimet ekonomike dhe
fiskale.

1.2.1 Europa po plaket ashtu sikurse edhe forcat e punes


Ndermjet viteve 1950 dhe 2000, perqindja e popullsise mbi moshen 65 vjec ne te 25 vendet
anetare te BE u rrit nga 9.1% ne 15.7%. Rreth vitit 2025 ky grup do te perfaqesoje 22.7% te
gjithe popullsise.
Ndermjet Viteve 2010 dhe 2030 do te kemi nje rritje ne numrin e punetoreve sipas moshave:

Te punesuarit e moshes 55-64 vjeç me 15.5%


Te punesuarit e moshes 65-79 vjeç me 37.4%

Keto ndryshime demografike vijne si pasoje e:

 Vazhdimesise se nje norme te ulet te lindjeve


 Vazhdimesise se rritjes se jetegjatesise

Rredhoje e ketyre trendeve demografike eshte qe ne te ardhmen do te kete me shume pensioniste


dhe pensioniste qe jetojne me gjate.

12
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

1.2.1.1 Dalja e moshes mesatare nga forcat e punes dhe norma e varesise ekonomike te
Pensionisteve
Ndersa popullsia europiane po plaket, mosha mesatare e daljes nga tregu i punes ka rene ne
menyre drastike gjate dekadave te fundit, kryesisht per shkak te zhvillimit te sistemeve te daljes
se parakoheshme ne pension ne perpjekje per te luftuar papunesine e te rinjve. Ne kete menyre,
numri i viteve kontributive ka rene ndersa numri i viteve te perfitimit te pensionit eshte rritur.
Kjo ka krijuar nje presion te madh ne sistemet e pensioneve dhe i ka bere reformat e punesimit
dhe politikatio e pensioneve te pavlefshme.

Tabela 1: Mosha mesatare e largimit nga forcat e punes (2011)

Vendet 1950 1995 2001 2011


Meshku Femr Meshku Femr Total Tota
Gjermani 65.7
j 62.7
a 60.5
j 58.4
a 60.6 61.9
l
Danimarke 67.1 63 60.7 59.4 61.6 61.9
Spanje 38.1 68.9 61.4 58.9 60.3 62
France 66.1 69 59.2 58.3 58.1 58.9
Itali 66.9 64 60,6 57.2 59.8 60.2
Hollande 66.4 64.1 58.8 55.3 60.9 62.1
Norvegji 67.6 69 63.8 62 63.3 63.1
Suedi 66.8 65.4 63.3 62.1 61.8 63.9
Britani e M 67.2 63.9 62.7 59.7 62 63.2
EU25 - - - - 59.9 61.2
Burimi: EU 25: Eurostat 2011
Structural Indicatory;
Tabela 2: Koeficientet e varesise

Vetidet 2004 2010 2020 2030 2050


Gjermani 135 134 125 102 86
France 191 187 161 142 128
Itali 146 155 148 122 101
Hollande 364 363 317 279 266
Finland 180 167 143 128 128
Irlande 439 416 362 305 205
EU15 141 141 128 107 92
Burimi: EC, European Economy, Special Report nr. 1/2011, The impact of ageing on public
expenditure. Projections for EU 25 Member States on pensions and health care.

13
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

Sfidat qe rezultojne nga keto ndryshime demografike mund te shkaktojne nje renie te madhe ne
normat e rritjes ekonomike vjetore ne Europe. Ky reduktim ne rritjen ekonomike mund te
ndikoje ne qendrueshmerine e sistemeve te sigurimeve shoqerore ne vendet e BE ne pergjithesi
dhe ne sistemin e pensioneve ne veçanti. Qe prej viteve 1990, qeverite e BE kane ndjekur dy
drejtime: reformen e sistemit te pensioneve e shoqeruar dhe me politikat perkatese te cilat jane
aplikuar per te rritur shkallen e punesimit ne pergjithesi dhe ne veçanti te punonjesve te moshes
55-64 vjec. Keto reforma qe rie fillim te shekullit te 21 kane sjelle nje ndryshim te trendeve ne
moshen e daljes rie pension dhe rie shkallen e punesimit.

1.2.3 Strategjia evropiane e punesimit


Ne vitin 2000, Keshilli Europian ne Lisbone adaptoi nje plan ambicios per te ardhmen e Europes:
synimi kryesor i politikave ekonomike dhe te punesimit duhet te jene rritja e shkalles se
punesimit afersisht me 70% ne 2010 dhe ndersa per grate ne me shume se 60% per te njejtin vit.
Ne perputhje me objektivat e Lisbones per vitin 2010, Keshilli Evropian i Stokholmit i 2001,
vendosi nje rritje mesatare te shkalles se punesimit me rreth 50% si per burrat ashtu dhe pergrate
(te moshes 55-64 vje£). Nje objektiv tjeter qe lidhet me punonjesit e vjeter ne pune u vendos nga
Keshilli Europian ne Barcelone ne vitin 2002. Ai fokusohej ne rritjen e moshes mesatare te
terheqjes nga tregu i punes, pra i daljes ne pension, afersisht me 5 vjet rreth vitit 2010.
Pra siç mund te shikohet nga raporti i punesimit te KE i vitit 2007 dhe nga te dhenat me te fundit
te marra nga Eurostat, Bashkimi Europian eshte akoma mjaft larg nga objektivat baze te
vendosura ne Lisbone, Stokholm, dhe ne Barcelone. Ne vitin 2007, shkalla e pergjitheshme e
punesimit ne 15 vende te BE ishte 66.9%, per femrat ishte 57.1%, ndersa per te punesuarit e
vjeter ishte 46.6%. Mosha mesatare e daljes nga forca e punes u rrit deri ne 61.2 vjeç ne vitin
2006, e cila nuk eshte vetem nje vit me e larte sesa ne vitin 2002! Eshte e rendesishme te shikosh
diferencat e medha ne moshen e daljes ne pension ndermjet vendeve: psh ndermjet Frances (58.9
vjeç) dhe Suedise (63.9 vjeç) ka nje diference prej pese vitesh ne vitin 2006. Te gjitha keto te
dhena tregojne qe progresi drejt objektivave sasiore te Strategjise Europiane te Punesimit eshte
nje proces i ngadalshem.

1.2.4 Reformat ne sistemin e pensioneve


Ne vitin 1999 Keshilli i Europes prezantoi nje Strategji te Perbashket per Modernizimin e
Mbrojtjes Sociale. Pikerisht kjo eshte pikenisja e nje procesi reformues afatgjate mbare
europiane ne fushen e pensioneve. Keshilli i Europes ne dhjetor 2001 vendosi qe vendet anetare
duhet te bashkepunojne per çeshtje qe lidhen me reformen e sistemeve te pensioneve ne arritjen e
objektivave te perbashketa, kryesisht: pershtatshmeria e pensioneve, qendrueshmeria financiare
dhe modernizing i sitemit te pensioneve. Metoda e perdorur ishte ajo e bashkepunimit te hapur.
Qe prej 1990 jane ndermarre disa reforma te rendesishme. Nje nga reformat e rendesishme lidhet
me rritjen e moshes se daljes ne pension. Shumica e vendeve te BE kane nje moshe standarte te
daljes ne pension qe eshte 65 vjeç per burrat, vetem Franca ben nje perjashtim te dukshem, ku
mosha e daljes ne pension per burrat eshte 60 vjeç. Por jane duke u bere perpjekje per rritjen e

14
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

saj. Danimarka, Gjermania dhe UK jane ne proçesin e rritjes se moshes se daljes ne pension ne
67 vjecç. Ne shumicen e vendeve kjo moshe eshte e njejte per burrat dhe grate, pra 65 vjeç.
Ndersa vendi i vetem qe ka nje rritje mjaft te vogel te moshes eshte Franca, nga 60 vjeç ne 61.
Kjo do te ndikoje ne qendrueshmerine financiare te sistemit te pensioneve ne te ardhmen.
Qeverite jane duke bere perpjekje per shkurajimin e daljes ne pension me heret dhe inkurajimin e
njerezve per te punuar me gjate, te pakten deri ne moshen e daljes ne pension te percaktuar me
ligj. Kjo eshte bere ose duke rritur moshen qe mund te perfitohet pension i parakohshem, ose
duke aplikuar reduktime te parashikuara per pensionet e parakohshme dhe duke i ofruar
koeficiente perrites me te larte per punetoret te cilet vazhdojne te punojne mbas nje moshe te
caktuar (psh ne Belgjike mbas 62 vjeç) ose pas moshes se daljes ne pension te percaktuar me ligj
(psh ne UK).
Reforma tjeter eshte ajo qe lidhet me indeksimin e pensioneve, i cili nuk behet me duke u nisur
nga rritja e pages, por nga ndryshimet ne koston e jeteses, me çmimin, apo ndryshime qe mund te
bejne ne formulen e llogaritjes se pensionit. Disa vende si psh Italia, rrit pensionet e larta me nje
norme me te ulet sesa pensionet mesatare dhe te ulta, perveç dy kategorive te fundit qe marrin
kompensim te plote çmimi. Po keshtu ndodh edhe ne Austri.
Reformat e fundit kane forcuar gjithashtu lidhjen perfitim/kontribut ne sitemin e pensioneve. Kjo
ka ndodhur kryesisht permes njohjes te nje periudhe me te gjate kontributive per te drejten e nje
pensioni te plote mbi bazen e te ardhurave gjate gjithe periudhes se punes ne vend te pages
perfundimare. Finlanda, Portugalia, Italia dhe Suedia jane duke u zhvendosur drejt nje treguesi te
te ardhurave gjate gjithe periudhes se punes. Franca po zhvendoset nga 10 vitet me te mira ne 25
vite ne skemen publike, ndersa Austria nga 15 vitet me te mira ne 40 vjet.
Nje tregues shtese eshte marrja ne konsiderate e karrierave jo-standarte. Skemat e pensioneve
publike, ne ndryshim nga skemat private, shpesh i lejojne njerzit te perfitojne kredite pensioni
per periudhat e kontratave afatshkurtra, punen me kohe te pjesshme ose vullnetare, apo
perkujdesjet per femijet apo te moshuarit, edukim dhe papunesi. Vetem disa vende (psh Suedi,
Austri, Danimarke) japin kontribute te financuara te shtetit ose te punedhenesit ne shtyllen e dyte
per periudhat e barrelindjes ose te kujdesit prinderor. Disa sisteme kane perdorur menyren e
ciklit te jetes. Si nje pergjigje ndaj rritjes se jetegjatesise ne te ardhmen, nje numer vendesh kane
nderrmare reforma te cilat kane synuar ne stabilizimin e sistemit te pensioneve dhe ne ruajtjen e
qendrueshmerise financiare. Kjo eshte bere duke perdorur mekanizmat e rregullimit automatik
(psh nje "koeficient i jetes" i cili rregullon pesionet e ardhshme ne menyre automatike me rritjet
e jetegjatesise) ose nepermjet nje rishikimi dhe rregullimi periodik: ne Spanje psh Parlamenti
rishikon treguesit e reformes fdo 5 vjet. Danimarka ka perdorur nje lidhje direkte ndermjet rritjes
se jetegjatesise dhe moshes se pensionit te percaktuar me ligj. Ne vitin 2003 Franca beri nje
lidhje ndermjet numrit te viteve te kontributeve ne skeme te kerkuara per te perfituar pension te
plote me jetegjatesine.
Nje numer i madh vendesh kane krijuar gjithashtu fonde rezerve per skemat e pensioneve, me
qellim garantimin e sigurise te sistemeve publike PAYG ne te ardhmen. Vende si Hollanda,
Belgjika, Spanja dhe Portugalia kane perdorur pjese te buxhetit te tyre me qellim permbushjen e
detyrimeve per te paguar pensionet.

15
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

Disa vende mendojne qe masa e pensionit privat duhet te jete pjese e mases se te gjithe pensionit.
Ky ka qene tradicionalisht rasi i UK, Hollandes Danimarkes. Per me teper, rendesia e mases se
pensionit privat eshte rritur mjaft nga perdorimi i nje lidhjeje fondesh ne skemat e detyrueshme
te disa vendeve te BE duke perfshire edhe Suedine. Gjithashtu, shume vende kane rritur masen e
pensioneve profesionale ose skemave private te cilat plotesojne pensionet publike (Gjermania,
Austria, Belgjika, Italia). Rritja e ineresimit per keto pensione (pensione te shtylles se dyte dhe te
trete) ka ardhur pasi pritet nje renie ne normat e zevendesimit ne te ardhmen ne shume prej
vendeve te BE.
Sidoqofte ne disa prej tyre, skemat e pensioneve publike PAYG pritet te ruajne burimin kryesor
te teardhurave per pensionistin. Kjo do ti lejoje keto vende te ruajne nje nivel te caktuar
rishperndarje dhe solidariteti qe eshte i nevojshem per te siguruar te ardhura te drejta per te gjithe
te moshuarit.
1.2.4.1 Rezultatet kryesore te reformave te pensioneve
Perveç ndikimeve te ndryshimeve politike ne qendrueshmerine e sistemeve te pensioneve,
reformat e pensioneve ne 15 vende te BE kane patur impakte positive qe lidhen me
transparencen e sistemeve, me informacionin qe ju jepet pensionisteve te ardhshem per te drejtat
e tyre, per korrigjimin e pabarazise gjinore dhe per te drejtat e pensionisteve mbi pensionet
minimale dhe per punetoret jostandart dhe ata me te ardhura te ulta.

Persa i perket pershtatsherise se pensioneve te pleqerise, afersisht 15 vende te BE ne te ardhmen


do te ndeshen me nje renie te pergjithshme te normes te zevendesimit ne skemat e pensioneve te
percaktuara me ligj. Me qellim qe te plotesohen keto boshlleqe ne pensionet e ardhshme dhe per
te garantuar pershtatshmerine e ketyre pensioneve, qeverite dhe partneret sociale kane zhvilluar
skema pensionesh individuale dhe ne baze te profesionit.
Masat per zhvillimin e skemave te shtylles se dyte jane mirepritur sa ato nuk prishin sistemet e
detyrueshme, nuk jane konsideruar si alternativa te tyre, por qe rezultojne nga marreveshje dhe
garantojne te drejta reale te anetareve te tyre. Fondet e pensioneve profesionale duhet te
organizohen mbi nje baze kolektive, duke marre masa per nje anetarsim shtese dhe te jene te
lejueshme per punetoret jostandarte. Punetoret e levizshem duhet te jene ne gjendje te perfitojne
nga skemat suplementare. BE duhet te vendose (ka arritur disi) kuadrin ligjor per skemat e
pensioneve profesionale: duke garantuar te drejtat e punetoreve dhe interesat financiare, te drejta
te barabarta per burrat dhe per grate, te drejta te mbartshme; monitorimi i investimit te politikave
te skemave suplementaire dhe duke percaktuar rregulla te duhura dhe transparente.
Megjithate, vetem ne tre vende (Danimarka, Hollanda dhe Suedia) pothuajse te gjithe punetoret
mbulohen me sigurim per pension ne baze te profesionit. Ndersa ne te gjitha vendet e tjera nje
pjese e forces se punes eshte e mbuluar nga nje skeme plotesuese, e cila nenkupton qe ne keto
vende nje pjese e madhe e popullsise qe punon do te jete e ekspozuar ndaj impaktit te plote
finaniar te reformave te sistemit te detyrueshem. Kjo situate mund te 50 je ne varferi ne mo she
te vjeter.
Nje aspekt tjeter te ciles duhet ti ishte kushtuar vemendje eshte niveli i kontributeve ne skemat
me baze profesioni: ne disa vende ky kontribut eshte akoma shume i ulet. Vetem ne pese vende

16
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

te BE (Danimarka, Irlanda, Hollanda, Suedia, UK) niveli i kontributeve per skemat ne baze te
profesionit dhe vullnetare, eshte me i larte sesa 10%.
Normat e ardhshme teorike te çevendesimit jane llogaritur ne momentin e fillimit te pensionit
duke ndare te ardhurat e pensionit gjate vitit te pare te perfitimit te tij nga te ardhurat gjate vitit
qe i paraprin dalja ne pension. Llogaritjet i referohen daljeve ne pension te njerezve ne viti 2004
dhe ata qe do te dalin ne pension ne te ardhmen psh ne vitet 2030 dhe 2050, duke vleresuar qe
vetem rregullat e reformes jane tashme te miratuara me ligj nga mesi i 2005 per ata qe do te
aplikojne me vone.

Tabela 3 Normat e zevendesimit

Norma e zevendesimit per shtyllen e pare Norma e zevendesimit per shtyllen e dyte

Vendet 2004 2030 2050 2004 2030 2050


Belgjike 39 38 37 4 10 10
Danimarke 45 42 39 4 20 25
Gjermani 43 37 34 0 9 15
Spanje 91 85 85 0 0 0
France 66 53 49 0 0 0
Irlande 31 34 34 36 33 33
Itali 79 71 64 0 9 16
Holland 30 30 30 41 39 39
Austri 64 66 69 0 0 0
Suedi 53 43 52 0 0 0
UK 17 18 19 50 50 50
Burimi: Pension System Reforms and Trade Union Policies, Overview of EU 2010

17
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

KAPITULLI II
Sistemi i Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi

2.1 Zhvillimi i sistemit te sigurimeve shoqerore 1947 - 1990


Akti i pare ligjor qe disponon deri tani Instituti i Sigurimeve Shoqerore (ISSH) per pensionet
civile eshte ai me nr. 129, date 28.10.1927 "Per Pensionet Civile". Permbajtja e ketij ligji le te
nenkuptohet se dispozitat rregulluese per pensionet kane ekzistuar edhe me pare.
Institucioni i sigurimeve shoqerore ne Shqiperi i ka fillimet e tij qe ne kohen e mbreterise se
Ahmet Zogut, ndonese dhe me pare ka pasur shoqeri te huaja qe ne menyre vullnetare kishin
zhvilluar sistemin e mbrojtjes sociale kryesisht per punetoret e minierave (ISSH, Raporti vjetor
1993). Mbreti Zog kishte percaktuar pensionet e para per nenpunesit shteteror dhe ushtaraket. Ky
ishte nje sistem kontributiv sigurimesh shoqerore, me nje fond dhe administrim te veçante i
ngjashem me modelet e skemave te pensioneve ne shtetet e Evropes Perendimore te asaj kohe.
Kushtet per te perfituar pension pleqerie lidheshin me nje minimum periudhe sigurimi prej 10
vjet deri ne nje maksimum prej 35 vjetesh, ne moshen 60 vjeç, e unifikuar per te dy sekset.
Pas Luftes se Dyte Boterore, shteti shqiptar mori ne mbrojtje familjet dhe te afermit e
deshmoreve te Luftes Antifashiste, Invalidet e Luftes dhe punonjesit e Ministrise se Puneve te
Brendshme.
Ne vitin 1947 u vendos nje skeme e pergjithshme e sigurimeve shoqerore (Ligji nr.528, date
25.08.1947, siguronte perfitime afatshkurtra si barrelindje, semundje, shperblime lindje, vdekje
qe administroheshin nga Keshilli Qendror i Bashkimeve Profesionale. Ndersa perfitimet afatgjata
si pensionet e pleqerise, invaliditetit e familjare administroheshin nga Drejtoria e Kujdesit Social
prane Keshillit te Ministrave. Ne nivel lokal administrimi kryhej nga seksionet e finances se
komiteteve Ekzekutive) e permiresuar ne vitin 1958 dhe 1959 sipas modelit sovjetik8. Vetem ne
vitin 1966 u krijua nje sistem i'plote i sigmrimeve shoqerore, i cili vazhdon ndikimet e tij edhe ne
kete periudhe. Ky sistem mbronte te punesuarit ne nderrmarjet shteterore ne te gjitha deget e
ekonomise si dhe ushtaraket. Kooperativistet u perfshine ne sistemin e mbrojtjes shoqerore
vetem ne vitin 1972, pas stabilizimit te kooperativave bujqesore10.
Sistemi i Sigurimeve Shoqerore, i vendosur ne Shqiperi ne periudhen 1946-1966, qendroi ne fuqi
deri ne vitin 1993 dhe kishte per baze modelin Sovjetik te sistemit te sigurimeve shoqerore. Ne
thelb, ai ishte i ngjashem me sistemet e sigurimeve shoqerore te perdorura ne te gjitha vendet e
ish bllokut socialist.
Ky sistem rezultonte nje sistem relativisht i thjeshte, persa i perket ndertimit dhe funksionimit te
tij, pasi socializmi nuk njihte forma te tjera te prones mbi mjetet e prodhimit, perveç asaj te
perbashket.
Nje karakteristike tjeter e sistemit te sigurimeve shoqerore ne periudhen e socializmit eshte se ne
trasparence, punonjesit ishin te gliruar nga pagesa e kontributit. Kjo do te thote se punonjesve
nuk'u mbaheshin ndalesa nga paga, per te paguar kontribute, por ne praktike kjo nuk ishte e

18
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

vertete, sepse kostoja e kontributeve rendonte ne koston e punes per secilin punetor. Gjithsesi
sistemi lejonte nje perfitim baze per te gjithe qe siguronte te pakten nje standart minimal
shoqeror. Kombinimi i perfitimeve nga sigurimet shoqerore, me nje punesim pak a shume te
garantuar, u jepte personave te siguruar dhe familjeve te tyre nje shkalle te mjaftueshme sigurie
per jeten. Prandaj mund te thuhet se ky institucion i mbrojtjes shoqerore ne kohen e tij arrinte
qellimin e plotesimit te nevojes per siguri per te gjithe anetaret e shoqerise.
Statistikat deshmojne se gjate periudhes 1956 - 1990 numri i kontribuesve ne skemen e
sigurimeve shoqerore ka ardhur perhere ne rritje. Keshtu, ne vitin 1990 ne institucionet publike
dhe ne ndermarrjet shteterore numri i kontribuesve arriti ne 846.000 persona, nderkohe qe numri
i atyre qe perfitionin pensione qyteti ishte vet em 208.000. Ne zonen rurale, numri i kontribuesve
arrinte ne rreth 600.000 persona, nderkohe qe ai i perfituesve ishte 121.000 persona.
Pershtatjet e ketij institucioni ne fillimet e tranzicionit perfshine transferimin e te drejtave per
perfitime nga kooperativistet tek te vetepunesuarit ne bujqesi, pas shkaterrimit te kooperativave
bujqesore.

2.2 Sistemi i ri i sigurimeve shoqerore


Ndryshimet e thella qe ndodhen ne sistemin politik, ekonomik e social te vendit pas vitit 1991, e
shtrine ndikimin e tyre edhe mbi sistemin e sigurimeve shoqerore. Keshtu, ne periudhen 1991-
1993, si pasoje e kolapsit ekonomik qe perjetoi vendi, numri i kontribuesve ne qytet pesoi ulje
me te vertet drastike duke zbritur ne rreth 353 000 persona. Nderkohe ne fshat pas vitit 1992, qe
njihet edhe si vit i shperberjes perfundimtare te kooperativave bujqesore, numri i kontribuesveç
ishte krejt i paperfillshem, duke perbere vetem rreth 5 perqind te numrit te pergjithshem te
personave qe zhvillonin aktivitet bujqesor.
Paralelisht me reduktimin e numrit te kontribuesve gjate kesaj periudhe vertetohet edhe dukuria
tjeter negative e rritjes me ritme shume te larta te numrit te perfituesve nga skema e sigurimeve
shoqerore. Per shkak te presioneve sindikale, qe vinin nga shkurtimi i vendeve te punes, nga
mbyllja e ndermarrjeve etj., u miratuan nga Parlamenti dhe u zbatuan dispozita te veçanta per
dhenien e pensioneve te parakohshme (pensione per persona nen moshen 55 vjeç per burrat dhe
nen 50 vjeç per grate). Si pasoje, ne harkun kohor 1990 -1993, numri i perfituesve u shtua me
rreth 150 000 persona, duke arritur nga 321.000 ne vitin 1990, ne 470.000 ne vitin 1993. Kjo e
perkeqesoj mjaft raportin kontribues/perfitues. Keshtu, nga 4 kontribues per 1 perfitues qe ishte
ky raport ne 1990, ne vitin 1993 arid ne shkallen me te ulet te tij 0.75 : 1.
Ndonese gjate periudhes 1990-1993 qeveria nderrmori disa masa per indeksimin dhe per rritjen e
mases se pensionit mujor, perseri per shkak te kolapsit te pergjithshem ekonomik dhe inflacionit
ne permasa te medha te vertetuar, shkalla e zevendesimit page/pension pesoi renie te
vazhdueshme. Kjo eshte edhe e vetmja periudhe kur pensionet ne terma reale pesuan nje renie ne
permasa te medha.
Natyrisht, keto zhvillime te pergjithshme e bene te domosdoshme marrjen e nje varg masash me
synimin qe sistemi i sigurimeve shoqerore t'u pershtatesh zhvillimeve afatshkurtra dhe afatgjata
te te gjithe sistemit ekonomik dhe ne vefanti per te garantuar nje mbrojtje sociale sa me efikase

19
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

te shtetasve. Ne kete kontekst te pergjithshem zhvillimesh, u hartua dhe u miratua ligji Nr. 7703
dt. 11.05.1993 "Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise"(i ndryshuar). Ky ligj ne
themel te tij kishte kerkesen per ta pershtatur sistemin e sigurimeve shoqerore me zhvillimet e
pergjithshme ekonomike dhe nga ana tjeter ne vijimesi te mbante parasysh dhe te siguronte
fondet e nevojshme per ruajtjen dhe plotesimin e te drejtave te fituara.

2.3 Sistemi i pensioneve


Pensionistet perbejne rreth 17% te numrit te pergjithshem te popullsise. Rendesia e sistemit te
pensioneve do te vazhdoje te vije ne rritje, njeheresh edhe me pakesimin e kujdesit te femijve per
te moshuarit, si pasoje e migrimeve te brendshme e te jashtme, por edhe te mendesive te reja qe
po zene vend ne psikologjine dhe ne ekonomine e familjeve shqiptare.
Sistemi i pensioneve bazohet ne dy kolona: ne ate te detyrueshme dhe ne kolonen suplementare,
e cila momentalisht nuk paraqitet ende e zhvilluar. Kolona e sigurimit te detyrueshem mbulon te
punesuarit, punedhenesit dhe te vetepunesuarit ne zonat urbane dhe rurale, me kusht qe ata te
kene kontribuar per nje kohe te percaktuar ne skeme. Sistemi i pensioneve perbehet nga:
pensioni i pleqerise, i invaliditetit dhe ai familjar. Periudha e sigurimit nis ne daten kur personi
fillon ligjerisht aktivitetin ekonomik dhe mbaron ne daten kur e mbyll ate.
E drejta per pension bazohet mbi vitet e kontributeve dhe moshen e pensionit qe po rritet
gradualisht. Pensioni mujor i pleqerise eshte pensioni baze, qe eshte e njejta gje me pensionin
minimal, plus 1 perqind per cdo vit pune. Pensioni baze caktohet nga Keshilli i Ministrave.
Per te perfituar te drejten e pensionit, individi duhet te kontriboje ne degen perkatese gjate nje
periudhe sigurimi te percaktuar. Keshtu per te perfituar pension pleqerie personi duhet te
plotesoje nje periudhe sigurimi prej 35 vitesh dhe njeheresh edhe kufirin moshor te percaktuar
me ligj per daljen ne pension qe eshte 65 vjeç per burrat dhe 60 vjeç per grate. Nderkohe, sipas
reformave tashme te ligjeruara, nje pension pleqerie mund te perfitohet edhe deri ne tre vjet para,
por me kusht qe te jete plotesuar periudha e sigurimit prej 35 vitesh.
Madhesia e kontributeve mujore varet nga paga totale bruto e tatushme dhe nga norma e
percaktuar e kontributit qe duhet paguar ne favor te sigurimeve shoqerore, e cila per degen e
pensioneve aktualisht eshte 23,9 perqind.
Kjo ngarkese per te punesuarit perballohet bashkerisht nga punedhenesi dhe nga i punesuari,
ndersa per te vetepunesuarit dhe punedhenesit e gjitha perballohet nga vete ata, dhe pikerisht
11.2% derdhen nga i punesuari dhe 21.7 % e kontributeve derdhen nga punedhenesi.
Per te llogaritur kontributet sherben edhe paga kontribuese. Paga kontribuese paraqitet ne trajten
e nje intervali pagash qe percaktohet çdo vit nga Keshilli i Ministrave (KM). Kufiri minimal i
intervalit te pages kontribuese13 parashikon te garantoje nje standard minimal jetese. Kufiri
maksimal i pages kontribuese eshte kurdohere sa pesefishi i pages minimale.

20
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

Per te vetepunesuarit ne zonat rurale, kontributet llogariten sipas nje procedure te caktuar me
vendim te KM, i cili percakton tarifen vjetore te kesaj kategorie te vetepunesuarish. Nderkohe
buxheti i shtetit ploteson pjesen e kontributeve qe i eshte lehtesuar cçdo personi te vetepunesuar
ne bujqesi, me kusht qe ai te kete paguar pjesen e tij te kontributit. Te vetepunesuarit e zones
rurale paguajne kontribute shume me pak ne krahasim me nivelin e kontributeve minimale te te
vetepunesuarve ne zonen urbane. Diferenca perballohet nga Buxheti i Shtetit si kontribut dhe jo
si subvencion buxhetor. Aktualisht i vetepunesuari ne zonen rurale, sipas procedures ekzistuese,
paguan 26% (ose 12 000 leke ne vit) te kontributit minimal te te vetepunesuarit ne zonen urbane,
ndersa diferenca prej rreth 74% (ose 34620 leke ne vit) perballohet nga buxheti i shtetit.
Nderkohe qe sistemi i perfitimeve per pensionistet ne zonat rurale eshte strukturuar njesoj me ate
te punonjesve ne zonat urbane, niveli i perfitimit minimal dhe maksimal vendoset vegnas dhe nje
perqindje me e madhe e pensionisteve te zonave rurale krahasuar me ata ne zonat urbane marrin
pension minimal. Pensioni i paguar ne zonat rurale eshte me i ulet se ne 2onat urbane, por do te
barazohet rreth vitit 2012. Duke qene se sistemi rural filloi vetem ne vitin 1972, shume pak nga
ata qe dalin ne pension arrijne te marrin pension te plote, qe kerkon 35 vite pune.

2.3.1 Menyrat e llogaritjes se pensionit te pleqerise


I siguruari fiton te drejten e pensionit te plote te pleqerise kur mbush moshen 65 vjeç per
meshkujt dhe 60 vjeç pet femrat kur plotesojne tre kushte baze:

moshen e pensionit,
periudhen e sigurimit per 35 vjet,
eshte terhequr nga aktiviteti ekonomik.

Reforma e vitit 1993 parashikonte rritjen graduale, sipas nje skeme te paracaktuar, te moshes se
daljes ne pension dhe te periudhes se sigurimit ne skeme. Kjo skeme tranzitore eshte shtrire deri
ne vitin 2004 per punonjesit, qe kane punuar ne pune te veshtira dhe deri ne vitin 2014 per ata,
qe kane punuar ne pune shume te veshtira. Pas ketyre afateve behet njesimi i plote me ligjin, si
per moshen, ashtu edhe per periudhen e sigurimit. Nderkohe, reforma e vitit 2002 parashikonte
nje zgjatje graduale te moshes se daljes ne pension, e cila per burrat shkon nga 60 ne 65 vjeç dhe
per grate nga 55 ne 60 vjeç. Per kategorite shume te veshtira te puneve fundi i zgjatjes graduale
te arritjes se moshes se daljes ne pension mbyllet ne vitin 2024, ndersa per te tjeret ne vitin 2012.
Pra, reforma e rritjes graduale te moshes se daljes ne pension perfshin periudhen 2002-2012 me
nje rritje graduale per gjashte muaj per fdo vit.
Pensioni mujor i pleqerise llogaritet ne tre menyra:
 Menyra e pare e llogaritjes behet sipas barazimit:
Pp = Mb + Sh ku:
Pp = Pensioni i plote mujor i pleqerise

21
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

Mb = Masa e pensionit baze qe u jepet te gjithe personave te siguruar per te garantuar nje
standard minimal jetese. Ky komponent korrektohet fdo vit me indeksin e gnimeve te disa
mallrave te perzgjedhura, siç parashikohet ne rregulloren e ISSH-se;
Sh = Shtesa qe i jepet personit te siguruar. Ky komponent eshte 1 perqind per fdo vit
sigurimi%dhe llogaritet duke shumezuar bazen mesatare te vleresueshme (paga mbi te cilen jane
paguar kontributet) me numrin e viteve te sigurimit. KM miraton çdo vit koeficientin e
indeksimit te bazes se vleresueshme duke perdorur shkallen e rritjes se kontributeve mesatare te
vitit perkates me ate te vitit paraardhes.
Duke filluar nga viti 1997 baza mesatare e vleresueshme llogaritet si mesatare e pagave qe ka
marre i punesuari gjate gjithe viteve te punes se tij, duke filluar nga viti 1994 e deri ne momentin
e nderprerjes se aktivitetit ekonomik.
 Menyra e dyte e llogaritjes se pensionit te pleqerise behet sipas barazimit:
Pp = Pn x 75% ku:
Pn = Paga mesatare neto e realizuar per tre vite radhazi ne dhjete vjetet e fundit te punes
 Menyra e trete e llogaritjes se pensionit te pleqerise behet sipas barazimit:
Pp = 2 x Mb
Nga tre menyrat e mesiperme te llogaritjes se pensionit te pleqerise, pas krahasimit te tyre, ne
çdo rast pensionisti merr shumen me te vogel. Ndonese ne parim menyra e llogaritjes se
pensionit te pleqeriseçmerr parasysh numrin e viteve kontributive e rrjedhimisht u jep pension
me te larte atyre qe kane kontribuar me shume ne fondin e sigurimeve shoqerore, per kontribute
te paguara me paga maksimale, duke qenese kufiri maksimal i pensionit eshte i limituar me 2
fishin e pensionit baze, kontributet nuk zevendesoheri totalisht c'ka e dobeson vartesine e
perfitimeve nga madhesia e kontributeve. Ndersa ne nivelin minimal arrihet nje shkalle
zevendesimi pension/page neto prej 75%, ky raport, per shkak te kufizimit nga tavani i pensionit
maksimal, per nivele kontributesh maksimale, mbetet mesatarish ne kufirin 45 - 50 %. Pra, per
kontribute te realizuara ne nivelet e ketyre pagave niveli i solidaritetit eshte shume i larte.
Ne praktike vihet re, gjithashtu, mungesa e indeksimit te pages neto qe perdoret per llogaritjen e
pensionit maksimal.
Per rastet kur punonjesi ka kontribuar ne skeme pertej moshes se daljes ne pension te caktuar me
ligj, ai perfiton nje shtese mbi pension prej 0,34% ne muaj te mases baze te pensionit shumezuar
me numrin e muajve qe eshte punuar mbi moshen e pensionit. Por ne keto raste madhesia e
pensionit te pleqerise nuk mund te jete me e madhe se 80% e mesatares se pages neto te tre
viteve radhazi gjate dhjete viteve te fundit te punes. Pra, perfitimi shtese nga puna mbi moshen e
pensionit eshte i vogel, vetem 5%.
Personat e siguruar qe nuk e plotesojne periudhen e percaktuar me ligj prej 35 vjet, ne rast se
kane kontribuar ne skeme per me shume se 15 vite, me ligj perfitojne pension te pjesshem
pleqerie ne momentin e plotesimit te moshes se pensionit dhe te nderprerjes se aktivitetit
ekonomik. Madhesia e pensionit te pjesshem llogaritet duke u mbeshtetur tek

22
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

formulat e llogaritjes se pensionit te plote, por duke i korrektuar me nje koeficient qe percaktohet
si raport midis numrit te viteve qe personi ka kontribuar ne skeme dhe numrit te viteve te
domosdoshme per te perfituar pension te plote.
Ekzistojne kufijte minimal e maksimal te pensionit te pleqerise te cilet miratohen çdo vit nga
KM. Ne vitin 1999 pensioni minimal ishte 4400 leke. Per pensionet rurale qe i perfitojne ish
kooperativistet, qe kane punuar ne kooperative me shume se gjysmen e kohes se punesimit te
tyre, pensioni minimal ishte 1155 leke. Keto pensione rurale gradualisht do te zevendesohen me
kalimin e kohes me te ashtuquajturat pensione shteterore. Kufiri maksimal i pensionit te
pleqerise eshte percaktuar me VKM, sa dyfishi i pensionit minimal.
Ndersa kontributet maksimale jane sa pesefishi i atyre minimale, pra nuk ndiqet e njejta logjike
edhe per llogaritjen e pensioneve te pleqerise. Pensioni maksimal i pleqerise eshte vetem sa
dyfishi i pensionit minimal. Kjo asimetri e dobeson edhe me tej lidhjen e ngushte qe duhet te
ekzistoje ndermjet kontributeve dhe perfitimeve nga skema e sigurimeve shoqerore.

2.3.2 Pensioni i pjesshem i pleqerise


Personi i siguruar per nje kohe me pak se 35 vjet dhe me shume se 15 vjet sigurimi, ka te drejte
te perfitoje pension te pjesshem, kur te arrije burri moshen 65 vjeç dhe gruaja moshen 60 vje9.
Ky pension eshte llogaritur si pjese e pensionit te plote.
Pensioni i pjesshem = Pension i plote * vitet e sigurimit / 35

2.3.3 Pensionet e invaliditetit

Personat e siguruar qe nuk mund te vazhdojne periudhen e sigurimit per shkaqe


shendetesore qe nuk kane lidhje me punesimin, apo per shkak te demtimeve profesionale
te shkaktuara ne pune, fitojne te drejten e nje pensioni invaliditeti. Periudha minimale e
sigurimit e nevojshme per te perfituar nje pension invalidi eshte sa gjysma e diferences se
moshes se personit te siguruar dhe moshes 20 vjef. Pensioni i plote mujor i invaliditetit
llogaritet njelloj si pensioni i plote i pleqerise, pra:
Ppi = Mb + Sh
ku:
Ppi = pensioni i plote mujor i invaliditetit;
Mb dhe Sh = njelloj si ne formulfin e llogaritjes se pensionit te pleqerise.

23
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

Pensioni i plote i invaliditetit, njelloj si ai i pleqerise, ka kufij minimal dhe maksimal.


Kufiri maksimal eshte sa dyfishi i Mb ose 80 % e pages neto te marre vitin e fundit te
punes.
Invalidit mund t'i linde e drejta e pensionit te pleqerise kur ploteson moshen. Ai eshte i
lire te zgjedhe ndermjet pensionit te invaliditetit dhe atij te pleqerise ate qe eshte me i
favorshem, por me ligj nuk lejohet bashkimi i tyre.

2.3.4 Pensioni familjar


Kur nje person, qe ishte apo pritej te fitonte te drejten e pensionit te pleqerise apo te invaliditetit
vdes, atehere personave qe jane ne ngarkim te tij u lind e drejta e pensionit familjar.
Pensioni familjar eshte pjese e pensionit, te cilin personi i vdekur e kishte fituar apo do ta fitonte.

2.3.5 Pensioni i fshatit


Personat qe periudhen e sigurimit e kane ne ish-kooperativat bujqesore perfitojne pension sipas
nenit 96 te ligjit nr. 7703, date 11.5.1993 "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise".
Pra kur nje i vetepunesuar ne bujqesi ka me shume se Vz e viteve te siguruara ne marredhenie
pune me shtetin, personi perfiton pension urban sipas ligjit ne fuqi.
Ne rastet e tjera pensioni llogaritet:
Pensioni baze fshati 4- shtese
(shtesa eshte 1% per çdo vit sigurimi shumezuar me bazen e vleresuar qe personi i
siguruar ka arritur nepermjet kontributeve)

2.3.6 Pensionet e posacpme shteterore


Jepen per individe dhe kategori te caktuara sociale, ne raste te veçanta dhe per arsye te veçanta
qe parashikohen ne Nenin 5 te Ligjit Nr.7703, date 11.05.1993, "Per Sigurimet Shoqerore ne
Republiken e Shqiperise", si p.sh. per ata qe kane marre pjese ne levizjen e Rilindjes Kombetare,
ne levizjet popullore, ne luften kunder pushtuesve nazi-fashiste brenda dhe jashte Shqiperise,
ne levizjen demokratike, kane vuajtur nga persekutimi politik ne regjimin komunist, kane arritur
rezultate te dallueshme me fushen e shkences, kultures, artit, ekonomise, politikes dhe qe kane
merita te veçanta. Skema financohet nga buxheti i shtetit. Kushtet e perfitimit,shuma dhe
proçedura per dhenien e pensionit te posaçem shteteror, percaktohen nga Keshilli i Ministrave
dhe administrohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore. Pensioni suplementar i cili ka si parim
baze perfitimin e pensioneve ne nje mase me te madhe ose me pare se sa ofron skema e sigurimit
te detyrueshem shoqeror. Baza ligjore e skemave suplementare te sigurimit shoqeror eshte
Neni 4 i Ligjit Nr.7703, date 11.05.1993 "Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise".
Aktualisht, ekziston baza ligjore qe trajton skemat suplementare per nepunesit civil e personat qe
kryejnefunksione kushtetuese.

24
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

2.4 Parashikime per sistemin aktual te pensioneve deri ne vitin 2020


Parashikimet per sistemin e sigurimeve shoqerore jane shume te rendesishme sepse gjykohet
nese mund te mbahen ne te ardhmen premtimet qe u behen sot kontribuesve te rinj, per te
vleresuar te metat apo problemet e ndryshme qe mund te ndodhin ne te ardhmen, masat qe duhen
marre, apo reformimet e metejshme.
Dallohen tre kategori kryesore pensionesh: te pleqerise, te invaliditetit si dhe ato familjare. Deri
ne 1993, ne skemen e sigurimit shoqeror te detyruar, sipas ligjit, kane hyre edhe pensione
pleqerie per punonjes me moshe nen 45 vjeç per femrat dhe nen 50 vjeç per meshkujt. Kjo ka
ndodhur sepse kane egzistuar diferencime ne moshen e pensionit sipas kategorizimit te puneve,
te cilat ndahen pergjithesisht ne: pune me shkalle veshtiresie te larte (minierat), pune me nje
shkalle te caktuar veshtiresie (industria tekstile etj.), pune te zakonshme. Daljet ne pension ne
baze te kategorive te punes ekzistojne edhe aktualisht, por eshte parashikuar nje periudhe
tranzicioni deri ne eliminimin e tyre.
Nga parashikimet e bera, numri i pensoneve urbane dhe rurale do vije ne rritje. Ku ritmi i rrijtes
se pensioneve urbane do jete me i madh se ai i pensioneve rurale. Ketu mbahet parasysh njehsimi
i pensioneve rurale me pensionet urbane ne vitin 2012.
Prognoza demografike deshmon se ne Shqiperi ka filluar dhe do te vazhdoje prirja e padeshiruar
e vjetrimit te popullsise. Studimet kane provuar se prirja e vjeterimit te popullsise ka ndikime te
medha mbi pjesen e shpenzimeve te bilancit te sigurimeve shoqerore.

Tabela 4 Parashikime mbi shpenzimet per pensione

qyteti 21,961 31,878 43,826


Pleqeri 18,159 27,114 38,019

Invaliditet 1,687 2,144 2,651

Familjare 2,115 2,619 3,156

fshati 2,597 2,729 2,818

Pleqeri 2,379 2,492 2,562

Invaliditet 64 69 73

Familjare 154' 169 183

Totali 24,558 34,607 46,644


Burimi: Strategjia e sigurimeve shoqerore deri ne vitin 2020

25
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

Po te shikojme nga tabela shpenzimet per pension pleqerie ne qytet do te rriten me nje ritem me
te madh sesa ritmi i rritjes se shpenzimeve per pensionet e pleqerise ne sektorin rural.
Shpenzimet per pensionet e pleqerise si ne qytet ashtu edhe ne fshat perbejne nivelin me te larte
te shpenzimeve krahasuar me shpenzimet per llojet e tjera te pensioneve. Gjithashtu me rritjen e
numrit te pensionisteve, madhesia e pensioneve e cila do te rritet me kalimin e kohes krahaç
rritjes ekonomike dhe krijimit te mundesive ekonomike per permiresimin e standardit jetesor te
pensionisteve edhe shpenzimet do te vijne duke u rritur.
Ketu mund te flasim edhe per kohen qe pensionisti qendron ne skeme, pra per normen e
brendshme te kthimit. Grate kane nivele me te larta kthimi sesa burrat pasi kane jetegjatesi me te
madhe dhe marrin pension per nje kohe me te gjate sesa burrat per te njejtin nivel page dhe te
njejtin nivel kontributi.

2.5 Buxheti i sigurimeve shoqerore


Parimet kryesore te ligjit ekzistues te sigurimeve shoqerore jane:
Perfitimet sociale ose pensionet publike perballohen nga Fondi i Sigurimeve Shoqerore (FSSH),
qe eshte strukture financiare e pavarur nga buxheti i shtetit. Menaxhimi i FSSH i eshte ngarkuar
ISSH-se, i cili eshte institucion i pavarur publik ne varesi dhe nen kontrollin e Ministrise se
Financave.
Sistemi i sigurimeve shoqerore ndahet ne pese dege kryesore qe jane: semundje, barrelindje,
pensione, nga aksidente e semundje profesionale dhe papunesi. Moslejimi i transfertave ndermjet
degeve te sigurimit. Sipas rregullores financiare te ISSH, lejohet huazimi i burimeve financiare
nga njera dege ne tjetren, kundrejt nje interesi te percaktuar. Huazimi pa interes eshte i lejuar
vetem ne rastet kur miratohet nga Parlamenti ne buxhetin vjetor te ISSH.
FSSH financohet permes kater grupeve kryesore te te ardhurave: kontributet, transfertat nga
buxheti i shtetit, te ardhura nga investimi i fondit reserve dhe i fondeve perkohesisht te lira dhe te
ardhura te tjera.
Kontributet paguhen nga punemarresit e siguruar dhe nga punedhenesit e tyre, nga te
vetepunesuarit dhe per disa kategori te veçante perfituesish nga buxheti i shtetit. Kontributet e
shtetit per kete qellim jepen per sigurimin e personave qe kryejne sherbimin e detyrushem
ushtarak, per ata qe trajtohen me pagese papunesie si rezultat i shkurtimit te vendeve te punes, si
dhe per kategori te tjera qe trajtohen me pensione te parakohshme apo me pagesa kalimtare.
Transfertat shteterore per FSSH jepen per:

per indeksimin e pensioneve kur keto e tejkalojne indeksin e cçmimeve te mallrave;


per financimin e aktiviteteve te vendosura nga KM (p.sh. kompensimet e rritjes se
cnimeve)
financime te deficitit te vendosura nga Parlamenti.

26
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

Te ardhurat nga investimet e ISSH:


Me ligj prane ISSH krijohet nje fond reserve i sigurimeve shoqerore per te mbuluar pagesen e
pensioneve per tre muaj. Ky fond, bashke me mjetet monetare perkohesisht te lira, investohen
sipas planit financiar te ISSH-se. Te pakten 80% e tij investohet ne kontrata shteterore dhe ne
pasuri te paluajtshme. Te ardhurat nga keto investime perbejne burimin e trete te te ardhurave per
FSSH.
Te ardhura nga burime te tjera, perfshijne te ardhurat nga gjobat, kamatevonesat, komisionet per
sherbimet qe ISSH kryen ndaj te treteve dhe donacionet e ndryshme. Ligji i sigurimeve
shoqerore i lejon ISSH qe te financoje vetem dy lloje shpenzimesh:

per perfitime qe jepen sipas 5 skemave te ndryshme te sigurimit dhe,


per shpenzime administrative qe mbulon kostot e operacioneve dhe ate te
zhvillimeve te ISSH. Sipas ligjit kostoja administrative nuk mund te jete me e
madhe se 5% e buxhetit te pergjithshem te ISSH-se.

Projektbuxheti i ISSH i çdo viti, qe miratohet ne muajin shtator nga Keshilli Administrativ,
hartohet duke u mbeshtetur ne kuadrin makroekonomik dhe financiar te percaktuar nga Ministria
e Financave. Ne tetor projekti diskutohet dhe rakordohet me Ministrine e Financave. Me tej
ndiqet rruga e njohur e miratimit nga KM She Parlamenti. Duke qene nje institucion i
specializuar ISSH eshte e ngarkuar te administroje disa programe te veçanta kompensuese,
statutore apo edhe skema suplementare te cilat financohen totalisht nga buxheti i shtetit. Keto
skema rrisin transferten e buxhetit te shtetit per ISSH, 5'ka ne shume raste krijon nje imazh
paraprak mjaft shqetesues per shkallen e pjesemarrjes se shtetit ne FSSH. Natyrshem keto
transferta duke qene te konsiderueshme, duket sikur i sherbejne mbrojtjes sociale te shtresave ne
nevoje dhe reduktimit te varferise por duke evideiituar shtresat qe i perfitojne rezulton se ato
faktikisht i pergjigjen shume pjeserisht reduktimit te varferise.

2.6 Ndryshimi i masave dhe perqindjeve kontributive ne vite


Perpara viteve '90 e gjithe veprimtaria ekonmike e vendit drejtohej ne menyre te centralizuar.
Shteti kontrollonte totalisht tregun e punes, ne kete drejtim nuk mund te flitej per informalitet ose
ai ishte ne kufij teper minimale. Nga ana tjeter nepermjet nje norme te kontributit e cila ishte
pjese e kostos dhe element i qnimeve te planifikuara siguroheshin fonde te cilat perdoreshin per
financimin e sistemit te pensioneve. Kjo norme kontributi eshte rritur ne menyre graduale sipas
nevojave per fonde te cilat vareshin nga shtesa e vazhdueshme e numrit te perfituesve. Fillimisht
kjo norme ka qene 8% e pages e cila u rrit gradualisht ne vite deri ne 25%.

27
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

Tabela 5 : Numri i kontribuesve dhe perfituesve 1972 —1990

1972 626953 68216 0.11


1973 639088 74325 0.12
1976" 520150 91164 0.18
1979 591287 107614 0.18
1983 685296 140072 0.20
1986 750982 163790 0.22
1988 829500 184215 0.22
1990 846212 208416 0.25
1991 785616 250150 0.32
Burimi: Raporti vjetor ISSH, 1993
Po te shikojme nga tabela, ne vitin 1972, 1 kontribues mbulonte 0.11 perfitues, ndersa ne vitin
1991, perseri raporti i varesise ishte 0.32, pra 1 kontribues mbulonte 0.32 perfitues. Persa i perket
ecurise se kontributeve te sigurimeve shoqerore ne vendin tone ajo eshte e ngjashme me te gjitha
vendet e tjera ne tranzicion. Ne fillim te viteve '90 me kalimin nga ekonomia centralizuar ne
ekonomine e tregut, mjaft nderrmarje u mbyllen dhe shume punetore mbeten te papune. Ne kete
periudhe kemi nje rritje te tregut joformal te punes dhe ulje mjaft te madhe te numrit te
kontribuesve ne tregun e punes. Pra informaliteti dhe evazioni kontributiv eshte shfaqur pikerisht
mbas viteve 1991. Si shkak i rritjes se informalitetit ne kete periudhe u evidentuan:

mbyllja masive e nderrmarjeve dhe e sektoreve shteterore te prodhimit dhe te sherbimeve


mungesa e legjislacionit dhe rregullave te mjaftueshme te ekonomise se tregut
mungesa e infrastruktures kontrolluese dhe e kultures qytetare per te paguar detyrimet
kontributive

Sipas dispozitave te ligjit nr 7703 date 11.5.1993 "Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e
Shqiperise" i cili filloi te zbatohet nga 1.10.1993, per shkak te ndryshimeve ekonomike dhe
renies drastike te numrit te te punesuarve, fillimisht masa e kontributit ndaj pages u vendos ne
nivelin 42.5%. Kjo mase kontributi megjithese e domosdoshme ne ate kohe ka sjelle pasoja
negative si:

deformime te tregut te punes


shmangie nga pagesa e kontributeve per te gjithe personat e punesuar
mosdeklarim te pagave reale mbi te cilat paguhet kontributi

28
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

Pra kjo norme e larte e kontributit u kthye ne te kunderten e vet, ne vend qe te financoje sistemin
vazhdoi te perkeqesoje financat e tij.
Nderkohe ne vitin 2002, sipas dispozitave te ligjit nr. 8889, date 25.4.2002 "Per disa shtesa e
ndryshime ne ligjin nr. 7703, date 11.5.1993 "Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e
Shqiperise" me aresyetimin se norma e larte kontributive deformonte tregun e punes dhe ishte
nje nder shkaqet me kryesore ne rritjen e evazionit te kontributeve, ajo u reduktua me 4 njesi,
duke arritur ne nivelin e 38.5%. Aktualisht norma e kontributit eshte 24.5 %, pra qe nga viti 1993
deri tani, kemi nje ulje prej 18 pike, me konktretisht per punedhenesin norma e kontributit eshte
ulur me 17.5 pike, ndersa per punemarresin eshte ulur vetem 0.5 pike. Reduktimi i normes se
kontributeve do te kete pasoja positive si:

ne zgjerimin e bazes se kontribuesve pra ne uljen e informalitetit, sic shihet norma e


kontributeve per punedhenesin eshte ulur me shume, dhe kjo eshte bere qe ata te nxiten
per te deklaruar numrin e punemarresve
mbulimin e te punesuarve me elementet baze te sigurimit shoqeror ne periudha
afatshkurtra, ndersa ne periudha afatgjata hapjen e vendeve te reja te punes
normalizimin e veprimtarise se biznesit.

Ndersa efekti ekonomik i reduktimit te normes se kontributeve eshte i dyanshem: nga njera ane
ne momentin fillestar ka patur nje renie ne te ardhurat financiare ne skemen e sigurimeve
shoqerore dhe nga ana tjeter mendohet dhe besohet se kjo renie do te kompensohet me kalimin e
kohes pasi do te krijohen kushte me te favorshme dhe stimuj si per punedhenesit ashtu
edhe per punemarresit.

2.7 Skema e sigurimeve shoqerore per te vetepunesuarit ne bujqesi


Sipas formes se organizimit te meparshem, detyrimin per pagesat e kontributeve te sigurimeve
shoqerore e kishte marre persiper shteti. Keshtu ne kooperativat bujqesore pagesa behej sipas
diteve te punes, ne ndermarrjet bujqesore veprohej si ne gdo ndermarrje tjeter shteterore, ku ne
totalin e listepagesave aplikohej perqindja e detyrimit per sigurimet shoqerore, e cila ndryshonte
vazhdimisht. Te gjitha keto te ardhura derdheshin ne buxhet. Shteti merrte persiper dhenien e
perfitimeve sipas nje vjetersie ne pune, ku per pension mjaftonte nje vjetersi pune; ne NB, 25
vjet per burrat dhe 20 vjet per grate me nje moshe respektive 55 dhe 60 vje£. Ndersa per
kooperativat bujqesore mosha e daljes ne pension burre e grua ishte respektivisht 55 dhe 65
Mbas vitit 1990 me shperberjen e kooperativave bujqesore dhe te ndermarjeve bujqesore ne
fshat, fshatari fillimisht ekonomine bujqesore e perdori per te plotesuar nevojat e tij vetiake.
Megjithese kjo ekonomi ishte e dobet, per vete nivelin e ulet te perdorimit te teknikes dhe te nje
trashegimie te varfer te bazes materiale, pak nga pak filloi te prodhoje difka me shume.
Pavaresisht konkurences se madhe nga produktet e importit, kerkesa per prodhime vendi ishte e
madhe. Keshtu qe fshatari filloi te perfshihet ne treg me ato teprica nga produktet e tij. Kjo klase
e re fermeresh individuale, ku popullsia ne zonat rurale perbente mbi 65 perqind te popullsise se
vendit (aktualisht perben 52 perqind te popullsise se vendit ), nuk mund te lihej jasht sistemit te

29
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

sigurimeve shoqerore. Per kete qellim u krijua baza ligjore e nevojshme per perfshirjen ne
skemen e sigurimeve shoqerore ku ne terminologjine e legjislacionit u quajten "Te vetepunesuar
ne bujqesi"

2.7.1 C'perfaqeson kjo skeme?


Sipas ligjit te ri nr.7703, date 11.05.1993 "Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise"
te sigurimeve shoqerore, sigurimi i detyrueshem shoqeror shtrihet edhe mbi personat e familjes
se tyre te afte per pune nga mosha 16 vjeç deri ne kohen kur plotesojne moshen per pension
pleqerie si dhe kur nuk jane te siguruar nga punesimi ne sektore te tjere.
Sigurimi i detyrueshem mbron me te ardhura midis grupeve te tjera edhe grupin e te
vetepunesuarve ne bujqesi. Ne te vetepunesuarit ne bujqesi, perveç ish kooperativisteve
perfshihen dhe ish punonjesit e ndermarrjeve bujqesore dhe ish punonjesit e tjere te sektorit
shteteror te cilet aktualisht kane marre toke ne pronesi sipas ligjit 7501, date 19.07.1991 "Per
shperndarjen e tokes". Sigurimin ne organet e sigurimeve shoqerore per vete dhe pjestaret e tjere
te familjes duhet ta bente kryefamiljari, pavaresisht nga forma e organizimit te veprimtarise
private, por qe me vone u ndryshua duke u bere sigurimi nga çdo individ me vete.
Shtrirja e skemes se re te sigurimeve shoqerore edhe ne fshat pati nje rendesi te veçante jo thjesht
per rritjen e te ardhurave kontributive se sa per aspektin e perfshirjes brenda skemes se
sigurimeve shoqerore te nje pjese te madhe te popullsise e cila aktualisht mbetej e pa mbrojtur.
Ata do te paguanin vetem nje mase te kontributeve qe do te paguanin te vetepunesuarit e tjere,
ndersa per pjesen tjeter kontribonte buxheti i shtetit. Kjo zgjidhje u kushtezua nga fakti qe
popullsia e fshatit sapo kishte marre token ne pronesi dhe akoma nuk kishte filluar te nxirrte
fitimet prej saj. Bujqesia perbente nje veprimtari mbizoteruese ne ekonomine e vendit tone
prandaj ajo kishte nevoje te mbeshtetej. Ne kete periudhe vetem 35% e popullsise jetonte ne
zonat e konsideruara urbane. Nderkohe qe pensionistet ne 2onat urbane zinin gati 10% te
popullsise, pesha specifike e pensionisteve ne zonat rurale ishte vetem 3% e popullsise. Nga ana
tjeter, ekzistonin dallime midis skemave te sigurimeve shoqerore ne lidhje me masen e perfitimit
qe ishte me e larte per te punesuarit ne shtet krahasuar me kooperativistet. Pas ketyre
argumentave kuptohet pse shteti vendosi ta lehtesonte popullsine e zonave rurale nga detyrimet
shteterore per te paguar taksa e kontribute
Gradualisht me kalimin e viteve te vetepunesuarit ne bujqesi u bene te ndergjegjshem se skema e
sigurimeve shoqerore eshte nje skeme qe u vjen ne ndihme atyre dhe paraqet shume lehtesira te
cilat duhe shfrytezuar sa me shpejt qe te jete e mundur. Por kjo çeshtje natyrisht qe nuk ka patur
te njejten shkalle njohje dhe kuptimi qe ne fillim. Nqs do te shikojme tendencen e sigurimit qe
nga fillimi i kesaj skeme mund te konstatojme se ne numrin e pergjithshem te te siguruarve,
perqindjen me te larte e kane ata persona qe u lind e drejta per perfitime afatshkurtra si leje
lindje, pension invaliditeti dhe shume pak ishin ata qe siguroheshin per periudha me te gjata kohe
qe kane te bejne me pensionet e pleqerise etj.
Ne sistemin e ri trajtohen si te mireqena te gjitha pensionet e caktuara ne ligjin nr. 4976, date
29.06.1972 "Per pensionet e anetareve te kooperativave bujqesore", ndonese u percaktuan kritere
te reja per mbulimin me sigurime shoqerore te te vetepunesuarve ne bujqesi.

30
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

2.7.2 Perfitimet fermereve te siguruar


Nga skema e te vetepunesuarve ne bujqesi, fermeret perfitojne:

Te gjitha llojet e pensioneve


- Pension pleqerie
- Pension invaliditeti
- Pension familjar qe e perfitojne bashkeshorti/bashkeshortja e ve ose
femijet e tyre dhe prinderit

Grate perfitojne pagesen e raportit te barrelindjes per nje vit dhe shperblim lindje.
Sigurim shendetesor falas.

Per te patur nje perfytyrim sa me te qarte per perfitimet e skemes se te vetepunesuarve ne


bujqesi, krahasuar me pagesat minimale qe behen, permend se: Vetem per nje shperblim lindje,
nje fermere perfiton pothuajse ate mase shperblimi, sa nje fermer paguan per kontributet e
sigurimeve shoqerore per 14 vite.
Te gjitha vitet e sigurimit ne skemen e te vetepunesuarve ne bujqesi, trajtohen si vjetersi pune ne
qytet, dhe perfitimet jepen si per te vetepunesuarit ne qytet. Ne rast se nje fermer ka plotesuar
vjetersine e nevojshme per te perfituar nje pension te plote, pra 35 vite, dhe V2 e kesaj vjetersie e
ka plotesuar si i vetepunesuar ne bujqesi, ai do te perfitoje pension te plote si te vetepunesuarit ne
qytet. Ndersa kur nuk i ploteson keto vite, fermerit i behet nje shtese ne pensionin e akorduar, per
cdo vit qe ka kontribuar si i vetepunesuar ne bujqesi.
2.7.3 Situata social-ekonomike ne zonat rurale
Nje nder problemet me te cilat perballet skema e sigurimeve shoqerore eshte perfshirja ne
sistemin e mbrojtjes sociale te te vetepunesuarve ne bujqesi. Per te kuptuar rendesine e ketij
problemi po i drejtohem disa fakteve te pergjithshme mbi situaten ekonomike e sociale ne zonat
rurale.
- Zhvillimi ekonomik ne Shqiperi pati rritje, pas renies drastike te viteve C91-C92. Struktura e tij
ndryshoi ne favor te prodhimit bujqesor e te sherbimeve dhe ne disfavor te prodhimit industrial.
Sektori shteteror erdhi duke u zvogeluar si rezultat i zgjerimit te sektorit privat duke sjelle
ndryshime ne strukturen e forcave te punes si dhe disnivelit ne te ardhura.
- Popullsia e konsideruar ekonomikisht aktive perben 69% te totalit dhe kjo eshte e qarte
perderisa ne kemi nje popullsi te re. Ne masen 60% te saj kjo popullsi perfshihet ne te
vetepunesuar ne bujqesi. Pra nga struktura e numrit te te siguruarve, rezulton se niveli me i larte i
punesimit ne Shqiperi eshte ne sektorin privat, rreth 80 % ku peshen specifike me te madhe e ze
vetepunesimi ne bujqesi.
- Gjate viteve 1993-2007 ne Shqiperi kane ndodhur edhe ndryshime te medha
demografike ku spikatin renia e ritmeve te rritjes te popullsise, migracioni nga fshati ne qytet dhe
nga periferia drejt qendres, emigracioni masiv dhe ulja e lindjeve. Si pasoje e levizjeve te

31
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

brendshme te popullsise lindi nje kontradikte midis lirise e levkjes se njerzve dhe mundesive
ekonomike per te perballuar ate.
Pavaresisht nga zhvendosjet fshat-qytet, popullsia rurale e Shqiperise perben shumicen
derrmuese ne rreth 55,5% te popullsise. Ne çonat rurale mbizoteruese ne strukturen familjare
eshte familja çift me 3+ femije qe arrin mesatarisht ne shkalle vendi ne 138.473 familje. Ne keto
familje mosha mesatare e kryefamiljarit eshte 49.1 vjeç. Rreth 70% e familjeve ne zonat rurale
jane zoterues te tokes bujqesore me nje siperfaqe mesatare prej 8.300 m2 e cila ne shumicen e
rasteve eshte e mbjelle me bime bujqesore.
Gjithsesi familjet kane te ardhura te konsiderueshme edhe nga:
 dypunesimi, pra punesimi ne sektore te tjere jo bujqesore
 emigracioni
 perfitimet sociale si pensionet, ndihmat ekonomike, etj.

Shumica e te vetepunesuarve ne bujqesi qe nuk paguajne kontribute te sigurimeve shoqerore jane


vetem fermere dhe te tjere qe jane me dy punesim, pra jane fermere dhe njekohesisht kane dhe
nje pune te dyte te pasiguruar qe do te thote se perveç prodhimit bujqesor apo blegtoral ata
sigurojne te ardhura dhe nga nje pune e dyte. Qenia fermer nuk perjashton mundesine e te pasurit
nje zanat, pasi biznesi privat eshte shume i ralle. Persa i perket arsimimit nje pjese e te
vetepunesuarve ne bujqesi qe nuk paguajne kontribute kane mbaruar arsimin 8 vjeçar, por pjesa
me e madhe kane mbaruar shkollen e mesme. Nuk ka persona te diplomuar, te vetepunesuar ne
bujqesi qe te mos i paguajne kontributet per sigurimet shoqerore.

2.7.4 Ndryshimi i mases se kontributeve ne vite per te vetepunesuarit ne bujqesi


Ne zbatim te ligjit te sigurimeve shoqerore dhe amendamenteve te tij kane dale disa vendime te
Keshillit te Ministrave, te shoqeruara me udhezime perkatese ne zbatim te tyre.
Ne vendimin e Keshillit te Ministrave nr.76, date 18.01.1993 "Per kriteret dhe masen e llogaritjes
se kontributit per sigurimet shoqerore te te vetepunesuarve ne bujqesi" percaktohej kontributi ne
masen 15 % te te ardhurave vjetore prej 10.800 lekesh per zonat fushore dhe ne masen 9 % per
zonat malore Bulqize, Diber, Gramsh, Has, Kolonje, Kukes, Librazhd, Malesi e Madhe, Mat,
Mirdite, Puke, Skrapar, Tepelene dhe Tropoje perkatesisht 1620 leke dhe 972 leke ne vit. Kjo
mase kontributi ka filluar me date 01.01.1993 dhe ka vazhduar deri me 30.09.1993 dhe njihet si
periudhe pune me ish Kooperativat Buqesore. Kjo mase kontributi ka vazhduar edhe pas dates
30.09.1993 por peiudha 01.10.1993 njihet si periudhe pune me shtetin . Nderkohe kjo mase
kontributi prej 1620 leke per zonat fushore dhe 972 leke per zonat kodrinore-malore mbeti e pa
ndryshuar deri ne fund te vitit 2001.
Ne fillim kontributet e sigurimeve shoqerore ne fshat paguheshin nga kryefamiljari, per te gjithe
pjesetaret e familjes ne moshe sigurimi, pra kryefamiljari pergjigjej per te gjithe anetaret e
familjes ne drejtim te derdhjes se kontributeve per sigurimet shoqerore dhe nuk lejohej qe
sigurimi te behej individualisht.

32
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

Me vone u pa se kjo forme e derdhjes se kontributit behej pengese per rritjen e numrit te
kontribuesve dhe u kalua ne formen e derdhjes se kontributit individualisht forme e cila vazhdon
edhe sot. Mbi kete baze eshte projektuar dhe po zbatohet rritja progresivisht $do vit e mases se
kontributit nga te vetepunesuarit ne bujqesi, me objektiv barazimin e mases se kontributit me te
vetepunesuarit ne sektorin privat.
Meqenese masa e kontributeve te te vetepunesuarve ne qytet eshte rritur nga viti ne vit, nderkohe
qe masa e kontributeve te te vetepunesuarve ne bujqesi nuk eshte ndryshuar deri me 1 korrik te
vitit 2002, pjesemarrja e buxhetit te shtetit ose subvencionimi i tij ne masen e kontributit ka
ardhur ne rritje. Pas kesaj periudhe pjesemarrja ka filluar te ulet por pa arritur akoma nivelin apo
perqindjen e subvencionimit te vitit 1993, kjo shihet edhe nga grafiku i meposhtem.

70000

60000

50000

40000

30000 Masa e Kontributit ne Qytete


Masa e Kontributit ne Fshatra
20000

10000

Burimi: Strategjia e te vetepunesuarve ne bujqesi, ISSH 2010

2.7.5 Realizimi i te ardhurave dhe numri i kontribuesve ne vite


Sic shihet realizimi i te ardhurave nga viti 1994 deri ne vitin 2001 ka patur luhatje dhe nga viti
2002 te ardhurat jane realizuar afro 5 here me shume. E njejta situate eshte edhe per numrin e te
siguruarve.
Duke ju referuar viteve 1999 - 2007 ka nje rritje te ndjeshme te realizimit te te ardhurave, ku
vendimtare ne keto rezultate mbeten ligjet e faljes se kamatvonesave14. Ne rritjen e numrit te te
vetepunesuarve ne bujqesi te siguruar ne skemen e sigurimeve shoqerore kane influencuar
Vendimet e Keshillit te Ministrave dhe aktet e nxjerra nga ISSH, ne zbatim te tyre.
Nje faktor tjeter ne rritjen e te ardhurave eshte edhe rritja e mases se kontributit ne vitet e fundit,
ne vitin 2001 kundrejt 2000 kjo mase eshte rritur rreth 2 here, ndersa ne vitin 2007 rritja kundrejt
2000 eshte rreth 8 here.

33
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

Ne rritjen e te ardhurave nga ky sektor nje ndikim te konsiderueshem ka patur edhe rritja e
numrit te kontribuesve nder vite, ku vetem per vitin 2007 numri i tyre eshte 267.348 persona,
9'ka do te thote se mjaft kontribues shfrytezuan favorizimet e bera nga keto dispozita.
Duke e krahasuar me vitin 2006 ne vitin 2007 jane grumbulluar me shume se 712 867 mije
leke ndersa ne krahasim me vitin 2005 jane mbledhur me shume 528 077 mije leke. Gjate vitit
2007 jane futur ne skemen e sigurimeve shoqerore 40 983 kontribues te rinj te krahasuar me vitin
2006.

2.7.6 Bilanci i popullsise ne zonat rurale


Ne fshat jeton numri me i madh i popullsise se vendit tone, numer ky i cili eshte ne ndryshim te
vazhdueshem si rrjedhoje e levizjeve demografike qe ka popullsia e fshatit. Para viteve '90 ajo
perbehej nga popullsi johomogjene, vend ne te cilin nguleshin ish te persekutuarit e sistemit
komunist. Perveç problemeve te tjera kane dale edhe probleme per pjesemarrjen e tyre ne
skemen e sigurimeve shoqerore ne perputhje me ligjin e sigurimeve shoqerore i cili kerkon nje
dokumentacion te rregullt pranimi. Kur filloi te vihej ne zbatim ligji per token ketyre personave
ju dha toke ne pronesi ne vendin e banimit. Me shpernguljen e tyre, keta persona u rregjistruan
ne vendbanimet e reja ku u vendosen. Per te kontribuar si i vetepunesuar ne bujqesi keto dy
faktore pronesia mbi token dhe vendbanimi duhet te qendrojne prane njeri - tjetrit, pra toka duhet
te jete aty ku eshte edhe leja e banimit.
Ne Republiken e Shqiperise kemi 2.950 fshatra. Ne zonat rurale jetojne aktualisht rreth 1635000
persona, ku perfitojne pension te te gjitha llojeve 157 367 persona. Ndersa nga popullsia mbi 16
vje£ jane ne sherbim ushtarak 3 998 persona dhe kryejne studimet e mesme dhe te larta 52 118
persona. Nje tregues qe ka ardhur duke u rritur eshte ai i emigranteve te ligjshem dhe te
paligjshem perkatesisht 267 045 persona. Njohja e bilancit te popullsise eshte e rendesishme
sepse ne baze te tij behen parashikime per te ardhurat nga kontributet apo evidentohen personat
ne moshe sigurimi.
2.7.7 Disa nga mentalitetet qe ekzistojne lidhur me sigurimin e fermereve
Eshte e kuptueshme se sa do e mire qe te jete nje skeme e mbrojtjes sociale fati i saj, (pra suksesi
dhe deshtimi krahas punes se inspektorit apo agjentit) varet edhe nga fondet qe e financojne kete
skeme. Sido qe te jete menyra e krijimit te ketyre fondeve, kontributive ose nepermjet taksave,
ato do te paguhen nga fermeret dhe do te akumulohen pra do te grumbullohen nga istitucionet
perkatese. Mirepo situatat e pagimit jane te veshtira, te pakendshme qe ne nje forme apo ne nje
tjeter i bejne njerzit qe t'u shmangen ketyre pagesave. Ne pergjithesi kjo ndodh per faktin se:
 Nje kategori tjeter njerezish qe nuk duan te paguajne e justifikojne mos pagesen me
gjendjen e veshtire ekonomike te tyre dhe te familjes, gje qe shpesh mund te ndodhe te
jete edhe keshtu, pra te jete e vertete.
 Ka kategori te tjere njerezish qe nuk i njohin sigurimet, qe nuk njohin menyren e
finacimit te tyre, qe nuk dine avantazhet, pra nder te tjera tregohet mangesi e theksuar e
punes sqaruese.
 Nje kategori e caktuar njerzish mendojne sot per sot, pra nuk mendohet se neser mund te

34
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

ndryshojne pozitat ekonomike te familjes dhe te kthehen rrethanat ne disfavor.


 Tek njerzit ne shume raste nuk jane te rrenjosura bindjet e solidaritetit social. Ata
gjithmone jane te prirur qe te kerkojne perfitime por nuk mendojne se ne radhe te pare
fondet per keto pagesa duhet te krijohen.

Skema e sigurimeve shoqerore ne fshat ka patur veshtiresite e veta te cilat edhe ne kushtet e nje
kuote kontributi thuajse simbolike shpesh jane bere pengese dhe kane mangesi te cilat edhe pse
jane luftuar gjate gjithe kesaj periudhe, perseri duhet te jene ne qender te vemendjes.
Duke i harmonizuar keta dy tregues pra si sanksionet ligjore qe rrjedhin nga mospagimi i
kontributeve por edhe anet e tij pozitive shume lehtesuese do te bejme te mundur qe ky koncept
te mos ekzistoje.

Por edhe persa i perket nivelit te ulet te pensioneve te ish anetareve te kooperativave bujqesore
tek te vetepunesuarit ne bujqesi ende nuk po kuptohet nje tregues shume i thjeshte por shume i
rendesishem se pagimi i kontributeve edhe ashtu ne kuote favorizuese i ve ata ne kushte te
barabarta mbas daljes ne pension me shtresat e tjera te popullsise. Aktualisht i vetepunesuari ne
zonat rurale duhet te paguaje ne vit 12000 leke dhe i vetepunesuari ne zonat urbane paguan
41304 leke, pra rreth 76% e kontributit mbulohet nga shteti.
Ne ligj dhe ne aktet nen ligjore kur flitet per skemen e sigurimeve shoqerore ne fshat gjithmone
eshte perdorur termi "i vetepunesuar ne bujqesi33. Kjo do te thote se ne kete skeme duhet te hyje
ai person qe ploteson dy kushte : Se pan ka marre toke
Se dyti eshte i vetepunesuar ne bujqesi dhe ka token e aktivitetin bujqesor si mjet jetese. Pra
legjislacioni i perket vetem kesaj kategorie njerzish dhe u krijon vetem atyre lehtesira
kontributive.. Ne te kunderten kur nje person ka toke por nuk merret me token pra si mjet jetese
ka nje drejtim tjeter dhe nje aktivitet tjeter ekonomik e per pasoje ai nuk duhet te perfitoje nga
kjo skeme.

35
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

KAPITULLI III
Reformat e zbatuara

3.1 Reformat kryesore te zbatuara ne harkun kohor 1994 - 2006


Zhvillimet e pergjithshme ekonomike dhe ato te fushes se sigurimeve shoqerore ne vecçanti,
p£rve£ hartimit te ligjit te ri te sigurimeve shoqerore, permbajtja e te cilit u shpjegua me lart,
kane sjelle si pasoje, kohe pas kohe, domosdoshmerine e marrjes se nje vargu masash, me
synimin qe sistemi i sigurimeve shoqerore t'u pershtatet zhvillimeve ekonomike te kohes,
zhvillimeve afatshkurtra dhe afatgjata te te gjithe sistemit ekonomik, atij te mbrojtjes sociale te
shtetasve, standartizimit te dispozitave dhe perafrimin e tyre me kuadrin baze Hgjor te BE dhe
standarteve te percaktuara nga ILO por edhe te qendrueshmerise financiare te tij.
Ne kete kuader, ne menyre te vazhdueshme ne legjislacionin e sigurimeve shoqerore jane
projektuar e miratuar ndryshime, te cilat kane prekur te gjitha fushat. Me te shpeshta, ndryshimet
kane qene ne fushen e permiresimit te procedurave ne mbledhjen e kontributeve, por ndryshime
thelbesore jane miratuar edhe ne fushen e perfitimeve. Nder rrethanat te cilat kane bere te
domosdoshme ndermarjen e ketyre ndryshimeve apo reformave jane:
Kalimi nga ekonomia e centralizuar ne ate te tregut u shoqerua me disa pasoja negative ne
sistemin e pensioneve, si:
 perkeqesimin dramatik te raportit kontribues:per£itues5 i njohur gjeresisht edhe si raport
mbeshtetes apo i varesise. Ky raport zbriti nga 4 kontribues per 1 perfitues para 1990 ne
kufirin e sotem 1.33 kontribues per 1 perfitues. Kjo dukuri, qe vleresohet si
e jashtezakonshme per nje sistem pensionesh te nje vendi me strukture moshore popullsie
ende te re, ngre dyshime dhe pikepyetje sidomos per dy çeshtje kardinale qe lidhen me
skemen e sigurimeve shoqerore:
 mbi qendrueshmerine financiare te skemes ne prespektive
 mbi reduktimin e ndjeshem te perqindjes se popullsise qe do te mbulohet nga skema e
sigurimeve shoqerore ne te ardhmen.
 pjesemarrja e ulet e kontribuesve ne skeme nga radhet e te vetepunesuarve ne fshat, por
edhe nga te punesuarit ne sektoret e tjere privat te ekonomise.
Minimkimi i evaçionit ne lemin e siguritjjeve shoqerore, si dhe kerkesa per afrimin dhe me
pas per njesimin gradual te skemes se sigurimeve shoqerore te fshatit me ate te qytetit, qe
aktualisht paraqiten si dy skema krejt te ndryshme, kerkon domosdoshmerisht shqyrtim te
veçante dhe persosje te menduar te skemes se sigurimeve shoqerore per te vetepunesuarit ne
fshat. Por aktualisht, me gjithe rregullimet e bera, sipas opinionit te eksperteve ajo konsiderohet
perseri e larte dhe vazhdon te konsiderohet si nje nder shkaqet e evazionit ne lemin e vjeljes se
kontributeve ne favor te sigurimeve shoqerore.

Ndryshimet e kufijve minimale dhe maksimale te madhesise se pensionit kohe pas kohe, ne
kombinim me indeksimin e pabarabarte te vertetuar gjate rritjes se pensioneve, kane ndikuar ne

36
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

dobesimin e theksuar te lidhjes qe normalisht duhet te ekzistoje ndermjet niveleve te


kontributeve te dhena dhe niveleve te perfitimeve qe sigurohen permes pensioneve.Madje kjo ka
diktuar edhe situaten e zbatimit te rregullimeve te pjesshme te minimizimit te diferencave
ndermjet pensioneve qe shpesh eshte quajtur ngjeshje e pensioneve, si dhe percaktimin e
pensioneve te ndryshme per ata qe kane kontribuar ne menyre te barabarte ne skemen e
sigurimeve.
3.1.1 Ndryshimet deri ne vitin 1998
Problemet qe u konstatuan gjate zbatimit te legjislacionit te ri, ne periudhen 1994-1998, krahas
zhvillimeve te pergjithshme pozitive, diktuan nevojen per ndryshime. Nder ndryshimet e para
regjistrohet perfitimi i te drejtes per nje pension familjar, ne rast se mbajtesi i familjes qe nuk
jetonte, nuk kishte me shume se nje vit shkeputje nga sigurimi shoqeror i detyrueshem. Nevoja e
ketij ndryshimi lidhej me faktore te periudhes se tranzicionit dhe kryesisht te mungeses se
vendeve te punes, mbylljes se shume ndermarrjeve shteterore jo rentabel dhe te papunesise
masive. Mbi bazen e ketij ndryshimi, qe konsiderohet esencial, per keto raste u shmang ligjerisht
lidhja e momentit te lindjes se te drejtes per nje perfitim, me momentin e sigurimit, duke mbajtur
te pandryshuar kushtin e domosdoshem te pasjes se nje periudhe te percaktuar sigurimi.
Ne vijim, dhe per te njejtet faktore qe u permenden edhe me lart, u miratua qe te njihej si
periudhe sigurimi edhe periudha kur nje person pesonte demtime te renda te shendetit duke
humbur pjeserisht aftesine per pune dhe kur trajtohej financiarisht me pension invaliditeti te
pjesshem.
Ndryshimi tjeter, shume i rendesishem dhe esencial, i miratuar ne vitin 1998, lidhet me reformen
e pensioneve te fshatit dhe ndertimin e nje strategjie te barazimit gradual te pensioneve te reja te
fshatit me ato te qytetit ne nje periudhe se paku, 14-15 vjefare. Deri ne kete moment, nje person
qe kishte punuar ne ish-kooperativat bujqesore, megjithese kontribonte ne skemen e re te
sigurimeve shoqerore, mund te merrte nje pension minimal "fshati", i cili nuk ishte me i madh se
20% e pensionit te qytetit/Reforma synon rritjen e interesit te personave te vetepunesuar ne zonat
rurale per vazhdimin e pjesemarrjes ne skemen e sigurimit shoqeror, rritjen e pjesemarrjes se tyre
ne skeme, si dhe unifikimin gradual te te dy skemave te sistemit te sigurimeve shoqerore ne nje
te vetme.
Reforma e re e miratuar percaktoi llogaritjen e nje pensioni per personat e vetepunesuar ne
bujqesi, i cili perbehej nga dy pjese: nje pension fshati (base), i cili percaktohet nga Keshilli i
Ministrave dhe nje shtese e cila eshte 1% e pages minimale per gdo vit kontributiv. Mbi bazen e
kesaj metodike te re, nje person qe ka punuar ne ish-kooperativat bujqesore dhe ka kontribuar ne
skemen e sigurimeve shoqerore rregullisht qysh nga viti 1994 e ne vazhdim si person i
vetepunesuar ne bujqesi, ne vitin 2004 perfitonte nje pension baze fshati prej 2.590 leke ne muaj
dhe nje shtese prej 1.034 lekesh, pra nje pension mujor prej 3.624 leke. Ky pension do te
perfaqesonte rreth 54 perqind te pensionit minimal te qytetit.
Shtesa e pensionit te fshatit perllogaritet 1 perqind per çdo vit kontribuimi ndaj pages minimale
qe aktualisht eshte 10.343 leke, pra:
10.343 x 1 perqind x 10 vjet = 1.034 leke.

37
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

Me kete logjike llogaritjesh te indeksimit te pervitshem te pensionit baze te fshatit, mbeshtetur ne


nje page minimale, e cila rritet per fdo vit, do te arrihet barazimi i ketyre pensioneve rurale me
ato te qytetit ne vitin 2012.
Eshte evidentuar se nje mase e tille parashikohej qe te koordinohet dhe harmonizohet me rritjen
dhe barazimin gradual edhe te kontributit te fermereve me ate te vetepunesuarve ne sektorin jo
bujqesor. Fakti qe akltualisht pensioni i fshtait eshte sa 70% e atij te qytetit, nderkohe qe
kontributi eshte sa 1/5 e atij te qytetit, tregon se jo te gjitha çeshtjet, kane shkuar si duhet.
Mendohet se perseri skema kerkon nje trajtim te vefante si ne konteksin e te drejtave te
fermereve ne fushen e sigurimeve ashtu edhe lidhur me qendrueshmerine financiare te saj.
3.1.2 Reformat parametrike te vitit 2002
Reformat te rendesishme te sistemit jane studiuar e miratuar ne vitin 2002. Keto reforma kishin
per qellim fuqizimin e metejshem te qendrueshmerise financiare te sistemit te sigurimeve
shoqerore. Ndermarja e tyre lidhej me nje sere faktoresh:
 defigiti i sistemit te pensioneve duke arritur ne 1 perqind te PBB konsiderohej i larte, jo
vetem kaq, por, edhe parashikimet aktuariale perllogaritnin perkeqesim te kesaj gjendje
ne vitet ne vazhdim.
 pensionet rurale qe perfaqesojne nje pjese te madhe te defiçitit, nga ana tjeter, luajne nje
rol te rendesishem ne lehtesimin e varferise ne fshat dhe sherbejne si nje rrjet sigurimesh
shoqerore per te moshuarit.
 perqindja e larte e kontributit per fondin e sigurimeve shoqerore, i dekurajonte njerezit ne
sigurimin formal dhe ne pjesemarrjen ne skemen vullnetare te pensioneve. Kjo situate
gykohej se stimulonte zgjerimin e tregut informal te punes.
 skema ekzistuese e sigurimeve shoqerore eshte sot burimi me i rendesishem, ne disa raste
edhe i vetem, per plotesimin e nevojave jetesore te pensionisteve te vendit. Ne nje
periudhe te afert ka pak mundesi per ngritjen e fondeve suplementare te pensioneve, apo
per krijimin e nje fondi te ashtuquajtur te kolones se dyte per fermeret. Nder te tjera, kjo
edhe per mungesen e kapaciteteve rregullatore per mbikqyrjen e akumulimit dhe
perdorimit te aseteve nga institucionet e ardhshme qe do administrojne keto fonde.
 problemet shqetesuese te papunesise dhe perqindja relativisht e ulet e popullsise se
siguruar ne 10 vitet e fundit, do te shoqerohen me renie te numrit te pensionisteve ne te
ardhmen, duke evidentuar keshtu si çeshtje shqetesuese te prespektives
afatgjate, mbrojtjen sociale te te moshuarve.

Mbi bazen e studimeve te kryera, edhe me konsulencen e FMN-se dhe Bankes Boterore, u
miratuan nga Kuvendi dhe filluan te zbatohen:
 reforma e rritjes graduale te moshes se perfitimit te pensionit, e cila percakton rritjen me
gjashte muaj ne çdo vit te moshes deri ne arritjen ne vitin 2012 te moshes 65 vjef per
burrat dhe 60 vjeç per grate.
 per te realizuar kalimin gradual sa me vijueshem nga moshat e ulta te pensionit ne keto
nivele, u miratua e drejta per te perfituar nje pension te reduktuar, para mbushjes se
moshes se plote te kerkuar, por jo me pare se tre vjet nga mosha perfundimtare, shuma e

38
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

te cilit eshte 0,6% me e vogel se pensioni i plote per çdo muaj te perfitimit te
parakohshem.
 norma e kontributit te sigurimeve shoqerore u reduktua me 4%, nderkohe qe ne funksion
tç kompensimit te te ardhurave dhe shmangies se lekundjeve te medha financiare te
skemes u realizua rritja e tavanit te pages mbi te cilen paguhen kontributet nga trefishi ne
pesefishin e pages minimale. Po keshtu, ne zbatim te strategjise per sigurimet shoqerore
ne fshat, per vitin 2002 u rrit me 2.4 here shuma e kontributit vjetor qe paguajne fermeret,
e cila nuk ka vazhduar me te njejtat ritme ne vitet e mepasme.
 eshte reformuar rrenjesisht skema e kompensimeve qe perfitojne pensionistet perpersonat
ne vartesi te tyre, duke kufizuar e percaktuar qarte rrethin e personave ne vartesi
ekonomike te pensionistit, per te cilet ky i fundit perfiton kompensim te shpenzimeve per
efekt te rritjes se gnimeve si rezultat i reformes se gjithanshme per liberalizimin e
Ekonomise.
 ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Tatim Taksave filloi te zbatohet
strategjia e kalimit gradual te mbledhjes se kontributeve nga strukturat e sigurimeve
shoqerore ne ato te tatim taksave.

3.1.3 Reformat e sistemit ne vitin 2005 dhe reduktimi i kontributeve ne vitin 2006
Ne koherence me ate nivel te zhvillimeve ekonomike ne pergjithesi dhe te legjislacionit te
sigurimeve shoqerore ne veçanti, ne vitet 2004 - 2005 jane konstatuar disa probleme qe kerkonin
zgjidhje ku, nder kryesoret cilesohen:
 unifikimi i legjislacionit Shqiptar ne fushen e sigurimeve me normat dhe standardet
nderkombetare.
 rregullime e saktesime te legjislacionit, lidhur me llogaritjen e bazes se vleresuar dhe
indeksimit te saj.
 reduktimi i metejshem i normes se kontributit e cila vazhdonte te rabetej e larte. Ne
funksion te plotesimit te tyre u arrit te formulohen dhe miratohen dispozita te veçanta
ligjore te cilat percaktuan:
 shkurtimin e periudhes minimale te sigurimit per perftimin e pensionit te pjesshem te
pleqerise, nga 20 ne 15 vjet
 trajtimin e njellojte si te vendasve edhe te te huajve per efekt te sigurimeve shoqerore
 zgjerimin e rrethit te personave te mbrojtur, duke perfshire ketu edhe personat pa
shtetesi.

U realizua reduktimi me 9 pike i mases se kontributit15 duke e guar ate nga 38.5% ne 29.5 % te
pages, si dhe marrja e nje varg masash ne funksion te balancimit financiar te sistemit dhe rritjes
se performances te mbledhjes se kontributeve. Natyrisht, nder me te rendesishmet mbeten masat
e marra lidhur me persosjen e metodikave te llogaritjes se bazes se vleresuar, si parakusht per
harmonizimin e periudhave te ndryshme te sigurimit me kontributet e paguara, si dhe uljen e
normes se kontributeve si nje mase efektive.

39
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME:

1. Problemet e konstatuara
Ne stadin aktual te zhvillimit ekonomiko-social ne pergjithesi dhe te legjislacionit te sigurimeve
shoqerore ne veçanti, ne lemin e sigurimeve shoqerore te detyrueshme jane konstatuar disa
probleme, te cilat kerkojne zgjidhje me te mire.
Disa nga problemet qe konstatohen ne sistemin tone te sigurimeve shoqerore jane:

Mase e ulet e perfitimeve nga pensioned renie e shkalles se zevendesimit


Sistemi nuk ofron nxitje per te marre pjese, pensioni maksimal eshte 2 here pensioni
minimal ndersa paga maksimale eshte 5 here paga minimale
Norme e larte e evazionit te kontribuesve, nivel i ulet i shkalles se mbulimit
Ata qe nuk paguajne kontribute sot nuk do te perfitojne pensione ne te ardhmen, duke
perbere keshtu nje peshe sociale
Rrezik fiskal si pasoje e rritjes se numrit te pensionisteve ne periudhen e tanishme,
shumica e te cileve perfitojne pensione te plota
Deficit i deges se pensioneve mesatarisht 0.8% e PBB

2.Reformat parametrike qe duhet te ndermerren per permiresimin e sistemit

Analiza e skemes ekzistuese te sigurimeve shoqerore, krahas vleresimit pozitiv mbi


qendrushmerine financiare te saj, lejon te sugjerohen disa reforma parametrike zbatimi i te
cilave £on ne persosjen e metejshme te skemes ekzistuese, si dhe ne shmangien e disa
mangesive e dukurive negative qe verehen aktualisht.

- Ne vitin 1998 Parlamenti miratoi reformen e re te skemes se sigurimeve


shoqeroreper vete punesuarit ne bujqesi. Sipas kesaj reforme, ashtu si ne qytet, pensionet
rurale do te perbehen nga dy pjese: nga nje madhesi baze, qe lidhet me periudhen e
sigurimit ne ish kooperativat bujqesore dhe nga nje pjese tjeter shtese e cila eshte 1% e
pages minimale te qytetit per cdo vit qe personi kontribon ne skeme. Mbi bazen e kesaj
logjike parashikohet te arrihet barazimi i mases se pensioneve te reja rurale me ato te zo nes
urbane. Ndonese kjo reforme e rrit interesimin material te te vetepunesuarve ne fshat
per t'u perfshire ne skemen e sigurimeve shoqerore te detyrueshme, ajo ka mangesine e
mos harmonizimit me kontributet qe duhet te paguajne te vetepunesuarit ne fshat.
Sipas praktikes ekzistuese; i vetepunesuari ne fshat kontribon aktialisht ne skeme rreth 26 %
te pages minimale te qytetit, ndersa diferencen prej 74% e perballon buxheti i shetit, i cili i
subvencionon keto kontribute.
Barazimi i pensioneve te qytetit me pensionet e fshatit do te behet nepermjet rritjes
graduale deri ne barazimin e madhesise se kontributeve qe duhet te paguaje i
vetepunesuari ne bujqesi me ate te qytetit. Ky modifikim duhet te kryhet ne menyre
graduale, sepse rregullimi me ligj i madhesise se pensioneve eshte parashikuar te behet i tille

40
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

deri ne 2012, si dhe per arsye se mundesite financiare dhe shkalla e interesimit material te
te vetepunesuarve ne fshat per t'u perfshire ne skemen e re te sigurimit ne kete rast eshte
shume me e favorshme dhe e mundshme sesa ai i modifikimit te menjehershem.
Efektet financiare nga zbatimi i kesaj reforme llogariten te jene 14.8 miliarde leke ne vitin
2020, nga 3 miliarde leke qe ishin ne 2000. Pra, buxheti i shtetit do lirohet nga detyrimi per
te financuar shumat e mesiperme, sepse ato do te sigurohen permes kontributeve te te
vetepunesuarve ne fshat.
-Rishikimi i ngarkeses tatimore per sigurimet shoqerore drejt uljes.
Ulja e madhesise se kontributeve mendohet se do te shoqerohet me disa perparesi, si<; jane:
rritja e nivelit te punesimit ne sektorin formal te ekonomise, stimulimi ekonomik per
minimizimin e evazionit ne vjeljen e kontributeve per sigurimet shoqerore, veçanerisht ne
sektorin privat te ekonomise, menjanimi i dukurive negative qe lidhen me deformimin e tregut te
punes, zgjerimi i bazes se kontribuesve, pra ulja e evazionit kontributiv. Nderkaq zbatimi i kesaj
reforme shoqerohet me nje kosto te caktuar. Madhesia e saj varet nga masa e reduktimit te
nivelit te kontributeve.
-Reforma parametrike per persosjen e skemes ekzistuese te sigurimeve shoqerore dhe
pershtatjen e saj me kerkesat qe burojne nga ligjesite e reja ekonomike e sociale dhe me pervojat
bashkekohore, eshte projektimi dhe zbatimi i nje skeme te re shumekoloneshe te sigurimeve
shoqerore. Domosdoshmeria e ndermarrjes se nje reforme te tille diktohet nga shume faktore,
nder te cilet, si me kryesore veçohen:

mangesite e analizuara te sistemit ekzistues PAYG, qe shprehen ne shkallen e ulet te


zevendesimit, raportin kritik perfituesikontribues, shkallen e larte te evazionit, prirjet e
shtresave te caktuara te popullsise per te perfituar pensione te parakohshme ose privilegje
te pamerituara permes pensioneve etj., te cilat e bejne te pamundur financimin e sistemit
nga kontributet dhe rritin presionet per financime nga buxheti i shtetit.
rritja e te ardhurave per nje pjese te madhe te shoqerise, si rezultat i stabilizimit dhe
rritjes se ekonomise e sidomos te zhvillimit te sektorit privat. Kjo kategori njerezish eshte
thellesisht e interesuar qe standardin e arritur te jeteses ta ruaje edhe gjate moshes se
trete.
kerkesa e liberalizimit te tregut te sigurimeve shoqerore, duke mundesuar edhe
pjesemarrjen e sektorit privat ne menaxhimin e fondeve te sigurimeve shoqerore. Ky
proces diktohet nga nevoja e konsolidimit te ekonomise se tregut ne vend.

Per keto arsye sugjerohet reformimi i skemes ekzistuese te sigurimeve shoqerore duke ideuar
dhe zbatuar nje sistem te ri sigurimesh shoqerore me shume kolona.
Kolona e pare, edhe ne skemen e re qe propozohet, mbetet forma ekzistuese publike e
sigurimeve shoqerore e ndertuar sipas parimit te rishperndarjes dhe te solidaritetit. Por nderkaq
rekomandohet krijimi i nje kolone te dyte, qe do te financohet nga kontribute te detyrueshme e
qe do te menaxhohet si fond investimesh privat ose publik. Permes kolones se dyte synohet te

41
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

permiresohet menyra e menaxhimit te fondeve te sigurimeve shoqerore, si dhe mundesohet


sigurimi i nje perfitimi me te madh nga kapitalizimi i kontributeve.
Per skemen ekzistuese karakteristike dalluese eshte shkalla e larte e solidaritetit. Ndersa, per
kolonen e dyte qe propozohet te shtohet, perparesi merr shkalla e larte e transparencies, si dhe
mundesia e nje menaxhimi me efikas te kontributeve permes pjesemarrjes edhe te sektorit privat
ne kete treg te sigurimeve shoqerore.
Analiza dhe studimi i te dhenave statistikore mbi shperndarjen e te ardhurave te
krahasuar me vendet e tjera deshmojne per nevojen e zbatimit te politikave me active sociale nga
ana e shtetit. Me qellim %qe te rritet madhesia e pensioneve si dhe pjesa e shpenzimeve per
çeshtjet sociale duhet te merren keto masa:
Se pari, te rishikohet ligji ekzistues i sigurimeve shoqerore. Ligji ekzistues i sigurimeve
shoqerore, edhe pse ka disa perparesi ndaj ligjit te meparshem, perseri ka defekte qe cenojne
interesat e pensionisteve. Ndonese pranohet qe madhesia e pensionit percaktohet nga madhesia e
kontributit kjo mohohet ne disa nene te Ligjit:

ne nenin 10 pranohet qe kontributi maksimal eshte sa pesefishi i kontributit minimal,


ndersa ne nenin 32 pranohet se pensioni maksimal eshte sa dyfishi i pensionit minimal.

Mendoj qe raportet e mesiperme te njesohen.

ne nenin 32 te Ligjit thuhet qe madhesia e pergjithshme e pensionit mund te jete deri ne


dy here me e madhe se pensioni minimal ose 75% e pages neto mesatare te tre viteve
rrjesht te 10 viteve te fundit te punes. Nder keto, merret per efekt te llogaritjes se
pensionit ajo qe eshte me e vogel.

Nderkaq rregullimet e mesiperme e humbasin vleren nese do te vazhdoje praktika e deri


tanishme e indeksimit te pabarabarte te mases se pensioneve. Kjo praktike ka fuar ne uljen e
shkalles mesatare te zevendesimit dhe ne mos ruajtjen e niveleve reale te pensioneve qe
indeksohen me perqindje me te ulet. Kjo praktike duhet te braktiset dhe te zevendesohet me
indeksimin e njejte te pensioneve. Nese do te duhet te zbatohen politika sociale ne dobi te
shtresave me te varfera, perfshi ketu edhe pensionistet, atehere duhen te perdoren mekanizma
dhe menyra te tjera ekonomike qe nuk detyrojne e degradojne skemen e pensioneve, e cila ne
themel te saj ka parimin perfitime te barabarta per kontribute te barabarta.
Se dyti, mendoj se duhet te intensifikohen perpjekjet e ISSH, ISKSH, organeve financiare
tatimore etj. per zbatimin korrekt te kerkesave te ligjit. Nder to mund te permend: zbatimin e
sanksioneve ndaj sektorit informal ne ekonomi, indeksimin e pensionit nominal me indeksin e
cmimeve te mallrave dhe sherbimeve, llogaritjen e indeksit te çmimeve per nje shporte mallrash
qe duhet te indeksohen pensionet.
Keto kerkesa te vete ligjit duke u zbatuar me korrektese do te ndikojne ne rritjen e
pensionit real dhe veçanerisht ne uljen e informalitetin.

42
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

Per minimizimin e shkalles se evazionit ne skemen e sigurimeve shoqerore dhe per te garantuar
rritjen e numrit real te kontribuesve ne skeme duhet te merren nje sere masash, nga te cilat me te
rendesishme jane:

intensifikimi i punes dhe zgjerimi i kompetencave te segmenteve te caktuara te


administrates shteterore, qe operojne ne fushen e tatim-taksave dhe te sigurimeve
shoqerore, te cilat duhet te ndertojne nje raport me te drejte midis punes administrative
dhe asaj operative,
rritja e sensibilizimit dhe krijimin i nje opinioni publik te papajtueshem me shfaqjet e
evazionit dhe te mossigurimit te te punesuarve ne skemen e sigurimeve shoqerore,
forcimi i sanksioneve ligjore kryesisht ato te karakterit ekonomik ndaj subjekteve qe nuk
zbatojne detyrimet ligjore per sigurimin e te punesuarve,
rishikimi i mundesise se uljes se madhesise se normave te kontributeve te punedhenesve
dhe te punesuarve ne dobi te sigurimeve shoqerore. Per periudha afatgjata kjo mase i
sherben uljes se punesimit ne sektorin informal. Pikerisht ne vitin 2009, qeveria synon ne
uljen e metejshme te normes kontributive qe duhet te paguaje punedhenesi. Kjo eshte e
lidhur me tregun e punes i cili sot eshte shume problematik. Duke patur parasysh qe ka
nje disbalance midis mases se kontributeve te paguara dhe pensionit qe perfitohet, atehere
ulja e normes se kontributeve do te rrisi numrin e kontribuesve, duke luftuar keshtu dhe
informalitetin.

Se treti, te rriten te ardhurat e buxhetit te FSSH, permes perfshirjes ne nje shkalle sa me te


gjere ne skemen e sigurimeve shoqerore te emigranteve. Ndonese ka nje rritje ne sigurimin e
kesaj kategorie, perseri ketu ka rezerva shume te medha.
Ne perfundim mund te them se rrethi dhe problematika e sigurimeve shoqerore eshte teper e
gjere, por une mendova te analizoj problemet me shqetesuese aktuale, reformimin qe i duhet
bere sistemit aktual te sigurimeve shoqerore.

43
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

Bibliografia:

Botime:
“Social security Pension Reform Reform in Europe”…..Martin Feldstein
“Ascpekts of Social Security and Social Secutiyy reform”……….Martin
Feldstein and Jefry B.Liebman
“Sistemi Mbrojtjes Shoqerore”……………… Zhaklina ÇUÇI(PETO)
Faqe internet :
Insituti i Sigurimeve Shoqerore…………………..…..www.issh.gov.al/
INSTAT……………………………………………….www.instat.gov.al
Ministria e Punes Çeshtjeve Sociale………......http://www.mpcs.gov.al/
EUROSTAT.……………………………http://epp.eurostat.ec.europa.eu
WIKIPEDIA ………………………………………..www. wikipedia.org
Ligje:
Ligji Nr.7703 date 11.05.1993 "PËR SIGURIMET SHOQËRORE NE
REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"I ndryshuar.
Rregullorja e Institutit te Sigurimeve Shoqerore
Ligji Nr.7710,date 18.05.1993 “Per ndimen dhe perkujdesin
shendetsore”
Vendimi Nr.329 date 30.06.1993 “Per krijimin e inspektoriatit
rajonal te ndimes dhe perkujdesjes shoqerore”

44
Sistemi I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
Fatjon Aliaj

Vendim Nr.307 date 25.04.1994 “Pers sherbimin e perkujdesjes


shoqerore”

45

You might also like