Teste Per Tremujoret Psikologjia 12 Me Zgjedhje Ok

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 24

TESTIM TREMUJORI I

LËNDA: PSIKOLOGJI
KLASA:XII
GRUPI A
Emër: ___________________ Mbiemër: __________________

NOTA 4 5 6 7 8 9 10
PIKËT 0-9 10-15 16-21 22-26 27-31 32-36 37-40

TEMATIKA: STUDIMI I PSIKOLOGJISË; BIOPSIKOLOGJIA

1. Studimi i rutinës së përditshme është një rast për psikologun:

a) e këshillimit;
b) e zhvillimit;
c) klinik;
ç) shkollor.
1 pikë
2. Hormoni tiroksinë gjendet në gjëndrën e:
a) pankreasit;
b) hipofizës;
c) tiroides;
ç) paratiroides.
1 pikë
3. Tregoni nëse pohimet e mëposhtme janë të vërteta apo të gabuara, duke shënuar me (V) ose
(G).
Sjellja e njeriut është e mësuar, jo e lindur. V G
Sistemi Nervor nuk përbëhet nga qeliza nervore. V G
Biopsikologjia studion marrëdhënien mes biologjisë dhe sjelljes. V G
Psikologu dhe psikiatri nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri. V G
4 pikë
4. Përkufizoni termat e mëposhtëm.
a) Stresi _______________________________________________________
b) Ndijimi ______________________________________________________
c) Motivacioni ___________________________________________________
6 pikë

5. Renditni katër drejtimet kryesore psikologjike.

a) __________________________
b) ____________________________
c) ___________________________
ç) ____________________________
4 pikë
6. Shpjegoni katër të meta të syrit.
a) __________________________________________________________________________
______________________________________________________________________
b) ________________________________________________________________________
________________________________________________________________
c) ________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
ç) ___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________

8 pikë
7. Analizoni teorinë biologjike mbi motivimin.
____________________________________________________________________________

8. Shpjegoni metodën e kërkimit eksperimental në studimin e psikologjisë.
____________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________

4 pikë
9. Përshkruani komponentin fiziologjik të emocioneve.
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________

4 pikë

10. Listoni katër nga nevojat dhe motivet biologjike të njeriut.

a) _______________________________
b) ________________________________
c) ________________________________
ç) ______________________________

4 pikë
Çelësi i përgjigjeve
GRUPI A

Pyetja 1
a) e këshillimit

Pyetja 2
c) tiroides

Pyetja 3
V; G; V; G

Pyetja 4
Stresi - është nxitja fizike dhe mendore ndaj situatave ose ngjarjeve, të cilat i perceptojmë si
kërcënuese ose sfiduese.
Ndijimi - proces psikik dhe fiziologjik me anë të të cilit pasqyrojmë në vetëdijen tonë
karakteristikën, veçorinë apo elementin e një ngacmuesi të caktuar, që vepron drejtpërdrejt në
shqisat tona.
Motivacioni - forcat e brendshme që vënë në veprim individin, që drejtojnë veprimtarinë drejt
objektit të caktuar dhe e rregullojnë këtë veprimtari.

Pyetja 5
Strukturalizmi
Funksionalizmi
Geshtaltizmi
Bihevjorizmi
Psikanaliza
Humanizmi
Psikobiologjik
Kognitiv

Pyetja 6
Miopia - boshti i syrit është më i gjatë se normali, nuk shikojmë mirë nga larg
Hipermetropia - kur boshti i syrit është më i shkurtër dhe nuk shohim mirë nga afër
Prezbiopi - humbja e aftësisë së syrit për të shikuar mirë kur lexojmë
Astigmatizmi - çrregullim i shikimit që vjen nga shtrembërimi i figurës si nga afër dhe nga larg.
Daltonizmi - verbërimi ndaj ngjyrave.

Pyetja 7
I shpjegon motivet e sjelljes me nevojat biologjike, të cilat janë të lindura. Motivet biologjike
janë të vetmet motive të vërteta. Pikëpamja instiktiviste thekson se aktiviteti i njeriut lidhet me
një numër instiktesh, të cilat janë të trashëguara dhe janë forcat shtytëse të aktivitetit njerëzor.

Pyetja 8
Përmes eksperimentit kërkuesi izolon një faktor të caktuar dhe shqyrton efektin e tij mbi një
sjellje të caktuar. P.sh., kur keni provim mund të përsërisni ose mund të lexoni.
Pyetja 9
Sa herë që përjetojmë një emocion, në trupin tonë ndodhin ndryshime fiziologjike, p.sh.,
emocioni i frikës përfshin rritjen e rrahjes së zemrës, e presionit të gjakut, djersitje, frymëmarrje
të shpejtë etj.

Pyetja 10
Motivet për ushqim
Motivet për ujë
Motivet seksuale
Motivet amënore
Nevojat për gjumë
Nevojat për pushim
TESTIM TREMUJORI I
LËNDA: PSIKOLOGJI
KLASA:XII
GRUPI B
Emër: _________________ Mbiemër________________

NOTA 4 5 6 7 8 9 10
PIKËT 0-9 10-15 16-21 22-26 27-31 32-36 37-40

TEMATIKA: STUDIMI I PSIKOLOGJISË; BIOPSIKOLOGJIA

1. Drejtimi i psikologjisë që mendon se sjellja e njeriut ndikohet nga mjedisi që e rrethon, është:
a) geshtalizmi;
b) bihevjorizmi;
c) humanizmi;
ç) psikanalitika.

1 pikë
2. Sistemi Nervor Periferik përbëhet nga:
a) Sistemi Nervor Somatik;
b) Sistemi Nervor Autonom;
c) a dhe b;
ç) as a, as b.
1 pikë

3. Tregoni nëse pohimet e mëposhtme janë të vërteta apo të gabuara, duke shënuar me (V) ose
(G).
Tiroidja rregullon procesin e metabolizmit. V G
Ndijimi është procesi i vetëm i parë i njohjes. V G
Neuroni transmeton sinjalet elektrike nga një vend në tjetrin. V G
Elementet përfaqësues të shpirtit njerëzor janë njohja dhe mendimi. V G
4 pikë
4. Përkufizoni termat e mëposhtëm.
a) Psikologji __________________________________________
b) Perceptimi ____________________________________________
c) Emocioni ___________________________________________

6 pikë
5. Renditni katër specialitete të karrierës së psikologut.
a) __________________________
b) ____________________________
c) ___________________________
d) ____________________________
4 pikë
6. Shpjegoni funksionin e gjëndrës së hipofizës.
__________________________________________________________________________
______________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________

8 pikë
7. Analizoni teorinë humaniste mbi motivimin.
____________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________

4 pikë

8. Shpjegoni metodën e kërkimit biologjik në studimin e psikologjisë.

____________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________

4 pikë
9. Përshkruani komponentin e sjelljes të emocioneve.
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________

4 pikë
10. Listoni katër reagimet e njeriut nga stresi.
a) _______________________________
b) ________________________________
c) ________________________________
ç) ______________________________

4 pikë
Çelësi i përgjigjeve
Grupi B

Pyetja 1
b) bihevjorizmi

Pyetja 2
c) a dhe b

Pyetja 3
V; G; V; G

Pyetja 4
Psikologji - shkenca që studion sjelljen dhe proceset mendore.
Perceptimi - proces psikik me anë të të cilit pasqyrojmë në vetëdijen tonë format e plota të
sendeve, objekteve, qenieve apo dukurive që veprojnë drejtpërdrejt në shqisat tona.
Emocioni - një sërë reagimesh komplekse ndaj stimujve, të cilat përfshijnë ndjenjat subjektive,
nxitjen fiziologjike dhe sjelljen e dukshme.

Pyetja 5
Biopsikologjia
Psikologjia klinike
Psikologjia njohëse
Psikologjia e këshillimit
Psikologjia e zhvillimit
Psikologjia e edukimit
Psikologjia e shëndetit
Psikologjia ligjore
Psikologjia industriale

Pyetja 6
Prodhon hormone, të cilat kontrollojnë ose jo prodhimin e hormoneve të gjëndrave të tjera
endokrine. Hipotalamusi kontrollon funksionin e gjëndrës së hipofizës. Kontrollon riprodhimin,
duke përfshirë ovulimin e vezëve te femrat dhe prodhimin e qumështit. Prodhon hormonin që
kontrollon rritjen e trupit. Dëmtimi i hipofizës ndërpret rritjen e trupit, vonon daljen e dhëmbëve,
rrit ndjeshmërinë ndaj hipofizës etj. Rritja e sekretimit të saj rrit shumë trupin dhe përmasat e
organeve të organizmit.

Pyetja 7
Njeriu motivohet për të plotësuar nevojat e veta. Ai i plotëson ato sipas një hierarkie, e cila nga
poshtë-lart saj përfshin nevojat biologjike, për siguri, për dashuri, për vlerësim dhe vetëvlerësim
dhe nevojën për vetaktualizim.

Pyetja 8
Kërkimi biologjik lidhet me studimin e pjesëve e trurit dhe të pjesëve të tjera të Sistemit Nervor.
Studiuesit përmes aparaturave matin aktivitetin elektrik të trurit, marrin imazhe të trurit përmes
skanerit. Këto aparatura mund të përdoren në mjedise klinike dhe laboratorike, për të studiuar
funksionimin e trurit gjatë gjumit, të ngrënit etj.

Pyetja 9
Emocionet i shprehim përmes fjalëve, por edhe përmes shprehjeve të fytyrës, gjesteve, pozicionit
të trupit, përdorimit të prekjes, tonit të zërit. Shprehjet e fytyrës janë një nga format më të
rëndësishme të komunikimit emocional.

Pyetja 10
Reagimet emocionale
Reagimet mendore
Reagimet e sjelljes
Reagimet fizike
TESTIM TREMUJORI II
LËNDA: PSIKOLOGJI
KLASA:XII
GRUPI A
Emër: _________________ Mbiemër:________________

NOTA 4 5 6 7 8 9 10
PIKËT 0-9 10-15 16-21 22-26 27-31 32-36 37-40

TEMATIKAT: ZHVILLIMI; NJOHJA

1. Sipas psikologut Piazhe asimilimi përfshin:
a) përdorimin e një skeme ekzistuese;
b) ndryshimin e një skeme ekzistuese;
c) fshirjen e një skeme ekzistuese;
ç) formimin e një skeme të re.
1 pikë
2. Cila nga gjendjet e mëposhtme të ndryshuara të ndërgjegjes shkaktohet me paramendim:
a) ëndrra;
b) gjumi;
c) hipnoza;
ç) droga.
1 pikë
3. Tregoni nëse pohimet e mëposhtme janë të vërteta apo të gabuara, duke shënuar me (V) ose
(G).
Përdorimi i alkoolit të çon në sjellje negative. V G
Të porsalindurit nuk kanë reflekse. V G
Kujtesa afatshkurtër zgjat 1-2 minuta. V G
Harresa është një proces normal i jetës së njeriut. V G
4 pikë
4. Përkufizoni termat e mëposhtëm.
a) Personaliteti ________________________________________________________________
b) Të mësuarit ________________________________________________________________
c) Vetëdija ____________________________________________________________________

6 pikë
5. Renditni katër nga periudhat e zhvillimit të fëmijës sipas Frojdit.
a) __________________________
b) ____________________________
c) ___________________________
ç) ____________________________
4 pikë
6. Shpjegoni parimet e kushtëzimit klasik.
a) __________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________
b) __________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________
c) ___________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
d) ___________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________

8 pikë

7. Dalloni përforcuesin parësor nga ai dytësor.

____________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________

4 pikë
8. Shpjegoni reflekset e të porsalindurve.
____________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________

4 pikë
9. Përshkruani karakteristikat e opiateve.
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________

4 pikë
10. Listoni llojet e gjumit.
a) _______________________________
b) ________________________________
c) ________________________________
ç) ______________________________
d) ______________________________

4 pikë
Çelësi i përgjigjeve
Grupi A

Pyetja 1
a) përdorimin e një skeme ekzistuese

Pyetja 2
c) hipnoza

Pyetja 3
V; G; V; G

Pyetja 4
Personaliteti - tërësia e organizuar e tipareve, inteligjencës, karakterit e konstruktit trupor dhe e
temperamentit, e cila ka karakter të qëndrueshëm dhe formohet gjatë marrëdhënies së njeriut me
mjedisin.
Të mësuarit - ndryshim i përhershëm dhe i vazhdueshëm në sjelljen dhe aftësinë për të treguar
sjelljen.
Vetëdija - forma më e lartë dhe përsosur e psikikës, gjendje e ndërgjegjes.

Pyetja 5
Stadi oral
Stadi anal
Stadi fallik
Stadi latent
Stadi gjenital

Pyetja 6
a) Fitimi i reagimit - stimuli i kushtëzuar duhet të veprojë pak përpara stimulit të pakushtëzuar.
b) Shuarja e reagimit - në qoftë se pasi është krijuar sjellja e kushtëzuar, stimuli i kushtëzuar nuk
shoqërohet me stimulin e pakushtëzuar, sjellja e kushtëzuar do të vijë duke u zvogëluar.
c) Rifitimi spontan - pasi ka pushuar reagimi i kushtëzuar paraqitja e mëvonshme vetëm e
stimulit të kushtëzuar mund të ringjallë një pjesë të refleksit të kushtëzuar.
ç) Përgjithësimi - stimujt e ngjashëm me stimulin e kushtëzuar janë në gjendje të shkaktojnë
reagimin e kushtëzuar.
d) Dallimi - ka të bëjë me aftësinë për t'iu përgjigjur ndryshe stimujve të ndryshëm.

Pyetja 7
Përforcuesi parësor plotëson nevojat biologjike, si: uria, etja, gjumi. Ndërsa përforcuesi dytësor
shoqërohet me përforcuesin parësor dhe nëpërmjet kushtëzimit klasik stimujt bëhen përforcues
dytësorë.

Pyetja 8
a) Refleksi i thithjes - foshnja thith çdo gjë që i vendoset në gojë.
b) Refleksi i shtrëngimit të dorës - mbërthen çdo gjë që i vendoset në dorë
c) Refleksi i kërkimit - kthejnë kokën dhe hapin gojën kur u preken faqet.
ç) Refleksi Babinski - kur preket shputa e këmbës ajo do të mblidhet nga brenda dhe gishtat do të
hapen.

Pyetja 9
Droga të përfituara nga opiumi, të cilat mpijnë shqisat dhe lehtësojnë dhimbjen. Ato nxisin
euforinë, shkaktojnë të vjella, konvulsione etj. Mbidoza e opiateve mund të çojë në koma dhe
vdekje. Bëjnë pjesë opiumi, morfina, heroina dhe kodeina.

Pyetja 10
Gjumi periodik
Gjumi sezonal
Gjumi narkotik
Gjumi patologjik
Gjumi hipnotik
TESTIM TREMUJORI II
LËNDA: PSIKOLOGJI
KLASA:XII
GRUPI B
Emër: _________________ Mbiemër:________________

NOTA 4 5 6 7 8 9 10
PIKËT 0-9 10-15 16-21 22-26 27-31 32-36 37-40

TEMATIKAT: ZHVILLIMI; NJOHJA

1. Cila prej dukurive të mëposhtme nuk është një çrregullim i kujtesës:
a) amnezia;
b) ëndrra;
c) paramnezia;
ç) hipermnezia?
1 pikë
2. Cila nga metodat e studimit të personaliteti kërkon më shumë kohë:
a) historia e jetës;
b) anketa;
c) intervista;
ç) pyetësori?
1 pikë
3. Tregoni nëse pohimet e mëposhtme janë të vërteta apo të gabuara, duke shënuar me (V) ose
(G).
Disa droga përdoren si ilaçe në mjekësi. V G
Të gjithë të moshuarit mezi e presin pensionin. V G
Kujtesa afatgjatë ruan një sasi të konsiderueshme informacioni. V G
Ndëshkimi është metoda më efektive te të mësuarit e fëmijëve. V G
4 pikë
4. Përkufizoni termat e mëposhtëm.
a) Kushtëzimi veprues __________________________________________
b) Kujtesa ____________________________________________
c) Droga psikoaktive ___________________________________________
6 pikë
5. Renditni katër periudhat e zhvillimit të fëmijës sipas Eriksonit.
a) _____________________________
b) _____________________________
c) _____________________________
ç) _____________________________
4 pikë
6. Shpjegoni rolin e familjes dhe të bashkëmoshatarëve në zhvillimin e adoleshentit.
a) __________________________________________________________________________
______________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________
b) ________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________

8 pikë
7. Përshkruani teorinë e Adlerit mbi personalitetin.
____________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________

4 pikë
8. Shpjegoni përforcimin dhe karakteristikat e tij.
____________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________

4 pikë
9. Përshkruani karakteristikat e qetësuesve:
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________

4 pikë
10. Listoni faktorët socialë që ndikojnë në personalitetin e njeriut.
a) _______________________________
b) ________________________________
c) ________________________________
ç) ______________________________

4 pikë
Çelësi i përgjigjeve
Grupi B

Pyetja 1
b) ëndrra

Pyetja 2
c) intervista

Pyetja 3
V; G; V; G

Pyetja 4
Kushtëzimi veprues - është të mësuarit nga pasojat e sjelljes.
Kujtesa - proces që ka të bëjë me ruajtjen rinjohjen dhe riprodhimin e informacionit të fituar nga
individi.
Droga psikoaktive - kimikate që ndikojnë në Sistemin Nervor dhe ndryshojnë vetëdijen, gjendjen
shpirtërore, sjelljen dhe perceptimin.

Pyetja 5
Stadi i besimit kundrejt mosbesimit
Stadi i autonomisë kundrejt turpit
Stadi iniciativës kundrejt fajit
Stadi i zellit kundrejt inferioritetit
Stadi identitetit kundrejt konfuzionit
Stadi intimitetit kundrejt izolimit
Stadi prodhimtarisë kundrejt amullisë
Stadi integritetit kundrejt dëshpërimit

Pyetja 6
Roli i familjes - prindërit shqetësohen t’i lënë të lirë fëmijët, sepse mendojnë se nuk dinë të
kujdesen për veten, ndërsa adoleshentët duan të jenë të lirë dhe t’ia dalin vetë përballë botës dhe
vështirësive.
Roli i moshatarëve - adoleshentët kalojnë shumë kohë me bashkëmoshatarët. Përmes grupit ata
plotësojnë nevojën për afërsi dhe vendosin identitetin e tyre, fitojnë vetëbesim, pavarësinë dhe
qartësimin e vlerave.

Pyetja 7
Individi ka tri detyra madhore në jetë: puna, marrëdhënia me të tjerët dhe martesa. Këto i
realizon me qëllimin për të përsosur veten. Sipas Adlerit, katër tipat kryesorë të personalitetit
janë: tipi sundues, tipi shmangës, tipi i varur dhe tipi i dobishëm shoqëror.

Pyetja 8
Përforcimi është çdo gjë, çdo stimul që rrit mundësinë e përsëritjes së një veprimi. Përforcimi
është efektiv kur është i fortë dhe bëhet menjëherë pasi është kryer veprimi. Përforcues është çdo
ngjarje që rrit mundësinë e përsëritjes së sjelljeve të mëparshme. Përforcimi mund të jetë pozitiv
ose negativ.

Pyetja 9
Droga që veprojnë në tru dhe pjesë të tjera të Sistemit Nervor. Ato zvogëlojnë proceset dhe
reagimin e përgjithshëm të trupit, nxisin gjumin dhe shkaktojnë relaksim, qetësim, pakësim të
ankthit, humbje të kujtesës, dëmtim të gjykimit etj. Në to bëjnë pjesë: alkooli etilik, barbituratet,
valiumi etj.

Pyetja 10
Familja
Shkolla
Shoqëria
Kultura
TESTIM TREMUJORI III
LËNDA: PSIKOLOGJI
KLASA:XII
GRUPI A
Emër: _________________ Mbiemër:________________

NOTA 4 5 6 7 8 9 10
PIKËT 0-9 10-15 16-21 22-26 27-31 32-36 37-40

TEMATIKAT: NJOHJA; VARIACIONET MES INDIVIDËVE DHE GRUPEVE

1. Pohimi se sjellja anormale është pasojë e konflikteve të brendshme i përket:

a) modelit biologjik të sjelljes anormale;
b) modelit psikoanalitik;
c) modelit kognitiv;
ç) modelit të anormalitetit të mësuar.
1 pikë
2. Psikologjia sociale studion:
a) ndikimin nga të tjerët të mendimeve, ndjenjave dhe të sjelljeve tona;
b) mënyrën se si i formojmë ne qëndrimet ndaj të tjerëve;
c) ndikimin e grupeve mbi sjelljen e individëve;
ç) të gjitha sa më sipër.
1 pikë
3. Tregoni nëse pohimet e mëposhtme janë të vërteta apo të gabuara, duke shënuar me (V) ose
(G).

Shkalla e inteligjencës Stanford-Binet përdoret tek individët nga mosha 2 vjeç. V G

Skizofrenia është një virus normal. V G
Gjuha dhe mendimi janë të lidhura me njëra tjetrën. V G
Paragjykimi është vetëm negativ. V G
4 pikë
4. Përkufizoni termat e mëposhtëm.
a) Inteligjenca_______________________________________
b) Fobia ____________________________________________
c) Perceptimi social ___________________________________________

6 pikë
5. Renditni katër karakteristikat e inteligjencës emocionale.
a) ____________________________
b) ____________________________
c) ____________________________
d) ____________________________
4 pikë
6. Shpjegoni pikëpamjet teorike mbi sjelljen jonormale.
a) Drejtimi biologjik____________________________________________________________
b) Drejtimi psikodinamik ________________________________________________________
c) Drejtimi kognitiv ____________________________________________________________
ç) Drejtimi humanist ____________________________________________________________

8 pikë
7. Përshkruani elementet e gjuhës.
____________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________

4 pikë
8. Shpjegoni teorinë psikodinamike mbi trajtimin e çrregullimeve mendore.
____________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________

4 pikë
9. Përshkruani karakteristikat e bindjes.
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________

4 pikë
10. Listoni katër faktorë që ndikojnë në zgjedhjen e miqve tanë.
a) _______________________________
b) ________________________________
c) ________________________________
ç) ______________________________
d) ______________________________
dh) ______________________________

4 pikë
Çelësi i përgjigjeve
Grupi A

Pyetja 1
b) modelit psikoanalitik

Pyetja 2
ç) të gjitha sa më sipër

Pyetja 3
V; G; V; G

Pyetja 4
Inteligjenca - aftësia për të përdorur me efektivitet proceset mendore në ballafaqimin me botën.
Fobia - frikë joracionale shumë intensive që lidhet qartazi me një objekt të caktuar.
Perceptimi social - mënyra se si njerëzit perceptojnë ose njihen me njerëzit e tjerë përreth dhe se
si këto perceptime lidhen me veprimet.

Pyetja 5
Aftësia për të perceptuar dhe për të shprehur emocione në mënyrë të saktë dhe të përshtatshme.
Aftësia për të përdorur emocionet ndërkohë që mendojmë.
Aftësia për të kuptuar emocionet dhe për të përdorur në mënyrë efektive dijet.
Aftësia për të rregulluar emocionet personale.

Pyetja 6
Drejtimi biologjik - thekson problemet me funksionimin e trurit, predispozitat gjenetike etj.
Drejtimi psikodinamik - thekson pavetëdijen dhe konfliktet e pazgjidhura.
Drejtimi kognitiv - sjellja jonormale vjen si rezultat i mendimeve të gabuara që ka individi për
veten dhe botën.
Drejtimi humanist - sjelljet jonormale burojnë nga bllokimi i rritjes personale.

Pyetja 7
Fonema - tingull individual bazë e strukturës së gjuhës.
Morfema - njësitë kuptimore të gjuhës.
Sintaksa - rregullat e gjuhës që drejtojnë kombinimin e fjalëve.
Semantika - studimi i kuptimit të gjuhës.
Gramatika - rregulla që përdoren për të krijuar gjuhën dhe komunikimin.

Pyetja 8
Shkaqet e problemit të çrregullimit psikologjik gjenden te pavetëdija e personit. Ndryshimi i
sjelljeve, ndjenjave dhe mendimeve problematike bëhet duke zbuluar kuptimet dhe motivimet e
tyre që qëndrojnë të shtypura në pavetëdije.
Pyetja 9
Është sjellja në përgjigje të urdhrave të dhënë nga autoritetet që jo gjithmonë janë të dobishme.
Ajo është një ndryshim në qëndrim ose sjellje e shkaktuar nga presioni social për t’u pajtuar me
njerëzit të cilët perceptohen si autoritet.

Pyetja 10
Afërsia fizike
Vlerat shpërblyese
Paraqitja fizike
Miratimi
Ngjashmëria
Komplementariteti
TESTIM TREMUJORI III
LËNDA: PSIKOLOGJI
KLASA:XII
GRUPI B
Emër: _________________ Mbiemër:________________

NOTA 4 5 6 7 8 9 10
PIKËT 0-9 10-15 16-21 22-26 27-31 32-36 37-40

TEMATIKAT: NJOHJA; VARIACIONET MES INDIVIDËVE DHE GRUPEVE

1. Konformizmi është:
a) sjellja sipas kërkesës së grupit;
b) dorëzimi para kërkesave të të tjerëve;
c) zbatimi i urdhrave;
ç) asnjë nga të tria.
1 pikë
2. Pohimi se sëmundja mendore mund të diagnostikohet, të trajtohet e të kurohet duke përdorur
medikamente i përket:
a) shpjegimit psikodinamik
b) shpjegimit biologjik
c) shpjegimit bihevjoral
ç) shpjegimit humanist
1 pikë
3. Tregoni nëse pohimet e mëposhtme janë të vërteta apo të gabuara, duke shënuar me (V) ose
(G).
Inteligjenca e njeriut matet duke biseduar me të. V G
Çrregullimet e humorit prekin një pjesë të madhe të njerëzve. V G
Agresiviteti është një kombinim i faktorëve biologjikë dhe mendorë të personalitetit. V G
Qëndrimet e njerëzve janë gjithmonë të njëjta. V G

4 pikë
4. Përkufizoni termat e mëposhtëm.
a) Diskriminim_______________________________________
b) Psikologji sociale ____________________________________________
c) Agresion ___________________________________________
6 pikë

5. Renditni katër çrregullimet e ankthit.

a) __________________________
b) ____________________________
c) ___________________________
ç) ____________________________

4 pikë
6. Shpjegoni terapinë humaniste dhe kognitive mbi trajtimin e çrregullimeve mendore.
____________________________________________________________
________________________________________________________
____________________________________________________________
____________________________________________________________

8 pikë
7. Përshkruani teorinë e Spirmenit mbi inteligjencën.
____________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________

4 pikë
8. Shpjegoni format e çrregullimit të personalitetit.
____________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________

4 pikë
9. Përshkruani faktorët socialë dhe kulturorë që ndikojnë në marrëdhëniet mes njerëzve.
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________

4 pikë
10. Listoni llojet e inteligjencës sipas Gardnerit.
a) _______________________________
b) _______________________________
c) _______________________________
ç) ______________________________
d) ______________________________
dh) ______________________________
e) ______________________________

4 pikë
Çelësi i përgjigjeve
Grupi B

Pyetja 1
a) sjellja sipas kërkesës së grupit

Pyetja 2
b) shpjegimit biologjik

Pyetja 3
G; V; G; V

Pyetja 4
Diskriminim - trajtim jo i barabartë i anëtarëve të një grupi të caktuar.
Psikologji sociale - studion mendimet, ndjenjat dhe ndërveprimet e përditshme.
Agresion - sjellje që synon të shkaktojë dëmtim fizik ose psikologjik.

Pyetja 5
Çrregullimet e ankthit të përgjithësuar
Fobia
Çrregullimi i panikut
Agrofobia

Pyetja 6
Teoria humaniste thekson aftësinë e njerëzve për të bërë zgjedhje racionale dhe për të zhvilluar
potencialin e tyre maksimal.
Teoria kognitive beson se është mendimi jofunksional që çon në emocione ose sjellje
jofunksionale. Duke ndryshuar mendimet e tyre, njerëzit mund të ndryshojnë se si ndihen dhe
çfarë bëjnë ata.

Pyetja 7
Sipas Spirmenit ka dy faktorë që ndikojnë në inteligjencën e personit. Faktori i parë përfaqëson
inteligjencën e përgjithshme të personit. Ajo përfshin aftësinë e personit për të realizuar detyra
mendore komplekse. Faktori i dytë përfaqëson aftësitë mendore specifike të personit.

Pyetja 8
Paranoid
Skizoid
Skizotipal
Antisoacial
Kufitar
Histrionik
Narcistik
Shmangës
I varur
Obsesiv

Pyetja 9
Koncepti për veten
Qëndrimet
Tërheqja
Paragjykimet
Stereotipat
Bindja

Pyetja 10
Inteligjenca gjuhësore
Inteligjenca logjike/matematikore
Inteligjenca hapësinore
Inteligjenca kinestetike
Inteligjenca muzikore
Inteligjenca ndërpersonale
Inteligjenca intrapersonale

You might also like