Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 31

Universiteti i Tiranës

Fakulteti i Ekonomisë
Dega : Ekonomiks

Grupi: E301

Punuan: Pranoi:

Dorina Plaku (20) Ahmet Mençellari

Etleva Koka (Gojani) (25)


Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

Tabela e permbajtjes

TABELA E PERMBAJTJES...........................................................................................2
1-HYRJE..................................................................................................................3
2- ECURIA E KREDISË NË VITET 2000-2004................................................................3
2.1- FAKTORËT QË KANË SHKAKTUAR ZGJERIMIN E SHPEJTË TË KREDISË....................5
2.2- KARAKTERISTIKAT E BUMEVE TË KREDITIMIT.....................................................6
2.3-SFIDAT DHE MUNDËSITË E KRIJUARA NGA BOOM-ET E KREDITIMIT.......................7
2.4 PËRGJIGJET E POLITIKAVE DHE EFEKTIVITETI I TYRE.............................................8
3. ECURIA E KREDITIMIT VITET E FUNDIT (2005-2009)...............................................9
3.1-RASTI I MAQEDONISË.........................................................................................9
3.1.1- MBI SEKTORIN BANKAR..................................................................................9
3.1.2- KREDITIMI I INDIVIDËVE...............................................................................10
3.2-RASTI I POLONISË............................................................................................10
3.2.1- STABILITETI I SEKTORIT BANKAR NË POLONI.................................................10
3.2.2- KREDITIMI...................................................................................................11
3.2.3- KREDITË ME PROBLEME................................................................................13
3.3-RASTI I BULLGARISË........................................................................................14
3.4-RASTI I HUNGARISË.........................................................................................15
3.4.1-IMPAKTI I KRIZËS NË NUMRIN DHE SJELLJEN E HUAMARRËSVE PËR KREDITË ME
PROBLEME............................................................................................................15
3.4.2-REAGIMI I BANKAVE HUNGAREZE NDAJ PROBLEMATIKAVE TË KREDITIMIT........16
4-RASTI I SHQIPËRISË............................................................................................18
4.1-ECURIA E KREDITIMIT.......................................................................................18
4.2-RRITJA E SHPEJTË E KREDITIMIT NË VENDIN TONË.............................................20
4.3-STRUKTURA E KREDISË SIPAS AFATIT, VALUTËS, SEKTORËVE DHE RAPORTI
KREDI/DEPOZITA...................................................................................................22
5-KONKLUZIONE....................................................................................................25
6-REFERENCAT......................................................................................................26
ANEKS................................................................................................................27

2
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

1-Hyrje

Industria financiare në të gjithë botën ka kaluar ndryshime dramatike gjatë dekadave të fundit.
Globalizimi dhe liberalizimi i kanë hapur rrugë një proçesi zhvillimi të shpejtë dhe një evolucioni të
vazhdueshëm. Për më tepër, rënia e regjimit komunist në Evropën Qendrore dhe Lindore u ka dhënë
jetë ekonomive të reja e të paprovuara të tregut me sisteme financiare të brishta që kanë qenë nën
reformime të vazhdueshme strukturore. Përvec kësaj, progresi i shpejtë i teknologjisë së
informacionit e ka bërë sektorin financiar një mjedis mjaft dinamik. Nga ana tjetër, rëndësia që po i
japin bankat aktivitetit të kredisë, ka nxitur zhvillimin dhe e ka bërë më dinamik si sistemin bankar
ashtu edhe ekonominë. Rritja e shpejtë e kredisë për sektorin privat ka qenë një fenomen shumë i
përhapur në vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore, deri në vitin 2007. Kjo ka ndodhur si rezultat i
shumë faktorëve duke përfshirë stabilitetin makroekonomik, reformat e ndryshme në sistemin
bankar, privatizimin e sektorit financiar, etj.

Qëllimi i detyrës sonëështë të pasqyrojmë në mënyrë të shkurtër procësin e kreditimit në disa vende
të Evropës qëndrore dhe Lindore, gjatë periudhës kur këto vende përjetuan një bum kreditimi (2000-
2004) dhe gjatë periudhës së krizës financiare botërore të vitit 2008. Si ka qënë kjo ecuri, me cfarë
problemesh është ndeshur sistemi financiar në këto vënde, a i është dhënë zgjidhje atyre? Të gjitha
këto pyetje ne do të përpiqemi t’i japim përgjigje në këtë detyrë. Qëllimi ynëështë që të paraqesim
dhe ecurinë e kreditimit në vëndin tonë, ku do të flitet për të njëjtat periudha kohore.

Në pjesën e parë të detyrës do të paraqesim ecurinë e kredisë në vitet 2000-2004, periudhë ku kemi
pasur bume kreditimi ne vende të Evropës Qëndrore dhe Lindore, duke paraqitur faktorët dhe
karakteristikat e këtyre bumeve. Në pjesën e dytë do të flasim për ecurinë e kredisë gjatë viteve të
fundit, sa janë prekur tregjet e kredive të këtyre vendeve nga kriza financiare. Në pjesën e tretë dhe të
fundit do të pasqyrojmë tregjet e kredisë në vendin tonë.

2- Ecuria e kredisë në vitet 2000-2004

Rritja e shpejtë e kredisë kryesisht në sektorin privat, ka qenë një fenomen shumë i përhapur për
ekonomitë në tranzicion, sidomos në vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore.
Në literaturë identifikohen dy forca të cilat mund të ndikojnë në rritjen e aktivitetit të kredisë: rritja e
ofertës dhe rritja e kërkesës. Burim i ofertës për kredi është sistemi bankar apo institucionet e tjera
financiare jobanka, ndërsa në anën e kërkesës janë individët dhe bizneset.

3
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

Në tabelën e mëposhtme mund të shohim rritjen e normës reale të kredisë në disa prej vendeve të
Evropës Lindore dhe Qendrore. Gjatë viteve 2000-2004 kredia në sektorin privat u rrit mesatarisht
rreth 17 për qind në vit.1
Grafik 1: Norma reale e rritjes së kredisë për sektorin privat, në përqindje
Norma rritjes
kredisë

vitet

Burimi: International Financial Statistics, world Economic Outlook 2

Siç vihet re edhe nga figura e mësipërme, rritjen mesatare më të lartë të normës së kredisë për
sektorin privat e kanë pasur Bullgaria dhe Hungaria.
Kushtet e favorshme ekonomike, të kombinuara me stabilitetin makroekonomik dhe progresin në
reformat e sistemit financiar, kanë çuar në një rivlerësim të të ardhurave, të sektorit privat dhe si
rrjedhojë në një rritje të kredisë për këtë sektor.
Në shumë vende norma reale e rritjes së kredisë pas vitit 2003 ka filluar të ulet. Kjo ka ndodhur për
disa arsye të cilat do të shpjegohen më tej. Rritja e shpejtë e kredisë në këto vende, ka qenë një sfidë
edhe për vendimmarrësit e politikave ekonomike, sepse ata duhet të merrnin parasysh faktin që kjo
rritje mund të shoqërohej me kriza makroekonomike dhe financiare, të krijuara nga mungesa e
qëndrueshmërisë makroekonomike dhe krizat në sektorin bankar. Për këtë arsye, ata duhet të ndiqnin
rrugë të ndryshme për të gjetur mënyra për minimizimin e rrezikut të krizave financiare.
Qëndrueshmëria makroekonomike, rritja e fuqishme, mjedisi i përshtatshëm ekonomik, ristrukturimi
dhe rritja e besimit në sistemin bankar kanë shoqëruar këtë rritje shumë të shpejtë të kredisë.
Po të marrim si shembuj vendet si Bullgaria e Rumania, bumet e kreditimit kanë ndikuar në rritjen e
paqëndrueshmërisë makroekonomike. Kjo paqëndrueshmëri ka patur efektin e saj në sistemin
financiar, për shkak se aftësia paguese e huamarrësve do të përkeqësohej, e shoqëruar me një ulje të
aktivitetit ekonomik, si edhe me lëvizjen e normave të interesit.

1
CH. Enoch (2007), Fq 3
2
Llogaritjetëstafittë FMN-së, Working Paper 05/151(2005) ,fq. 4
4
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

Rreziku i kredisë dhe ndikimi në stabilitetin e sektorit bankar janë çështjet kryesore më shqetësuese.
Me një numër të kufizuar mjetesh monetare politikëbërësit në këto vende kanë shtrënguar rregullat
ose politikat fiskale për të kompesuar rritjen e mprehtë në sektorin privat dhe në investime.

Kreditimi i shpejtë në këto vende është shoqëruar nga:

1.Një mjedis me rritje të fortë të PBB-së ndërmjet 5 dhe 8 % si rezultat i kërkesë të fortë të
brendshme dhe të jashtme për kredi dhe inflacion zbritës. 3
2.Stabiliteti dhe rritja ekonomike e qëndrueshme, së bashku me ristrukturimin e bankave, çuan në një
rritje të kërkesës për kredi, dhe nga ana tjetër bankat filluan t’i rivlerësonin pozitivisht huamarrësit e
tyre. Për sa i përket bilancit të llogarisë korrente, kemi një përkeqësim të tij gjatë këtyre viteve.
3.Pjesa e tregut që zotërohej nga bankat e huaja ishte mjaft e lartë, 60-70 për qind (në Letoni,
Rumani dhe Hungari) e deri në rreth 80-90 për qind (në Bullgari, Kroaci, Estoni dhe Lituani), duke
sjell rritjen e depoziatve në valuteë të huaj( kjo për shkak të kostove të ulta interesave favorizuese)
dhe ekspozim ndaj kurist të këmbimit.4

2.1- Faktorët që kanë shkaktuar zgjerimin e shpejtë të kredisë


Faktorët e përbashkët të cilët kanë shkaktuar bumin e kreditimit në vendet e Evropës Qendrore dhe
Lindore, pavarësisht nga rrethanat e ndryshme institucionale dhe makroekonomike në mënyrë të
përmbledhur mund të paraqiten si më poshtë:5

-Stabiliteti, politikat e matura makroekonomike dhe rritja e fuqishme. Një ambient i qëndrueshëm
ekonomik me rritje të lartë të prodhimit të brendshëm bruto dhe me inflacion të ulët, kanë ndikuar në
krijimin një mjedis të favorshëm për rritjen e kredisë.
-Hyrja e bankave të njohura ndërkombëtare dhe forcimi i kuadrit rregullator e mbikqyrës të bankave
qendrore kanë ndihmuar në rikthimin e besimin të publikut në sektorin bankar, duke çuar në një rritje
të shpejtë të depozitave.
-Përmirësimi i kushteve të biznesit, rritja e hyrjeve kapitale që vinin kryesisht nga bankat me pronësi
të huaj, shtuan presionet për të dhënë kredi.
-Forcimi i bilanceve të bankave dhe privatizimi i bankave shtetërore.
-Kuadri ligjor e mbikqyrës i forcuar nga: zgjerimi i fuqisë rregullatore të bankave qendrore, forcimi i
rregulloreve të mbikqyrjes bankare, rritja e kërkesave minimale për mjaftueshmërinë e kapitalit, rritja
e të drejtave të kreditorëve.

3
IMF working paper05/128,(2005), fq 4
4
IMF working paper 05/151,(2005), fq 12
5
IMF working paper 05/128, (2005), fq 11-14
5
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

-Me treguesit e lartë të mjaftueshmërisë së kapitalit, bankat e reja i kanë kushtuar rëndësi rritjes së
fitimit duke zhvendosur përbërjen e pasurive të tyre drejt huave. Shumë prej pronarëve të bankave të
huaja kanë inkurajuar degët e tyre të ndjekin një politikë agresive në drejtim të zgjerimit të portofolit
të kredisë për të përfituar një pjesë të tregut.
-Aftësia e bankave për të financuar zgjerimin e kredisë është rritur nga hyrjet e kapitalit
nëpërmjetsistemit bankar, nga niveli i lartë i likuiditetit, si edhe nga norma të ulëta të interesit. Kjo
për faktin se hyrja e bankave të reja në treg ka nxitur dukshëm konkurrencën.
-Fuqizimi i kredisë erdhi edhe si rezultat i kërkesës në rritje nga bizneset dhe individët. Kërkesa e
individëve u rrit kryesisht për kreditë për shtëpi, për shkak se bankat filluan të ofronin produkte të
reja me kushte më fleksibël.
-Në literaturë është evidentuar një lidhje e ndërsjelltë empirike midis kredisë dhe çmimeve të
pasurive të paluajtshme. Rritja e çmimeve ndikon në rritjen e kredisë nëpërmjet dy kanaleve:
a)rritjes së vlerës së kolateralit të ofruar për të siguruar kredinë. Pasuria e paluajtshme është një nga
mjetet kryesore të përdorura si kolateral, kështu që ecuria e çmimeve të këtyre aktiveve është një
përcaktues i rëndësishëm i kapacitetit huamarrës;
b)pritjeve pozitive për të ardhmen, pasi pasuritë e paluajtshme janë një pjesë e rëndësishme e
pasurisë së individëve dhe firmave. Ndryshimet në çmimet e aktiveve ndikojnë planet e shpenzimeve
për konsum dhe për investime të konsumatorëve.

2.2- Karakteristikat e bumeve të kreditimit

Bumet e kredisë janë shoqëruar shpesh me bume investimesh të brendshme, rritje të normave të
brendshme të interesit, përkeqësim të llogarisë korrente, ulje të rezervave kombëtare, si edhe ulje të
normës së rritjes së prodhimit potencial.
Karakteristikë e bumeve të kreditimit është zgjerimi i shpejtë i kredisë për individët dhe një rënie e
kredisë për ndërmarrjet shtetërore. Kreditë e individëve kanë qenë kryesisht kredi konsumi dhe
hipotekore, dhe kanë zënë një pjesë të konsiderueshme të totalit të kredive. Kjo ka ardhur si rezultat i
privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore, gjë që i ka krijuar më tepër hapësirë sektorit privat.
Megjithatë, në të gjitha vendet kredia për biznesin zuri pjesën më të madhe.
Për të gjitha këto vende kredia në monedhë të huaj ka pasur një kosto më të ulët se kredia në
monedhën vendase, pra bankat kanë ofruar norma më të larta interesi për kredinë në monedhën
vendase. Tregtia dhe industria kanë zënë pjesën më të madhe të tregut të kredisë. Ka pasur një
zhvendosje nga kredia afatshkurtër në atë afatmesme dhe afatgjatë. Nga viti 2000 në vitin 2004
kredia afatshkurtër në Rumani ka rënë nga 72 për qind në 42 për qind të totalit, kurse në Bullgari nga
6
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

34 për qind në 24 për qind. Kredia afatgjatë pasqyron besim si nga ana e debitorëve dhe nga ana e
kreditorëve. Bankat kanë financuar zgjerimin e kredisë nëpërmjet konsolidimit të depozitave. Rritja e
depozitave ka qënë relativisht e shpejtë, për shkak të besimit të përmirësuar të publikut në sektorin
bankar.6

2.3-Sfidat dhe mundësitë e krijuara nga boom-et e kreditimit


Zhvillimi i sektorit financiar ndikon në zhvillimin ekonomik të një vendi. Si shembull, rritja e
kredisë bankare mund të ndikojë në një normë më të lartë të investimeve dhe të konsumit, dhe si
rrjedhojë, në një rritje të standarteve të jetesës. Por pavarësisht kësaj, ajo çfarë duhet marrë parasysh
është fakti se rritja e huadhënies së shpejtë bankare mund të shoqërohet me rreziqe. Episodet e
boome-ve të kreditimit mund të shoqërohen me tre rreziqe të mëdha për makroekonominë dhe
stabilitetin financiar dhe si të tilla të jenë shkaktarë kryesorë për tu shqetësuar:7(ëorking pap3) Së
pari, një bum krediti mund të rrisi potencialisht rrezikun makroekonomik, duke shkaktuar luhatje
masive në llogarinë korente. Nëse kemi një rritje të pakontrolluar të kredisë, kjo mund të sjellë një
rritje të çmimeve dhe pagave të brendshme, një normë të pandryshuar nominale këmbimi, dhe mund
të zvogëlojë aftësinë konkurruese ndërkombëtare. Së
dyti, ajo mund të përkeqësoj sektorin bankar, për shkak të përkeqësimit të mundshëm të aktiveve
bankare, dmth rreziku i kredisë. Rritja e shpejtë e kredisë mund të shkaktojë “ankth” në sektorin
bankar përmes dy kanaleve: çbalancimeve makroekonomike dhe përkeqësimit të cilësisë së kredisë.
Nëse zgjerimi i shpejtë i kredive bankare çon në defiçite të mëdha të llogarisë korrente dhe është i
shoqëruar me defiçite fiskale dhe presione inflacioniste, një ekonomi bëhet gjithnjë e më e
cënueshme ndaj goditjeve makroekonomike. Rreziku i kredisë mund të shkaktohet edhe nga zgjerimi
i kredive të reja, si edhe nga fakti se shumë oficerë kredie mund të bëjnë gabime në momentin e
vlerësimit. Rreziku i kredisë mund të nënvlerësohet gjatë bumeve të kreditimit sepse vlerësimet janë
të bazuara në zhvillimin ekonomik afatshkurtër duke mos parashikuar se çfarë mund të ndodhë në të
ardhmen. Së treti, në qoftë
se bumet e kreditimit janë financuar kryesisht nga flukset hyrëse të kapitalit të huaj, ato mundt të
gjenerojnë një ekspozim të madh ndaj këmbimit të huaj, dmth rrezikut të monedhës së huaj. Një
ndryshim i papritur i hyrjeve të kapitalit të huaj mund të rrezikojë stabilitetin e regjimit të monedhës
së huaj, duke krijuar shqetësime financiare në
sektorit bankar.

6
IMF working paper 05/128, (2005), fq 14-17
7
D. Erdinç (2009), Fq 5
7
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

2.4 Përgjigjet e politikave dhe efektiviteti i tyre

Por cilat janë mundësitë e politikave për t’ju përgjigjur kësaj rritjeje të shpejtë të kredisë?8 Më
poshtë do japim shkurtimisht disa prej mundësive, të cilat mendohet se kanë qenë efikase në vendet e
Evropës Lindore dhe Qendrore.
1. Masat e politikës makroekonomike
Këto masa kishin të bënin me shtrëngimet fiskale (duke shmangur nxitësit fiskalë të kreditimit),
ngushtimin e normave të interesit, kërkesat për rezervën e detyrueshme, kërkesat për aktivet likuide,
rritjen e kursit fleksibël të këmbimit, si dhe mbajtjen e një politike mikse monetare.
2. Masa të tjera të kujdeshme
Ndryshim në klasifikimin e kredive, rregulla të reja provigjionimi, standarte më të shtrënguara për
kolateralin, rregulla për afatet e maturimit.
3. Masa monitoruese e mbikqyrëse
Rritja e kërkesave për bankat në lidhje me politikat dhe praktikat që ato ndjekin mbi administrimin e
rrezikut dhe kontrollin e brendshëm, mbikqyrja e bankave të cilat kanë qenë agresive në ofrimin e
kredisë, stress-testet periodike, monitorimi periodik, rritja e kordinimit të mbikqyrjes së bankave dhe
institucioneve jo banka.
4. Masat për zhvillimin e tregut
Zhvillimi i instrumentave për administrimin e rrezikut, zhvillimin e tregjeve të letrave me vlerë për të
ulur varësinë nga kreditë bankare dhe për të diversifikuar rreziqet, përmirësimi i kulturës për kredinë
(nëpërmjet përmirësimit të regjistrave të kredive, sistemit ligjor të përforcuar), përmirësimi i
standarteve të kontabilitetit për bankat.
5. Masa administrative
Ritjet e kërkesës për rezervën e detyrueshme bazuar në rritjen e kredisë, kontrolli i rrjedhjeve të
kapitalit, kontrolli i huamarrjes nga jashtë nga bankat dhe/ose klientët e bankave, kërkesa të
ndryshme për rezervën në monedhë të huaj apo vendase, kufizime të importit.
6. Kuptimi më i mirë i rreziqeve
Fuqizimi i aftësisë së bankave për të monitoruar dhe vlerësuar rreziqet, fushatat e ndërgjegjësimit,
takime diskutimesh me bankat për t’i paralajmëruar ato për uljen e zgjerimit të kredisë.
Në Bullgari reagimi kryesor ka qenë shtrëngimi i politikës fiskale nëpërmjet të ardhurave më të larta.
Në Rumani, kombinimi i politikës fiskale dhe masave monetare janë përdorur për të moderuar dhe
kompensuar rritjen e kreditimit. Politika fiskale ka synuar ngushtimin e deficitit qeveritar nga 3.2
për qind e PBB-së në 2001 në 1.1 për qind të PBB-së në 2004. Meqë bumi ndodhi kryesisht për

8
FMN Working Paper 05/151 fq.24
8
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

huadhënien ndaj individëve, Banka Qendrore e Rumanisë ngushtoi përshtatshmërinë e tyre për kredi
duke ulur tavanin e maksimumit të pagesave mujore për tatimin e të ardhurave neto, duke
standartizuar pagesën për huanë hipotekore në 25 përqind, dhe duke shtrënguar kërkesat për garanci
apo kolateral.

3. Ecuria e kreditimit vitet e fundit (2005-2009)

Më poshtë do të paraqesim karakteristikat e portofolit të kredisë në vendet e Evropës Lindore dhe


Qendrore në vitet e fundit, për të kuptuar se si vazhduar proçesi i kreditimit në këto vende dhe për të
parë se si ka ndikuar kriza financiare në këtë drejtim dhe cilat kanë qenë vështirësitë me të cilat është
përballur sektori bankar.

3.1-Rasti i Maqedonisë

3.1.1- Mbi sektorin bankar


Duke pasur si objektiv primar stabilitetin e çmimeve bankat bëjnë përpjekje në shpërndarjen e
burimeve për të ruajtur stabilitetin financiar. Realizimi i këtij objektivi është bërë edhe më i
rëndësishëm pas zhvillimeve të fundit, sidomos pas krizës financiare. Qëllimi kryesor që bankat në
Maqedoni i kanë vënë vetes, është rritja e kontributit të tyre në stabilitetin e sistemit financiar dhe
rritja e kapacitetit për përballimin e krizave në të ardhmen.9
Rrezikut të kredisë i është dhënë një rëndësi shumë e madhe. Transformimi i krizës financiare në një
krizë reale për çdo sektor, ngadalësoi aktivitetin e kreditimit të bankave. Ky ngadalësim filloi në
gjysmën e dytë të 2008, dhe vazhdoi me një ritëm më të shpejtë gjatë vitit 2009. Në fakt, në vitin
2008 pati një ndërprerje të prirjes së përmirësimit të cilësisë së portofolit të kredive të sistemit
bankar, duke treguar shenjat e para në rritje të rrezikut të kredisë. Niveli më i lartë i rrezikut ishte
veçanërisht karakteristikë për portofolin e kredive të individëve, ndërsa shenjat fillestare të
përkeqësimit të cilësisë së portofolit të kredive të korporatave janë regjistruar në gjysmën e dytë të
vitit 2008. Një nga sfidat kryesore për bankat në një afat të shkurtër dhe të mesëm ishte matja reale e
rrezikut të kredisë. Një ndër faktorët që çuan në vlerësimin e tij, është edhe fakti se në fazën e
zgjerimit të ciklit ekonomik, rreziku i kredisë ka prirje të nënçmohet.10
Ekonomia maqedonase nuk ishte nën ndikimin e drejtpërdrejtë të efekteve negative të krizës në
tregjet financiare ndërkombëtare.11
9
Raporti i stabiitetit financiar së Maqedonisë, (Korrik, 2009), fq 2
10
Raporti i stabitetit financiar së Maqedonisë, (Korrik, 2009), fq 6
11
Raporti i stabitetit financiar së Maqedonisë, (Korrik, 2009), fq 9
9
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

3.1.2- Kreditimi i individëve


Rritja e ngadalshme e kredidhënies për individët në fund të vitit 2008 dhe në fillim të vitit 2009 ishte
nën ndikimin e kushteve më të kufizuara të kreditimit nga bankat në vend dhe të kërkesës më të ulët
për kredi nga ana e individëve. Nje përqindje relativisht e lartë e bankave që morën pjesë në anketim
u përgjigjën në favor të rritjes së çmimit të kredive (në lidhje me kreditë e konsumit, madje rreth 90
për qind e bankave u përgjigjën në favor të çmimit më të lartë), forcimit të kritereve për kolateralin,
dhe mbulimit të kredive me kolateral.Bankat vendosën në koston e aktiveve financiare, pritshmëritë
nga aktiviteti i përgjithshëm ekonomik (për kreditë konsumatore ky faktor u përmend për herë të
parë). Bashkë me prirjen e politikave më të shtrënguara të kredisë që përdorën bankat, nga ana tjetër
u regjistrua një kërkesë e ulët për kredi nga ana e inidividëve. Në tre muajt e parë të 2009, mbi 70 për
qind e bankave vlerësohet se ka pasur një rënie të pjesshme në kërkesën për kreditë konsumatore.
Një numër i madh i bankave (mbi 73 për qind) presin që prirja e shtrëngimit të pjesshëm të kushteve
të kreditimit të vazhdojë. Borxhi i familjeve në formën e kredive konsumatore dhe kredive për
automjete përbën rreth 78.3 për qind të borxhit gjithsej për sektorin bankar.Norma vjetore e rritjes së
kredive të banesave për vitin 2008 ishte 45 për qind, që është 18.8 pikë përqindjeje më e ulët në
krahasim me normën e rritjes së shënuar në vitin 2007.12
Një sfidë veçantë për Bankën Qendrore në Maqedoni, si autoriteti për mbikqyrjen bankare, do të jetë
monitorimi i zbatimit të rregullores së re për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat, shumica
e të cilës është bazuar në standardet ndërkombëtare të raportimit financiar.

3.2-Rasti i polonisë

3.2.1- Stabiliteti i sektorit bankar në Poloni


Fitimi i bankave për tre tremujorët e parë të vitit 2009 ra ndjeshëm në krahasim me të njëjtën
periudhë një vit më parë. Zvogëlimi i të ardhurave erdhi si rezultat i rritjes së kredive me probleme,
gjë e cila rriti koston e rrezikut të kredisë. Megjithatë, fitimet e sektorit bankar kanë qenë pozitive,
dhe sektori bankar kishte një kthim dyshifror mbi kapitalin (RoE). Pasiguria e vazhdueshme në
lidhje me cilësinë e portofolit të kredisë, i çoi bankat drejt shtrëngimit të politikave e tyre të
kreditimit. Ky shtrëngim ndikoi në uljen e të gjitha llojeve të kredive, e si rrjedhojë u ul kapaciteti i
bankave për të rritur të ardhurat e tyre. Pasiguria mbi situatën ekonomike pati një ndikim në tkurrjen
e kërkesës dhe ofertës për kredi. Si rrjedhim, një rritje e ulët e nivelit të kreditimit pritet që të
vazhdojë. Likuiditeti i sektorit bankar në vitin2009 u përmirësua në krahasim me atë të vitit 2008.
Financimi i bankave ishte pozitiv duke u influencuar nga depozitat e reja në rritje të individëve, si

12
Raporti i stabitetit financiar së Maqedonisë, (Korrik, 2009), fq 30-31
10
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

edhe nga tkurrja e rritjes së kreditimit, gjë që kontribuoi në ngushtimin e hendekut të financimit.
Ruajtja e nivelit të fitimeve nga viti 2008 nga shumica e bankave tregtare e lejuan sektorin bankar të
përmirësojë nivelin e mjaftueshmërisë së kapitalit.Analizat e paraqitura në Raportin e Stabilitetit të
dhjetorit 2009 për Poloninë tregojnë se sektori bankar në tërësi do të jetë në gjendje të përthithë
efektet e ngadalësimit ekonomik pa rrezikuar veprimtarinë e tij. Megjithatë, për shkak të
ngadalësimit të rritjes ekonomike, përkeqësimi i mëtejshëm i cilësisë së portofolit të kredisë, në
veçanti i kredive për ekonomitë familjare, mund të pritet që të vazhdojë.13

3.2.2- Kreditimi
Norma e rritjes së të gjitha llojeve të kredive në vitin 2009 ishte më e ulët se në vitin 2008.
Anketimet e bëra nga Banka Qendore e Polonisë tregojnë se shtrëngimi i politikave të kreditimit nga
bankat pati një ndikim të fortë në rënien e normës së rritjes së tepricës së kredisë, si edhe në uljen e
kërkesës për kredi. Norma e rritjes së të gjitha llojeve të kredive për sektorin jo-financiar ka qënë në
rënie që nga fundi i vitit 2008. Në muajin mars të vitit 2009, këto prirje janë përshpejtuar dhe
aktualisht norma e rritjes së kredive për sektorin jo-financiar është e përafërt me normën e rritjes në
fund të vitit 2005. Grafiku nr.3 paraqet shkallën e rritjes së kreditimit për korporatat, individët dhe
sektorin jo-financiar (2005-2009). Norma vjetore e rritjes së kredisë për individët vijoi të jetë
dyshifrore (në shtator të vitit 2009 ajo arriti në rreth 18 për qind), por duke përjashtuar ndikimin e
ndryshimit të kursit të këmbimit ajo shënonte një nivel prej rreth 9 për qind.14
Grafik 2: Shkalla e rritjes së kreditimit, në përqindje

Burimi:Banka Qendrore e Polonisë

13
Raporti i stabilitetit financiar i Polonisë, (Djetor, 2009), fq 27
14
Raporti i stabilitetit financiar i Polonisë, (Dhjetor, 2009), fq 27-28
11
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

Tkurrja më e madhe ishte e dukshme në kreditë për korporatat - gjatė tremujorit të dytë dhe të tretë të
vitit 2009 (grafiku nr.4). Siç vërejmë edhe nga grafiku i mëposhtëm, ka pasur një ulje të
konsiderueshme të kredive për korporatat gjatë tremujorit të dytë të vitit 2009.15

Grafik 3: Ndryshimet në vlerën e kredive për korporatat, në përqindje

Burimi: Banka Qendrore e Polonisë

Shumica e bankave ndërpreu ofrimin e kredive në valutë të huaj për kreditë për shtëpi në fund të
vitit 2008. Siç vihet re edhe në grafikun e mëposhtëm, pjesa e kredive në monedhën vendase
mbizotëroi në përbërjen e kredive të reja (rreth 91 për qind në shtator të vitit 2009 dhe rreth 90 për
qind në rastin e kredive për shtëpi).16
Grafik 4: Kreditë në monedhën vendase dhe të huaja ndaj tepricës së kredive, në përqindje

Burimi: Banka Qëndrore e Polonisë


15
Raporti i stabilitetit financiar i Polonisë, (Dhjetor, 2009), fq 28
16
Raporti i stabilitetit financiar i Polonisë, (Dhjetor, 2009), fq 29
12
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

Tkurrja në kreditim mbështetej nga shtrëngimi i politikave të kredidhënies nga bankat. Pasi bankat
kishin shtrënguan kushtet dhe standardet, në tremujorin e katërt të 2008 ata vazhduan shtrëngimin e
mëtejshëm të politikat e tyre të kreditimit, por në një shkallë më të vogël. Arsyet pse bankat forcuan
këto politika, ishin rreziku në lidhje me situatat e paparashikuara ekonomike, si edhe rritja e pjesës
së kredive me probleme në portofolin e kredisë.
Gjatë vitit 2009, kërkesat për miratimin e kredive kanë qenë në nivele të ulëta, në rreth 70 për qind
në vitin 2009 pas një rënie nga niveli maksimal i rreth 90 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2008.
Sipas Bankës Qendrore të Polonisë, kërkesa për kredi është stabilizuar, dhe kjo dukej në rritjen e
përqindjes së ndërmarjeve të cilat kërkonin kredi, kryesisht në fund të vitit 2009. Në sektorin e
korporatave, rritja e kërkesës për kredi erdhi si rezultat i investimeve të reja, i nevojave për likuiditet
në aktivitetet aktuale, dhe i ristrukturimit të kompanive. Për individët, stabilizimi i kërkesës për kredi
lidhej me rënien e çmimeve të pronave të patundshme. Rritja e kërkesës për kredi pritet kryesisht për
kreditë afatshkurtra që marrin ndërmarrjet dhe kreditë për strehim.

3.2.3- Kreditë me probleme


Gjatë vitit 2009 shkalla e rrezikut që vinte nga kreditë të cilat ishin akumuluar nga bankat në kohën e
rritjes ekonomike, ishte duke u rritur. Vlera e kredive me probleme për individët dhe bizneset ka
pësuar ndryshime. Në fund të vitit 2008 u vu re një rritje e madhe e kredive me probleme për
bizneset, të cilat kanë pasur një vlerë më të madhe në krahasim me ato për individët. Kurse më pas
ky raport ka pësuar ndryshime dhe në fund të vitit 2009 kreditë me probleme për individët ishin më
të larta në krahasim me ato të bizneseve.
Ndryshimet në vlerën e kredive me probleme variojnë sipas sektorëve të industrisë dhe gjithashtu
varen edhe nga madhësia e korporatave. Rritja më e madhe e kredive me probleme u shënua në
sektorin e prodhimit, sektor në të cilin vlera e tyre u rrit ndjeshëm. Siç shihet edhe nga tabela e
mëposhtme norma e këtyre kredive është e lartë edhe në grupin e pasurive të paluajtshme. Për më tej,
ka patur përmirësime të pritshmërive të këtyre kredive që nga tremujori i fundit i vitit 2009 e në
vazhdim.
Tabela 1: Kreditë me probleme sipas sektorëve të ekonomisë ndaj tepricës së kredive , në
përqindje

Totali i kredive Kreditë me probleme


Prodhimi 30.5 41.5
Ndërtim 10.6 10.9

13
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

Pasuritë e paluajtshme 23.1 18.5

Burimi: Banka Qendrore e Polonisë


Politikat e shtrëngimit priten të vazhdojnë kryesisht për kreditë konsumatore.Ngadalësimi i nivelit të
rritjes ekonomike krahasuar me vitet e mëparshme pritet të kontribuojë në një rritje të ulët të kredive
edhe në vitin 2010. Edhe pse për bankat para periudhës së rënies ekonomike norma e rritjes së
kredisë ishte e lartë, rreziku i kredisë dhe ai i likuiditetit, për bankat kanë qenë të pranishëm.
Pasiguria në lidhje me situatën e ardhshme ekonomike do të krijojë vështirësi për bankat në
vlerësimin e rrezikut të kredive ekzistuese apo kredive të reja, gjë e cila mund të reduktojë prirjen e
bankave për të dhënë kredi. Nga ana tjetër, një përshpejtim i vogël në rritjen ekonomike, e cila ka
qenë në përputhje me parashikimet e fundit, do të pasohet nga një rritje e kërkesës për kredi. Sjellja e
bankave që operojnë në Poloni në lidhje me kreditë do të influencohet gjithashtu nga kushtet e
bankave mëmë. Çdo ulje ose shtim kapitali nga bankat mëmë në të ardhmen, mund të kenë një
ndikim në prirjen e tyre për pakësimin apo rritjen e fondeve në bijat e tyre polake ose në mbajtjen e
tyre në nivelin e tanishëm. Sipas parashikimeve, rënia e normës së rritjes së kredisë do të vazhdojë të
bjerë deri në mesin e vitit 2010. Rritja e ardhshme e kreditimit do të varet në një masë të madhe nga
vendimet e bankave në lidhje me standardet dhe kushtet e dhënies së kredive.17

3.3-Rasti i Bullgarisë
Kriza financiare natyrshëm ka pasur ndikim edhe në Bullgari. Treguesit kryesorë ekonomikë
paraqesin situatën financiare për ekonominë bullgare. Në qershor të vitit 2008, rritja e çmimeve të
ushqimeve dhe çmimeve të naftës rezultoi me një rritje të inflacionit, e cila arriti kulmin në 14.7 për
qind.18 Siç e kemi shpjeguar edhe më sipër, bumi i kreditimit në periudhën 2000-2004 është
shoqëruar me një ulje të normës së inflacionit. Rritja e mëtejshme e normës së inflacionit ka ndikuar
në tkurrjen e kredisë. Ekonomia u shoqërua nga një ulje e hyrjeve të kapitalit, si edhe nga një rënie e
bumit të kreditimit. Sistemi bankar bullgar përbëhet kryesisht nga banka me pronësi të huaj (82% e
sektorit bankar janë pronësi e huaj). Rënia në fondet e huaja ka çuar në një reduktim të mprehtë të
rritjes së kredisë.19 Normat e interesit për depozitat me afat u rritën nga 5.9 për qind në gusht të vitit
2008 në 8 për qind në dhjetor. Bankat u bënë shumë të kujdesshme në dhënien e kredisë, ku rritja e
kredisë për sektorin joqeveritar u ul në 1.2 për qind në dhjetor të 2008 nga 66.6 për qind një vit më
parë.20 Si pasojë e euroizimit te aktiveve dhe detyrimeve, bankat ishin të ekspozuara edhe nga rreziku
i kursit të këmbimit, për kreditë në monedhë të huaj. Banka Qendrore e Bullgarisë ka ndërmarrë disa
hapa për të parandaluar krizën, për të ndihmuar në rritjen e besimit të depozituesve. Rritja e kredisë
17
Rapori i stabilitetit financiar i Polonisë, (Dhjetor, 2009), fq 34
18
IMF Country Report No. 09/96(2009), fq9
19
IMF Country Report No. 09/96 (2009)fq 21
20
IMF Country Report No. 09/96 (2009),fq 23
14
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

për sektorin privat ishte shumë e ulët në janar të vitit 2008. Norma e rritjes së kredisë për sektorin
privat u ul nga 61.1 për qind që ishte në janar të vitit 2008 në 31.1 për qind në muaji dhjetor të këtij
viti, pra duke u përgjysmuar.21 Tabela e mëposhtme na tregon më qartë se si paraqitet kredia sipas
sektorëve kryesorë në Bullgari. Kredia për korporatat jofinanciare ka pasur një rritje shumë të
dukshme nga viti 2006 në vitin 2007, kurse në vitin 2008 është përgjysmuar. Ndërkohë që në nëntor
të vitit 2009 norma e rritjes së kredisë për këtë sektor është ulur në 2 për qind. Të gjithë sektorët e
tjerë kanë pasur të njëjtën ecuri, duke përjashtuar korporatat financiare, në të cilat ulja e normës së
kredisë nga viti 2008 në vitin 2009 ka qenë më pak e ndjeshme se në sektorët e tjerë.
Tabela 2: Kredia sipas sektorëve, në përqindje
200 200 200
Vitet 6 7 8 Nëntor 2009
1.Korporatat jo financiare 19.4 71.5 33.1 2
2.Korporatat Financiare 58.7 64.1 73.8 41
3.Individët 30.6 52.2 31.4 6.6
Overdraftet 54.8 60.2 51 4
Kredi për blerje shtëpiake 73.8 64 38 9.2
Kredi për konsum 6.3 46.3 25.1 7.5
Kredi të tjera 20 24 5.9 -11.8
Kreditë (në total 1+2+3) 24 63.7 32.9 4.2

3.4-Rasti i Hungarisë
Gjatë viteve të fundit rritja e kredisë ndaj individëve ka dobësuar sistemin financiar në Hungari.
Rreziku më i madh qëndron në marrjen e kredive në monedhë të huaj. Gjatë vitit 2009 sektori bankar
në Hungari iu përshtat me shpejtësi mjedisit financiar dhe makroekonomik duke ulur kreditimin dhe
duke forcuar mbledhjen e depozitave. Si rezultat, pati një rënie të raportit kredi-depozita. Edhe pse
Hungaria gjatë vitit 2009, ka bërë përpjekje për t’ju përshtatur mjedisit ekonomik, rreziku i kredisë
ka qënë i lartë. Si përgjigje ndaj mjedisit në recesion, kompanitë dhe ekonomitë familjare kanë qenë
të kufizuara në kërkesat e tyre në lidhje me kreditë dhe gjithashtu bankat kanë qenë të shtrënguara
në kushtet e kreditimit. Si rezultat i krizës financiare, Hungaria u përball me një disekuilibër të
jashtëm, gjë të cilën e tregon edhe fakti se raporti kredi depozita ishte më i ulët se mesatarja rajonale.

3.4.1-Impakti i krizës në numrin dhe sjelljen e huamarrësve për kreditë me probleme


Treguesi më i përdorur dhe më i besueshëm në vlerësimin e cilësisë së portofolit të kredisë është
raporti midis kredive me probleme ndaj tepricës së kredisë. Numri i huamarrësve me kredi me
probleme u rrit në tremujorin e parë të vitit 2009. Rënia e të ardhurave reale për individët dhe rritja e

21
IMF Country Report No. 09/96 (2009), fq 64
15
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

papunësisë janë faktorët kryesorë në paaftësinë paguese për shlyerjen e kredive. Siç shohim edhe në
grafikun në të cilin tregohet raporti që zënë kreditë me probleme ndaj tepricës së kredive, për
individët dhe kompanitë jo-financiare, ky raport është rritur ndjeshëm në dhjetor të vitit 2009. Rritje
më të madhe kanë pasur kreditë me probleme për kompanitë jo-financiare. Raporti i kredive me
probleme ndaj tepricës së kredive shpreh përqindjen e kredive me probleme të cilat nuk parashikohen
për t’u kthyer dhe kjo i referohet kostos së rrezikut.

Grafik 5: Kredi me probleme ndaj tepricës së kredisë, në përqindje


Burimi: Banka Qendrore e
Hungarisë

Në rastin e kredive në
monedhë të huaj përkeqësimi
i portofolit të kredisë i
atribuohet zhvlerësimit të
kursit të këmbimit, normave
në rritje të interesit për
kredinë në monedhë të huaj, si edhe goditjeve negative të të ardhurave. Përkeqësimi i portofolit është
rezultat i rënies ekonomike. Në vitin 2009 aftësia për të shlyer kredinë ka qenë problematike dhe si
rezultat janë rritur shumë mundësitë për falimentimin e kompanive. Ky faktor ka ndikuar natyrshëm
në një rritje të papunësisë për sektorin e familjeve.
Rritja e numrit të klientëve me probleme i pozicionoi bankat në dy lloje sfidash për mbledhjen e
kredive:
a)Së pari, bankat duhet të përballeshin me rritjen e vazhdueshme të klientëve me probleme.
b) Së dyti, karakteristikat e klientëve me kredi me probleme ndryshuan (për shembull, për shkak të
mospagesave në rritje si rezultat i rritjes së papunësisë, aftësia paguese tregoi rënie). Si pasojë,
teknikat e aplikuara më parë për administrimin e borxhit u bënë më pak efektive.

3.4.2-Reagimi i bankave hungareze ndaj problematikave të kreditimit


Si rezultat i rritjes së numrit të klientëve me kredi me probleme, bankat filluan të reagonin në forma
të ndryshme si më poshtë: 22
a) përforcimi i departamenteve të administrimit të kredive->Në institucionet e kredisë numri i
personelit që merrej me administrimin e kredive u rrit me 5 deri në 15 për qind krahasuar me fundin
e vitit 2008.

22
Raporti i Stabilitetit Financiar i Hungarisë (2009), fq 48-50
16
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

b) forcimi i kritereve për proçesin e shlyerjes së kredive->Bankat filluan që të arrinin debitorët


nëpërmjet kanaleve të ndryshme. Dërgimi i mesazheve u bë një praktikë rutinë, vizitat personale u
bënë më të shpeshta dhe disa banka filluan të aplikonin mesazhet kujtesë para ditës së pagesës.
c) klasifikimi i klientëve në bazë të sjelljes së mëparshme me kreditë e papaguara, duke i klasifikuar
sipas shkallës së rrezikut
d) ristrukturimi i kredive->U ndoq edhe një politikë në lidhje me debitorët, sipas të cilës debitori
mund të arrinte një marrëveshje të përkohshme me bankën për zgjerimin e maturimit të kredisë, jo
më shumë se 1 deri në 2 vjet.
e)kushte të shtrënguara për dhënien e kredisë->Për të zvogëluar rrezikun e kredisë bankat vendosën
kushte mjaft të shtrënguara për dhënien e kredisë. Pra, për të parandaluar rrezikun, normat e intresit
për kreditë u rritën. Kushtet e kredisë për korporatat dhe familjet vazhdojnë të jenë të shtrënguara.
Pavarësisht problemeve të shumta, nuk mund të themi se efikasiteti i administrimit të kredive u
përkeqësua. Ajo çfarë është për t’u theksuar është se kriza solli papunësi. Kjo u shoqërua me
paaftësinë paguese klientëve dhe për këtë arsye edhe pse bankat mund të përdorin teknikat më të
sofistikuara për të administruar rreziqet, ato nuk mund t’i ndihmojnë këta klientë.
Ndryshimi i politikave që ndoqën institucionet e kredisë për administrimin e situatës solli një situatë
edhe më të pafavorshme. Në përputhje me prirjen globale, gatishmëria e bankave hungareze ra gjatë
vitit 2009 dhe kushtet e huadhënies për sektorin privat u forcuan. Ritmet i shtrëngimit e kanë
ngadalësuar ndjeshëm dhënien e kredive dhe bankat janë më pak të gatshme për të ndryshuar kushtet
e reja që kanë vendosur.
Grafik 6: Efekti i shtrëngimit të kushteve të kredisë në rritjen e PBB-së.

Burimi: Banka Qendrore e Hungarisë

Siç shihet edhe nga grafiku, ulja e aktivitetit kreditues e ka ulur rritjen e PBB-së mesatarisht me 3 për
qind.Përkeqësimi i kushteve u duk qartë në forcimin e kërkesave për kolateralin, si edhe në
reduktimin e maturiteteve maksimale për korporatat. Kreditimi për sektorin privat është ngadalësuar

17
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

dhe nuk mendohet se do ketë ndryshime thelbësore deri në fund të vitit 2010 ose në fillim të vitit
2011.

4-Rasti i Shqipërisë
Siç analizuam më sipër tregjet e kredisë, karakteristikat e portofolit, si edhe problematikat e
kreditimit në Evropën Qendrore dhe Lindore, në të njëjtën mënyrë në vazhdim do të pasqyrojmë një
analizë të përgjithshme të tërësisë së këtyre elementëve, në tregun e kredisë në vendin tonë.

4.1-Ecuria e kreditimit
Në sistemin financiar shqiptar, sistemi bankar zë pjesën kryesore. Në fund të vitit 2009, në totalin e
aktiveve të sistemit, 94.7 për qind e tij i përket sistemit bankar. Si rrjedhim, mund të themi që sistemi
bankar është përfaqësues i sistemit tonë financiar, duke luajtur rolin e tij mjaft të rëndësishëm në
rritjen ekonomike.23Në vitet e para të krijimit të sistemit tonë bankar në dynivelor, konkurrenca midis
bankave ka qenë pothuajse zero për shkak të kapitalit përbërës tërësisht shtetëror. Mungesa e
ekzistencës së kësaj konkurrence u pasqyrua në shumë sektorë të ekonomisë dhe pa dyshim dha
ndikimin e saj në kreditimin e ekonomisë. Deri në vitin 1997 rreth 80 për qind e totalit të kreditimit
në vend mbulohej nga bankat me kapital shtetëror. Megjithatë, pas këtyre viteve me ndalimin e
proçesit të kredidhënies nga bankat shtetërore, u krijua mundësia që bankat e tjera, kryesisht ato
private dhe me kapital të përbashkët, të zgjerojnë aktivitetin e tyre të kredidhënies.

Grupi i bankave shtetërore deri në vitin 1999 mbulonte gjysmën e tregut kredidhënës. Pas vitit 1997
kreditimi pësoi një rënie, ndërkohë që tregu u mbulua kryesisht nga bankat me kapital të përbashkët
dhe nga bankat private, të cilat në këtë periudhë patën një rritje, por jo deri në atë masë sa të mund të
përballonin nevojat e ekonomisë për kredi dhe të mund të ruanin nivelin e rritjes së kredisë me të
njëjtin ritëm me rritjen e PBB-së.

Ndërkohë, situata filloi të shfaqë ndryshime, veçanërisht të dukshme pas vitit 2004, duke shënuar një
rritje të aktivitetit kreditues të bankave me ritëm të shpejtë. Tregu i huadhënies bankare vit pas viti
është shoqëruar nga përmirësime të vazhdueshme, si në drejtim të rritjes së aktivitetit kreditues të
bankave, ashtu edhe të përsosjes së marrëdhënieve bankë-klient. Për të dhënë një ide më të qartë për
kreditimin e ekonomisë ndër vite të dhënat janë paraqitur në grafikun e mëposhtëm:

Grafik 7: Totali i kredive ndaj vleres se PBB-se ne %

23
Raporti i Stabilitetit Financiar i Shqipërisë (2009), fq 13
18
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

Burimi:Raporti Vjetor i
Mbikqyrjes 2009, fq 39

Grafiku tregon se si ka evoluar kredia për ekonominë ndër vite, duke filluar nga viti 2001 deri në
vitin 2009. Kredia për ekonominë përfshin të gjitha pretendimet e bankave ndaj sektorit publik,
ndërmarrjeve private dhe individëve. Të dhënat janë të shprehura në përqindje për totalin e kredisë
në monedhë vendase dhe të huaj. Në bazë të këtyre të dhënave, vërejmë mjaft qartë që totali i kredisë
ndaj PBB-së ka ardhur në rritje nga viti në vit. Prej vitit 2001 deri më 2004 kemi patur një rritje të
kreë me norma relativisht të ulëta, gjë që nuk është e njëjtë me vendet e tjera të Evropës Qëndrore
dhe Lindorë që në këtë periudhë kohe patën një bum kreditimi. Vitet në vijim shënojnë rritje të
konsiderueshme të saj. Në vitin 2005 totali i kredisë/PBB-së u rrit në 15.7 për qind, në krahasim me
9.3 % që ishte në 2004, gjë që shënon edhe rritjen më të madhe për këto vite. Ritmet kanë qenë
mjaft të kënaqshme edhe për dy vitet në vazhdim, në vitin 2006 ky tregues ishte në nivelin e 22.4 për
qind e më pas, në vitin 2007 kreditimi u rrit në 30.2 për qind. Pët të parë se si ka ecur kreditimi në
vend për dy vitet ne vazhdim (2008 krahasuar me 2009) janë marr këta tregues:24

-Treguesi “kredi me probleme bruto/portofoli i kredive bruto” u përkeqësua në nivelin 10.48% nga
6.64%;
-Aktivet u rritën me rreth 6.3% ndaj 12%; portofoli i kredive u rrit me 13.2% ndaj 35.7%, ndërsa
depozitat u rritën në nivelin e 7.9% ndaj 2.4% një vit më parë, si rrjedhojë e rënies së ndjeshme në
tremujorin e katërt;
-Portofoli i mbrojtur ndaj ndryshimeve në kursin e këmbimit (hedged) i kredive në valutë kundrejt
portofolit të pambrojtur ndaj kursit të këmbimit (unhedged) vijon të jetë cilësisht më i dobët, në
kushtet kur raporti i kredive me probleme ndaj totalit të kredive për çdo portofol llogaritet 11.9%
ndaj 9.6%, kundrejt 7.1% dhe 5.7% një vit më parë;

24
Raporti Vjetor i Mbikqyrjes 2009, fq 33-34
19
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

-Portofoli i kredive në lekë, ndryshe nga një vit më parë, duket të ketë patur një ecuri më të mirë nga
portofoli i kredive në valutë, ku cilësia e portofolit të kredive në lekë përllogaritet 10.1% kundrejt
7.5% një vit më parë, kundrejt 10.6% dhe 6.3% për valutën;
-Në fund të dhjetorit 2009 rezulton që pjesa dërrmuese e portofolit të kredive, rreth 80%, ka qenë e
siguruar me kolateral, kundrejt 20% të pasiguruar. Analiza e portofolit të kredive bazuar në llojin e
kolaterali nxjerr në pah faktin se pjesa më e madhe e kredive të pamaturuara të sistemit, rreth 64%
është e kolateralizuar nga pasuri të paluajtshme;
-Aftësitë e sistemit bankar për të mbuluar me kapital humbjet e mundshme nga kreditë, e vlerësuar
nga një rritje e madhe e raportit “kredi me probleme neto/kapital rregullator”, u përkeqësua nga
21.7% në 28.2%;
-Mjaftueshmëria e kapitalit paraqitet jo e luhatshme, apo në nivelin 16.2% kundrejt 17.2% një vit më
parë dhe larg nivelit minimal të kërkuar.

4.2-Rritja e shpejtë e kreditimit në vendin tonë


Rritje e kreditimit në Shqipëri përgjatë këtyre viteve (2001-2008) ka ardhur si pasojë e një rritje si
në kahun e ofertës, ashtu edhe në atë të kërkesës.

Në kahun e ofertës, gjatë këtyre viteve institucionet financiare kanë ndjekur politika nxitëse me
synim zgjerimin e kreditimit, duke shfrytëzuar kështu hapësirat dhe nevojat për kreditim në
ekonominë vendase. Kjo është arritur nëpërmjet normave joshëse të interesit, standarteve të zbutura
të kredisë, lehtësim të proçedurave dhe një marketing jo të pakët të bankave, mjaft agresive për të
rritur portofolin e kredisë dhe pjesën e tyre të tregut në këtë drejtim. Kjo dukuri është vënë re
sidomos pas privatizimit të bankës më të madhe në sistem, e cila më parë nuk mund të ofronte kredi
ndaj sektorit privat dhe individëve.

Në kahun e kërkesës, rritja e qëndrueshme ekonomike, e prodhimit dhe e të ardhurave u bënë një
nxitje e madhe në rritjen e kërkesës për kredi nga ana e individëve dhe firmave. Kështu, gjatë këtyre
viteve kërkesa ka qenë më e lartë dhe më prirje rritëse, me synim përmbushjen e nevojave
afatshkurtra për likuiditet, si edhe të projekteve afatgjata.

Pra, rritja paralele e ofertës dhe kërkesës kanë çuar në një rritje të kreditimit të ekonomisë gjatë
këtyre viteve.

Më poshtë le të shohim një sërë faktorësh të cilët kanë ndikuar në këtë rritje të kreditimit në Shqipëri.

20
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

Një prej këtyre faktorëve me ndikim në kreditimin e ekonomisë është qëndrueshmëria


makroekonomike. Ritmet e kënaqshme të rritjes reale të Prodhimit të Brendshëm Bruto në një nivel
prej rreth 6 për qind, si edhe të një inflacioni të qëndrueshëm në nivele të ulëta prej mesatarisht rreth
3 për qind, sipas objektivit kryesor të Bankës së Shqipërisë, kanë ndikuar në krijimin e një mjedisi të
favorshëm për rritjen e kreditimit. Kjo rritje ka patur një ndikim edhe në pritshmëritë për të ardhmen,
sepse nëse individët presin që të ardhurat e tyre të vazhdojnë të rriten në të ardhmen me ritme të
ngjashme, atëherë ata nxiten të marrin hua në periudhën aktuale. Ndikim pozitiv në këtë aspekt ka
patur edhe norma në rënie e papunësisë në vend, si edhe rritja e të ardhurave për frymë, rrjedhimisht
prej rritjes së Produktit të Brendshëm Bruto.

Tabela 3: Disa tregues makroekonomikë ndër vite

2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008


Norma e 16.8 16.4 15.8 15 14.4 14.1 13.8 13.5 -
papunësis
ë
PBB për 1,189.1 1,322.6 1,436.8 1,830.8 2,336.0 2,596.6 2,854.2 3,393.9 4,073.1
frymë në 0 0 0 0 0 0 0 0 0
usd
Rritja e 16.85 20.22 38.33 31.13 38.06 74.27 56.81 50.39 35.13
kredisë
(%)
Kredi/PBB 4.44 4.79 6.3 7.30 9.32 15.7 22.4 30.2 36.5
(%)
Ndryshimi 4.21 3.53 1.68 3.30 2.20 2.04 2.51 3.06 2.16
vjetor i
IÇK (%)
Burimi: Banka e Shqipërisë dhe INSTAT
Niveli i kreditimit të ekonomisë ka shënuar nivele të ulëta, veçanërisht deri në vitin 2005. Kjo mund
të shihet nga ecuria e raportit të kredisë ndaj Produktit të Brendshëm Bruto ndër vite. Kufizimet e
vendosura nga Banka Qendrore mbi aktivitetin kreditues, politika e shtrënguara të ndjekura nga
bankat private dhe zhvillimi ekonomik kanë ndikuar në këtë raport. Ndryshimi i këtyre elementëve
ka sjellë përmirësimin gradual të këtij raporti, veçanërisht pas vitit 2004.

Një faktor tjetër është edhe prezenca e bankave të huaja në vend. Në sistemin tonë prej 16
bankash, 14 prej tyre përbëhen prej një kapitali tërësisht të huaj. Bankat e huaja kanë sjellë
përmirësime të shpejta në shumë fusha të veprimtarisë bankare. Ekspertiza e tyre në marketing, në
teknologjinë e informacionit dhe në manaxhimin e riskut është e dukshme. Bankat e huaja kanë qenë
gjithashtu mjaft aktive në prezantimin e produkteve dhe të shërbimeve të reja, duke nxitur mjaft
konkurrencën në treg. Ndërkohë, ato kanë sjellë kapital të ri dhe linja kredie nga bankat e tyre mëma
në ato bija në Shqipëri. Privatizimi i bankave shtetërore ka patur një rol mjaft të rëndësishëm

21
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

gjithashtu, duke ndikuar ndjeshëm në rritjen e tepricës së kredisë, veçanërisht pas privatizimit të
bankës më të madhe në vend në vitin 2004. Gjithashtu, nuk mund të lemë pa përmendur edhe një
faktor tjetër në zgjerimin e kreditimit në vendit tonë gjatë viteve të fundit, por kuptueshëm para
fillimit të krizës financiare botërore. Është vënë re një lidhje e drejtpërdrejtë midis nivelit të
kreditimit dhe çmimeve të pasurive të patundshme. Rritja e këtyre çmimeve në mënyrë të
vazhdueshme, jo vetëm që ka ndikuar në rritjen e kërkesës për kredi, por edhe pritshmëritë për rritjen
e këtyre çmimeve në të ardhmen, kanë ndikuar në nivelin e kësaj kërkese. Rritja e këtyre çmimeve
nga njëra anë rrit vlerën e kolateralit të vendosur pranë bankave në rastin e kërkesës për kredi dhe
gjithashtu ndikon në planifikimin e nivelit të konsumit dhe të investimit nga ana e individëve.

Nëse do të shikojmë gjithashtu strukturën e bilancit të bankave, do të vërejmë që kredia fillimisht


nuk ka zënë një pjesë të konsiderueshme në aktivet e bankave dhe gjithashtu normat e larta të
mjaftueshmërisë së kapitalit tregojnë që rreziku i marrë përsipër nga sistemi bankar ka qëndruar në
nivele të moderuara për një periudhë të gjatë kohore.

Tabela 4: Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit dhe kredia ndaj totatit të aktiveve


1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009

Raporti i 8.2 42 35.3 31.6 28.5 21.6 18.6 18.1 17.1 17.2 16.2
mjaftueshmërisë
së kapitalit (%)

Kredia 10.7 6.1 8.6 11.4 13.5 16.4 25.6 31.5 39.1 47.2 50.3
bruto/aktive

Burimi: Banka e Shqipërisë

Këta tregues dëshmojnë për hapësirën e mundshme kredituese, e cila tregoi një hov në vitet 2006-
2008, duke ndryshuar dukshëm raportin e kredisë me totalin e aktiveve. Sidoqoftë, raporti i
mjaftueshmërisë së kapitalit, mbetet në nivele majft të kënaqshme edhe gjatë viteve të fundit,
pavarësisht ndryshimeve në nivelin e kreditimit.

4.3-Struktura e kredisë sipas afatit, valutës, sektorëve dhe raporti kredi/depozita


Struktura e kredisë sipas afatit vijon të dallojë peshën më të madhe tëkredisë afatgjatë ndjekur nga
ajo afatshkurtër.25
Tabela 5: Struktura e tepricës së kredisë sipas afatit, në përqindje.
Afati i Djetor 2006 Dhjetor 2007 Dhjetor 2009 Qershor Dhjetor
maturimit 2009 2009

Afatshkurtër 30.8 31.3 33.4 33.9 33.4

25
Raporti Vjetor i Mbikqyrjes (2009), fq 43-45,51-52
22
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

Afatmesme 30.8 25.1 20 19.3 19.8

Afatgjatë 38.4 43.6 46.6 46.8 46.8


Burimi:Banka e Shqipërisë
Bazuar në afatet e maturimit, me kalimin e viteve vihet re një kalim nga kredia afatshkurtër në atë
afatgjatë. Në këtë rast, ky ndryshim vjen i bazuar në ciklin ekonomik. Fillimisht, kredia afatshkurtër
ka patur një kërkesë më të lartë, me qëllim plotësimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet. Duke
ditur që fondet e disponueshme për kreditim sigurohen nga depozitat e klientëve të bankave, ky
kreditim afatshkurtër ka ndihmuar në mbajtjen e një hendeku maturimi sa më të ulët midis
depozitave dhe kredive. Ndërkohë që me kalimin e viteve dhe konsolidimin e sektorit privat, kërkesa
për kredi afatgjatë është rritur, bazuar edhe në një prirje pozitive për investime më tepër se nevojat
për mjete qarkulluese të bizneseve, duke kontribuar kështu më mirë në rritjen e ekonomisë.
Dinamika e portofolit të kredive sipas monedhave, tremujorin e katërt tëvitit 2009 dallon rritjen më
të madhe të kredisë në valutë, konkretisht 3.1%kundrejt 2.1% për kredinë në lekë. Ndërkohë, duke
konsideruar rritjenvjetore (në terma relativë) të kredisë sipas monedhave, portofoli i kredisë
në lekë prezanton ritme rritjeje më të larta. Konkretisht, ai është rritur me 23.2% kundrejt rritjes me
9.7% të portofolit në valutë. Megjithatë, në terma absolutë, rritja e kredisë në valutë mbetet më e
lartë (27.9 miliardë lekë kundrejt 25.2 miliardë lekë).
Tabela 6: Struktura e tepricës së kredisë sipas monedhës (në %).
Dhjetor 2006 Dhjetor 2007 Dhjetor 2008 Qershor Dhjetor
2009 2009

Lekë 28.1 27.5 27.4 29.2 29.7

Valutë 71.9 72.5 72.6 70.8 70.3


Burimi: Banka e Shqipërisë

Kjo zhvendosje e kreditimit nga monedha vendase në valutë ka ardhur për disa arsye. Interesat e
kredive në dollar amerikan, e më pas të atyre në euro pas hyrjes së saj në vitin 2001, kanë qenë dhe
ende mbeten më të favorshme krahasuar me ato të kredisë së ofruar në monedhën vendase. Kjo lloj
kredie është preferuar gjithashtu edhe sepse sektorë të ndryshëm të ekonomisë e kryejnë aktivitetin e
tyre në monedhë të huaj. Këtu vlen të përmendet sektori i ndërtimit, i cili është edhe mjaft i lidhur
me kërkesë-ofertën e kreditimit. Përdorimi i monedhës së huaj është preferuar nga të dyja palët në
kontratën e kredisë, në funksion të shmangies deri në një farë mase të rrezikut të kursit të këmbimit.

Tashmë kjo prirje ka pësuar disa ndryshime të lehta dhe janë ofruar stimuj të ndryshëm për marrjen e
kredive në lekë, për të eleminuar mospërputhjen midis monedhës në të cilën kredikërkuesit përfitojnë
të ardhurat e tyre mujore dhe asaj në të cilën ata përfitojnë kreditë e tyre.

23
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

Ndër vite, portofoli i kredisë ka pësuar ndryshimet e tij edhe në klasifikimin e tij sipas sektorëve.
Gjatë një dekade, kjo ndarje ka ndryshuar dukshëm nga sektori publik në atë privat. Ulja e dhënies së
kredive të bankave ndaj sektorit publik është ndihmuar gjatë këtyre viteve prej përfitimeve nga
privatizimi. Kjo prirje ndaj kreditimit të sektorit publik në një masë të dallueshme më të ulët sesa ai
privat, i krijon natyrshëm sektorit privat hapësirën e nevojshme për financim. Në këtë mënyrë efekti
Crowding-Out pakësohet, dhe sektori privat i përbërë nga bizneset dhe individët, jep kontributin e tij
pozitiv në rritjen ekonomike të vendit.

Grafik 8: Kredia sipas sektorëve në përqindje

Burimi: Banka e Shqipërisë


Një tregues tjetër i rëndësishëm i cili na ndihmon të kuptojmë mënyrën e financimit të kredive në
sistemin tonë bankar është raporti i kredive ndaj totalit të depozitave.Treguesi kredi/depozita për
sistemin tonë bankar akoma prezantohet në nivele të ulëta në rast se krahasohet me shumicën e
vendeve të rajonit apo me vendet e Bashkimit Evropian. Norma e ulët e treguesit për Shqipërinë
është e lidhur me strukturën e thjeshtë të burimeve të bankave tona, ku përgjithësisht dominojnë
depozitat.

Grafik 9: Raporti i kredive ndaj depozitave në përqindje

24
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

Burimi:Banka e Shqipërisë
Në grafikun e mësipërm mund të shohim ecurinë dhjetëvjeçare të këtij treguesi dhe prirjen kryesisht
rritëse të tij. Niveli i ulët i tij në fillim të kësaj dekade, dëshmon për shkallën e ulët të rrezikut të
marrë nga bankat. Sidoqoftë, kjo dukuri ka ndryshuar me kalimin e viteve, duke treguar burimin e
financimit të kredive në vendin tonë, bazuar në strukturën e bilancit që sistemi ynë bankar paraqet.

5-Konkluzione

 Kur bëhet fjalë për një rritje të shpejtë të nivelit të kreditimit, është e domosdoshme që të merren
parasysh ndikimet potenciale mbi stabilitetin makroekonomik dhe financiar, meqënëse ekziston
një lidhje e ngushtë midis tyre.
 Rritja e shpejtë e kredisë, një fenomen shumë i përhapur për ekonomitë në tranzicion, është
shoqëruar nga stabiliteti makroekonomik, rritja e fuqishme, mjedisi i përshtatshëm ekonomik,
ristrukturimi dhe rritja e besimit në sistemin bankar.
 Bumet e kredisë ndikojnë në rritjen e lartë të nivelit të investimeve të brendshme, rritje të
normave të brendshme të interesit, përkeqësim të llogarisë korrente, ulje të rezervave kombëtare,
si dhe në ulje të normës së rritjes së prodhimit potencial.
 Parandalimi i rreziqeve që vijnë si rezultat i bumit të kreditimit, arrihet nëpërmjet kombinimit të
politikave makroekonomike, politikave rregullatore dhe atyre mbikqyrëse me njëra tjetrën.
 Rritja më e madhe e nivelit historik të kreditimit në vendin tonë, u arrit në vitin 2005 ku raporti
kredi/GDP arriti 15.7 %.
 Investimi kryesisht në projekte afatgjata, si për shembull ndërtimi, si edhe fakti se sektorë të
ndryshëm të ekonomisë e kryejnë aktivitetin në monedhë të huaj, ka bërë që gjatë viteve të fundit

25
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

të vërehet kalimi nga kredia afatshkurtër në atë afatgjatë si dhe nga monedha vendase në atë në
valutë.
 Rritja e nivelit të kreditimit në Shqipëri, ka ardhur si pasojë e një rritjeje të ofertës dhe të
kërkesës. Në kahun e ofertës, institucionet financiare kanë ndjekur politika nxitëse, duke
shfrytëzuar hapësirat dhe nevojat për kreditim në ekonominë vendase. Në kahun e kërkesës, rritja
e qëndrueshme ekonomike, e prodhimit dhe e të ardhurave u bënë një nxitje e madhe në rritjen e
kërkesës për kredi nga ana e individëve dhe firmave.
 Faktorët të cilët kanë ndikuar rritjen e kreditimit në Shqipëri janë kryesisht: qëndrueshmëria
makroekonomike, prezenca e bankave të huaja në vend, struktura e bilancit të bankave si dhe
çmimet të pasurive të patundshme.
 Burimi i financimit të kredive në vendin tonë janë kryesisht depozitat e sistemit bankar.
 Sidoqoftë, tkurrja e kreditimit nuk ka ardhur vetëm si pasojë e krizës financiare botërore, e
ndërveprimit të kërkesë-ofertës dhe e faktorëve të analizuar më lart, por njëkohësisht edhe për
shkak të një pjekurie të arritur në tregun e kredisë. Për këtë arsye, bankat tashmë janë më
prudente në dhënien e saj dhe për rrjedhojë norma të larta historike rritjeje.

6-Referencat

Bank, M. N. (November 2009). Report on Financial Stability.Budapest.

Banka e Shqiperise. (1999-2009). Raporti i Mbikqyrjes Financiare. Tirane.

Banka e Shqiperise. (1999-2009). Raporti i Stabilitetit Financiar. Tirane.

Erdinc, D. (April 2009). From credit crunch to credit boom:transitional challenges in


Bulgarian banking, 1999-2006. MPRA, Bulgary.

IMF working paper. (2005/151). Assessing and Managing Rapid Credit Growth and the
Role of Supervisory and Prudential Policies.

IMF working paper. (2005/128). Too Much of a Good Thing? Credit Booms in Transition
Economies:The Cases of Bulgaria, Romania, and Ukraine.

Poland, N. B. (December 2009). Financial Stability Report. Poland.

Report, I. C. (March 2009). Bulgaria: 2008 Article IV Consultation—Staff Report.


Bulgaria.

Shqiperise, B. e. (2009). Raporti Vjetoer i Mbikqyrjes. Tirane.

Url:http://english.mnb.hu/Root/Dokumentumtar/ENMNB/Kiadvanyok/mnben_stabil/mnben_stab_jel
_20091104/stabjel_2009_november_en.pdf; Data e aksesit 03/04/2011
26
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

Url:http://mpra.ub.uni-muenchen.de/17797/;Data e aksesit 03/04/2011

Url:http://www.docstoc.com/docs/15973631/Economic-Papers; Data e aksesit


06/04/20111

Url:http://unjobs.org/authors/dimitri-g.-demekas; Data e aksesit 06/04/2011

Url:http://ec.europa.eu/economy_finance/publications/country_focus/2009/index
_en.htm; Data e aksesit 10/04/2011

Aneks

Tabela.1: Treguesit bazë ekonomikë, në përqindje

Bullgaria 2000 2001 2002 2003 2004 Mesatarja


Rritja e PBB 5.4 4.1 4.9 4.5 5.6 4.9
Inflacioni i periudhës 11.4 4.8 3.8 5.6 4 5.9
Llogaritë korrente (% mbi
PBB) -5.6 -7.3 -5.6 -9.2 -7.5 -7
Balanca Buxhetore (%
mbi PBB) -1 -0.9 -0.6 -0.4 1.8 -0.2
Rumania
Rritja e PBB 2.1 5.7 5.1 5.2 8.3 5.3
Inflacioni i periudhës 40.7 30.3 17.8 14.1 9.3 22.4
Llogaritë korrente (% mbi
PBB) -4.6 -6.5 -4.4 -6 -7.5 -5.8
Balanca Buxhetore (%
mbi PBB) -4 -3.2 -2.6 -2.3 -1.1 -2.6

Tabela3: Treguesit kryesorë të rritjes së kredisë


Shpejtësi Situata Përbërja e Kredia në Maturimi i Burim Ofrue
a e rritjes Makroekonomik kredisë monedhë kredisë et e sit
së e sipas financ kryes
kredisë sektorëve imit të orë të
kredis kredis
ë ë

27
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

B Një rritje Asnjë shenjë e Kredi Rreth 46% e Rreth 75 për Nga Sektori
u shumë e dukshme tregtare totalit të qind e totalit rritja e bankar
ll fuqishme inflacioni, por një (70% e kredive të kredive depozi domin
g (që nga përkeqësim i totalit), bankare janë shtrihet me atave, onte
a mesi i vitit llogarisë korrente, kreditë në monedhë një maturim kryesi sektori
r 2001 (në rritje e fortë e konsumator të huaj, në më shumë se sht n
i terma importit. e (20%), fund të 1 vit. Kjo depozi financi
a reale 32% Mjaftueshmëria e kredi për shtatorit të mund të sjellë ta në ar; një
në 2000- kapitalit ka qenë pasuri të vitit 2004 (nga rritje të moned rritje e
2004), në në rënie, me disa patundshme 35% që ishin rrezikut të hë të kredis
një nivel banka të (5%) në vitin 2000) likuiditetit. huaj. ëe
financiar mbyllura. Stress- drejtua
jo të testet tregonin r nga
thelluar dobësi të një bankat
(por rritja numri bankash e
e dytë më (rrezik likuiditeti huaja,
e madhe e dhe indirekt nga të cilat
kredisë që monedha e huaj). zini
nga viti rreth
1999). 80 për
qind të
tregut.
Bankat
e
huaja
e rritën
krediti
min në
mënyr
ë
agresi
ve për

rritur
pjesën
e
tregut.
K Një rritje Asnjë shenjë Kreditë për Kredia në Rritja Në
r të kredisë shqetësuese individët (49 monedhë të e fund të
o bankare inflacioni, por një % të totalit), huaj përbënte kredis vitit
a nga 2001- përkeqësim i kredi për rreth 75 % të - ëu 2003
c 2003, rritja dukshëm i bizneset (40 totalit të mbësh pjesa
i e tretë më llogarisë korrente. %). kredive. tet nga e
a e madhe e Ekspozim ndaj një tregut
kredisë rreziqeve bazë e që
ndaj PBB- indirekte të fuqish zinin
së që nga monedhës së me bankat
viti 1999. huaj, rrezik më i depozi e
lartë i kredisë; tash, huaja
ulje të treguesve huaje ishte
së kapitalit. nga 90 %.
jashtë
dhe
nga
një
28
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

politik
ë
monet
are
lehtës
uese.
H Rritje e Rritje e Kreditë për Pjesa e Financ Bankat
u shpejtë e qëndrueshme sektorin e kredive në uar ,
n kredisë ekonomike me korporatave monedhë të nga shumi
g gjatë ulje të inflacionit, kanë pjesën huaj përbënte një ca
a 2001- por me një më të rreth 30 % të bazë e private
r 2003 dhe përkeqësim të madhe, por totalit të - qëndr (rreth
i më pas defiçitit të kreditë për kredisë. ueshm 90 %).
a ulje që llogarisë korrente. individët e 2/3 e
nga viti Rreziqe (kryesisht depozi aktivev
2004, por potenciale nga banim) ishin tash, e
një rritje e rritja e shpejtë e pjesë e dhe bankar
shpejtë e kredisë për rëndësishm nga e ishin
kredisë individët dhe risk e e zgjerimit rritja e të
ndaj PBB- indirekt nga të kredisë. detyri huaja.
së. ekspozimi i meve
kredisë në neto të
monedhë të huaj. banka
ve.
R Kredia Rritje e fuqishme Kreditë Në vitin 2003 Rreth 50 % e Kryesi Sektori
u është ekonomike, me konsumator kreditë në kredive ishin sht financi
m rritur me inflacion e dhe monedhë të afatgjata. nga ar i
një
a një normë relativisht të lartë. hipotekore u huaj përbënin mbizot
rritje e
n të lartë që Bankat te rritën shumë 75 %; 30 % e qëndr ëruar
i prej vitit ekspozuara nga shpejt; tyre për ueshm nga
a 2001. rreziku indirekt i kreditë për individët dhe e në bankat
kredisë në individët 65% për depozi . Pjesa
monedhë të huaj. rreth 22 % bizneset. ta. ee
të totalit, tregut
kreditë që
hipotekore zinin
70%. bankat
e
huaja,
58 për
qind.

Referuar: FMN-së, Working Paper 05/151

29
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

30
Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe 2011
Lindore

31

You might also like