Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 122

Xhemal MEÇI

B E R I S H A A
E H
R S

I I
S R
H E
AHSIR E B
DHE IMERTURIT TË GURIT
Fisi i Berishës përfshin Berishën dhe Mërturin. Tradita thotë se në Berishë të Pukës ka dy
ardhje të fisit të Berishës. Ardhja e parë ka ndodhur në kohë të hershme shumë. Atëherë fisi i
Berishës shtrihej prej Kuçit dhe Liqenit të Shkodrës e deri përtej Alpeve. Në kushtet e forcimit
sllav të Crnagorës, Berisha u shty më në thellësi të vendit. Aso kohe deri tej Alpeve dhe kërkoi
hapësirë jetese më në thellësi të Kosovës. Duke u larguar prej Kuçit dikush mbeti atje, ku kemi
Kuçin shqiptar; kurse Repisht (shumica),Lohja, Kastrati, Kokajt, Kurtajt e Papajt në Rioll, i
pari i Kelmendit dhe Thani i Planit në Pult janë Berishë anas që në lashtësi. (Nikollë Gazulli,
Gelasus, Fjalori Toponomastik, Shkodër, H.D. 1940,
F. 138) .J. Brahaj (“Rilindja”, 20.11.1993 Tiranë) ka shfaqur mendimin se Alpet kanë
pasë emrin e këtij fisi. Për hershmërinë e këtij fisi flet edhe Marin Barleti, të cilin e quan
“familja e lash
Berishëve”. Nopça, i cili e ka njohur mirë Berishën, tregon se tradita e atëhershme (e fillimi të shek.thoshte se
Berisha kishte ardhur në Pukë nja 200 vjet para Lekë Dukagjinit, pra nga vitet 1270, ku bëhet lidhja me një
Tanush Bessossia që nënshkroi dokumentin e dhjetorit 1274 së bashku me një shumicë krenësh shqiptarë, që
mund të jetë Tanush Berisha, përfaqësues i asaj familjeje “të lashtë të Berishëve”. Th. Ippen thekson se më
1407 Tanush Dukagjini zotëronte edhe fshatrat Baricham, Bolhiq etj., që mund të shpjegohen me Berisha e
Belshina (lagje në Berishë), Bolhiq/ Bolshiq/Belshina.

Tradita kujton vetëm kthimin e stërgjyshit të vet në trojet e mëparshme në brezin e 15-të, pra para
450 vjetësh (1550). Veziri paska urdhëruar përzënien prej Berishe të fisit të Berishës, i cili nuk i nënshtrohej
pushtetit të Sulltanit.
Kojeli bashkë me nipin, djalin e vëllait, Pogën, mundën të largohen prej Mahmurr Dedit
(Bregdeti), ku i kishin detyruar të jetonin dhe të kthehen. Kojeli u vendos në Berishë Vendi, kurse Poga u
shty më tej në Mertur Guri.. kojeni pat djalë Prendin. Prendi pat katër (djem): Deskun, Tetën dhe Marojnë.
Desku, djali i madh, u bë kreu i fisit dhe u vendos në Katund të Kishës (Ilishka). Aty ngriti kullën mbi një gur
të madh, të cilit i mbeti emri Guri i Deskut. Vendasit, të Kolojs, trojet rrënojë të të cilëve gjenden edhe sot në
rrëzë të shkëmbit të Alshiqes, me emrin Shkoza e Kolojes, u larguan. Në vazhdim, njerëzit e Deskut, Tetës,
Doçit e Marojt u shtynë më në thellësi: në Skvinë, Zhupë, Brebulla, Shingjergj, Pap, Shopel, Berishë Epër,
Ludricë, Lvoshë, Arap, Geraj (Iballë), Porav, Gropa dhe Aprripëe Keqe.

Poga me kohë kaloi Drinin dhe hyri për breg Drinit, kufi me Nikajt. Aprripa e Gurit del të jetë zaptuar me
ardhës prej Merturit të Nikajt prej Palçit të Merturit. Thuhet se erdhi Mesh Bici, po në bazë të toponimeve:
Livadhi i Bicit, Mahalla e Bicit, Lera Mesh Bicit, Guri Pap Meshit, del se i pari erdhi vetë Bici, Bic Prendi,
brezi i dhjetë (rreth viteve 1670).
Brezat e Pogës në Aprripë Guri numërojnë 14, kurse në Mertur Guri 15. (Aprripë Guri: Gjon
Bardheci, brezi i katërt, i datëlindjes 1894; Bardhec Hajdari, 1850; Hajdar Ivani, 1815; 7) Ivan Papa, 1780;
8) Pap Meshi, 1750; 9) Mesh Bici, 1720; 10) Bic Prendi, 1690; 11) Prend Ndreu, 1660; 12) Ndre Leka, 1630;
13) Lekë Pogu, 1600; 14) Poga i Merturit, 1570. Mertur Guri: Ndue Gjoni, brezi i katërt 1899; 5) Gjon
Hasani, 1860; 6) Hasan Pera, 1825; 7) Per Palushi, 1790; 8) Palush Buça, 1760; 9) Buç Papa, 1730; 9) Pap
Deda, 1700; 10) Dedë Prendi, 1670; 11) Prend Ndreu, 1640; 13) Ndre Leka, 1610; 14) Lekë Poga, 1580; 15)
Poga i Merturit,1550). Në Berishë Vendi me Marash Mëhillin, brezi i katërt, datl. 1890; 5) Mëhill Prendi,
1820; 6) Prend Uka, 1790; 7) Ukë Lulashi, 1760; 8) Lulash Ndou, 1730; 9) Ndue Marku,1700; 10) Mark
Preka, 1670; 11) Prekë Gjeçi, 1640; 12)Gjeç Mema, 1610; 13) Memë Desku, 1580; 14) Desk Prendi, 1550;
15) Prend Kojeli, 1520; 15) Kojeli i Berishës, 1490). Porav, me Sokol Marashin, brezi i katërt, i datl. 1893; 5)
Marash Alia, 1850; 6) Ali Tahiri, 1810; 7) Tahir Uka, 1780; 8) Ukë Mema, 1750; 9) Memë Pjetri, 1720; 10)
Pjetër Preka, 1690; 11) Prekë Doda, 1660; 12) Dodë Doçi, 1630; 13. Doç Prendi, 1600; 14) Prend Kojeli,
1570; 15) Kojeli i Berishës, 1540). Siç shihet,në Berishë Vendi arin në 16 brez Kojeli. Mundet që Deskut t’i
kenë ecur brezat një më shumë se Doçit në Porav, gjë krejt e natyrshme në mbi 14 brez. Po kështu në Mertur
Guri brezat me Pogën shkojnë në 15, kurse në Aprripë Guri në 14.
Nopça thotë se Berisha me Merturin e Gurit u ndanë më 1520. Po t’i shohim nëpërmjet të të dhënave
të brezave në Berishë Vendi (i Deskaj), del datëlindja e Kojelit më 1490. Pra, pak a shumë kemi një përputhje
vitesh, sesa ndarje. Ndarja u bë në Berishë Vendi, sigurisht pas viteve 1550, sepse kuptohet se Kojeli duhet të
ishte në moshë madhore, pjekurie. Sidoqoftë, me afërsi, të dhënat e Nopçes ndihmojnë për përcaktimin e
njëfarë ndarjeje Berishë/Mertur. Ndryshe jep data Nikollë Gazulli (Gelasius). Ai thotë se “Më 1572, ndoshta,
Brahim Begolli i Pejës i shpërndau berishsit e Pukës në Kuç dhe në Rekë, po u mblodhën prapë”. Viti 1572
duhet të jetë një ngjarje e shënuar për Berishën dhe ka mundësi në luftë me Begollin e Pejës, kohë e
sanxhakut të Dukagjinit (Pejës), luftë që na del edhe në Mirditë, mundet në kuadrin e një besëlidhjeje të
madhe të Dukagjinit (Pukë-Mirditë) e më gjerë. (Xh. Meçi, Viti 1570 një shembull i unitetit të popullit,
Gazeta “Bashkimi”, Tiranë, 03.04.1991, f. 3).
Me interes do të ishte nëse gjenden lidhjet me Berishën e Dibrës, Konajt e Fanit, Simonit e Rrasit të
Poshtëm, Mirditë. Për Dibrën berishësit janë një fis i hershëm, që para kohës së Skënderbeut.
Gjoja ata I paskan bërë një pabesi Skënderbeut dhe ky i paska nëmur: “Moj Berishë,Berish’e
qenit,/Mos të ectë kurr mbar’Kuvendi!”. Kjo “nëmë” kuptohet se lidhet me konflikte të brendshme kullotash
e tokash, ku ka pasë lëvizje të brendshme popullsie për shkaqe të ndryshme, si kudo. Nga “Historia e
Skënderbeut” e M.Barletit dhe F. Nolit mësojmë të kundërtën. Berisha me dy kryetrimat Dhimitër e Nikollë
Berishën, i dha ndihmë të çmuar e të lavdishme Skënderbeut, për të cilën Marin Barleti thotë se “Skënderbeu
e kishte të shënuar dhe të dendur”- ndihmën e berishësve. Bile Dhimitër Berisha, na shpjegon Noli, bashkë
me trimat fisnikë Gjokë Stres Balsha, Tanush Dukagjini, Pal Maneshi e Rajan Kuka në Sfetigrad më
1465,“rrëfyen trimëri të pashembullt”, tri vjet para se të vdiste kryetrimi Skënderbe. Mundet që Berisha të
ketë këtë shtrirje deri në Dibër e Kosovë dhe më gjerë, ngaqë është një fis i lashtë dhe jeta e ka shtyrë të
kërkojë hapësirë jetese më gjerë.
Në Pukë, Berisha e përbërë prej 10 katundesh, ka qëndruar bajrak më vete. Herët organizimi ishte me
katër pleq dhe bajraktari, pesë. Mirëpo, në Berishë, kreu i fisit mbajti edhe bajrakun, duke u bërë edhe plak
fisi e bajraktar. Pleqt e fisit, që më pas u njohën prej Vezirit Bushatli si “krenë veziri” u bënë krerët kryesorë
të bajrakut. Me rritjen e fisit dhe të familjeve të reja me rëndësi, krerët morën edhe nga një prej tyre me
funksionin “djalë mbas kreut”. Për ta organizuar më mirë zërin e vegjëlisë dhe të djalërisë berishase, nga gjiri
i familjeve më në zë, në secilën vëllazëri u zgjodh nga një plak fisi apo stërplak. Këta u bënë të
trashëgueshëm. Kështu nga katër pleq fisi fillimisht, u bënë 12 pleq të Berishës. Këta pleq mbahen mend së
voni si vijon: I- Krenë Veziri: 1) Prend Uka, Desk, Berishë Vendi, edhe bajraktar; 2)Dedë Markiçi, Doç,
Shopël; 3)Ndue Dashi, Tetaj, Berishë Vogël; 4) Pal Ndue Zefi, Maroj, “rrëfyen trimëri të pashembullt”, tri
vjet para se të vdiste kryetrimi Skënderbe. Mundet që Berisha të ketë këtë shtrirje deri në Dibër e Kosovë dhe
më gjerë, ngaqë është një fis i lashtë dhe jeta e ka shtyrë të kërkojë hapësirë jetese më gjerë.
Milur. II. Djalë mbas kreut: 1) Jak Marketa, Desk, Lëvoshë; 2)Dodë Kolaba, Doçaj, Ludricë;
Marash Ukë Peraj, Tetaj, Shopël; 4) Pjetër Ndue Mirashi, Maroj, Shopël.Për çdo katund ishin pleqt e katundit
me kryeplakun të zgjedhur krye tri vjetësh, të cilët kryenin drejtimin e fshatit. Për pleqni që kërkonin
vëmendje më të madhe, ndërhynin pleqt e fisit deri me krenë veziri e djalë mbas kreut. Nga pleqtë e
katundeve filluan të shquheshin familje me emër që rivalizonin me krenët e vezirit. Prandaj edhe 6 prej tyre e
u pranuan nnë të parët e bajrakut, duke arritur në 18 numri i pleqve të Berishës, por krenët e vezirit gjithnjë
hynin nnë katër krenë e bajraktari të bajrakut para bajrakëve të tjerë. Edhe pse në Shtatë Bajrakët e Pukës, ka
vendin e shtatë, Berisha gjithmonë është parë si një fis me tradita bujarie, trimërie e atdhetarie të
gjithëhershme.

Treguan për traditën:

Marash Mëhilli, Pal Kacoli, Kolë Hila, Pal Marashi, Kolë Ibraj (Berishë Vendi dhe Milur); Kolë Çun
Sokoli, Mëhill Pjetra, Prendush Jaku, Dedë Mehmeti (Berishë e Vogël e Skvinë); Vatë Jaku (Lëvoshë); Nikë
Zeneli, Qerim Çuni, Llesh Ndreca (Berishë Epër); 1969;(Mertur Guri): Mark Ndoja, Ndue Gjoni, Gjokë
Doda, Marash Pali, Zef Prendushi, Ndue Pjetra, 1969; (Aprripë Guri): Gjon Bardheci, Marash Toma, Ndue
Zefi, Mark Frroku, Ndue Pjetri, 1969; (Porav): Sokol Marashi, Davë Ukë Deda, 1969.

KUJTIME TË MBLEDHURA
1. 15-19 shtator 1969;
2. 30 tetor 1969;
3. 13-15 gusht 1970;
4. 10-11 qershor 1982.
(Për hartimin e këtij materiali janë pyetur këta berishas:
-Kolë Qun Sokoli, vjeç 75 ( i datëlindjes 1894)
-Vatë Jaku -“-86 -“- 1883;
-Nikë Zeneli -“-75 -“- 1894;
-Qerim Quni -“-60 -“- 1909;
-Llesh Ndreca -“-70 -“- 1899;
-Marash Mëhilli =”-80 =”- 1890;
-Dedë Mehmet Alia-“-65 -“- 1905;
-Mhill Pjetra -“- 66 -“- 1884;
-Prendush Jaku -“- 76 -“- 1894;
-Lekë Matoshi -“- 21 =”- 1949;
-Ndue Logu -“- 22 -“- 1948;
-Palinë Mëhilli -“- 58 -“- 1912;
-Nëna e L.Matoshit 42 -“- 1928;
-Pal Kacoli -“-71 -“- 1911;
-Kolë Hila -“-76 -“- 1906;
-Pal Marash Kacoli 66 -“- 1916;
-Kolë Ibraj -“-
Berisha thuhet se janë të ardhur këtu prej Kuçi të Malit të Zi. Atje e kemi pasur vatanin, por atje nuk
mund ndejtëm, s’dihet se përse dhe erdhëm në këto troje. Të parët tanë thuhet se qëndruan në Berishë Vendi,
në Fushë Thaçi e në Milur.
Këtu nguli i pari i Fisit të Berishës, Kojeli, Kojeli kishte edhe nip të fortë e krye në veti, i cilii tha
axhës se donte të shkonte më përtej. Poga, i nipi i Kojelit kaloi Grykën e Malit dhe shkoi përtej Berishës në
Mertur të Gurit. (Me Pogën Merturi kapet 14 brez, pra i përket viteve 1600 dhe gjysmës së dytë të shekullit
XVI). Kojeli, që bën 15 brez në Berishë, u përket viteve 1520 deri në vitet 1570).
Të gjithë thonë se Berisha është më e vjetër këtu. Ka ardhur shumë kohë para Kojelit, po erdhën ushtri
të shumta turke për ta shtruar vendin. Me qenë se panë që populli i Berishës nuk shtrohej, atëherë vendosën
që ta nxirrnin prej vendit dhe ta nisnin rob në toka të tjera fushore, ku i futën si çifçinj për bejlerët.
Një vajzë të bukur sundimtari i Shkodrës a i Pejës (herë thonë Begolli, herë thonë Veziri) e mori për
grua nga fisi i Berishës. Kjo i lutej të shoqit sa herë që e merrte nga haremi që t’ia lëshonte vëllazërinë e saj
nga internimi. Në fund sundimtari iu bind lutjes së nuses së tij dhe vendosi që t’i lironte. Kështu u thyen të
tjerë thonë se Kojeli iku prej ku e kishin çuar fisin e tij të Berishës në internim dhe u kthye në Berishë Vendi.
Kojeni pat një djalë, Prendin, kurse Prendi pati katër djem: Deskun, Doçin, Tetën dhe Marojn.
Prendi mendoi që djalit të katërt, të voglit të mos ia gjenin emrin si djalë, po si çikë. Dikush thotë se ia
ngjitën se nuk kishin vajzë, pra në kujtim të vajzës; kurse disa të tjerë thonë se ia ngjitën për ta ruajtur nga
vrasjet, se duke kujtuar se është çikë, nuk do t’i vrisnin në raste gjakmarrjesh e luftërash.
Kështu djali me të bijën u rrit dhe u bë 18 vjeç me emrin Marë. Një ditë prej ditësh, shtëpia e Prendit
kishin nevojë për të bluar misër, se u ishte mbaruar mielli. Nuk kishte se kush të shkonte veç Mara, prandaj i
thanë asaj që të shkonte në mulli e të bluante. Mara (Maroj) pranoi. Shkoi në mullirin e Midhës dhe iu lut që
ta lejonin të bluante. Aty gjeti një grua me të bijën. E bija ishte afro 18 vjeçe. E lejuan të bluante. Gjatë
bluarjes, gruaja e Midhës i tha së bijës të rrinte pak me çikën e Berishës, sa të shkonte në shtëpi dhe do të
kthehej më vonë. Si mbetën vetëm, filluan të loznin, po loja shkoi deri aty ku nuk duhej. Mbas disa muajsh,
vajza e Midhës doli shtatzënë. U mblodh fisi i Midhës (Shala e Shkjept) dhe pleqëruan ta dënonin vajzën. Por
më përpara duhej të gjenin se kush kishte qenë djali. E shtrënguan vajzën duke i thënë “Trego, çikë, se me kë
ke luajtë?”).
Vajza e tmerruar tregoi: “Unë baj be në Zotin se s’kam luejtë me kërkand veç se me “çikën” e Prend
Kojelit të Berishës, Marën, kur pat ardhë me blue në mulli tonë”.
Krerët e fisit danë me i qitë benë Prend Kojelit të Berishës në ballë të kishës. Ashtu bënë. I shkuan
Prend Kojelit dhe i thanë t’u bënte be se Mara ishte çikë, ndryshe u kishte borxh një gjak, se i kishte koritë.
Prend Kojeli u zu ngushtë dhe u tha se Mara ishte djalë, po nuk kishin treguar se kishin frikë nga hasmëritë.
Por meqë kishte ndodhur ashtu puna, iu lutën krerëve të Midhës ta mbyllnin këtë mesele me anë të miqësisë,
t’ua jepnin çikën për djalin dhe të bëheshin miq. Prendi e bëri këtë pasi shtrëngoi të birin, i cili i tha të
vërtetën. Midha pranoi. Djalit që lindi i mbeti emri Maroj.
Kur erdhi koha për t’i ndarë të katër djemtë e Kojelit, ata zgjodhën kështu: Maroj, si më i vogli,
kërkoi të mbante vendin e të parëve, Berishën e Vendit (Milur). Teta mori bregun e Drinit, Zvinë e Zhub.
Edhe sot ruhet toponimi Mëhalla e Zhubit, që gjendet në breg të Drinit, në perëndim të lagjes Zhub. Desku
mori Berishën e Vogël (kështu quhej Katundi i Kishës, se vetëm këtu kishte kishën gjithë fisi i Berishës së
bashku me Merturin).
Mu në qendër të fshatit gjendet një gur i madh sa një shtëpi përdhese që quhet Guri i Deskut. Doçit i
ra Shopli, një fshat në verilindje të Berishës së Vogël.
Edhe sot e kësaj dite, sado që Berisha është rritur e shumuar, të gjithë e dinë se të cilit vëlla janë:
Desk, Tetë, Doç, Maroj.
Kështu, Marash Mëhilli thotë se është Desk, i vëllait të madh. “Po, jam larguar herët nga Katundi i
Kishës dhe kam rënë në Bolicë, në Breg-Lum (Bollicë, pra duhet të kenë mbajtur edhe buallica). Aty Lulash
Ndou, (brezi i shtatë i Marash Mëhillit: Marashi, i treti brez, Mëhilli, Prendi, Uka, Lulashi, Ndou, Marku,
Preka, Gjeçi, Mema, Desku. Pra, mundet nga viti 1870, ndërtoi kullën. “Kjo,-thotë Marashi,-mbahet mend si
e para kullë dy katesh në Berishë. (Ndoshta e para kullë në Bolicë apo në Bolicë e Fushë-Thaçi me Milur,
kjo duhet të ketë pasur më tepër kasolle, sepse ishin nëpër vende me pyje lisi dhe nga fakti se këtu kishin më
shumë szane. Por kjo anë ishte edhe më pak e mbrojtur nga pushtuesit turq, me të cilët kanë qenë në luftë të
vazhdueshme. Mandej Prendi (Prend Uka) erdhi këtu në Fushë-Thaç”.
Pal Kacoli thotë se të parët e tij, edhe pse qenë Maroj, kanë jetuar herët në Grykë Mali, mandej kanë
ra në Katund të Kishës, prej këtu në Bolicë dhe së fundi në Milur. Në Milur ka dalë baba i tij Kacol Lula
Kolë Hila, nga Miluri, Maroj,thotë se të parët e tij kanë jetuar së pari në Grykë Mali, mbi Shopël,
mandej kanë banuar në Bolicë. Prej këtu erdhi Hilë Lleshi, i ati i Kolës. Që prej afro një shekulli nuk kanë
luajtur prej Miluri. (Kjo lëvizje nga Miluri në Grykë Mali dhe anasjelltas, tregon pasigurinë që ka ekzistuar
në Berishë Vendi, si rezultat i sulmeve të befasishme të turqve, të cilët mund të dilnin fare lehtë pa u zbulluar,
në Qafë Tmugu, sepse vendi ishte kudo i mbuluar me pyje të dendura dushku prej shekujsh).
Vëllazëritë e Berishës, si kudo edhe vëllazëritë e tjera, kanë lëvizur si brenda fshatrave të Berishës, si
jashtë Berishës. Kështu, në fshatra të ndryshëm të Berishës gjejmë të gjitha vëllazëritë ose të disa prej tyre.
Për shembull, shtëpia e Marash Ukë Perajt, që ishte djalë mbas djali, gjendet në Shopël, por janë Tetaj. Po
kështu shtëpia e Pjetër Kolë Ndrecës, që ishte djalë mbas kreut, gjendet në Skvinë, por që janë Maroj.
Shtëpia e Jak Marketës, që edhe ky ishte djalë mbas kreut, gjendet në Lëvoshë, por që janë Desk.
Shtëpia e Dodë Kollebes, edhe ky djalë mbas kreut, gjendet në Ludricë, por që është Doç. Doç është
edhe shtëpia e e Dodë Bashës, e cila gjendet në Berishë Epër (Qyqesh). (Kjo shtëpi ishte plak për vëllazërinë
e Doçajve, që e kanë pas qendrën në Shopël).
(Siç del nga këto të dhëna, trojet e para të banuara prej berishasve qenë hapësira nga Miluri – Fushë-
Thaçi – Bolica – Race të krahut të djathtë të lumit të Sapaçit. Kurse në krahun e majtë të këtij lumi ishin
hapësirat që nga Skvina – Zhubi – Brebulla – Katundi i Kishës – Papi – Shopli. Më vonë kemi një shtrirje
drejt veriut dhe verilindjes: Troven – Majs – Qyqesh – Ludricë – Lëvoshë – Arap dhe Porav. Që hapësirat në
dy anët e lumit të Berishës (më lart quhet i Sapaçit) tregojnë se katundet e ndara sipas vëllazërive, si dhe
ekzistenca e një kishe të përbashkët në Katund të Kishës (sot Berishë e Vogël) që ka shërbyer gjithmonë si
kishë e përbashkët për fisin e Berishës, bile edhe për vetë Merturin, i cili nuk mbahet mend të ketë pasur
ndonjëherë kishë e prift. Megjithatë, kisha ka pasur, rrënojat e të cilave duken edhe sot).
Guri i Deskut është për t’u shënuar jo vetëm si toponim me interes, por edhe si nyjë që na ndihmon
për të hyrë në të heshturat e historisë së Berishës.
Tradita tregon se Marashi mbi këtë gur ndërtoi kullën e tij (Këtë gur e kam fotografuar më 1970. “Pra
Marash Prend Memë Desku, brezi i katërt pas Deskut ndërtoi këtë kullë për të luftuar kundër fisit, -tregon
Marash Mëhilli. Marashi u bë i fortë dhe donte që fisi të bënte sipas dëshirës së tij. Kur fisi nisi ta
kundërshtonte, atëherë edhe ky ndërtoi kullën mbi këtë gur të madh për të përballuar fisin qoftë edhe me
luftë. (Ndoshta është kështu, por duhet të kemi parasysh se kjo traditë mund të ketë marrë thënie të tillë, kur
lufta masave të gjera të Berishës kishte marrë një acarim me krerët e tyre, që mundoheshin t’i shfrytëzonin.
“Si kaluam nga Fusha e Shëngjergjit, dolëm tek Kodra e Marit dhe Lisi i Marit. Pastaj hymë në
Katundin e Kishës, i cili ishte një katund mjaft i mirë, se ka shumë sheshe kodrina me pjerrësi të qetë.
Toka, si kudo kësaj ane, është shumë pjellore, por me ujë të pakët. Në godinën e kishës së Zojës, ku
ishte vendosur kryesia e kooperativës bujqësore shtrihej një rrafsh i bukur i mbjellë me misër. Kaluam andej
për të shkuar tek Guri i Deskut, i cili ishte në fund të këtyre arave, në të filluar të një të përpjete të lehtë të
një kodrine me gurë shumë të mëdhenj që lartësoheshin tek-tuk nëpër kodër. Guri i Deskut është një gur
karakteristik natyror. Mbi tokë ka formën e një voze të shumë të madhe.
Nga tri anët: nga perëndimi, jugu, e lindja, lartësia e gurit mbi tokë arrin në tri metra. Kurse nga veriu
nuk lartësohet më shumë se dy metër. Forma e tij në këtë anë është disi e dhëmbëzuar që shërbejnë si shkallë
për të hipur mbi të. Sipër vinte si i sheshtë. Mbi të ishte ndërtuar kulla e Marash Prend Memës. Shenjat e
murit duken mjaft mirë nga ana e poshtme, nga ana e jugut ku muri ruhet mbi lartësinë deri në 30 cm. Ky mur
është i ndërtuar me gurë të zakonshëm të lidhur me gëlqere.
Fakti që guri quhet i Deskut, lë të kuptohet se edhe Desku e ka përdorur atë gur për mbrojtje, ndoshta
edhe për ndërtimin e kullës, por që tradita kujton për kullën vetëm emrin e Deskut, se ky ishte i fundit që la
kujtime mjaft të forta.
Mbahet mend një luftë e ashpër që është bërë kundër Begollit të Pejës, i cili çoi ushtri shumë të mëdha
në Berishë. I pari ushtrisë i çoi fjalë Marashit, si bajraktar i Berishës, që të shkonte për të bërë teslimin e fisit.
Fisi i kishte thënë në kuvend Marashit se nuk e bënte testimin, nuk i binte gjallë në dorë ushtrisë së Begollit
të Pejës.
Për këtë fisi kishte marrë masa për t’u tërhequr nga Brebullat, ku armiku e kishte shumë të vështirë të
futej me ushtri.
Marashi shkoi tek Begolli me gjithë të vëllanë dhe i bëri testimin, po për fisin tha se nuk bindej.
Begolli (mundet edhe ndonjë nga bejlerët e tij) mbajti peng Marashin me të vëllanë dhe dha urdhër për të
sulmuar me tërë ashpërsinë e tyre popullin e Berishës. Mbrojtësit e Berishës kishin zënë pozicione aq të mira,
sa i bënë shumë dëme ushtrisë armike, sa e detyruan të kthehej pa ia arritur qëllimit.
LUFTA ME BEGOLLIN E PEJËS DHE LEGJENDA E KALIT
Ushtria e Begollit për t’u hakmarrë, vrau Marashin, ndërsa të vëllanë ia mori në burg në Pejë. Pas tri
vjetësh burg, ai mundi të ikte. Atje ishte edhe kali i tij. Kali e diktoi të zotin dhe iku për në Berishë. Kalin e
përdorte ushtria për nevojat e veta. Atë ditë që i iku i zoti ishte i ngarkuar me miell.
Ashtu siç qe i ngarkuar kali mori rrugën për Berishë, sepse atë rrugë e kishte bërë disa herë. Eci me
ditë e net derisa arriti në Berishë. Kali arriti në Berishë natën e Zojës së Alshiqes. Populli kishte marrë masa
për ta festuar këtë festë vetëm me mish, se bukë nuk kishin. Gjithçka ishte shkrumbuar nga ushtria e Begollit
të Pejës, kurse bagëtitë kishin mundur t’i shpëtonin duke i ngjitur në male të paarritshme.
Gjë për t’u mbajtur mend prej atij populli luftarak e liridashës, ardhja e atij kali me dy thasë plot me
miell natën e Zojës (kjo është festa më e madhe që lut prej shekujsh Berisha). Populli u mblodh i habitur e
bënte seri (çuditej) duke parë atë mrekulli të Zojës së tyre.
Dikush thirri: “T’i dajmë thasët me miell për shpi e të bajmë pitet e festës, se kështu ka dashtë vetë e
lumja Zojë!” Populli lëshoi “Urra” të fortë, sa e dëgjuan malet përreth dhe vrapuan për të sjellë enët për të
ndarë miellin. Kështu, festa u bë edhe më e gjallë dhe më e gëzuar.
(Çështja e ardhjes së miellit është bërë si një legjendë që shpreh dëshirën e popullit për të pasur atë
qëia kishin grabitur armiqtë-bukën e gojës. Por mundet që vetë turqit, me urdhër të Begollit të kenë bërë
“arratisjen” e vëllait të Marashit dhe sjelljen me kujdesin e tyre deri afër të kalit të ngarkuar me miell, në
mënyrë që të mashtronin popullin dhe nga ana tjetër, të përdornin vëllanë e Marashit për interesat e tyre. Në
mbështetje të kësaj ideje është edhe fakti që populli ia ka ruajturMarashit emrin duke e shpallur martir, flet
edhe Nopça, bile jep edhe hollësira kur tregon për një aleancë që krijoi Berisha me Shllakun, por për sa u
takon brezave, nga krahasimet që bëra, del se janë më të faktuara këto që mblodha.
SHPELLA E DESKUT (SHPELLA E KAURRIT)
Në pjesën juglindore të Deskut gjendet një shpellë karakteristike, e cila ndodhet nëpër disa gurë të
shpërndarë atij kurrizi të ulët kodrinor. Shpella është aq e maskuar në mes të atyre gurëve, që janë të
ngjashëm me Gurin e Deskut, por më të vegjël, sa nuk arrita t’ia gjeja hyrjen. Bile, kur disa të rinj filluan të
flasin për këtë shpellë, më të moshuarve nuk u erdhi mirë, por nuk folën. Të rinjtë nuk kishin treguar interes,
prandaj nuk e dinin ose nuk donin të prishnin hyrjen e shpellës, se kishin kohë që nuk i kishin rënë atij vendi.
Iu lutëm plakut 76-vjeçar Prendush Jakut të atyshëm të na e tregonte, se ai e paskej ditur dikur, por
tash nuk i kujtohej se nuk kishte qenë aty prej kohësh. Me një fjalë, shpella mbahej sekret.
Thanë se shpella ishte prej shekujsh, qysh në kohën e kaurit, bile Shpella e Kaurrit i thonë, por
kishte nga ata që e quanin edhe Shpella e Deskut. Shpella thoshin se ishte e gjatë më se dy kilometër dhe se
kishte daljen poshtë lumit (përroit të Iballes, që kalon në lindje të Berishës së Vogël) ku bashkohet me
Shpellën e Koc Lokut, një tjetër shpellë ose vazhdim të kësaj që është nën Majën e Kotecit.
Njëherë paskan futur këtej një gjel dhe ai paskej dalë në anën tjetër, tej lumit, tek Shpella e Koc
Lokut. Shpella e ka hyrjen në fillim të ngushtë me të kthyera, pastaj, si të vazhdohet mbërritja, sa vjen e ulet
gjithnjë për nja 30 metër, shpella krijon një hapësirë të madhe, ku mund të ulen në formë rrethi 30 burra.
Shpella ka shërbyer gjithmonë për mbrojtje. Kur vinin ushtri armike në katund, ata që nuk mund të ecnin
strehoheshin në shpellë. Kështu kanë vepruar disa herë në kohën e Turqisë qysh në luftërat më të hershme.
Edhe në kohën e Zogut, kur vinin xhandarët, fshihnin komitën apo kaçakë të veçantë.
(Prandaj nuk e tregonin hyrjen e shpellës, megjithëse sot e ka humbur nevojën e përdorimit të saj, por
nuk dihej,-mendonin pleqtë, prandaj mbetej e panjohur për të huajtë. Mundet që dikur të jenë betuar për të
mos e treguar hyrjen e shpellës. Betimin nuk e shkelin nga brezi në brez, jo se i ndëshkon fisi e kisha, por u
është bërë traditë).
Sipër Gurit të Deskut ishte kisha e Shllisë (Shën Illisë, prej së cilës fshati në shek. XVI quhej
Illishka). Dhe kësaj kishe vetëm shenja të vogla i kanë mbetur: ishin gurët e themelit, të cilët nuk ishin
prekur në kujtim të saj.
Ajo kishë qenkej mbyllur se dy berishës kishin pasë vrarë priftin për ta grabitur. Sipër saj është
ndërtuar Kisha e Zojës së Berishës.
RRUGA E KARVANEVE NËPËR BERISHË DHE LEGJENDA E FUSHËS SË KALIT
Populli kujton se shumë herët, para se të fillonin grindjet me Begollin e Pejës, nëpër Berishë
(Berishën e Vogël) kalonte një rrugë karvanësh, që vinte nga Shkodra në Kosovë.
Kjo rrugë, -thoshin ata,- ka qenë shumë e hershme dhe më e sigurtë se rruga që kalon nëpër Vadejës –
Pukë – Va-Spas, bile duhet të ketë qenë më e shkurtër.
Ata ishin shumë të bindur për këtë, sepse kishin “fakte të shumta”.
Te Qafa e Kryqamalit në Pap, paskësh pasur një han ku flinin shtegtarët e karvanëve të kësaj rruge.
Muret janë ende, por sa vinë e rrezikohen të zhduken se vendi është i shembur.
Fusha e Kualve, ku ishte ndërtuar shkolla fillore për Brebull, Skvinë e Zhub, nja dy km nga Skvina
për në Berishë të Vogël. Aty është një fushë e vogël ose më mirë të them një rrafsh i vogël nja gjysmë hektari
vend.
Njëherë po kalonte andej një kosovar me një karvan kuajsh. Duke kaluar andej, iu paska ndarë një
kalë dhe ishte ndalur në atë fushë. Ajo fushë ka qenë shumë më e madhe se sot (vendi kudo në ato anë bën
shembje e shkëputje toke). Kali ndalet për të kullotur.
Kosovari kur e kishte diktuar shkëputjen e kalit, kishte ndalur karvanin. Ua kishte treguar hallin
shokëve dhe ishte nisur të kërkonte kalin e vet. Gjithë natën e kishte kërkuar rrugës, por vetëm në mëngjes e
kishte parë larg duke kullotur në fushë. I gëzuar shkoi dhe mori kalin.
Kjo ngjarje u mor vesh në popull se ishin ndalur për një kohë karvanet, prandaj i mbeti asaj fushe
Fusha e Kualve (Fusha e Kalit).
Vau i Zhubi ka qenë vau i vetëm i asaj rruge që kalonte përmes Berishës dhe dilte matanë Drinit
nëpër Dushman. Vau ishte nën lumë (përroi i Berishës), i cili ka prurje të shumta dheu, sa edhe sot shqetëson
ndërtuesit e hidrocentralit të Komanit për të ardhmen. Prandaj duket se e ka mbushur këtë va dhe e ka bërë të
papërdorshëm qëkur u dëmtuan pyjet dhe drurët bri lumit.
Kolë Ibër Tetaj, nga Brebulla tregon se e ka rrahur vetë ai disa herë. Ai ka shkuar për të shitur bagëti
në Shkodër asaj rruge. Gjithashtu, një i afërm i gruas së tij (e shoqja, bijë Dushmani), nga Dushmani shkon
edhe tani asaj rruge me kuajt e kooperativës për të marrë mjete bujqësore në Shkodër. Më hollësisht, si kalon
Va-Skvinën, hyn në Dushman, duke u ngjitur nëpër Sh’Totërr, kalon nga e majta e Malaxhinjve dhe del te
Ura e Fejz. Prej këtu kalon pak djathtasnga Qafa Fejzë dhe del në Cukal te Lteri në Asht (Lteri në Ahishtë
është ahishtë e Cukalit. Këtu ka pasur një kryq).
Prej këtu, rruga vazhdon për tek fusha e Liqenit dhe Kroni i Fushs. Pastaj kalohet tek Qafa e Cukalit,
ku fillon zbritja për në Shkodër.
Nga Qafa e Cukalit, zbret te Rrasa e Cukalit. Prej Vaskvinë e te Qafa e Cukalit bëhen pesë orë rrugë.
Po aq prej aty e në Shkodër.
Nga Qafa e Cukalit zbret te Pusi i Temalit, vazhdohet te Muri i Turkut, zbret te kisha e Shnaprendit e
te Kshteja e Shoshit.
Mandej nga Kshteja e Shoshit bie në Drisht e prej këtu në Shkodër.
(Ka mundësi që kjo rrugë t’u ketë shërbyer maleve dhe Rrafshit të Dukagjinit për të tregtuar me
Drishtin, një qytet i njohur mesjetar. Me humbjen e rëndësisë së Drishtit, edhe rruga nuk e ruan më rëndësinë
e saj. Gjithashtu, malësia e krahut verior e verilindor filloi të bëhej e pakalueshme nga turqit prej rezistencës
së malësorëve).
Vazhdimi i rrugës për në verilindje nëpër Berishë ishte ky:
Vaskvinë – Zub – Fusha e Kalit – Katund (Katundi Kishs, sot Berishë e Vogël) – Boks Rrymit –
Bjeshka e Alshiqes – Qyqesh – Bugjon – Gralisht – Fierzë – Dushaj e Gjakovë.
(Në botime është folur për një rrugë bregut të Drinit, rrugë për të cilën tregon edhe Nopça, por disa që
kanë folur për rrugët e këtij krahu, ndër ta edhe Kahreman Ulqini, e kanë hedhur poshtë këtë fakt, duke e
marrë shumë thjesht problemin: rrugë bregut të Drinit nuk mund të ketë, se as arti romak i ndërtimit të
rrugëve s’ka mundur të sigurojë një rrugë të tillë bregut të Drinit. Po këtu, mesa shoh unë, fjala nuk është
thjesht për një rrugë që paska kaluar gjithkund bregut të Drinit, por është fjala për këtë rrugë, që ka kaluar
nëpër Berishë – Dushman – Cukal (veri të tij) – Drisht. Koha e dimrit do ta ketë mbyllur këtë rrugë, sepse
Kola më tregoi një rast kur një grua kishte mbetur mbi Malaxhitë në borë gjatë një tufani bore e akulli. Ishte
mbrojtur pas një gëmushe duke u mbuluar nga bora. Të nesërmen i shoqi kishte ardhur me Malaxhitë dhe e
kishin gjetur të gjallë).
Trdita tregon se kur erdhi fisi i Berishës prej trojeve shqiptare të Malit të Zi (Cërnagora) nga Kuçi,
kaloi Vazhubin dhe doli në krahun e majtë të lumit, mori të përpjetën dhe doli në një shesh të vogël. U
ndalën. Bri sheshit ngulën një kryq për mbarësi në këtë vend të ri. Vendi u pëlqeu, prandaj vendosën të bënin
kuvendin e parë të fisit të tyre. Në kuvend pleqëruan se nga duhej të merrnin. Vendosën të shtriheshin atij
shpati mali që shtrihet nga bregu i lumit (Bolica) e deri tek Suku i Tandave e Qafa e Tmugut, në një lartësi
nga 300-400 m. Kështu, u mbajt mend nga brezi në brez për këtë kuvend. Vendi ishte i mirë, tokë argjilore, e
varfër me humus dhe me ujë të pamjaftueshëm, veçse kishte vend për t[ mbajtur bagëtitë. Berisha, pra u kap
këtij vendi, prandaj i mbeti emri Berisha e Vendit. (Kuptohet se krahu tjetër i Berishës, Berisha e Vogël apo
Katundi i Kishës, si dhe vende të tjera ishin të banuara me popullsi tjetër, e cila pa nga pak u tret brenda
Berishës apo u largua në vende të tjera më të favorshme, duke ia lënë vendin e tyre ardhësve të rinj
(Berishës).
Më pas si u bë Katundi i Kishës, Shopli, Papi, Brebulla, Skvina dhe Zhubi të Berishës, katundi filloi të
bëhej te Lisi i Lekës dhe Lisi i Shkatrrinës. Së fundi, mbeti ai vendi kryesor i kuvendeve të Berishës, Podi i
Mandave, para kishës së Zojës. Nga Lisi i Lekës nuk ka mbetur gjë tjetër, veç një legjendë për Lekën. Aty ka
dy qershi. Lisi i Shkatrrinës (Lisi Sh’Katrins-Shën Katerinës) ka mbetur ende dhe është afër fshatit, pra duhet
të jetë më i vonë se vend kuvendesh).
LEGJENDA E LISIT TË LEKËS
Thuhet se Leka gjatë verës, kur populli dilte në stane në këto anë të Grykës së Malit dhe vetë Leka
vinte për verim, i bënte kuvendet e popullit në këtë qafë mali me një pamje madhështore, me një kënd
vështrimi që rrokte gjithë vendin deri në lumë, shpatoren e gjerë të Berishës së Vendit, anën e Brebullës dhe
Dushmanin përballë nga perëndimi. Në këtë qafë të sheshtë, me një fresk të lehtë, nën hijen e Lisit (Lisit të
Lekës), mblidhej Leka me krerët anash e popullin përballë. Leka hapte dhe drejtonte e mbyllte kuvendin, por
duke dëgjuar me kujdes popullin që nuk druante askënd. Leka ka vdekur me shekuj, Lisi është tharë dhe
kalbur prej vitesh që s’mbahen mend, por kujtimi i atyre kuvendeve në atë vend, nën kryesinë e Lekës nuk
është harruar. (Në kujtesën e popullit nuk është e qartë se cili Lekë qe).
LEGJENDA E UJIT TË SHKOZËS DHE KOLOJES
Në Bungajë, mbi shtëpinë e Mëhill Pjetrit, në veri të Fushë-Shëngjergjit, afër rrëzës së majës së atij
mali, shpati është i veshur me shkozë. Dielli e rrihte shumë. Asaj shkoze i thoshin Shkoza e Kolojs. Në atë
vend ishin nja gjashtë troje, që duken edhe sot. Ato troje ishin fare afër njëri-tjetrit dhe formonin një si lagje,
ndryshe nga sot, ku shtëpitë janë shpërndarë nëpër fshat. Trojet e atyre banesave janë të zakonshme me ato të
malësorëve të tanishëm: me madhësinë 6 e 8 m herë 10 e 12 m.
Muret ishin me gurë të papunuar, por shumë të mëdhenj në krahasim me vetë muret e kishës së
Shëngjergji, e cila ka qenë shumë e hershme (e ka vizituar edhe Frang Bardhi).
Vendasit thonë se aty ka pasur edhe ara e kopshte, sido që vendi ka njëfarë pjerrësie, por dikur aty ka
pasur shumë sheshina. Vendi është shumë pjellor, por mungon uji, se relievi ka shumë të çara që pak nga pak
shemben në lumë.
Sipër, fare në majë të malit, ishte një masë e madhe shkëmbore që dukej si mes ngjyrës së kuqe në
bojëkafe në atë diell të gushtit (1970). Ai shkëmb duke zbritur poshtë nga ana perëndimore, kishte një të futur
disi thellë nga brenda, duke marrë formën e një shpelle. Asaj shpelle i thoshin Shpella e Kolojs, pra me
emrin e shkozës. Diku atje na thanë se gjendet një varr shumë i madh. Për banorët e Shkozës së Kolojs
mendonin se kanë qenë shumë herët, para se të dilte në katund Desku. Ajo robni nuk ka qenë fis Berishe.
Mesa thuhet, dihet se ka ikur diku. (Duhet shënuar se edhe në Kabash thuhet se erdhën te Livadhi i Madh në
Rape Lekë Koloja me të katër djemtë e tij. Ky erdhi nga Koloja e Korçës a e Janinës dhe nguli aty. Fisi i tij
quhej Kabash. Por ndoshta Koloja është vetë Kojeli me një ndryshim të vogël fonetik).
LEGJENDA E UJIT
Ajo tokë e Bungajës aq pjellore me një diell aq të pasur vuante për ujë. Uji do ta bënte vendin më të
begatë të kësaj krahine, se aty mund të prodhohej çdo gjë. Në verë vendi shkrumbohej nga dielli i ditëve të
gjata. Toka, bagëtitë dhe njerëzit kanë etje për tërë verën. Ja, një ditë vere e nxehtë, një bari po kulloste tufën
atij shpati. Ishte shumë i etur ai dhe bagëtia që dihasnin sa u tundej barku si zhabave të ujit. Në atë etje po
ecte Shpatit të Kolojs. Kur, papritur shikon një burim të madh uji të kulluar si vetë qielli i asaj dite të
kthjelltë. Nëpër ujin e atij burimi të madh dilte tek-tuk ndonjë gjethe e tharë ahu. Djali, i shtangur nga habia
dhe gëzimi i madh i atij burimi që i kishte dalë aty përpara, nuk dinte ç’të bënte, veçse vështronte. Si mori
veten, u ul tërë shend mbi burim dhe piu ujë të ftohtë derisa u kënaq. Mandej, pa ditur se ç’po bënte, i la delet
përreth burimit dhe mori poshtë për në Bungajë për të lajmëruar fshatin. Aq shpejt ulej atij shpati, sa nuk
dukej se po ecte, po sikur fluturonte si një shqiponjë mali. ra në katund fluturim dhe dha lajmin më të gëzuar
që mund të jepte një bari fatlum, i cili kishte gjetur ujin jetëdhënës. Lajmi i gëzoi të gjithë pa masë dhe u
nisën me vrap pas bariut që dukej si shenjt. Me një gjysmë fryme dolën ku i çoi bariu për të parë me sytë e
tyre atë ujë që do të ishte dhurata më e mirë dhe më e çmueshme për ta. Po bariu hapi sytë plot habi që të
shihte ujin që kishte parë në atë vend. Kërko e shiko, por ujë nuk kishte. Uji kishte humbur përsëri. Të gjithë
të brengosur dhe pa folur me njëri-tjetrin u kthyen në katund. Aty erdhi dikush e tha se uji kishte dalë te
Mulliri i Lumit, në fund të Bjeshkës së Alshiqes. Po uji u duhej nga maja e Alshiqes, që të kapte vendin e jo
tek Mulliri i Lumit.
Po në Fushë Shëngjergj besonin se herët kur vendi nuk ishte shembur, njerëzit e sillnin ujin me qyngje
dheu nga Gryka e Malit në Shkozë të Kolojs.
KISHA E ZHUBIT
Në pjesën veriperëndimore të lumit shtrihen dy lagje të vogla të Berishës, Skvina e Zhubi. Këto lagje
janë mjaft të pëlleshme, se tokat i kanë të rrafshta nën ujë. Bëjnë mjaft pemë, r nuk kanë kullota për bagëtinë,
veç dy shpateve të varfëra që digjen gjatë verës
Nga vetë emri i tyre dhe rrënojat e kishës, varrezave dhe kalasë, kuptohet se ky vend ka qenë
gjithmonë i banuar.
Kisha e Zhubit ishte në krye të lagjes me të njëjtin emër, pak më në veriperëndim.
Nga kisha kishin mbetur do mure, që vende-vende lartësoheshin deri në dy metër. Përmasat e kishës
ishin të zakonshme. Përpara kishte një oborr të gjerë për të zënë të gjithë besimtarët e lagjeve dhe të fshatrave
përreth. Tani ishte ngushtuar nga varrezat që kishin mbushur atë vend. Aty kishte shumë varre të vjetra. Këto
varre, me sa kuptova, nuk ishin të tipit të varrezave të Komanit. Më thanë se kësi varresh ka me shumicë në
Brebulla.
Nga kisha kaluam në drejtim të veriut, duke ndjekur një rrugë të zakonshme, që pas 300 m na çoi te
Kroni i Marndokes. Kroi ishte me ujë të ftohtë e të mirë, ujë i lehtë. Kroi ishte bri përroit që formohej në dy
anët e kalasë që ngrihej sipër nga Kodra e Brebullave. Si u ngjitëm sipër edhe disa dhjetëra hapa, arritëm tek
Lugu i Trojeve. Ky vend shtrihej në veriperëndim të kalasë, poshtë saj, rrëzë shkëmbit. Ishte fare afër kalasë
dhe mjaft larg nga Kisha e Zhubit. Kjo tregonte se ato varre ishin shumë të hershme, që lidheshin me varrezat
e një institucioni tjetër, me kalanë, ashtu si Varrezat e Delmaces, që lidhen me vazhdimin e kurrizit të Kalasë
së Komanit, që populli e quan Kalaja e Delmaces.
Më thanë se edhe aty ka një varr të madh, rreth dy metër, i cili paraqet interes studimi, por meqë
shoqëruesi nuk e dinte mirë, nuk e gjetëm; ai që na bëri përshtypje ishte një gur i bardhë gëlqeror, i punuar në
formën e një sëpate primitive. Në fund të tij, ku vinte i ngushtë, ishte një vrimë, po më e vogël se ajo e
sëpatës për të mbajtur një bisht të zakonshëm ahu. (E fotografova, duke menduar se do të paraqiste ndonjë
interes).
Vështruam se mos shihnim ndonjë rrënojë që të mbështeste toponimin “Lugu i Trojeve”. Asnjë trual
s’të zinte syri. Vendi ishte njëfarë pjerrësie: ishte vazhdim i kodrës nga veriu.
Kalaja lartësohet në anën verilindore të lagjeve Skvinë dhe Zhub, diçka nga mesi i tyre, sepse përmes
lagjeve kalon përroi që zbret në të dy anët e kodrës së kalasë.
Për të shkuar tek kalaja ishte një rrugë që vinte nga Zhubi në lindje të saj, duke prerë shpatin e malit,
që vinte pjerrtas sa të merreshin mendtë kur kaluam nëpër të gjatë zbritjes.
Tani kjo rrugë ishte e prishur vende-vende aq shumë, sa kalohej me vështirësi, por dukej se dikur
kishte qenë rruga që lidhte lagjet me kalanë. Ne iu ngjitëm shpatit nga ana veriore e saj. Pjerrësia ishte shumë
e madhe, por jo shkëmbore, me njëfarë pyllëzimi të rrallë, me ndihmën e të cilit arritëm të ngjiteshim deri tek
Podi i Shpellës. Podi ishte një shesh i këndshëm në atë vend të vështirë. Në drejtim të hyrjes së kalasë, podi
vinte e zgjerohej, ndërsa në drejtim të kurrizit të malit, me të cilin lidhej kalaja, sa shkonte e ngushtohej.
Emri Podi i Shpellës i i kishte mbetur nga banorët e sotëm të të dy lagjeve poshtë, sepse pjesa
jugperëndimore e kalasë qëndron, si edhe ajo perëndimore, ngrihet mbi një shkëmb masiv, që në perëndim
formon një strehë të madhe, që merr formën e një shpelle shumë të lartë.
Kalaja, në të hyrë, vjen si e sheshtë; si bëhen 20 hapa përpara në perëndim, ndodhet një prag, një vend
i ngritur shkëmbor me dy këmbë shkallë. Pas pragut shtrihej një rrasë e madhe me diametër 1.5 m. Nuk ishte
e trashë, prandaj mund të ngrihej. Kur e ngritëm, pamë se poshtë saj kishte rrasa të tjera. Kur goditëm me
gurë, dëgjuam zhurmë që ngjan me zhurmën që kanë vendet me boshllëk brenda
Nl vazhdim të rrasës, vjen vendi pak më poshtë me një rrafsh prej afro 100 m 2. Rrafshi ishte pa dhè,
por prej shkëmbi të sheshtë. Duke filluar nga hyrja, në krahun e djathtë dhe përpara, dmth në anën
veriperëndimore deri në anën juglindore, ka një mbrojtje të çuditshme: vjen si një mur. (Nuk arritëm të
kuptonim a ishte vërtet mur apo mbrojtësit e tij kishin shfrytëzuar natyrën e shkëmbit duke bërë ndonjë
shkëputje dhe thyerje të tij për t’i dhënë formën e murit). Ky “mur” është i formuar nga blloqe gurësh me
diametër 1.5 m. Me shkëmbin nuk lidhen deri buzë humnerës; me buzën e humnerës formojnë një korridor të
ngushtë, përgjithësisht deri në një metër gjerësi.
Legjendë
KALAJA E ZHUBIT
Këtu, nga sheshi i kalasë hapet një horizont i gjerë (që ngjallte krenari dhe mallëngjim). Poshtë, nga
veriu shihej bregu i Drinit, vau i Skvinës, Skvina deri sipër tek Lugu i Trojeve, Zhubi, Trojet e Kishës,
Hamalla e Tetës, afër bregut të Drinit. Vau i Zhubit, që ishte mbushur nga prurjet e Lumit (të Berishës). Në
jug dukej Bukurushi. Përballë shihet fare mirë Dushmani i Shllakut.
Edhe pjesët e prapme të kalasë, ana verilindore, që lidheshin me kodrën me një pyllëzim të varfër,
dukej fare mirë nga të gjitha anët. Pra vendi ishte shumë strategjik, që u shërbente vendasve për vëzhgim dhe
mbrojtje.
Nga ana lindore e kalasë dhe deri në pjesën lindore të saj, ku zbritëm nja 30 m poshtë, arritëm të
dallonim një mur, që, mesa kuptohej, ishte ,uri rrethues i jashtëm i kështjellës. Më poshtë shkëmbi vinte tepër
i pjerrët dhe i pakalueshëm. Shenjat e këtij muri kund-kund ishin afro 30 cm e më shumë sipër tokës. Këto
mbetje muresh ruanin edhe shenjat e lidhjes me gëlqere.
Muri ishte me gurë të zakonshëm dhe me rrasa, pasi kuptohet se gurët e mëdhenj janë rrokullisur
poshtë gjatë shekujve.
Ky mur ndiqte një vijë të drejtë, por edhe një përshtatje me terrenin. Përballë hyrjes së kalasë, muri
merrte drejtimin lart-poshtë. Por shenjat e tij këtu dukeshin edhe më të varfra, sepse pjerrësia e madhe ishte
bërë shkak për prishjen e tij. Gjithandej dukeshin mbeturinat e murit të shkatërruar. Gjatësia e përgjithshme e
këtij muri arrinte në 50 m.
Vendasit nuk dinë të kenë dëgjuar ndonjëherë nga të parët e tyre ta kenë përdorur ndonjëherë atë
kështjellë për qëllime mbrojtëse. Ata e lidhin me banorë që kanë jetuar para tyre në atë vend. As për luftën
me Begollin e Pejës nuk thuhet të ketë shërbyer për qëllime mbrojtjeje, ashtu si Kalaja dhe Kulla e Lekës në
Pap.
Koha e kësaj kështjelle, duke u mbështetur edhe në muret e kishës, (të cilët janë me gëlqere dhe nuk
mbahet mend të jetë përdorur nga berishët) dhe në varrezat tek pjesa lindore e kishës, si një shesh disa hapa
larg.
Nuk përjashtohet mundësia që ajo kështjellë të jetë lidhur me njëfarë funksioni dhe për mbrojtjen e
Rrugës së Karvaneve që dikur kalonte nëpër Berishë.
Legjendë
PËRROI I GJAKUT
Herët në Dushman, fshatin përballë, në anën tjetër të Drinit, paska qenë një robni tjetër. Ajo robni
ishte e Venedikut. Deri aty paska pasë sunduar Venediku. Por kryesorja është se në atë robni (popullsi)
paskan qenë në armiqësi të përhershme. Prej kështjelle ruanin natë e ditë se mos sulmoheshin prej këtej.
Njëherë atje ishin në shendllek gëzim) të madh. Kishin ndezur zjarre të mëdha dhe në to kishin
vendosur vegsha të mëdhenj me mish për ta zier. Rojat e kështjellës kishin përgatitur enkas një shigjetë për
të gjuajtur deri tek zjarret e tyre. Hapësira mund të ishte afro dy km. Kështu, kur atje ishte kulmi i
shendllekut, rojat kishin gjuajtur me shigjetë deri tek zjarret e tyre. Shigjeta kishte thyer një vegsh me mish
në zjarr. Këtë gjë e kishin marrë për fyerje të madhe dhe armiqësi të rëndë. U betuan se do të hakmerreshin
shtrenjtë për atë ngasje që u ishte bërë nga ana e Zhubit.
Filluan të merrnin hetime nëse mund t’i sulmonin në kishë ditën e Pashkëve, kur do të shkonin të
gjithë. Mësojnë se kisha kishte mbetur në një anë e parregulluar prej kohësh nga zhubjakët. Ajo anë e kishës
ishte mbyllur me kujdes me lëkura bualli.
Të dielën e festës së tyre, kur kisha ishte plot me besimtarë, nga ana e Dushmanit kaluan Drinin në
fshehtësi shumë të madhe dhe po ashtu arritën deri tek dyert e kishës pa u diktuar. Kur dolën nga kisha,
armiku i sulmoi nga të gjitha anët. Disa ishin futur nga ana e lëkurës së buallit, të cilën e kishin çarë me
shpatë dhe nuk i lanë të ktheheshin në kishë. Kështu u bë një gjakderdhje aq e madhe sa gjaku rrodhi si
përrua që nga kisha deri poshtë në lumë. Atij vendi i mbeti emri Përroi i Gjakut.
Edhe sot e kësaj dite ajo bërrakë, e cila është mbushur dhe si një lug i hapur, quhet “Përroi i Gjakut”,
prejardhjen e të cilit dinë ta tregojnë të gjithë njëlloj.
Që prej asaj kohe kisha u rrënua dhe vendin e sundon ajo anë e Venedikut, po më shumë lanë vendin
shkret, derisa e zaptoi fisi i Berishës.
FUSHA E SHINGJERGJIT
Rrugës nga Zhubi për në Katund të Kishës (Berishë e Vogël), për në Shkoz[n e Kolojs, nj tre çerekë
ore për të arritur në lindje, në Berishë të Vogël, shtrihen rrafshe të vogla shumë pjellore, po fare pa ujë. Pra,
këtu nuk kishte fushë, po sheshe që vende-vende hapeshin e ngushtoheshin, gjithsej sot nja katër dynymë
tokë të mbjellë me misër. (Aty sot ishte shtëpia e Mëhill Pjetrit, një shtëpi e re, me mure të mira, të lidhur me
gëlqere. Në oborr ishin mana shumë të shijshëm).
Më në lindje, nja 70 m përtej shtëpisë ishte Kisha e Shëngjergjit. (Për këtë kishë bën fjalë edhe
Frang Bardhi në Relacionet e tij, kur viziton këtë anë, sado që një kishë të tillë ka pasur edhe në lagjen Pap,
në lindje të Katundit. Frang Bardhi mund ta ketë pasur fjalën edhe për atë kishë, sepse të dyja kishin të
njëjtin pajtor, por autori nuk e përmend Papin).
Kisha ishte e një madhësie të zakonshme. Muret ishin me gurë të zgjedhur të lidhur me gëlqere. Në
anën veriore dhe lindore muret ishin të ruajtura. Arrinin nga toka mbi 70 cm lartësi. Përpara kishës ishte një
oborr ku ishte dhe kroi, një krua me ujë të mirë, po të paktë.
Ata në atë vend,-tregonin se dikur kishte pasur edhe troje banimi, por tani nuk kishte mbetur asgjë,
sepse vendi pësonte rrënime të mëdha. Ka shkarje të tokës, çarje shumë të thella, që dikur kishin qenë toka të
mira. Dikur vendi kish qenë i mbrojtur nga pyjet, kurse tani pylli është i degraduar dhe ka vetëm shkurre lisi,
shkozë etj.
Edhe në Bungajë, në veriperëndim të atij shpati të Alshiqes kishte nja dy shtëpi që nuk mbanin mend
që kisha të ishte përdorur ndonjëherë nga populli i Berishës, por është përdorur nga një popull që pabanuar
përpara se të vini berishët aty. “Tani Fushës së Shëngjergjit ,-thotë Mëhill Pjetra,- i thonë Art e
Shingjergjit”.
Vendit në tërësi aty i thonë Bungajë. (Bung i thonë lisit të llojit të qarrit). Më në perëndim shtrihet
T’Buna, që shkon deri në Fushë të Kalit, në drejtim të Zhubit, kurse në Katund ka këto toponime kryesore:
█ Kodra Marit dhe Lisi Marit sa kalon Art e Shingjergjit, Hija Mndest (përballë kishës së Shëngjergjit
(Pap), Bollsoj, Maja e Erës, Rrethi Bjeshkës, Qafa e Kryqamalit, Boka Rrymit, Alshiqe.
Legjendë
GURI I PARES
Mbi fshatin Shopël, në lindje të Katundit (Berishë e Vogël), në Rreth të Bjeshkës shtrihen disa pode
ec rrafshe në afro tre ha tokë e pëlleshme, veçse në lartësi, por mbillet nga kooperativa me patate. Këtyre
rrafsheve u thonë me emrin Hurdhat e Drangoit ose Hurdhat e Mitrit.
Mitri paska qenë herët zot i këtij vendi. Ai paska qenë shumë i pasur. Te Hurdhat e Mitrit gjendet një
gur i madh sa “mos me mujtë m e lujtë dy burra”. Ky gur quhet Guri i Pares. Nga ngjyra që vjen në të bardhë
me të zezë nëpër të.
Një bari po kulloste delet e atij vendi, kur kishte arritur koha e mrizit, kishte mrizuar delet, të cilat i
kishte mjelë sa për të mbushur një tas me qumësht. Bariu e mer tasin dhe e vendos afër atij guri dhe shkon për
të përgatitur drekën. Kur u kthye për ta marrë tasin me qumësht, gjen një gjarpër që po i pinte qumështin. E
shikoi me habi, por e kuptoi se gjarpëri, I’Toksi (I’Toksi-tabu-qenie mitologjike që ruan amanetin e tokës e të
gurit dhe paraqitet në formën e një gjarpri. Prandaj në Malësi të Pukës gjarprin e quajnë me këtë emër dhe kur
ndeshin në të, nuk e mbysin.
Njëherë, një grua, duke korrur misrin në arë, pret padashur me kizë një gjarpër. Mendon se mos kishte
prerë padashur Itoksin, që e kujton për xhind. Duke e parë të përdridhej ashtu i prerë, i dukej se gjithë ara
ishte mbushur me gjarpërinj. Sëmuret aty për aty. I bie E’Toks (ftigë). Ka vuajtur nga kjo sëmundje afro 30
vjet. Rreth viteve ’60 është shëruar me ilaçe që i merrte nga mjeku në Pukë).
Bariu largohet. Por pas do kohe kthehet për të marrë tasin. Në fund të tij gjen një pare të artë të asaj
kohe. Ajo pare paska një vlerë të madhe. Bariu u gëzua shumë. Në fillim këtë gjë e mbajti të fshehtë edhe nga
e shoqja. Çdo ditë mbushte tasin me qumësht dhe e vendoste te Guri i Pares. Pas do kohe shkonte dhe e
merrte, ku gjente paren e artë. Kështu mblodhi shumë para. Ishte tepër i gëzuar.
E shoqja, e çuditur, e shihte burrin të gëzuar dhe më të dashur, por si të menduar. Ia thotë këtë të
shoqit dhe i kërkon t’i tregonte shkakun se përse ishte bërë ashtu. Bariu e donte shumë të shoqen dhe i tregoi
se si çdo ditë tek Guri i Pares gjente nga një monedhë të kushtueshme.
Të nesërmen, si çdo ditë tjrër, futi delet në mriz, dhe, si mbushi tasin me qumësht, e çoi tek Guri i
Pares. Pas do kohe shkoi ta merrte, por për habinë e tij, tasi ishte i paprekur plot me qumësht. Që nga ajo
mbrëmje që i tregoi së shoqes, gjarpri nuk u duk më.
Njëherë, pas shumë kohe që prej ngjarjes me bariun tek Guri i Pares, dy burra po ktheheshin nga
pazari i Shkodrës. Aty takuan një të huaj që i pyeti për Hurdhat e Mitrit në Berishë. I thanë se pse po i pyeste
për ato hurdha, sepse atje ishte Guri i Pares. Tek ai Gur, poshtë tij, kishte shumë para të fshehura ngaMitri,
zot i atij vendi. Ky i huaj kishte dëgjuar edhe një dijetar. Dijetari e kishte lexuar në libra, e kishte mësuar nga
njerëz që e dinin mirë atë punë. Dy berishësit nuk i dhanë më shumë muhabet të huajit, por morën rrugën për
këtu dhe si morën kazmat, u nisën të nesërmen që menatë për tek Guri i Pares. Ishte një ditë e bukur vere.
Sapo kanë vënë kazmat tek ai gur, ka nisur të vrenjtet moti dhe pas pak ka gjuajtur rrufeja mbi ta. Njërin prej
tyre e ka shituar. Atëherë e kuptuan se ato para ishin në amanetin e tokës, prandaj, po të vazhdonin, i gjuante
rrufeja. Lanë kazmat dhe me gjysmë fryme morën ikën për në katund. Si u larguan bukur shumë ng Guri i
Pares, moti (qielli) u kthjellua. Dielli shkëlqeu si më parë.
U mor vesh në katund vepra e atyre dy burrave, prandaj askush nuk ka marrë guximin për të gërmuar
te ai gur. As ai i huaji nuk ka gjetur asnjë burrë që ta shoqëronte për tek ai gur.
(Këdo që të pyesnim atje: burrë apo grua, të gjithë besonin se Guri i Pares e kishte atë emër sepse aty
kishte para të fshehura. Dhe e tregonin këtë gjë si të vërtetë. Pyeta nëse emri Mitër (Dhimitër) përdoret sot
nga vendësit, të cilët për shekuj me radhë janë të besimit katolik. Më thanë se po. Ka edhe sot një Mitër Kola.
Pra, zor ta lidhin Mitrin me Dhimitër Berishën e Nikollë Berishën, që i gjejmë si oficerë të shquar në
shërbim të Skënderbeut nl Dibër. Ndërsa këta dy vëllezër janë nga këto vende që, nën presionin e princave
Dukagjinë, janë detyruar të braktisin trojet e veta dhe të shkojnë gjetiu, si në Dibër).
KULLAT E LEKËS
Me emrin e Lekës janë të lidhura disa objekte në tri katundet e Berishës së Vogël: Katundi, Shopli dhe
Papi), si: Kulla e Leks, midis Shoplit e Ludricës; Kalaja e Leks, në lindje të Pait;Lisi i Leks në Knar, në veri
të Katundit dhe në veriperëndim të Shoplit.
Kulla e Leks në Pap, gjendej në fund të lagjes së sotme të Papit. Papi dikur ka qenë një katund më
vete shumë i bukur dhe i pëlleshëm, ku prodhohej çdo gjë, po prej kohësh vendi është shembur pak nga pak.
Vendi është ranor deri në dhjetëra metro thellësi, ku gjendet një dhè disi argjilor me ngjyrë të përhimët. Toka
ka pësuar të çara të thella dhe pastaj, duke u fundosur, ks rrëshqitur pak nga pak poshtë në përrenjtë që kanë
ardhur duke u rritur deri në humnera të thella. Pleqtë thoshin se prindërit e tyre mbanin mend se në mes të
Katundit dhe Papit kishte vetëm një luginë të vogël, që më pas filloi të çahej, të shembej nga ujërat që vinin
nga malet në veri të vendit, kurse sot është një bërrakë e thellë shumë e hapur dhe shumë e madhe, që kishte
shembur dhe vazhdonte t’i shembte pa mëshirë të dy anët e këtyre fshatrave. Papi po shkonte drejt zhdukjes
nga këto shembje. Po dikur kishte qenë fshati më i bukur dhe më pjellor. Këtë fat të keq kish pasur edhe ajo
kullë, të cilën nuk e gjeje më në Pap.
Kulla e Leks ka qenë një kullë me themele prej muri të lidhur me gëlqere, po aq fort, sa fshatarët kur
bënin përpjekje për të nxjerrë gurët e asaj kulle, u janë thyer shumë kazma. Prendushi thoshte se mbante
mend kur ishin thyer nja njëzet kazma në atë vend. Gurët ishin të zgjedhur dhe të gdhendur. Prandaj i donin
malësorët për qoshet e mureve të shtëpive të tyre. (Prendushi është 76 vjeç. Kështu, ato mure kanë arritur deri
nga fillimi i viteve ’40). Kulla kishte qenë e madhësive të zakonshme,-thoshin,-por kuptohet se kullat këtu i
bëjnë mjaft të mëdha. Se sa kate ka qenë dhe si, nuk dihej.
Pozicioni i kullës ishte i tillë që kontrollonte të gjitha hyrjet përreth. Dukeshin shpatet përballë dhe
Katundi (i Kishës) ose hyrjet e daljet e tij. Pra, vendi ishte i zgjedhur dhe nuk kishte thjesht karakter banimi,
por mbrojtjeje. Në të thoshin se rrinte Lekë Dukagjini. Por Dukagjini e përdorte shumë rrallë, sa thoshin
thjesht: rrinte Leka, kishte të ndejmen Leka
Në afërsi të kullës, nga perëndimi i saj, ishin ende rrënojat e trojeve të murit të Kishës së Shingjergjit.
Edhe ajo ishte në të shembur.
Kulla e Leks, e dyta, është në anën lindore të Shoplit. Si largësi rruge, ndodhet thuajse mes Shoplit e
Ludricës. Këto dy kulla ndryshojnë nga ndërtimi, por më tepër nga pozicioni që zënë. Kjo kullë është në
shpatin e pjerrët të një kodrine mbi përroin e Iballes (Lum, se në Iballe kështu i thonë, psh:Breglumi). Lumi i
qëndron gjithkund nga lindja duke thelluar një të çarë në mes të atyre kodrinave. Nga kjo pikë kulla vështron
plotësisht rrugën Iballë – Lëvoshë dhe Ludricë. Gjithashtu vështron pikërisht rrugën nga Ludrica në Shopël,
sidomos variantin e Iballes për në Shopël. Në të njëjtën kohë, kundron mirë shpatin perëndimor të Bales dhe
rrugën që zbret nga jugu i saj për në Berishë (Pap e Katund) e më në jug në majën e Kotecit deri sa e lidh
këndvështrimin me Kullën e Leks në Pap
Vend banimi te kjo kullë nuk ka pasur, se as relievi nuk e favorizon. Është krejt e veçuar nga fshati
për afro 3.5 km (nga Shopli e Papi)
I qëndron përballë Kalas Leks nga ana veriore e saj (për të cilën do të flitet më poshtë). Pra, kjo kullë
duhet të ketë pasur kryesisht karakter vrojtimi dhe për të ndihmuar për gatishmërinë e fshatrave Shopël e Pap
që të mos gjendeshin të befasuar. Por në të njëjtën kohë dhe i mbron krahun verilindor kalasë ose i bën ballë
sidomos anës jugore në rast tërheqjeje për në veri a verilindje.
Edhe kësaj kulle i thonë Kulla Leks, por vendasit nuk e lidhin me Lekë Dukagjinin. Thonë se ka qenë
një Lekë tjetër. Duket, pra, se ka qenë një kohë më vonë ose u ka shërbyer vendasve për t’u mbrojtur nga
turqit dhe zotnitë e Iballes, që mund të sulmonin këto tri katunde të Berishës së Vogël nga krahu i verilindjes
Vendi sipër kullës quhet Podi Kulls Leks. Toka ka një bazë shkëmbore, prandaj është shumë i
mbrojtur, kështu nuk ka rrezik rrëshqitjeje si në Pap. Shpati i kodrinës është një bokë e zhveshur dhe gjithë
gurë.
Kulla është një ndërtesë e madhe malësore. Ajo ka këto përmasa: 20 x 18 m. Muret janë vende-vende
mbi një metër, por të ndërtuar me gurë të zakonshëm, që janë duke i marrë në atë kodrinë, pra, është
shfrytëzuar forma e tyre për t’i vendosur në mur. Muri është ndërtuar me mjeshtëri. Gurët janë të lidhur me
gëlqere dhe nuk janë rrëmbyer nga fshatarët si te Kulla Leks në Pap. Tjetër se nuk kishin interes. Trashësia e
murit është rreth 0.80 m.
Kalja Leks lartësohet mbi një kodrinë të vogël, që lidhet me një rrip shumë të ngushtë me Majën e
Kotecit, në anën perëndimore të këtij mali, ndërsa me Balen, që i qëndron si gjigant nga lindja, nuk lidhet
drejtpërdrejt, por nëpërmjet Kotecit.
Gjithë kodrinën e vogël të kalasë, që arrin deri në 50 m lartësi, e rrethon Lumi (përroi i Iballes). Lumi
i bie rripit në drejtim të kalasë dhe e ka gërryer aq shumë në atë pikë, sa fare pak metër e pengojnë për ta
shembur, sepse Lumi detyrohet të kthehet nga veriperëndimi dhe t’i sillet përreth kodrës së kalasë deri në
jugperëndim. Kështu formohet një gadishull i vogël dhe krejt origjinal. Në prehrin e kodrinës, nga ana veriore
e saj formohet një rrafshinë e bukur në atë natyrë të egër, në gjirin e asaj lugine të thellë sikur je në zemër të
tokës. Sheshi quhet Përroi i Kalasë, që ka një sipërfaqe prej afro një hektar.
Për të shkuar nga ana e Papit tek Kalaja Leks, ka një rrugë në lindje të Papit (se Kalaja i qëndron Papit
nga ana lindore). Kjo rrugë i afrohet Lumit ( përroit të Iballes), kalon buzë një gremine thikë, që të fut
tmerrin: ngjan me fjordet nordike. (Për vendasit ishte e zakonshme). Në fakt, me pak punë mund të
rregullohej dhe mund të zgjerohej për të kaluar edhe me kafshë bartëse. Ne u detyruam të ndiqnim Lumin, bri
të cilit nuk kishte rrugë të zakonshme, veçse për të kaluar dhitë në kullotë. Por meqë ishte gusht, kishte fare
pak ujë. Në jug të Papit, një mulli mjaft i madh, që bluante për Papin, Katundin dhe Shoplin. Në afërsi, nga
veriu, shtrihej një lëndinë e vogël dhe e egër, Fusha e Mullijve. Aty kishin pasur mullinjtë Papi, Katundi e
Shopli. Pra, kishte pasur disa mullinj, por që në muajt e thatë të verës nuk mund të bluante më shumë se një
mulli.
Vazhduam rrëzë Kodrës së Kolikut, (kodra nga kalohet për tek mullinjtë e Papit), Kodrës së
Lekajve, te Kreja e Shkambit, te Pusi i Fjoks. Ishte një hurdhë e vogël me thellësi afro tri metër, me një
sipërfaqe të vogël. Aty thoshin se kishin ndenjur fjokat. Fjokë quanin të Bukurën e Ujit në Kabash e Meçe
thoshin se te Hurdha e Caks kanë parë Shotën, pra jo Fjokën. Në veri kalohet në një hapësirë prej një sheshi
me sipërfaqe afro 3 mijë m2. Këtu vinte rruga e zakonshme nga Papi, që kalonte bri asaj humnere, së ciës iu
shmangëm.
Në këtë shesh me disa kurrize të vogla dukeshin trojet e një vanice (punishte shajaku). Vendi quhej Te
Vanica, Vanica e Gjon Leks. (Ky kishte qenë pronari i saj. Rrënojat e truallit dhe të vijës së saj dukeshin mirë
edhe sot.
Përballë, nga ana lindore e mbyllte luginën e ngushtë Shkalla Qytets. Në anën jugore të ati shkëmbi
kalonte një rrugë e zakonshme që vinte nga Papi për tek stanet, (Stanet e Berishës) në anët jugore të Bales
dhe për në Iballe.
Për në Iballe rruga ndjek Lumin nga ana perëndimore, por këtu ka një rrugë më të për ato vende. Pas
pak del tek Podi i Kalasë.
Podi është një rrafshinë e tarracuar me dy rrathë. Muret e tarracimit të parë fillojnë pak mbi buzën e
Lunit. Këta mure edhe sot arrijnë deri në dy metër lartësi dhe në gjendje të mirë. Trashësia e murit shkon nga
një metër e më shumë. Në përbërjen e murit janë përdorur gurë shumë të mëdhenj, që kishin një diametër deri
në 1 metër. Muri dukej i punuar me kujdes: ishin shfrytëzuar format e gurit. Lartësia e tij nuk mund të
përcaktohej, por ngjante me mure pellazgjike. Që ishin ndërtuar prej shekujsh, dukej ngaqë, megjithë
terrenin e shtruar dhe të mbrojtur, kishin filluar të mbuloheshin me dhe. Rrëzë këtij muri që formonte edhe
tarracimin e parë, dukeshin ende shenja trojesh, se vetëm themele rrëzë tokës kishin mbetur. Vendi ka qenë
me ujë dhe ajo tokë e pakët pjellore, tani nuk përdorej se ishte shmangët dhe verës thanë se dilnin shumë
gjarpërinj, ngaqë sipër podit ka gurinë të madhe.
Sipër podit lartësohej kodra, që nga ana e saj perëndimore kishte formën e një trekëndëshi, ku brinja
veriore ishte më e gjatë, se ajo vinte më pak e pjerrët. Sipër në kodër kishte shumë gurë, që ishin mbeturina
të një shkëmbi të shkatërruar e të çarë në blloqe të mëdha gurësh. Këta shkëmbinj dikur bduhej të kishin qenë
të mbuluar me shtresë dheu dhe vendi të ketë pasur shkozë si në anën jugore e jugperëndimore, sidomos mbi
Shkambin e Qytets. Por Lumi (përroi i Iballes, që i binte me tërbim gjatë furtunave e kishte bërë punën e tij
në shekuj: ia kishte nxjerrë rrënjët dhe brinjët këtij shkëmbi. Këto veprime të natyrës ndoshta ishin bërë
shkak që ne të mos ishim në gjendje të hetonim asnjë gjurmë të këtij muri të kësaj “kalaje”. Rripi që lidhte
“kalanë” me Kotecin ishte ngrënë nga Lumi, sa ishte bërë si thikë e nuk kalohej. Edhe më parë i ngushtë
duhej të ishte, kështu që mund t’u krijonte mundësi ta mbronin fare lehtë nga ajo anë. Ana verilindore,
veriore dhe perëndimore ishin më pak të mbrojtura.
Pozicioni të jepte përshtypjen e një vendi mjaft të përshtatshëm për një kështjellë të vogël, e cila do t’i
ketë shërbyer për mbrojtje popullit të kësaj zone (të këtyre tri katundeve, apo ta ketë përdorur ndonjë familje
e fuqishme dhe e pasur për të mbrojtur pushtetin e saj në këto anë.
Pozicioni gjeografik e ndihmon shumë mbrojtjen, jo për ndonjë qëndresë të gjatë kundër një armiku të
madh në numër, por për ndonjë tërheqje të përkohshme e paraprake për të kaluar pastaj në malet përreth, prej
ku largimi mund të sigurohej mirë qoftë dhe me anë të vëzhgimeve që nga sipër i rrugëve që hynin në
katundet e këtyre anëve. Populli thoshte se ajo kala ka qenë e një “robnije” tjetër, që nuk e njohin berishët.
Ata kanë ikur prej këtu, si ka hyrë turku.
Këtë kala nuk e lidhin me emrin e Lekë Dukagjinit, por thjesht “të Lekës”, por nuk dinë asnjë
legjendë rreth këtij Leke. Por këtë “kala” e shikonin që nga Katundi dhe e tregonin me nostalgji, duke kujtuar
me krenari e mallëngjim qëndresën dhe trimërinë e banorëve të këtij vendi ku ishin vetë sot.
Për “kalanë” thoshin se nga ana veriperëndimore e saj ka pasur një dalje të fshehtë nëpër muret
rrethuese dhe tek Podi i Kalasë, ku mbushnin ujë.
(Toponimet “Podi i Kalasë”, “Kalaja Leks”, sidomos “Shkambi Qytets” dhe dëshmia e faktuar aq
qartë e gurëve tarracues të Podit Kalas, tregojnë se këtu duhet të ketë pasur një kështjellë dhe kushdo që
shkon e i shikon të ketë për një gjë të tillë, pra, nuk mund të kemi një gjë të shpikur nga njerëzit).
Ekzistencën e kalasë e përforcon edhe fakti që në Pap gjejmë tri kisha të rëndësishme: Kisha e
Shkatrrins (Kisha e Shën Katrins) në të hyrë të Papit nga Katundi. Aty ka qenë edhe Lisi Shkatrrins, ku
bëheshin herët kuvendet e fisit. Këndej vjen Kisha Shingjergjit dhe së fundi Kisha Shnamarkut (e Shën
Markut, mbi tokat e Kolë Marashit, që nuk mbahen mend të përdorura si kishë. (Ndërsa mbajtja e kuvendeve
të fisit tek Lisi Shkatrrins (Shën Katrins) lidhet ose me faktin se uishte mesi i vendit të tri katundeve ose
dikur, deri me shkatërrimin turk ka ekzistuar kisha me prift dhe ka qenë më e rëndësishmja.
Berisha ka një organizim origjinal. Ajo ka si bazë organizimi katër vëllazëritë e fisit: Desk, Doç, Tet,
Maroj. Për këto vëllazëri merrte pjesë në organin drejtues me krerë, një plak (kryeplak) dhe një djalë pas
kreut. Kështu kishin katër krerë + 4 pleq + 4 djem, që bëheshin 12 krerë, apo siç thirreshin në popull, 12 djelt
e Berishës. Krerët thuhet se caktuan atëherë kur Berisha u bashkua me Vezirin e Shkodrës. Prandaj u quajtën
“krenë veziri”. Këto poste ishin të trashëgueshme brez pas brezi.
Krerët kishin nga një djalë pas kreut nga vëllazëria e vet, si dhe një plak (kryeplak) që është në
katundet e tjerë të Pukës, por në Berishë nuk ndjehej termi “kryeplak”.
Plaku dhe djali mbas kreut zgjidheshin nga populli. Por, mesa kuptova, populli zgjidhte plakun për
disa vjet nga burrat më të zotë e më të drejtë, që, në qoftë se shumica e popullit nuk e donte, më vonë e
zëvendësonin me një tjetër, po të zgjedhur në kuvend.
Djalin mbas kreut e zgjidhte kreu, i cilii kishte nevojë për mbrojtjen e tij, i cili pak nga pak për sa
kohë qe shtëpi me meshkuj të fortë, u bë i trashëgueshëm. Për pasojë, edhe ai fitoi rëndësi, sidomos në
kuvendin e burrave.
Krerët e Vezirit kanë qenë:
1.Prend Uka (të Marash Mëhillit), Desk, Fushë-Thaç;
2.Dedë Markiçi Doç, Shopël;
3.Ndue Dashi Tetaj, Berishë e Vogël;
4.Pal Ndue Zefi (të Prend Zekës), Maroj, Milur.
Djalë mbas kreut kanë qenë:
1.Jak Marketa Desk, në Lëvoshë;
2.Dedë Kolaba Doçaj, në Ludricë;
3.Marash Ukë Peraj Tetaj, në Shopël;
4.Pjetër Kolë Ndreu Maroj, në Skvinë.
Pleq të vëllazërive të fisit të Berishës kanë qenë:
1.Ndrecë Hasani Desk, Qyqesh, Berishë e Epër;
2.Dodë Basha Doç, -“- -“-;
3.Lulash Ndou Tetaj, Skvinë;
4.Pjetër Ndue Marashi Maroj, Shopël.
Këta së bashku përbënin të parët e Berishës, kryesinë e Berishës si fis. Por meqë këta nuk ishin
shpërndarë sipas katundeve, por vëllazërive që kishin kaluar nga një katund në tjetrin, lindi nevoja e caktimit
për çdo katund. Kështu, për t’iu përgjigjur më mirë përbërjes sipas katundeve në përbërjen e kryesisë së fisit
të Berishës hynë edhe gjashtë pleq të tjerë, burra të fortë dhe me rëndësi, duke e rritur numrin në 18.
Kur bëhej kuvendi i fisit, mbledhja bëhej e përbashkët “burrë për shpi” tek Mandat e Kuvendit, në
Livadh të Kishës (në Katund të Kishës, Berishë e Vogël), kurse krerët mblidheshin kur ishte puna për të
ndarë pleqëri a për të dhënë vendimin, tek një bli që ishte afër Mandave, por shmangët, sa nuk dëgjohej çfarë
flitej. Ky bli u quajt kështu Blini Krenve.
Krerët thërrisnin djemtë dhe pleqtë 4 + 4) dhe u tregonin vendimin e tyre. Po të binin në një mendje
me krerët, atëherë ua tregonin vendimin “kuvendit të burrave”. Po të ndodhte që pleqtë dhe djemtë të mos
binin dakord me krerët, atëherë i thuhej kuvendit të burrave se krerët kishin bërë këtë pleqërim, por nuk na
duket se e kanë të drejtë. Tani kishte të drejtë kuvendi i burrave të thoshte fjalën e tij. Po të kundërshtonte
kuvendi i burrave të fisit njëzëri, atëherë krerët thërrisnin tek bliri pleqësinë (kryesinë) prej 18 burrash; pra
shtonte edhe ata të gjashtë dhe bënte vendimin e ri. Këta të gjashtë i caktonin krerët me miratim të kuvendit
aty për aty. Vendime të tilla të diskutueshëm ishin ata që jepeshin për gjoba dhe për dënime nga ana e fisit.
Pjesëmarrja e gruas në kuvend nuk dihet, por mbahet mend se e bija e Zmajl Nikës, Cungë Zmajlja,
kur u bë 60 vjeçe, përfaqësonte të atin në kuvend, sepse ai ishte plak dhe nuk shkonte dot. Cungia ishte grua
burrëreshë, e njohur për urti e karakter burrëror. Ishte e martuar në shtëpinë e bajraktarit të Shoshit, Dukagjin.
Verës vinte dhe rrinte në Berishë tek i ati. Ka jetuar mbi 100 vjet. Thuhej se kishte qenë e datëlindjes 1830.
Pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë gruas në kuvend nuk e dimë, por mjaft gra të njohura për urti, sidomos
nënat e disa burrave jo shumë të moshuara, i këshillonin djemtë e tyre kur ata shkonin në kuvend dhe nuk e
ndienin veten të sigurt për dhënien e mendimit, propozonin të shtyhej kuvendi për të nesërmen dhe ta
pleqëronin sa më me urtësi. Kështu, në shtëpi pyesnin nënat e gratë e tyre se si duhej të vepronin, ç’përgjigje
duhej t’i jepnin kuvendit të nesërmen. Si e rrihnin çështjen me urtësinë e këtyre grave, shkonin dhe jepnin
përgjigje në kuvend.
ORGANIZIMI DHE LUFTËRAT
Berisha nuk ka pasur kurrë vojvodë. Bajraktari ishte gjithmonë vëllai i madh (vëllazëria e Deskut).
Nga kjo vëllazëri bajrakun e fisit e merrte ai që ishte më i forti dhe më i zoti që i bindej kuvendit të fisit.
Ndodhte që një bajraktar të mos bëhej gjithmonë një derë, si në Kabash e Thaç. Kështu, bajraku iu dorëzua
Prend Ukës, Desk, nga vëllazëria e tij, megjithëse shtëpia e Prendit nuk kishte qenë bajraktar, veçse derë
Veziri. Me këtë rast u bë njëherësh krerë dhe bajraktar. Vendin e parë e mbante shtëpia e tij si krerë Veziri
dhe Desk, si nëpër Berishë, si jashtë Berishës, kur i takonte asaj si vend.
Kur ishte puna për të vepruar pas vendimit të marrë, krerët i drejtoheshin djelmënisë. Kështu, një i
Doçaj kishte zënë një çikë në Rajë (Mertur). Kur u bë për nuse, meqë ishte bukur, e morën në Geghysen,
Krasniqe. Mbeti i “koritur” i Doçajve, pra, Berisha. U mblodh fisi në kuvend dhe vendosi t’i kërkojë benë
Rajës. Në qoftë se Raja pranonte kushtet e Berishë, gjakun do ta paguante Geghyseni, që kishte guxuar të
merrte çikën nuse në gjak. Shkuan përfaqësuesit e Berishës në Rajë dhe i kërkuan benë se kjo martesë në
Geghysen ishte bërë pa dijeninë e tyre. Ata u bënë benë. Atëherë thanë që t’u veshin nuse një çikë tjetër, se
nuk ktheheshin në Berishë pa nuse. Ashtu bënë. Tani mbetej të ndëshkoheshin grabitësit nga Geghyseni.
Krerët iu drejtuan kuvendit të fisit: “Kush del djalë i djelmënisë me marrë gjakun jashtë në Geghysen!”. U
ngritën katër burra. U gatitën dhe morën rrugën për në Geghysen. Geghyseni ka një pozitë shumë të mbrojtur
nga ana jugore, si dhe në tërësi. Ata njihen për më trimat e Lugut të Malësisë së Gjakovës. Kushdo që hynte
për të qitur pushkë në Geghysen, nuk mund të largohej pa iu zënë shtigjet dhe zbuluar, se vendi është shumë i
thyeshëm dhe pa dalje të shumta. Mirëpo, berishasit u treguan shumë të zotë. Hynë natën në Geghysen dhe u
fshehën gjatë gjithë ditës së nesërme. Nga mbrëmja panë të vinte me bagëti xhaxhain e dhëndrit, se ishin
informuar mirë për grabitësit e çikës së zënë. Si u afrua për nga shtëpia, i doli përpara edhe dhëndri për ta
ndihmuar të fuste bagëtitë në vathë. Këta ua pritën me pushkë dhe i lanë të vrarë në vend. U lëshua potera në
Geghysen:
-O-o-o, çâ pushka, moreeee?
U dha kushtrimi:
-O, bini burra, se na vrau Berisha, morene!
Krisi pushka dhe u zunë shtigjet. Disa burra të shpejtë u nisën për të zënë Vaun e Fierzës. Asgjëkund
nuk takuan në berishasit. U kontrolluan vendet e dyshimta dhe çdo shteg, por më kot. Tërë natën dhe ditën
Geghyseni ziente për të kapur vrasësit, por nuk ia dolën. Atëherë u mblodhën në shtëpinë e të vrarëve dhe ua
bënë kryeshëndosh, se me gjakësorët kishin shpëtuar.
Ç’kishte ndodhur me berishasit? Ata, si kishin marrë gjakun s’ishin larguar as një kilometër dhe në
një grumbull gështenjash, kishin gjetur nja dy të tilla me zhgoriç të thellë dhe kishin hyrë në to. Aty kishin
kaluar tërë natën dhe ditën. Si ra nata e dytën atë vend, dolën me kujdes e kaluan në Aprripë të Gurit dhe u
kthyen shëndoshë e mirë në Berishë. Berisha bëri denamin. U qit pushkë dhe u bë festë, se iu zbardh faqja
Berishës. Kjo ngjarje duhet të ketë mbi 70 vjet.
Në kohën e Opozitës një shtëpi në Berishë Vendi preu një njeri në besë. U mblodh fisi në kuvend në
Qafë Tmugu tek Qarrat e Kronit. E pleqëruan për ta gjobitur. Meqë kishin filluar ligjet, nuk u mor vendim për
ta nxjerrë prej vendit, por iu mor pushka dhe ia kthyen përsëri, por pa fishekë. Qitën një batare pushkësh
përpjetë dhe i dogjën shtëpinë. I morën dy qé, i morën dhe i ndanë për burrë kuvendi. Fisi kishte vënë sull
mos me pre kand në besë.
Berisha e Vendit e ka vadën e saj të bollshme, por vuan Tmugu i Midhës, që është fare afër. Në kohën
e Zogut iu vu Berishës një vadë që t’i jepte ujë. Midha ka shumë tokë në Tmug dhe tokë shumë pjellore, por
që kanë fare pak ujë. Berisha nuk i ka dhënë kurrë ujë Midhës, se është shumë jetik për vetë Berishën, që ka
shumë toka që vaditen nga ajo vijë uji që vjen nga Sapaçi i Iballes. Berisha e kundërshtoi. Kërkoi t’i bënte
benë se “Ajo vadë gjithmonë ka qenë e Berishës dhe gjithkund kalon nëpër vend të saj”. 72 burra “rrenca” në
atë vadë: Race, Milur, Tmug e Fushë –Thaçi thirrën Midhën te Kisha e Zojs në Katund dhe i bënë benë:
“Shete beja e Zotit, si e basha, më nimoftë...”. Midha ua “pau” benë me 24 pleq. Kështu u detyrua që të hite
dorë nga pretendimi. Pas Çlirimit Midha mori ujë nja tri vjet në Sapaç, por Berisha kundërshtoi gjithnjë e më
shumë, se po i mbeteshin tokat e saj djerrë për ujë. Ujin ose për Berishën ose për Midhën, se për të dyja s’del.
Kështu, Midhës u pre përsëri uji edhe ps kolektivizimit kështu, se Midha shkon me Bushatin, kurse Berisha e
Vendit shkon me Berishën e Vogël.
Një bijë Bugjoni dhe një i Datdhas u vranë në Datdhë për çështje nderi. Kjo ndodhi kur Partia e Punës
kishte nisur pajtimin e gjaqeve. Vrasja ishte bërë pak para Çlirimit. U kërkua q[çështja të mbyllej pa vrasje.
Të bëhej pajtimi sipas traditave më të mira të popullit. U mblodhën përfaqësuesit e 6 bajrakëve, ndër ta edhe
Mustafë aga i Iballes. U bënë gati dy sofra burra që e rrekën atë pleqërim pesë ditë e net. Marash Mëhilli i
Berishës ishte edhe anëtar i këshillit popullor të rrethit (këshilli i gjerë). Kërkoi të bëhej pajtimi dhe të mbahej
procesverbal, i cili t’i çohej rrethit. Në fund, ia lanë Bugjonit ta pleqëronte. Mirëpo, gjatë natës Mustafë aga e
kishte kuptuar se i Bugjonit do të linte fajtor Dardhën, e cila është Kabash, si dhe vetë Mustafa. Të nesërmen
u ngrit Mustafa herët dhe tha: “E kena ba ‘i pjetni t’keqe pramë. Po nata nuk asht kurr për pjetni, prandej po e
pjeqnojm ditën ma mirë. Bugjonit nuk i takon me ba pjeqninë, se ai asht në faj, as Datdhës jo, se ka ra në faj”.
Ia lanë Mustafës që të thoshte mendimin e tij. Mustafa tha se gruaja gjithmonë ka ardhur me fishek në pajë,
se nuk i besohet dhe i ati ia lë për gjykim të zotit të shtëpisë, burrit të saj për nderin e saj. Pra, kur u gjet në
faj, çat fishek ka përdorë që ia ka çue i ati i grues. Kështu, Bugjoni nuk pati të drejtë të kërkonte gjë, kurse i
vrari i Dardhës, i nipii Musë Bibës së Iballes ishte fajtor se kishte prekur nderin e tjetrit, por gjaku i duhej larë
për t’u bërë pajtimi. Marash Mëhilli mbajtin procesverbalin dhe çështja u mbyll. Pajtimi u bë.
Berisha në fillim të shekullit të njëzetë umërohej 300 shtëpi dhe 12 katunde:
1.Katund, (Katundi i Kishës, dikur Illishka,) sot Berishë e Vogël;
2.Papi, (sot hyn në përbërjen e Berishës së Vogël);
3.Shopli dhe Knari (në veri të Papit);
4.Skvina dhe Zhubi (Zhubi shqiptohet edhe Zhupi(;
5.Brebulla, (në verilindje të Skvinës, pas Majës së Brebullës);
6.Fushë-Thaçi e Bollicë, (sot shkojnë me Berishën e Vendit);
7.Milori dhe Tmugu i Berishës, (Berishë Vendi);
8.Racja, (që njihet si Berishë Vendi);
9.Bukurusha, (Berishë Vendi, po nuk dihet mirë a formonte katund);
10.Trovna, Qyqesh e Majsë, (që formojnë Berishën e Epër);
11.Ludricë, (në perëndim të Iballes);
12.Lëvosha dhe Arapi, (në perëndim të Iballes).
Berisha e Vendit në vitet ’30 përbëhej nga 72 shtëpi. Aty nga viti 1980 u mblodhën në Ludricë tek shtëpia e
Dedë Kolabës burrat e 300 shtëpive të Berishës për të marrë përsipër për të lëshuar në dorëNdoc Mar’ Dedën
dhe Mark Kolikun, që ishin komitë dhe nuk bënin testimin. (Këtu del qartë se Berisha kishte 300 shtëpi, por
nuk është e qartë si fis a bajrak, sepse si bajrak përfshin edhe Merturin e Gurit. Po tradita thotë qartë: 300
shtëpi Berishë).
Fisi i Berishës kishte 12 djemtë e fisit ekzekutues të vendimeve të kuvendit të fisit, pra, tre djem fisi për
vëllazëri. Këta merrnin gjobat, digjnin shtëpitë dhe i nxirrnin prej toke ata që donte kuvendi i fisit. Këta nuk
kishin asnjë pasojë, se vepronin në emër të kuvendit të burrave të fisit.
Dorëzanë për një shtëpi a grup shtëpish hynin katër djem fisi, pra nga një për vëllazëri. Kur kërkohej
dorëzania e vetë fisit, atëherë jepej dorëzania po me këta dorëzanës, por me afat të prerë deri në pesë vjet ose
për dhjetë vjet. Po të pritej besa e dorëzanisë së fisit, atëherë fisi e nxirrte nga vendi besëprerësin dhe i digjte
shtëpinë. Toka i lihej djerrë si për rastet e tjera të shkeljes së rëndë të sullit. Pas tri vjetësh toka mbillej nga të
afërmit e tij, kur i dënuari nuk kthehej se e kishte humbur këtë të drejtë përgjithmonë ose kishte ngulur gjetiu
dhe atje kishte filluar jetesën.
Edhe kisha kishte dorëzanitë e saj. Por kisha vinte si kusht njerëzit më të mirë, që nuk ishin gjakësorë:
nuk kishin vrarë kënd, s’kishin vjedhur, s’kishin bërë kurvëri e nuk kishin prerë në besë a në fjalë njeri, që
mbante e zbatonte Porositë e Tenzot. Këta kishin në ndore për çdo gjë që kishte të bënte me kishën a priftin.
Dorëzanët e kishës ishin 12 burra (sipas modelit tradicional për 12 djemtë e fisit).
Njëherë, dy berishas i thanë priftit se një gjë që ka njeriu në mendje a është më mirë ta bëjë sot apo
nesër? Prifti iu përgjigj: “Sot”. Ata i thanë se kishin ndërmend ta vrisni, pra edhe e vranë. Donin t’i merrnin
paratë. Dorëzanët e kishës thirrën fisin në kuvend. Kuvendi i dënoi me vdekje, u dogji shtëpitë, u la tokën
djerrë dhe i përzuri përgjithmonë nga fisi. Po ata kishin ikur, kështu që s’i vranë dot. Kisha u mbyll, se po të
vritej prifti, ajo kishë duhej mbyllur. Në vend të kësaj kishe u ngrit Kisha e Zojs, që ka vazhduar deri më
1967. Kjo kishë u ngrit në pronat e dy vrasësve.
Kisha e Berishës, për të përfituar nga gjobat, futej në dorëzanitë si përfaqësuese e3 fesë, e së drejtës së
Zotit, për të vendosur “drejtësinë” mbi besimtarët e saj.
Berisha është e njohur për një rezistencë të madhe që u ka bërë armiqve të vendit, duke filluar nga
pushtimi turk. Tradita popullore njeh një varg luftërash dhe luftëtarë të shquar, Ndoc Mar’Deda dhe Mark
Koliku, këta trima që qëndruan për shumë vjet komitë nëpër malet e Berishës dhe asnjëherë nuk i dorëzuan
armët. Në vitet 1911-1912, në kuadrin e Kryengritjes së Përgjithshme Kombëtare, ata formuan çeta komitësh
nga 12 deri në 18 luftëtarë. Në çdo luftim, ata ishin ndera e Berishës. Kështu, më 24 korrik 1912, kur ushtria
turke sulmoi Dheun e Epër (Berishë e Thaç), çetat e Ndoc Mar’Dedës dhe të Mark Kolikut ishin ndër trimat e
parë luftëtarë që i shkuan për ndihmë Midhës, e cila i kishte vënë gjoksin ushtrisë turke të armatosur deri në
dhëmbë. Thaçi e Berisha “burrë për shpi”, nuk vonuan t’u vinin në ndihmë deri sa i thyen forcat turke, të cilat
u tërhoqën me humbje të mëdha.
Edhe kundër pushtuesve serbë e malazezë më 1912-1913, kanë shkuar për të luftuar dhjetëra berishës,
ndër ta edhe Ndoc Mar’Deda me çetën e tij, që kryente sulme të guximshme nga Drishti e deri në Vrakë të
Shkodrës. Vriste ushtarë malazezë e serbë dhe u merrte armë e municione dhe armatoste çetën e komitës së
tij.
Ndoc Mark Deda

Kundër armikut ka luftuar gjithmonë edhe jashtë Berishës, si në Drisht e Vrakë, po edhe deri në
Dukagjin. Kur hyri Karadaku më 1915 në Dukagjin, Ndoci ishte në Mollë të Shoshnit, në kullën e Mëhill
Kolës. Ishin trimat e tij dukagjinas në tri kulla. I rrethoi Karadaku. I kishte hjeksuar Shytan Leka, i shtëpisë së
bajraktarit. U thirrën të dorëzoheshin. E kishin shumë të vështirë. Ndoc Mark Deda tha:
“Burra, të bajm kuvend si me veprue, por t’mos i shkojnë kuj në mend se dorzohet Ndoc Mar’Deda.
Ndera e Berishës, e Dukagjinit dhe e krejt Shqipnisë e kërkon që na të luftojmë si burrat. Po patëm baft, të
çajmë rrethimin e të shpëtojmë, po e patëm jetën të shkurtë, le të vdesim me nder, si vdesin trimat në luftë
kundër hasmit që na ka shkelë vendin e tash don me na marrë edhe nderin. A mundena na, burra luftash e
trimnish të pranojmë zhburrnimin tonë para cubave të Cernagores? Mosni, burra! Të mos ju ligështohet
zemra sod para dekës”
Kuvendi vendosi luftë e qëndresë. Lufta u bë e rreptë. Të rrethuarit luftuan me aq trimëri, sa çanë
rrethimin e dolën. Ndoc Mar’Deda, i cili u fut në Dukagjin dhe vrau vetë kryehjeksin Shytan Lekën, dhe, si u
fsheh tri ditë në një çetë, mundi t’u shpëtonte ndjekësve.
Rast i rrallë të qitësh pushkë në Dukagjin dhe të shpëtosh, kur shtigjet janë aq të pakta dhe
kontrolloheshin menjëherë nga vendasit. “Po trimi e burri ça nuk ban: bie nëpër zjarr e nuk digjet”,-thonë
pleqtë e Berishës.
Edhe Mark Koliku ka qenë një nga trimat më në zë të Berishës. Ai pat dalë në mal se mori gjakun e
mikut të të atit, që iu pre në besë. Donin ta merrnin haps, se ishte trim dhe kishin frikë se mos organizonte
ndonjë komitë, ashtu siç bëri me të vërtetë.
Mark Koliku nuk ra në dorë. Mblodhën trimat e Berishës dhe Ludricës për t’u kërkuar që të dorëzonin
Mark Kolikun dhe Ndoc Mar’Dedën. Po populli tha se nuk binden. Atëherë zaptijet turke thanë se do t’u
tregonin ata se si do të bindeshin. I lidhën shumë burra për mullar nën gju dhe u binin me shkop thane
kockave të gjunjëve dhe të këmbëve. Ishte një torturë shumë e rëndë, që burrat e Berishës e duronin pa bërë
“Oh!” as “Ah!”, megjithëse u shkonin lotët gurrë nga zori e nga turpi.
Kur e mori vesh këtë gjë Mark Koliku erdhi në Fushë-Thaçi në shkurt 1909 te Prend Uka, bajraktari i
Berishës, të cilin e kishte edhe në vëllazëri. I tha se nuk duronte vuajtjen e Berishës për shkak të tij. Prandaj
ai kishte ardhur t’i thoshte se po binte në dorë. Prend Uka ishte mbi 90 vjeç (i datëlindjes 1814), e shikoi me i
nat dhe i tha se nderi i Berishës u mor. A rrehen burrat e Berishës si beret e këqija? Ata u rrahën për të mos
dorëzuar kaçakët që i kanë si roje, i kanë Orën e fisit, kurse ti qenke tutë e vjen e më thue mue se duhet me u
dorëzue”. Mark Koliku iu përgjigj:
“Mos, bre Prend! Mos e thuej atë fjalë, se unë as jam tutë, as tutem, por kam hallin e popullit të
Berishës që po vuen për mue.
Prendi prapë ia priti:
“Kush t’u ka ankue? Nderi i Berishës u muer ni herë. Po të binë kaçakët në dorë, Berisha s’ka kori ma
të madhe, se çat herë i des Ora e Fisit. Qindro e bani komitë e vndoni nderin e Berishës në vend si e ka adet
shqyptari!”
Mark Koliku nuk ka ecur, por ka fluturuar, aq besim mori me vete.
Mbas atij largimi u mësua se ai ishte strehuar në shtëpinë e Prend Hasanit në Arap. Prend Hasani ishte
shtëpi e madhe me 25 vetë, shtëpi bujare, e besës dhe i njohur për trimëri. Erdhi ushtria turke, zaptije,
xhandarë dhe i rrethuan shtëpinë. I thirrën Mark Kolikut të dorëzohej se s’kishte nga të ikte. Mark Koliku u
zu ngushtë: nuk ka më ngushtë për burrin, me u dorëzue kur e mendon veten komitë. Po si të luftonte, kur
ndodhej në mes grave, fëmijëve, që mund të vriteshin apo të digjeshin brenda. Iu drejtua Prend Hasanit:
“E shoh se e kemi të vështirë të dy. Po ti ke gjithë robtë e shtëpisë mbi vete. Fol, si duhet t’ia bajmë?”
Prend Hasani kishte një barrë të rëndë mbi vete: kishte jetën e 25 vetëve, po kishte edhe nderin e
shtëpisë, besën e dhënë, mikun në bukë të tij. A dorëzohet miku a shoqi në bukë të vet? E shikoi Markun dhe
i tha:
-Mark, po deshe me qindrue si burrë, mos të dhimbet shpija ime, gjaja e malli jem, se ato i baj prapë,
po nderin e burrit nuk kam si me i vu në vend. Nuk mundem me qindrue para Berishës e jashtë saj midis
burrave me krye ulë.
Marku e mori ngrykë e i tha:
-Thueju xhandarëve dhe zaptijeve se nuk bindet, n uk bjen në dorë, veç m’leni t’i qes robtë jashtë.
Ashtu u bë. Filloi pushka, po shtëpia ishte e mbuluar me dërrasa lisi. Kështu që nuk mund t’i bënte
ballë zjarrit. Po ashtu, shtëpia ishte jerevi, jo kullë. Atëherë Marku hipi në tavan dhe i çoi dërrasat e mbulojës.
Doli ngadalë dhe rrëshqiti në tokë. Aty ndeshi në një xhandar, të cilin e vrau menjëherë me pushkë. Krisën
armët e rojave në të gjitha anët, po Marku shpëtoi. Aty vrau e plagosi dhe të tjerë. Shkoi fill në Qyqesh
zbathur e në këmishë e tulina, ashtu siç ishte te Mëhill Hasani. Në Qyqesh te Ndue Gjoni e veshën me tirqe e
xhamadan zhguni. E përcollën për në Mertur e Salcë përtej Drinit. Atje u lidh me kaçakët e Dulagjinit e më
vonë me të Mirditës. Nja 8-9 vjet ka qëndruar komit në male. Luftoi kundër turqve, kundër serbëve, kundër
Esad pashës, si dhe kundër Zogut.
U largua në Kosovë dhe zuri shtëpi në Gjakovë, ku njerëzit e Zogut kërkuan që të vritej. Naçallniku
(nënprefekti) i Gjakovës e vrau. Po ai ka qenë vetë i katërti vëlla: Marku, Marashi, Deda e Frroku. Deda u
nis prej këtej e hyri në Gjakovë. I doli përpara naçallnikut dhe i nxori koburen:
-Ma vrave çat vëlla pa faj. Çoji të fala!-dhe i ra pesë herë me kobure. Rojat ikën të tmerruara. Mandej
qiti dhjetë herë përpjetë. Hyri në një dyqan. Hipi në tavan, theu çatinë. Iku çati më çati dhe shpëtoi. Prend
Hasanin e çuan tre vjet internim në Jemen. Shtëpinë ia dogjën. Pasurinë dhe berret ia grabitën.
Në traditë mbahet mend se Berisha ka luftuar në kohën e Maxhun pashës, por nuk kujtojnë aksione
konkrete.
Kolë Qun Sokoli mbante mend se në Ludricë (shtëpinë e kishte në Ludricë, në një lartësi prej 800 m).
Tri herë ishte djegur kulla e tyre: herën e parë, në kohën e Maxhar pashës, herën e dytë, Hyrrjeti dhe herën e
tretë në kohën e Esad pashës. Tregonte se kulla e tij kishte qenë tre katesh, kurse tani e kishte rregulluar dy
katesh, por tri herë e kishte provuar zjarrin e hasmit.
Në kohën e Hyrrjetit u bënë përpjekje të mëdha kundër komitës. Komita ishte e shpërndarë, ishin më
tepër kaçakë, po numëroheshin 30 a më shumë prej tyre. Më të njohurit ishin Ndoc Mar’Deda e Mark Koliku.
Vetë kajmekami mori pjesë në rrethimin e Mark Kolikut. Kishte edhe një qen të bukur me vete. Kur çau
rrethimin Mark Koliku ia vrau qenin, gjë që është për t’u mbajtur mend e nuk është harruar. Tre vjet qëndroi
Hyrrjeti nëpër këto anë. Aendrën e kishte në Iballe. Prej andej vinin në Berishë e kërkonin kaçakët. Po Ndoci
e Marku i bashkuan kaçakët dhe pak tu mbetë, bënë komita deri në 30 a 40 vetë.
Kundër ushtrisë së Esad pashës është bërë luftë shumë e madhe. Lufta e parë është bërë në Kersh të
Lezhës, në Mal të Vels. Kishin Besëlidhje me Mirditë, se ishin lidhë Pukë e Mirditë për të luftuar Esad
pashën..
Lufta e dytë kundër tij u bë në Kçirë, në Le të Dushit dhe në Qafë-Rrasë të Korthpulës, që ka
vazhduar nja dy ditë.
Lufta e tretë u bë me prita që i vunë në Qafë-Tmugut, Milur, Sapaç e Qyqesh (Rrasë-Bojë), por nuk
mund e pritëm. Për hakmarrje e dogjën krejt Berishën. Populli iku në male, megjithëse ishte kohë e
papërshtatshme. Berisha e Epër shkoi në Shkamb të Merturit, në Shpellë të Robëve.
Gjelosh Kçani i Trovnit e priti ushtrinë e Esad pashës në lajthi të Vlashit, në një shteg të ngushtë.
Thirri:
-O, bini komits, se hini askeri në Trovna!-dhe shtiu mbi ta në dy-tre pozicione. Ata kujtuan se kishin
të bënin me një komitë të organizuar në një vend të thyeshëm si ai, prandaj kaluan nga ana e Merturit pa i ra
Trovnit.. kështu shpëtoi Trovni.
Në kohën e Zogut, Berisha nuk e pushoi luftën deri më 1926, kur u bë kryengritja e fundit dhe më e
madhja e këtij shekulli. Në zgjedhjet e Asamblesë ata votuan për kaçakët, parinë e re dhe jo për krerët e
Vezirit. Në të hyrë të pranverës 1924, u dërgua në Berishë një numër i madh xhandarësh e bashibozukësh për
ta shkelurvendin, por hasën në qëndresën e popullit.
Sokol Cubi dhe Koc Marku së bashku me disa pjesëtarë të tjerë të komitës kishin lajmëruar devrinë
(patrullën e xhandarmërisë) se Berisha nuk duron ta shkelin, prandaj të mos hyjnë aty, se nuk i lejon komita.
Po devria nuk e ndali marshimin. Sapo bëri t’i afrohej Trovnit, kur po vinte nga Merturi u befasua nga pushka
e komitës, që i printe Sokol Cubi me Koc Markun. Nga devria mbetën të vrarë dhe të plagosur tre vetë. Të
tjerët u zunë robër dhe u mbajtën nën vërejtje deri sa premtuan se nuk do të vinin më.
Në Revolucionin e Qershorit rreth 300 burra të Berishës morën pjesë, bënë këtë Revolucion. Nja 70
burra ranë nga ana e Shllakut, ku hynë në Shkodër në kohën që sapo kishte triumfuar Revolucioni.
Edhe pse u kthye Zogu, në fuqi me ndihmën e Serbisë, në malet e Berishës qëndronte një komitë e
fortë që ruante popullin.
Kur u lëshua kushtrimi se është krijuar “ni Opozitë e re kundër regjimit të Zogut, o burra t’i bimë!”, të
gjithë burrat e Berishës morën pjesë në kryengritje të nëntorit të 1926-ës. 24 orë e mbajtën të rrethuar Pukën
së bashku me Thaçin dhe fshatrat e besimit katolik rreth Pukës, që u nënshtruan nga Kolë Bibë Mirakaj e
kleri katolik, që bënin lojën e reaksionit jugosllav. Populli bënte luftë të drejtë dhe shpresonte për ngritjen e
një qeverie demokratike.
Terrori dhe dhuna e mercenarëve lumjanë e dibranë ishin shumë të egra. Ata u sollën me shumë
egërsi kundër popullit, të ndezur nga reaksioni dhe fanatizmi fetar: mysliman e katolik. Bënë grabitje
shkretuese: morën bagëti, rroba e çfarë gjetën.
Myslimanët e Pukës i ndihmuan fshatrat katolike përreth, duke u strehuar bagëtinë që arrinin t’i
shpëtonin dhe kur ishin të pranishëm, merrnin në mbrojtje pleq e gra.
Edhe gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, populli i Berishës ka nxjerrë djem të tillë si Lekë
Berishën, dëshmor i atdheut, kanë përkrahur Lëvizjen Nacionalçlirimtare
Shumë nga Berisha kanë marrë pjesë në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare.
Dedë Mehmet Alia, plak nga Skvina, ka ndihmuar vite me radhë për ndjekjen dhe asgjësimin e
bandave të kriminelëve të arratisur. Deda ka hyrë në radhët e partisë komuniste që më 1946. Nën shembullin
e tij, shumë të rinj nga Berisha kanë ndihmuar Forcat e Ndjekjes kundër bandave të kriminelëve.
MARRËDHËNIET ME KISHËN
Për kishën dhe priftin paguanin 15 kg drithë në vit për shtëpi. Për ata që nuk e dëgjonin kambanën e
kishës, kurse ata që e dëgjonin paguanin 30 kg. Jepnin, gjithashtu, 1g groshë dhe një gogël djathë. Raki e verë
paguanin ata që kishin rrush, rrushaxhinjtë, 10 kg në vit. Në pranverë, nga “haku i kishës” bëheshin afro 40
kv drithë, 300 kg groshë, 300n kg djathë, 1 mijë litra raki e verë, përveç atyre që siguroheshin nga vetë toka e
kishës.
Kur çohej meshë, fshatarëve iu kërkohej “lëmoshë për hir të Zotit”. Gjithashtu, edhe kur shkonin për
t’u rrëfyer. Paguanin edhe për meshën për shpirt të të vdekurve, kur një i shtëpisë e kërkonte një gjë të tillë,
që kisha e prifti i nxisnin shumë këto. Kishte dhe nga ata që nuk kishin të paguanin “hakun” e kishës. I hynin
rixha priftit t’ua falte se s’kishin as bukë për fëmijët e tyre. Por prifti nuk pranonte se thoshte se nuk kishte të
drejtë t’ia falte askujt, por t’ia merrte, se ishte “haku” i Zotit dhe robi e ka për detyrë ta japë edhe kur nuk ka
bukë për vete, se atëherë shihet bindja ndaj Zotit, bindja e mëkatarit ndaj mëshiruesit të tij.
Po të ndodhte që ndonjë fukara, që në atë kohë kishte shumë, të mos paguante, atëherë prifti nuk ia
bekonte bukën e motmotit. Kjo ishte shumë e rëndë për atë kohë. Pra, duhej bërë ç’nuk bëhej dhe “haku” i
kishës duhej paguar medoemos.
Mandej, paguanin edhe të dhjetën e gjithçkaje qeverisë së Zogut. Po berret nuk shiteshin, punë nuk
kishte, atëherë me se të paguanin?! Ishte hall i madh fort. Shumë më pak paguanin në kohën e Turqisë.
Atëherë populli paguante vetëm redifen. Redifja ishte 4-5 grosh, që bënin nja 50 kg misër për shtëpi. Edhe
atë populli nuk donte ta paguante, se për shumicën ishte një barrë e rëndë. Në kohën e Zogut taksat u bënë
shumë të rënda, sa popullin e këputën, se lëvizja e 1926-ës e pati shkretuar popullin. Po ashtu, djegiet,
plaçkitjet e askerit të Esad pashës. Shumë shtëpi nuk e kanë marrë veten, veçse pas Çlirimit, kur u hap punë
kudo dhe u ndihmua bujqësia me të gjitha mjetet që të shkonte përpara
PËRBËRJA ETNIKE
-Brezat e mi, -thotë Sokol Marashi,- janë këta: 1.Sokoli, 2.Marashi, 3.Alia, 4.Tahiri, 5.Uka, 6.Mema,
7.Pjetri, 8.Preku, 9.Doda, ...10.Progu, 11.Kojeli. ne jemi Doçaj. Pas Dodës humbasin dy breza, prandaj nuk i
dalin deri tek Kojeli 15 brez, por 13. Në kohën e Ukë Memës, brezi i shtatë, (pra, rreth vitit 1780), në Porav,
në tre mrizet e tij thuhej se veronin nga 1 mijë kokë dele në secilin, aq shumë dele paska pasur(!) (Mesa
kuptohet, kjo do të ketë qenë një dëshirë e ëndërruar, sesa e jetuar, sepse as natyra e vendit nuk e jep një
mundësi të tillë verore, aq më pak dimërore. Po të kishte një blegtori të tillë në Porav, duhej të kishte edhe në
katundet e tjera pak a shumë kështu. Të dhënat e mbledhura nëpër krahinën e Pukës, vërtetojnë se nga fundi i
shekullit XVIII kudo në fshatrat kryesore të Pukës blegtoria ka njohur një rritje të konsiderueshme
Të parët tanë na tregonin se “ne kemi qenë bulqit e Slejman agës të Iballes. Ai ishte sundimtari i 7
bajrakëve të Pukës. Sylejmanit dhe pas tij zotnive të tjerë të Iballes, u paguanin të tretën e çdo gjëje
(prodhimi). Për Shënkoll ( 5 dhjetor) i dërgonin shpatullën e fërlikut.
Njëherë erdhi vetë e shoqja e Sylejman agës për të marrë shpatullat e Shënkollit dhe të dhjetën. I
ngarkoi bulqit dhe u nis për Iballe. Me vete mori edhe një djalë Berishe, i cili sapo i kishte mbushur të
njëzetat. Ishte i hijshëm dhe truplidhur. E shoqja e Sylejmanit ia vuri syrin. I pëlqeu. I tha se së bashku me
bulqit e tjerë të vinte edhe ai për në Iballe. Duhej të shkonte, se urdhri zonjës nuk bëhej dysh. Djali shkoi me
të. Kur dolën në Pjavër të Fierzës, në një vend të bukur bjeshke u ndalën disi larg bulqëve. I tha gruaja djalit:
-M’shtrëngo pak.-dhe i bëri shenjë nga këmbët.
Djali, që ishte i shkathët dhe i urtë, filloi t’i shtrëngonte opingat e lopës që ajo kishte mbathur. E
shoqja e Sylejmanit, që kishte shtënë lakmi në të, i tha prapë:
-Shiko ma larg.-me lakmi dhe çudi e mblodhi veten dhe bëri sikur përsëri po i rregullonte opingat.
Atëherë së shoqes së Sylejmanit nuk iu durua dhe i tha me ton ngacmues:
-A po shkon ma nalt ku duhet...
Djali më në fund u ngrit dhe tha i vendosur:
-Jo, besa, çaty jo!
Ajo mori furishëm rrugën për Iballe. U mbajt mend gjatë puna e asaj gruaje.
PORAVI (BERISHA) 09.05.1969
MARRËDHËNIET AGRARE
Në Fushë të Keqe zotnia kishte livadhin që quhej Livadhi i Zotnisë, të cilin e linte mira (jo në
kuptimin e përdorimit të përbashkët, por të papërdorshëm për vendasit, të ndaluar për ta), për ta përdorur si
kullotë për kuajt e tij kur shkonte për Krasniqe.
Të parët tanë ishin të detyruar që për çdo vjeshtë vonë t’ia merrnin zotnisë nga një lopë për t’ia
mbajtur për dimër e për t’ia nxjerrë në pranverë. Në pranverë ia çonin në Iballe me një lak të ri në qafë.
Marash Ukë Buça, i mori lopët e zotnisë në pranverë dhe kur i nxori në Pjavër, ua këputi të gjithave
bishtat. I çoi fjalë zotnisë: “Ruej se m’i çon tjetër!” (Vura brezat, breznitë dhe më dolën kështu: 1.Mark
Gjergji, datëlindja 1944; 2.Gjergj Kukeli; 3.Kukel Fazlia; 4.Fazli Marashi; 6.Marash Ukë Buça. Pra, del se
ngjarja mund të ketë ndodhur aty nga viti 1860).
Thuhet se tokat filluan të ktheheshin pasi u vra Sylejman aga. Sylejman agën e pat vrarë në Shkodër
një i Buçajve të Iballes kur po i bënte rojë, se Slejmani i kishte rënë shumë në qafë. Ma e mbramja tokë asht
shitë pa hy Hyrrjeti, aty nga viti 1905. Kjo qe toka e Lulash Niks. (Gjon, Zef e Lulash Nika. Gjoni është i
datëlindjes 1930.
Shtëpia e Lulash Nikës u shtronte konakun zotnive, se ishin shtëpi e madhe. Edhe pse janë ble tokt,
kanë mbetë toponimet si: Prozhmi i Zotnisë dhe Prozhmi i Zabitit.
Tokat janë shitur për 10-15 qese (Në qese kishte 500 grosh. Një ka më i niri kushtonte 300 grosh,
kurse oka e drithit (1.5 kg)- një grosh. 500 okë drithë = 1 qese.
Turqisë i paguanin redifen e mbretit, që ishte 1 grosh e gjsmë për shtëpi. Këtë e mblidhnin zotnitë
tanë. Por, si u ligështuan këta, vinin zotnitë e Pukës dhe merrnin redifen e mbretit. Gjithashtu, ata bënin
pajtimin e gjaqeve.
Si hyri Hyrrjeti, u ligështua forca e Turqisë, prandaj nuk ia paguan më redifen fare.
Ushtarë kanë shkuar vetëm në kohën e Hyrrjetit. Mbaj mend që thoshin se kanë shkuar nizamë Gegë
Prend Myftari i Fierzës dhe Prend Mark Selmani i Bugjonit.
Më përpara kishin pasë si detyrë për të shkuar në ndihmë të Shkodrës për të luftuar kundër Malit të Zi.
Poravi ka marrë pjesë në të gjitha aksionet e mëdha politike të luftërave për liri që ka bërë Dheu i
Epër (zona e Iballes). Si bajrak, Poravi ka shkuar me bajrakun e Bugjonit. Së bashku me bajrakun e Bugjonit
dhe bajrakët e tjerë morën pjesë për prishjen e Hyrrjetit dhe çlirimin e Pukës. I bënë denamin.
Kundër askerit të Esad pashës kanë shkuar nja 15 vetë, që luftuan diku përtej Qerretit. Prend Prekës iu
pat shkuar martinia duke shtirë kundër sadistëve, prandaj pati ikë prej asaj lufte.
Prandaj askeri pat ardhë këtu. Isen Markut i kërkuan një armë të fshehur, për të cilën i morën 8 lopë,
që i therën dhe i hëngrën.
Mirë më kujtohet Mark Koliku. Ishte i shkurtër, i shëndoshë, trashaluq. Bukur i zeshkët në fytyrë.
Burrë i fortë. Ka luftue boll.
Koha e Nemces ka qenë shumë e keqe. Kanë vdekë shumë vetë. Njerëzit vunë mish të keq. 7 herë
kam shkue në Gjakovë,-thotë Sokol Marashi,- dhe nuk kam pru veç nja 10 kile groshë. E kemi hangër,
çashtu, pa bukë. Kena pshtue me mish e tambël (qumësht).
Ana jonë pat shkue deri në Tiranë për me rrxue Zogun. Ai iku në Belgrad. Deli Pjetra ka qenë atje.
Delia ishte trim dhe i zoti. Mujë Hoxha i Gashit pat vra në Dushaj Zenel agën dhe Qerim Sokolin. Mustafë
Zeneli dhe Avdyl Qerimi, djemtë e tyre, i thanë Deli Pjetrës: “ A qet pushkë për ne?” Delia u tha “Po”. Doli
në Qafë Mali me komitë dhe vrau dy oficera studentë, që po i shkonin në shtëpi. Ishin gashjanë, fis të Mujë
Hoxhës dhe njerëz të Zogut. Njerëzit e tyre paguan një kaçak Niman Ukën e Gashit, që ishte në mal me Deli
Pjetrën. Ishin probatina bashkë, por e preu në besë natën kur po flinte. Ai pat ndejë shumë kohë në mal. E
patën rrethue, i dogjën shtëpinë dhe nënën brenda. Atëherë ai nuk u pajtua kurrë me qeverinë e Zogut. Sokoli
thotë se kur i dogjën shtëpinë, ishte në mal edhe ky vetë.
-Në kohën e Zogut kemi vuejtë shumë prej “të dhjetave”. Populli i kundërshtonte me forcë. Sadik Alja
i Shkodrës pat ble të dhjetat. Pat ardhë për t’i nxjerrë dhe nuk mundi. Populli i pat qitë këngën, por nuk e di
mirë: “Sadik Alja, burrë i vjetër/N’7 barakt mos dalsha tjetër!/M’i kan dathë pantoll e setër,/ Kesh haxhi e
m’lan pa mjekër”.
Më 1946 nëpër male endej banda e Pashuk Bibës. Ai kishte mbi 70 vetë me vete. Ishim në mbledhje
të katundit, por kur erdhi e na rrethoi me mbi 70 vetë. Na ishna pa armë. Na tha: “Pse jeni mbledhë? S’ka
qeveri. Unë jam qeveria. Qeveria â prishë. Ju do të bahi me mu!”. Desht me marrë me e vra kushrinin e Lekë
Berishës, se Leka ishte komunist, por e la se e dinte se do të hakmerreshin rëndë për të. Mandej u largua. Më
vonë mora vesh se e kishin shpartallue krejt.
MERTURI (20 maj 1969)
PËRBËRJA ETNIKE E FSHATIT
-Mark Ndoja, i datëlindjes 1897;
-Ndue Gjoni, -“- 1899;
-Marash Pali -“- 1912;
-Zef Prendushi -“- 1922;
-Ndue Pjetra -“- 1932.
U pyetën më 20 maj 1969, të cilët ishin të gjithë të një mendimi. Interesant është fakti se edhe ata me
moshë të re i kishin mësuar me aq kujdes nga të moshuarit, sa ndonjëherë u ndërhynin për t’i qartësuar
mendimet. Ishin krenarë për fisin e tyre, për guximin dhe aftësitë që kanë treguar, sidomos në marrëdhëniet
me agallarët e Iballes. Krenoheshin sidomos me Vatë Brini (Buçaj). Nofkën “Brini”, se ishte një trim
legjendar me forcën e kaut, luftonte sikur të kishte brirë, se ishte dragua.
Katundit tonë i thonë Berishë, se ne jemi fis me Berishën. Berishësit thonë “Berisha e Alshiqes”,
kurse në Berishë të Gurit, por ne morëm emrin Mertur, se ky ishte emri i vendit që gjetëm këtu. Ne na
thërrisni Mertur në dallim nga Berisha e Alshiqes, që thirrej thjesht vetëm Berishë.
Mertur,-thonë të parët se i ka mbetë nga “M’u turr” e me marrë tokën. Kështu, “M’u turrr” (me u
turrë), u bë Mertur (!). ne jemi djali i madh i Kojelit. Kojeni qe gjyshi ynë i përbashkët. Prej tij lindën Prendi,
që qëndroi në Berishë dhe një tjetër që i ka vdekë përpara se të vinte në Berishë, por i thonë “vëllai i Prendit”,
që la Pogun. Pra, Pogu është nipi i Prendit të Berishës dhe kështu përgjithësisht barazohen brezat:
Berisha fillon me brezin e tretë Marash Mëhillin: Marashi,Mëhilli, Prendi, Uka, Lulashi, Ndou,
Marku, Preka, Gjeçi, Mema, Desku, Prendi (Prend Kojeli, 15 brez).
Merturi: (fillojmë me brezin e tretë, Ndue Gjonin): Ndue, Gjon, Hasan, Pera, Palushi, Buça, Papa,
Deda, Prendi, Ndreu, Leka, Pogu, (babi i Pogut, që s’i dihet emri) dhe Kojeli. Pra, kemi 16 breza. Këtu kemi
një shtesë në brzni, si një zhvillim më i shpejtë, gjë që e vërteton Aprripa e Gurit: Gjoni, brezi i tretë,
Bardheci, Hajdari, Ivani, Papa, Noshi, Prendi, Ndreu, Leka, Pogu (populli i thotë Poga, që bëjnë 5 brez. Pra,
këtu duhet bërë një korrigjim: Kojeli e Poga janë vëllezër dhe se nipi i Kojelit ka qenë Leka e jo Poga. Më
mirë nga të gjithë në mes të Merturit e të Berishës kemi një vëllazërim shoqëror fqinjësor ose sa gjaku,
gjë që ka ardhur si nevojë e kohës për të përballuar rivalitetin ndërfisnor, veçan zotnitë e Iballes.
(Për brezat ndihmon më shumë Gjokë Doda, i cili sqaroi që Ndou të mos merrej si i Pogës, po i Lekë
Pogut, gjë që e gjejmë te Gjon Bardheci i Aprripës së Gurit me prejardhje të njëjtë me Merturin e Gurit. Po
Gjoka vazhdon me brezat: Prog Murra, Murr Deti.
Brezat e tij janë: Gjoka (brezi i tretë), Doda, Prendi, Kacoli, Buça (Drini), Papa, Deda, Prendi Ndou,
Leka, Pogu, Murra (Murr Deti), se gjoja erdhën nga bregu i detit.
Duhet shënuar se Gjokë Doda ishte pa triskë fronti, se kishte qenë nëntoger milicie dhe se ai dhe babai
i tij thuhej se kishin qenë hafije të kaçakëve gjatë regjimit të Zogut. Prandaj duhet pasur parasysh ky fakt, se
edhe vendasit e shikonin me të drejtë me këtë sy, pra e pranonin se kishte qenë i rrahur me pleq e krerë,
prandaj i njihte mirë brezat.
I pari i tyre kishte gjetur në Mertur “tri lloje gjindsh”, banorët e parë të Merturit tek Rrethatori i Arës
së Lisit.
Ata për ta provuar se janë të sertë Berisha e Gurit, i vranë gjelin, por ky u vrau të dy qetë. Atëherë
thanë ndër veti: “T’ia lëshojmë se nuk qitet ma me ta, se asht shumë i sertë”. Dhe kështu ikën dhe lëshuan
vendin.
Poga kishte ikur nga bregu i detit për vrasje. Atje nuk mund kish duruar dhe kish vrarë një. Atëherë
Kojeli ishte çue së bashku me të nipin (duhet vënë re se këtu del disi lidhja xhaxha e nip, por brezat nuk e
vërtetojnë këtë; ata tregojnë se këto dy popullsi erdhën bashkë nga bregu i detit, ku u vendosën marrëdhënie
të egra feudale). Së bashku kishin ardhur në Alshiqe, por Pogu, si i prapët që ish, i tha xhaxhait të tij se do të
shkonte më tej në Mertur, por jo shumë larg tij.
Tradita që është ruajtur tregon se këta si Berishë janë të dalur prej Kuçit të Malit të Zi, ku nuk mundën
të bënin me crnagorasit dhe morën rrugën për në trojet e brendshme. Fati e solli që të mbeteshin në toka
fushore deri te bregu i detit, po nuk morën së bashku rrugët e maleve, ku shpresonin se mund të mbroheshin.
Në Mertur del se nuk u zhvilluan, se Poga nuk ka veç një djalë, Lekën dhe Leka, Ndreun; kurse
Ndreu, Prendin, ndërsa Prendi Dedën. Deda fillon shtimin me meshkuj, se i lindin tre djem: Papa, Doçi dhe
Biba. Pra, Pap Deda, Doç Deda dhe Bibë Deda (Lekbibajt në Mertur të Tropojës ). Papa doli andej Drinit me
bagëti për kullota të mjaftueshme dhe mbeti atje. Edhe sot e ka emrin Fusha e Pap Deds.
Për derën e Ndokë Nikës thoshin se nuk di t’i bashkojë brezat me Mërturin. Këtë na e përforcoi edhe
Ndue Gjoni tek i cili shkuam për drekë (ishim me inspektorin e arsimit, Zef Delia, i cili u tregua i gatshëm të
më ndihmonte në këtë drejtim, por kërkoi që të bëja nja dy-tri orë kontrolli në shkollë).
Kështu, Ndokë Nika na i tha brezat e tij deri tek Papa: Ndoka (brezi i tretë), Nika, Sadiku, Prela,Ndou,
Papa (Ose ata nuk dinin ose janë të veshur, që edhe të tjerët nuk i kishin të qartë. Kur i kërkova të rreshtonte
brezat, u zu disi ngushtë dhe u hodhi një vështrim pak si të dëshpëruar pleqve të tjerë, të cilët nuk e shikuan
drejtpërdrejtë, por e dëgjonin me vëmendje. Kur arriti tek Papa, tha: “Kaq po më kujtohen, se s’po të duhen
gja as ty”. Bjëri nga të rinjtë iu përgjigj: “Po, po, i duhen, se për këtë punë ka ardhur nga Puka”. E kuptova
disi hallin e tij dhe e kalova bisedën tek Mihal Kapidani, për të cilin nisën të tregojnë).
-Na, Merturi kena qenë çipçinj të Slejman ags të Iballes. Sylejman aga vinte këtu për konak, për të
marrë pjesën. Njëherë erdhi dhe takoi Ndue Mark Vatën, i cili ishte azgan dhe i pashëm, po jo edhe aq i hollë
nga dija. Sylejmani, i cili nuk e ndente veten aq i sigurt në Mertur, i tha:
“O, lum burri, ça na thue?”
Ndue Mark Vata ia ktheu pa e peshuar mirë fjalën:
“Po të diftoj nesër, se sonte nuk e di”.
Sylejmanit i mbeti peng ajo fjalë. Mos donin ta kërcënonin apo mos donin t’i bënin ndonjë të pabërë.
Pyeti pleqtë se ç’deshi të thoshte Ndue Mark Vata me ato fjalë. Ata, që e kuptuan shqetësimin e Sylejman
agës, iu përgjigjën:
“Asht i zoti fort e s’po dimë se ça me të thanë”.
Atëherë Sylejman aga u dëshpërua fare. Iu drejtua pleqve:
“Kush del burrë me m’përcjellë deri n’Trovna, i nap tri pushkë”.
Kështu iku pa e ngrënë konakun në Mertur.
(Duke i vënë brezat siç i tregonin ata, del se ky nuk do të jetë nga njerëzit e Sylejman agës, po i
zotnive të mëvonshëm, që kishin filluar të humbisnin rëndësinë e tyre. Ja brezat: Zefi (20 vjeç), Marku dhe
Ndue Mark Vata. Pra, del se aty nga brezi i katërt. Mund të thuhet se nga viti 1840).
Sylejman aga ka qenë shumë i rëndë. Bënte dhunë në popull, prandaj hëngri kokën e vet me ato që
bëri.
Njëherë Sylejmani thirri një grua të Iballes që t’i shkonte të flinte me të, se ishte shumë e bukur. Ajo
nuk pranoi. Sylejmani u zemërua. Çoi tek ajo çaushin që ta merrte me forcë. Çaushi ia solli ndër këmbë. po
ajo nuk pranonte kurrë, duke i thënë se e kishte një burrë që donte t’i rrinte besnike. Sylejmani, i tërbuar, i
futi në xhubletë maçorrin dhe e rrihte me shkop. Maçorri e bëri shdet gruan duke e gërdhishtur . ajo prapë
nuk pranoi. Bile i tha se ishte bijë Merturi, e motra e Vatë Brinit (Buça).
Pas disa ditësh, thirri parinë në një kuvend, po Vata nuk i shkoi. I çoi fjalë përmes Kurt Gegës së
Berishës. Vatë Brini i tha: “S’vi pa u ba gjak me ta”. Kurt Gega ia pruni fjalën e Vatës. Sylejmani tha: “Ça
m’ban mue ai, kur t’ia vë sarajit dyert e hekrit?”.
(Në Berishë brezat e Kurt Gegës dolën kështu: Prendushi (brezi i tretë, i datëlindjes 1894), Jaku,
Ndou, Gjoli, Nika, Prendi, Kurti, Gega, Vata, Mema, Doçi. Ishte i Doçaj. Del se ishte brezi tretë, që i përket
vitit 1700).
Vatë Brini lëshoi kushtrimin në Mertur e Përtejdrinit, Nikaj e Topjanë. I kaloi në Drin me torta blini.
Formoi një forcë të madhe dhe sulmoi sarajin e Sylejman agës natën me pisha të ndezura. Para sarajit dukej
një ushtri e madhe e tmerrshme për Sylejman agën. Vata me të vetët sulmoi dyert dhe i hapi, kurse ndihmësit
e tij i la përballë frëngjive. Ishte pak hileqar, sepse u tha se përballë frëngjive do ta kishin më lehtë të
luftonin, se po të vriteshin më lehtë se atje. Sylejmani kishte vënë roja të mëdha. U vranë katër nga ndihmësit
e Vatës që kishte marrë në rrethim. Me të vetët mundi të futej brenda. Sylejmani kishte ikur nuk dihet nga
ç’rrugë e fshehtë. Kishte shkuar tek ajo gruaja dhe i kishte thënë: “Ndore!”. Kishte shkuar tek ajo se
mendonte se vetëm aty nuk do ta kërkonin. Gruaja, kur kishte parë Sylejman agën, kokulur i ishte përgjigjur:
“Po t’pshtoj n’paç metë me hi nën xhpetën teme”. Dhe e shpëtoi.
Në saraj, Vatë Brini ia mori krejt mallin dhe i vuri zjarrin. Erdhi në Mertur. Gjënë e mallin i ndau me
me ndihmësit për fis. Qyrkun ia dha Sylë Malës së Merturit. Syla pati frikë. Si mund të merrte e të vishte si
fukara që ish, atë qyr që kishte veshur Sylejman aga dhe që ishte i tij. Po trimat e Vatë Brinit i thanë: “Mbaje,
he pjaf, qyrkun e Sylejman agës!”. E bënë për ta poshtëruar sa më shumë Sylejman agën në sytë e popullit.
Që nga ai rast, populli i Merturit nuk pagoi më. (Vatë Brini del në brezin e shtatë, pra rret viteve 1830-1840).
BARUTI I VATË BRINIT (BUÇA)
Me atë rast Sylejmani iku e ra në Shkodër tek Veziri. Veziri i Shkodrës e mori në hyqëm të vet dhe e
bëri prapë prijës të ushtrisë së tij për 7 bajrakët. Po Sylejmanin e vrau një i Buçajve të Iballes, sepse i pat rënë
me shuplakë para burrave.
(U pyet i moshuari Malë Bajrami i Iballes, njëri nga treguesit më të mirë të historive të Sylejman agës.
Por ai nuk dinte që Merturi të kishte sulmuar ndonjëherë sarajin e Sylejman agës. Që e ka vrarë një i Buçaj,
nuk kishte dyshim, se ai kishte qenë i vëllazërisë së Malës.
Vatë Buça ishte i njohur për barutin e tij. Kaq mirë e përgatiste, sa njerëzit thoshin:. “Ka ndezë si
baruti i Vatë Buçës”
Vendasit thonë se Vatë Buça e ka pasë përgatitur barutin kështu: merrte kurpën dhe digjte qymyr.
Qymyrin e shtypte me pleh dhish. Këtë pleh e merrte në shpella dhe e zgjidhte të ndenjur shumë. E përziente
me xheverxhile dhe raki rrushi të fortë. Këtë prodhim e përgatiste duke e përzier me kujdes dhe pastaj e linte
në diell deri sa e thante plotësisht. Me këtë barut mori famë jo vetëm në fisin e tij, por edhe në tërë fisin e
Merturit e të Nikajt. Dikush thotë se Vata nuk prodhonte barut vetëm sa për vete, por edhe për fisin e tij
këndej e matanë Drinit. Aq mëri e morën zotnitë, sa bënë çmos derisa në fund e vranë në kur Berishë të Epër.
Është një vend i bukur piktoresk i mbuluar nga pyje të dendura.
Një shtrirje të madhe mori Merturi në anën tjetër të Drinit, ku populloi fshatrat Palç, Salcë, Brizë,
Tetaj, Rajë, Shëngjergj, Toshe e Mulaj.
Edhe si bajrak, kanë shkuar herët me Merturin e Tropojës së bashku me Berishën kur vareshin 7
bajrakët e Pukës me Begollin e Pejës. Si bajrak e mbante shtëpia e Tugj Myftarit.
Kur fisi i Thaçit dhe fiset e tjera vendosën ta lëçitnin Berishën, ajo filloi të martohej me Merturin.
Këtë e filloi shtëpia e Dodë Gegës së Berishës me shtëpinë e Kacol Vatës të Merturit. Martesën e dënoi
opinioni se “filloi të prishej gjaku”. Prandaj martesat u ndërprenë për disa breza, por më vonë filluan përsëri
sepse një gjë të tillë e kërkonte nevoja për lidhjet martesore.
PËRPJEKJET NË LUFTË PËR LIRI
Kur hri Karadaku në Dukagjin, Shala iku me të madh e të vogël dhe u derdh në Mertur. Bajraktarin e
Shalës e kishin mik. Kishin lidhje krushqie me të. Erdhën e mbushën kullat dhe deri mullinjtë me robninë e
Shalës. Deri shtatë shtëpi Shalë kanë arritë të strehohen tek një shtëpi në Mertur.
U lëshua kushtrimi për të luftuar kundër Esad pashës në Korthpulë. Shkuan burrat e Merturit dhe me
ta shumë Shaljanë. Kanë luftuar deri sa nuk patën më bukë e fishekë. Asqeri i Esad pashës kishte armë e
fishekë plot. Binin plumbat si breshër.
Tha njëri: “Po ikin”. Ia pritën do të tjerë: “Me kët b...nuk a kanë me ardhë me ta”.
Luftuan shumë. Nga Merturi u vra Nikë Gjoni. E kanë marrë Shaljanët dhe e kanë sjellë këtu. Ai u
vra duke u përpjekur t’i merrte armën një asqeri të Esad pashës, që kishte mbetur i vrarë, se mendonte se do
të kishte fishekë boll për të vazhduar luftën, se të tijtë iu sosën. Vazhduan të largoheshin një nga një deri sa u
sigurua tërheqja e të gjithëve.
Asqeri i Pashës doli në Iballe, Qyqesh, ku e priti boll Berisha, por u thye. Te Thepi i Trovnit Gjelosh
Keqani vetë i dytë, i priti me pushkë e s’i la të hynin në Trovën. Ismail Ndou kur iku, e la sofrën shtruet me
gjithë të mirat: raki rrushi, djathë, bukë, mjaltë etj. Gjeloshi bante rojë në Thep e binte e hante aty. Zabitin i
Pashës thirri Ndue Sokolin e Trovnit në Mertur. E kishin paditë për një pushkë të fshehur. Ky nuk tregoi. E
goditi me shtagë hekuri tri herë në shpinë midis shpatullave. Ndou nuk bëri as “ah” as “oh”, mbushi çibukun
dhe me duart që i dridheshin, mori një gacë në zjarr dhe e vuri sipër çibukut. Zabiti, që ishte bërë gati t’i
binte, kur pa këtë nuk i ra më. Ndou pështyu pak. Pështyma ishte me gjak. U prish dhe nuk pat vonuar shumë
e vdiq.
Gjon Hasani kishte në haur një “minë” Serbie. Desh ta ndizte dhe të hidhte në erë zabitin bashkë me
askerët e tjerë, kullën dhe kush të ishte brenda, se iu mor erzi i shtëpisë së tij, se rrahja u bë aty. Po i biri e
qetësoi. Ata kishin luftuar dhe kishin marrë hak më parë. Përsëri do të luftojmë, po jo kështu.
Gjithsej kanë ndejë në 7 bajrakët nja gjashtë javë, por gjatë kësaj kohe “Ha mish, hallvë e thyer bletët.
Tallagani veshë e ia morën Pre’ Kacolit.”.
Nemcja e pat munduar shumë popullin. Merrte ushtarë. Na ka marrë 9 javë ushtarë në Shkodër e
Lezhë.
Ku kishte nevojë për angari, të merrte. Na ka marrë këtu e me punue në Terbun për me bajtë trupa.
Bukë nuk kishim. Jetonim me molla të egra. Prend Ndou ishte lodhë në punë e urie, sa ra dhe e mbytën trupat
në Terbun. Ishte zi e madhe buke. Kërkonin njerëzit këlkazë dhe ziheshin me njëri-tjetrin se kush t’i merrte.
(Këlkazat janë si njëfarë patateje që del nëpër disa ara. Nuk hahen, se janë të hidhura). Komandanti i postës
për në Fir (Fierzë) ishte i egër. U binte njerëzve me shputë. Kërkonin shumë mish. Njëherë i kërkuan Myftarit
tonë 400 kile mish përnjëherë.
Në kohën e Opozitës (1924) shkuan shumë për të luftuar për Opozitën. Shkuan edhe ata që ishin me
pushkën e Qeverisë së Zogut, si Musë Biba, Jak Pjetri, kapter xhandarmërie, të dy iballas dhe Dedë Prendi,
babai i Gjokës që ishte pa triskë fronti.
Edhe në kohën e Lumës (kur erdhën bashibozukët e Muharrem Bajraktarit nga Luma, që populli e
mban mend për keq. E quan shkurt “Koha e Lums”, shkuan të gjithë për të luftuar në Pukë. U vra atje Hilë
Marashi. Kur erdhën këtu, tanët vranë dy lumjanë. U dogjën prej tyre 9 kulla.
(Duhet shënuar se jo në kohën e Opozitës (1924) kanë shkuar kundër Pukës disa të qeverisë, por më
1926, se kështu nga Berisha u prini Sahit Meti, i cili ishte komandant poste atje. Kishin besim se do të
rrëzohej regjimi i Zogut).
E mbajnë mend Vas Kirin, se qe këtu para Opozitës a pas saj. Vas Kiri ishte i veshur me çorape të
gjata deri në gju, me pantallona në çorape. Ishte i shëndoshë nga trupi, por me trup mesatar. Mbante një
kapuç me fund si Vaso Pasha, bile i ngjante atij. Rrinte i maskuar më tepër tek shtëpia e Gjon Hasanit.
Atëherë duket se erdhën nga bajraku i Iballes një patrullë që kaloi këtej dhe hyri në Berishë, po i vrau komita
e Sokol Cubit. U vranë Man Misini iIballes, Mark Doda i Aprripës dhe u plagosën nja dy të tjerë. I mbajtën
24 orë. U banë ankesa në Shkodër. Pater Simoni i Berishës shkroi letra për ankesë të Berishës.
Në kohën e Zogut u hjeksue trimi Nue (Ndue Deda prej Dodë Prendit. Rdhën xhandarët e Zogut dhe e
arrestuan. Mandej u vra. Ka këngën, një këngë shumë të mirë.
MIHAL KAPIDANI
Mihal Kapidani ishte nga Mali i Zi. Kishte ikur prej andej dhe kishte ardhur në Berishë, Trovën e
Mertur. Ka qëndruar në këto fshatra nja 4-5 vjet.
Mihal Kapidani i thërrisnim ne se ashtu thoshte se e kishte emrin. Ishte i veshur me rroba civile. Ishte
trupmadh. Fliste pak. Pushonte rregullisht në drekë pas buke. Kërkonte që të mos i bëhej zhurmë.
Thuhej se ka ndejë edhe mbas Bajram Currit, po ishte plak. Thoshin se kishte lënë një djalë atje në
Crnagore. Djali mund të ishte rreth 40 vjeç (në vitet ’20). Tregonte se e ndiqte qeveria serbe. Dikush thoshte
se kishte vrarë të shoqen për çështje nderi, prandaj kishte frikë të kthehej se e dënonin me vdekje ose e vriste
vetë i biri, të cilin e kishte lënë jetim. Kudo që shkonte e prisnin mirë dhe e respektonin si njeri që ishte
kundër serbëve (shovinistëve serbë).
Ka vdekur para se të hnte Luma. Vdiq në shtëpinë e Ndue Dedë Marashit të Merturit. Deda u tregua
burrë bujar. Preu një cjap për drekët e tij dhe thirri nja 15 shokë. Atje e ka varrin.
(Është për t’u shënuar se e kujtonin me njëfarë dhembshurie në shpirt. U vinte keq që si plak i mjerë
endej nëpër dert e tyre për një kafshatë bukë. Të shtyrë nga bujaria e tyre dhe ndjenjat njerëzore e kanë
trajtuar sa më mirë dhe kurrë nuk kanë kërkuar prej tij të kryente ndonjë punë si shpërblim për ushqimin që i
jepnin. Na e treguan çështjen e tij në Berishë, Trovën e Mertur).
Merturi i Gurit dhe Aprripa e Gurit shkonin me kishën e Berishës. Paguanin 10 okë drithë, se nuk e
dëgjonin kambanën. Po të mos e paguaje “hakun” e kishës, prifti nuk të bekonte bukën të dielën e Pashkëve.
Edhe po t’i luteshe, ishte e kotë, se thoshte se ishte se s’ishte e drejta e tij ta falte “hakun” e kishës. I jepnin
edhe një okë groshë dhe një mshere djathë (një gogël, rreth një kilogram).
Priftërinjtë ishin nganjëherë shumë arrogantë. Njëherë i i futi në gojë Gjokë Malës pykën e drunjtë se
kishte ngrënë mish të dielën e të Lidhurave. Këtë gjë e bëri faqe burrave, për ta dënuar për “mëkatin” e rëndë
që kishte bërë.
APRRIPA E GURIT (21.05.1969, 19-20.10.1969, 21.07.1982)
-Gjon Bardheci, i datëlindjes 1894;
-Marash Toma, -“- 1920;
-Ndue Zefi, -“- 1923;
-Ndue Pjetri, -“- 1935;
-Ndue Frroku -“- 1939.
Herën e parë shkova në Aprripë të Gurit më 21 maj 1969, në kthim nga Merturi i Gurit. U nisëm në
mëngjes herët bashkë me Zef Delinë, që ishte inspektor i arsimit. Koha ishte e mirë dhe filloi të bënte vapë.
Herën e dytë u nisa nga Kryeziu ku isha mësues dhe rashë në Iballe. Prej aty, të nesërmen shkova në
Kokdodë e Aprripë Guri më 19 e 20 tetor. Na shoqëroi mësuesi i Kokdodës.. ishte një kohë shumë e mirë. Të
nesërmen, me mësuesin Lekë Hajdari shkuam te “Shkrojlat e Turkut”.
PËRBËRJA ETNIKE E FSHATIT
Aprripa e Gurit përbëhet nga banorë të fshatit të Merturit të Gurit. Edhe këtu i mbajnë mend fare mirë
brezat deri te Pogu (a Poga, siç thuhet në popull). Këta kanë ardhur drejtpërdrejtë nga Merturi i Gurit., që
është ngjitur në jugperëndim, por nga Merturi i Përtejdrinit.
Kështu, Gjon Bardheci, 75 vjeç tregon se i pari i tij është i ardhur prej Palçit të Merurit. Mesa kujton,
këtu ka ardhur Mesh Bici
Me sa munda të hetoj, këtu nuk erdhi Mesh Bici, po Bic Prendi, që është një brez më tej. Këtë e
vërtetojnë edhe toponimet Rasa e Bicit, që është vazhdim i Majes së Qllumit (mbi 1400 m mbi nivelin e
detit). Livadhi i Bicit (po në atë drejtim). Kurse Mëhalla e Bicit (a r Bict) janë vëllazëria që edhe sot thirren
me këtë emër. Kurse Mesh Bici na del te Lera e Mesh Bicit (po aty, në afërsi të Livadhit të Bicit). Guri i Pep
Meshit (Mesh Bicit) gjendet në anën jugore, në faqen e Qllumit nga ana e Merturit. Këto toponime tregojnë
vazhdimësinë e brezave nga më i vjetri: Bici, deri tek Meshi dhe më i riu Pap Meshi. Po kështu, po të ishte i
pari që erdhi këtu Mesh Bici, atëherë duhej që vëllazëria të quhej me emrin e Meshit dhe jo të Bicit, siç quhet
në fakt, që e gjejmë edhe në vende të tjera, siç është rasti i Merturit të Gurit, ku pranohet në të gjitha rastet se
nipi i Kojelit, Pogu qe ai që e filloi jetën në Mertur etj.
Fshati i Aprripës së Gurit përbëhet prej 9 vëllazërish apo mëhallësh, siç quhet në popull:
1.Gjongecaj; 2.Bicaj; 3.Koçaj; 4.Demarkaj; 5.Gjomarkaj,;
6. Memaj; 7.Markolaj; 8.Martinaj; 9.Pepgjonaj.
Po të bazohemi në gjenealogjinë e brezave të marrur në Merturin e Gurit dhe në Aprripë të Gurit, del
se ata janë marrë më 1932 (shih Folklorë 2, Shkodër, 1940, nuk janë të sakta sepse brezat te Memajt na dalin
me Pogun 15 brez. Po kështu edhe Gjongecajt, 15 brez me Pogun, ndërsa Markolajt, 13 brez. Me Bicajt, 12
brez-një më pak. Duke krahasuar brezat e Gjon Bardhecit, të cilin e treguan si më të saktin gjatë ekspeditës së
majit 1969 dhe mesa hulumtova, ashtu ishte dhe dalin këta breza: Gjoni, (brezi i tretë),Bardheci, Hajdari,
Ivani, Papa, Meshi, Bici Ndreu, Leka, Poga. Kështu, Poga del te brezi i 13-të, ndërsa duke e krahasuar me
trungun e tij në Mertur Guri, del në brezin e 14-të: (Ndue )i treti brez), Gjoni, Hasani, Pera, Palushi, Buça,
Papa, Prendi, Ndreu, Leka, Pogu. Prendi, brezi i 10-të ose i 11-të, nuk gjendet në materialet që paraqet
Folklorë 2.
Nuk duhet të harrojmë se të gjitha vëllazërive u ecin brezat njëlloj, sepse një gjë të tillë e shohim
edhe sot. Megjithatë, breznitë zakonisht lozin një brez më shumë ose më pak; dy brez nuk më ka rastisur ta
vërtetoj gjëkundi.
Këto mëhallë a vëllazëri që gjejmë sot në Aprripë të Gurit, shkojnë jo më shumë se dhjetë brez.
Kështu, na dalin të vendosur këtu rreth vitit 1720. Bicat thonë se u larguan prej Palçi të Merturit për shkaqe
gjaqesh.
Lidhjet e gjakut i ruajnë mirë edhe sot dhe nuk e quajnë të dëshirueshme martesën brenda fisit. Vetëm
Berisha qe e detyruar ta bënte këtë, që nga mesi i këtij shekulli e ka vazhduar edhe me Merturin, por në masë
jo aq të zhvilluar, sepse zakoni fisnor është më i fortë dhe breznitë për t’u martuar jashtë fisit të Berishë-
Mertur e anasjelltas, i kanë të mëdha. Kështu, Ndue Marka Frrok Hajdari është nip Berishe. Dajët e tij janë
Lëvoshë (Dedosh Jaku, i varur nga regjim i Zogut për veprimtari politike kundër këtij regjimi.
MARRËDHËNIET ME ZOTNITË E IBALLES
Tradita nuk e kujton që ndonjëherë Aprripa e Gurit të ketë qenë pronë e zotnive të Iballes, siç kanë
qenë Kokdoda, Bugjoni, Fierza e Poravi. Megjithatë, dinë një rast kur zotnitë e Iballes bënë përpjekje për t’i
bërë bujq të tyre çifqinj, por nuk ia dolën.
Njëherë, kur Aprripa e Gurit kishte qenë 7-10 shtëpi, kërkon zotni që ta nënshtrojë, prandaj mori
Bajrakët e Epër dhe sulmoi Aprripën e Gurit.
Bajraktari i Bugjonit nuk kishte pranuar që t’i binte Aprripës me bajrakun e vet. Atëherë zotnia
bajrakun ia dha Cam Leks nga Fierza. Cam Leka ishte fis Bopi.
Filloi një luftë e rreptë, por Aprripa nuk shtrohej edhe nga terreni shumë i thyeshëm dhe nga ndihma
që i vinte që nga Përtejdrinit, nga vëllezërit e fisit të Merturit. Njëri, nga të zotnisë,-thotë tradita,- vetë zotni
kryesor, duke bërë përpjekje për të hyrë, u plagos në këmbë, e cila iu thye. Atëherë mendoi të tërhiqej, por
Cam Leka, që ishte bërë bajraktar ishte shumë i bindur se mund ta thyenin Aprripën, prandaj bëri përpara me
të gjithë forcat e tij.
Bile i çoi fjalë që t’i bënin gati konakun, se do të shkonte të hante patjetër aty. Por në përleshje e sipër
mbeti i vrarë. Bugjoni erdhi gjatë luftës, po nuk dha ndonjë ndihmë të veçantë, ngaqë edhe zotni e shihte si të
kotë, prandaj e kthe bajrakun e Bugjonit.
Aprripa i qiti këngë kësaj lufte me lavdi, por Gjon Bardheci mundi të kujtonte këto vargje:
“Çou, Cam Leka e merr bajrakun,/Shpejt e mur qeni darken./ Ish i pa soj, s’e ka nafaken”.
Miskë Camja, ishte bijë Aprripe në shtëpinë e Cam Dedë Aprripës. (Brezat e saj vijnë kështu: Pjetri,
Zefi, Kola, Alia, Uka, Cama. Pra, kapet në vitet 1820-1830). Ajo ishte e martuar tek Buçajt e Iballes. (Duhet
parë fakti se Miska ishte e krishterë, kurse Buçajt ishin të gjithë myslimanë.
Miska ishte një grua e bukur dhe burrëreshë. Ajo i rrinte besnike të shoqit, me të cilin kishte një jetë të
thjeshtë dhe të ndershme. Po zotni ishte lakmitar dhe kërkonte që gratë e bukura t’i nënshtroheshin dhe me të
cilat mbante lidhje.
Edhe Miskën nuk e la të qetë. Asaj iu lut Zeqir aga t’i shkonte në shtëpi për të fjetur me të. Miska nuk
pranoi. Kjo ishte fyerje për zotninë, i cili dërgoi njerëzit dhe i futën një maçok nën xhuvetë. E rrihnin
maçokun me shkop dhe ai e gërvishti duke e bërë tërë plagë. U bë si mos më keq (shydet). E morën vesh 7
bajrakët. E koriti zotni gruan. Ajo i tha Zeqir agës se ishte e bija e Cam Dedës të Aprripës që do t’i shihte
sherrin. Cam Deda kishte pasë edhe një vajzë të martuar në Kokdodë. Nipi i tij nga Kokdoda kishte qenë
shumë trim. Ai kishte thënë në shtëpi se ja do të qiste pushkë për tezen Miskë Camen, ja nuk do të mbetej
gjallë. Shtu bëri. Shkoi në Iballe si për do punë shtëpie. Shkoi tek Zeqir aga, i cili po mbaronte një saraj të ri,
por ende s’e kishte përfunduar. Ky nipi i Cam Dedës, shkoi gjoja për të ndejtur pak te Zeqir aga e priti dhe
vrau. Iku me vrap dhe u fsheh në një arë me misër, se ishte kohë vere. Pas pak doli nga ara dhe i ra ndore
Pematit të Iballes në Koprat, po Pemati e kishte frikë zotninë dhe nuk mundi ta mbante. Atëherë hyri përsëri
nëpër arë dhe shpëtoi.
Më keq kanë hequr me zotninë Bugjoni. Ata së bashku me Poravin, kanë qenë në tokë të zotnisë. I
paguanin pjesën çdo vit, i bënin punë angarish dhe për Shënmëhill (i bie një shtator, pas Zojës së Merturit), i
çonin shpatullën e fërlikut.
Ukë Marash Paliçi të Bopit, nga Fierza, i tha popullit se nuk duhej t’i paguanin më zotnisë. U priu
për në Iballe “burrë për shpi”. I shkoi Zenel agës dh e thirri:
-O Zenel aga!
Ai iu përgjigj gjithë inat:
-Ekam edhe një “bisht” mbrapa.
Marashi, për ta vënë në lojë zotninë e thirri.
-O Zenel bishti, pra! Kam ardhë me të thanë se çeto gjana që i ke marrë, s’ke për t’i marr[ ma!
Zenel aga që kishte dalë jashtë të dëgjonte se çfarë do t’i thoshin, nuk foli, po drodhi e hyri brenda. Që
prej asaj kohe nuk kanë marrë më asgjë.
(Duhet pasur parasysh edhe tregimi që thuhet për Miskë Camen në Mertur të Gurit, çështja e së cilës
lidhet me Sylejman agën dhe jo me Zeqir agën. Edhe në Iballe e lidhin me Sylejmanin, duke treguar me
hollësi edhe qëndrimin e së shoqit të Miskës, si dhe emrin e tij. Këtu kemi një pasaktësi në emrin e zotnisë, si
dhe për vrasjen e tij, por vrasja mund të jetë bërë nga një tjetër, siç ka qenë zakon).
Legjendë:
ORA E QLLUMIT
Një nga shpellat e shumta të Qllumit të Merturit të Gurit është edhe Shpella e Orve. (Në
“Folklorë 2” thuhet gabimisht “Bira e Orve”, sepse populli nuk i quan bira, por shpella).
Kjo shpellë gjendet në verilindje, bile shumë në lindje tëShkambit të Qllumit. (Dikush Qllumin e lidh
me një emërtim latin, që do të thotë “i vdekjes”m pra, Shkambi i Vdekjes).
Në këtë shpellë,-thuhet në popull,- se qëndron Ora e Qllumit të Merturit. Ora është një femër e
bukur, veshur me të bardha. Ajo sillet nëpër shkëmbinjtë e Qllumit, natën, se ditën nuk mbahet mend ta ketë
parë kush ndonjëherë. Por për ekzistencën e saj, pleqtë kanë bindje edhe sot. Ata, kur hapnin derën në
mëngjes ose kishin ndonjë vështirësi, thoshin: “Nimo, Zot e Ora e Qllumit të Merturit!”. Kishin besim se
bënte mrekullia.
(Për Orën e Fisit gjejmë edhe në Dardhë e Berishë. Në Berishë quhej “Ora e Fisit” dhe thuhej “Ora e
Fisit me më ndihmue!”. “Më ndihmo Ora e Fisit!”. Po kështu në Daardhë, kur hapnin derën e shtëpisë
thoshin: “Ndihmo Ora e Kabashit!”
Edhe në këto vite janë përhapur fjalë se e kanë parë Orën e Qllumit të veshur me të bardha duke
fluturuar mbi Shkëmb me trupin drejt ashtu siç ecet nëpër tokë.
Bile mësuesi Ndrekë Qerraxhia nga Shkodra, i cili ka shërbyer në Aprripë gjatë viteve 1976-1981
tregon se disa fshatarë për t’u tallur mbuloheshin me çarçafë dhe kalonin natën nëpër fshat gjoja sikur po
kalonte Ora e Qllumit dhe të nesërmen thoshin se e kishin parë. Të tjerët e besonin se e kishin parë me të
vërtetë Qrën të veshur me të bardhë duke kaluar nëpër fshat. Por në të vërtetë kishin parë një nga ata të rinjtë
që e bënin për t’u tallu

Xhemal Sadri Beci, nga Zezajt e Pukës, tregon se ka qenë ushtar me një të ri nga Merturi i Gurit... i
ati i të riut kishte besim të verbër tek Ora e Qllumit dhe ai ishte aq fanatik sa nuk flinte me nusen e tij dhe
thoshte se “nuk flihet si burrë e grua me një nuse që bëhet një nga robtë (pjesëtarët)e shtëpisë. Kjo filloi të
zgjatej e të bëhej shqetësuese, aq sa njëri nga të shtëpisë i tha se një natë kishte dëgjuar Orën e Qllumit duke e
thirrur me emër. Kështu e morën deri afër Shkëmbit ku qëndronte ai i shtëpisë mbuluar me çarçaf. Ky e thirri:
-Oj, Ora e Qllumit! Ça kërkon prej meje?
I përgjigjet “Ora”:
- O, fli me nusen si burrë e grua, se po bie në gjynah!
Malësori u kthye në shtëpi dhe që nga ajo natë po “zbaton” “ porosinë” e Orës. Me të shoqen kanë
fëmijë dhe djali, siç e cekëm, kreu shërbimin ushtarak. Tash e tregojnë kudo andej nga Merturi e Aprripa, por
me rezervë që të mos e fyejnë atë familje.
Guri i Shtrigave gjendet në Shkëmbin e Aprripës nga ana lindore. Mbi atë shkëmb thuhet se dikur
kanë parë shtrigat të kërcenin së bashku. Që nga ajo kohë atë gur të madh të Shkëmbit e quajnë Guri i
Shtrigave.
Në pranverë, Natën e të Lidhurave, shtrigat aktivizohen si asnjëherë tjetër. Ngrihen natën nga shtëpitë e
tyre dhe, si bashkohen, bëjnë planin që të sulmojnë shtëpitë për “të prishur” bagëtitë ose të rinj e të reja,
kryesisht të mitur, duke “iu hangër zemrën” në një natë të tillë kur i tërë fshati mobilizohet për t’i luftuar ato.
I kishin parë tek ai gur tek kërcenin valle, të gëzuara se do të ”hanin mësysh” njomishta. Atë natë populli
mblidhej buzë vatrave, merrte brez grash dhe bëhej “lidhja” e shtrigave. Njëri pyet: “Kë po lidhim?”. Tjetri i
përgjigjet: “Po lidhim...filanen”, duke i përmendur emrin një gruaje që dyshohej për shtrigë. Ndërkohë, brezit
i lidhej një nyjë, duke thënë: “Shtrigë asht e shtrigë koftë dhe kurrgjë mos na baftë!”. I frynin nyjës dhe
vazhdonin me të tjerat. Dikush thoshte edhe dy-tri fjalë nga ndonjë lutje fetare, qoftë kristian a qoftë
mysliman (sipas besimeve). Brezin me nyjet e lidhura e vendosnin mbi derë ose dritare, ku mund të bënin
përpjekje shtrigat për të hyrë brenda. Ato po hynë, janë të detyruara, kur janë të lidhura me emra, të kalojnë
nëpër nyje, ku u mbetet ndonjë qime floku nga zori i madh që heqin gjatë kalimit. Kështu bëheshin të
pafuqishme për të shtriguar apo për të “ngrënë mësysh njomishtet, fëmijë ose bagëti. Ky besim ekziston deri
më sot. Të moshuarit besojnë se disa gra, kryesisht plaka, janë shtriga, bëjnë mësysh. Por për këtë apo atë
grua dikush mund ta mendojë për shtrigë, dikush jo.
Njëherë, një mëngjes, pyesnin njëri-tjetrin nëse i lidhën atë mbrëmje shtrigat. Tjetri i përgjigjet se po.
Po ndodh që i kallëzon se kishte lidhur filanen e filanen, një grua për të cilën dëgjoi i shoqi se filani ia kishte
“lidhur” për shtrigë. Merr pushkën dhe e vret. Kjo ka ndodhur nga fillimi i këtij shekulli. Natën e të
Lidhurave për t’u “mbrojtur” nga shtrigat, përdorin hudhrën, duke ngrënë qoftë vetëm një thelp sa për erë,
pasi ato nuk e durojnë erën e hudhrës dhe ikin pa bërë gjë.
Më 1966 në kryesinë e Frontit Demokratik të rrethit të Pukës, ishte thirrur në raport kryetari i
organizatës së frontit të fshatit Karmë e Epër. Ndër të tjera, ai u vu përpara përgjegjësisë se kishte lejuar në
fshat që një plakë e mjerë, pa njeri, të cilësohej katundisht si shtrigë dhe ishte kërkuar që jo vetëm të izolohej,
por edhe të lëçitej fare nga fshati. Ai u bind për gabimin e bërë dhe pranoi të tregonte kujdes për atë plakë të
mbetur.
Shtegu i Rrënimit është një shteg shumë i ngushtë mbi breg të Drinit, në anën perëndimore të
Aprripës. Nëpër atë shteg u duhej fshatarëve të kalonin sidomos për të marrë dushk ose drurë për zjarr.
Shtegu ishte kaq i rrezikshëm, sa zor të kalohet veç nga vendasit, që janë të shkathët dhe të stërvitur që në
vogli në një terren të tillë.
Tradita tregon se njëherë kishte sulmuar fshatin ushtria turke. Fshati, i lajmëruar me kohë nga ata që e
kishin parë ushtrinë nga larg duke ardhur, morën ç’mundën dhe u larguan për në breg të Drinit nëpër Shtegun
e Rrënimit, ku nuk mund të kalonte armiku. Kur gratë dhe fëmijët po largoheshin mbi shteg, një pjesë e
ushtrisë së armikut kishte hetuar se po u vihej prapa. Filluan të kapeshin nëpër shtegun e ngushtë të Rrënimit,
sa mezi mbaheshin duke u lëkundur për të ruajtur ekuilibrin.
Një grua e shkathët, që kishte marrë me vete një gogël djathë, nxori nga zhaba atë gogël djathi dhe
gjuan ushtarin e parë. Ai bie në greminë duke tërhequr gjithë të tjerët që ishin pas tij. Kështu shpëtuan gratë e
fëmijët që ishin larguar nga ajo anë.
Atij vendi janë fshehur herë pas here nuset dhe vajzat gjatë regjimit të Zogut, kur vinin xhandarët në
fshat,-tregon Marash Toma. Ata, përveç që kërkonin të hanin e të pinin në kurriz të fshatarëve të varfër, donin
t’u grabisnin nderin shumë nuseve dhe vajzave të fshatit. Një të marrë vesh ardhjen e tyre, nuset dhe vajzat e
rritura bëheshin grup dhe vraponin për te Shtegu i Rrënimit derisa siguroheshin se ishin jashtë rrezikut.
SHPELLA E ROBVE
Në juglindje të Aprripës së Gurit, në faqen jugore të Shkambit të Qllumit gjendet Shpella e Robve. Kjo
shpellë është në një vend të maskuar të shkëmbit. Është mjaft e madhe. Në të mund të strehohen njëherësh
dhjetëra njerëz, bile edhe bagëti. Shpella ka një hyrje të gjerë dhe brenda një lartësi 3 m.
Në këtë shpellë strehoheshin njerëzit sa herë që në fshatin e Aprripës apo të Berishës së Epër rrezikonte
armiku. Prandaj e ka marrë emrin “Shpella e Robve”, sepse aty strehoheshin dhjetëra robë (pjesëtarë të
familjeve). Në të kaluarën, bile deri sot përdoret shprehja: “Si i ke robtë e shpisë?”.etj.
Kështu, tregojnë se gjatë pushtimit turk, sa herë vinin ushtarët për të nënshtruar e dhunuar fshatin,
dhjetëra malësorë vraponin për t’u mbrojtur në Shpellën e Robve. Kështu kanë vepruar edhe në kohën e
Hyrrjetit, kur kajmekami Hysen efendiu dërgoi shumë forca për të mbledhur armët dhe taksat e reja që ishin
aplikuar në atë kohë.
Edhe gjatë operacioneve famëkeqe të trupave të Esad pashës, më 1915 dhe të mercenarëve të Lumës e
Dibrës më 1926, në këtë shpellë u strehuan malësorë nga Aprripa e Berisha e Epër.
Shpella është e mbrojtur nga të gjitha anët, veç nga ana juglindore. Në këtë anë hyrja e shpellës është e
hapur dhe e qetë dhe mund të mbyllet me pengesa prapa së cilës mund të bëhej një mbrojtje e sigurtë për disa
kohë, sepse shpella nuk ka ujë.
Nga ana tjetër, shpella është e futur në shkëmb, bile edhe hyrja i qëndronte një e dalë e shkëmbit, duke
krijuar përshtypjen se në thellësi nuk ka fare shpellë as mundësi kalimi. Prandaj kjo shpellë është përdorur
shumë për strehime e për mbrojtje. Tani vonë ka shërbyer edhe si mriz i gjësë gjallë gjatë kullotjes.
Shkëmbi i Merturit dhe Aprripës ka shumë shpella. Ndër këto, më të njohurat janë: Shpella e Madhe,
Shpella e Kaçës, Shpella e Kronit Duks etj. (Duhet pasur në konsideratë emri i dukës, si emër shqiptar nga
fjala duk, i dukshëm; këtu i përdorur në kuptimin që ka dukë, ka pamje të bukur. Shpella e Kronit Duks është
në lindje, afër bregut të Drinit). Me interes është edhe Shpella e Kojelit. (Kojeli qe i pari i Berishës).
Legjendë
SHKROJLAT E TURKUT
Prej kohësh më kishin thënë se në një shpat të Shkëmbit të Qllumit të Merturit dhe të Aprripës së Gurit
janë “Shkrojlat e Turkut”. Vendosa të shkoja e t’i shihja vetë. Kështu, më 18 tetor 1969, u nisa nga
Kryeziu ku isha mësues dhe më 19 në mbrëmje arrita në Aprripë. Atë natë fjeta tek mësuesi Lekë Hajdari,
plaku Gjon Bardheci. Të nesërmen bashkë me Lekën dhe një fshatar pushkatar që më dhanë me vete, iu
ngjitëm shpatit verior të Qllumit, i cili vjen me ngjitje shumë të pjerrët. Ky shpat, mbi të cilin shtrihet poshtë-
lart Aprripa e Gurit, ka një lartësi prej rreth 450 m në breg të Drinit dhe pastaj lartësohet më se 1 mijë m deri
tek Rrasa e Bicit. Vetëm se ky shpat, me përjashtim në afërsi të majës, ndryshe nga shpati jugor, nga ana e
Merturit është i mbuluar me pyje shumë të bukura me gjithfarë drurësh, si: palna, bushi, bliri, ahu, pisha etj.
që jetonin si një familje e madhe. Ajri në lartësitë e Mrizit të Vrins, nja 200 m pranë majës, dukej i freskët
dhe i lehtë dhe të jepte shumë kënaqësi. Te Mrizi Vrin, që ishte shumë i madh , ku mund të mrizonin shumë
bagëti gjatë verës, kishte një krua, Kroni i Vrins, me ujë akull të ftohtë se përreth lëshonte si vesë që
shndriste në diell mbi fletët e barit a të gjetheve. Po kështu më thanë se Kroni i Kabashit në Kokdodë është
aq i ftohtë, sa njëherë në gusht është gjetur akull në gurët rrotull tij.
U ngjitëm me kënaqësi Lugut të Pjepishtës dhe hipëm, po me pak vështirësi në Qafën e Pjepishtës.
Për të dalë në qafë kalohej një shtegu që sa vinte ngushtohej dhe bëhej gjithnjë e më i pjerrët. Disa shkurre që
kishin qenë deri në qafë, nëpër të cilat mund të mbaheshe për të dalë më lehtë, tani kishin filluar të shkuleshin
e të rralloheshin, aq sa në majë nuk kishte fare. Kështu duhej ngjitur këmbadoras. Kur hipën në majë të
qafës, pylli nga ana veriore mbetet krejt poshtë, kurse nga ana jugore hapet para sysh një greminë e
tmerrshme që zbret deri në breg të Drinit nga ana tjetër një zbritje deri në 1200 m. Zor të mbaje ekuilibrin.
Shkëmbi zbriste me një pjerrësi shumë të madhe. Për të zbritur në atë pikë ishte lehtë dhe vendi hapej me një
shteg të gjerë që bie nja 100m më poshtë në Qeten e Turkut. Ishte një shpatinë që nuk zbriste dhe aq
thyeshëm nga jugu, ku kishte pisha të rralla. Aty mund të hyje të dilje vetëm nëpër të njëjtin shteg.
Nga Qeta e Turkut duhej bërë një zbritje thikë poshtë në drejtimin pak si në juglindje për t’iu afruar
një shpati që shfaqej pas një lugine të thellë shkëmbore nga ana juglindore e Qetes së Turkut. Afrimi drejt
luginës së thellë shkëmbore sa vinte e bëhej gjithnjë e më i thellë e i thepisur, për mua krejtësisht i
pakalueshëm dhe tepër i rrezikshëm. Aty qëndrova dhe fillova të shikoja me dylbi, të cilat i kisha marrë në
postën e policisë së Iballes nga një ish-nxënës i imi i shkollës së mbrëmjes. Largësia ishte nja 100 m.
Vështrova me kujdes Shkrojlat e Turkut, por nuk po dalloja ndonjë shkronjë. Pasi i vështrova të gjitha
“shkrojlat”, u thashë shoqëruesve se nuk shihja gjë tjetër, veçse një lloj myshku të fortë që shtrihet si një
shtresë pak e dukshme mbi shpinën e shkëmbit gëlqeror që merr forma të ndryshme, bile diku si hieroglife
turke ose arabe, herë-herë formën e një flamuri di si të mbledhur, por i fryrë, diçka me një gjysmë hëne lart.
Të gjitha këto të shtynin të mendoje se këtu vërtet kishte të bëhej me një shkrim me alfabetin turk së bashku
me flamurin e tij.
Pyeta shokët, të cilët morën dylbitë dhe u avitën edhe nja 50 m prej ku “shkrolat e turkut” i kishin diçka
më lart se vështrimi i drejtë i tyre, nuk mund të thoshin diçka të saktë, veçse të një myshku të veçantë që
krijon forma nga më të çuditshmet.
Këtë mendim ma ka dhënë edhe Ndue Frrok Hajdaraj, i cili ka shkuar deri në lartësinë 50 m dhe si
thotë ai, s’ka mundësi të ketë tjetër veç myshkut që ka marrë nga vetë natyra forma të tilla që ngjajnë
me shkronja turke.
Të dëshpëruar se nuk arritëm t’i përcaktonim siç shpresonim dhe të rrahur nga një diell i fortë, i
mbështetur nga shkëmbi, u kthyem tek shtegu nga erdhëm. Më propozuan që të ndiqnim majën e shkëmbit,
sepse rruga për në Iballe, ku doja të kthehesha, ishte shumë më e shkurtër. Mirëpo, pa kaluar as 50 m u
befasuam nga zigzaget e majës së shkëmbit , që në atë pikë ishte aq i mprehtë , sa vendasit për të kaluar e
kishin thyer majën e shkëmbit me gurë duke hapur një si rrugë të ngushtë. Mbi atë të rrafshuar gropa-gropa,
kishin futur ndonjë gur të vogël për ta mbushur që të ishte më i sheshtë për t’u mbështetur këmba. Në të dy
anët shkëmbi binte thikë. Tani më dukej vetja si një pehlivan cirku që donte të hipte mbi një tel që kalonte
nëpër dhëmbët e vdekjes. Ngurrova të kaloja, po më nxisnin të mos kisha frikë, se aty ata kalonin shumë herë.
Pushkatari kaloi fare lehtë, ndërsa mua më zgjati qytën e pushkës që të kapesha. Po të më humbiste sadopak
ekuilibri, do të bija në greminë, duke marrë edhe pushkën me vete ose duke u shkëputur pa pasur mundësi të
kapesha pas saj.
Shoqëruesit po humbnin durimin dhe po më shikonin duke më marrë për frikacak. Kjo po më bezdiste,
sa më në fund i thashë pushkatarit që të kalonte vetë dhe të më hapte vend për të kaluar shpejt me kërcim
duke ruajtur ekuilibrin. Më dukej se nga frika isha bërë i lehtë si pendë, sa mend fluturoja. E ku pa! Në atë
lartësi ku poshtë meje shtrihej humnera prej qindra metrash. Fantastike. Dhe duke u kthyer në realitet mezi
ruaja vetëdijen, aq kalim i vështirë ishte. Pak metra dhe maja arrinte lartësinë më të madhe: mbi 1400 m.
Këtu vendi ishte më i sheshtë dhe i hapur. U desh mbi një orë rrugë që ta merrja veten. M’u kujtuan fjalët e
një plaku që takuam në Pjepnishtë, që u tha shoqëruesve: “Kini kujdes, se mos ju rrëzohet ky shoku, se nuk
është mësuar!”. Në vazhdim zbritëm duke shijuar një horizont aq të hapur me ajër të freskët e të lehtë, sa
mushkëritë e dëshironin dhe pasi mbusheshin me të nuk ngopeshin, ramë te Shpella e Robve.
Te Shkrolat e Turkut njëri tregoi se dikur herët ushtria turke duke luftuar me vendasit, i ndoqi nëpër
Aprripë deri te Çeta e Turkut. Turqit, të kënaqur nga fitorja, iu afruan shpatit që vinte si përballë, po nga e
majta dhe gdhendën aty ato “shkrola” për lavdi të vet. Mirëpo, kur bënë të largoheshin nga Çeta, u sulmuan
nga vendasit dhe mbetën të vrarë. Prandaj i mbeti “Çeta e Turkut”. Dikush tjetër tha sae turqit, pasi kishin
hyrë në fshat, u tërhoqën drejt atij lugu dhe ranë në Çetë, ku mbetën të rrethuar. Të mbetur aty, shkruan në
shkëmb fatin e tyre tragjik. Pasi bënë “shkrolat”, u sulmuan nga vendasit dhe u shfarosën të gjithë sa kishin
hyrë aty. Kurse pjesa tjetër e plaçkiti dhe e dogji fshatin.
Mbas asaj lufte të vështirë nuk kanë ardhur më turqit, veçse në zonën e Iballes, të cilët kishin nën
sundim krejt zonën me të gjitha brigjet e Drinit dhe anën e Pukës.
Megjithatë, Shkrojlat e Turkut mbeten enigmatike derisa të mund të organizohen disa alpinistë që të
mund të ngjiten mu aty në shkëmb për ta parë për së afërmi dhe për ta prekur me dorë.
Po nuk duhet harruar edhe forca shkatërruese e shirave dhe e erërave që për shekuj e kanë rrahur atë
faqe të shkëmbit që është e zbuluar përballë forcës shkatërruese të tyre.
Legjendë
JEREMIA DHE DY KISHAT,
Aprripa e Gurit, nga vetë shtrirja e saj dhe pozicioni i lagjeve që fillojnë që nga bregu i Drinit dhe deri
në 300 m lartësi, shtrihen të dy pjesët e Aprripës. Që populli i ka quajtur Aprripa e Epër dhe Aprripa e
Poshtër. Në të dy Aprripat ka një kishë. Në Aprripn e Epër ka qenë kisha e Sh’Jakut (Shën Jakut), kurse në
Aprripën e Poshtër, kisha Zojs (Kisha e Zojës) e Shmisë, siç e gjejmë gjetiu. Pra, del se kisha e Zojs është më
e re, më e njëkohshme me banorët e fundit, këta të fisit të Merturit. Edhe në Mertur gjejmë Kishën e Zojës së
Merturit si në Berishë. Këto kisha lidhen me banorët e sotëm, që, pasi janë vendosur kanë ngritur kishat për
Zojën e Bekuar, që populli e quan Zoja e Berishës, E Merurit dhe E Aprripës së Gurit. Opo në Mertur, edhe
pse në “Folklorë-2” nuk shënohet Kisha e Shlleut, që padyshim ka qenë e vjetër shumë dhe ruhet si toponim
Gurrat e Shlleut”, del qartë se ka qenë edhe një kishë tjetër, që vendasit nuk e kanë njohur..
Siç del, Kisha e Sh’Jakut ka qenë e vjetër dhe e mbrojtur nga turqit, gjë që ka lënë edhe legjenda në
traditën popullore.
Së pari, tek kisha e e Sh’Jakut jetonte dikur një jeremi (eremit). Ai ia kishte kushtuar shprtin Zotit të
Plotfuqishëm dhe qëndronte pranë kishës e lutej për vete e fshatin. Eremiti ishte një vajzë e bukur virgjëreshë,
që gjithë jetën donte t’i lutej Zotit. (Fshatit i kishte kërkuar që t’i përgatiste ushqimin. Thuhej se një plakë, e
mërzitur me këtë përgatitje, vendosi ta helmonte. Bëri një pite shumë të mirë, ku i hodhi helmin. Për ta nxitur
eremitin që ta hante, ia dërgoi ashtu të ngrohtë. Po eremiti që nuk e kishte mendjen tek të ngrënët, po tek
lutjet, e la piten mënjanë. Aty nga mbrëmja sheh dy bjeshkatarë duke zbritur të lodhur për në fshat. I vjen keq
për ta dhe i kujtohet se kishte piten. Merr një pjesë dhe ua dha ta hanin. Sapo falënderuan, por pa e ngrënë të
gjithën, në të kaluar të rrugës, ranë të dy të vdekur nga helmimi. Eremiti u dëshpërua për vdekjen e tyre që u
helmuan padashur prej tij, por që vdiqën nga koprracia e plakës, të cilën e dënoi Zoti në atë mënyrë.
Eremiti, i dëshpëruar sa sÇka nga kjo ngjarje, u largua nga Kisha e Sh’Jakut dhe u zhduk. Dikush
kishte thënë se e kishte parë mëvonë në Krrab(mali i Krrabit është shumëlarg nga Aprripa, por që kishte
humbur përsëri dhe nuk ishte dukur.
Legjendë
LËNDËT E SH’JAKUT
Tregojnë se Kisha e Sh’Jakut jo vetëm ka qenë shumë e vjetër, por edhe shumë e fortë. Njëherë dkush
tha se atë kishë ta bënin poshtë në katund, se i shte shumë lart atje mbi Aprripë të Epër. Ashtu ranë dakord,
prandaj thanë të fillonin e t’i merrnin lëndët dhe me to të ndërtonin kishën poshtë.
Kështu ia ulën lëndën kishës së Sh’Jakut dhe i zbritën poshtë në fshat. Natën, fshatarët të lodhur u
larguan për në shtëpitë e tyre dhe të nesërmen u ngritën për të vazhduar punën për ndërtimin e kishës së re,
por ç’të shihnin, lëndët nuk ishin aty ku i kishin lënë një natë më parë. Pyetën nëse i kishte marrë kush ato
lëndë. Thanë se lëndët i kishin parë tek kisha e Sh’Jakut, sipër. Të habitur se si kishin shkuar lëndët atje,
shkuan dhe i morën me mundim përsëri poshtë, duke i bartur tërë ditën. Në mbrëmje vonë u ndanë nëpër
shtëpi për të vazhduar punën të nesërmen. Edhe të nesërmen po e njëjta gjë: lëndët që kishin sjellë nuk ishin
më aty, por i kishin parë përsëri te Kisha e Sh’Jakut.
Të mërzitur, fshatarët bënë edhe një provë: u ngjitën me mundim dhe i ulën përsëri lëndët në fshat. Po
të nesërmen, kur u ngritën u thanë se lëndët nuk ishin ku i sollën, por në oborrin e e e Kishës së Sh’Jakut. U
habitën të gjithë. Më pleqtë thanë se nuk ishte mirë të lëvizeshin ato lëndë, se mund të ndodhte ndonjë e keqe
tjetër. “Ato lëndë, -thanë pleqtë,-janë shenja që tregojnë se kisha është me Orë dhe nuk duhet të preken. Bile
mirë që nuk ka bërë ndonjë gjë gjatë marrjes së lëndëve. Atëherë e rregulluan atë kishë dhe e mbajtën në
gjendje të mirë. Kështu ka qenë deri më 1967.
LUFTËRAT DHE PËRPJEKJET PËR LIRI
Aprripa thuhej se gjithmonë kishte luftuar kundër turkut, se kishte për mburojë edhe terrenin dhe pas
shpine kishte ndihmën e vëllezërve të Merturit. Po në ndihmë mund të vinin edhe Nikajt, fis Krasniqeje.
Nikovoqi dhe Krasoviqi ikën nga Mali i Zi dhe u vendosën në Malësinë e Gjakovës, se nuk duruan shkjaun
mbi kokë. Atje mbeti Vasoviqi, i cili mori zakonet dhe gjuhën e shijeve. Merturi Nikoviqin e bëri të vetin.
Filloi martesat me të. Tani, Nikajt janë mbi 300 shtëpi, kurse Krasniqi u bë mysliman.
Njëherë, ushtria turke kishte vrarë çobanë në Rajë kur kishte kaluar andej. Pastaj kishte hyrë në
Aprripë. Një çoban i Rajës kalon Drinin dhe vjen në Aprripë, ku vret dy ushtarë turq për gjakmarrje për
“vëllanë” që i vranë. Kështu mbështesin njëri-tjetrin, megjithëse Drini ishte një kufi i tmerrshëm. Asaj
gjakmarrjeje kundër armikut populli i ngriti këngë, po treguesit tanë nuik i kujtonin mirë.
“Lek Nori me dy pishtple,/Po vret çobat në Kore*)
-----------
*)-Kore-shkëmb

Në kohën e Turgut pashës, kur ushtria turke sulmoi nga Malësia e Gjakovës për të kaluar nëpër
Merur, Nikaj dhe Dukagjin, Merturi i vuri pushkën. U bë luftë e madhe. Po Merturi nuk i bëri dot ballë një
ushtrie të armatosur me të gjithë armët e kohës, kurse djelmnia e Merturit edhe fishekët i kishin me të
numëruar. Si u tërhoqën, morën rrugën e Drinit dhe kaluan në Aprripë dhe Mertur të Gurit (Pukë), ku gjetën
ngrohtësinë e fisit të tare edhe pse ishin shumë, sepse kishin ikur me të madh e të vogël. Si u qetësua puna, u
kthyen në Merturin e tyre të shkrumbuar: të gjitha shtëpitë ishin djegur e rrënuar barbarisht nga ushtria e
Turgut xhelatit. Për ta qetësuar popullin, turqit dërguan disa ndihma në lira turke për të rregulluar shtëpitë,
por ato u vodhën nga nëpunësit turq dhe paria vendase; përsa morën malësorët, ishin fare pak.
Kur hyri Nemcja (Austrohungaria), u caktuan “pogllovarët”, siç u thoshin, apo miftarët për çdo fshat.
Në Aprripë u caktua Ndoc Pjetra. Kishte një shenjë luleje në xhaket për ta dalluar për funksionin që i ishte
dhënë.
Në kohën e Nemces u caktuan për herë të parë zboristë dhe shërbimi i rregullt ushtarak. Zbori
vazhdonte për dy-tre muaj. Populli ka vuajtur shumë, se i mungonte buka si asnjëherë dhe ra një dergjë e
madhe. U dilte gjak nga hundët dhe nga poshtë. Ishte si dizenteri a tifo. Kanë vdekur nja 80 vetë atëherë.
Toplana pat mbaruar krejt.
Çdo të diel duhej të çonin nga një bagëti në postën e Nemces në Fierzë. Kishte postë edhe në Iballe,
ku qëndronin 20-30 nemcelinj. Çonin edhe sanë, atë pak sa kishin. Populli nuk di të ketë vuajtur ndonjëherë
më shumë se në kohën e Nemces. Nemtja kishte qenë e hollë edhe për vete. Ajo nuk kish pasur bukë si turqit.
Kujt i gjente armë, e burgoste. Populli nuk e donte, veçse priftërinjtë, sidomos ai i Fierzës.
Koha e Zogut nuk solli asnjë përmirësim në këtë fshat, ashtu si në të gjithë fshatrat e tjerë. Shkëputja e
Kosovës, që ishte tregu i Malësisë[ Verilindore, qe një goditje tepër e rëndë. Kjo Malësi mbeti tepër e izoluar
dhe e mbytur në varfëri legjendare. Prandaj gjatë Revolucionit të Qershorit 1924, si dhe në kryengritjen e vitit
1936, edhe Aprripa e Gurit ka dhënë ndihmesën e saj me armë në dorë me shpresë se do të ndryshonte
gjendja. Po gjendja nuk ndryshoi. Për më tepër erdhën mercenarët dhe bashibozukët e Lumës dhe të Dibrës
dhe e shkelën keqas vendin. Bënë dhunime dhe plaçkitje të madhe. Deri edhe plafat i kanë marrë. Ua
ngarkonin njerëzve për t’i përcjellë bregut të Drinit për t’i nisur për Lumë.
Populli ishte i revoltuar, por ishte i pamundur t’u bënte ballë. Megjithatë, u gjetën të vrarë dy
mercenarë në breg të Drinit, gjë që tregonte se populli përpiqej të rezistonte.
Prapambetjes i shtoheshin edhe grindjet e gjakderdhjet. “Në vitet ’30 janë vrarë e burgosur 9 vetë për
Pashke Prelën,-tregonte Gjon Bardheci. Ajo ishte nga Miliskau. U martua në Aprripë. U dashurua me
kumbarën e shtëpisë, tek i cili kishte shkuar disa herë, siç ishte zakoni i kumbarisë. Kjo shkaktoi zemërim të
madh, sidomos kur kumbara e mbajti për fare në shtëpinë e tij. Nga kjo gjë janë bërë 9 të vrarë e të burgosur,
përfshirë edhe ata që mbetën në dëborë të thirrur si dëshmitarë.
“Vrasjet, siç thotë Gjon Bardheci,- bëheshin kryesisht për çështje nderi. Megjithatë, Aprripa ishte një
fshat më i qetë se ata të Thaçit.
Në kohën e regjimit të Zogut, Aprripa numëronte 40 shtëpi, kurse në vitet ’80, rreth 70 shtëpi.
Shumica e shtëpive ishin dykatëshe, të ndërtuara me gurë të gdhendur mjaft mirë, një pjesë e madhe e të
cilave ishin ndërtuar pas Çlirimit. Në fshat kishte një shkollë 8-vjeçare, vaër kulture, infermiere-mami dhe
ishin blerë tre televizorë.
Fshati ka lehtësi të madhe me ndërtimin e hidrocentralit të Fierzës, sepse aty ka një qendër të mirë
tregtare dhe mjekësore. Gjithashtu, ishte urbani gjatë gjithë ditës për në qytetin Bajram Curri, që vijon çdo 30
minuta, duke krijuar kushte për të shkuar për çdo nevojë tregtare e mjekësore brenda dy orësh në qytetin
Bajram Curri ose të lidhet me Pukën nëpërmjet autobusëve të Fierzës.
Sigurisht që elektrifikimi ka qenë një revolucion në këto anë.
Anekdotë
LIDHJA E SHKURTËR
Kur po përfundonte elektrifikimi të gjithë ishin në tension, se mendonin që të ndizeshin dritat pa
defekte, ngaqë ishin marrë masat që ndezja e tyre të bëhej në mbrëmje përnjëherësh në të gjithë fshatin dhe të
kthehej në festë të bukur popullore të paparë ndonjëherë. Po kjo ishte e vështirë të arrihej se punohej
njëkohësisht në të gjithë proceset e kësaj vepre kaq të rëndësishme. Transformatorin e kishin sjellur me trap
që nga Fierza, pastaj e kishin ngjitur me krahë deri te kabina. Punohej për ngritje shtyllash e shtrirje lindjeje,
në instalime të brendshme, kabina etj. linjën e tensionit të lartë Aprripa e kish matanë Drinit, përballë. Aty
ishin grumbulluar shumë njerëz dhe vërenin plot kureshtje se si do të bëhej lidhja në të dy anët e Drinit.
Drejtuesit dhe teknikët ishin të shqetësuar se koha e ndezjes kishte ardhur. Fshatarët shikonin, prisnin e nuk
flisnin, por ishin të shqetësuar se donin të zhduknin që atë natë errësirën shekullore. Një plak shihte në
heshtje duke ndjekur me kujdes veprimet e teknikëve. U bë prova e parë, por pa sukses. Pyetet një teknik se
çfarë mund të kishte. Ai, si bëri kontrollin, tha: “Një lidhje e shkurtër që po e rregullojmë”. Plaku mori
guximin dhe tha ngadalë, pa i shqetësuar teknikët dhe përgjegjësin: “Besa, e pashë se në atë shtyllë u lidh teli
pak shkurt, por nuk fola, se mendova se teknikët janë të lodhur dhe nuk duhet folur”. Të gjithë u kthyen nga
plaku dhe qeshën me gjithë zemër, duke bërë kështu edhe njëfarë çlodhjeje. Edhe plaku qeshi, po pa e ditur se
po qeshnin me përgjigjen e tij për “lidhjen e shkurtër”.
Tani mbi Drin nuk kalon vetëm drita, por edhe ura. Është vendosur edhe një urë hekuri mbi Drin. Kjo
ka qenë një mjet që i ka ndihmuar fshatarët e të dy anëve të Drinit. Dikur kalimi Drin ishte shumë i vështirë,
sidomos në dimër dhe në kohë shirash. Bëhej me rrëshiqe prej lëkure dhie. Ajo regjej e fryhej me frymë deri
sa bëhej kacek. Me të mund të kalonte ai që e dinte mirë notin.por për kalimtarët e zakonshëm vendoseshin
katër rrëshiqe prej lëkure dhie mbi të cilët vendosej një trinë prej thuprash. Vozitësi, ai që i kalonte vendoste
një litar të gjatë të lidhur në të dy anët e lumit dhe kapej pas tij që të mos i merrte rryma teposhtë. Kishte
raste që litari mungonte dhe vozitësi notonte prapa, duke shtyrë trinën përpara me shumë zor nga presioni i
ujit të rrëmbyeshëm dhe kryeneç ka pasur mjaft raste tragjike mbytjeje. Janë mbytur të moshuar, të rinj, të
sapomartuar etj. aty ku është ngritur ura e Merturit, ka qenë Rrasa e Tortes. Torta është litari që përgatitej
me lëkurën e blirit. Në Aprripë ka shumë blinj. Me lëkurën e tyre bënin litarë që ata i quani “tort”. Aq të
gjatë e bënin, sa e vendosnin në të dy anët e lumit, duke e lidhur pas gurësh të mëdhenj. Prandaj rrasa quhej
“Rrasa e Tortes”. Jo shumë larg bregut gjendej edhe Shpella e Tortes. Në atë shpellë zbritej me litar prej
lëkure bliri, pra me ndihmën e tortes.
Për t’u lidhur me Rajën e Merturin në përgjithësi kishin bërë marrëveshje që në rrugën për në Fierzë,
në një vend të hapur, sa herë donin që të merreshin vesh, të ndiznin një zjarr për të dhënë sinjalin se
lajmëtarët duhej të zbrisnin në breg të Drinit, në pikën e caktuar. Kjo traditë është përdorur në shekuj, por
njëherë kishin vrarë ndezësin e zjarrit dhe lajmëtari i Rajës nuk kishte zbritur në breg të Drinit, siç pritej,
sepse zjarri nuk qe ndezur nga ana e Aprripës në vendin e caktuar. Doli se ndezësi i zjarrit qe vrarë, sepse
kishte marrë një pelë barrës një shoqi, i cili ia kishte lënë amanet për ta ruajtur. Ndezësi i zjarrit nuk i kishte
dhënë rëndësi, kështu që pela kishte dështuar. I zoti i pelës e sheh këtë gjë dhe revoltohet edhe për faktin që ia
kishte lënë amanet dhe e vret. E vret, po zjarri mbeti pa u ndezur as nga Aprripa as nga Raja. Lajmëtarët nuk
u morën vesh për atë komunikim me aq rëndësi që do t’i bënte Aprripa Rajës.
U mblodh Aprripa në kuvend dhe, si e pleqëruan me kujdes çështjen e rëndësisë së ndezësit të zjarrit
për sinjal me Rajën, bëri sull që të ndalohej çdo vrasje, qoftë edhe për gjakmarrje përreth vendit ku ndizej
zjarri i sinjalit. Ky sull u ruajt për gjithë kohën që ekzistoi kjo mënyrë komunikimi. Kështu që asnjë vrasje
nuk mund të bëhej në atë vend, që ishte hapësirë shumë e madhe, një territor prej disa mijëra metrash katrore.
Edhe në Rajë ndodhet një shpellë që quhet Shpella e Gjakësit. Në atë shpellë nuk sulmohej as për
gjakës për 24 orë, se ishte në mbrojtje të shpellës. Kështu, kush bënte vrasje, aty gjente një mbrojtje të
përkohshme, që respektohej nga të gjithë.
KOKDODA (22.05.1969 dhe 22.06. 1982)
-Mark Kola, i datëlindjes 1896;
-Deli Sokoli, -“- 1894;
-Nikollë Deda, -“- 1926;
-Matosh Prendi,
-Zef Delia, -“- 1936.
Në kthim nga Aprripa e Gurit, arritëm në Kokdodë. Aty takuam me personat që na siguroi Zef Delia,
inspektor i arsimit dhe bashkëfshatar nga Kokdoda. Kokdoda është një nga fshatrat më të thyeshëm për nga
terreni, me toka të pakta dhe të varfra, por me njerëz të gjallë e dinamikë, inteligjentë dhe shumë mikpritës.
PËRBËRJA ETNIKE
Thuhet se Kokdoda përbëhet nga një popullsi e ardhur nga Bopi i Shalës, një fis i vogël anas. Këta
erdhën dhe u vendosën në Kokdodë, në tokën e zotnive të Iballes dhe u bënë bulqit e tij deri nga fillimi i
shekullit (XX).
Meqë janë ngjitur me fisin e madh të Thaçit, nga i cili dëshironin miqësi dhe përkrahje, kërkuan të
njiheshin si Thaç dhe jo si fis Bopi. Bile Bugjoni thonë me krenari se u vjen pak për shtat, se për t’i pranuar si
Thaç, prenë edhe një kà dhe bënë konakun, por prapëseprapë nuk i njohu kush si Thaç.
Përbëhen nga tri vëllazëri: Kolaj, Markaj dhe Koras.
Deli Sokoli, që thotë se po u afrohet njëqind vjetëve jetë, tregon se kjo tokë kish pasë qenë banuar që
në kohën e Kaurrit, mandej hipi në të zotnia. Po këtu paska pasë banuar edhe Kryemadhi. (Kryemadhi është
fshat në lindje të Malziut (Shëmrisë-Kukës).
Brezat e tij anë: Frani Ndou, Delia, Sokoli, Prela, Marku, Pjetri, Meshi. Meshi ka mbetur edhe
toponimi “Livadhi i Meshit”. Tokën kanë filluar ta blejnë po copa-copa dhe të gjithën njëherësh, që me
Sokol Prelën, bile dhe Prelë Markun, pra që nga mesi i shekullit XIX.
Brezat e Mark Kolës janë: Sokoli, Zefi, Marku, Kola, Delia, Ndou, Pali, Leka, Marku, Leka. Mark
Leka, mesa di, erdhi i pari në këtë tokë. Sipas tij, del se ata janë vendosur aty nga fillimi i shekullit XVIII,
por mundet edhe më parë, por nuk ishin të sigurtë në breza, sepse Mark Kola thotë se i dukej se tokën filloi ta
blinte Pal Leka, që i bie në brezin e shtatë, pra nga fillimi i shek. XIX, gjë që nuk duhet të jetë ashtu. Kjo bie
në kundërshtim me thënien e Deli Sokolit, që është më i moshuar dhe nga ana tjetër, qëndron fakti se në
fillim të shek.XIX, zotnitë e Iballes ishin mjaft të fortë dhe tradita kudo vërteton se tokat ata kanë filluar t’i
shisnin kur po ligështoheshin, pra kur nuk kishin më forcën që kishin pasur dhe malësorët po bëheshin më të
fortë e më të bashkuar.
MARRËDHËNIET AGRARE
Toka njihej si e zotnive të Iballes. Për tokën ata njihnin këto detyrime: shpatullën e Shënkollit,
podarin (thonë të dhjetën, por në fakt paguanin të tretën e çdo prodhimi), rojet e kashnjetit kashnjetin, punët
në tokën e zotnisë.
Me rastin e Shënkollit, që bie më 5 dhjetor, ishin të detyruar që të gjithë t’i çonin një shpatull fërliku
të mishit të pjekur, gjoja për “respekt”, por në fakt kjo tregonte një formë nënshtrimi ndaj zotnisë, të cilin e
njihte si “zot” të tij.
Podarin e dinin si detyrim për prodhimin, të cilin e caktonte zotni, që herët ka qenë me të tretën ose
sipas sasisë që caktonte zotni për një vit apo e linte në atë masë për disa vjet.
Si u shitën tokat që[ u blenë nga kokdodasit, podarin nuk e shiti zotni. Ai la të drejtën e marrjes së të
dhjetës nga Kokdoda, gjë që nuk gjejmë në fshatrat e tjerë. Kjo tregon nënshtrimin e këtij fshati të vogël, i cili
nuk kishte forcë të madhe fisnore si Thaçi ose Merturi për të kundërshtuar zotninë. (Të kemi parasysh se
podari këtu merrte kuptim tjetër, sepse me këtë emër janë quajtur edhe rojat e kashnjetit. Pra, duket se kemi
bartje emërtimesh).
Zotnitë e Iballes, edhe kur i shitën tokat, nuk e shitën kashnjetin. Kashnjeti është një pyll i madh
gështenjash, i cili mund të shkojë deri në 10 ha më i madhi në krahinën e Pukës. Zotni paska vënë pesë roja
dhe nuk i kishte paguar vetë, por fshati, sepse fshati e bënte dëmin vetë dhe prej tij e ruanin rojat. Kështu
paguheshin me 500 okë gështenja për shoq, baras me 37 kv gjithsej.
Si u forcua zotni i Kryeziut, kërkoi pjesë në kashnjet, se gjoja ishte vëllai i zotnisë së Iballes. Edhe
Osman Sheqeri, nga Brahajt e Kryeziut tregonte se kur ishte i ri, pra, para 1924-ës, kishte shkuar në Kokdodë
për të marrë pjesën e gështenjave
Po nga fillimi i shekullit, zotni i Iballes e shiti kashnjetin. Deli Sokoli thotë se kishte arritur edhe ai të
blinte nga kashnjeti që shiti zotni. Për punët angari për zotninë ishin sipas stinëve: në prashitje arash, në
kositje livadhesh, në prerje e vënie gjethesh (dushqe) për bagëtitë etj. (Nuk kujtonin se sa konkretisht as
ndonjë ndodhi të veçantë e të dallueshme për t’i ruajtur).
Legjendë
GËSHTENJAT E KASHNJETIT
Erdhi një shenjt me një thes gështenja duke i mbjellë gjithkund në 7 bajrakët e Pukës. Ato gështenja
që hodhi gjithkund, ishin shumë të mira. Po kur arriti në Kokdodë, u përpoq të nxirrte gështenjat nga thesi
dhe sheh se ishin mbaruar pothuajse krejt. Tund fundin e thesit dhe nxjerr disa gështenja të vogla e të
dobëta. I shikon dhe mendon se ç’do të bënte me to, por aty për aty, duke i hedhur në tokën e kashnjetit, tha:
“Jeni ma të këqijat e dalshi ma të mirat!”. Kur mbinë gështenjat dhe u rritën, dolën më të mirat në gjithë
krahinën.
Në fakt gështenjat e Kokdodës janë të njohura për shijen e tyre, por janë pak më të vogla me ngjyrë
kafeje të errët, janë shumë të shijshme dhe duhen pjekur, kurse ato që janë më të mëdha, duhen zier dhe kanë
shije të mirë.
Gështenjat u kanë shërbyer malësorëve për t’u ushqyer në vend të bukës. Ka qenë zakon që në
mëngjes dhe për darkë shpesh hanin vetëm gështenja të pjekura. Në mëngjes i piqnin, i merrnin nëpër xhepa
dhe i hanin rrugës. Buka ishte njëfarë luksi për malësorët, veçanërisht për Kokdodën, të cilën e ka ndjekur
tërë jetën varfëria. Dikur nuk mjaftonte kjo, por ishte edhe shfrytëzimi i zotnisë.
Për të bindur zotninë që të shiste tokën, i duhej dërguar së pari një dash si bakshish dhe pastaj me i
“ba rixha”. Kështu blihej me çmim të lartë çdo fund are e kashnjeti, derisa u ble e gjitha.
CAM LEKA
Cam Leka i Aprripës njihej si një burrë trim e i zoti si Vatë Buça i Merturit të Gurit. Kaq i njohur për
trimëri e urti ka qenë, sa thonë se emri i Cam Lekës ka qenë i shkruar në gurin e kishës. Ky gur i shkruar me
emrin e Cam Lekës, ishte vendosur në murin e kishës, po dikush e ka nxjerrë nga vendi dhe kështu ka
humbur, se do të gjendej edhe sot. Miskë Camen u përpoq ta koriste zotni, po i morën gjakun “qashtu si ta
kanë thanë në Mertur dhe Aprripë”.
ORGANIZIMI I LUFTËS PËR T’U MBROJTUR
Kokdoda ishte një vojvodë, krerë veziri, që njihej me emrin “Vojvoda i Kokdodës”, i pari i djelmnisë
së Kokdodës. Ai përfaqësonte Kokdodën përpara bajrakut të Bugjonit. Bajraku i Bugjonit përfshinte në
përbërjen e tij Bugjonin, Kokdodën, Fierzën e Poravin. Po me këtë bajrak kanë shkuar edhe zotnitë e
Kryeziut bashkë me fshatin e tyre, se ky bajrak ishte i fortë dhe nuk ishte në përbërjen e bajrakut të Iballes, i
cili shkonte me bajrakun e Iballes.
Kokdoda gjithmonë e varfër, por gjithmonë gjendet në të gjitha përpjekjet për të kundërshtuar
pushtuesit turq dhe të tjerë që erdhën më vonë. Turqisë i paguanin tri “kacidhe” në vit që kur “u dogj
Stambolla” e prapa.
Kulla në Kokdodë, për të cilën ka shkruar Edit Durham

Kur erdhi ushtria e Turgut pashës dhe dogji Merturin, na i gjenim nga ana e këtejme e Drinit, sidomos
kur kalonin Markajt (Breg-Lunmi). Kështu i bëmë mjaft dëme turkut.
Mandej një ushtri kaloi Vafierzën, doli këtej Drinin dhe hyri në Iballe. Ne, komita, u larguam në
Aprripë të Gurit. Unë (Deli Sokoli edhe pse shumë i moshuar, tregonte se kishte qenë burrë i fortë, trupmadh
dhe i lidhur, trim e liridashës. Kishte një zjarr të fortë në sy dhe përbuzte varfërinë) kam qëndruar katër vjet
kaçak në mal gjatë kohës së Hyrrjetit, se nuk kam pranuar të dorëzoj pushkën. Burri nuk e dorëzonte
pushkën. Sidomos hasmit. Tre vjet kam qëndruar në komitën e Mark Kolikut, që është e njohur për trimëri e
luftë kundër turqve. Kur u rrethua Mark Koliku në Lëvoshë (Arap) te Prend Hazeri, i cili nuk e dorëzoi kurrë,
erdhi vetë kajmekami i Pukës për të parë se si do të vritej ky kaçak i Berishës. Këtë e tregon kënga:
“Kush i dul askerit para?/ Hysen begu e Baram aga”.
Thonë se e pati hjeksuar Dedë Jaku i Lëvoshës, të cilin e vrau Zogu në Shkodër.
Kur hyri ushtria serbe në Malësi të Gjakovës dhe u nis për të kaluar Qafën e Kolshit, unë (Deli
Sokoli) shkova me djelmninë e Merturit dhe zumë atë qafë. Kemi luftuar për vdekje. Kemi vrarë 85 ushtarë
serbë. Në atë pritë mbahen mend edhe dy nga Aprripa e Gurit: Marash Qun Bardheci dhe Mark Deda. Prita
mbeti pa furnizim me bukë për gjashtë ditë. Zbriste poshtë e hante misra, bile të njomë në ara dhe nuk
tërhiqeshin.
Serbët morën rrugën e Pukës dhe hynë në Shkodër pa kaluar këtej. Po në kohën e ushtrisë së Esad
pashës, serbi hipi përsëri deri te Shkëmbi i Rajës. Deli Sokoli me Qun Pjetër Sokolin dolën malit. Pas tri
javësh takojnë padre Markun, që shërbente në Fierzë. Ai paskësh qenë në shërbim të Esadit. E pyetën:
-“Ça me ba?”
Ai tha:
-“Për të vërtetën kurr kah shkoni s’keni, po bini ndore”.
Ne i ramë ndore, por ai përveç manxerreve që na i kërkoi, na lypi edhe nji dash. Na mori me nja tri
pushkë në krah dhe na çoi në Iballe. Atje na futi në burgun e lopëve te Imer aga. U bëmë aty 25 hapës nga
Fierza. Na mbajtën tri javë.
Nemtja ish kanë flliqane. E prishi robninë me sëmundje e bukë. Por ata vetë kishin qenë milet i fortë
boll. Ka ndejtë tri vjet e hini në katër. Krejt Fushën e Iballes e pat ba japia me fajxh për të hy në të. Të futnin
në burg për një fije gjethi. Kush nuk hyni në burg... merr e lësho...Populli nuk mund duroi. Pati mjaft nga ata
që u përleshën me nemcelitë. Dolën kaçakë. Nga Bugjoni dolën kaçakë Ukë Marku, Dedë Ndou etj. Dedë
Ndou i Kokdodës u bashkue me Ukë Markun. Këta i ndiqte për t’i futë në dorë Qun Ndou, miftar i Kokdodës.
Ma vonë ata u bashkuen me Prend Zeqën e Dardhës, i cili ishte në mal kundër Nemces. Ishte trim dhe i zoti
sa s’thuhet, por e prenë në besë. Po më mirë me të pre në besë sesa të presësh të tjerët. Burrat e mirë thoshin:
“M’refshin mbas vedi, kërkand mos prefsha!”
Këtu i pruni Preç Alia i Arstit. Ai i thirri në shtëpi dhe i preu në bukë të vet. Për t’u mbrojtë kërkuen
armë nga Nemcja, e cila ua dha, sepse po i ndiqte Nemcja me të fortë.
Mesa duket, shtëpia e Qun Pjetrës, që këta e vranë, e kishte shti Preç Alinë, se këta ishin miq. E
shoqja e Qun Pjetrës kishte qenë e martuar në Qelëz. Me vete solli një vajzë, Drande Zekën. Këtë e dha te
Preç Alia. I kërkuan Preçit të hakmerrej dhe ai e bëri hakmarrjen, të cilën nuk ia priti kurrkush për mirë, sepse
preu në bukë të tij.
Mbas Nemces u mbajt pushka tre vjet. Mandej erdhën kohëra të tjera po aq të këqija. As qetësi as
bukë nuk pati populli. Vuajtjet u shtuan. Për Opozitën e Nolit e të Luigjit luftuam dy herë: më 1924 e 1926,
po nuk fituam gjë. Zogu ishte fukara për vete dhe u mundua që të na shiste tek të huajt e të fitonte diçka.
Sot jeta është e kujdesshme: punë gjen kudo, shkolla ka dhe fëmijët mësojnë deri në Tiranë. (Janë
disa nga Kokdoda me arsim të lartë, një tregues i mjaftueshëm për të parë kontrastin).

SI QËNDRON E VËRTETA E ORIGJINËS SË DHIMITËR


E NIKOLLË BERISHËS, DIBRANË APO PUKJANË?
(Polemikë miqësore me Naim Berishën, autorin e romanit historik “Të jetosh në Paqe”, Tiranë, 2016).

Ky roman historik i këtij autori të mirënjohur, ka tërhequr vëmendjen e shumë lexuesve, sidomos në
Pukë, siç do të tërheqë edhe në të ardhmen vëmendjen në tërë Shqipërinë Veriore dhe Verilindore deri në
Luginën e Preshevës, kudo ku ka banorë me origjinë berishas, nga ky fis i lashtë e shumë fisnik. E theksojmë
këtë, sepse shumë prej tyre e dinin se Dhimitër e Nikollë Berisha, si dhe fisi i tyre ishin e janë me origjinë
prej Berishës së Pukës, që nga Alpet (Bjeshkët e Thata) deri në dy anët e Drinit.
Kurse shkrimtari dhe poeti dibran Naim Berisha, pa pritë e pa kujtuar, lëshon në qiellin e kaltër një
dritë rrufe me rrezatim tronditës me romanin e tij historik kushtuar kapedanëve Dhimitër e Nikollë Berisha,
ndërsa ai pa sjellë burimin i quan dhjetëra herë “gjeneralë të Skënderbeut” (!?).

Tani lexuesit, sidomos berishas e pukjanë pyesin: A vërtet janë pukjanë a dibranë, apo se kështu ia do
qejfi Naim Berishës që të jenë dibranë e s’ka ndryshe!

Fran Vukaj (berishas, nga Berisha e Pukës), regjisor e promovues botimesh e veprimtarish kulturore
në Pukë dhe jo vetëm, ndërsa mbante në dorë romanin në fjalë dhe shkrimin mjaft pozant të krijuesit,
publicistit të shquar, zotit Halil Rama, kushtuar këtij romani të përfolur, botuar në gazetën presticioze
“Nacional” datë 30 shtator 2018 më thotë: “Ti, Xhemal Meçi, studiues, botues për Pukën e Berishën, a do t ë
japësh ndonjë përgjigje të argumentuar? Mua më ngjan me një anekdotë kushtuar Nastradinit për qendrën e
botës: Sapo lidhi gomarin e tij të lodhur aty në shesh ku ishin mbledhur shumë kurreshtarë, Nastradini u
drejtohet me buzëqeshje ironike: “A e shihni ku e lidha gomarin tim të gjorë? Hë, pra, që ta dini ju, aty është
qendra e botës”.

Jo deri aty, jo, se së pari romani ka rëndësi se na jep me aq mjeshtëri artistike e dashuri arbërore
portretet e dy komandantëve të përmasave dragojane, që luftonin me aq guxim e trimëri, me aq forcë e
mjeshtëri luftarake për trojet arbërore në dyert e kryeportës shqiptare me Dibrën historike. Pra ka rëndësi të
padiskutueshme se ishin shqiptarë e gjak shqiptari, si vetë Skënderbeu i famshëm. Kjo është e para e
kryesorja. Pastaj, - siç thotë populli, -të ulemi e të shtrojmë “pengun” për të vërtetën se nga e kishin origjinën
e mirëfilltë brenda trojeve arbërore. Sa të kujtojmë nga folklori mirditas një shembull konkret, ndërsa disa
vajtore mirditore po vajtonin Dodë Gegën, plak bajraku i Oroshit, që sapo e kishte vra Nue Gjomarku i derës
së Pashës: “Për ato kulla, që m’ka gjegjun”. Vajtoret e Oroshit vajtonin me refrenin: “Vrau pasha, pashën, o
vllau i jem!). Vajtorja prej Lure vazhdoi: “Na po qajmë e po vajtojmë,/njana-qetren s’po harrojmë./Nuk vrau
pasha, pashën,/ O meku jem/ Po pasha, bimbashin,/O meku
jem./ Po bimbashi i Mirditës ishte si illi (ylli) i dritës,/O meku i jem!). kështu po. Edhe
Berisha e Dibrës ishte dhe është “si illi (ylli) i dritës, o shkrimtari jem!)

Së dyti, autori i mirëqenun N.Berisha ka meritën se na i ka dhënë aq bukur cilësitë e


berishëve, në veçanti të mësuesit e drejtorit të shquar të Muhurit të Dibrës, të ndriturit e të
ndjerit Xhemal Berishës, me tipare e cilësi fisnike dhe intelektuale të kohës. Më mbeti peng që
s’e takova në vitin 1980, kur po kryeja një ekspeditë hulumtuese për Laçajt e Gurrë-Reç
(Gjurrë-Reç të Dibrës). Duke kaluar nëpër Lurë (Lumëlurë, Pregjlurë, Krejlurë, Fushë-Lurë e
Borjelurë, Kurbnesh etj. por i çonim përshëndetje njëri-tjetrit me ndihmën e artistit aq të
talentuar, të ndriturit Haziz Ndreu, i cili ka qenë edhe në sesionin shkencor në Rrape, te Mrizi
i Prendush Gegës “Artist i merituar” (1850-1938) zhvilluar më

Tani vijmë te vërejtjet për autorin N.Berisha.

1.Vërejmë një tematikë të fryrë, me disa çështje që dëshiron t’i shtrojë e t’i trajtojë autori.
I sillet rrotull në kapitull nëmës së Skënderbeut për berishët e Dibrës, që me aq makth e ka
përjetuar që nga fëmijëria. Por fakti se ishte e

“sajuar”, e shpifur, qëllimkeqe dhe se nuk kishte dalë kush që me


KUJTIME TË MBLEDHURA
5. 15-19 shtator 1969;
6. 30 tetor 1969;
7. 13-15 gusht 1970;
8. 10-11 qershor 1982.
(Për hartimin e këtij materiali janë pyetur këta berishas:
-Kolë Qun Sokoli, vjeç 75 ( i datëlindjes 1894)
-Vatë Jaku -“-86 -“- 1883;
-Nikë Zeneli -“-75 -“- 1894;
-Qerim Quni -“-60 -“- 1909;
-Llesh Ndreca -“-70 -“- 1899;
-Marash Mëhilli =”-80 =”- 1890;
-Dedë Mehmet Alia-“-65 -“- 1905;
-Mhill Pjetra -“- 66 -“- 1884;
-Prendush Jaku -“- 76 -“- 1894;
-Lekë Matoshi -“- 21 =”- 1949;
-Ndue Logu -“- 22 -“- 1948;
-Palinë Mëhilli -“- 58 -“- 1912;
-Nëna e L.Matoshit 42 -“- 1928;
-Pal Kacoli -“-71 -“- 1911;
-Kolë Hila -“-76 -“- 1906;
-Pal Marash Kacoli 66 -“- 1916;
-Kolë Ibraj -“-
Berisha thuhet se janë të ardhur këtu prej Kuçi të Malit të Zi. Atje e kemi pasur vatanin, por atje nuk mund
ndejtëm, s’dihet se përse dhe erdhëm në këto troje. Të parët tanë thuhet se qëndruan në Berishë Vendi, në Fushë
Thaçi e në Milur.
Këtu nguli i pari i Fisit të Berishës, Kojeli, Kojeli kishte edhe nip të fortë e krye në veti, i cilii tha axhës se
donte të shkonte më përtej. Poga, i nipi i Kojelit kaloi Grykën e Malit dhe shkoi përtej Berishës në Mertur të Gurit.
(Me Pogën Merturi kapet 14 brez, pra i përket viteve 1600 dhe gjysmës së dytë të shekullit XVI). Kojeli, që bën 15
brez në Berishë, u përket viteve 1520 deri në vitet 1570).
Të gjithë thonë se Berisha është më e vjetër këtu. Ka ardhur shumë kohë para Kojelit, po erdhën ushtri të
shumta turke për ta shtruar vendin. Me qenë se panë që populli i Berishës nuk shtrohej, atëherë vendosën që ta
nxirrnin prej vendit dhe ta nisnin rob në toka të tjera fushore, ku i futën si çifçinj për bejlerët.
Një vajzë të bukur sundimtari i Shkodrës a i Pejës (herë thonë Begolli, herë thonë Veziri) e mori për grua nga
fisi i Berishës. Kjo i lutej të shoqit sa herë që e merrte nga haremi që t’ia lëshonte vëllazërinë e saj nga internimi. Në
fund sundimtari iu bind lutjes së nuses së tij dhe vendosi që t’i lironte. Kështu u thyen të tjerë thonë se Kojeli iku
prej ku e kishin çuar fisin e tij të Berishës në internim dhe u kthye në Berishë Vendi.
Kojeni pat një djalë, Prendin, kurse Prendi pati katër djem: Deskun, Doçin, Tetën dhe Marojn.
Prendi mendoi që djalit të katërt, të voglit të mos ia gjenin emrin si djalë, po si çikë. Dikush thotë se ia
ngjitën se nuk kishin vajzë, pra në kujtim të vajzës; kurse disa të tjerë thonë se ia ngjitën për ta ruajtur nga vrasjet, se
duke kujtuar se është çikë, nuk do t’i vrisnin në raste gjakmarrjesh e luftërash.
Kështu djali me të bijën u rrit dhe u bë 18 vjeç me emrin Marë. Një ditë prej ditësh, shtëpia e Prendit kishin
nevojë për të bluar misër, se u ishte mbaruar mielli. Nuk kishte se kush të shkonte veç Mara, prandaj i thanë asaj që
të shkonte në mulli e të bluante. Mara (Maroj) pranoi. Shkoi në mullirin e Midhës dhe iu lut që ta lejonin të bluante.
Aty gjeti një grua me të bijën. E bija ishte afro 18 vjeçe. E lejuan të bluante. Gjatë bluarjes, gruaja e Midhës i tha së
bijës të rrinte pak me çikën e Berishës, sa të shkonte në shtëpi dhe do të kthehej më vonë. Si mbetën vetëm, filluan të
loznin, po loja shkoi deri aty ku nuk duhej. Mbas disa muajsh, vajza e Midhës doli shtatzënë. U mblodh fisi i Midhës
(Shala e Shkjept) dhe pleqëruan ta dënonin vajzën. Por më përpara duhej të gjenin se kush kishte qenë djali. E
shtrënguan vajzën duke i thënë “Trego, çikë, se me kë ke luajtë?”).
Vajza e tmerruar tregoi: “Unë baj be në Zotin se s’kam luejtë me kërkand veç se me “çikën” e Prend Kojelit
të Berishës, Marën, kur pat ardhë me blue në mulli tonë”.
Krerët e fisit danë me i qitë benë Prend Kojelit të Berishës në ballë të kishës. Ashtu bënë. I shkuan Prend
Kojelit dhe i thanë t’u bënte be se Mara ishte çikë, ndryshe u kishte borxh një gjak, se i kishte koritë. Prend Kojeli u
zu ngushtë dhe u tha se Mara ishte djalë, po nuk kishin treguar se kishin frikë nga hasmëritë. Por meqë kishte
ndodhur ashtu puna, iu lutën krerëve të Midhës ta mbyllnin këtë mesele me anë të miqësisë, t’ua jepnin çikën për
djalin dhe të bëheshin miq. Prendi e bëri këtë pasi shtrëngoi të birin, i cili i tha të vërtetën. Midha pranoi. Djalit që
lindi i mbeti emri Maroj.
Kur erdhi koha për t’i ndarë të katër djemtë e Kojelit, ata zgjodhën kështu: Maroj, si më i vogli, kërkoi të
mbante vendin e të parëve, Berishën e Vendit (Milur). Teta mori bregun e Drinit, Zvinë e Zhub. Edhe sot ruhet
toponimi Mëhalla e Zhubit, që gjendet në breg të Drinit, në perëndim të lagjes Zhub. Desku mori Berishën e Vogël
(kështu quhej Katundi i Kishës, se vetëm këtu kishte kishën gjithë fisi i Berishës së bashku me Merturin).
Mu në qendër të fshatit gjendet një gur i madh sa një shtëpi përdhese që quhet Guri i Deskut. Doçit i ra
Shopli, një fshat në verilindje të Berishës së Vogël.
Edhe sot e kësaj dite, sado që Berisha është rritur e shumuar, të gjithë e dinë se të cilit vëlla janë: Desk, Tetë,
Doç, Maroj.
Kështu, Marash Mëhilli thotë se është Desk, i vëllait të madh. “Po, jam larguar herët nga Katundi i Kishës
dhe kam rënë në Bolicë, në Breg-Lum (Bollicë, pra duhet të kenë mbajtur edhe buallica). Aty Lulash Ndou, (brezi i
shtatë i Marash Mëhillit: Marashi, i treti brez, Mëhilli, Prendi, Uka, Lulashi, Ndou, Marku, Preka, Gjeçi, Mema,
Desku. Pra, mundet nga viti 1870, ndërtoi kullën. “Kjo,-thotë Marashi,-mbahet mend si e para kullë dy katesh në
Berishë. (Ndoshta e para kullë në Bolicë apo në Bolicë e Fushë-Thaçi me Milur, kjo duhet të ketë pasur më tepër
kasolle, sepse ishin nëpër vende me pyje lisi dhe nga fakti se këtu kishin më shumë szane. Por kjo anë ishte edhe më
pak e mbrojtur nga pushtuesit turq, me të cilët kanë qenë në luftë të vazhdueshme. Mandej Prendi (Prend Uka) erdhi
këtu në Fushë-Thaç”.
Pal Kacoli thotë se të parët e tij, edhe pse qenë Maroj, kanë jetuar herët në Grykë Mali, mandej kanë ra në
Katund të Kishës, prej këtu në Bolicë dhe së fundi në Milur. Në Milur ka dalë baba i tij Kacol Lula
Kolë Hila, nga Miluri, Maroj,thotë se të parët e tij kanë jetuar së pari në Grykë Mali, mbi Shopël, mandej
kanë banuar në Bolicë. Prej këtu erdhi Hilë Lleshi, i ati i Kolës. Që prej afro një shekulli nuk kanë luajtur prej
Miluri. (Kjo lëvizje nga Miluri në Grykë Mali dhe anasjelltas, tregon pasigurinë që ka ekzistuar në Berishë Vendi, si
rezultat i sulmeve të befasishme të turqve, të cilët mund të dilnin fare lehtë pa u zbulluar, në Qafë Tmugu, sepse
vendi ishte kudo i mbuluar me pyje të dendura dushku prej shekujsh).
Vëllazëritë e Berishës, si kudo edhe vëllazëritë e tjera, kanë lëvizur si brenda fshatrave të Berishës, si jashtë
Berishës. Kështu, në fshatra të ndryshëm të Berishës gjejmë të gjitha vëllazëritë ose të disa prej tyre. Për shembull,
shtëpia e Marash Ukë Perajt, që ishte djalë mbas djali, gjendet në Shopël, por janë Tetaj. Po kështu shtëpia e Pjetër
Kolë Ndrecës, që ishte djalë mbas kreut, gjendet në Skvinë, por që janë Maroj. Shtëpia e Jak Marketës, që edhe ky
ishte djalë mbas kreut, gjendet në Lëvoshë, por që janë Desk.
Shtëpia e Dodë Kollebes, edhe ky djalë mbas kreut, gjendet në Ludricë, por që është Doç. Doç është edhe
shtëpia e e Dodë Bashës, e cila gjendet në Berishë Epër (Qyqesh). (Kjo shtëpi ishte plak për vëllazërinë e Doçajve,
që e kanë pas qendrën në Shopël).
(Siç del nga këto të dhëna, trojet e para të banuara prej berishasve qenë hapësira nga Miluri – Fushë-Thaçi –
Bolica – Race të krahut të djathtë të lumit të Sapaçit. Kurse në krahun e majtë të këtij lumi ishin hapësirat që nga
Skvina – Zhubi – Brebulla – Katundi i Kishës – Papi – Shopli. Më vonë kemi një shtrirje drejt veriut dhe verilindjes:
Troven – Majs – Qyqesh – Ludricë – Lëvoshë – Arap dhe Porav. Që hapësirat në dy anët e lumit të Berishës (më lart
quhet i Sapaçit) tregojnë se katundet e ndara sipas vëllazërive, si dhe ekzistenca e një kishe të përbashkët në Katund
të Kishës (sot Berishë e Vogël) që ka shërbyer gjithmonë si kishë e përbashkët për fisin e Berishës, bile edhe për vetë
Merturin, i cili nuk mbahet mend të ketë pasur ndonjëherë kishë e prift. Megjithatë, kisha ka pasur, rrënojat e të
cilave duken edhe sot).
Guri i Deskut është për t’u shënuar jo vetëm si toponim me interes, por edhe si nyjë që na ndihmon për të
hyrë në të heshturat e historisë së Berishës.
Tradita tregon se Marashi mbi këtë gur ndërtoi kullën e tij (Këtë gur e kam fotografuar më 1970. “Pra Marash
Prend Memë Desku, brezi i katërt pas Deskut ndërtoi këtë kullë për të luftuar kundër fisit, -tregon Marash Mëhilli.
Marashi u bë i fortë dhe donte që fisi të bënte sipas dëshirës së tij. Kur fisi nisi ta kundërshtonte, atëherë edhe ky
ndërtoi kullën mbi këtë gur të madh për të përballuar fisin qoftë edhe me luftë. (Ndoshta është kështu, por duhet të
kemi parasysh se kjo traditë mund të ketë marrë thënie të tillë, kur lufta masave të gjera të Berishës kishte marrë një
acarim me krerët e tyre, që mundoheshin t’i shfrytëzonin.
“Si kaluam nga Fusha e Shëngjergjit, dolëm tek Kodra e Marit dhe Lisi i Marit. Pastaj hymë në Katundin e
Kishës, i cili ishte një katund mjaft i mirë, se ka shumë sheshe kodrina me pjerrësi të qetë.
Toka, si kudo kësaj ane, është shumë pjellore, por me ujë të pakët. Në godinën e kishës së Zojës, ku ishte
vendosur kryesia e kooperativës bujqësore shtrihej një rrafsh i bukur i mbjellë me misër. Kaluam andej për të shkuar
tek Guri i Deskut, i cili ishte në fund të këtyre arave, në të filluar të një të përpjete të lehtë të një kodrine me gurë
shumë të mëdhenj që lartësoheshin tek-tuk nëpër kodër. Guri i Deskut është një gur karakteristik natyror. Mbi tokë
ka formën e një voze të shumë të madhe.
Nga tri anët: nga perëndimi, jugu, e lindja, lartësia e gurit mbi tokë arrin në tri metra. Kurse nga veriu nuk
lartësohet më shumë se dy metër. Forma e tij në këtë anë është disi e dhëmbëzuar që shërbejnë si shkallë për të hipur
mbi të. Sipër vinte si i sheshtë. Mbi të ishte ndërtuar kulla e Marash Prend Memës. Shenjat e murit duken mjaft mirë
nga ana e poshtme, nga ana e jugut ku muri ruhet mbi lartësinë deri në 30 cm. Ky mur është i ndërtuar me gurë të
zakonshëm të lidhur me gëlqere.
Fakti që guri quhet i Deskut, lë të kuptohet se edhe Desku e ka përdorur atë gur për mbrojtje, ndoshta edhe
për ndërtimin e kullës, por që tradita kujton për kullën vetëm emrin e Deskut, se ky ishte i fundit që la kujtime mjaft
të forta.
Mbahet mend një luftë e ashpër që është bërë kundër Begollit të Pejës, i cili çoi ushtri shumë të mëdha në
Berishë. I pari ushtrisë i çoi fjalë Marashit, si bajraktar i Berishës, që të shkonte për të bërë teslimin e fisit. Fisi i
kishte thënë në kuvend Marashit se nuk e bënte testimin, nuk i binte gjallë në dorë ushtrisë së Begollit të Pejës.
Për këtë fisi kishte marrë masa për t’u tërhequr nga Brebullat, ku armiku e kishte shumë të vështirë të futej
me ushtri.
Marashi shkoi tek Begolli me gjithë të vëllanë dhe i bëri testimin, po për fisin tha se nuk bindej. Begolli
(mundet edhe ndonjë nga bejlerët e tij) mbajti peng Marashin me të vëllanë dhe dha urdhër për të sulmuar me tërë
ashpërsinë e tyre popullin e Berishës. Mbrojtësit e Berishës kishin zënë pozicione aq të mira, sa i bënë shumë dëme
ushtrisë armike, sa e detyruan të kthehej pa ia arritur qëllimit.
LUFTA ME BEGOLLIN E PEJËS DHE LEGJENDA E KALIT
Ushtria e Begollit për t’u hakmarrë, vrau Marashin, ndërsa të vëllanë ia mori në burg në Pejë. Pas tri vjetësh
burg, ai mundi të ikte. Atje ishte edhe kali i tij. Kali e diktoi të zotin dhe iku për në Berishë. Kalin e përdorte ushtria
për nevojat e veta. Atë ditë që i iku i zoti ishte i ngarkuar me miell.
Ashtu siç qe i ngarkuar kali mori rrugën për Berishë, sepse atë rrugë e kishte bërë disa herë. Eci me ditë e net
derisa arriti në Berishë. Kali arriti në Berishë natën e Zojës së Alshiqes. Populli kishte marrë masa për ta festuar këtë
festë vetëm me mish, se bukë nuk kishin. Gjithçka ishte shkrumbuar nga ushtria e Begollit të Pejës, kurse bagëtitë
kishin mundur t’i shpëtonin duke i ngjitur në male të paarritshme.
Gjë për t’u mbajtur mend prej atij populli luftarak e liridashës, ardhja e atij kali me dy thasë plot me miell
natën e Zojës (kjo është festa më e madhe që lut prej shekujsh Berisha). Populli u mblodh i habitur e bënte seri
(çuditej) duke parë atë mrekulli të Zojës së tyre.
Dikush thirri: “T’i dajmë thasët me miell për shpi e të bajmë pitet e festës, se kështu ka dashtë vetë e lumja
Zojë!” Populli lëshoi “Urra” të fortë, sa e dëgjuan malet përreth dhe vrapuan për të sjellë enët për të ndarë miellin.
Kështu, festa u bë edhe më e gjallë dhe më e gëzuar.
(Çështja e ardhjes së miellit është bërë si një legjendë që shpreh dëshirën e popullit për të pasur atë qëia
kishin grabitur armiqtë-bukën e gojës. Por mundet që vetë turqit, me urdhër të Begollit të kenë bërë “arratisjen” e
vëllait të Marashit dhe sjelljen me kujdesin e tyre deri afër të kalit të ngarkuar me miell, në mënyrë që të mashtronin
popullin dhe nga ana tjetër, të përdornin vëllanë e Marashit për interesat e tyre. Në mbështetje të kësaj ideje është
edhe fakti që populli ia ka ruajturMarashit emrin duke e shpallur martir, flet edhe Nopça, bile jep edhe hollësira kur
tregon për një aleancë që krijoi Berisha me Shllakun, por për sa u takon brezave, nga krahasimet që bëra, del se janë
më të faktuara këto që mblodha.
SHPELLA E DESKUT (SHPELLA E KAURRIT)
Në pjesën juglindore të Deskut gjendet një shpellë karakteristike, e cila ndodhet nëpër disa gurë të
shpërndarë atij kurrizi të ulët kodrinor. Shpella është aq e maskuar në mes të atyre gurëve, që janë të ngjashëm me
Gurin e Deskut, por më të vegjël, sa nuk arrita t’ia gjeja hyrjen. Bile, kur disa të rinj filluan të flasin për këtë shpellë,
më të moshuarve nuk u erdhi mirë, por nuk folën. Të rinjtë nuk kishin treguar interes, prandaj nuk e dinin ose nuk
donin të prishnin hyrjen e shpellës, se kishin kohë që nuk i kishin rënë atij vendi.
Iu lutëm plakut 76-vjeçar Prendush Jakut të atyshëm të na e tregonte, se ai e paskej ditur dikur, por tash nuk i
kujtohej se nuk kishte qenë aty prej kohësh. Me një fjalë, shpella mbahej sekret.
Thanë se shpella ishte prej shekujsh, qysh në kohën e kaurit, bile Shpella e Kaurrit i thonë, por kishte nga
ata që e quanin edhe Shpella e Deskut. Shpella thoshin se ishte e gjatë më se dy kilometër dhe se kishte daljen
poshtë lumit (përroit të Iballes, që kalon në lindje të Berishës së Vogël) ku bashkohet me Shpellën e Koc Lokut,
një tjetër shpellë ose vazhdim të kësaj që është nën Majën e Kotecit.
Njëherë paskan futur këtej një gjel dhe ai paskej dalë në anën tjetër, tej lumit, tek Shpella e Koc Lokut.
Shpella e ka hyrjen në fillim të ngushtë me të kthyera, pastaj, si të vazhdohet mbërritja, sa vjen e ulet gjithnjë për nja
30 metër, shpella krijon një hapësirë të madhe, ku mund të ulen në formë rrethi 30 burra. Shpella ka shërbyer
gjithmonë për mbrojtje. Kur vinin ushtri armike në katund, ata që nuk mund të ecnin strehoheshin në shpellë. Kështu
kanë vepruar disa herë në kohën e Turqisë qysh në luftërat më të hershme. Edhe në kohën e Zogut, kur vinin
xhandarët, fshihnin komitën apo kaçakë të veçantë.
(Prandaj nuk e tregonin hyrjen e shpellës, megjithëse sot e ka humbur nevojën e përdorimit të saj, por nuk
dihej,-mendonin pleqtë, prandaj mbetej e panjohur për të huajtë. Mundet që dikur të jenë betuar për të mos e treguar
hyrjen e shpellës. Betimin nuk e shkelin nga brezi në brez, jo se i ndëshkon fisi e kisha, por u është bërë traditë).
Sipër Gurit të Deskut ishte kisha e Shllisë (Shën Illisë, prej së cilës fshati në shek. XVI quhej Illishka). Dhe
kësaj kishe vetëm shenja të vogla i kanë mbetur: ishin gurët e themelit, të cilët nuk ishin prekur në kujtim të saj.
Ajo kishë qenkej mbyllur se dy berishës kishin pasë vrarë priftin për ta grabitur. Sipër saj është ndërtuar
Kisha e Zojës së Berishës.
RRUGA E KARVANEVE NËPËR BERISHË DHE LEGJENDA E FUSHËS SË KALIT
Populli kujton se shumë herët, para se të fillonin grindjet me Begollin e Pejës, nëpër Berishë (Berishën e
Vogël) kalonte një rrugë karvanësh, që vinte nga Shkodra në Kosovë.
Kjo rrugë, -thoshin ata,- ka qenë shumë e hershme dhe më e sigurtë se rruga që kalon nëpër Vadejës – Pukë –
Va-Spas, bile duhet të ketë qenë më e shkurtër.
Ata ishin shumë të bindur për këtë, sepse kishin “fakte të shumta”.
Te Qafa e Kryqamalit në Pap, paskësh pasur një han ku flinin shtegtarët e karvanëve të kësaj rruge. Muret
janë ende, por sa vinë e rrezikohen të zhduken se vendi është i shembur.
Fusha e Kualve, ku ishte ndërtuar shkolla fillore për Brebull, Skvinë e Zhub, nja dy km nga Skvina për në
Berishë të Vogël. Aty është një fushë e vogël ose më mirë të them një rrafsh i vogël nja gjysmë hektari vend.
Njëherë po kalonte andej një kosovar me një karvan kuajsh. Duke kaluar andej, iu paska ndarë një kalë dhe
ishte ndalur në atë fushë. Ajo fushë ka qenë shumë më e madhe se sot (vendi kudo në ato anë bën shembje e
shkëputje toke). Kali ndalet për të kullotur.
Kosovari kur e kishte diktuar shkëputjen e kalit, kishte ndalur karvanin. Ua kishte treguar hallin shokëve dhe
ishte nisur të kërkonte kalin e vet. Gjithë natën e kishte kërkuar rrugës, por vetëm në mëngjes e kishte parë larg duke
kullotur në fushë. I gëzuar shkoi dhe mori kalin.
Kjo ngjarje u mor vesh në popull se ishin ndalur për një kohë karvanet, prandaj i mbeti asaj fushe Fusha e
Kualve (Fusha e Kalit).
Vau i Zhubi ka qenë vau i vetëm i asaj rruge që kalonte përmes Berishës dhe dilte matanë Drinit nëpër
Dushman. Vau ishte nën lumë (përroi i Berishës), i cili ka prurje të shumta dheu, sa edhe sot shqetëson ndërtuesit e
hidrocentralit të Komanit për të ardhmen. Prandaj duket se e ka mbushur këtë va dhe e ka bërë të papërdorshëm
qëkur u dëmtuan pyjet dhe drurët bri lumit.
Kolë Ibër Tetaj, nga Brebulla tregon se e ka rrahur vetë ai disa herë. Ai ka shkuar për të shitur bagëti në
Shkodër asaj rruge. Gjithashtu, një i afërm i gruas së tij (e shoqja, bijë Dushmani), nga Dushmani shkon edhe tani
asaj rruge me kuajt e kooperativës për të marrë mjete bujqësore në Shkodër. Më hollësisht, si kalon Va-Skvinën, hyn
në Dushman, duke u ngjitur nëpër Sh’Totërr, kalon nga e majta e Malaxhinjve dhe del te Ura e Fejz. Prej këtu kalon
pak djathtasnga Qafa Fejzë dhe del në Cukal te Lteri në Asht (Lteri në Ahishtë është ahishtë e Cukalit. Këtu ka pasur
një kryq).
Prej këtu, rruga vazhdon për tek fusha e Liqenit dhe Kroni i Fushs. Pastaj kalohet tek Qafa e Cukalit, ku
fillon zbritja për në Shkodër.
Nga Qafa e Cukalit, zbret te Rrasa e Cukalit. Prej Vaskvinë e te Qafa e Cukalit bëhen pesë orë rrugë. Po aq
prej aty e në Shkodër.
Nga Qafa e Cukalit zbret te Pusi i Temalit, vazhdohet te Muri i Turkut, zbret te kisha e Shnaprendit e te
Kshteja e Shoshit.
Mandej nga Kshteja e Shoshit bie në Drisht e prej këtu në Shkodër.
(Ka mundësi që kjo rrugë t’u ketë shërbyer maleve dhe Rrafshit të Dukagjinit për të tregtuar me Drishtin, një
qytet i njohur mesjetar. Me humbjen e rëndësisë së Drishtit, edhe rruga nuk e ruan më rëndësinë e saj. Gjithashtu,
malësia e krahut verior e verilindor filloi të bëhej e pakalueshme nga turqit prej rezistencës së malësorëve).
Vazhdimi i rrugës për në verilindje nëpër Berishë ishte ky:
Vaskvinë – Zub – Fusha e Kalit – Katund (Katundi Kishs, sot Berishë e Vogël) – Boks Rrymit – Bjeshka e
Alshiqes – Qyqesh – Bugjon – Gralisht – Fierzë – Dushaj e Gjakovë.
(Në botime është folur për një rrugë bregut të Drinit, rrugë për të cilën tregon edhe Nopça, por disa që kanë
folur për rrugët e këtij krahu, ndër ta edhe Kahreman Ulqini, e kanë hedhur poshtë këtë fakt, duke e marrë shumë
thjesht problemin: rrugë bregut të Drinit nuk mund të ketë, se as arti romak i ndërtimit të rrugëve s’ka mundur të
sigurojë një rrugë të tillë bregut të Drinit. Po këtu, mesa shoh unë, fjala nuk është thjesht për një rrugë që paska
kaluar gjithkund bregut të Drinit, por është fjala për këtë rrugë, që ka kaluar nëpër Berishë – Dushman – Cukal
(veri të tij) – Drisht. Koha e dimrit do ta ketë mbyllur këtë rrugë, sepse Kola më tregoi një rast kur një grua kishte
mbetur mbi Malaxhitë në borë gjatë një tufani bore e akulli. Ishte mbrojtur pas një gëmushe duke u mbuluar nga
bora. Të nesërmen i shoqi kishte ardhur me Malaxhitë dhe e kishin gjetur të gjallë).
Trdita tregon se kur erdhi fisi i Berishës prej trojeve shqiptare të Malit të Zi (Cërnagora) nga Kuçi, kaloi
Vazhubin dhe doli në krahun e majtë të lumit, mori të përpjetën dhe doli në një shesh të vogël. U ndalën. Bri sheshit
ngulën një kryq për mbarësi në këtë vend të ri. Vendi u pëlqeu, prandaj vendosën të bënin kuvendin e parë të fisit të
tyre. Në kuvend pleqëruan se nga duhej të merrnin. Vendosën të shtriheshin atij shpati mali që shtrihet nga bregu i
lumit (Bolica) e deri tek Suku i Tandave e Qafa e Tmugut, në një lartësi nga 300-400 m. Kështu, u mbajt mend nga
brezi në brez për këtë kuvend. Vendi ishte i mirë, tokë argjilore, e varfër me humus dhe me ujë të pamjaftueshëm,
veçse kishte vend për t[ mbajtur bagëtitë. Berisha, pra u kap këtij vendi, prandaj i mbeti emri Berisha e Vendit.
(Kuptohet se krahu tjetër i Berishës, Berisha e Vogël apo Katundi i Kishës, si dhe vende të tjera ishin të banuara me
popullsi tjetër, e cila pa nga pak u tret brenda Berishës apo u largua në vende të tjera më të favorshme, duke ia lënë
vendin e tyre ardhësve të rinj (Berishës).
Më pas si u bë Katundi i Kishës, Shopli, Papi, Brebulla, Skvina dhe Zhubi të Berishës, katundi filloi të bëhej
te Lisi i Lekës dhe Lisi i Shkatrrinës. Së fundi, mbeti ai vendi kryesor i kuvendeve të Berishës, Podi i Mandave, para
kishës së Zojës. Nga Lisi i Lekës nuk ka mbetur gjë tjetër, veç një legjendë për Lekën. Aty ka dy qershi. Lisi i
Shkatrrinës (Lisi Sh’Katrins-Shën Katerinës) ka mbetur ende dhe është afër fshatit, pra duhet të jetë më i vonë se
vend kuvendesh).
LEGJENDA E LISIT TË LEKËS
Thuhet se Leka gjatë verës, kur populli dilte në stane në këto anë të Grykës së Malit dhe vetë Leka vinte për
verim, i bënte kuvendet e popullit në këtë qafë mali me një pamje madhështore, me një kënd vështrimi që rrokte
gjithë vendin deri në lumë, shpatoren e gjerë të Berishës së Vendit, anën e Brebullës dhe Dushmanin përballë nga
perëndimi. Në këtë qafë të sheshtë, me një fresk të lehtë, nën hijen e Lisit (Lisit të Lekës), mblidhej Leka me krerët
anash e popullin përballë. Leka hapte dhe drejtonte e mbyllte kuvendin, por duke dëgjuar me kujdes popullin që nuk
druante askënd. Leka ka vdekur me shekuj, Lisi është tharë dhe kalbur prej vitesh që s’mbahen mend, por kujtimi i
atyre kuvendeve në atë vend, nën kryesinë e Lekës nuk është harruar. (Në kujtesën e popullit nuk është e qartë se cili
Lekë qe).
LEGJENDA E UJIT TË SHKOZËS DHE KOLOJES
Në Bungajë, mbi shtëpinë e Mëhill Pjetrit, në veri të Fushë-Shëngjergjit, afër rrëzës së majës së atij mali,
shpati është i veshur me shkozë. Dielli e rrihte shumë. Asaj shkoze i thoshin Shkoza e Kolojs. Në atë vend ishin nja
gjashtë troje, që duken edhe sot. Ato troje ishin fare afër njëri-tjetrit dhe formonin një si lagje, ndryshe nga sot, ku
shtëpitë janë shpërndarë nëpër fshat. Trojet e atyre banesave janë të zakonshme me ato të malësorëve të tanishëm:
me madhësinë 6 e 8 m herë 10 e 12 m.
Muret ishin me gurë të papunuar, por shumë të mëdhenj në krahasim me vetë muret e kishës së Shëngjergji, e
cila ka qenë shumë e hershme (e ka vizituar edhe Frang Bardhi).
Vendasit thonë se aty ka pasur edhe ara e kopshte, sido që vendi ka njëfarë pjerrësie, por dikur aty ka pasur
shumë sheshina. Vendi është shumë pjellor, por mungon uji, se relievi ka shumë të çara që pak nga pak shemben në
lumë.
Sipër, fare në majë të malit, ishte një masë e madhe shkëmbore që dukej si mes ngjyrës së kuqe në bojëkafe
në atë diell të gushtit (1970). Ai shkëmb duke zbritur poshtë nga ana perëndimore, kishte një të futur disi thellë nga
brenda, duke marrë formën e një shpelle. Asaj shpelle i thoshin Shpella e Kolojs, pra me emrin e shkozës. Diku atje
na thanë se gjendet një varr shumë i madh. Për banorët e Shkozës së Kolojs mendonin se kanë qenë shumë herët,
para se të dilte në katund Desku. Ajo robni nuk ka qenë fis Berishe. Mesa thuhet, dihet se ka ikur diku. (Duhet
shënuar se edhe në Kabash thuhet se erdhën te Livadhi i Madh në Rape Lekë Koloja me të katër djemtë e tij. Ky
erdhi nga Koloja e Korçës a e Janinës dhe nguli aty. Fisi i tij quhej Kabash. Por ndoshta Koloja është vetë Kojeli me
një ndryshim të vogël fonetik).
LEGJENDA E UJIT
Ajo tokë e Bungajës aq pjellore me një diell aq të pasur vuante për ujë. Uji do ta bënte vendin më të begatë të
kësaj krahine, se aty mund të prodhohej çdo gjë. Në verë vendi shkrumbohej nga dielli i ditëve të gjata. Toka,
bagëtitë dhe njerëzit kanë etje për tërë verën. Ja, një ditë vere e nxehtë, një bari po kulloste tufën atij shpati. Ishte
shumë i etur ai dhe bagëtia që dihasnin sa u tundej barku si zhabave të ujit. Në atë etje po ecte Shpatit të Kolojs.
Kur, papritur shikon një burim të madh uji të kulluar si vetë qielli i asaj dite të kthjelltë. Nëpër ujin e atij burimi të
madh dilte tek-tuk ndonjë gjethe e tharë ahu. Djali, i shtangur nga habia dhe gëzimi i madh i atij burimi që i kishte
dalë aty përpara, nuk dinte ç’të bënte, veçse vështronte. Si mori veten, u ul tërë shend mbi burim dhe piu ujë të ftohtë
derisa u kënaq. Mandej, pa ditur se ç’po bënte, i la delet përreth burimit dhe mori poshtë për në Bungajë për të
lajmëruar fshatin. Aq shpejt ulej atij shpati, sa nuk dukej se po ecte, po sikur fluturonte si një shqiponjë mali. ra në
katund fluturim dhe dha lajmin më të gëzuar që mund të jepte një bari fatlum, i cili kishte gjetur ujin jetëdhënës.
Lajmi i gëzoi të gjithë pa masë dhe u nisën me vrap pas bariut që dukej si shenjt. Me një gjysmë fryme dolën ku i çoi
bariu për të parë me sytë e tyre atë ujë që do të ishte dhurata më e mirë dhe më e çmueshme për ta. Po bariu hapi sytë
plot habi që të shihte ujin që kishte parë në atë vend. Kërko e shiko, por ujë nuk kishte. Uji kishte humbur përsëri. Të
gjithë të brengosur dhe pa folur me njëri-tjetrin u kthyen në katund. Aty erdhi dikush e tha se uji kishte dalë te
Mulliri i Lumit, në fund të Bjeshkës së Alshiqes. Po uji u duhej nga maja e Alshiqes, që të kapte vendin e jo tek
Mulliri i Lumit.
Po në Fushë Shëngjergj besonin se herët kur vendi nuk ishte shembur, njerëzit e sillnin ujin me qyngje dheu
nga Gryka e Malit në Shkozë të Kolojs.
KISHA E ZHUBIT
Në pjesën veriperëndimore të lumit shtrihen dy lagje të vogla të Berishës, Skvina e Zhubi. Këto lagje janë
mjaft të pëlleshme, se tokat i kanë të rrafshta nën ujë. Bëjnë mjaft pemë, r nuk kanë kullota për bagëtinë, veç dy
shpateve të varfëra që digjen gjatë verës
Nga vetë emri i tyre dhe rrënojat e kishës, varrezave dhe kalasë, kuptohet se ky vend ka qenë gjithmonë i
banuar.
Kisha e Zhubit ishte në krye të lagjes me të njëjtin emër, pak më në veriperëndim.
Nga kisha kishin mbetur do mure, që vende-vende lartësoheshin deri në dy metër. Përmasat e kishës ishin të
zakonshme. Përpara kishte një oborr të gjerë për të zënë të gjithë besimtarët e lagjeve dhe të fshatrave përreth. Tani
ishte ngushtuar nga varrezat që kishin mbushur atë vend. Aty kishte shumë varre të vjetra. Këto varre, me sa
kuptova, nuk ishin të tipit të varrezave të Komanit. Më thanë se kësi varresh ka me shumicë në Brebulla.
Nga kisha kaluam në drejtim të veriut, duke ndjekur një rrugë të zakonshme, që pas 300 m na çoi te Kroni i
Marndokes. Kroi ishte me ujë të ftohtë e të mirë, ujë i lehtë. Kroi ishte bri përroit që formohej në dy anët e kalasë
që ngrihej sipër nga Kodra e Brebullave. Si u ngjitëm sipër edhe disa dhjetëra hapa, arritëm tek Lugu i Trojeve.
Ky vend shtrihej në veriperëndim të kalasë, poshtë saj, rrëzë shkëmbit. Ishte fare afër kalasë dhe mjaft larg nga
Kisha e Zhubit. Kjo tregonte se ato varre ishin shumë të hershme, që lidheshin me varrezat e një institucioni tjetër,
me kalanë, ashtu si Varrezat e Delmaces, që lidhen me vazhdimin e kurrizit të Kalasë së Komanit, që populli e quan
Kalaja e Delmaces.
Më thanë se edhe aty ka një varr të madh, rreth dy metër, i cili paraqet interes studimi, por meqë shoqëruesi
nuk e dinte mirë, nuk e gjetëm; ai që na bëri përshtypje ishte një gur i bardhë gëlqeror, i punuar në formën e një
sëpate primitive. Në fund të tij, ku vinte i ngushtë, ishte një vrimë, po më e vogël se ajo e sëpatës për të mbajtur një
bisht të zakonshëm ahu. (E fotografova, duke menduar se do të paraqiste ndonjë interes).
Vështruam se mos shihnim ndonjë rrënojë që të mbështeste toponimin “Lugu i Trojeve”. Asnjë trual s’të
zinte syri. Vendi ishte njëfarë pjerrësie: ishte vazhdim i kodrës nga veriu.
Kalaja lartësohet në anën verilindore të lagjeve Skvinë dhe Zhub, diçka nga mesi i tyre, sepse përmes lagjeve
kalon përroi që zbret në të dy anët e kodrës së kalasë.
Për të shkuar tek kalaja ishte një rrugë që vinte nga Zhubi në lindje të saj, duke prerë shpatin e malit, që vinte
pjerrtas sa të merreshin mendtë kur kaluam nëpër të gjatë zbritjes.
Tani kjo rrugë ishte e prishur vende-vende aq shumë, sa kalohej me vështirësi, por dukej se dikur kishte qenë
rruga që lidhte lagjet me kalanë. Ne iu ngjitëm shpatit nga ana veriore e saj. Pjerrësia ishte shumë e madhe, por jo
shkëmbore, me njëfarë pyllëzimi të rrallë, me ndihmën e të cilit arritëm të ngjiteshim deri tek Podi i Shpellës. Podi
ishte një shesh i këndshëm në atë vend të vështirë. Në drejtim të hyrjes së kalasë, podi vinte e zgjerohej, ndërsa në
drejtim të kurrizit të malit, me të cilin lidhej kalaja, sa shkonte e ngushtohej.
Emri Podi i Shpellës i i kishte mbetur nga banorët e sotëm të të dy lagjeve poshtë, sepse pjesa
jugperëndimore e kalasë qëndron, si edhe ajo perëndimore, ngrihet mbi një shkëmb masiv, që në perëndim formon
një strehë të madhe, që merr formën e një shpelle shumë të lartë.
Kalaja, në të hyrë, vjen si e sheshtë; si bëhen 20 hapa përpara në perëndim, ndodhet një prag, një vend i
ngritur shkëmbor me dy këmbë shkallë. Pas pragut shtrihej një rrasë e madhe me diametër 1.5 m. Nuk ishte e trashë,
prandaj mund të ngrihej. Kur e ngritëm, pamë se poshtë saj kishte rrasa të tjera. Kur goditëm me gurë, dëgjuam
zhurmë që ngjan me zhurmën që kanë vendet me boshllëk brenda
Nl vazhdim të rrasës, vjen vendi pak më poshtë me një rrafsh prej afro 100 m2. Rrafshi ishte pa dhè, por prej
shkëmbi të sheshtë. Duke filluar nga hyrja, në krahun e djathtë dhe përpara, dmth në anën veriperëndimore deri në
anën juglindore, ka një mbrojtje të çuditshme: vjen si një mur. (Nuk arritëm të kuptonim a ishte vërtet mur apo
mbrojtësit e tij kishin shfrytëzuar natyrën e shkëmbit duke bërë ndonjë shkëputje dhe thyerje të tij për t’i dhënë
formën e murit). Ky “mur” është i formuar nga blloqe gurësh me diametër 1.5 m. Me shkëmbin nuk lidhen deri buzë
humnerës; me buzën e humnerës formojnë një korridor të ngushtë, përgjithësisht deri në një metër gjerësi.
Legjendë
KALAJA E ZHUBIT
Këtu, nga sheshi i kalasë hapet një horizont i gjerë (që ngjallte krenari dhe mallëngjim). Poshtë, nga veriu
shihej bregu i Drinit, vau i Skvinës, Skvina deri sipër tek Lugu i Trojeve, Zhubi, Trojet e Kishës, Hamalla e Tetës,
afër bregut të Drinit. Vau i Zhubit, që ishte mbushur nga prurjet e Lumit (të Berishës). Në jug dukej Bukurushi.
Përballë shihet fare mirë Dushmani i Shllakut.
Edhe pjesët e prapme të kalasë, ana verilindore, që lidheshin me kodrën me një pyllëzim të varfër, dukej fare
mirë nga të gjitha anët. Pra vendi ishte shumë strategjik, që u shërbente vendasve për vëzhgim dhe mbrojtje.
Nga ana lindore e kalasë dhe deri në pjesën lindore të saj, ku zbritëm nja 30 m poshtë, arritëm të dallonim
një mur, që, mesa kuptohej, ishte ,uri rrethues i jashtëm i kështjellës. Më poshtë shkëmbi vinte tepër i pjerrët dhe i
pakalueshëm. Shenjat e këtij muri kund-kund ishin afro 30 cm e më shumë sipër tokës. Këto mbetje muresh ruanin
edhe shenjat e lidhjes me gëlqere.
Muri ishte me gurë të zakonshëm dhe me rrasa, pasi kuptohet se gurët e mëdhenj janë rrokullisur poshtë gjatë
shekujve.
Ky mur ndiqte një vijë të drejtë, por edhe një përshtatje me terrenin. Përballë hyrjes së kalasë, muri merrte
drejtimin lart-poshtë. Por shenjat e tij këtu dukeshin edhe më të varfra, sepse pjerrësia e madhe ishte bërë shkak për
prishjen e tij. Gjithandej dukeshin mbeturinat e murit të shkatërruar. Gjatësia e përgjithshme e këtij muri arrinte në
50 m.
Vendasit nuk dinë të kenë dëgjuar ndonjëherë nga të parët e tyre ta kenë përdorur ndonjëherë atë kështjellë
për qëllime mbrojtëse. Ata e lidhin me banorë që kanë jetuar para tyre në atë vend. As për luftën me Begollin e Pejës
nuk thuhet të ketë shërbyer për qëllime mbrojtjeje, ashtu si Kalaja dhe Kulla e Lekës në Pap.
Koha e kësaj kështjelle, duke u mbështetur edhe në muret e kishës, (të cilët janë me gëlqere dhe nuk mbahet
mend të jetë përdorur nga berishët) dhe në varrezat tek pjesa lindore e kishës, si një shesh disa hapa larg.
Nuk përjashtohet mundësia që ajo kështjellë të jetë lidhur me njëfarë funksioni dhe për mbrojtjen e Rrugës
së Karvaneve që dikur kalonte nëpër Berishë.
Legjendë
PËRROI I GJAKUT
Herët në Dushman, fshatin përballë, në anën tjetër të Drinit, paska qenë një robni tjetër. Ajo robni ishte e
Venedikut. Deri aty paska pasë sunduar Venediku. Por kryesorja është se në atë robni (popullsi) paskan qenë në
armiqësi të përhershme. Prej kështjelle ruanin natë e ditë se mos sulmoheshin prej këtej.
Njëherë atje ishin në shendllek gëzim) të madh. Kishin ndezur zjarre të mëdha dhe në to kishin vendosur
vegsha të mëdhenj me mish për ta zier. Rojat e kështjellës kishin përgatitur enkas një shigjetë për të gjuajtur deri tek
zjarret e tyre. Hapësira mund të ishte afro dy km. Kështu, kur atje ishte kulmi i shendllekut, rojat kishin gjuajtur me
shigjetë deri tek zjarret e tyre. Shigjeta kishte thyer një vegsh me mish në zjarr. Këtë gjë e kishin marrë për fyerje të
madhe dhe armiqësi të rëndë. U betuan se do të hakmerreshin shtrenjtë për atë ngasje që u ishte bërë nga ana e
Zhubit.
Filluan të merrnin hetime nëse mund t’i sulmonin në kishë ditën e Pashkëve, kur do të shkonin të gjithë.
Mësojnë se kisha kishte mbetur në një anë e parregulluar prej kohësh nga zhubjakët. Ajo anë e kishës ishte mbyllur
me kujdes me lëkura bualli.
Të dielën e festës së tyre, kur kisha ishte plot me besimtarë, nga ana e Dushmanit kaluan Drinin në fshehtësi
shumë të madhe dhe po ashtu arritën deri tek dyert e kishës pa u diktuar. Kur dolën nga kisha, armiku i sulmoi nga
të gjitha anët. Disa ishin futur nga ana e lëkurës së buallit, të cilën e kishin çarë me shpatë dhe nuk i lanë të
ktheheshin në kishë. Kështu u bë një gjakderdhje aq e madhe sa gjaku rrodhi si përrua që nga kisha deri poshtë në
lumë. Atij vendi i mbeti emri Përroi i Gjakut.
Edhe sot e kësaj dite ajo bërrakë, e cila është mbushur dhe si një lug i hapur, quhet “Përroi i Gjakut”,
prejardhjen e të cilit dinë ta tregojnë të gjithë njëlloj.
Që prej asaj kohe kisha u rrënua dhe vendin e sundon ajo anë e Venedikut, po më shumë lanë vendin shkret,
derisa e zaptoi fisi i Berishës.
FUSHA E SHINGJERGJIT
Rrugës nga Zhubi për në Katund të Kishës (Berishë e Vogël), për në Shkoz[n e Kolojs, nj tre çerekë ore për
të arritur në lindje, në Berishë të Vogël, shtrihen rrafshe të vogla shumë pjellore, po fare pa ujë. Pra, këtu nuk kishte
fushë, po sheshe që vende-vende hapeshin e ngushtoheshin, gjithsej sot nja katër dynymë tokë të mbjellë me misër.
(Aty sot ishte shtëpia e Mëhill Pjetrit, një shtëpi e re, me mure të mira, të lidhur me gëlqere. Në oborr ishin mana
shumë të shijshëm).
Më në lindje, nja 70 m përtej shtëpisë ishte Kisha e Shëngjergjit. (Për këtë kishë bën fjalë edhe Frang
Bardhi në Relacionet e tij, kur viziton këtë anë, sado që një kishë të tillë ka pasur edhe në lagjen Pap, në lindje të
Katundit. Frang Bardhi mund ta ketë pasur fjalën edhe për atë kishë, sepse të dyja kishin të njëjtin pajtor, por autori
nuk e përmend Papin).
Kisha ishte e një madhësie të zakonshme. Muret ishin me gurë të zgjedhur të lidhur me gëlqere. Në anën
veriore dhe lindore muret ishin të ruajtura. Arrinin nga toka mbi 70 cm lartësi. Përpara kishës ishte një oborr ku ishte
dhe kroi, një krua me ujë të mirë, po të paktë.
Ata në atë vend,-tregonin se dikur kishte pasur edhe troje banimi, por tani nuk kishte mbetur asgjë, sepse
vendi pësonte rrënime të mëdha. Ka shkarje të tokës, çarje shumë të thella, që dikur kishin qenë toka të mira. Dikur
vendi kish qenë i mbrojtur nga pyjet, kurse tani pylli është i degraduar dhe ka vetëm shkurre lisi, shkozë etj.
Edhe në Bungajë, në veriperëndim të atij shpati të Alshiqes kishte nja dy shtëpi që nuk mbanin mend që kisha
të ishte përdorur ndonjëherë nga populli i Berishës, por është përdorur nga një popull që pabanuar përpara se të vini
berishët aty. “Tani Fushës së Shëngjergjit ,-thotë Mëhill Pjetra,- i thonë Art e Shingjergjit”.
Vendit në tërësi aty i thonë Bungajë. (Bung i thonë lisit të llojit të qarrit). Më në perëndim shtrihet T’Buna,
që shkon deri në Fushë të Kalit, në drejtim të Zhubit, kurse në Katund ka këto toponime kryesore:
█ Kodra Marit dhe Lisi Marit sa kalon Art e Shingjergjit, Hija Mndest (përballë kishës së Shëngjergjit (Pap),
Bollsoj, Maja e Erës, Rrethi Bjeshkës, Qafa e Kryqamalit, Boka Rrymit, Alshiqe.
Legjendë
GURI I PARES
Mbi fshatin Shopël, në lindje të Katundit (Berishë e Vogël), në Rreth të Bjeshkës shtrihen disa pode ec
rrafshe në afro tre ha tokë e pëlleshme, veçse në lartësi, por mbillet nga kooperativa me patate. Këtyre rrafsheve u
thonë me emrin Hurdhat e Drangoit ose Hurdhat e Mitrit.
Mitri paska qenë herët zot i këtij vendi. Ai paska qenë shumë i pasur. Te Hurdhat e Mitrit gjendet një gur i
madh sa “mos me mujtë m e lujtë dy burra”. Ky gur quhet Guri i Pares. Nga ngjyra që vjen në të bardhë me të zezë
nëpër të.
Një bari po kulloste delet e atij vendi, kur kishte arritur koha e mrizit, kishte mrizuar delet, të cilat i kishte
mjelë sa për të mbushur një tas me qumësht. Bariu e mer tasin dhe e vendos afër atij guri dhe shkon për të përgatitur
drekën. Kur u kthye për ta marrë tasin me qumësht, gjen një gjarpër që po i pinte qumështin. E shikoi me habi, por e
kuptoi se gjarpëri, I’Toksi (I’Toksi-tabu-qenie mitologjike që ruan amanetin e tokës e të gurit dhe paraqitet në
formën e një gjarpri. Prandaj në Malësi të Pukës gjarprin e quajnë me këtë emër dhe kur ndeshin në të, nuk e mbysin.
Njëherë, një grua, duke korrur misrin në arë, pret padashur me kizë një gjarpër. Mendon se mos kishte prerë
padashur Itoksin, që e kujton për xhind. Duke e parë të përdridhej ashtu i prerë, i dukej se gjithë ara ishte mbushur
me gjarpërinj. Sëmuret aty për aty. I bie E’Toks (ftigë). Ka vuajtur nga kjo sëmundje afro 30 vjet. Rreth viteve ’60
është shëruar me ilaçe që i merrte nga mjeku në Pukë).
Bariu largohet. Por pas do kohe kthehet për të marrë tasin. Në fund të tij gjen një pare të artë të asaj kohe.
Ajo pare paska një vlerë të madhe. Bariu u gëzua shumë. Në fillim këtë gjë e mbajti të fshehtë edhe nga e shoqja.
Çdo ditë mbushte tasin me qumësht dhe e vendoste te Guri i Pares. Pas do kohe shkonte dhe e merrte, ku gjente
paren e artë. Kështu mblodhi shumë para. Ishte tepër i gëzuar.
E shoqja, e çuditur, e shihte burrin të gëzuar dhe më të dashur, por si të menduar. Ia thotë këtë të shoqit dhe i
kërkon t’i tregonte shkakun se përse ishte bërë ashtu. Bariu e donte shumë të shoqen dhe i tregoi se si çdo ditë tek
Guri i Pares gjente nga një monedhë të kushtueshme.
Të nesërmen, si çdo ditë tjrër, futi delet në mriz, dhe, si mbushi tasin me qumësht, e çoi tek Guri i Pares. Pas
do kohe shkoi ta merrte, por për habinë e tij, tasi ishte i paprekur plot me qumësht. Që nga ajo mbrëmje që i tregoi së
shoqes, gjarpri nuk u duk më.
Njëherë, pas shumë kohe që prej ngjarjes me bariun tek Guri i Pares, dy burra po ktheheshin nga pazari i
Shkodrës. Aty takuan një të huaj që i pyeti për Hurdhat e Mitrit në Berishë. I thanë se pse po i pyeste për ato hurdha,
sepse atje ishte Guri i Pares. Tek ai Gur, poshtë tij, kishte shumë para të fshehura ngaMitri, zot i atij vendi. Ky i huaj
kishte dëgjuar edhe një dijetar. Dijetari e kishte lexuar në libra, e kishte mësuar nga njerëz që e dinin mirë atë punë.
Dy berishësit nuk i dhanë më shumë muhabet të huajit, por morën rrugën për këtu dhe si morën kazmat, u nisën të
nesërmen që menatë për tek Guri i Pares. Ishte një ditë e bukur vere. Sapo kanë vënë kazmat tek ai gur, ka nisur të
vrenjtet moti dhe pas pak ka gjuajtur rrufeja mbi ta. Njërin prej tyre e ka shituar. Atëherë e kuptuan se ato para ishin
në amanetin e tokës, prandaj, po të vazhdonin, i gjuante rrufeja. Lanë kazmat dhe me gjysmë fryme morën ikën për
në katund. Si u larguan bukur shumë ng Guri i Pares, moti (qielli) u kthjellua. Dielli shkëlqeu si më parë.
U mor vesh në katund vepra e atyre dy burrave, prandaj askush nuk ka marrë guximin për të gërmuar te ai
gur. As ai i huaji nuk ka gjetur asnjë burrë që ta shoqëronte për tek ai gur.
(Këdo që të pyesnim atje: burrë apo grua, të gjithë besonin se Guri i Pares e kishte atë emër sepse aty kishte
para të fshehura. Dhe e tregonin këtë gjë si të vërtetë. Pyeta nëse emri Mitër (Dhimitër) përdoret sot nga vendësit, të
cilët për shekuj me radhë janë të besimit katolik. Më thanë se po. Ka edhe sot një Mitër Kola. Pra, zor ta lidhin
Mitrin me Dhimitër Berishën e Nikollë Berishën, që i gjejmë si oficerë të shquar në shërbim të Skënderbeut nl
Dibër. Ndërsa këta dy vëllezër janë nga këto vende që, nën presionin e princave Dukagjinë, janë detyruar të braktisin
trojet e veta dhe të shkojnë gjetiu, si në Dibër).
KULLAT E LEKËS
Me emrin e Lekës janë të lidhura disa objekte në tri katundet e Berishës së Vogël: Katundi, Shopli dhe Papi),
si: Kulla e Leks, midis Shoplit e Ludricës; Kalaja e Leks, në lindje të Pait;Lisi i Leks në Knar, në veri të Katundit
dhe në veriperëndim të Shoplit.
Kulla e Leks në Pap, gjendej në fund të lagjes së sotme të Papit. Papi dikur ka qenë një katund më vete
shumë i bukur dhe i pëlleshëm, ku prodhohej çdo gjë, po prej kohësh vendi është shembur pak nga pak. Vendi është
ranor deri në dhjetëra metro thellësi, ku gjendet një dhè disi argjilor me ngjyrë të përhimët. Toka ka pësuar të çara të
thella dhe pastaj, duke u fundosur, ks rrëshqitur pak nga pak poshtë në përrenjtë që kanë ardhur duke u rritur deri në
humnera të thella. Pleqtë thoshin se prindërit e tyre mbanin mend se në mes të Katundit dhe Papit kishte vetëm një
luginë të vogël, që më pas filloi të çahej, të shembej nga ujërat që vinin nga malet në veri të vendit, kurse sot është
një bërrakë e thellë shumë e hapur dhe shumë e madhe, që kishte shembur dhe vazhdonte t’i shembte pa mëshirë të
dy anët e këtyre fshatrave. Papi po shkonte drejt zhdukjes nga këto shembje. Po dikur kishte qenë fshati më i bukur
dhe më pjellor. Këtë fat të keq kish pasur edhe ajo kullë, të cilën nuk e gjeje më në Pap.
Kulla e Leks ka qenë një kullë me themele prej muri të lidhur me gëlqere, po aq fort, sa fshatarët kur bënin
përpjekje për të nxjerrë gurët e asaj kulle, u janë thyer shumë kazma. Prendushi thoshte se mbante mend kur ishin
thyer nja njëzet kazma në atë vend. Gurët ishin të zgjedhur dhe të gdhendur. Prandaj i donin malësorët për qoshet e
mureve të shtëpive të tyre. (Prendushi është 76 vjeç. Kështu, ato mure kanë arritur deri nga fillimi i viteve ’40).
Kulla kishte qenë e madhësive të zakonshme,-thoshin,-por kuptohet se kullat këtu i bëjnë mjaft të mëdha. Se sa kate
ka qenë dhe si, nuk dihej.
Pozicioni i kullës ishte i tillë që kontrollonte të gjitha hyrjet përreth. Dukeshin shpatet përballë dhe Katundi (i
Kishës) ose hyrjet e daljet e tij. Pra, vendi ishte i zgjedhur dhe nuk kishte thjesht karakter banimi, por mbrojtjeje. Në
të thoshin se rrinte Lekë Dukagjini. Por Dukagjini e përdorte shumë rrallë, sa thoshin thjesht: rrinte Leka, kishte të
ndejmen Leka
Në afërsi të kullës, nga perëndimi i saj, ishin ende rrënojat e trojeve të murit të Kishës së Shingjergjit. Edhe
ajo ishte në të shembur.
Kulla e Leks, e dyta, është në anën lindore të Shoplit. Si largësi rruge, ndodhet thuajse mes Shoplit e
Ludricës. Këto dy kulla ndryshojnë nga ndërtimi, por më tepër nga pozicioni që zënë. Kjo kullë është në shpatin e
pjerrët të një kodrine mbi përroin e Iballes (Lum, se në Iballe kështu i thonë, psh:Breglumi). Lumi i qëndron
gjithkund nga lindja duke thelluar një të çarë në mes të atyre kodrinave. Nga kjo pikë kulla vështron plotësisht
rrugën Iballë – Lëvoshë dhe Ludricë. Gjithashtu vështron pikërisht rrugën nga Ludrica në Shopël, sidomos variantin
e Iballes për në Shopël. Në të njëjtën kohë, kundron mirë shpatin perëndimor të Bales dhe rrugën që zbret nga jugu i
saj për në Berishë (Pap e Katund) e më në jug në majën e Kotecit deri sa e lidh këndvështrimin me Kullën e Leks në
Pap
Vend banimi te kjo kullë nuk ka pasur, se as relievi nuk e favorizon. Është krejt e veçuar nga fshati për afro
3.5 km (nga Shopli e Papi)
I qëndron përballë Kalas Leks nga ana veriore e saj (për të cilën do të flitet më poshtë). Pra, kjo kullë duhet të
ketë pasur kryesisht karakter vrojtimi dhe për të ndihmuar për gatishmërinë e fshatrave Shopël e Pap që të mos
gjendeshin të befasuar. Por në të njëjtën kohë dhe i mbron krahun verilindor kalasë ose i bën ballë sidomos anës
jugore në rast tërheqjeje për në veri a verilindje.
Edhe kësaj kulle i thonë Kulla Leks, por vendasit nuk e lidhin me Lekë Dukagjinin. Thonë se ka qenë një
Lekë tjetër. Duket, pra, se ka qenë një kohë më vonë ose u ka shërbyer vendasve për t’u mbrojtur nga turqit dhe
zotnitë e Iballes, që mund të sulmonin këto tri katunde të Berishës së Vogël nga krahu i verilindjes
Vendi sipër kullës quhet Podi Kulls Leks. Toka ka një bazë shkëmbore, prandaj është shumë i mbrojtur,
kështu nuk ka rrezik rrëshqitjeje si në Pap. Shpati i kodrinës është një bokë e zhveshur dhe gjithë gurë.
Kulla është një ndërtesë e madhe malësore. Ajo ka këto përmasa: 20 x 18 m. Muret janë vende-vende mbi një
metër, por të ndërtuar me gurë të zakonshëm, që janë duke i marrë në atë kodrinë, pra, është shfrytëzuar forma e tyre
për t’i vendosur në mur. Muri është ndërtuar me mjeshtëri. Gurët janë të lidhur me gëlqere dhe nuk janë rrëmbyer
nga fshatarët si te Kulla Leks në Pap. Tjetër se nuk kishin interes. Trashësia e murit është rreth 0.80 m.
Kalja Leks lartësohet mbi një kodrinë të vogël, që lidhet me një rrip shumë të ngushtë me Majën e Kotecit, në
anën perëndimore të këtij mali, ndërsa me Balen, që i qëndron si gjigant nga lindja, nuk lidhet drejtpërdrejt, por
nëpërmjet Kotecit.
Gjithë kodrinën e vogël të kalasë, që arrin deri në 50 m lartësi, e rrethon Lumi (përroi i Iballes). Lumi i bie
rripit në drejtim të kalasë dhe e ka gërryer aq shumë në atë pikë, sa fare pak metër e pengojnë për ta shembur, sepse
Lumi detyrohet të kthehet nga veriperëndimi dhe t’i sillet përreth kodrës së kalasë deri në jugperëndim. Kështu
formohet një gadishull i vogël dhe krejt origjinal. Në prehrin e kodrinës, nga ana veriore e saj formohet një rrafshinë
e bukur në atë natyrë të egër, në gjirin e asaj lugine të thellë sikur je në zemër të tokës. Sheshi quhet Përroi i Kalasë,
që ka një sipërfaqe prej afro një hektar.
Për të shkuar nga ana e Papit tek Kalaja Leks, ka një rrugë në lindje të Papit (se Kalaja i qëndron Papit nga
ana lindore). Kjo rrugë i afrohet Lumit ( përroit të Iballes), kalon buzë një gremine thikë, që të fut tmerrin: ngjan me
fjordet nordike. (Për vendasit ishte e zakonshme). Në fakt, me pak punë mund të rregullohej dhe mund të zgjerohej
për të kaluar edhe me kafshë bartëse. Ne u detyruam të ndiqnim Lumin, bri të cilit nuk kishte rrugë të zakonshme,
veçse për të kaluar dhitë në kullotë. Por meqë ishte gusht, kishte fare pak ujë. Në jug të Papit, një mulli mjaft i madh,
që bluante për Papin, Katundin dhe Shoplin. Në afërsi, nga veriu, shtrihej një lëndinë e vogël dhe e egër, Fusha e
Mullijve. Aty kishin pasur mullinjtë Papi, Katundi e Shopli. Pra, kishte pasur disa mullinj, por që në muajt e thatë të
verës nuk mund të bluante më shumë se një mulli.
Vazhduam rrëzë Kodrës së Kolikut, (kodra nga kalohet për tek mullinjtë e Papit), Kodrës së Lekajve, te
Kreja e Shkambit, te Pusi i Fjoks. Ishte një hurdhë e vogël me thellësi afro tri metër, me një sipërfaqe të vogël. Aty
thoshin se kishin ndenjur fjokat. Fjokë quanin të Bukurën e Ujit në Kabash e Meçe thoshin se te Hurdha e Caks
kanë parë Shotën, pra jo Fjokën. Në veri kalohet në një hapësirë prej një sheshi me sipërfaqe afro 3 mijë m 2. Këtu
vinte rruga e zakonshme nga Papi, që kalonte bri asaj humnere, së ciës iu shmangëm.
Në këtë shesh me disa kurrize të vogla dukeshin trojet e një vanice (punishte shajaku). Vendi quhej Te
Vanica, Vanica e Gjon Leks. (Ky kishte qenë pronari i saj. Rrënojat e truallit dhe të vijës së saj dukeshin mirë edhe
sot.
Përballë, nga ana lindore e mbyllte luginën e ngushtë Shkalla Qytets. Në anën jugore të ati shkëmbi kalonte
një rrugë e zakonshme që vinte nga Papi për tek stanet, (Stanet e Berishës) në anët jugore të Bales dhe për në Iballe.
Për në Iballe rruga ndjek Lumin nga ana perëndimore, por këtu ka një rrugë më të për ato vende. Pas pak del
tek Podi i Kalasë.
Podi është një rrafshinë e tarracuar me dy rrathë. Muret e tarracimit të parë fillojnë pak mbi buzën e Lunit.
Këta mure edhe sot arrijnë deri në dy metër lartësi dhe në gjendje të mirë. Trashësia e murit shkon nga një metër e
më shumë. Në përbërjen e murit janë përdorur gurë shumë të mëdhenj, që kishin një diametër deri në 1 metër. Muri
dukej i punuar me kujdes: ishin shfrytëzuar format e gurit. Lartësia e tij nuk mund të përcaktohej, por ngjante me
mure pellazgjike. Që ishin ndërtuar prej shekujsh, dukej ngaqë, megjithë terrenin e shtruar dhe të mbrojtur, kishin
filluar të mbuloheshin me dhe. Rrëzë këtij muri që formonte edhe tarracimin e parë, dukeshin ende shenja trojesh, se
vetëm themele rrëzë tokës kishin mbetur. Vendi ka qenë me ujë dhe ajo tokë e pakët pjellore, tani nuk përdorej se
ishte shmangët dhe verës thanë se dilnin shumë gjarpërinj, ngaqë sipër podit ka gurinë të madhe.
Sipër podit lartësohej kodra, që nga ana e saj perëndimore kishte formën e një trekëndëshi, ku brinja veriore
ishte më e gjatë, se ajo vinte më pak e pjerrët. Sipër në kodër kishte shumë gurë, që ishin mbeturina të një shkëmbi
të shkatërruar e të çarë në blloqe të mëdha gurësh. Këta shkëmbinj dikur bduhej të kishin qenë të mbuluar me shtresë
dheu dhe vendi të ketë pasur shkozë si në anën jugore e jugperëndimore, sidomos mbi Shkambin e Qytets. Por Lumi
(përroi i Iballes, që i binte me tërbim gjatë furtunave e kishte bërë punën e tij në shekuj: ia kishte nxjerrë rrënjët dhe
brinjët këtij shkëmbi. Këto veprime të natyrës ndoshta ishin bërë shkak që ne të mos ishim në gjendje të hetonim
asnjë gjurmë të këtij muri të kësaj “kalaje”. Rripi që lidhte “kalanë” me Kotecin ishte ngrënë nga Lumi, sa ishte bërë
si thikë e nuk kalohej. Edhe më parë i ngushtë duhej të ishte, kështu që mund t’u krijonte mundësi ta mbronin fare
lehtë nga ajo anë. Ana verilindore, veriore dhe perëndimore ishin më pak të mbrojtura.
Pozicioni të jepte përshtypjen e një vendi mjaft të përshtatshëm për një kështjellë të vogël, e cila do t’i ketë
shërbyer për mbrojtje popullit të kësaj zone (të këtyre tri katundeve, apo ta ketë përdorur ndonjë familje e fuqishme
dhe e pasur për të mbrojtur pushtetin e saj në këto anë.
Pozicioni gjeografik e ndihmon shumë mbrojtjen, jo për ndonjë qëndresë të gjatë kundër një armiku të madh
në numër, por për ndonjë tërheqje të përkohshme e paraprake për të kaluar pastaj në malet përreth, prej ku largimi
mund të sigurohej mirë qoftë dhe me anë të vëzhgimeve që nga sipër i rrugëve që hynin në katundet e këtyre anëve.
Populli thoshte se ajo kala ka qenë e një “robnije” tjetër, që nuk e njohin berishët. Ata kanë ikur prej këtu, si ka hyrë
turku.
Këtë kala nuk e lidhin me emrin e Lekë Dukagjinit, por thjesht “të Lekës”, por nuk dinë asnjë legjendë rreth
këtij Leke. Por këtë “kala” e shikonin që nga Katundi dhe e tregonin me nostalgji, duke kujtuar me krenari e
mallëngjim qëndresën dhe trimërinë e banorëve të këtij vendi ku ishin vetë sot.
Për “kalanë” thoshin se nga ana veriperëndimore e saj ka pasur një dalje të fshehtë nëpër muret rrethuese dhe
tek Podi i Kalasë, ku mbushnin ujë.
(Toponimet “Podi i Kalasë”, “Kalaja Leks”, sidomos “Shkambi Qytets” dhe dëshmia e faktuar aq qartë e
gurëve tarracues të Podit Kalas, tregojnë se këtu duhet të ketë pasur një kështjellë dhe kushdo që shkon e i shikon të
ketë për një gjë të tillë, pra, nuk mund të kemi një gjë të shpikur nga njerëzit).
Ekzistencën e kalasë e përforcon edhe fakti që në Pap gjejmë tri kisha të rëndësishme: Kisha e Shkatrrins
(Kisha e Shën Katrins) në të hyrë të Papit nga Katundi. Aty ka qenë edhe Lisi Shkatrrins, ku bëheshin herët kuvendet
e fisit. Këndej vjen Kisha Shingjergjit dhe së fundi Kisha Shnamarkut (e Shën Markut, mbi tokat e Kolë Marashit, që
nuk mbahen mend të përdorura si kishë. (Ndërsa mbajtja e kuvendeve të fisit tek Lisi Shkatrrins (Shën Katrins)
lidhet ose me faktin se uishte mesi i vendit të tri katundeve ose dikur, deri me shkatërrimin turk ka ekzistuar kisha
me prift dhe ka qenë më e rëndësishmja.
Berisha ka një organizim origjinal. Ajo ka si bazë organizimi katër vëllazëritë e fisit: Desk, Doç, Tet, Maroj.
Për këto vëllazëri merrte pjesë në organin drejtues me krerë, një plak (kryeplak) dhe një djalë pas kreut. Kështu
kishin katër krerë + 4 pleq + 4 djem, që bëheshin 12 krerë, apo siç thirreshin në popull, 12 djelt e Berishës. Krerët
thuhet se caktuan atëherë kur Berisha u bashkua me Vezirin e Shkodrës. Prandaj u quajtën “krenë veziri”. Këto
poste ishin të trashëgueshme brez pas brezi.
Krerët kishin nga një djalë pas kreut nga vëllazëria e vet, si dhe një plak (kryeplak) që është në katundet e
tjerë të Pukës, por në Berishë nuk ndjehej termi “kryeplak”.
Plaku dhe djali mbas kreut zgjidheshin nga populli. Por, mesa kuptova, populli zgjidhte plakun për disa vjet
nga burrat më të zotë e më të drejtë, që, në qoftë se shumica e popullit nuk e donte, më vonë e zëvendësonin me një
tjetër, po të zgjedhur në kuvend.
Djalin mbas kreut e zgjidhte kreu, i cilii kishte nevojë për mbrojtjen e tij, i cili pak nga pak për sa kohë qe
shtëpi me meshkuj të fortë, u bë i trashëgueshëm. Për pasojë, edhe ai fitoi rëndësi, sidomos në kuvendin e burrave.
Krerët e Vezirit kanë qenë:
1.Prend Uka (të Marash Mëhillit), Desk, Fushë-Thaç;
2.Dedë Markiçi Doç, Shopël;
3.Ndue Dashi Tetaj, Berishë e Vogël;
4.Pal Ndue Zefi (të Prend Zekës), Maroj, Milur.
Djalë mbas kreut kanë qenë:
1.Jak Marketa Desk, në Lëvoshë;
2.Dedë Kolaba Doçaj, në Ludricë;
3.Marash Ukë Peraj Tetaj, në Shopël;
4.Pjetër Kolë Ndreu Maroj, në Skvinë.
Pleq të vëllazërive të fisit të Berishës kanë qenë:
1.Ndrecë Hasani Desk, Qyqesh, Berishë e Epër;
2.Dodë Basha Doç, -“- -“-;
3.Lulash Ndou Tetaj, Skvinë;
4.Pjetër Ndue Marashi Maroj, Shopël.
Këta së bashku përbënin të parët e Berishës, kryesinë e Berishës si fis. Por meqë këta nuk ishin shpërndarë
sipas katundeve, por vëllazërive që kishin kaluar nga një katund në tjetrin, lindi nevoja e caktimit për çdo katund.
Kështu, për t’iu përgjigjur më mirë përbërjes sipas katundeve në përbërjen e kryesisë së fisit të Berishës hynë edhe
gjashtë pleq të tjerë, burra të fortë dhe me rëndësi, duke e rritur numrin në 18.
Kur bëhej kuvendi i fisit, mbledhja bëhej e përbashkët “burrë për shpi” tek Mandat e Kuvendit, në Livadh të
Kishës (në Katund të Kishës, Berishë e Vogël), kurse krerët mblidheshin kur ishte puna për të ndarë pleqëri a për të
dhënë vendimin, tek një bli që ishte afër Mandave, por shmangët, sa nuk dëgjohej çfarë flitej. Ky bli u quajt kështu
Blini Krenve.
Krerët thërrisnin djemtë dhe pleqtë 4 + 4) dhe u tregonin vendimin e tyre. Po të binin në një mendje me
krerët, atëherë ua tregonin vendimin “kuvendit të burrave”. Po të ndodhte që pleqtë dhe djemtë të mos binin dakord
me krerët, atëherë i thuhej kuvendit të burrave se krerët kishin bërë këtë pleqërim, por nuk na duket se e kanë të
drejtë. Tani kishte të drejtë kuvendi i burrave të thoshte fjalën e tij. Po të kundërshtonte kuvendi i burrave të fisit
njëzëri, atëherë krerët thërrisnin tek bliri pleqësinë (kryesinë) prej 18 burrash; pra shtonte edhe ata të gjashtë dhe
bënte vendimin e ri. Këta të gjashtë i caktonin krerët me miratim të kuvendit aty për aty. Vendime të tilla të
diskutueshëm ishin ata që jepeshin për gjoba dhe për dënime nga ana e fisit.
Pjesëmarrja e gruas në kuvend nuk dihet, por mbahet mend se e bija e Zmajl Nikës, Cungë Zmajlja, kur u bë
60 vjeçe, përfaqësonte të atin në kuvend, sepse ai ishte plak dhe nuk shkonte dot. Cungia ishte grua burrëreshë, e
njohur për urti e karakter burrëror. Ishte e martuar në shtëpinë e bajraktarit të Shoshit, Dukagjin. Verës vinte dhe
rrinte në Berishë tek i ati. Ka jetuar mbi 100 vjet. Thuhej se kishte qenë e datëlindjes 1830.
Pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë gruas në kuvend nuk e dimë, por mjaft gra të njohura për urti, sidomos nënat e
disa burrave jo shumë të moshuara, i këshillonin djemtë e tyre kur ata shkonin në kuvend dhe nuk e ndienin veten të
sigurt për dhënien e mendimit, propozonin të shtyhej kuvendi për të nesërmen dhe ta pleqëronin sa më me urtësi.
Kështu, në shtëpi pyesnin nënat e gratë e tyre se si duhej të vepronin, ç’përgjigje duhej t’i jepnin kuvendit të
nesërmen. Si e rrihnin çështjen me urtësinë e këtyre grave, shkonin dhe jepnin përgjigje në kuvend.
ORGANIZIMI DHE LUFTËRAT
Berisha nuk ka pasur kurrë vojvodë. Bajraktari ishte gjithmonë vëllai i madh (vëllazëria e Deskut). Nga kjo
vëllazëri bajrakun e fisit e merrte ai që ishte më i forti dhe më i zoti që i bindej kuvendit të fisit. Ndodhte që një
bajraktar të mos bëhej gjithmonë një derë, si në Kabash e Thaç. Kështu, bajraku iu dorëzua Prend Ukës, Desk, nga
vëllazëria e tij, megjithëse shtëpia e Prendit nuk kishte qenë bajraktar, veçse derë Veziri. Me këtë rast u bë njëherësh
krerë dhe bajraktar. Vendin e parë e mbante shtëpia e tij si krerë Veziri dhe Desk, si nëpër Berishë, si jashtë
Berishës, kur i takonte asaj si vend.
Kur ishte puna për të vepruar pas vendimit të marrë, krerët i drejtoheshin djelmënisë. Kështu, një i Doçaj
kishte zënë një çikë në Rajë (Mertur). Kur u bë për nuse, meqë ishte bukur, e morën në Geghysen, Krasniqe. Mbeti i
“koritur” i Doçajve, pra, Berisha. U mblodh fisi në kuvend dhe vendosi t’i kërkojë benë Rajës. Në qoftë se Raja
pranonte kushtet e Berishë, gjakun do ta paguante Geghyseni, që kishte guxuar të merrte çikën nuse në gjak. Shkuan
përfaqësuesit e Berishës në Rajë dhe i kërkuan benë se kjo martesë në Geghysen ishte bërë pa dijeninë e tyre. Ata u
bënë benë. Atëherë thanë që t’u veshin nuse një çikë tjetër, se nuk ktheheshin në Berishë pa nuse. Ashtu bënë. Tani
mbetej të ndëshkoheshin grabitësit nga Geghyseni. Krerët iu drejtuan kuvendit të fisit: “Kush del djalë i djelmënisë
me marrë gjakun jashtë në Geghysen!”. U ngritën katër burra. U gatitën dhe morën rrugën për në Geghysen.
Geghyseni ka një pozitë shumë të mbrojtur nga ana jugore, si dhe në tërësi. Ata njihen për më trimat e Lugut të
Malësisë së Gjakovës. Kushdo që hynte për të qitur pushkë në Geghysen, nuk mund të largohej pa iu zënë shtigjet
dhe zbuluar, se vendi është shumë i thyeshëm dhe pa dalje të shumta. Mirëpo, berishasit u treguan shumë të zotë.
Hynë natën në Geghysen dhe u fshehën gjatë gjithë ditës së nesërme. Nga mbrëmja panë të vinte me bagëti xhaxhain
e dhëndrit, se ishin informuar mirë për grabitësit e çikës së zënë. Si u afrua për nga shtëpia, i doli përpara edhe
dhëndri për ta ndihmuar të fuste bagëtitë në vathë. Këta ua pritën me pushkë dhe i lanë të vrarë në vend. U lëshua
potera në Geghysen:
-O-o-o, çâ pushka, moreeee?
U dha kushtrimi:
-O, bini burra, se na vrau Berisha, morene!
Krisi pushka dhe u zunë shtigjet. Disa burra të shpejtë u nisën për të zënë Vaun e Fierzës. Asgjëkund nuk
takuan në berishasit. U kontrolluan vendet e dyshimta dhe çdo shteg, por më kot. Tërë natën dhe ditën Geghyseni
ziente për të kapur vrasësit, por nuk ia dolën. Atëherë u mblodhën në shtëpinë e të vrarëve dhe ua bënë
kryeshëndosh, se me gjakësorët kishin shpëtuar.
Ç’kishte ndodhur me berishasit? Ata, si kishin marrë gjakun s’ishin larguar as një kilometër dhe në një
grumbull gështenjash, kishin gjetur nja dy të tilla me zhgoriç të thellë dhe kishin hyrë në to. Aty kishin kaluar tërë
natën dhe ditën. Si ra nata e dytën atë vend, dolën me kujdes e kaluan në Aprripë të Gurit dhe u kthyen shëndoshë e
mirë në Berishë. Berisha bëri denamin. U qit pushkë dhe u bë festë, se iu zbardh faqja Berishës. Kjo ngjarje duhet të
ketë mbi 70 vjet.
Në kohën e Opozitës një shtëpi në Berishë Vendi preu një njeri në besë. U mblodh fisi në kuvend në Qafë
Tmugu tek Qarrat e Kronit. E pleqëruan për ta gjobitur. Meqë kishin filluar ligjet, nuk u mor vendim për ta nxjerrë
prej vendit, por iu mor pushka dhe ia kthyen përsëri, por pa fishekë. Qitën një batare pushkësh përpjetë dhe i dogjën
shtëpinë. I morën dy qé, i morën dhe i ndanë për burrë kuvendi. Fisi kishte vënë sull mos me pre kand në besë.
Berisha e Vendit e ka vadën e saj të bollshme, por vuan Tmugu i Midhës, që është fare afër. Në kohën e
Zogut iu vu Berishës një vadë që t’i jepte ujë. Midha ka shumë tokë në Tmug dhe tokë shumë pjellore, por që kanë
fare pak ujë. Berisha nuk i ka dhënë kurrë ujë Midhës, se është shumë jetik për vetë Berishën, që ka shumë toka që
vaditen nga ajo vijë uji që vjen nga Sapaçi i Iballes. Berisha e kundërshtoi. Kërkoi t’i bënte benë se “Ajo vadë
gjithmonë ka qenë e Berishës dhe gjithkund kalon nëpër vend të saj”. 72 burra “rrenca” në atë vadë: Race, Milur,
Tmug e Fushë –Thaçi thirrën Midhën te Kisha e Zojs në Katund dhe i bënë benë: “Shete beja e Zotit, si e basha, më
nimoftë...”. Midha ua “pau” benë me 24 pleq. Kështu u detyrua që të hite dorë nga pretendimi. Pas Çlirimit Midha
mori ujë nja tri vjet në Sapaç, por Berisha kundërshtoi gjithnjë e më shumë, se po i mbeteshin tokat e saj djerrë për
ujë. Ujin ose për Berishën ose për Midhën, se për të dyja s’del. Kështu, Midhës u pre përsëri uji edhe ps
kolektivizimit kështu, se Midha shkon me Bushatin, kurse Berisha e Vendit shkon me Berishën e Vogël.
Një bijë Bugjoni dhe një i Datdhas u vranë në Datdhë për çështje nderi. Kjo ndodhi kur Partia e Punës kishte
nisur pajtimin e gjaqeve. Vrasja ishte bërë pak para Çlirimit. U kërkua q[çështja të mbyllej pa vrasje. Të bëhej
pajtimi sipas traditave më të mira të popullit. U mblodhën përfaqësuesit e 6 bajrakëve, ndër ta edhe Mustafë aga i
Iballes. U bënë gati dy sofra burra që e rrekën atë pleqërim pesë ditë e net. Marash Mëhilli i Berishës ishte edhe
anëtar i këshillit popullor të rrethit (këshilli i gjerë). Kërkoi të bëhej pajtimi dhe të mbahej procesverbal, i cili t’i
çohej rrethit. Në fund, ia lanë Bugjonit ta pleqëronte. Mirëpo, gjatë natës Mustafë aga e kishte kuptuar se i Bugjonit
do të linte fajtor Dardhën, e cila është Kabash, si dhe vetë Mustafa. Të nesërmen u ngrit Mustafa herët dhe tha: “E
kena ba ‘i pjetni t’keqe pramë. Po nata nuk asht kurr për pjetni, prandej po e pjeqnojm ditën ma mirë. Bugjonit nuk i
takon me ba pjeqninë, se ai asht në faj, as Datdhës jo, se ka ra në faj”. Ia lanë Mustafës që të thoshte mendimin e tij.
Mustafa tha se gruaja gjithmonë ka ardhur me fishek në pajë, se nuk i besohet dhe i ati ia lë për gjykim të zotit të
shtëpisë, burrit të saj për nderin e saj. Pra, kur u gjet në faj, çat fishek ka përdorë që ia ka çue i ati i grues. Kështu,
Bugjoni nuk pati të drejtë të kërkonte gjë, kurse i vrari i Dardhës, i nipii Musë Bibës së Iballes ishte fajtor se kishte
prekur nderin e tjetrit, por gjaku i duhej larë për t’u bërë pajtimi. Marash Mëhilli mbajtin procesverbalin dhe çështja
u mbyll. Pajtimi u bë.
Berisha në fillim të shekullit të njëzetë umërohej 300 shtëpi dhe 12 katunde:
1.Katund, (Katundi i Kishës, dikur Illishka,) sot Berishë e Vogël;
2.Papi, (sot hyn në përbërjen e Berishës së Vogël);
3.Shopli dhe Knari (në veri të Papit);
4.Skvina dhe Zhubi (Zhubi shqiptohet edhe Zhupi(;
5.Brebulla, (në verilindje të Skvinës, pas Majës së Brebullës);
6.Fushë-Thaçi e Bollicë, (sot shkojnë me Berishën e Vendit);
7.Milori dhe Tmugu i Berishës, (Berishë Vendi);
8.Racja, (që njihet si Berishë Vendi);
9.Bukurusha, (Berishë Vendi, po nuk dihet mirë a formonte katund);
10.Trovna, Qyqesh e Majsë, (që formojnë Berishën e Epër);
11.Ludricë, (në perëndim të Iballes);
12.Lëvosha dhe Arapi, (në perëndim të Iballes).
Berisha e Vendit në vitet ’30 përbëhej nga 72 shtëpi. Aty nga viti 1980 u mblodhën në Ludricë tek shtëpia e Dedë
Kolabës burrat e 300 shtëpive të Berishës për të marrë përsipër për të lëshuar në dorëNdoc Mar’ Dedën dhe Mark
Kolikun, që ishin komitë dhe nuk bënin testimin. (Këtu del qartë se Berisha kishte 300 shtëpi, por nuk është e qartë
si fis a bajrak, sepse si bajrak përfshin edhe Merturin e Gurit. Po tradita thotë qartë: 300 shtëpi Berishë).
Fisi i Berishës kishte 12 djemtë e fisit ekzekutues të vendimeve të kuvendit të fisit, pra, tre djem fisi për
vëllazëri. Këta merrnin gjobat, digjnin shtëpitë dhe i nxirrnin prej toke ata që donte kuvendi i fisit. Këta nuk kishin
asnjë pasojë, se vepronin në emër të kuvendit të burrave të fisit.
Dorëzanë për një shtëpi a grup shtëpish hynin katër djem fisi, pra nga një për vëllazëri. Kur kërkohej
dorëzania e vetë fisit, atëherë jepej dorëzania po me këta dorëzanës, por me afat të prerë deri në pesë vjet ose për
dhjetë vjet. Po të pritej besa e dorëzanisë së fisit, atëherë fisi e nxirrte nga vendi besëprerësin dhe i digjte shtëpinë.
Toka i lihej djerrë si për rastet e tjera të shkeljes së rëndë të sullit. Pas tri vjetësh toka mbillej nga të afërmit e tij, kur
i dënuari nuk kthehej se e kishte humbur këtë të drejtë përgjithmonë ose kishte ngulur gjetiu dhe atje kishte filluar
jetesën.
Edhe kisha kishte dorëzanitë e saj. Por kisha vinte si kusht njerëzit më të mirë, që nuk ishin gjakësorë: nuk
kishin vrarë kënd, s’kishin vjedhur, s’kishin bërë kurvëri e nuk kishin prerë në besë a në fjalë njeri, që mbante e
zbatonte Porositë e Tenzot. Këta kishin në ndore për çdo gjë që kishte të bënte me kishën a priftin. Dorëzanët e
kishës ishin 12 burra (sipas modelit tradicional për 12 djemtë e fisit).
Njëherë, dy berishas i thanë priftit se një gjë që ka njeriu në mendje a është më mirë ta bëjë sot apo nesër?
Prifti iu përgjigj: “Sot”. Ata i thanë se kishin ndërmend ta vrisni, pra edhe e vranë. Donin t’i merrnin paratë.
Dorëzanët e kishës thirrën fisin në kuvend. Kuvendi i dënoi me vdekje, u dogji shtëpitë, u la tokën djerrë dhe i
përzuri përgjithmonë nga fisi. Po ata kishin ikur, kështu që s’i vranë dot. Kisha u mbyll, se po të vritej prifti, ajo
kishë duhej mbyllur. Në vend të kësaj kishe u ngrit Kisha e Zojs, që ka vazhduar deri më 1967. Kjo kishë u ngrit në
pronat e dy vrasësve.
Kisha e Berishës, për të përfituar nga gjobat, futej në dorëzanitë si përfaqësuese e3 fesë, e së drejtës së Zotit,
për të vendosur “drejtësinë” mbi besimtarët e saj.
Berisha është e njohur për një rezistencë të madhe që u ka bërë armiqve të vendit, duke filluar nga pushtimi
turk. Tradita popullore njeh një varg luftërash dhe luftëtarë të shquar, Ndoc Mar’Deda dhe Mark Koliku, këta trima
që qëndruan për shumë vjet komitë nëpër malet e Berishës dhe asnjëherë nuk i dorëzuan armët. Në vitet 1911-1912,
në kuadrin e Kryengritjes së Përgjithshme Kombëtare, ata formuan çeta komitësh nga 12 deri në 18 luftëtarë. Në çdo
luftim, ata ishin ndera e Berishës. Kështu, më 24 korrik 1912, kur ushtria turke sulmoi Dheun e Epër (Berishë e
Thaç), çetat e Ndoc Mar’Dedës dhe të Mark Kolikut ishin ndër trimat e parë luftëtarë që i shkuan për ndihmë
Midhës, e cila i kishte vënë gjoksin ushtrisë turke të armatosur deri në dhëmbë. Thaçi e Berisha “burrë për shpi”, nuk
vonuan t’u vinin në ndihmë deri sa i thyen forcat turke, të cilat u tërhoqën me humbje të mëdha.
Edhe kundër pushtuesve serbë e malazezë më 1912-1913, kanë shkuar për të luftuar dhjetëra berishës, ndër ta
edhe Ndoc Mar’Deda me çetën e tij, që kryente sulme të guximshme nga Drishti e deri në Vrakë të Shkodrës. Vriste
ushtarë malazezë e serbë dhe u merrte armë e municione dhe armatoste çetën e komitës së tij.
Ndoc Mark Deda

Kundër armikut ka luftuar gjithmonë edhe jashtë Berishës, si në Drisht e Vrakë, po edhe deri në Dukagjin. Kur
hyri Karadaku më 1915 në Dukagjin, Ndoci ishte në Mollë të Shoshnit, në kullën e Mëhill Kolës. Ishin trimat e tij
dukagjinas në tri kulla. I rrethoi Karadaku. I kishte hjeksuar Shytan Leka, i shtëpisë së bajraktarit. U thirrën të
dorëzoheshin. E kishin shumë të vështirë. Ndoc Mark Deda tha:
“Burra, të bajm kuvend si me veprue, por t’mos i shkojnë kuj në mend se dorzohet Ndoc Mar’Deda. Ndera e
Berishës, e Dukagjinit dhe e krejt Shqipnisë e kërkon që na të luftojmë si burrat. Po patëm baft, të çajmë rrethimin e
të shpëtojmë, po e patëm jetën të shkurtë, le të vdesim me nder, si vdesin trimat në luftë kundër hasmit që na ka
shkelë vendin e tash don me na marrë edhe nderin. A mundena na, burra luftash e trimnish të pranojmë zhburrnimin
tonë para cubave të Cernagores? Mosni, burra! Të mos ju ligështohet zemra sod para dekës”
Kuvendi vendosi luftë e qëndresë. Lufta u bë e rreptë. Të rrethuarit luftuan me aq trimëri, sa çanë rrethimin e
dolën. Ndoc Mar’Deda, i cili u fut në Dukagjin dhe vrau vetë kryehjeksin Shytan Lekën, dhe, si u fsheh tri ditë në
një çetë, mundi t’u shpëtonte ndjekësve.
Rast i rrallë të qitësh pushkë në Dukagjin dhe të shpëtosh, kur shtigjet janë aq të pakta dhe kontrolloheshin
menjëherë nga vendasit. “Po trimi e burri ça nuk ban: bie nëpër zjarr e nuk digjet”,-thonë pleqtë e Berishës.
Edhe Mark Koliku ka qenë një nga trimat më në zë të Berishës. Ai pat dalë në mal se mori gjakun e mikut të të
atit, që iu pre në besë. Donin ta merrnin haps, se ishte trim dhe kishin frikë se mos organizonte ndonjë komitë, ashtu
siç bëri me të vërtetë.
Mark Koliku nuk ra në dorë. Mblodhën trimat e Berishës dhe Ludricës për t’u kërkuar që të dorëzonin Mark
Kolikun dhe Ndoc Mar’Dedën. Po populli tha se nuk binden. Atëherë zaptijet turke thanë se do t’u tregonin ata se si
do të bindeshin. I lidhën shumë burra për mullar nën gju dhe u binin me shkop thane kockave të gjunjëve dhe të
këmbëve. Ishte një torturë shumë e rëndë, që burrat e Berishës e duronin pa bërë “Oh!” as “Ah!”, megjithëse u
shkonin lotët gurrë nga zori e nga turpi.
Kur e mori vesh këtë gjë Mark Koliku erdhi në Fushë-Thaçi në shkurt 1909 te Prend Uka, bajraktari i
Berishës, të cilin e kishte edhe në vëllazëri. I tha se nuk duronte vuajtjen e Berishës për shkak të tij. Prandaj ai kishte
ardhur t’i thoshte se po binte në dorë. Prend Uka ishte mbi 90 vjeç (i datëlindjes 1814), e shikoi me i nat dhe i tha se
nderi i Berishës u mor. A rrehen burrat e Berishës si beret e këqija? Ata u rrahën për të mos dorëzuar kaçakët që i
kanë si roje, i kanë Orën e fisit, kurse ti qenke tutë e vjen e më thue mue se duhet me u dorëzue”. Mark Koliku iu
përgjigj:
“Mos, bre Prend! Mos e thuej atë fjalë, se unë as jam tutë, as tutem, por kam hallin e popullit të Berishës që po
vuen për mue.
Prendi prapë ia priti:
“Kush t’u ka ankue? Nderi i Berishës u muer ni herë. Po të binë kaçakët në dorë, Berisha s’ka kori ma të
madhe, se çat herë i des Ora e Fisit. Qindro e bani komitë e vndoni nderin e Berishës në vend si e ka adet shqyptari!”
Mark Koliku nuk ka ecur, por ka fluturuar, aq besim mori me vete.
Mbas atij largimi u mësua se ai ishte strehuar në shtëpinë e Prend Hasanit në Arap. Prend Hasani ishte shtëpi e
madhe me 25 vetë, shtëpi bujare, e besës dhe i njohur për trimëri. Erdhi ushtria turke, zaptije, xhandarë dhe i
rrethuan shtëpinë. I thirrën Mark Kolikut të dorëzohej se s’kishte nga të ikte. Mark Koliku u zu ngushtë: nuk ka më
ngushtë për burrin, me u dorëzue kur e mendon veten komitë. Po si të luftonte, kur ndodhej në mes grave, fëmijëve,
që mund të vriteshin apo të digjeshin brenda. Iu drejtua Prend Hasanit:
“E shoh se e kemi të vështirë të dy. Po ti ke gjithë robtë e shtëpisë mbi vete. Fol, si duhet t’ia bajmë?”
Prend Hasani kishte një barrë të rëndë mbi vete: kishte jetën e 25 vetëve, po kishte edhe nderin e shtëpisë,
besën e dhënë, mikun në bukë të tij. A dorëzohet miku a shoqi në bukë të vet? E shikoi Markun dhe i tha:
-Mark, po deshe me qindrue si burrë, mos të dhimbet shpija ime, gjaja e malli jem, se ato i baj prapë, po nderin
e burrit nuk kam si me i vu në vend. Nuk mundem me qindrue para Berishës e jashtë saj midis burrave me krye ulë.
Marku e mori ngrykë e i tha:
-Thueju xhandarëve dhe zaptijeve se nuk bindet, n uk bjen në dorë, veç m’leni t’i qes robtë jashtë.
Ashtu u bë. Filloi pushka, po shtëpia ishte e mbuluar me dërrasa lisi. Kështu që nuk mund t’i bënte ballë
zjarrit. Po ashtu, shtëpia ishte jerevi, jo kullë. Atëherë Marku hipi në tavan dhe i çoi dërrasat e mbulojës. Doli
ngadalë dhe rrëshqiti në tokë. Aty ndeshi në një xhandar, të cilin e vrau menjëherë me pushkë. Krisën armët e rojave
në të gjitha anët, po Marku shpëtoi. Aty vrau e plagosi dhe të tjerë. Shkoi fill në Qyqesh zbathur e në këmishë e
tulina, ashtu siç ishte te Mëhill Hasani. Në Qyqesh te Ndue Gjoni e veshën me tirqe e xhamadan zhguni. E përcollën
për në Mertur e Salcë përtej Drinit. Atje u lidh me kaçakët e Dulagjinit e më vonë me të Mirditës. Nja 8-9 vjet ka
qëndruar komit në male. Luftoi kundër turqve, kundër serbëve, kundër Esad pashës, si dhe kundër Zogut.
U largua në Kosovë dhe zuri shtëpi në Gjakovë, ku njerëzit e Zogut kërkuan që të vritej. Naçallniku
(nënprefekti) i Gjakovës e vrau. Po ai ka qenë vetë i katërti vëlla: Marku, Marashi, Deda e Frroku. Deda u nis prej
këtej e hyri në Gjakovë. I doli përpara naçallnikut dhe i nxori koburen:
-Ma vrave çat vëlla pa faj. Çoji të fala!-dhe i ra pesë herë me kobure. Rojat ikën të tmerruara. Mandej qiti
dhjetë herë përpjetë. Hyri në një dyqan. Hipi në tavan, theu çatinë. Iku çati më çati dhe shpëtoi. Prend Hasanin e
çuan tre vjet internim në Jemen. Shtëpinë ia dogjën. Pasurinë dhe berret ia grabitën.
Në traditë mbahet mend se Berisha ka luftuar në kohën e Maxhun pashës, por nuk kujtojnë aksione konkrete.
Kolë Qun Sokoli mbante mend se në Ludricë (shtëpinë e kishte në Ludricë, në një lartësi prej 800 m). Tri
herë ishte djegur kulla e tyre: herën e parë, në kohën e Maxhar pashës, herën e dytë, Hyrrjeti dhe herën e tretë në
kohën e Esad pashës. Tregonte se kulla e tij kishte qenë tre katesh, kurse tani e kishte rregulluar dy katesh, por tri
herë e kishte provuar zjarrin e hasmit.
Në kohën e Hyrrjetit u bënë përpjekje të mëdha kundër komitës. Komita ishte e shpërndarë, ishin më tepër
kaçakë, po numëroheshin 30 a më shumë prej tyre. Më të njohurit ishin Ndoc Mar’Deda e Mark Koliku. Vetë
kajmekami mori pjesë në rrethimin e Mark Kolikut. Kishte edhe një qen të bukur me vete. Kur çau rrethimin Mark
Koliku ia vrau qenin, gjë që është për t’u mbajtur mend e nuk është harruar. Tre vjet qëndroi Hyrrjeti nëpër këto anë.
Aendrën e kishte në Iballe. Prej andej vinin në Berishë e kërkonin kaçakët. Po Ndoci e Marku i bashkuan kaçakët
dhe pak tu mbetë, bënë komita deri në 30 a 40 vetë.
Kundër ushtrisë së Esad pashës është bërë luftë shumë e madhe. Lufta e parë është bërë në Kersh të Lezhës,
në Mal të Vels. Kishin Besëlidhje me Mirditë, se ishin lidhë Pukë e Mirditë për të luftuar Esad pashën..
Lufta e dytë kundër tij u bë në Kçirë, në Le të Dushit dhe në Qafë-Rrasë të Korthpulës, që ka vazhduar nja dy
ditë.
Lufta e tretë u bë me prita që i vunë në Qafë-Tmugut, Milur, Sapaç e Qyqesh (Rrasë-Bojë), por nuk mund e
pritëm. Për hakmarrje e dogjën krejt Berishën. Populli iku në male, megjithëse ishte kohë e papërshtatshme. Berisha
e Epër shkoi në Shkamb të Merturit, në Shpellë të Robëve.
Gjelosh Kçani i Trovnit e priti ushtrinë e Esad pashës në lajthi të Vlashit, në një shteg të ngushtë. Thirri:
-O, bini komits, se hini askeri në Trovna!-dhe shtiu mbi ta në dy-tre pozicione. Ata kujtuan se kishin të bënin
me një komitë të organizuar në një vend të thyeshëm si ai, prandaj kaluan nga ana e Merturit pa i ra Trovnit.. kështu
shpëtoi Trovni.
Në kohën e Zogut, Berisha nuk e pushoi luftën deri më 1926, kur u bë kryengritja e fundit dhe më e madhja e
këtij shekulli. Në zgjedhjet e Asamblesë ata votuan për kaçakët, parinë e re dhe jo për krerët e Vezirit. Në të hyrë të
pranverës 1924, u dërgua në Berishë një numër i madh xhandarësh e bashibozukësh për ta shkelurvendin, por hasën
në qëndresën e popullit.
Sokol Cubi dhe Koc Marku së bashku me disa pjesëtarë të tjerë të komitës kishin lajmëruar devrinë (patrullën
e xhandarmërisë) se Berisha nuk duron ta shkelin, prandaj të mos hyjnë aty, se nuk i lejon komita. Po devria nuk e
ndali marshimin. Sapo bëri t’i afrohej Trovnit, kur po vinte nga Merturi u befasua nga pushka e komitës, që i printe
Sokol Cubi me Koc Markun. Nga devria mbetën të vrarë dhe të plagosur tre vetë. Të tjerët u zunë robër dhe u
mbajtën nën vërejtje deri sa premtuan se nuk do të vinin më.
Në Revolucionin e Qershorit rreth 300 burra të Berishës morën pjesë, bënë këtë Revolucion. Nja 70 burra
ranë nga ana e Shllakut, ku hynë në Shkodër në kohën që sapo kishte triumfuar Revolucioni.
Edhe pse u kthye Zogu, në fuqi me ndihmën e Serbisë, në malet e Berishës qëndronte një komitë e fortë që
ruante popullin.
Kur u lëshua kushtrimi se është krijuar “ni Opozitë e re kundër regjimit të Zogut, o burra t’i bimë!”, të gjithë
burrat e Berishës morën pjesë në kryengritje të nëntorit të 1926-ës. 24 orë e mbajtën të rrethuar Pukën së bashku me
Thaçin dhe fshatrat e besimit katolik rreth Pukës, që u nënshtruan nga Kolë Bibë Mirakaj e kleri katolik, që bënin
lojën e reaksionit jugosllav. Populli bënte luftë të drejtë dhe shpresonte për ngritjen e një qeverie demokratike.
Terrori dhe dhuna e mercenarëve lumjanë e dibranë ishin shumë të egra. Ata u sollën me shumë egërsi
kundër popullit, të ndezur nga reaksioni dhe fanatizmi fetar: mysliman e katolik. Bënë grabitje shkretuese: morën
bagëti, rroba e çfarë gjetën.
Myslimanët e Pukës i ndihmuan fshatrat katolike përreth, duke u strehuar bagëtinë që arrinin t’i shpëtonin
dhe kur ishin të pranishëm, merrnin në mbrojtje pleq e gra.
Edhe gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, populli i Berishës ka nxjerrë djem të tillë si Lekë
Berishën, dëshmor i atdheut, kanë përkrahur Lëvizjen Nacionalçlirimtare
Shumë nga Berisha kanë marrë pjesë në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare.
Dedë Mehmet Alia, plak nga Skvina, ka ndihmuar vite me radhë për ndjekjen dhe asgjësimin e bandave të
kriminelëve të arratisur. Deda ka hyrë në radhët e partisë komuniste që më 1946. Nën shembullin e tij, shumë të rinj
nga Berisha kanë ndihmuar Forcat e Ndjekjes kundër bandave të kriminelëve.
MARRËDHËNIET ME KISHËN
Për kishën dhe priftin paguanin 15 kg drithë në vit për shtëpi. Për ata që nuk e dëgjonin kambanën e kishës,
kurse ata që e dëgjonin paguanin 30 kg. Jepnin, gjithashtu, 1g groshë dhe një gogël djathë. Raki e verë paguanin ata
që kishin rrush, rrushaxhinjtë, 10 kg në vit. Në pranverë, nga “haku i kishës” bëheshin afro 40 kv drithë, 300 kg
groshë, 300n kg djathë, 1 mijë litra raki e verë, përveç atyre që siguroheshin nga vetë toka e kishës.
Kur çohej meshë, fshatarëve iu kërkohej “lëmoshë për hir të Zotit”. Gjithashtu, edhe kur shkonin për t’u
rrëfyer. Paguanin edhe për meshën për shpirt të të vdekurve, kur një i shtëpisë e kërkonte një gjë të tillë, që kisha e
prifti i nxisnin shumë këto. Kishte dhe nga ata që nuk kishin të paguanin “hakun” e kishës. I hynin rixha priftit t’ua
falte se s’kishin as bukë për fëmijët e tyre. Por prifti nuk pranonte se thoshte se nuk kishte të drejtë t’ia falte askujt,
por t’ia merrte, se ishte “haku” i Zotit dhe robi e ka për detyrë ta japë edhe kur nuk ka bukë për vete, se atëherë
shihet bindja ndaj Zotit, bindja e mëkatarit ndaj mëshiruesit të tij.
Po të ndodhte që ndonjë fukara, që në atë kohë kishte shumë, të mos paguante, atëherë prifti nuk ia bekonte
bukën e motmotit. Kjo ishte shumë e rëndë për atë kohë. Pra, duhej bërë ç’nuk bëhej dhe “haku” i kishës duhej
paguar medoemos.
Mandej, paguanin edhe të dhjetën e gjithçkaje qeverisë së Zogut. Po berret nuk shiteshin, punë nuk kishte,
atëherë me se të paguanin?! Ishte hall i madh fort. Shumë më pak paguanin në kohën e Turqisë. Atëherë populli
paguante vetëm redifen. Redifja ishte 4-5 grosh, që bënin nja 50 kg misër për shtëpi. Edhe atë populli nuk donte ta
paguante, se për shumicën ishte një barrë e rëndë. Në kohën e Zogut taksat u bënë shumë të rënda, sa popullin e
këputën, se lëvizja e 1926-ës e pati shkretuar popullin. Po ashtu, djegiet, plaçkitjet e askerit të Esad pashës. Shumë
shtëpi nuk e kanë marrë veten, veçse pas Çlirimit, kur u hap punë kudo dhe u ndihmua bujqësia me të gjitha mjetet
që të shkonte përpara
PËRBËRJA ETNIKE
-Brezat e mi, -thotë Sokol Marashi,- janë këta: 1.Sokoli, 2.Marashi, 3.Alia, 4.Tahiri, 5.Uka, 6.Mema, 7.Pjetri,
8.Preku, 9.Doda, ...10.Progu, 11.Kojeli. ne jemi Doçaj. Pas Dodës humbasin dy breza, prandaj nuk i dalin deri tek
Kojeli 15 brez, por 13. Në kohën e Ukë Memës, brezi i shtatë, (pra, rreth vitit 1780), në Porav, në tre mrizet e tij
thuhej se veronin nga 1 mijë kokë dele në secilin, aq shumë dele paska pasur(!) (Mesa kuptohet, kjo do të ketë qenë
një dëshirë e ëndërruar, sesa e jetuar, sepse as natyra e vendit nuk e jep një mundësi të tillë verore, aq më pak
dimërore. Po të kishte një blegtori të tillë në Porav, duhej të kishte edhe në katundet e tjera pak a shumë kështu. Të
dhënat e mbledhura nëpër krahinën e Pukës, vërtetojnë se nga fundi i shekullit XVIII kudo në fshatrat kryesore të
Pukës blegtoria ka njohur një rritje të konsiderueshme
Të parët tanë na tregonin se “ne kemi qenë bulqit e Slejman agës të Iballes. Ai ishte sundimtari i 7 bajrakëve
të Pukës. Sylejmanit dhe pas tij zotnive të tjerë të Iballes, u paguanin të tretën e çdo gjëje (prodhimi). Për Shënkoll
( 5 dhjetor) i dërgonin shpatullën e fërlikut.
Njëherë erdhi vetë e shoqja e Sylejman agës për të marrë shpatullat e Shënkollit dhe të dhjetën. I ngarkoi
bulqit dhe u nis për Iballe. Me vete mori edhe një djalë Berishe, i cili sapo i kishte mbushur të njëzetat. Ishte i
hijshëm dhe truplidhur. E shoqja e Sylejmanit ia vuri syrin. I pëlqeu. I tha se së bashku me bulqit e tjerë të vinte edhe
ai për në Iballe. Duhej të shkonte, se urdhri zonjës nuk bëhej dysh. Djali shkoi me të. Kur dolën në Pjavër të Fierzës,
në një vend të bukur bjeshke u ndalën disi larg bulqëve. I tha gruaja djalit:
-M’shtrëngo pak.-dhe i bëri shenjë nga këmbët.
Djali, që ishte i shkathët dhe i urtë, filloi t’i shtrëngonte opingat e lopës që ajo kishte mbathur. E shoqja e
Sylejmanit, që kishte shtënë lakmi në të, i tha prapë:
-Shiko ma larg.-me lakmi dhe çudi e mblodhi veten dhe bëri sikur përsëri po i rregullonte opingat. Atëherë së
shoqes së Sylejmanit nuk iu durua dhe i tha me ton ngacmues:
-A po shkon ma nalt ku duhet...
Djali më në fund u ngrit dhe tha i vendosur:
-Jo, besa, çaty jo!
Ajo mori furishëm rrugën për Iballe. U mbajt mend gjatë puna e asaj gruaje.
PORAVI (BERISHA) 09.05.1969
MARRËDHËNIET AGRARE
Në Fushë të Keqe zotnia kishte livadhin që quhej Livadhi i Zotnisë, të cilin e linte mira (jo në kuptimin e
përdorimit të përbashkët, por të papërdorshëm për vendasit, të ndaluar për ta), për ta përdorur si kullotë për kuajt e tij
kur shkonte për Krasniqe.
Të parët tanë ishin të detyruar që për çdo vjeshtë vonë t’ia merrnin zotnisë nga një lopë për t’ia mbajtur për
dimër e për t’ia nxjerrë në pranverë. Në pranverë ia çonin në Iballe me një lak të ri në qafë.
Marash Ukë Buça, i mori lopët e zotnisë në pranverë dhe kur i nxori në Pjavër, ua këputi të gjithave bishtat. I
çoi fjalë zotnisë: “Ruej se m’i çon tjetër!” (Vura brezat, breznitë dhe më dolën kështu: 1.Mark Gjergji, datëlindja
1944; 2.Gjergj Kukeli; 3.Kukel Fazlia; 4.Fazli Marashi; 6.Marash Ukë Buça. Pra, del se ngjarja mund të ketë
ndodhur aty nga viti 1860).
Thuhet se tokat filluan të ktheheshin pasi u vra Sylejman aga. Sylejman agën e pat vrarë në Shkodër një i
Buçajve të Iballes kur po i bënte rojë, se Slejmani i kishte rënë shumë në qafë. Ma e mbramja tokë asht shitë pa hy
Hyrrjeti, aty nga viti 1905. Kjo qe toka e Lulash Niks. (Gjon, Zef e Lulash Nika. Gjoni është i datëlindjes 1930.
Shtëpia e Lulash Nikës u shtronte konakun zotnive, se ishin shtëpi e madhe. Edhe pse janë ble tokt, kanë
mbetë toponimet si: Prozhmi i Zotnisë dhe Prozhmi i Zabitit.
Tokat janë shitur për 10-15 qese (Në qese kishte 500 grosh. Një ka më i niri kushtonte 300 grosh, kurse oka e
drithit (1.5 kg)- një grosh. 500 okë drithë = 1 qese.
Turqisë i paguanin redifen e mbretit, që ishte 1 grosh e gjsmë për shtëpi. Këtë e mblidhnin zotnitë tanë. Por,
si u ligështuan këta, vinin zotnitë e Pukës dhe merrnin redifen e mbretit. Gjithashtu, ata bënin pajtimin e gjaqeve.
Si hyri Hyrrjeti, u ligështua forca e Turqisë, prandaj nuk ia paguan më redifen fare.
Ushtarë kanë shkuar vetëm në kohën e Hyrrjetit. Mbaj mend që thoshin se kanë shkuar nizamë Gegë Prend
Myftari i Fierzës dhe Prend Mark Selmani i Bugjonit.
Më përpara kishin pasë si detyrë për të shkuar në ndihmë të Shkodrës për të luftuar kundër Malit të Zi.
Poravi ka marrë pjesë në të gjitha aksionet e mëdha politike të luftërave për liri që ka bërë Dheu i Epër (zona
e Iballes). Si bajrak, Poravi ka shkuar me bajrakun e Bugjonit. Së bashku me bajrakun e Bugjonit dhe bajrakët e tjerë
morën pjesë për prishjen e Hyrrjetit dhe çlirimin e Pukës. I bënë denamin.
Kundër askerit të Esad pashës kanë shkuar nja 15 vetë, që luftuan diku përtej Qerretit. Prend Prekës iu pat
shkuar martinia duke shtirë kundër sadistëve, prandaj pati ikë prej asaj lufte.
Prandaj askeri pat ardhë këtu. Isen Markut i kërkuan një armë të fshehur, për të cilën i morën 8 lopë, që i
therën dhe i hëngrën.
Mirë më kujtohet Mark Koliku. Ishte i shkurtër, i shëndoshë, trashaluq. Bukur i zeshkët në fytyrë. Burrë i
fortë. Ka luftue boll.
Koha e Nemces ka qenë shumë e keqe. Kanë vdekë shumë vetë. Njerëzit vunë mish të keq. 7 herë kam shkue
në Gjakovë,-thotë Sokol Marashi,- dhe nuk kam pru veç nja 10 kile groshë. E kemi hangër, çashtu, pa bukë. Kena
pshtue me mish e tambël (qumësht).
Ana jonë pat shkue deri në Tiranë për me rrxue Zogun. Ai iku në Belgrad. Deli Pjetra ka qenë atje. Delia
ishte trim dhe i zoti. Mujë Hoxha i Gashit pat vra në Dushaj Zenel agën dhe Qerim Sokolin. Mustafë Zeneli dhe
Avdyl Qerimi, djemtë e tyre, i thanë Deli Pjetrës: “ A qet pushkë për ne?” Delia u tha “Po”. Doli në Qafë Mali me
komitë dhe vrau dy oficera studentë, që po i shkonin në shtëpi. Ishin gashjanë, fis të Mujë Hoxhës dhe njerëz të
Zogut. Njerëzit e tyre paguan një kaçak Niman Ukën e Gashit, që ishte në mal me Deli Pjetrën. Ishin probatina
bashkë, por e preu në besë natën kur po flinte. Ai pat ndejë shumë kohë në mal. E patën rrethue, i dogjën shtëpinë
dhe nënën brenda. Atëherë ai nuk u pajtua kurrë me qeverinë e Zogut. Sokoli thotë se kur i dogjën shtëpinë, ishte në
mal edhe ky vetë.
-Në kohën e Zogut kemi vuejtë shumë prej “të dhjetave”. Populli i kundërshtonte me forcë. Sadik Alja i
Shkodrës pat ble të dhjetat. Pat ardhë për t’i nxjerrë dhe nuk mundi. Populli i pat qitë këngën, por nuk e di mirë:
“Sadik Alja, burrë i vjetër/N’7 barakt mos dalsha tjetër!/M’i kan dathë pantoll e setër,/ Kesh haxhi e m’lan pa
mjekër”.
Më 1946 nëpër male endej banda e Pashuk Bibës. Ai kishte mbi 70 vetë me vete. Ishim në mbledhje të
katundit, por kur erdhi e na rrethoi me mbi 70 vetë. Na ishna pa armë. Na tha: “Pse jeni mbledhë? S’ka qeveri. Unë
jam qeveria. Qeveria â prishë. Ju do të bahi me mu!”. Desht me marrë me e vra kushrinin e Lekë Berishës, se Leka
ishte komunist, por e la se e dinte se do të hakmerreshin rëndë për të. Mandej u largua. Më vonë mora vesh se e
kishin shpartallue krejt.
MERTURI (20 maj 1969)
PËRBËRJA ETNIKE E FSHATIT
-Mark Ndoja, i datëlindjes 1897;
-Ndue Gjoni, -“- 1899;
-Marash Pali -“- 1912;
-Zef Prendushi -“- 1922;
-Ndue Pjetra -“- 1932.
U pyetën më 20 maj 1969, të cilët ishin të gjithë të një mendimi. Interesant është fakti se edhe ata me moshë
të re i kishin mësuar me aq kujdes nga të moshuarit, sa ndonjëherë u ndërhynin për t’i qartësuar mendimet. Ishin
krenarë për fisin e tyre, për guximin dhe aftësitë që kanë treguar, sidomos në marrëdhëniet me agallarët e Iballes.
Krenoheshin sidomos me Vatë Brini (Buçaj). Nofkën “Brini”, se ishte një trim legjendar me forcën e kaut, luftonte
sikur të kishte brirë, se ishte dragua.
Katundit tonë i thonë Berishë, se ne jemi fis me Berishën. Berishësit thonë “Berisha e Alshiqes”, kurse në
Berishë të Gurit, por ne morëm emrin Mertur, se ky ishte emri i vendit që gjetëm këtu. Ne na thërrisni Mertur në
dallim nga Berisha e Alshiqes, që thirrej thjesht vetëm Berishë.
Mertur,-thonë të parët se i ka mbetë nga “M’u turr” e me marrë tokën. Kështu, “M’u turrr” (me u turrë), u bë
Mertur (!). ne jemi djali i madh i Kojelit. Kojeni qe gjyshi ynë i përbashkët. Prej tij lindën Prendi, që qëndroi në
Berishë dhe një tjetër që i ka vdekë përpara se të vinte në Berishë, por i thonë “vëllai i Prendit”, që la Pogun. Pra,
Pogu është nipi i Prendit të Berishës dhe kështu përgjithësisht barazohen brezat:
Berisha fillon me brezin e tretë Marash Mëhillin: Marashi,Mëhilli, Prendi, Uka, Lulashi, Ndou, Marku,
Preka, Gjeçi, Mema, Desku, Prendi (Prend Kojeli, 15 brez).
Merturi: (fillojmë me brezin e tretë, Ndue Gjonin): Ndue, Gjon, Hasan, Pera, Palushi, Buça, Papa, Deda,
Prendi, Ndreu, Leka, Pogu, (babi i Pogut, që s’i dihet emri) dhe Kojeli. Pra, kemi 16 breza. Këtu kemi një shtesë në
brzni, si një zhvillim më i shpejtë, gjë që e vërteton Aprripa e Gurit: Gjoni, brezi i tretë, Bardheci, Hajdari, Ivani,
Papa, Noshi, Prendi, Ndreu, Leka, Pogu (populli i thotë Poga, që bëjnë 5 brez. Pra, këtu duhet bërë një korrigjim:
Kojeli e Poga janë vëllezër dhe se nipi i Kojelit ka qenë Leka e jo Poga. Më mirë nga të gjithë në mes të Merturit
e të Berishës kemi një vëllazërim shoqëror fqinjësor ose sa gjaku, gjë që ka ardhur si nevojë e kohës për të
përballuar rivalitetin ndërfisnor, veçan zotnitë e Iballes.
(Për brezat ndihmon më shumë Gjokë Doda, i cili sqaroi që Ndou të mos merrej si i Pogës, po i Lekë Pogut,
gjë që e gjejmë te Gjon Bardheci i Aprripës së Gurit me prejardhje të njëjtë me Merturin e Gurit. Po Gjoka vazhdon
me brezat: Prog Murra, Murr Deti.
Brezat e tij janë: Gjoka (brezi i tretë), Doda, Prendi, Kacoli, Buça (Drini), Papa, Deda, Prendi Ndou, Leka,
Pogu, Murra (Murr Deti), se gjoja erdhën nga bregu i detit.
Duhet shënuar se Gjokë Doda ishte pa triskë fronti, se kishte qenë nëntoger milicie dhe se ai dhe babai i tij
thuhej se kishin qenë hafije të kaçakëve gjatë regjimit të Zogut. Prandaj duhet pasur parasysh ky fakt, se edhe
vendasit e shikonin me të drejtë me këtë sy, pra e pranonin se kishte qenë i rrahur me pleq e krerë, prandaj i njihte
mirë brezat.
I pari i tyre kishte gjetur në Mertur “tri lloje gjindsh”, banorët e parë të Merturit tek Rrethatori i Arës së
Lisit.
Ata për ta provuar se janë të sertë Berisha e Gurit, i vranë gjelin, por ky u vrau të dy qetë. Atëherë thanë ndër
veti: “T’ia lëshojmë se nuk qitet ma me ta, se asht shumë i sertë”. Dhe kështu ikën dhe lëshuan vendin.
Poga kishte ikur nga bregu i detit për vrasje. Atje nuk mund kish duruar dhe kish vrarë një. Atëherë Kojeli
ishte çue së bashku me të nipin (duhet vënë re se këtu del disi lidhja xhaxha e nip, por brezat nuk e vërtetojnë këtë;
ata tregojnë se këto dy popullsi erdhën bashkë nga bregu i detit, ku u vendosën marrëdhënie të egra feudale). Së
bashku kishin ardhur në Alshiqe, por Pogu, si i prapët që ish, i tha xhaxhait të tij se do të shkonte më tej në Mertur,
por jo shumë larg tij.
Tradita që është ruajtur tregon se këta si Berishë janë të dalur prej Kuçit të Malit të Zi, ku nuk mundën të
bënin me crnagorasit dhe morën rrugën për në trojet e brendshme. Fati e solli që të mbeteshin në toka fushore deri te
bregu i detit, po nuk morën së bashku rrugët e maleve, ku shpresonin se mund të mbroheshin.
Në Mertur del se nuk u zhvilluan, se Poga nuk ka veç një djalë, Lekën dhe Leka, Ndreun; kurse Ndreu,
Prendin, ndërsa Prendi Dedën. Deda fillon shtimin me meshkuj, se i lindin tre djem: Papa, Doçi dhe Biba. Pra, Pap
Deda, Doç Deda dhe Bibë Deda (Lekbibajt në Mertur të Tropojës ). Papa doli andej Drinit me bagëti për kullota të
mjaftueshme dhe mbeti atje. Edhe sot e ka emrin Fusha e Pap Deds.
Për derën e Ndokë Nikës thoshin se nuk di t’i bashkojë brezat me Mërturin. Këtë na e përforcoi edhe Ndue
Gjoni tek i cili shkuam për drekë (ishim me inspektorin e arsimit, Zef Delia, i cili u tregua i gatshëm të më
ndihmonte në këtë drejtim, por kërkoi që të bëja nja dy-tri orë kontrolli në shkollë).
Kështu, Ndokë Nika na i tha brezat e tij deri tek Papa: Ndoka (brezi i tretë), Nika, Sadiku, Prela,Ndou, Papa
(Ose ata nuk dinin ose janë të veshur, që edhe të tjerët nuk i kishin të qartë. Kur i kërkova të rreshtonte brezat, u zu
disi ngushtë dhe u hodhi një vështrim pak si të dëshpëruar pleqve të tjerë, të cilët nuk e shikuan drejtpërdrejtë, por e
dëgjonin me vëmendje. Kur arriti tek Papa, tha: “Kaq po më kujtohen, se s’po të duhen gja as ty”. Bjëri nga të rinjtë
iu përgjigj: “Po, po, i duhen, se për këtë punë ka ardhur nga Puka”. E kuptova disi hallin e tij dhe e kalova bisedën
tek Mihal Kapidani, për të cilin nisën të tregojnë).
-Na, Merturi kena qenë çipçinj të Slejman ags të Iballes. Sylejman aga vinte këtu për konak, për të marrë
pjesën. Njëherë erdhi dhe takoi Ndue Mark Vatën, i cili ishte azgan dhe i pashëm, po jo edhe aq i hollë nga dija.
Sylejmani, i cili nuk e ndente veten aq i sigurt në Mertur, i tha:
“O, lum burri, ça na thue?”
Ndue Mark Vata ia ktheu pa e peshuar mirë fjalën:
“Po të diftoj nesër, se sonte nuk e di”.
Sylejmanit i mbeti peng ajo fjalë. Mos donin ta kërcënonin apo mos donin t’i bënin ndonjë të pabërë. Pyeti
pleqtë se ç’deshi të thoshte Ndue Mark Vata me ato fjalë. Ata, që e kuptuan shqetësimin e Sylejman agës, iu
përgjigjën:
“Asht i zoti fort e s’po dimë se ça me të thanë”.
Atëherë Sylejman aga u dëshpërua fare. Iu drejtua pleqve:
“Kush del burrë me m’përcjellë deri n’Trovna, i nap tri pushkë”.
Kështu iku pa e ngrënë konakun në Mertur.
(Duke i vënë brezat siç i tregonin ata, del se ky nuk do të jetë nga njerëzit e Sylejman agës, po i zotnive të
mëvonshëm, që kishin filluar të humbisnin rëndësinë e tyre. Ja brezat: Zefi (20 vjeç), Marku dhe Ndue Mark Vata.
Pra, del se aty nga brezi i katërt. Mund të thuhet se nga viti 1840).
Sylejman aga ka qenë shumë i rëndë. Bënte dhunë në popull, prandaj hëngri kokën e vet me ato që bëri.
Njëherë Sylejmani thirri një grua të Iballes që t’i shkonte të flinte me të, se ishte shumë e bukur. Ajo nuk
pranoi. Sylejmani u zemërua. Çoi tek ajo çaushin që ta merrte me forcë. Çaushi ia solli ndër këmbë. po ajo nuk
pranonte kurrë, duke i thënë se e kishte një burrë që donte t’i rrinte besnike. Sylejmani, i tërbuar, i futi në xhubletë
maçorrin dhe e rrihte me shkop. Maçorri e bëri shdet gruan duke e gërdhishtur . ajo prapë nuk pranoi. Bile i tha se
ishte bijë Merturi, e motra e Vatë Brinit (Buça).
Pas disa ditësh, thirri parinë në një kuvend, po Vata nuk i shkoi. I çoi fjalë përmes Kurt Gegës së Berishës.
Vatë Brini i tha: “S’vi pa u ba gjak me ta”. Kurt Gega ia pruni fjalën e Vatës. Sylejmani tha: “Ça m’ban mue ai, kur
t’ia vë sarajit dyert e hekrit?”.
(Në Berishë brezat e Kurt Gegës dolën kështu: Prendushi (brezi i tretë, i datëlindjes 1894), Jaku, Ndou, Gjoli,
Nika, Prendi, Kurti, Gega, Vata, Mema, Doçi. Ishte i Doçaj. Del se ishte brezi tretë, që i përket vitit 1700).
Vatë Brini lëshoi kushtrimin në Mertur e Përtejdrinit, Nikaj e Topjanë. I kaloi në Drin me torta blini. Formoi
një forcë të madhe dhe sulmoi sarajin e Sylejman agës natën me pisha të ndezura. Para sarajit dukej një ushtri e
madhe e tmerrshme për Sylejman agën. Vata me të vetët sulmoi dyert dhe i hapi, kurse ndihmësit e tij i la përballë
frëngjive. Ishte pak hileqar, sepse u tha se përballë frëngjive do ta kishin më lehtë të luftonin, se po të vriteshin më
lehtë se atje. Sylejmani kishte vënë roja të mëdha. U vranë katër nga ndihmësit e Vatës që kishte marrë në rrethim.
Me të vetët mundi të futej brenda. Sylejmani kishte ikur nuk dihet nga ç’rrugë e fshehtë. Kishte shkuar tek ajo gruaja
dhe i kishte thënë: “Ndore!”. Kishte shkuar tek ajo se mendonte se vetëm aty nuk do ta kërkonin. Gruaja, kur kishte
parë Sylejman agën, kokulur i ishte përgjigjur: “Po t’pshtoj n’paç metë me hi nën xhpetën teme”. Dhe e shpëtoi.
Në saraj, Vatë Brini ia mori krejt mallin dhe i vuri zjarrin. Erdhi në Mertur. Gjënë e mallin i ndau me me
ndihmësit për fis. Qyrkun ia dha Sylë Malës së Merturit. Syla pati frikë. Si mund të merrte e të vishte si fukara që
ish, atë qyr që kishte veshur Sylejman aga dhe që ishte i tij. Po trimat e Vatë Brinit i thanë: “Mbaje, he pjaf, qyrkun e
Sylejman agës!”. E bënë për ta poshtëruar sa më shumë Sylejman agën në sytë e popullit. Që nga ai rast, populli i
Merturit nuk pagoi më. (Vatë Brini del në brezin e shtatë, pra rret viteve 1830-1840).
BARUTI I VATË BRINIT (BUÇA)
Me atë rast Sylejmani iku e ra në Shkodër tek Veziri. Veziri i Shkodrës e mori në hyqëm të vet dhe e bëri
prapë prijës të ushtrisë së tij për 7 bajrakët. Po Sylejmanin e vrau një i Buçajve të Iballes, sepse i pat rënë me
shuplakë para burrave.
(U pyet i moshuari Malë Bajrami i Iballes, njëri nga treguesit më të mirë të historive të Sylejman agës. Por ai
nuk dinte që Merturi të kishte sulmuar ndonjëherë sarajin e Sylejman agës. Që e ka vrarë një i Buçaj, nuk kishte
dyshim, se ai kishte qenë i vëllazërisë së Malës.
Vatë Buça ishte i njohur për barutin e tij. Kaq mirë e përgatiste, sa njerëzit thoshin:. “Ka ndezë si baruti i
Vatë Buçës”
Vendasit thonë se Vatë Buça e ka pasë përgatitur barutin kështu: merrte kurpën dhe digjte qymyr. Qymyrin e
shtypte me pleh dhish. Këtë pleh e merrte në shpella dhe e zgjidhte të ndenjur shumë. E përziente me xheverxhile
dhe raki rrushi të fortë. Këtë prodhim e përgatiste duke e përzier me kujdes dhe pastaj e linte në diell deri sa e thante
plotësisht. Me këtë barut mori famë jo vetëm në fisin e tij, por edhe në tërë fisin e Merturit e të Nikajt. Dikush thotë
se Vata nuk prodhonte barut vetëm sa për vete, por edhe për fisin e tij këndej e matanë Drinit. Aq mëri e morën
zotnitë, sa bënë çmos derisa në fund e vranë në kur Berishë të Epër. Është një vend i bukur piktoresk i mbuluar nga
pyje të dendura.
Një shtrirje të madhe mori Merturi në anën tjetër të Drinit, ku populloi fshatrat Palç, Salcë, Brizë, Tetaj, Rajë,
Shëngjergj, Toshe e Mulaj.
Edhe si bajrak, kanë shkuar herët me Merturin e Tropojës së bashku me Berishën kur vareshin 7 bajrakët e
Pukës me Begollin e Pejës. Si bajrak e mbante shtëpia e Tugj Myftarit.
Kur fisi i Thaçit dhe fiset e tjera vendosën ta lëçitnin Berishën, ajo filloi të martohej me Merturin. Këtë e
filloi shtëpia e Dodë Gegës së Berishës me shtëpinë e Kacol Vatës të Merturit. Martesën e dënoi opinioni se “filloi të
prishej gjaku”. Prandaj martesat u ndërprenë për disa breza, por më vonë filluan përsëri sepse një gjë të tillë e
kërkonte nevoja për lidhjet martesore.
PËRPJEKJET NË LUFTË PËR LIRI
Kur hri Karadaku në Dukagjin, Shala iku me të madh e të vogël dhe u derdh në Mertur. Bajraktarin e Shalës
e kishin mik. Kishin lidhje krushqie me të. Erdhën e mbushën kullat dhe deri mullinjtë me robninë e Shalës. Deri
shtatë shtëpi Shalë kanë arritë të strehohen tek një shtëpi në Mertur.
U lëshua kushtrimi për të luftuar kundër Esad pashës në Korthpulë. Shkuan burrat e Merturit dhe me ta
shumë Shaljanë. Kanë luftuar deri sa nuk patën më bukë e fishekë. Asqeri i Esad pashës kishte armë e fishekë plot.
Binin plumbat si breshër.
Tha njëri: “Po ikin”. Ia pritën do të tjerë: “Me kët b...nuk a kanë me ardhë me ta”.
Luftuan shumë. Nga Merturi u vra Nikë Gjoni. E kanë marrë Shaljanët dhe e kanë sjellë këtu. Ai u vra duke
u përpjekur t’i merrte armën një asqeri të Esad pashës, që kishte mbetur i vrarë, se mendonte se do të kishte fishekë
boll për të vazhduar luftën, se të tijtë iu sosën. Vazhduan të largoheshin një nga një deri sa u sigurua tërheqja e të
gjithëve.
Asqeri i Pashës doli në Iballe, Qyqesh, ku e priti boll Berisha, por u thye. Te Thepi i Trovnit Gjelosh Keqani
vetë i dytë, i priti me pushkë e s’i la të hynin në Trovën. Ismail Ndou kur iku, e la sofrën shtruet me gjithë të mirat:
raki rrushi, djathë, bukë, mjaltë etj. Gjeloshi bante rojë në Thep e binte e hante aty. Zabitin i Pashës thirri Ndue
Sokolin e Trovnit në Mertur. E kishin paditë për një pushkë të fshehur. Ky nuk tregoi. E goditi me shtagë hekuri tri
herë në shpinë midis shpatullave. Ndou nuk bëri as “ah” as “oh”, mbushi çibukun dhe me duart që i dridheshin, mori
një gacë në zjarr dhe e vuri sipër çibukut. Zabiti, që ishte bërë gati t’i binte, kur pa këtë nuk i ra më. Ndou pështyu
pak. Pështyma ishte me gjak. U prish dhe nuk pat vonuar shumë e vdiq.
Gjon Hasani kishte në haur një “minë” Serbie. Desh ta ndizte dhe të hidhte në erë zabitin bashkë me askerët e
tjerë, kullën dhe kush të ishte brenda, se iu mor erzi i shtëpisë së tij, se rrahja u bë aty. Po i biri e qetësoi. Ata kishin
luftuar dhe kishin marrë hak më parë. Përsëri do të luftojmë, po jo kështu.
Gjithsej kanë ndejë në 7 bajrakët nja gjashtë javë, por gjatë kësaj kohe “Ha mish, hallvë e thyer bletët.
Tallagani veshë e ia morën Pre’ Kacolit.”.
Nemcja e pat munduar shumë popullin. Merrte ushtarë. Na ka marrë 9 javë ushtarë në Shkodër e Lezhë.
Ku kishte nevojë për angari, të merrte. Na ka marrë këtu e me punue në Terbun për me bajtë trupa. Bukë nuk
kishim. Jetonim me molla të egra. Prend Ndou ishte lodhë në punë e urie, sa ra dhe e mbytën trupat në Terbun. Ishte
zi e madhe buke. Kërkonin njerëzit këlkazë dhe ziheshin me njëri-tjetrin se kush t’i merrte. (Këlkazat janë si njëfarë
patateje që del nëpër disa ara. Nuk hahen, se janë të hidhura). Komandanti i postës për në Fir (Fierzë) ishte i egër. U
binte njerëzve me shputë. Kërkonin shumë mish. Njëherë i kërkuan Myftarit tonë 400 kile mish përnjëherë.
Në kohën e Opozitës (1924) shkuan shumë për të luftuar për Opozitën. Shkuan edhe ata që ishin me pushkën
e Qeverisë së Zogut, si Musë Biba, Jak Pjetri, kapter xhandarmërie, të dy iballas dhe Dedë Prendi, babai i Gjokës që
ishte pa triskë fronti.
Edhe në kohën e Lumës (kur erdhën bashibozukët e Muharrem Bajraktarit nga Luma, që populli e mban
mend për keq. E quan shkurt “Koha e Lums”, shkuan të gjithë për të luftuar në Pukë. U vra atje Hilë Marashi. Kur
erdhën këtu, tanët vranë dy lumjanë. U dogjën prej tyre 9 kulla.
(Duhet shënuar se jo në kohën e Opozitës (1924) kanë shkuar kundër Pukës disa të qeverisë, por më 1926, se
kështu nga Berisha u prini Sahit Meti, i cili ishte komandant poste atje. Kishin besim se do të rrëzohej regjimi i
Zogut).
E mbajnë mend Vas Kirin, se qe këtu para Opozitës a pas saj. Vas Kiri ishte i veshur me çorape të gjata deri
në gju, me pantallona në çorape. Ishte i shëndoshë nga trupi, por me trup mesatar. Mbante një kapuç me fund si Vaso
Pasha, bile i ngjante atij. Rrinte i maskuar më tepër tek shtëpia e Gjon Hasanit. Atëherë duket se erdhën nga bajraku i
Iballes një patrullë që kaloi këtej dhe hyri në Berishë, po i vrau komita e Sokol Cubit. U vranë Man Misini iIballes,
Mark Doda i Aprripës dhe u plagosën nja dy të tjerë. I mbajtën 24 orë. U banë ankesa në Shkodër. Pater Simoni i
Berishës shkroi letra për ankesë të Berishës.
Në kohën e Zogut u hjeksue trimi Nue (Ndue Deda prej Dodë Prendit. Rdhën xhandarët e Zogut dhe e
arrestuan. Mandej u vra. Ka këngën, një këngë shumë të mirë.
MIHAL KAPIDANI
Mihal Kapidani ishte nga Mali i Zi. Kishte ikur prej andej dhe kishte ardhur në Berishë, Trovën e Mertur. Ka
qëndruar në këto fshatra nja 4-5 vjet.
Mihal Kapidani i thërrisnim ne se ashtu thoshte se e kishte emrin. Ishte i veshur me rroba civile. Ishte
trupmadh. Fliste pak. Pushonte rregullisht në drekë pas buke. Kërkonte që të mos i bëhej zhurmë.
Thuhej se ka ndejë edhe mbas Bajram Currit, po ishte plak. Thoshin se kishte lënë një djalë atje në Crnagore.
Djali mund të ishte rreth 40 vjeç (në vitet ’20). Tregonte se e ndiqte qeveria serbe. Dikush thoshte se kishte vrarë të
shoqen për çështje nderi, prandaj kishte frikë të kthehej se e dënonin me vdekje ose e vriste vetë i biri, të cilin e
kishte lënë jetim. Kudo që shkonte e prisnin mirë dhe e respektonin si njeri që ishte kundër serbëve (shovinistëve
serbë).
Ka vdekur para se të hnte Luma. Vdiq në shtëpinë e Ndue Dedë Marashit të Merturit. Deda u tregua burrë
bujar. Preu një cjap për drekët e tij dhe thirri nja 15 shokë. Atje e ka varrin.
(Është për t’u shënuar se e kujtonin me njëfarë dhembshurie në shpirt. U vinte keq që si plak i mjerë endej
nëpër dert e tyre për një kafshatë bukë. Të shtyrë nga bujaria e tyre dhe ndjenjat njerëzore e kanë trajtuar sa më mirë
dhe kurrë nuk kanë kërkuar prej tij të kryente ndonjë punë si shpërblim për ushqimin që i jepnin. Na e treguan
çështjen e tij në Berishë, Trovën e Mertur).
Merturi i Gurit dhe Aprripa e Gurit shkonin me kishën e Berishës. Paguanin 10 okë drithë, se nuk e dëgjonin
kambanën. Po të mos e paguaje “hakun” e kishës, prifti nuk të bekonte bukën të dielën e Pashkëve. Edhe po t’i
luteshe, ishte e kotë, se thoshte se ishte se s’ishte e drejta e tij ta falte “hakun” e kishës. I jepnin edhe një okë groshë
dhe një mshere djathë (një gogël, rreth një kilogram).
Priftërinjtë ishin nganjëherë shumë arrogantë. Njëherë i i futi në gojë Gjokë Malës pykën e drunjtë se kishte
ngrënë mish të dielën e të Lidhurave. Këtë gjë e bëri faqe burrave, për ta dënuar për “mëkatin” e rëndë që kishte
bërë.
APRRIPA E GURIT (21.05.1969, 19-20.10.1969, 21.07.1982)
-Gjon Bardheci, i datëlindjes 1894;
-Marash Toma, -“- 1920;
-Ndue Zefi, -“- 1923;
-Ndue Pjetri, -“- 1935;
-Ndue Frroku -“- 1939.
Herën e parë shkova në Aprripë të Gurit më 21 maj 1969, në kthim nga Merturi i Gurit. U nisëm në mëngjes
herët bashkë me Zef Delinë, që ishte inspektor i arsimit. Koha ishte e mirë dhe filloi të bënte vapë.
Herën e dytë u nisa nga Kryeziu ku isha mësues dhe rashë në Iballe. Prej aty, të nesërmen shkova në
Kokdodë e Aprripë Guri më 19 e 20 tetor. Na shoqëroi mësuesi i Kokdodës.. ishte një kohë shumë e mirë. Të
nesërmen, me mësuesin Lekë Hajdari shkuam te “Shkrojlat e Turkut”.
PËRBËRJA ETNIKE E FSHATIT
Aprripa e Gurit përbëhet nga banorë të fshatit të Merturit të Gurit. Edhe këtu i mbajnë mend fare mirë brezat
deri te Pogu (a Poga, siç thuhet në popull). Këta kanë ardhur drejtpërdrejtë nga Merturi i Gurit., që është ngjitur në
jugperëndim, por nga Merturi i Përtejdrinit.
Kështu, Gjon Bardheci, 75 vjeç tregon se i pari i tij është i ardhur prej Palçit të Merurit. Mesa kujton, këtu ka
ardhur Mesh Bici
Me sa munda të hetoj, këtu nuk erdhi Mesh Bici, po Bic Prendi, që është një brez më tej. Këtë e vërtetojnë
edhe toponimet Rasa e Bicit, që është vazhdim i Majes së Qllumit (mbi 1400 m mbi nivelin e detit). Livadhi i Bicit
(po në atë drejtim). Kurse Mëhalla e Bicit (a r Bict) janë vëllazëria që edhe sot thirren me këtë emër. Kurse Mesh
Bici na del te Lera e Mesh Bicit (po aty, në afërsi të Livadhit të Bicit). Guri i Pep Meshit (Mesh Bicit) gjendet në
anën jugore, në faqen e Qllumit nga ana e Merturit. Këto toponime tregojnë vazhdimësinë e brezave nga më i vjetri:
Bici, deri tek Meshi dhe më i riu Pap Meshi. Po kështu, po të ishte i pari që erdhi këtu Mesh Bici, atëherë duhej që
vëllazëria të quhej me emrin e Meshit dhe jo të Bicit, siç quhet në fakt, që e gjejmë edhe në vende të tjera, siç është
rasti i Merturit të Gurit, ku pranohet në të gjitha rastet se nipi i Kojelit, Pogu qe ai që e filloi jetën në Mertur etj.
Fshati i Aprripës së Gurit përbëhet prej 9 vëllazërish apo mëhallësh, siç quhet në popull:
1.Gjongecaj; 2.Bicaj; 3.Koçaj; 4.Demarkaj; 5.Gjomarkaj,;
6. Memaj; 7.Markolaj; 8.Martinaj; 9.Pepgjonaj.
Po të bazohemi në gjenealogjinë e brezave të marrur në Merturin e Gurit dhe në Aprripë të Gurit, del se ata
janë marrë më 1932 (shih Folklorë 2, Shkodër, 1940, nuk janë të sakta sepse brezat te Memajt na dalin me Pogun 15
brez. Po kështu edhe Gjongecajt, 15 brez me Pogun, ndërsa Markolajt, 13 brez. Me Bicajt, 12 brez-një më pak. Duke
krahasuar brezat e Gjon Bardhecit, të cilin e treguan si më të saktin gjatë ekspeditës së majit 1969 dhe mesa
hulumtova, ashtu ishte dhe dalin këta breza: Gjoni, (brezi i tretë),Bardheci, Hajdari, Ivani, Papa, Meshi, Bici Ndreu,
Leka, Poga. Kështu, Poga del te brezi i 13-të, ndërsa duke e krahasuar me trungun e tij në Mertur Guri, del në brezin
e 14-të: (Ndue )i treti brez), Gjoni, Hasani, Pera, Palushi, Buça, Papa, Prendi, Ndreu, Leka, Pogu. Prendi, brezi i 10-
të ose i 11-të, nuk gjendet në materialet që paraqet Folklorë 2.
Nuk duhet të harrojmë se të gjitha vëllazërive u ecin brezat njëlloj, sepse një gjë të tillë e shohim edhe sot.
Megjithatë, breznitë zakonisht lozin një brez më shumë ose më pak; dy brez nuk më ka rastisur ta vërtetoj gjëkundi.
Këto mëhallë a vëllazëri që gjejmë sot në Aprripë të Gurit, shkojnë jo më shumë se dhjetë brez. Kështu, na
dalin të vendosur këtu rreth vitit 1720. Bicat thonë se u larguan prej Palçi të Merturit për shkaqe gjaqesh.
Lidhjet e gjakut i ruajnë mirë edhe sot dhe nuk e quajnë të dëshirueshme martesën brenda fisit. Vetëm
Berisha qe e detyruar ta bënte këtë, që nga mesi i këtij shekulli e ka vazhduar edhe me Merturin, por në masë jo aq të
zhvilluar, sepse zakoni fisnor është më i fortë dhe breznitë për t’u martuar jashtë fisit të Berishë-Mertur e anasjelltas,
i kanë të mëdha. Kështu, Ndue Marka Frrok Hajdari është nip Berishe. Dajët e tij janë Lëvoshë (Dedosh Jaku, i varur
nga regjim i Zogut për veprimtari politike kundër këtij regjimi.
MARRËDHËNIET ME ZOTNITË E IBALLES
Tradita nuk e kujton që ndonjëherë Aprripa e Gurit të ketë qenë pronë e zotnive të Iballes, siç kanë qenë
Kokdoda, Bugjoni, Fierza e Poravi. Megjithatë, dinë një rast kur zotnitë e Iballes bënë përpjekje për t’i bërë bujq të
tyre çifqinj, por nuk ia dolën.
Njëherë, kur Aprripa e Gurit kishte qenë 7-10 shtëpi, kërkon zotni që ta nënshtrojë, prandaj mori Bajrakët e
Epër dhe sulmoi Aprripën e Gurit.
Bajraktari i Bugjonit nuk kishte pranuar që t’i binte Aprripës me bajrakun e vet. Atëherë zotnia bajrakun ia
dha Cam Leks nga Fierza. Cam Leka ishte fis Bopi.
Filloi një luftë e rreptë, por Aprripa nuk shtrohej edhe nga terreni shumë i thyeshëm dhe nga ndihma që i
vinte që nga Përtejdrinit, nga vëllezërit e fisit të Merturit. Njëri, nga të zotnisë,-thotë tradita,- vetë zotni kryesor,
duke bërë përpjekje për të hyrë, u plagos në këmbë, e cila iu thye. Atëherë mendoi të tërhiqej, por Cam Leka, që
ishte bërë bajraktar ishte shumë i bindur se mund ta thyenin Aprripën, prandaj bëri përpara me të gjithë forcat e tij.
Bile i çoi fjalë që t’i bënin gati konakun, se do të shkonte të hante patjetër aty. Por në përleshje e sipër mbeti i
vrarë. Bugjoni erdhi gjatë luftës, po nuk dha ndonjë ndihmë të veçantë, ngaqë edhe zotni e shihte si të kotë, prandaj e
kthe bajrakun e Bugjonit.
Aprripa i qiti këngë kësaj lufte me lavdi, por Gjon Bardheci mundi të kujtonte këto vargje:
“Çou, Cam Leka e merr bajrakun,/Shpejt e mur qeni darken./ Ish i pa soj, s’e ka nafaken”.
Miskë Camja, ishte bijë Aprripe në shtëpinë e Cam Dedë Aprripës. (Brezat e saj vijnë kështu: Pjetri, Zefi,
Kola, Alia, Uka, Cama. Pra, kapet në vitet 1820-1830). Ajo ishte e martuar tek Buçajt e Iballes. (Duhet parë fakti se
Miska ishte e krishterë, kurse Buçajt ishin të gjithë myslimanë.
Miska ishte një grua e bukur dhe burrëreshë. Ajo i rrinte besnike të shoqit, me të cilin kishte një jetë të
thjeshtë dhe të ndershme. Po zotni ishte lakmitar dhe kërkonte që gratë e bukura t’i nënshtroheshin dhe me të cilat
mbante lidhje.
Edhe Miskën nuk e la të qetë. Asaj iu lut Zeqir aga t’i shkonte në shtëpi për të fjetur me të. Miska nuk pranoi.
Kjo ishte fyerje për zotninë, i cili dërgoi njerëzit dhe i futën një maçok nën xhuvetë. E rrihnin maçokun me shkop
dhe ai e gërvishti duke e bërë tërë plagë. U bë si mos më keq (shydet). E morën vesh 7 bajrakët. E koriti zotni gruan.
Ajo i tha Zeqir agës se ishte e bija e Cam Dedës të Aprripës që do t’i shihte sherrin. Cam Deda kishte pasë edhe një
vajzë të martuar në Kokdodë. Nipi i tij nga Kokdoda kishte qenë shumë trim. Ai kishte thënë në shtëpi se ja do të
qiste pushkë për tezen Miskë Camen, ja nuk do të mbetej gjallë. Shtu bëri. Shkoi në Iballe si për do punë shtëpie.
Shkoi tek Zeqir aga, i cili po mbaronte një saraj të ri, por ende s’e kishte përfunduar. Ky nipi i Cam Dedës, shkoi
gjoja për të ndejtur pak te Zeqir aga e priti dhe vrau. Iku me vrap dhe u fsheh në një arë me misër, se ishte kohë vere.
Pas pak doli nga ara dhe i ra ndore Pematit të Iballes në Koprat, po Pemati e kishte frikë zotninë dhe nuk mundi ta
mbante. Atëherë hyri përsëri nëpër arë dhe shpëtoi.
Më keq kanë hequr me zotninë Bugjoni. Ata së bashku me Poravin, kanë qenë në tokë të zotnisë. I paguanin
pjesën çdo vit, i bënin punë angarish dhe për Shënmëhill (i bie një shtator, pas Zojës së Merturit), i çonin shpatullën
e fërlikut.
Ukë Marash Paliçi të Bopit, nga Fierza, i tha popullit se nuk duhej t’i paguanin më zotnisë. U priu për në
Iballe “burrë për shpi”. I shkoi Zenel agës dh e thirri:
-O Zenel aga!
Ai iu përgjigj gjithë inat:
-Ekam edhe një “bisht” mbrapa.
Marashi, për ta vënë në lojë zotninë e thirri.
-O Zenel bishti, pra! Kam ardhë me të thanë se çeto gjana që i ke marrë, s’ke për t’i marr[ ma!
Zenel aga që kishte dalë jashtë të dëgjonte se çfarë do t’i thoshin, nuk foli, po drodhi e hyri brenda. Që prej
asaj kohe nuk kanë marrë më asgjë.
(Duhet pasur parasysh edhe tregimi që thuhet për Miskë Camen në Mertur të Gurit, çështja e së cilës lidhet
me Sylejman agën dhe jo me Zeqir agën. Edhe në Iballe e lidhin me Sylejmanin, duke treguar me hollësi edhe
qëndrimin e së shoqit të Miskës, si dhe emrin e tij. Këtu kemi një pasaktësi në emrin e zotnisë, si dhe për vrasjen e
tij, por vrasja mund të jetë bërë nga një tjetër, siç ka qenë zakon).
Legjendë:
ORA E QLLUMIT
Një nga shpellat e shumta të Qllumit të Merturit të Gurit është edhe Shpella e Orve. (Në “Folklorë 2”
thuhet gabimisht “Bira e Orve”, sepse populli nuk i quan bira, por shpella).
Kjo shpellë gjendet në verilindje, bile shumë në lindje tëShkambit të Qllumit. (Dikush Qllumin e lidh me një
emërtim latin, që do të thotë “i vdekjes”m pra, Shkambi i Vdekjes).
Në këtë shpellë,-thuhet në popull,- se qëndron Ora e Qllumit të Merturit. Ora është një femër e bukur,
veshur me të bardha. Ajo sillet nëpër shkëmbinjtë e Qllumit, natën, se ditën nuk mbahet mend ta ketë parë kush
ndonjëherë. Por për ekzistencën e saj, pleqtë kanë bindje edhe sot. Ata, kur hapnin derën në mëngjes ose kishin
ndonjë vështirësi, thoshin: “Nimo, Zot e Ora e Qllumit të Merturit!”. Kishin besim se bënte mrekullia.
(Për Orën e Fisit gjejmë edhe në Dardhë e Berishë. Në Berishë quhej “Ora e Fisit” dhe thuhej “Ora e Fisit
me më ndihmue!”. “Më ndihmo Ora e Fisit!”. Po kështu në Daardhë, kur hapnin derën e shtëpisë thoshin: “Ndihmo
Ora e Kabashit!”
Edhe në këto vite janë përhapur fjalë se e kanë parë Orën e Qllumit të veshur me të bardha duke fluturuar
mbi Shkëmb me trupin drejt ashtu siç ecet nëpër tokë.
Bile mësuesi Ndrekë Qerraxhia nga Shkodra, i cili ka shërbyer në Aprripë gjatë viteve 1976-1981 tregon se
disa fshatarë për t’u tallur mbuloheshin me çarçafë dhe kalonin natën nëpër fshat gjoja sikur po kalonte Ora e
Qllumit dhe të nesërmen thoshin se e kishin parë. Të tjerët e besonin se e kishin parë me të vërtetë Qrën të veshur
me të bardhë duke kaluar nëpër fshat. Por në të vërtetë kishin parë një nga ata të rinjtë që e bënin për t’u tallu

Xhemal Sadri Beci, nga Zezajt e Pukës, tregon se ka qenë ushtar me një të ri nga Merturi i Gurit... i ati i të
riut kishte besim të verbër tek Ora e Qllumit dhe ai ishte aq fanatik sa nuk flinte me nusen e tij dhe thoshte se “nuk
flihet si burrë e grua me një nuse që bëhet një nga robtë (pjesëtarët)e shtëpisë. Kjo filloi të zgjatej e të bëhej
shqetësuese, aq sa njëri nga të shtëpisë i tha se një natë kishte dëgjuar Orën e Qllumit duke e thirrur me emër. Kështu
e morën deri afër Shkëmbit ku qëndronte ai i shtëpisë mbuluar me çarçaf. Ky e thirri:
-Oj, Ora e Qllumit! Ça kërkon prej meje?
I përgjigjet “Ora”:
- O, fli me nusen si burrë e grua, se po bie në gjynah!
Malësori u kthye në shtëpi dhe që nga ajo natë po “zbaton” “ porosinë” e Orës. Me të shoqen kanë fëmijë dhe
djali, siç e cekëm, kreu shërbimin ushtarak. Tash e tregojnë kudo andej nga Merturi e Aprripa, por me rezervë që të
mos e fyejnë atë familje.
Guri i Shtrigave gjendet në Shkëmbin e Aprripës nga ana lindore. Mbi atë shkëmb thuhet se dikur kanë parë
shtrigat të kërcenin së bashku. Që nga ajo kohë atë gur të madh të Shkëmbit e quajnë Guri i Shtrigave.
Në pranverë, Natën e të Lidhurave, shtrigat aktivizohen si asnjëherë tjetër. Ngrihen natën nga shtëpitë e tyre
dhe, si bashkohen, bëjnë planin që të sulmojnë shtëpitë për “të prishur” bagëtitë ose të rinj e të reja, kryesisht të
mitur, duke “iu hangër zemrën” në një natë të tillë kur i tërë fshati mobilizohet për t’i luftuar ato. I kishin parë tek ai
gur tek kërcenin valle, të gëzuara se do të ”hanin mësysh” njomishta. Atë natë populli mblidhej buzë vatrave, merrte
brez grash dhe bëhej “lidhja” e shtrigave. Njëri pyet: “Kë po lidhim?”. Tjetri i përgjigjet: “Po lidhim...filanen”, duke
i përmendur emrin një gruaje që dyshohej për shtrigë. Ndërkohë, brezit i lidhej një nyjë, duke thënë: “Shtrigë asht e
shtrigë koftë dhe kurrgjë mos na baftë!”. I frynin nyjës dhe vazhdonin me të tjerat. Dikush thoshte edhe dy-tri fjalë
nga ndonjë lutje fetare, qoftë kristian a qoftë mysliman (sipas besimeve). Brezin me nyjet e lidhura e vendosnin mbi
derë ose dritare, ku mund të bënin përpjekje shtrigat për të hyrë brenda. Ato po hynë, janë të detyruara, kur janë të
lidhura me emra, të kalojnë nëpër nyje, ku u mbetet ndonjë qime floku nga zori i madh që heqin gjatë kalimit.
Kështu bëheshin të pafuqishme për të shtriguar apo për të “ngrënë mësysh njomishtet, fëmijë ose bagëti. Ky besim
ekziston deri më sot. Të moshuarit besojnë se disa gra, kryesisht plaka, janë shtriga, bëjnë mësysh. Por për këtë apo
atë grua dikush mund ta mendojë për shtrigë, dikush jo.
Njëherë, një mëngjes, pyesnin njëri-tjetrin nëse i lidhën atë mbrëmje shtrigat. Tjetri i përgjigjet se po. Po
ndodh që i kallëzon se kishte lidhur filanen e filanen, një grua për të cilën dëgjoi i shoqi se filani ia kishte “lidhur”
për shtrigë. Merr pushkën dhe e vret. Kjo ka ndodhur nga fillimi i këtij shekulli. Natën e të Lidhurave për t’u
“mbrojtur” nga shtrigat, përdorin hudhrën, duke ngrënë qoftë vetëm një thelp sa për erë, pasi ato nuk e durojnë erën
e hudhrës dhe ikin pa bërë gjë.
Më 1966 në kryesinë e Frontit Demokratik të rrethit të Pukës, ishte thirrur në raport kryetari i organizatës së
frontit të fshatit Karmë e Epër. Ndër të tjera, ai u vu përpara përgjegjësisë se kishte lejuar në fshat që një plakë e
mjerë, pa njeri, të cilësohej katundisht si shtrigë dhe ishte kërkuar që jo vetëm të izolohej, por edhe të lëçitej fare nga
fshati. Ai u bind për gabimin e bërë dhe pranoi të tregonte kujdes për atë plakë të mbetur.
Shtegu i Rrënimit është një shteg shumë i ngushtë mbi breg të Drinit, në anën perëndimore të Aprripës.
Nëpër atë shteg u duhej fshatarëve të kalonin sidomos për të marrë dushk ose drurë për zjarr. Shtegu ishte kaq i
rrezikshëm, sa zor të kalohet veç nga vendasit, që janë të shkathët dhe të stërvitur që në vogli në një terren të tillë.
Tradita tregon se njëherë kishte sulmuar fshatin ushtria turke. Fshati, i lajmëruar me kohë nga ata që e kishin
parë ushtrinë nga larg duke ardhur, morën ç’mundën dhe u larguan për në breg të Drinit nëpër Shtegun e Rrënimit,
ku nuk mund të kalonte armiku. Kur gratë dhe fëmijët po largoheshin mbi shteg, një pjesë e ushtrisë së armikut
kishte hetuar se po u vihej prapa. Filluan të kapeshin nëpër shtegun e ngushtë të Rrënimit, sa mezi mbaheshin duke u
lëkundur për të ruajtur ekuilibrin.
Një grua e shkathët, që kishte marrë me vete një gogël djathë, nxori nga zhaba atë gogël djathi dhe gjuan
ushtarin e parë. Ai bie në greminë duke tërhequr gjithë të tjerët që ishin pas tij. Kështu shpëtuan gratë e fëmijët që
ishin larguar nga ajo anë.
Atij vendi janë fshehur herë pas here nuset dhe vajzat gjatë regjimit të Zogut, kur vinin xhandarët në fshat,-
tregon Marash Toma. Ata, përveç që kërkonin të hanin e të pinin në kurriz të fshatarëve të varfër, donin t’u grabisnin
nderin shumë nuseve dhe vajzave të fshatit. Një të marrë vesh ardhjen e tyre, nuset dhe vajzat e rritura bëheshin grup
dhe vraponin për te Shtegu i Rrënimit derisa siguroheshin se ishin jashtë rrezikut.
SHPELLA E ROBVE
Në juglindje të Aprripës së Gurit, në faqen jugore të Shkambit të Qllumit gjendet Shpella e Robve. Kjo
shpellë është në një vend të maskuar të shkëmbit. Është mjaft e madhe. Në të mund të strehohen njëherësh dhjetëra
njerëz, bile edhe bagëti. Shpella ka një hyrje të gjerë dhe brenda një lartësi 3 m.
Në këtë shpellë strehoheshin njerëzit sa herë që në fshatin e Aprripës apo të Berishës së Epër rrezikonte
armiku. Prandaj e ka marrë emrin “Shpella e Robve”, sepse aty strehoheshin dhjetëra robë (pjesëtarë të familjeve).
Në të kaluarën, bile deri sot përdoret shprehja: “Si i ke robtë e shpisë?”.etj.
Kështu, tregojnë se gjatë pushtimit turk, sa herë vinin ushtarët për të nënshtruar e dhunuar fshatin, dhjetëra
malësorë vraponin për t’u mbrojtur në Shpellën e Robve. Kështu kanë vepruar edhe në kohën e Hyrrjetit, kur
kajmekami Hysen efendiu dërgoi shumë forca për të mbledhur armët dhe taksat e reja që ishin aplikuar në atë kohë.
Edhe gjatë operacioneve famëkeqe të trupave të Esad pashës, më 1915 dhe të mercenarëve të Lumës e Dibrës
më 1926, në këtë shpellë u strehuan malësorë nga Aprripa e Berisha e Epër.
Shpella është e mbrojtur nga të gjitha anët, veç nga ana juglindore. Në këtë anë hyrja e shpellës është e hapur
dhe e qetë dhe mund të mbyllet me pengesa prapa së cilës mund të bëhej një mbrojtje e sigurtë për disa kohë, sepse
shpella nuk ka ujë.
Nga ana tjetër, shpella është e futur në shkëmb, bile edhe hyrja i qëndronte një e dalë e shkëmbit, duke krijuar
përshtypjen se në thellësi nuk ka fare shpellë as mundësi kalimi. Prandaj kjo shpellë është përdorur shumë për
strehime e për mbrojtje. Tani vonë ka shërbyer edhe si mriz i gjësë gjallë gjatë kullotjes.
Shkëmbi i Merturit dhe Aprripës ka shumë shpella. Ndër këto, më të njohurat janë: Shpella e Madhe, Shpella
e Kaçës, Shpella e Kronit Duks etj. (Duhet pasur në konsideratë emri i dukës, si emër shqiptar nga fjala duk, i
dukshëm; këtu i përdorur në kuptimin që ka dukë, ka pamje të bukur. Shpella e Kronit Duks është në lindje, afër
bregut të Drinit). Me interes është edhe Shpella e Kojelit. (Kojeli qe i pari i Berishës).
Legjendë
SHKROJLAT E TURKUT
Prej kohësh më kishin thënë se në një shpat të Shkëmbit të Qllumit të Merturit dhe të Aprripës së Gurit janë
“Shkrojlat e
fakte e ndershmëri ta hidhte poshtë si të pavërtetë e denigruese. Po si? Qysh? Aq e pështirë i vjen, sa nuk ka guximin
që ta thotë. Unë e kam dëgjuar në Lurë në gusht 1987: “Moj Berishë, Berisha e qenit,/Ty mos t’xaftë ven kuveni!/
Dy shpejë ti mos u bash,/ Po fare mos dalsh!”. (Edhe prof. Shefqet Hoxha më tregon se e kishte dëgjuar më 1967 në
Dibër, kur kishte marrë pjesë në një ekspeditë për leksikun e rrallë të shqipes dhe të folmen karakteristike të Dibrës. I
kishte ardhë keq ta pyeste vetë Xhemal Berishën, ku kishte bujtë dy net, atë kohë, ta pyeste se si e pse ishte sajuar,
por profesor Shefqeti e kishte kuptuar se ishte një sajesë qëllimkeqe kundër fisit të berishasve që kishte zënë vend në
Muhur e Gardh të Poshtëm e në Mazrek, ku ishte fuqizuar e marrë famë. Fuqizimi ekonomik e politik dhe fama e
fituar me zotësi e aftësi të rralla si një fis i lashtë me gen fisnik. Pikërisht kjo kishte shqetësuar fiset vendas e aq më
shumë tre oxhaqet që i përmend autori. Këta nuk ishin mësuar të qëndronin në hije të fiseve të tjera, sado të fortë e të
zot të ishin, siç filluan të bëheshin këto “dy shpejë” Berishë.

Pleqtë e fiseve me rëndësi nuk mund të duronin “pleq” të tjerë “të rinj” se u bënin hije. Prandaj prej tyre lindi
shprehja aq kuptimplote: “Kur
Zoti bani pleqtë, djalli polli stërpleqtë”, sepse u bënë shqetësim e pengesë në veprimtarinë e tyre pleqnore,
organizative e drejtuese.

Këta “pleq” nuk mund të duronin këtë “pjellë të djallit”, prandaj edhe i cilësuan si të tillë.

Ndryshe qëndron me burrat me burrëri, si i ndodhi njërit prej Puke, që po shkonte “mik së pari” te një
dashamir që ishte njohur në një kuvend krenësh. Ky “mik së pari” si hyri në fshatin për ku ishte nisur, takoi një
malësor tropojan me tipare burrërore. E pyeti: “Ku e ka kullën filani, se jam tuj i shkue mik së pari. “Shiko atë kullën
afër asaj kodre,-iu përgjigj.-Po edhe nji pyetje, mundësisht, si janë si gjind? –Pse i kam unë hasëm, mor lum

“miku sparit”, boll të fortë e të zot janë”.


E morëm këtë shembull për të treguar se ka edhe shembuj fisnikërie prej burrash model, që dinë ta vlerësojnë edhe
hasmin, kundërshtarin e tyre.

Prof.dr. Sabri Laçi në shkrimin e tij “Leksioni i vendvarrimeve të Kosovës”, botuar në “Nacional”, datë 30
shtator 2018, fq. 13, për banorët e ardhur në afërsi të vendbanimeve të vendasve, me të cilët kishte raste që bëheshin
dhe drama të konflikteve për territore, troje, toka të punueshme, pyje, kullota e burime ujore” etj. deri edhe
organizime kuvendesh në shkallë fshati, zone e dheu.” Kështu i quanin me përçmim si “muhaxhirë”, “lagjja e
muhaxhirëve” ose “katundarë”. Tregonin në Gjakovë për një ardhës në qytet prej katundeve. Kishin kaluar 4 breza
dhe përsëri nuk i thërrisnin me emër, por “ai katundari”. Në Shkodër thoshin dikur se “katunari mbetet katunar”.
Kështu edhe Malësia e Madhe, Mbishkodra për Dukagjinin e Pultit, Shalë e Shosh. Kur u vendosën në luginën e
shpateve të Lumit të Shalës, lindën konflikte sidomos për kullota, aq sa u bënë edhe
burim nofkash përbuzëse. Më ka rastisë të udhëtoj me një të moshuar prej Malësisë së Madhe, të cilin jo pa qëllim e
pyeta: “Si u ka mbetë Dukagjin banorëve ardhës në luginën e Shalës?” Atij i erdhi mirë për pyetjen që i drejtova. Si
lëmoi mustaqet, m’u përgjigj me kënaqësi: “Mor, lum miku, kur erdhën aty s’di kah, por u banë të zorshëm për
kullota, shtiqe e udhë. Kështu, barijt tanë, kur iu afruen Luginës së Shalës, u pyetën prej pleqve për së largu: “Çka
shifet atje poshtë në Shalë?”. Barinjtë u përgjigjën: “Duken do si gjin, pra në mana të njerëzve, gjindve dhe kështu u
mbeti Dukagjin. Kur i thashë se unë s’di ndryshe, u mbet Dukagjin nga se erdhën prej maleve të Dukagjinit-Pukë-
Mirditë, konkretisht prej Midhe të Pukës, ku banorët quhen “Shalë”, “Shala e vendit”, dhe të një fisi. Nuk janë
martuar Midhë e Shalë, Dukagjin. Nuk më erdhi mirë “U mbet Dukagjin”. Populli thotë “Dukagjin”, kurse vendi
Pult”. Dhe pavarësisht kësaj nofke, dukagjinët janë një popull trim, liridashës, atdhetar dhe punëtor.

Shembujt e mësipërm faktojnë bindshëm dy gjëra: “Ardhësit sjellin edhe shqetësime për vendasit, prandaj
konfliktet shprehen edhe me nofka e trillime denigruese, si edhe rasti i Dibrës për “NËMËN” e Skënderbeut për
berishët. Njëra anë. Tjetra: këto përplasje dhe me këto nofka nxjerrin në dritë faktin se këto ndodhin kryesisht me
banorë ardhës. Pra “NËMA” iu shpif berishëve si kundërvënie për t’i denigruar e frenuar në sukseset e arritjet e tyre,
duke i mbajtur gjithmonë të frenuar pas vetes. Por ja, na del Naim Berisha, autor i njohur i rreth 300 botimeve. Sa
edhe romani “Të jetosh në paqe” është një mesazh që bën thirrje për paqe mes fiseve, si një komunitet i prirë për
paqe e mirëkuptim mes vetes. Por i nderuari Naim, duke i ikur “shiut” të “NËMËS”, bie në “breshër”, kur berishët e
Muhurit Mazhak i paraqet “qendra e botës” e Berishën ku janë e ku s’janë. Duke bërë një kapërcim të tillë, të shkon
mendja te ajo thënia e bukur popullore për atë malësorin që nuk i hipte dot kalit me shalë. Prandaj iu lut Shenjtit
Shna Ndue: “Ndihmo Zot e Shenjti Shnandue të hypi mbi këtë kalë. Por i dha aq shumë vetes, sa kaloi në anën tjetër
e ra në tokë. I pakënaqur, tha: “Jo, bre Shenjti Shnandue, nuk t’u luta me m’dhanë aq fort sa me dalë në anën tjetër të
kalit”.

Ja, zotni Naim, duke dashur të mos pranoni prejardhje tjetër veç dibrane të berishëve, dole në anën tjetër e
kalit tuaj të pendës. Megjithëse një gjë duhet pranuar se berishët sado të ardhur aty prej Puke, janë integruar në
kulturën e traditën e mirë dibrane. Pra, duhet ta pranoni këtë realitet që edhe berishët e Dibrës e kanë origjinën prej
Puke, thellë-thellë,prej Bjeshkëve të Thata (apo të quajtura edhe “Bjeshkët e Namuna”, prej ku zbritën vrullshëm si
ortekët kur bien ndër gropa”. Apo jeni ndikuar prej shprehjes tallëse shkodrane “shkodran prej Puke”.

Megjithatë unë mendoj se kjo ju ka ardhë ngase nuk bëtë “një vrap pele” e të vinit në Pukë dhe të shkilnit
nëpër Berishë, ku do të njiheshit me të panjohurat mahnitëse të Berishës së Pukës, ku rrezatuan berishët shekull
mbas shekulli deri në brigjet e Adriatikut, ku u mbet emri shumë berishëve: “Murr Dedi”, po kështu rreth liqenit të
Shkodrës deri në Kuç të Malit të Zi dhe Berishë të Tropojës, si dhe në Arrni (Lumë), Konaj etj.
(I nderuari Haziz Ndreu nuk e kishte për zor të thoshte se “Na kanë thanë se jemi prej Ndreajve të Tropojës. Pra,
Ndreajt e Dibrës nuk janë pa tradita e histori krahinore e kombëtare. Dhe pranojnë qetë-qetë se janë prej Ndreajve, ja
prej Tropoje, ja prej Komani.

Po kur i thashë se mund të jenë prej Komani, se ka dy toponime të Ndreajve aty: Kisha e Shlleshndreut në një
luginë të bukur mes malit Gabet e Rrasës së Qerretit, e quajtur Podi Kishs. Po kështu, në Koman, lagjen Gogsh, ka
qenë Kisha Ndreut. Prandaj Ndreu del i pranishëm në Koman si shenjt apo pronar i pasur që ka ndërtuar edhe kisha,
si Kisha e Shlleshndreut (Shën Aleksandrit). Artisti i madh Haziz Ndreu u përgjigj: “Edhe më mirë kështu prej
Komanit me “Kulturën Arbërore” të Komanit. Por duke buzëqeshur:-“Duhet hulumtuar më tej”.

Pra, rasti i Ndreajve tregon se Naimi duhet të bashkëpunojë në të ardhmen me ing. Kol Dedën, autor i librit
“Në panteonin e lirisë”, Tiranë, 2018. (Dëshmorët e Belshinës, Berishës, ku sillen mjaft burime me interes
shkencor për Berishën e berishët).

Berishët, studiuesi i pasionuar i traditave Jaho Brahaj, emrin e berishësve e të Berishës e lidh me emrin
BJESHKË, emër i lashtë paravullkanik i shqipes, siç e quan Çabej (J. Brahaj-“Mbi emrin “Berisha” dhe berishasit”.
Gazeta “Rilindja”. Tiranë, 1993, fq.6).
Ndërsa unë do të thoja se emri Berishë vjen nga toponimi BRISË, i përdorur gjithandej në Veri për vendet e
thyeshme që vjen natyrshëm (Brish/Berishë). Me këtë emër u hapën e përhapën në lindje e perëndim, por duke bërë
emër më shumë në Pukë, si: Berisha e Vogël (Katundi i Kishës qendrore), Berisha Epër, Berisha e Alshiqes, Berisha
Gurit (edhe Merturi i Gurit), Berisha e Radogoshit, Berisha e Tropojës etj.

Berishët e pëlqyen këtë zonë mes malesh të ashpra, por jo edhe pa lugina si Valung (lugina e gjatë )Fusha
Thaçit, Fusha e Kalit, Fusha Shëngjergj etj. Hurdha e Mitrit (një fushë e bukur 6 dynymësh, në formë hurdhe; Fushë
Bullicë, Fusha e Zhubit etj.

Një vend, toponim historik që na jep emrin e Dhimitrit (Mitër), që del si pronar i një fushëze të bukur mes
malesh )1100 m mbi nivelin e detit). Për më tepër, aty është edhe Guri Pares”, ku kishte pare (monedha të fshehura
të groposura afër gurësh e pemësh të dallueshme si “Guri Pares” apo “Lisi Pares”, Delmace, Shënkoll, Qerret Pukë.
“Guri i Lekë Dukagjinit” (po edhe “Guri Pareve”, në Fushë-Blinisht, Kabash, Pukë) etj.

Për gurë të tillë ka legjenda, si për Gurin e Pares, në Hurdhën e Mitrit, ku një bari gjente çdo ditë pare ari në
tasin me qumësht, që e afronte te Kroni i Gurit Pares për ta ftohur. Kur binte për të marrë tasin me tamel (qumësht) e
gjente të përgjysmuar, se e pinte ora e tokës, që mbronte thesarin. Por në fund të tasit gjente një pare (monedhë) ari.
Kështu derisa tregoi.

Pra, legjenda bashkë me toponimet na çon te një familje fisnike Dhimitër (Mitër) Berishën. Sigurisht do të
përmendej vëllai i madh, Mitri dhe jo i vogli, Nikolla, të cilët do t’i gjejmë si shpëtimtarë në Dibër, kur tradhtoi
Moisiu i Dibrës.

Por Berisha e Pukës është një vend me histori të shumta që në lashtësi, siç e tregon Qyteza e Shkalla Gjytets
në lindje të lagjes Pap, ku ishte edhe një kishë me emrin e Shën Katerinës. Po Berisha, sado që një vend me 10
fshatra të vegjël, por ku u ngritën e kanë vepruar 9 kisha: 1.Kisha e Shën Ilisë (Berishë e Vogël), me vazhdim aty, 2.
Kisha Zojës (Zoja Berishës), 3. Kisha e Alshiqes ( në malin e Alshiqes), (Kisha Zojs, Shnapremtes, në malin e
Alshiqes), 4.Kisha e Zhubit (Breg Drinit), 5. Kisha e Shëngjergjit (Dushkajë), 6. Kisha Shnaprendes (Shopël), 7.
Kisha Shmasianit (Shën Sebastianit), Ludricë, 8. Kisha në Vlash pranë Qyqeshit, 9. Kisha Shelbimit (Belshinë).

Kalaja Gjitet e Zhubit, me kishën e Zhubit (Zhubi- emër sllav, që tregon një prijës, sundues vendas aty, ku u
derdh shumë gjak për mbrojtje.
Kalaja Leks, Kulla Leks, Lisi Leks etj.

Kisha Shelbimit (sipër në Belshina) ishte një kishë me rëndësi, e cila ngrihej e funksiononte në vende
historike (si në Krevenum, Vaspas (Malzi) dhe Kodër Spaç (Mirditë), ku kishte 7 kisha, ngaqë Kodër Spaçi ishte me
aq shumë kulla madhështore, sa e patën quajtur “Stambolli i Spaçit”. Prandaj jo rastësisht u ndërtua një kishë e tillë
në Belshina të Berishës, ku jo rastësisht u formua çeta e Ndoc Mar’dedës (Ndoc Mar’Deda, aq i kënduar në këngë
popullore që nga Puka, në Kosovë e deri në Miçigan (Sh,B.A.), që dha tre dëshmorë.

Ka edhe më për Berishën e Pukës, por për arsye vendi po e lëmë t’i shikoni vetë kur ta shëtisni me inxhinier
Kolën e të tjerë berishas.

Kur erdhi në Pukë, shtator 2007, për promovimin e librit të tij “Shqipja dhe Sankritishtja”, Tiranë, 2006,
studiuesi me përmasa akademike Petro Zheji, u shpreh: “Mesa pashë në verë (2007) nga Aprripa e Gurit në të dy
brigjet e Drinit, ajo natyrë aq madhështore e magjepsëse, më bindi të them se në qoftë se ka kund në Shqipëri djep të
Baladës Shqiptare, ai djep është këtu në këto vise me pamje aq epike e romantike”.

(Çdo vazhdim me burime e fakte bindës është i tepërt mbas këtij konkluzioni për Berishën e Pukës, historinë dhe
natyrën e saj gjeografike).
122

You might also like