Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

Data 20/1/2022

Projekt
Tema: Forcat dhe rendesite e tyre
Qëllimi: Të mësojmë forcat dhe rëndësit e tyre
Në fund të projektit:
Nxënësi:
 Argumenton se çfarë janë forcat
 Argumenton rendësin e tyre
 Tregon se kur janë forcat e dobishme
dhe kur jo

Ç’janë forcat?
Në fizikë, koncepti i Forcës përdoret për të shpjeguar çdo ndikim, i cili
shkakton nxitimin (përshpejtimin) e një trupi të lirë. Forca gjithashtu
mund të përshkruhet me anë të koncepteve intuitive si shtytja ose tërheqja
të cilat shkaktojnë që një objekt me masë të ndryshojë shpejtësinë e tij (kjo
përfshin rastin kur trupi fillon të lëvizë nga një gjëndje prehjeje), d.m.th
të përshpejtohet, ose që mund të shkaktojë një objekt fleksibël
të shtrembërohet. Një forcë e zbatuar mbi një trup ka një madhësi dhe
një drejtim, çka tregon se ajo është një madhësi vektoriale.

Shigjetat e forcave
Forcat qe veprojnë mbi një trup mund të paraqiten
me anën e shigjetave. Gjatësia e shigjetës tregon
madhësinë e forcë s. Drejtimi i shigjetës tregon
dretimin e forcës. Shigjetat e forcave vizatohen duke
filluar nga trupi
3 D

Llojet e ndryshme të forcave


Forcat e tërheqjes dhe forcat e shtytjes
Forca e gravitetit ose forca e rëndesës, është forca me
të cilën Toka tërheq trupat. Kjo forcë është pingule me
sipërfaqen e Tokës dhe e drejtuar drejt qendrës së saj.
Njutoni përcaktoi se edhe trupat e tërheqin Tokën me
të njëjtën forcë. Forca e gravitetit vepron midis të
gjithëve trupave (pra, edhe midis Diellit e Tokës, Tokës
dhe Hënës etj.). Forca është shumë e rendësishme pasi
nuk lejon trupat që të lëvizin kudo dhe gjithashtu me
ktë forcë kanë arritur qe të gjejn kordinatat e panetit
Neptun.
Forcat elektrostatike janë forca tërheqëse ose
neveritëse midis grimcave që shkaktohen nga
ngarkesat e tyre elektrike. Kjo forcë quhet gjithashtu
forca Coulomb ose bashkëveprimi Coulomb dhe është
quajtur kështu për fizikanin francez Charles-Augustin
de Coulomb, i cili përshkroi forcën në 1785.
Duke fërkuar trupa dy plastik ata ngarkohen
elektrikisht. Për rrjedhojë, ata mund të ushtrojnë forca
tërheqëse ose forca shtytëse mbi trupat e tjerë të
ngarkuar. Kjo force është e volitshme pasi ne mund të
ngarkojmë dhe te përcjellim energjinë elektrike me të.
Forca magnetike është forca që vepron mbi trupat me
aftësi magnetike ose ne trupat qe magnetizohen.
Nese polet e magneteve janë të njëjtat, magnetet
shtyhen ose nëqoftëse janë të kundërtat ato tërhiqen.
Keto janë të rëndësishme pasi kane shumë shpikje qe
bëhen me këto forca si p.sh. zona antigravitet etj.

Këto forca të treguara më lart janë forca të jo


kontaktit, pra që veprojnë në distancë.
Forca e fërkimit është një forcë e cila vepron ne kah te
kundërt së lëvizjes së një trupi. Fërkimi në natyrë, për
njeriun mund të jetë i dobishëm dhe i
dëmshëm. Fërkimi i dobishëm është fërkimi ndërmjet
këpucëve dhe tokës, rrotave të automobilit dhe tokës,
rrobave dhe lëkurës, çorapëve dhe këmbëve, si dhe
çorapëve dhe këpucëve etj.  Fërkimi i dëmshëm është
ndërmjet cilindrit dhe pistonit te motorët me djegie të
brendshme, boshteve rrotulluese te makinave dhe
sipërfaqeve mbështetëse të tyre, etj.
3 D

Forca e rezistencës se ajrit apo e ujit ndodh kur


molekulat e ajrit(ujit) plasen tek nje objekt. Kjo force
vepron në kahun e kundërt te lëvizjes së trupit.
Kjo force mund te jetë e rëndësishme si p.sh. perdoret
ne uje, per të nxjerrë elektricitetin ose ne parashutizëm
etj.
Forca e tensionit
Litarët për ngjitje në shkëmbinj janë të tillë që mund të
zgjaten deri në një vlerë të dhënë, në qoftë se sportisti
dëmtohet. Litarët, fijet dhe sustat zgjaten kur i
tërheqim.

Litari i tërhequr ushtron një forcë mbi sportistin për të


baraspeshuar forcën tërheqëse të Tokës. Forca e litarit
të tërhequr quhet forca e tensionit. Kur e tërheqim
litarin, grimcat e tij largohen pak dhe tërheqin njëra-
tjetrën. Pikërisht kjo forcë tëhreqëse midis grimcave të
larguara, që synon t’i afroj ato përsëri, është forca e
tensionit të litarit.
 
Forca ngritëse

Kur anija ndodhet në ujë, forca e gravitetit që ushtron


Toka baraspeshohet nga një forcë e drejtuar lart, që
quhet forca ngritëse. Forca ngritëse lind nga grimcat e
ujit që e godasin fundin e anijes, duke e shtyrë atë
lart. Nëse përpiqeni të zhytni një balonë në ujë, do ta
vini re forcën ngritëse.
Kur peshojmë një trup të zhytur në ujë, ai peshon më
pak se në ajër, pikërisht nga forca ngritëse.
Ligji i Arkimedit: “Forca e Arkimedit është sa pasha e
lëngut të zhvendosur, e cila është e barabartë me
ndryshesën e peshës së trupit në ajër, me peshën e
trupit në ujë”.
 

You might also like