Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 1

3.

2 Zinxhirët ushqimorë, rrjetet ushqimore dhe rrjedha (transferimi) i energjisë

BIOLOGJIA 9 Zgjerim

Fletë pune

Emri …………………………………………………..………….. Klasa …………………..

Llojet e huaja (aliene)


Llojet (speciet) e huaja janë ato lloje (specie) që futen artificialisht në një habitat, qoftë
aksidentalisht ose me qëllim. Ka shumë histori rreth llojeve të huaja që dëmtojnë llojet
natyrore në një habitat, duke konkurruar me ta për ushqim ose për burime të tjera;
megjithatë shkencëtarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur lexojnë këto tregime. Nuk
është gjithmonë e lehtë të thuash nëse një lloje natyror dëmtohet nga llojet e huaja ose
nëse llojet natyrore po vdesin për ndonjë arsye tjetër dhe llojet e huaja janë vetëm “duke
mbushur hendekun”.
Përdor libra, CD-ROM ose internetin për të mësuar më shumë rreth një lloji të huaj që ti
zgjedh. Gjërat që duhen marrë parasysh mund të jenë:
 Prej ku ka ardhur lloji i huaj dhe kur?
 Si është përhapur?
 Çfarë ndikimi duket se ka në habitatin e tij?
 Cila është prova për këtë ndikim?
 Si mund të jemi të sigurtë se është e vërtetë se lloji i huaj ka ndikimin që duket se ka?
Ka shumë shembuj llojesh të huaja për të zgjedhur, si:
 Ketri gri në Britani
 Bretkosa e moçaleve në Britani
 Bretkosa e Amerikës së Veriut (Lithobates catesbeianus ose Rana catesbeiana) në
Britani
 Lepuri në Australi
 Dhitë në Galapagos
 Macet në Galapagos
 Iriqët në Uist në Hebride, Skoci
 Peshku luan në Karaibe
 Bima Fallopia japonica
 Pitoni në Florida

You might also like